TEZË DOKTORATURE PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES

Similar documents
From the Pastor s Desk

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Biblical Text On the Work of "Meshari" (Missal) by Gjon Buzuku

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE ASPEKTE TEORIKE DHE PRAKTIKE

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

From the Pastor s Desk

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

UNIVESITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

Subordinate causal clauses in Albanian language

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

From the Pastor s Desk

Metodologjia hulumtuese

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

KONCEPTIMET E PROGRESIT NË KONTEKSTIN E DOKTRINAVE EPISTEMOLOGJIKE LETRARE

12.4. Katalogu i lëndëve. Përshkrimi i shkurtër i kurseve: Dega: Gjuhë Shqipe Programi i studimeve: BA

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

UNIVERSITETI I TIRANËS

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

From the Pastor s Desk

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE D O K T O R A T Ë

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

MAN AS A HUMAN WHO DIRECTS THE VIOLENCE TO HERSELF AND OTHERS - CONSEQUENCES OF TIME OR LONG TIME OF TRANSITION IN THE REPUBLIC OF MACEDONIA

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

THE ORTHODOX POST INSIDE THIS ISSUE. A Very Happy & Healthy New Year to All!!!

Strukturat Eliptike dhe Roli i Komponentëve Gramatikorë në Përcaktimin e Elipsës Kontekstuale në Gjuhët Angleze dhe Shqipe

AUTENTICITETI DHE HISTORICITETI I NJERIUT NE FILOZOFINË E HANNAH ARENDT

Predikuesi 1:1 1 Predikuesi 1:16. Predikuesi

[Albanian version] Mësimdhënia e Historisë Evropiane e shekullit të 20-të

D I S E R T A C I O N

Shfaqja e Antropologjisë Heroike në Historinë e Ideve

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

NATYRA E PSIKES NJERËZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NË KONCEPTIN ISLAM TË PERSONALITETIT

KOMUNIKIMI SI FAKTOR I MOTIVIMIT TË MËSIMDHËNËSIT КОМУНИКАЦИЈАТА КАКО ФАКТОР НА МОТИВАЦИЈА НА НАСТАВНИКОТ

ISLAMI DHE BRENGA E NJERIUT TË SOTËM. Sejjed Hosein Nasër

ÇËSHTJE TË SEMIOLOGJISË DHE SEMANTIKËS NË PLANIN KRAHASUES MIDIS SHQIPES DHE ANGLISHTES

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

Bullying në shkollat fillore:

Formular për SYLLABUS të Lëndës

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT Koncesionet si një mënyrë menaxhimi dhe financimi i shërbimeve publike

Shkenca politike Venera Llunji 51 Ndikimi i nacionalizmit në vendet në tranzicion: Qëndrimet ndaj nacionalizmit në kulturën politike

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

NJERIU NJËDIMENSIONAL

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

Tel: Tel:

ALBANIAN UNIVERSITY UNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME MANUAL PËR PUNIMIN E TEMËS SË DIPLOMËS

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit

Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale

Al-Ṭūsī. Fondacioni RUMI

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

Komuna sipas masës së fëmijës

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

FILOZOFIA TELEOLOGJIKE E MEVLANA XHELALEDDIN RUMIUT

Etika e Komunikimit në Administratën Publike,

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

UNIVERSITETI I TIRANËS

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

Për Shkollën Qendër Komunitare -

GRUAJA NË ISLAM TIRANË,

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ

IMPAKTI I LIDERSHIPIT, KULTURËS DHE NDRYSHIMEVE ORGANIZATIVE NË EFEKTITIVITETIN ORGANIZATIV TË SISTEMIT BANKAR SEKONDAR NË TIRANË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS

Ibn Arabī. Fondacioni RUMI

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

ZYGMUNT BAUMAN KUFIJTË E RINJ DHE VLERAT UNIVERSALE

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

Transcription:

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË Tel/Fax: +35 4 369 987 www.fhf.edu.al TEZË DOKTORATURE PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES Doktoranti: Manjola Brahaj Udhëheqës shkencorë: Akad.Prof. Dr. Floresha Dado Tiranë, 2017 1

PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES PËRMBAJTJA PARATHËNIE...5-9 PJESA 1:POETIKË E OH-ut KREU I:MODERNIZMI I OH-ut 1. Ngjashmëri dhe tipare poetike...11-17 2. Narracioni zinxhir...18-41 2.1 Narratorët...18-27 2.2 Anakronitë...28-30 2.3 Fokalizatori...31-33 2.4 Frekuenca...34-37 2.5 Niveli...38-39 2.6 Veta...39-41 3. Prozë eksperimentale...42-67 3.1 Prozë poetike...42-52 3.2 Dialogu dramatik...53-54 3.3 Fraza ritmike...55-56 3.3.1 Përshkrimi pauzë...56-60 3.3.2 Përsëritjet, loja me frazën...61-64 3.3.3 Elipsi shpejtësia e pakufishme...65-67 KREU II:INTERTEKSTUALITETI I OH-ut...68-87 1. Hipertekstualiteti...71-73 2. Rimarrja...74-78 2.1 Personazhe historikë.74-78 2.2 Ngjarje historike...78-80 3. Aluzioni...80-87 3.1 Personazhe biblike...81-84 3.2 Ligjërimi biblik.85-87 KREU III: ÇELËSA TEMATIKORË 1. Tradhëtia si krim fillestar...88-89 2. Etër dhe bij: konflikti ideo kohor...89-93 3. Vetmia revoltë e njeriut modern...93-96 4. Erotika e Oh- ut...96-100 4.1 Oh pasthirrmë erotike 4.2 Erotika qendërikëse 4.3 Erotika për arrtjen e pushtetit 2

PJESA 2:BËRTHAMA POETIKE TË NJË TREGIMTARIE KREU I: TREGIMTARIA E VDEKJES 1.1 Vdekja masive lufta...103-105 1.2 Vdekja si vetvrasje...105-106 1.3 Vdekja si traumë...106-108 1.4 Vdekja mendore çmenduaria...108-109 1.5 Vdekja si e kaluar...110-111 1.6 Vdekja si pashmangshmëri...111-112 1.7 Vdekja si ëndërr...112-113 1.8 Vdekja si personazh...113-114 1.9 Vdekja si dilemë ekzistenciale...114-115 1.10 Vdekja shkak dhe pasojë...115-116 1. Dashuria si përjetim...116-117 2.1 Dashuria ëndërr dhe realitet i rëndomtë...117-119 2.2 Dashuria si mungesë...120-121 2.3 Dashuria si dyshim..121-123 2.4 Dashuria për vendin dhe pendesa e dashurisë...123-124 2. Vetmia si prani...125-131 KREU II:TIPARE DHE PROCEDIME ARTISTIKE 1.Teknika...132-136 1.1 Subjekti dhe ndërtimi i tij 1.2 Përzgjedhja e tematikave 1.3 Përpunimi i vazhdueshëm. Fraza e stilizuar 1.4 Përsëritja, teknikë e ndërtimit simboliko poetik 1.5 Bashkëjetesa mes mitikes dhe reales PJESA 3: KRITIKË E KRITIKËS KREU I PARADOKSET E RECEPTIMIT 1.Receptimi kritik i kohëpaskohshëm në arealin e Kosovës...138-162 1.1 Modeli i një kritike objektive...142 1.2 Një këndvështrim humanist...143 1.3 Një hulumtim psikologjik...143-144 1.4 Vlera e sygjerimit...143-144 1.5 Vëzhgim për receptimin...144-145 1.6 Një këndvështrim për shprehjen poetike...145 1.7 Zbërthimi i simbolikës...145-146 1.8 Fjala kritike...146-148 1.9 Subjektivizmi si pjesë e qasjes...1.48-149 1.10 Shkrimtari dhe studiuesi bashkë përgjatë kohës...149-150 1.10. Precizitet dhe origjinalitet...151 1.11. Analizë e shenjave simbolike dhe vlerësimi i stilit...152-153 1.12. Kritika e një estetike dhe mungesa e koherencës...153-154 1.13. Interpretimi nëpërmjet semiotikës dhe pashmangshmëria e këtij vështrimi154-155 3

1.14. Përgjithësime e detaje...155-156 1.15. Paraqitje dhe konkluzion...156-157 1.16. Për rrëfimin e një tregimi...157 1.17. Vlerësime të ligjërimit...157-158 1.18. Hulumtim i elementëve oral...158-159 1.19. Një hulumtim letrar...160-161 1.20. Analizë në boshte; simbolikë dhe tematikë...161-162 KREU II:Receptimi kritik i vonë e problematik në Shqipëri...163-192 2.1 Vlerësimi i një vepre sintezë...165 2.2 Impresionizëm i stilizuar...165-166 2.3 Vëzhgime tekstore...166 2.4 Dy fjalë përkujtimore...166-167 2.5 Paraqitje e shkurtë...167 2.6 Analizë model për një roman model...167-168 2.7 Për grotesken.168-170 2.8 Komunikimi i munguar.170-171 2.9 Analizë e rrëfimit...171-172 2.10 Vëzhgime të stilit.172-174 2.11 Më shumë për Antonin 174 2.12 Panoramë dhe përgjithësim në vëzhgimin e kohës rrethore 175 2.13 Analizë e ligjërimit..176 2.14 Himnizim i një tregimi 176-177 2.15 Për vlerat dhe veçoritë gjuhësore 177-178 2.16 Një këmborë për një tregim 178-179 2.17 Kritikë dhe problematika në fokus.179-180 2.18 Përqasje subjektiviste..180-181 2.19 Nga romanet tek antiromani 181-182 2.20 Më afër shkrimtarit..182-183 2.21 Një këndvështrim i munguar 183-184 2.22 Analizimi dhe niveli i lexuesit..184-185 2.23 Qasja komparativiste 185-186 2.24 Përgjithësim prezantues 186-187 2.25 Vështrimi i ri nëpërmjet filozofisë.187-188 2.26 Një kumtesë përkujtimore..188 2.27 Qasjet tekstore 189-190 4.Përfundime...193-204 5.Bibliografia...204-211 Vepra të autorit...205 Literaturë teorike...206-207 Literaturë kritike...207-211 4

PARATHËNIE Ndodh shpesh që kontakti i parë me një vepër apo autor të bëjë shumë përshtypje dhe ai kontakt të jetë shkaktari për një qasje të re dhe më të gjatë me të. Kjo ka ndodhur me ne që në leximin e parë të prozës së Anton Pashkut 1, e cila ka arritur të ngjallë kureshtje dhe të tërheqë me veçanësinë e saj. Ndoshta, nxitja e shkaktur për t ju kthyer kësaj proze dhe për t i kushtuar një punim serioz, ishte sepsenë periudhën e studimeve jemi ndeshur me pengesa dhe pamundësi të gjetjes së veprave të këtij autori. Nga ana tjetër, po ashtu kemi hasur në një mungesë studimesh gjithëpërfshirëse dhe të një niveli monografik, të cilat do të mund të shërbenin për një njohje më serioze, më të gjerë dhe me më rëndësi në procesin e komunikimit të kësaj vepre me lexuesin dhe studiuesin e ardhshëm. Ky punim shkencor objektivin e tij të hulumtimit, analizimit dhe interpretimit për gjatë gjithë shtrirjes së tij ka të gjithë veprën e shkruar në prozë të autorit Anton Pashku, e cila përfshin tekstet bazë përfaqësuese të prozës së tij, që janë: Romani Oh 2 dhe përmbledhjet me tregime: Galtina, 3 Kulla, 4 Tregime, 5 Kjasina 6 dhe Tregimet fantastike, 7 dhe Lutjet e mbrëmjes. 8 Me me anë të këtij punimi synohet nxjerrja në pah dhe evidentimi i vlerave reale të veprës, si dhe kontributi i këtij shkrimtari me prozën e tij në letërsinë shqipe dhe zhvillimin e saj, si një prozë e një lloji të veçantë, të palëvruar më parë në letërsinë shqipe. Vepra e Pashkut mund të bëhet objekt studimi në shumë aspekte, gjë të cilën e kanë vërtetuar edhe mënyrat e qasjes nga autorët e shumtë që janë marrë me veprën e tij dhe problematikat e shtruara në studimet e tyre, të cilat kohë pas kohe kanë nxjerrë në pah specifika, tipare dhe vlera të ndryshme të kësaj vepre. Objektivi ynë është sa i përgjithshëm, duke qenë se përfshin të gjithë prozën e shkrimtarit, aq edhe specific. I veçantë, pasi këtë prozë e kundrojmë dhe e analizojmë deri në detajet më të imta, me anë të analizave tekstore, duke e parë atë në thelb si një dëshmi të modernizmit 9 dhe të eksperimentalitetit njëkohësisht. Një prozë, e cila është konsideruar dhe vlerësuar si moderne, por dhe që në fakt ka tipare të eksperimentalitetit, çka logjikisht e ka në thelb çdo lloj i krijimtarisë që tenton dhe synon të sjellë diçka të re. 1 Shenim: Ka lindur në Grazhdanik të Hasit të Thatë të Prizërenit më 1937. Ka kryer studimet në Prizren dhe në Prishtinë dhe Tregimet e para i ka botuar në 1957. Ka pasur një punë krijuese rreth 30 vjeçare, por që nuk ka botuar shumë, pra si vëllim nuk ka një krijimtari të madhe. Njihet me përmbledhjet e tij me tregime; Tregime (1961), Një pjesë e lindjes (1965), Kulla (1968), Kjasina (1973) Lutjet e mbrëmjes (1978) dhe me dramat e tij; Sinkopa (1969) dhe Gof (1976) dhe romanin Oh (1971). 2 Shih: Anton Pashku, Oh, Rilindja, Prishtinë, 1990. 3 Shih: Anton Pashku, GALTINA, Faik Konica, Prishtinë, 2005. 4 Shih: Anton Pashku, Kulla, Naim Frashëri, Tiranë, 2007. 5 Shih: Anton Pashku, Tregime, Jeta e Re, Prishtinë, 1961. 6 Shih: Anton Pashku, Kjasina, Rilindja, Prishtinë, 1973. 7 Shih: Anton Pashku, Tregime fantastike, Rilindja, Prishtinë, 1989. 8 Shih: Anton Pashku, Lutjet e mbëmjes, Rilindja, Prishtinë, 1998. 9 Shenim: Modernizmi si drejtim letrar dhe autori Anton Pashku si një përfaqësues tipik i tij në letërsinë shqipe do jetë edhe objekti i paraqitjes sonë, jo modernia, me kuptimin e saj e reja, bashkëkohorja, por modernia, të cilën e kemi përdorur edhe në titullin e punimit, i referohet modernizmit si lëvizje dhe drejtim, e cila si shumë lëvizje të tjera nuk u kultivua si e tillë në Shqipëri, por për fatin tonë kemi një përfaqësues i cili shkroi sipas poetikës së këtij drejtimi. 5

Puna hulumtuese dhe kërkimore do të jetë një proces parashtrues dhe argumentues për secilin rast, si kur parashtrojmë idetë dhe konkluzionet tona, po ashtu dhe kur do të kundërshtojmë apo mbështesim ide të thëna më parë nga studiues të ndryshëm. Do të krijohet kjo marrëdhënie bashkëvepruese, si një komunikim hulumtues në nivel idesh dhe argumentesh, qoftë me tekstet artistike, qoftë me tekstet shkencore. Ku këto të fundit do të jenë natyrisht mbështetja dhe bazë e këtij niveli intelektual dhe këtij dikursi të veçantë. Ndërkaq në sajë të përqëndrimit dhe të objektivit të përcaktuar për analizë dhe studim, punimi është i ndarë në disa pjesë, ku secila pjesë ka kapitujt e saj përkatës, të cilët përvijojnë saktësisht çështjet dhe dukuritë e hulumtuara më konkretisht. Në secilin prej kapitujve do konkretizohet ajo që është parashtruar dhe është përcaktuar si objektiv e natyrë e pjesës përkatëse. Kështu në pjesën e parë të punimit jemi ndalur tek poetika e romanit të Pashkut, duke analizuar në mënyrë të veçantë të gjithë elementët që në optikën tonë e bëjnë këtë vepër të jetë e drejtimit dhe frymës së modernizmit, duke analizuar dhe studiuar të gjithë faktorët që kanë ndikuar në krijimin e një vepre të tillë. Po kështu nga ana tjetër nëpërmjet kësaj analize konkretizuese do të formësohen dhe do të dalin në pah tiparet që e bëjnë atë të quhet një prozë moderne. Do theksohen tipare, teknika dhe ngjashmëri që ka me autorë dhe vepra të letërsisë së huaj europiane dhe botërore, të shoqëruara me shembuj konkretë. Vepra e parë si pjesë e modernizmit dhe arsyet pse mendohet të jetë e tillë. Tek po kjo pjesë hulumtimi do të vazhdojmë, duke hyrë më pas në elementët më të brendshëm të ndërtimit narrativ e strukturor të kësaj proze siç janë: Narratorët, Anakronitë, Fokalizatori, Frekuenca, Niveli etj Analizë, e cila do të nxjerrë në pah më së miri përfundime me vlera për kuptimin dhe vlerësimin e kësaj vepre, gjë që më përpara nga studiues të tjerë nuk është parë në këtë pikvështrim ose edhe në rastet kur janë pohuar dukuri dhe tipare të ndryshme, nuk janë shoqëruar me analizat përkatëse dhe argumentimet e duhura. Paralelisht me këtë lloj pikëvështrimi analizues në po këtë pjesë të punimit, në kapitullin e parë zë hapësirë hulumtimi në elementët që për mendimin tonë e bëjnë veprën e këtij autori të jetë një vepër eksperimentale. Një vepër që provon dhe ndërtohet si e tillë, duke sjellë në bashkëekzistencë disa modele dhe mënyra të shkruari, të paprovuara më herët në historinë e letërsisë shqipe. Pra, në këtë kapitull nxirret në pah se kjo prozë është e një lloji të veçantë në letërsinë shqipe, që nuk është shkruar një e tillë as para, as pas saj më sipas këtij modeli. Këtë hipotezë të hedhur nga ana jonë e vërtetojnë disa elementë që janë bërë objekt i analizës objektive dhe të përimtuar. Kjo analizë nxjerr në pah dhe argumenton se me këtë roman kemi të bëjmë në thelb me një prozë poetike, e cila ndërfut dhe ngërthen disa lloje letrare, duke bërë të duket dhe të ndihet tentativa për të eksperimentuar me formën dhe strukturën e veprës. Kjo vërtetohet më së miri kur analizohen elementët e stilit dhe mënyrës së shkruarit të këtij autori, që janë të përfshira në këtë pjesë të parë të punimit. Pjesë, e cila zgjerohet dhe bën që vepra të vijë e vëzhguar në mënyrë më të plotë, pasi objekti ynë ndalet tek tipare të brendshme të stilit, tek veçori dhe karakteristika tipike të ligjërimit, tek teknika dhe procedime artistike që përdor autori për realizimin e një diskursi të veçantë dhe unik në letërsinë shqipe. Kjo pasi diskursi i ndërtuar nga ana e tij është shenjues për kuptimin dhe interpretimin e kësaj vepre të Pashkut. Këtu nxirret në pah më së miri puna e jashtëzakonshme që ky shkrimtar bën me gjuhën, lojë dhe teknikat që përziejnë zhanret, duke nënvizuar kështu një tipar 6

tipik të modernizmit në veprën e tij, por edhe duke vërtetuar hipotezën tonë që ky shkrimtar me veprën e tij qëndron në një kapërcyell, i cili lidh modernizmin dhe eksperimentalizmin. Ndërkohë në kapitullin e dytë të kësaj pjese do të hulumtohen dhe të nxirren në pah të gjitha dukuritë dhe tiparet komunikuese që ndërton kjo vepër, më veprat, ngjarjet, historitë dhe kulturat e tjera. Duke e parë këtë teknikë komunikative të veprës si një zgjerim të ideve dhe mesazheve që përcjell, por edhe si një tipar që bën të nënvizohet origjinaliteti dhe veçanësia e saj. Vështrimi ndalet tani tek elementët intertekstualë dhe shfaqjet kryesore të tij tek vepra e këtij autori. Teknikat e integrimit dhe të komunikimit mes njohjeve kulturore, historike dhe letrare. Bashkëjetesa mes llojeve të ndryshme të ligjërimit dhe përdorimi i tyre si shenja dhe detaje të një forme të intertekstuales në prozën e këtij shkrimtari. Kështu në këtë kapitull nëpërmjet analizave tekstore, por edhe shqyrtimeve duke përdorur analogjinë mes teksteve, do nxirren në pah këto ura komunikative mes kësaj vepre dhe shfaqjes së shenjave komunikuese me veprat dhe kulturat tjera. Dukuri kjo që ka ardhur në veprën e Pashkut si një nevojë e krijimit të një realiteti të ri letraro artistik, por të ndodhur pashkëputshëm nga lidhjet dhe themelet e një realiteti paraprirës historiko letrara, i cili i ka shërbyer si model dhe që vetëm falë tij ka arritur të ndërtojë modelin e ri. Në po këtë pjesë të parë të punimit kapitulli i tretë do t i kushtohet aspektit tematikor dhe shtrirjes së trajtimit që ju bëhet në këtë vepër temave të konsideruara nga ana jonë si qëndrore, të cilat arrijnë të bëhen problematika shqetësuese dhe mesazhpërcjellëse për lexuesin. Janë katër boshte kryesore që e mbajnë në këmbë dhe mundësojnë realizimin ideor kryesor të veprës. Në këtë pjesë ndalemi, duke i analizuar motivet tematikore si: Tradhëtia, brezat e konfliktet mes botëve, vetmia dhe shqetësimi i njeriut modern dhe erosi, si një fytyrë e veçantë dhe e tjetërsojtë, karahasuar me modelet e ndryshme të shfaqjes së saj tek shkrimtarë dhe vepra tjera. Këto tematika, të menduara si më përfaqësuseset, interpretohen dhe analizohen si modele të shfaqjes dhe mishërimit ideoartistik në vepër. Këto tematika shpesh shërbejnë edhe si elementë nëpërmjet të cilave kuptohet edhe natyra e personazheve, vendi i tyre në vepër, por edhe funksioni që ju mvishet dhe botëkuptimi i tyre. Ndaj vëzhgimi mbi këto tematika përbën një ndër hapat e rëndësishëm dhe plotësues të një panorame hulumtuese e analizuese të dukurive, ideve dhe vlerave artistike të veprës në tërësi. Ndërkaq objekt i paraqitjes dhe hulumtimit shkencor i pjesës së dytë të punimit do të jetë tregimtaria e këtij autori. Me anë të të njejtës metodë të ndjekur edhe në rastin e analizimit të romanit Oh, do të hulumtohen dhe vëzhgohen edhe dukuritë tipike dhe do të analizohen në mënyrë konkrete tiparet dalluese dhe të veçanta të tregimtarisë së këtij shkrimtari. Anton Pashku është vlerësuar shumë si tregimtar dhe arritjet e tij artistike spikasin në këtë aspekt, ndaj edhe punimet e studimet kritike kanë qenë më të shumta për tregimtarinë, ky fakt ka bërë që ne të përqëndrojmë kërkimin tonë në disa aspekte që janë trajtuar nga të tjerë më përpara, por që nuk kanë patur një natyrë kërkimore të zgjeruar dhe specifike siç e sjellim ne në këtë punim. Kështu, në kapitullin e parë të kësaj pjese përqëndrimi kryesor do të jetë në aspektet poetiko tematikore, me anë të të cilave do të nxirren në pah vlerat dhe tiparet origjinale të prozës së shkurtër të këtij autori. Ndërkohë në kapitullin e dytë të kësaj pjese, analiza jonë përfshin elemente që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me poetikën dhe teknikat artistike dhe shkrimore të këtij shkrimtari dhe që nxjerrin në pah më së miri tiparet e tregimtarisë së tij. Do 7

klasifikohen dhe do renditen tipare dhe procedime artistike që ky shkrimtar ndjek dhe ka realizuar gjatë krijimtarisë së tij si tregimtar. Disa prej pikave dhe tipareve që do analizohen do jenë; subjekti dhe ndërtimi i tij, përzgjedhja e tematikave, përpunimi i vazhdueshëm i tregimeve dhe fraza e stilizuar. Gjithashtu në këtë paraqitje do të zërë hapësirë edhe përsëritja, që vjen më shumë si një teknikë e ndërtimit simboliko poetik dhe bashkëjetesa mes mitikes dhe reales, e cila zë një hapësirë të veçantë në tregimet e tij dhe artikulohet si një realitet i ri i rifunksionalizuar dhe rikonceptuar tashmë. Këto aspekte dhe disa të tjera që janë trajtuar në këtë pjesë kanë mundësuar nxjerrjen në pah të vlerave artistike dhe veçantive origjinale që janë tipike të këtij autori si tregimtar. Pjesa e tretë e punimit, me të cilën edhe mbyllet ky punim, ka të bëjë me një aspekt që nuk është trajtuar asnjeherë nga studiues të tjerë dhe që ne e kemi parë si shumë të nevojshme dhe të rëndësishme që ta bëjmë pjesë të punimit. Kjo pjesë e punimit është shtuar në këtë hulumtuim për këtë autor me idenë se do të shërbejë për kuptimin më të gjerë e te saktë të panoramës studimore të veprave në prozë të këtij autori dhe të ecurisë së saj ndër vite. Të bëhet e mundur gjithashtu krijimi i një lloj reference mbështetëse për të gjithë ata që do merren me veprën e Pashkut. Një referencë gjithëpërfshirëse dhe e detajua, e ecurisë dhe llojeve të receptimeve që ka njohur kjo vepër nga periudha në periudhë. Pra, siç kuptohet nga qëllimi dhe këndvështrimi, në këtë pjesë jemi ndalur tek kritika e kritikës. Kemiparaqitur, parashtruar dhe analizuar, kritikat që ju kanë bërë veprave të këtij autori që nga fillasat, që nga botimet e para e deri në ditët e sotme. Në këtë paraqitje kemi patur për qëllim të nxjerrim në pah avantazhet dhe disavantazhet e secilit rast studimor, për këtë jemi ndalur tek risitë dhe vlerat e secilës kritikë dhe tek mangësitë dhe metodat e përdorura prej secilit studjues. Me ana të një vështrimi objektiv dhe të paanshëm kemi marrë përsipër të paraqesim detajisht në këtë kapitull problematika të receptimit të kësaj vepre, mënyra të interpretimit të saj dhe kemi gjykuar për horizontet e pritjes dhe ndryshimet që kanë pasuar nga koha në kohë. Për të realizuar këtë objektiv kemi mbledhur dhe shqyrtuar të gjithë materialet e shkruara, të çfarëdo natyre dhe tematike, për prozën e këtij autori dhe për ta bërë më të lehtë aksesueshme dhe analizueshme e kemi ndarë në areale dhe në kohëhapësira. Në këtë pjesë jemi marrë fillimisht me arealin e Kosovës, me të gjitha kritikat që i janë bërë kësaj vepre hap pas hapi, botim pas botimi nga studiues dhe kritikë të ndryshëm kohë pas kohe. Në secilin prej punimeve janë specifikuar tipare dhe veçori tipike sipas llojit të analizës. Kurse në pjesën tjetër jemi marrë veçantë me kritikën që është bërë nga autorë shqiptar të Republikës së Shqipërisë, në kohë të ndryshme, duke reflektuar dhe paraqitur ndryshimet në bazë të kohës. Problematikat që ka patur receptimi në këtë hapësirë dhe llojet e kritikave që ju kanë bërë hap pas hapi veprave të këtij autori dhe çështjeve të ndryshme lidhur me krijimtarinë e tij. Tiparet dhe veçoritë e përmbajtjes së secilit punim janë paraqitur dhe shqyrtuar, duke u konkretizuar edhe me shembuj konkretë, për të ruajtur në këtë formë modelin e analizës të cilën e kemi patur si model në pjesët e tjera të punimit. Pas kësaj paraqitje të ndarë në dy paralele me specifikat dhe tiparet e veta, ku secila ka disa veçori karakteristike dhe që, siç i kemi paraqitur, vijnë të kushtëzuara nga koha dhe historia në të cilën kanë jetuar këta studiues, por edhe në varësi me botimin dhe njohjen me veprën e këtij shkrimtari. Në këtë pjesë do të zërë një hapësirë më vete edhe vështrimi mbi rezultanten e këtyre kritikave dhe përfundimet e arrira pas këtyre vështrimeve. Këtu jemi përpjekur të analizojmë dhe të shtojmë si për fund edhe arsyet e studimit apo mos 8

studimit të këtij autori. Receptimin dhe kuptimin e tij. Lexuesit dhe problemet që mbeten të hapura, çështje të cilat edhe e mbyllin këtë punim kërkimor kushtuar këtij autori. Metodat e përdorura për analizimin e dukurive të marra në studim janë të ndryshme dhe të kombinuara në varësi të objektit të vëzhguar, por edhe të qëllimit që ne kemi pasur. Kështu përdorimi i analizës tekstore dhe metodave semiotike do të mbizotërojë në të gjitha rastet që kemi hulumtuar elementët tekstorë dhe tiparet e stilit të autorit. Po kështu, krahas kësaj metode që do të përdoret në shumicën e rasteve do të përdoren edhe metodat komparativiste, me qëllim nxjerrjen në pah të analogjive dhe tipareve të veprës së këtij autori me vepra dhe autorë të tjerë. Raste të tilla kemi sidomos në pjesën që i kemi kushtuar modernizmit dhe analogjive të kësaj vepra me veprat e këtij drejtimi letrar. Prandaj, si model dhe literaturë teorike për të gjitha vështrimet dhe hulumtimet e bëra tek ky autor do të jenë kryesisht metodat dhe teoritë; formaliste, semiotike, strukturaliste etj. Rrjedhimisht mbulimi teorik dhe mbështetja kryesore do të jetë tek emra të tillë si; Aristoteli, Gerard Genette, Tvetan Todorov, Roland Barthes, Umberto Eko, Peter Childs, Mihail Bahtin, Wellek &Worren, Viktor Shkllovski, Mieke Bal, Moris Blansho, Volfgang Iser, Alen Rob- Grije, Alen Rodvej, Maria Pia Pozzato, William Byod, Steven Cohan & Linda M. Shires, Mishel Bytor etj. Për realizimin e punimit është shfrytëzuar literaturë e ndryshme teorike në gjuhë të huaj dhe në shqip, e cila na ka shërbyer si model orientues për terminologji dhe interpretime të ndryshme të dukurive, koncepteve dhe analizave letrare. Po kështu, janë shfrytëzuar artikuj teorikë, shkrime dhe studime, qoftë dhe kur ato kanë qenë tekste, të cilat nuk kanë patur lidhje të drejtpërdrejtë me temën përkatëse, por që kanë mundësuar në dhënien e një njohje më të mirë të gjithçkaje lidhur me objektin e studimit dhe të autorit për të cilin bëhet fjalë. Literaturë, e cila vjen nga emra të tillë si; M. Raifi, S. Hamit, R. Qosja, A. N. Berisha, V. Shita, J. Buxhovi, R. M. Shala, K. M. Shala, K. Rrahmani etj në Kosovë dhe nga; A. Aliu, A. Di Genti, L. Boçi, Sh. Sinani, A. Tufa, Gj. Shkurtaj, P. Palushi, N. Lushaj etj. Shfrytëzimi i këtyre artikujve është bërë edhe në rastet e analizave, edhe në realizimin e plotë dhe konkret të pjesës së tretë, ku ishin edhe model i analizës për nxjerrjen në pah të veçorive të këtyre studimeve. Të gjitha këto procedime, natyrshëm, na kanë çuar në përfundime teorike dhe përgjithësuese për veprën dhe metodën krijuese, në përgjithësi dhe origjinalitetin e këtij autori, në veçanti. Në mbyllje të kësaj hyrje të studimit dua të falenderoj të gjithë ata të cilët më ndihmuan sadopak në realizimin e kësaj pune, më së shumti profesoreshën time udhëheqëse Floresha Dadon, e cila ka qenë e kujdeshme, e rreptë dhe e gatshme për vëzhgimin e punës sime, hap pas hapi. 9

PJESA I POETIKA E OH ut 10

KREU I MODERNIZMI 10 I OH ut NGJASHMËRI DHE TIPARE POETIKE Përgjatë historisë së letërsisë botërore nëse ndalemi dhe vështrojmë epokat se çfarë i kanë sjellë botës me pikëvështrimet dhe ndryshimet gati gati revolucionare, shpesh vërejmë se përherë ka patur përplasje mes rrymash dhe drejtmesh ku ato më të rejat kanë qenë dhe kanë shkuar në kundërshtim me ato paraardhëset. Natyrisht këto lloj dukurish dhe mënyrash të perceptimit dhe funksionimit të letërsisë kanë qenë dhe janë në shërbim të një zhvillimi progresiv dhe të vazhdueshëm të letërsisë. Pasi letërsia ka ecur dhe do të ecë, duke e kundërshtuar, mohuar dhe ndryshuar vetveten nga epoka në epokë. Gjithmonë shkrimtarët, poetët dhe romacierët janë në kërkim të së re-së, asaj që në çdo kohë mund të quhet moderne. Pra, krijuesit, janë ata që provojnë, eksperimentojnë e rikrijojnë. Në këtë formë këto prova nuk janë gjë tjetër veçse prurje dhe një zhvillim tërësor i saj që ka paraekzistuar. Në këtë rast mund të sjellim shembullin e romanit tradicional. Megjithatë ka edhe raste kur, tradicionalja, nëse e vazhdojmë shembullin, romani i ri, krijimtaria e re, kalohen kufinjtë e provës dhe pothuaj mohon atë që e ka paraprirë. Kemi të bëjmë me rastin kur në Në art përleshen epokat. Ato edhe profetizohen në art, dhe kalojnë në art. Atë që e quajnë zhanër, përnjëmend është njësi konfliktesh. 11 të cilat në vetvete nuk kanë për qëllim as objektiv shkatërrimin, por zhvillimin dhe progresin me letërsinë e tyre, që në këtë rast është thellësisht eksperimentale. Ndërkohë kur i referohemi letërsisë shqipe, nuk mund ta themi një gjë të tillë, pasi kushtet historiko politike nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria si vend kanë qenë një pengesë e qartë dhe vendimtare në zhvillimin e njëkohshëm të saj me kulturat dhe letërsitë europiane dhe botërore. Në kushte të tilla ka ndodhur një dukuri tjetër, ka lindur dhe është krijuar një lloj letërsie që mund ta quajmë, letërsia e individualiteteve. Kjo sepse shkrimtarë të ndryshëm, ndonëse i kanë përkitur një periudhe krejt tjetër dhe të mëvonshme krahasuar me një rrymë apo drejtim letrar të caktuar që ka marrë jetë në Europë, ai ka njohur zhvillimet përkatëse dhe i ka jetësuar ato në veprat e tij. Kështu, siç dihet në nuk kemi një drejtim të sentimentalizmit, por kemi një shkrimtar të vetëm të konsideruar nga kritika si sentimentalist, Haki Stërmilli. Nuk kemi një drejtim të simbolizmit, por kemi një shkrimtar të vetëm të simbolizmit dhe ai është Lasgush Poradeci. Nuk kemi një drejtim të modernizmit, por kemi një shkrimtar të vetëm që shkroi dhe ju përmbajt kësaj fryme, siç është Anton Pashku, ndaj modernizmi 12 në 10 Shenim: Modernizmi si drejtim letrar dhe autori Anton Pashku si një përfaqësues tipik i tij në letërsinë shqipe do jetë edhe objekti i paraqitjes sonë, jo modernia, me kuptimin e saj e reja, bashkëkohorja, por modernia, të cilën e kemi përdorur edhe në titullin e punimit, i referohet modernizmit si lëvizje dhe drejtim, e cila si shumë lëvizje të tjera nuk u kultivua si e tillë në Shqipëri, por për fatin tonë kemi një përfaqësues, i cili shkroi sipas poetikës së këtij drejtimi. 11 Shih: Viktor Shkllovski, A i erdhi fundi romanit, Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 328. 12 Shenim: I referohemi letërsisë së këtij drejtimi, dhe në rastet kur të tekst do gjendet termi letërsi moderne, do i referohemi pikërisht kësaj letërsie, jo moderne si e re apo novatore, por konkretisht letërsisë së modernizmit. 11

letërsinë shqipe ashtu si edhe të gjitha drejtimet e tjera apo rrymat letrare, siç edhe u kuptua, erdhi dhe u soll më saktë si mënyrë e shkrimit dhe realizimit të veprave vetëm nëpërmjet tij si autor. I cili njihte dhe ishte në koherencë me zhvillimet me të reja të modernizmit, aq sa procedimet e tij, sidomos ato që kanë të bëjnë me aspektin kohor dhe narrativ në roman, përafrojnë me ato të romanit të ri romancierët e të cilit shpreheshin se larg asaj që t i caktojmë vetvetes dhe të tjerëve rregulla, qëllimi ynëështë t iu kundërvihemi rregullave të rrepta ekzistuese 13 Pashku i përket kësaj kategorie shkrimtarësh që kultivojnë një letërsi të tillë, e cila e bazuar në këto tipare është quajtur më shumë e përafërt me antiromanin, që këndej Mund të themi se të gjitha romanet moderniste janë antiromane. 14 Natyrisht, bazuar në natyrën e tyre eksperimentale dhe totalisht të kundërt me atë çka i paraprinte. Bazuar në tiparet krejtësisht të ndryshme me letërsinë e kukltivuar deri atëherë, por edhe në thyerjet e rregullavce dhe përcaktimeve që kishte romani tradicional. Ndaj mund të themi se në këtë periudhë Romanet moderne sa e mohojnë aq edhe e formojnë modernizmin, duke i dhënë shpirt letërsisë dhe zhvillimit të saj pasi, ato lindin me zhvillimin njësoj si dhe me flakjen e strategjive tradicionale; ato zhvillojnë simbolizmin, mprehin shqisën e kohës dhe të atmosferës, një aspekt të realitetit e shpien në konkluzion logjik, por në të njejtën kohë edhe e mënjanojnë. 15 Kjo lloj letërsie pikërisht me këtë lloj tentative, që provon, eksperimenton, gjëra që nuk janë provuar më parë, gjëra që nuk janë krijuar në këtë formë më herët, përfundon duke krijuar individualitetin e saj, origjinalitetin e pamohueshëm dhe të dallueshëm nga periudhat e tjera. Kështu që nëse e shohim në këtë prizëm edhe Pashku me formën e veprës së tij iu kundërvu asaj që e paraprinte letërsinë e tij, jo duke e hedhur poshtë, jo duke e mohuar, por duke sjellë dhe legjitimuar një mënyrë të re të bërit letërsi. Me këto risi dhe mënyra të reja të të shkruarit krijoi një letërsi origjinale, duke krijuar në këtë formë model në letërsinë shqipe. Aftësitë e tij për të krijuar një letërsi të re dhe në këtë nivel dhe kategori krahasuar me letërsitë europiane dhe botërore na e vërtetojnë edhe njohjet e tij të pafundme me letërsinë botërore moderne. Njohjet me rrymat dhe drejtimet që përfshinin europën dhe njëkohësisht me emrat e shkrimtarëve dhe studiuesve të cilëve ai iu referohet 16. Kjo ka ardhur si rezultat i të qenit në një rreth të hapur ndaj ndryshimeve, njohjeve dhe botimeve më të reja në letërsinë dhe teoritë letrare e kritike moderne, çka e dëshmojnë të gjitha shkrimet e këtij grupi të studentëve që formuan dhe e mbajtën gjallë revistën Le të rrjedhë lumi 17. Revistë në të cilën flitej e shkruhej për teori dhe metoda studimi, për kritikën moderne dhe atë tradicionale. Për çështjen e ndikimit, për nevojën e një qasje të re ndaj teksti të ri. Për gjuhën poetike dhe atë të zakonshme, për letërsinë masive, për çështjen e formës dhe të përmbajtjes. Për gjithçka të re që lidhej me letërsinë dhe kulturën, me zhvillimet e reja dhe më të fundit të letërsive europiane. Por ç është më e rëndësishmja aty po formoheshin dhe po rriteshin studiuesit dhe krijuesit letrarë që do e pasuronin letërsinë dhe studimet letrare shqiptare. Ky zhvillim dhe ky nivel i botimeve 13 Shih: Alen Rob- Grije, Romani i ri, njeriu i ri, në Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 281. 14 Shih: Alen Rodvej, Modernizmi në roman, Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 358. 15 Shih: Alen Rodvej, Modernizmi në roman, Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 367. 16 Shih: Anton Pashku, Le të rrjedhë lumi, DITURIA, (revistë shkencore e studentëve të Kosovës), Nr.-4-1972., f. 24 28. 17 Le të rrjedhë lumi, DITURIA, (revistë shkencore e studentëve të Kosovës), Nr.-4-1972. 12

dhe i diskutimeve letrare dëshmon në mënyrë të drejtpërdrejtë për komunikimin e Pashkut dhe të brezit të ri të studiuesve dhe krijuesve në Kosovë me letërsinë dhe kritikën moderne. Dëshmon për një kontakt kogerent dhe të vazhdueshëm, duke ndikuar kështu dukshëm dhe qartazi në formimiun e tyre. Prandaj mund të themi se të gjitha këto njohje e kontakte, natyrisht që në një formë apo në një tjetër kanë ndikuar në përceptimin dhe këndvështrimin e Pashkut ndaj letërsisë, jo vetëm si lexues, por edhe si shkrimtar. Këtë gjë e dëshmon në mënyrën më të qartë vepra e tij. Ashtu si në të njejtën kohë e dëshmon edhe kujdesi i tij në shkrimin, përpunimin dhe realizimin e një vepre. Kështu afria e Pashkut me romanin e ri, por edhe më shumë me antiromanin 18 duket shumë e qartë, bazuar më së shumti, natyrisht, në tiparet e veprës së tij. Po kështu arsyeja pse ne e quajmë autor eksperimental është pikërisht edhe marrëdhënia që ai ka me traditën parashkrimore të letërsisë shqipe, me të cilën ai nuk nuk përpiqet që të garojë. Po në të njejtën kohë as t i imitojë. Ndaj kjo na bën të mendojmë se ai ka ndjekur të njejtën udhë me romancierët e rinj të cilët shprehen; Natyrisht, ne nuk provojmë të shlyejmë të kaluarën. Në të vërtetë, admirimi ndaj pararendësve tanë na bashkon më së tepërmi; qëllimi ynëështë vetëm të shkojmë më tutje prej këtu. Jo të punojmë më mirë, kjo do të ishte e pakuptimtë, por të ecim nëpër gjurmat e tyre në mënyrën tonë, në kohën tonë. 19 Kjo sepse në princip kur kemi të bëjmë me letërsinë e modernizmit natyrisht që duhet të shohim dhe t u referohemi edhe marrëdhënieve që kjo lloj letërsie ka me traditën, 20 sepse është ndër elementët thelbësorë që e bën atë të dallueshme me letërsitë e periudhave të tjera, sidomos nga ajo e postmodernizmit. Dhe pikërisht në këtë pikë, në varësi ndaj qëndrimit që kanë mbajtur ndaj traditës letërsitë e ndryshme të kohëve të ndryshme janë diferencuar apo përbashkuar me njëra tjetrën. Kjo bën që pastaj të mund të nxjerrim edhe tiparet dhe marrëdhëniet që kanë patur autorë të ndryshëm me traditën dhe rolin që ka patur kjo e fundit në realizimin e veprave të tyre, pasi duan apo nuk duan shkrimtarët shpesh bien në mënyrë të pavetëdijshme nën pushtetin e ndikimeve. Letërsia e Pashkut në frymën e modernizmit nuk vjen vetvetiu, as në një formë të pandërgjegjshme nga ana e autorit. Ai shkruan një prozë të pjekur dhe të mirëmenduar. Ai realizon një krijimtari të përpunuar me kujdes dhe insistim skupuloz. Vepra e tij është dukshëm një dëshmi, perveç e frymzimit dhe aftësive artistike, edhe frut i një punë kolosale me çdo detaj sado të vogël, të cilit ka arritur t i japë konotacion dhe simbolikë polifunksionale. Me këto lloj karakteristikash si autor ndoshta do të mund ta klasifikonim në tipin e shkrimtarëve pendant sepse duket sikur përmbush profetizimin e prozatorit francez, Gystav Floberi 21 Autor i cili i kthehet dhe i rikthehet frazës së tij, e shkruan dhe rishkruan, duke e bërë atë frut të një logjike të kulluar, por edhe të një inteligjencie të hollë. 18 Për këtë çështje mund t i referoheni edhe shkrimit të studiueses Klara Kodra, Antiromani Oh i Pashkut, Studime Filologjike,, nr. 3 4, 2007, f. 155 168. 19 Shih: Alen Rob Grije, Romani i ri, njeriu i ri, Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 282. 20 Për më tepër në lidhje me këtë tipar dhe marrëdhëniet konkrete që krijohen mes modernizmit dhe historisë dhe në veçanti traditës dhe letërsisë tradicionale shih: Agron Tufa, Një vështrim mbi zhvillimet moderniste dhe avanguardiste të shek XX, në Fenomeni i Avanguardës në letërsinë shqipe, Arbëria, Tiranë, 2004, f. 226. 21 Shih: Rexhep Qosja, Mbi tregimet e Anton Pashkut, Në mbretërinë poetike, Shpresa, Prishtinë, 2002, f. 77. 13

Letërsia moderne, sidomos ajo franceze, ishte ajo që tentoi të ndryshonte, të eksperimentonte me të gjithë komponentët strukturorë e ndërtimorë të një vepre, përfshirë këtu, personazhet, procedimet kohore, ligjërimin, narracionin, subjektin, fabulën etj. Shembuj të tillë mund të kujtojmë ndjekësit e të ashtuquajturit romani i ri, që ishin thellësisht eksperimentalë, gati gati krijues në bazë recetash: Jean Ricardou, Nathalie Sarraute Portreti i një të panjohuri, Claude Simon Litari i fortë, Robert Pinget Gomat, Marguerite Duras Dashnori, Samuel Beckett Mollyetj. Kështu, nisur nga ky shembull i gjallë i kësaj letërsie ne mund të themi se arti modern është art ekperimental, formalisht kompleks, eliptik 22, duke mundësuar kështu procedime të papara më parë në periudhat e tjera të letërsisë. Prej këndej nëse mund të flasim për një roman modern dhe eksperimental në letërsinë shqipe, por edhe të ndërlikuar në mënyren se si ai strukturohet, se si i ngërthen dhe përzien zhanret letrare, se si e realizon narracionin 23 atëherë është, padyshim, romani Oh i Anton Pashkut. Duke iu referur mënyrës së shkruarit dhe sidomos anës eksperimentale të veprave të Pashkut Elsie shprehet: Tregimet, romanet dhe pjesë teatrore eksperimentale, që dëshmojnë afri me veprat e Xhorxh Oruellit, Franc Kafkës dhe Robert Musilit, janë në vetvete studime të holla e mjeshtërore të njeriut, ndonëse kërkojnë durim nga njeriu i thjeshtë. 24 Ngjashmëritë e tij janë të dukshme shpesh edhe me Kamynë, mendim të cilin e ka argumentuar Hamiti kur shprehet se; Tregimi Kulla fillon me Dje varrosën plakën, kurse tash jam i etur që pa një pa dy na kujton fillimin e romanit I huaji të Alber Kamysë. 25 Ngjashmëri dhe asociacion i cili nuk ka nevojë për vazhdim të argumentimit, pasi është më se i qartë. Pikëtakimet e këtij shkrimtari me shkrimtarët e drejtimeve të modernizmit në europë, i kanë pohuar edhe kritikë të tjerë si; Rexhep Qosja, Klara Kodra, Musa Ramadani, Petrit Palushi etj. Kryesisht pjesa më e madhe e krahasojnë me shkrimtarë që i përkasin drejtimit letrar dhe degëzimeve të modernizmit europian, por shpesh e krahasojnë edhe me letërsinë e absurdit. Kjo vihet re konkretisht në mendimet e Andi Bejtjes, i cili shprehet se Proza e Anton Pashkut të kujton prozën e Joyce-it dhe të Proust-it, nganjëherë ai është më i afërt me Kafka-an 26 Të gjitha këto përafri dhe ngjashmëri të shprehura si pohime, mund t i vërtetojmë vëtëm nëse i referohemi shfaqjes së tyre në punën artistike të Pashkut, tekstit të tij artistik. Duke u ndalur në tipare konkrete që ka letërsia e Pashkut mund të themi se me frazat e gjata, pa shenja pikësimi, që kalojnë pothuaj dy faqe na kujtojnë domosdoshmërisht prozën e Prustit. Ndërkohë që me analizën e thellë psikologjike që u bën personazheve. Me gdhendjen dhe shfaqjen e portretit të tyre të brendshëm që i bën të jenë personazhe të çuditshëm dhe të pahasur më herët në letërsi. Me mendimet që rrjedhin vrullshëm, të cilat të krijojnë idenë e një mungese të kontrollit logjik nga ana e personazheve, krijojnë një asociacion të 22 Shih: Peter Childs, Modernism (the neë critical idiom), Routledge, Taylor & Francis Group, London and New York, 2000, f. 2 25. 23 Për më shumë dhe për një mënyrë tjetër të vështrimit të narracionit në romanin Oh shih: Nystret Krasniqi,Autori në letërsi, AKID, Prishtinë, 2009, f. 199 232. 24 Shih: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Pejë Tiranë, 1997, f. 443 444. 25 Shih: Sabri Hamiti, Libri për Antonin, (1974 1996) Në: Sabri Hamiti, Vepra letrare 10, Letërsia bashkëkohore, Faik Konica, Prishtinë, 2002, f. 453. 26 Shih: Andi Bejtja,Pashku planeti tjetër, Mher Licht, nr.5, 1998, f. 28. 14

pakundërshtueshëm me të ashtuquajturin përroi i ndërgjegjies. Janë shumë të përafër si mënyrë e shkrimit dhe ndërtimit të realitet nëpërmjet gjuhës, ku kjo e fundit është shenja më e dukshme për këtë realitet të brendshëm që rrjedh rrëmbyeshëm si një përrua. Ndaj mendojmë se ai vërtet mund të quhet një Xhojs i letërsisë shqipe 27 Çka e bën atë të pranohet tashmë si një autor, i cili eksperimenton me formën dhe me lëndën e letërsisë së tij. Logjikisht kur ngjan me Xhojsin dhe krahasohet me të për metodën dhe mënyrën e shkrimit, për romanin e të cilit kritika shprehet se Romani më i madh modernist ose eksperimental është, natyrisht Uliksi i Xhojsit 28 Atëherë në mënyrë të pakundërshtueshme Pashku mbetet një shkrimtar, jo vetëm i rëndësishëm, por edhe unik në letërsinë shqipe me mënyrën e të eksperimentuarit dhe të realizimit të këtij modernizmi që sjell në letërsinë shqipe. Nëse vazhdojmë me krahasimet dhe pikasjet e ngjashmërive të mundshme do vëmë re se ndërkohë që shumësia, dendësia dhe roli i detajeve në rrëfim është e pamundur mos të na kujtojë dhe të na duket sikur dhe i përmbahet mendimit të prozatores së njohur angleze, Virxhinia Vulf. 29 Ku detaji ndërton botë dhe është vetë botë. Pas tij fshihen shumësi nënkuptimesh dhe me të krijohet një arkitekturë e tërë kuptimore, me të cilën mbahet në këmbë tërësia e lidhjes logjike të ideve dhe mesazheve të veprës. Detajin e mveshur me fuqi simbolike e kemi parë dhe paraqitur, jo vetëm tek romani, por edhe në tregime. Për më tepër tek Pashku detaji nuk është vetëm tipar i stilit, por ai arrin të bëhet pjesë e një teknike të tërë ndërtimore, sidomos tek tregimet. Këto përafri vetëm sa përfocohen dhe dalin më shumë në pah kur analizojmë disa komponentë përbërës të veprës. Përveç strukturës narrative të cilën e kemi analizuar thellësisht dhe në mënyrë më të detajuar dhe elementëve të poetikës së saj. Tek kjo vepër vëmë re edhe një tipar tjetër. Ky tipar lidhet me personazhin dhe llojin e tij si figurë. Këtë element të veprës së tij e ndërton, duke realizuar atë që thotë Shkllovski për këtë periudhë: Këtu struktura e romanit të vjetër thyhet mu nga fillimi, madje nuk kishte as aluzion në hyrje. Heronjtë nuk kanë emra. 30 Heronjtë nuk kanë emra. Preferohet sinjalizimi me anë të shkronjave, përemrave, gjysëm emrave ose përshkrimit të disa tipareve apo veprimeve që e dallojnë një personazh nga të tjerët. Këtë mënyrë të proceduari e ka ndjekur më vonë në mënyrë të veçantë edhe letërsia e absurdit ku mund të përmendim Kafkën dhe Kamynë. Në këtë grupim autorësh që me përdorimin e kësaj teknike të paraqitjes së personazhit futet natyrisht edhe Pashku. Personazhet e tij janë; Ai, Ajo, Plaku, Mizogami, ai që pastronte hundën me një gisht etj Personazhet nuk na përshkruhen, i lihen lexuesit t i krijojnë me imagjinatën e tij dhe t i plotësojë ato bazuar në veprimet që kryejnë, në botën dhe idetë që përfaqësojnë dhe në kohën nga e cila vijnë për t u bërë pjesë e romanit. Ky tipar tjetër i jep romanit të Pashkut një fytyrë pashmangshmërisht eksperimentale dhe natyrisht në të njejtën rrjedhë me modernizmin. Këtë cilësi ia siguron edhe një komponent tjetër, që na bën neve të konstatojmë si një element dallues i letërsisë së tij. Ky tipar siç u përmend më sipër është tipar i kësaj periudhe të letërsisë. Është tipar që përhapet pothuaj në të gjitha veprat e autorëve të 27 Shih: Musa Ramadani,Xhojsi i letërsisë shqiptare, Albania, 10 nëntor 2001, f. 10 28 Shih: Alen Rodvej, Modernizmi në roman, Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 366. 29 Shih: Rexhep Qosja, Mbi tregimet e Anton Pashkut, Në mbretërinë poetike, Shpresa, Prishtinë, 2002, f. 78. 30 Shih: Viktor Shkllovski, A i erdhi fundi romanit, Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 328. 15

modernizmit, ku më pak e ku më shumë. Hulumtumi në psikën e personazheve dhe zbërthimi i botës së tyre të brendshme nëpërmjet narraconit mbetet një tjetër tipar tipik i letërsisë së modernizmit. Këtë gjë Pashku e arrin më së miri nëpërmjet rrëfimit, të cilin siç e pamë e len në dorë të personazheve dhe ky rrëfim na vjen dhe zbërthehet nëpërmjet monologut të brendshëm 31 Edhe ky gjithashtu një tipar tipik që mori prioritet në këtë lloj të letërsisë e cila u shkrua në këtë periudhë. Është pikërisht thyerja strukturore një procedim tjetër, i cili siç shprehet Alen Rodvej, duke ju referuar në mënyrë të veçantë procedimeve që e bëjnë romanin e kësaj periudhe eksperimental shprehet se Romani eksperimental ndërkaq mund të menjanojë kohën seriale, dhe, në vend të kësaj, ta përdorë kohën si fugë duke bërë kontraste e pranvënie dhe të arrijë kështu tensione interesante. 32 Është kjo dukuri që ndodh edhe në romanin Oh që përzien, ngërthen dhe i bën që të bashkefunksionojnë dhe jetojnë disa kohë, disa periudha historike e parahistorike në një shtrat të vetëm. Është pikërisht kjo kohë joseriale, por e thyer, e nderprerë, ku kohët ndërfuten dhe funksionojnë në shërbim të njëra tjetrës, që ia shton dramacitetin veprës dhe bën të mundur përçimin e ideve. Përveç kësaj loja që Pashku bën me kohën mbetet ndër tiparet kyçe dhe më të veçanta që e radhit atë në krahun e romancierëve modern. E bën veprën e tij të jetë herë pas here një objekt interesant për qasje dhe hulumtim të këtij aspekti. 33 Arti i Pashkut vjen si rezultat i njohjes së traditës dhe realitetit me të cilin ai ishte ushqyer. Prej tij merr tematikën dhe lëndën me të cilën ndërton veprën në një formë siç edhe u kuptua që është krejtësisht të re. Nëse tema e nacionit, tradhëtisë familjare, që ka një origjinë sa biblike aq edhe historike shqiptare, bëhet bërthama e romanit të tij, forma me të cilën e paraqet këtë përmbajtje dhe e trajton këtë temë është krejtësisht ndryshe nga tradicionalja. Krejtësisht ndryshe nga letërsia që ishte shkruar deri ateherë, qoftë në konceptim, qoftë në strukturim, rrëfim dhe realizim të karakterit të personazheve. Tek Pashku është forma e realizimit të lëndës që e bën atë të jetë modern, jo lënda (përmbajtja) në vetvete, pasi në romanin e tij zë hapësirë të madhe dhe prioritare paraqitja e së kaluarës. 34 E kaluara dhe raporti thelbësor me të tashmen dhe të ardhmen janë qendra dhe palca lëndore e realizimit të veprës së tij, por siç edhe duhet kuptuar Paraqitja e së kaluarës në roman në asnjë mënyrë nuk supozon modernizimin e saj. 35 Paraqitja bëhet vetëm në shërbim të idesë. Ajo përshtatet në shërbim të një funksioni të ri. Përmbajtja e saj është e njejtë që nga koha kur ka ndodhur, por duke u future në një enë tjetër të re, i shërben kësaj të fundit. Ajo nuk modernizohet, ajo i shërben epokës moderne, që ta bëjë të reflektojë për të ardhmen, ky ështëedhe synimi kryesor i veprës së Pashkut. 31 Për të pasur një informacion më të detajuar në lidhje me këtë tipar oigjinal dhe dallues të veprës së Pashkut mund t i referoheni edhe shkrimit të studiuesit Bashkim Kuçuku, Pas eklipsit letrar, Monologu i brendshëm i vetmbrojtjes, Toena, Tiranë, 2014, f. 294 308. 32 Shih: Alen Rodvej, Modernizmi në roman, Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 363. 33 Për këtë dukuri të hulumtuar gjerësisht dhe nga një këndvështrim tejet origjinal shih: Agron Tufa, Kuja e mnemozinës, Delja e njëqindtë e Anton Pashkut, (mbi rëniën e njeriut nga koha dhe historia), Pika pa sipërfaqe, Tiranë 2010, f. 91 100. 34 Për këtë tipar dhe paraqitjen më të detajuar të këtij procedimi mund t i referoheni autorit Bashkim Kuçuku,Pas eklipsit letrar, Retrospeksioni, largim prej të sotmes, Toena, Tiranë, 2014, f. 296 304. 35 Shih: Mihail Bahtin, Epi dhe romani, Çështje të romanit, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 49. 16

Ndaj, lidhja e Pashkut me traditen mbetet ideore dhe praktike më shumë se sa estetike dhe artistike. Ai i shërben traditës dhe nacionit me realizimin dhe idenë që përcjell, por me anë të mjeteve dhe procedimeve artistike të modernizuara.ndikimet nga letërsia tradicionale nuk vihen re në veprën e Pashkut, ndonëse ai e njihte shumë mirë çdo gjë që shkruhej dhe botohej në periudhën para dhe gjatë kohës kur jetoi ai. Ishte një shkrimtar që, jo vetëm ishte i informuar për zhvillimet letrare të kohës së tij në vend, europë dhe botë, por edhe se çfarë duhej bërë për të sjellë ndryshimet e duhura në letërsinë e varfër që shkruhej në Kosovë. Kjo jo vetëm në letërsinë, por edhe në kritikën letare dhe prirjet kryesore që ajo kishte, çfarë i mungonte dhe çfarë duhej bërë. Dëshmia më e fortë për këtë nivel të përgatitjes, ecurisë dhe personalitetit të tij në lidhje me këto gjykime e vlerësime është i ashtuquajturi manifesti Vox clamantis in deserto 36 Në jemi të mendimit se pavarësisht të gjitha këtyre përafrive, ndikimeve dhe ngjashmërive Pashku me zërin e tij na prezanton origjinalitet dhe një krijimtari unike në letërsinë shqipe. Ndonëse askush nuk i ka shpëtuar grackës së ndikimit ose thënë më ndryshe duhet të pranojmë se të gjithë marrim nga njëri tjetri, po e gjitha kjo ndodh në mënyrë të pavetëdijshme, sepse përjetimet dhe përvojat tona qoftë leximore, qoftë jetësore shtresëzohen si palimpsestet dhe shfaqen aty kur ne krijojmë pa na marrë leje. Kështu, vepra e këtij shkrimtari, me të gjitha mënyrat e saj komplekse të trajtimt dhe me gjithë tiparet e saj, të cilat afrojnë, siç e thamë më sipër, më shumë se më asnjë lloj të letërsisë, me modernizmin, mbetet një krijimtari që meriton vëmendjen dhe vlerësimin e kritikës dhe të lexuesit njëkohësisht. Pra, në vetvete kjo vepër plotëson një hallkë të munguar më parë në historinë e letërsisë sonë dhe me praninë e saj ajo sikur e mbush atë mangësi, duke i dhënë më shumë vlera mozaikut të përgjithshëm të letërsië shqipe. 36 Shih: A. Pashku, H. Hoxha, A. Podrimja, S. Mumxhiu, R. Ismajli, E. Basha, M. Raifi, Vox clamantis in deserto: Manifesti i parë letrar në Shqipëri: (Nga një grup autorësh), Tema, Nr. 883, 11 12 maj, 2003, f. 4. 17

2. NARRACIONI ZINXHIR 2.1.NARRATORËT Narracioni është elementi bazë ndërtimor i prozës dhe, si i tillë, është motori i gjithë makinerisë së saj, pa narracion nuk ka prozë. Duke qenë narracioni elementi më themelor i prozës, prozatorët në periudha të ndryshme kanë luajtur me këtë element, duke provuar teknika e procedime nga më të ndryshmet. Letërsia përgjatë historisë së saj që në format më fillestare të saj ka njohur dhe ka provuar teknika nga më të ndryshmet, që kanë ardhur si rezultat i kërkesave të vetë letërsisë, jo të prirura apo të udhëhequra paraprakisht nga ndonjë teori apo drejtim letrar. Megjithatë, vetëm në letërsinë klasike e shumë më vonë në kohë tek ajo avanguardiste dhe, njohim programe paraprake që prezantohen dhe pretendojnë të udhëheqin mënyrën se si do të shkruahet letërsia, me rrëgulla dhe manifeste konkrete. Të gjithë këto lloj mënyra të shkrimit të letërsisë, siç e dëshmoi edhe koha ishin kalimtare dhe tëpërkohshme sepse letërsia shkon gjithmonë drejt natyrës së saj që përherë është kundër rregullave, është e pavetëdijshme dhe që pikërisht me këtë pavetëdijshmëri ajo bëhet vizionare dhe universale. Kështu në këtë lloj fryme, por edhe e prirur nga ndikimi që kanë patur në atë periudhë zhvillimet e gjuhësisë moderne, por edhe zhvillimet teknologjike e politike që kanë ndikuar shumë edhe në jetën dhe perceptimin e saj, në personalitetin e individit dhe sfidat me të cilat ai duhej të përballej. Letërsia e modernizmit tentoi të eksperimentonte dhe të provonte forma nga më të ndryshmet, duke sjellë ndryshime, përmbysje dhe risi në të gjitha aspektet dhe përbërësit e veprës. Që këndej nëse mund të flasim për një roman të modernizmit dhe eksperimental në letërsinë shqipe të po kësaj natyre, por edhe të ndërlikuar në mënyren se si ai strukturohet, se si organizohet, se si i ngërthen dhe përzien zhanret letrare, se si e realizon narracionin 37, atëherë është padyshim romani Oh i Anton Pashkut, gjë të cilën do ta vërtetojë dhe analiza që vijon. Romani hapet me një narrator që rrëfen dhe na shpërfaq botën e tij jetësore dhe fizike në vetën e parë. Një personazh që shqetësohet dhe jeton vetëm për atë botë të tij, në pamje të parë të pakuptim. Personazhi na rrëfen se si shkoi në banjë, si ishte bërë kaps, si hutohet duke vështruar jargët, si mbetet duke bërë disa veprime pakuptim dhe që i përkasin botës thjesht biologjike, por që në fakt na flasin për gjendjen e njeriut të vetmuar modern dhe problemet e tij gati absurde. Ne përkapim që në rreshtat e parë absurditetin e situatës, vetminë e personazhit dhe moskokëçarjen e tij për botën që e rrethon. KUR U KTHEVA, me nder me thanë, prej nevojtores, ku për pak nuk më zuni gjumi, e ndoshta dhe do më zinte, e besa dhe do ta bajsha nji sy gjumë të rrastë sikur të çlirohesha mirë dhe sikur duqi i cigares të mos m i kishte djegë gishtat, u ndala para pasqyrës ku, tue i pa qyrat e jargët që më kishin ardhë deri te thembrat e këmbëve dhe tue i pre me 37 Për më shumë dhe për një mënyrë tjetër të vështrimit të narracionit në romanin Oh shih: Nystret Krasniqi,Autori në letërsi, AKID, Prishtinë, 2009, f. 199 232. 18