Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

Similar documents
Raport i Transparencës 2017

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Reforma e MFK në Shqipëri

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

RAPORT MBI VEZHGIMIN E STANDARDEVE DHE KODEVE (ROSC) Shqipëri

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT AUDITIMI FINANCIAR MANUALI

Scanned by CamScanner

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

4. Korniza punuese për praktika profesionale - Standardet dhe kodi etikës.. 11

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT MANUAL PËR AUDITIMIN FINANCIAR

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION

PLANI I INTEGRITETIT

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

Auditimi i prokurimit publik

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT. Ministria e Drejtësisë-lloji i auditimit AuditimFinanciar

From the Pastor s Desk

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT STANDARDE NDËRKOMBËTARE AUDITIMI MBI BORXHIN PUBLIK

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Ruajtja e Themeleve. Vlerësimi i Qeverisjes së Grupeve Ndërinstitucionale të Punës të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen

AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

FIRMAT. Punuar nga: Dr. Qazim Tmava Mr. Besart Hajrizi. Prepared by: Fernando Quijano and Yvonn Quijano

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt

Rritja e transparencës nëpërmjet promovimit të rolit të Auditorit të Brendshëm në zinxhirin e llogaridhënies

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Nr. i Dokumentit: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË KOMUNËS SË PEJËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË KOMUNËS SË PODUJEVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016

ISSN Nr.5

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

RAPORTI VJETROR I PERFORMANCËS KLSH 2015

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë

Module të trajnimit për sipërmarrëset. Udhëzues për trajnimin. Women Entrepreneurship A Job Creation Engine for South Eastern Europe

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

NË EMËR TË. Ekipi i ekspertëve dëshiron t i falemnderohet personave përgjegjës të KMN Globus për

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

VENDIMI nr. 14/04 PLANI I VEPRIMIT 2004 i OSBE-së PËR PROMOVIMIN E BARAZISË GJINORE

RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË MINISTRISË SË ADMINISTRATËS PUBLIKE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

RAPORT PËRFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË CILËSISË SË PROGRAMIT TË STUDIMIT. Bsc MËSUES PËR CIKLIN E ULËT NË

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË MINISTRISË SË MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

XVII Sistemi i administratës publike

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

karrigeve me rrota manuale

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

ZHVILLIMI I QENDRUESHEM DHE PERFSHIRJA E OSHCve NE PROCESET ME PJESEMARRJE

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË KOMUNËS SË PRISHTINËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

Tel: Tel:

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

Versioni i ndryshuar dhe plotësuar Sistemi për menaxhimin e performancës së komunave

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

Organizata Efektive e Punëdhënësve. Një seri e udhëzuesve "praktik" mbi ngritjen dhe menaxhimin e organizatave efektive të punëdhënësve

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Auditim performance: CENSUS 2011 K O N K L U D O I:

RAPORTI VJETOR I INTEGRUAR I PËRGJEGJËSISË SOCIALE TË KORPORATËS

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

Transcription:

Deloitte Audit shpk Raporti i transparencës Prill 2016 Audit

RAPORTI I TRANSPARENCËS SË DELOITTE AUDIT ALBANIA sh.p.k. Hyrje Si një firmë auditimi që kryen auditimin ligjor të llogarive vjetore të entiteteve me interes publik, Deloitte Audit Albania sh.p.k ( Shoqëria ) publikon raportin vjetor të transparencës në përputhje me nenin 45 të ligjit nr. 10091, datë 5 mars 2009 Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar lidhur me auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore dhe të pasqyrave financiare të konsoliduara vjetore. Gjithë informacioni i dhënë në këtë raport lidhet me situatën e Shoqërisë Deloitte Audit Albania sh.p.k më 31 dhjetor 2016, përveç se kur citohet ndryshe. 1. Rrjeti Deloitte Rreth Deloitte "Deloitte" është markë nën të cilin dhjetëra mijëra profesionistë të përkushtuar nga firma të pavarura në mbarë botën bashkëpunojnë për të siguruar auditim, konsultim, këshillim financiar, menaxhim risku, shërbime ligjore dhe taksash për klientët e përzgjedhur. Këto firma janë anëtare të Deloitte Touche Tohmatsu Limited ("DTTL"), një Shoqëri e themeluar në Mbretërinë e Bashkuar, me përgjegjësi të kufizuar me garanci. Çdo firmë anëtare ofron shërbimet në një zonë të caktuar gjeografike dhe i nënshtrohet ligjeve dhe rregullave profesionale të vendit të caktuar ose të vendeve në të cilat ajo operon. DTTL nuk ofron në mënyrë direkte shërbime për klientët. DTTL si dhe firmat anëtare të DTTL janë entitete të ndara në aspektin ligjor dhe të dallueshme nga njëra-tjetra, të cilat nuk mund të influencojnë subjektet e tjera. DTTL dhe çdo firmë anëtare e DTTL është përgjegjëse vetëm për veprimet apo mosveprimet individuale, dhe jo ato të njëra-tjetrës. Secila nga firmat anëtare vepron sipas emrave "Deloitte", "Deloitte & Touche", "Deloitte Touche Tohmatsu", ose emra të tjerë të ngjashëm. Çdo firmë anëtare e DTTL është e strukturuar në mënyrë të ndryshme në përputhje me ligjet vendase, rregulloret, praktikat zakonore dhe faktorë të tjerë, si dhe mund të sigurojë ofrimin e shërbimeve profesionale në territoret e tyre nëpërmjet degëve, filialeve apo subjekteve të tjera. Shiko www.deloitte.com/about për një përshkrim të detajuar të strukturës ligjore të Deloitte Touche Tohmatsu Limited dhe firmave të saj anëtare. Rreth Deloitte Evropa Qëndrore Deloitte Evropa Qëndrore ( "DEQ") është një organizatë rajonale e subjekteve të organizuara nën kontrollin e Deloitte Central Europe Holdings Limited, firma anëtare në Evropën Qendrore të Deloitte Touche Tohmatsu Limited. Shërbimet ofrohen nga degët dhe filialet e Deloitte Central Europe Holdings Limited, të cilat janë entitete të ndara dhe të pavarura ligjore.

2. Përshkrimi i strukturës ligjore, organizative dhe pronësia e audituesit të regjistruar. Shoqëria funksionon si një firmë me përgjegjësi të kufizuara. Mbajtësit e kuotave të Deloitte Audit Albania sh.p.k janë: Elvis Ziu 51% Deloitte Central Europe Holdings limited 49% Struktura Qeverisëse: Bordi i drejtuesve Deloitte Audit Shqipëri qeveriset nga një bord drejtuesish, i caktuar nga partneret dhe i përbërë nga auditues të autorizuar. Bordi i drejtuesve ruan kompetenca për strategjinë e përgjithshme dhe menaxhimin e përgjithshëm të Deloitte Audit Shqipëri dhe si rrjedhojë, për themelimin e llogarive të saj vjetore. Bordi i drejtuesve mbështetet nga ekipe të specializuara të cilat këshillojnë mbi çështje specifike dhe/ose zbatimin e politikave. Firmat e autorizuara për auditimin e Deloitte Audit Shqipëri Firma audituese e autorizuar për të audituar Deloitte Audit Shqipëri është Holly and Endy Auditing sh.p.k. me NUIS: K31323006D. 3. Përshkrimi i strukturës drejtuese të Shoqërisë Shoqëria drejtoret nga drejtorët dhe partnerët manaxhues. Anëtarët e organeve të drejtimit të Shoqërisë: Nuriona Bërdica Elvis Ziu Gregory Paul Rossouw Personat e mësipërm veprojnë edhe si administratorë të Shoqërisë sipas statutit të Shoqërisë në përputhje me ligjin nr. 9901, datë 14 prill 2008, Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare. Deloitte Audit Albania sh.p.k aktualisht punëson 30 punonjës profesionistë për shërbimet që ofron. 2

4. Përshkrimi i sistemit të kontrollit të brendshëm të cilësisë së Shoqërisë Shoqëria harton politika dhe proçedura për promovimin e një kulture të brendshme të bazuar në njohjen e faktit që cilësia mbetet prioriteti kryesor tek i cili shoqëria mbështetet. Shoqëria fokusohet në përsosmëri profesionale si shtyllë për arritjen e cilësisë maksimale të auditimit në baza vijimësie. Ky sistem përfshin politika dhe proçedura që adresojnë përgjegjësitë e udhëheqjes për sistemin e kontrollit të cilësisë brenda Shoqërisë, kërkesat etike, pranimin e klientit, anganzhimit dhe vazhdimësisë, burimet njerëzore, performancën e angazhimit dhe monitorimin. Ky sistem i kontrollit të brendshëm të cilësisë ka dy sisteme monitorimi: - Rishikim i angazhimit të cilësisë dhe sigurisë dhe - Rishikim i praktikës së firmës anëtare Rishikim i angazhimit të cilësisë dhe sigurisë Raportet e auditimit ligjor mbi llogaritë vjetore ose llogaritë e konsoliduara në lidhje me një entitet me interes publik, ndër të tjera, para lëshimit i nënshtrohen një rishikimi të angazhimit të cilësisë dhe sigurisë nga një partner i Shoqërisë me përvojë të mjaftueshme dhe të përshtatshme profesionale sipas angazhimit përkatës dhe industrisë. Rishikuesi i kontrollit të cilësisë së angazhimit mund t i caktohet Shoqërisë nga brenda DEQ për të punuar nën përgjegjësinë e Shoqërisë, por nuk është pjesë e ekipit të angazhimit dhe si rrjedhojë nuk portretizohet apo shfaqet si një anëtar i ekipit. Rishikuesi informohet në mënyrën e duhur nga ekipi i angazhimit dhe kryen rishikimin në mënyrë të tillë që të përftohet një kuptimësi e mjaftueshme për të arritur në përfundime. Përgjegjësia e rishikuesit është kryerja e një shqyrtimi objektiv të auditimit, kontabilitetit, dhe çështjeve të raportimit financiar, për të dokumentuar procedurat e kryera nga ai, dhe për të konkluduar, bazuar në të gjitha faktet e rëndësishme dhe rrethanat nga të cilat rishikuesi ka dijeni, se nuk ka cështje të sjellë në vëmendjen e tij e cila do t a bënte atë të besojë se gjykimet e rëndësishme dhe përfundimet e arritura nuk ishin të përshtatshme për rrethanat. Për angazhimet e identifikuara me rrezikshmëri më të lartë, caktohet një partner i veçantë rishikimi për të siguruar një nivel shtesë të kompetencës dhe objektivitetit në planifikimin dhe kryerjen e angazhimit. Partneri i veçantë i rishikimit mund t i caktohet Shoqërisë nga brenda DEQ për të punuar nën përgjegjësinë e Shoqërisë, por është i pavarur nga angazhimi. Normalisht ky partner zotëron aftësi teknike dhe specialitet mbi industrinë, të zbatueshme në angazhim si dhe, në situata të caktuara, është i pavarur nga njësia e praktikës në mënyrë që të tejkalohet objektiviteti apo të sigurohen burime të specializuara. Raporti i auditimit mund të lëshohet vetëm nëse rishikuesi është i kënaqur nga gjykimet dhe konkluzionet e ekipit të angazhimit të auditimit, dhe kur këto konkluzione janë në pajtueshmëri me standardet dhe rregulloret në fuqi. Rishikimi i Praktikës Shoqëria është subjekt i një shqyrtimi të sigurimit të cilësisë, ose "rishikimit të praktikës", siç zakonisht i referohet, intervaleve që nuk i kalojnë tre vjet. Normalisht, performanca e çdo partneri të auditimit vlerësohet gjatë ciklit trevjeçar, dhe së paku një angazhim për secilin partner përzgjedhet për të arritur këtë qëllim. Konsideratë po ashtu i është dhënë edhe vlerësimit të performancës së menaxherëve, veçanërisht atyre të cilët janë kandidatë për emërimin partner. 3

4. Përshkrimi i sistemit të kontrollit të brendshëm të cilësisë së Shoqërisë (vazhdim) Shoqëria është përgjegjëse për shqyrtimin e praktikës. DEQ jep udhëzime dhe mbikëqyrje në lidhje me planin e rishikimit të praktikës dhe procedurave. Koordinimi i përgjithshëm dhe administrimi i programit të rishikimit të praktikës është përgjegjësi e drejtorit të këtij procesi. Plani i rishikimit të praktikës, procesi dhe rezultatet janë riparë dhe janë pajtuar nga një partner i një tjetër firme anëtare ("partneri konkurrent,"), çdo vit. Partneri konkurrent, të cilit i është caktuar kjo përgjegjësi, punon ngushtë me drejtorin e rishikimit të praktikës në mbikëqyrjen e planifikimit dhe performancën e rishikimit. Llojet e angazhimeve të rishikuara Angazhimet e përzgjedhura për rishikim përfshijnë angazhime kombëtare si dhe ato ndërkombëtare (auditimi i pasqyrave financiare që janë ose mund të përdoren përtej kufijve kombëtarë), duke përfshirë njësitë ekonomike me interes publik, si dhe një numër të angazhimeve të auditimit me risk të lartë. Disa angazhime të ndjeshme dhe komplekse (p.sh, angazhime të vitit të parë, situata ku ka një ndryshim në kontroll, apo përkeqësim të gjendjes financiare) janë po ashtu të përzgjedhura si dhe të gjitha industritë e mëdha nga ana tjetër. Fusha e Rishikimit të Praktikës Caktimi i rishikuesve është i bazuar në nivelin e aftësive, njohurive mbi industrinë, si dhe eksperiencës në angazhime ndërkombëtare. Shqyrtimet e angazhimeve individuale konsistojnë në diskutime me partnerin dhe/ose menaxherin përgjegjës për angazhimin dhe rishikimin e raporteve të lidhura, letrave të punës dhe, sipas rastit, dokumentave korrespondues. Angazhimet rishikohen për të: Përcaktuar nëse procedurat e kontrollit të cilësisë janë zbatuar siç duhet për angazhime të tilla, Vlerësuar aftësinë e zbatimit të qasjes së auditimit, duke përfshirë përputhshmërinë me politikat dhe procedurat e Shoqërisë që gjenden në manualet e politikave, Kontrolluar pajtueshmërinë me ligjet e aplikueshme lokale, si dhe Vlerësuar cilësinë ë përgjithshme të shërbimit të ofruar për klientët. Menaxhimi i riskut dhe politikave e procedurave të kontrollit të cilësisë të zyrave të praktikës brenda Shoqërisë po ashtu janë rishikuar, duke përfshirë si vijon: Programin e menaxhimit të rrezikut, duke përfshirë klientin, pranueshmërinë dhe vijimësinë e angazhimit Pavarësinë Rekrutimin dhe avancimin Zhvillimin profesional Paraqitjen publike në vendet e tjera Rishikimet e specializuara mbi teknologjinë e informacionit Konsultimin me ekspertë të Shoqërisë Konsultimin me ekspertë të jashtëm Përfshirjen e rishikimeve të kontrollit të cilësisë 4

4. Përshkrimi i sistemit të kontrollit të brendshëm të cilësisë së Shoqërisë (vazhdim) Gjetjet dhe rekomandimet që rezultojnë nga rishikimet praktike janë të përfshira në planin e cilësisë së auditimit të Shoqërisë dhe i paraqiten udhëheqjes së Shoqërisë dhe DEQ. Qëllimi i planit të cilësisë së auditimit është ofrimi i sugjerimeve për përmirësim në përgjigje të gjetjeve të vërejtura. Shoqëria adreson gjetjet përmes kryerjes së një analize rrënjësore dhe hartimit të një plani të detajuar që përcakton veprimet që do të merren, personin(at) përgjegjës, dhe kohën për të zbatuar rekomandimet, ku është e aplikueshme. Përveç kësaj, Shoqëria komunikon me partnerin përkatës dhe personelin tjetër të mundshëm mbi mangësitë e vëna në dukje (nëse ka) si rezultat i rishikimit të praktikës dhe rekomandimeve për ndërmarrjen e veprimeve të duhura korrigjuese. Shoqëria gjithashtu komunikon rezultatet e rishikimit të praktikës dhe konsideratën e vazhdueshme dhe vlerësimin e sistemit të kontrollit të cilësisë tek partnerët si dhe personat të tjera përgjejgjës. Deklarata e Menaxhimit Grupi menaxherial i Shoqërisë është pozitiv kur sistemi i kontrollit të brendshëm, siç përshkruhet më sipër, është efektiv në ofrimin e një sigurie të arsyeshme se firma e auditimit dhe personeli i saj janë në përputhje me standardet e aplikueshme profesionale dhe kërkesat rregullatore dhe ligjore dhe se raportet e auditimit të lëshuara janë të përshtatshme për rrethanat. 5. Data e fundit e rishikimit të pavarur të sigurimit të cilësisë ka qënë në tetor 2016, nga ku Shoqëria ka marrë gradën më të lartë. 6. Lista e subjekteve të interesit publik audituar gjatë vitit të fundit financiar Lista e subjekteve të interesit publik audituar gjatë vitit të fundit financiar paraqiten në tabelën më poshtë vijon: Shtojca 1 ENTITETET ME INTERES PUBLIK NE 2016 Raiffeisen Bank sh.a. Bankë Banka e Bashkuar e Shqipërisë sh.a. Bankë Tirana Bank sh.a. Bankë Union Bank sh.a. Bankë Raiffeisen Leasing Jo- Bankë, Qira Financiare Tirana Leasing Jo- Bankë, Qira Financiare Landeslease Jo- Bankë, Qira Financiare Albania Leasing Jo- Bankë, Qira Financiare Raiffeisen Invest Fond Menaxhimi Albania Factoring Services Tjetër Institucion Financiar 7. Konfirmimi i Pavarësisë DEQ ruan politika dhe procedura të shkruara mbi pavarësinë, të cilat përfshijnë edhe kryerjen e disa kontrolleve të pajtueshmërisë së pavarësisë në baza vjetore dhe të cilat janë të aplikueshme për Kompaninë si pjesë e DEQ. - Çdo profesionist duhet të nënshkruajë një konfirmim individual mbi pavarësinë, vit pas viti. Përveç kësaj, konfirmime të kësaj natyre mbi pavarësisë janë përshtatur për punonjësit e rinj si dhe ato të larguar nga Shoqëria. - I gjithë stafi menaxherial dhe të tjerët e lartpërmendur duhet të përfshijnë interesat e tyre financiare në një sistem global të monitorimit të pavarësisë. Portofoli i çdo personi kontrollohet kundrejt një liste elektronike të klientëve të auditit për të parë nëse kjo pronësi është e lejuar sipas rregullave përkatëse të pavarësisë; - 5

7. Konfirmimi i Pavarësisë (vazhdim ) - Të gjithë profesionistët duhet të plotësojnë një test elektronik nëpërmjet intranetit mbi rregullat e pavarësisë dhe; - Klienti dhe Proceset e pranueshmërisë së angazhimit janë përdorur për të vërtetuar që pavarësia nuk humbet vlerë. Përveç monitorimit të vazhdueshëm të pajtueshmërisë me politikat e pavarësisë, inspektime të pavarësisë dhe procedura të testimit kryhen çdo vit mbi një target të profesionistëve dhe zyrtarëve të lartë. Një konfirmim i brendshëm mbi pajtueshmërinë e pavarësisë nga punonjësit e Shoqërisë është kryer më korrik 2016 si dhe një testim i brendshëm i kësaj pajtueshmërie dhe inspektim mbi punonjësit e zgjedhur është finalizuar më korrik 2016. 8. Edukim i vazhdueshëm Të gjithë audituesit e Shoqërisë azhornojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre teknkike dhe profesionale nëpërmjet kurseve të shumta që ofrohen nga vetë Shoqëria si dhe nga kurse apo trajnime që organizohen jashtë Shoqërisë nga organe profesionale të akredituara Edukimi i vazhdueshëm është një politikë kyçe e Shoqërisë, pasi ky është një mjet i rëndësishëm për zhvillimin e njohurive, ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve tona. Deloitte Learning intranet ofron një pikënisje, përfshirë trajnim teknik (GAAP, GAAS, rregullat profesionale, taksa, IT), menaxhimin dhe aftësitë e të punuarit me të tjerë, kurse biznesi, ekonomiku dhe për industri specifike. I gjithë stafi kërkohet që të marrë pjesë në mësimin mbi Standardet Kombëtare të Kontabilitetit, legjislacionin fiskal dhe rregulloret tregtare të zbatueshme. Trajnimet vjetore të përditësimit të njohurive në fushën e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Raportimit Financiar janë të detyrueshme për të gjithë stafin profesional të auditimit. Programi i edukimit të vazhdueshëm është i përbërë nga sesione trajnimi të organizuara nga Deloitte si dhe trajnime të jashtme. Disa kurse janë të detyrueshme dhe të tjerë janë fakultativë, kështu që çdo Auditues ose Trajnues mund të personalizojë programin e tij të mësimit. Gjatë viteve të para, pjesa më e madhe e trajnimit përbëhet nga kurse të detyrueshme mbi tema teknike duke përfshirë metodologjinë dhe proçeset e Deloitte, por më pas pjesa fakultative rritet, meqë nevojat individuale bëhen më të larmishme. Nje program individual mësimi është i nevojshme nga niveli senior 2 (afërsisht 4 vjet eksperiencë). Audituesit me më shumë përvojë pritet të rinovojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre teknike. Zhvillimi i dhe aftësitë ndërpersonale dhe menaxheriale janë gjithashtu shumë të rëndësishme për këtë grup. Ekziston edhe mundësia për të ndjekur arsimin afatgjatë, të tilla si programet e MBA. Ekziston edhe një sistem i akreditimit ku një kurs trajnimi duhet të përmbushet përpara një Audituesi duke kryer detyra të caktuara. Përmes një sistemi të automatizuar të monitorimit është e mundur të kontrollohet statusi i kurseve të brendshme dhe të jashtme të ndjekur nga një Auditues individual. Edukimi i vazhdueshëm është gjithashtu një faktor që merret parasysh për vlerësimin vjetor të stafit të auditimit dhe vlerësimin e potencialit të rritjes në kuadër të Shoqërisë. 6

9. Informacioni Financiar Angazhimet Honoraret e Faturuara A- Angazhimi ligjor i Auditit 77,488,193 A1- Angazhime të tjera të Auditit 12,847,330 A2- Angazhime të tjera të Sigurise - A3- Angazhime të Rishikimit - A4- Angazhime të tjera - Totali 90,335,523 10. Shpërblimi i Partnerëve Partnerët vlerësohen në baza vjetore dhe në varësi të rezultatit të vlerësimit shpërblimi i ortakëve mund të rritet ose ulet. Vlerësimi i Partnerëve merr parasysh faktorët e mëposhtëm: cilësi, ekspertizë, integritet, profesionalizëm, sipërmarrje, pavarësi dhe përputhshmëri. 11. Kërkesa e Licencimit për përputhshmërinë ligjore Deloitte Audit Albania sh.p.k. është regjistruar në regjistrin publik të ekspertëve kontabël të autorizuar pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël (IEKA) në 31 korrik 2014 me numër license 423. 7