FORMAT E SHFAQJES SË VEPRËS PENALE, KEQPËRDORIMI I POZITËS DHE AUTORIZIMIT ZYRTAR SIPAS KODIT PENAL TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Similar documents
From the Pastor s Desk

ROLI I PROKURORIT PUBLIK NË R.MAQEDONISË SIPAS LIGJIT TË RI PËR PROCEDURË PENALE, NË LUFTIMIN E KRIMIT TË ORGANIZUAR

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

PËRGJEGJËSIA CIVILE NGA SHKAKTIMI I DËMIT JO PASUROR

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

Subordinate causal clauses in Albanian language

XVII Sistemi i administratës publike

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

Ligj për punësimin e personave me hendikep (Friday, 16 December 2005) - Shkruar nga Administrator - Azhuruar së fundi (Friday, 16 December 2005)

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PENALE DISERTACION

E DREJTA E PROCEDURËS PENALE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË PROCEDURËN PENALE TË KOSOVËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

LIGJ PËR NOTERI I. DISPOZITA THEMELORE. Lënda e ligjit

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

OFENDIMI DHE SHPIFJA SI PJESË E REFORMAVE MEDIATIKE

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

DORACAK I OFRUESVE TË SHËRBIMEVE PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR TOKËN BUJQËSORE

Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

DHOMA PARA GJYQËSORE I. Gjyqtares Sylvia Steiner, Kryetare e Trupit Gjykues Gjyqtares Sanji Mmasenono Monageng Gjyqtarit Cuno Tarfusser

RREGULLORE NR. 2005/3 MBI MINIERAT DHE MINERALET NË KOSOVË

MAN AS A HUMAN WHO DIRECTS THE VIOLENCE TO HERSELF AND OTHERS - CONSEQUENCES OF TIME OR LONG TIME OF TRANSITION IN THE REPUBLIC OF MACEDONIA

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT

BAZAT E DISKRIMINIMIT

TEZË DOKTORATURE PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES

E drejta për jetën. Një udhëzues për zbatimin e Nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Douwe Korff

TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

BRIEFS MACEDONIA B NDIKIMI I BASHKËSIVE FETARE NDAJ INSTITUCIONEVE DHE POLITIKËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

UDHËZIM PËR MBËSHTETJE TEKNIKE DHE BACKUP PËR SISTEMIN ELEKTRONIK TË KLIRINGUT NDËRBANKAR

DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

4. Korniza punuese për praktika profesionale - Standardet dhe kodi etikës.. 11

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

SI TË RAPORTOHET PËR ÇËSHTJET QË LIDHEN ME SIGURINË?

MBROJTJA E SË DREJTËS PËR

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Përshkrimi i programit

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

DISKRIMINIMI NË KONKURSET PËR PUNËSIM. (raport hulumtues)

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Projekt për Integrim Ndëretnik në Arsim DORACAK PËR KËSHILLAT E SHKOLLËS PËR SHKOLLAT FILLORE E TË MESME

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

LIRIA E SHPREHJES DHE GJUHA E URREJTJES

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

Auditimi i prokurimit publik

R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10385, DATË PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

DORACAKU I KOMUNIKIMIT DHE DUKSHMËRISË

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

ZYGMUNT BAUMAN KUFIJTË E RINJ DHE VLERAT UNIVERSALE

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

THE ORTHODOX POST. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE. by Fr. Nathan Preston. by Bill Peters

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

THE ORTHODOX POST INSIDE THIS ISSUE. A Very Happy & Healthy New Year to All!!!

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

SISTEMET PËR MOSMARRËVESHJET E PUNËS

MANUAL PËR PUNONJËSIN E SHËRBIMIT TË PROVËS

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar

Implementimi i strategjisë

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

UDHËRRËFYESI PËR KLLASTERË PËRMBAJTJA

KORRUPSIONI DHE ANTIKORRUPSIONI NË SISTEMIN E DREJTËSISË

Transcription:

343.353(497.7) C E N T R U M 4 *Dr. Muazam Halili 1 *Mr.sc Sadin Halili 2 FORMAT E SHFAQJES SË VEPRËS PENALE, KEQPËRDORIMI I POZITËS DHE AUTORIZIMIT ZYRTAR SIPAS KODIT PENAL TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ОБЛИЦИ НА ПРИКАЖУВАЊЕ НА КРИВИЧНОТО ДЕЛО, ЗЛОУПОТРЕБА НА ПОЗИЦИЈАТА И СЛУЖБЕНАТА АВТОРИЗАЦИЈА СПОРЕД КРИВИЧНИОТ ЗАКОНИК НА РЕПУБЛИКА МАКЕДОНИЈА THE FORMS OF THE LEGAL ACT THE MISUSING OF OFFICIAL POSITION AND AUTHORIZATION ACCORDING THE LOW OF REPUBLIC OF MACEDONIA Abstract In our society different people can undertake dissimilar acts with criminal character. These crimes can have light or heavy nature. Nonetheless the quality of the crime, for all these activities there are relevant punishments according to the low of the state, including here the criminal code of Republic of Macedonia. In the criminal code of the Republic of Macedonia Misusing of official position and authorization is found in the article number 353, heading 1 Ministria e punëve të brendshme e Republikës së Maqedonisë, Sektori për punë të brendshme Tetovë Ministry of interior of Republic of Macedonia, Internal affairs sector -Tetovo e-mail: Muazam_h@hotmail.com 2 Ministria e drejtësisë e Republikës së Maqedonisë, Enti ndëshkues përmirësues- Burgu-Tetovë. Ministry od justice of Republic of Macedonia, Pison of Tetovo, e-mail: Sadin_h@hotmail.com 286

number XXX, moreover the penal acts against official position and as such takes place in the cluster of penal acts which includes the economic crime. 3 The potential doers of this crime can be all official persons and responsible personnel, and other people authorized by the law. If the above mentioned people go beyond their authorization, then they will not be responsible for misusing of official position and authorization but for another penal act. On this research paper we will be focused on the different forms of appearing of this phenomenon in its main meaning by emphasizing given examples where these forms are found. Keywords: The penal code of the Republic of Macedonia, misusing of official position and authorization, exploitation of official position and authorization, disrespect of border of the official position, letdown of official post. Format e shfaqjes së veprës penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit Në Kodin penal të Republikës së Maqedonisë Keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit është i paraparë në nenin 353 në kreun XXX-të. Kjo vepër penale është e përbërë prej 5 paragrafëve edhe atë: 4 (1) Personi zyrtar i cili me shfrytëzimin e pozitës apo të autorizimit te vet zyrtar, me tejkalimin e kufijve te autorizimit te vet zyrtar apo me moszbatimin e detyrës se vet zyrtare do të përfitojë për vete ose për tjetërkënd ndonjë dobi ose tjetërkujt do t i bëjë dëm, do të dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në tre vjet. (2) Nëse kryerësi i veprës nga paragrafi 1 do të përfitojë dobi më të madhe të pasurisë apo do të shkaktoj dëm më të madh të pasurisë, apo më të rëndë, do t i shkelet e drejta e tjetër kujt, do të dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri ne 5 vjet. (3) Nëse kryerësi i veprës nga paragrafi 1 përfiton dobi të konsiderueshme të pasurisë apo shkakton dëm të konsiderueshëm, kryerësi do të dënohet më së paku me tre vjet burgim. (4) Me dënimin nga paragrafi 1, 2 dhe 3 do të dënohet edhe personi përgjegjës, personi përgjegjës në personin e huaj juridik qe ka përfaqësi apo kryen veprimtari në Republikën e Maqedonisë apo 3 Me kriminalitet ekonomik i kuptojmë të gjitha ato format e aktivitetit kriminal që janë të drejtuara kundër sistemit ekonomik dhe funksionimit të tij, pavarësisht se a janë të ndërmarra në kuadër të afarizmit ekonomik apo jashtë tij. 2 Afrim, Osmani., Kodi penal i Republikës së Maqedonisë Tekst integral, i përpunuar në gjuhën shqipe me udhëzime dhe sqarime, tregues alfabetik, Furkan ISM Shkup, 2015, f.289. 287

personi që kryen punë me karakter publik, nëse vepra është kryer gjatë kryerjes së autorizimit apo detyrës se tij të posaçme. (5) Nëse vepra nga paragrafët 1 dhe 4 është kryer gjatë kryerjes së furnizimeve publike apo në dëm të mjeteve nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, nga fondet publike apo nga mjetet tjera të shtetit, kryerësi do të dënohet me së paku pesë vjet burgim. Po qe se analizojmë paragrafët e lartpërmendura në veçanti paragrafin e parë mund të konkludojmë se kjo vepër penale paraqitet në tri forma dhe atë: - Shfrytëzimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar; - Tejkalimi i kufijve të autorizimit zyrtar; - Moszbatimi i detyrës zyrtare; Para se të sqarojmë format e shfaqjes së kësaj vepre penale, duhet të definohet nocioni pozitë zyrtare, mbase i njëjti nocion haset në të tri format e lartpërmendura. Në literaturë hasim definicione të shumta në lidhje me këtë nocion, por këtu do të kisha shfrytëzuar definicionin e dhënë nga Svetlana Nikoloska, ku me këtë nocion nënkupton: numër të të drejtash dhe autorizimeve të personave zyrtar, përgjegjës dhe personave tjerë që kryejnë punë me karakter publik, të cilat autorizime i kanë marrë me zgjedhjen apo emërimin e tyre në funksione përkatëse, apo në ndonjë mënyrë tjetër ligjore i është përshkruar ajo veti. 5 Me ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal të Republikës së Maqedonisë në vitin 1999 6 llogari për veprime kriminale të kësaj natyre u vendos që të japin edhe personat përgjegjës në persona juridik, edhe personat përgjegjës në persona juridik të huaj si dhe persona përgjegjës që kryejnë punë me karakter publik. 5 Николоска, Светлана., Кривични дела против службената должност, Докторски труд, Полициска академија, Скопје, 2008, f.134. 6 Ligji për ndryshim dhe plotësim i Kodit penal të RM së (Gazeta zyrtare e RM së nr.80/99). 288

a) Shfrytëzimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar Shfrytëzim të pozitës zyrtare dhe të autorizimit kemi atëherë kur veprimi i kryerësit të veprës mbetet në kufijtë të autorizimit, por bën keqpërdorim të atyre autorizimeve në atë mënyrë që interesin zyrtar e zëvendëson apo ndërron me interesin e vet personal apo me interesin e dikujt tjetër. Në këtë këndvështrim veprimi i kryerësit na paraqitet si joligjor në aspektin material e jo në atë formal, mbasi nuk kemi të bëjmë me tejkalimin e kufijve të autorizimit apo moszbatimin e pozitës apo autorizimit zyrtar. Shembuj tipik të kësaj forme të keqpërdorimit kemi në ato raste ku personi zyrtar me autorizimin që posedon, për zgjedhjen e ndonjë problemi ka në dispozicion disa metoda, dhe logjikisht si zgjedhje më e mirë do të ishte që ai te zgjedh mënyrën më të volitshme në interes të shërbimit përkatës. Në qoftë se i njëjti në zgjedhjen e metodës për zgjidhjen e problemit përkatës nuk udhëhiqet nga logjika për të mbrojtur interesin e shërbimit, por interesin e tij personal apo dikujt tjetër, me qëllim të përfitoj për vete ose për tjetër person ndonjë dobi ose tjetër kujt do t i bëj dëm, me këtë veprim personi zyrtar bën keqpërdorim të pozitës zyrtare edhe pse ne aspektin formal vepron në suaza të autorizimeve të tij. Në vijim do të potencojmë disa shembuj te kësaj natyre: a) Personi x ka bërë shkelje ligjore në komunikacion për të cilën është paraparë gjobë përkatëse. Komisioni përkatës që merret me shqyrtimin e këtyre çështjeve përgatit thirrje për personin në fjalë, të cilën thirrje ia dorëzon personit zyrtar në këtë rast policit që i njëjti t ia dorëzojë personit konkret. Polici për shkaqe subjektive, nuk ia dërgon personit konkret thirrjen, kurse nga ana tjetër në materialin e tij zyrtar shënon se thirrja është e pranuar nga ai person duke u nënshkruar vet, dhe të njëjtin material e dërgon te komisioni. Komisioni shqyrton materialin dhe vendos për lëndën konkrete. Në këtë rast pra kemi veprim të inkriminuar nga polici, ku vjen në shprehje shfrytëzimi i pozitës zyrtare, mbase personit konkret nuk i është dhënë e drejta e ankimimit që i takon me ligj, prej ku do të priste përgjigje që ndoshta do të ishte në favor të tij. b) Në qoftë se polici zyrtar gjatë kontrollit të ndonjë veture, hasën kuti duhani pa pulla kontrolluese, të njëjtat mbas procedurës ligjore duhen të merren dhe të dërgohen në organet përkatëse. Polici zyrtar duke i shfrytëzuar autorizimet e tij i merr këta kuti, duke mos i dhënë 289

personit nga i cili i ka marrë dokument përkatës, dhe duke mos i dorëzuar në organet përkatëse. Me këtë veprim polici zyrtar ka bërë keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar ku vjen në shprehje forma e parë e kësaj vepre. c) Në qoftë se personi përgjegjës në personin juridik i autorizuar të bëj kontroll teknik të automjeteve, duke e shfrytëzuar autorizimin, me qëllim që dikush të përfitojë ndonjë dobi, i njëjti bën plotësimin e formularëve përkatës të paraparë për atë, edhe pse në realitet nuk është bërë një kontroll i tillë. b) Tejkalimi i kufijve të autorizimit zyrtar Tejkalimi i kufijve të pozitës zyrtare dhe autorizimit vjen në shprehje atëherë kur kemi të bëjmë me veprim nga ana e personit zyrtar, i cili veprim ka karakter zyrtar por, edhe pse ka këtë karakter i tejkalon kufijtë e pozitës zyrtare. Pra nuk kemi tejkalim të kufijve në qoftë se veprimi i kryerësit nuk ka karakter zyrtar. Në literaturë ekzistojnë definicione të ndryshme për përmbajtjen e këtij nocioni. Në bazë të autorit Lazar Lazareviq 7, tejkalim të kufijve të pozitës zyrtare dhe autorizimit kemi atëherë kur personi zyrtar kryen veprime zyrtare, të cilat janë në kompetenca të personit tjetër zyrtar, dhe irelevante është pozita hierarkike e personit tjetër zyrtar që do të thotë se i njëjti mund të jetë me pozitë më të lart apo më të ulët në krahasim me personin zyrtar që ka tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij. I njëjti autor thotë se kjo formë e keqpërdorimit vjen në shprehje edhe atëherë kur personi zyrtar kryen ndonjë punë zyrtare të lëmisë së vet, por për të njëjtën punë është dashur paraprakisht të sigurohet pëlqim nga person tjetër zyrtar apo organ tjetër. Pra edhe pse personi zyrtar ka kryer punën që bie në sferën e tij, në qoftë se paraprakisht për atë punë nuk është siguruar pëlqim prej organit përkatës, atëherë kemi të bëjmë me keqpërdorim të pozitës zyrtare të kësaj forme. Mendim të kundërt ka J.Tahoviq, 8 i cili thotë se keqpërdorim, të kësaj forme kemi atëherë kur kryerësi i veprës sjell vendime të tilla që në fakt është dashur t i sjell person tjetër zyrtar me pozitë më të lart se ky i fundit. 7 Lazarević, L, Krivično pravo, Posebni deo, Savremena administracija, Beograd, 1993, f, 305. 8 Тahović, J, Krivično pravo, Posebni deo, Naučna knjiga, Beograd, 1953, f, 461. 290

Vlen te theksohet edhe mendimi i Jovasheviqit 9 i cili thotë, se që të kemi tejkalimi të kufijve të pozitës zyrtare dhe autorizimit është e domosdoshme që paraprakisht personi zyrtar të kryej veprim zyrtar, i cili veprim në vete nuk është jashtëligjor, pasi dikush është i autorizuar për marrjen e këtij veprimi, por nuk është i autorizuar ai person zyrtar që e ka marrë këtë veprim. Pra, shohim se të gjitha definicionet në thelb nuk ndryshojnë shumë, dhe njëra-tjetrën po e plotësojnë, kurse karakteristikë e përbashkët e këtyre për të konstatuar a bëhet fjalë për tejkalim të pozitës zyrtare gjatë veprimit zyrtar, janë rregullat ligjore të parapara për atë lëmi si dhe autorizimet që posedojnë personat zyrtar konkret. Shembuj: a) Kur drejtor i spitalit në bashkëpunim me referentin për çështje juridike pa miratim të bordit drejtues nënshkruajnë vendime rrogash, që janë në kundërshtim me marrëveshjen kolektive dhe sistematizimin e vendeve të punës, ku si rezultat kemi përfitim material kundërligjor. b) Kur person zyrtar i punësuar në polici, të cilit i është dhënë ndonjë detyrë e caktuar në vend të caktuar, lëshon vendin e punës dhe fillon të bëj detyrë tjetër p.sh. të ndal vetura në komunikacion, detyrë kjo e kolegëve të tij, dhe i njëjti shënon gjoba që në realitet nuk ekzistojnë, duke i paguar të njëjtat dhe duke i përvetësuar parat e marra nga gjobat. c) Moszbatimi i detyrës zyrtare Moszbatimin i detyrës zyrtare: Kjo formë vjen në shprehje atëherë kur personi zyrtar me vetëdije, nuk merr veprim zyrtar për të cilën është i autorizuar dhe ka për obligim ta marrë ose në mënyrë formale vepron, në atë mënyrë me ato mjete në atë kohë dhe vend që të mos arrihet qëllimi i paraparë, i cili qëllim do të arrihej në qoftë se personi zyrtar do të vepronte siç duhet. Pra personi zyrtar nuk bën detyrën e tij për të cilën është i autorizuar dhe duhet ta bëj (këtu vjen në shprehje aspekti material dhe formal i moskryerjes së detyrës) apo detyrën zyrtare e kryen në atë mënyrë që të mos arrihet rezultati i cili duhet të arrihej po që se do të veprohej ashtu siç duhej (këtu është ruajtur vetëm aspekti formal). 9 Jovashević, D, Zloupotreba službenog polozhaja i korupcija, Nomos, Beograd, 2005, f, 59. 291

292 C E N T R U M 4 Shembuj: a) Në hapësirat policore është denoncuar një rast që ka të bëj me falsifikim parash, duke potencuar edhe personin konkret i cili ka lëshuar në qarkullim parat e falsifikuara. Shërbimi policor midis aktiviteteve të mara, me urdhër përkatës të organeve gjyqësore duhet të bëj edhe bastisje të personi konkret me qëllim që të gjejë para tjera të falsifikuara apo mjete tjera në interes të shërbimit. Në qoftë se gjatë bastisjes inspektorët përkatës nuk arrin të gjejnë para tjera të falsifikuara, por gjejnë një pistoletë pa leje dhe të njëjtën pistoletë inspektori që udhëheq me bastisjen nuk e merr me arsyetimin se kjo nuk ka qenë caku i bastisjes, në këtë rast inspektori kryen vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare, mbasi edhe pse pistoleta nuk ka qen caku i bastisjes inspektori zyrtarisht obligohet ta marr pistoletën nga zotëriu i shtëpisë ose në mungesë të tij nga person tjetër i cili ka qenë prezent gjatë bastisjes, duke i dhënë të njëjtit dokument përkatës për pistoletën, të verifikojë dhe vërtetojë pronësinë e pistoletës, dhe kundër personit të ngre padi penale për armë mbajtje pa leje. b) Në qoftë se gjatë verifikimit të ndonjë rasti kemi ardhur në prova solide për të proceduar veprën penale deri në prokurori, por me vetëdije inspektori përkatës i angazhuar me lëndën konkrete, në kohën e duhur nuk procedon lëndën në prokurori, por të njëjtën e procedon në atë kohë kur edhe lënda në bazë të kodit penal ka marrë trajtën e vjetërsimit, dhe mu për këtë nuk ka epilog gjyqësor, duke i shkaktuar në këtë mënyrë dëm të dëmtuarit, a nga ana tjetër dobi të dyshuarit për kryerjen e veprës konkrete. Po qe se i referohemi, analizave të formave të shfaqura të kësaj vepre mund të konstatojmë se bazë për të caktuar ndonjë veprim a është i inkriminuar janë normat ligjore që përfshin lëmin përkatëse si dhe autorizimet e personave që veprojnë në suazat e atyre normave. Në qoftë se këta persona zyrtar, bëjnë aktivitete kriminale jashtë kornizave ligjore dhe autorizimit të tyre, ata nuk do të përgjigjen për vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit zyrtar, por për vepër tjetër konkrete varësisht prej veprimit të tij kriminal. P.sh. a) Në qoftë se një person zyrtar (p.sh. polic) shkon në mënyrë të paligjshme nga dikush tjetër merr send të luajtshëm me qëllim që të njëjtin ta përvetësojë, ai nuk do të përgjigjet për vepër penale Keqpërdorim të pozitës zyrtare, por për vepër penale vjedhje të paraparë në nenin 235 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë.

b) Apo në qoftë se inspektor policie, gjatë një zënke private me një qytetar të rëndomtë bën rrahjen e një personi tjetër duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore, i njëjti nuk do të përgjigjet për vepër penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, por për vepër penale lëndim i rëndë trupor i paraparë në nenin 131 të Kodit penal të Republikës së Maqedonisë. Që kjo vepër të jetë e kompletuar në aspektin formal juridik duhet të plotësohen edhe disa kushte tjera. Pra për të qenë vepra e kompletuar, si rezultat i veprimeve të bëra nga personat zyrtar pa marr parasysh për cilën formë të saj bëhet fjalë, kusht për të marr trajtën e inkriminimit, është që gjatë veprimeve të tilla kryerësi i veprës të përfitoj për vete ose për tjetërkënd ndonjë dobi ose tjetrit t i bëj dëm. Dobia ose dëmi mund të jetë në pronë dhe te mira tjera materiale, por mund të shprehen edhe si dobi ose dëm me karakter jomaterial. Paragrafi 1 i keqpërdorimit të pozitës zyrtare që u përmend më lart, është baza e kësaj vepre, dhe në bazë të njëjtit kryerësi i veprës dënohet me burgim prej gjashtë deri ne tre vite. Format kualifikuese të kësaj vepre janë të parapara në paragrafin 2, 3, 4 dhe 5, të cilat vijnë në shprehje në varësi të përfitimit apo dëmit si dhe statusit të personit në cilësinë e kryerësit të veprës. Për shembull: në qoftë se kryerësi i veprës do të përfitojë dobi më të madhe të pasurisë apo do të shkaktojë dëm më të madh të pasurisë të tjetërkujt, vjen në shprehje paragrafi i dytë. 8 Kurse në qoftë se kryerësi i veprës përfiton dobi të konsiderueshme të pasurisë apo shkakton dëm të konsiderueshëm, atëherë vjen në shprehje paragrafi i tretë i kësaj vepre. 9 Paragrafi i katërt i shtohet kësaj vepre me vonë, si rezultat i asaj se shumë veprime kriminale gjatë periudhës së tranzicionit posaçërisht gjatë privatizimit të ndërmarrjeve mbetën pa u sanksionuar, meqë në atë kohë nuk ishte paraparë përgjegjësi penale për personat përgjegjës në personin juridik. Pikërisht mu për këtë kjo mangësi u tejkalua në vitin 1999 ku kjo vepër penale u pasurua edhe me paragrafin katërt, ku si shkelës i kësaj forme ligjore sanksionohet edhe personi përgjegjës në personin juridik qoftë ai i huaj apo vendor. Paragrafi i pesë paraqet formën më të rëndë të kësaj vepre, i cili është paraparë me ndryshimin e kodit penal të bërë në vitin 2004, dhe i njëjti sanksionon të gjitha ato keqpërdorime që kanë të bëjnë gjatë kryerjes së furnizimeve publike ku dëmtohet buxheti shtetëror. Po qe se bëhet një shkelje e tillë kryerësi i veprës do të dënohet më së paku me pesë vjet burgim. 293

Conclusion The penal act misusing of official position and authorization as a crime takes part in the classic organized criminality which has an economic and financial character. The doers of this criminal act at the given time have special status in the government or public and they are authorized. As a penal act misusing of official position and authorization with its corruptive elements has negative effects in the governance, in the normal functioning of the institutions, economical growth, and the budget of Republic of Macedonia. Due to this, misusing of official position and authorization should be fought continually, if we are interested in political stability and socio-economical welfare. Literatura e konsultuar 1. Afrim, Osmani., Kodi penal i Republikës së Maqedonisë Tekst integral, i përpunuar në gjuhën shqipe me udhëzime dhe sqarime, tregues alfabetik, Furkan ISM Shkup, 2015. 2. Бабић М., Злоупотреба службеног положаја или овлашћења - Основно антикорупцијско кривично дело, Модерна управа, Часопис за управно - правну теорију и праксу, Република Српска, април, 2009 г. 3. Јовашевић Д., Злоупотреба службеног положаја и корупција, Номос д.о.о Београд 2005 г. 4. Камбовски В., Кривичен законик на РМ, (интегрален текст), Скопје, 2009 г. (10). 5. Latifi, V., Kriminalistika - zbulimi dhe të provuarit e krimit, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti juridik, Prishtinë, 2006. 6. Lazarević, L., Krivično pravo, Posebni deo, Savremena administracija, Beograd, 1993. 7. Ligji për ndryshim dhe plotësim i Kodit penal të RM-së (Gazeta zyrtare e R.M së nr. 80/99). 8. Muazam Halili, Abuse of power and authority in Republic of Macedonia form of economic crime publikuar në revistën shkencore The Macrotheme Review 4(6)- 2015 v. Dubrovnik, 2015. 9. Муазам Халили, Криминолошко Криминалистички аспекти на злоупотребите на службената положба и овластување 294

во Република Македонија Докторски труд Универзитет Свети Климент Охридски Битола Безбедносен факултет Скопје, 2015 10. Маневски М., Корупцијата во РМ (превентивни и казнени мерки за спречување), Скопје, 2005 г. 11. Николоска С., Методика на истражување на економско - финансиски криминалитет, Факултет за безбедност, Скопје, 2013 г. 12. Николоска, Светлана., Кривични дела против службената должност, Докторски труд, Полициска академија, Скопје, 2008. 13. Sadin Halili, Keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit si formë e vaçant e kriminalitetit, Punim magjistrature, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Fakulteti Juridik, 2015. 14. Тahović, J, Krivično pravo, Posebni deo, Naučna knjiga, Beograd, 1953. 15. Џуклески Г., и Николоска С., Економска криминалистика, Скопје, 2008 г. 295