Dr. Tomi Koblara. TIK - bërthamë. Klasa 9 LIBRI I MËSUESIT

Similar documents
Dr. Tomi Koblara. TIK - bërthamë. Klasa 11 LIBRI I MËSUESIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

Etleva Smaçi. TIK 10 Libër mësuesi Teknologjia e. komunikimit 10

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT (TIK)

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT (TIK)

KLASA 12 LËNDA: TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT (TIK) GJIMNAZI I PËRGJITHSHËM FONDI I ORËVE: (2 orë në javë, 74 orë në vit)

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS. Bachelor Programi Juridik i përgjithshëm Akadem ik INFORMATIKË JURIDIKE. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore

Agron nishku kostandin dhjamandi UDHËZUES PËR MËSUESIT

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

From the Pastor s Desk

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Gjuhë angleze. (klasa e tetë)

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

Mimoza Verzivolli Lindita Murthi Etleva Doka. Libër B O T U E S E. mësuesi S H T Ë P I A. Gjuha Shqipe

KLIKONI KËTU

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

Dr sc Bashkim Baxhaku Ligjëratat e autorizuara 1. Ekzistojnë disa mënyra për lëshimin në punë të Word-it, të cilat janë shpjeguar në vijim.

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE

Profesori Emri Roli Telefoni Zyra. Lulzim Zeka Ligjerues dhe Tutor AB

Shkencat e zbatuara kompjuterike

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Zhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në klasat me NXËNËSIN NË QENDËR

Tel: Tel:

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

PROGRAMET E KULTURËS SË PËRGJITHSHME TË ARSIMIT PROFESIONAL TEKNIK (APT)

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I KURSIT BAZAT E MARKETINGUT VITI AKADEMIK , SEMESTRI I

UDHËZUES PËR SHQYRTIMIN DHE RISHIKIMIN E SYLLABUSIT PËR MËSIMDHËNËSIT DHE PERSONELIN QË E MBËSHTET DHE MBIKËQYRË ZHVILLIMIN E KURRIKULËS

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Për Shkollën Qendër Komunitare -

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Implementimi i strategjisë

Cilat komponente janë të të domosdoshme, në mënyrë që kompjuterët të punojnë? Cilat lloje të Kompjuterëve personal ekzistojnë

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Formular për SYLLABUS të Lëndës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Bazat e statistikës 2016/2017

E mail:

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

UNIVERSITETI I TIRANËS

Reforma e MFK në Shqipëri

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Menaxhimi bashkëkohor bankar

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Formular për SYLLABUS të Lëndës GJEOTRASHEGIMIA

Subordinate causal clauses in Albanian language

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i Politikave të Sigurisë

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

UNIVERSITETI I TIRANËS

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim)

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR

kandidat për PhD

RAPORT PËRFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË CILËSISË SË PROGRAMIT TË STUDIMIT. Bsc MËSUES PËR CIKLIN E ULËT NË

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

MANUALI I METODOLOGJISE SE VLERESIMIT TE NEVOJAVE PER TRAJNIM NE SHCK

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

Transcription:

Dr. Tomi Koblara TIK - bërthamë Klasa 9 LIBRI I MËSUESIT

PLANI MËSIMOR 2013 2014 I INFORMATIKËS 9 SYNIMET KRYESORE TE PROGRAMIT: Në këtë klasë programi synon: thellojë njohuritë e fituara mbi përpunimin e tekstit dhe të të dhënave aftësohet më tej në përgatitjen e dokumenteve të ndryshme njihet me kuptimin mbi prezantimet dhe programet për përgatitjen e tyre aftësohet në përgatitjen eprezantimeve të thjeshta njihet me historinë e zhvillimit të internetit dhe vlerat e tij në zhvillimin e sotëm shoqëror aftësohet të përdorë internetin dhe ta vërë atë në shërbim të vetes dhe të shoqërisë të aftësohet të krijojë adresa e-mail dhe ti përdorë ato OBJEKTIVAT E LËNDËS Pas përfundimit të lëndës nxënësit të jenë të aftë që; Të përdorin programet e përpunimit të informacionit tekst. Të marrë njohuri bazë mbi grumbullimin dhe përpunimin e informacionit. Të krijojë bazat për thellimin e mëtejshëm të njohurive në përgatitjen e materialeva të tipit tekst dhe tabelë. Të njohë dhe të përdorë programin Microsoft PowerPoint të paketës Microsoft Office. Të marrë njohuri bazë mbi internetin dhe kërkimin e informacionit nga interneti. Të përdorin postën elektronike dhe e-mailin. 1

Tabela përmbledhëse Lloji i temave Numri i orëve Përqindja Njohuri të reja 23 66% Përpunimi i njohurive 12 34% a) Në dispozicion të mësuesit 4 33% b) Kontroll njohurish(testime) 4 33% c) Typing 4 34% Linja 1: Rimarrje dhe thellim njohurish. Numri i orëve mësimore = 9 orë (Njohuri të reja 5orë; përpunim njohurish 4 orë) Objektivat: Në këtë linjë synohet që nxënësi të: rifreskojë dhe thellojë njohuritë e mara mbi përpunimin e tekstit dhe programin aplikativ Microsoft Word rifreskojë dhe thellojë njohuritë e mara mbi grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave dhe programin aplikativ Microsoft Excel aftësohet në zbatime praktike të përpunimit të tekstit dhe të të dhënave Nr Tema Lloji Komente 1. Programi aplikativ Microsoft Word dhe Njohuri të reja 2

karakteristikat e tij. 2. Formatimet e tekstit dhe paragrafit në Ms Word 2007 Njohuri të reja 3. Ushtrim Praktik 1 Laborator 4. Futja e Clipart-it, Njohuri të WordArt-it dhe një reja fotografie në një dokument 5. Ushtrim Praktik 2 Laborator 6. Microsoft Excel. Njohuri të Funksionet. reja 7. Formulat në Excel Njohuri të reja 8. Ushtrim Praktik 3 Laborator 9. Test 1 Provim LINJA 2: Funksionet e Software të prezantimeve PowerPoint. Numri i orëve mësimore = 12 orë (Njohuri të reja 8 orë; përpunim njohurish 4 orë) Objektivat: Në këtë linjë synohet që nxënësi të: identifikojë kuptimin mbi prezantimet dhe vlerën e tyre njohë programet e prezantimeve dhe përdorimin e programit aplikativ PowerPoint përgatisë disa prezantime të thjeshta 3

Nr Temat e mësimeve 1. Kuptimi i prezantimeve dhe përse shërbejnë ato 2. Fillimi i punës me programin PowerPoint 3. Shtimi dhe menaxhimi i faqeve të punës (Slajdeve) 4. Mënyrat e ndryshme të paraqitjes së slajdeve. Lloji Njohuri të reja Njohuri të reja Njohuri të reja Njohuri të reja Komente 5. Ushtrim Praktik 4 Laborator 6. Puna me menunë Njohuri të DESIGN reja 7. Vendosja e Njohuri të animacionit reja (lëvizjes) në një prezantim 8. Vendosja e Njohuri të tranzicionit dhe reja tingujve 9. Printimi i prezantimit Njohuri të reja 10 Perforcim Përsëritje 4

njohurish(ore e lire nga 1/3) 11. Ushtrim Praktik 5 Laborator 12. Test 2 Provim Linja 3: Interneti dhe Posta elektronike. Numri i orëve mësimore = 14 orë (Njohuri të reja 8 orë; përpunim njohurish 6 orë) Objektivat: Në këtë linjë synohet që nxënësi të: kuptojë ç është interneti, si lindi dhe vlerat e tij në shoqërinë e sotme kërkojë dhe marrë informacion nga interneti krijojë nja adresë në postën elektronike dhe ta përdorë atë Nr Temat e mësimeve 1. Ç është interneti dhe si ka lindur ai? 2. Dallimi ndërmjet World Wide Web(www) dhe Internet-it 3. Shfletuesit e Internetit. Internet Explorer 4-5. Kërkimi dhe marrja e informacionit nga interneti Lloji Njohuri të reja Njohuri të reja Njohuri të reja Njohuri të reja Komente 5

6. Posta elektronike, E-Mail. Njohuri të reja 7-8. Puna me postën Njohuri të elektronike (Email) reja 9-10. Typing Laborator 11. Test 3 Provim 12. Ore e lire. Prezantim per shpalljen e pavaresise Laborator 13. Ore e lire. Laborator Prezantim per traditat e populli tone nder vite 14. Ore e lire. Laborator Prezantim per historine e krijimit dhe zhvillimit te internetit Laborator Ne fund te nentorit Laborator Ne maj Laborator Gjate kapitullit te internetit shkurt 6

Lënda: TIK -9 Tema: Programi aplikativ Microsoft Word dhe karakteristikat e tij. Mjedisi ku zhvillohet mësimi: Laborator Objektivat: Në përfundim të orës së mësimit nxënësit të jënë të aftë që: Të gjejnë dhe të përshkruajnë elementët kryesorë të faqes së punës në versionin 2007. Të kryejnë manipulime në faqen e punës duke u bazuar në komandat. Të demonstrojnë pavarësi në përdorimin e komandave bazë të Word. Mjetet e nevojshme: Kompjuter, Microsoft Word 2007, projektor. Hapi i parë: Evokim - U kërkohet nxënësve të hapin në kompjuterin e tyre faqen e punës së programit Microsoft Word, versioni 2007. - Mësuesi shfaq në projektor këtë version dhe duke aktivizuar nxënës të ndryshëm për hapjen në mënyra të ndryshme të këtij programi aplikativ, bëjnë një përshkrim të faqes së punës, si dhe toolbareve të menusë kryesore. - Gjatë përshkrimit mësuesi kërkon nga nxënësi të evidentojë ndryshimet me versionin Word 2003. Hapi i dytë: Realizimi i kuptimit Koncepte të reja: Ribbon, recent document Mësuesi së bashku me nxënësit krijojnë, hapin dhe ruajnë një dokument. Krijimi i dokumentit: Mirosoft Office Button New Hapja e një dokumenti ekzistues: butoni Office Open Ruajtja e një dokumenti: Realizohet me anë të komandave Save ose Save As (tregohet dallimi midis këtyre komandave). Mësuesi demostron veprime konkrete me secilën nga komandat. Nxënësit përsëritin në drejtimin e mësuesit zbatimin e komandave. Reflektimi: Punë e pavarur Mësuesi kërkon që nxënësi të krijojë një document të ri dhe të shkruajë komandat bazë që u përdorën dhe ta ruajë. Libri i mësuesit 9

Vlerësimi: Niveli i lartë: Kur nxënësi demostron pavarësi të plotë në përdorimin e funksioneve të mësuara. Niveli i mesatar: Kur nxënësi ka njohuri të mjaftueshme mbi funksionet, por nuk arrin t i përfundojë ato në mënyrë të pavarur. Niveli bazë: Kur nxësi zbaton disa prej komandave me ndihmën e vazdueshme të mësuesit. 10 Libri i mësuesit

Lënda: TIK -9 Tema: Formatimet e tekstit dhe të paragrafit në Ms Word 2007 Mjedisi ku zhvillohet mësimi: Laborator Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë që: Të identifikojë elementët kryesorë që duhen për formatimin e tekstit. Të realizojnë formatimin e një paragrafi të dhënë. Të krijojnë një shkresë zyrtare. Mjetet e nevojshme: Kompjuter, program Microsoft Word 2007, projektor. Fjalë kyçe: Justify, Borders, Bulleted List. Bashkëbisedim 10 minuta Mësuesi shfaq me ndihmën e një projektorit dy tekste njëri tekst është i formatuar, ndërsa tjetri jo. Mësuesi u kërkon nxënësve të listojnë komandat më të përdorshme, për të bërë formatimin e materialit të punuar prej tij. a. Font b. Font style c. Size d. Font color Në këtë fazë të orës së mësimit rikujtohen njohuritë e marra më parë. Nxënësit duhet t i kryejënë vetë veprimet në faqen e punës. Veprimtari e udhëhequr nga mësuesi: Paraqitet me ndihmën e projektorit një paragraf. Mësuesi kërkon nga nxënesit të veçojnë atë element të tekstit që dallon nga të tjerët. Duhet të evidentojnë përdorimi i w si mjet zëvendësimi për gërmën ë të gjuhës shqipe. Dy komandat të rëndësishme për këtë mësim janë Find dhe Replace. Më pas mësuesi demostron opsionet me kryesore të seksionit Paragraph Libri i mësuesit 11

- Align Left - Center - Align Right - Justify - Before - After - Line spacing I jepet nxënësit detyrë që të krijojnë një tekst ku të përmbajë listat e numëruara Detyrë shtëpie Të krijojnë një vërtetim model me ndihmën e komandave të reja. Të përshkruajnë në fletore hapat e ndjekura për realizimin e modifikimeve. 12 Libri i mësuesit

Lënda: TIK -9 Tema: Microsoft Excel Funksionet Objektivi i programit: Të njohë dhe të përdorë programin Microsoft Excel të paketës Microsoft Office. Objektivat specifike të orës së mësimit: Të përshkruajë me fjalët e tekstit funksionin e Excelit. Të shpjegojë elementët përbërës së dritares së Excelit. Të formatojne nje qelize me komandat e mesuara. Konceptet kryesore: Spreadsheet, Book, Qeliza, Format-Cells. STRUKTURA E MËSIMIT Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Përgatitje për të nxënët. Ndërtimi i njohurive. Përforcimi i njohurive. Di Dua të di Mësova më shumë LINK (Rendit, Kërko, Shëno dhe Mëso) Organizuesi grafik Harta e konceptit Gjithë klasa Në grupe Në grupe ZHVILLIMI I MËSIMIT Përgatitja për të nxënët Di Mësuesi bën një përsëritje të programit aplikativ Word. a) Cilat janë mënyrat e hapjes së Ms.Word? b) Cilët janë elementët përbërës së dritares së Ms.Word-it? Mësuesi fillon me nxënësit më pak aktivë për të rritur përfshirjen e tyre dhe nxënësit rendisin përgjigjet: a) Start All Programs Microsoft Office Microsoft Word Kliko te ikona në krye të desktopit. Start Run Word ok Libri i mësuesit 13

b) 1. Title bar 2. Menu bar 3. Standart bar 4. Formatting Bar 5. Page 6. Status bar Mësuesi kërkon prej nxënësve duke i nxitur me pyetjet: - Po Ms.Excel-i hapet njësoj si Ms.Word-i? - Cilët janë elementët përbërës së Ms. Excel-it? Nxënësit përgjigjen por dhe shënojnë në tabelë: Gjatë këtyre përgjigjeve nxënësit kujtojnë, por dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Ndërtimi i njohurive Dua të di Metoda Di Dua të di Mësova më shumë, përfshin përdorimin e organizuesit grafik prej tre kolonash. Organizuesi grafik mund të përdoret si fletë pune ose të vizatohet në dërrasë të zezë, ose paraqitet me videoprojektor. 14 Libri i mësuesit Di Dua të di Mësova më shumë Mënyrat e hapjes së një programi aplikativ. Emërtimet e përdorura për skedarin (dokument) dhe për faqen e punës (faqe) në Word. Elementet kryesore të një programi aplikativ. Komandat që zbatohen në Ms-word. Rrugën e zbatimit të tyre në word. Cilët janë funksionet kryesore të Excel-it? Cilat janë emërtimet e përdorura për skedarin dhe faqen e punës në Excel? Si hapet Ms. Excel-i? Cilët janë elementët përbërës të tij? A janë të njëjta rrugët e zbatimit të komandave si në Word & në Excel? Cilët janë komandat e reja në Ms-Excel? Si bëhet shkrirja e qelizave? Mënyrat e hapjes së programeve aplikative është e njëjtë. Disa nga elementët e Excelit janë të ngjashëm me Wordin. Një ndër funksionet më të rëndësishem të Ms-Excel që është puna me qelizat. Zbatimin e komandave. a) selektojmë qelizat që duam të shkrijmë b) Format-Cells-Alignment -Merge Cells Në vazhdim mësuesi njohuritë e reja duke shënuar në kolonën Mësova më shumë dhe nxënësit plotësojnë me pyetje kolonën Dua të di.

(Njohuritë e reja jepen nga mësuesi). Mundet që nxënësit të kenë dhe pyetje të tjera të cilat shërbejnë si baza për detyra të reja në vazhdim. Përforcimi Mësova më shumë Nxënësit pasi janë njohur me përmbajtjen e kolonës Mësova më shumë kalojnë në ndërtimin e hartës së konceptit. Kjo është një etapë që bashkon gjithë informacionin e marrë prandaj mund të kërkohet jo për gjithë klasën, por për nxënës të veçantë. Harta e konceptit Përpunimi i të dhënave me anë të tabelave formulave dhe grafikëve Mënyrat e hapjes së Excel-it. Excel skedar-book faqe pune-sheet Elementët kryesorë të Excelit Veprime të ndryshme që bëhen me faqen e punës. Mënyrat e zbatimit të këtyre komandave. Shkrirja e qelizave. Modifimi i qelizave Kopjimi, zhvendosja & ngjitja e informacionit që përmbajnë qeliza të caktuara. Gjetja & zëvendësimi i gabimeve. Vlerësimi Nxënësit vlerësohen me vlerësim inkurajues për pjesëmarrjen, pyetjet dhe përgjigjet e dhëna. Mësuesi gjatë gjithë orës bën renditjen e tyre. Reflektimi Meqenëse mësimi është i lidhur ngushtë me njohuritë që kanë marrë gjatë viteve të mëparshme mendoj se është metodë që aktivizon gjithë klasën dhe njohuritë e reja i marrin të shkrira me njohuritë që kanë, duke u perfshirë në diskutime e organizime. Libri i mësuesit 15

Lënda: TIK -9 Tema: Formulat në Excel Mjedisi ku zhvillohet mësimi: Laborator Objektivi i programit: Të njohë dhe të përdorë programin Microsoft Excel të paketës Microsoft Office. Objektivat specifike të orës së mësimit: Të shpjegojë me fjalët e tekstit konceptet kryesore. Të përshkruajë formulat e ndryshme që ndodhen në excel. Të përcaktojë mënyrën e krijimit të formulave. Konceptet kryesore: Operator, insert function. STRUKTURA E MËSIMIT Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Përgatitje për të nxënët. Ndërtimi i njohurive. Përforcimi i njohurive. Di Dua të di Mësova më shumë LINK (Rendit, Kërko, Shëno dhe Mëso) Organizuesi grafik Harta e konceptit Gjithë klasa Në grupe Në grupe ZHVILLIMI I MËSIMIT Përgatitja për të nxënët Di Mësuesi bën një përsëritje të programit aplikativ Excel. a) Cilat janë mënyrat e hapjes së programit aplikativ Excel? b) Elementët e dritares dialoguese? c) Si bëhet modifikimi i një qelize? Mësuesi fillon me nxënësit më pak aktivë për të rritur përfshirjen e tyre dhe nxënësit rendisin përgjigjet: 16 Libri i mësuesit

a) Start All Programs Microsoft Office Microsoft Excel Kliko te ikona në krye të desktopit. Start Run Excel ok. b) 1. Title bar (shiriti i titullit) 2. Menu bar (shiriti i menuve) 3. Standart (bar shiriti i mjeteve) 4. Formatting Bar (shiriti i butona te formatimit) 5. Formula bar (shiriti i formules). c) Disa nga modifikimet e qelizes janë: Kopjimi i permbatjes se qelizes Zhvendosja e qelizave Bashkimi i qelizave Gjetja dhe zevendesimi i qelizes. Mësuesi kërkon prej nxënësve duke i nxitur me pyetjet për temën. Nxënësit përgjigjen por dhe shënojnë në tabelë. Gjatë këtyre përgjigjeve nxënësit kujtojnë, por dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Ndërtimi i njohurive Dua të di. Metoda Di - Dua të di-mësova më shumë përfshin krijimin e formulave për të nxjerrë një përfundim. Nxjerrja e një përfundimi nga një grafik i dhënë. Di Dua të di Mësova më shumë Mënyrat e nxjerrjes së një përfundimi. Nxjerrja e përfundimit nga mbledhja,zbritja dhe prodhimi. Cilat janë formulat e gatshme? Ku përdoret function arguments, funksioni MIN/ MAX, funksioni average? Çfarë është funksioni autosum dhe logjik dhe ku përdoret? Konceptet e reja Rregullat e shkrimit të një formule Disa nga funksionet e formulave të gatshme Pse përdoret funksioni arguments dhe ku përdoret gjithashtu mësova funksionet mesatare minimale dhe maximale, etj. Libri i mësuesit 17

Në vazhdim mësuesi njohuritë e reja duke shënuar në kolonën Mësova më shumë dhe nxënësit plotësojnë me pyetje kolonën Dua të di. (Njohuritë e reja jepen nga mësuesi ose duke lexuar librin) Mundet që nxënësit të kenë dhe pyetje të tjera të cilat shërbejnë si baza për detyra të reja në vazhdim. Përforcimi Mësova më shumë Nxënësit pasi janë njohur me përmbajtjen e kolonës Mësova më shumë kalojnë në ndërtimin e hartës së konceptit. Kjo është një etapë që bashkon gjithë informacionin e marrë prandaj mund të kërkohet jo për gjithë klasën, por për nxënës të veçantë. Harta e konceptit Përpunimi i të dhenave me anë të tabelave formulave dhe grafikëve Përdorimi i formulave të gatshme. Excel Nxjerrjet e përfundimeve të një grafiku ose tabelve duke perdorur funksionet e ndryshme Konceptet e reja si operator. Përdorimi i saktë i formulave dhe funksioneve. Vlerësimi Nxënësit vlerësohen me vlerësim inkurajues për pjesëmarrjen, pyetjet dhe përgjigjet e dhëna. Mësuesi gjatë gjithë orës bën renditjen e tyre. Reflektimi Meqenëse mësimi është i lidhur ngushtë me njohuritë që kanë marrë gjatë viteve të mëparshme mendoj se është metodë që aktivizon gjithë klasën dhe njohuritë e reja i marrin të shkrira me njohuritë që kanë, duke u perfshirë në diskutime e organizime. 18 Libri i mësuesit

TEST 1 1. Në dritaren e programit apilkativ Ms Word, elementët përbërëse janë: a. Microsoft Office Button; b. Quick Access Toolbar; c. Ribbbon; d. Të gjitha sa thamë më sipër. 2. Për të hapur një document ekzistues përdorim komandën: a. New Create; b. Open Create; c. Open; d. Asnjë nga të mësipërmet. 3. Për të formatuar një paragraph përdoret menuja: a. Paragraph; b. Page Layout; c. Home; d. Alternativat b dhe c. 4. Për të shtuar një clipart përdoret menuja: a. Clipart; b. Insert; c. Home; d. View. 5. Sa mënyra ka për të krijuar një tabelë në Word: a. 2; b. 4; c. 6; d. 8. 6. Një spreadsheet mund të përmbajë: a. Workbooks; b. Worksheets; c. Document; d. Alternativat a dhe b. Libri i mësuesit 19

7. Hedhja e të dhënave në Excel bëhet: a. Në një qelizë active; b. Në shufrën e formulave; c. Në shiritin e butonave (ribbon); d. Alternative a dhe b. 8. Cila është formula e shumëzimit e qelizës C7 me qelizën D10: a. =C7*D10; b. =D10*B7; c. =D7*C10; d. =D7*C7. 9. Cila është formula e llogaritjes së mesatares së rangut të qelizave nga B5 deri te C14: a. =Average {B5:C14}; b. Average (B5:C14); c. =Avarage (B5:C15); d. =Average (B5:C14). 10. Cila është formula që shfaq nëse një nxënës është apo jo fitues në olimpiadën e informatikës, nëse ai ka fituar 50 pikë: a. =IF(A1>50, Fitues, Jo fitues ); b. =IF(A1>=50, Fitues, Jo fitues ); c. =IF(A1<=50, Fitues, Jo fitues ); d. =IF(A1<50, Fitues, Jo fitues ). 20 Libri i mësuesit

Lënda: TIK -9 Tema: Fillimi i punës me programin PowerPoint Objektivi i programit: Të njohë dhe të përdorë programin Microsoft PowerPoint të paketës Microsoft Office. Objektivat specifike të orës së mësimit: Të përshkruajë me fjalët e tekstit funksionin e PowerPoint. Të shpjegojë elementët përbërës së dritares së PowerPoint. Të hapë opsionet e menuve kryesore. Konceptet kryesore: Slide, Presentation. STRUKTURA E MËSIMIT Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Përgatitje për të nxënët. Di LINK (Rendit, Kërko, Shëno dhe Mëso) Gjithë klasa Ndërtimi i njohurive. Dua të di Organizuesi grafik Në grupe Përforcimi i njohurive. Mësova më shumë Harta e konceptit Në grupe ZHVILLIMI I MËSIMIT Përgatitja për të nxënët Di Mësuesi bën një përsëritje të programit aplikativ Word. a) Cilat janë mënyrat e hapjes së Ms.Word? b) Cilët janë elementët përbërës së dritares së Ms.Word-it? Mësuesi fillon me nxënësit më pak aktivë për të rritur përfshirjen e tyre dhe nxënësit rendisin përgjigjet: c) Start All Programs Microsoft Office Microsoft Word Libri i mësuesit 21

Kliko te ikona në krye të desktopit. Start Run Word ok d) 1. Title bar 2. Menu bar 3. Standart bar 4. Formatting Bar 5. Page 6. Status bar Mësuesi kërkon prej nxënësve duke i nxitur me pyetjet: - Po Ms.PowerPoint-i hapet njësoj si Ms.Word-i? - Cilët janë elementët përbërës së Ms. PowerPoint-it? Nxënësit përgjigjen por dhe shënojnë në tabelë: Gjatë këtyre përgjigjeve nxënësit kujtojnë, por dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Ndërtimi i njohurive Dua të di Metoda Di Dua të di Mësova më shumë, përfshin përdorimin e organizuesit grafik prej tre kolonash. Organizuesi grafik mund të përdoret si fletë pune ose të vizatohet në dërrasë të zezë, ose paraqitet me videoprojektor. Di Dua të di Mësova më shumë Cilët janë funksionet kryesore të PowerPoint-it? Mënyrat e hapjes së një programi aplikativ. Emërtimet e përdorura për skedarin (dokument) dhe për faqen e punës (faqe) në Word. Cilat janë emërtimet e përdorura për skedarin dhe faqen e punës në Powerpoint? Mënyrat e hapjes së programeve aplikative është e njëjtë. Disa nga elementët e Powerpoint janë të ngjashëm me Wordin. Elementët kryesorë të një programi aplikativ Si hapet Ms. Powerpoint -i? Cilët janë elementët përbërës të tij? Si realizohen modifikime në Quick Access Toolbar? Për të patur me shumë komanda në këtë buton klikojmë te Customize Quick Access Toolbar 22 Libri i mësuesit

Në vazhdim mësuesi njohuritë e reja duke shënuar në kolonën Mësova më shumë dhe nxënësit plotësojnë me pyetje kolonën Dua të di. (Njohuritë e reja jepen nga mësuesi ose duke lexuar librin). Mundet që nxënësit të kenë dhe pyetje të tjera të cilat shërbejnë si baza për detyra të reja në vazhdim. Përforcimi Mësova më shumë Nxënësit pasi janë njohur me përmbajtjen e kolonës Mësova më shumë kalojnë në ndërtimin e hartës së konceptit. Kjo është një etapë që bashkon gjithë informacionin e marrë prandaj mund të kërkohet jo për gjithë klasën, por për nxënës të veçantë. Harta e konceptit Për të ndërtuar prezantime Powerpoint Elementët kryesorë të Powerpoint-it Mënyrat e hapjes së Powerpoint-it. skedar-presentation faqe pune-slide Vlerësimi Nxënësit vlerësohen me vlerësim inkurajues për pjesëmarrjen, pyetjet dhe përgjigjet e dhëna. Mësuesi gjatë gjithë orës bën renditjen e tyre. Reflektimi Meqenëse mësimi është i lidhur ngushtë me njohuritë që kanë marrë gjatë viteve të mëparshme mendoj se është metodë që aktivizon gjithë klasën dhe njohuritë e reja i marrin të shkrira me njohuritë që kanë, duke u perfshirë në diskutime e organizime. Libri i mësuesit 23

Lënda: TIK -9 Tema: Shtimi dhe menaxhimi i faqeve të punës (Slajdeve) Mjedisi i zhvillimit të mësimit: Laborator Mjetet e nevojshme: Kompjuter, projektor, Ms.PowerPoint. Objektivat: Në përfundim të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë që: Të shtojnë slajde të reja me mënyrat e mësuara. Të paraqesin grupet e modelimit. Të ndryshojnë grupin e modelimit të një slajdi. Hapi i parë: Prezantimi i koncepteve të reja Cilat janë mënyrat për shtimin e slajdeve të reja? Çfarë është një layout? Çfarë përfaqëson një grup modelimi? Grupet e modelimit. Fjalori i të dhënave Hapi i dytë: Punë e udhëhequr Me ndihmën e projektorit mësuesi demostron për nxënësit të gjitha mënyrat e krijimit të një slajdi të ri. Secili prej elementeve vecohet dhe kërkohet që të njëjtën procedurë, nxënësit ta zbatojnë në vendet e tyre të punës. Paralelisht punohet edhe me tekstin. Për të ndërtuar fjalorin e të dhënave, mësuesi kërkon nga nxënësit që fillimisht të bëjnë një lexim të kujdesshëm, të rubrikës teorike dhe më pas kalon në demostrimin konkret. Këshillohet që të jepet për demostrim, shembulli i përdorur i librit, në mënyrë që nxënësi të mos ketë informacion të ngjeshur për konceptet e reja. Reflektimi Punë e pavarur Nxënësi punon me veprimtarinë praktike të librit. 24 Libri i mësuesit

Lënda: TIK -9 Tema: Mënyrat e ndryshme të paraqitjes së slajdeve. Mjedisi i zhvillimit të mësimit: Laborator Mjetet e nevojshme: Kompjuter, projektor, Ms.PowerPoint. Objektivat: Në përfundim të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë që: Të listojnë mënyrat e aktivizimit të paraqitjes së slajdeve. Të paraqesin slajde në mënyra të ndryshme. Të krijojnë një prezantim të shkurtër. Hapi i parë: Prezantimi i koncepteve të reja Cilat janë mënyrat e paraqitjes së slajdeve? Si mund të aktivizohen nga menuja, po nga tastiera? Ndryshimi i paraqitjes së slajdeve. Fjalori i të dhënave Hapi i dytë: Punë e udhëhequr Me ndihmën e projektorit mësuesi demostron për nxënësit të gjitha mënyrat e paraqitjes së një slajdi. Secili prej elementeve vecohet dhe kërkohet që të njëjtën procedurë, nxënësit ta zbatojnë në vendet e tyre të punës. Paralelisht punohet edhe me tekstin. Për të ndërtuar fjalorin e të dhënave, mësuesi kërkon nga nxënësit që fillimisht të bëjnë një lexim të kujdesshëm, të rubrikës teorike dhe më pas kalon në demostrimin konkret. Këshillohet që të jepet për demostrim, shembulli I përdorur I librit, në mënyrë që nxënësi të mos ketë informacion të ngjeshur për konceptet e reja. Hapi i tretë: Punë e pavarur Duke u nisur nga njohuritë e orës së parë, mësuesi zhvillon veprimtari praktike në grupe. Secili grup duhet të përfshijë nxënës të niveleve të ndryshme. Mund të përdoren për veprimtari praktike ushtrimet e tekstit ose të jepen modele ushtrimesh të realizuara nga mësuesi. Libri i mësuesit 25

1. Hapni programin MS PowerPoint. USHTRIM PRAKTIK 2. Në shufrën e nisjes së shpejtë shtoni butonat Open, New dhe Print Preview. 3. Krijoni pesë faqe pune, duke u nisur nga këto modele shabllonesh: a) Title slide Slajdi i titullit (është krijuar automatikisht nga programi) b) Blank Slajdi BOSH të cilin do ta plotësoni sipas dëshirës me imazhe dhe vizatime. c) Comparison Slajdi në të cilin do të krahasoni Pajisjet Hyrëse dhe ato Dalëse të një kompjuteri d) Two Content Slajdi i përmbajtjes së prezantimit e) Blank Në slajdin e fundit do të shkruani nëpërmjet një WordArt-i, FALEMINDERIT. 4. Ndryshoni grupin e modelimit për slajdin e katërt, përzgjidhni modelin Title and Content. 5. Slajdin e katërt renditeni të dytin. 6. Ruani punën e bërë me emrin Kompjuteri im. 26 Libri i mësuesit

Lënda: TIK -9 Tema: Printimi i prezantimit Objektivi kryesor: Të njohë dhe të përdorë komandat, Print Preview dhe Print në programin Microsoft PowerPoint të paketës Microsoft Office. Objektivat specifike të orës së mësimit: Të shpjegojë funksionin e komandave Print Preview dhe Print në PowerPoint. Të përshkruajë elementët përbërës në dritaret dialoguese të komandave Print Preview dhe Print në PowerPoint. Të përcaktojë mënyrat e printimit të një prezantimi. Konceptet kryesore: Print, Print Range, Collate, Handouts. STRUKTURA E MËSIMIT Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Përgatitje për të nxënët. Ndërtimi i njohurive. Përforcimi i njohurive. Di Dua të di Mësova më shumë LINK (Rendit, Kërko, Shëno dhe Mëso) Organizuesi grafik Harta e konceptit Gjithë klasa Në grupe Në grupe ZHVILLIMI I MËSIMIT Përgatitja për të nxënët Di Mësuesi bën një përsëritje të programit aplikativ Word. a) Për cfarë përdoret komanda Print në Ms.Word? b) Cila është rëndësia e komandës Print Preview? c) Cilat janë zonat e dritares Print? Mësuesi fillon me nxënësit më pak aktivë për të rritur përfshirjen e tyre dhe nxënësit rendisin përgjigjet: Libri i mësuesit 27

a) Komanda Print përdoret për printimin e faqes së punës. b) Përdoruesi ka mundësi ta shohë dokumentin dhe pamjen e tij para se të printohet, në mënyre të tillë që të evidentojë gabimet. c) 1. Printer 2. Print range 3. Copies 4. Print What 5. Print 6. Zoom Mësuesi kërkon prej nxënësve duke i nxitur me pyetjet: - A ka ndonjë ndryshim midis komandë PrintPreview të Ms.PowerPoint dhe Ms.Word? - Cilët janë elementët e dritares Print në Ms.PowerPoint? Nxënësit përgjigjen por dhe shënojnë në tabelë: Gjatë këtyre përgjigjeve nxënësit kujtojnë, por dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Ndërtimi i njohurive Dua të di Metoda Di Dua të di Mësova më shumë, përfshin përdorimin e organizuesit grafik prej tre kolonash. Organizuesi grafik mund të përdoret si fletë pune ose të vizatohet në dërrasë të zezë, ose paraqitet me videoprojektor. Di Dua të di Mësova më shumë 1. Për cfarë përdoret komanda Print në Ms.Word. 1. Cilat janë mënyrat e printimit të librit të punës në Ms.PowerPoint? 1. Mënyrat e printimit të librit të punës në Excel janë 3. 2. Elementët e kësaj dritareje në Word. 3. Ndërtimin e dritares Print në Word. 4. Cila është rëndësia e komandës Print Preview? 2. Ndëtimin e dritares Print në Ms.PowerPoint. 2. Shumica e elementëve të dritares Print në PowerPoint janë të ngjashëm me elementët e së njëjtës dritare në Word. 3. Print Preview ka të njëjtin funksion si në Word, ashtu edhe në PowerPoint. 28 Libri i mësuesit

Në vazhdim mësuesi shënon njohuritë e reja në kolonën Mësova më shumë dhe nxënësit plotësojnë me pyetje kolonën Dua të di. (Njohuritë e reja jepen nga mësuesi). Mundet që nxënësit të kenë dhe pyetje të tjera të cilat shërbejnë si baza për detyra të reja në vazhdim. Përforcimi Mësova më shumë Nxënësit pasi janë njohur me përmbajtjen e kolonës Mësova më shumë kalojnë në ndërtimin e hartës së konceptit. Kjo është një etapë që bashkon gjithë informacionin e marrë prandaj mund të kërkohet jo për gjithë klasën, por për nxënës të veçantë. Harta e konceptit PRINT PRINT PREVIEW PowerPoint Vlerësimi Nxënësit vlerësohen me vlerësim inkurajues për pjesëmarrjen, pyetjet dhe përgjigjet e dhëna. Mësuesi gjatë gjithë orës bën renditjen e tyre. Reflektimi Meqenëse mësimi është i lidhur ngushtë me njohuritë që kanë marrë gjatë viteve të mëparshme mendoj se është metodë që aktivizon gjithë klasën dhe njohuritë e reja i marrin të shkrira me njohuritë që kanë, duke u perfshirë në diskutime e organizime. Libri i mësuesit 29

1. Prezantim quhet: TEST 2 a. Praktika e shfaqjes dhe shpjegimit të një çështjeve te një publik i caktuar; b. Praktika e krjimit të një skedari; c. Praktika e debatit; d. Asnjë nga të mësipërmet 2. Programi Ms PowerPoint është pjesë e paketës së programeve: a. MS Windows; b. Adobe; c. MS Office; d. Të gjitha sa thamë më lart. 3. Ikona që përfaqëson programin Ms PowerPoint, është: a. ; b. ; c.. 4. Në programin Ms PowerPoint, faqes së punës dhe skedarit i referohemi si: a. Slide dhe Prezantim; b. Faqe dhe Dokument; c. Çarçaf dhe libër; d. Asnjë nga të mësipërmet. 5. Cila prej komandave të mëposhtme shërben për të krijuar një slajd të ri? a. Insert-New Slide; b. Klik te butoni New Slide, te menuja Insert; c. Ctrl+M; d. Te gjitha sa thamë më lart. 6. Grupi i modelimit përcakton: a. Efektin e kalimit nga slajdi në slajd; b. Efektin e lëvizjes së objekteve brenda një slajdi; c. Vendndodhjen e objekteve në një slajd; d. Asnjë nga të mësipërmet. 30 Libri i mësuesit

7. Sa grupe modelimi ka program Ms PowerPoint: a. 2; b. 4; c. 5; d. 9. 8. Në mënyrë që një slajd të ketë: Titull, Tekst dhe një objekt Multimedial, duhet që të përzgjedhim grupin e modelimit: a. Title Slide; b. Title and Content; c. Two Content; d. Blank. 9. Cili është shkurtimi nga tastiera për paraqitjen e shfaqjes së slajdeve? a. Ctrl+M; b. F2; c. Ctrl+S; d. Asnjë nga të mësipërmet. 10. Në cilën nga menutë e mëposhtme mund të vendosim dizajnin e një slajdi: a. Home; b. Insert; c. Design; d. Asnjë nga të mësipërmet. 11. Komanda Apply to all slides bën që: a. Opsioni në fjalë të aplikohet tek slajdi ku ndodhemi; b. Opsioni në fjalë të aplikohet tek të gjithë slajdet; c. Opsioni në fjalë të aplikohet tek slajdet e selektuara; d. Asnjë nga të mësipërmet. 12. Tranzicioni i slajdeve vendoset në menunë: a. Home; b. Insert; c. Design; d. Animation. Libri i mësuesit 31

Lënda: TIK -9 Tema: Ç është interneti dhe si ka lindur ai? Objektivi i programit: Të njohë dhe te përdorë internetin. Objektivat specifike të orës së mësimit: Të përshkruajë me fjalët e tekstit historikun e internetit. Të shpjegojë cfarë është rrjeti ARPA? Të përcaktojë konceptet e reja. Konceptet kryesore: INTERNET,TCP/IP, DNS, E-MAIL, IRC, TELNET, FTP. STRUKTURA E MËSIMIT Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve Përgatitje për të nxënët. Ndërtimi i njohurive. Përforcimi i njohurive. Di Dua të di Mësova më shumë LINK (Rendit, Kërko, Shëno dhe Mëso) Organizuesi grafik Harta e konceptit Gjithë klasa Në grupe Në grupe ZHVILLIMI I MËSIMIT Përgatitja për të nxënët Di Mësuesi bën një përsëritje të programit aplikativ PowerPoint. - Si bëhet përgatitja e printimit në MS.PowerPoint? - Si bëhet printimi i një faqe MS.PowerPoint? Mësuesi fillon me nxënësit më pak aktivë për të rritur përfshirjen e tyre dhe nxënësit rendisin përgjigjet. Mësuesi kërkon prej nxënësve duke i nxitur me pyetjet në lidhje me mësimet MS.PowerPoint. 32 Libri i mësuesit

Ndërtimi i njohurive Dua të di Metoda Di Dua të di Mësova më shumë, përfshin përdorimin e organizuesit grafik prej tre kolonash. Organizuesi grafik mund të përdoret si fletë pune ose të vizatohet në dërrasë të zezë, ose paraqitet me videoprojektor. Di Dua të di Mësova më shumë Çfarë është interneti? Cilët janë disa nga kompanitë që na sigurojnë internet? Disa nga shërbimet kryesore që përdorni? Çfarë është IRC? Çfarë është ISP? Çfarë është rrjeti ARPA? Çfarë është FTP dhe TCP/IP? Historikun e internet-it. Çfarë lejon një rrjet kompjuterik. FTP dhe TCP/IP ku përdoren. Në vazhdim mësuesi njohuritë e reja duke shënuar në kolonën Mësova më shumë dhe nxënësit plotesojnë me pyetje kolonën Dua të di. (Njohuritë e reja jepen nga mësuesi ose duke lexuar librin). Mundet që nxënësi të kenë dhe pyetje të tjera të cilat shërbejnë si baza për detyra të reja në vazhdim. Përforcimi Mësova më shumë Nxënësit pasi janë njohur me përmbajtjen e kolonës Mësova më shumë kalojnë në ndërtimin e hartës së konceptit. Kjo është një etapë që bashkon gjithë informacionin e marrë prandaj mund të kërkohet jo për gjithë klasën,por nxënës të veçantë. Vlerësimi Nxënësit vlerësohen me vlerësim inkurajues për pjesëmarrjen,pyetjet dhe përgjigjet e dhëna.mësuesi gjatë gjithë orës bën renditjen e tyre. Reflektimi Meqënëse mësimi është i lidhur ngushtë me njohuritë që kanë marrë gjtaë viteve të mëparshme mendoj se është metodë që aktivizon gjithë klasën dhe njohuritë e reja i marrin të shkrira me njohuritë që kanë, duke u përfshirë në diskutime e organizime. Libri i mësuesit 33

Lënda: TIK -9 Tema: Kërkimi dhe marrja e informacionit nga interneti Mjedisi ku zhvillohet mësimi: Laborator Qëllimi i orës së mësimit: Aftësimi i nxënësve në përdorimin e mjeteve të teknologjisë së informacionit për të kërkuar informacionin e tyre nëpërmjet shumë burimeve. Objektivat: Në përfundim të orës së mësimit nxënësit të jenë të aftë që : Të shpjegojë konceptet bazë të mësimit. Të listojë dhe shpjegojë elementët mbi të cilët ndërtohet WWW. Të lundrojnë në mënyrë të pavarur në Internet Mjetet e nevojshme: Kompjuter, Internet, Projektor. Fjalë kyçe: web brower, www, url, link, motorë kërkimi, back, forward, refresh, home, http, com, org, gov, mil, edu,al. Hapi i parë Të gjitha fjalët kyçe mësuesi i shfaq te listuara në tabelë. Mësuesi u jep nxënësve 10-15 minuta kohë dhe kërkon që për secilin prej tyre të japin një shpjegim të shkurtër (bazuar në dijet e tyre) Fjalë kyçe Web browser URL Back Shpjegimi Ky ushtrim nuk ka vlerë kontrolluese, por i jep mundësinë mësuesit të përqendrohet mbi atë pjesë të njohurive ku nxënësi nuk ka njohuri ose janë të paqartë. Kjo praktikë bën të mundur që një informacion tepër të ngjeshur që ka kjo orë mësimi, nxënësi të bëjë diferencën midis njohurive që di dhe koncepteve tërësisht të reja ose të panjohura. 34 Libri i mësuesit

Hapi i dytë Gjatë rubrikës së pare është bërë shpjegimi i koncepteve të reja dhe demonstrimi i tyre me projektor. Mësuesi kalon në veprimtari praktike duke përdorur formën e minitestit në pyetjet e mëposhtme: 1) Listo 3-6 nga motorët kryesorë të kërkimit: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 2) Si kërkohet një faqe ku adresa e plotë dihet? 3) Nëse dëshironi të shihni se cilat faqe keni shfletuar gjatë kësaj ore mësimi, në cilin buton do të klikoni? 4) Si mund të shkarkojmë një fotografi? Vlerësimi: Niveli i lartë: Nxënësi është përgjigjur saktë pyetjeve të minitestit, ka marre pjesë aktivisht gjatë gjithë orës së mësimit. Ka demostruar pavarësi në kryerjen e veprimeve. Niveli i mesëm: Nxënësi është përgjigjur saktë 80% të pyetjeve të minitestit. Ka provuar të jape mendime vetjake gjatë ores së mësimit dhe ka plotësuar idetë e tij me ndihmën e mësuesit. Niveli i ulët: Nxënësi është përgjigjur saktë 50% të pyetjeve të minitestit. Nuk ka marrë pjesë në mënyrë aktive gjatë orës së mësimit. I mungon pavarësia e mendimit. Libri i mësuesit 35

1. Fjala INTERNET ka kuptimin: a. Rrjet mbarë botëror; b. Rrjet ndërkombëtar; c. Të gjitha sa thamë më sipër; d. Asnjë nga të mësipërmet. 2. Inteneti është i përbërë nga: a. Internet Explorer; b. Mozilla Firefox; c. Google; 36 Libri i mësuesit TEST 3 a. Rrjete të ndërlidhura kompjuterike që transmetojnë të dhëna të caktuara; b. Skedarë interneti; c. Kompjutera të veçantë; d. Asnjë nga të mësipërmet. 3. Rrjeti i parë kompjuterik është quajtur: a. Internet; b. ARPANet; c. Network; d. Asnjë nga të mësipërmet. 4. Protokollet janë: a. Gjuhë; b. Skedarë; c. Dokumente; d. Asnjë nga të mësipërmet. 5. Një Web Browser është një: a. Motor kërkimi; b. Domain; c. Shfletues internet; d. Asnjë nga të mësipërmet. 6. Cila prej alternativave të mëposhte përfaqëson një Web Browser?

d. Alternativa a dhe b. 7. Cila prej alternativave të mëposhtme përfaqëson një motor kërkimi? a. Internet Explorer; b. Mozilla Firefox; c. Google; d. Alternative a dhe b. 8. Si quhet faqja e internetit që hapet bashkë me programin Internet Explorer? a. Main Page; b. Home Page; c. Index Page; d. Start Page. 9. Çfarë nënkupton termi www tek faqet e internetit? a. Windows Word Wireless; b. Windows Whole Web; c. World Wide Web; d. Wireless Windows Web. 10. Në cilën dosje të e-mail ruhen mesazhet e marra nga të tjerët? a. Inbox; b. Outbox; c. Sent; d. Received Mail. 11. Ku e shkruajmë adresën e e-mail të personit që duam t i dërgojmë një kopje të fshehtë? a. Në fushën To; b. Në fushën CC; c. Në fushën Mail; d. Në fushën BCC. 12. Cili është pozicioni i vendosjes së duarve mbi tastier në programin Mavis Beacon? a. Gishtat e dorës së majtë nga gishti më i vogël te treguesi sipas rradhës, ven- Libri i mësuesit 37

dosen mbi tastat a s d f; b. Gishtat e dorës së djathtë nga treguesi te më i vogli vendosen sipas rradhës, vendosen mbi tastat j k l; c. Gishtat e dorës së majtë nga gishti më i vogël te treguesi sipas rradhës, vendosen mbi tastat 2 w s x; d. Alternativa a dhe b. 38 Libri i mësuesit