Fuqizimi i Grave përmes Ngritjes së Klasterit Ekonomik

Similar documents
Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Reforma e MFK në Shqipëri

FIRMAT. Punuar nga: Dr. Qazim Tmava Mr. Besart Hajrizi. Prepared by: Fernando Quijano and Yvonn Quijano

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

From the Pastor s Desk

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

Për Shkollën Qendër Komunitare -

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

STRATEGJIA NDËR-SEKTORIALE SHQIPËTARE E ZHVILLIMIT RURAL,(SKZHR)

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Ver.1.2 Rishikuar Mars 2017

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Menaxhimi bashkëkohor bankar

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Studim mbi Ndjeshmërinë Gjinore në Nevojat për Advokaci në Agro-përpunim

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Udhëzues i OSBE-së Policimi me Bazë Inteligjencën

MINISTËR SHTETI PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE AXHENDA DIXHITALE E SHQIPËRISË

SUGJERIME 1 INFORMALITETI SFIDË E PËRBASHKËT QEVERI-SIPËRMARRJE

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

Copyright EDA BEZHANI

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

RAPORTI I PROGRESIT : SHQIPËRIA

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Module të trajnimit për sipërmarrëset. Udhëzues për trajnimin. Women Entrepreneurship A Job Creation Engine for South Eastern Europe

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

karrigeve me rrota manuale

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë. Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Auditim performance: CENSUS 2011 K O N K L U D O I:

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

Dita Botërore e Ushqimit 16 Tetor 2017

Komuna sipas masës së fëmijës

SHTATOR 2013 PËRGATITUR NGA: DORIS ANDONI AIDA ORGOCKA RECENSUES: ENTELA LAKO BUJAR TAHO PËRKTHEU NË SHQIP: MAJLINDA NISHKU

Raport i Transparencës 2017

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Administrimi i biznesit (MBA)

RAPORTI VJETOR KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Qendra për Arsim e Kosovës Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Ulrich Schiefer Reinald Döbel PROJEKTI MAPA

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURES, RINISE DHE SPORTEVE

Dokument i. Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR KUADRI I PARTNERITETIT I BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

Vlerësime mbi vulnerabilitetin ndaj klimës

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

Nr.8 dhjetor 2017 Shkup

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

RAPORT MBI VEZHGIMIN E STANDARDEVE DHE KODEVE (ROSC) Shqipëri

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT. Strategjia Sektoriale e Bujqësisë dhe Ushqimit (SSBU)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

MANUAL PËR POLICIMIN NË KOMUNITET

Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

(Fondi Special Për Ndryshimet Klimatike)

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Projekti Strategjik mat Zhvillimi i Integruar i Bashkisë Pogradec

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK

Transcription:

Fuqizimi i Grave përmes Ngritjes së Klasterit Ekonomik

Fuqizimi i Grave përmes Ngritjes së Klasterit Ekonomik Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) Rr. Shenasi Dishnica, Nr. 1, P.O.Box 8177, Tiranë, Shqipëri Tel: 00355 4 240 0241 Fax: 00355 4 240 0640 www.idmalbania.org info@idmalbania.org Ky botim u realizua me mbështetjen e Entit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave në Shqipëri (UN Women) në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara 2012-2016. Botimi është mbështetur financiarisht nga Qeveria Suedeze. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e Entit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave në Shqipëri (UN Women) apo të Kombeve të Bashkuara. 4

Pasqyra e Lëndës: 1. Hyrje 7 2. Përmbledhje e projektit 8 3. Profili i klasterit ekonomik dhe sfidat e identifikuara 10 4. Arritjet kryesore 13 4.1 Shtrimi i Rrugës: Klasteri Ekonomik si Mjet për Fuqizimin e Grave në Dibër 14 4.2 Udhëzues mbi Ngritjen dhe Funksionimin e Klasterave Ekonomikë 14 4.3 Rrjetëzim dhe institucionalizim 16 4.4 Plani Strategjik i Klasterit Ekonomik 16 4.5 Plani i Biznesit 18 4.6 Ngritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i klasterit 19 4.7 Etiketimi dhe paketimi i produkteve 21 4.8 Promovimi i klasterit 22 5. Qëndrueshmëria e klasterit ekonomik 23 6. Dëshmi përfituesish 25 5

6

1. Hyrje Fuqizimi i grave në zonat rurale mbetet një sfidë e madhe për vendin. Në vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përpjekje të rëndësishme për të trajtuar këtë sfidë përmes angazhimeve kombëtare për barazinë gjinore. Kur gratë fuqizohen në aspektin social dhe ekonomik, ato shndërrohen në një forcë të madhe për ndryshim në komunitetin e tyre. Pabarazitë që ekzistojnë mes burrave dhe grave e bëjnë të vështirë që gratë të përmbushin potencialin e tyre. Fuqizimi ekonomik i tyre është një mjet i rëndësishëm për t i mbështetur ato në luftën kundër abuzimit dhe diskriminimit brenda në familje dhe në komunitetet ku ato jetojnë. Roli i grave në ekonominë dhe zinxhirët e vlerës në zonat rurale shkon përtej prodhimit. Ngritja e kapaciteteve të tyre për të marrë pjesë në të gjitha hapat, si përpunimi, paketimi dhe marketingu sjell përfitime afatgjatë dhe të qëndrueshme për ekonominë rurale. Disa nga problemet kryesore në ekonominë e zonave rurale në Shqipëri janë niveli i ulët i teknologjisë bujqësore, fragmentarizimi i tokës në biznese të vogla familjare me kapacitete të kufizuara kundrejt nismave bashkëpunuese në prodhim, përpunim dhe marketing. Mbizotëron një mentalitet individualist që pengon prodhimin dhe konkurrueshmërinë. Këto probleme të zhvillimit rural kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mungesën e përvojës së bizneseve të vogla dhe të mesme, në aksesin në financa, në informacionin dhe mbështetjen institucionale bazuar mbi stereotipe dhe perceptime. Fuqizimi rrit pavarësinë ekonomike të grave, fuqinë e tyre vendimmarrëse dhe liritë sociale duke sjellë një efekt pozitiv në marrëdhëniet gjinore në nivel familjeje dhe komuniteti. Fuqizimi i grave përmes zhvillimit të klasterave ekonomikë përbën një mundësi reale për gratë, sipërmarrjet familjare dhe bizneset e vogla në Shqipëri. Anëtarët në një klaster operojnë në një mjedis biznesi që ofron avantazhe për gratë. 7

Organizimi i këtyre formave me bazë gjinore u mundëson grave të kenë në pronësi të tyre dhe të kontrollojnë asetet duke rritur në këtë mënyrë jo vetëm produktivitetin, por dhe vetë-vlerësimin. Një grua që mund të marrë vendime mbi kulturën bujqësore që do të mbjellë apo përpunojë, është më produktive në bujqësi. Nga ana tjetër, kjo krijon një parakusht për kujdesin shëndetësor dhe ushqimin më të mirë për fëmijët. Zvogëlimi i hendekut gjinor në bujqësi përmes klasterave ofron përfitime jo vetëm për anëtarët, por dhe për sektorin në përgjithësi, rrit të ardhurat e familjeve të këtyre grave dhe ofertën e produkteve si dhe ndikon në uljen e çmimeve dhe në pjesëmarrjen e lartë në tregun e punës. Grupimi i grave krijon mundësi për bashkimin e fuqive si dhe për shumëfishimin e efekteve pozitive për shkak të së drejtës së përdorimit të të ardhurave të krijuara. Përmes klasterimit, gratë sipërmarrëse operojnë në mënyrë më produktive duke qenë se mund të sigurojnë akses tek inpute të tilla si: furnitorët, informacioni, teknologjia dhe institucionet e arsimit të lartë. Bizneset e vogla nevojiten pasi mund të sigurojnë lidhjen me tregjet dhe marrjen e informacionit teknik. Anëtarët e klasterit përfitojnë edhe përmes përpjekjeve të përbashkëta në marketing, pjesëmarrje në panaire dhe mbrojtje të markave të produkteve të tyre. Po ashtu, anëtarët përfitojnë nga transferimi i njohurive që krijon një burim inovacioni. Së fundi, klasterat inkurajojnë krijimin e biznesit të ri mbi bazën konsumatore. 2. Përmbledhje e projektit Në përpjekje për të nxitur mbështetjen për fuqizimin e grave përmes zhvillimit të klasterit ekonomik, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në bashkëpunim me organizatën vendore Agritra Vizion dhe me mbështetjen e UN Women ndërmori zbatimin e pro- 8

jektit Fuqizimi i Grave përmes Ngritjes së Klasterave Ekonomikë gjatë periudhës 21 tetor 2013 30 maj 2014. Nisma u fokusua tek nxitja e fuqizimit ekonomik dhe mundësive të punësimit të grave nëpërmjet zhvillimit, diversifikimit dhe promovimit të klasterave ekonomikë dhe bizneseve të vogla e të mesme në zonat rurale dhe periferike në Dibër. Përmes mbështetjes së këtij projekti nisma e klasterit ekonomik me themeluese gra sipërmarrëse të vogla u pilotua në komunat Melan dhe Tomin të Qarkut të Dibrës. Brenda harkut kohor prej tetë muajsh u mundësua: 1. Hartimi dhe botimi i Udhëzuesit për Ngritjen dhe Funksionimin e Klasterave Ekonomikë në fushën e agro-turizmit; 2. Ngritja e një klasteri ekonomik pilot që synon fuqizimin e grave si edhe zgjerimi i veprimtarisë së tij dhe krijimi i vlerës së shtuar ekonomike; 3. Forcimi i njohurive dhe kapaciteteve të aktorëve të përfshirë për të siguruar qëndrueshmëri; 4. Publikimi i arritjeve kryesore dhe promovimi i klasterit në nivel kombëtar si një nga alternativat e politikave dhe instrumenteve të tjera kombëtare për fuqizimin e grave në zonat rurale e periferike. Përqasja përfshirëse e nismës, analiza e thelluar për identifikimin e mundësive dhe sfidave si dhe partneriteti i vendosur me aktorët përkatës vendorë mbeten disa prej faktorëve thelbësorë për suksesin e projektit. 9

3. Profili i klasterit ekonomik dhe sfidat e identifikuara Grupi përfitues i këtij projekti përbëhet nga 20 gra, të cilat banojnë në dy fshatra, Staravec (komuna Tomin) dhe Begjunec (komuna Melan), pranë qytetit të Peshkopisë në qarkun e Dibrës. Shumica e anëtarëve të këtij grupi janë aktualisht themeluese të një Shoqate të Bashkëpunimit Bujqësor, që përbën dhe një ndër rezultatet e këtij projekti. Grupi përbëhet nga gra të vetë-punësuara dhe në shumicën e rasteve (rreth 70 %) puna e tyre në sektorin bujqësor përbën burimin e vetëm të të ardhurave për familjet e tyre. Pothuajse të gjitha anëtaret e grupit kanë përfunduar arsimin e detyruar si dhe janë trajnuar më parë në disa fusha si marketingu, përpunimi i frutave, mbledhja dhë përpunimi pas vjeljes së bimëve aromatike dhe mjekësore, etj. Krahas grupit të grave që përbën aktorin qendror, në klaster përfshihen edhe aktorë të tjerë, të tillë si: Grumbullues dhe përpunues vendorë Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe shërbimi këshillimor bujqësor Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Komunat Melan dhe Tomin Këshilli i Qarkut Dibër Agritra Vizion si organizatë vendore Anëtarët e grupit përdorin një sipërfaqe toke prej 11.7 hektarë, pjesa më e madhe e së cilës është e punueshme dhe në të cilën kultivohen pemishte, perime dhe kultura të tjera 10

si misër e grurë. Grupi shfrytëzon edhe një sipërfaqe prej rreth 300 hektarë për mbledhjen e produkteve të pyllit si dhe përfiton nga përdorimi i pyjeve e kullotave të zonës përreth. Portofoli i produkteve që gratë tregtojnë është i larmishëm, duke përbërë kështu një mundësi, por njëkohësisht edhe një sfidë për to. Në produktet kryesore përfshihen: Frutat dhe perimet, që përbëjnë rreth 70% të të ardhurave dhe që kanë një koeficient të lartë fitimi. Analiza e thelluar e profilit të grupit të grave nga ekspertët ekonomikë të këtij projekti ka evidentuar se këto produkte, që kultivohen nga të gjitha anëtaret dhe shiten si produkte të freskëta, shoqërohen me kosto të lartë pune, kohë që shpenzohet për shitjen në tregun e pakicës si dhe kosto oportune. Tregu i disa frutave në rajon ka potenciale zgjerimi dhe paraqet interes të veçantë, sidomos gjatë periudhës së dimrit, ku çmimet janë më të larta dhe ruajtja në kushte frigoriferike mund të rrisë deri në 100% marzhin bruto (rasti i mollëve). Bimët aromatike dhe mjekësore, që mblidhen nga rreth 65% e grave dhe që trajtohen minimalisht pas vjeljes përmes pastrimit dhe tharjes për t u dërguar më pas nga secila anëtare tek një grumbullues i zonës. Produkte të tjera me traditë në zonë si reçeli, kompostot dhe jufkat, që përpunohen në shtëpi nga anëtaret e grupit dhe që tregtohen nga 65% e tyre kryesisht nëpër panaire. Sasia e vogël e prodhimit ushtron presion mbi kostot për njësi duke kufizuar mundësinë për të konkurruar me çmimet në një treg me konkurrentë të fuqishëm në zonë dhe tashmë të konsoliduar në nivel kombëtar. 11

Produkte të tjera, si patate, misër e grurë, që prodhohen dhe shiten nga anëtaret e grupit, si edhe produkte blegtorale (mish, qumësht) nga fermat e tyre familjare. Mungesa e një strategjie të përbashkët apo e një modeli të mirëfilltë biznesi dhe e infrastrukturës fizike për magazinimin e produkteve ka kufizuar rritjen, forcën negociuese dhe mundësinë e grupit për të rritur fitimet. Grupi vazhdon të përballet me sfidat e bashkimit të prodhimit dhe aksesit në treg. Figura e mëposhtme përcakton një rrjedhë logjike të nevojave nga mënyra se si perceptohet nga anëtaret e grupit në një këndvështrim analitik dhe më tej në nevojë infrastrukturore ose qasje strategjike. 12

4. Arritjet kryesore Bazuar në profilin dhe nevojat e identifikuara të klasterit ekonomik dhe në përpjekje për t i adresuar këto nevoja u ndërtua përqasja metodologjike e projektit. Grupi zbatues i IDM-së i përbërë nga ekspertë të lartë të ekonomisë në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe duke u bashkërenduar ngushtësisht me UN WOMEN, ka ndjekur një qasje me një orientim të qartë biznesi udhëhequr nga forcat e tregut, kërkesës së miksit të produkteve dhe ofertës së grupit. Në të njëjtën kohë, qasja e ndjekur gjatë këtij projekti ka marrë parasysh lidhjen e aktorëve midis tyre, sfidat socio-ekonomike të grave në zonat rurale si dhe sjelljen ekonomike në raport me territorin e Dibrës dhe atë kombëtar. Arritjet e mëposhtme formojnë kuadrin e ndërhyrjes së projektit për të siguruar jo vetëm rezultate, por edhe qëndrueshmëri të tyre në planin afatgjatë. 4.1 Shtrimi i Rrugës: Klasteri Ekonomik si Mjet për Fuqizimin e Grave në Dibër Përmes takimeve të para me anëtarët potencialë të klasterit është shtruar rruga e zbatimit të projektit dhe përcaktimit të grupimit ekonomik si një formë e fuqizimit ekonomik të grave. Klasteri është zgjedhur si një mënyrë për trajtimin e sfidave me të cilat përballen anëtaret e grupit dhe në përpjekje për t u konsoliduar e forcuar. 13

4.2 Udhëzues mbi Ngritjen dhe Funksionimin e Klasterave Ekonomikë Udhëzuesi për Ngritjen dhe Funksionimin e Klasterave Ekonomikë ofron informacion mbi klasterat dhe llojet e tyre, përfitimet dhe sfidat e një klasteri ekonomik, mënyrën si mund të ngrihet një klaster i orientuar nga performanca si dhe paraqet metodologjinë e zhvillimit të një klasteri në agrobiznes. I shkruar me një gjuhë të thjeshtë, ky udhëzues i drejtohet një audience të gjerë, kryesisht anëtarëve potencialë të klasterit, të cilët mund të kuptojnë lehtësisht konceptin e klasterit, avantazhet dhe rrugëtimin për krijimin e një klasteri ekonomik. 4.3 Rrjetëzim dhe institucionalizim Që në fazën fillestare të zbatimit të projektit është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit midis Këshillit të Qarkut Dibër, Komunës Melan, Komunës Tomin, Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Shoqatës Agritra Vizion dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, të cilët janë angazhuar për: Shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve për gratë me aktivitet ekonomik në Komunën Melan dhe Tomin në Qarkun Dibër; Përdorimin e njohurive dhe aftësive të përfituara gjatë fazës së krijimit të klasterit ekonomik të grave në Komunat Melan dhe Tomin dhe në vijimësi; Mbështetjen e ndërsjelltë të aktorëve pjesëmarrës në klasterin ekonomik dhe ofrimin e njohurive teknike dhe risive në secilin prej segmenteve të zinxhirit të vlerës; Dorëzimin në Këshillin e Qarkut Dibër dhe në komunat Melan dhe Tomin të disa 14

kopjeve të udhëzimit gjithëpërfshirës për klasterat ekonomikë të grave që do të përdoren për krijimin dhe funksionimin e tyre në komunat e tjera të Qarkut Dibër; Publikimin e aktiviteteve, dokumenteve dhe të dhënave të evidentuara dhe të formuluara në faqen e internetit të Qarkut: http://www.qarkudiber.gov.al, në faqen e shoqatës Agritra Vizion (http://agritra-vizion.org) dhe në faqen e IDM-së (http://www.idmalbania.org). Gratë, si aktore qendrore në klaster, morën mbështetje për zyrtarizimin e grupimit ekonomik, si një Shoqëri e Bashkëpunimit Bujqësor. Në mbështetje të Ligjit Nr. 38, datë 05.04.2012, Për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, Ligjit Nr. 9723, datë 03.05.2007, Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe Ligjit Nr. 9901, datë 14.4.2008, Për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, 20 gratë e mbështetura gjatë projektit themeluan Shoqërinë e Bashkëpunimit Bujqësor Prodhime Staraveci. Themelueset e shoqërisë janë: 1. Angjelina Dardeshi 11. Shpresa Tomcini 2. Zeqire Paci 12. Emrie Lata 3. Naime Dardeshi 13. Nafie Kurti 4. Esma Nuredini 14. Sabiela Shehu 5. Urime Nuredini 15. Miranda Shehi 6. Rozeta Dardeshi 16. Nexhmije Tomcini 7. Rudina Dardeshi 17. Flora Ramku 8. Sabrie Nuredini 18. Tahire Ramku 9. Redife Dardeshi 19. Melita Trupja 10. Shadije Nuredini 20. Luiza Tomcini 15

4.4 Plani Strategjik i Klasterit Ekonomik Pas analizës së anëtarëve në veçanti dhe profilit të grupit, përmes një procesi gjithëpërfshirës, janë diskutuar alternativat strategjike në kuadrin e ndërtimit të një jetese të qëndrueshme për gratë dhe familjet e tyre përmes zhvillimit të fermës, promovimit të produkteve tipike, nxitjes së lidhjeve të qëndrueshme me tregjet lokale dhe kombëtare duke ndarë së bashku të mirat e tokës, trashëgiminë e rajonit dhe vlerat e bashkëpunimit e respektit, si vizion i grupit. Misioni i klasterit ekonomik, përcaktuar në planin strategjik në bashkëpunim me aktorët vendorë, është: Mbështetja dhe promovimi i grave të zonës së Dibrës në rritjen e prodhimit dhe zhvillimin e tregut, duke nxitur ndërkohë mbështetjen e komunitetit dhe qëndrueshmërinë ekonomike për gruan, fermat familjare, gratë artizane dhe përpunuesit e vegjël. Qëllimet e ngritjes së këtij klasteri ekonomik janë: Përmirësimi i standardit të jetesës për fermerët Zhvillimi i një bujqësie të qëndrueshme Zhvillimi i sipërmarrjes dhe i vetë-organizimit Nxitja e lidhjeve tregtare me aktorë të tjerë të zinxhirit të shpërndarjes dhe zhvillimi i aksesit në tregje Promovimi i një rrjeti marrëdhëniesh me organizata të qeverisjes vendore, institucione qeveritare dhe me shërbimin këshillimor bujqësor 16

Aktorët pjesëmarrës kanë parashikuar objektivat afatgjatë të klasterit: Sigurimi i aksesit në financë: Hartimi i një plani biznesi; lidhja me organizata donatore; rrjetëzim me aktorë të ndryshëm për të rritur aftësinë e grupit për të marrë financime përmes granteve apo kredive; Përmirësimi i produktivitetit dhe ulja e kostove: Përmirësimi i teknikave të prodhimit; diversifikimi përkundër përqendrimit në kultivim; magazinimi i përbashkët; shitjet kolektive të produkteve me nivel të lartë standardizimi. Krijimi i akesit në treg: Bashkimi i prodhimit; përpunimi i përbashkët, shkurtimi i hallkave në zinxhirin e vlerës. Siguria ushqimore dhe produktet tipike: Prodhimi i produkteve tipike të sigurta; nxitja e diversifikimit në produkte me vlerë të lartë të shtuar duke u fokusuar në avantazhet e territorit, si p.sh. reçeli i thanave, jufkat, etj. Modelet e mundshme të biznesit janë trajtuar përmes analizës së produktit dhe vlerës së propozuar, segmentit të konsumatorëve, llojeve të të ardhurave, kanaleve të shpërndarjes dhe shitjes, marrëdhënieve me klientët, aktiviteteve kryesore, burimeve, partnerëve dhe strukturës së kostove, paraprirë gjithashtu nga një prezantim i rasteve të suksesit nga grupime të ngjashme në mjedisin shqiptar. Alternativa e ndërtimit të një magazine shumë-funksionale, në krahasim me alternativa të tjera, rezulton të jetë zgjedhja më e mirë për këtë grup. 17

4.5 Plani i Biznesit Në vijim të qasjes së zgjedhjes së alternativës strategjike, plani i biznesit është produkt i një procesi të gjatë diskutimi, kërkimi dhe analize zhvilluar me pjesëmarrjen e anëtarësisë së grupit. Ai ka në themel të tij krijimin e një sipërmarrjeje që përmirëson konkurrueshmërinë e fermave të anëtareve të grupit, ul kostot e përpunimit dhe përmirëson ndjeshëm aksesin në treg për produktet e prodhuara. Plani i investimit fokusohet në ndërtimin e një magazine shumë-funksionale që trajton nevojat e anëtareve në lidhje me ruajtjen dhe përpunimin e disa prej produkteve kryesore. Magazina është planifikuar të përmbajë disa pajisje të thjeshta për përpunimin e bimëve aromatike-mjekësore dhe për paketimin e frutave. Ky objekt mendohet të pajiset edhe me një dhomë frigoriferike për ruajtjen e ftohtë të mollëve, qershive dhe frutave të tjera gjithashtu. Në këtë magazinë shumë-funksionale mund të zhvillohen këto aktivitete kryesore: pastrimi, tharja, përzgjedhja, paketimi, etj., për pjesën më të madhe të produkteve; ruajtja e ftohtë për perimet, frutat dhe qumështin, si dhe ruajtja afatgjatë për disa fruta si mollët; aktivitete të tjera që lidhen me transportin nga ferma në drejtim të magazinës dhe në disa raste jashtë saj. Pas një përshkrimi të sektorit, grupit dhe studimit të tregut të produkteve kryesore, analiza e parashikimeve financiare në lidhje me projektin nxjerr si përfundim kryesor faktin se investimi është mjaft rentabël dhe sjell një rritje të konsiderueshme të fitimeve të anëtareve të grupit të klasterit. Magazina shumë-funksionale ka gjithashtu një kohë mjaftueshmërisht të shpejtë të kthimit të investimit, në një periudhë prej 6,46 vitesh. 18

4.6 Ngritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i klasterit Ngritja e kapaciteteve përbën një komponent të rëndësishëm në kuadër të përgatitjes së anëtarëve për krijimin dhe menaxhimin e një klasteri ekonomik të qëndrueshëm. Për një efektivitet të lartë, programi i ngritjes së kapaciteteve është zbatuar duke ndjekur një kombinim të metodave të prezantimit, seminareve, simulimeve, rasteve të studimit, etj. Po ashtu, metodat dhe materialet e përdorura kanë qenë të përshtatura me audiencën dhe tematikat janë ndërtuar pas një analize të nevojave të grupit dhe njohurive paraprake të tyre. Anëtarët e klasterit ekonomik kanë përfituar nga plani për ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve dhe workshopeve ku janë mbuluar temat e mëposhtme: Fuqia e të punuarit bashkë: përfitimet dhe sfidat Pretendentët roli i aktorëve të ndryshëm në zhvillimin e një klasteri Të fillosh duke menduar ku do të arrish krijimi i një plani zhvillimi dhe tregues realist të performancës Bashkimi dhe përmirësimi i produktit vlera e shtuar dhe portofoli më i mirë i produkteve Ndërtimi i një strukture organizative fituese dhe përcaktimi i roleve dhe përgjegjësive Regjistrimi i një Shoqërie të Bashkimit Bujqësor dhe të drejtat e detyrimet Krijimi i një sistemi funksional për kontabilitetin Marketingu teknikat e vendosjes së çmimit, promocionit dhe shitjes 19

Fuqia e të Punuarit Bashkë: Përfitimet dhe Sfidat dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor: Një Alternativë për Rritjen e Mundësive të Prodhuesve të Vegjël në Treg Peshkopi, 27 dhe 28 mars 2014 Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i grave dhe aktorëve të tjerë vendorë lidhur me rëndësinë e të punuarit në grup për prodhuesit në përgjithësi dhe veçanërisht për gratë fermere në Dibër. Në të morën pjesë 30 vetë, nga të cilët shumica ishin gra anëtare të klasterit ekonomik, përfaqësues nga komunat Melan dhe Tomin, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Dibër si dhe stafi i qendrës Agritra-Vizion. Hartimi i një Plani Strategjik Realist dhe Përcaktimi i Strukturës Organizative të Klasterit, Ndarja e Roleve dhe Përgjegjësive Peshkopi, 03 dhe 04 prill 2014 Këto aktivitete synuan zgjedhjen e një alternative strategjike optimale për klasterin ekonomik si dhe punën e përbashkët mes pjesëmarrësve për ndarjen e roleve dhe përgjegjësive me qëllim funksionimin e qëndrueshëm të tij. 20

Marketingu Teknikat e Vendosjes së Çmimit, Promocionit dhe Shitjes dhe Krijimi e një Sistemi Funksional për Kontabilitetin Peshkopi, 02 dhe 03 maj 2014 Ndërtimi i rasteve të studimit për vendimet për marketingun dhe mbajtjen e llogarive të thjeshta kontabël ka pasur si qëllim rritjen e kompetencave të grupit në këto fusha funksionale të biznesit. Simulimi i situatave të shitblerjes, magazinimit, daljes nga magazina, faturimit, arkëtimit, pagesave etj., është realizuar duke përdorur formatet e miratuara nga organet tatimore dhe ka synuar njohjen me procedurat dhe dokumentacionin e kërkuar në kuadrin e plotësimit të detyrimeve ligjore financiare, por dhe përdorimin e këtij informacioni financiar për menaxhimin e brendshëm të sipërmarrjes me disa partnerë. 4.7 Etiketim dhe paketim i produkteve Anëtaret e klasterit ekonomik janë mbështetur përmes sigurimit të etiketimit dhe paketimit të produkteve të tyre, të cilat rrisin vlerën e shtuar në treg dhe lehtësojnë pjesëmarrjen në aktivitete të përbashkëta, si panaire. 21

4.8 Promovimi i klasterit Me qëllim rritjen e njohjes së projektit dhe prezantimit të klasterit, si një mënyrë për fuqizimin ekonomik të grave veçanërisht në zonat rurale, në faqen elektronike të IDM-së dhe AgritraVizion janë ndërtuar seksione të veçanta, ku ofrohet informacion mbi aktivitetet dhe produktet dhe rezultatet e projektit. http://idmalbania.org/lgid-projects/empowering-women-through-economic-clusters-development http://agritra-vizion.org/empowering-womenthrough-economic-clusters-development/ 22

5. Qëndrueshmëria e klasterit ekonomik Të gjitha aktivitetet e zhvilluara kanë synuar përfshirjen dhe bashkëpunimin duke i vendosur përfituesit në qendër të procesit. Kontributet e ekspertëve të projektit janë bazuar në analiza të hollësishme të të dhënave parësore dhe profilit të këtij grupimi. Përvoja e projektit dhe praktikat më të mira sugjerojnë se trajtimi i elementëve të mëposhtëm ndihmoi cilësisht në procesin e ngritjes së klasterit ekonomik dhe hodhi bazat për qëndrueshmërinë e tij: Zbatimi i një qasjeje pjesëmarrëse në zgjedhjen e modelit të biznesit, i cili ka funksionuar në situata të ngjashme edhe në mjedisin shqiptar; Përgatitja e një plani biznesi, që mund t i sigurojë këtij grupimi akses në financë dhe udhëzues për drejtimin e biznesit; Zgjedhja e një modeli biznesi që nuk kërkon tjetërsim të mënyrës aktuale të të bërit biznes, por një përshtatje të natyrshme në drejtim të rritjes së efikasitetit dhe aksesit në treg të një grupi aktualisht funksional, duke promovuar gjithashtu produkte me vlerë për zonën; Regjistrimi ligjor i Shoqërisë së Bashkimit Bujqësor pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Dibër; Përfshirja në klaster e aktorëve si: përfaqësues të komunave Melan dhe Tomin, Këshilli i Qarkut Dibër, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, dega e Dibrës, specialistë të shërbimit këshillimor bujqësor dhe organizata vendore të shoqërisë civile; Ngritja e kapaciteteve të anëtareve të klasterit përmes metodave dhe materialeve të përshtatura për ta; 23

Ngritja e një zyre asistence (help-desk) në zonë, pranë partnerit vendor, organizatës Agritra Vizion, për trajtimin e çështjeve që mund të dalin gjatë funksionimit të klasterit. Ndërhyrja e projektit bëri të mundur vendosjen e bazave të qëndrueshme për ngritjen dhe fuqizimin e këtij klasteri ekonomik në qarkun e Dibrës. Për të garantuar konsolidimin e qëndrueshmërisë dhe ndikimit nevojitet zbatimi i planit të biznesit të këtij grupimi ekonomik, që do të mundësojë zhvillimin e produkteve, do të përmirësojë cilësinë e tyre, do të ulë kostot që lidhen me paketimin dhe seleksionimin e produktit dhe kostot e transportit të produkteve drejt tregut. Investimi i mëtejshëm për krijimin e magazinës shumë-funksionale dhe përfshirja e aktorëve vendorë për mbështetjen e zhvillimit të klasterit do të mundësojë konsolidimin dhe përhapjen më të madhe të kësaj përvoje. Zgjerimi i nismave të klasterave ekonomikë në zona të tjera rurale me problematika të ngjashme në Shqipëri mund të ndihmojë në fuqizimin ekonomik të grave dhe përmirësimin e jetesës së familjeve të tyre dhe komuniteteve vendore. Reflektimi i kësaj nevoje në kuadrin e politikave sektoriale dhe ndërsektoriale si dhe në mekanizmat e mundshëm mbështetës paraqitet si njëmundësi për të trajtuar në nivel kombëtar sfidat e fuqizimit socio-ekonomik të grave dhe prioritetet zhvillimore në zonat rurale. 24

6. Dëshmi përfituesish Redife Dardeshi, Themeluese e SHBB-së Ka vite që bashkë me gratë e tjera të fshatit punojmë në bujqësi për të siguruar të ardhura për familjet tona. Ne prodhojmë fruta, perime, mbledhim bimë mjekësore, etj. Të gjitha gratë punojnë në mënyrë individuale dhe na bashkojnë vetëm panairet lokale. Përballemi çdo ditë me sfidat e grumbullimit të prodhimit dhe aksesit në treg. Përmes projektit të IDM-së jemi trajnuar për avantazhet e bashkëpunimit, për marketingun për rritjen e vlerës së produkteve si dhe për shtimin e produkteve të tjera. Ne e shohim si mundësi të mirë krijimin e Shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësor për të rritur vlerat e produkteve dhe për të konkurruar në tregun bujqësor. Është një përvojë e re, por shpresojmë që do të na ndihmojë për të pasur të ardhura të qëndrueshme. TAULANT DATJA, Specialist Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dibër Projekte të tilla që nxisin zhvillimin ekonomik janë shumë të nevojshëm, sepse Dibra është një zonë me mundësi të pakta punësimi dhe me nivel të ulët ekonomik. Ky projekt ka nxitur idenë e klasterit ekonomik. Më vjen mirë që po punohet për fuqizimin e grave me ndikim ekonomik në qark. Më pëlqen që synohet të jepet fryma e bashkëpunimit në lidhje me zhvillimin ekonomik. Mendoj se kjo lloj fryme do të ndikojë fuqishëm në zhvillimin e Qarkut të Dibrës. Të gjitha trajnimet dhe seminaret janë zhvilluar me gjuhë të kuptueshme dhe njohuritë që kemi marrë ishin të bazuara në fakte bashkëkohore, të logjikshme dhe të përshtatshme për rajonin. Metodat që përdoreshin për dhënien e njohurive ishin shumë efikase. 25