Ibn Arabī. Fondacioni RUMI

Similar documents
From the Pastor s Desk

Al-Ṭūsī. Fondacioni RUMI

Suhrawardī. Fondacioni RUMI

GRUAJA NË ISLAM TIRANË,

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

Arabic. Arabic Page 1

Arabic. The previous UN-approved system is still found in considerable international usage.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

FILOZOFIA TELEOLOGJIKE E MEVLANA XHELALEDDIN RUMIUT

THE MESSAGES BEYOND MUNĀSABAT AL-ĀYĀT IN SURAH AL-GHĀSHIYAH (A Comparative Study between Ibrāhīm bin Umar al- Biqā ī And Muĥammad Ţāhir Ibn Āshūr)

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

Subordinate causal clauses in Albanian language

THE PRINCIPLES OF ISLAMIC PREACHING ACCORDING TO AL-QUR AN

Arabic and Persian titles in the Leiden Library Catalogue Manual for using the Leiden collections in Arabic and Persian languages

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE

THE CONCEPT OF DHIKR ACCORDING TO AL- GHAZALI AND ITS PSYCHOLOGYCAL BENEFIT

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk

Rules for The Quran Spelling Bee(Q-Bee)

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

ISLAMI DHE BRENGA E NJERIUT TË SOTËM. Sejjed Hosein Nasër

Noeu dhe Përmbytja e Madhe

A Glimpse of Tafsir-e Nur: Verses of Surah al-an am

Predikuesi 1:1 1 Predikuesi 1:16. Predikuesi

Welcome to ALI 440: Topical Tafsir of Quran Family Relationships

Our bodies & health is a trust & gift from Allah, therefore we must use it responsibly, not waste it, and maximise its benefit. Muslims/Asians are

THE ORTHODOX POST INSIDE THIS ISSUE. A Very Happy & Healthy New Year to All!!!

Contents. Transliteration Key إ أ) ء (a slight catch in the breath) غ gh (similar to French r)

Sarf: 16 th March 2014

From the Pastor s Desk

HADITH IN AL-MUSTADRAK ALA ASH- SHAHIHAINI (Analysis Study of Hadiths are not Criticized by Hakim an-naisaburi on Chapter Iman)

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHËMËSHIRSHMIT, MËSHIRËPLOTIT

The seven ways of reading Suratu l-fatiha via the tariq of Imam al-shatibi,

Sirah of Sayyida Fatima al-zahraa d

THE PHILOSOPHICAL MEANING OF MUBENG GAPURA MASJID WALI AT-TAQWA IN MARRIAGE TRADITION AT LORAM KUDUS (Phenomenology Studies)

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

Rabi`ul Awwal 13, 1439 H Fatah 2, 1396 HS December 2, 2017 CE

In that context it is a contraction of the phase. adda wah ilallaah

PËRPLASJE QYTETËRIMESH? Radikalizmi islamik në kontekst historik dhe politik

The Virtues of Surah An-Nasr

K n o w A l l a h i n P r o s p e r i t y

Bibël për fëmijët paraqet. Mbreti i Urtë Salomon

KHOJA SHIA ITHNA-ASHARI JAMAAT MELBOURNE INC. In the name of Allah (swt), the Most Compassionate, the Most Merciful

Fiqh of Dream Interpretation. Class 2 (24/7/16)

AUTENTICITETI DHE HISTORICITETI I NJERIUT NE FILOZOFINË E HANNAH ARENDT

TEZË DOKTORATURE PROZA E ANTON PASHKUT MES MODERNES DHE EKSPERIMENTALES

Volume 12, Nomor 1, Juni 2017 ISSN E-ISSN

In the Name of Allah, the Most Gracious, the Most Merciful.

Madrasa Tajweedul Quran

Islam and The Environment

The First Ten or Last Ten Verses of Sūrah al-kahf

DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE

SUFISM: COMPARATIVE PERSPECTIVE INAF 451 SPRING 2011

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

His supplication in Asking for Water during a Drought

ABSTRACT The Title: The contribution of the Endowment in supporting the Scientific an Educational Foundations in Makkah Al-Mukarram during Othmani

ALI 256: Spiritual and Jurisprudential aspects Salaat

Syllabus. Islamic Mysticism and Law ARAB/INAF 428. Thurs. 3:30-6pm ICC 270

Zonat kulturore e civilizimit islam... 3 Brzezinski: respektim të dinjitetit politik të muslimanëve...8 Islami në dy tre fjalë...

Quran Spelling Bee Second Level (Third to fifth grade) competition words

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

ALI 241: Akhlāq of the Ahlul Bayt c

Muharram 23, 1439 H Ikha 14, 1396 HS October 14, 2017 CE

ا ح د أ ز ح ا س اح ني ح ث ع ا ت س اح ث ا بس أ ج ع ني, أ ال إ إ ال ا و ح د ال ش س ه ا ه ا ح ك ا ج ني و أ ش ه د أ س د ب

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Arabic Curriculum. Year1-Term1 WRITTEN BY ABOO IBRAAHEEM HAAROON BIN SAAJIDUR-RAHMAAN

Surah Mumtahina. Tafseer Part 1

Zayd ibn Ali V

Spelling. Fa kasrah, Ya. Meem fathah, Alif. Lam fathah, Alif

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Tafsir Surah Yā Sīn (QUR105) Mawlana Hamood Aleem

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

Revision worksheet for grade 6. Lesson one (Surat As-Sajdah) c. Both have the same massage which is worshipping Allah

The Difference between a Prophet and Messenger

In the Name of Allah, the Most Gracious, the Most Merciful.

IMAM SAJJAD INSTITUTE

THE ORTHODOX POST. Pastor s Message by Fr. Nathan Preston. President s Message. The Orthodox Post Page 3 INSIDE THIS ISSUE WHO WON THE RAFFLE?

SESSION 31 FREQUENT RECITATIONS. I. SPOKEN ARABIC: Use 3SP. For continuity, see Spoken Arabic in previous lesson.

QUR ANIC ARABIC - LEVEL 1. Unit ٢٦ - Present Passive

ALI 258: Qualities of a Faithful believer Khutba No. 87 March 25, 2014/ Jumadi I 23, 1435

NATYRA E PSIKES NJERËZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NË KONCEPTIN ISLAM TË PERSONALITETIT

ISLAMIC CREED ( I ) Instructor: Dr. Mohamed Salah

ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA

Si muslimanë, ne dënojmë sulmet në dy qytetet kryesore të Shteteve të

Being Grateful. From the Resident Aalima at Hujjat KSIMC London, Dr Masuma Jaffer address:

ZYGMUNT BAUMAN KUFIJTË E RINJ DHE VLERAT UNIVERSALE

Explanation of the 3 Linked Chain Hadith of Imam Ad- Darami [255H] PT 2

EPISTEMOLOGY IN CLASSICAL ISLAMIC THOUGHT Selected Readings and Texts

Chapter 26: The Sin of Favoritism Be Just With Your Children

Ndërsa mësoja më shumë për teorinë e evolucionit, u bë gjithnjë e më e

The Reason for the Revelation of this Surah and its Virtues

with commentary by S. Qūnawī) and French translation by Stephane Ruspoli (Actes Sud, 1999), which we hope to review in a future issue.

ALI 340: Elements of Effective Communication Session Six

PARIME TË UDHËHEQJES MANUAL I MËSUESIT RELIGION 180R

Saudi Arabia s Permanent Council of Senior Scholars on Takfīr 1

His Supplication in Calling down Blessings upon the Followers of, and Attesters to, the Messengers

Transcription:

Ibn Arabī Fondacioni RUMI 1

Titulli i librit: Përzgjedhje antologjike Autori: Abū Abd Allāh Muḥammad ibn Alī ibn Muḥammad ibn Arabī al-hātimī aṭ-ṭā i Përgatiti: Shpëtim Doda Reçensentë: Arben Haxhiymeri Yllka Myftiu Adriatik Derjaj Redaktorë: Mira Meksi Arjan Leka Grafika kompjuterike: Fatmir Shutina Botoi: Fondacioni Rumi ISBN: 978-9928-4314-2-4 Fondacioni Rumi Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Fushë Mëzez - Kashar, Tiranë, Shqipëri. www.fondacionirumi.org Kontakt e-mail: rumifondacioni@gmail.com 2

Pasqyra e lëndës Parathënie...5 Bibliografia...29 Ndërshkrimi sipas alfabetit latin i fjalëve arabe...33 Nga: Traktat mbi Njëshmërimin...37 Kushtim...47 Ligjërimi i Pemës Universale të Identitetit...55 Ligjërimi i Pëllumbeshës...61 Nga: Ndriçimet mekase Bota e padukshme...71 Vdekja rishtarike...77 Alkimia e Lumturisë...83 Rreth konceptit të të Vërtetës së thelbësishme...95 Nga: Stolia e Mëkëmbësve...105 Nga: Vulat e urtësisë Urtësia Hyjnore tek Adami...115 Urtësia rreth Njëshmërisë Hyjnore tek Hudi...129 Urtësia e Transcendencës tek Nuhu...139 Nga: Mbi Madhështinë dhe Bukurinë...149 3

Nga: Kundrimi i Mistereve të Shenjta dhe Feksjet e Dritave të Hyjnësishme Kundrimi i Dritësisë së Qenësisë dhe Ekzistencës si feksje e Yllit të Vegimit të drejtpërdrejtë...159 Nga: Letër mbi Shtatëdhjetë perdet...167 Nga: Tretja e qenësishme në kundrimin e feksjeve të hyjnësishme...177 4

Parathënie 1. Jeta Abū Abd Allāh Muḥammad ibn Alī ibn Muḥammad ibn Arabī al-hātimī aṭ-ṭā i, i njohur gjerësisht përmes trajtës së shkurtuar të emrit si Ibn al- Arabī, apo si Ibn Arabī 1, është pa as më të voglin dyshim një gjigand i botës shpirtërore, në kuptimin më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës të fjalës, një prej personaliteteve më të shquara e më me ndikim të mistikës dhe shkencave ezoterike, jo vetëm atyre të lëvruara brenda botës islame, por edhe më gjerë 2. Falë gjerësisë, thellësisë dhe pjekurisë së arrirë sintetizuese të veprave që shkroi, në një mënyrë disi të veçantë të Ndriçimet mekase (al- Futūḥāt al-makkiyya) dhe Vula e urtësisë (Fuṣūṣ al-hikam), vështruar nga shumëkush si testamenti i tij shpirtëror, sikundërse forcës, vendosmërisë dhe dëlirësisë në rrugëtimin shpirtëror, Ibn Arabī është cilësuar ndër sufitë dhe mjediset 1. Trajta e parë, pavarësisht se është më e saktë, shmanget nga pjesa më e madhe e studiuesve, për të mos e ngatërruar mistikun e Murcias me juristin e njohur të Seviljas; shprehimisht, me Abū Bakr ibn al-arabī-n. 2. Shih: Abu Ela Affifi, The Mystical Philosophy of Ibn Arabi, Cambridge University Press, London 1939; Miguel Asín Palacios, The Mystical Philosophers of Ibn Masarra and His Followers, Brill, Leiden 1978; Toshihiko Izutsu, Sufism and Taoism. A Comparative Study of the Key Philosophical Concepts, California University Press, Berkeley-Los Angeles-London 1984; Reza Shah-Kazemi, Paths to Transcendence: According to Shankara, Ibn Arabi and Meister Eckhart, World Wisdom, Inc., Bloomington/Indiana 2006. 5

ezoterike islame si Muḥyī al-dīn, Gjallëruesi i Fesë, si Ash-Shaykh al-akbār, Mësuesi më sipëranor 1, Vula e shenjtëve, Prijësi i mbarë gnostikëve 2 etj. Ibn Arabī lindi në gjirin e një familjeje të devotshme myslimane, - në të cilën interesi për sufizmin ishte kthyer në një traditë, - në vitin 560 (në viti 1165, sipas sistemit kalendarik perëndimor), në Murcia të Andaluzisë. Paraardhësit e tij i përkisnin tribusë arabe të Ṭā ī-ve, të cilin Ibn Arabī e mbante me krenari, për të treguar se rridhte nga familja e poetit të shquar të periudhës paraislame, Ḥātim aṭ-ṭā ī, shpirtgjerësia dhe bujaria e të cilit ishin bërë thuajse proverbiale dhe rrëfehej mjaft dendur në gjuhë të ndryshme të Lindjes 3. Nuk dihet me saktësi se kur, por familja e tij u shpërngul nga Lindja e Mesme drejt Spanjës jugore, e cila nga fillimet e shekullit VII gjendej nën sundimin e princërve arabë. Në kohën kur lindi Ibn Arabī, Murcia, e cila ishte kryeqyteti i shtetit islam, po jetonte periudhën e saj të artë nga pikëpamje e jetës kulturore dhe e asaj intelektuale, pavarësisht luhatjeve 4 1. Titus Burckhardt, në: Muhyi-d-Din Ibn Arabī, La sagesse des prophèthes [traduction et notes par Titus Burckhardt], Albin Michel, Paris 1982, f. 7. 2. Michel Chodkiewicz, Le sceau des saints. Prophétie et sainteté dans la doctrine d Ibn Arabī, Gallimard, Paris 1986, f. 8; Claude Addas, Ibn Arabī ou la quête du soufre rouge, Gallimard, Paris 1989, f. 4. 3. Alfonso Camona Gonzales, Los años andalusies de Ibn al- Arabī (El régimen almohade y la formación del Sayh al-akbar), në: Los dos horizontes Textos sobre Ibn al- Arabī, Editora Regional de Murcia, Murcia 1992, f. 91. 4. Luhatjet në fjalë u krijuan kryesisht nga klima ushtarake që u krijuar gjatë kohëve në fjalë. Krh. Alfonso Camona Gonzales, Los años andalusies de Ibn al- Arabī (El régimen almohade y la formación del Sayh al-akbar), në: Los dos horizontes Textos sobre Ibn al- Arabī, Editora Regional de Murcia, Murcia 1992, f. 92. 6

që krijoi në 1171 pushtimi i saj prej almohadëve, të cilët gjendeshin asokohe në kulmin e lulëzimit të vet, dhe sollën atyre trevave pamësinë dogmatike të fesë islame, prej të cilës patën edhe emërtimin: Njëshmërinë e njëvetmësishme të Allahut 1, e cila do të përbënte edhe tematikën kryesore rreth të cilës do të boshtohej gjatë tërë jetës së tij Ibn Arabī; madje, në vazhdën e tyre, nëse mbajmë parasysh këtu faktin se, ndryshe nga pjesa tjetër e myslimanëve, almohadët nuk mjaftoheshin thjesht e vetëm te pranimi dhe pohimi (apo dëshmimi) i tawḥīd -it ( dëshmoj se nuk ka zot tjetër përpos Allahut), por edhe tek pranimi i tërë ndërlikjeve e realiteteve që i brendashkruhen, duke patur kësisoj ndërlikje të drejtpërdrejtë politike dhe kulturore, jo thjesht dhe vetëm doktrinore, për aq sa pranimi i realiteteve që i brendashkruhen tawḥīd -it nënkuptonte qartë hulumtimin dhe njohjen e tyre, e cila nuk mund të arrihej përpos se përmes lëvrimeve intelektuale 2. Ndërkaq, deri asokohe, myslimanët e Spanjës i patën përcjellë Evropës një pjesë të mirë të urtësisë dhe trashëgimisë së pasur kulturore të grekëve të periudhës së lashtësisë, ku një rol të spikatur luajtën pa as më të voglin dyshim shkollat e përkthimit, të cilat, nga ana e tyre, u shndërruan mirëfilli në shtysa të forta mendimkrijuese dhe mendimlëvruese, të cilat patën kulmuar në formësimin e atij corpus-i dijesh filozofike dhe shkencore që hasim në Persi dhe Irak; tek e fundit, tërë ai gjerdan i pasur 1. Në arabisht, pamësia e Njëshmërisë së Njëvetmësishme të Allahut njihet me termin tawḥīd, ndërkohë që ndjekësit e saj njihen me emërtimin al-muwaḥḥid, prej nga termi almohad nuk është përpos se trajta e hispanizuar. 2. Në këtë drejtim, lipset thënë se prania e të krishterëve e shndërronte një nevojë të tillë në domosdoshmëri. 7

përcjelljesh e lëvrimesh për të cilat kultura dhe qytetërimi perëndimor i detyrohen mjaft kulturës dhe qytetërimit islam. Falë këtij avlëmendi mendimi dhe njohjeje, të rinjtë e Andaluzisë së shekullit XII patën në dispozicion të tëra arritjet kulmore të dijeve dhe të njohurive të përftuara deri asokohe, nga prurjet e Zoroastrianismit dhe Manikeizmit, tek pamësitë e teologjisë hebraike dhe të krishterë, pa anashkaluar prurjet e përmendura më sipër, ato të filozofisë, të matematikës, letërsisë dhe të shkencave të lëvruara në Greqinë e lashtë, apo prurjet nga kultura dhe nga qytetërimi indian dhe kinez 1. Një mjedis i këtillë kaq i pasur kulturor i dha mundësinë e artë Ibn Arabī-t jo vetëm të shuante kureshtjen e tij të jashtëzakonshme shpirtërore, por edhe të përvetësonte shumëçka nga burimet dhe arritjet jo vetëm të kulturës islame, por edhe të kulturave të tjera. Në moshën tetëvjeçare, familja e tij u zhvendos në Sevilja, ku i ati, Alī ibn Muḥammad, u emërua këshilltar ushtarak i Sulltanit ahmodas Abū Ya qūb Yūsuf-it I. Këtu Ibn Arabī e kaloi pjesën më të madhe të periudhës së rinisë së tij, duke studiuar retorikë, gramatikë, shkencat kur anore dhe parimet e jurisprudencës islame nën përkujdesjen e mësuesve të ndryshëm sufi, si burra, ashtu edhe gra 2. Në moshë fare të re, ende pa mbushur të gjashtëmbëdhjetat, 1. René Guénon, Kriza e botës moderne (shqip nga Shpëtim Doda), LogoKron, Tiranë 2009, f. 10 et passim. 2. Sikundërse vëren Henry Corbin tek L imagination créatrice dans le soufisme d Ibn Arabī (Flammarion, Paris 1958 2, f. 38), periudha e rinisë së Ibn Arabī-t u shoqërua nga dy miqësi shpirtërore femërore, një miqësi e dyfishtë për dy gra të nderuara sufi [...]: njëra ishte Yasmina e Markenës, ndërsa tjetra Fatima e Kordusë.. 8

ndërsa kishte nisur punë si qātib, si sekretar, pranë guvernatorëve të ndryshëm, Ibn Arabī i futet rrugëtimit të tij [shpirtëror] dhe ndjek mjediset askete dhe mistike të Andaluzisë 1, duke filluar shumë shpejt të përjetojë brenda vetes frytet e para të kësaj metanoia 2. Teksa dergjej sëmurë, në një gjendje tejet të rënduar fizike, për shkak të sfilitjeve të trupit përmes ushqimeve asketike, dhe nën mësymjet e vegimeve të mbushura me qenie të frikshme, demoniake, Ibn Arabī sheh t i shpërfaqet një qenie e mrekullueshme, e rrethuar prej një arome të këndshme 3, e cila i jep forcë dhe e çliron nga ajo gjendje lëngimesh 4. Mbas kapërcimit të vështirësive të para, iu dha tërësisht jetës prej asketi, u shpërndau njerëzve në nevojë të tërë pasurinë e tij dhe filloi që t i përkushtohej përjashtimisht hulumtimit dhe kërkimit të Zotit. Pak dite më vonë, në moshën njëzetvjeçare, e shohim që të zhvendoset në Kordobë për të vijuar studimet e tij në shkencat fetare. Gjatë kësaj kohe viziton një prej figurave më të njohura dhe më të rëndësishme të filozofisë islame, i vështruar dhe vlerësuar nga shumëkush si figura më e spikatur e shkollës së peripatetikëve islamë të kohës së tij: Abū al-wālid Ibn Ruṣd-i, i cili njihet në Perëndim me trajtën e latinizuar të emrit Averroè. 1. Shih: Michel Chodkiewicz, Le sceau des saints. Prophétie et sainteté dans la doctrine d Ibn Arabī, Gallimard, Paris 1986, f. 16. 2. Shprehimisht, pendesës së vështruar jo si reagim pranues ndaj një faji apo gabimi, por si ndryshim rrënjësor i formës së të qenit dhe i mënyrës së të jetuarit dhe të menduarit, në përpjekje për t u ri-kthyer në gjendjen burimore. 3. Henry Corbin, L imagination créatrice dans le soufisme d Ibn Arabī, Flammarion, Paris 1958 2, f. 39. 4. John Renard, Tales of God s Friends: Islamic Hagiography in Translation, California University Press, Berkeley 2009, f. 34. 9

Rreth këtij takimi me filozofin e njohur, Ibn Arabī flet gjerë e gjatë në një vatër tekstore të Ndriçimet mekase, e mbushur me elemente jo të pakta jetëshkrimore për veten. Në këtë vatër tekstore, Ibn Arabī ndër të tjera shkruan: Një ditë shkova në Kordoba, në shtëpinë e Abū al-wālid Ibn Ruṣd-it, i cili pati shprehur dëshirën që të më njihte personalisht, për shkak se pati dëgjuar mjaft rreth zbulesave shpirtërore me të cilat më pati begatuar Allahu gjatë periudhës së tërheqjes time shpirtërore [...]. Im atë, i cili ishte një prej miqve të tij më të afërt, më dërgoi tek ai me pretekstin e dorëzimit të një porosie, por në të vërtetë po synonte t i jepte mundësinë Abū al-wālid Ibn Ruṣd-it që të bisedonte me mua. Asokohe isha një djalosh mjekërpadirsur. Sapo hyra në shtëpinë e tij, filozofi i shquar u ngrit në këmbë dhe rendi të më dilte përpara; duke u përpjekur të më shprehte mirëseardhjen dhe ndjenjat e miqësisë dhe respektit, më rroku në qafë, dhe më pas më tha: Po!. Dhe unë, nga ana ime, Po!, iu përgjigja. Aso çastesh, ndërsa shihte se e pata kuptuar, gëzimi dhe ngazëllimi i tij u shtuan akoma edhe më tepër. Porse më pas, mbasi u bëra i vetëdijshëm për shkakësinë e ngazëllimit të tij, i thashë: Jo!. Atëherë Abū al-wālid Ibn Ruṣd-i u trishtua, ngjyra e çehrjes së fytyrës i ndryshoi në çast, dhe dukej se filloi që të dyshonte tek mendimet e veta. Më drejtoi këtë pyetje: Çfarë përfundimesh ke arritur përmes ndriçimit shpirtëror dhe intuitës mistike? A janë vallë të njëjta me tërë sa na është dhuruar neve (viz. filozofëve) përmes përsiatjes racionale dhe argumentimit racional? Unë iu përgjigja: Edhe po, edhe jo. Mes po -së dhe jo -së, 10

shpirtrat lëshohen fluturimit duke dalë nga lëndësia, ndërsa qafat shkëputen prej trupit.. Abū al-wālid Ibn Ruṣd-i u zbeh i tëri në fytyrë, dhe pashë teksa po dridhej i tëri. Pëshpëriti frazën Nuk ka forcë dhe fuqi tjetër përpos se tek Allahu i Lartësuar, pasi e pati kuptuar tërë çfarë i pata shprehur në formë rrëshqitëse. 1. Në vitin 590 (viti 1195, sipas sistemit kalendarik perëndimor) e shohim që të largohet nga jugu i Spanjës dhe të ngulet në veri të Afrikës. Në të vërtetë, prej këtij viti fillon edhe ai gjerdan i gjatë shtegtimesh nga një cep në tjetrin i mbarë botës islame 2. Porse, sidoqoftë, më tepër sesa një trajektore gjeografike, fjala është, më së pari dhe mbi të gjitha, për një rrugëtim pastërtisht shpirtëror, apo, për të cituar Henry Corbin-in, për një topografi të mirëfilltë shpirtërore 3. 1. Ibn Arabī, al-futūḥāt al-makkiyya, (ed. Othman Yahya), The General Egyptian Book Organization, Cairo 1970, vëll. I, f. 153-154. Sakaq, sa i përket moralit të dialogut, besojmë se është më se e qartë: njohja gnostike, e natyrës intuitive dhe shpirtërore, është e barabartë në status, në mos më sipëranore, me njohjen e përftuar përmes argumentimit pastërtisht racional. Ndërkaq, në këtë drejtim vlen të sjellim në vëmendje se Ibn Arabi tregon se si një natë Abū al-wālid Ibn Ruṣd-i i ishte fanepsur në ëndërr, porse mes mistikut dhe filozofit ishte vendosur një perde, e cila shenjon një lloj vije ndarëse, një kufi dhe kufizim njëherazi; tek e fundit, siç shprehet Robert Caspar-i në Cours de mystique musulmane (Pontificio Istituto di Studi Arabi e di Islamistica, Roma, 1979, f. 104), tërë çfarë e pengonte Abū al-wālid Ibn Ruṣd-in që të kundronte atë çfarë kundronte Ibn A rabī.. 2. Për sa i përket shtegtimeve të shumta të Ibn Arabī-t, një panoramë të imtësishme e ndeshim tek Claude Addas, Ibn Arabī ou la quête du soufre rouge, Gallimard, Paris 1989. 3. Henry Corbin, L imagination créatrice dans le soufisme d Ibn Arabī, Flammarion, Paris 1958 2, f. 11 et passim. 11

Në vitin 591 shkon në Fez, në Marok, më pas në Kordobë, në Sevilja dhe sërish në Marok. Në vitin 589, sakaq, ndërsa gjendej në Marrakesh, në pjesën perëndimore të Marokut, i mbërrin një tjetër vegim, i cili e shtyu që të shkonte drejt Lindjes 1, dhe ndoshta bëhet fjalë për një vegim të natyrë provanore, dhe kjo për shkak se mjedisi intelektual dhe ai i islamit ortodoks në Andaluzi nuk ishte treguar aspak mirapritës ndaj ideve dhe pikëpamjeve të tij; përkundrazi, në jo pak raste mund të thuhet se nuk kishin munguar as keqkuptimet, as debatet në lidhje me idetë dhe pikëpamjet e tij, sidomos për sa i përket pamësisë së njëshmërisë së qenësisë, e monizmit ekzistencial, i cili mund të vështrohet fare mirë si një lloj tawḥīd -i radikal (asgjë tjetër nuk ekziston përpos Allahut), çka lexuesit perëndimor i sjell vetvetishëm ndërmend monizmin dinamik të Heraklitit (së paku në gjykimin tonë), më tepër sesa pamësitë e Parmenidit, e Platonit, Plotinit, Filonit, apo të neoplatonikëve të tjerë. Ndërsa zhvendosej nga Kajro në Jeruzalem, e nga këtu drejt Mekës, për të kryer haxhin, e shohim t i afrohen ndjekësit e parë. Gjatë qëndrimit në Mekë, shkruan një përmbledhje me poezi, e titulluar Interpretuesi i dëshirave (Tarjumān al-aṣwāq), i cili i kushtohej një vashe mekase. Në këtë përmbledhje vargjesh, përmes një gjerdani të ngjeshur metaforash, aluzionesh, alegorish dhe pamjesh profane, Ibn Arabi filloi të shpërndante pamësitë e tij ezoterike, në mënyrë më të spikatur tek komentari me të cilin e shoqëron 1. Michel Chodkiewicz, Le sceau des saints. Prophétie et sainteté dans la doctrine d Ibn Arabī, Gallimard, Paris 1986, f. 17. 12

përmbledhjen në fjalë, i shkruar në formë përgjigjeje ndaj kritikave që nisën t i shigjetoheshin nga jo pak autoritete të kohës 1, herë në drejtim të guximit në shprehjen e ndjenjave të natyrës erotike, e herë në drejtim të një sinkretizmi në rrafshin fetar, ku do të mjaftonte të sillnim në vëmendje një prej ghazal-ëve më të njohur të kësaj përmbledhjeje, në të cilin Ibn Arabī shpreh bindjen dhe pamësinë e sufive se çdo udhë të shpie për tek Zoti, i Cili është jo thjesht Nië-dhe-i- Njëvetëm, por edhe i Njëvetëm-qenëshmi: Tanimë zemra ime është e aftë të mbartë çdo formë: lëndinë është për drenushat, kuvend për murgjërit e krishterë, tempull është për idhujt, Ka ba për shtegtarët, pllakatë e Torah-së dhe libër i Kur anit. Jam ndjekës i fesë së dashurisë: në çdo fe të më shpijnë devetë e dashurisë, atje gjenden gjithë po aq feja dhe besimi im. 1. Në këtë drejtim, me mjaft interes shfaqet analiza që i paraprin në formë Parathënieje botimit dygjuhësh arabisht-anglisht e Reynold Nicholson-it (Muḥyī al-dīn ibn al- Arabī, Tarjumān al-aṣwāq. A Collection of Mystical Odes (ed. Reynold A. Nicholson), Royal Asiatic S ociety, London 1911). 13

Gjatë kohëqëndrimit të tij në qytetin e Mekës, i mbërrijnë një gjerdan vegimesh dhe ndriçimesh, një pjesë të të cilave i peshkojmë të përshkruara në veprën e tij voluminoze Ndriçimet mekase, e cila është një enciklopedi e mirëfilltë mistike dhe ezoterike e përbërë prej 560 kapitujsh dhe një vëllim përmbledhës, në të cilën Ibn Arabī shtjellon një larmi tematikash, nga ato të filozofisë mistike, tek ato të praktikës dhe pikëpamjeve sufi. Gjatë kësaj kohe shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme. Në vitin 603 e gjejmë në Egjipt, më pas, në vitin 606 në Alepo, dhe dy vjet më pas në Bagdad, duke u zhvendosur herë pas here edhe në trevat e Konias, në Anadoll, dhe në Mosul, në Malatinë etj., duke u pritur kudo me respektin dhe me nderimet që i takojnë një dijetari të madh. Kësaj kohe i përkasin Tanazzulāt al- Mawṣiliyyah (Rreth kuptimit ezoterik të pastrimit dhe lutjes), në të cilën Ibn Arabī ndalet hollësisht tek misteret që lëvizin nga brenda lutjes si rrugëtim pa kurrfarë largësie, Kitāb al-jalāl wa l-jamāl (Libri i Madhështisë dhe i Bukurisë së hyjnësishme), në të cilën përmbys pikëpamjen që sundonte deri asokohe shprehimisht, atë të kundërtisë mes këtyre dy Cilësive apo Atributeve të hyjnësishme, duke i vështruar si përplotësuese të njëra-tjetrës, dhe Kitāb al-kuhn ma la Budda lil MuridMinhu (Libri i këshillave për rishtarët në rrugëtimin sufi) 1. Shtegtimet e tij vijojnë deri në vitin 620, kohë kur u vendos në Damask, ku jetoi, mësoi e punoi deri në ditët e fundit 1. Stephen Hirtenstein, The Unlimited Mircifier, Anqa Publishing, Oxford 1999, f. 176. 14

të jetës, i rrethuar nga një numër mjaft i madh ndjekësish. Të kësaj periudhe janë Fuṣūṣ al-hikam (Vulat e urtësisë), i vështruar nga shumëkush si vepra më e rëndësishme, për shkak se në të Ibn Arabī paraqet në formë sintetike tërë pamësitë dhe idetë e tij, duke hedhur dritë dhe duke shtjelluar në formë përfundimtare qoftë atë që njihet si pamësia e njëshmërisë së qenësisë dhe të ekzistencës (wadāt alwujūd), qoftë pamësinë eskatologjike në lidhje me botën e pamjesishme (bazārkh), e pranishme edhe te Suhrawardi 1 dhe e përvetësuar në Perëndim nga Dante Alighieri 2 ; Mashāhid al-asrār (Kundrimi i mistereve të hyjnësishme), në të cilin përmblidhen katërmbëdhjetë dialogë dhe vegime mistike; Rūḥ al-quds (Shpirti i shenjtërisë), në të cilin rrëfen për përvojën me mësuesit sufi gjatë periudhës kur jetoi në Andaluzi; Mishkāt al-anwār, një përmbledhje e rëndësishme me 101 hadithe qudsi, si dhe disa përmbledhje me lutje etj. Ndërroi jetë në vitin 638 (në vitin 1240, sipas sistemit kalendarik perëndimor), duke u lënë pas brezave të ardhshëm një oqean të thellë e të gjerë mendimi dhe dijeje, ndërsa filozofëve, mistikëve e gnostikëve një gurrë të pashtershme ndriçimi e frymëzimi 3, pavarësisht se në botën islame ortodokse lipset thënë se figura, mendimi dhe pikëpamjet e tij u shoqëruan nga një polarizim 1. Krh. Shpëtim Doda, Suhrawardī Filozofi i Dritës, në: Suhrawardī, Përzgjedhje antologjike (sjellë në shqip nga Shpëtim Doda), Fondacioni Kulturor Rumi, Tiranë 2016. 2. Miguel Asín Palacios, La escatología musulmana en la Divina Comedia, Real Academia Española, Madrid 1967. 3. Shih: Othman Yahya, L Histoire et classification de l œuvre d Ibn Arabī, Bulaq, Damascus, 1964. 15

i ndjeshëm qëndrimesh, mes vlerësimit dhe kriticizmit, shenjtërimit dhe heretizimit 1, pjesërisht kjo për shkak të guximit të shprehisë për gjëra dhe çështje për të cilat shpeshherë teologët ortodoksë parapëlqejnë të heshtin, duke u mjaftuar thjesht me aspektet formale të dogmës, e pjesërisht për shkak të kompleksitetit tejet të theksuar me të cilin nyjëtohen pikëpamjet e pamësitë, pjesë kjo e një strategjie dhe kodi të mistikëve, çka ka ndikuar jo pak edhe në numrin jo të madh të përkthimeve të veprës së tij të gjerë në gjuhë të tjera, pavarërisht se kohët e fundit situata shfaqet rrënjësisht e ndryshme, duke u përputhur më së miri me vegimin që Ibn Arabī-t i ishte fanepsur në lidhje me veprën e tij. Pashë një engjëll të më vinte përkundrejt me një rreze drite të bardhë; mund të thuhej se ishte një rreze e dritës së diellit. Çfarë është e tërë kjo, xhanëm?, pyeta. Ai u përgjigj: Kjo është surja al-shu arā-së [...] Atëherë ndjeva se si një pupël ngjitej nga gjoksi drejt fytit tim, e më pas drejt gojës time. Ishte një qenësor me një kokë, një gjuhë, dy sy dhe me buzë. Më pas ai u shtri për së gjati deri sa kryet e tij prekën të dy horizontet, atë të Lindjes dhe horizontin e Perëndimit. Më pas ai u tkurr dhe u kthye brenda gjoksit tim. Atëherë m u bë fare e qartë se fjala ime do të prekte të dy horizontet, atë të Lindjes dhe horizontin e Perëndimit... 2. 1. Shih: L Histoire et classification de l œuvre d Ibn Arabī, Damascus, 1964, f. 114-135 dhe f. 241-256; James Morris, Ibn Arabi and His Interpreters, në: Journal of the American Oriental Society, nr. 106, 1986, f. 539-551; Alexander Knysh, Ibn Arabi in the Later Islamic Tradition: The Making of a Polemical Image in Medieval Islam, State University of New York Press, Albany 1999, f. 64-67. 2. Ibn Arabi, Dīwān al-ma ārif (Trad. fr. Roger Deladrière), Journal of Ibn Arabī Society, Oxford 1994, f. 52-53. 16

2 Vepra Qasja e parë me Ibn Arabī-n është e fatshkruar të krijojë një habi më vete. Nga njëra anë, sikundërse u shprehëm edhe më lart, Ibn Arabī njihet si një nga mistikët më të shquar dhe më të rëndësishëm të të gjithë kohërave, ndërkohë që, nga ana tjetër, shpaloset si një prej autorëve më prodhimtarë, duke lënë pas rreth treqind vepra 1. Si mund të shpjegohet një fakt i tillë, kur dihet se një nga tiparet më të qenësishëm të mistikëve është heshtja, apo fshehtësia, dhe jo shprehia, apo shpalosja në publik? Ndërkaq, nuk është aspak e nevojshme të ngarendim tek rastet e njohura në Perëndim 2, për të treguar se si dhunimi i kësaj heshtjeje mund të sillte pasoja të rrezikshme për dhunuesin; do të na mjaftonte të sillnim në vëmendje rastin e një prej mistikëve më të njohur të botës islame një botë në të cilën imazhet e librit, e shkrimit, e pendës, shprehisë, fjalës, recitimit, apo e dëgjuesit, shfaqen paradigmatikisht sunduese; konkretisht, fjala është për Umara al-husayn ibn Mansur Al-Hallaj-it, fundin tragjik të të cilit urafā-t e vështrojnë si pasojë e nxjerrjes faqazi, publikisht, të sekreteve apo të fshehtave shpirtërore. Për të, Hafiz-i, poeti i njohur mistik pers, thotë: 1. Ka studiues të cilët shprehen se shkroi 550 vepra; porse mes tyre ka vepra, autenticiteti dhe autorësia e të cilave, gjithsesi, shfaqen shpeshherë të diskutueshëm, siç është rasti i dy teksteve mjaft të njohur, qoftë edhe në Perëndim, Pema e Gjithësisë, si dhe Traktat mbi Njëshmërinë, ndërkohë që, në pjesën tjetër, fjala është herë për vepra shumëvëllimshe, dhe herë për pamflete, traktate të shkurtër, deri edhe letra. Sidoqoftë, vetë Ibn Arabī pohon se ka shkruar me dorën e tij 287 vepra. 2. Shih: René Guénon, Ezoterizmi i Dantes (shqip nga Shpëtim Doda), Mehr Licht, Tiranë 2010, f. 6 et passim. 17

Ai tha, se ai shoku, që e ngjitën lart në kryq, Ishte fajtor se sekretet pati nxjerrë në publik 1. Kjo pyetje i thers në mendje, në formë dileme, çdo studiuesi që ndeshet me Ibn Arabī-n dhe veprën e tij mjaft të gjerë, e boshtuar vazhdimisht rreth Njëshmërisë së hyjnësishme (tawḥīd) dhe rreth të fshehtave që lëvizin brenda saj, duke trajtuar e shprehur pikëpamje jo thjesht të ngjashme, porse shpeshherë edhe të njëjta me ato të Umara al-husayn ibn Mansur Al-Hallaj-it dhe Shihāb al-dīn Yaḥyā ibn Ḥabbash ibn Amīrak Abū l-futūḥ-it, i njohur ndryshe si Suhrawardī, edhe ky i ekzekutuar po për të njëjtat arsye si Al-Hallaj-i, madje në një kohë kur Ibn Arabī sapo kishte mbushur të njëzet e pestat. Shpjegimin e kësaj dileme e ndeshim brendapërbrenda veprës së Ibn Arabī-t. Tek Rūh al-quds, Ibn Arabi rrëfen për një takim që pati patur me Abū Ya qūb Yūsuf al-kūmī-n, përshkrimin e të cilit meriton ta sjellim të plotë, për aq sa hedh jo pak dritë në lidhje me dilemën e sipërpërmendur; madje, aty për aty krijohet përshtypja se pikërisht ky është edhe qëllimi i vetë Ibn Arabī-t në përshkrimin e takimit në fjalë. Një tjetër përvojë që pata me Shaykh-un, gjykojmë se meriton ta sjellim në vëmendje. Fillimisht, duhet të shpjegoj se asokohe nuk e pata parë kurrë Letrën e al-qushayrī-t 2, 1. Cit. nga Ayatollah Murt adhā Mut ahharī, në: Një histori e shkurtër e irfān-it islam (shqip nga Shpëtim Doda), Etika dhe Metafizika, Fondacioni Kulturor Rumi, Tiranë (2) 2016. 2. Fjala është, shprehimisht, për Al-Risāla al-qushayriyyah (Letër mbi sufizmin), e cila ishte edhe vepra më e njohur Abd al-karīm ibn Hūzān Abū al-qāsim al-qushayrī al-naysābūrī-t, ndërkohë që njihet 18

as ndonjë gjë të ngjashme nga ndonjë prej mësuesve [sufi]; madje, as që mendoja se ndonjë prej ndjekësve të Udhës sonë mund të kishte shkruar ndonjëherë ndonjë gjë [...] Një ditë prej ditësh, Shaykh-u i hipi kalit dhe m u lut mua dhe një prej miqve të mi që ta ndiqnim në Almonteber, një mal rreth tre milje në të dalë të Seviljes. Më pas, kur porta e qytetit u hap në mëngjes, dola së bashku me mikun tim, i cili pati me vete një kopje të Letrës së al-qushayrī-t. U ngjitëm malit dhe e gjetëm Shaykh-un në majë, së bashku me shërbyesin, i cili po kujdesej për kalin. Më pas u futëm në xhaminë e ndërtuar në majën e malit dhe kryem namazin. Kur patëm mbaruar, u kthye me shpinë nga mihrab-i 1 dhe më dha Letrën, duke më thënë që ta lexoja me zë. Frigimi im ndaj tij ishte aq i madh, saqë nuk mund të lidhja as dy fjalë bashkë dhe libri më ra nga duart. Atëherë i tha mikut tim që ta lexonte me zë, dhe nisi të shtjellonte tërë sa lexuam prej tij, deri në kohën e namazit të mbrëmjes, të cilën e kryem po aty. 2. Sikundërse vërehet, në këtë episod, përmes imazhesh mjaft domethënëse (habia që ndjen teksa mëson për ekzistencën e një libri të shkruar nga një ndjekës i Udhës [mistike], frigimi i thellë ndërsa vëren që t i vendosin librin në duar, aq sa ky i rrëshqet, mend sikur t i ishin paralizuar, tërheqja në një vend sa edhe për një Komentar mbi Kur anin, në të cilin përvijoi katër rrafshet e interpretimit: divulgativ, elitar, shenjtor dhe atë profetik. 1. Një kamare në murin e xhamisë, e cila tregon drejtimin e Mekës (qiblah). 2. Ibn Arabī, Rūh al-quds, në: Sufis of Andalusia (Eng. trans. with Introduction and Notes by Ralph W. J. Austin), University of California Press, Berkerley-Los Angeles 1971, f. 71-72. 19

më larg gjindjes etj.), Ibn Arabī paraqet me mjeshtëri pikërisht kundërtinë mes librit dhe mistikës, i pari i hapur ndaj publikut të gjerë e shprehisë, ndërsa i dyti ndaj heshjes dhe një grupi individësh. Në këtë drejtim, madje, Ibn Arabī do të ishte i pari që do të tregonte guximin të kapërcen kundërtinë në fjalë; sikundërse vëren edhe Ralph W. J. Austin-i, përkthyes i veprës së tij, Ibn Arabī u dha shprehësi doktrinave, ideve dhe pikëpamjeve të të gjithë brezave të sufive që e patën paraprirë, e duke regjistruar për herë të parë [në formë shkrimore], sistematikisht dhe në hollësi, të tërë atë bagazh jashtëzakonisht të gjerë dhe të pasur të përvojës sufi, si dhe të traditës së tij gojore [e cila ishte edhe e vetmja formë përcjelljeje dhe komunikimi që sundonte sufizmin e deri asokohe]. 1. Ndërkaq, një episod tjetër, i cili lidhet me çështjen që po trajtojmë, e peshkojmë tek faqet e Fuṣūṣ al-hikam. Në rreshtat hyrës, Ibn Arabī shkruan në lidhje me librin e tij: Në të vërtetë, në një prej ditëve të fundit të muajit Muharrem, të vitit 627, në qytetin e Damaskut, m u faneps i Dërguari i Allahut paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të! - në ëndërr sjellëse lajmesh të mira (mubashshirah), dhe në dorën e tij paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të! - mbante një libër, dhe ai më tha: Ky është libri i Fuṣūṣ al-hikamit. Merre dhe shprehua njerëzve, që të mund të përfitojnë prej tij. Dhe unë iu përgjigja: Dëgjesa dhe bindja janë ndaj Allahut të Lartësuar, të Dërguarit të Tij, dhe atyre njerëzve që zotërojnë Autoritetin, siç na është urdhëruar [nga Allahu]. 1. Ralph W. J. Austin, Introduction, në: Ibn Arabī, Rūh al-quds, në: Sufis of Andalusia (Eng. trans. with Introduction and Notes by Ralph W. J. Austin), University of California Press, Berkerley-Los Angeles 1971, f. 48. 20

Mbasi e qartësova dëshirën, dhe mbasi e dëlirësova qëllimin, u përqendrova tek përpjekja dhe tek synimi për t u bërë të njohur njerëzve këtë libër sipas kufijve që më pati vendosur vetë i Dërguari i Allahut paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të! pa shtuar asgjë, dhe pa hequr asgjë... 1. Sikundërse vërehet qartë, në këtë episod nuk gjendet asnjë gjurmë sado e vogël habie apo tronditjeje dhe frigimi, siç vërejmë në episodin e parë; arsyeja është e thjeshtë: Dëgjesa dhe bindja janë ndaj Allahut të Lartësuar dhe ndaj të Dërguarit të Tij... ; dhe i Dërguari e urdhëron jo të heshtojë, por të shprehet; dhe jo për një grup të mbyllur njerëzish, por për të gjithë njerëzit, me qëllim që të gjithë, pa kurrfarë dallimi, të mund të përfitojnë. Dhe e tërë vepra e Ibn Arabī-t mëton të shfaqet si dëshmi e dëgjesës dhe e bindjes ndaj tërë sa e urdhëron i Dërguari. Pa fanepsjet e kësaj natyre, dhe e këtij mesazhi, Ibn Arabī me gjasë nuk do të kishte shkruar dhe nuk do të kishte bërë publike tërë sa shkroi dhe tërë sa bëri publike përmes veprave të tij. Një lidhje të tillë të qenësishme, madje gjenealogjike, mes veprave të tij dhe vegimeve, dhe urdhërit hyjnor, Ibn Arabī e përshkruan në një nga vatrat tekstore të Futūhāt al-makkiyya, Ndriçimet mekase, ku ndër të tjera shkruan: Në të gjithë çfarë kam shkruar deri më sot, nuk kam patur kurrë një herë një qëllim të paracaktuar, siç ndodh me shkrimtarët e tjerë. Shkëndijëza të frymëzimit hyjnor ia behnin sipër meje dhe pothuajse më rrethonin nga çdo anë, aq sa nuk më duhej tjetër përpos se të zhvendosja nga 1. Ibn Arabī, Le livre des chatons des sagesses (Traduction intégrale, notes et commentaire par Charles A. Gilis), Al-Bouraq, Beyrouth 1997, vëll. I, f. 27-28. 21

mendja në letër tërë sa më shpërfaqej dhe më fekste zbulimtare. Në qoftë se vepra ime shpalos këtë apo atë formë hartimi, dije se forma në fjalë ka qenë krejtësisht jashtë çdo qëllimi tim. Disa vepra i shkrova me urdhër të Allahut të Lartësuar, i cili (viz. urdhëri) më mbërrinte gjatë orëve të gjumit (viz. përmes ëndrrës) apo përmes vegimeve mistike... Zemra ime qëndron e ngulur përpara Portës së Pranishmërisë së Hyjnësishme, duke pritur e tëra sy dhe vesh për të ngërthyer tërë çfarë del jashtë fill sapo hapet Porta [e Pranishmërisë së hyjnësishme]. Zemra ime është e varfër dhe nevojtare, e zbrazët nga çdo lloj njohjeje. Kur zemrës i shpaloset diçka nga mbrapa asaj perdeje, ajo ngarend të bindet dhe t i jepet e tëra shkrimit... 1. Ndërkaq, sikundërse u shprehëm edhe më lart, Ibn Arabī pohon se ka shkruar me dorën e tij 289 vepra, duke lënë kësisoj të hapur mundësinë e ekzistencës së atyre veprave të cilat janë të tij, por jo të shkruara me dorën e tij, por të këtij apo atij ndjekësi, një praktikë kjo jo e panjohur asokohe. Pjesa dërrmuese e tyre nuk kanë arritur të dalin në dritë, dhe tërë sa njohim, është vetëm titulli, ndërkohë që pjesës tjetër, rreth 150 vepra, iu desh të priste plot gjashtëqind vjet të shihte dritën e botimit, ndërkohë që deri më atëherë qarkullonte vetëm në formë dorëshkrimesh 2. Vepra e parë që pa dritën e botimi, ishte Fuṣuṣ al-hikam, e botuar në Bulak të Egjiptit më 1837, e shoqëruar me një komentar në 1. Ibn Arabī, Futūhāt al-makkiyya The Meccan Revelations, vëll. I (Eng. trans. by William C. Chittick), Pir Press, New York 2002, f. 59-60. 2. Ndërsa punonte për Historia dhe klasifikimi i Veprës së Ibn Arabī-t, Othman Yahya bën me dije se pati arritur të mblidhte 3000 dorëshkrime, të cilët përfshinin 550 vepra. 22

osmanisht, ndërkohë që u desh të kalonin njëzet vite të tjerë, që veprat e tij të fillonte të botohej dendurazi dhe në mënyrë të pandërprerë, kryesisht në Bulak dhe në Stamboll. Mbas botimit të Leipzig, më 1847, të al-ịṣṭilāḥāt al-ṣūfīya, Terminologjia teknike e sufizmit, prej Gustav Flügel-it, në Bulak sheh dritën e botimit, më 1855, Diwān al-akbar, Divani poetik, dhe dy vite më vonë, vepra e tij më e shtrirë, Futūhāt al-makkiyya, Ndriçimet mekase, përmbledhur në katër vëllime, ndërsa në pjesën tjetër të gjysmës së dytë të shekullit XIX, krahas ribotimeve, panë dritën e botimit edhe njëzet e pesë vepra të tjera, mes të cilave Sajarāt al-kawn, Pema e Botës, Rūh al- Quds, Sufitë e Andaluzisë, Kitāb kunh, Rrugëtimi sufi etj. Në kapërcyell të shekullit XX, vepra e tij tërhoqi vëmendjen edhe në Perëndim, prej nga filluan, krahas botimeve në arabisht, edhe përkthimet e para të saj në gjuhët perëndimore dhe, mbi të gjitha, studimet e para rreth saj dy drejtime këto të cilat vijojnë të shtrihen me intensitet edhe sot e gjithë ditën, pavarësisht vështirësive që shpërfaq gjuha, stili dhe terminologjia e Ibn Arabī-t. Prej sjelljeve përkthimore të veprave të tij në gjuhët perëndimore, mund të përmendim: Në anglisht: - What the Seeker Needs: Essays on Spiritual Practice, Oneness, Majesty and Beauty, with Ibn Arabī s Glossary of 199 Sufi Technical Terms (Eng. trans. by Tosun Bayrak), Fons Vitae, Louisville 1992. 23

- Divine Governance of the Human Kingdom (Eng. trans. by Tosun Bayrak), Fons Vitae, Louisville 1997. - Divine Sayings: 101 Hadith Qudsi. The Mishkāt al-anwār of Ibn Arabī (Eng. trans. by Stephen Hirtenstein and Martin Notcutt), Anqa Publishing, Oxford 2008. - Descent of the Mantle of Initiation. Nasab al-khirqah (Eng. trans. by Gerald Elmore), Journal of the Muhyiddin Ibn Arabī Society, Oxford 1999. - Contemplation of the Holy Mysteries and the Rising of the Divine Lights: Mashāhid al-asrār (Eng. trans. by Cecilia Twinch and Pablo Beneito), Anqa Publishing, Oxford 2008. - The Universal Tree and the Four Birds: al-iṭtiḥād al-kawnī (Eng. trans. by Angela Jaffray), Anqa Publishing, Oxford 2006. - A Prayer for Spiritual Elevation and Protection: al-dawr al-a lā (Eng. trans. by Suha Taji-Farouki), Anqa Publishing, Oxford 2007. - Stations of Desire. Love Elegies of Ibn Arabi and New Poems (Eng. trans. by Michael A. Sells), Ibis Editions, Michigan 2000. - The Meccan Revelations: al-futūhāt al-makkiyya, vëll. I (Eng. trans. by William C. Chittick), Pir Press, New York 2002. - The Meccan Revelations: al-futūhāt al-makkiyya, vëll. II (Eng. trans. by Denis Gril), Pir Press, New York 2004. - Mysteries of Purity: Ibn al-arabi s Asrar al-tahara (Eng. trans. by Eric Winkel), Cross Cultural Publications, Inc., Indiana 1995. - The Bezels of Wisdom: Ibn Arabī s Fuṣūṣ al-hikam (Eng. trans. by Ralph W. J. Austin), Paulist Press, New Jersey 1980. - The Seals of Wisdom: Ibn Arabī s Fuṣūṣ al-hikam (Eng. trans. by Aisha at-tarjumana Bewley), Diwan Press, Norwich 2005. 24

- The Tarjumān al-aṣwāq. A Collection of Mystical Odes by Muhyiddin Ibn Arabī (Eng. trans. Reynold Nicholson), Royal Asiatic Society, Oxford 1911. Në frëngjisht: - La Niche des lumières, 101 saintes paroles prophétiques (trad. Muhammad Vâlsan), Les éditions de l Œuvre, Paris 1983. - Le livre de l Extinction dans la Contemplation: Kitāb alfanā fī l-mushāhada (Trad. Muhammad Vâlsan), Éditions Sindbad, Paris 1984. Le Traité de l Amour - ch. 178 des Al-Futûhât al- Makkiya, Illuminations de La Mecque, (Trad. Maurice Gloton), Albin Michel, Paris 1986. - Les Illuminations de La Mecque: Al-Futûhât al-makkiya (Trad. partielle par Michel Chodkiewicz), Albin Michel, Paris 1988. - La sagesse des prophètes: Fuçuç al-hikam (Trad. partielle par Titus Burckhardt), Albin Michel, Paris 1982. - L Interprète des désirs ardents: Tardjumân al-ashrâq (Trad. Maurice Gloton), Albin Michel, Paris 1996. - Le chant de l ardent désir (Trad. Sami Ali), Éditions Sindbad, Paris 2006. - L Arbre du Monde (Trad. Maurice Gloton), Les Deux Océans, Paris 1982. - Le livre de l Arbre et des Quatre Oiseaux (Trad. Denis Gril), Les Deux Océans, Paris 1984. - La production des circles: Kitâb inshâ ad-dawâ ir al-ihâtiyya (Trad. Paul Fenton et Maurice Gloton), Éditions de l Éclat, Paris 1996. 25

- Le Dévoilement des effets du voyage: Kitâb al-isfâr an natâ ij al-asfâr (Trad. Edition Denis Gril), Éditions de l Éclat, Paris 1994. - La Vie merveilleuse de Dhû-l-Nûn l égyptien: al-kawkab al durrî fî manâqib Dhi l- Nûn al-misrî (Trad. Roger Deladrière), Éditions Sindbad, Paris 1994. - La profession de foi: Tadhkirât al-khawâçç (Trad. Roger Deladrière), Éditions Sindbad, Paris 1995. - Les Soufis d Andalousie (Trad. Ralph W. J. Austin), Éditions Sindbad, Paris 1995. - Le Livre des contemplations divines: Kitâb Mashâhid l asrar al-qudsiyya wa matâli al-anwâr al-ilâhiyya (Trad. Stéphane Ruspoli), Éditions Sindbad, Paris 1999. - De la mort à la resurrection (Trad. Maurice Gloton), Éditions Bouraq, Paris 2009. - Les Secrets des noms de Dieu (Trad. Pablo Beneito), Éditions Bouraq, Paris 2010. Në italisht: - La sapienza dei profeti: Fuṣūṣ al-ḥikam (a cura di T. Burckhardt), Ed. Mediterranee, Roma 1987. - L alchimia della felicità (a cura di M. Jevolella), RED, Como 1996. - Il libro dell estinzione nella contemplazione (a cura di Y. Tawfik e R. Rossi Testa), SE, Milano 1996. - L epistola dei settanta veli (a cura di A. Iacovella), Ed. Voland, Roma 1997. - Il nodo del sagace (a cura di C. Crescenti), Mimesis, Milano 2000. 26

- Il mistero dei custodi del mondo (a cura di C. Casseler), Il leone verde, Torino 2001. - L interprete delle passioni: Tarğumān al-ašwāq (a cura di R. Rossi Testa e G. De Martino), Urra-Apogeo, Milano, 2008. - Epistola dell Albero e dei Quattro Uccelli (a cura di R. Rossi Testa), Luni Editrice, Milano 2015. Në spanjisht: - Tratado de la Unitad (trad. Roberto Pla), Editorial Sirio, Barcelona 2016. - Tratado del Amor (trad. Maurice Gloton), Editorial Edaf, Madid 1996. - Los engarces de la sabidurías (trad. Andrés Guijarro), Editorial Edaf, Madrid 2009. - Los sufies de Andalucia (trad. Ralph W. J. Austin), Editorial Sirio, Barcelona 2007. - El esplendor de los frutos del viaje (trad. Carlos Narvión), Siruela, Madrid 2008. - El núcleo del núcleo (trad. Ismail Hakki Bursevi), Editorial Sirio, Barcelona 2000. - Viaje al Señor del Poder (trad. Pedro J. Aguado Saiz), Editorial Sirio, Barcelona 2002. - Libro de la extinción en la contemplación (trad. Andrés Guijarro), Editorial Sirio, Barcelona 2007. - El divino gobierno del reino humano. Lo que necesita el buscador. Tratado sobre el Uno y Único (trad. Afife Traverso y Emilio Alzueta), Almuzara, Córdoba 2004. 27

- El intérprete de los deseos (trad. Carlos Narvión), Editora Regional de Murcia, Murcia 2002. - Las iluminaciones de la Meca: textos escogidos (trad. Víctor Pallejà de Bustinza), Siruela, Madrid 2005. Titujt e mësipërm, krahas ribotimeve, kanë njohur edhe një mori përkthimesh alternative, të cilat nuk i kemi përfshirë në këtë pasqyrë, sikundërse kemi lënë jashtë saj edhe shumë të tjera. Ndërkaq, krahas sjelljeve të mësipërme, tek një pjesë e të cilave jemi mbështetur gjatë hartimit të kësaj përzgjedhjeje antologjike, veprat e Ibn Arabī-t janë përkthyer, kryesisht nga gjysma e dytë e shekullit XX e këndej, në gjermanisht, suedisht, portugalisht, rusisht, rumanisht, serbisht etj. Ndërkaq, sa i përket sjelljes sonë, lipset të pohojmë se në jo pak raste jemi ndeshur me të njëjtat probleme dhe vështirësi të sjella në vëmendje nga përkthyesit e tjerë të veprës së tij, pavarësisht luksit që mund të paraqeste rasti ynë sa i përket zgjidhjes së një pjese të tyre falë punës së përkthyesve të mëparshëm. Për rrjedhojë, njëlloj si kolegët tanë të gjuhëve të tjera, nuk na mbetet tjetër përpos se të nxjerrim në pah dhe të pohojmë faqazi se sjellja jonë nuk është kurrsesi shterruese; përkundrazi, jemi më se të vetëdijshëm për kufizimet e shumta, çka dëshmohet mjaft qartazi edhe tek aparati i ngjeshur i shënimeve shoqëruese. 28

Bibliografia Alexander Knysh, Ibn Arabi in the Later Islamic Tradition: The Making of a Polemical Image in Medieval Islam, State University of New York Press, Albany 1999. Alfonso Camona Gonzales, Los años andalusies de Ibn al- Arabī (El régimen almohade y la formación del Sayh al- Akbar), në: Los dos horizontes Textos sobre Ibn al- Arabī, Editora Regional de Murcia, Murcia 1992. Ayatollah Murt adhā Mut ahharī, në: Një histori e shkurtër e irfān-it islam (shqip nga Shpëtim Doda), Etika dhe Metafizika, Fondacioni Kulturor Rumi, Tiranë (2) 2016. Charles-André Gilis, La doctrine initiatique du pèlerinage, éd. al-bustane, Paris 1994. Claude Addas, Ibn Arabi et le voyage sans retour, Seuil, Paris 1996. Claude Addas, Ibn Arabī ou La quête du Soufre Rouge, Gallimard, Paris 1989. Abu Ela Affifi, The Mystical Philosophy of Ibn Arabi, Cambridge University Press, London 1939. Elmore, Gerald T. Islamic Sainthood in the Fullness of Time: Ibn Al- Arabī s Book of the Fabulous Gryphon, Brill, Leiden 1999. 29

Henry Corbin, L imagination créatrice dans le soufisme d Ibn Arabī, Flammarion, Paris 1958. John Renard, Tales of God s Friends: Islamic Hagiography in Translation, California University Press, Berkeley 2009. Michel Chodkiewicz, Le sceau des saints. Prophétie et sainteté dans la doctrine d Ibn Arabī, Gallimard, Paris 1986. Michel Chodkiewicz, Un océan sans rivage: Ibn al- Arabī le livre et la loi, Seuil Paris 1992. Miguel Asín Palacios, The Mystical Philosophers of Ibn Masarra and His Followers, Brill, Leiden 1978. Miguel Asín Palacios, La escatología musulmana en La Divina Comedia, Real Academia Española, Madrid 1967. Othman Yahya, L Histoire et classification de l œuvre d Ibn Arabī, Bulaq, Damascus, 1964. Ralph W. J. Austin, Sufis of Andalusia, George Allen & Unwin, London 1971. René Guénon, Ezoterizmi i Dantes (shqip nga Shpëtim Doda), Mehr Licht, Tiranë 2010. René Guénon, Kriza e botës moderne (shqip nga Shpëtim Doda), LogoKron, Tiranë 2009. Reza Shah-Kazemi, Paths to Transcendence: According to Shankara, Ibn Arabi and Meister Eckhart, World Wisdom, Inc., Bloomington/Indiana 2006. Stephen Hirtenstein, The Unlimited Mircifier, Anqa Publishing, Oxford 1999. 30

Toshihiko Izutsu, Sufism and Taoism. A Comparative Study of the Key Philosophical Concepts, California University Press, Berkeley-Los Angeles-London 1984. William C. Chittick, The Sufi Path of Knowledge: Ibn al- Arabī s Metaphysics of Imagination, State University of New York Press, Albany, NY 1989. Yousef Mohamed Haj, Ibn Arabi - Time and Cosmology, Routledge, London 2007. 31

32

Ndërshkrimi sipas alfabetit latin i fjalëve arabe Alfabeti arab Ndërshkrimi sipas alfabetit latin ء ب b ت t ث th ج j ح ḥ خ kh د d ذ dh ر r ز z س s ش sh ص ṣ ض ḍ ط ṭ ظ ẓ ع غ gh 33

ف ق ك ل م ن ه و ى f q k l m n h w y Zanoret e gjata ا و ي ā ū ī Zanoret e shkurtra a u i Diftongjet و aw ى ai (ay) ي ī) ayy (si trajtë fundore و ū) aww (si trajtë fundore 34

Traktat mbi Njëshmërimin (al-ittiḥād al-kawnī) 35

36

Me emrin e Allahut, Gjithëmëshiruesit, Mëshirëshumtit! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij. Ky është një traktat fisnik, në të cilin kam shtruar një ligjëratë të hatashme 1. Nga mangësia ime, tek plotëria, nga dobësia ime, tek maturia Nga lartësia ime, tek bukuria, nga shkëlqimi 2 im, tek madhështia 3 1. Shprehimisht, tmerrësisht të vështirë, jashtëzakonisht të ndërlikuar dhe kompleks për mendjen dhe për të kuptuarit e njeriut të zakonshëm, aq sa mund t i ngjallë frikë, mund t i tingëllojë i frikshëm (shën. i përkth. Sh. D.). 2. Termi sanā (madhështi) dhe sanā (shkëlqim) formojnë një tajnīs zā id, që shprehimisht do të thotë se janë homonime, me ndryshimin e vetëm që termi i parë mbart shkronjën hamza. Sa i përket sjelljeve në shqip të citimeve kur anore, në qoftë se ato nuk jepen të shoqëruara nga treguesit bibliografikë përkatës, nënkupton se janë të përkthyesit, ndërkohë që pjesët në kllapa katrore janë gjithë po aq të përkthyesit, dhe mëtojnë të qartësojnë perspektivën e mendimit, apo që të plotësojnë shprehjet eliptike të autorit. Ndërkaq, sa i përket shpjegimit të termave specifikë në arabisht, krahas konsultimit të literaturës së shfrytëzuar, një ndihmesë mjaft të çmuar na kanë dhënë edhe Dr. Ahadollah Gholizadeh Barandagh dhe Dr. Adriatik Derjaj, të cilëve dëshirojmë që t u shprehim falënderimet dhe mirënjohjen tonë (shën. i përkth. Sh. D.). 3. Madhështia (jalāl) dhe Bukuria (jamāl) janë dy prej Cilësive të Allahut; fjala është për dy Cilësi të cilat, në pamje të jashtme, shkimtazi si Drejtësia dhe Mëshira, duket se qëndrojnë në kundërvënie ndaj njëra-tjetrës, dhe kjo për aq sa Madhështia boshtohet tek transcendenca, ndërkohë që Bukuria boshtohet tek imanenca (shih, për këtë, Al-Futūḥāt, vëll. II, f. 133, f. 541 dhe f. 542; si dhe vëll. IV, f. 251 dhe f. 269). Porse, në këtë 37

Nga hapërdarja ime, tek përqendrimi, nga mospranimi im, tek njëshmërimi 1 Nga pavlefshmëria ime, tek vlefshmëria, nga gurët e mi, tek perlat e mia 2 Nga zgjimi im, tek pragdremitja, nga agimi im, tek mbarimdita Nga ndriçimi im, tek errësira, nga udhëzimi im, tek humbëtira 3 Nga perigjeu im, tek apogjeu 4, nga fundi i shtizës time, tek maja e kreut 5 Nga njëri skaj tek tjetri i hënëzimit 6 tim, pikë, Ibn Arabī përpiqet që të nxjerrë në pah qenien e tyre përplotësuese të njëra-tjetrës nën dritën e Përsosmërisë dhe Plotësisë hyjnore, siç vërejmë edhe tek Kitāb al-jalāl wa-l al-jamāl, një pjesë të të cilit e kemi përfshirë edhe në këtë përzgjedhje antologjike (shën. i përkth. Sh. D.). 1. Termi ṣudūd dhe wiṣāl mëtojnë të paraqesin veprimet kundërthënëse të të Dashurit, i cili në disa raste e lejon, dhe në raste të tjera nuk e lejon bashkimin, duke vijuar që të mbetet kësisoj me cilësitë e tij të madhështisë dhe bukurisë (shën. i përkth. Sh. D.). 2. Shprehje nga fusha e alkimisë, shenjon shndërrimin e gurit në ar (shën. i përkth. S h. D.). 3. Shprehimisht, tek gabimi, tek udhëhumbja, tek dalja nga rruga e drejtë, sipas vargut përmbyllës të Al-Fātiḥa-së (shën. i përkth. Sh. D.). 4. Pika më e ulët dhe pika më e lartë e orbitës së një trupi qiellor në raport me Tokën (shën. i përkth. Sh. D.). 5. Termi zijāj dhe awālī shenjojnë përkatësisht fundin e heshtës, dhe majën e saj, jo kokën; në këtë kuptim, janë dy skajet e heshtës prej këndejmi përzgjedhja e trajtës sipas të cilës e kemi sjellë në shqip. Ndërkaq, në përdorimin e Ibn Arabī-t, shenjojnë drejtimin ngjitës dhe drejtimin zbritës në rrafshin boshtor, vertikal. (shën. i përkth. Sh. D.). 6. Shprehimisht, intervali i kohës mes dy hënave të reja, dy skajet në të cilat hëna është e padukshme, për aq sa nuk ndriçohet nga dielli (shën. i përkth. Sh. D.). 38

nga fshehja e hënës, tek shfaqja e saj plot shkëlqim 1 Nga gjurmimi i gjahut, tek arratia ime, nga shpina e kalit, tek sorkadhja ime 2 Nga puhiza, tek degët e mia, nga degët e mia, tek hija Nga hija ime, tek lumturia, nga lumturia ime, tek zemërimi 3 Nga zemërimi im, tek përngjasimi 4, nga përngjasimi im, tek pamundësia 5 Nga pamundësia ime, tek mundshmëria, nga mundshmëria ime, tek mangësira 6. 1. Përmbyllja e një cikli dhe fillimi i ciklit tjetër pikëpriten pa u përzier, çka vlen gjithë po aq edhe në rastin e bashkimit të qenies së thelbësishme me qenien e rastësorësishme (shën. i përkth. Sh. D.). 2. Një paralelizëm mes gjahtarit mbi kalë që ndjek një sorkadhe në shushavë e sipër, dhe poetit, i cili është njëkohësisht gjahtari dhe sorkadhja; në këtë drejtim, sorkadhja simbolizon prirjen pasive dhe shqisore, të cilin gjahtari, prirja e realizimit shpirtëror, nuk ka rrugë tjetër për ta kapur, përpos se duke e sfilitur, por që në fund dorëzohet, braktis kalin e tij, për shkak të vegimit të njëshmërisë së thelbësishme që i feks në zemër (shën. i përkth. Sh. D.). 3. Për sjelljen e termit miḥāl sipas këtij kuptimi, shih: Kur an, XIII: 13; një tjetër kuptim i termit miḥāl, është trazimi, shqetësimi, mundimi (shën. i përkth. Sh. D.). 4. Shprehimisht, tek ndjekja e idealit, tek shkërbimi i modelit, i shembullit të të Dërguarit të Allahut (shën. i përkth. Sh. D.). 5. Termi muḥāl (pamundësi) plotëson, si tërë termat skajorë të këtyre vargjeve të fundit, termin miḥāl (zemërim), me të cilin lidhet edhe përmes asonancës (shën. i përkth. Sh. D.). 6. Tërë ky gjerdan gjendjesh shpirtërore dhe formash të të qenit, i përshkruar përmes një ritmike rrëmbyese, shoqërohet pandalshmërisht nga pashmangshmëria e kundërtive nga këndvështrimi dhe nga rrafshi i natyrës tërësisht dhe pastërtisht njerëzore, prej nga buron edhe 39

Në qenësi nuk jam asgjë përpos vetvetes Kë të trajtoj si armik, kë të trajtoj si mik? Kujt t i thërras të më ndihë shpirt e zemër 1, të shpuar tej për tej prej shigjetës së egër, Kur harkëtari i saj është vetë syri im 2, që zemrën ma sëmbon me të tijin kundrim? Përse ta shpalos faqazi pikëmbërritjen? 3 Për mua ka pak vlerë; e përse të troshitem? Në jetë nuk dashuroj askënd përpos vetvetes ndarja ime prej saj, është njëshmërimi i vetvetes 4. Kurrë mos ma qortoni dashurinë ndaj vetvetes. Kurrë një çast nuk pres që të gjej ngushëllim prej atij që më braktis me tërsëllimë. dëshpërimi i thellë me të cilin përmbyllet ky gjerdan gjendjesh, i cili është dëshpërimi i një njeriu, shpirti i të cilit ka arritur njëshmërinë e tij të qenësishme dhe ekzistenciale si i këtillë (shën. i përkth. Sh. D.). 1. Përmes termit zemër, kalb, mistikët islamë (ku përfshihet Ibn Arabī), dhe jo vetëm ata, nënkuptojnë burimin e gjallimit dhe të arsyetimit (shën. i përkth. Sh. D.). 2. Termi janf fjalëpërfjalshëm mbart kuptimin e qepallës, si dhe kuptimin e këllëfit dhe millit (krh. në shqip: kapaku i syrit ). Në këtë sjellje, trajta sipas të cilës e kemi përcjellë në shqip, është kontekstuale; shprehimisht, duke u pikënisur nga fakti se përmes këtyre vargjeve Ibn Arabī paraqet, përmes një penelate të shtydhur, të dashurin (viz. vetvetja e poetit), vështrimi i të cilit i përshkon zemrën tej për tej dhe e shtyn që të dashurojë askënd tjetër përpos vetvetes (shën. i përkth. Sh. D.). 3. Shprehimisht, pikëmbërritjen në rrugëtimin shpirtëror (shën. i përkth. S h. D.). 4. Të njëjtat vargje Ibn Arabī i përcjell edhe tek Al-Futūḥāt, vëll. II, f. 390 (shën. i përkth. Sh. D.). 40