Tel: Tel:

Similar documents
FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT:

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik


Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

Administrimi i biznesit (MBA)

Menaxhimi bashkëkohor bankar

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI JURIDIK

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Organizatat Nderkomebetare

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

SYLLABUS ANALIZA FINANCIARE. 1. Përshkrimi i Lëndës. Fakulteti Ekonomik

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim)

Përshkrimi i programit

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës

E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Studime Themelore. Islami, Dr. Besfort Rrecaj

Statusi i lëndës Obligative ECTS/kredi 7

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Formular për SYLLABUS të Lëndës

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

PROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Niveli i studimeve BACHELOR Programi Viti akademik 2016/2017 LËNDA KONTABILITET FINANCIAR

Formular për SYLLABUS të Lëndës GJEOTRASHEGIMIA

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

XVII Sistemi i administratës publike

Claud computing dhe aplikacionet mobile të ueb-it

Metodologjia hulumtuese

E mail:

Përshkrimi i programit

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

Financat dhe e Drejta Financiare Niveli:

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim) Hulumtimi në veprim

Profesori Emri Roli Telefoni Zyra. Lulzim Zeka Ligjerues dhe Tutor AB

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Shkencat e zbatuara kompjuterike

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Formular për SYLLABUS të Lëndës

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i Politikave të Sigurisë

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Korniza gjithpërfshirëse e politikës mbi çeshtjen e aftësisë së kufizuar në Kosovë

PROGRAMI FILOZOFI, PLANI I STUDIMEVE, NIVELI BA (I akredituar deri 2021)

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

kandidat për PhD

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

From the Pastor s Desk

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Reforma e MFK në Shqipëri

UNIVERSITETI I TIRANËS

TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të

Implementimi i strategjisë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

Copyright i Dorjana Nano 2014

UDHËZUES PËR SHQYRTIMIN DHE RISHIKIMIN E SYLLABUSIT PËR MËSIMDHËNËSIT DHE PERSONELIN QË E MBËSHTET DHE MBIKËQYRË ZHVILLIMIN E KURRIKULËS

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I KURSIT BAZAT E MARKETINGUT VITI AKADEMIK , SEMESTRI I

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

PLANI I INTEGRITETIT

Transcription:

Mikroekonomia e Avancuar Politikat Publike dhe Niveli i Studimit MASTER Viti: I Semestri: I Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj selimajafrim@yahoo.com Tel: 049-165-282 Tel: Qëllimi i Përshkrimi i Mikroekonomia e Avancuar është degë e ekonomisë e cila studion se si individët, konsumatorët dhe kompanitë marrin vendime për ti shpërndarë (harxhuar) resurset e kufizuara, kjo paraqet në mënyrë tipike veprimin e tregut ku shiten dhe blihen produktet, pra ku ndeshen oferta dhe kërkesa Mikroekonomia analizon se si këto vendime dhe sjellje ndikojnë në ofertën dhe kërkesën e të mirave dhe shërbimeve, që përcaktojnë sasinë e ofrimit dhe kërkimit si dhe çmimin që ndërlidhet me ofertën dhe kërkesën, pra analizon ndikueshmërinë e ofertës dhe kërkesës në çmimin si dhe ndikimin e çmimit në ofertën dhe kërkesën. Kjo në të vërtetë thjesht analizon se si njerëzit sillen me paratë, kohën dhe burimet Qëllimi i mikroekonomisë është të analizojë mekanizmat e tregut që përcaktojnë çmimin relativ të produkteve dhe shërbimeve si dhe shpërndarjen e burimeve të kufizuara përmes alternativave të shumta. Gjithashtu mikroekonomia analizon dështimet e tregut, kur tregu dështon në ofrimin e rezultateve efektive Studentet do te kenë shume me te qarte dhe me te lehtë qe te analizojnë këto probleme pasi qe te ndjekin ketë lende Gjithashtu studenti do te kuptoj se Mikroekonomia e avancuar merret dhe studion sjelljen e agjentëve ekonomikë: konsumatorëve, firmave të biznesit si dhe të agjensive qeveritare në masën që veprimtaria e tyre lidhet me alokimin e burimeve dhe funksionimin e sektorëve të veçantë të ekonomisë. Në qendër të studimit të Mikroekonomisë pra janë tregjet e mallrave apo shërbimeve të veçanta dhe kushtet e ekuilibrit të tyre. Njohuritë e kësaj lënde do të bëhen përmes ligjeratave, ushtrimeve,, punimeve seminarike të ndryshme etj.

Makroekonomia e Avancuar Politikat Publike dhe Niveli i Studimit MASTER Viti: I Semestri: I Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj Tel: Tel: Qëllimi i Përshkrimi i Qëllimi i lëndës është që të zgjerojë njohuritë e studentëve në fushën e makroekonomisë duke përfshirë njohuritë nga lemia e globalizimit ekonomik, ndikimin e globalizimit ne zhvillimin ekonomik si edhe aplikimin e modeleve me anë të të cilave mund të bëjnë analiza më detale në këtë lëmi. Në këtë lëndë do të spjegohet për makroekonominë në përgjithësi, analizen e sjelljes se ekonomisë kombetare në tërësi, ku do të analizohen Investimet, Eksportet, Inportet, Buxheti, Tregu i të mirave materiale, paraja dhe depozitat tjera, pagat dhe çmimet, etj. Njohuritë e kësaj lënde do të bëhen përmes ligjeratave, ushtrimeve,, punimeve seminarike të ndryshme etj. Për mësimin e kësaj lënde do të përdoret literatura bazë dhe literatura shtesë, ku studentët kanë mundësi të fitojnë njohuri të mjaftueshme rreth makroekonomisë se avancuar në përgjithësi. KOLLOKFIUMET Testi vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë. Studenti e kalon testin e parë, nëse në testin vlerësues ka mbi 15 pikë (mbi 5

Sjellja Organizative Academic Year: 2017/18 Niveli i Studimit: Master Year: II Semester: III Statusi: Obligatory Code: ECTS: 6 Prof.Ass.Dr. Shpresa Kursani / / / Qëllimi i : Kjo lende krijon mundësinë e studimit të konceptit të sjelljes organizative dhe analizës së ndikimit të tij në suksesin e një organizate si pjesë e kulturës organizative. Sjellja organizative është një fushë e re që u lejon nxënësve të kenë një bagazh analitik në karaktere të ndryshme njerëzore dhe t'i kombinojë ato në mënyrë që një grup njerëzish të jenë më efektiv në punën e tyre brenda organizatës. Përshkrimi i Rasti i parë fokusohet në përkufizimet teorike të organizimit, menaxhimit dhe tipeve psikologjike të njerëzve. Dhe pjesa e dytë e kursit do të përqëndrohet në studimet e rasteve në kompanitë globale si stilet më të njohura dhe analizat e tyre mbi atë që quhet sjellje Organizative si pjesë e kulturës organizative dhe stilit të menaxhimit të organizatës Vlerësim Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë. Studenti e kalon testin e parë, nëse në testin vlerësues ka mbi 15 pikë (mbi 5 pyetje të sakta). Pasi që studenti vlerësohet se ka kaluar testin e parë, vetëm

E drejta dhe ekonomia Niveli i Studimit Master Viti: I-rë Semestri: II-të Statusi: Kodi: ECTS: 6 Prof.As.Dr. Bashkim Zahiti Qëllimi i lëndës Qëllimi i lëndës E drejta dhe ekonomia ka të bëjë me aftësimin e studentëve, lidhur me raportin e shtetit, të drejtës dhe ekonomisë. Përkatësisht lindjen e shtetit si organizatë shoqërore, zhvillimin e së drejtës, zhvillimin e forcave prodhuese, paraqitjen e pronës private, mbrojtjen e mënyrës së prodhimit. Studentët do të nxiten që në mënyrë komparative, të shtjellojnë trajtat e sundimit, regullimit shtetëror, regjimit politik dhe trajtat e pushtetit shtetëror si dhe zbatimin e tyre në praktikë. Theks të posaçëm do ti kushtohet njohjes së ekonomisë politike botërore dhe sistemeve ekonomike poashtu në aspekt krahasues. Përshkrimi i lëndës Lënda E drejta dhe ekonomia, është diciplinë shkencore pozitive. Ligjëratat nga kjo lëndë do të mbahen njëhere në javë nga dy orë mësimi. Ligjëratat në këtë lëndë do të jënë të shoqëruara në masë të konsiderueshme me raste praktike nga përvojat e funksionimit të sistemeve juridike dhe ekonomike në shtete të ndryshme. Gjithashtu mësimdhënësi i lëndës do të jetë i angazhuar që studentët të prezantojnë edhe veçoritë e sistemeve të ndryshme të qeverisjes. Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë. Studenti e kalon testin e parë, nëse në testin vlerësues ka mbi 15 pikë (mbi 5 pyetje të sakta). Pasi që studenti vlerësohet se ka kaluar testin e parë, vetëm atëherë mund ti nënshtrohet testit të dytë, me kritere të njëjta të aplikimit. PROVIMI

Analiza e Përgjithshme e Politikave Publike Niveli i Studimit Master Viti: I pare Semestri: I Statusi: Kodi: ECTS: 6 Prof.Dr.Nazmi Maliqi //// Përmbajtja lendës programore: Përmbajtja e shkurtër Analiza e pergjithshme e politikave publike paraqet pasurimin i ideve dhe qasjet e vlerësimit përgjithësisht konsistojnë në studimin e disa kritereve: Korniza kushtetuese aktet normative, në formën e legjislacionit apo vendimeve zyrtare, të cila paraqesin nje bazë te mjaftueshme ne politikat publike; Korniza institucione subjektet që verifikojne efikasitetin per efektet e pritura për zbatimin e normave juridike, formësimi, zbatimi dhe mbikqyrja dhe llogaridhenja ne politikat publike. Për nalizë të përgjithshme të politikave publike do të shfrytzohen edhe progress raportet e Komisionit Evropian që u drejtohen rregullisht Këshillit dhe Parlamentit për progresin që janë duke bërë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit Evropian, duke vlerësuar përpjekjet e tyre për të përmbushur kriteret e Kopenhagës dhe kushtëzimet e Procesit të Stabilizimit Asociimit. Analiza e kritereve politike, gjendja mbi bazën e kritereve ekonomike dhe politikave te tjera, kapacitetin për të zbatuar standardet evropiane, për përafrimin gradual të legjislacionit dhe politikave me ato të acquis, në përputhje me Procesin e Stabilizim Asociimit. Në kornizë të kësaj lëndë do te t I bëhën analizë e përgjithshme të politikave sociale, shëndetsore, politika e sigurisë kombëtare, politikat ekonomike/financiare, politikat e rregullimit të territorit, politikat arsimore, politikat bujqësore, politikat mjedisore dhe politikave të tjera. Qellimet e lendës programore (kompetencat): Qëllimi Duke pas parasysh se politika publike bazohet mbi principet që ndërmerret nga degët e administratës ekzekutive të shtetit në lidhje me një grup çështjesh në mënyrë që zgjidhja e tyre të jetë në përputhje me ligjet dhe rregullat institucionale. Qëllimi kryesor i lendes është që përmes metodat normative, statistikore, metodës krahasuese, analizës së përmbajtjes të diskutojë aspektet e ndryshme të politikave

Qeverisja me Burimet Njerëzore në Sektorin Publik Niveli i Studimit Master Viti: Semestri: I Statusi: Kodi: ECTS: 6 Shpresa Shehu Kursani Përmbajtja e Shkurtër Qëllimi dhe Rezultatet e pritura - Themelet e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (MBNJ) - Sfidat Operacionale ( zgjedhja dhe seleksionimi, menaxhimi i marrëdhënieve të punonjësit, menaxhimi i disiplinës dhe ankimit, barazi në punësim, menaxhimi i shëndetit dhe sigurisë, menaxhimi ndërkombëtar i burimeve njerëzore) - Proceset e MBNJ (Planifikimi, mësimnxënia dhe zhvillimi, menaxhimi i performancës, menaxhimi i shpërblimeve) - Rastet studimore Qëllimi i lëndës është që studentët të fitojnë njohuri bazike për të kuptuar menaxhimin e burimeve njerëzore, si njërin nga burimet më të vlefshme të çdo organizate. Të menaxhosh njerëzit në shekullin XXI, do të thot të lidhësh të shkuarën me të tashmen, duke i kuptuar sfidat e sotmes. Njerëzit janë asetet kryesore dhe menaxhimi i drejtë i tyre kërkon të kuptuarit e filozofisë së menaxhimit, që është ndër qëllimet e para të kësaj lënde. Përveç kësaj, qëllimi i lëndës është që të kuptohen proceset e MBNJ (të cekura në përmbajtje) dhe angazhimi aktiv i studentëve për mësimnxënie dhe njohjen e tyre me menaxhimin e burimeve njerëzore, duke i prezantuar ata me situata të bazuara në jetën reale. Me kompletimin e suksesshëm të lëndës, studenti do të jetë në gjendje të diskutojë për shumë çështje të BNJ, të kuptojë filozofinë e menaxhimit, sfidat me të cilat do të përballen, proceset kryesore të MBNJ. Me këto njohuri, studenti do të jetë i gatshëm që përvojën e fituar teorike ta zbatojë edhe në praktikë, në vendin e punës. Format e mësimdhënies dhe mësimnxënies Ligjeratat mbahen me sllajde, në të cilat prezantohet materia që do të ligjërohet. Ligjerata do të jetë e kombinuar me interakcionin e studentëve, ndërsa gjatë rasteve studimore, do të zhvillohen edhe debate.

Efikasiteti i Administratës Publike Niveli i Studimit Master Viti: II Semestri: III Statusi: Obligati ve Kodi: ECTS: 6 Prof.As.Dr. Bashkim Zahiti / / / Qëllimi i Përshkrimi i Qëllimi i lëndës Efikasiteti i Administratës Publike është që studentët t i njoftojë për nocionet, konceptet e administratës publike, reformat dhe vendimmarrjes me qëllim të rritjes së shkathtësive dhe efikasitetit në punën e administratës publike. Të njihen me mënyrën e auditimit dhe kontrollit të mënyrës së punës së administratës publike. Lënda Efikasiteti i Administratës Publike shtjellon çështje të rëndësishme për Administratën publike, reformat në këtë sektor sipas modelit evropian, kontrollin mbi administratën publike, cilësinë dhe efikasitetin, elementet racionale, proçeset e vendimmarrjes në administratën publike, aktivititete organizative dhe menaxhuese, evaluimin e efektivitetit të institucioneve publike lokale dhe qendrore si dhe analizë për zhvillimin e efekasitetit të administratës publike. Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë. Studenti e kalon testin e parë, nëse në testin vlerësues ka mbi 15 pikë (mbi 5 pyetje të sakta). Pasi që studenti vlerësohet se ka kaluar testin e parë, vetëm atëherë mund ti nënshtrohet testit të dytë, me kritere të njëjta të aplikimit. PROVIMI Testi i vlerësues i provimit është me gjithsej 15 pyetje, të cilat (mund të) përmbajnë edhe nën pyetje tjera - shtesë.

Ekonomia e sektorit publik Menaxhment Viti Akademik: 2017/2018 Niveli i Studimit Master Viti: I Semestri: II Statusi: Kodi: ECTS: 6 Dr.Sc. Llokman Mirtezani Qëllimi i lëndës Qëllimi kryesor i lëndës është që të ofrojë një pasqyrë të gjerë të zhvillimeve në fushën e ekonomisë shtetërore d.m.th. sektorit publik, si dhe të përgatisë studentët në lidhje me njohuritë themelore për mënyrën e funksionit të shtetit në aspektin e zhvillimit dhe qeverisjes ekonomike, sigurimit social, burokracisë, evazionin fiskal. Përdorimi i saktë i terminologjisë, koncepteve dhe nocioneve nga fusha ekonomike në sektorin publik, me theks të veçantë në shtetet e zhvilluara demokratike. Duke marrë parasysh natyrën e temës, do të shqyrtohen veçanërisht çështjet që ndikojnë fuqishëm në ekonominë dhe qeverisjen ekonomike siç janë: rolin dhe politikat shtetërore në ekonominë e sektorit publik, shpenzimeve publike, tatimeve, eksternaliteteve e tj.. Studentët do të aftësohen të analizojnë veprimtarinë e e ekonomisë në sektorin publik dhe të bëjnë krahasimin me vendet ballkanike, si dhe ato evropiane. Përshkrimi i lëndës Lënda ka për qëllim të paraqesë konceptet themelore të cilat e definojnë ekonomine dhe financat në sektorin publik, tatimet dhe taksat, arsimimin, sigurimin social dhe të gjitha fushat e ekonomisë të zhvilluara nga ana e shtetit. Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të

Metodat e Hulumtimit Shkencor Politikat Publike dhe Viti Akademik: 2017/2018 Niveli i Studimit Master Viti: I Semestri: I Dr.sc. Agron Veliu Qëllimi i Lënda ka për qëllim të aftësojë studentët për punë në fushën e hulumtimit - mjeshtëri thelbësore, e në veçanti, lënda ka për qëllim që të ndihmojë studentët të aftësohen për mendim kritik, shkrim të mirë akademik. Metodologjia e hulumtimit është lëndë praktike dhe zbaton mësim në veprim. Në fund të shumicës së seminareve do të organizohen diskutime në të cilat secili student do të duhej të përpiqet të gjejë përgjigje për çështjen që do të diskutohet. Si objektiva kryesore janë: kuptimi i kërkimit dhe procesit të kërkimit (hulumtimit), aftësia për të kuptuar një problem hulumtimi aftësia për të analizuar problemin, përmes hipotezave, si dhe zgjedhja e metodave dhe procedurave të përshtatshme. Aftësia për të shkruar një project hulumtimi, prezantimin e tij dhe mbrojtjen e projektit të hulumtuar. Përshkrimi i Lënda Metodat e hulumtimit shkencor përqendrohet në shpjegimin e rolit të kërkimit akademik,ku përkujdesje e veçantë do të bëhet që studentët të përvetësojnë mjeshtëritë kryesore të studimit akademik, të identifikojnë burimet kryesore të diturisë për kërkime e hulumtime shkencore. Ky modul u jep studentëve konceptet bazë dhe kryesore dhe mjetet e nevojshme për të realizuar në mënyrë të pavarur një projekt kërkimor dhe për të realizuar një shkrim dhe prezantim akademik. Këtu trajtohen edhe koncepte se çfarë është shkenca e hulumtimit shkencor dhe si kryhet kërkimi (hulumtimi). Më tej trajtohen konceptet se si trajtohet një çështje, si të zhvillohen dhe vlerësohen idetë, që kanë studiuesit lidhur me kryerjen e një studimi. Një aspekt i veçantë është komunikimi i rezultateve dhe lidhja e tyre me njohuritë shkencore. Këtu jepen edhe teknikat e të lexuarit, si të përmirësohet stili i të shkruarit duke maksimizuar strukturat e përdorura. Cikli i leksioneve duhet konsideruar si një punë në proces më tepër se sa si një produkt i përfunduar.

Autonomia, kontrolli në administratë Niveli i Studimit Master Viti: II-të Semestri: IV Statusi: Kodi: ECTS: 6 Prof.As.Dr. Bashkim Zahiti Qëllimi i lëndës Qëllimi i lëndës Autonomia, kontrolli në administratë ka të bëjë me aftësimin e studentëve lidhur me aplikimin e njohurive të tyre në sferën e kontrollit të veprimtarisë së administratës, si njërën nga shtyllat kyçe në kuadër të organizimit dhe funksionimit të sistemit juridik. Administrata është ajo e cila i jetëson ligjet, zbaton në praktik, andaj kërkohet që puna e saj të jetë e kontrolluar me qëllim të zbatimit të parimit të ligjshmërisë. Studentët do të nxiten të trajtojnë format e kontrollit të administratës, në disa shtete dhe efektin e tyre në përsosmërinë respektivisht transparencën e veprimtarisë së saj. Përshkrimi i lëndës Lënda Autonomia, kontrolli në administratë, është diciplinë shkencore pozitive. Ligjëratat nga kjo lëndë do të mbahen njëhere në javë nga dy orë mësimi. Ligjëratat në këtë lëndë do të jënë të shoqëruara në masë të konsiderueshme me raste praktike nga veprimtaria administrative, si dhe mësimdhënësi i lëndës do të jetë i angazhuar që studentët të prezantojnë edhe raste konkrete të kontrollit të veprimtarisë së administratës. Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë. Studenti e kalon testin e parë, nëse në testin vlerësues ka mbi 15 pikë (mbi 5 pyetje të sakta). Pasi që studenti vlerësohet se ka kaluar testin e parë, vetëm atëherë mund ti nënshtrohet testit të dytë, me kritere të njëjta të aplikimit.

Menaxhimi i Informacionit Niveli i Studimit Viti: II Semestri: I Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku / / / Qëllimi i Qëllimi i lëndës është që të shpjegoj dhe sqaroj konceptet bazë dhe të njihet mbi aspektet teorike të ngritjes së një strukture për me menaxhimin e sistemit të informacionit mbështetur në zhvillimet gjithnjë e në rritje të teknologjisë së informacionit kompjuterik (Intranet) dhe (Extranet) ne administratën publike duke përfshirë integrimin e tij me sistemin e zgjeruar. Përshkrimi i Lënda si e tillë bartë në vete një natyrë të trajtimit të rëndësishëm të Informacioneve e sidomos aspekteve esenciale të tyre siç janë komponentët e Informacioneve, funksionet e sistemeve, infrastrukturat. vlerat dhe kategoritë. Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë. Studenti e kalon testin e parë, nëse në testin vlerësues ka mbi 15 pikë (mbi 5 pyetje të sakta). Pasi që studenti vlerësohet se ka kaluar testin e parë, vetëm atëherë mund ti nënshtrohet testit të dytë, me kritere të njëjta të aplikimit. PROVIMI

Analiza Kuantitative dhe Kualitative Politikat Publike dhe Niveli i Studimit MASTER Viti: I Semestri: I Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj Tel: Tel: Qëllimi i Përshkrimi i Qëllimi i lëndës është që të zgjerojë njohuritë e studentëve në fushën e analizave të ndryshme duke përfshirë njohuritë nga lemia e metodave të ndryshme për të arritur deri të rezultatet sa me të sakta. Në këtë lëndë do të shpjegohet për analizat në përgjithësi, metodat e kërkimit sipas metodës kuantitative, metodat krahasuese, aparaturën shkencore. Do të analizohet mirë varianca, regresori, analiza faktoriale etj. Njohuritë e kësaj lënde do të bëhen përmes ligjëratave, ushtrimeve,, punimeve seminarike të ndryshme etj. Për mësimin e kësaj lënde do të përdoret literatura bazë dhe literatura shtesë, ku studentët kanë mundësi të fitojnë njohuri të mjaftueshme rreth makroekonomisë se avancuar në përgjithësi. KOLLOKFIUMET

Format Alternative të Shërbimeve Publike Politikat Publike dhe Viti Akademik: 2017/2018 Niveli i Studimit Master Viti: I Semestri: II Dr.Sc. Llokman Mirtezani Qëllimi i Përshkrimi i Qëllimet e lëndës janë t'i ofrojn studentëve njohuri për termat dhe konceptet e ofrimit të shërbimeve publike, si dhe format alternative të ofrimit të shërbimeve publike sipas vendit dhe kohës, si dhe ndërtimin e një forme ndërlidhëse përmes sektorit publik dhe qytetarëve, Bashkëpunimin e sektorit privat për të zhvilluar shërbime demokratike, të përgjegjshme, efikase dhe efektive në një kohë të caktuar. Qëllimi i kursit është gjithashtu të kuptojë, të dallojë strukturën, objektivat dhe metodat e shërbimeve publike nga një vend në tjetrin Lenda synon të paraqesë konceptet themelore që përcaktojnë shërbimet publike dhe cilat janë format alternative si më të përshtatshmet dhe në interes të partisë që merr shërbimin. Në mënyrë të veçantë do të theksohen çështjet rreth bashkëpunimit me sektorin privat, sektorin jofitimprurës dhe qytetarët si persona fizikë. Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet bashkëpunimit institucional në lidhje me format alternative të shërbimeve publike në Kosovë dhe vendet e zhvilluara në Bashkimin Evropian. Kjo lëndë do t'u japë mundësi studentëve që të mësojnë se si shërbimet publike ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe çfarë e sjell apo shkakton, si dhe krijimi i hapësirës administrative evropiane, si një nga objektivat kryesore të BE-së. Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë. Studenti e kalon testin e parë, nëse në testin vlerësues ka mbi 15 pikë (mbi 5 pyetje të sakta). Pasi që studenti vlerësohet se ka kaluar testin e parë, vetëm atëherë mund ti nënshtrohet testit të dytë, me kritere të njëjta të aplikimit.

Politika Publike Krahasuese Politikat Publike dhe Viti Akademik: 2017/2018 Niveli i Studimit Master Viti: I Semestri: I Dr.Sc. Llokman Mirtezani Qëllimi i Përshkrimi i Qëllimet e këtij kursi janë të njohin studentët me gjendjen aktuale të njohurive substanciale në fushën e politikës publike krahasuese. Kjo do t'i lejojë studentët të kritikojnë punën ekzistuese dhe të ndjekin drejtimet e reja në hulumtime në politikën publike krahasuese. Bazuar në këtë fondacion, nxënësve u kërkohet të zhvillojnë projektin e tyre të krahasimit të politikave, të paraqesin atë me gojë në klasë dhe ta paraqesin atë me shkrim. Lënda fokusohet në politikat në fusha përfshirë ato të listuara më sipër me shembuj që vijnë kryesisht nga vende të përparuara të industrializuara dhe të zhvilluara si Franca, Gjermania, Britania etj. Lenda ka për qëllim prezantimin e koncepteve themelore që përcaktojnë politikat publike, të cilat përcaktojnë dhe kontrollojnë veprimet në vendet demokratike, si ato ndryshojnë nga një vend deri në kohën dhe vendin dhe pse këto ndryshime apo reforma janë te nevojshme. Në mënyrë të veçantë do të theksohen çështjet rreth mirëqenies sociale, arsimit, emigracionit, që ndryshojnë. Lenda u jep mundësi studentëve që të mësojnë pse politikat publike ndryshojnë nga njëri në tjetrin, dhe çfarë e shkakton. Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë.

Analiza Cost Benefit Niveli i Studimit Master Viti: Semestri: I Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj Tel: Tel: Qëllimi i Qëllimi i të mesuarit lëndën Cost Benefit Analiza është të analizojë mekanizmat e tregut që përcaktojnë çmimin relativ të produkteve dhe shërbimeve si dhe shpërndarjen e burimeve të kufizuara përmes alternativave të shumta si rezultat i analizies se kost benefiteve. Studentet do te kenë shume me te qartë dhe me të lehtë që të analizojnë këto probleme pasi që të ndjekin ketë lëndë. Përshkrimi i Në këtë lëndë mësimore i jepet rëndësi Parimeve, praktikave dhe aplikimet e analizave të aplikuar të mirëqenies. Në këtë lëndë do të Analiza Politike dhe Analiza Cost-Benefit, pastaj Analiza Cost-Benefit, dështimin e Qeverisë dhe Strategjive implementuese, Rreziku dhe pasiguria. Në këtë lëndë do të shtjellohet edhe Sjellja ekonomike dhe Analiza Cost benefit. Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë. Studenti e kalon testin e parë, nëse në testin vlerësues ka mbi 15 pikë (mbi 5 pyetje të sakta). Pasi që studenti vlerësohet se ka kaluar testin e parë, vetëm atëherë mund ti nënshtrohet testit të dytë, me kritere të njëjta të aplikimit. PROVIMI Testi i vlerësues i provimit është me gjithsej 15 pyetje, të cilat (mund të) përmbajnë edhe nën pyetje tjera - shtesë.

Politikat Publike në Bashkimin Evropian Niveli i Studimit Master Viti: II Semestri: I Prof.Ass.Dr. Shpresa Kursani / / Qëllimi i Kjo lëndë është hapi i parë drejt zhvillimit të bazës së njohurive dhe aftësive analitike të nevojshme për një kuptim më të sofistikuar të BE-së dhe qeverisjes në shumë nivele. Qëllimi i lëndës është t'i njoftojë studentët me karakteristikat themelore të procesit të hartimit dhe implementimit të politikave të BE-së, përmbajtjen e këtyre politikave, si dhe në përgjithësi me pasojat e procesit të evropianizimit të politikave publike. Lënda do të zgjerojë njohuritë e studentëve për të kuptuar më mirë politikat kryesore të BE-së. Çdo politikë specifike është diskutuar në lidhje me rolin e akterëve të përfshirë në hartimin e saj, instrumentet që përdoren dhe objektivat që synohet të arrihen. Përshkrimi i Mësimnxënia do të zhvillohet përmes ligjëratave, ushtrimeve, debateve, seminareve dhe eseve. Do të përdoret literaturë bazë dhe literaturë shtesë, nga të cilat studentët mund të fitojnë njohuri të mjaftueshme në lidhje me politikat publike të BE-së, siç janë: Politika Sociale, Politika e Energjisë, Ndryshimet Klimatike dhe Politika Mjedisore, Politika e Emigracionit, Evropianizimi i Politikave Publike, Administrata Publike, financat dhe buxheti i BE-së, Semestrit Evropian dhe qeverisja ekonomike, Ndryshimet në qeverisje dhe hartimi i politikave pas Traktatit të Lisbonës. Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë. Studenti e kalon testin e parë, nëse në testin vlerësues ka mbi 15 pikë (mbi 5 pyetje të sakta). Pasi që studenti vlerësohet se ka kaluar testin e parë, vetëm atëherë mund ti nënshtrohet testit të dytë, me kritere të njëjta të aplikimit.

Teoritë e çështjeve të politikave publike Niveli i Studimit Master Viti: I pare Semestri: II Statusi: Studime master Kodi: ECTS: 6 Prof.Dr.Nazmi Maliqi //// Përmbajtja landës programore: Përmbajtja e shkurtër Politikat publike dhe fazat e ndryshme të zhvillimit të politikave publike. Teorite e politikave publike, llojet e politikave publike, Ambiciet e Politikes Publike, Definicioni i Politikes Publike, Akterët dhe Institucionet Integruese, Klasifikimi i instrumenteve politike, Procesi i politikës publike, Idetë politike dhe politikat e hapura (transparente), Formulimi i Politikave Komunitetet e Politikave dhe rrjeti politika, Pasurimi i ideve dhe teknikave të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e zhvillimit të politikave, Llojet e Alternativave politike, Vendimarrja në Politikat Publike, Akterët autoritativ dhe joautoritativ në procesin e vendimarrjes, Implementimi i politikave: Dizajnimi Politik dhe vlerësimi politik: Analizat politike dhe mësimi i politikës, Mbikcyrja e evaluimit politik, Qellimet e lendës programore (kompetencat): Qëllimi Format e mësimdhënies dhe mësimnxënies Qëllimi kryesor i lendest është që të diskutojë aspektet e ndryshme të politikave publike, zhvillimin e politikave, dhe hapat e implementimit të politikave për të gjeneruar disa mendime të reja dhe për të përtërirë disa kuptime të vjetra të zhvillimit dhe implementimit të politikave publike. Metodat mësimore: Metodi i sqarimit gojor dhe metoda e interaktive dhe metoda e punës së pavarur. Pjese e kerkesave te lendes do te jete gjithashtu edhe hartimi i esseve dhe detyrave me shkrim mbi tema te caktuara dhe paraqitja e tyre ne klase permes eses te studentit. Që të përfitohet materiali më lehtë nga sududentët, ata duhet paraprakisht me kujdes duhet të përgatiten për orët në vijim. Leximi i materialit para ligjeratave do t u mundësoj studentëve më leht dhe dhe më të përgatitur të kyçen, dhe ta përcjellin ligjeratën dhe në formë interaktive të jenë pjesë e ligjerimit. Në këte mënyrë studentët, do të jenë më të rregullt në ligjerata, dhe mënyra e kalueshmërisë do të jet më e sukseshme.

Intershipi dhe Zhvillimi Profesional Niveli i Studimit Statusi: Master Viti: I Semestri: II O Kodi: ECTS: 6 Prof.Ass.Dr. BEKA Agron E-mail& / / Përmbajtja e shkurtë Moduli ka për qëllim prezantimin e studentëve me tërësinë e parimeve, akteve normative për zhvillimin profesional dhe karrierën e rëndësisë individuale të konsultimit në vendet e tjera si Kosova, zhvillimin e karrierës në parimet praktike dhe emërtimet, etj. Qëllimi Qëllimi i lëndës është të ofrojë njohuri mbi zhvillimin profesional dhe rrugën e individit si një përgjigje globale ndaj ndryshimeve të mëdha, të vazhdueshme ekonomike, sociale, kulturore dhe teknologjike, duke reflektuar nevojat e individëve, të shoqërisë dhe ekonomisë, si dhe parimet e profesionit. Format e mësimdhënies dhe mësimnxënies In this course students MUST complete an internship for 15 days in different institutions regarding the field or the subject they attend. Internship plays a very important role in the assessment criteria. However, if a student is dissatisfied with the grading than he/she can continue with the following assessment methods for further improvements: Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë. Studenti e kalon testin e parë, nëse në testin vlerësues ka mbi 15 pikë (mbi 5 pyetje të sakta). Pasi që studenti vlerësohet se ka kaluar testin e parë, vetëm atëherë mund ti

Ekonomia në Sektorin Shëndetësor Politikat Publike dhe Niveli i Studimit MASTER Viti: I Semestri: II Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj Tel: Tel: Qëllimi i Qëllimi i lëndës Ekonomia në sektorin e shëndetësisë është që të zgjerojë njohuritë e studentëve në fushën e ekonomisë sidomos në aspektin e shëndetësisë, të fitoj njohuri rreth shëndetësisë tërësore, të kanë njohuri shtesë rreth promocionit e sidomos tek shëndetësia. Studentë të fitojnë njohuri rreth kërkesës për kujdesin shëndetësoret. Përshkrimi i Në këtë lëndë do të shpjegohet për kuptimin e ekonomisë në përgjithësi, pastaj rreth konceptit të shëndetit tërësor, parimet e shëndetit, rreth promocionit shëndetësor, për analizat e shpenzimit dhe fitimit si dhe ligjit të kërkesës etj. Njohuritë e kësaj lënde do të bëhen përmes ligjëratave, ushtrimeve,, punimeve seminarike të ndryshme etj. Për mësimin e kësaj lënde do të përdoret literatura bazë dhe literatura shtesë, ku studentët kanë mundësi të fitojnë njohuri të mjaftueshme rreth ekonomisë në sektorin e shëndetësë në përgjithësi. Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë. Studenti e kalon testin e parë, nëse në testin vlerësues ka mbi 15 pikë (mbi 5 pyetje të sakta). Pasi që studenti vlerësohet se ka kaluar testin e parë, vetëm atëherë mund ti nënshtrohet testit të dytë, me kritere të njëjta të aplikimit. PROVIMI Testi i vlerësues i provimit është me gjithsej 15 pyetje, të cilat (mund të) përmbajnë edhe nën pyetje tjera - shtesë.

Politika publike dhe menaxhimi publik Menaxhimi publik dhe qeverisja Niveli i Studimit Master Viti: II Semestri: III Statusi: Obligati ve Kodi: ECTS: 6 Prof.Dr. Nazmi Maliqi / / / Qëllimi i Qëllimi i kursit dhe Qeverisja është që t u mundësohet studentëve të marrin njohuritë bazë mba atë se cka janë politikat publike, si formulohet një politikë publike, cilat janë fazat kryesore të një politike publike, cilt janë aktërët kryesor që marrin pjesë në politikat publike, cfarë elementesh duhet të përmbajë një politikë publike, cilat janë teoritë e politikave publike. Ky kurs do t ju ofroj studentëve dhe njohuritë bazë mbi modelet e vendimmarrjes dhe politikbërjes në vende të ndryshme, ku do të bëhet edhe një krahasim ndërmjet vendeve ë ndryshme në lidhje me atë se si zhvillohet procesi i politikave publike në vende t ndryshme. Përshkrimi i Në mënyrë që studentet të kuptojnë sa më mirë këtë kurs në vencnti dhe politikbërjen në përgjithësi, do ti kushtohet një rëndësi e madhe rolit që kanë akterët institucional, sic janë kuvendi, qeveria, gjykatat, administrate publike, etj. Në politikat publike në njërën anë, dhe akterët joinstitucional, si organizatat e ndryshme joqeveritare, shoqëria civile, mediet dhe akterët tjerë joinstitucional në anën tjetër. Përmes këtij kursi, studentët do të kenë mundësitë që të përgatiten si politikolog dhe si ekspert të fushës së politikbërjes, e posacërisht për punën e tyre në sferën shtetërore dhe në administratën publike. Kursi dhe Qeverisja synon që ti përgatis studentët të kuptojnë procesin e politikbërjes, gjegjësisht procesin e formulimit të politikave publike, sidomos të kuptojnë se si funksionon politikbërja në vendet e ndryshme me demokraci të avancuar, në mënyrë që pastaj këto përvoja të këtyre vendeve, ti aplikojnë në studime apo hulumtime të ndryshme në rastin e Kosovës, i cili është njëvend drejt një tranzicioni demokratik.

Të drejtat e njeriut Viti Akademik: 2017/2018 Niveli i Studimit Master Viti: II-të Semestri: I-rë Prof. As. Dr. Bashkim Zahiti Qëllimi i Moduli Te drejtat e njeriut ka për qëllim që studentit ti ofrojë njohuritë e nevojshme mbi dokumentet kryesore të së drejtës ndërkombëtare që rregullojnë lëmin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut si dhe institucionet kryesore ndërkombëtare që trajtojnë shkeljet e tyre. Theks i veçantë do të vihet në mënyrën e adresimit të rasteve të shkeljeve të drejtave të njeriut para institucioneve ndërkombëtare dhe njohjes së procedurës përkatëse. Lënda do tu prezantohet studentëve përmes shembujve konkret me qëllim të lehtësimit të nxënies së njohurive relevante për lëndën. Studentët duhet t i dinë të drejtat e njeriut dhe burimet e tyre të ndryshme ligjore: Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Kartën e Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore dhe katalogët e të drejtave të njeriut në kushtetutat kombëtare. Ata duhet të jenë të informuar për mënyrat e mbrojtjes ligjore para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe gjykatave kombëtare. Studentët duhet të sensibilizohen me problemet e ndërlidhjeve në mes të këtyre burimeve të ndryshme ligjore dhe atyre të gjykatave të ndryshme. Ata duhet të kuptojnë domethënien e Të Drejtave Themelore të BE-së në Sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe të pranojnë informacione bazë për aktivitetet e Agjencionit të Drejtave Themelore (ADTH) të BE-së. Fitimi i njohurive themelore, të përgjithshme lidhur me liritë dhe të drejtat e njeriut Njohja e strategjive dhe institucioneve të ndryshme nacionale dhe ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. Përshkrimi i Kursi analizon bazat normative, organizative dhe ligjore për të drejtat e njeriut dhe barazinë. Kursi synon të shpjegojë konceptet kyçe ligjore, prezanton para studentëve historinë e dokumenteve të rëndësishme ndërkombëtare dhe vendimet gjyqësore që lidhen me të drejtat e njeriut dhe barazinë. Historiku, zhvillimi, rëndësia e të drejtave të njeriut, diskriminimi, gjenocidi, aparteidi dhe kategori të tjera qe reflektojnë të drejtat e njeriut dhe barazinë do të trajtohen në kuadër te kësaj disipline shkencore

Qeverisja e Korporatave Niveli i Studimit Master Viti: II Semestri: II Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj Tel: Tel: Qëllimi i Përshkrimi i Qëllimi i të mesuarit Lëndën Qeverisja e Korporatave është që studentët të analizojnë funksionin e korporatës në përgjithësi. Studentët do dinë me shumë rreth produkteve dhe shërbimeve të korporatës. Studentet do të kenë shume me te qartë dhe me të lehtë që të analizojnë këto problemet e korporatës pasi që të ndjekin ketë lëndë. Gjithashtu studenti do te kuptoj rëndësinë e Qeverisjes se Korporatave, ku do të njofin strukturen e Korporatave, krijimin e tyre. Në këtë lëndë mësimore studentët do të mundësinë që që fitojnë njohuri rreth Korporatave në përgjithësi e sidomos për Bordin e drejtorve, pastaj shperblimin e menaxhërve, rolin e informacionit, auditimin si një proces shumë ii rëndesishem për funksionimin e Korporatave etj. Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë.

Ekonomia e Evropës Juglindore Niveli i Studimit MASTER Viti: II-të Semestri: II Statusi: Kodi: ECTS: 6 Prof.Ass.Dr.Shpresa Kursani Kjo lëndë synon të analizojë teorinëakademike dhe përvojat praktike të vendeve të Qëllimi i cilat kanë kaluar, apo kalojnë në sfida të ngjashme në fazat e para të zhvillimit sikurse rajoni i Evropës Juglindore. Kjo analizë do të mundësojë tërheqjen e paraleleve me sfidat dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të Evropës Juglindore. Qëllimi i lëndës është që të stimuloj mendimin kritik në raport me opsionet që rajoni i ka në drejtim të zhvillimit. Njohuritë e kësaj lënde do të bëhen përmes ligjëratave, ushtrimeve, kollokiumit dhe Përshkrimi i punimeve seminarike. Për mësimin e kësaj lënde do të përdoret literatura bazë dhe literatura shtesë, përmes të cilave studentët do të kenëmundësi të fitojnë njohuritë e nevojshme për të qenë në gjendje që të zhvillojnë analizat e tyre në raport me temën e lëndës. Testi i vlerësues është me gjithsej 10 pyetje. Secila pyetje ka nga 3 pikë, pra maksimum 30 pikë. Përjashtimisht në lëndët specifike, e të cilat kanë specifika të veçanta, numri i pyetjeve - detyrave mund të jetë më i madh, mirëpo numri i pikëve nuk ndryshon, duhet të jetë 30 pikë.

Metodat e Hulumtimit Shkencor Politikat Publike dhe Viti Akademik: 2017/2018 Niveli i Studimit Master Viti: I Semestri: I Dr.sc. Agron Veliu Qëllimi i Lënda ka për qëllim të aftësojë studentët për punë në fushën e hulumtimit - mjeshtëri thelbësore, e në veçanti, lënda ka për qëllim që të ndihmojë studentët të aftësohen për mendim kritik, shkrim të mirë akademik. Metodologjia e hulumtimit është lëndë praktike dhe zbaton mësim në veprim. Në fund të shumicës së seminareve do të organizohen diskutime në të cilat secili student do të duhej të përpiqet të gjejë përgjigje për çështjen që do të diskutohet. Si objektiva kryesore janë: kuptimi i kërkimit dhe procesit të kërkimit (hulumtimit), aftësia për të kuptuar një problem hulumtimi aftësia për të analizuar problemin, përmes hipotezave, si dhe zgjedhja e metodave dhe procedurave të përshtatshme. Aftësia për të shkruar një project hulumtimi, prezantimin e tij dhe mbrojtjen e projektit të hulumtuar. Përshkrimi i Lënda Metodat e hulumtimit shkencor përqendrohet në shpjegimin e rolit të kërkimit akademik,ku përkujdesje e veçantë do të bëhet që studentët të përvetësojnë mjeshtëritë kryesore të studimit akademik, të identifikojnë burimet kryesore të diturisë për kërkime e hulumtime shkencore. Ky modul u jep studentëve konceptet bazë dhe kryesore dhe mjetet e nevojshme për të realizuar në mënyrë të pavarur një projekt kërkimor dhe për të realizuar një shkrim dhe prezantim akademik. Këtu trajtohen edhe koncepte se çfarë është shkenca e hulumtimit shkencor dhe si kryhet kërkimi (hulumtimi). Më tej trajtohen konceptet se si trajtohet një çështje, si të zhvillohen dhe vlerësohen idetë, që kanë studiuesit lidhur me kryerjen e një studimi. Një aspekt i veçantë është komunikimi i rezultateve dhe lidhja e tyre me njohuritë shkencore. Këtu jepen edhe teknikat e të lexuarit, si të përmirësohet stili i të shkruarit duke maksimizuar strukturat e përdorura. Cikli i leksioneve duhet konsideruar si një punë në proces më tepër se sa si një produkt i përfunduar.