Dokument i Bankës Botërore BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM DHE KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE

Similar documents
Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Dokument i. Grupit të Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR KUADRI I PARTNERITETIT I BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen

REPUBLIKA E SHQIPËRISË PROGRAMI I REFORMAVE EKONOMIKE

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

Reforma e MFK në Shqipëri

SHTOJCA 1: MATRICA E REZULTATEVE PËR STRATEGJINË E PARTNERITETIT ME VENDIN

Raport i Vlerësimit të Performancës Shqipëria. Raport Nr AL

Ndihma e huaj në Shqipëri

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

Projekti i Programit Buxhetor Afatmesëm

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË QEVERISË LOKALE: RASTI I MAQEDONISË. Disertacion Në Marrjen e Gradës Shkencore Doktor

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I MINISTRAVE

Auditim performance: CENSUS 2011 K O N K L U D O I:

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Copyright EDA BEZHANI

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT:

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

From the Pastor s Desk

Perceptimi i qytetarëve për ofrimin e shërbimeve në Bashkinë Fier

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Versioni i ndryshuar dhe plotësuar Sistemi për menaxhimin e performancës së komunave

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

STRATEGJIA NDËR-SEKTORIALE SHQIPËTARE E ZHVILLIMIT RURAL,(SKZHR)

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

GrupiiBankësBotërore DrejtnjëStrategjietëre për Energjinë

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

DEKADA E PËRFSHIRJES SË ROMËVE

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

MINISTËR SHTETI PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE AXHENDA DIXHITALE E SHQIPËRISË

NJË ANALIZË E POLITIKËS SHQIPTARE PËR INTEGRIM

PPP LABORATORËVE SHQIPËRI. Memorandum Informacioni. Dhjetor Këshilltari Kryesor i Transaksioneve: Test Tubes_TNS Sofres, cc 2.

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

RAPORTI VJETROR I PERFORMANCËS KLSH 2015

Vlerësime mbi vulnerabilitetin ndaj klimës

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

RAPORTI I PROGRESIT : SHQIPËRIA

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

SIGURIMI I CILËSISË NË ARSIMIN PROFESIONAL

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Tregu, marrëdhëniet e punës dhe lidhja midis informalitetit, konkurueshmërisë, produktivitetit dhe pagës minimale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri

Raport i Transparencës 2017

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

Ver.1.2 Rishikuar Mars 2017

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

Mbrojtja sociale dhe Përfshirja sociale në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Rezyme

SHQIPËRIA HEQJA E PENGESAVE ADMINISTRATIVE PËR INVESTIMET: PJESË E PANDASHME E STRATEGJISË DHE ZHVILLIMIT

Ndër objektivat dhe reformat kryesore të realizuara nga MAS për periudhën 12-mujore Janar -Shatator 2014:

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Principet e partneritetit në BE

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Studim mbi Ndjeshmërinë Gjinore në Nevojat për Advokaci në Agro-përpunim

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURES, RINISE DHE SPORTEVE

PARAKUSHTET PËR SHËNJESTRIMIN E INFLACIONIT NË SHQIPËRI FORUMI I HAPUR

Fuqizimi i Grave përmes Ngritjes së Klasterit Ekonomik

Scanned by CamScanner

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

KUADRI LIGJOR DHE PRAKTIKA E QEVERISJES SË KORPORATAVE NË SEKTORIN BANKAR SHQIPTAR. Roden Pajaj* Rezart Ferzaj -1-

Transcription:

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 1 Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR Raporti Nr. 34329- AL BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM DHE KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE STRATEGJIA E ASISTENCËS PËR SHQIPËRINË PERIUDHA E VITEVE FISKALE 2006-2009 10 janar 2006 Njësia e Evropës Juglindore (ECCU4) Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore (ECA) Evropa Jugore dhe Azia Qendrore Korporata Ndërkombëtare Financiare, IFC

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 2 Data e Strategjisë së fundit të Asistencës së Bankës Botërore është 28 maj 2003. EKUIVALENTI I MONEDHËS Monedha = Lek US$ 1.00 = LEK 104.7 (18 nëntor 2005) AAA ADF AIDS APL ARCS BEEPS CAS CASCR CASPR CDD CFAA CPAR CEM CFPs DFID DP DPL DSA EBRD EIB EIOP ESW EC EU FDI FMO FSAP FTA GDP GDLN GED GEF GRD IBRD ICA IDA IFC IFRS IMF INT IPRS IPS ISA VITI FISKAL ZYRTAR 1 janar-31 dhjetor Shkurtime dhe Akronime Studime Analitike dhe Këshillimore Fondi Shqiptar i Zhvillimit SIDA Program huadhënieje me faza (Adaptable Program Loan) Sondazh i Kostove Administrative dhe Rregullatore Anketimi për Mjedisin e Biznesit dhe Performancën e Ndërmarrjeve Strategjia e Asistencës për Vendin Raporti i Përfundimit të Strategjisë së Asistencës për Shqipërinë Raporti i Progresit të Strategjisë së Asistencës për Shqipërinë Zhvillim i Nxitur nga Komuniteti Vlerësim i Përgjegjshmërisë Financiare për Shqipërinë Raport i Vlerësimit të Kapaciteteve Prokuruese të Vendit Memorandum Ekonomik për Shqipërinë Parametrat e Financimit të Vendit Departamenti i Zhvillimit Ndërkombëtar (Britania e Madhe) Partia Demokratike (Shqipëri) Huadhënie për Zhvillimin e Politikave Analiza e Qendrueshmërisë së Borxhit Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Banka Evropiane e Investimeve Programi Outreach për Investitorët Evropianë (MIGA) Studime Ekonomike dhe Sektoriale Komisioni Evropian Bashkimi Evropian Investimet e Huaja Direkte Organizatat për Manaxhimin e Peshkimit Programi për Vlerësimin e Sektorit Financiar Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë Produkti i Brendshëm Bruto Rrjeti Global i Të Mësuarit në Distancë Grupi i Ekspertëve të Decentralizimit Faciliteti Global për Mjedisin Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim Vlerësimi i Klimës së Investimeve Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim Korporata Ndërkombëtare Financiare Sistemi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar Fondi Monetar Ndërkombëtar Departamenti i Integritetit Institucional (Banka Botërore) Shërbimi i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sistemi i Planifikimit të Integruar Standardet Ndërkombëtare të Auditimit 2

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 3 JSA KESH LSMS MDG MIGA MMR MoES MoF MoI MoPWTT MSTQ MTBP MTEF NATO NCD NSSED OECD OED OSCE PER PEIR PIU PRSP QAG ROSC SAA SAp SEE SIDA SII SME SNV SP TA UNDP UNFPA UNICEF USAID U5MR WBI WDI WHO WTO WUA Vlerësim i Stafit të Përbashkët Korporata Elektroenergjetike Shqiptare Sondazhi për Matjen e Standardeve të Jetesës Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit Agjencia Multilaterale e Garantimit të Investimeve Përqindja e Vdekshmërisë Amtare Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ministria e Financave Ministria e Brendshme Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve Metrologjia, Standardizimi, testimi dhe cilësia Plani i Buxhetit Afatmesëm Programi i Buxhetit Afatmesëm Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior Komiteti Kombëtar për Decentralizimin Strategjia Kombëtare për Zhvillim Ekonomiko-Social Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Departamenti i Vlerësimit të Operacioneve (Banka Botërore) Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Rishikim i Shpenzimeve Publike Rishikim i Shpenzimeve Publike dhe Institucionale Njësi e Zbatimit të Projektit Dokumenti i Strategjisë për Uljen e Varfërisë Grupi i Sigurimit të Cilësisë Raporti mbi Ruajtjen e Standardeve dhe Kodeve Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit Procesi i Stabilizim-Asocimit Evropa Juglindore Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Instituti i Sigurimeve Shoqërore Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme Organizata Holandeze e Zhvillimit Partia Socialiste (e Shqipërisë) Asistencë Teknike Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara Fondi për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara Agjencia e Zhvillimit Ndërkombëtar Përqindja e Vdekshmërisë tek Fëmijët nën 5 vjeç Instituti i Bankës Botërore Treguesit e Zhvillimit Botëror (Banka Botërore) Organizata Botërore e Shëndetësisë Organizata Botërore e Tregtisë Shoqata e Përdoruesve të Ujit Banka Botërore IFC Zëvendës President: Shigeo Katsu Assaad Jabre Drejtorë për Shqipërinë: Orsalia Kalantzopoulos Shahbaz Mavaddat Task Team Leader(s): Nadir Mohammed/ Timothy Gilbo Gjergj Konda 3

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 4 4

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 5 REPUBLIKA E SHQIPËRISË STRATEGJIA E ASISTENCËS PËR SHQIPËRINË Pasqyra e Lëndës PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE... 8 I. HYRJE... 11 II. KONTEKSTI NË VEND... 11 A. Konteksti politik dhe social... 11 B. Zhvillimet ekonomike qysh prej CAS-it të fundit... 15 C. Profili i varfërisë së Shqipërisë... 17 III. VIZIONI AFATGJATË, PLANET AFATMESME DHE PARASHIKIMI PËR TË ARDHMEN NË SHQIPËRI19 A. Vizioni Afatgjatë i Shqipërisë dhe Integrimi Europian... 19 B. Strategjia Kombëtare për Zhvillim Ekonomik dhe Social (SKZHES)... 19 C. Parashikimi Ekonomik Afatmesëm... 21 IV. SFIDAT E ZHVILLIMIT TË SHQIPËRISË... 23 A. Përmirësimi i Strukturave të Qeverisjes... 23 B. Ruajtja e Normave të Larta të Rritjes Ekonomike... 24 C. Përmirësimi i realizimit të shërbimeve publike... 28 V. PORTOFOLI AKTUAL I GROUPIT TË BANKËS BOTËRORE... 30 A. Asistenca e Bankës në të kaluarën dhe cilësia dhe administrimi i portofolit ekzistues... 30 B. Parametrat Financiare për Shqipërinë (CFP)... 31 VI. STRATEGJIA E ASISTENCËS SË GRUPIT TË BANKËS BOTËRORE PËR SHQIPËRINË... 31 A. Tiparet kryesore dhe shtyllat e strategjisë për strategjinë e asistencës të mbështetur tek rezultatet... 31 (i) Qeverisja në qendër të vëmendjes... 32 (ii) Shtylla I: Vijueshmëria e rritjes ekonomike nëpërmjet mbështetjes së zhvillimit të sektorit privat... 35 (iii) Shtylla II: Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve publike, veçanërisht në sektorët shoqërorë... 40 B. Kuadri i asistencës së Bankës dhe skenarët për financim... 42 D. Dimensionet Rajonale të Strategjisë për Mbështetje... 47 E. Partneritetet dhe Pjesëmarrja... 47 VII. MONITORIMI DHE VLERËSIMI NË BAZË TË REZULTATEVE... 48 VII. RREZIQET DHE ZGJIDHJET E OFRUARA... 49 IX. KOMENTE PËRMBYLLËSE... 50 ANEKSI 1: MATRICA E REZULTATEVE TË CAS-IT (VITET FISKALE 2006-09)... 52 ANEKSI 2: RAPORTI MBI PËRFUNDIMIN E CAS-IT PËR SHQIPËRINË, VF02-VF05... 68 Objektivi II: Nxitja e Zhvillimit të Qendrueshëm të Sektorit Privat... 76 Objektivi III: Nxitja e Zhvillimit Njerëzor... 85 PARTNERËT: WHO DHE ITALIAN COOPERATION, DFID DHE CIDA.... 105 ANEKSI 3: STRATEGJIA E IFC-SË PËR SHQIPËRINË, VF06-09... 106 5

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 6 ANEKSI 4: PROGRAMI I MIGA-S NË SHQIPËRI... 115 ANEKSI 5: KONSULTIMET PËR CAS-IN... 117 ANEKSI 6: ASISTENCA E DONATORËVE PËR SHQIPËRINË SIPAS PROGRAMEVE... 121 ANEKSI 7: PARAMETRAT E FINANCIMIT TË VENDIT... 122 ANEKSI 8: ANALIZË E AFTËSIVE PAGUESE TË SHQIPËRISË... 123 Ky Aneks është një azhurnim i Analizës së Qendrueshmërisë së Borxhit për Shqipërinë (DSA). Sipas këtyre të dhënave, në kontekstin e skenarit bazë (base case scenario) të një rritjeje të qendrueshme ekonomike (6%), maturie fiskale dhe interesave të ulta, qendrueshmëria e borxhit publik dhe të jashtëm mund të ishte e manaxhueshme në periudhën aftatmesme. Megjithatë, treguesit e aftësisë paguese dhe likuiditetit mbeten poshtë pragut standard gjë që provon që një rritje ekonomike e shëndoshë dhe e qendrueshme, si edhe zgjerimi i eksporteve bashkë me një përmirësim të reformave strukturore do t[i bënte të mundur vendit të kishte akses në borxh me terma jo-koncesionale pa ndikuar negativisht në treguesit e aftësisë paguese ose likuiditetit.... 123 2. REZULTATET KRYESORE TË ANALIZËS SË QENDRUESHMËRISË SË BORXHIT... 124 Këto parashikime varen nga një manaxhim i shëndoshë makroekonomik dhe perfomancë pozitive e politikave, hamendësi konservatore (conservative assumptions) në lidhje me të ardhurat nga privatizimet dhe një panorame afatmesme të bilancit të pagesave bazuar në hamendësi pozitive në mënyrë të moderuar përsa i takon rritjes së tregëtisë dhe qarkullimit të kapitalit. Qendrueshmëria fiskale dhe e jashtme e Shqipërisë në periudhën afatmesme në kuadrin një skenari bazë varet nga: (i) shtimi i përpjekjeve aktuale për konsolidimin fiskal, përmirësimi i cilësisë së axhustimeve fiskale dhe rritja e arkëtimit të të ardhurave; (ii) përmirësimi i ndjeshëm i manaxhimit strategjik të borxhit; (iii) reforma intensive politikash në mbështetje të përmirësimit të performancës së eksporteve, në veçanti përmes heqjes së barrierave administrative ndaj investimeve dhe përmirësimit të qeverisjes së sektorit publik, dhe iv) një mjedis relativisht i favorshëm i jashtëm që mund të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit të eksporteve... 125 Analiza e sensitivitetit:... 125 ANEKSI 9: MARRËDHËNIET E SHQIPËRISË ME BASHKIMIN EVROPIAN DHE ECURIA E PROCESIT TË STABILIZIM-ASOCIMIT... 128 6

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 7 Anekset Aneksi 1: Matrica e Rezultateve të CAS-it për Shqipërinë. VF06-VF09 -------------------------------------- 36 Aneksi 2: Raporti i Përfundimit të CAS-it për Shqipërinë, VF02-VF05 --------------------------------------- 48 Aneksi 3: Strategjia e IFC-së në Shqipëri, VF06-VF09 ---------------------------------------------------------- 80 Aneksi 4: Programi i MIGA-s në Shqipëri ------------------------------------------------------------------------- 88 Aneksi 5: Konsultimet mbi CAS-in dhe Pjesëmarrja ------------------------------------------------------------ 90 Aneksi 6: Asistenca e Donatorëve për Shqipërinë sipas Programeve ------------------------------------------ 94 Aneksi 7: Parametrat e Financimit të Shqipërisë ------------------------------------------------------------------ 95 Aneksi 8: Analiza e Qendrueshmërinë së Borxhit----------------------------------------------------------------- 96 Aneksi 9: Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe Progresi i SAp ----------------------------------------------100 Aneksi 10: Anekset Standarde të CAS-it --------------------------------------------------------------------------104 Tabelat Tabela 1: Zhvillimet Ekonomike dhe Perspektiva Afatmesme e Shqipërisë-------------------------------------5 Tabela 2: Kërkesat e Jashtme për Financim për Shqipërinë, VF06-VF09 ------------------------------------- 11 Tabela 3: Treguesit e Huadhënies të Bankës Botërore------------------------------------------------------------ 18 Tabela 4: Programi i Planifikuar i Huadhënies së Bankës Botërore për Shqipërinë, VF06-VF09---------- 24 Tabela 5: Programi i Mbështetjes i Grupit të Bankës Botërore, VF06-VF09---------------------------------- 26 Tabela 6: CAS-i për Shqipërinë - Kuadri Kryesor i Monitorimit, VF06-VF09------------------------------- 30 Figurat Figura 1: Nivelet e varfërisë në Shqipëri në 2002 ------------------------------------------------------------------6 Figura 2: Dimensionet Hapësinore të Varfërisë në Shqipëri në 2002---------------------------------------------7 KUTITË Kutia 1: Perspektiva e Shqipërisë në Përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit --------------4 Kutia 2: Sistemi i Planifikimit të Integruar (IPS)--------------------------------------------------------------------9 Kutia 3: Përmirësimi i qeverisjes në Portofolin e Bankës -------------------------------------------------------- 21 Kutia 4: Mësime nga Kreditë në Mbështetje të Uljes së Varfërisë, VF02-VF04------------------------------ 30 Kutia 5: Rezultatet dhe Arritjet Kryesore që WBG synon të influencojë gjatë VF06-VF09 ---------------- 33 Në përgatitjen e CAS-it kontribuan personat e mëposhtëm nga Banka Botërore: Odeta Bulo, Evis Cerga, Olav Rex Christensen, Carine Clert, Nancy Cooke, Andrew Dabalen, Drita Dade, Artan Guxho, Ibrahim Hackaj, Elda Hafizi, Ana Gjokutaj, Richard Martin Humphreys, Monika Huppi, Anila Iljazi, Sanjay Kathuria, Iftikhar Khalil, Toru Konishi, Lorena Kostallari, Julian Lampieti, Brian David Levy, Silvia Minotti, Greta Minxhozi, Alia Moubayed, Zlatko Nikoloski, Andreas Rhode, Nand Shani, Florian Tomini, Jolanda Trebicka, Piet Hien Van Heesewijk dhe Wael Zakout. Në këtë ekip dhanë kontributin e tyre Elira Sakiqi nga zyra e IFC dhe Mario Marchesini nga zyra e MIGA-s. Ekipi i CAS-it vlerëson mbështetjen e fuqishme nga kolegët e departamenti OPCS (Tevfik Yaprak, Erika A. Jorgensen, Rosalia Rodriguez-Garcia, Elizabeth White dhe Stefan G. Koeberle), SFRCR (Paul Levy dhe Merli Baroudi), dhe FRM (Ivar J. Andersen). 7

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 8 Përmbledhje Ekzekutive i. Historik. Shqipëria ka patur një progres të mirë, me një rritje ekonomike të lartë përmes zbatimit të Strategjisë për Zhvillim Ekonomik dhe Social (SKZHES). Gjatë zbatimit të CAS-it të mëparshëm, Shqipëria ka pasur një qëndrueshmëri makroekonomike dhe norma të rritjes reale të GDP-së mbi 5 përqind më e larta në Europën Juglindore e mbështetur nga eksportet në rritje (prej një baze të ulët), dhe ka vazhduar përmirësimet e produktivitetit të faktorëve. Megjithatë, ruajtja e kësaj performance do të jetë gjithnjë e më e vështirë dhe Shqipëria do të ketë nevojë të tërheqë gjithnjë e më shumë investimet e huaja të drejtpërdrejta (FDI), të rrisë fondet publike dhe private, të përshpejtojë akumulimin e kapitalit fizik dhe njerëzor dhe të përmirësojë strukturat e qeverisjes për të ruajtur ecurinë mbresëlënëse që ka arritur deri më tani. Përkundër GDP për frymë që arriti 2,040 US$ në vitin 2004, varfëria e përhapur, papunësia e lartë dhe pabarazitë e gjëra rajonale mbeten sfida të vështira. ii. Shumë është arritur në drejtim të krijimit të një ekonomie tregu në Shqipëri qysh prej fillimit të periudhës së tranzicionit në vitin 1992. Gjatë periudhës së CAS-it të fundit ka pasur një ecuri të shpejtë sidomos në drejtim të privatizimit, liberalizimit të tregtisë dhe të ngritjes së një sektori të shëndoshë financiar pas pasojave të rënies së skemave piramidale në vitin 1997, e cila shkaktoi një ndërprerje të progresit shoqëor dhe ekonomik të Shqipërisë. Kapacitetet institucionale në nivel qendror janë përmirësuar, megjithëse problemet e qeverisjes së dobët dhe të kapjes së shtetit mbeten problematike dhe janë pengesa thelbësore për investimet. Shqipëria ka filluar gjithashtu të decentralizojë funksionet e pushtetit, por hapi i kalimit të kompetencave në nivelet më të ulta ka qenë i ngadaltë për shkak të kufizimeve politike dhe të kapaciteteve të kufizuara në nivele bashkiake dhe vendore. Megjithatë, procesi i decentralizimit premton shumë, po të kemi parasysh karakteristikat e Shqipërisë, për të përmirësuar realizimin e shërbimeve për shqiptarët e varfër, sidomos në fushën e shëndetësisë, të arsimit dhe të furnizimit me ujë. iii. Procesi i Stabilizim-Asocimit (SAp) me Bashkimin Europian (EU) është jetik për Shqipërinë. Anëtarësimi në EU mbetet një vizion afatgjatë për Shqipërinë dhe negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me EU kanë përbërë një prioritet kombëtar. Megjithatë, progresi në këtë fushë ka qenë i ngadaltë, pjesërisht për shkak të mungesës së progresit në drejtim të përmirësimit të perceptimeve të qeverisjes së dobët. Kohët e fundit Shqipëria përfundoi raportin e tretë të ecurisë të SKZHES, dhe ka filluar të zbatojë një Sistem të ri të Planifikimit të Integruar (IPS) në kuadër të një përpjekjeje ambicioze për të inkuadruar proceset e veta të hartimit të politikave dhe për të integruar kuadret e shumta të planifikimit siç janë SKZHES, SAp, kuadri i Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (MDG), dhe Partneritetit për Paqe me NATO-n. IPS premton shumë në lidhje me harmonizimin e vendim-marrjes së qeverisjes mbrapa një vizioni të bashkërenduar afatgjatë dhe koherent dhe duke bërë kujdes që vendimet për investimet të merren brenda kuadrit të një Procesi të shëndoshë të Programit Buxhetor Afatmesëm (MTBP). Po ashtu IPS premton një kuadër për të konsoliduar përmirësimet e kohëve të fundit në lidhje me bashkërendimnin e donatorëve. iv. Grupi i Bankës Botërore (WBG) vazhdon të jetë një partner i fuqishëm zhvillimi për Shqipërinë. WBG i ka dhënë mbështetje të fuqishme Shqipërisë qysh prej vitit 1991, duke përfshirë angazhimet e IDA-s të cilat shkojnë në total 820 milion US$, angazhimet e IFC-së prej 125 milion US$, dhe garancitë e MIGA-s që shkojnë në total 8.6 milion US$. Cilësia e portofolit 8

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 9 aktiv ka vazhduar të përmirësohet, me fokusin gjithnjë e më shumë te zhvillimi afatgjatë i kapaciteteve dhe zbatimi përmes strukturave të qeverisë. Një Raport për Përfundimin e CAS-it për CAS-in e vitit 2002, i mbështetur tek analiza vlerësuese e kryer nga OED dhe nga QAG, arriti në përfundimin se ndihma e Bankës ka qenë e kënaqshme, megjithëse rezultatet në fushat e qeverisjes nuk kanë qenë aq pozitive sa ç shpresohej. v. Strategjia e re e Ndihmës për Vendin mbështetet tek rezultatet. Ky CAS i katërt i Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë (një CAS i përbashkët i IDA/IBRD dhe IFC), që mbulon periudhën VF06-VF09, përvijon një program mbështetjeje i cili përfshin financimin me kushtet e modifikuara të IDA-s deri në 86 milion US$ si edhe financim nga IBRD deri në 110 milion US$. Shqipëria pritet të kalojë plotësisht nga IDA në IBRD deri në fund të VF08. Koha e CAS-it përkon me ciklin politik në Shqipëri, me zgjedhjet e fundit parlamentare të korrikut të vitit 2005, të cilat nxorën në shtator 2005 një qeveri të re me një mandat katërvjeçar. vi. Programi i CAS-t mbështet përpjekjet e Shqipërisë për përmirësimin e qeverisjes, duke u bërë ndërkaq më përzgjedhës. CAS-i pohon që duhet një punë më koherente për t;i dhënë zgjidhje sfidës së qeverisjes së dobët në Shqipëri dhe fut një filter qeverisjeje me katër parime thelbësore të cilat do të përdoren për të siguruar që problemet e qeverisjes do të trajtohen në çdo ndërhyrje të Bankës. Programi CAS është gjithashtu më selektiv, i fokusuar në dy shtylla: (I) Rritje e vazhduar ekonomike përmes mbështetjes së zhvillimit të sektorit privat, me rezultate të pritshme që përfshijnë (a) qëndrueshmërinë makroekonomike; (b) një klimë të përmirëzuar biznesi përmes një cilësie më të mirë të akteve normative të biznesit dhe një dialogu të përmirësuar midis sektorit privat dhe atij publik; (c) efiçencë e rritur operative e institucioneve financiare; (d) funksionim i përmirësuar i tregut të tokës; (e) qeverisje e përmirësuar e biznesit të madh; (f) transparencë dhe efiçencë e rritur në menaxhimin e shpenzimeve publike dhe institucione më të forta për planifikimin, tenderimin dhe ofrimin e infrastrukturës dhe të shërbimeve; (g) llogaridhënie më e mirë e administratës publike përmes një Shërbimi Civil më efiçent, më transparent dhe më pak i prekur nga ndikimet politike; dhe (h) menaxhim dhe planifikim më i mirë i burimeve bregdetare të Shqipërisë. (II) Përmirësimi i realizimit të shërbimeve publike, sidomos në sektorët socialë, me rezultate të pritshme që përfshijnë (a) përmirësim arsimor të nxënësve dhe cilësisë së arsimit bazë; (b) përmirësim i efiçensës dhe barazisë në financimet për shëndetësinë; (c) cilësi më e mirë e kujdesit shëndetësor; (d) përmirësim i qëndrueshmërisë fiskale të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe rritje të aksesit ndaj një asistence për ata që janë në nevojë, të qendrueshme dhe efektive; dhe (e) përmirësim i aksesit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve në zonat rurale. vii. Është planifikuar një program i fokusuar huadhënieje dhe studimesh (ESW). Deri në 11 projekte të reja huadhënieje të IDA/IBRD propozohen për periudhën VF06-VF09, nga të cilat tre do të jenë një seri huash programatike për Politika Zhvillimi (DPL) të cilat do të mbështeten në suksesin e serisë së PRSC në CAS-in e mëparshëm. Për CAS-in propozohet një gamë huadhënieje (75-196 milionë dollarë), ku huadhënia faktike do të përcaktohet nga ecuria e krahasuar me një grup treguesish kyç të nxjerrë nga Kuadri i rezultateve. Për vitin VF08 është planifikuar një Raport Ecurie i CAS-it. 9

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 10 viii. Programi është hartuar për të zbutur ato rreziqe të cilat mund të kufizonin efektivitetin e Bankës dhe të pengonin arritjen e rezultateve. CAS-i i ri pohon se arritja e rezultateve të shprehur në Kuadrin e Rezultateve do të varet nga rreziqet, sidomos paqëndrueshmërisë politike të brendshme ose rajonale dhe tronditjeve të jashtme ekonomike. Për uljen e këtyre rreziqeve do të shërbejë angazhimi i fuqishëm politik në rajon për integrimin në BE dhe fleksibiliteti i programit të propozuar për mbështetje. 10

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 11 REPUBLIKA E SHQIPËRISË: STRATEGJIA E ASISTENCËS I. Hyrje 1. Arritjet e Shqipërisë qysh kur ajo nisi tranzicionin në fillim të viteve 90 kanë qenë mbresëlënëse. Shqipëria ka hedhur me sukses themelet e ekonomisë së tregut, ka krijuar institucionet demokratike dhe ka ngritur gradualisht kapacitetet e administratës publike për të përballuar shndërrimin politik dhe ekonomik. Këto përpjekje kanë sjellë si rezultat qëndrueshmëri makroekonomike si dhe norma më të shpejta të rritjes së GDP në Evropën Juglindore (SEE). Megjithë këto arritje, Shqipëria mbetet një prej vendeve më të varfra të Evropës me të ardhura për frymë, të cilat çmohen të jenë 2,040 US$ (sipas metodës Atlas) në vitin 2004, me varfëri të përhapur, normë të lartë papunësie, pabarazi të mëdha rajonale dhe struktura të dobëta qeverisjeje. 2. CAS-i i propozuar për periudhën VF06-VF09 mbështetet në përvojën e Grupit të Bankës Botërore (WBG) qysh prej fillimit të viteve 90 (përmes tri CAS-eve). 1 Ai orientohet nga rezultatet, mbështetet në bashkëpunimin sistematik me WBG dhe është përgatitur me konsultimin e autoriteteve në vend, partnerëve për zhvillim dhe palëve të tjera të interesuara. CAS-i synon të mbështesë Strategjinë Kombëtare të Shqipërisë për Zhvillim Ekonomik dhe Social (SKZHES) dhe Procesin e Stabilizim - Asocimit me Bashkimin Evropian (SAp) me objektivin përfundimtar integrimin në BE dhe arritjen e Objektivave për Zhvillimin e Mijëvjeçarit (MDG). Aktivitetet e propozuara të CAS-it grupohen rreth dy shtyllave kryesore: (i) nxitja e rritjes ekonomike përmes mbështetjes për zhvillimin e sektorit privat; (ii) përmirësim i shërbimeve, sidomos në sektorët socialë. Qeverisja do të futet në të gjithë programet dhe projektet e mbështetura nga CAS-i përmes përdorimit të kritereve të përcaktuara qartë për vlerësimin e hartimit dhe të efektit të të gjitha ndërhyrjeve të Bankës. CAS-i do të përdorë një përzierje të përzgjedhur financimi nga Banka dhe nga IFC si një program të qartë mbështetje të WBG me Aktivitete Analitike dhe Këshillimore (AAA). II. Konteksti në Vend A. KONTEKSTI POLITIK DHE SOCIAL 3. Për të pestën herë që nga viti 1990 shqiparët zgjodhën 140 anëtarë të parlamentit, në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut 2005. 2 Procesi zgjedhor u zhvillua në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe iu përmbajt parimeve themelore të demokracisë 3. Vetë procesi i votimit ishte i qetë dhe dëshmoi progres krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, por procesi i numërimit të votave dhe 1 Termi `Bankë që i referohet IBRD dhe IDA dhe Grupi i Bankës Botërore në përgjithësi i referohet Bankës, IFC, FIAS dhe MIGA. 2 Ky CAS do të përkojë me ciklin politik të Shqipërisë meqënëse legjislatura e re do të jetë në periudhën 2005 deri 2009. 3 Komisioni Evropian - Raporti i Progresit për Shqipërinë, viti 2005 (SEC) 2005 1421, Bruksel, 9 nëntor 2005 11

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 12 finalizimi i rezultateve dëshmoi vonesa të konsiderueshme Partia Demokratike (DP), e udhëhequr nga ish-presidenti Sali Berisha, doli si partia më e madhe në parlamentin e ri me 56 deputetë dhe për pasojë formoi qeverinë e re në një koalicion të gjerë me partitë e tjera më të vogla. Platforma e PD gjatë zgjedhjeve dhe programi i saj aktual fokusohen në përmirësimin e qeverisjes dhe të shtetit ligjor, uljen e korrupsionit dhe prishjen e monopoleve, përmirësimin e mjedisit të biznesit, përshpejtimin e zhvillimit rural dhe nxitjen e zhvillimit të kapitalit njerëzor. Dr. Berisha u zgjodh si Kryeministër në shtator 2005. Transferimi i pushtetit qe i butë dhe qeveria e re ka konsoliduar numrin e ministrive në një përpjekje për të racionalizuar shpenzimet publike dhe përmirësuar koordinimin në administratën publike. Qeveria e re ka konfirmuar angazhimin e saj të fuqishëm për të përshpejtuar përpjekjet e Shqipërisë në drejtim të integrimit në EU (përmes SAp) dhe në strukturat e NATO, për zbatimin e SKZHES (PRSP e Shqipërisë), dhe për integrimin e kuadreve të ndryshme ekzistues të politikave në një plan të vetëm të zhvillimit afatmesëm përmes Sistemit të Planifkimit të Integruar (IPS). 4. Partia Socialiste (SP) tani përbën partinë kryesore të opozitës. Megjithëse gjatë periudhës 1997 2004 pati qeveri të udhëhequra nga PS, ato shënuan rezultate të mira në menaxhimin ekonomik, si dhe në formulimin dhe zbatimin e SKZHES. Çarja në udhëheqjen e PS dhe formimi në shtator të vitit 2004 të focës së pavarur Lëvizja Socialste për Integrim (LSI), nga ish-kryeministri Ilir Meta, kontribuoi pjesërisht në humbjen e shumicës së PS në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Pas dorëheqjes së kryetarit të Partisë Socialiste, z. Fatos Nano, partia zgjodhi në krye të saj Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama, si udhëheqësin e saj të ri në tetor të vitit 2005 dhe shqyrtoi edhe një herë platformën e saj në përgatitje për zgjedhjet lokale në vitin 2006. Polarizimi politik dhe rivaliteti i fortë midis dy partive më të mëdha të vendit (DP dhe SP) mbeten burime të mungesës potenciale të stabilitetit dhe pengojnë arritjen e një konsensusikombëtar për reformat e nevojshme për përshpejtimin e hapit të zhvillimit ekonomik dhe integrimit të suksesshëm në BE. 5. Procesi i decetralizimit ka marrë një shtytje të konsiderueshme gjatë pesë viteve të fundit. 4 Megjithëse Shqipëria i hyri rrugës së decentralizimit politik në vitit 1992, hapi i delegimit të kompetencave është rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë pesë viteve të fundit për shkak të kërkesës së fuqishme për të përmirësuar realizimin e shërbimeve publike, qeverisjen dhe llogaridhënien për përdorimin e burimeve publike dhe fuqizimin e autonomisë vendore. Pas ratifikimit të Kartës Europiane për Vetëqeversijen Vendore dhe miratimit të Ligjit për Funksionimin dhe Organizimin e Qeverisjes Vendore në vitin 2000, është miratuar Strategjia për zbatimin dhe decentralizimin e qeverisjes, e cila është ndjekur nga një progres i mirë në drejtim të ngritjes së kuadrit institucional për zbatimin e strategjisë. Arritjet kryesore gjatë tre viteve të fundit përfshijnë: (i) plotësimin e kuadrit bazë ligjor për administrimin territorial; (ii) zbatimin e rregullimit ekzistues për të drejtat e pronës së pushtetit vendor; (iii) caktimin e kompetencave dhe përgjegjësive specifike të njësive vendore përfshirë ato që lidhen me funksionet e përbashkëta; (iv) caktimin e një shkalle të mjaftueshme autonomie të të ardhurave vendore dhe krijimin e një mekanizimi barazivënës për transfertat për të minimizuar influencën burokratike dhe politike; dhe (v) miratimin e një strategjie për trajnimin e nëpunësve vendorë. 4 Për një rishikim të detajuar të progresit në decentralizim në Shqipëri dhe sfidat, shih Raportin Nr. 27885-ALB, (2004) Albania: Decentralization in Transition Njësia e Uljes së Varfërisë dhe Manaxhimit Ekonomik, Rajoni i Evropës dhe Azisë Qendrore, Banka Botërore; shkurt 2004. 12

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 13 6. Megjithatë, procesi i decentralizimit vazhdon të pengohet nga disa kufizime. Edhe pse besimi në njësitë e pushtetit vendor po rritet dhe bashkitë e komunat kanë mundur të arrijnë rezultate të prekshme në drejtim të realizimit të shërbimeve dhe të zhvillimit urban (p.sh. Bashkia e Tiranës), zbatimi i reformave për të decentralizuar me sukses vendimet fiskale dhe administrative nuk ka qenë konstant dhe ka mbetur mbrapa afateve. Ka ende mangësi institucionale dhe kapacitete të pakëta zbatuese të cilat kufizojnë shprehjen e mendimeve dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në punët vendore si edhe transparencën dhe llogaridhënien e njësive të qeverisjes vendore. Rezistenca politike dhe pengesat burokratike vazhdojnë ta vonojnë hapin e decentralizimit. Kompetencat specifike të qarqeve, komunave dhe bashkive kanë nevojë të qartësohen më shumë, sidomos funksionet e përbashkëta, për të shmangur mosefiçencat dhe dublikimet ose ofrimin e pamjaftueshëm të shërbimeve. Hartimi i Ligjit të ri për Buxhetin Vendor dhe i Ligjit të ri për Financat vendore (përfshirë kuadrin për ndarjen e tatimeve qendrore) mbetet pezull. Fragmentimi i njësive të pushtetit vendor dhe roli i papërcaktuar i qarqeve e ndërlikojnë caktimin uniform të përgjegjësive dhe prek efiçencën e realizimit të shërbimit publik, transparencën fiskale dhe llogaridhënien. 7. Shqipëria ka pasur gjithashtu një ecuri të mirë në lidhje me përmirësimin e rezultateve të sektorit social. Përveç shndërrimeve eknomike dhe politike, Shqipëria është gjithashtu në rrugën drejt arritjes së MDG-ve sidomos të atyre që lidhen me rezultatet e sektorit social, megjithëse të dhënat e pamjaftueshme e pengojnë analizën e gjerësishme të prirjeve pas tranzicionit (Kutia 1). Profili aktual demografik i Shqipërisë karakterizohet nga tri fenomene kryesore: valë të mëdha migratore të brendshme dhe të jashtme, përmirësim i normave të vdekshmërisë dhe rënie të normave të pjellorisë. Struktura moshore e popullsisë ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Popullata nën moshën 15 vjeç po bie në numër dhe popallata mbi 65 vjeç po rritet në numër më shpejt se pjesa tjetër e popullsisë së rritur. Megjithëse normat e rritjes dhe të pjellorisë kanë rënë Shqipëria mbetet njëri prej vendeve me normë më të lartë pjellorie dhe me popullsisnë më të re në Europë. 5 Popullsia e Shqipërisë mbetet kryesisht rurale, megjithëse qytetet e mëdha, sidomos Tirana, janë rritur vrullshëm gjatë 15 viteve të fundit. Krahu i punës hyri në periudhën e tranzicion i balancuar përsa i takon gjinisë, por tani tregon një përqindje më të madhe të meshkujve. Ai është kryesisht rural (65 përqind) dhe 62 përqind nuk e kanë mbaruar arsimin e mesëm. Normat e pjesëmarrjes së krahut të punës ranë me 14 dhe 19 përqind respektivisht për meshkujt dhe femrat nga viti 1993 deri në vitin 2003. Papunësia mbetet e përhapur (zyrtarisht e vlerësuar me 14.4 përqind në vitin 2004, kurse në vitin 2003 ishte 15 përqind) sidomos në zonat urbane megjithë rëniet e theksuara të numrit të të papunëve gjatë dekadës së fundit. 6 8. Shumica e treguesve të shëndetësisë dhe të arsimit kanë vazhduar të përmirësohen gjatë dekadës së fundit. Rezultatet aktuale të shëndetësisë krahasohen për mirë me ato të vendeve me të ardhura të mesme deri në të pakëta jashtë Europës dhe Azisë Qendrore (ECA), por kanë mbetur mbrapa atyre të vendeve të tjera të SEE. Përkundër progresit të arritur kohëve të fundit, Shqipëria vazhdon të ketë jetëgjatësinë më të ulët të shëndetshme dhe normat më të larta të vdekshmërisë foshnjore në SEE. Shqipëria ka arritur norma regjistrimi në shkollë për të gjithë në arsimin bazë në fillim të tranzicionit, por filloi me normat më të ulëta të regjistrimit në 5 Sipas vlerësimeve popullsia e Shqipërisë ishte gjithsej 3.1 milion në vitin 2004 dhe parashikohet të rritet në 3.7 milion deri në vitin2025. Aktualisht rreth 0.8 1.0 milion sqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë. 6 Nga viti1993 deri në vitin 2003, papunësia e regjistrua ra me 46 përqind. 13

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 14 arsimin e mesëm dhe atë të lartë në rajon. Nga viti 1990 deri në vitin 2002, normat bruto të regjistrimit ranë në të gjitha nivelet e arsimit me përjashtim të arsimit të lartë. 7 Gjatë tri viteve të fundit, janë parë përmirësime modeste në normat e regjistrimit në të gjitha nivelet arsimore. KUTIA 1: PERSPEKTIVAT E SHQIPËRISË PËR ARRITJEN E OBJEKTIVAVE TË ZHVILLIMIT TË MIJËVJEÇARIT Vendet e Evr. Juglind. MDG1 MDG2 MDG3 MDG4 MDG5 MDG6 MDG7 Shqipëria M L L L M M M Kroacia L M L L L L N Rumania M M L L L U U Bullgaria L L L L L L L Maqedonia L L M L L L N Serbia & Mali i Zi N M L L L L L Bosnia & Hercegovina N N L L L L L L: i mundshëm; M: ndoshta; U: i pamundshëm; N: nuk ka të dhëna Vendet e EJL i kanë arritur tashmë ose kanë predispozita për t i arritur mbi gjysmat e MDGs, edhe pse disa vende e kanë më pak të mundur arritjen e disa MDG-ve. MDG për HIV/AIDs dhe sëmundje të tjera është një problem i madh rajonal. Shqipëria është në rrugën drejt plotësimit të të gjitha MDG-ve, megjithëse kufizimet e të dhënave e bëjnë paksa të paplotë këtë vlerësim. MDG1 (Zhdukja e varfërisë dhe e urisë): Shqipëria është drejt plotësimit të MDG-së së varfërisë. Megjithatë, Shqipëria ka vetëm një anketë përfaqësuese për të gjithë vendin për një periudhë të gjatë (LSMS, 2002) për të bërë një vlerësim të saktë të varfërisë (me modulin e konsumit). LSMS 2005 do të mundësojë një vlerësim më të mirë të prirjes vitin tjetër. MDG2 (Arsim fillor për të gjithë) dhe MDG3 (nxitje e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave): normat zyrtare kombëtare të regjistrimit në shkollë dhe normat e mbarimit të arsimit fillor në përgjithësi sugjerojnë që objektivi i këtij MDG për arsimin ka gjasa të arrihet. Mirëpo, LSMS më e fundit ka dëshmuar një përqindje regjistrimi në shkollë prej 93 përqind. Sipas të dhënave më të fundit, edhe objektivi i MDG për gjininë i ka gjasat të arrihet. Megjithatë, raporti i lartë vajza/djem që mbarojnë shkollën (klasën e tetë) tregon se djemtë mund ta braktisin shkollën më herët. MDG4 (ulja e vdekshmërisë së fëmijëve U5MR) dhe MDG5 (përmirësimi i shëndetit të nënës -MMR): megjithëse prirja zbritëse e U5MR është pozitive, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të arritur në përfundimin që MDG për vdekshmërinë e fëmijëve do të arrihet. Normat e imunizimit për fruthin dhe për DTP3 tregojnë rritje të lehta. Të dhëna adminsitrative për MMR e vënë theksin te prirja zbritëse gjatë viteve të fundit (megjithëse vlerësimet e bëra nga UNICEF, UNFPA dhe WDI tregojnë rritje të MMR). Shpenzimet statike për shëndetsinë së bashku me kujdesin e dobët prenatal, rrjetin e spitaleve dhe sistemet e rekomandimeve e bëjnë arritjen e këtij MDG më pak të sigurtë se të tjerët. 7 Nga viti1989 deri në vitin 2002, norma e regjistrimit bruto ra nga 103 përqind në 99.6 përqind për arsimin bazë, dhe - në mënyrë më drastike - nga 78.5 pëqind në 43.6 përqind për arsimin e mesëm (kryesisht për shkak të mbylljes së shkollave të mesme profesionale). Gjatë së njëjtës periudhë, normat e rregjistrimit bruto në arsimin e lartë i rritën ndjeshëm nga 6.6 përqind në 17 përqind kryeisht si rrjedhojë e rritjes së regjistrimeve në sistemin me kohë të pjesshme. 14

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 15 MDG6 (Lufta kundërhiv/aids, malarias dhe sëmundjeve të tjera normat e infektimit me HIV dhe sëmundshmëria me TBC): Shqipëria është në rrugën drejt arritjes së MDG në lidhje me TBC. Megjithatë, ndërkohë që nivelet aktuale të HIV/AIDS duken të ulëta, Shqipëria është një popullsi me rrezikshmëri të lartë dhe numri i rasteve po rritet me shpejtësi. MDG7 (qëndruehsmëria e mjedisit përqindja e njerëzve me akses për ujin e pijshëm): ndërkohë që të dhënat e WHO-UNICEF tregojnë se ky objektiv ka gjasa të arrihet, të dhënat e LSMS më të fundit sugjerojnë se ka ende rrugë e gjatë deri në arrritjen e tij. Burimi: Banka Botërore (2005) Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit në Europë dhe Azinë Qendrore: Ecuria, Prespektivat dhe të dhëna, Një raport i Njësisë së Zhvillimit Njerëzor, Rajoni i Europës dhe Azisë Qendrore. B. ZHVILLIMET EKONOMIKE QYSH PREJ CAS-IT TË FUNDIT 9. Shqipëria ka qenë e suksesshme në arritjen e normave të larta të rritjes ekonomike dhe të ndjekjes së reformave strukturore gjatë tri viteve të fundit. Pas një ngadalësimi në vitin 2002, të shkaktuar nga mungesa të energjisë elektrike dhe për shkak të përmbytjeve, rritja e produktit është rimëkëmbur duke arritur shifrën 5.7 përqind në vitin 2003 dhe 5.9% në vitin 2004. 8 Kërkesa e agreguar (konsumi dhe investimet) e mbështetur nga flukset e ndihmës nga jashtë dhe nga transfertat private nga jashtë (remitancat) kanë qenë forcat shtytëse për rritjen e GDP. Edhe rritja e eksporteve është përshpejtuar, të mbështetura nga kushtet e favorshme të motit, të cilat kanë ndihmuar bujqësinë dhe industrinë e agropërpunimit, dhe nga një rimëkëmbje e turizmit. Edhe kushtet e favorshme të motit kanë sjellë përmirësime në prodhimin e energjisë elektrike. Gjatë tri viteve të fundit, reformat strukturore kanë ecur përpara, sidomos në fushat e privatizimit, të zhvillimeve në sektorin financiar, të reformave energjetike dhe të liberalizimit të tregtisë. Procesi i privatizimit ka ecur ndjeshëm përpara me privatizimin e suksesshëm të Bankës së Kursimeve në dhjetor të vitit 2003, i ndjekur nga hapat për të privatizuar ndërmarrjet publike në sektorët e sigurimeve, të telekomit dhe të naftës që pritet të privatizohen në 2006. Reformat e sektorit të energjetikës e kanë ulur ndjeshëm prekshmërinë e ekonomisë nga tronditjet e jashtme, ndër të tjera përmes prodhimit të rritur dhe arkëtimit të përmirësuar të faturave. Shqipëria vazhdon të zbatojë angazhimet e veta në kuadër të OBT-së dhe ka nënshkruar dhe ratifikuar Marrëveshje të Tregtisë së Lirë (FTAs) me të gjitha vendet fqinje. Megjithatë, në fusha të tjera kyçe të reformave strukturore ecuria nuk është ajo e dëshiruara, duke përfshirë reformat në mjedisin e biznesit për sektorin privat, shërbimet e infrastrukturës dhe cilësinë e menaxhimit të sektorit publik. TABELA 1: SHQIPËRIA ZHVILLIMET EKONOMIKE PERSPEKTIVAT EKONOMIKE AFATMESME (Në përqind të GDP-së, përveç rasteve ku thuhet ndryshe) 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 Faktik Vlerësim Parashikime Rritja reale e GDP (%) 7.0 2.9 5.7 5.9 5.5 5.0 6.0 6.0 6.0 Investimi i brendshëm bruto 27.5 24.5 23.4 23.8 23.6 24.8 25.8 26.3 27.1 Kursimet e brendshme bruto 4.4-1.6-1.7 2.0 1.4 2.5 4.4 5.7 6.5 Shpenzimet publike 31.6 31.4 29.0 29.2 27.7 28.7 28.4 28.1 28.1 investime publike 7.3 6.6 4.5 5.2 4.6 5.5 6.0 5.9 6.1 Të ardhurat fiskale duke përshirë edhe grantet 23.7 24.7 24.5 24.1 23.9 24.5 24.7 24.8 25.0 8 Shih Raportin e Përfundimit të CAS-it (Aneksi 1) për zhvillimet ekonomike gjatë periudhës 1990-2002. Shqipëria ka përfituar gjithashtu nga mbështetja e IMF në formën e programit të ndihmës për emergjencën postkonfliktuale (nëntor 1997) dhe nga dy programe ESAF/PRGF (1998-2001, 2002-2005). 15

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 16 Deficiti fiskal gjithsej -7.9-6.6-4.5-5.1-3.9-4.2-3.8-3.3-3.1 Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve 18.3 19.5 20.7 21.9 23.3 24.5 25.5 26.4 27.1 Importet e mallrave dhe të shërbimeve 38.7 46.7 45.8 44.0 45.4 46.8 46.9 47.1 47.7 Teprica e llogarisë korente (pas granteve) -3.4-7.0-5.7-3.8-5.5-5.8-5.1-4.7-4.8 Borxhi i jashtëm i pashlyer gjithsej* 26.7 25.1 21.4 18.8 18.2 19.1 19.4 18.8 18.5 Borxhi i jashtëm gjithsej / eksportet e mallrave dhe të shërbimeve (%)** 70.9 67.4 56.2 49.2 46.7 47.6 47.4 44.9 43.6 Inflacioni i çmimeve me pakicë (e.o.p.) (%) 3.1 5.2 2.4 2.9 2.2 2.5 3.0 3.0 3.0 Burimi: Banka Botërore (Live Database) (i) përfshin borxhin e jashtëm privat dhe (ii) përfshin remitancat e punëtorëve. 10. Qëndrueshmëria makroekonomike në Shqipëri është ruajtur qysh prej vitit 2002. Politikat monetare dhe financiare e kanë mbajtur nën kontroll inflacionin, kanë nxitur besimin në monedhën kombëtare dhe kanë shtuar kredinë për sektorin privat. Normat mujore të inflacionit janë mbajtur brenda gamës së synuar prej 2 4 përqind. Besimi në monedhën vendase është rritur siç pasqyrohet edhe nga vlerësimi i qëndrueshëm i lekut. Kjo është shtyrë kryesisht nga perspektiva e favorshme makroekonomike, flukset e mëdha hyrëse të ndihmës zyrtare, transfertat private të emigrantëve dhe investimet e rritura, paçka të kufizuara, të huaja të drejtpërdrejta (FDI). Privatizimi i Bankës së Kursimeve dhe zbutja e politikës monetare përmes një pakësimi të qëndrueshëm të normave të interesit, kanë çuar në një rimëkëmbje të vrullshme të rritjes së kredive për sektorin privat, edhe pse pikënisja ka qenë një bazë e ulët. 11. Megjithatë, clësia e rregullimeve fiskale nuk ka pasur përmirësime të theksuara. Së pari, efiçienca e shpenzimeve publike mbetet e ulët në veçanti në sektorët socialë. Së dyti, ndërsa konsolidimi fiskal në mënyrë të suksesshme ka pakësuar deficitet e mëdha të sektorit publik, shpenzimet në fushat prioritare shpesh nuk i kanë arritur objektivat e caktuara në kuadër të SKZHES-së. Deficiti i përgjithshëm buxhetor (pas granteve) ra nga 7.9 përqind e GDP-së në vitin 2001 në 5.1 përqind në vitin 2004. Paralelisht, raporti borxh publik gjithsej me GDP-në ra nga afro 67 përqind në rreth 56.6 përqind gjatë së njëjtës periudhë. Rritja e qëndrueshme ekonomike, normat në rënie të interesit dhe përdorimi i të ardhurave nga privatizimi për të shlyer borxhin publik kanë kontribuar të gjitha në pakësimin e raporteve të borxhit. Megjithë këtë përmirësim, pakësimi i deficitit erdhi kryesisht nga një rënie në shpenzimet kapitale dhe ka prekur paksa shpenzimet për arsimin, të cilat ranë nga 3.3 përqind e GDP në vitin 2001 në 3.1 përqind në vitin 2004. Thuajse çdo vit, të ardhurat buxhetore nuk i kanë arritur parashikimet, duke pasur të njëjtën përqindje të GDP-së. Kapacitetet e dobëta të adminstratës tatimore dhe asaj doganore, sektori i madh informal dhe mungesa e zbatimit të tatimeve çuan në një raport të tatimeve me GDP-në nga më të ulëtit ndër ekonomitë në tranzicion. Qeveria i ka dyfishuar përpjekjet e veta kohët e fundit për t u dhënë zgjidhje këtyre problemeve dhe ka arritur për herë të parë në fazën e tranzicionit një suficit korent. Buxheti i vitit 2005 ka përfshirë edhe disa masa për të pakësuar kërkesat e huamarrjes të sektorit publik dhe për të përmirësuar saktësinë e parashikimeve të të ardhurave buxhetore. Programi i qeverisë së re fokusohet në zgjerimin e bazës tatimore dhe uljen e evazionit tatimor duke përmirësuar administratën tatimore. 9 9 Të ardhurat tatimore shkojnë nga 30 deri në 50 përqind të GDP në rajon. Në Shqipëri, niveli i normave tatimore është konform standarteve rajonale dhe ndërkombëtare. Megjithatë, arkëtimi i tatimeve të të ardhurave personale dhe të sigurimeve shoqërore ka pasur performancë të ulët [IMF (2002) Shqipëria: Probleme të përzgjedhura në skemën tatimore. IMF -shkurt 2004]. 16

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 17 12. Rritja e produktit të mbështetur te eksporti me bazë të gjerë nuk ka hedhur rrënjë ende. Megjithë përmirësimet në pozicionin e jashtëm, deficit tregtar i Shqipërisë mbetet në nivele relativisht të larta dhe vendi vjen pas vendeve të tjera të SEE në lidhje me hapjen, siç matet nga raporti i tregëtisë mbi GDP-në. Eksportet u përmirësuan me një normë reale rritjeje prej 19 përqind gjatë periudhës 2003-2004. Megjithatë, ky zgjerim ka një bazë të ngushtë dhe të padiversifikuar dhe është përqendruar shumë te eksportet me vlerë të pakët të shtuar, përkundër rritjeve të produktivitetit, të cilat kanë ardhur nga një regjim i hapur tregtar dhe nga një liberalizim më i madh i ekonomisë. 10 Për pasojë, deficiti tregtar mbetet relativisht i madh në nivelin 22 përqind të GDP-së. Transfertat private nga jashtë, rreth 14 përqind të GDP-së, vazhdojnë të përbëjnë burimin kryesor të financimit të deficitit tregtar. FDI, mbeten ndër më të ulëtat në rajon (më pak se 3 përqind të GDP-së). Ndërkohë që llogaria korrente ra nga 7.0 përqind e GDP-së në vitin 2002 në 3.8 përqind në vitin 2004, pritshmëritë për ulje të financimit të jashtëm koncesional dhe ashpërsimi i kushteve të huamarrjes mbeten sfidat kryesore. Qëndrueshmëria e prirjeve të FDI-ve mbetet e brishtë, ndërsa programi i privatizimit po i afrohet përfundimit dhe përmirësimet në klimën e biznesit kanë qenë të ngadalta. C. PROFILI I VARFËRISË SË SHQIPËRISË 13. Varfëria mbetet e përhapur përkundër një dekade rritjeje të qëndrueshme të GDPsë. Rreth 25 përqind e popullsisë shqiptare (780,000) kishte nivele konsumi nën kufirin e varfërisë në vitin 2002 (Figura 1). Shpërdarja e konsumit tregon se ekziston një numër i madh njerëzish që gjenden pranë kufijve të varfërisë. Në rastin e një tronditjeje nga faktorë të jashtëm, që do ta ngrinte me 10 përqind kufirin e varfërisë (nga 4,891 lek për frymë në muaj në 5,380 lek) përqindja e popullsisë e konsideruar si e varfër do të rritej nga një e katërta në një të tretë. Megjithatë, varfëria e pakët e skajshme e përkufizuar si përqindja e popullsisë me të ardhura mujore më pak se 3,050 lek (kufiri ushqimor i varfërisë) - ekziston. Në vitin 2002, vetëm 5 përqind e popullsisë vlerësohej si tejet e varfër. Edhe pabarazia në Shqipëri është modeste, një konstatim ky që konfirmohet nga një koeficient Gini i moderuar prej 0.28 dhe një raport konsumi prej 3.6 mes 10 përqindëshit të popullsisë me konsum më të lartë dhe 10 përqindëshit me konsum më të ulët. 11 14. Shumica e të varfërve janë të përqendruar në zonën malore. Anketa e Matjes së Standartit të Jetesës 35 30 25 20 15 10 5 0 FIGURA 1 NORMAT E VARFERISE NE SHQIPERI, 2002 Poverty Rate (%) Left Axis 7800 7210 Mean Per Capita Consumption (Lek) - Right Axis 9040 8470 Absolute Extreme Absolute Extreme Absolute Extreme Absolute Extreme Total Rural Tirana Other urban 10000 9000 8000 7000 6000 5000 4000 3000 2000 1000 FIGURA 2: DIMENSIONI HAPESINOR I VARFERISE NE SHQIPERI, 2002 0 10 Pjesa më e madhe e eksporteve dhe imroteve shqiptare kanë qenë me BE (respektivisht, rreth 90% dhe 70 %), ndërsa eksportet për në vendet e SEE zunë vetëm 0.8 përqind të eksporteve gjithsej në vitin 2003. 11 Banka Botërore (2003) Vlerësimi i varfërisë në shqipëri. Raport Nr. 26213-AL; Njësia e Sektorit të Zhvillimit Njerëzor, Rajoni i Europës dhe i Azisë Qendore, Banka Botërore; 5 nëntor 2003. 17

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 18 (LSMS) e vitit 2002 dhe një hartë e hollësishme e varfërisë, e ndërtuar duke përdorur rregjistrimin e popullsisë dhe të banesave të vitit 2001, çojnë në tri konkluzione në lidhje me dimensionet hapësinore të varfërisë. Së pari, varfëria rurale është ndjeshëm më e madhe se varfëria urbane, me një tregues prej të paktën 10 përqind më shumë. Banorët ruralë përbëjnë më shumë se dy të tretat e dy pesëshoreve më të varfëra të konsumit. Së dyti, zona malore (zona agroekologjike veriore dhe verilindore) ka rezultatet më të këqija të varfërisë nga katër zonat e përcaktuara qartë (Tirana, Bregdeti, Qendrore dhe Malore). Thuajse një e dyta e popullsisë në këtë zonë është e varfër dhe një në pesë persona (20 përqind) nuk mund t i plotësojë nevojat për ushqim bazë (Figura 2). Së fundmi, brenda prefekturave, Dibra, Kukesi, Lezha dhe Shkodra kanë nivelet më të larta të përqindjes së varfërisë, me më shumë se një të tretën e popullsisë që jeton nën kufirin e varfërisë. 15. Papunësia dhe niveli i ulët arsimor janë faktorët kryesorë që e nxisin varfërinë. Ndërkohë që madhësia e familjes ëshët një tregues i fuqishëm i varfërisë, statusi i punësimit dhe niveli arsimor janë përcaktorë të rëndësishëm të varfërisë në Shqipëri. Familjet me kryefamiljarë të papunë kanë norma varfërie të cilat janë dy herë më të larta se ato familje kryefamiljarët e të cilave janë të punësuar. Në Tiranë, 32 përqind e kryefamiljarëve të papunësuar janë të varfër, krahasuar me 16 përqind te kryefamiljarët e punësuar. Në zonat rurale shifrat respektive janë 51 përqind dhe 28 përqind. Te të varfërit, vetëm 20 përqind e fëmijëve regjistrohen në arsimin e mesëm krahasuar me 50 përqind te popullsia jo e varfër. Personat e punësuar në bujqësi kishin norma ndjeshëm më të larta varfërie (29 përqind), krahasuar me të vetëpunësuarit dhe të punësuarit me rrogë (11 përqind dhe 14 përqind, respektivisht). Varfëria i prek femrat më shumë se meshkujt dhe është e përhapur tek minorietet e vogla në Shqipëri. Bashkësitë e vogla të romëve dhe atyre që vetidentifikohen si egjiptianë janë prekur negativisht nga tranzicioni. Ata janë tani personat më të varfër dhe më të marxhinalizuar në vend. 12 16. Dimensionet e varfërisë që nuk lidhen me të ardhurat janë gjithashtu shumë të pranishme. Ka dallime të mëdha përsa i takon aksesit dhe cilësisë së shërbimeve sociale dhe infrastrukturore bazë. Në zonat rurale dhe malore, mbulimi bazë dhe cilësia e shërbimeve si p.sh. arsimi, kujdesi shëndetësor, transporti, uji i rrjedhshëm dhe kanalizimet janë të ulëta. Më pak se 50 përqind e famileve rurale kanë ujë të rrjedhshëm ose nevojtore. Ndërkohë që mbulimi me këto shërbime është thuajse universal në zonat urbane, ka të dhëna për mungesë të cilësisë, sidomos në zonat peri-urbane ku familjet që zhvendosen nga zonat e deprivuara kanë mbipopulluar zona të cilat edhe para ardhjes së tyre kanë pasur rrjete të pamjaftueshme arsimore dhe shëndetësore. Dinamikat e varfërisë në tri vitet e fundit nuk mund të përcaktohen me saktësi. Të dhënat shtesë të LSMS të mbledhura në vitet 2003 dhe 2004 nuk përfshinin modulin e konsumit, duke e bërë më të vështirë hulumtimin e prirjejeve të konsumit dhe të varfërisë që nga viti 2002. Megjithatë, aktualisht po përfundon një LSMS e re me modul konsumi. Kjo do të ofrojë informacionin për të arritur konkluzione në lidhje me dinamikat e varfërisë. 12 Banka Botërore (2005) Romët dhe egjiptianët në Shqipëri: nga përjashtimi social në përfshirjen sociale. Studim pune i Bankës Botërore nr. 53; nga Hermine De Soto, Sabine Beddies dhe Ilir Gedeshi, Uashington D.C., mars 2005. 18

Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 19 III. Vizioni Afatgjatë, Planet Afatmesme dhe Parashikimi për të Ardhmen në Shqipëri A. VIZIONI AFATGJATË I SHQIPËRISË DHE INTEGRIMI EUROPIAN 17. Shqipëria e ka shprehur vizionin e vet afatgjatë për anëtarësimin në BE qysh kur nisi tranzicionin. Që nga viti 1991, qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare e kanë vendosur anëtarësimin europian në krye të programeve të tyre (Aneksi 9). Shqipëria momentalisht është e angazhuar në procesin e stabilizim-asocimit (SAp) me BE. 13 Aspektet kryesore të dialogut të SAp përfshijnë dispozitat për: (i) fuqizimin e sistemit gjyqësor, shtetin ligjor dhe administratën publike; (ii) luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit; (iii) sigurimin e funksionimit të duhur të demokracisë (përfshirë zgjedhjet) dhe ruajtjen e stabilitetit politik; (iv) përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave; (v) formalizimin dhe reformimin e mëtejshëm të ekonomisë, si edhe qëndrueshmërinë e rritur fiskale përmes administratës më efiçente doganore dhe tatimore dhe një kuadri ligjor të fuqizuar; (vi) bashkëpunimin rajonal dhe pakësimin e pengesave për tregtinë dhe investimet e huaja; dhe (vii) përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE në një gamë të gjerë fushash. B. STRATEGJIA KOMBËTARE PËR ZHVILLIM EKONOMIK DHE SOCIAL (SKZHES) 18. SKZHES është një strategji përfshirëse zhvillimi. E miratuar në vitin 2001, synon t i afrojnë standartet e jetesës dhe nivelet e të ardhurave të Shqipërisë me ato të vendeve evropiane fqinje. Ajo përfaqëson përpjekjet serioze të Shqipërisë për të përdorur një strategji të gjithanshme afatmesme zhvillimi për të kaluar nga menaxhimi afatshkurtër i krizave në krijimin e kushteve për të nxitur rritjen afatgjatë dhe uljen e varfërisë. SKZHES është përgatitur nga qeveria përmes një procesi pjesëmarrës. Ajo mbështet në tri shtylla: (i) përmirësimin e qeverisjes, (ii) nxitjen e zhvillimit të sektorit privat, dhe (iii) nxitjen e zhvillimit të burimeve njerëzore. SKZHES pohon që qeverisja dhe institucionet e dobëta janë rrënja e problemeve të zhvillimit për Shqipërinë dhe pranon që rritja ekonomike do të jetë instrumenti kryesor për uljen e varfërisë, ngritjen e standarteve të jetesës dhe përshpejtimin e arritjes së MDG-ve. Po ashtu ajo përmban një diagnostikim të përmirësuar të varfërisë dhe një plan ambicioz për monitorimin dhe vlerësimin. 19. Ka pasur një ecuri të mirë në zbatimin e SKZHES-së gjatë tri viteve të fundit. Raporti i tretë vjetor i ecurisë i SKZHES-së, i cili i është dorëzuar bordeve të IDA-s dhe të FMN-së në VF06, e vinte theksin te progresi në lidhje me fokusin e rritur te ulja e varfërisë dhe mbështetja për sektorët social, harmonizimin e përmirësuar të SKZHES, kuadret e SAp dhe të MDG-ve, dhe përpjekjet për të përmirësuar lidhjet midis strategjisë, Procesit të Programit Buxhetor Afatmesëm (MTBP) dhe buxhetit vjetor. Ai nënvizon nevojën për të vazhduar me reformat strukturore të cilat synojnë ruajtjen e qëndrueshmërisë ekonomike dhe përmirësimin e realizimit të shërbimeve publike. Megjithatë, sfidë mbetet përfshirja e dobësive në sistemin e përgjithshëm të menazhimit të shpenzimeve publike, dobësitë e vazhduara në identifikimin e projekteve prioritare nga 13 Shih Aneksin 9 për më shumë hollësi rreth marrrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në dhe për ecurinë në kuadër të SAp. 19