AKTET ISSN EFROSINI KOKALARI (TELI)*, HAJRI HAXHI Departamenti i kimisë, Universiteti i Tiranës, ALBANIA

Similar documents
Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

From the Pastor s Desk

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Mbrojtja e pyjeve dhe hapësirave tjera të hapura nga zjarret

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

Subordinate causal clauses in Albanian language

AKTET ISSN SHPRESA CASLLI a *, ELFRIDA SHEHU b, DERVISH ELEZI a. AKTET V, 2: , 2012

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

ALBANIAN UNIVERSITY UNIVERSITAS- FABREFACTA-OPTIME MANUAL PËR PUNIMIN E TEMËS SË DIPLOMËS

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

From the Pastor s Desk

Abstrakt Sfondi Metodologjitë Gjetjet Konkluzionet Fusha: Fjalët kyç Abstract Background Methodologies Findings Conclusions Field Keywords

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAM I DOKTORATËS TITULLI I PUNIMIT

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

KONCEPTIMET E PROGRESIT NË KONTEKSTIN E DOKTRINAVE EPISTEMOLOGJIKE LETRARE

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

UNIVERSITETI I TIRANËS

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

Formular për SYLLABUS të Lëndës

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

DISA TREGUES TË NDOTJES NË MOLUSQE DHE UJIN E DETIT NË SHQIPËRI

From the Pastor s Desk

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

UNIVERSITETI I TIRANËS

Syllabusi për kursin EKONOMIKSI I PERSONELIT

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

NJERIU NJËDIMENSIONAL

Personalizimi i komunikimit politik, roli i mediave sociale

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT Koncesionet si një mënyrë menaxhimi dhe financimi i shërbimeve publike

DOBITË NGA AKTIVITETI I RREGULLT FIZIK

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DEPARTAMENTI I INXHINIERISË INFORMATIKE

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

UNIVERSITETI I TIRANËS

VEGJETARIANIZMI. Për një jetë me vlerë

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

DISKRIMINIMI NË KONKURSET PËR PUNËSIM. (raport hulumtues)

UDHËZUES I ILUSTRUAR MBI ISLAMIN

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMIAGANI PUNIM DIPLOME

Ndërsa mësoja më shumë për teorinë e evolucionit, u bë gjithnjë e më e

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR)

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS

ROLI I MËSUESVE NË MBËSHTETJE TË PUNËS INDIVIDUALE PËR ZHVILLIMIN TËRËSOR SIPAS GRUPMOSHAVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT

DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit

MARRËDHËNIA MIDIS NDËRVEPRIMIT ME PRINDËRIT DHE TEMPERAMENTIT NË PËRSHTATSHMËRINË SJELLORE TË FËMIJËVE PARASHKOLLORË

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10385, DATË PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

BRIEFS MACEDONIA B NDIKIMI I BASHKËSIVE FETARE NDAJ INSTITUCIONEVE DHE POLITIKËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

UNIVERSITETI FEHMI AGANI GJAKOVË FAKULTETI I EDUKIMIT

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Bullying në shkollat fillore:

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

NATYRA E PSIKES NJERËZORE: KONTRIBUTI I GAZALIUT NË KONCEPTIN ISLAM TË PERSONALITETIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJI-PSIKOLOGJISË

DIFFICULTIES, INSTRUCTIONS AND INSTITUTIONAL OBJECTIVES DURING LEARNING VËSHTIRËSITË, INSTRUKSIONET DHE OBJEKTIVAT INTITUCIONALE GJATË TË MËSUARIT

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

Cilat komponente janë të të domosdoshme, në mënyrë që kompjuterët të punojnë? Cilat lloje të Kompjuterëve personal ekzistojnë

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

ISSN X. Viti i VII-të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 OPTIME. Tiranë 2016

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

Punim për gradën shkencore Doktor

Mbrojtja sociale dhe Përfshirja sociale në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Rezyme

SISTEMET PËR MOSMARRËVESHJET E PUNËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE D O K T O R A T Ë

Qendra për Arsim e Kosovës Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile. Ulrich Schiefer Reinald Döbel PROJEKTI MAPA

PLANIFIKIMI I POLITIKAVE DHE PRAKTIKAVE TË PËRGATITJES SË MËSUESVE PËR NJË ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KONTEKSTIN E DIVERSITETIT SOCIAL DHE KULTUROR

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Tel: Tel:

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

Parimet themelore dhe edukimi

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

DIMENSIONET E INOVACIONIT PRAKTIKAT ORGANIZATIVE NË SHQIPËRI

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE D O K T O R A T Ë

Transcription:

AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca THE CONTENT OF HUMIC ACIDS AND BITUMENS AS THE SCALE OF METAMORPHOSIS OF COAL FOR THE LAYER V, VI AND VII OF MEMALIAJ PËRMBAJTJA E ACIDEVE HUMIKE DHE E BITUMENEVE SI SHKALLË E METAMORFOZËS SË QYMYREVE PËR SHTRESËN V, VI DHE VII TË VENDBURIMIT TË MEMALIAJT EFROSINI KOKALARI (TELI)*, HAJRI HAXHI Departamenti i kimisë, Universiteti i Tiranës, ALBANIA efrosiniteli@yahoo.com AKTET V, 2: 173-178, 2012 PËRMBLEDHJE Acidet humike janë lëndët që lidhin substancat bimore me qymyret. Ata vijnë nga mbetjet organike të bimeve. Për shkak të pranisë në molekulat e tyre të grupeve metoksike, ata kanë veti baktericide. Acidet humike kanë rëndësi praktike. Ata përdoren në bujqësi si pjesëmarrës në përbërjen e plehrave komplekse, po ashtu përdoren si aktivizues të pastër të akumulatorëve si dhe për të rritur veshtullinë e lëngjeve të shpimit. Acidet humike shërbejnë si tregues për klasifikimin e qymyreve kafe dhe si shkallë e metamorfozës së qymyreve. Për të përcaktuar përmbajtjen e bitumeneve në qymyre u përdor metoda e ekstraktimit te tyre me përzierje alkol etilik-benzen. Në vazhdim u përcaktuan acidet humike duke i shndërruar në kripëra të natriumit nga trajtimi i qymyrit të ekstraktuar me hidroksid natriumi dhe duke i precipituar acidet humike me acid klorhidrik. Rezultoi me një përmbajtje më të lartë bitumenesh qymyri i shtresës VI dhe me përmbajtje më të ulët ai i shtreses VII. Gjithashtu më pak i matamorfizuar është qymyri i shtresës V dhe më tepër i metamorfozuar, ai i shtresës VII. Fjalët kyçe: acide humike, bitumene, metamorfozë, ekstraktim SUMMARY Humic acids are substances that connect plant materials, with coal. They come from organic residues of plants. Due to the presence of metoxy groups in their molecules, they have bactericidal properties. Humic acids have practical importance. They are used in agriculture as a participant in the composition of complex fertilizers. Also they are used for activitation of the battery and to increase the viscosity of drilling fluids. Humic acids serve as indicators for the classification of brown coal and the coal rate of metamorphosis. To determine the content of bituminous coal was used the method of their extraction with ethyl alcohol-benzene mixture. In addition humic acids were determined, by transforming in sodium salts by treatment of coal extracted with sodium hydroxide and the humic acids were precipitated with hydrochloric acid. It results that, a higher content of bituminous, content the coal of layer VI and the lower content of bituminous has layer VII. Also the layer v, is less metamorphosized and more metamorphosized, is layer VII. Key words: humic acids, bitumens, metamorphosis, extraction HYRJE Formimi i qymyreve është bërë në dy faza, në fillim në fazën e torfikimit dhe pastaj në atë të karbonifikimit të mbetjeve të bimeve në sajë të proceseve biokimike të shndërrimit të këtyre mbetjeve. Mikroorganizmat dhe sidomos bakteret aktinomicete dhe këpurdhat, kanë shkatërruar celulozën dhe kanë shndërruar ligninën në lëndët humike, të cilat pastaj me përparimin e procesit të karbonifikimit janë shndërruar në qymyret e sotme. Procesi fiziko kimik i karbonifikimit që shkakton ndryshime në përbërjen e lëndës organike të qymyreve, ndodh nën ndikimin e temperaturës,

trusnisë dhe kohës. Gjatë këtij procesi formohen qymyret e ndryshme si: torfat, qymyret kafe, litantracet dhe antracitet. Evolucioni i qymyreve jepet në Figurën 1. Figura 1. Evolucioni i qymyreve gjatë karbonifikimit Karbonifikimi i qymyreve, ose ndryshimi i madh që ka pësuar përberja e masës organike të tyre, ka ardhur si rezultat i metamorfizimit të kontaktit ose termik të tyre. Metamorfizimi i kontaktit ose termik, varet nga afërsia apo kontakti i drejtpërdrejtë i kësaj mase me llavat vullkanike, të cilat rrisin shkallën e karbonifikimit. Në këto raste, karbonifikimi varet nga nxehtësia që kalon nga llava në qymyr. Sipas disa autorëve në 200 o C, substanca bituminoze fillon të shkrijë, deri në 350 o C qymyri bëhet i fortë dhe pothuajse nuk përmban lagështi, ndërsa kanalet e kapilareve mbyllen. Mbi 350 o C bitumenet fillojnë të volatilizojnë dhe hapin kanalet e kapilarëve. Në rreth 800 o C, qymyri humbet fortësinë duke u bërë një superantracit, i cili karakterizohet nga një peshë specifike e madhe. Në një temperaturë 1000 o C, fillojnë të shkrijnë disa pjesë përbërëse të hirit duke mbyllur daljet e kapilarëve dhe lagështia zbret në minimum. Pra litantracet deri tek antraciti janë formuar në një temperaturë prej 160 350 o C. Antraciti me 91 95% karbon, formohet në 400 600 o C, ndërsa 600 900 o C, formohet superantraciti. Si shkallë e metamorfozës së qymyreve dhe tregues për klasifikimin e tyre, shërben përcaktimi i përmbajtjes së acideve humike dhe i bitumeneve në qymyre. Acidet humike, janë lëndët që lidhin substancat bimore me qymyret. Ata vijnë nga mbetjet organike të bimëve. Nga pikpamja kimike ata karakterizohen nga prania në molekulat e tyre, të unazave arenike të polikondensuara dhe nga karakteri acid, për shkak të egzistencës në to të grupeve karboksilike ( COOH dhe të hidroksidit fenolik), që dalin nga oksidimi i ligninës. Bitumenet janë materiale në ngjyrë të zezë, viskoze dhe në trajtë vajore, që formohen si rezultat i dekompozimit të materialeve organike të mbetjeve së bimëve. Për të spjeguar formimin e acideve humike (humusit), janë formuluar teori të ndryshme. Humusi mund të formohet: 1.Nga polimerizimi i produkteve të zbërthimit të hidrateve të karbonit, nëpërmjet kalimit në derivate furanike si stad i ndërmjetëm. 2.Nga dendësimi kimik i glucideve me aminoacidet ose me polipeptidet me origjinë mikrobiale. 3.Nga oksidimi i fenoleve. 4.Nga oksidimi direkt i ligninës. 5.Nga celuloza e cila kontribon në formimin e acideve humike së bashku me ligninën. Procesi i karbonifikimit ka të bëjë me ndryshimin e përbërjes kimike të materialit humik në qymyre. Gjatë këtij procesi ndodh pasurimi me karbon i masës humike dhe ulje e përmbajtjes së hidrogjenit dhe oksigjenit në të. Në një grup qymyresh të quajtur sapropelite kemi të bëjmë me një proces të ngjajsheëm, i cili quhet bitumizim, në të cilin ndodh rritja e përmbajtjes së karbonit dhe të hidrogjenit. Një përmbajtje më të lartë hidrogjeni ndeshim tek asfaltet natyrore. Acidet humike, si rezultat i pranisë në molekulat e tyre të grupeve metoksilike, kanë veti bactericide. Ata ekstraktohen nga qymyret me karbonate alkaline ( acidet humike të hirit) dhe me hidrokside alkaline (ata të metamorfizuar). Kur acidet humike janë shndërruar në huminë, mbi ta nuk veprojnë alkalet. Përcaktimi sasior i acideve humike, të ekstraktuar qoftë me karbonate alkaline, qoftë me hidrokside alkaline, shërben si tregues për klasifikimin e qymyreve kafe. 174 AKTET Vol. V, Nr 2, 2012

Acidet humike përvec rëndësisë teorike, paraqesin dhe rëndësi praktike, sepse përdoren si pleh për bujqësinë (pjesëmarrës në përbërjen e plehrave komplekse). Gjithashtu përdoren si aktivizues të pastër të akumulatorëve dhe lëndë për zmadhimin e veshtullisë të lëngjeve së shpimit. Figura 2. Paraqitja e grupeve përbërëse METODAT DHE MATERIALET Duke patur parasysh strukturën dhe përbërjen komplekse të qymyreve, metodat që përdoren për studimin e tyre, me qëllim që të përcaktojmë shkallën e tyre të metamorfizimit, janë të shumta. Përbërja e masës organike të qymyreve varet shumë nga gjeneza e tyre, si rezultat ata ndahen në tre tipe: 1.Qymyret humike, të cilët janë qymyre që kanë lindur nga shndërrimet biokimike të bimësisë tokësore (të pasura në celulozë dhe ligninë), nga të cilat janë formuar lëndët humike (acide humike, huminë etj). 2.Qymyret liptobiolike, të cilët janë formuar nga pjesët më të qëndrueshme të bimëve. 3.Qymyret sapropelike janë qymyre që përmbajneë shumë bitumen, të cilët janë formuar nga bimët inferiore dhe nga planktonet. Për të studiuar shkallën e metamorfozës së qymyreve kemi përdorur studimin mikroskopik si dhe përcaktimin e acideve humike dhe bitumeneve, në ta. Studimi mikroskopik bën të mundur njohjen më të saktë të përbërjes lëndore dhe të vetive fiziko kimike të qymyreve; origjinën, kushtet e formimit dhe shndërrimet e lëndës bimore në stadet e ndryshme të qymyrëzimit. Përbërja lëndore e qymyreve ndahet në dy grupe të mëdha: 1.Mbeturinat organike që ruajnë format bimore 2.Përbërjet organike amorfe Studimi mikroskopik i qymyreve bëhet në prerjen vertikale, pingul me shtresëzimin. Studimi me mikroskop me dritë të pasqyruar përcakton: a.aftësinë pasqyruese b.formën dhe strukturën c.ngjyrën, anizotropinë, pasqyrimin e brendshëm d.fluoreshencën, fortësinë, mikrofortësinë. Studimi me mikroskop me dritë të përshkuar përcakton: a.formën dhe strukturën b.ngjyrën c.fluoreshencën Përbëresit kryesorë të qymyreve të studiuar me mikroskop, ndahen në tre grupe: 1.Grupi i huminitit 2.Grupi i liptinitit 3.Grupi i inertinitit Përmbajtja e acideve humike ndryshon në varësi të moshës së qymyreve. Pas largimit të bitumeneve me anë të ekstraktimit me një përzierje alkool etilik (C 2 H 5 OH) dhe benzen (C 6 H 6 ), përcaktohen acidet humike me anë të shndërrimit të tyre në kripëra të natriumit, duke trajtuar qymyrin me një tretësireë të hidroksidit të natriumit (NaOH) dhe duke i precipituar pastaj acidet humike me acid klorhidrik (HCl). Ekstraktimi i bitumeneve bëhet në një aparat Sokslet, në fishekun e të cilit hidhet 20+0,1gram qymyr dhe për tri orë bëhet ekstraktimi me përzierjen alkool etilik:benzen në raport 1:2 (në vëllim). Pas ekstraktimit, nxirret nga aparati fisheku me qymyr, hidhet në një kapsulë dhe lahet me alkool etilik. Edhe kapsula lahet me alkool etilik paraprakisht. Më pas dekantohet alkooli dhe lahet qymyri me ujë të distiluar. Qymyri i larë hidhet në një gotë kimike me kapacitet 2000ml, në të cilën shtohen 1500ml AKTET Vol. V, Nr 2, 2012 175

NaOH. Përmbajtja e gotës përzihet me ngadalë, pastaj nxehet dhe lihet të vlojë për tri orë rresht. Gjatë vlimit shtohet ujë herë pas here në mënyrë që të mos ndryshojë sasia e tretësirës. Përmbajtja e gotës lihet në qetësi për 12-15 minuta në mënyrë që të dekantojë qymyri. Pastaj bëhet filtrimi, i cili përsëritet dy herë mbi të njëjtën leter filtri. Lahet qymyri mbi filtër me 200ml ujë dhe filtratit i shtojmë HCl deri në reaksion acid (ph=2). Tretësira lihet në qetësi rreth 10-12 orë, që të dekantojnë acidet humike. Bëhet filtrimi dhe larja e tyre, pastaj thahen në thermostat në 105 o C deri në peshë konstante. Pastaj përcaktohet përmbajtja e hirit në acidet humike. 34 Figura 3. Pamje mikroskopike e përbërësve të grupit të huminitit Figura 4. Pamje mikroskopike e përbërësve të grupit të liptinitit Përmbajtja e acideve humike të lira njehsohet: (AH) a =G 1 /G x 100 A G 1 pesha në gram e acideve humike të përftuara (AH) a përmbajtja në % e acideve humike në mostrën për analizë G pesha në gram e qymyrit të marrë për analizë A përmbajtja në % e hirit në acidet humike të përftuara Përmbajtja e bitumeneve e llogaritur ndaj provës për analizë njehsohet: B a = G 2 /G x 100 B a përmbajtja në % e bitumeneve në mostrën për analizë G 2 pesha në gram e bitumeneve të ekstraktuara G pesha në gram e qymyrit të marrë për analizë Më pas janë llogaritur përmbajtja e acideve humike (AH) ld dhe bitumeneve (B) ld duke ju referuar masës së djegëshme, duke bërë korrigjimet e nevojshme. 176 AKTET Vol. V, Nr 2, 2012

(Madhësia ld = Madhesia a x100/100 W a A a ) ku W a dhe A a janë lagështia dhe hiri ndaj mostrës për analizë. x320, fig.8 Poligelinit x320, fig.9 Ulminit x320, fig.10 Textinit x320. Për planshetin 2: Fig.1, 2, 3, 4, 5, Sporinit x250, fig. 6, 7, 8, 9 Cutinit x250, fig.10, 11 Liptodetrinit x320, fig.12, 13, 14, 15 Suberinit x320, fig. 16, 17, 18, 19 Rezinit x320. Për planshetin 3: fig1, 2 Fuzinit x320, fig.3, 4 Fuzinit-Semifuzinit x250, fig.5, 6 Semifuzinit x250, fig.7, 8 Semifuzinit-Ulminit x320, fig.9, 10 Sklerotinit x250, fig. 11 Sklerotinit-Ulminit x250, fig 12 Koloni SPORESH X250, Fig. 13, 14 Inertodetrinit x250. Figura 5. Pamje mikroskopike e përbërësve të grupit të inertinitit REZULTATET DHE DISKUTIMI Mikroskopi optik që u përdor për studimin e përbërësve lëndorë të qymyreve për shtresën V, VI dhe VII të vendburimit të Memaliajt ka qenë i tipit ORTHOLUX (LEITZ). Rezultatet e studimit mikroskopik për përbërësit lëndorë të takuar në qymyret e shtresave V, VI dhe VII të vendburimit të Memaliajt, janë paraqitur në Figurën 2. (faqja 14). Pamje të përbërësve lëndorë të qymyreve të shtresave V, VI dhe VII të vendburimit të Memaliajt, janë paraqitur ne Planshetin 1.(Figura 3.), Planshetin 2. (Figura 4.) dhe Planshetin 3. (Figura 5.) në faqet 15, 16 dhe 17 të këtij punimi. Shkalla e zmadhimit e përdorur është si më poshtë: Për planshetin 1: fig.1 Gelinit, zmadhimi x250, fig.2, 3, 4, 5 Corpohuminit x320, fig.6, 7 Textinit Nga diagrama që është paraqitur në Figurën 2. (faqe 14), shihet se grupi i huminitit është zotërues nga 58,7-81,6%; grupi i inertinitit nga 26-30,4% dhe grupi i liptinitit nga 6,5-19%. Acidet humike, bitumenet dhe materiali humik inert që ka rrjedhur nga shndërrimi i përparuar i acideve humike, përbëjnë masën organike të qymyreve kafe, kategori në të cilën bëjnë pjesë dhe qymyret e shtresave V, VI dhe VII të vendburimit të Memaliajt. Rezultatet e përmbajtjes së acideve humike dhe bitumeneve pasqyrohen në Figurën 6. (faqe 18). 7 6 5 4 3 2 1 0 Acidet humike (AH)ld % Bitumenet (B)ld % Figura 6. Përmbajtja e acideve humike dhe bitumeneve Shtresa V Shtresa VI Shtresa VII PERFUNDIME Studimi mikroskopik i qymyreve të shtresave V, VI dhe VII të vendburimit të Memaliajt, na jep një pamje të qartë mbi përbëreësit lëndore të këtyre qymyreve. Nga ky studim nxjerrim përfundimin se grupi i huminitit është zotërues nga 58,7- AKTET Vol. V, Nr 2, 2012 177

81,6%; grupi i inertinitit nga 26-30,4% dhe grupi i liptinitit nga 6,5-19%. Përcaktimi i përbërjes së acideve humike dhe bitumeneve shërben si shkallë e metamorfozës ose karbonifikimit të qymyreve të shtresave V, VI dhe VII të vendburimit të Memaliajt. Nga rezultatet e nxjerra del se më shumë bitumene ndaj masës organike përmban qymyri i shtresës V (2,89%) dhe më pak ai i shtresës VII (1,87%). Nga pikpamja e shkallës së metamorfizimit, d.m.th e shndërrimit të acideve humike në huminë të patretshme në alkale, më pak i metamorfizuar është qymyri i shtresës V, i cili përmban 6,69% acide humike në masën organike dhe më shumë i metamorfizuar është qymyri i shtresës VII, i cili përmban 5,81% acide humike. Midis tyre qëndron qymyri i shtresës VI, i cili përmban 6,22% acide humike në masën organike. BIBLIOGRAFIA: [1] H.Haxhi, R.Dhimitri: Praktikum i tekonologjisë kimike organike II f.1-63 Tiranë 1982. [2] Duporque.A.: Structure microscopique des charbons du Bassin Houiller du Nord et du Pas-de- Calais.Mem.Soc.Gcol.Nord,T.XI,1933. [3] Durmishi C.: Analize sedimentologique et petrographique sequentielle de la formation charbounense de Tepelene Then, 3 cycle ENSG Nancy, 1983. [4] Fr. Barca; A.I.Penu: Procese primare de preluclare a combustibililor Bucuresti 1980. [5] Haxhi H.: Pasurimi kimik i qymyreve. Teknologjia kimike organike, II. F.1-25. Tiranë 1982. [6] Szadeczky; Kardoss,E.: Szenkozettan (petrografia carbunilor) Ed Akademici f.44 Budapest1958. [7] Stach, E.; Mackowsky, M-Th; Teichmuller, M.: Coal petrology. 1975 [8] Vankrevelen, W.D.: Coal science and technology 3 (coal, typology, chemistry, physics, constitution) New York, 1981, f. 373-381. 178 AKTET Vol. V, Nr 2, 2012