KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

Similar documents
Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

RAPORTI I VLERËSIMIT TË KORRUPSIONIT SHQIPËRI

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

From the Pastor s Desk

TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE DEPARTAMENTI ADMINISTRIM PUBLIK. Adresa: Lagja 1, Rr Currilave, Durres

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

Raport i Transparencës 2017

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

PRAKTIKAT E SHËNDETSHME TË KULTURËS ORGANIZATIVE DHE KOMUNIKIMIT NË MBËSHTETJE TË ANGAZHIMIT TË PUNONJËSVE. Punim për gradën shkencore:

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Reforma e MFK në Shqipëri

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

SHQIPËRIA HEQJA E PENGESAVE ADMINISTRATIVE PËR INVESTIMET: PJESË E PANDASHME E STRATEGJISË DHE ZHVILLIMIT

Udhëzues i OSBE-së Policimi me Bazë Inteligjencën

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

DORACAK I OFRUESVE TË SHËRBIMEVE PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

Principet e partneritetit në BE

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË QEVERISË LOKALE: RASTI I MAQEDONISË. Disertacion Në Marrjen e Gradës Shkencore Doktor

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë. Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

RAPORTI VJETROR I PERFORMANCËS KLSH 2015

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION

KORRUPSIONI DHE ANTIKORRUPSIONI NË SISTEMIN E DREJTËSISË

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

Scanned by CamScanner

SUGJERIME 1 INFORMALITETI SFIDË E PËRBASHKËT QEVERI-SIPËRMARRJE

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM

Udhëzues për gratë. mbi REFORMËN NË SEKTORIN E SIGURISË. Megan Bas ck dhe Tobie Whitman DCAF. The Institute for Inclusive Security

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

IDM ALBANIA. Për një polici me integritet dhe etikë: Rëndësia e edukimit bazë dhe atij në vazhdim

Ndihma e huaj në Shqipëri

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

Ver.1.2 Rishikuar Mars 2017

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

4. Korniza punuese për praktika profesionale - Standardet dhe kodi etikës.. 11

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

RAPORTI I PROGRESIT : SHQIPËRIA

Mbajtja e Fëmijëve sigurt Si ti implementojm ë standardet

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Anketimi Kombëtar 2014 mbi Perceptimet dhe Pritshmëritë drejt Anëtarësimit të Mundshëm të Shqipërisë në BE

ISSN Nr.5

FIRMAT. Punuar nga: Dr. Qazim Tmava Mr. Besart Hajrizi. Prepared by: Fernando Quijano and Yvonn Quijano

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave D I V A

Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

NJË ANALIZË E POLITIKËS SHQIPTARE PËR INTEGRIM

Tel: Tel:

Luftimi i Korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi: Prioritetet për Reforma

Transcription:

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE. Msc.Egra Ibrahimi. Universiteti Bujqësore i Tiranës,Departamenti I Financë-Kontabilitet Mob;+ 355695898808 Email egra.ibrahimi@gmail.com Dr.Albana Gjoni (Karameta) Asistent Profesor Universiteti Bujqësore i Tiranës,Departamenti I Financë-Kontabilitet Mob:+355689025487 Email: gjoni.albana@gmail.com Prof.Dr.Flutura Kalemi. Profesor Universiteti Bujqësore i Tiranës,Departamenti I Financë-Kontabilitet Mob:+355684018659 Email:flutrakalemi@yahoo.com Abstrakt Në vija të përgjithshme globalizimi shihet nga shumë autorë si shkaktari kryesor i shumë efekteve pozitive, por edhe negative. Kështu ky globalizim u shoqërua edhe me zhvillimin e mëtejshëm të krimit ekonomik, i cili ndonëse në vende të ndryshme ishte i shfaqur në masë të gjerë, në vendin tonë çdo vit po bëhet edhe më evident. Ky është nje shqetësim i cili nga studime të shumta por edhe në jetën e përditshme po zgjerohet dhe po shtrin rrënjët në gjithë sektorët e shoqërisë tone. Megjithatë ky punim është fokusuar në një pamje të përgjithshme të krimit ekonomik duke u ndalur tek korrupsioni, rryshfeti, krimi kompjuterik dhe përhapjen e tyre në sektorin financiar. Shqipëria ka një kapitalizëm akoma të ri në moshë i cili po përfshin sa vjen dhe me shumë sektorë administrativ. Zhvillimi i teknologjisë ka patur shtrirje edhe në vendin tonë ku përdorimi i teknologjive më të avancuara ka përmirësuar shumë performancën në sektorët e ndryshëm, sidomos në sektorin financiar. Por ashtu siç zhvillimi teknologjik ka ndikimet pozitive ka dhe ndikime negative, sidomos përdorimi i softwereve të ndryshme kompjuterike në sektorin financiar, I cili ka populluar ate me krimin kompjuterik. Ky nocion është një nga çështjet kryesore që trajtohet në këtë punim. Krimi ekonomik është një problem shumë serioz sidomos në ditët e sotme ku sektori financiar po luan rol shumë të rëndësishëm. Sektori bankar mbetet aktori kryesor i ndërmjetësimit financiar në Shqipëri.Kështu duke u ndalur edhe në llojet e krimit ekonomik,do kuptojmë më mirë se si shfaqet ai duke u munduar që të merren masat e duhura për zvogëlimin e këtij fenomeni në një shoqëri kaq të vogël si e jona. Abstract In general terms, globalization is seen by many authors as a major cause of many positive effects, but also negative. So this globalization was accompanied also by development of economic crime, which although in different countries was widely shown in our country every year is becoming more evident. This is a concern that even from different studies but also in everyday life is expanding and extends roots in all part of our community. Nevertheless, this presentation is focused on an overview of economic crime, focusing on corruption, bribery, computer crime and their diffusion in the financial sector. The capitalism in Albania is still young who involves more and more administrative sectors. Technology development has been extended even in our country where the use of advanced technologies has greatly improved the performance in different sectors, especially in the financial sector. But technological development has his positive impacts and also negative ones, especially the usage of computer software s on financial sector, has populated this segment with computer crime. This conception is one of the main issues handled in this topic. Economic crime is a serious problem nowadays and the financial sector is playing a very important role. The banking sector remains the main financial intermediation in Albania. Focusing on the types of economic Page 129

Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare crime we will better understand his appearance and also trying to take proper measures to reduce this negative phenomenon in a small society like ours. 1. Hyrje Shqiperia në periudhën e tranzicionit të gjatë, mes reformash dhe krizash po përjeton mjaft fenomene negative si korrupsioni dhe krimi ekonomik. Përhapja e këtyre fenomeneve sjell një sere pasojash si shtrëmbërime, shpërdorime, mosshfrytëzim të burimeve financiare në dëm të zhvillimit të vendit. Megjithë masat për t I luftuar, këto fenomene ndjehen të pranishme në jetën politike dhe ekonomike të vëndit, si elementë shkatërrues për demokracinë që po ndërtojmë. Megjithë reformat e ndërmarra vitet e fundit në baze të sondazheve të kryera në vendin tonë nga organizma ndërkombëtare, këto fenomene janë rritur, pavarësisht toneve të ashpra të Komunitetit Europian. Për të përmirësuar këtë situatë kërkohet ndërhyrje e shpejtë në cdo hallkë të shoqëruar me përmirësime në legjislacion e sidomos të atij që lidhet me tenderat, legjislacionin fiskal e doganat, dhënies me koncesion, shfrytëzimit të pasurive kombëtare, etj. 2. Metodologjia Ndonëse treguesit e bazuar tek përceptimi mund të jenë të dobishëm për të rritur ndërgjegjësimin për korrupsionin dhe krimin ekonomik, si dhe për mobilizimin mbështetjen e politikave ndaj tyre, ato nuk sigurojnë të dhëna lidhur me përmasat e këtyre fenomeneve negative për shoqërinë. Për të arritur një vlerësim më real, të bazuar në të dhëna, të korrupsionit dhe krimit që prek sektorin e biznesit, në vecanti treguesve të bazuar tek përceptimi, kemi matur nëpërmjet vrojtimeve keto fenomene me kampion përfaqësues. Për realizimin e këtij punimi ne jemi mbështetur edhe në sondazhe të kohëve të fundit të kryera nga institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe në vrojtimet tona të drejtpërdrejta. Pra, nëpërmjet tyre objektivi kryesor është të prodhonim vlerësime faktike, të bazuara në të dhëna reale të cilat I përpunuam me kujdes, I analizuam dhe arritën në disa përfundime e rekomandime. Mendojmë që ky material është një kontribut modest për organizatat e biznesit, institucionet financiare, studentët e Fakultetit Ekonomik, për njohjen e këtyre fenomeneve nëgative për ekonominë. 3. Kapitulli I : KORRUPSIONI DHE KRIMI EKONOMIK 1.1 KORRUPSIONI 1.2 SHQIPERIA DHE NIVELI I KORRUPSIONIT NE TE 1.1 Korrupsioni është një fenomen me ndikim nëgativ në të gjitha shoqëritë. Sipas raportit të UNODC korrupsioni ka pasoja të rënda për sektorin e biznesit dhe Page 130

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian ecurinë ekonomike të vëndit duke u bërë pengesë për investimet private dhe të huaja, tregtinë dhe zhvillimin ekonomik. Shoqëritë tregtare mund të preken nga ndikimi I tij nëpërmjet gjobëvënieve, mashtrimit të rëndë dhe përvetësimit të fondeve nga menaxherët, duke rritur kostot e të bërit biznes. Shqipëria, në rrugën e integrimit europian ka rritur ndërgjegjësimin për korrupsionin dhe qeveritë e njëpasnjeshme shqiptare jane angazhuar në luftën ndaj kësaj dukurie. Shqipëria ka miratuar një legjislacion të rëndësishëm antikorrupsion si për shëmbull Ligji për deklarimin e pasurive të zyrtarëve (2002) dhe Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit (2005) duke I dhënë Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin e Pasurive (ILKPD) infrastrukturën e nevojshme ligjore për të përmbushur qëllimin e tij. Që në vitin 2001, qeveria shqiptare miratoi një strukturë të re për Ministrinë e Rendit Publik dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sipas kësaj strukture, seksioni për krimin ekonomik dhe financiar është përgjegjës për luftimin e krimit financiar, pastrimit të parave, mashtrimit, falsifikimit e korrupsionit. Vitet e fundit u ndërtua strategjia ndërsektoriale për parandalimin, luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjen transparente dhe cdo vit janë hartuar planet e veprimit për zbatimin e kësaj strategjie. Të gjitha veprimtaritë përkatëse janë bashkërenduar nga Departamenti për Kontrollin e Brëndshëm Administrativ dhe Antikorrupsion (DIACA). Tashme Shqipëria është bërë palë në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC). Gjatë 10-vjecarit të fundit, të kuptuarit e korrupsionit dhe krimit është përmirësuar ndjeshëm. Institucione të ndryshme ndërkombëtare kanë qenë në pararoje të promovimit të sondazheve rreth korrupsionit. Sondazhet e kohëve të fundit në shumë vende të rajonit hedhin dritë në përmasat dhe natyrën e politikave korruptive si dhe në një mori cështjesh te tjera për hartimin e politikave të efektshme. Një nga format e shfaqjes së korrupsionit është rryshfeti. Marrja e rryshfeteve nga zyrtarët publikë mund të kenë një sërë qëllimesh, psh për një shërbim publik, për të ndikuar në dhënien e shërbimeve publike, etj. Nga këndveshtrimi I bizneseve në Shqipëri qëllimi më I rëndësishëm I dhënies së rryshfeteve është të përshpejtohen procedurat e lidhura me biznesin që përndryshe do vonoheshin. Në shumicën e rasteve, rryshfeti është I lidhur me zyrtare publikë të korruptuar, të cilët pranojnë para në dorë, dhurata ose favore të tjera të paligjshme kundrejt kryerjes së shërbimeve publike. Dhuratat jane një formë tjetër e korrupsionit me anën e të cilave njerëzit ofrojnë sende me vlerë apo ndere në rrethana të ndryshme sipas zakoneve vëndase. Në vënde të ndryshme të botës dhënia e dhuratave është e lejuar ndërkohe në vënde të tjera është e kufizuar në vlerë ose tërësisht e ndaluar. Favorizimi është një dukuri tjetër që mund të trajtohet si korrupsion. Ai I referohet tendencës normale njerëzore për të preferuar të njohurit, miqtë dhe familjarët në krahasim me të panjohurit. Page 131

Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare Klientelizmi është një marrëdhënie informale midis njerëzve të pozicioneve të ndryshme shoqërore dhe ekonomike, e cila mbart korrupsionin si midis shefit, pronarit dhe klientëve, etj. Kjo marrëdhënie përfshin një shkëmbim të ndërsjelltë por të barabartë nderesh. Praktikat klienteliste mund të institucionalizojnë elitat dhe korrupsionin politik që shpesh arrin rrangjet më të lart të pushtetit shtetëror. Forma te tjera te korrupsionit jane: - Transaksionet e paligjshme, kontrabandë - Kleptokracia, vjedhja, privatizimi I fondeve publike - Shpërdorimi, falsifikimi, vjedhja, abuzimi me fondet - Abuzimi me detyrën, këqtrajtimi, pandershmëria - Këqpërdorimi i drejtësisë, evidencat false, shpifjet - Zgjedhjet e korruptura, votat e vjedhura - Abuzimi me njohuritë dhe informacionet konfidenciale, falsifikimi I materialeve - Evazioni i taksave, përfitimet ekstreme - Shpërdorimi I vulave zyrtare, pasurive të paligjshme Korrupsioni saboton mjedisin në të cilin vepron sektori privat duke cuar në sigurimin e fitimeve të shpejta. Faktorët që cojnë në lindjen e korrupsionit Varfëria është një faktor, por jo I vetmi, pasi s ka si shpjegohet përfshirja e vëndeve të pasura në praktika korruptive. Pagat e ulëta për nënpunësit publikë janë tjetër faktor që kontribuon në korrupsion. Korrupsioni cënon zhvillimin demokratik duke penguar punën e institucioneve publike dhe përdorimin optimal të burimeve. Ai shkatërron zhvillimin dhe cilësinë e jetës së pjestarëve të shoqërisë. 1.2 Shqipëria dhe niveli I korrupsionit në të Transparency International është një Organizatë Ndërkombëtare jo qeveritare, jo fitimprurëse e cila lufton për parandalimin e korrupsionit. Kjo organizatë publikon raportin vjetor të zgjerimit të korrupsionit. Sipas saj ne vitin 1994, Shqipëria e kishte indeksin e korrupsionit 50 duke u konsideruar me nivel të lartë rreziku. Por me kalimin e viteve, me masat e marra ka patur luhatje të këtij fenomeni. Këto masa përfshijnë: - Hartimin e Kodit të Etikës për punonjësit e administratës - Prokurimi elektronik - Kryerja e pagesave online - Aplikimi I kërkesave për shërbim me postë - Rekrutimi me konkurs të hapur të punonjësve të administratës - Deklarimi I detyrueshëm I pasurisë Page 132

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian - Marrëveshjet bilaterale mes shteteve për ekstradimin e personave që kanë kryer vepra korruptive - Verifikimi I pasurive të përfituara në rrugë të paligjshme - Shkurtimi I kohës dhe pagesave për marrjen e licensave nga QKR Me gjithë këto masa e ligje, përsëri niveli i korrupsionit në vënd vazhdon të jetë i lartë. 4. KAPITULLI II : VËSHTRIM MBI KRIMIN EKONOMIK 2.1 PËRKUFIZIMI I KRIMIT EKONOMIK 2.2 FORMAT E SHFAQJES SË KRIMIT EKONOMIK DHE LUFTA NDAJ TIJ 2.1 PËRKUFIZIMI I KRIMIT EKONOMIK 2.2 Krimi ekonomik nuk është vetëm kategori juridike, por mbi të gjitha është një fenomen shoqëror. Ai ka për qëllim përfitimin material ose të mira të tjera pavarësisht nga forma dhe vlera juridike dhe fizike. Pra, nocioni I kriminalitetit ekonomik I përfshin të gjitha format e aktiviteteve kriminale, të cilat janë të orientuara kundër sistemit ekonomik kombëtar dhe funksionit të tij. 2.3 FORMAT E SHFAQJE SË KRIMIT EKONOMIK DHE LUFTA NDAJ TIJ Krimi ekonomik shfaqet në forma të ndryshme si: - Krijimi i ndërmarjeve fiktive - Falsifikimi i bilanceve e pasqyrave financiare - Mospagimi i tatimeve falimentimi jo I vërtetë - Mashtrimet në dëm të kreditorëve - Fshehja e të dhënave - Konkurenca jo ligjore - Kundravajtjet valutore - Kundravajtjet ndaj konsumatorit - Shkeljet e ligjeve ekologjike - Shkelja e të drejtave për sigurinë e shëndetit të punëtorëve Tre jane grupet kryesore të krimit ekonomik: a. Krimi tradicional b. Krimi teknologjik c. Pastrimi i parave dhe trafikime të tjera a. Krimi tradicional përfshin kontrabandën, manipulimin, korrupsionin, importet false, etj. Page 133

Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare b. Krimi kompjuterik përfshin vjedhjen e shërbimeve kompjuterike, ndërhyrjet e paautorizuara në kompjuterat e mbrojtur, piraterinë e programeve kompjuterike. c. Pastrimi i parave dhe trafikimet e tjëra përfshijnë krimet transaksionale, ku të ardhurat transportohen jashtë kufijve të vëndit, trafikim droge, kontrabande e emigrantëve, bandat e organizuara. Pastrimi i parave në termin juridik konsiderohet si një krim ekonomik, i shumllojshëm dhe i lidhur ngushtë me krimin e organizuar. Kështu bandat e organizuara zbatojnë metoda gjithnjë e me të sofistikuara për të rritur në maksimum fitimet dhe jetëgjatësinë e tyre. Ata kanë si synim gjetjen e mekanizmave të përshtatshme për të mbuluar origjinën e parave si dhe për ta qarkulluar atë sa më shpejt. Pavarësisht nga përpjekjet e autoriteteve dhe ekzistenca e licensimit dhe regjistrimit, mbetet një numër I madh sektorësh që identifikohen si aktivitete të paligjshme si psh kambistët (zyrat e tyre ë paligjshme). Kazinotë ndërkombëtare janë vendi ideal I pastrimit të parave. Portet e Shqipërisë në Adriatik dhe kufijtë e saj të thyer ndihmojnë kontrabandistët për në Europën Perëndimore. Vitet e fundit ka një përmirësim të ndjeshëm të sistemit të mbikqyrjes dhe menaxhimit të informacionit duke rritur punën e Policisë Kufitare dhe të Migracionit nëpërmjet dixhitalizimit të pikave kufitare. Por megjithe masat e marra ky transport mbetet një rrezik i lartë për vendin tonë. Tabela 2.1. Procedimet penale në Prokurori Viti 2009 2010 2011 2012 2013 Numri I ndjekjeve penale per PP 2 2 13 41 42 Rastet e regjistruara (nr I të dyshuarve apo pandehurve) 0 2 5 5 3 Cështjet e dërguara në gjyq 0 1 34 1 0 Cështjet nën hetim të ndërprera 3 1 1 16 17 Statistikat tregojnë se edhe pse numri I hetimeve është në rritje, rezultatet janë jo të kënaqshme pasi grupe të organizuara kriminele janë aktive në Shqipëri dhe shtetasit shqiptarë, pjesë e këtyre grupeve, veprojne diku jashte vendit dhe të ardhurat I kthejnë në Shqipëri. Vec kësaj, rreziku për pastrimin e parave është rritur për shkak të niveleve relativisht të larta të tranzitit të drogës (megjithë goditjen që mori Lazarati dhe Malësia e Madhe) si dhe trafikimit të qënieve njerëzore. Ky I fundit është një krim I nëndheshëm që është vështirë të përcaktohet saktësisht se c përmasa dhe problematika sjell në shoqëri. Në Europë, shpesh nuk dihet se shumë nga raportimet për shkelje penale si psh në rastin e përdhunimeve, izolimeve apo burgimeve të paligjshme, fshehin në vetvete elementë të trafikimit të organizuar të qenieve njerëzore. Kjo situatë komplikohet kur shumë gra të trafikuara heshtin në lidhje me trafikantët e tyre pasi mbrojnë familjet në vendet e tyre të cilat mund të Page 134

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian kërcënohen nga grupet kriminale të krimit të organizuar. Ky trafikim përfshin edhe veprime të dallueshme si rekrutimi, transporti, shfrytëzimi, etj. Trafikimi i drogës është një punë kryesore e krimit të organizuar në tërë Europën e sidomos në atë Juglindore. Grupet shqiptare po përpiqen të hyjne në tregtinë e kokainës duke përbëre një rrezik për BE-në, megjithë goditjet e fundit të policisë shqiptare në krahinat me problematikë. Krimi kompjuterik Bizneset e zhvilluara po transferojnë dhënien cash te parave me depozitat e transaktuara nëpërmjet sistemeve kompjuterike, duke krijuar një terren të përshtatshëm për mashtrimet kompjuterike.krimi I organizuar ka në shënjestër informacionet mbi kartat e kreditit dhe informacione personale të klientëve. Këto krime janë më të lehta për t u mësuar, kërkojnë pak burime, por dëmet që shkaktojnë janë shumë të mëdha. Para kësaj situate shumë vënde kanë vendosur mekanizma filtrues dhe pengesa të tjera elektronike. Aktualisht, në Shqipëri, ka një mungesë serioze të kornizës ligjore mbi këtë lloj krimi. Nga një studim I bërë 2 (Dy)vitet e fundit del se në sektorin financiar në Shqipëri krimet më të përhapura ekonomike janë: - Krimi kompjuterik - Pastrimi i parave - Mashtrimet nëpërmjet kontabilitetit - Rryshfeti dhe korrupsioni - Shpërdorimi i parasë Figura 1 Nga këto, krimi kompjuterik përfshin rreth 21% të sektorit financiar. Institucionet financiare e kanë nën kontroll informacionin për klientët e tyre por përsëri ka hapësira për abuzime. Nga studimi kompanitë e shofin këtë krim si një kërcënim të jashtëm. Korrupsioni është një tjetër krim ekonomik (13%) që shihet si një rrezik serioz në kompanitë financiare. Nisur edhe nga të dhënat e Transparency International 2012, në një krahasim me Greqinë, korrupsioni tek ne është mjaft I lartë. Page 135

Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare Mashtrimet nëpermjet kontabilitetit (14%) kanë të bëjnë me fshehjen e të dhënave, hartimin e dy bilanceve apo fenomene që kanë të bëjnë me etikën. Në këtë drejtim ka ende punë për të bërë në mënyrë që informacion I dalë nga kontabiliteti të jetë sa më i plotë, i saktë dhe i besueshëm. 5. Përfundime Për disa vjet në Shqipëri,reagimi ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar ishte I dobët për shkak të presionit,firikës, pasigurisë.por është presioni I vazhdueshëm I organizmave ndërkombëtare dhe nga vete qytetarët që I detyruan institucionet të ndërmarrin masa për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vrojtimi ynë në bizneset private zbulon se këto fenomene negative janë pengesë serioze ndaj sipërmarjeve private dhe kanë efekt negativë në investimët private. Rryshfeti në sektorin privat përfshin jo vetëm atë që bizneset u paguajnë zyrtarëve publikë por ai ndodh edhe ndërmjet vetë bizneseve,me qëllim që të sigurohet realizimi I transaksioneve të këtyre bizneseve. Përfaqësuesit e biznesit në Shqipëri e rëndisin korrupsionin,si një pengesë serioze në bërjen e biznesit. Mbi 80% të të anketuarve e kanë ndeshur këtë fenomen dhe kanë paguar rryshfet me para në dorë.këto pagesa bëhen kryesisht për punonjësit e policisë,doganierët,punonjësit e taksave,të bashkisë e komunave. Ndërgjegjësimi pë r korrupsionin,është I lartë në Shqiperi dhe nga s humica e bizneseve të intervistuara e s hohin atë si një pengesë serioze për të bërë biznes. Sic zbulohet nga intervistat opinion public për korrupsionin në Shqipëri tregon një nivel të lartë interesimi për këtë problem dhe ato e mirëpresin implementimin e politikave antikorrupsion. Sektori financiar rezulton mjafte I prekur nga krimi ekonomik. Me zhvillimet e shpejta të sektorit bankarë dhe shërbimet e reja financiare, krimi kompjuterik dhe siguria kompjuterike jane risqe që nuk duhen injoruar.në dallim nga krimet tradicionale, krimi kompjuterik është një krim global.këto lloj krimesh kryhen përms hapesirave dhe mjeteve kompjuterike dhe nuk ndalojne në kufijtë konvencionale shtetërore. Korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë.a I përbën një kërcënim për institucionet demokratike dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut,ai frenon zhvillimin e shton varfërin në vënd. 6. Rekomandimet Politikat e shtetit duhet te fokusohen në pikat më kyce të cilat sjellin krijimin e problemeve rreth ecurisë së bizneseve shqipëtare. Page 136

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian Më shumë rëndësi është ndërmarja e reformave të thella në sektorë që janë më të ndjeshëm ndaj korrupsionit si policia e shtetit,agjentët e tatimeve, doganjerët,sistemi gjyqësorë. Kjo kërkon ligje më të forta kundër korrupsionit e krimit të organizuar ekonomik duke sjellë një klimë më të mire për bizneset duke dhënë një efekt pozitiv në rritjen ekonomike të vendit. Hartimi I politikave më të forta kundër korrupsionit e krimit të organizuar ekonomik duke sjell një klimë më të mirë për bizneset duke dhënë një efekt pozitiv në rritjen ekonomike të vëndit. Për shmangien e krimit ekonomik dhe atij kompjuterik ruajtja e informacionit dhe të dhënave konfidenciale të klientëve. Krijimi I sistemeve mbrojtëse si dhe auditimi I sigurisë fizike e informatike të kompanisë. Të shihet mundësia e një vlerësimi të mëtejshëm të ndërgjegjësimit për kompromisin në rradhët e drejtuesve të biznesit dhe të zhvillohet nisma për të rritur të kuptuarit pasojave të dëmshme të kompromisit në ndarjen efikase të burimeve në një ekonomi tregu. Organet kryesore antikorrupsion të vëndit tone mund të zhvillojnë një system kombëtar për monitorimin e korrupsionit.ky duhet të gëzoje besimin e publikut dhe shoqërisë civile duke prodhuar informacionin përkatës të cilesisë së lartë pë r luftimin e korrupsionit në mënyrë më te efektshme. 7. Pyetesor Pyetje 1.Ju lutem rrethoni llojin e krimit ekonomik me te cilin organizata ku ju punoni është përballur këto dy vitet e fundit : o Shpërdorim I parasë o Krimi kompjuterik o Mashtrime kontabiliteti o Pastrim parash o Ryshfeti dhe korrupsioni Pyetje 2 Ju lutem vendosni metodat që përdor organizata ku ju punoni në zbulimin e krimit ekonomik (1 ose më shumë) Pyetje 3 Ju lutem rrethoni njërën nga cështjet e mëposhtme të cilën ju e shikoni si më problematik o Papunësia Page 137

Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare o Të ardhura të ulëta o Varfëria o Korrupsioni o Krimi o Cmimet e larta o Paqëndrueshmëria politike o Shërbimi kujdesor o Ndotja e mjedisit o Arsimi o Probleme etnike Pyetje 4 Ju lutem rrethoni një nga punonjësit zyrtarë të cilët ju mendoni që janë më të prirur të jenë të korruptuar o Policë o Doktorë o Profesorë universiteti o Zyrtarët bashkiakë o Biznesmenët o Gjykata o Punonjës taksash o Prokurorët publikë o Zyrtar ministrie o Parlamentarët o Mësuesit o Bankierët Pyetje 5 Ju lutem rrethoni një nga faktoret të cilën ju e mendoni si faktorin kryesor që i shtyejnë personat e mësipërm drejt korrupsionit o Personat në pushtet përpiqen për të realizuar të ardhura të shpejta o Rrogat e ulëta të zyrtarëve në sektorin publik o Probleme në ligje o Detyrat zyrtare në përputhje me interesat personalë të zyrtarëve o Mungesë e kontrolleve të rrepta administrative o Ineficenca e sistemit gjyqësor o Kriza në periudhën e tranzicionit o Trashëgimia e kaluar komuniste Pyetje 6 Ju lutem rrethoni një nga trajnimet e përdorura për krimin kompjuterik (nëse ka), në organizatën ku ju punoni o Lajmërim me email/postera Page 138

Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave të reja drejt integrimit Evropian o Evenimente (prezantime,punime në grup) o Trajnime kompjuterike o Asnjë Pyetje 7 Sipas mendimit tuaj cilët janë shkaktarët e riskut kompjuterik? o Gabimet e punonjësve o Ligjet dhe zbatimi ligjor o Mosfunksionim sistemi apo procese o Haker o Keqëdashës të jashtëm o Pala e tretë,ofruesit e shërbimeve o Punonjësit me kontratë ose të përkohshëm o Të tjera Pyetje 8 A ka organizata juaj të dhëna konfidenciale që I ruan në një server apo i magazinon? o o o Po, shumicën e kohës Po,ndonjëherë Jo Pyetje 9 A ka organizata juaj të dhëna konfidenciale të ruajtura në një laptop (kompjuter)? o Po, shumicën e kohës o Po, ndonjëherë o Jo Pyetje 10 A ruan organizata ku ju punoni të dhëna konfidenciale në pajisje të tilla si telefon? o Po, shumicën e kohës o Po, ndonjëherë o Jo Pyetje 11 Cilat janë rreziqet kryesore që mund të rezultojnë nga ekspozimi I të dhënave konfidenciale? Ju lutem rrethoni nje nga alternativat o Hakerat o Njerëz të brendshëm dashakeqës o Mosfunksionim I sistemeve Page 139

Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare o Gabimet e punonjësve o Punonjësit e përkohshëm ose më kontratë o Ofruesit e shërbimeve të treta o Zbatimi ligjor dhe ligjet o Të tjera Pyetje 12 A ka organizata juaj një celës në menaxhimin e startegjisë që është i pavarur nga disa përdorime të ndryshme të kriptografisë brenda organizatës tuaj? o Po o Jo Literatura http://siteresources.worldbank.org/intalbania/resources/governance_profile_e nglish.pdf http://www.serbianna.com/columns/mb/040.shtml http://www.unodc.org/ http://www.ictj.org/sites/default/files/ictj-brookings-displacement-ssr-liberia- Kosovo-CaseStudy-2012-English.pdf http://www.justice.gov/ag/annualreports/pr2010/p41-66.pdf http://www.metrisnet.eu/metris/fileupload/countryreports/albania_2011.pdf http://www.fatfgafi.org/media/fatf/documents/reports/ml%20vulnerabilities%20of %20Free%20Trade%20Zones.pdf http://eduart0.tripod.com/sitebuildercontent/sitebuilderfiles/analize_strukture.pdf http://www.cmi.no/file/?11=embassy-survey-questionnaire http://www.ompersonal.com.ar/omtoefl/contenidotematico.htm http://englishteststore.net/index.php?option=com_content&vieë=article&id=85&ite mid=279 http://www.sta-edu.com/materiale-pergatitore (http://www.bksh.al/) http://www.aib.it/aib/lis/opac1.html http://opus.bath.ac.uk/26528/1/8633.pdf http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1111/j.1740-9713.2012.00570.x/pdf http://www.unafei.or.jp/english/pdf/rs_no55/no55_10ve_grabosky2.pdf http://siteresources.worldbank.org/socialprotection/resources/sp- Discussion-papers/Labor-Market-DP/0911.pdf Page 140