TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të

Similar documents
REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT

Dr. Tomi Koblara. TIK - bërthamë. Klasa 9 LIBRI I MËSUESIT

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT (TIK)

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

Dr. Tomi Koblara. TIK - bërthamë. Klasa 11 LIBRI I MËSUESIT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT (TIK)

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAM ORIENTUES PËR MATURËN SHTETËRORE. LËNDA: GJUHË ANGLEZE PROVIM ME ZGJEDHJE (Niveli B2)

KLASA 12 LËNDA: TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT (TIK) GJIMNAZI I PËRGJITHSHËM FONDI I ORËVE: (2 orë në javë, 74 orë në vit)

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

78 mësues të 26 shkollave pilot përfaqësojnë grupin e përfshirë në pilotim.

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS. Bachelor Programi Juridik i përgjithshëm Akadem ik INFORMATIKË JURIDIKE. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE STANDARDEVE PROGRAM MËSIMOR PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT. LËNDA: Gjuhë angleze. (klasa e tetë)

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Etleva Smaçi. TIK 10 Libër mësuesi Teknologjia e. komunikimit 10

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: FILLOR. Kosovë

Fakulteti i Edukimit (Programi: Mësimdhënia dhe Kurrikula & Udhëheqja në Arsim)

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Programi i studimit: Master i Mësimdhënies lëndore (me specializimet: Matematikë; Fizikë; Biologji; Kimi; Histori; Gjeografi; Teknologji dhe TIK)

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

UNIVERSITETI I TIRANE FAKULTETI I GJUHEVE TE HUAJA DEPARTAMENTI I ANGLISHTES PROGRAMET E LENDEVE TE CIKLIT TE DYTE TE STUDIMEVE,

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

UDHËZUES PRAKTIK PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANIT EDUKATIV INDIVIDUAL (PEI)

Profesori Emri Roli Telefoni Zyra. Lulzim Zeka Ligjerues dhe Tutor AB

STRATEGJI TË MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNIT PËR KLASAT MENDIMTARE

Programi "Zhvillimi i Mendimit Kritik gjatë Leximit dhe Shkrimit" (MKLSh) STANDARDET DHE MANUALI PËR CERTIFIKIM TË PROGRAMIT

Mimoza Verzivolli Lindita Murthi Etleva Doka. Libër B O T U E S E. mësuesi S H T Ë P I A. Gjuha Shqipe

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

UNIVERSITETI I TIRANËS

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Për Shkollën Qendër Komunitare -

STANDARDE PËR TEKSTET SHKOLLORE

Standarde për tekstet shkollore

UNIVERSITETI I TIRANËS

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR ARSIMIN E MESËM TË ULËT

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Zhvillimi i Shkathtësive të Shekullit 21 në klasat me NXËNËSIN NË QENDËR

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË - DEGA: GJUHË SHQIPE

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Bazat e statistikës 2016/2017

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SPORTIT KURRIKULA BËRTHAMË PËR KLASËN PËRGATITORE DHE ARSIMIN FILLOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PROGRAMET E KULTURËS SË PËRGJITHSHME TË ARSIMIT PROFESIONAL TEKNIK (APT)

PARATHENIE një platformë të organizuar dhe të koordinuar institucionalisht

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

ANALIZA E TREGUESVE TË VEPRIMTARISË MËSIMORE PËR VITIN AKADEMIK NË UNIVERSITETIN ALEKSANDËR XHUVANI ELBASAN

RAPORT PËRFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË CILËSISË SË PROGRAMIT TË STUDIMIT. Bsc MËSUES PËR CIKLIN E ULËT NË

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

STANDARDET E SHKOLLËS SI QENDËR KOMUNITARE (DRAFT)

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

DORACAK për vëzhgimin e punës dhe planifikimin e zhvillimit profesional të arsimtarëve bashkëpunëtorëve profesional në shkolla fillore dhe të mesme

Shkencat e zbatuara kompjuterike

UNIVERSITETI I TIRANËS

Zhvillimi i Shkathtësive të. Leximit në

Reforma e MFK në Shqipëri

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i Politikave të Sigurisë

Implementimi i strategjisë

ZHVILLIMI I BAZAVE TË PERSONALIZUESHME TË TË DHËNAVE NË FUNKSION TË PËRZGJEDHJES SË AUTOMATIZUAR MATERIAL-FORMË

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

Agron nishku kostandin dhjamandi UDHËZUES PËR MËSUESIT

INKLUZIONI NË ARSIMIN E MESËM PROFESIONAL

Doracak pёr arsimtarё pёr praktika inkluzive kompjuterike me aplikim tё teknologjisё ndihmёse

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollë


MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Testimi ekstern, notimi, sfidat, dhe hapat e ardhshëm: Testim ekstern me çdo kusht?

UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE FAKULTETI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE

Transcription:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KULTURËS SË PËRGJITHSHME TË ARSIMIT PROFESIONAL TEKNIK (APT) PROGRAMI I LËNDËS TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të STRUKTURA e APT: 2+1+1 vite, 2 + 2 vite, bllok 4-vjeçare DREJTIMI i APT: Teknik (Struktura bllok 4 vite), Teknik (Struktura 2+2), Struktura (2+1+1) Koordinatori: ERION SELIMI Redaktori: GAZMEND KRASNIQI Përgjegjës sektori: MARITA HAMZA TIRANË, KORRIK 2010

Në klasën e njëmbëdhjetë nxënësit do vazhdojnë të mësojnë programe të paketës Microsoft Office, duke mësuar programin Microsoft Excel dhe Microsoft Access. Të dy këto programe kanë veçoritë dhe qëllimet e tyre të përdorimit. Programi Microsoft Excel i cili përdoret për të organizuar të dhënat në sheet (faqe pune) dhe për të kryer veprime llogaritëse si formulat u jep mundësi nxënësve të njohin thjeshtësinë dhe lehtësinë që ofron programi i Excelit. Programi Microsoft Access u jep mundësi të njihen me bazat e të dhënave duke krijuar tabela të ndryshme të cilat lidhen me njëra tjetrën dhe u përgjigjen kërkesave të përdoruesit. Linjë tjetër është përdorimi i Internetit i cili është i domosdoshëm në punën e nxënësve, për qëllime kërkimi dhe komunikimi. Meqenëse linja e Internetit është dhe në kurrikulën e klasave të mëparshme, kjo linjë në programin e klasës së njëmbëdhjetë ka më pak orë dhe përmban njohuri dhe koncepte të reja të pa trajtuara më parë. 1. SYNIMI I LËNDËS Lënda e informatikës në klasën e njëmbëdhjetë synon që nxënës/i,-ja: të sigurojë njohuritë kryesore të nevojshme për të përdorur programin Microsoft Excel; të sigurojë njohuritë kryesore të nevojshme për të përdorur programin Microsoft Access; të aftësohet më shumë në përdorimin e Internetit dhe të dhënave dixhitale; 2. OBJEKTIVA TË PËRGJITHSHËM Në fund të këtij programi nxënës/i,-ja: të krijojë sheet të ndryshëm duke organizuar informacionin në mënyrë sa më praktike; të zbatojë formulat kryesore të programit Excel; të bëjë lidhjen midis të dhënave që janë në sheet të ndryshëm; të formatojë në mënyrë sa më estetike faqen e punës; të njohë kuptimin e databazës dhe avantazhet e programit Microsoft Access; të krijojë tabela, query, formularë, raporte nga databaza; të lidhi tabelat e ndryshme sipas rregullave të relacionit; të aftësohet më shumë në përdorimin e komandave të browserit të Internetit; të përdorë Internetin për kërkimin, selektimin dhe rezervimin e informacionit.

3. OBJEKTIVA SIPAS LINJAVE Linja 1: Funksionet e Spreadsheet, Microsoft Excel Përshkrimi i linjës: Në këtë linjë nxënësit marrin njohuri dhe aftësi që kanë të bëjnë me: Kuptimi mbi grumbullimin dhe përpunimin e informacionit shifror. Microsoft Excel, funksionet, faqja e punës, elementet kryesore të saj. Kuptimi i librit dhe i faqes së punës, lëvizjet në faqen e punës. Ndërtimi i një libri pune me numër të caktuar faqesh (sheets), shtimi dhe fshirja e faqeve të punës. Kuptimi i qelizës, identifikimi dhe emërtimi i qelizave, i rreshtave dhe kolonave. Rregullimi i gjerësisë së rreshtave dhe kolonave. Vendosja dhe fshirja e qelizave, rreshtave dhe kolonave. Organizimi i faqeve të punës, vijëzimi dhe formatimi i tabelave. Mbushja e qelizave me informacion tekst dhe numër, veçoritë e paraqitjes së informacionit në qeliza, modifikimi dhe korrigjimi i informacionit në qelizë. Formatimi i përmbajtjes së qelizave. Vendosja dhe modifikimi i formulave në qeliza, kuptimi i qelizës formulë. Përdorimi i mbledhjeve automatike. Kuptimi mbi funksionet, identifikimi dhe përdorimi i disa funksioneve të thjeshtë dhe më të përdorshëm. Identifikimi i gabimeve gjatë ndërtimit të formulave dhe rregullimi i tyre. Adresat relative dhe absolute. Listat automatike, krijimi dhe përdorimi. Seritë numerike. Identifikimi dhe përdorimi i stileve dhe autoformateve. Specifikimi i rreshtave dhe kolonave të ngrira. Shikimi i faqes së punës dhe ndarja e saj në zona printimi, rregullimi i zonave të printimit, printimi. Përcaktimi i rreshtave dhe kolonave të përsëritura gjatë printimit. Grafiku, ndërtimi, modifikimi dhe formatimi i një grafiku. Orët e sugjeruara: 14 Linja Objektiva Funksionet e Në këtë linjë synohet që nxënës/i,-ja: Spreadsheet, Microsoft Excel të identifikojë konceptet e grumbullimit dhe organizimit të të dhënave; të identifikojë organizimin e programit në libra dhe fletë (sheets); të përdorë komandat kryesore të rreshtit të menuve; të zbatojë formulat kryesore matematike për të dhënat e hedhura në tabelë; të krijojë tabela në fletë të ndryshme të cilat janë të lidhura me paste link dhe të zbatojë formulat e ndryshme; të organizojë të dhënat duke krijuar baza të dhënash me rekorde të cilat t i përpunojë dhe nxjerr rezultatin e kërkuar; të krijojë grafikë duke u bazuar në të dhënat e paraqitura; të organizojë të dhëna në formate të ndryshme, me qëllim studimi dhe printimi.

Linja 2: Përdorimi i internetit Përshkrimi i linjës: Në këtë linjë nxënësit marrin njohuri dhe aftësi që kanë të bëjnë me: Kuptimi i një faqeje web, elementet e saj. Paraqitja e një faqeje web. Kërkimi dhe gjetja e një faqeje web. Kopjimi dhe ruajta e informacionit të një faqeje web. Printimi i një faqeje web. Kërkimi efektiv i faqeve web nëpërmjet fjalëve çelës. Krijimi dhe menaxhimi i listave të faqeve web të preferuara. Përcaktimi i cilësisë së informacionit të gjetur në internet. Ndryshimi midis listave të moderuara dhe jo moderuara. Si funksionon kërkimi online dhe ndryshimet. Orët e sugjeruara: 6 Linja Objektiva Përdorimi Në këtë linjë synohet që nxënës/i,-ja: internetit të formojë konceptin e faqes Web dhe protokollet e aksesimit të saj; të dallojë Browser-in IE dhe komandat kryesore të rreshtit të menuve; të përdorë në mënyrë efektive motorët e kërkimit të faqeve web në internet; të krijojë listat e preferuara të kërkimit të faqeve web; të rezervojë në memorie materiale nga Interneti; të përdorë offline një faqe interneti; të konfigurojë homepage, dhe karakteristika të tjera. Linja e 3: Funksionet e bazave të të dhënave Përshkrimi i linjës: Në këtë linjë nxënësit marrin njohuri dhe aftësi që kanë të bëjnë me: Shikim i shpejtë mbi terminologjinë e bazave të të dhënave dhe programet për administrimin e tyre. Fillimi i punës në Access. Objektet që ofron Access, funksioni i tyre. Konceptimi dhe plani (design) i një baze të dhënash. Tipet e të dhënave që ofron Access. Krijimi i një tabele. Si të punojmë me tabelat. Përcaktimi i indeksit dhe çelësave. Krijimi i strukturës së bazave të të dhënave. Regjistrimi i të dhënave. Ndërtimi i fjalorit të të dhënave. Shtimi dhe heqja e regjistrimeve. Përdorimi i Formave në paraqitjen e të dhënave. Modifikimi i përmbajtjes së regjistrimeve. Indeksimi i regjistrimeve. Krijimi i Query-ve(kërkimeve) të thjeshta. Krijim kërkimi në disa fusha / kritere. Renditja. Relationship. Përgatitja e raportit dhe formularit nga tabela ose query. Shikimi dhe printimi i një raporti të dhënash. Orët e sugjeruara: 14 Objektiva Në këtë linjë synohet që nxënës/i,-ja: Linja Funksionet e bazave të të dhënave të shpjegojë konceptin dhe terminologjinë e bazës së të dhënave;

të dallojë disa programe të administrimit të të dhënave dhe të aftësohet në përdorimin e Access; të krijojë query për të dhënat e ndryshme; të krijojë formularë nga tabela, query ose formularë që përmbajnë dhe forma; të ndërtojë baza të dhënash të lidhura midis tyre dhe të përpunojë informacionin e vendosur në to; të kalojë informacionin nga Access në Excel dhe anasjelltas; të përgatisë për printim dhe të printojë raporte të dhënash. 4. KËRKESAT E TIK NDAJ LËNDEVE TË TJERA TIK Paraqitja e numrave në Excel Klasa 11 Access & Excel Përgatitja e raportit.&filtrimi i të dhënave. Klasa 11-të TIK Shkrimi i një materiali tekst në Word (Kontrolli gramatikor dhe sintaksor) Klasa 10 TIK Për të gjitha linjat Matematika Nxënës/i,-ja: të përdorë numrat realë; të përdorë numrat shkencorë. të zbatojë konceptet e mesatares, mode-s, mesores, përqindjes. Gjuha shqipe Nxënës/i,-ja: të përdorë paragrafë, indeks, fjalor, tabelë përmbajtje, dhe veçoritë grafike (tabela, diagrama) për të lexuar dhe shkruar një tekst; të zbatojë shenjat e pikësimit dhe drejtshkrimit; të zbatojë teknika të domosdoshme për të bërë një prezantim. Anglisht A- Above, add, alignment, angle, apply, arrow head, ascending, auto-text. B-Background, blank documents, bold, borders, box, break, browse, buttons. C-Callout, categories, cells, change, character, clipart, close, color, columns, continuous, copy, create, folder, shortcut, custom, size, cut. D-date, default, define, delete, descending, description, details, dictionary, different, display, drawing, drop. E-edit, ellipse, envelope, equal, equation, even, exit

F-favorites, file, fill, folder, font, foreground, format, formatting, formula, frame, freeform. G-Gallery, Gap, general, grid, gridlines, gutter, H-header and footer, hide I-ignore, index and tables, insert, italic L-Landscape, large Icons, layout, length, line, link to file, list, look in, look in favorites, look up. M-make, map, margin, math, menu, merge, mirror margin N-name, new, next, none, number format, numbers O-objects, odd, open orientation. P-page, page layout, page setup, paint, paint brush, paste, patterns, picture, portrait, preview, print, properties. R-read only, rectangle, rename, replace, round corners, rows. S-save, save as, save as type, search, subfolders, select, select all, send to, settings, shadow, shortcut, show, size, sort, sort by, sorting, spacing, spelling, split, standard, style, suggestions T- table, text, text box, then by, time, toolbars, tools, type U- undo, up one level, V-view W- weight, width, window 5. KËRKESA PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT Ky program është një dokument zyrtar, pjesë e tërësisë së dokumenteve zyrtare për lëndën e Informatikës në shkollën e mesme. Hartimi i programit është mbështetur si te korniza kurrikulare ashtu edhe te standardet e fushës. Në mënyrë që tërësia e dokumenteve zyrtare (korniza kurrikulare, standardet e fushës së të nxënit dhe programi lëndor) të zbatohen më së miri në dobi të nxënësve, përdoruesit e tyre duhet të njohin thellë programet lëndore të lëndës së informatikës për klasat paraardhëse dhe klasat pasardhëse. Zbatimi i këtij programi kërkon që kurrikula e Informatikës të vendosë theksin në rrugën dhe procedurat e veprimit shkencor me objektet mësimore, që metodat verbale të përdorura gjerësisht sot, të zëvendësohen me përdorim të metodave shkencore. Kurrikula e Informatikës duhet t i nxitë nxënësit të jenë aktivë dhe të marrin përgjegjësi për të mësuarit e tyre, të përdorë strategji dhe teknika mësimore që nxitin ndërveprimin, pjesëmarrjen mësimore dhe mbështetin kërkimin Informatik të nxënësve. Zbatimi i programit duhet të bëhet duke respektuar parimet e barazisë gjinore, etnike, kulturore, racore, fetare.

Objektivat e programit Objektivat e programit janë për të gjithë nxënësit dhe janë detyrim për përdoruesit e programit. Kjo do të thotë se të gjithë nxënësve duhet t u jepet mundësia që të nxënë çka përshkruhet tek objektivat. Realizimi i objektivave në tema, kapituj, njësi dhe renditja e tyre është zgjedhje e lirë e zbatuesit të programit. Një objektiv përmbushet në nivele të ndryshme nga nxënës të ndryshëm. Mësuesi dhe autorët e materialeve mësimore duhet të mbulojnë të gjithë gamën e niveleve të nxënësve. Orët mësimore Programi i Informatikës 11 zbatohet në 34 javë x 1 orë = 34 orë, ai është strukturuar në tre linja që vijnë njëra pas tjetrës, por kjo nuk do të thotë se mësimdhëniamësimnxënia duhet të zhvillohet në këtë renditje gjatë vitit shkollor. Linja 1: Funksionet e Spreadsheet, Microsoft Excel. Linja 2: Përdorimi i internetit. Linja 3: Funksionet e bazave të të dhënave. Objektiva të këtyre linjave jepen në 3 blloqe tematike të organizimit të përmbajtjes. Renditja e blloqeve lihet në dëshirë të zbatuesve të programit, të cilët duhet të ndjekin logjikën e vijueshmërisë së zbatimit të objektivave të programit brenda klasës dhe nga klasa në klasë. Është e këshillueshme që brenda një ore mësimore të realizohen: aftësimi praktik duke punuar në kompjuter, shpjegimi i njohurive dhe koncepteve të reja (me gojë ose me shkrim), përsëritje ose shtjellim i njohurive të mëparshme. Sasia e orëve mësimore për secilën linjë është rekomanduese. Përdoruesit e programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës, kurse janë të lirë të ndryshojnë me 10% (shtesë ose pakësim) orët e rekomanduara për secilën linjë. Domethënë, mësuesi mund të vendosë të përparojë më ngadalë kur vë re se nxënësit e tij hasin vështirësi të veçanta në përmbushjen e objektivave të kapitullit, por mund të ecë më shpejt kur nxënësit e tij demonstrojnë një përvetësim të kënaqshëm. Përpunimi i njohurive Përpunimi i njohurive përmban: Përsëritjen brenda një kapitulli të njohurive-bazë të tij (skicimi i hartës së koncepteve, shkrimi i një relacioni, prezantimi, apo përpilimi i një posteri për objektet e rëndësishme mësimore etj.). Testimin e njohurive-bazë. Integrimin e njohurive të reja të një kapitulli me njohuritë e kapitujve paraardhës. Integrimin e njohurive të reja me njohuritë e lëndëve të tjera. (Ndonëse këto integrime do të përshkojnë zhvillimin e çdo ore mësimore, gjatë përpunimit i duhet kushtuar kohë e posaçme p.sh., për realizim projektesh ndërkurrikulare të propozuara ose jo në program).

Përsëritjen vjetore (Pavarësisht nga ndarja në linja ose në kapituj, lënda duhet parë si një e tërë). Testimin vjetor (nuk është i detyruar). Realizimin e veprimtarive të ndryshme kërkimore eksperimentale. Realizimin e projekteve lëndore, eseve, detyrave të ndryshme kërkimore. Për realizimin cilësor të programit të informatikës është e domosdoshme që çdo shkollë: Të ketë laboratorin e informatikës me një numër të mjaftueshëm kompjuterësh. printer, skaner, videokamer, e pajisje të tjera të mundshme për tu siguruar. Të sigurojë mirëmbajtjen e pajisjeve të laboratorit dhe pasurimin e tij të vazhdueshëm. Çdo laborator të ketë lidhje me internet. Të sigurojë trajnimin e nevojshëm dhe të vazhdueshëm të personelit mësimor. Mundësisht të realizojë lidhet në rrjet të kompjuterëve në çdo laborator. Të sigurojë softe mësimore, multimediale etj. 6. VLERËSIMI Ç është vlerësimi? Vlerësimi është gjykimi për cilësinë. Vlerësimi është një mënyrë sistematike e shikimit të çështjeve të rëndësishme. Vlerësimi është sigurimi i informacionit për vendimmarrje. Në arsim vlerësimi shpesh lidhet me testimin dhe ngushtohet duke u kufizuar në arritjet e nxënësit. Vlerësimi është një mjet konstruktiv për përmirësim dhe risi. Pra, vlerësimi është proces i mbledhjes sistematike, analizimit dhe interpretimit të informacionit me qëllim të determinizmit se në çfarë shkalle nxënësi i ka zotëruar objektivat udhëzues. Vlerësimi përmban përshkrimin sasior dhe cilësor, gjykon vlerat dhe meritat, bazohet në matjen objektive, të saktë, të vlefshme, të besueshme. Pse vlerësojmë? Që të dimë se në çfarë stadi, niveli, pozicioni të njohurive jemi. Që të dimë se ku dëshirojmë të arrijmë. Që të nxjerrim se cilat janë dobësitë, pengesat, të metat që në të ardhmen t i evitojmë në punën tonë. Për të ndihmuar nxënësin të përparojë në formimin e tij. Për të siguruar një përdorim të drejtë të vlerësimit të nxënësve. Për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së mësimit në bazë shkolle. Nëpërmjet vlerësimit mësuesi kontrollon nivelin e nxënësve dhe gjykon arritjet dhe mangësitë e tyre, në këtë mënyrë ai përshtat orët e mësimit që të plotësojë sa më mirë këto mangësi dhe dobësi. Vlerësimi i nxënësit përshkon gjithë procesin mësimor dhe shërben për përmirësimin e këtij procesi. Vlerësimi i nxënësit nuk ka për qëllim të vetëm vendosjen e

notës dhe as nuk përfundon me vendosjen e saj. Vlerësimi mbështetet tërësisht në objektivat programin lëndor dhe mësuesi nuk ka të drejtë të vlerësojë nxënësit për ato objektiva të arritjes që nuk përshkruhen në program. Objektiv i vlerësimit nuk janë vetëm njohuritë dhe aftësitë por edhe qëndrimet e nxënësve, si qëndrimet etiko-sociale në përgjithësi dhe ato të bashkëpunimit me të tjerët, në veçanti. Mësuesi zhvillon vetë e bashkë me nxënësit zhvillojnë një larmi mënyrash vlerësimi. Vlerësimi mund të bëhet: Individual ose në grup. Në orën e mësimit. Me testime në përfundim linjash, semestrale dhe përfundimtare. Përmes detyrave ose angazhimeve individuale të nxënësve (detyra praktike, projekte, risi etj.). Në punime të nxënësve me grupe të vogla, mësuesi parashtron peshën e vlerësimit me notë të grupit në tërësi dhe të secilit nxënës në veçanti. Mësuesi nuk e ka të detyrueshëm vlerësimin me notë të nxënësve në çdo orë mësimore dhe të vendosë nota në regjistër për secilën orë mësimore. Si rregull, nxënësit dhe mësuesit duhet lirshëm të bashkëbisedojnë si partnerë rreth përvetësimit të njohurive të fituara të orëve të kaluara dhe mirëkryerjes së detyrave. Herë pas here mësuesi duhet të vlerësojë me notë duke ua bërë të qartë nxënësve që në fillim qëllimin e vlerësimit dhe kriteret e tij. Një formë e parashtrimit me shkrim nga nxënësit është provimi përfundimtar. Në rastin e lëndës së TIK vlerësimet bazohen shumë mirë në detyrat praktike në kompjuter, por nxënësi duhet të dijë konceptet dhe qëllimin e komandave të caktuara. Detyrat praktike që mund ti jepen nxënësve në klasë mund të jenë me nivele, duke u nisur nga ato të thjeshtat deri te detyra të cilat përfshijnë shumë nga objektivat e linjës. Detyrat mund të jepen dhe si projekte për tu realizuar në shtëpi nëse janë voluminoze, në këtë mënyrë nxënësit kanë më tepër kohë. Lënda e TIK ofron një pafundësi mundësish për shembuj dhe detyra, mësuesi mund tu japë nxënësve detyra me te njëjtin objektivë por me të dhëna ose kërkesa të ndryshme duke eliminuar në këtë rast dhe mundësinë e kopjimit midis nxënësve. Një shembull i tillë detyre do ishte p.sh. në Excel ku qëllimi i detyrës është vlerësimi i objektivit për përdorimin e formulave matematikore, mësuesi mund të japi detyra me veprime matematikore të ndryshme si mbledhje, përqindje, zbritje të dhënash etj., nxënësit mësojnë të gjitha rastet dhe njëkohësisht arritja e objektivit vlerësohet. Si realizohet vlerësimi i brendshëm? Është i përditshëm dhe i vazhdueshëm. Me anë të kërkesave që bëhen në klasë. Me anë të ushtrimeve në kompjuter. Me anë të detyrave të shtëpisë. Me anë të aktivizimit në klasë gjatë shtjellimit të materialit. Me anë të aktivizimit të punës në grup. Me anë të testeve kohëshkurtra përvetësim i njësisë mësimore. Me kuize. Shoqërohet edhe me vënien e notave, etj.

Ku duhet të bëhet kujdes gjatë procesit të vlerësimit të brendshëm? Humbja e përkohshme apo e pjesshme e objektivave të vlerësimit. Pamjaftueshmëria e treguesve që përdoren për të bërë vlerësimin. Duhet t`i kushtohet sa më shumë kujdes përvetësimit të koncepteve. Nuk ka rëndësi shumë riprodhimi i vërtetimeve dhe zbatimeve, por kuptimi i thelbit të koncepteve si model i punës së pavarur. Momentet kur duhet të përdoret teksti shkollor. Momentet kur duhet të përdoren mjetet e punës. Të mos ketë shumë riprodhim gojor të materialit të mësimit. Të mos humbasë kontakti nxënës mësimëdhënës. Të mos mbingarkohet tej mase me rregulla e formula. Portofoli i nxënësit, si një mundësi vlerësimi e vetëvlerësimi, është një koleksion i punimeve të tij përgjatë vitit shkollor për një lëndë të caktuar. Ai mund të përmbajë provime me shkrim, prezantime, detyra tematike, projekte kurrikulare, fotografi e produkte të veprimtarive kurrikulare. Përzgjedhjet për portofolin bëhen nga nxënësit, mësuesi rekomandon. Çrregullime të diagnostikuara si: disleksia, vështirësi të veçanta gjuhësore, p.sh. të fëmijëve të ardhur rishtas nga emigracioni, merren parasysh nga mësuesi duke u mundësuar këtyre nxënësve të vlerësohen me mënyra të posaçme, duke përjashtuar atë me shkrim apo me gojë.