PROGRAMI I STUDIMIT FILOZOFI-SOCIOLOGJI (BACHELOR) SYLLABUSET

Similar documents
Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S.

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT:

DEONTOLOGJIA DHE MENAXHIMI I MUNDËSIVE PËR PROFESIONISTËT DHE BASJKËPUNËTORËT SFIDAT NË SHOQËRINËË BASHKËKOHORE

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

From the Pastor s Desk

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

A private institution of higher education in Albania that offers the highest quality research and education in Law, Social Sciences and Economics.

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

PROGRAMI I STUDIMIT MENAXHIM (BACHELOR) SYLLABUSET SEMESTRI I PARË

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Organizatat Nderkomebetare

PROGRAMI I STUDIMIT FINANCË-KONTABILITET (BACHELOR) SYLLABUSET

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

TEKNOLOGJI INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI Klasa e 11-të

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

UDHËZIME PËR EDUKIMIN GLOBAL

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

LIRIA E SHPREHJES DHE GJUHA E URREJTJES

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

KONCEPTIMET E PROGRESIT NË KONTEKSTIN E DOKTRINAVE EPISTEMOLOGJIKE LETRARE

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

Etika e Komunikimit në Administratën Publike,

DATABASE E MODULEVE TË AKREDITUARA NGA KAT

TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ

Formular për SYLLABUS të Lëndës

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI JURIDIK

Menaxhimi bashkëkohor bankar

MENAXHIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE: RASTI I SHQIPËRISË

Formular për SYLLABUS të Lëndës

AUTENTICITETI DHE HISTORICITETI I NJERIUT NE FILOZOFINË E HANNAH ARENDT

MAN AS A HUMAN WHO DIRECTS THE VIOLENCE TO HERSELF AND OTHERS - CONSEQUENCES OF TIME OR LONG TIME OF TRANSITION IN THE REPUBLIC OF MACEDONIA

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

BRIEFS MACEDONIA B NDIKIMI I BASHKËSIVE FETARE NDAJ INSTITUCIONEVE DHE POLITIKËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

PROGRAMI FILOZOFI, PLANI I STUDIMEVE, NIVELI BA (I akredituar deri 2021)

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Tel: Tel:

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i Politikave të Sigurisë

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Bazat e statistikës 2016/2017

SYLLABUS FAKULTETI EKONOMIK

Tiranë, më 2012 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I PENALES

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

XVII Sistemi i administratës publike

STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM

Rrethinat e Objektit Dhe Roli I Planifikimit

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës

Formular për SYLLABUS të Lëndës GJEOTRASHEGIMIA

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

EDUKIMI FEJA FEJA DHE EDUKIMI. Autor: Prof. Dr. Gjergj Sinani

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

PARATHËNIE i HYRJE... vii KREU I: ROLI I KRISHTËRIMIT NË FORMIMIN E SHOQËRISË DHE SHTETIT AMERIKAN

Përshkrimi i programit

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

NATYRA E PROCESIT TË GOJËTARISË JURIDIKE NË SHOQËRINË BASHKËKOHORE ПРИРОДАТА НА ПРОГРЕСОТ НА ПРАВНОТО ГОВОРНИШТВО ВО СОВРЕМЕНОТО ОПШТЕСТВО

ORGANIZATA DHE MARREDHENIE NDERKOMBETARE UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE PROGRAMI MASTER PROFESIONAL

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

Shkenca politike Venera Llunji 51 Ndikimi i nacionalizmit në vendet në tranzicion: Qëndrimet ndaj nacionalizmit në kulturën politike

SHKOLLA E LARTË HËNA E PLOTË BEDËR. Korrik 2014

Përshkrimi i programit

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

Qytetet dhe qeveritë lokale të bashkuara - Komiteti për kulturë. Agjenda 21 për kulturë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

PROGRAMI I LËNDËS SË GJUHËS ANGLEZE KLASA III

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Transcription:

PROGRAMI I STUDIMIT FILOZOFI-SOCIOLOGJI (BACHELOR) SYLLABUSET EKONOMIKS 75 orë, 6 kredite Teorive ekonomike për ekonominë e tregut dhe variantet e punës, politikat makroekonomike. A është produkti ynë i prodhuar në mënyrë eficente? Pasqyrimi, parandalimi, ilustrimi i përvojave spikat në të gjithë materialin dhe këtë, më shumë se kudo, e gjen në ekonomitë e konsoliduara, duke përcjellë kështu edhe mesazhin që problem për ekonominë tonë nuk është zbulimi i rrugëve dhe mënyrave të reja, por përcaktimi dhe zbatimi i praktikave më të mira të menaxhimit të resurseve të provuara në botë, me synim konsolidimin e rezultateve të ekonomisë shqiptare dhe përballimin e sfidës së këtij mijëvjeçari të ri. LOGJIKË 100 orë, 8 kredite Objekti i studimit. Historiku i mendimit në logjikë. Format e mendimit, koncepti, gjykimi dhe arsyetimi. Koncepti, vetitë, marrëdhëniet dhe veprimet me të. Gjykimi, formë e mendimit, thelbi dhe struktura. Klasifikimi i gjykimeve, gjykimet e thjeshta kategorike, veprimet me gjykimet. Raporti mes gjykimeve kategorike, kushtet e vërtetësisë dhe gabueshmërisë së tyre. Gjykimet e përbëra. Arsyetimi, induktiv dhe deduktiv. Lidhja shkak-pasojë, mënyrat e lidhjes shkakësore. Silogjizmat, silogjizmi i thjeshtë kategorik, thelbi dhe struktura e tij. Rregullat e përgjithshme dhe speciale, figurat dhe modusat e tij. Silogjizmat me premisa të përbëra, silogjizmi i thjeshtë kushtor, kushtor kategorik, disnjuktiv kategorik, kushtor disnjuktiv. Ligjet e logjikës formale. Ligji i Identitetit, i Kontradiksionit, i së Tretës së Përjashtuar dhe i Argumentimit të Mjaftueshëm. HISTORI 125 orë, 10 kredite Moduli 1 Shoqëria në fillimet e historisë së kohës së re. Konsolidimi i monarkive dhe sundimi i tyre. Gjendja social-ekonomike në Evropë në shek XVII-XVIII. Lufta për pavarësi e kolonive angleze në Amerikën e Veriut. Krijimi i SHBA-së. Revolucioni Francez i shekullit XVIII. Franca post revolucionare në periudhën e Republikës Borgjeze dhe të Napoleon Bonopartit. Gjendja në Evropë në vitet 1818-1845. Revolucionet e vitit 1848 në Evropë. Perandoria Turke në shek. XVI-XIX. Vendet ballkanike gjatë shek. XVI-XIX. SHBA në vitet 1800-1866. Nacionalizmi dhe realizmi, 1850-1870. Industrializmi dhe trasformimet në bujqësi, gjatë shekullit XIX. Vendet e Azisë dhe Afrikës në fund të shek. XIX. Moduli II Gjendja e botës në fillimin e shek. XX. Lufta e Parë Botërore (1914-1918). Demokracitë Perëndimore në vitet 1918-1939. Totalitarizmi dhe karakteristikat e tij. Ballkani në vitet 1918-1939. Azia, Afrika dhe Amerika Latine në vitet 1918-1939. Lufta e Dytë Botërore (1939-1945). Karakteristikat e përgjithshme të shndërrimeve politike, ekonomike e sociale pas Luftës së Dytë Botërore. Vendet e Evropës Perëndimore në vitet 1945-1979. SHBA në vitet 1945-1981. Veçoritë e shoqërive pasindustriale. Vendet Perëndimore në vitet 1980-1989. Bashkimi Evropian në vitet 1951-2000. Bashkimi Sovjetik në vitet 1945-1985, shpërbërja e tij. Vendet e Evropës Lindore Qendrore në vitet 1945-1985. Fundi i regjimeve komuniste në to. Moduli III Shthurja e rendit të bashkësisë primitive. Ilirët. Lindja e marrëdhënieve skllavopronare në Iliri. Rënia e rendit skllavopronar në Iliri. Lindja dhe zhvillimi i marrëdhënieve feudale në shek VII-XV. Lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesve turq në shek XV. Fillimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Lidhja e Prizrenit (1878-1881). Shpallja e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë. Lufta për mbrojtjen e pavarësisë dhe tërësisë tokësore në vitet e para të shtetit të pavarur shqiptar. Revolucioni Demokratik i Qershorit 1924. Ahmet Zogu drejton shtetin shqiptar. 1

Qëndresa e popullit shqiptar në vitet e para të pushtimit fashist italian (prill 1939- nëntor 1941). Rritja e luftës antifashiste për çlirimin e plotë të vendit. Gjendja e Shqipërisë në vitet e para të diktaturës komuniste (1944-1950). Shqipëria në kushtet e vetizolimit ekonomik e politik (1975-1990). Lindja e sistemit pluralist në Shqipëri. E DREJTA KUSHTETUESE 125 orë, 10 kredite Objekti i studimit. Burimet e së drejtës kushtetuese. Kushtetuta si akt themelor i shtetit. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Dimensioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut dhe kushtet juridike të personave të huaj. Parimet kushtetuese që garantojnë të drejtat dhe liritë themelore. Klasifikimi i të drejtave dhe lirive themelore. Liritë dhe të drejtat vetjake, ekonomike sociale, politike. Pushteti Ligjvënës. Kuvendi. Pushteti Ekzekutiv. Pushteti Gjyqësor Presidenti i Republikës. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri. Procesi kushtetues. Qeverisja vendore. HYRJE NË FILOZOFI 110 orë, 9 kredite Koncepte dhe probleme të rëndësishme filozofike, duke filluar nga objekti i lëndës (Ç është filozofia, origjina e mendimit filozofik) dhe deri tek trajtimi i koncepteve të mirëfillta filozofike si: Ndërgjegjia; E pandërgjegjshmja; Hapësira; Koha; Teoria e njohjes; E vërteta; Kriteret e saj; Ekzistenca; Natyra; Kultura; Historia; Vdekja; Emocioni; Dëshira; Imagjinata; Gjuha etj. HYRJE NË SOCIOLOGJI 110 orё, 9 kredite Hyrje të përgjithshme në konceptet, çështjet dhe perspektivat sociologjike bazë. Krahas paraqitjes së historisë së sociologjisë si një disiplinë akademike dhe marrëdhëniet e saj me shkencat e tjera në fillim, kursi përqendrohet në një numër të gjerë fushash të veprimit human dhe organizimeve shoqërore siç është kultura, ekonomia, politika, edukimi, feja, etj. Perspektiva krahasuese ndërkulturore dhe zhvillimi i bazave për të kuptuar ndryshimet socio-kulturore kryesore që ndodhin në botën dinamike të ditëve tona. Brenda kësaj përmbajtje, marrim në konsideratë procese të tilla si zhvillimi modern, global, shekullor, socio-ekonomik, burokracinë dhe nevojën e shoqërisë së informacionit. GJUHË ANGLEZE 100 orë, 8 kredite Reading and Discussion Topics: It s absolutly true! Past Simple and Continuous. Are you a morning person? Career paths. Money matters. Radio wedding. Changes How polite are you? Food and cooking. Grammatical structures: Past Simple and Continuous. Subject and Object questions. Will/Going to. Adverbs of purpose. First Conditional. Present Perfect Simple. A job interview. Verbs with two objects. Modals of advice. Present Perfect Simple Present Simple + Continous for Future. Planning a day trip. Phrasal verbs: turn, switch, go. Second Conditional. HISTORI E FILOZOFISË 1 110 orë, 9 kredite Njohjen e historisë së mendimit filozofik në periudhat e Antikitetit dhe të Mesjetës. Fiolzofia në Greqinë Antike. Parasokratikët; Shkolla e Miledit. Pitagora, Herakliti, shkolla e Eleas, shkolla atomostike. Filozofia sokratike. Idealizmi i Platonit. Filozofia e Aristotelit. Filozofia në periudhën aleksandrine. Filozofia në Lindjen e Lashtë. Filozofia në Mesjetë. Filozofia dhe teologjia. Apologjistët. Aurel Agustini. Skolastika. Anselmi i Kenterberisë. Nominalizmi, realizmi. Thoma Akuini dhe filozofia e tij. Rozher Bekon. Johan Duns Kotti. Filozofia arabe në Mesjetë. SOCIOLOGJI E KULTURËS 100 orë, 8 kredite Përcaktime të kulturës në dritën e perspektivës sociologjike (nga lashtësia deri në vitin 1870; për periudhën 1871-1945; pas Luftës së Dytë Botërore). Simbolet kulturore dhe funksionet sociale të tyre. Gjuha si sistem simbolesh kulturore dhe rëndësia e saj për funksionin e shoqërisë. Vlerat kulturore dhe roli i tyre në funksionimin e shoqërive moderne. Normat kulturore si 2

rregullatorë të funksionimit të shoqërisë. Kultura materiale si shprehje e vlerave kulturore. Diversiteti kulturor (subkulturat dhe kundërkulturat). Zhvillimi i kulturës dhe faktorët përcaktues të tij. Komunikimi ndërkulturor. Kultura popullore dhe kultura e lartë. Modelet kryesore të politikave kulturore. Kultura dhe globalizmi. Komunikimi dhe përplasjet kulturore. ANTROPOLOGJI SOCIALE 100 orë, 8 kredite Perspektiva antropologjike. Një histori e shkurtër e antropologjisë. Etnografia, puna në terren dhe interpretimet e saj. Aplikimi i antropologjisë. Morali dhe relativizmi kulturor. Kultura. Gjuha dhe komunikimi. Shkëmbimi dhe reciprociteti. Farefisnia dhe prejardhja. Martesat dhe aleancat. SOCIOLOGJI POLITIKE 100 orë, 8 kredite Çështjet kryesore që kanë të bëjnë me sociologjinë politike, duke përfshirë aspekte historike, politike, sociale, ideologjike dhe institucionale. Të gjitha keto bejnë të mundur që të flitet për një disiplinë me një objekt dhe metodë të përcaktuar. Rëndësia e ketij kursi nuk qëndron vetëm në aspektin induktiv, por ka të bëjë kryesisht me të kuptuarit e problemeve themelore që përmban sociologjia politike. HISTORI FILOZOFIE II 110 orë, 9 kredite Hyrje në filozofinë e Rilindjes. Erazmi dhe doktrina e tij filozofike. Luteri si filozof dhe reformator. Makiaveli menaxhues i fuqisë relative të forcave të mira dhe të këqija të shoqërisë. Michel de Montaigne, përfaqësues i skepticizmit klasik. Shkenca në periudhën e Rilindjes. Mendimi filozofik gjatë iluminizmit. Mendimi filozofik i Fransis Bekon. Filozofia e Tomas Hobs. Racionalizmi dhe ndryshimi rrënjësor i metodave shkencore. Mendimi filozofik i R.Dekart. Filozofia e Spinozës. Mendimi filozofik i Lajbnicit dhe teoria e monadave. J. Locke, përfaqësues i empirizmit në Britani. Filozofia e Xhorxh Berklit. Mendimi filozofik i David Hjume. Vepra Debate e Zh. Zh. Rusoit dhe mendimet e tij mbi jetën shoqërore. Filozofia kritike e E. Kantit. Hegeli si përfaqësues i idealizmit absolut. A. Comte, themelues i filozofisë pozitiviste. FILOZOFI MORALE DHE E FESË 100 orë, 8 kredite Institucionalizimi i Moralit si seksion të Filozofisë. Studimi në nivelin e moralit vërehet në veprimtarinë e çdo individi, përkundrejt vetvetes dhe njerëzve të tjerë, i referohet përgjithësisht jetës së tij praktike, ashtu si ajo shprehet në mendim, në aktivitet, madje edhe në qëndrimin më të thjeshtë të saj. Ndërkohë që problemi kryesor i cili shtrohet në këtë fazë konsiston në vlerësimin e çdo qëndrimi dhe veprimi njerëzor. Në tërësinë e vet studiohet në mënyrë të detajuar filozofia e periudhës së Mesjetës apo e quajtur ndryshe Filozofia e Fesë. PSIKOLOGJI 130 orë, 10 kredite Hyrje në psikologji. Probleme dhe metodat. Bazat biologjike të sjelljes. Ndijimi dhe perceptimi. Gjendjet e vetëdijes. Të mësuarit. Kujtesa dhe strategjitë e përmirësimit të kujtesës. Të menduarit, gjuha, zgjidhja e problemit. Ndjenjat dhe emocionet. Motivacioni dhe jeta aktive. Personaliteti dhe teoritë e tij. Inteligjenca, matja, faktorët. Patopsikologjia. Stresi dhe përballimi i tij. Personaliteti social. Koncepti dhe thelbi i komunikimit. Struktura e komunikimit. Komunikimi verbal. Gjuha dhe komunikimi. Të shkruarit si formë komunikimi. Komunikimi jo verbal. Bazat e artit të sjelljes në komunikim. Opinioni social, bindjet, besimi. Debati dhe dialogu, sekreti i Sokratit. Komunikimi si aftesi. Familja dhe komunikimi. Problemet dhe drejtimet kryesore. Njohja sociale. Vetëperceptimi. Vetja në lidhjet sociale. Qëndrimet dhe ndryshimet e qëndrimeve. Teoritë e ndryshimit të qëndrimeve. Format e ndikimit social. Paragjykimet, steriotipet dhe diskriminimi. Ndikimet kulturore dhe gjenetike në sjellje. Pushteti social dhe llojet 3

e tij. Sjellja prosociale dhe format e saj. Tërheqja ndërpersonale dhe marrëdhëniet intime. Agresiviteti dhe teoritë e shpjegimit të tij. Parandalimi dhe kontrolli i agresivitetit. Grupi, natyra dhe funksionet e tij. Mendimet dhe vendimet e grupit. Raportet ndërpersonale. Lidershipi. Modelet dhe teoritë. Mjedisi dhe territori. SOCIOLOGJI URBANE 110 orë, 9 kredite Objekti i studimit. Lindja e qytetit, Transformimi urban, fenomenet sociale urbane, kërkimi empirik dhe refleksioni teorik. Ndjenja dhe racionaliteti. Shkolla e Çikagos, dikotomia Gemeinschaft dhe Gessellschaft, Simmel psikologjia sociale e urbanizimit, Ekonomia dhe politikat urbane, kontrolli i zhvillimit urban, kultura urbane, riformatimi i mjedisit urban, dimesioni hapësinor- kohor urban. FILOZOFI MODERNE (Shek. XX) 110 orë, 9 kredite Filozofia e shek. XX dhe karakteristikat kryesore të saj. Filozofia e Niçes. Filozofia e Zigmund Frojdit. Filozofia e Karl Marksit. Filozofia e Henri Bergson. Filozofia Pragmatiste. Filozofia Analitike. Filozofia e Ludvig Vitgenshtain. Filozofia Ekzistencialiste. Filozofia e Karl Jaspers. Filozofia e Martin Hajdeger. Filozofia e Zhan Pol Sartrit. METODOLOGJIA E KËRKIMIT NË SHKENCAT SOCIALE 100 orë, 9 kredite Njohja me konceptet themelore mbi metodologjinë e kërkimit në shkencat sociale. Kërkimi shkencor dhe etapat e tij. Zgjedhja e një problem kërkimi dhe formulimi i tij. Recensionimi i shkrimeve të mëparshme. Kuadri i referencës (konceptual, teorik). Formulimi i çështjeve të kërkimit. Hipoteza dhe përpunimi në një kuadër operator. Deviza e kërkimit dhe kontrolli mbi kërkimin. Studimet dhe tipet e tyre: deskriptiv, konvencional, eksperimental. Metodat e kampionimit. Masa e koncepteve, shkallët e masës. Teknikat e mbledhjes së të dhënave. Kërkimet cilësore. Prezantimi i përfundimeve, diskutimi i rezultateve. MENDIMI SHOQËROR POLITIK SHQIPTAR 100 orë, 9 kredite Pikëpamje historiko-politiko-kulturore. Mendimi filozofik i Teodor Kavaliotit. Rilindja Kombëtare Shqiptare. Mendimi politiko-shoqëror në vitet 30-40 të shek. XIX. Veprimtaria e Naum Veqilharxhit. Pikpamjet politike e kulturore në vitet 50-70 të shek. XIX. Veprimtaria e K. Kristoforidhit, Z. Jubanit, Th. Mitkos. Lëvizja kulturore shqiptare në vitet e Lidhjes së Prizrenit. Mendimi politiko-shoqëror në vitet 80 të shek. XIX. Letërsia dhe artet. Programi politik i Sami Frashërit dhe Ismail Qemalit. Mendimi shoqëror shqiptar. Mendimi i Neoshqiptarizmës. Përfaqësuesit kryesorë të neoshqiptarizmës për traditën filozofike. Branko Merxhani, themelues i neoshqiptarizmës. FILOZOFIA E ARTIT 75 orë, 6 kredite Filozofia e artit merret me studimin e artit, ligjësive të tij, duke qënë pjesë e estetikës, e cila e sheh artin si fenomenin më të lartë të krijmtarisë estetike dhe të mendimit njerëzor, si e tillë të kuptuarit e një vepre arti luan një rol të rëndësishëm në ndjenjën e intelektit dhe ndjeshmërisë humane. Objekti i filozofisë së artit, dallimi i tij nga forma e ndërgjegjes shoqërore, arti antik grek, klasifikimi i llojeve të artit, kategoritë e estetikës, kultura dhe arti, liria në terrenin artistik, e bukura në art, fenomeni katarsis, teatri, piktura, muzika, kinematografia dhe së fundi identiteti dhe vlerat e tij. SOCIOLOGJI E FAMILJES 75 orë, 6 kredite Problemet e familjes si bërthama e shoqërisë zenë një vend të rëndësishëm në mbarëvajtjen e shoqërisë. Në kuadër të lirisë, demokracisë dhe liberalizimit të jetës sociale dhe individuale, kanë lindur edhe një tërësi problemesh e shqetësime me strukturën, përmbjtjen e funksionet e familjes me detyrat e të drejtat e saj, të cilat kërkojnë një trajtim në aspektin social dhe filozofik. 4

DEMOGRAFI 75 orë, 6 kredite Vrojtimi i fenomeneve demografike. Tiparet e një popullsie. Lindshmëria. Treguesit sintetikë të lindshmërisë. Vdekshmëria. Migrimi dhe flukset e llojeve migruese. Roli i migrimit dhe urbanizimi në zhvillim. Rritja e popullsisë. Korrelacioni popullsi zhvillim. Zhvillimi human. Politika demografike dhe modelet demo-ekonomike të zhvillimit. Zhvillimi demografik në rrethina. INFORMATIKË 45 orë, 4 kredite Sistemi i shfrytëzimit Windows. Administrimi i informacioneve me Windows Explorer dhe My Computer. Konfigurimi i komponentëve nëpërmjet Control Panel. Kërkimi i informacioneve në kompjuter. Grupi i programeve Ms-Office. Programi Ms-Word. Përshkrimi i dritares kryesore të tij dhe menutë. Hapja e dokumentave të reja, puna me to, ruajtja dhe mbyllja e tyre. Formatimi i fletës me Page Setup, menuja Edit me komandat e saj, Cut, Copy, Paste, Find, Replace. Formatimi i tekstit dhe pargrafëve. Futja e objekteve të ndryshme në word. Futja e komenteve dhe footnote. Futja e tabelave dhe puna me to. Printimi i një dokumenti. Programi Ms-Exel Xp.Dritarja kryesore, menutë. Qelizat dhe adresat e tyre. Menutë File e Edit si dhe komandat e tyre. Adresat relative dhe absolute. Përdorimi i formulave dhe funksioneve të gatshme. Menuja Data. 5