INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

Similar documents
"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

From the Pastor s Desk

TRAJTIM JURIDIKO-PENAL I TË DREJTAVE TË TË PANDEHURIT NË PROCESIN PENAL SHQIPTAR. VËSHTRIM KRAHASUES ME VENDET E TJERA

XVII Sistemi i administratës publike

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

Administrata Publike dhe implementimi i Shërbimit Civil në funksion të saj UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10385, DATË PËR NDËRMJETËSIMIN NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

LIGJ Nr.8588, datë

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

DHOMA PARA GJYQËSORE I. Gjyqtares Sylvia Steiner, Kryetare e Trupit Gjykues Gjyqtares Sanji Mmasenono Monageng Gjyqtarit Cuno Tarfusser

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

1.1. Projektligji Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

RREGULLORE E BRENDSHME E SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS.

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

Mbrojtjet Ligjore për Parandalimin e Torturës E Drejta e Aksesit tek Avokatët për Personat që u është hequr Liria

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

MEDIA SHQIPTARE DHE STANDARDET EVROPIANE

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

OFENDIMI DHE SHPIFJA SI PJESË E REFORMAVE MEDIATIKE

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

RAPORT STUDIMOR. MonitoriMi i Procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe ProkurorëVe në Periudhën Janar 2017 Qershor 2018

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

MBROJTJA E SË DREJTËS PËR

Manuali i Etikës dhe Integritetit Policor

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

KORRUPSIONI DHE ANTIKORRUPSIONI NË SISTEMIN E DREJTËSISË

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

KAPITULLIN 23 RAPORTI NË HIJE PËR. për periudhën kohore nga muaji maj i vitit 2016 deri në janar të vitit 2018

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

E DREJTA E PROCEDURËS PENALE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË PROCEDURËN PENALE TË KOSOVËS

LIRIA E SHPREHJES DHE GJUHA E URREJTJES

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

RAPORTI VJETOR KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ

E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Studime Themelore. Islami, Dr. Besfort Rrecaj

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

MENAXHIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE: RASTI I SHQIPËRISË

DCAF. Çfarë janë komisionet parlamentare për mbrojtje dhe siguri? Çfarë e dallon mjedisin e punës së këtyre komisioneve nga ai i komisioneve të tjera?

PËRGJEGJËSIA CIVILE NGA SHKAKTIMI I DËMIT JO PASUROR

Si të jetësohet e drejta antidiskriminuese

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt

TË NXËNËT PËR GJATË GJITHË JETËS: PËRSHTATJE APO PARADIGMË E RE ARSIMORE? LIFELONG LEARNING: ADJUSTMENT OR PARADIGM SHIFT?

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Organizatat Nderkomebetare

DHE POLITIKËS NË SHQIPËRI

RAPORT MBI VEZHGIMIN E STANDARDEVE DHE KODEVE (ROSC) Shqipëri

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

BAROMETRI BALLKANIK I MEDIAS

E drejta për jetën. Një udhëzues për zbatimin e Nenit 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Douwe Korff

BRIEFS MACEDONIA B NDIKIMI I BASHKËSIVE FETARE NDAJ INSTITUCIONEVE DHE POLITIKËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Revista periodike WISDOM - nr.4. Kolegji Universitar WISDOM

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

MANUAL TRAINIMI PJESMARRJA E GRAVE DHE TË RINJVE NË VENDIM-MARRJEN LOKALE KOALICIONI PËR NXITJEN E PJESMARRJES SË GRAVE DHE TË RINJVE NË POLITIKË

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

Tidita ABDURRAHMANI Universiteti Hëna e Plotë Bedër Tirana/Albania

Luftimi i Korrupsionit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi: Prioritetet për Reforma

Principet e partneritetit në BE

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

COUR EUROPÉENNE DES DROITS DE L HOMME EUROPEAN COURT OF HUMAN RIGHTS

Transcription:

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM Dr. Juliana LATIFI* Abstrakt: Mbrojtja e të drejtave të individit, zhvillimi i një procesi gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, do të mund të sigurohet më mirë nëpërmjet ndihmës juridike, që avokati, si përfaqësues i interesave të ligjshme të individit i siguron atij. Pavarësia e avokatit është aq e nevojshme për të besuar në procesin e drejtësisë dhe në paanshmërinë e gjyqtarit. Avokatia dhe gjyqësori, në bashkëpunim me njëritjetrin, do të sigurojnë standarde dhe respektim të të drejtave të individit në shoqëri. Reforma në drejtësi kërkon edhe reformim të institutit të avokatisë, ku avokati në ndihmë të gjykatës, me profesionalizëm dhe ndershmëri, duke zbatuar dhe respektuar ligjet në fuqi, si dhe Kodin e Etikës së Avokatit duhet t i shërbejë dhënies së drejtësisë, dhe forcimit të shtetit ligjor. Vetëm një institut avokatie i reformuar sipas standardeve ndërkombëtare, do të mund të realizojë një ndihmë ligjore adekuate, dhe të mbështesë gjykatën që të gjykojë me drejtësi. Fjalët kyç: Shqipërisë. Avokatia, gjykatat, individi, reforma e sistemit të drejtësisë, integrimi i Hyrje Ky studim, nëpërmjet analizës që i bën institutit të avokatisë, duke e parë atë në lidhje të ngushtë me sistemin gjyqësor, trajton rolin dhe rëndësinë që luan ky institut në sistemin e sotëm të drejtësisë, si dhe nevojën e reformimit të tij në përputhje me standardet e gjithëpranuara ndërkombëtare. 1 Në një këndvështrim historik, studimi prezanton * Departamenti i së Drejtës Publike dhe Departamenti i së Drejtës Civile; Universiteti Jopublik Justicia, Fakulteti i Drejtësisë, Tiranë, Shqipëri. 1

evoluimin e institutit të avokatisë në Shqipëri, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në situatën aktuale-raportin e tij me gjykatën dhe me individin. Nga ana tjetër, nëpërmjet amendimeve të propozuara nga Ministria e Drejtësisë, studimi prezanton edhe nevojën e reformimit të institutit të avokatisë, i cili në koherencë me reformën e sistemit gjyqësor duhet të ecë kah saj. Studimi i referohet legjislacionit aktual, Ligjit nr. 9109, datë 17.07.2003 Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë, Kodit të Etikës së Avokatit, Statutit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, etj, si dhe akteve ndërkombëtare, në lidhje me standardet qe ato vendosin dhe imponojnë në legjislacionin e çdo shteti që dëshiron të anëtarësohet në familjen evropiane. Mbrojtja e të drejtave të individit, zhvillimi i një procesi gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, përbejnë sot një sfidë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ku besimi i individit dhe i shoqërisë kundrejt tij është i ulët. Reformimi i sistemit të drejtësisë është i lidhur ngushtë edhe me vendin dhe rolin që duhet të luajë instituti i avokatisë në këtë reformim, për të siguruar një proces gjyqësor të drejtë, ku elementi kryesor për krijimin e besimit të publikut, është bindja se rregullat për të cilat bien dakord në një mënyrë demokratike, zbatohen nga të gjithë dhe pa dallim, qofshin individë apo organizma shtetërorë. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, shumica e ndihmës për sistemin e drejtësisë ose projekte të ndryshme janë fokusuar tek gjyqësori dhe arsimimi i gjyqtareve. Krijimi i një tregu funksional për këshillimin ligjor, ku vendim primar e luan instituti i avokatisë është lënë pas dore. Avokatia luan rolin e saj, si në procesin penal-me qëllim garantimin e së drejtës për një gjykim të drejtë, ashtu edhe në procesin civil, kjo duke u bazuar në vetë karakterin që ai prezanton: Së pari, gjykata vihet në lëvizje në bazë të kërkesës së palëve 2. Janë ato që vendosin për fillimin apo pushimin e gjykimit, janë po ata, që përcaktojnë objektin dhe shkakun e padisë. Së dyti, gjykimi zhvillohet mbi bazën e provave që palët paraqesin në 1 Instituti i avokatisë është i organizuar në bazë të Ligjit No. 9109, datë 17.07.2003 Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë, Kodit të Etikës së Avokatit, si dhe Statutit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. 2

gjyq dhe vendimi përfundimtar jepet i bazuar në këto prova dhe ligj. Parë në një këndvështrim historik 3, instituti i avokatisë në Shqipëri nuk ka ecur në një rrugë të qetë, shpesh atij i është dashur të ndryshojë, duke ju përshtatur vetë sistemit politik në fuqi. Fillesat e tij, instituti i avokatisë i ka me aktin e parë ligjor të quajtur Ligje për avokatë, i cili hyri në fuqi me 30.12.1922 e më pas me krijimin e një legjislacioni modern gjatë kohës së Zogut, ku me 15 qershor 1931 hyri në fuqi akti i ri ligjor Ligja e Avokatëve. Ashtu si gjithë legjislacioni i asaj kohe i cili ishte modern për kohën kur u miratua dhe për vetë stadin aktual të zhvillimit ekonomiko-shoqëror që prezantonte Shqipëria Ligja e avokatëve sillte një vizion të ri të sistemit avokator në Shqipëri. Por, pas 29 nëntorit të vitit 1944, sistemi politik do të impononte edhe fizionominë e institutit të avokatisë, kështu nëpërmjet Dekretit nr. 217, datë 20.11.1946 Mbi avokatët, do të sanksionohej varësia e institutit të avokatisë ndaj pushtetit popullor, ku avokatët kishin për detyrë të ndihmonin organet e pushtetit shtetëror në kryerjen e detyrave të tyre (neni 2). Ndryshimet në institutin e avokatisë do të vazhdonin 4, ai si i gjithë sistemi juridik i asaj kohe, duhej të ishte në unison me politikën dhe ideologjinë komuniste, duke respektuar parimet e shtetit socialist. Ndryshimet do të ishin aq drastike, sa do të çonim drejt eliminimit përfundimtar të tij dhe zëvendësimin me të ashtuquajtura zyra të ndihmës juridike 5. Ndryshimet që ndodhën pas viteve 90, kërkuan në kuadër të transformimit të sistemit të drejtësisë edhe vendosjen e këtij instituti, si një e drejtë legjitime që i përkiste si komunitetit të juristëve që ta ushtronte këtë profesion, por edhe si një e drejtë që kishte çdo individ si shtetas i këtij vendi apo person juridik, që të merrte ndihmën e nevojshme ligjore, nëpërmjet avokatit. Periudha pas viteve 90 dhe aktualisht deri më sot, mund të thuhet së nuk ka qenë e lehtë për zhvillimin e institutit të avokatisë. Ligje të cilat shfuqizojnë njëri-tjetrin si dhe amendime të herë pas hershme të atyre ekzistuese, tregojnë së instituti i avokatisë 3

vazhdon të jetë akoma i pakonsoliduar, ç ka e bën atë të dobët dhe problematik në realitetin juridik shqiptar. Në një rrafsh kohor nga 1990 dhe deri tashme kemi daljen e një sërë ligjesh: Ligji nr. 7382, datë 8.05.1990 Për avokatinë në Republikën Popullore Socialistë të Shqipërisë Ligji nr. 7541, datë 18.12.1991 Për avokatinë në Republikën e Shqipërisë Ligji nr. 7827, datë 31.05.1994 Për avokatinë në Republikën e Shqipërisë Ligji nr. 9109, datë 17.07.2003 Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë Ky i fundit, i cili është në fuqi pritet që të amendohet, ku Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatisë: synojnë që në kuadër të reformës ligjore që ka përfshirë sistemin e drejtësisë, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe dhënien e drejtësisë, dhe në funksionim të krijimit të një kuadri rregullator bashkëkohor për profesionet e lira 6, ta bëjë atë sa më bashkëkohor dhe në funksion të interesave të individit. Në të shumtën e rasteve palët, si personi fizik-individi dhe/ose personi juridik i drejtohen avokatit për të marrë asistencën e nevojshme profesionale ligjore, që ka të bëjë: me mbledhjen e fakteve/provave; përzgjedhjen dhe seleksionimin e tyre; hartimin e kërkesës/kërkesë-padisë, me bazën dhe shkakun e nevojshëm ligjor; paraqitjen dhe mbrojtjen përpara gjykatës të kërkesës/kërkesë-padisë; si dhe veprime të tjera të nevojshme procedurale. E drejta për një proces të drejtë dhe të rregull, si një e drejtë themelore e individit, e sanksionuar në Kushtetutën e RSH 7 ( neni 31) dhe në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut 8, ku sanksionohet së çdo person ka të drejtë për një proces të rregull gjyqësor dhe publik brenda një periudhe kohe të arsyeshme para një gjykatë të pavarur dhe të paanshme të krijuar me ligj (neni 6, pika 1), bëjnë të nevojshëm asistencën e avokatit. 4

Nga ana tjetër, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut 9, ka theksuar në një sërë vendimesh të saj, së thelbi i një gjykimi të rregullt kërkon që: një palë në gjykim të ketë mundësi reale për t ju drejtuar gjykatës dhe një mundësi të barabartë për të paraqitur çështjen e vet. Kjo përfshin të drejtën për t u përfaqësuar nga një avokat i aftë që mund të merret me çështjet e ndërlikuara ligjore. Kuadri ligjor, ku bën pjesë Ligji nr. 9109, datë 17.07.2003 Për profesionin e avokatit në RSh, si dhe Kodi i Etikës për Avokatinë, e ngarkojnë avokatin me detyrime të caktuara ligjore por në të njëjtën kohë edhe morale. Kodi i Etikës, i hartuar sipas standardeve ndërkombëtare 10, me qëllim harmonizimin e legjislacionit shqiptar në atë evropian, sjell parametra të rij në ushtrimin e funksionit të avokatisë. Kështu, avokati, me formimin e tij juridik, duhet të prezantojë përballë klientit të tij, gjykatës, autoriteteve të tjera të drejtësisë, si dhe publikut, një person i cili është i veshur me detyrime morale dhe ligjore, të cilat i lejojnë atij të ushtrojë një profesion të lirë, të pavarur si një mjet themelor për ruajtjen e të drejtave të njeriut përballe fuqisë së shtetit dhe interesave të tjera në shoqëri. Avokati, pavarësisht se do të jetë mbrojtës i interesave të individit të tij, ai duhet ta mbrojë atë në përputhje, dhe brenda kuadrit ligjor të çështjes. Kodi i Etikës 11, sanksionon së avokati duhet të udhëhiqet nga: Parimi i pavarësisë; Parimi i dinjitetit të qenit avokat; Ndërgjegjshmëria dhe kompetenca; Papajtueshmëritë me profesionin e avokatit si dhe konfidencialiteti. Pavarësisht këtyre parimeve të sanksionuara, realiteti flet ndryshe. Jo të pakta janë rastet, kur sjellje jo korrekte të avokatëve madje dhe abuzive, bëhen objekt i opinionit publik, duke diskredituar shumë figurën e tyre, dhe duke u shoqëruar me mos besimin tek sistemi i drejtësisë. Kërkojmë një sistem gjyqësor të paanshëm, që të jetë në funksion të realizmit dhe zbatimit të ligjit. Në këtë drejtim e rëndësishme është, që të evidentojmë ato probleme që 5

e cenojnë atë dhe e bëjnë të diskutueshëm si në realitetin shqiptar ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, ku në raportet e ndryshme Shqipëria shpesh diskutohet për një gjyqësor që lë shumë për të dëshiruar dhe larg standardeve të kërkuara. Në rast se shikojmë sot drejtësinë shqiptare, si avokatia dhe gjyqësori prezantojnë një tablo problematike. Në rastin e avokatisë, mund të thuhet që: Për shkak të nevojës për ndryshime të shpejta, për një profesion i cili nuk ka ekzistuar për shumë vite, avokatia tashmë përballet me një realitet të ri. Kuadri ligjor, duke filluar që nga Statuti i Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Kodi i Etikës së Avokatit, duhet te plotësohet, përshtatet dhe t i përgjigjet standardeve evropiane. Por nga ana tjetër, ajo që kërkohet sot nga avokatia është: 1. Dhomat e Avokatisë në rrethe dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë, duhet të shikojnë si nevoje primare, trajnimin e komunitetit të avokatëve, ç ka është shumë domethënës sot në kuadër të përqasjes së legjislacionit shqiptar me atë të BE-së dhe, dhe në dinamikën e ndryshimeve të vazhdueshme që ndodhin në të. 2. Provimi i dhënies së lejes së ushtrimit të profesionit duhet të bëhet sipas standardeve evropiane, ku e rëndësishme është cilësia e këtyre provimeve. 3. Avokatët duhet të kuptojnë dhe të respektojnë vendin dhe rolin që luajnë në sistemin e drejtësisë, ç ka do të thotë- së ata që përpiqen të ndërhyjnë në mënyrë të jashtëligjshme në dhënien e vendimeve gjyqësore duhet t i nënshtrohen një sistemi masash disiplinore deri në ndjekjen penale. 4. Kërkesa e avokatëve për miratimin e akteve të nevojshme nënligjore me qëllim që Shqipëria të arrijë përputhshmëri me rekomandimet e Këshillit të Evropës për profesionin e avokatisë 12. Problemet në institutin e avokatisë, reflektohen edhe në problematikën që prezanton sistemi gjyqësor, i cili shoqërohet nga: 6

1. Nevojshmëria e publikimit rregullisht të vendimeve të gjykatave, dhe jo vetëm të vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. 2. Studimi e ngarkesës së punës së gjykatave, në mënyre që të gjithë gjyqtarët në vend të kenë ngarkesë të ngjashme, por jo te njëjtë. 3. Vendosja e mekanizma të fuqishëm, që dëshmitarët të dëshmojnë dhe të gjithë të pandehurit të dalin në gjyq. 4. Ndarja e çështjeve midis gjyqtareve, në mënyre transparentë dhe me shorte të rregullta me qëllim që të shmangen akuzat për korrupsion. Dhënia rrugë, zgjidhjes se këtyre problemeve, do të mund te krijoje premisa, qe sistemi i drejtësisë të bëhet i besueshëm dhe bindës, ku në funksion të njëri-tjetrit si gjykata dhe avokatia, do të mund të sigurojnë një bashkëpunim të ndershëm dhe luajal. Në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis communitaire, është shtruar si një çështje e rëndësishme reformimi i sistemit të avokatisë. Aktualisht, pritet që së shpejti instituti i avokatisë i rregulluar me Ligjin nr. 9109, datë 17.07.2003 Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë, t i nënshtrohet një reformimi nëpërmjet mendimit te ligjit ekzistues. Duke ju referuar, disa nga amendimeve më të rëndësishme mund të përmendim që ato fokusohen: Të lehtësojnë krijimin e zyrave të avokatisë, ku mundësohet krijimi i tyre edhe nga një avokat i vetëm. Ky parashikim i krijon mundësi avokatëve ta ushtrojnë profesionin e tyre, sipas mënyrës së organizimit më të favorshëm për ta, pa ju nënshtruar barrierave të tilla, si ajo e gjetjes së një ortaku. Vendosja e një tarife më të ulët për marrjen e licencës për ushtrimin e profesionit të avokatit. Aktualisht për të marre licencën e ushtrimit të profesionit, kandidati fitues detyrohet ti paguaj Dhomës një tarife në masën 100.000 lekë, që ndërkohë me ndryshimet aktuale të propozuara kjo tarifë do të ketë një vlerë simbolike, atë të shumës së 100 lekëve. Ky ndryshim në vlerë synon, që të shmangë të gjithë pengesat e karakterit ekonomikofinanciar që mund të kenë kandidatët, duke ju siguruar atyre të drejtën për të ushtruar profesionin e avokatit, pavarësisht gjendjes ekonomike. 7

Përcaktimi i kësaj tarife, është në përputhje edhe me politikat liberalizuese, që kanë ndërmarrë vendet e Evropës në fushën e shërbimeve ligjore ose reduktimit të barrierave të tepërta dhe të panevojshme ligjore, apo ato vetë rregulluese që pengojnë hyrjen në tregun e shërbimeve. Në procedimin disiplinor të avokatit. Aktualisht në ligjin ekzistues, nuk ka funksionuar siç duhet, kjo për shkak të decentralizimit të procedimeve disiplinore në dhomat e avokatisë në rrethe. Me ndryshimet e propozuara, procedimi disiplinor përqendrohet në Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Këtij procedimi disiplinor, do t i shërbejë edhe një strukturë që do të ngrihet pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë, në fazën e procedimit disiplinor i quajtur Komisioni i Verifikimit të Ankimit. Ky komision, do të jetë i përbërë nga avokatë të cilët zgjidhen me short nga lista e avokatëve të dhomave. Për çdo rast nga depozitimi ankesës/kërkesës nga ky komision do të krijohet nënkomisioni i verifikimit të ankimit, si strukturë e posaçme i cila kryen shqyrtimin paraprak të ankesës/kërkesës dhe sipas rastit vendos rrëzimin ose kalimin e saj për gjykim në Komitetin Disiplinor të Dhomë Kombëtare të Avokatisë. Amendimet e propozuara synojnë edhe një ridimensionim të funksioneve të vetë Komitetit Disiplinor të Dhomë Kombëtare të Avokatisë, duke e përcaktuar këtë organ si përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës/ankesës kundër avokatit, në një proces që i garanton atij të drejtën për tu informuar, dëgjuar dhe për t u mbrojtur në marrjen e masës përkatëse sipas rastit. Amendimi tjetër i propozuar, i cili synon në rritjen e performancës së avokatëve gjatë ushtrimit të detyrës, lidhet me të drejtën për tu ankuar ndaj sjelljes dhe veprimeve të avokatëve. Amendimi sjell zgjerimin e rrethit të subjekteve të cilët mund të depozitojnë një ankesë/kërkesë kundër avokatit, në rastet kur ato shikojnë që avokati shkel dispozita ligjore. 8

Kjo e drejtë tashme me mendimet e propozuara, i rezervohet edhe organeve drejtuese të dhomave të avokatisë, Ministrisë së Drejtësisë, gjyqtareve dhe prokurorëve apo edhe çdo organi tjetër shtetëror të parashikuar me ligj. Një tjetër ndryshim në kuadër të transparencës së veprimtarisë së avokatit, është edhe dhënia e statutit të dokumentit zyrtar, regjistrave të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Me ketë ndryshim, këto regjistra bëhen subjekt i legjislacionit në fuqi për dokumentet zyrtare, dhe të gjithë të interesuarit gëzojnë të drejtën e informimit lidhur me këto regjistra. Mund të thuhet, së të gjithë këto ndryshime në reformimin e sistemit të avokatisë, synojnë rritjen e performancës së veprimtarisë së tij, si aktor i rëndësishëm në realizmin e dhënies së drejtësisë. Konkluzione Një sistem drejtësie mund të reformohet vetëm në një bashkëpunim të të gjithë aktorëve të tij, ku një rol të rëndësishëm luan edhe instituti i avokatisë, ku Pavarësia e avokatit siguron paanësinë e gjyqtarit. Amendimi i ligjit ekzistues nr. 9109, datë 17.07.2003 Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë duhet të shoqërohet edhe me nxjerrjen e akteve të nevojshme nënligjore me qëllim që Shqipëria të arrijë përputhshmëri me rekomandimet e Këshillit të Evropës për profesionin e avokatisë. Avokatët duhet të kuptojnë dhe të respektojnë vendin dhe rolin që luajnë në sistemin e drejtësisë. Çdo ndërhyrje e tyre në mënyrë të jashtëligjshme në dhënien e vendimeve gjyqësore, duhet të shoqërohet me procedim disiplinor deri në ndjekje penale. Profesionalizmi, ndërgjegjshmëria, ndershmëria dhe kompetenca duhet të karakterizojnë çdo avokat në punën e tij, për të siguruar realizimin e një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm në mbrojtje të shtetit ligjor. 9

Bibliografia 1. Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë 2. Petraq Curi. E drejta avokatore shqiptare. Botimet Dita 2000, faqe 16-33 3. Dekret Ligji nr. 1143, datë 11.09.1950; Dekreti nr. 1601, datë 8.01.1953 Mbi avokatinë ndryshuar me ligjin nr. 3350, datë 03.10.1961. 4. Dekreti nr. 4277, datë 20.06.1967 Mbi avokatinë 5. Relacion i Ministrisë së Drejtësisë Për projekt-ligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9109, datë 17.02.2003 Për profesionin e avokatit në RSh i ndryshuar. 6. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë 7. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut 8. OSCE Albania- Analiza e sistemit ligjor në Shqipëri, 2004 9. UN Basic Principles on the Role of Lawyers (1990) IBA- General principles for the legal profession Adopted by the International Bar Association on September 2006 10. Kodi i Etikës së Avokatit 11. Mediation of Civil Matters.Recommendation 2002/10 adoptted by the Comittee of Ministers of the Council of Europe of 18 September 2002 Directive 98/5/ EEC 16 February 1998 to facilitate practice of the profession of lawyer on a permanent basis in a Member State other than that in which the qualification was obtained. 10