DISA TREGUES TË NDOTJES NË MOLUSQE DHE UJIN E DETIT NË SHQIPËRI

Similar documents
AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

From the Pastor s Desk

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

(Fondi Special Për Ndryshimet Klimatike)

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

SHQIPËRIA DHE ZONAT E MBROJTURA DETARE

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

IMPAKTI I LIDERSHIPIT, KULTURËS DHE NDRYSHIMEVE ORGANIZATIVE NË EFEKTITIVITETIN ORGANIZATIV TË SISTEMIT BANKAR SEKONDAR NË TIRANË

UNIVERSITETI I TIRANËS

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

Prmbledhje mbi Monitorimin e Paraburgimit

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET

Matja e marketingut politik në mediat audiovizive gjatë fushatës elektorale - Rasti i zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2015 në Shqipëri

Qytetare. Eficiencë. E mirë publike. Eficiencë. E mirë publike. Motivim. Përfshirje. Motivim. Eficiencë. E mirë publike. Shërbime.

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT AUDITIMI FINANCIAR MANUALI

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA

RAPORT PËRFUNDIMTAR I VLERËSIMIT TË JASHTËM TË CILËSISË SË PROGRAMIT TË STUDIMIT. Bsc MËSUES PËR CIKLIN E ULËT NË

Tregu, marrëdhëniet e punës dhe lidhja midis informalitetit, konkurueshmërisë, produktivitetit dhe pagës minimale në industrinë nxjerrëse në Shqipëri

Çështje të të Drejtave të Njeriut, Diskriminimit dhe Barazisë Gjinore në Mediat Shqiptare

STUDY OF MAIN FACTORS INFLUENCING OLIVE PROPAGATION STUDIMI I DISA FAKTOREVE QE NDIKOJNE NE SHUMEZIMIN E ULLIRIT

PËRMBLEDHJE E NDIKIMEVE NË MJEDIS LIDHUR ME TEC-IN E VLORËS

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

RAPORTIMI FINANCIAR E TATIMOR NJËSIVE EKONOMIKE SHQIPTARE

Raport - analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË SISTEMIN PENITENCIAR

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

AKTET ISSN SHPRESA CASLLI a *, ELFRIDA SHEHU b, DERVISH ELEZI a. AKTET V, 2: , 2012

UNIVERSITETI I TIRANËS

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

PUSHTETI VENDOR NËN LENTEN E TË DREJTËS PËR INFORMIM

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

MARRËDHËNIA MIDIS NDËRVEPRIMIT ME PRINDËRIT DHE TEMPERAMENTIT NË PËRSHTATSHMËRINË SJELLORE TË FËMIJËVE PARASHKOLLORË

NJË ANALIZË E POLITIKËS SHQIPTARE PËR INTEGRIM

DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit

Identiteti kulturor dhe roli i Transmetuesit Publik Shqiptar

NË EMËR TË. Ekipi i ekspertëve dëshiron t i falemnderohet personave përgjegjës të KMN Globus për

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

Auditim performance: CENSUS 2011 K O N K L U D O I:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT. Strategjia Sektoriale e Bujqësisë dhe Ushqimit (SSBU)

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

Copyright EDA BEZHANI

REVISTË EDUKIMI NATYROR

DIFERENCAT GJINORE DHE PJESËMARRJA QYTETARE E KOMUNITETEVE VENDORE NË INFORMIMIN MJEDISOR

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Subordinate causal clauses in Albanian language

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

DISKRIMINIMI NË KONKURSET PËR PUNËSIM. (raport hulumtues)

MANUAL PËR PUNONJËSIN E SHËRBIMIT TË PROVËS

ANALIZA E TREGUESVE TË VEPRIMTARISË MËSIMORE PËR VITIN AKADEMIK NË UNIVERSITETIN ALEKSANDËR XHUVANI ELBASAN

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

THE ORTHODOX POST INSIDE THIS ISSUE. A Very Happy & Healthy New Year to All!!!

MEDIAT E REJA DHE IDENTITETI НОВИТЕ МЕДИУМИ И ИДЕНТИТЕТОТ THE NEW MEDIA AND THE IDENTITY

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

AKTET ISSN EFROSINI KOKALARI (TELI)*, HAJRI HAXHI Departamenti i kimisë, Universiteti i Tiranës, ALBANIA

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE TITULLI: NDRYSHIMET BASHKËKOHORE NË MENDËSITË E SHQIPTARËVE PËR VAJZAT DHE GRATË

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND

Prof. Dr. Alban Ibraliu UDHËZUES PËR KULTIVIMIN E ORIGANUM VULGARE

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Testimi ekstern, notimi, sfidat, dhe hapat e ardhshëm: Testim ekstern me çdo kusht?

BULETINI I SHKENCAVE SHOQËRORE

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

Asistencë Teknike për. Raporti Përfundimtar dhe. Plani i Vlerësimit

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

Perceptimi i qytetarëve për ofrimin e shërbimeve në Bashkinë Fier

Transcription:

ISSN 2073-2244 www.alb-shkenca.org Copyright Institute Alb-Shkenca AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca DISA TREGUES TË NDOTJES NË MOLUSQE DHE UJIN E DETIT NË SHQIPËRI RIGERTA SADIKAJ * a, EDMOND PANARITI b, DRITAN ARAPI c a Departamenti i Prodhimit Shtazor, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës b Departamenti i Lëndëve Klinike, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës c Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave PËRMBLEDHJA Qëllimi i këtij studimi është përcaktimi cilësor dhe sasior i biotoksinës PSP në mostra midhjesh të prelevuara në mënyrë rastësore në disa pika monitorimi të bregdetit shqiptar. Duke u nisur nga treguesit e ndotjes në ujerat dhe faunën ujore të bregdetit Adriatik të kryera në kuadrin e projektit MEDWET, u përzgjodh Narta dhe Vjose-Semani për përcaktimin dhe vlerësimin e niveleve të biotoksinave detare PSP tek midhja Mytilus galloprovincialis. Mostra të midhjeve Mytilus galloprovincialis u morën nga laguna e Nartës dhe në transektin Vjosë-Seman në distancat 50, 100 dhe 200 m nga bregu. Kampionimet u kryen dy herë në periudhën Prill-Maj 2007 dhe 2 herë në periudhën Korrik-Shtator 2007. Mostra u morën edhe për periudhën Janar-Shkurt 2008. Për herë të parë në Shqipëri arrihet të zbulohet dhe të vlerësohet nga ana sasiore saksitoksina në midhjen Mytilus galloprovincialis. Nivelet maksimale të toksinës PSP në midhje për të dy zonat e monitorimit të marra në konsideratë në pjesën metodike të studimit, arrihen në periudhën e parë dy javore të muajit Maj. Fjalët celës: Mytilus galloprovincialis, biotoksina, helmimi PSP, stres biologjik, ekosistem SUMMARY The goal of this study is qualitative and quantitative determination of PSP biotoxin in mollusks samples prelevated casually in same point of monitoring in Albanian seashore. Starting from polution indicators into the water and aquatic fauna of Adriatik sea done in the framework of the MEDWET project, were selected Narta and Vjose-Semani in order to determine and evaluate the levels of PSP biotoxin in molusc Mytilus galloprovincialis.samples of moluscs Mytilus galloprovincialis were taken from these lagoons in the distances 50, 100 dhe 200 m from the shore. Sampling period was twice in April-May 2007 and twice in July- September 2007. Again samples were taken during January-February 2008. For the first time in Albania became possible the determination and evaluation of the saxitoxin from the quantitative point of view in molusc Mytilus galloprovincialis. The hieghst levels of saxitoxine in moluscs in both monitored lagoons were achived in the first two weeks period of May. HYRJE Përdorimi i biomarkerëve përfaqëson një mjet të efektshëm për vlerësimin e gjendjes së ekosistemeve. Nëpërmjet tyre bëhet e mundur zbulimi i ndryshimeve të herëshme biologjike, të cilat mund të jenë pararendëse të ç rregullimeve afatgjata fiziologjike. Molusqet në përgjithësi dhe lloji Mytilus galloprovincialis në veçanti, përdoren gjerësisht në eksperimentët laboratorike si dhe në ato fushore për zbulimin e ndotjes me metale të rënda apo me lëndë organike (4, 5). Eshtë përcaktuar tashmë se biomarkerat ndikohen më tepër nga niveli i ndotësve organike dhe inorganike se sa nga ndyshimet e parametrave fiziko-kimike. Në këtë mënyrë ndikimi i ndotësve në ndryshimet e biomarkerave duket se është mjaft më i shprehur se sa ndikimi i faktorëve të tjerë. Lizosomet e gjendrës tretëse të midhjes (Mytilis galloprovincialis) përfaqësojnë organelat kryesore ku ndodh përqëndrimi dhe detoksifikimi i ndotësve organike dhe inorganike (8). Stabiliteti i membranave të lizosomeve përbën mënyrën kryesore të reagimit ndaj një spektri të gjerë ndotësish dhe për këtë arsye konsiderohet si një biomarkues shumë i besueshëm i stresit të popullatave të molusqeve në studimet e biomonitorimeve (2). Objektivat e ketij studimi jane: përshtatja, standartizimi dhe zbatimi i bioprovës intraperitoneale për përcaktimin sasior të biotoksinave PSP, zbatimi i një metode imunoserologjike alternative për përcaktimin e biotoksinave PSP dhe ciftëzimi i saj për

rastet positive me HPLC dhe studimi i varësisë së përqendrimeve të biotoksinave PSP në molusqet bivalvë me faktorët stinore të ekosistemeve ujore dhe praninë e ndotësve të tjerë. MATERIALET DHE METODAT Marrja e mostrave të molusqeve dhe ujit. Përzgjedhja e lagunës së Nartës si vend për marrjen e mostrave të midhjes Mytilus galloprovincialis për rilevimet e niveleve të biotoksinave detare PSP u mbështet nga fakti i shkarkimeve të larta të mbetjeve të ujërave të zeza urbane nga qyteti i Vlorës. Vendi i dytë i marrjes së mostrave ishte transekti Vjosë-Seman, edhe kjo zonë sipas rilevimeve të kryera nga plani kombëtar i monitorimit të ujërave detare, rezulton i ndotur nga shkarkime të mbetjeve urbane dhe të atyre industriale. Për përpunimin e mostrave të midhjeve përdorëm doreza llastiku dhe thika. Midhjet u vendosën në kova plastike dhe u mbuluan me ujin e detit të vendit nga u morën. Metoda e injektimit intraperitoneal në minj Kjo është ende metoda zyrtare e përcaktimit të biotoksinave PSP në minj albinë Balb. Minjtë duhet të jenë të peshës 19-21 g. U krijua një grup me 5 minj të cilët i nënshtrohen injektimit intraperitoneal të ekstraktit të përftuar, ndërsa një grup tjetër i përbërë nga po kaq individë shërben si kontroll. Procedura analitike Merret 5 g molusk, i cili macerohet dhe homogjenizohet me 20 ml ujë të dejonizuar dhe të distiluar. Përzjerja zjehet për 5 minuta në një beker. Masës së homogjenizuar i shtohet acid klorhidrik deri sa ph të bjerë në vlerat 2-3. Përzjerja, filtrohet dhe më pas kalohet në një rotavapor ku kryhet tharja e saj e plotë. Precipitati më pas mblidhet me 1 ml Tween 60 dhe injektohet me rrugë intraperitoneale në minj. Rezultati konsiderohet pozitiv në rast se miu ngordh brenda 5 minutave nga momenti i injektimit. Koha e ngordhjes së miut regjistrohet dhe konvertohet më pas në m.u ( njësi miu). Këto më pas konvertohen në μg/100 g saksitoksinë. Metoda e imunokromatografisë me fluks anësor (ALERT) Kjo metodë analitike u përdor si teknikë alternative në kuadrin e këtij studimi për përcaktimin e përqendrimit të saksitoksinës dhe derivateve. Kitet analitike u porositen nga Biotech Ltd, Ontario Canada së bashku me standartet e biotoksines PSP. Procedura analitike Rreth 1 ml ekstrakt ujor acid i moluskut Mytilis galloprovincialis pikohet në gropëzën e mostrës në krah të djathtë të panelit të testit. Testi lihet të zhvillohet për rreth 20 minuta në temperaturën e dhomës. Më pas kryem vlerësimin sasior të përqendrimit të toksinës duke bërë krahasimin e reaksionit kolorimetrik me tre shkallët përkatëse të toksicitetit. Procedura e plotë laboratorike e kryerjes së testit të destabilizimit të membranave Kryet matja e lartësisë dhe gjatësisë së midhjes, pritet dhe veçohet gjëndra tretëse. Shpëlahet indi i gjëndrës tretëse me tretësirë fiziologjike, copëtohet në pjesë të vogla, rishpëlahet përsëri. Indet kalohen në pllaka kulturash qelizore prej 24 pusetash. Tunden mostrat në një tundës magnetik me frekuencë 120 tundje në minutë për rreth 20 minuta. Shtohet 400 μl tripsinë e tretur në tretësirë fiziologjike në secilën mostër, tundet përzjerja për 20 minuta dhe ruhet në të ftohtë. Veçohen mostrat me një pipetë xhami dhe më pas transferohen në një apart filtër mikrocentrifugal dhe kryhet centrifugimi për 5 minuta në 15 o C. Largohet filtri, shkarkohet supernatanti dhe kalohen në suspension qelizat në 1 ml tretësirë fiziologjike. Kryhen dy shpëlarje dhe më pas centrifugim për 5 minuta në 15 o C. Supernatanti shkarkohet dhe qelizat kalojne sërishmi në suspension në 300 μl tretësirë fiziologjike. I shtohet mostrës tretësira stok (0,04 mg/ml) në raportin 1:1. Përzjehet dhe inkubohet në një dhomë qelqi të lagështuar dhe të errët për 60 minuta. Duke përdorur një mikroskop optik me okular 40X u numëruan qelizat (hepatocitet) duke i klasifikuar ato si qeliza me prani të ngjyrës në lizosom dhe në qeliza me prani të ngjyrës në citosol. AKTET, Vol. III, Nr 1 13

Vlerësimi i NRRT tek hemolimfa Metoda analitike e zbatuar për këtë qëllim në këtë studim ishte sipas (6) si dhe procedurave analitike të propozuara nga (7) me disa ndryshime të lehta. Hemolimfa nxirret me anë të shiringës hipodermike nga muskuli abductor posterior i 10 midhjeve, përzjehet me tretësirë fiziologjike në raportin 1:1. Suspensioni i përgatitur në këtë mënyrë nga secila midhje strishohet mbi lama të imprenjuara me Poly-L- Lizine (1/10) dhe më pas mbyllen në një kamer të errët me një korent të lehtë ajror për rreth 15 minuta për të mundësuar fiksimin e qelizave. Pas kësaj periudhe, mbi secilën nga lamelat pikohen rreth 40ul tretësirë pune e kuqe neutrale. Lihen në këtë gjendje edhe për 15 minuta dhe vrojtohen në mikroskop me zmadhimin 40x. Mikroskopi ishte i pajisur edhe me një kamera digitale Sony. Pamjet e mikroskopit përpunoheshin në mënyrë dixhitale kompjuterike nëpërmjet software Pinnacle Studio ver.8. Aty ku konstatohej humbje e ngjyrës nga lizosomet e citosolit tek së paku 50% e hemociteve të vrojtuara, koha e filimit të humbjes së ngjyrës vlerësohej dhe shprehej si koha NRRT për secilën nga midhjet. Analizat Statistikore Të gjitha analizat statistikore të të dhënave të përftuara, u mbështetën mbi testin statistikor të Dunkanit për krahasime të shumëfishta si dhe mbi testin e Studentit midis cifteve të mesatareve duke përdorur programin Microsoft STATISTICA (v.6.0). REZULTATET DHE DISKUTIMET Nivelet e Biotoksinave PSP tek molusqet Mytilis galloprovincialis në lagunën e Nartës dhe zonën e Vjosë-Semanit dhe ndryshimet përkatëse stinore. Në pasqyrat e mëposhtëme paraqiten nivelet e saksitoksinës dhe të derivateve të saj në pulpën e molusqeve Mytilis galloprovincialis, të prelevuara nga dy stacione kampionimi dhe përkatësisht nga laguna e Nartës dhe zona e Vjosë-Semanit. Lloji i Molusk dhe vendi M.galloprovi ncialis Narte M.galloprovi ncialis Vjose-Seman Metoda analitike (PSP) Jan Shku Mars Prill Maj Qersh Korr Gush Shta Bioprove n.d n.d n.d 2280 4100 m.u n.d n.d n.d n.d m.u Alert n.d n.d n.d ++ +++ n.d n.d n.d n.d HPLC n.d n.d n.d 112±14 473±70 18 n.d n.d n.d Bioprove n.d n.d n.d 500 m.u 3070 m.u. n.d n.d n.d n.d Alert n.d n.d n.d + ++ n.d n.d n.d n.d HPLC n.d n.d n.d 44±8 178±23 5 n.d n.d n.d Tabela 1. Nivelet Stinore të biotoksinave PSP (saksitoksinë dhe derivate) në midhjen përcaktuara njëkohësisht me tre metoda analitike M.galloprovincialis të Pesha e minjve (g) Koha e injektimit i/p Koha e ngordhjes Diferenca kohore Rezultatet analoge me HPLC ne ug/100g pulpe Retzultatet analoge me Testin Alert 20.4 13.42 13.44 2±0,3 811 ug/100g +++ 20.7 13.44 13.48 4±0,3 311 ug/100g +++ 20,9 13.46 13.50 4±0,4 299 ug/100g +++ Tabela 2. Të dhënat mbi nivelet e saksitoksinës dhe të derivateve të saj të përcaktuara me provën zyrtare biologjike në minj në midhjet e lagunës së Nartës Maj 2007 krahasuar me testin Alert dhe me HPLC(mesatare e injektimit në 5 minj) 14 AKTET, Vol. III, Nr 1

Pesha e minjve (g) Koha e injektimit i/p Koha e ngordhjes Diferenca kohore Rezultatet analoge me HPLC ne ug/100g pulpe Retzultatet analoge me Testin Alert 20.4 10,33 10,40 7±0,35 125 ug/100g ++ 20.7 10,42 10.48 6±0,4 211 ug/100g ++ 20,9 10.46 10.52 6±0,4 199 ug/100g ++ Tabela 3. Të dhënat mbi nivelet e saksitoksinës dhe të derivateve të saj të përcaktuara me provën zyrtare biologjike në minj në midhjet e Vjosë-Semanit Maj 2007 Ajo që të bie në sy nga shqyrtimi i të dhënave analitike të matjeve të niveleve të saksitoksinës dhe derivateve në midhjet Mytilis galloprovincialis të lagunës së Nartës dhe të zonës së Vjosë- Semanit është ndryshueshmëria e ndjeshme dhe statistikisht domethënëse e vlerave stinore të kësaj biotoksine në midhje. Përpos faktit, që për herë të parë në Shqipëri arrihet të zbulohet dhe të vlerësohet nga ana sasiore saksitoksina në midhjen Mytilus galloprovincialis, ajo që të tërheq më shumë vëmendjen nga të dhënat e pasqyrave përkatëse është se nivelet maksimale të toksinës PSP në midhje për të dy zonat e monitorimit të marra në konsideratë në pjesën metodike të studimit, arrihen në periudhën e parë dy javore të muajit Maj. Sidoqoftë përqendrimi më i lartë i saksiotoksinës dhe i derivateve të saj në pulpën e midhjes Mytilus galloprovincialis arrihet në lagunën e Nartës për këtë periudhë të monitorimit. Ajo që të bie në sy është se në periudhën e stresit të lartë biologjik në zonat e monitorimit, nivelet e biotoksinës PSP bien ndjeshëm poshtë kufirit maksimal të lejuar për këtë biotoksinë në midhje. Kemi të bëjmë me një fluktuacion të ndjeshëm stinor të niveleve të kësaj biotoksine në pulpën e midhjeve i cili duket të jetë i ndikuar nga faktorë fiziko-kimikë dhe kryesisht nga temperatura e masave ujore si dhe nivelet përkatëse të oksigjenit të tretur në këto ujëra. Padyshim një korelacion i qendrueshëm dhe statistikisht mjaft domethënës ekziston ndërmjet përqendrimeve të saksitoksinës dhe të derivateve të saj në midhje dhe niveleve përkatëse të fitoplanktonit toksik në ujërat e ekosistemeve ujore të marra në shqyrtim. Në grafikun që vijon, paraqitet qartë ecuria stinore e zhvillimit të fitoplanktonit toksik, për llojin më përfaqësuese dhe pikërisht Alexandrium tamarense, në të dy zonat e monitorimit të biotoksinave (Nartë dhe Vjosë-Seman). Grafiku 1. Ecuria stinore e përqendrimit të biotoksinës saksitoksinë dhe e derivative të saj te midhja Mytilus galloprovincialis në lagunën e Nartës dhe transektin ujor Vjosë-Seman (e shprehur si μg/100 g ) Duhet të theksojmë se testet zbulues të përdorur në kuadër të këtij studimi përputhen mjaft mirë me njëri tjetrin në mënyrë statistikisht mjaft domethënëse. Grafiku 2. Ecuria stinore e zhvillimit të fitoplanktonit toksik Alexandrium tamarense në transektin e Nartës dhe të Vjosë-Semanit Vlerat më të larta të fitoplanktonit toksik dhe në vecanti të Alexandrium tamarense janë regjistruar në AKTET, Vol. III, Nr 1 15

muajin Maj, duke arritur vlerën e tyre kulmore në muajin Maj në lagunën e Nartës, ku janë përcaktuar edhe nivelet më të larta të fitoplanktonit toksik A.tamarense me 4960 qeliza për ml., gjë që korelon bindshëm edhe me nivelet përkatëse të biotoksinës PSP të përcaktuara në midhje po në këtë periudhë me një vlerë maksimale prej 811μg/100g molusk. Vleresimi i Testit të retensionit të së Kuqes Neutrale (NRRT) në molusqet Mytilis galloprovincialis në zonat e monitorimit. Në fakt koha e retensionit e së kuqes neutrale e përcaktuar tek hemocitet granulare të midhjeve të Nartës dhe të Vjosë-Semanit, tregon qartë se vlerat e këtij biotreguesi nuk ndjekin një tendencë të qartë. Kështu përshembull koha e shenjimit e membranës së lizosomeve të hemociteve tek midhjet e Nartës ishte në mënyrë domethënëse më e ulët në muajin Korrik e krahasuar kjo me muajin tetor dhe muajin Janar. Gjatë periudhës së vjeshtës dhe të pranverës, kohët e retensionit ishin statistikisht më të larta tek midhjet e lagunës së Nartës, krahasuar me midhjet e zonës së Vjosë-Semanit. Foto 1. Fiksim normal i ngjyrës së kuqe neutrale brenda lizosomeve të hemociteve të M.galloprovicialis Foto 2. Çlirimi i ngjyrës në citoplazmën e hemociteve të M.galloprovincialis Grafiku 3. Koha e retensionit të ngjyrës së kuqe neutrale (min) Kohët e destabilizimit të membranave të lizosomeve të përcaktuara gjatë studimit tonë, dhe që luhaten ndërmjet 40 deri në 56,25 minuta për midhjet e zonës së Nartës dhe ndërmjet 53 deri 75 minuta për midhjet e zonës së Vjosë-Semanit janë të krahasueshme me ato të regjistuara tek e njëjta specie e ndodhur në brigjet veriore të Greqisë (1) ku nuk kapërcehen vlerat prej 50 minutash tek popullatat që i ekspozohen ndotjeve urbane dhe 65 minuta për popullatat e kultivuara te midhjeve (3). Për pasojë ekziston një bashkëlidhje e qartë ndërmjet shkallës së stresit të vrojtuar tek molusqet tanë dhe cilësisë së biotopit ku ato rriten. PËRFUNDIME Përcaktimi analitik i biotoksinave detare PSP në moluskun bivalvor Mytilus galloprovincialis u bë e mundur me anë të përdorimit të njëkohshëm të tre metodave analitike dhe përkatësisht, bioprova me injektim intraperitoneal në minj, metoda e imunokromatografisë me fluks anësor (Alert) dhe metoda e HPLC me zbulim të fluoreshencës. Të tre këto metoda, treguan një shkallë të kënaqëshme të ndjeshmërisë. Për herë të parë u arrit të zbulohet prania e biotoksinës PSP në moluskun Mytilus galloprovincialis. Niveli maksimal i biotoksinës i zbuluar në pulpën e moluskut ishte 473 μg/100 g molusk dhe u konstatua 16 AKTET, Vol. III, Nr 1

në pulpën e midhjeve të lagunës së Nartës në muajin Maj. Shfaqja e biotoksinave PSP në pulpën e Mytilus galloprovincialis, përbën një dukuri të karakterit stinor. Shfaqja dhe përqendrimi maksimal i kësaj toksine në molusqe vërehet në muajt Prill-Maj. Në pjesën tjetër të vitit biotoksina detare PSP nuk është e pranishme. Në periudhat kulmore të përqendrimit të biotoksinës PSP në Mytilus galloprovincialis, u arrit të përcaktohej si prania ashtu edhe përqendrimi kulmor i fitoplanktonit toksik dhe kryesisht i algave Alexandrium tamarense dhe Dinophysium acuminata. Të dhënat e përftuara dëshmojnë se janë kryesisht këto dy alga të cilat duhet të konsiderohen si përgjegjëse për sintezën e biotoksinës PSP në molusqet bivalvë të dy zonave të monitorimit të marra në shqyrtim. Për herë të parë në kuadrin e këtij studimi u arrit të zbatohej me sukses metoda e vlerësimit të stabilitetit të membranave të lizosomeve të hemociteve të moluskut Mytilus galloprovincialis si tregues i nivelit të stresit biologjik në ekosistemet ujore të rritjes së molusqeve. Nëpërmjet përcaktimit dhe të vlerësimit të kohës së retensionit të së kuqes neutrale në nivel të hemociteve të molusqeve u bë e mundur të vlerësohej edhe dinamika stinore e shkallës së stresit biologjik në popullatat e molusqeve për të dy zonat e monitorimit. BIBLIOGRAFIA 1. Dailianis S, Domouhtsidou G.P, Raftopoulou E, Kalayianni M, Dimitriadis V. K, (2003) Evaluation of neutral red retention assay, micronucleus test, acetylcholinesterase activity and a signal transduction molecule (camp) in tissues of Mytilus galloprovincialis (L.), in pollution monitoring, Mar. Environ. Res., 56 (4), 443 470. 2. Domouhstiodou K, Dimitriadis T, (2001) A rapid assay for the detërmination of the stress level in the aquatic environment. Auqatic Environ. (4) 67-72. 3. Koukouzika N, Dimitriadis V. K,( 2005) Multiple biomarker comparison in Mytilus galloprovincialis from the Greece coast: Lysosomal membrane stability, neutral red retention, micronucleus frequency and stress on stress, Ecotoxicology, 14 (4), 449 463. 4. Krishnakumar S, Alakubar D, Kristiwasae L, (1994) Estimation of the pollution impact in the Karawa bay biota through the use of biomarkers. Env.Poll.Bulletin (1) 54-62 5. Langston D, Birgam L, Stainley T, (1998) The lysosomal destabilization assay with additional endpoints advantages Aquatic Environm. (2) 18-25. 6. Loewe R, Deschamps T, (1995) Bivalve Molluscs NYAS IV edition Chapter 2. 7. UNEP/RAMOGE, (1999) Manual on the biomarkers recommended for the MED POL biomonitoring programme, UNEP, Athens, 92. 8. Viarengo A, (1989) Histopathological changes of the lysosomal membranes in oystër hepatocitës following heavy metal exposure Bull.Env.Poll. (3) 25-33. AKTET, Vol. III, Nr 1 17