TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ

Size: px
Start display at page:

Download "TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ"

Transcription

1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE TEMA DOKTORALE TRAFIKIMI I PERSONAVE. DIMENSIONI HUMAN DHE KARAKTERI LIGJOR I LUFTËS NDAJ TIJ Doktoranti M.N.D. Aleks PRIFTI Udhëheqës Shkencor Prof. Dr.Artan HOXHA Tiranë, 2015

2 MIRËNJOHJE Do të dëshiroja t i shprehja një falënderim dhe mirënjohje të veçantë gjithë stafit akademik të Fakultetit të Drejtësisë, i cili u tregua i palodhur në përmbushjen e programit tonë të studimeve doktorale, si dhe Këshillin e Profesorëve për përkrahjen e interesimin e tij për nxjerrjen e një produkti studimor cilësor, me vlera teorike dhe praktike. Një falënderim i veçantë i shkon udhëheqësit shkencor të këtij punimi, Prof. Dr. Artan Hoxha për udhëzimet dhe ndihmën metodiko-shkencore, vërejtjet dhe sugjerimet e tij mbi bazën e të cilave disertacioni u realizua brenda afateve të miratuara dhe sipas standardeve të kërkuara. Falënderime të veçanta shkojnë për Shefin e Departamentit të së Drejtës Penale, Prof. Dr. Skënder KAÇUPI, Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Dr. Altin SHEGANI, për kolegët e Departamentit të së Drejtës Penale të Fakultetit për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fazat e studimeve doktorate. Personalisht, Ju falënderoj për mbështetjen dhe kohën në dispozicion që më kushtuat! Me respekt Aleks Prifti Tiranë,

3 LISTA E SHKURTIMEVE BE CARPO EJL FRONTEX GJL GJK GJKR GJA GJEDNJ KSH KP KPrP KPrA KE ILO IOM MD MPB MMS MPÇSSHB MASH MKR NJAT PNUD RKGJC TP TQNJ UNODC UNTOC Bashkimi Europian Projekti Rajonal për Luftën Kundër Trafikimit të Personave Europa Juglindore Agjencia Europiane e Menaxhimit dhe Koordinimit Operacional të Kufijve të Jashtëm të Vendeve të BE-së Gjykata e Lartë Gjykata Kushtetuese Gjykata e Krimeve të Rënda Gjykata e Apelit Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Kodi Penal Kodi Procedurës Penale Kodi Procedurës Administrative Këshilli Evropës Organizata Ndërkombëtare e Punës Organizata Ndërkombëtare për Migracionin Ministria e Drejtësisë Ministria e Punëve të Brendshme Ministria Mirëqenies Sociale Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Ministria e Arsimit dhe Shkencës Mekanizmi Kombëtar i Referimit Njësia Kombëtare Antitrafik Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile Trafikimi i Personave Trafikimi i Qenieve Njerëzore Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin Konventa e OKB-së kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. 3

4 Abstract This paper offers a multidisciplinary approach in treating the thesis on Persons Trafficking through the study of criminal offences of this nature, analysis of elements. The modus operandi and victims profiling, as well as the legal and judicial problematic during the last two decades. During the study of this phenomenon and analysis of case studies represented in this paper we achieved, in addition to the dynamic, novelties and problematic, we faced some dilemmas and the main challenges that stands today before the Albanian society, Justice organs and law enforcement agencies, politicians etc., such as- is it still possible tolerate the fact that organized crime and human trafficking stop or slow down the process of integration into the EU of Albania? Although the legislation against human trafficking has been approximated with international standards, but corruption in Justice System is still a barrier towards effectively fighting human trafficking haw much time will be needed to fight this cancer of the society? Expectations on a faster reformation of justice system have been great, and in these latest times there has been a number of concrete proposals by USA (from the ambassador of USA in Albania)-But, when will start this so expected reform, and many other challenges like thise? According the Penal Code, human trafficking is considered as one of the criminal offences that poses high risks to the society having no return consequences on the individual. Human trafficking threats seriously human rights, because has converted thousands children, girls and women in slaves of sex and heavy jobs in modern times. This is an enormous challenge posed to the law and rule of law. Since the trafficking of persons is a multidimensional phenomenon, with a wide internal, transnational, regional and global extension, and as such it requires a national alternated approach with the regional and international one and with multiagency and organizations of the civil society. It is an urgent need by following an aggressive policy toward prevention, investigation and hit of criminal groups and individuals by the law enforcement and accusative body through issuing tough penalties and non crawling judicial investigations as well as protection of victims and justice witnesses. Strengthening the international cooperation with neighboring countries through the exchange of information, proactive investigation, fastening extradition procedures related to perpetrators will increase the efficiency of the fight against this criminal phenomenon. The key concepts of this paper, ground on this crime, phenomenology and typology, modus operandi of traffickers and their criminal profiling, legislation gaps and judicial problematic as well as the new trends of trafficking, we think that should be taken into consideration by law enforcement, accusative body, courts, border authorities, but also by researcher on this field with the aim at drafting a successful theory and practice of the fight against crime in the field of trafficking of persons. 4

5 Abstrakt Ky punim ofron një qasje multidisplinore në trajtimin e tezës për Trafikimin e Personave, nëpërmjet studimit të veprave penale të kësaj natyre, analizës së shkaqeve dhe elementëve të tij, modus operandin e autorëve dhe profilin e viktimave, si dhe problematikën ligjore e gjyqësore gjatë dy dekadave të fundit. Gjatë studimit të këtij fenomeni dhe analizave të rasteve studimore të paraqitura në këtë punim, përveç dinamikës, problematikave e risive, hasëm disa dilema dhe sfida kryesore që qëndrojnë sot para shoqërisë shqiptare, legjislativit, organeve të Drejtësisë dhe zbatimit të ligjit, politikanëve etj. si: - A mundet akoma të tolerohet që krimi i organizuar dhe trafikimi i personave të frenojë apo ngadalësojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE?. Megjithëse legjislacioni kundër trafikimit të personave është përafruar me standardet ndërkombëtare, por korrupsioni në sistemin e drejtësisë ende bëhet pengesë për goditjen me efektivitet të trafikimit të personave Sa kohë do të duhet që të luftohet ky kancer i shoqërisë?. Pritshmëritë për një reformim të shpejtë të sistemit të drejtësisë kanë qenë të mëdha, madje kohët e fundit ka patur dhe propozime konkrete nga SHBA (nga ambasadori amerikan në Shqipëri),- Kur do të fillojë kjo reformë e shumëpritur?, dhe shumë sfida të tjera si këto. Sipas Kodit Penal, trafikimi i personave konsiderohet si një nga veprat që paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me pasoja të pakthyeshme për individin. Ai cenon rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut, pasi ka kthyer dhe vazhdon ende të kthejë me dhjetëra vajza, gra e fëmijë në skllevër të seksit dhe punëve të rënda në kohët moderne. Kjo është një sfidë e madhe që i bëhet ligjit dhe shtetit të së drejtës. Meqenëse trafikimi i personave është një fenomen shumëdimensional, me shtrirje të brendshme, transnacionale, rajonale dhe globale, si i tillë ai kërkon një qasje të alternuar kombëtare me atë rajonale e ndërkombëtare dhe me shumë agjenci e organizata të shoqërisë civile. Është nevojë urgjente që të ndiqet një politikë agresive për parandalimin, investigimin dhe goditjen e grupeve dhe elementëve kriminale nga organet ligjzbatuese dhe organi i akuzës, nëpërmjet dhënies së dënimeve të ashpra dhe moszvarritjes të hetimeve gjyqësore, si dhe mbrojtjes së viktimave e dëshmitarëve të drejtësisë. Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me vendet fqinje nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, hetimeve proaktive, shpejtimin e procedurave të ekstradimit të autorëve do të rrisin efektivitetin e luftës kundër këtij fenomeni kriminal. Konceptet kyçe të punimit, shkaqet e këtij krimi, fenomenologjia dhe tipologjia, modus operandi i trafikantëve dhe profili i kriminologjik i tyre, vakuumet e legjislacionit dhe problematikat gjyqësore, si dhe trendet e sotme të trafikimit, mendojmë se kërkohet të mbahen parasysh nga organet e zbatimit të ligjit, organi i akuzës, autoritetet kufitare, por edhe studiuesit e kësaj fushe me qëllim që të zhvillojnë me sukses teorinë dhe praktikën e luftës kundër krimit në fushën trafikimit të personave. Fjalët kyçe: Trafikimi i personave, rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi, viktima të trafikimit, kontrabandim i migrantëve, shfrytëzim seksual, trafikimi i brendshëm, mbrojtje, riciklim i trafikimit, vendi i origjinës, destinacionit, hetime proaktive. 5

6 PARATHËNIE Studimi synon të eksplorojë, skanojë, analizojë dhe studiojë në pikëpamje teorikoshkencore dhe praktike juridike veprën e trafikimit të personave, si fenomen në përgjithësi dhe si figurë e veprës penale në veçanti, me një qasje shumëdimensionale dhe të përafruar me realitetin shqiptar. Trafikimi njerëzor si komponent kryesor i krimit të organizuar, sot nuk është më mit ose legjendë, por ai është një realitet i prekshëm, pasi është shndërruar në një fenomen me global, rajonal dhe kombëtar me përmasa të frikshme. Organizatat kriminale ndërkombëtare, rajonale e kombëtare, veç e veç, por edhe në aleancë me njëratjetrën, janë problemi dhe sfida kryesore e të gjithë institucioneve, organizatave dhe strukturave të zbatimit të ligjit, agjencive ndërkombëtare policore, e strukturave shtetërore e shoqërore në tërësi, kërcënim për sistemin demokratik, shoqërinë, si dhe liritë e të drejtat e njeriut. Në këtë sfond të komplikuar social, politik, juridik, kriminologjik, mjedisor etj. të shfaqjes dhe zhvillimit të këtij fenomeni, nuk ka se si mos të sensibilizojë dhe tërheqë vëmendjen përveç shoqërisë, politikanëve dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm, por edhe të krijuesve, studiuesve të fushës së jurisprudencës, sociologjisë, kriminologjisë, si dhe të atyre që aspirojnë për studime të thelluara pasuniversitare të nivelit të tretë. Në këtë kontekst kaq vibrues, qëllimi i këtij punimi (përveç përmbushjes së aspiratave të mija për finalizimin me sukses të studimeve të këtij niveli) është që, nëpërmjet një vështrimi me spektër të gjerë social, politik, juridik, ekonomik, kriminologjik, psikologjik etj. mbi fenomenologjinë, tipologjinë, modus operandin, profilin e autorëve dhe viktimave, si dhe problematikat e hetimit gjyqësor të këtij fenomeni, të përcillen koncepte shkencore, dije elitare, forma inovative të trajtesave dhe analizave të fenomenit dhe dukurive të veçanta për Trafikimin Njerëzor. Përveç të tjerash, punimi i përkushtohet studimit në brendësi të problematikës së këtij fenomeni si:.kushtet dhe faktorët që favorizuan lindjen dhe zhvillimin e trafikimit në vendin tonë, dinamikës së tij 25 vjeçare, trendeve aktuale, problemet dhe pasojat e evidentuara prej trafikimit në vendet e rajonit e më gjerë, viktimat e trafikimit dhe procesin e viktimizimit të femrave e fëmijëve, si dhe sfidën që ai i bën hapur shtetit të së drejtës, demokracisë, shoqërisë dhe gjithë institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe luftën kundër tij. Nisur nga problematikat e hasura nga institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë gjatë më shumë se dy dekada e gjysëm, lidhur me evidentimin, hetimin e veprimtarisë kriminale, identifikimin e viktimave të trafifkimit, hetimin e drejtë gjyqësor dhe ndëshkimin e autorëve të këtyre veprave, studimi synon të zbulojë, prezantojë dhe propozojë masa konkrete me qëllim përmirësimin e legjislacionit dhe situatës si në fazën e hetimit dhe ndjekjes penale, ashtu dhe në fazat e tjera të procesit penal. Nëpërmjet analizës së rasteve të proceseve gjyqësore për trafikimin e personave është synuar të evidentohen fakte lidhur me viktimën, përsa i përket mënyrës së deklarimit të dëshmisë prej saj në gjykatë, të dhëna për problematikat sociale me të cilat viktima është përballur dhe e kanë bërë atë vulnerabël ndaj fenomenit të trafikimit ose veprave 6

7 të tjera të përafërta me të, si dhe problemtikat për rehabilitimin e riintgerimin e tyre në shoqëri. Gjatë procesit të studimit është synuar të grumbullohen të dhëna mbi format dhe metodat e shfrytëzimit të viktimës, me garantimin e viktimës të së drejtës së saj për ngritjen e padisë civile në procesin penal, mbrojtjen dhe mbështetjen e saj gjatë hetimit gjyqësor për zhvillimin e një procesi të drejtë penal, për gjendjen e të gjykuarit, dhënien e dënimeve të përshtatshme ndaj fajtorëve etj. Harmonizimi i plotë i legjislacionit penal shqiptar me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin e Bashkimit Europian mbetet ende një sfidë e rëndësishme për drejtësinë shqiptare. Në të gjithë qasjen e masave për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, studimi thekson se çështja e zbatimit me efikasitet të ligjit dhe përmirësimi i praktikave të organeve të drejtësisë, sidomos hetimit gjyqësor, përbëjnë një faktor vendimtar në këtë drejtim. Interpretimi i problemeve në këndvështrimin social e juridik, shtjellimi për lindjen, ecurinë dhe dinamikën e trafiqeve kriminale në Shqipëri e Rajon, formimi i rrjeteve të brendshme të trafikantëve dhe integrimi me rrjetet rajonale, analiza krahasuese juridike e trafikimit me legjislacionin dhe instrumentet ndërkombëtare, etj., synon të nxjerrë në pah rrezikshmërinë dhe ta vlerësojë këtë veprimtari si pjesë integrale e krimit të organizuar. Për realizimin dhe finalizimin e këtij studimi janë zbatuar metodat bazë të studimeve empirike. Për interpretimin e rezultateve kërkimore dhe gjetjeve, u përdorën gjerësisht: metoda e analizës së të dhënave dhe fakteve, e sintezës, krahasimit të fakteve dhe informacioneve, metoda statistikore e tabelore, metoda e referimit tek instrumentet ligjore e ndërkombëtare, teknika e grafikëve dhe tabelave, etj. Për të trajtuar retrospektivën e largët të këtij fenomeni shumë të hershëm shoqëror është përdorur metoda historike, sipas së cilës dukuritë shfrytëzimit njerëzor dhe ato juridike penale janë studiuar në zhvillimin e tyre historik (nga e shkuara në të tashmen), duke vënë në dukje karakteristikat dhe vecoritë sipas periudhave. Punimi bazohet edhe në metodën krahasuese, çka nënkupton konstatimin e ngjashmërive dhe ndryshimeve midis dukurive të jetës shoqërore dhe instituteve respektive të së drejtës penale. Me anë të kësaj metode kanë dalë në pah risitë dhe përparësitë e objektit të studimit, si dhe përfundimet e bazuara në argumente bindës, po ashtu, edhe problematika në lidhje me objektin e studimit. Metodat e studimit janë të ndërthurura në mënyrë të atillë që ato t i shërbejnë qëllimit të kërkimit. Studimi është i fokusuar për të zbuluar natyrën diskrete të këtij fenomeni, karakteristikat e veçanta e të tij, krahasuar dhe me grupet në vendet e rajoneve të tjera, modus operandin e tij, shtrirjen e aktivitetit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, kryerjen e formave të tjera të krimit të organizuar etj. Për të qenë sa më afër realitetit të situatës kriminale të trafikimit të personave në Shqipëri, janë shfrytëzuar dhe analizuar informacionet dhe të dhënat statistikore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Drejtësisë, të Gjykatave të Shkallë së Parë, asaj të Apelit dhe të Gjykatës së Lartë. 7

8 Gjithashtu, pjesë e metodologjisë së punës, ka qenë dhe intervista me ekspertë ligjorë, socialë, ekspertë të krimit etj. Është shfrytëzuar gjerësisht legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar, literatura juridike, studimet, analizat, strategjitë e planet kombëtare të veprimit kundër trafikimit të personave, punime të autorëve të ndryshëm vendas e të huaj, raportet periodike të organizatave ndërkombëtare e rajonale, ato të Europol-it dhe Interpol-it etj. Analiza e problematikës së hetimit gjyqësor nëpërmjet studimit të vendimeve e praktikave gjyqësore është trajtuar tërësisht në analizën e studimit të rasteve konkrete, çka sjell një risi për punimin në fjalë. Nëpërmjet studimit të vendimeve të Gjykatës së Krimeve të Rënda në lidhje me veprat penale të sipërpërmendura janë nxjerrë edhe problemet konkrete me të cilat përballet sot drejtësia shqiptare. Gjetjet e prezantuara në këtë punim ngrihen mbi të dhënat e mbledhura për një periudhë 25 vjeçare nëpërmjet analizës dhe sintezës së fakteve të mbledhura. Mosparashikimi i trafikimit të qenieve njerëzore si vepër penale, pra mungesa e dispozitave të posaçme ose instrumentit ligjor për të parandaluar dhe luftuar rastet e trafikimit të qenieve njerëzore për një kohë të gjatë (viti , ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të trafikimit të personave dhe formave të tjera kriminale lidhur me të. Nga hulumtimi rezulton se në praktikën gjyqësore shqiptare kemi hasur raste që në bazë të rrethanave e fakteve të një ngjarjeje konkrete dhe provave të administruara e të shqyrtuara gjatë procesit të gjykimit në të tre shkallët e gjyqësorit, e sidomos në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, të kemi një kualifikim ligjor jo të adekuat të ngjarjes objekt gjykimi sipas mendimit tonë. Gjithashtu në disa raste konstatojmë ngritjen e një akuze të saktë nga ana e organit të akuzës në raport me ngjarjen objekt gjykimi, por që procesi gjyqësor përfundon me një akuze tjetër jo në përputhje me ligjin penal material. Duke u bazuar në studimin e rasteve të praktikës gjyqësore konstatojmë se në bazë të rrethanave e fakteve të një ngjarjeje konkrete dhe provave të administruara e të shqyrtuara gjatë procesit të gjykimit në të tre shkallët e gjyqësorit është favorizuar në mënyrë të padrejtë pozita e të pandehurit për shkak të një cilësimi juridik jo të saktë të veprës penale, e për pasoje dhënies së një mase dënimi shumë më të lehtë se sa ajo që duhej të jepej realisht në qoftë se do të ishte bërë kualifikimi ligjor në përputhje me ligin material penal. Jo vetëm kaq, por ne mendojmë se pozita e të pandehurit është favorizuar edhe për shkak të rrjedhjes kronologjike të ndryshimeve jo të plota që kanë ndodhur në Kodin Penal Shqiptar. Në shumë raste kur vepra penale ishte kryer me të njëjtin veprim dhe nga i njëjti person zbatohej në mënyrë fiktive instituti i konkurrimit të veprave penale midis trafikimit të femrave për prostitucion dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Në një numër të konsiderueshëm vendimesh të gjykatave të ndryshme të vendit në lidhje me ngjarjet kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, konstatojmë se këto 8

9 vendime përmbajnë vetëm akuzën, dispozitivin e vendimit të gjykatës së shkallës së pare, apelit dhe vetëm dispozitivin e vendimit të këtij kolegji në raport me lënien apo jo në fuqi të vendimeve të gjykatave më të ulëta, por pa parashtruar fare në lidhje me rrethanat dhe aktet e ngjarjes objekt gjykimi, gjë që e bënë të pamundur për të analizuar në lidhje me vendimmarrjen e tre shkallëve të gjyqësorit. Nga studimi i praktikës gjyqësore, nuk kemi konstatuar në asnjë rast që dikush të jetë akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave apo fëmijëve me qëllim shfrytëzimin e ushtrimit të prostitucionit brenda vendit (Trafikim i brendshëm), pavarësisht se rrethanat e ngjarjes, mekanizmi i zhvillimit të ngjarjes, mënyra e kryerjes së veprës penale, format e shtrëngimit dhe të dhunës që janë përdorur nga autori i veprës penale për të arritur qëllimin kriminal, tregojnë në mënyrë të qartë dhe të plotë se është kryer vepra penale e trafikimit të femrave apo fëmijëve për prostitucion. Pjesë e rëndësishme e këtij studimi ka qenë edhe analiza e akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar në lidhje me parandalimin dhe luftën ndaj trafikimit, detyrimet që burojnë nga këto akte ndërkombëtare për shtetin shqiptar, evolucioni i legjislacionit tonë të brendshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare, situata faktike dhe nevoja për përmirësime. Studimi i përqasjes së legjislacionit dhe praktikave me standardet ndërkombëtare, kanë ndihmuar në analizën krahasimore dhe në nxjerrjen e problemeve e rekomandimeve. Duke u mbështetur në analizën krahasuese me vendet e rajonit që kanë kaluar e po kalojnë përvoja me trafikimin, pas liberalizimit të vizave, arsyetojmë se trafikimi njerëzor, do të pësojë mutacione të ndryshme për shkak të barrierave që do të ketë dhe luftës që do t i bëhet nga vendet e rajonit që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Mbështetur në analizën e thellë të fenomenit si dhe gjetjeve të paraqitura në këtë punim, duke besuar se kemi dhënë sado pak ndihmesë në këtë fushë, shpresojmë që punimi të sensibilizojë dhe të shërbejë si literaturë e dobishme për studiuesit e kësaj fushe, juristët, gjyqtarët, studentët e drejtësisë, sociologjisë, OJF-të, ligjvënësit dhe organet ligjzbatuese. - Hipotezat kryesore të punimit janë: - Sa qëndron pohimi se trafikimi për qëllim prostitucioni apo forma të tjera shfrytëzimi për përfitim material në Shqipëri ka veçori specifike, krahasur me vendet e tjera të rajonit? - Në ç masë shprehet dominanca e faktorëve objektivë ndaj atyre subjektivë të përhapjes së fenomenit të trafikimit të personave Shqipëri, dhe si kanë ndikuar ata në këtë mjedis? - Sa qëndron konstatimi se grupet kriminale shqiptare të trafikimit të personave janë përfshirë në bashkëpunim me organizatat dhe grupet kriminale të vendeve të rajonit dhe ato perëndimore? - Pavarësisht nga karakterisiktat e përbashkëta të modus operandit të grupeve kriminale të trafikimit të personave kudo që operojnë, duket se grupet kriminale shqiptare kanë disa dallime në raport me ato të rajonit tonë, cilat janë? 9

10 - Gjatë hetimit kriminal dhe gjyqësor të autorëve të veprave penale dhe viktimave ka patur problematika ligjore, të cilat janë justifkuar sa për mungesë legjislacioni, eksperience, aq dhe korrupsioni, por në ç raport qëndrojnë ato midis tyre? - Siç ka pohime se legjislacioni shqiptar në këtë fushë është i përafruar plotësisht me standardet ndërkombëtare, ashtu ka dhe konstatime për përqasje jo të plotë të disa neneve, të cilat kërkojnë përgjigje? Në përpjekjet për të shtjelluar hipotezat dhe për t u dhënë përgjigje pyetjeve hipotetike më është dashur të konsultohem me një literaturë të gjerë teorike e shkencore në gjuhën shqipe dhe të huaj, me gjithë praktikat gjyqësore të tri shkallëve, si dhe shumë punime të përafërta për të arritur në përfundime dhe rekomandime përkatëse, që shoqërojnë studimin në formë të ndërthurur sipas problematikave në çdo kreu. - Risitë e studimit 1. Studimi elaboron në një optikë më të gjerë dhe narrative konceptet shkencore lidhur me kuptimin juridik dhe elementët përbërës të veprës penale të trafikimit të personave, si dhe shume aspekte të tjera të patrajtuara më parë. 2. Studimi është ndër më të vetmit e këtij lloji që trajton në mënyrë të plotë dhe komplekse gjithë dinamikën e trafikimit të personave dhe tërë problematikat lidhur me të, nga koha kur lindi ky fenomen (1990) në Shqipëri e deri në ditët e sotme. 3. Punimi i kalon dimensionet hapësinore të trajtimit të këtij fenomeni jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe në rrafshin rajonal dhe global, të krahasuar mes tyre, çka përbën një vlerë të shtuar. 4. Punimi argumenton dhe komenton në një mënyrë origjinale të gjitha ndryshimet ligjore që kanë ndodhur deri tani, duke bërë vlerësimet mbi shkallën e përafrmit me standardet ligjore ndërkombëtare dhe impaktin në parandalimin dhe goditjen e veprave penale të trafikimit të personave. 5. Studimi sjell një vështrim të ri mbi fenomenologjinë dhe tipologjinë e trafikimit të personave dhe profilin e autorëve në optikën kriminologjike dhe demografike duke evidentuar karakterstikat e përbashkëta dhe dallimet me tiparet e këtij fenomeni me vendet e rajonit. 6. Ai prezanton një trajtim inovativ mbi komponentët gjeografikë, strukturorë dhe komercialë të modus operandit të autorëve të trafikimit dhe shfrytëzimit të personave, dhe i ilustron ato me raste studimore interesante. 7. Përpunon hartën dinamike të vektorëve të lëvizjes rrymave të trafikimit të personave nga vendet e origjinës, në vëndet tranzite dhe ato të destinacionit sipas periudhave kohore. 8. Studimi argumenton se tipologjia e trafikimit të personave paraqitet me trajta polimorfe dhe e kushtëzuar sa nga taktikat e sofistikuara të elementëve e grupeve kriminale, aksesi dhe lehtësirat që u krijohen grupeve ose individëve kriminalë në kufi, kërkesë-ofertat e mishit të bardhë në merkaton e krimit të organizuar në perëndim, aq dhe nga lufta që i bëhet këtij fenomeni nga institucionet ligjzbatuese. 9. Punimi evidenton një tipologji të re dhe mjaft të përhapur pas liberalizmit të vizave të Shqipërisë më BE-në, trafikimin sezonal me cikël të shkurtër 10

11 shfrytëzimi seksual, pa kaluar kohën e qëndrimit prej 90 ditësh në vendet perëndimore, si dhe trafikimin night club në vendet fqinje ballkanike. 10. E reja tjetër është se, punimi sjell një analizë të plotë të të gjithë rasteve të veprave penale të trafikimit të personave të hetuara në tri shkallët të gjyqësorit nga viti 1990 e deri në vitin 2014, duke polemizuar në mënyrë kritike jo vetëm me vendimet e padrejta, por edhe me defektet e legjislacionit që linin shkas për abuzime. 11. Nëpërmjet këtij studimi bëhet analiza dhe vlerësimi strategjik i trafikimit të personave, me synim për të kontribuar në hartimin e strategjisë përkatëse në planin kombëtar. 12. Studimi sjell rekomandime konkrete për përafrimin e plotë të legjislaconit shqiptar në fushën e luftës kundër trafikimit të personave me Konventën e Palermos, si dhe propozime për shtatë amendime konkrete në legjislacionin penal, që paraqiten në fund të këtij prezantimi. 13. Ilustrimi i studimit me grafikë tridimensionalë e bën më interesant punimin dhe e orienton më lehtë lexuesin të kuptojë dinamikën, analizën e fakteve e të dhënave dhe trendet e zhvillimit. 14. Studimi sjell jo vetëm vlera të shtuara teorike e shkencore, por edhe juridike në fushën e propozimeve për harmonizmin e plotë të kuadrit ligjor në këtë fushë, si dhe në përmirësimin e praktikave gjyqësore, duke shmangur subjektivizmat në dhënien e vendimeve Aleks PRIFTI Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. 11

12 TABELA E PËRMBAJTJES SË LËNDËS HYRJE...15 KREU I TRAFIKIMI I PERSONAVE DHE INSTRUMENTET LIGJORE KUNDËR TIJ 1. Retrospektivë e shkurtër mbi lindjen dhe zhvillimin e fenomenit të shfrytëzimit dhe trafikimit të njerëzve Kuptimi juridiko-penal mbi veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave Dallimi midis shfrytëzimit të viktimave të trafikimit nga përfitimi i shërbimit seksual të ofruar nga personat e trafikuar Ndryshimi i trafikimit të qenieve njerëzore nga kontrabandimi i personave Faktorët nxitës për trafikimin e qenieve njerëzore Instrumentet ndërkombëtare për trafikimin e qenieve njerëzore Legjislacioni i vendit tonë lidhur me veprat penale të trafikimit të personave, ecuritë e tij Përvoja legjislative e disa vendeve fqinje për trafikimin e personave Legjislacioni italian mbi trafikun e qenieve njerëzore Legjislacioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor për trafikimin e personave Fenomeni i trafikimit në planin ndërkombëtar dhe rajonal e Ballkanik...51 KREU II FENOMENOLOGJIA, TIPOLOGJIA DHE DINAMIKA E TRAFIKIMIT TË PERSONAVE NË SHQIPËRI. 1. Trafikimi i personave në Shqipëri midis mitit dhe realitetit Lindja e fenomenit të trafikimit të personave në Shqipëri Karakteristikat e fenomenologjisë së trafikimit të personave në vendin tonë Tipologjia e trafikimit të personave Dinamika e trafikimit të personave në periudhën Dinamika e trafikimit të personave në periudhën Trendet e trafikimit të personave Forcimi i luftës kundër trafikimit të personave në vitet Trafikimi i fëmijëve Shkaqet e trafikimit të fëmijëve Trafikimi i personave dhe krimi i organizuar Rreziqet strategjike të trafikimit të personave

13 KREU III PROBLEMATIKA E PRAKTIKËS GJYQËSORE LIDHUR ME HETIMIN DHE GJYKIMIN E VEPRAVE TË TRAFIKIMIT TË PERSONAVE 1. Vështrim i mbi problematikat gjyqësore në hetimin dhe gjykimin e krimit të trafikimit të personave në periudha të ndryshme kohore Problematika e analizës së veprave penale të trafikimit të personave të ndodhura nga viti 1992 e në vazhdim Analiza e veprave penale të trafikimit të personave para vitit 2001 edhe deri në hyrjen ne fuqi të ligjit nr. 8733, date Problematika të praktikës gjyqësore e trafikimit të personave të kryera pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 8733, datë Problematika lidhur me trafikimin e brendshëm i fëmijëve/femrave në periudhën K R E U IV MËNYRA E VEPRIMIT (MODUS OPERANDI) E TRAFIKANTËVE 1. Kuptimi mbi Modus Operandin e trafikimit të personave Komponentët gjeografikë, strukturorë dhe komercialë të modus operandit të trafikimit e shfrytëzimit të personave Tipologjia e mënyrave të veprimit të autorëve/grupeve të trafikimit të personave dhe raste studimore a. Faza e rekrutimit b. Transportimi c. Transferimi d. Fshehja/shfrytëzimi Format dhe metodat e kontrollit të viktimave të trafikimit Sektorët dhe mjetet e shfrytëzimit të personave Mënyra veprimi të tjera të trafikimit të personave a) Riciklimi i viktimave b) Trafikimi i brendshëm Modelet komerciale të trafikimit të personave: Kërkesa dhe Oferta Modeli monopolistik i tregut të trafikimit të personave

14 KREU V PROFILI I PERSONAVE TË TRAFIKUAR, GRUPEVE TË TRAFIKIMIT DHE IDENTIFIKIMI I VIKTIMAVE 1. Koncepti mbi profilin e trafikimit të personave Profili kriminologjik i autorëve të veprave të trafikimit të personave Karakteristikat e personave që identifikojnë qenien e tyre si autorë të veprave të trafikimit Tiparet dhe sjelljet karakteristike të elementëve trafikantë Profilet socio-demografike të autorëve të implikuar në trafikim Profili organizativ i trafikimit të personave Rrjetet e thjeshta ose të nivelit të ulët Rrjetat e nivelit të mesëm Rrjetet e grupeve kriminale të nivelit të lartë Rrjetet/grupet transnacionale të trafikimit të personave Struktura e brendshme e grupeve të trafikimit të personave Karakteristikat e grupeve kriminale të trafikimit të personave Rolet në kuadër të organizatave të trafikut Profili i personave/viktimave të trafikuara Grupmoshat e viktimave të trafikimit Niveli arsimor i viktimave të trafikimit Shpërndarja gjeografike e viktimave të trafikimit Identifikimi i viktimave të trafikuara Parimet që duhet të zbatohen në rastin e kontaktit të parë me personin që dyshohet se është i trafikuar Teknikat e identifikimit Sjellja e viktimës së trafikuar Bashkëpunimi me viktimat e trafikimit Rreziku i viktimizimit për së dyti a. Trauma në rastin e fëmijëve PERFUNDIME DHE REKOMANDIME BIBLIOGRAFIA LISTA E TABELAVE

15 I. HYRJE Fenomeni i trafikimit të personave në Shqipëri ka një gjenezë shumë të re, krahasuar dhe me vendet e tjera të Rajonit dhe Europës. Ky fenomen lindi dhe njohu përhapje vetëm pas rrëzimit të sistemit komunist, ashtu si në të gjitha ish-vendet e Europës Lindore, dhe me trajta spektakolare pas kolapsit të skemave piramidale dhe krizës e anarkisë në vitet Gjatë kësaj periudhe, mijëra gra, vajza dhe fëmijë u trafikuan për t u shfrytëzuar seksualisht, për punë të rënda dhe lypje e trafikim organesh jetësore. Kontaktet e elementeve kriminal shqiptarë, me rrjetet kriminale të vendeve fqinje bënë që të krijohen mundësitë për zhvillimin e trafiqeve të paligjshme. Fillimisht ai u shfaq në formën e transportit të njerëzve më dëshirë për emigrim, më pas trafikun e femrave me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, si dhe trafikun e fëmijëve për lypësi, abuzime e përfitime kriminale. Rrjedhojë e konflikteve të zgjatura në Ballkan dhe mungesës së stabilitetit të brendshëm, krimi i organizuar kombëtar dhe ndërkombëtar, rrjetet e trafikut, si dhe lëvizjet e pakontrolluara të kalimit të kufijve, e përkeqësuan fenomenin e trafikut në vend me flukse të mëdha emigrantësh të paligjshëm, përfshi gra dhe fëmijë nga vendet e Europës Lindore e vende të tjera, për t i shfrytëzuar në Shqipëri, apo për t i tranzituar drejt Europës. Në këto rrethana, krimi i organizuar e shndërroi Shqipërinë nga një vend pa probleme të trafikimit njerëzor para vitit 1990, në një vend potencial origjine dhe transiti të transportimit të viktimave njerëzore kryesisht femra, nga vende të Evropës Lindore si Rumania, Bullgaria dhe Moldavia nëpërmjet detit Adriatik. Nga ana tjetër, trafiku i brendshëm u nxit më së shumti për shkak të varfërisë së familjeve rurale shqiptare. Shumica e fëmijëve që u trafikuan i përkisnin komunitetit rom. Punimi evidenton gjetjen se, trafikimi i personave, ashtu si në një pjesë të mirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, është i lidhur ngushtë me faktorë të ndryshëm ekonomiko-shoqërorë dhe politikë, mjedisorë etj., në Shqipëri, zhvillimet e të cilit janë të ndryshueshme në periudha të ndryshme, por gjithsesi me prirje për t u ulur. Gjetjet kanë evidentuar faktin që, nëse në vitet , procesi i trafikimit kryhej nga individë të veçantë, bazuar në lidhjet familjare, fisnore apo krahinore; më vonë ky fenomen erdhi duke u organizuar dhe strukturuar, dhe arritur kulmin në vitet , kohë kur u krijuan organizata të mirëfillta kriminale, të cilët u përqendruan në trafikimin e femrave për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikimin e fëmijëve për lypje e trafikim organesh. Grupet e trafikimit të personave janë tepër fluide, me struktura të ndryshueshme dhe të niveleve të ndryshme që kooperojnë më grupet e krimit të organizuar të vendeve të tjera Rajonale dhe Europiane. Mbizotëron kodi i heshtjes, ç ka e bën të vështirë infiltrimin në grupet e organizuara dhe goditjen e tyre. 15

16 Vakuumi ligjor në fushën e trafikimit të personave dhe korrupsioni i lartë në strukturat e zbatimit të ligjit dhe organeve të drejtësisë, favorizuan në mënyrë të ndjeshme rritjen e numrit të rasteve të trafikimit të personave gjatë kësaj periudhe, ishte gjetja tjetër e punimit. Vetëm pas vitit 2001 trafikimi u pranua si problem dhe filloi të goditej seriozisht nëpërmjet zbatimit me shpejtësi të reformës ligjore, duke përfshirë në Kodin Penal dispozita ligjore, ku parashikohen dënime të ashpra për fenomenin e trafikimit. Legjislacioni lidhur me goditjen e trafikimit të personave ka pësuar ndryshime thelbësore, duke synuar që me anë të ndryshimeve e përmirësimeve të herëpashershme të përqasen sa më mirë standardet ndërkombëtare në legjislacionin e brendshëm. Masat penale të parashikuara kohët e fundit (viti 2013) nga legjislacioni ynë për trafikantët janë tepër të rënda, ato parashikojnë deri në 35 vjet burg dhe kur ka pasoja të jetës së viktimave të trafikuara dënimi ndryshon deri në burgim të përjetshëm. Si rezultat i një politike agresive ndaj këtij fenomeni, e shoqëruar kjo me dënime të rënda dhe me konfiskim të pasurive të autorëve të krimit, fenomeni i trafikimit të qenieve njerëzore është ulur ndjeshëm nga një vit në tjetrin. Në bazë edhe të vlerësimeve ndërkombëtare, tashmë Shqipëria nuk është më vend transiti dhe as ndonjë vend i rëndësishëm destinacioni, por është vend origjine për gratë dhe vajzat e trafikuara përtej kufijve, por në rritje gjithashtu edhe brenda kufijve. Ajo ç ka është shqetësuese për momentin është trafikimi i brendshëm. Policia dhe qëndrat ri-integruese dëshmojnë për faktin që vajzat merren me forcë nga fshatrat dhe dërgohen në qytete të vogla apo të mëdha për të prostituuar në hotele apo shtëpi private. Gjithashtu, ka patur një angazhim në rritje të të gjitha strukturave shtetërore, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, përmes masave parandaluese dhe mbrojtëse, si të natyrës ligjore, ashtu edhe të tipit administrativ, social, ekonomik, etj. Realizimit me sukses të punimit i ka shërbyer hartimi i një strukture funksionale të brendshme, në pesë krerë. Kreu i parë, i kushtohet aspekteve lidhur kuptimin e trafikimit të personave dhe instrumentet ligjore kundër tij, në të cilin gjejnë trajtim: retrospektivë e shkurtër historike e fenomenit të shfrytëzimit dhe trafikimit të njerëzve, kuptimi juridiko-penal mbi veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave dhe elementët përbërës të saj, faktorët nxitës të kësaj vepre penale, evolucioni i legjislacionit të vendit tonë lidhur me veprat penale të trafikimit të personave, instrumentet juridike ndërkombëtare dhe legjislacioni krahasues i vendeve fqinje të rajonit tonë. Më tej trajtohen dhe përmasat ndërkombëtare dhe rajonale të këtij fenomeni. Kreu i dytë, trajton në fokus kriminlogjik fenomenologjinë, tipologjinë e trafikimit të personave dhe dinamikën e zhvillimit të trafikimit nga viti , si dhe rreziqet strategjike të trafikimit të personave. 16

17 Në kreun e tretë, fokusi kryesor vihet në problematikat e hetimit e gjykimit të veprave të trafikimit të personave në periudha të ndryshme kohore, studimit të rasteve konkrete të çështjeve të gjykuara nga gjykatat e shkallëve të ndryshme, vakumet ligjore dhe nevojat për ndryshime e harmonizime me legjislacionin ndërkombëtar për të kufizuar rastet e keqinterpretimeve në dhënien e masës së dënimit dhe korrupsionit. Kreu i katërt, trajton komponentët përbërës të Modus Operandit (Mënyrës së veprimit) të trafikantëve, duke filluar që nga faza e rekrutimit e deri në finalizimin e qëllimit kriminal (shfrytëzimin), me qëllim njohjen e formave dhe metodave të elementeve dhe grupeve kriminale në funksion të hetimeve proaktive dhe sigurimit e interpretimit të drejtë provave gjatë procesit gjyqësor. Në kreun e pestë, fokusi i punimit vihet tek trajtimi i karakteristikave kriminalistike dhe penale, ato sociale, psikologjike, demografike dhe kriminologjike të trafikantëve dhe të personave të trafikuar. Një vend e zë dhe profili organizativ grupeve të trafikantëve, karakteristikat e grupeve shqiptare, krahasuar me ato të disa grupeve të vendeve të tjera. Punimi mbyllet me disa përfundime dhe sugjerime në aspektin hetimit kriminal, përqasjes së plotë të legjislacionit shqiptar me atë ndërkombëtar dhe të Bashkimit Europian. Ajo çka vlerësohet në punim është fakti se, përveç arritjeve në fushën e parandalimit dhe luftës kundër trafikimit të personave, tani kanë lindur sfida të tjera, dhe vështirësi lidhur me goditjen e formave të tjera të trafikimit, me zbatimin e standardeve më të larta për mbrojtjen e viktimave të miratuara në ligjin Europian dhe të ratifikuara në sistemin ligjor shqiptar. Është e nevojshme për një rishikim të këtyre dispozitave në një mënyrë që t iu përgjigjen të gjitha këtyre nevojave të dala në praktikë dhe të kërkuara nga Institucionet Evropiane. 17

18 KREU I TRAFIKIMI I PERSONAVE DHE INSTRUMENTET LIGJORE KUNDËR TIJ 1. Retrospektivë e shkurtër mbi lindjen dhe zhvillimin e fenomenit të shfrytëzimit dhe trafikimit të njerëzve. Në historinë njerëzore njihen shumë forma të shfrytëzimit njerëzor. Në këtë kontekst, skllavëria dhe trafikimi i personave si bashkudhëtarë të zhvillimit të shoqërisë njerëzore mbeten forma më brutale dhe tronditëse e shkeljes së të drejtave të njeriut, të cilat lidhen me epoka sa të errëta aq dhe të largëta të historisë së njerëzimit. Kurba e zhvillimeve dhe ndryshimeve të tregtisë së njerëzve dhe skllavërimit të tyre ka ndjekur rrjedhën e historisë së zhvillimit shoqëror, ekonomik, kulturor dhe traditat e ndryshme të popujve të vendeve të botës. Në zanafillën e fenomenit të shfrytëzimit njerëzor, skllavëria e njerëzve njihet si forma klasike dhe më e vjetër e shfrytëzimit të njerëzimit, e cila i ka rrënjët që në Antikitet. Të dhënat tregojnë se në epokën antike skllavëria ka ekzistuar në forma shumë të rënda dhe degraduese, që dëshmohet në gjurmët më të hershme të shkruara të tilla si Kodi i Hamurabit dhe shkrimet e tjera të analizuara si transkriptet e historive gojore etj. Deduksionet e bazuara në disa vepra unikale si piramidat, monumentet, amfiteatrot, veprat e ujësjellësve, muret rrethues etj. në Lindjen e Mesme, Greqinë dhe Romën e Lashtë etj., dëshmojnë për ekzistencën e skllavërisë në shkallë të gjerë. Edhe librat e shenjtë sjellin dëshmi për ekzistencën e skllavërisë në periudhën e hershme. Sipas Biblës, Jozefi, ka qenë personi i parë që i është shitur tregtarëve të cilët më pas kanë negociuar që të jetë skllav në Egjipt (shih Zanafilla 37, 12-28) 1. Në atë kohë kishte një migrim intensiv drejt Egjiptit, gjë që sigurisht ka kontribuar për ta bërë këtë vend një perandori të madhe. Mbreti i Egjiptit u impononte punëtorëve shfrytëzim të dhunshëm: madje pa patur mjetet minimale të nevojshme për të kryer punët e rënda, dhe ishin vazhdimisht nën presion (Eksodi 1, 9-14) 2. Sipas filozofit të lashtësisë Aristotel, pika e nisjes, fillon me natyrën që krijoi nga njëra anë disa qenie që inteligjenca e tyre është e destinuar për të komanduar, dhe nga ana tjetër, qeniet e tjera që forca fizike e tyre është e destinuar për t iu bindur urdhrave: pra disa komandantë dhe disa të tjerë që komandohen 3. Dëshmitë tregojnë po ashtu se edhe disa artistë të Antikitetit si fabulisti grek Ezopi (shek. VI pk), latini Terence (-184,-159) dhe filozofi grek Épictète (50-130) ishin skllevër 4. 1 Christian Delacampagne, Histoire de l'esclavage. De l'antiquité à nos jours, Paris, Le livre de poche, 2002, f.42 2 Christian Delacampagne, Histoire de l'esclavage. De l'antiquité à nos jours, Paris, Le livre de poche, 2002, f.43 3 Po aty.f.24 4 Po aty.f.25 18

19 Sipas dëshmive të tjera, të dhëna interesante për rregullimin ligjor të prostitucionit femëror në Romë, afërsisht në vitet 200 para Krishtit deri në 250 pas Tij, na jep studiuesi Thomas McGinn (2002), në një libër mbi prostitucionin, seksin dhe ligjin 5. Studiuesit socialë kanë argumentuar se lindja e prostitucionit, pra edhe skllavërimi i grave për shfrytëzim seksual, lidhet, së pari, me përmbysjen e raporteve midis burrave e grave, pikërisht me kalimin nga e drejta amtare (matriarkati), në të drejtën atërore (patriarkati). Në këndvështrimin historik, tregtia me njerëz ka pasur dy qëllime kryesore: shfrytëzimin e punës dhe shfrytëzimin e seksit. Tregtia dhe shfrytëzimi i skllevërve ka vazhduar gjatë Mesjetës, sidomos gjatë kohës së Zbulimeve Gjeografike, Revolucionit Industrial dhe deri në Shek.XX gjatë Luftës së Dytë Botërore në kampet e përqendrimit nazist ose të punës së detyruar, prostitucionit. Gjermania naziste ka shfrytëzuar rreth 12 milion persona, kryesisht me origjine nga Europa Lindore, ndërsa Japonia ka shfrytëzuar më shumë se 18 milion nga Lindja e Largët. Rasti i prostitucionit të detyruar mbetet gjithashtu i shpeshtë, sidomos rasti i shōëa të Japonisë që flet për shfrytëzimin seksual të rreth femrave 6. Shumë vende kolonizatorë të vjetra, si vendet arabe e kanë mbajtur skllavërinë deri në mesin e shek.xx. Ndërsa pas Luftës së II-të, në ish-bashkimin Sovjetik, u praktikua një formë tjetër shfrytëzimi në kampet e punës dhe kolonitë e gulagëve, në të cilat njerëzit e internuar detyroheshin të bënin punë shumë të rënda, ku miliona njerëz u shfarosën. Shfrytëzimi i personave në punë të rënda ka ekzistuar edhe në Shqipëri nga viti , në kampe internimi e burgje, miniera, ndërtim, bujqësi etj., ku kanë humbur jetën mijëra njerëz. Periudha e fundit i përket asaj që në literaturën e sotme quhet shfrytëzimi me forma të reja ose skllavëria moderne. Procesi i kalimit nga skllavëria historike në atë moderne ka ndodhur gjatë 200 viteve të fundit (nga Shek.IXX e deri në ditët e sotme), në atë që quhet trafikimi i personave, i cili konsiderohet si një krim kundër njerëzimit. Në këtë kontekst, zhvillimet historike (politike e social-ekonomike) të ndodhura në fund të viteve 80 dhe në fillim të viteve 90 u ndoqën nga një tendencë në rritje të formave moderne të skllavërisë, të cilat në shumë aspekte ndryshojnë nga format klasike të saj. Ndërsa skllavëria klasike sigurohej nëpërmjet tregtisë e shfrytëzimit të hapur të njerëzve, skllavëria moderne zhvillohet në forma të sofistikuara dhe të nëndheshme. Skllavëria moderne përfshin një gamë të gjerë të shfrytëzimit të personave dhe ndërthuret me krimin e organizuar dhe mafien. Bales (2004) e përcakton skllavërinë bashkëkohore si një marrëdhënie sociale dhe ekonomike në të cilën një person është i kontrolluar me anë të dhunës apo mospagesës dhe shfrytëzimit ekonomik 7. Në formën e vjetër e skllavërisë, afrikanët janë transportuar në mënyrë specifike në Botën e Re në bazë të racës dhe aftësive specifike 5 McGinn, Thomas, A.J Prostitution, Sexuality, and the Law in Ancient Rome: Vanderbilt University 6 Henri Wallon, de l'esclavage antique à l'esclavage moderne», intervention de C. Nicolet auprès de l'académie des Inscriptions et Belles-Lettres et de l'académie des sciences morales et politiques, octobre Human Trafficking in the era of Globalization: The case of Trafficking in the Global Market Economy by Majeed A. Rahman. Transcience Journal Vol 2, No 1 (2011) 19

20 të tyre. Forma e re e skllavërisë shkon përtej linjave racore. Më tej, Bales argumenton, të dy format e reja dhe të vjetra karakterizohen nga përdorimi i dhunës për të mbajtur peng skllavin, si dhe viktimat janë margjinalizuar dhe shfrytëzuar nga vullneti i tyre të lirë. Me fjalë të tjera, skllevërit zezakë nuk mund ta blinin lirinë e tyre. Edhe pse një skllav në këtë kategori zakonisht mund të jetë robëruar tërë jetën, skllavëria moderne, megjithatë është e rastit dhe herë pas here e përkohshme. Bales pohon se minimalisht trafikantët të mbajnë rob zakonisht midis tri ose gjashtë muaj, ose më gjatë, por që varet nga situata dhe rrethanat. Por, ndërsa skllavëria historike ka qenë e ligjshme dhe e lejueshme sot skllavërimi i qenieve njerëzore është i paligjshëm dhe i ndëshkueshëm. Pavarësisht se në kuadrin e përgjithshëm evidentohet një evoluim nga një skllavëri klasike në atë të moderne, duhet thënë se gjithsesi format e egra të skllavërisë nuk janë zhdukur përfundimisht si shfrytëzimi i personave (grave e fëmijëve) në punë të rënda dhe të pa ose keqpaguara. Përveç ndryshimeve esenciale që kanë nga njëra-tjetra, skllavëria historike dhe ajo e formave të reja moderne, ato kanë një tregues të përbashkët që është thelbësore, karakterin fitimprurës, i cili radhitet i treti, pas trafikimit të armëve dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Trafikimi i personave, ku përfshihet edhe ai i femrave me qëllim shfrytëzimin në çdo formë të tyre, konstituon një treg të paligjshëm i cili bën që organizatat kriminale të fitojnë miliarda dollarë në vit. 8 Përsa i përket Shqipërisë, në studimet e disa autorëve shqiptarë, të cilave iu jemi referuar, është pohuar se në Shqipëri trafikimi, për qëllim prostitucioni apo forma të tjera shfrytëzimi për përfitim material, nuk ka ekzistuar 9. Të dhënat e mëtejshme tregojnë po ashtu se trafikimi i grave dhe adoleshentëve nuk ka ekzistuar si fenomen edhe në gjysmën e parë të shekullit XX, kohë në të cilën vërtetohet përhapja e prostitucionit në Shqipëri, madje edhe legalizimi i tij (vitet ), në atë kohë e vlerësuar si masë për ruajtjen e shëndetit dhe moralit publik. Sipas dokumentacioni arkivor, rezulton se në Shqipërinë e kësaj periudhe tregu legal i prostitucionit plotësohej vetëm ose kryesisht nga prostitute vullnetare 10. Pra, nuk njihej trafikimi i grave dhe vajzave për shfrytëzim seksual apo qëllime të tjera fitimprurëse. Kjo konfirmohet edhe nga burime zyrtare. Në një letërkëmbim të ministrit të Punëve të Brendshme, për shembull, të datës 11 shtator 1935, thuhet: Kam nderin t ju parashtroj se, në Shqipëri, nuk ekziston tregtia e të bardhëve, qoftë për gra ose për djem. Për më tepër, në Tetor 1937, Shqipëria ka aderuar edhe në Konventën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Tregtisë së Grave dhe Fëmijëve. 8 Traffico di esseri umani e tratta di persone. Azioni di contrasto integrate tra tutela della persona ed esigenze investigative- Dott. David Mancini, në adresën: 9 Shih, për shëmbull, Sokoli, Lekë, Ilir Gëdeshi b. Prostitucioni profesionist në Shqipëri dhe debatet rreth (kqe)vlerësimit prostitucioni është një fenomen tipik shqiptar. Revista Të drejtat e njeriut. Nr. 2(42), fq Cit. Trafikimi, rasti i Shqiperise. Sokoli, Lekë, Ilir Gëdeshi 20

21 Kahu i lëvizjes së prostitucionit në atë kohë ishte nga jashtë brenda, pra vinin prostituta vullnetare nga Italia në Shqipëri. Ndërsa pas 50 vjetësh, prostitucioni ndërroi kahun e lëvizjes, nga brenda jashtë dhe horizontalisht. Pas një pauze 50- vjeçare, gjatë regjimit komunist, në vitin1990, Shqipëria u prek nga fenomeni i formave të reja të skllavërisë moderne (trafikimi i personave për qëllime shfrytëzimi), që sot përbën sfidën më të madhe të sigurisë dhe procesit të integrimit të saj në Bashkimin Europian. Pavarësisht nga progresi që ka shënuar Shqipëria në luftën kundër trafikimit të personave, ajo sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare mbetet përsëri një vend origjine dhe tranziti. Në epokën e globalizmit trafikimi i njerëzve ka vazhduar të jetë edhe një çështje e dimensionit global që haset jo vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në ato të zhvilluara. Por karakteristike është se si fenomeni i trafikimit të personave ashtu dhe shumë prej viktimave të këtyre formave të reja të skllavërisë moderne, e kanë zanafillën e tyre kryesisht nga vendet më të varfra të botës, për shkak të konflikteve, të luftërave apo nga situata të një vështirësie të skajshme ekonomike e shoqërore. Pothuajse çdo vend në botë është i prekur nga trafikimi për shfrytëzim seksual apo punë të detyruar. Të dhëna të besueshme globale janë të kufizuara, por numri i viktimave besohet të ketë arritur përmasa epidemike. Sipas të dhënave të UNODC mbi trafikimin e personave dëshmohet që trafikimi i qenieve njerëzore nga 127 kombësi të ndryshme të jenë shfrytëzuar në 137 vende të botës 11. Nëse skllavëria dhe tregtia e njerëzve për qëllime të shfrytëzimit të punës ka pasur ulje-ngritjet e saj në historinë e zhvillimit shoqëror, skllavërimi seksual ka një kurbë më të qëndrueshme dhe madje në disa vende ka rritje. Trafikimi i personave është një fenomen shumëdimensional, me shtrirje të brendshme, transnacionale, rajonale dhe globale. 2. Kuptimi juridiko-penal mbi veprimtarinë kriminale të trafikimit të personave Vepra penale e trafikimit të personave është një nga veprat që paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me pasoja të pakthyeshme për individin. Në kuptimin e përgjithshëm juridiko-penal, trafikimi i personave, cenon ato raporte juridike që kanë të bëjnë me lirinë dhe të drejtat e personit të cilat mbrohen dhe garantohen si nga Kushtetuta dhe Legjislacioni Penal, si dhe të drejtën e tij për t'u trajtuar njerëzisht nga veprimet kriminale. Rrezikshmëria e madhe e kësaj vepre rezulton jo vetëm nga sanksionet e ashpra që ligji shqiptar ka parashikuar për këtë krim, të cilat fillojnë nga minimumi shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet burgim dhe përfundojnë me burgim të përjetshëm, kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit 12, por edhe nga përhapja dhe karakteri thellësisht i papranueshëm i kësaj vepre nga shoqëria njerëzore në tërësi dhe nga mjedisi shqiptar në veçanti. 11 United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC). Global Report on Trafficking in Persons, Neni 110/a të Kodit Penal 21

22 Nisur nga rrezikshmëria e këtij krimi, Legjislacioni Shqiptar në përcaktimin e veprës së trafikimit të personave është mbështetur në standardet e legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare për këtë qëllim. Në më shumë se një dekadë, Parlamenti ka miratuar një kuadër të rëndësishëm juridik për të luftuar trafikun e personave dhe për të mbrojtur viktimat e trafikimit e sidomos fëmijët dhe gratë në sistemin ligjor të brendshëm. Në Kodin Penal janë parashikuar tri dispozita të posaçme që kanë si qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e këtij fenomeni kriminal si neni 110/a, i titulluar Trafikimi i njerëzve, neni 114/b i titulluar Trafikimi i femrave për prostitucion, dhe neni 128/b, i titulluar Trafikimi i të miturve 13. Përkufizimi i konceptit juridik të Trafikimit të personave 14 është bërë në një dispozitë të veçantë në KP (viti 2004), në përputhje me kuptimin që i jep këtij koncepti Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar dhe dy Protokollet Shtesë të saj, të cilët janë bërë pjesë e brendshme e legjislacionit shqiptar me anë të ligjit nr. 8920, datë Nga vendi që zë kjo dispozitë në Kodin Penal, objekt i përgjithshëm i kësaj dispozite janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar të drejtat dhe liritë e personit, nga çdo veprim ose mosveprim kriminal. Objekt i drejtpërdrejtë i kësaj dispozite janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të garantuar lirinë e personit, përfshirë lirinë seksuale të tij, të drejtën e personit për të qenë i lirë dhe për të vendosur në mënyrë të vullnetshme mbi jetën e tij dhe mbi veprimet që ai dëshiron të kryejë në raport me subjektet e tjerë të së drejtës, i cili përbën objektin parësor të kësaj vepre penale. Si 13 Ndryshuar me Ligjin nr. 8733, datë Për disa shtesa e ndryshime në KP.., viti Neni 110/a:Trafikimi i njerëzve, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga 5 deri 15 vjet. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet jo më pak se 15 yjet dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm. Neni 128/b: Trafikimi i fëmijëve me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër dënohet me burgim nga vjet burgim. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme,ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se 15 vjet dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm. Neni 114/b: Trafikimi i femrave për prostitucion, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga 7-15 vjet burgim. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarës për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të. rënda për shëndetin e saj, dënohet me burgim jo më pak se 15 vjet dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm. 14 Ndryshuar Ligjin nr. 9188, , Neni 110/a Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës, ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies së përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga pese deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë. 22

23 objekt dytësor i kësaj vepre penale janë marrëdhëniet juridike të vendosura për të garantuar jetën dhe shëndetin e personit, dinjitetin dhe personalitetin e tij, nga çdo veprim ose mosveprim kriminal. Vepra penale e trafikimit të personave kryhet me veprime aktive të kundërligjshme, të cilët konsistojnë detyrimisht në tri elementë kryesorë juridikë: Elementi i parë i Veprimit (aktit); elementi i dytë i Mjetit, dhe elementi i tretë i Qëllimit. Ana objektive e veprës ka të bëjë me dy elementët e parë, të cilët kërkojnë veçanërisht ekzistimin e actus reus, ndërsa elementi i tretë (ana subjektive) kërkon ekzistimin e mens rea. Secili nga këto elemente përbëhet nga veprimet si më poshtë: 1. Elementi i Veprimit (aktit). Elementi i veprimit actus reus mund të kryhet përmes njërës nga pesë akteve/ veprimeve respektive: (i) rekrutimi; (ii) transportimi; (iii) transferimi; (iv) fshehja ose pranimi/strehimi i personit. (i) Rekrutimi i personit, si pjesë e anës objektive e figurës së kësaj vepre penale ka të bëjë me gjetjen e personave dhe me nënshtrimin e tyre qoftë me anë të dhunës fizike apo psikike, apo me anë të mashtrimit ose duke përfituar nga gjendja vulnerabël e tij, etj, me qëllim trafikimin e tyre. Kjo do të thotë që në mënyrë që të jemi para elementit juridik të rekrutimit të personit, duhet që subjekti i veprës penale të kryejë veprime konkrete aktive që kanë të bëjnë me: a) gjetjen e personit i cili do të shërbejë si mjet duke e shfrytëzuar atë për qëllime të paligjshme; b) nënshtrimin e personit, domethënë, duke i hequr personit lirinë për të disponuar lirisht në lidhje me jetën e tij dhe duke e shndërruar atë në një vegël apo send me të cilin subjekti i veprës penale mund të bëjë ç farë të dëshirojë; c) gjetja dhe nënshtrimi i të dëmtuarit ose viktimës duhet të bëhet nga ana e subjektit të veprës penale ose me anë të dhunës fizike apo psikike, apo me anë të mashtrimit ose duke përfituar nga gjendja vulnerabël e tij etj. (ii)transportimi i personit nënkupton zhvendosjen e këtij personi nga një vend në tjetrin, qoftë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qoftë jashtë këtij territori, me qëllim trafikimin e tij. Në mënyrë që të jemi para kësaj vepre penale të kryer në formën e transportimit të personit, nuk ka rëndësi nëse viktima transportohet me anë të mjeteve të transportit rrugor, ujor, ajror apo hekurudhor, e rëndësishme është që viktima jashtë vullnetit të saj dhe me qëllim trafikimin e saj, transportohet dhe lëviz nga një vend në tjetrin. (iii)transferimi i personit me qëllim trafikimi është një koncept i ngjashëm me transportimin, ku subjekti i veprës penale e transferon një person nga një vend në një vend tjetër, zakonisht jashtë shtetit me qëllim që ta trafikojë. Kjo nënkupton dhënien e kontrollit mbi një person, një personi tjetër, i cili pastaj e pranon viktimën e trafikimit. Pavarësisht se transferimi i personit me qëllim trafikimi, është një koncept i ngjashëm me transportimin e personit, kjo nuk do të thotë se këto dy koncepte janë identike. Përkundrazi këto koncepte kanë dallime ndërmjet tyre dhe si dallim të parë 23

24 do të përmendja faktin se transportimi i personit përfshihet brenda konceptit të transferimit, domethënë, është i vërtetë pohimi sipas të cilit në çdo rast që kemi transferim të personit, detyrimisht kemi edhe transportimi të tij. Ndërsa pohimi i anasjelltë nuk është i vërtetë, sipas të cilit në çdo rast që kemi transportim të personit kemi dhe transferimi të tij nga një vend në tjetrin. Kjo për faktin se transportimi mund të realizohet nga ana juridike edhe pa bërë transferimin e personit nga një vend në tjetrin, siç është rasti kur subjekti e transporton subjektin për disa kilometra, brenda të njëjtit qytet ose qark. Një dallim tjetër që mund të bëhet ndërmjet transferimit të personit dhe transportimit të personit, për qëllime trafikimi është fakti se tek transferimi subjekti i veprës penale kryen një veprimtari kriminale me të gjatë në kohë, deri sa të arrijë plotësisht transferimin e viktimës nga një qytet ose qark në një tjetër, ose nga një shtet në një tjetër, ndërsa tek transportimi i personit, për qëllime trafikimi, veprimtaria e subjektit të veprës penale është e shkurtër në kohë, ajo zgjatë zakonisht disa orë dhe brenda kësaj periudhe subjekti konsiderohet se e ka kryer veprën penale të Trafikimit të personave në këtë formë. (iv) Fshehja e personit ose pranimi, është marrja e kontrollit mbi viktimën (zakonisht nga ndonjë person që më parë e ka rekrutuar ose transferuar viktimën). Po ashtu, kjo nënkupton mbajtjen të izoluar të personit nga ambienti i jashtëm dhe moslejimin e komunikimit të tij me persona të afërm të familjes apo me persona të tjerë, e bërë kjo me qëllim trafikimin e tij. Në mënyrë që të jemi para kësaj forme të kryerjes së veprës penale kërkohet që detyrimisht viktimës t i hiqet liria dhe të mbahet e izoluar jashtë vullnetit të saj, duke i hequr çdo mundësi që ajo të komunikojë me persona të tjerë dhe me botën e jashtme. (v) Pritja e personit (strehimi), nënkupton veprimet që kryhen nga ana e subjektit të veprës penale që kanë të bëjnë me strehimin e personit dhe me shoqërimin e tij për në një vend të caktuar. Pra, sigurimin e dhomës ose një hapësire tjetër për personin, por pa e pranuar atë në cilësinë e viktimës (në të kundërtën do të ekzistonte pranimi ), banesë ose hotel, me qëllim trafikimin e tij. Ndodhemi para kësaj forme të kryerjes së kësaj vepre penale, zakonisht në rastet kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ndërmjet dy ose më shumë personave, (fakt i cili përbën edhe rastet më të shpeshta të kryerjes së kësaj vepre penale), ku një prej bashkëpunëtorëve bën rekrutimin e personit, bashkëpunëtori tjetër bën transportimin dhe/ose transferimin e viktimës, ndërsa bashkëpunëtori tjetër bën pritjen e viktimës. Në mënyrë që të jemi para kësaj vepre penale të kryer në formën e pritjes së personit, kërkohet detyrimisht që subjekti i veprës penale të kryejë veprime aktive që kanë të bëjnë me pritjen e personit, me shoqërimin e tij për në vendin e strehimit dhe të qëndrimit dhe me sigurimin prej tij të kushteve të banimit për viktimën. Në mënyrë që vepra penale të konsiderohet si plotësisht e kryer nga ana e subjektit të saj, mjafton që prej tij të kryhet edhe vetëm në një nga format e mësipërme të realizimit të veprës penale, kuptohet kur ekzistojnë edhe dy elementët e tjerë (veprimi dhe qëllimi). Kësisoj, në rastet kur ai ka bërë vetëm rekrutimin e personit, me anë të 24

25 mashtrimit ose kërcënimit apo përfitimit nga gjendja shoqërore e tij, etj., por dhe me qëllim trafikimin e tij, pavarësisht se nuk e ka trafikuar këtë person, do të konsiderohet se e ka kryer këtë vepër në mënyrë të plotë. Po ashtu, do të konsiderohet se subjekti e ka kryer në mënyrë të plotë këtë vepër penale kur ai ka bërë vetëm transportimin e personit, me anë të mashtrimit ose kërcënimit apo përfitimit nga gjendja shoqërore e tij, etj., dhe më qëllim trafikimin e tij, pavarësisht se nuk e ka trafikuar këtë person. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për format e tjera. 2) Elementi i mjetit (actus reus) Elementi i dytë actus reus i veprës penale të trafikimit duhet të ekzistojë në çdo rast nga ana objektive; rekrutimi ose transportimi, ose transferimi, ose fshehja ose pritja e personave nga ana e subjektit të veprës penale të bëhet ose me anë të kërcënimit, ose me anë të përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, ose me anë të rrëmbimit, ose me anë të mashtrimit, ose me anë të shpërdorimit të detyrës, ose me anë të përfitimit nga gjendja shoqërore e të dëmtuarit, ose me anë të përfitimit nga gjendja fizike apo psikike, ose me anë të dhënies opo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër. Prandaj, në mënyrë që vepra e Trafikimit të personave të konsiderohet e kryer në mënyrë të plotë nga ana e subjekti të veprës penale, mjafton të provohet se ai ka përdorur qoftë edhe një nga format e mësipërme për të realizuar trafikimin e personit (kërcënimit ose shtrëngimit, rrëmbimit..etj.). 3. Elementi i Qëllimit (dolus specialis) 15 Elementi i tretë i veprës penale të trafikimit Qëllimi është kushti subjektiv, dmth., shfrytëzimi i qëllimshëm i viktimës. Qëllimi i shfrytëzimit është elementi mental dolus specialis, me fjalë të tjera veprimi dhe mjeti te kryesi duhet të kenë për qëllim shfrytëzimin e viktimës. Prandaj, nuk është e domosdoshme që kryesi i veprës në të vërtetë ta shfrytëzojë viktimën, por ta trafikojë atë tek persona ose grupe të tjera për qëllime shfrytëzimi. Ky element kërkon që veprimi dhe mjeti i kryerësit të bëhet ose me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve apo formave të tjera të shfrytëzimit seksual, ose me qëllim shfrytëzimin e punës ose shërbimeve të detyruara, ose me qëllim skllavërimin e personit ose formave të ngjashme me të, ose me qëllim vënien në përdorim ose transplantimin e organeve, ose me qëllim të çdo shfrytëzimi tjetër. Nga ky përcaktim rezulton se ky element i kryerjes së veprës penale të Trafikimit të personave, shfaqet në një ose disa prej këtyre mënyrave të përmendura më sipër. Nga ana juridike secili prej rasteve të mësipërme të elementit të tretë të anës subjektive të figurës së veprës penale, është i lidhur me konceptin Shfrytëzim i të dëmtuarit. Ky koncept ka kuptimin që në çdo rast i dëmtuari jashtë vullnetit të tij dhe kundër dëshirës së tij, dhe i detyruar nga subjekti i veprës penale, shfrytëzohet në një nga format e përmendura më lart, forma të cilat janë të parashikuara në mënyrë të 15 Dolus specialis mund të përkufizohet si qëllim i drejtuar nga kryesi i veprës gjatë kryerjes së veprimit material të veprës penale. Është qëllimi që ka rëndësi, e jo rezultati praktik i realizuar nga kryesi i veprës. Si rrjedhim, arritja e qëllimit nuk është kusht që të përmbushet elementit dolus specialis. 25

26 shprehur nga neni 110/a i Kodit Penal. Tek kjo vepër penale në të gjitha format e kryerjes së saj mungon vullneti i të dëmtuarit në kryerjen e veprimeve, i dëmtuari është totalisht i kontrolluar nga subjekti i veprës penale dhe kryen çdo veprim që i kërkohet prej tij. Ky kontroll që ushtron subjekti i veprës penale tek i dëmtuari realizohet, siç është thënë më lart, ose me anë të kërcënimit, ose me anë të përdorimit të forcës, ose me anë të formave të tjera të shtrëngimit, ose me anë të rrëmbimit ose me anë të mashtrimit ose me anë të shpërdorimit të detyrës ose duke përfituar nga gjendja shoqërore apo fizike ose psikike e të dëmtuarës etj. Një tjetër veçori e rëndësishme e kësaj vepre penale penale është edhe fakti se gjatë gjithë kohës së kryerjes së veprës penale çdo fitim i nxjerrë nga ana e të dëmtuarit si pasojë e shfrytëzimit të tij, përfitohet totalisht nga ana e subjektit të veprës penale. Të dëmtuarit gjatë kohës së kryerjes së kësaj vepre penale nga ana e subjektit, i është hequr në mënyrë të plotë liria, si një nga të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe ai shndërrohet në një vegël të bindur të subjektit të veprës penale, duke mos patur fare mundësi që të kryejë veprime sipas vullnetit të tij, dhe kjo përbën edhe një nga dallimet bazë ndërmjet veprës penale të Trafikimit të personave, të parashikuar nga neni 110/a të Kodit Penal me veprat penale të Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, të parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal. Paragrafi i dytë i nenit 110/a të Kodit Penal, parashikon kryerjen e veprës penale të trafikimit të personave, në rrethana cilësuese, konkretisht me anë të organizimit, drejtimit ose financimit të trafikimit të personave 16. Nga mënyra sesi është formuluar ky paragraf rezulton se vepra penale e Trafikimit të personave, kryhet në një, disa ose të gjitha këto mënyra: A) me anë të organizimit të trafikut të personave ose; B) me anë të drejtimit të trafikut të personave ose; C) me anë të financimit të trafikut të personave. Vepra Trafikimit të personave, konsiderohet e kryer sipas paragrafit të tretë të Kodit Penal, në rast se subjekti i veprës penale kryen qoftë edhe një nga format e veprimtarisë kriminale të parashikuar në këtë paragraf, pra, kryen ose organizimin e trafikut të personave ose drejtimin e këtij trafiku ose financimin e tij. Sipas teorisë së të drejtës penale organizatorët konsiderohen personat të cilët ideojnë kryerjen e veprës penale, ato janë personat të cilët janë ideuesit, hartuesit, planifikuesit, koordinatorët dhe mbikëqyrësit e kryerjes së veprës penale. Organizatorët kanë për detyrë që të përzgjedhin dhe rekrutojnë bashkëpunëtorët e tjerë, të gjejnë objektet e veprës penale, të përcaktojnë kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, të marrin të gjitha masat që të sigurojnë mjetet e nevojshme për kryerjen e veprës penale dhe për fshehjen e gjurmëve të kryerjes së saj Paragrafi i dytë i nenit 26 të Kodit Penal përcakton: Organizatorë quhen personat që organizojnë dhe drejtojnë veprimtarinë për kryerjen e veprës penale. 17 Shih për më tepër tek: Muçi; Shefqet, E drejta penale Pjesa e Përgjithshme, Tiranë 2007, faqe

27 Po ashtu, duhet të mbahet parasysh fakti se vepra penale për Trafikimin e personave, sipas paragrafit të dytë të nenit 110/a të Kodit Penal, është një vepër e cunguar, sepse janë kryer disa veprime të kundërligjshme, të cilat pavarësisht se janë formale e nuk kanë sjellë pasoja konkrete, por janë realizuar me qëllim për t u paraprirë, ardhur në ndihmë e mbështetur kryerjen e veprimeve të mëtejshme kriminale, rrjedhimisht ardhjen e pasojës/pasojave kryesore e definitive të dëshiruar nga autori/autorët e kësaj vepre penale. Kështu subjekti i veprës penale do të përgjigjet për kryerjen e veprës penale të mësipërme, në qoftë se ai ka bërë vetëm organizimin ose vetëm drejtimin ose vetëm financimin e trafikut të personave, pavarësisht se nuk është realizuar trafikimi i personave, sipas planit të paracaktuar, për shkaqe dhe arsye nga më të ndryshme. Në vështrim të ratifikimit të disa konventave ndërkombëtare, një rëndësi të madhe merr trajtimi i rasteve të trafikimit të brendshëm, dallimet dhe përcaktimi i saktë ligjor i këtyre rasteve, problematikat e sotme të praktikës gjyqësore shqiptare. Ky trajnim do të fokusohet pikërisht në format e reja të trafikimit të qenieve njerëzore: të burrave, fëmijëve dhe të grave, si dhe në rastet e trafikimit të brendshëm. Paragrafi i tretë i nenit 110/a të Kodit Penal përcakton kryerjen e veprës penale të Trafikimit të personave, po në rrethana të cilësuara, ku nga përcaktimi që ai bën, kjo vepër konsiderohet e kryer në rrethanë cilësuese sipas këtij paragrafi, kur ajo kryhet në një ose disa nga këto forma: a) Kur është kryer në bashkëpunim; b) Kur është kryer më shumë se njëherë; c) Kur kryerja e veprës është shoqëruar me keqtrajtimin e të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme; d) Kur kryerja e veprës është shoqëruar me detyrimin me dhunë fizike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme; e) Kur kryerja e veprës është shoqëruar me detyrimin me dhunë psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme; f) Kur nga kryerja e veprës kanë ardhur pasoja të rënda. Si subjekt i veprës penale të Trafikimit të personave, është çdo person i cili ka arritur moshën për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm para ligjit për veprën e kryer. Nga ana subjektive vepra penale e Trafikimit të personave, kryhet me dashje direkte dhe me qëllimin e posaçëm shfrytëzimin e të dëmtuarit për qëllime prostitucioni ose për forma të tjera të shfrytëzimit seksual, shfrytëzimin për punë të detyruar ose shërbime të tjera të detyruara, me qëllim skllavërimin e të dëmtuarit ose vënien e tij në pozita të ngjashme skllavërie, me qëllim vënia në përdorim të organeve ose transplantimin e organeve të të dëmtuarit, ose për çdo lloj shfrytëzimi tjetër, qëllim i cili është i parashikuar në mënyrë të shprehur nga dispozita. Dënimi në lidhje me veprën penale të Trafikimit të personave, të parashikuar nga neni 110/a të Kodit Penal, sipas paragrafit të parë të saj është nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë. Sipas paragrafit të dytë të këtij neni dënimi varion me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga katër deri në gjashtë milionë lekë, sipas 27

28 paragrafit të tretë ky dënim varion me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë gjashtë milion deri në tetë milion lekë, sipas paragrafit të katër dënimi është jo më pak se njëzet vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe me gjobë shtatë milionë deri dhjetë milionë lekë, ndërsa paragrafi i fundit i kësaj dispozite parashikon se masa e dënimit me burgim dhe me gjobë, shtohet me ¼ kur vepra kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik. Me qëllim për të mbrojtur moralin dhe dinjitetin por dhe lirinë dhe të drejtat e grave dhe të vajzave në Kodin Penal është parashikuar si dispozitë e veçantë Trafikimi i femrave për prostitucion 18. Sipas paragrafit, po të kësaj dispozite kjo vepër penale dënohet nga 7-15 vjet burg. Duke e bërë të cilësuar këtë vepër në paragrafin e dytë për shkak të kryerjes në bashkëpunim, më shumë se njëherë e shoqëruar me dhunë ose pasoja për shëndetin, ligjvënësi ka parashikuar një mase dënimi jo më pak se 15 vjet, dhe kur ka sjellë pasojë vdekje me burgim të përjetshëm. Kodi Penal parashikon veprën penale të Shfrytëzimit të prostitucionit neni 114, sipas të cilës kuptojmë shtytjen, ndërmjetësimin e femrave për të prostituuar dhe marrjen e shpërblimit prej tyre për shkak të këtij aktiviteti. Ndërsa Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese 19 neni 114/a nënkupton mashtrimin, dhunën fizike e psikike, pamundësinë për t u mbrojtur ose ndodhjen e tyre jashtë territorit të Shqipërisë, elemente të cilat e bëjnë veprën penale të cilësuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pyetja që shtrohet është se- A konkurrojnë veprat penale Trafikimi i femrave dhe Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese me njëra-tjetrën, dhe se autorët e tyre a duhet të përgjigjen për të dy veprat penale?. Kësaj pyetje duhet t i japim përgjigje nëpërmjet interpretimit juridik të dy dispozitave 114/b dhe 114/a të Kodit Penal. Sqarimi i këtij momenti përbën një çështje të rëndësishme për faktin se shumica e subjekteve të veprës penale krahas Trafikimit të femrave jashtë shtetit, bëjnë edhe shfrytëzimin e saj si prostitutë, vetëm ose bashkëpunim me persona të tjerë, çka përbën edhe qëllimin e trafikimit të saj, duke e realizuar fizikisht apo materialisht këtë qëllim. Në këtë rast nga ana formale juridike jemi para dy veprave penale të veçanta: para veprës penale të Trafikimit të femrave, të parashikuar nga neni 114/b të Kodit Penal, dhe para veprës penale të Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, të parashikuar nga neni 114/a i Kodit Penal. Duke qenë para dy veprave penale të kryera plotësisht, kjo për faktin se vepra penale e Trafikimit të femrave, konsiderohet e kryer vetëm me provimin e tre elementëve të saj, pa qenë e nevojshme që të realizohet konkretisht shfrytëzimi i të dëmtuarit/ës, do të duhet të pranojmë se në këtë rast duhet të kemi konkurrim të veprave penale, pra 18 Ndryshuar me Ligjin nr. 9188, datë , Neni 114/b i Kodit Penal Trafikimi i femrave për prostitucion, nënkupton rekrutirnin, transportimin, transferirnin, fshehjen ose pritjen e personave nëpërmjet kërcënimit, përdorimit të forcës ose formave të tjera të shtrëngimit, mashtrimit, marrjes me forcë, dredhi apo abuzim të pushtetit ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që kkontrollon një person tjetër për qëllime shfrytëzimi (shfrytëzimi përfshin atë për prostitucion, punën apo shërbime të tjera të detyruara, praktika të ngjashme me skllavërim). 19 Neni 114/a i Kodit Penal 28

29 subjekti i veprës penale do të përgjigjet njëkohësisht edhe për veprën penale të Trafikimit të femrave, të parashikuar nga neni 114/b të Kodit Penal, edhe për veprën penale të Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, të parashikuar nga neni 114/a i Kodit Penal. Megjithatë, duhet pranuar se praktika gjyqësore ka mbajtur një qëndrim tjetër, duke lënë të kuptohet në mënyrë të heshtur se në këtë rast vepra penale e Trafikimit të femrave të parashikuar nga neni 114/b të Kodit Penal, e thith veprën penale të Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, të parashikuar nga neni 114/a i Kodit Penal dhe ndërmjet këtyre dy veprave nuk ka konkurrim, kësisoj vepra e parë si vepër më e rëndë, e thith veprën e dytë si vepër më e lehtë. Prandaj për të shmangur këtë interpretim jo të drejtë te këtyre veprave është kërkuar një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë. Ndryshe nga shfrytëzimi sipas neneve 114 dhe 114/a të K.Penal, ku bëhet fjalë vetëm për shfrytëzim të prostitucionit, shfrytëzimi i femrave sipas nenit 114/b nuk është detyrimisht vetëm seksual, por mund të jetë një game më të gjerë si shfrytëzim i punës, skllavërim i këtyre femrave e deri në përdorimin e tyre për marrjen e organeve të trupit. Tri janë veprimet e anës objektive me të cilën konsumohet vepra penale e shfrytëzimit të prostitucionit: shtytja, ndërmjetësimi, marrja shpërblim për ushtrim prostitucioni, por nga ana tjetër këto veprime në raste të ndryshme janë elementë të anës objektive me të cilët konsumohet vepra penale e trafikimit të femrave. Pra në raste të caktuara veprimet e anës objektive të veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit, mund të jenë pjesë përbërëse e anës objektive të trafikimit të femrave. Ndërsa të shfrytëzuar për prostitucion mund të jenë jo vetëm femrat, por teorikisht edhe meshkujt, në veprën penale të parashikuar nga neni 114/b i Kodit Penal, të dëmtuara janë femrat. Në rrethana cilësuese vepra penale e shfrytëzimit të prostitucionit parashikohet në nenin 114/a të Kodit Penal, ku veç femrave viktima mund të jenë edhe të miturit, personat me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie apo krushqie, kujdestarie apo duke përfituar nga raportet zyrtare, me mashtrim, shtrëngim, dhune, të paaftë fizikisht apo mendërisht. Një tjetër rrethane që e bën të cilësuar shfrytëzimin e prostitucionit, është kur personi shtyhet apo shtrëngohet për të ushtruar prostitucionin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. 2.1 Dallimi midis shfrytëzimit të viktimave të trafikimit nga përfitimi i shërbimit seksual të ofruar nga personat e trafikuar Pyetja hipotetike që ka lindur gjatë diskutimeve mes aktorëve të ndryshëm në fushën e drejtësisë në lidhje me nenin 110/b të kodit penal 20 : A mund që personi i tretë (klienti), i cili përfiton apo përdor shërbimet e ofruara nga personat e trafikuar të marrë statusin e trafikantit apo shfrytëzuesit? 20 Neni 110/b i kodit penal: Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar, apo i shërbimeve që janë objekt i shfrytëzimit nga trafikimi, duke pasur dijeni që personi është i trafikuar, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj një fëmije dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. 29

30 Duke u bazuar në analizën juridike-penale të nenit 110/b Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar, mendojmë se subjekti i kësaj vepre penale ose personi i tretë (klienti) i cili përfiton ose përdor shërbimet e ofruara nga personat e trafikuar, duhet të marrë patjetër statusin e Përfituesit (përfituesit e kundërligjshëm) dhe jo të Trafikantit apo Shfrytëzuesit, sepse duke marrë parasysh vetëm emërtimin e kësaj dispozite kuptojmë se ligjvënësi në këtë rast ka si qëllim të ndëshkojë penalisht personin që përfiton dhe jo atë që trafikon dhe shfrytëzon në kontekstin e veprës penale të trafikimit të personave. Në rastin e trafikimit të personave, shfrytëzimi realizohet nëpërmjet dhunës psikike ose fizike apo veprimeve të tjera me natyrë shtrënguese, ndërsa në lidhje me përfitimin apo përdorimin e shërbimeve të ofruara nga personat e trafikuar, ligjvënësi nënkupton një marrëveshje të heshtur midis personit që përfiton (klientit) dhe personit të trafikuar që ofron këto shërbime. Në këtë rast është trafikanti ai që ofron këtë garanci në lidhje me këtë marrëveshje të heshtur tek personi i tretë (klienti) në raport me personin e trafikuar. Sipas përmbajtjes së kësaj dispozite, mendojmë se ligjvënësi ka dashur që statusin e shfrytëzuesit t ia/t ua jap personit/personave që kanë rekrutuar, transportuar, transferuar, fshehur, pritur e më pas shfrytëzuar personin e trafikuar. Trafikanti është ai i cili i kryen të gjitha këto veprime dhe më pas e shfrytëzon viktimën e trafikimit duke e detyruar të ofroj shërbime tek personi i tretë, ku ky i fundit është në dijeni të këtij fakti. Trafikimi si vepër penale është realizuar nga dikush tjetër, ndërsa personi i tretë (klienti) përfiton nga kjo veprimtari e paligjshme. Duke iu referuar Fjalorit të Gjuhës Shqipe 21, konstatojmë se fjalën Përfitim e shpjegon në dy kuptime: Së pari: në kuptimin pozitiv të saj. Përfitoj nga përvoja e të përparuarve, etj. Së dyti: në kuptimin negativ. Me fjalën përfitim do të kuptojmë: shfrytëzoj rastin për të bërë diçka; keq. E shfrytëzoj diçka në mënyrë të padrejtë për të nxjerrë fitime vetjake. Ndërsa fjala shfrytëzim do të thotë: nxjerr fitime duke përvetësuar frytet e punës së të tjerëve, përfitoj nga një rrethanë a mundësi e caktuar. Duke u bazuar në shpjegimin gjuhësor të fjalëve Shfrytëzim dhe Përfitim, kuptojmë se në thelb këto dy fjalë janë sinonime të njëra tjetrës. Megjithatë, duke u bazuar në shpjegimin dhe interpretimin që u bënë fjalori i gjuhës shqipe fjalëve të cituara më sipër, mendojmë se personi i tretë (klienti) pavarësisht se përfiton ose përdor shërbimet e ofruara nga personat e trafikuar pa u përfshirë në trafikimin e tyre, por në thelb shfrytëzon rastin që këto persona janë të trafikuar dhe shijon shërbimet e ofruara nga këta të fundit, për pasojë kryen veprime të kundërligjshme, të cilat janë administrativisht dhe penalisht të ndëshkueshme. 21 Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe. Akademia e Shkencave e RSH. Ribotimi i TOENA, Viti

31 Pra, në këtë rast personi i tretë (klienti), shfrytëzon personat e trafikuar sepse nxjerr fitime (fitimet janë të larmishme) duke përvetësuar frytet e punës së tyre në kundërshtim me ligjin. Përfundimisht, duke u bazuar në ligjin material penal shqiptar dhe në Konventën e Këshillit të Europës Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore 22, mendojmë se personi/personat që ka/kanë kryer veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore do të marrin statusin e trafikantit dhe shfrytëzuesit, ndërsa personi i tretë (klienti), i cili përfiton ose përdor shërbimet e ofruara nga personat e trafikuar (viktimat e trafikimit) do të marrë statusin e përfituesit. Në lidhje me nenin 110/c Veprimet që lehtësojnë trafikimin të kodit penal 23, mendojmë se formulimi i kësaj dispozite do të krijoj probleme në lidhje me zbatimin e saj në praktikë në raport me ligjin material penal për arsye se: Së pari: subjekti i kësaj vepre penale, a do të akuzohet dhe deklarohet fajtor për veprën penale Falsifikimi i dokumenteve të parashikuar në nenin 186 të kodit penal, e cila qëndron më vete si vepër penale, apo për veprën penale Veprimet që lehtësojnë trafikimin? Duke u bazuar në përmbajtjen e nenit 110/c të kodit penal konstatojmë se në rast se një person falsifikon dokumente që kanë shërbyer për trafikimin e personave të rritur, por pa pasur dijeni për këtë fakt (d.m.th: personi i cili falsifikon dokumentin, nuk e di që ky dokument do të përdoret ose do të shërbej për trafikimin e personave të rritur) do të akuzohet, deklarohet fajtor dhe dënohet për veprën penale Veprimet që lehtësojnë trafikimin dhe jo për veprën penale Falsifikimi i dokumenteve. Si rrjedhojë, duke u bazuar në interpretimin e ligjit material penal lind pyetja logjike: Përderisa ligjvënësi ka parashikuar në përmbajtje të nenit 110/c kusht përjashtues për subjektin e kësaj vepre penale, i cili nuk duhet të ketë dijeni për qëllimin e përdorimit të dokumentit që ka falsifikuar se do të përdoret për trafikimin e personave të rritur, atëherë përse personi (subjekti i veprës penale) i cili ka falsifikuar dokumentin, sipas ligjvënësit shqiptar duhet të akuzohet, deklarohet fajtor dhe të dënohet për kryerjen e veprës penale Veprimet që lehtësojnë trafikimin dhe jo 22 Ligji nr.9642, datë , Për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore Neni 19: Kriminalizimi i përdorimit të shërbimeve të një viktime: Çdo Palë do të marrë në konsideratë masa legjislative dhe masa të tjera, sipas nevojës për të përcaktuar si vepra penale, sipas legjislacionit të saj të brendshëm, përdorimin e shërbimeve që janë objekt i shfrytëzimit, siç referohen në nenin 4 paragrafi a i kësaj Konvente, me dijeninë që personi është viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore. 23 Neni 110/c i kodit penal: Veprimet që lehtësojnë trafikimin : Falsifikimi, zotërimi ose sigurimi i dokumentit të identitetit, i pasaportave, i vizave ose i dokumenteve të tjera të udhëtimit apo mbajtja, heqja, fshehja, dëmtimi ose shkatërrimi i tyre, që kanë shërbyer për trafikimin e personave të rritur, por pa pasur dijeni për këtë fakt, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, apo është kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën, vizën apo dokumentin e udhëtimit, ose ka mundësuar trafikimin e fëmijëve, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet. 31

32 për veprën penale Falsifikimi i dokumenteve? Së dyti: A mund të ndodh që një vepër penale më e lehtë siç është Veprimet që lehtësojnë trafikimin (theksojmë se sipas ligjvënësit, subjekti i kësaj vepre penale nuk ka dhe nuk duhet të ketë dijeni se dokumenti i falsifikuar prej tij do të përdoret për trafikimin e të rriturve) të përthith një vepër penale më të rëndë siç është Falsifikimi i dokumenteve? Së treti: Fakti që neni 110/c Veprimet që lehtësojnë trafikimin është një dispozitë penale e re, e miratuar me ligjin nr. 144/2013 dhe nuk ka asnjë rast të zbatimit të saj në praktikë, ne mendojmë se nuk përjashtohet mundësia që nga gjykata të ndryshme të vendit të aplikohet instituti i konkurrimit midis kësaj vepre penale dhe Falsifikimi i dokumenteve gjatë zbatimit të saj në praktikë, për pasojë subjekti i veprës penale të akuzohet, deklarohet fajtor dhe të dënohet njëkohësisht për kryerjen e këtyre dy veprave penale të cituara më sipër. Së katërti: Ligjvënësi shqiptar parashikon se në rast se një person falsifikon dokumentin e identitetit, pasaportë, vizë ose dokumente të tjera të udhëtimit, por pa pasur dijeni që këto dokumente të ndryshme do të shërbejnë për trafikimin e personave të rritur, do të akuzohet për kryerjen e veprës penale Veprimet që lehtësojnë trafikimin të parashikuar në nenin 110/c të kodit penal, ndërkohë që këtë logjikë juridike-penale e konstatojmë edhe në komentarët e së drejtës penale ku komentojnë se në rastin e kryerjes së veprave penale: a) Falsifikimi i dokumenteve, b) Falsifikim i dokumenteve shëndetësor, c) Falsifikim i letërnjoftimeve apo vizave, ç) Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, etj, motivet dhe qëllimet nuk janë elementë të domosdoshëm të figurës së krimit. Ato mund të jenë të ndryshëm (interesi, qëllimi, fitimi personal etj), por nuk kanë ndonjë rëndësi për cilësimin juridik të krimit 24. Referuar sa më sipër, mendojmë se kur një person falsifikon dokumentet e ndryshme të cituara më sipër, por që nuk është në dijeni se këto dokumente do të shërbejnë për trafikimin e personave të rritur, duhet të akuzohet, deklarohet fajtor dhe të dënohet për një nga veprat penale të parashikuara në Seksionin e VIII Falsifikim i dokumenteve të Kreut III të kodit penal. Së pesti: Përveç veprimit të falsifikimit si element i anës objektive, edhe veprimet e tjera si elementë të anës objektive të veprës penale Veprimet që lehtësojnë trafikimin, si: zotërimi ose sigurimi i dokumentit të identitetit, i pasaportave, i vizave ose i dokumenteve të tjera të udhëtimit apo mbajtja, heqja, fshehja, dëmtimi ose shkatërrimi i tyre, që kanë shërbyer për trafikimin e personave të rritur, por pa pasur dijeni për këtë fakt, do të përbëjnë problem real për të dhënë zgjidhjen e duhur juridike-penale të rasteve të ndryshme që mund të ndodhin në praktikë në raport me këtë vepër penale. Këtë mendim e mbështesim në arsyen logjike se cilindo prej këtyre veprime që kryen subjekti i veprës penale, e kryen duke mos pasur dijeni se këto dokumente do të përdoren dhe do të shërbejnë për trafikimin e personave të rritur. Pra, ajo pjesë e anës subjektive (momenti intelektual) të kësaj vepre penale që mund 24 Prof. Dr. Ismet Elezi E drejta penale (Pjesa e Posaçme), viti 2009, fq. 319, 323, , 328,

33 të ketë lidhje me trafikimin e personave të rritur, në këtë rast është e vdekur ose nuk ekziston fare sepse është vetë ligjvënësi që e kërkon domosdoshmërish plotësimin e një kushti të tillë. Personi falsifikon, zotëron, siguron, mban, heq, fsheh, dëmton apo shkatërron një dokument identiteti, etj, sepse është i aftë për t i kryer këto veprime dhe paguhet për to, apo edhe për shumë arsye të tjera, pavarësisht se këto veprime janë të kundërligjshme, por nuk përjashtohet mundësia që mund të mos kryente asnjë nga këto veprime në qoftë se do të vihej në dijeni se këto dokumente do të shërbenin për trafikimin e personave të rritur. Për ta ilustruar mendojmë një rast hipotetik: Stjuardesa e një linje udhëtimi ajror zotëron për një interval kohor të caktuar dokumentet e udhëtimit të një pasagjeri, i cili realisht është në poçes e sipër të trafikimit të tij, por që stjuardesa nuk është në dijeni të faktit se këto dokumente udhëtimi që zotëron janë të falsifikuara dhe shërbejnë për trafikimin e këtij pasagjeri, për pasojë sipas nenit 110/c Veprimet që lehtësojnë trafikimin, stjuardesa duhet akuzuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Së fundi: Mendojmë se do të jetë më mirë dhe e Udhës që përmbajtja e nenit 110/c Veprimet që lehtësojnë trafikimin, të riformulohet në përputhje me nenin 20 të Konventës së Këshillit të Europës Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, i cili parashikon kryerjen e njërit apo të gjitha veprimeve të cituara më sipër si elementë të anës objektive, me synimin dhe qëllimin e mundësimit të trafikimit të qenieve njerëzore 25, për pasojë formulimi i përmbajtjes se nenit 110/c të kodit penal vjen në kundërshtim me konventën e cituar më sipër. 2.2 Ndryshimi i trafikimit të qenieve njerëzore nga kontrabandimi i personave Vepra penale e trafikimit të qenieve njerëzore nuk konkurron me veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, pavarësisht se nga ana formale kemi të bëjmë me dy vepra penale të ndryshme të parashikuara nga Kodi Penal 26. Vepra penale e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shërben apo është vepra penale mjet për realizimin e veprës penale qëllim, që është trafikimi i personave. Vetëm në rastin kur marrëdhënia midis personit që do të kalohet kontrabandë dhe kontrabandistit, përfundon pas kalimit të paligjshëm të kufirit, ky i fundit do të akuzohet për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Ndërsa në rastin kur kjo marrëdhënie vazhdon edhe pas kalimit të paligjshëm të kufirit, me qëllim shfrytëzimit e mëtejshëm (prostitucion, punë të detyruar, lypje, etj.) të personit që është kaluar kontrabandë nga ana e kontrabandistit, atëherë ky i fundit do të akuzohet për veprën penale të trafikimit të personave, pavarësisht se në fillim ka ndihmuar në kalimin e paligjshem të emigrantit, por qëllimi i tij i vërtetë 25 Ligji nr.9642, datë , Për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore Neni 20: Kriminalizimi i akteve në lidhje me dokumentet e udhëtimit ose identitetit Çdo Palë do të miratojë masa legjislative dhe masa të tjera sipas nevojës për të përcaktuar si vepra penale sjelljet e mëposhtme, kur kryhen qëllimisht dhe me synim mundësimin e trafikimit të qenieve njerëzore: a) falsifikimi i dokumentit të udhëtimit ose identitetit; b) marrjen në zotërim ose sigurimin e këtij dokumenti; dhe c) mbajtjen, heqjen, fshehjen, dëmtimin ose shkatërrimin e dokumentit të udhëtimit apo identitetit të një personi tjetër. 26 Neni 298 i ndryshuar i KP Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve. 33

34 ka qënë shfrytëzimi i emigrantit pas kalimit të paligjshëm të kufirit kundër dëshirës dhe vullnetit të tij të lirë. Vepra penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit edhe kur bëhet me qëllim fitimi ajo drejtohet kundër kufijve shtetërore dhe regjimit të rregullt ligjor të tyre. Ndërsa në rastin e trafikimit të njerëzve vepra penale drejtohet kundër personalitetit, lirisë dhe të drejtave të personit. Trafikimi i njerëzve ndryshe nga dhënia ndihmë për kalim të kufirit mund të kryhet si brenda shtetit ashtu dhe nga një shtet në tjetrin. Dallimi midis këtyre veprave penale ka rëndësi të madhe si teorike dhe praktike. Konventa e OKB mbi Krimin e Organizuar Transnacional dhe dy protokollet e saj shtesë mbi migrantët dhe trafikimin e qenieve njerëzore vendosën për herë të parë një dallim të qartë midis dukurive të trafikimit, në njërën anë, dhe kalimit kontrabandë të migrantëve nga ana tjetër. Pa dyshim, si kontrabandimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore përfaqësojnë një formë migrimi të parregullt. Kalimi kontrabandë i personave përbën vepër penale sepse shkelen ligjet dhe rregullat e imigrimit, ndërsa në rastin e trafikimit të njerëzve, vetë personat vuajnë shkeljet e të drejtave të tyre dhe i nënshtrohen llojeve të ndryshme të shfrytëzimit. Në bazë të Protokollit të OKB kundër Kalimit Kontrabandë të Migrantëve me anë të Tokës, Ajrit dhe Detit, kalimi kontrabande i migranteve përkufizohet si: "Kalimi kontrabandë i migrantëve" do të thotë: Përfitimi, në mënyrë të drejtpërdrejt ose indirekt, i të mirave materiale ose financiare nga hyrja e paligjshme e një personi në një shtet ku personi në fjalë nuk është shtetas ose rezident i përhershëm". Në rastin e kontrabandimit, është migranti i ardhshëm ai që kontakton i pari trafikuesin, i cili, pas marrjes së një parapagimi, (në pjesën më të madhe të rasteve) e ndihmon migrantin të hyjë në mënyrë të paligjshme në vendin që ai ka dëshirë të shkojë. Termi kontrabandim në anglisht ("smuggling") do të thotë një procedurë importi dhe eksporti që është e ndaluar - e paligjshme. Në bazë të kësaj, kontrabandimi i qenieve njerëzore do të thotë transportim i paligjshëm i qenieve njerëzore nga vendi i origjinës tek vendi pritës (importi). Kalim kufiri në mospërputhje me kërkesat e nevojshme për një hyrje të ligjshme në shtetin pritës, d.m.th. kalimi kontrabandë i njerëzve përbën një kalim të paligjshëm të kufirit dhe, për këtë arsye, përbën një shkelje të integritetit të shtetit. Kalimi kontrabandë është një krim kundër shtetit. Në kontrast me këtë, trafikimi i qenieve njerëzore është një dhunim i të drejtave të individit dhe viktima të krimit bëhen vetë personat e trafikuar. Megjithëse ka shumë komponentë të ngjashëm midis këtyre dy lloj krimesh, përsëri ka disa ndryshime të rëndësishme: Në rastin e trafikimit, migrantët rekrutohen me dhunë, nën presionin e frikës, mashtrimit ose gënjeshtrës për të kënaqur kërkesën e tregut në vendin pritës. Marrëdhënia midis shfrytëzuesit dhe viktimave të shfrytëzuara është e gjate dhe vazhdon përtej momentit të kalimit të kufirit. Ajo karakterizohet nga format e shfrytëzimit të shërbimeve seksuale ose të punës së detyruar, mohimin e dinjitetit dhe humbjen e lirisë së migrantit. 34

35 Kontrabandistët, zakonisht, nuk kanë nevojë që të kenë një proces rekrutimi. Janë individët ata që kërkojnë të migrojnë në mënyrë të paligjshme dhe marrin nismën për t'i kontaktuar, në të kundërt, trafikantët përdorin një sërë strategjish rekrutimi, duke filluar që nga kontaktet personale, deri tek fushatat nëpër media që ofrojnë mundësi punësimi jashtë vendit, etj. Tipari më i dallueshëm që i diferencon të dyja është: prania te trafikimi e marrëdhënies pas kalimit të paligjshëm të kufirit, e cila shndërrohet në një marrëdhënie shfrytëzimi midis trafikuesit dhe viktimës, të bazuar mbi elementë të detyrimit me forcë. Kontrabandimi nuk cenon vullnetin e të dëmtuarit, ndërsa në trafikim ky vullnet është i cenuar. Trafikimi nënkupton viktimë ; kontrabandimi jo. Në trafikim krijohen marrëdhënie shfrytëzimi ose synohen ato të cilat dallohen nga vazhdimësia, ndërsa në kontrabandim nuk krijohen të tilla marrëdhënie dhe marrëdhëniet emigrantkontrabandist ndërpriten në momentin që është realizuar kalimi i kufirit. Ndryshe nga trafikimi, në kontrabandim është emigranti që kërkon shërbimin e kontrabandistit, kur në trafikim është trafikanti që nëpërmjet detyrimit apo shtrembërimit të vullnetit realizon migrimin. Viktima nuk mund të zgjedhë. Kontrabandimi ka si qëllim lëvizjen e personave për kalimin e kufirit, trafikimi ka si synim vendosjen e viktimës në një ambient të huaj me pamundësi mbrojtje. Në trafikim kemi shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Kontrabanda kërkon që kalimi i kufirit të jetë doemos i paligjshëm në trafikim jo domosdoshmëri, në trafikim, viktima nuk është e ndërgjegjshme për atë që e pret. Kontrabandimi lehtësisht mund të transformohet në trafikim. Praktikisht, kontrabandimi i femrave dhe fëmijëve duhet trajtuar si trafikim, për shkak të mundësisë për abuzim e shfrytëzim të tyre 27. Rëndësia e dallimit të koncepteve lidhet me mënyrën e trajtimit të personave (marrjen në mbrojtje, programet e ri-integrimit, mosdepërtimin, trajtimin social etj). Kalimi kontrabandë i migrantëve, ndërsa kryhet shpesh në kushte të rrezikshme ose degraduese, nënkupton individë që kanë pranuar të kalohen kontrabandë dhe që respektojnë marrëveshjen e bërë në fillim. Trafikimi i viktimave, nga ana tjetër, asnjëherë nuk është pranuar si i tillë, ose, edhe nëse pranohet nga viktima fillimisht, ky pranim nuk ka më rëndësi për faktin e përdorimit të veprimeve detyruese, mashtruese apo abuzive nga ana e trafikanteve (d,m,th, viktimat kanë pranuar të bëjnë diçka të ndryshme nga ajo që detyrohen të bëjnë). Transnacionaliteti: kontrabandimi është gjithmonë ndërnacional, ndërsa trafikimi mund të mos jetë i tillë. Trafikimi realizohet në një vend të ndryshëm, ose dhe në vendin e origjinës së viktimës. Është shumë e rëndësishme që të bëhet ky dallim midis trafikimit human dhe kontrabandimit të personave, pasi kujdesi dhe mbështetja e viktimave të trafikuara varet nga aftësia e ligjvënësve për të bërë dallimin midis të dyjave. Në rast se punonjësit e ngarkuar nuk do të arrijnë të bëjnë këtë dallim, atëherë viktimat e trafikuara, që mund t u jenë nënshtruar dhunimeve serioze të të drejtave të njeriut dhe abuzimeve të rënda seksuale apo fizike, të ngatërrohen me migrantët e paligjshëm ekonomikë dhe të dëbohen në grup, ose në mostrajtimin e personave të trafikuar 27 Koça, Arqile. Trafikimi i qenieve njerëzore. Këndvështrimi juridik. Shkolla e Magjistraturës.Shkurt

36 (marrjen në mbrojtje, programet e ri-integrimit, mosdepërtimin, trajtimin social etj). siç po ndodh edhe sot. Tipari më i dallueshëm që i diferencon të dyja është: prania te trafikimi e marrëdhënies pas kalimit të paligjshëm të kufirit, e cila shndërrohet në një marrëdhënie shfrytëzimi midis trafikuesit dhe viktimës, të bazuar mbi elemente te detyrimit me forcë. Në mënyrë me sintetike dallimet kryesore mes kontrabandimit dhe trafikimit janë: - Kontrabandimi vepër penale kundër rendit publik e kufijve; trafikimi vepër penale kundër personit e dinjitetit. - Kontrabandimi nënkupton kalimin e kufirit;- trafikimi mund të kryhet dhe pa kaluar kufirin. - Kontrabandimi nuk cenon vullnetin e të dëmtuarit;-në trafikim ky vullnet është i cenuar. - Trafikimi nënkupton viktimë ;-kontrabandimi, jo. - Në trafikim krijohen marrëdhënie shfrytëzimi ose synohen ato, të cilat dallohen nga vazhdimësia;-në kontrabandim nuk krijohen të tilla marrëdhënie dhe marrëdhëniet emigrant-kontrabandist ndërpriten në momentin që është realizuar kalimi i kufirit apo dorëzimi i përfitimit. - Në kontrabandim është emigranti ai që kërkon shërbimin e kontrabandistit ndërsanë trafikim është trafikanti ai që nëpërmjet detyrimit apo shtrembërimit të vullnetit realizon migrimin. Viktima nuk mund të zgjedhë. - Qëllimi i lëvizjes në kontrabandë është kalimi i kufirit në trafikim është vendosja e viktimës në një ambient të huaj me pamundësi mbrojtjeje. - Në trafikim kemi shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, - në kontrabandë nuk kemi një gjë të tillë. - Kontrabanda kërkon që kalimi i kufirit të jetë doemos i paligjshëm;-në trafikim kjo nuk është domosdoshmëri. - Në trafikim, viktima nuk është e ndërgjegjshme për atë që e pret pas kalimit të kufirit (shfrytëzimin). 3. Faktorët nxitës të trafikimit të qenieve njerëzore Sipas qasjes strategjike të BE-së, trafikimi i qenieve njerëzore është një fenomen gjerësisht kompleks transnacional i shkaktuar nga varfëria, mungesa e kulturës demokratike, pabarazia gjinore dhe dhuna kundër grave, konflikti dhe situatat postkonfliktuale, mungesa e integrimit social, mundësisë dhe punësimit, qasjes në arsim, të punës së fëmijëve dhe diskriminimit. 28 Faktorët të tjerë tërheqës të trafikimit të qenieve njerëzore përfshijnë një industri të seksit që është në lulëzim dhe kërkesat për shërbimet seksuale, si dhe të kërkesës globale për fuqi të lirë punëtore dhe të produkteve. Nëpërmjet qasjes kriminologjike, juridike dhe studimeve të ndryshme empirike të këtij fenomeni kriminal kompleks rezulton se shkaqet kryesore të trafikimit të 28 "Strategjia e BE-së në drejtim të çrrënjosjes së Trafikimit të qenieve njerëzore ", qershor 2012, fq.3 36

37 personave në Shqipëri lidhen, më së tepërmi me faktorë objektivë e subjektivë dhe me rrethana specifike, të cilat kanë ndikimin e tyre në përhapjen dhe parandalimin e kësaj veprimtarie, si shfaqje tipike e krimit të organizuar. Në mënyrë të veçantë shkaqet kryesore objektive të trafikimit të njerëzve në Shqipëri, i referohen në radhë të parë faktorëve politikë dhe social-ekonomikë. Ndryshimet politike që ndodhën pas vitit 1990, me hapjen e Shqipërisë me botën dhe heqjen e barrierave politike, ekonomike dhe natyrore me vendet fqinje, u pasuan me eksode të fuqishme të popullsisë drejt perëndimit gjatë të cilave emigruan mijëra burra, gra dhe fëmijë pa patur asnjë mbështetje jetese atje. Shumë prej emigrantëve ranë preh e rrjeteve të krimit të organizuar në ato vende. Pas ndaljes së valëve të eksodit, me forcimin e masave për kontrollin e kufirit, grupet kriminale filluan të përdornin forma të rafinuara të trafikimit të qenieve njerëzore drejt perëndimit. Pozicioni i favorshëm gjeografik është një faktor tjetër përcaktues. Shqipëria shtrihet në juglindje të Evropës dhe është porta më e afërt midis Lindjes dhe Perëndimit. Ky pozicion paraqet interes për rrjetet ndërkombëtare të trafiqeve, i cili është shfrytëzuar dhe po shfrytëzohet ende edhe për kalimin e shtetasve turq me kombësi kurde nga ato kineze, rumune, moldave etj. Qenia në kufij gjeografikë dhe distancë më të shkurtër me vendet e destinacionit lehtëson së tepërmi trafikantët dhe grupet kriminale në aktivitetin e tyre. Favorizuar kjo edhe nga korrupsioni i autoriteteve të kontrollit të kufirit, shton mundësitë reale të trafikimit. Kjo vërtetohet edhe nga fakti qe pas marrjes së masave për kontroll më të mirë të kufijve detarë, linjat e trafikut u orientuan drejt të ashtuquajturit kufi të gjelbër. Mungesa e kuadrit ligjor dhe përvojës së strukturave shtetërore në luftën kundër trafikimit njerëzor. Deri në vitin 1995 mungonte legjislacioni për dënimin e trafikimit te qenieve njerëzore, por edhe kur hyri në fuqi Kodi i ri Penal, nuk u parashikua trafikimi si figurë e veçantë e veprës penale. Vetëm në Janar të vitit 2001, u miratua ligji për disa shtesa e ndryshime në Kodin Penal, i cili përcakton si vepra penale të rënda e të veçanta, trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e femrave për shfrytëzim për prostitucion si dhe trafikimin e fëmijëve për qëllime përfitimi e abuzimi kriminal. Kapacitetet e ulëta të organizatave të zbatimit të ligjit dhe mungesa e teknologjisë për kontrollin dhe vëzhgimin e kufijve, favorizoi trafikimin e personave përmes Shqipërisë. Kriza e zgjatur politike, sidomos pas falimentimit të firmave rentiere 1997, që u pasua nga anarkia, dhuna, rrëmbimi i vajzave dhe fëmijëve për qëllime shfrytëzimi për prostitucion, rriti flukset e trafikimit dhe tranzitimit të tyre drejt vendeve perëndimore. Kriza Ballkanike në vitet 1990 si rezultat i konflikteve të armatosura, rritjes së nacionalizmit ekstrem, etnik, paragjykimet racore dhe ksenofobisë, të cilat manifestohen në rritjen e urrejtjes dhe përdorimit të dhunës, dhe si pasojë kanë prodhuar shumë viktima të trafikimit të personave. Nga ana tjetër edhe konfliktet në Lindjen e Mesme si; Afganistan, Irak, Siri dhe së fundi aktet terroriste të ISIS ndaj popullsisë shite dhe asaj të krishtere, kanë ndikuar 37

38 në rritjen e flukseve të imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të personave nga këto vende përmes Shqipërisë me destinacion drejtë Europës Perëndimore. Duke analizuar shkaqet e tjera të përhapjes së fenomenit të trafikimit të njerëzve në vendin tonë, i ndajnë dy faktorët kryesorë: në faktorë shtytës, faktorë tërheqës. 1.Ndër faktorët shtytës renditim: a) Niveli i ulët arsimor, kulturor e ekonomik dhe niveli i lartë i papunësisë ndër femrat sidomos në zonat rurale, i bën gratë dhe vajzat me vulnerabël dhe të ekspozuara ndaj fenomenit te kriminalitetit, veçanërisht ndaj trafikimit. b) Diskriminimi gjinor dhe dhuna brenda familjes shqiptare në përgjithësi kane vene ne dilema te mëdha pozitën e gruas në shoqëri, gjë qe nga shumë studiues vlerësohet si një faktor tipik me ndikim për Shqipërinë por jo vetëm, kryesisht në trafikimin e femrave. c) Strukturat patriarkale që gjithandej mbajnë femrat në kushtet e nënshtrimit të gruas ndaj burrit, mohimi nga familja i rolit dhe pozitës ne familje, mosnjohja prej tyre e të drejtave të veta, pabarazia ekonomike e sociale d) Mungesa e informacionit tek masa e nxënësve, te vajzat e gratë, tek prindërit dhe publiku i gjere, e njohurive mbi trafikimin për qëllime shfrytëzimi kriminal, si vepra specifike penale, duke u folur konkretisht për rreziqet dhe dëmet qe shkaktohen, etj. e) Tranzicioni i gjatë dhe i vështirë. Me kalimin e viteve është goditur mjaft rëndë shpresa e shqiptarëve për një zhvillim dhe prosperitet real. Anarkia në jetën shoqërore, informaliteti ekonomisë etj. f) Efektiviteti i pamjaftueshëm i masave të shtetit për të goditur krimin krijojnë lehtësi për autorët dhe vështirësi për organet e drejtësisë në grumbullimin e provave dhe të përfitimeve kriminale. g) Mungesa e besimit për shkak të korrupsionit. Në mjaft procedime penale është konstatuar se trafikantët kanë korruptuar punonjës policie kryesisht të pikave të kalimit kufitar, si për t i lejuar të kalojnë viktimat, ashtu dhe me rastin e riatdhesimit të tyre duke i ricikluar ato. h) Regjimi tejet i ashpër e deri diskreditues në marrjen e vizave për jashtë dhe në përgjithësi politika te ngurta te migrimit që ndjekin vendet si Italia dhe Greqia etj, (Maria Grazia Giammarinaro, Trafficking in women and girls, thekson se...hapja e mundësive për migrim legal është një nga rrugët për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.) 2.Faktorët tërheqës: 1. Rrjedhojë e afërsisë gjeografike me dy prej vendeve të BE-së (Itali, Greqi, etj.,.), ka qënë vazhdimisht një fakt tërheqës me peshë të konsiderueshme për gjithë kategorinë e personave qe për arsye apo motive te ndryshme do të emigronin. 2. Ndikim të fuqishëm dhe rol të madh ka luajtur propaganda e njëanshme e emigrantëve gjatë kontakteve me miqtë e të afërmit, duke e lëvduar punën dhe jetën në vendet ku ishin stabilizuar dhe shmangur e mos folur për historitë e dhimbshme dhe vuajtjet. 3. Qëndrimi favorizues ndaj prostitucionit i vendeve anëtare të BE-së, është një tjetër rrethanë që, me heshtje tërheq dhe nxit njerëzit në nevojë të viktimizohen dhe të hyjnë në tregun e seksit. 38

39 4. Qëndrimi jo aktiv i shteteve të BE-së në lidhje me ndëshkimin e punës në të zezë. Në kushtet e çmimeve të larta, papunësisë dhe mungesës së punës në Shqipëri, largimi jashtë është gjetje shpëtimtare. 4. Instrumentet ndërkombëtare për trafikimin e qenieve njerëzore. Në të Drejtën Ndërkombëtare, tekstet juridike lidhur me ndalimin e trafikimit dhe skllavërimit të personave nuk kanë qenë të precizuara sa duhet për të luftuar në mënyrë efikase këto krime, nga pikëpamja ligjore. Përpjekjet nisën me miratimin e Rezolutës 53/111 të 9 Dhjetor 1998 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me krijimin e Komitetit Special, i cili shqyrtoi projekt instrumentet juridike ndërkombëtare kundër trafikimit dhe transportimit ilegal të migrantëve, dhe në sesionin 6 dhe 7, u aprovuan dispozitat kundër trafikimit të personave, në mënyrë të veçantë të femrave dhe fëmijëve. Vetëm më 15 Nëntor 2000, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi Konventën e OKB-së kundër kriminalitetit transnacional të organizuar dhe dy protokollet shtesë, e quajtur Konventa e Palermos. Në zbatim të detyrimeve të së Drejtës Ndërkombëtare dhe harmonizimit të legjislacionit kombëtar me standardet juridike ndërkombëtare, Shqipëria ka krijuar një kuadër të gjerë ligjor, në përputhje të plotë me konventat dhe aktet e tjera ndërkombëtare ku ajo ka aderuar dhe është palë. Në krahasim me disa vende, Shqipëria parashikon masa tepër të rrepta ndëshkimi për personat që kryejnë veprën penale të trafikimit të personave, që shkojnë deri në dënim kapital (burgim të përjetshëm), në rrethana rënduese. Republika e Shqipërisë ka aderuar dhe është palë në Konventën e OKB-së kundër Krimit të Organizuar Transnacional, si dhe dy Protokolleve të saj shtesë që në vitin 2002, dhe është ndër shtetet e para që ka zbatuar detyrimet që rrjedhin prej saj menjëherë pas nënshkrimit. Një ndër protokollet e Konventës kundër Krimit të Organizuar Transnacional është Protokolli Shtesë mbi Parandalimin, shtypjen, dhe ndëshkimin e trafikimit të personave, në mënyrë të veçantë të grave dhe fëmijëve i Konventës së OKB-së kundër Krimit të Organizuar Transnacional 29, ndryshe i njohur si Protokolli i Palermos 30. Në të, për herë të parë jepet përkufizimi i trafikimit të personave si krim dhe ky dokument shërben si model referues për hartimin e legjislacionit vendas në lidhje me trajtimin e çështjeve të trafikimit të personave 31. Në 29 Koça, Arqile. Trafikimi i qenieve njerëzore. Këndvështrimi juridik. 30 Ligji nr. 8920, datë , Fletore Zyrtare nr. 41, korrik Neni 3 i Konventës a) rekrutim, transportim, transferim, strehim apo pritje të personave, me anë kërcënimi apo përdori të forcës apo formave të tjera të detyrimit, të marrjes me forcë, të mashtrimit, të gënjeshtrës, të abuzimit me pushtetin ose të shfrytëzimit të një pozicioni delikat, apo të marrjes apo dhënies së pagesave apo përfitimeve të ndryshme, apo dhënies së pagesave apo përfitimeve të ndryshme për të arritur pranimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi. Shfrytëzimi duhet të përfshijë, si minimum, shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose të formave të tjera të detyrimit, të punës apo shërbimeve të detyruara, të skllavërisë apo praktikave të ngjashme me skllavërinë apo të heqjes së organeve ose shërbimet; Pëlqimi i një viktime të trafikimit për shfrytëzimin e shpjeguar më sipër do të jetë i pavlefshëm nëse është përdorur një nga mjetet e detyrimit të parashikuara më lart; 39

40 këtë drejtim, neni 110/a i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë është hartuar në përputhje të plotë me Protokollin e Palermos. Konventa + Protokoll, detyrojnë shtetet të marrin masa kundër krimit të organizuar, transnacional dhe të nxisin bashkëpunimin. Konventa e Palermos + Protokollet vendos minimumin bazë të standardeve me synim që masat e marra nga shtetet nënshkruese të sigurojnë efektivitetin e masave kolektive ndërkombëtare. Protokolli tjetër shtesë i po kësaj konvente, Protokolli kundër Kontrabandimit të Emigrantëve me Rrugë Tokësore, Ajrore dhe Detare, njohur ndryshe edhe si Protokolli i Emigrantëve, synon parandalimin dhe luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve, si dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në vazhdim të përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare, janë ratifikuar po ashtu, Vendimi Kuadër i Këshillit te BE mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore 2002, Direktiva e Këshillit të BE-së mbi Lejen e Qëndrimit per Rezidentet e Vendeve të Treta, të cilët janë Rezidentë Afat-gjatë 2003, Konventa Ndërkombëtare mbi Mbrojtjen e të Drejtave të të Gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të Tyre, 1990, Konventa mbi Format me të Këqija të punës së Fëmijës Konventa kundër dhunës së Detyruar 1957, Konventa mbi Punën e Detyruar 1930, Protokolli Opsional i Konventës së të Drejtave të Fëmijës në lidhje me Përfshirjen e Fëmijëve në Konflikt të Armatosur viti Një hap tjetër ndërkombëtar në drejtim të luftës kundër trafikimit të personave është edhe nënshkrimi dhe ratifikimi i Konventës së Këshillit të Europës Për Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, maj , risia e të cilës është përkufizimi i viktimës së trafikimit. Sipas kësaj konvente Viktimë do të nënkuptojë çdo person fizik që është objekt i trafikimit të qenieve njerëzore, siç përcaktohet në këtë nen 33. Shqipëria ka nënshkruar edhe akte të tjera ndërkombëtare si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dhjetor 1948, dokumenti themeltar për hartimin e legjislacioneve nga shtetet, i bazuar në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës, dokumenti themeltar për ngritjen e konceptit të mbrojtjes së fëmijëve. Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, e cila dënon format më të shëmtuara të shfrytëzimit dhe degradimit të qenies njerëzore, dhe Protokolli shtesë i Konventës për të drejtat e c)rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi apo pritja e një fëmije për qëllime shfrytëzimi do të konsiderohet "trafikim i njerëzve" edhe nëse nuk përdoret asnjë nga mjetet e përcaktuara në pikën (a); d)"fëmijë"do të thotë çdo person nën 18 vjeç. 32 Ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin nr. 9642, datë Për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës Për masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Fletorja Zyrtare nr. 132, Neni 4/e i Ligj Nr. 9642, datë Për Ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës Për Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Fletorja Zyrtare nr. 132,

41 fëmijës për shitjen e fëmijës, prostitucionin e fëmijës dhe pornografinë e fëmijës, i cili ndalon dhe dënon shitjen e fëmijës, prostituimin dhe pornografinë me të mitur 34. Është me rëndësi të nënvizohet fakti që normat e parashikuara në traktatet ndërkombëtare janë detyruese për shtetet palë që i kanë ratifikuar. 5. Legjislacioni i vendit tonë lidhur me veprat penale të trafikimit të personave, ecuritë e tij. Legjislacioni Shqiptar në politikën për goditjen e Trafikimit të Qenieve Njerëzore është frymëzuar nga legjislacioni ndërkombëtar në këtë fushë para vitit Kuadri juridik kombëtar për veprën penale të trafikimit të personave përbëhet nga Kushtetuta, legjislacioni penal dhe procedural penal. (I) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë Megjithëse Kushtetuta e Shqipërisë nuk shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë për luftën kundër trafikimit të personave, por në mënyrë implicite, në Pjesën e Dytë, Kapitulli II Të Drejtat dhe Liritë Personale, si dhe në Nenin 3, thuhet: dinjiteti i një njeriu, të drejtat dhe liritë janë themeli i këtij vendi, që ka detyrimin për t i respektuar dhe mbrojtur ato sigurohet dinjiteti, të drejtat dhe liritë e çdo shtetasi shqiptar. Neni 26 i Kushtetutës, thotë: Askush nuk duhet të kërkohet të kryejë punë të detyruar, përveçse në rastet e ekzekutimit të një vendimi gjyqësor, kryerjes së shërbimit ushtarak, apo për një shërbim që rrjedh nga një gjendje lufte, nga një gjendje e jashtëzakonshme, ose nga një fatkeqësi natyrore që kërcënon jetën ose shëndetin e njeriut. (II) Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale Trafikimi i personave duke qenë një vepër e re penale nuk ka qenë parashikuar në Kodin Penal të vitit Ndëshkimi i këtij fenomeni bëhej përmes tri dispozitave më të afërta për veprat penale: Favorizimi i prostitucionit, që parashikon: Shtytja, ndërmjetësimi ose marrja shpërblim për ushtrimin e prostitucionit - gjobë ose burgim deri pesë vjet; dhe nëse kjo vepër kur kryhet ndaj një të miture ose me anë të përdorimit të dhunës- burgim nga pesë në dhjetë vjet burgim 35. Dispozita 115 Mbajtja, shfrytëzimi, financimi, dhënia me qira e lokaleve për ushtrim të prostitucionit që dënohet me gjobë ose burgim deri në 10 vjet, dhe nenet 297 Kalimi i paligjshëm i kufirit, si dhe neni 298 Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Por ky ligj e vështirësonte goditjen e këtij krimi të ri. Ndryshimet e mëvonshme në Kodin Penal 36, në nenin 114 i K.P Shfrytëzimi i prostitucionit parashikonin 10 vjet burgim e konfiskim të përfitimeve prej veprave penale, ato në nenin 114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, parashikonin një dënim me 15 vjet burgim e konfiskim të përfitimeve, dhe ato në nenin 114/b Shfrytëzimi i prostitucionit nga organizata kriminale me 20 vjet 34 Ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin Nr. 9834, datë Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin Opsional të Konventës së OKB-së Për të Drejtat e Fëmijëve, për Shitjen e Fëmijëve, Prostitucionin dhe Pornografinë me Fëmijë. 35 Neni 114 i Kodit Penal Ligji nr viti 1996 Për disa ndryshime në K.Penal 41

42 burgim dhe konfiskim të përfitimeve nga vepra penale. Po ashtu disa ndryshime u bënë në nenin 115 Ndërmjetësimi dhe në nenin 116 Mbajtja e lokaleve për prostitucion, që parashikonin respektivisht 5 dhe 7 vjet secili. Por, duke qenë se ndryshimet ligjin 8175 të vitit 1996 në Kodin Penal përcaktuan dënime fikse, ato u shpallen si antikushtetuese dhe u pezullua zbatimi i dispozitave. 37 Shfuqizohet tërësisht si ligj me ligjin nr dt Megjithatë këto ndryshime kanë vlera të mira teoriko-historike 38 në lidhje me evoluimin e koncepteve mbi trafikimin. Ato bëjnë përpjekje për një goditje në disa plane të shfrytëzimit të prostitucionit duke përdorur tre shkallë cilësimi të veprës penale 114, 114/a,114/b, bëjnë të dënueshme ndërmjetësimin, rritin hapësirat e goditjes së personave që mbajnë lokale për prostitucion, bëjnë përpjekje për goditjen e trafikimit me koncepte të shfrytëzimit të prostitucionit duke mbetur i kufizuar 39. Por nga ana tjetër nuk arrin të depërtojë në thelbin e konceptit të trafikimit duke reflektuar dhe kufizimet e legjislacionit ndërkombëtar. Nuk bën të dënueshëm forma të tjera të shfrytëzimit. Trafikimi i personave është parashikuar për herë të parë në Kodin Penal të Shqipërisë, nëpërmjet tri dispozitave të veçanta, me Ligjin Nr. 8733, viti 2001, Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 7895, datë , Kodi Penal i Shqipërisë, parashikoi tri figura të reja: Trafikimi i njerëzve, neni 110/a, Trafikimi i femrave për prostitucion, neni 114/b dhe Trafikimi i fëmijëve, neni 128/b. Këto dispozita vijnë si një reflektim i menjëhershëm i detyrimeve të marra nga nënshkrimi i Konventës së Palermos si dhe godasin drejtpërdrejt trafikimin e qenieve njerëzore. Ligj përveçse parashikon dispozita që penalizojnë trafikimin bën ndryshime dhe në pjesën e përgjithshme të K. Penal, bën dhe harmonizimin më mirë me Kushtetutën në fushën e të drejtave. Por dispozitat mbi trafikimin janë dispozita blanketë, ato të referojnë në definicionin e Konventës: Neni 114/b dhe neni 128/b janë forma të cilësuara të trafikimit të qenieve njerëzore; Neni 114/b cilësohet në dy momente; Gjininë e viktimës (femra) dhe lloji i shfrytëzimit në qëllimin e trafikimit (prostitucioni) dhe Neni 128/b cilësohet vetëm në moshën e viktimës së trafikut (nën 18 vjeç). Sipas këtyre dispozitave, sa herë që evidentohen elementë të trafikimit dhe i dëmtuari nuk është femër dhe nuk është i mitur, vepra do të kualifikohet sipas nenit 110/a të K.P. Sa herë që do të evidentohen elementet e trafikimit dhe i dëmtuari është femër por, qëllimi i trafikimit nuk është shfrytëzimi i prostitucionit, vepra do të kualifikohet sipas nenit 110/a të K.P. Sa herë që evidentohen elementet e trafikimit dhe i dëmtuari është i mitur, vepra do te kualifikohet sipas nenit 128/b. Për të harmonizuar dispozitën e trafikimit të personave plotësisht me Protokollin e Palermos 40, me Ligjin Nr. 9188, datë Për disa shtesa dhe ndryshime në 37 Vendimi nr.14 dt i Gjykatës Kushtetuese. 38 Koça, Arqile. Trafikimi i qenieve njerëzore. Këndvështrimi juridik 39 Futet koncepti i rekrutimit. i shtrëngimit për të ushtruar prostitucionit jashtë territorit, përdorimin e dhunës fizike a psikike për shfrytëzimin. 40 Ndryshimi është bërë në përputhje të plotë me Nenin 3 të Protokollit të Palermos viti 2000, 42

43 Ligjin Nr. 7895, datë Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë i ndryshuar, neni 110/a, u riformulua 41. Risia e këtyre ndryshimeve qëndron jo vetëm në shtimin e sanksioneve penale për këtë vepër deri në burgim të përjetshëm, por edhe në zgjerimin dhe përfshirjen shumë elementëve përbërës të trafikimit të personave, rrethanat cilësuese etj., sipas standardeve ndërkombëtare. (shif përkufizimin dhe komentet pika 2, kreu I). Me vendosjen e termit si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, implementon konceptin e interpretimit progresiv të së drejtës pozitive të trajtuar më lart; Ndryshimet ligjore të këtij viti zhvilluan dhe zgjeruan më tej konceptin ligjor të trafikimit duke e lidhur atë me shfrytëzimin e prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit. Gjithashtu u përcaktuan më qartë elementët dhe format e kryerjes së këtyre veprave penale. Duke marrë në konsideratë përkufizimin e ri ligjor, trafikimi i personave ka si elementë të tij kyç: Veprimi; Mënyrat dhe Qëllimi sipas renditjes në nenin 110/a të Kodit Penal apo Nenit 3 të Protokollit të Palermos. Po me këtë ligj janë ndryshuar edhe përmbajtja e neneve 114/b Trafikimi i femrave dhe 128/b Trafikimi i të miturve, duke u vendosur për secilin prej tyre po e njëjta përmbajtje si ajo e nenit 110/a me ndonjë ndryshim të vogël dhe po me ato masa dënimi. Neni 114/b dhe neni 128/b janë forma të cilësuara të trafikimit të qenieve njerëzore. Me ndryshimet e vitit 2004, vëmë re se në nenin 114/b cilësohet vetëm një moment: gjinina e viktimës (femra) dhe në këtë rast do të aplikohet po ky nen pavarësisht qëllimit të shfrytëzimit (zgjerohet gama e qëllimit te shfrytëzimit në raport me përkufizimin e vitit 2001). Neni 128/b cilëson vetëm moshën e viktimës së trafikut (nën 18 vjeç). Do të aplikohet neni 128/b i K.Penal sa herë që viktima është i mitur, pavarësisht gjinisë dhe pavarësisht qëllimit të shfrytëzimit. Sipas përkufizimit që neni 114/b i Kodit Penal, Trafikimit i femrave duhet thënë se kjo vepër penale është kombinim i tre elementeve bazë jo të veçuar nga njëri-tjetri, të cilët gjenden shprehimisht të treguara në përkufizimin e dispozitës, ku tre elementët janë veprimi, mjeti dhe qëllimi. Vepra penale e parashikuar nga neni 114/b thith veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Pra, atje ku sjellja e paligjshme e rekrutimit, transferimit, fshehjes ose pritjes së femrës me mjetet e treguara nga neni 114/b, është përmbushur me qëllim shfrytëzimin e femrës dhe po ashtu nga i njëjti subjekt kriminal edhe është shfrytëzuar për prostitucion, përveç aplikueshmërisë së normës së nenit 114/b, nuk ngrihet çështja e raporteve me rastin e shfrytëzimit, 41 Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të ngjashme të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose të shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim të transplatimit të organeve si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milion deri në pesë milion lekë. 43

44 duke u konsideruar shfrytëzimi i prostitucionit të femrës së rekrutuar, transferuar, fshehur ose pritur, si pjesë përbërëse e veprimeve të trafikimit 42. Risitë e ndryshimeve konsistojnë në atë se nuk është më dispozitë e bardhë pasi përshkruan në çdo nen kuptimin e trafikimit (i personave, femrave, fëmijëve). Në pjesën përshkruese të dispozitave përfshihet përkufizimi i dhënë nga Konventa duke bërë modifikimet në vartësi nga elementi cilësues. Neni 114/b përbën formë të cilësuar të trafikimit të personave duke u cilësuar vetëm në gjininë e viktimës duke hequr cilësimin e qëllimit për shfrytëzimin e prostitucionit. Me vendosjen e termit si dhe formave të tjera të shfrytëzimit implementon konceptin e interpretimit progresiv të së drejtës pozitive të trajtuar më lart. Përcakton detyrimin që përveç dënimit me burgim të jepet dhe gjobë duke synuar të godasë synimin e krimit (fitimet marramendëse). Shkëputet nga dënimi fiks (në kundërshtim me parimet) në rastet kur viktima ka pësuar vdekjen sikurse parashikohej. Bën të cilësuar në paragrafin e dytë çdo vepër për organizuesit, drejtuesit, financuesit e trafikimit. Bën të cilësuar në paragrafin e pestë kryerjen e veprës nga subjektet e posaçëm duke rritur masat e dënimit dhe gjobës me ¼ e dënimit të dhënë, duke synuar të godasë korruptimin e strukturave shtetërore. Ky nen nuk ndryshon sanksionet në llojin e dënimit me burgim përveç rastit kur viktima ka pësuar vdekjen që vendos si minimum 20 vjet burgim. Me Ligjin nr.9859 dt , u bë një shtesë duke përfshirë dhe shitjen. Këto ndryshime konsistojnë në mbrojtjen e të miturve nga keqtrajtimi fizik ose psikologjik i kryer nga persona që janë të detyruar të kujdesen për ta (neni 124/b), mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i tyre për prodhimin e materialeve pornografike (neni 117) dhe në nenin 128/b të Kodit Penal Trafikimi i të miturve, tek elementët e kësaj vepre shtohet edhe shitja. Me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, Ligji Nr. 144, datë , është zgjidhur çështja e trafikimit të brendshëm; mosdënimit të viktimave të trafikimit; dënimit të personave që përfitojnë nga shërbimet e viktimave të trafikimit; dënimit të veprimeve që lehtësojnë trafikimin; shkrirjes së dispozitave të shfrytëzimit për prostitucion dhe shfrytëzimit për prostitucion në rrethana rënduese 43. Ky ligj shfuqizoi nenin 114/a të Kodit Penal ku parashikohej Shfrytëzimi i Prostitucionit në rrethana rënduese, si dhe nenin 114/b, ku parashikohej Trafikimi i femrave. Këto ndryshime patën një ndikim pozitiv në punën hetimore te policisë, pasi tashmë në rast se do të ketë dyshime të bazuara se ndodhen përpara veprës penale të trafikimit, do t i referohen vetëm nenit 110/a të Kodit Penal, e për pasojë edhe referimi i veprës penale do të behet vetëm në Prokurorinë për Krime të Rënda. Vetë neni 114/a ishte një formë e trafikimit, por qëllimi i posaçëm i tij ishte prostitucioni, ndërsa në nenin 114/b, ligjvënësi kishte përcaktuar disa forma të shfrytëzimit të femrave, duke sjellë vështirësi në zbatimin e nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Gjithashtu në këtë ligj u përcaktua edhe trafikimi i personave 42 Dollani, Saida. Përkufizimi i krimit trafiku i femrave dhe format e ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, të shfaqura në praktikë. Shkolla e Magjistratures, Konkretisht janë ndryshuar dhe shtuar nenet 52/a; 110/a; 110/b; 110/c; 114 të KP. 44

45 brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke i dhënë fund kështu debateve për sa i përket aplikimit të kësaj dispozite në rastet e trafikimit të brendshëm. Risia e ndryshimeve në Kodin Penal qëndron në atë se ato sollën edhe forma të reja krimi që lidhen me trafikimin si neni 110/b Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruara nga personat e trafikuar dhe neni 110/c Veprime që lehtësojnë trafikimin. Neni 110/b, penalizon klientët që përfitojnë apo përdorin shërbimet e ofruara nga personat e trafikuar, nëse kanë dijeni për këtë fakt, duke parashikuar një dënim më të lartë kur i dëmtuari është i mitur. Po ashtu, edhe neni 110/c parashikon ashpërsimin e ndëshkimit të atyre që përfitojnë apo përdorojnë shërbimet nga personat e trafikuar që mund të jenë gra ose burra me burgim nga dy deri në pesë vjet, ndërsa në rastin e të miturit penaliteti shkon nga tri deri në shtatë vjet. Neni 110/c parashikon veprimet e atyre lehtësojnë trafikimin, rrethanat cilësuese si dhe ndëshkimin në raport me rrethanat e cilësuara 44. (Neni 114 Shfrytëzimi i prostitucionit, rriti masën e ndëshkimit nga gjobë ose me burgim deri në pesë vjet, në burgim nga dy deri në pesë vjet, si dhe u shtua një paragraf i ri që parashikon rrethanat cilësuese të shfrytëzimit të prostitucionit për të miturit, atyre me lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie, ose përfituar nga raporte zyrtare, që kryhet në bashkëpunim etj. dënohen nga 7 deri në 15 vjet. Këto ndryshime kanë qenë shumë të nevojshme, Kodi i Procedurës Penale i RSH-së, ndryshuar me Ligjin nr. 8813, datë dhe Ligjin nr.9276, datë , specifikon dy kategori të viktimave të veprave penale: A. Personi i dëmtuar nga vepra penale (rasti i viktimave të trafikimit) dhe B. personi i dëmtuar nga vepra penale si i dëmtuar akuzues (neni 59 i K.Pr.P.). Sipas ndryshimit, viktimave, që kanë pësuar një dëm të shkaktuar nga një kategori e caktuar veprash penale mund ti drejtohen gjykatës drejtpërsëdrejti duke ngritur padi kundër dhunuesit (autorit të veprës penale). Të dëmtuarit akuzues i cenuar nga një vepër penale i është njohur një mbrojtje e posaçme ligjore me dospozitat shtesë të Kodit të Procedurës Penale të vitit 2002 (Ligji nr. 8813, dt ), duke përmirësuar mjaft të drejtat e personit të dëmtuar nga vepra penale (dëmtuarit akuzues). Neni 361/pika 7 i Kodit të Procedurës Penale (i shtuar me ligjin nr.9276, datë ), parashikon pyetjen e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe të dëshmitarëve të mbrojtur nën masa të veçanta mbrojtjeje. Përveç mundësisë së marrjes në pyetje në distancë të tyre me anë të lidhjes audiovizive, gjykata, kur është vendosur ndryshimi i identitetit, urdhëron marrjen e masave të përshtatshme për të bërë të mundur që fytyra 44 Falsifikimi, zotërimi ose sigurimi i dokumentit të identitetit, i pasaportave, i vizave ose i dokumenteve të tjera të udhëtimit apo mbajtja, heqja, fshehja, dëmtimi ose shkatërrimi i tyre, që kanë shërbyer për trafikimin e personave të rritur, por pa pasur dijeni për këtë fakt, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, apo është kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën, vizën apo dokumentin e udhëtimit, ose ka mundësuar trafikimin e fëmijëve, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.. 45

46 dhe zëri të mos jenë të dallueshëm. Kjo dispozitë përbën një arritje edhe në rastin kur në këtë pozitë mund të ndodhen viktimat e trafikimit, si të dëmtuara nga vepra penale (si dëshmitare). Përveç Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, janë hartuar e miratuar një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi intensifikojnë luftën dhe goditjen ndaj trafikimit si fenomen dhe vepër penale, si dhe krijojnë një mburojë mbrojtëse për viktimat e trafikimit, duke u siguruar atyre mbrojtje, kompensim e siguri fizike/materiale. Ligji Nr. 9284, datë Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, i cili synon parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe përcakton detyrat e punonjësve të policisë dhe prokurorisë nëpërmjet zbulimit, identifikimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme të personave të dyshuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar dhe trafiqe, si dhe kompensimin e viktimave. Ligji përbën një arritje në lidhje me asistencën dhe rehabilitimin e viktimave duke parashikuar krijimin e një Fondi të posaçëm për kompensimin e viktimave, në përqasje me aktet ndërkombëtare 45. Ligji Nr. 9205, datë Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë (i shfuqizuar), i cili synonte të sigurojë deklarime dhe dëshmi kyçe për proceset penale që lidhen me krimin e organizuar, të cilat vështirësohen për t u siguruar nga kërcënimet dhe mungesa e garancive që shteti duhet t u sigurojë shtetasve të tij. Megjithatë, edhe ligji nr 10173, datë (i cili shfuqizoi të parin), synon mbrojtjen e dëshmitarëve, pra edhe mbrojtja e dëshmitarit të dëmtuar nga vepra penale e trafikimit të qenieve njerëzore (viktimës së trafikimit) përbën një garanci jo vetëm në ndjekjen penale të autorëve të këtyre veprave, por edhe në sigurinë e nevojshme ndaj viktimave, për ushtrimin e të drejtave ligjore, ndër të cilat, të drejtës për kompensim. Në Kodin Civil, viktimat e trafikimit mund të përdorin mundësitë dhe mjetet ligjore që ofron Kodi Civil për të kërkuar dëmshpërblimin nga autorët e veprave penale të trafikimit të qenieve njerëzore. Ligji nr. 9062, datë Kodi i Familjes, i cili mbron dhe ka në konsideratë parësore interesin më të lartë të fëmijës. Ligji nr. 8610, datë Për Parandalimin e Pastrimit të Parave, i cili përbën një mjet të fuqishëm në identifikimin e aseteve kriminale. Ligji Nr. 9669, datë Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare. Marrëveshja e Bashkëpunimit për Krijimin e një Mekanizmi Kombëtar Referues për Identifikim dhe Asistencë të Përmirësuar për Viktimat e Trafikut të Qenieve Njerëzore (MKR) e firmosur më datë 18 Korrik, 2005, dhe shumë akte të tjera nënligjore. Ndryshimet e mësipërme, synonin jo vetëm harmonizimin e Kodit Penal me 45 Konventa e Këshillit të Europës Për masat kundër trafikimit të qënieve njerëzore, neni 15, pika 3,4 46

47 legjislacionin ndërkombëtar penal dhe dokumentet e tjerë ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, por edhe pasi shumë praktika gjyqësore kanë dështuar për shkak të boshllëqeve në legjislacion. 6. Përvoja legjislative e disa vendeve fqinje për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore Në praktikat juridike të shteteve qoftë perëndimore dhe të rajonit tonë, ka disa përvoja ligjore në luftën kundër trafikimit të personave. Për interes studimor kemi marrë si shembuj përvojat ligjore italiane dhe të Ballkanit Perëndimor, meqenëse dhe aktiviteti i trafikimit të qenieve njerëzore gjatë dy dekadave të fundit ka patur dinamika të mëdha me Italinë, si dhe ato të vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor. Përgjithësisht, legjislacioni i këtyre vendeve ka adpotuar standardet ndërkombëtare. 6.1 Legjislacioni italian mbi trafikun e qenieve njerëzore Sipas studimit që i kemi bërë legjislacionit italian lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore rezulton se para vitit 2002 nuk ka patur dispozita të drejtpërdrejta që të luftonin këtë vepër penale. Në përqasje, legjislacioni italian ka adoptuar disa norma për luftën kundër figurave që lidheshin me shfrytëzimin e qenieve njerëzore dhe jo trafikimin e tyre. Në vitin 1996, duke marrë përsipër luftën kundër këtyre formave moderne të skllavërisë, sipas orientimeve të marra edhe në nivel ndërkombëtar, ndryshoi disa norma kundër dhunës seksuale, duke futur disa figura të reja krimi dhe duke parashikuar sanksione më të rënda se ato të mëparshme. Në vitin 1998, ligjvënësi nxori norma kundër shfrytëzimit të prostitucionit, të pornografisë dhe të turizmit seksual në dëm të të miturve, duke pasur për qëllim mbrojtjen e zhvillimit të tyre fizik, psikologjik, shpirtëror, moral dhe shoqëror të viktimave. Me daljen e Dekret Ligjit 46 të ri u shpall dhe një Tekst Unik lidhur me rregullimin e emigracionit dhe normave mbi gjendjen e të huajit, që kishte parashikuar dispozita edhe lëshimin e një lejeje të posaçme qëndrimi për arsye të mbrojtjes sociale të të huajit, të cilit i ofronte edhe mundësinë për t u bërë pjesë e një programi përkujdesjeje dhe integrimi social në rastet kur do të vërtetoheshin situata dhune apo shfrytëzimi të rëndë kundrejt tij dhe rezulton rrezik konkret për jetën e tij, si pasojë e përpjekjeve për t u shkëputur nga varësia e një organizata kriminale apo si pasojë e deklaratave të lëshuara prej tij gjatë hetimeve apo gjatë gjykimit. Në aspektet e veta penale teksti Unik parashikoi emigracionin e parregullt si shkelje e pastër administrative (ndëshkuar me mospranim dhe dënim) dhe sjelljen e atij që e ka ndihmuar (smuggling) si krim. Neni 12 të Tekstit Unik parashikonte : ndihma për hyrjen e paligjshme dhe ndihmën për qëndrimin e të huajit të hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Shtetit. Krimi që përfaqësohet nga kryerja e thjeshtë e veprimtarive që synojnë të ndihmojnë hyrjen 46 Dekret Ligjit Nr.286, dt (72), Teksti Unik 47

48 e të huajve... ndëshkohej me burgim deri në 3 vjet... dhe me burgim nga 4 deri në 12 vjet, apo nga 5 deri në 15 vjet në rast se ekzistojnë rrethana rënduese. Me Ligjin nr.189, datë , me nismën qeveritare, është riformuluar plotësisht neni 12 i Tekstit Unik si më sipër, por dënimet në thelb mbetën të pandryshuara (i referohet leximit të tekstit legjislativ). Duhet të theksojmë se, parashikimi i ri që përmban Neni 3, pika 5 e nenit 12, për ndihmën që mund të japë në veprimin luftues ndaj organizatave transnacionale që merren me trafikun e qenieve njerëzore, është i rëndësishëm. Sipas kësaj norme, për krimet e parashikuara nga paragrafët e mëparshëm, dënimet zvogëlohen deri në gjysmë ndaj të pandehurit që ndihmon konkretisht Autoritetin e Policisë ose Autoritetin Gjyqësor në mbledhjen e elementëve të provës vendimtare për rindërtimin e fakteve, për gjetjen apo kapjen e një apo më shumë autorëve të krimeve dhe për marrjen e burimeve të konsiderueshme për kryerjen e krimeve. Pra u shtri në fushën e luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore, një trajtim sanksionues shpërblyes, i cili është eksperimentuar me sukses në luftën kundër terrorizmit si dhe në luftën kundër krimit të organizuar të llojit mafioz dhe kundër trafikut të lëndëve narkotike. Siç mund të vërehet veprat e krimit në fjalë ndëshkojnë kontrabandimin e migrantëve për të cilin u fol më lartë. Për të ndëshkuar trafikantët, kuadri ligjor përpara kësaj date mbështetej në një tërësi normash të miratuara në kohë të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme nga ndëshkimi i këtij lloji trafiku. Në veçanti, vepra të krimit që lidheshin me trafikimin ndëshkoheshin nga neni lidhur me dhunën seksuale, të sekuestrimit të personit (edhe për qëllim zhvatjeje), të shtyrjes në prostitucion dhe shfrytëzimit të tij dhe të vënies në skllavëri. Por duke mbërritur në një analizë të shpejtë të instrumenteve të luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore, parashikuar nga ligji nr.228, i dt. 11 gusht 2003, duhet të vërejmë se ky ligj ka sjellë një formulim më të përshtatshëm ndaj fenomeneve që kërkon të luftojë, në nenet 600 të Kodit Penal (vënie dhe mbajtje në skllavëri) dhe 602 (blerje dhe tjetërsim i skllevërve), duke parashikuar dënime më të rënda për këto krime. Në veçanti, neni i ri 601 (trafiku i personave) e dënon krimin e trafikimit me burgim nga 8 deri në 20 vjet. Ligji i mësipërm ka parashikuar gjithashtu mundësinë e përdorimit të disa instrumenteve thelbësorë për hetimet në lidhje me trafikun e qenieve njerëzore, si një shkak i posaçëm padënueshmërie për Oficerët e Policisë Gjyqësore që veprojnë si agjentë të infiltruar, mundësinë për të mos nxjerrë apo vonuar akte sekuestrimi, arresti, ndalimi dhe zbatimi të masave të sigurisë, një mundësi më të madhe për të vendosur përgjime bisedash dhe komunikimesh, si dhe një sistem shpërblimi për autorët e veprimeve të trafikut që bashkëpunojnë me drejtësinë. Neni 10 parag. 1 Ligji 228/2003;... nuk janë të dënueshëm Oficerët e Policisë Gjyqësore që, gjatë operacioneve speciale të policisë 47 janë vendosur vetëm për qëllime të marrjes së elementëve të provës lidhur me krimet e parashikuar në nenet 600, 601 dhe 602 të 47 Fjala është për infiltrimin e agjentëve të policisë në organizatat ose grupet kriminale 48

49 k.p., edhe përmes një personi tjetër, përftojnë, marrin, zëvendësojnë, para, armë, dokumente, lëndë narkotike, të mira apo sende që janë objekt, produkt, fitim apo mjet për të kryer një krim, apo ndryshe pengojnë përcaktimin e prejardhjes apo që mundësojnë investimin e tyre. Për këto hetime, Oficerët dhe Agjentët e Policisë Gjyqësore mund të përdorin dokumente identiteti apo udhëzime infiltrimi për të krijuar apo vendosur lidhje me subjekte që ndodhen në rrjete komunikimi... Këto instrumente mund të përdoren edhe në hetimet në lidhje me krimet e parashikuara në nenet 600 bis të k.p. (prostitucioni i të miturve), 600 quarter i k.p. (pornografia e të miturve), 600 quarter i k.p. (mbajtje materiali pornografik) dhe 600 quinquies i k.p. (nisma turistike që synojnë shfrytëzimin e prostitucionit së të miturve). Risia më e rëndësishme e Ligjit në fjalë është, sipas gjykimit tim, fakti se ka parashikuar që funksionet e Prokurorit për krimet e vënies dhe mbajtjes në skllavëri, trafik të personave dhe blerje e tjetërsim të skllevërve (nenet 600, 601 e 602 k.p.), të ushtrohen vetëm nga magjistratët e 26 Drejtorive të Rrethit Antimafia76, duke e caktuar për këtë arsye këtë të fundit të merret me koordinimin e hetimeve të kryera. Me Dekret Ligjin nr.367, dt , ndryshuar në Ligjin n.8, dt , janë krijuar Drejtoritë e Rrethit Antimafia, si seksione brenda Prokurorive të Republikës pranë Gjykatave që ndodhen në kryeqendrat e 26 Rretheve të Gjykatave të Apelit, si dhe Drejtoria Kombëtare Antimafia, e kjo e fundit me funksione koordinuese dhe shtyse kundrejt Drejtorive të Rretheve Antimafia, të cilat janë ngarkuar me luftën ndaj organizatave kriminale. 6.2 Legjislacioni i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për trafikimin e personave Vëndet e Ballkanit Perëndimor të prekura nga ky fenomen i ri, pas vitit 1990 e në vazhdim, kanë bërë ndryshimet e nevojshme në legjislacionin penal dhe procedurial penal lidhur me trafikimin e personave, me synim harmonizmin e tij me standardet e legjislacionit dhe konvetave ndërkombëtare. a. Legjislacioni Kosovës Legjislacioni i Kosovës në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore është në përputhje me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare. Neni 139 i KPPK parashikon një dënim me burg nga 2 deri në 12 vjet. në raste të rënda, janë parashikuar dënime më të ashpra, si në rastet e trafikimit të minoreneve (3 deri në 15 vjet), kur trafikantët kanë vepruar si pjesë e një grupi kriminal (7 deri në 20 vjet) dhe kur përgatitja është kryer nga persona zyrtarë gjatë ushtrimit të detyrës (5 deri në 15 vjet). Megjithatë, kjo kornizë legjislative, mbetet e sfiduar nga zbatimi joefikas i saj, pjesërisht për shkak të moskuptimit të ligjit nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe pjesërisht për shkak të mungesës së njohurive për dokumentet që mund të përdoren 49

50 gjatë hetimit dhe ndëshkimit të këtyre shkeljeve 48. Vështirësitë konsistojnë në disa drejtime, së pari për të bërë dallime ndërmjet Ligjit kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe ligjeve tjera, së dyti, në dhënien e dënimeve shkelësve të ligjit të cilat shpesh janë minimale, dhe së treti në mungesën e legjislacionit dhe mekanizmave për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave. b. Legjislacioni serb Serbia ka bërë progres të dukshëm në përafrimin e legjislacionit të saj kombëtar për trafikimin e qenieve njerëzore me standardet ndërkombëtare. Duke filluar nga 1 Janari 2006, Kodi i ri Penal ka përkufizime ligjore për trafikimin e qenieve njerëzore (Neni 388 KP me dënime me burgim nga 2 deri në 12 vjet), në përputhje me Konventat ndërkombëtare; në raste të rënda (si trafikimi i minoreneve, trafikim me dëmtime të rënda fizike, trafikime nga një grup i organizuar) dënimi minimal i burgimit shkon në 3 ose 5 vjet; në qoftë se shkaktohet vdekja e ndonjë personi, dënimi fillon nga 10 vjet. Një dispozitë e veçantë u krijua për "Trafikimin e fëmijëve për birësim" dhe për "Mbajtjen në skllavëri dhe transportin e personave të skllavëruar 49. Trafikimi njerëzor, kryesisht për shfrytëzim seksual, lypje në rrugë dhe krah pune, në shumicën e rasteve është pjesë e krimit te organizuar dhe kriminelët kanë ndërtuar rrjete ndërkombëtare, por ka gjithashtu grupe më të vogla të cilat nuk futen brenda përkufizimit ligjor të "krimit të organizuar" të përcaktuar në Kodin Penal. c. Legjislacioni kroat Në Tetor të vitit 2004, hyri në fuqi ligji i përmirësuar mbi "Trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë" 50 dhe tani është tërësisht në një linjë me standardet ekzistuese dhe përkufizimet ligjore ndërkombëtare. Për shembull, trafikimi i qenieve njerëzore tani mund të dënohet si një vepër e rëndë penale, me një dënim maksimal prej 10 vjet heqje lirie, ndërsa për çështje të tjera të rënda (p.sh. trafikimi fëmijësh, me një numër të madh viktimash, brenda përkufizimit të një organizate kriminale, ose që shkaktojnë vdekjen e personit të trafikuar) me 5 deri në 15 vjet. Për më tepër, Kroacia i kushtoi rëndësi përputhshmërisë së Planit të saj të Veprimit mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore, me parimet dhe standardet Evropiane dhe ngriti një Komitet Ndërkombëtar për koordinimin e aktiviteteve kombëtare dhe rajonale në fushën e ndalimit të trafikimit të qenieve njerëzore. Ky komitet përbëhet nga përfaqësues të të gjitha ministrive përkatëse, Parlamentit Kroat, Zyrës së Avokatit të Shtetit, OJQ-ve dhe medieve. Ndryshe nga trafikimi i qenieve njerëzore, Kodi Penal Kroat e përshkruan në Nenin 177 "transferimin (kontrabandimin) e jashtëligjshëm të personave përmes kufirit shtetëror", si një shkelje të lehtë, për të cilën aplikohet një gjobë ose një dënim deri në 3 vjet heqje lirie. Në qoftë se krimi kryhet nga grupe të krimit të organizuar dënimi duhet të jetë nga 1 deri në 10 vjet heqje lirie. 48 Website : 49 Neni 389 i KP të Republikës së Serbisë, viti Neni. 175 ff. i K. Penal të Kroacisë, viti

51 d. Legjislacioni i Malit të Zi Kodi Penal i Malit të Zi e përcakton në Nenin 444 trafikimin e qenieve njerëzore në përputhje më standardet Evropiane dhe ndërkombëtare, duke parashikuar dënime nga 1 deri në 10 vjet, në rrethana të rënda, burgim minimal nga 3 deri në 10 vjet (vdekje personash). Për më tepër, neni 446 i Kodit Penal parashikon dënime për ndërtimin e marrëdhënieve skllavërore dhe për transportimin e personave për qëllime skllavërimi. Kalimi i jashtëligjshëm i kufirit shtetëror parashikohet në Nenin 405 të Kodit Penal. e. Legjislacioni maqedonas Bazuar në Nenin 418/1 të Kodit Penal ("trafikimi njerëzor), trafikimi i qenieve njerëzore sanksionohet siç vijon: Transportim, blerje, shitje, fshehje dhe pritje e personave për shfrytëzim nëpërmjet prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, pornografi, punësim i detyruar, ose shërbim, skllavëri, martesa të detyruara, fertilizim i detyruar, birësim i jashtëligjshëm, ose ndonjë formë e ngjashme sjelljeje apo marrëdhënieje, ose një transplant i jashtëligjshëm, i palejueshëm i organeve dhe pjesëve trupore të njeriut. Gjithashtu, sipas Nenit 418 të Kodit Penal Maqedonas, sanksionohet organizimi i akteve të tilla kriminale. në këtë mënyrë, sfondi ligjor i përmbush kërkesat e Konventave dhe standardeve ndërkombëtare. Kalimi i jashtëligjshëm i kufirit dënohet në bazë të Kodit Penal Maqedonas, Neni 402 ("Kalimi i jashtëligjshëm i Kufirit Shtetëror") dhe forma e organizuar e kësaj shkeljeje parashikohet në paragrafin e tretë të tij. Gjithsesi, për shkak të pranisë në rritje, karakterit të organizuar të këtij krimi dhe lidhjeve ndërkombëtare të kontrabandistëve, si dhe për shkak të nevojës për t u përafruar me standardet ndërkombëtare dhe të BEsë, në Mars të vitit 2004, u bënë ndryshime në Kodin Penal, ku u shtuan dy nene të reja që sanksiononin në mënyrë të drejtpërdrejtë transportin klandestin të migrantëve: Neni 418-b ("Transporti klandestin i migrantëve") dhe Neni 418-v. Transporti klandestin i migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Amerika Latine nëpërmjet Maqedonisë", që organizohet nga grupe kriminale nga Bullgaria dhe Kosova. 7. Fenomeni i trafikimit në planin ndërkombëtar dhe rajonal e Ballkanik Trafikimi i njerëzve sot është bërë një epidemi globale. Ai është një çështje e pandarë transnacionale, globale dhe shumëdimensionale që prek një kombinim të gjerë të politikës së jashtme, të drejtat e njeriut, drejtësisë penale, dhe sigurisë kombëtare. Pavarësisht nga përpjekjet e ndërkombëtarëve dhe organizatat e zbatimit të ligjit, kryerësit e veprave të tilla vazhdojnë të viktimizojnë burra, gra dhe fëmijë në mbarë botën me anë të tregtimit për shfrytëzim seksual, punës së detyruar, robërisë së borxhit, shfrytëzimit për punë shtëpiake, dhe përdorimi i fëmijëve në konflikte të armatosura. Manifestimi modern i këtij problemi të trafikimit është i shtyrë nga vullneti i ofruesve të punës dhe shërbimeve që shkelin ligjet dhe rregulloret kundër trafikimit, përballë kërkesës të vazhdueshme ndërkombëtare për punë dhe shërbime të lira dhe mangësive në zbatimin e rregullave të tilla. 51

52 Të dhënat e trafikimit global të njerëzve janë alarmante dhe tepër shokuese. Raportet ndërkombëtare vlerësojnë që, bazuar në informacionet e qeverive, janë identifikuar 40,000 viktima të trafikimit njerëzor. Burimet zyrtare tregojnë që më shumë se 29.8 milion burra, gra dhe fëmijë vlerësohen se vuajnë nga skllavëria moderne që kanë qenë të njohura nga qeveritë si të tilla. Gjatë periudhës Gusht 2010 deri në Gusht 2012, janë identifikuar afërsisht 55,000 viktima dhe 50,000 autorë të këtyre krimeve në botë 51. Sipas një raporti të OKB-së, megjithëse 134 vende dhe territore të botës deri në vitin 2012 e kishin penalizuar trafikimin, por 16% e këtyre vendeve nuk kishte regjistruar asnjë dënim të vetëm për trafikimin për vitet Trafikimi i qenieve njerëzore në ndryshim nga llojet e tjera të aktiviteteve të paligjshme, mbështetet kryesisht mbi praktikat e dhunimit të të drejtave të njeriut, mbi personat e viktimizuar, dhe mbi mohimin e dinjitetit njerëzor. Praktikat e trafikimit i shndërrojnë qeniet njerëzore në mall: të gjitha fitimet monetare rrjedhin nga shfrytëzimi i personave të përfshirë në të. Njerëzit të sjellë nëpër këto rrjete janë të detyruar të kryejnë shërbime për të siguruar fitime për "pronarët" e tyre: atyre u mohohen të gjitha mundësitë e ruajtjes së kontrollit mbi jetën e tyre, pasi trajtohen si një mall. Për periudhën , vlerësohet se numri i viktimave që shfrytëzohen në nivelin global për punë të detyruara, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të detyruar, të jetë 20.9 milion,si dhe 5.5 milion fëmijë janë trafikuar. 3 në 1000 njerëz në botë shfrytëzohen me punë të detyruar milion (90%) janë shfrytëzuar në ekonominë private, nga individë ose ndërmarrje. Nga këto, 4.5 milion (22%) janë viktima të shfrytëzimit seksual të detyruar dhe 14.2 milion (68%) janë viktima të shfrytëzimit të punës së detyruar në aktivitet të tilla si bujqësi, ndërtim, punë shtëpiake ose manifakturë. Afërsisht 2,000,000 persona preken nga trafikimi ndërkufitar dhe i brendshëm. Rreth 700,000 gra e fëmijë të trafikuar çdo vit. Fitimet vjetore nga trafikimi llogariten rreth 7-8 miliard dollarë USD 53. Sipas të dhënave midis viteve , gratë përbënin rreth 55-60% të viktimave të trafikimit të personave të zbuluara në nivelin global. Gratë e vajzat së bashku përbëjnë 75% të viktimave. Trafikimi i fëmijëve në këto vite ishte rritur në 27%, nga 20% krahasuar me vitin Në çdo tri viktima fëmijë, dy janë vajza dhe një është djalë The Global Report of UNODC on Trafficking in Persons. December The Global Report of UNODC on Trafficking in Persons. December Shih Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Vlerësimi global i punës së detyruar nga ONP-ja 2012, Qershor 2012, fq Global Report on Trafficking in Persons United Nations NewYork,

53 Graf.1 Profili global i viktimave te trafikimit (mosha,gjinia), viti 2009 Djem 10% Vajza 17% Burra 14% Gra 59% Megjithatë, nga rajoni në rajon, janë të dukshme ndryshimet në profilin gjinor dhe moshor të viktimave të identifikuara. Ndërsa në Europë dhe Azinë Qendrore vendet raportojnë që 16 % e viktimave të identifikuara janë fëmijë, ndërkohë në Afrikë dhe Lindjen e Mesme raportohen afërisht 68% viktima që janë fëmijë 55. Vlerësimet e fundit për format e shfrytëzimit të viktimave të trafikimit në nivelin global për vitin 2011, evidentojnë faktin që 53% e viktimave janë shfrytëzuar për punë të detyruar, 27% për shfrytëzim seksual, 5% për punë të detyruar dhe shfrytëzim seksual, 7% për aktivitete të tjera dhe 3% të panjohura. 56 Përsa i përket profili gjinor dhe moshor të viktimave të trafikuara në nivelin global, në vitin 2011, paraqitet në vlerat 62% për femrat dhe 37% për meshkujt, ndërsa 1% janë të panjohura. Nga këto, 36 % të viktimave ishin të moshës nën 18 vjeç, 62 % mbi 18 vjeç dhe 2% të panjohura 57 (Graf.2). Graf. 2 Profili global i trafikimit sipas gjinisë të viktimave ne vitin 2011 Meshkuj Femra Panjohur 55 Global Report on Trafficking in Persons United Nations. New York, IOM-Global-Trafficing in Persons IOM-Global-Trafficing in Persons

54 Trafikimi i personave është mjaft i përhapur edhe në vendet e BE-së. Bazuar në të dhënat e mbledhura në Shtator të vitit 2011 nga Komisioni Europian për periudhën , 58 gratë dhe vajzat janë viktimat kryesore të trafikimit të qenieve njerëzore, viktimat femra përbënin 79 për qind (prej të cilave 12 për qind ishin vajza) dhe viktimat meshkuj përbënin 21 për qind (nga të cilët 3 për qind ishin djem). Për më tepër, viktimat më së shpeshti të raportuara nga BE-ja kryesisht kanë qenë nga Rumania, Bullgaria, Polonia dhe Hungaria, ndërsa viktimat jashtë BE-së ishin nga Nigeria, Vietnami, Ukraina, Rusia dhe Kina. 59 Graf.3 Identifikimi i viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit të 18 vëndeve të BE-së, % 21% 12% 79% Femra Meshkuj Vajza Djem Në vitin 2010, vendet e BE-së raportonin në total 9528 viktima të identifikuara dhe viktima të mundshme të trafikimit dhe një rritje e trafikimit me 18% në vitin 2010, krahasuar me vitin Fëmijët viktima të trafikimit të njerëzve përbënin 15% të numrit të përgjithshëm në këto tri vjet. Pjesa më e madhe e viktimave të trafikimit ishin femrat me 80% dhe 20 % ishin meshkuj. Identifikimi i viktimave të trafikuara tregon që 62% e tyre janë trafikuar për qëllime shfrytëzimi seksual, 25% për shfrytëzim punë të detyruar dhe 14% për lloje të tjera shfrytëzimi. Përqindja e viktimave për shfrytëzimin seksual ka si trend rritje nga viti në vit. 74% të personave të trafikuar nga shtetasit e BE-së janë meshkuj dhe 66% janë femra 61. Numri i viktimave nga vendet jashtë BE-së kanë trend rritje, nga 12% në 2008, në 37% në vitin 2010, ndërsa femrat 18% në 39% për të njëjtat vite. Nigeria dhe Kina janë vendet kryesore të eksportit të viktimave për shfrytëzim prostitucioni të femrave (96% në 2010) në BE, ndërsa viktimat për shfrytëzim për punë janë meshkuj (77% në 2010). Pjesa më e madhe e viktimave të identifikuara në shtetet e BE-së janë shtetas nga Rumania dhe Bullgaria. Rreth 90 % e femrave të huaja që punojnë në 58 Statistikat në dispozicion të grumbulluara përmes Eurostat-it ofrojnë një pasqyrë paraprake të përgjithshme bazuar në përgjigjet e marra nga të gjitha 27 shtetet anëtare. 59 Shih "Strategjia e BE-së në drejtim të çrrënjosjes së Trafikimit të qenieve njerëzore ", qershor 2012, fq The Global Report of UNODC on Trafficking in Persons. December Po aty. 54

55 industrinë e seksit në Evropën Juglindore janë viktima dhe viktima të dyshuara të trafikimit, dhe % e tyre janë të mitura. Vlerësohen njerëz që besohet se shfrytëzohen në punë të detyruar në BE. Vendet e rajonit të Europës JL, janë vende origjine dhe transiti me tendencë dhe destinacioni. Ndër vendet e rajonit Moldavia, Rumania, Shqipëria dhe Bullgaria konsiderohen si vendet kryesore origjine për në BE. Viktimat (kryesisht femrat dhe të miturit) trafikohen në Evropën Perëndimore por jo vetëm. Ky rajon ka shërbyer si tranzit dhe vend burim, por gjithnjë e më shumë edhe si vend destinacioni. Për me tepër, afërsia mes vendeve të origjinës, si Moldavia, Rumania, Ukraina nga njëra anë, dhe vendeve hyrëse për në BE, si Greqia dhe Italia në anën tjetër, i lejojnë rrjeteve të trafikimit kriminal që të bashkëpunojnë ngushtësisht mes tyre 62. E ashtuquajtura "Rruga Ballkanike" është përdorur për trafikim të paligjshëm që nga shekulli i shtatë pasi është rruga më e shkurtër nga Lindja për në Evropën Perëndimore. Rruga fillon në Afganistan nëpërmjet Turqisë, Greqisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnja dhe Hercegovina. Sipas raporteve të FRONTX 63, rajoni i EJL përfaqëson zonën e tranzitit për imigrantët e paligjshëm që vinin nga Turqia-Greqi Maqedoni-Serbi- Rumani-Hungari-Kroaci- Sloveni dhe në Europën Perëndimore. Rruga e dytë Turqi- Greqi- Shqipëri- Mali Zi- Bosnjë Hercegovinë- Slloveni-në Europën Perëndimore. Harta 1. Rrugët e trafikimit të personave nga vendet e origjinës drejt destinacionit 62 Raport CARPO Gjendjen e Krimit të Organizuar dhe Krimit Ekonomik ne Evropen Julindore, Western Balkans Annual Risk Analysis FRONTEX

56 Përsa i përket trafikimit të personave Shqipëria, Rumania, Moldavia dhe Bullgaria qëndrojnë si vendet kryesore të origjinës për trafikimin të destinuara kryesisht për në vendet e Europës Perëndimore dhe në Greqi. Greqia dhe Turqia janë vendet e destinacionit veçanërisht për viktimat e huaja nga Europa Juglindore ose nga vendet jashtë rajonit. Sllovenia është kryesisht një hyrje e BE dhe një vend transit, megjithëse është gjithmonë e në rritje fakti që përdoret si një vend destinacioni. Greqia dhe Turqia duket se kanë shifrat më të larta të viktimave në rajon. Përsa i përket Turqisë, viktimat janë me origjinë nga vendet e Azisë Qendrore, vendet e Kaukazit Jugor, Federata Ruse, Bjellorusia, Ukraina apo Moldavia dhe në Greqi janë gjerësisht të shfrytëzuar viktimat nga Shqipëria, ish-vendet e Bashkimit Sovjetik dhe Nigeria. Ndërsa ata nga Bullgaria, Rumania, Turqia, Lindja e Mesme ose vendet e tjera të Afrikës, janë në rënie. Sipas raporteve ndërkombëtare 64, edhe Kosova është vend transiti për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për seks, dhe për fëmijët që i nënshtrohen lypjes së detyruar. Shumica e viktimave të trafikimit seksual të shfrytëzuara në vend, janë qytetare femra të Kosovës. Fëmijë nga Kosova dhe vendet fqinje, theksojnë raportet, shfrytëzohen për lypje të detyruar brenda territorit të Kosovës. Pjesa më e madhe e viktimave të huaja të prostitucionit të detyruar - vazhdon vlerësimin DASH - janë gra të reja nga Evropa Lindore, duke përfshirë Moldavinë, Shqipërinë, Poloninë dhe Serbinë. I njëjti raport thekson se, Shqipëria është kryesisht vend burimi për burra, gra dhe fëmijë që bëhen pre e trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar, përfshirë edhe lypjen me detyrim për fëmijët. Ka akoma gra dhe fëmijë shqiptarë që janë objekt trafikimi me qëllim shfrytëzimin seksual brenda vendit. Viktimat shqiptare u nënshtrohen kushteve të punës së detyruar dhe trafikimit me qëllim shfrytëzimin seksual në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe në gjithë Europën Perëndimore. Janë raportuar viktima të trafikimit nga Greqia dhe Ukraina në Shqipëri gjatë këtij viti. 64 Raport DASH mbi Trafikimin e Personave për vitin

57 KREU II FENOMENOLOGJIA DHE TIPOLOGJIA E TRAFIKIMIT TË PERSONAVE NË SHQIPËRI. 1. Trafikimi i personave në Shqipëri midis Mitit dhe Realitetit Lidhur me kohën e fillimit e trafikimit dhe shfrytëzimit të personave në Shqipëri nuk ka patur polemika ose të dhëna të drejtpërdrejta apo të tërthorta që të dëshmojnë për hershmërinë dhe problematikën e këtij fenomeni. Edhe sipas studimeve të disa autorëve shqiptarë të referuar në punimin tim, është pohuar se në Shqipëri trafikimi personave për qëllime prostitucioni apo forma të tjera shfrytëzimi për përfitim material, nuk ka histori, apo kronologji historike të kohëve më të hershme dhe deri në kohët moderne. Të paktën ai (Trafikimi human) nuk është kurrsesi një fenomen tipik shqiptar 65. Krahasuar me shumë vende të tjera evropiane, si psh. Greqia, Italia, apo vende të tjera mesdhetare, Anglia etj., në të cilat trafikimi, sidomos ai i femrave, ka lulëzuar në çdo fazë të qytetërimit të tyre, ndërsa në Shqipëri nuk rezulton që ky fenomen të ketë patur përhapje si në vendet e mësipërme. Studiuesit tanë të fushës psiko-sociale shprehen se mospërhapja e këtij fenomeni lidhet, para së gjithash, me njëfarë puritanizmi karakteristik, përgjithësisht me jetën tradicionale të shqiptarëve, një jetë e mbyllur, në mbrojtje, në një familje të patriarkale, në të cilën gjithçka, përfshirë edhe jetën seksuale të pjesëtarëve të saj, ishte rreptësisht e koduar dhe e kontrolluar. Megjithatë, nëse e vlerësojmë nga këndi gjeopolitik, Shqipëria ka qenë në udhëkryqe historike e gjeografike dhe ka qenë e populluar nga pushtues të kulturave të ndryshme: kristiano-romake, turko-islame, austro-hungareze, sllavo-bullgare apo sllavo-serbo-malazeze, greke, italiane, gjermane etj. Ka indikacione, madje, se në hanet e udhëtarëve këtë prostitucion e kanë ushtruar kryesisht vajza jetime, të cilat e bënin këtë shërbim veç punës së tyre 66. Por ato mund të kenë qenë edhe objekt trafikimi, në kuptimin që ka marrë sot kjo fjalë dhe në raste të izoluara. Në forma të ndryshme është pohuar se ka patur njerëz, të vlerësuar si të degjeneruar, që trafikonin gra dhe vajza të reja shqiptare apo i bënin ato dhuratë për haremet e Stambollit 67, por që këto pohime janë përgënjeshtruar nga studiues të ndryshëm. Mendoj se këto fragmente të shkëputura në kontekste të ndryshme historiko-shoqërore nuk mund të merren si dëshmi të ekzistencës së fenomenit të trafikimit të njerëzve në Shqipëri nga periudhat e hershme e deri në dekadën e fundit të Shek. XX. Konkluzioni që del nga kjo trajtesë e shkurtër është se fenomeni i trafikimit të personave dhe shfrytëzimit të tyre në Shqipëri është i ri dhe i përket valës së fundit të globalizmit, pas shembjes së Murit të Berlinit Pra, në ditët e sotme trafikimi i personave nuk është më mit, por është bërë realitet i hidhur i shoqërisë shqiptare. 65 Shih, Sokoli, Lekë Prostitucioni profesionist në Shqipëri dhe debatet rreth (kqe)vlerësimit prostitucioni është një fenomen tipik shqiptar. Revista Të drejtat e njeriut. Nr. 2 (42), fq Cit. Prostitucioni, holokausti shqiptar, Revista Spektër, Nr. 171, 19 prill 2001, fq Cit. Një dëshmi të tillë e gjejmë te Vjeshta e Xheladin Beut, të Mitrush Kutelit (2001), Trafikimi, rasti i Shqipërisë, Leke Sokoli., Ilir Gëdeshi, Tiranë

58 2. Lindja fenomenit të trafikimit të personave në Shqipëri Fenomeni i lëvizjeve të njerëzve në Shqipëri, ashtu si dhe në gjithë rajonin e Europës Juglindore dhe sidomos në Ballkan filloi të shfaqet pas vitit 1990, kohë që përkon me ndryshimin e sistemeve politike dhe çarjen e izolimit të gjatë 50-vjeçar me botën, si dhe me ndryshimet gjeopolitike të rajonit pas shpërbërjes së ish-jugosllavisë dhe konflikteve etnike atje. Fillimisht lëvizjet dhe largimet e njerëzve nga Shqipëria drejt perëndimit u bënë në formë eksodi masiv dhe të pakontrolluara si rezultat i nevojës për liri dhe i një jete më të mirë. Kështu deri në fillim të vitit 1992 ka patur largime masive të njerëzve drejt perëndimit, kryesisht drejt vendeve fqinje Greqisë dhe Italisë, si dy vendet më të afërta. Pas vitit 1992, me futjen në normalitet të zhvillimeve politike në vend dhe marrjen e disa masave për vënien në kontroll të kufijve nga strukturat shtetërore të asaj kohe, ndikuan në pengimin e flukseve të lëvizjeve masive të njerëzve jashtë shtetit. Ndërkohë, si rrjedhojë e presionit të vendeve pritëse, nga njëra anë, dhe dëshirave në rritje të shqiptarëve për largime jashtë shtetit, kryesisht në vendet perëndimore, nga ana tjetër, elementë të caktuar të predispozuar për të zhvilluar këtë aktivitet të paligjshëm, filluan t u përgjigjeshin kërkesave nëpërmjet formave të rafinuara të trafikimit të organizuar të njerëzve, duke vendosur kontakte me rrjete kriminale të vendeve fqinje, kryesisht Italinë. Shumë elementë kriminalë shqiptarë filluan të gjenin femra në Shqipëri dhe duke i mashtruar ato i trafikonin në vendet fqinje dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në këto vende. Në këtë mënyrë filloi të organizohet, ai që tashmë njihet si trafiku i qenieve njerëzore si fenomen kriminal, prej të cilit organizatorët dhe ekzekutorët siguruan fitime kolosale të ardhurash. Shtimi i kontakteve me rrjetet kriminale të vendeve fqinje nxiti elementët me prirje kriminale ose me precedentë të mëparshëm penalë, të krijojnë urat për zhvillimin e trafiqeve të paligjshme në formën e transportit/kontrabandimit të njerëzve me dëshirë për emigrim, me pas trafikun e femrave me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, si dhe trafikun e fëmijëve për abuzime e përfitime kriminale. Siç u argumentua më lartë, para viteve 90-të, në Shqipëri jo vetëm që nuk njihej ky fenomen apo koncepti i trafikantëve dhe i trafikimit, por dhe Kodi Penal nuk parashikonte dispozita të posaçme për trafikimin e personave dhe dënimin e kriminelëve për këtë vepër. Ekzistonte vetëm një dispozitë ushtrimi i prostitucionit që parashikonte dënime të ashpra. Pra, deri në reagimin e shtetit shqiptar u desh shumë kohë për të frenuar e luftuar këtë fenomen dhe kjo kohë ishte e artë për trafikantët të cilët vepronin lirisht në aktivitetin tyre kriminal. 3. Karakteristikat e fenomenologjisë së trafikimit të personave Nëpërmjet studimit të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore në vendin tonë për një hark kohor 20 vjeçar kemi arritur në deduksionin se fenomenologjia e trafikimit të personave në Shqipëri ka një arkitekturë shumë më komplekse dhe disi të veçantë krahasuar me shumë vende të tjera të botës, madje dhe të rajonit tonë. Trafikimi i personave në këtë areal është një fenomen shumë më i ri madje edhe se sa në vendet e Europës Lindore, për arsye se Shqipëria ishte vendi i fundit që doli nga izolimi komunist. 58

59 Fenomenologjia e trafikimit karakterizohet jo vetëm nga shfaqja më e vonshme e tij në këtë areal, por edhe nga format e sofistikuara të rekrutimit, transportimit dhe transferimit të viktimave, ndryshueshmëria e shpeshtë e vektorëve të lëvizjes së viktimave nga një zonë brënda vendit në tjetrën, nga një korridor i rajonit në tjetrin, nga një qytet në tjetrin, brendapërbrenda shteteve të origjinës, tranzititit, madje dhe, nga një shtet në tjetrin në vendet e destinacionit. Veçori tjetër është se akset e lëvizjes së rrymave të trafikimit të personave karakterizohen nga fluiditeti i madh i tyre, në varësi të taktikave që përdorin grupet kriminale dhe porozitetit të sistemeve të kontrollit në kufi. Është kjo arsyeja që Shqipëria për një kohë të gjatë vazhdon të cilësohet si zonë multifunksionale: vend origjine, tranziti/distributor, destinacioni dhe riciklimi i trafikimit të personave (femrave për qëllime shfrytëzimi për prostitucion). Trafikimi i personave në Shqipëri është zhvilluar si një fenomen rajonal, transnacional, por edhe i brendshëm, i lidhur ngushtë me faktorë mjedisorë, gjeografikë, juridikë, demografikë (më shumë së 1 milion shqiptarë janë emigrantë jashtë vendit), korrupsionit në drejtësi dhe organet e zbatimit të ligjit, lidhjet me grupet e huaja kriminale etj. Vektorët e lëvizjeve të rrymave të trafikimit të personave janë të kushtëzuar nga faktorët push and pull (shtytës dhe tërheqës), që përputhen dhe me fenomenin e emigrimit të parregullt në rajon. Arsyet që i nxisin njerëzit ta lënë vendin e tyre për një tjetër njihen si faktorët shtytës, në të cilët futen fenomene të tilla si papunësia e lartë, kushtet sociale dhe ekonomike të rënda, diskriminimi gjinor dhe seksual, mungesa e mundësisë për të përmirësuar cilësinë e jetës, diskriminimi etnik, ikja nga persekutimi, varfëria, dhuna, abuzimi ose dhunimi i të drejtave të njeriut, të drejtat sociale ose mjedisore (ibid) Nga ana tjetër, arsyet që i tërheqin njerëzit në një zonë të caktuar njihen si faktorë pull tërheqës (p.sh. kërkesa për punonjës në industrinë e seksit, një klientelë e pasur e seksit komercial, kërkesa për organe dhe adoptime, mundësi më të mira punësimi, rroga më të larta, kushte më të mira pune ose standard dhe cilësi jetesë më të lartë Tipologjia e trafikimit të personave gjatë periudhës Me qëllim eksplorimin më në gjerësi të fenomenit të trafikimit të personave dhe në interes të studimit, nisur nga specifikat e zhvillimit të këtij fenomeni dhe dinamikat e ndryshme të zhvillimit të reformave dhe institucioneve të zbatimit të ligjit sipas etapave, analizën do ta zhvillojmë në aspektin tipologjik të trafikimit për peridhën CARPO, 2006; Save the Children, 2007: 4, Në statistikat e Policisë për krimet sipas viteve nuk figurojnë të dhënat për trafikimin e kategorive të tjera, por vetëm të femrave, kjo pasi gjatë viteve të para të kësaj periudhe ka vazhduar trafikimi i femrave dhe më pas trafikimi i fëmijëve. 59

60 4.1 Tipologjia e trafikimit të personave Studimi dhe vrojtimi i rasteve të trafikimit të personave në përgjithësi për periudhën 22 vjeçare evidenton qartë tipologjitë e tij. Tipari karakteristik është se tipologjia e trafikimit të personave nga një periudhë në tjetrën paraqitet multidimensionale dhe e kushtëzuar sa nga taktikat e sofistikuara të elementëve e grupeve kriminale, aksesi dhe lehtësirat që u krijohen këtyre grupeve ose individëve kriminalë në kufi nga zyrtarët e korruptuar, kërkesë-ofertat e mishit të bardhë në merkaton e krimit të organizuar në perëndim, aq dhe nga lufta që i bëhet këtij fenomeni nga institucionet e policisë dhe drejtësisë, presioni i shoqërisë civile, medies si dhe i institucioneve ndërkombëtare. Analiza e tipologjisë së trafikimit të personave në pikëpamje të përkatësisë sipas statusit individual të viktimave dhe llojeve të shfrytëzimit të tyre, evidenton tri forma klasike, që janë karakteristike edhe për vendet e tjera të botës: trafikim i femrave për qëllim shfrytëzimi për prostitucion; trafikim i fëmijëve për prostitucion, lypje dhe trafikim organesh dhe; trafikim personash për shfrytëzim për punë të detyruar. Sipas analizës së dinamikës së trafikimit të personave për këto dy dekada e gjysëm rezulton se, në Shqipëri, në dallim nga disa vende të tjera, këto tri forma trafikimi kanë qenë shumë aktive, pa përjashtuar dhe forma të tjera si riciklimi/ritrafikimi i viktimave. Në fillimet e veta forma më e përhapur e trafikimit të personave në Shqipëri ka qënë ajo e femrave për qëllim shfrytëzimi për prostitucion, i cili siç do të trajtohet më poshtë, ka patur dinamika të fuqishme sidomos në vitet , ndërsa pas vitit 2002 trafikimi i femrave ka shënuar rënie graduale. Trafikimi i fëmijëve për prostitucion, lypje dhe trafikim organesh ka lindur fare pak kohë më vonë (1993) së ai i femrave. Përhapje të gjerë në këtë areal mori dhe tranzitimi i personave të trafikuar nëpërmjet vendit tonë (duke përfshirë gra, fëmijë dhe burra/ të rinj për shfrytëzim për punë të detyruar). Ndërsa nga pikëpamja tipologjiko-gjeografike format kryesore të trafikimit në Shqipëri janë: trafikimi i jashtëm; trafikimi i brendshëm i personave dhe; tranzitimi i trafikimit të personave nëpërmjet vendit tonë për në vendet perëndimore e fqinje. Megjithatë, tipologjia e trafikimit të personave në pikëpamje gjeografike ka patur fluiditet, duke ndryshuar nga një periudhë në tjetrën, nga një shtet në tjetrin, dhe nga një zonë gjeografike në tjetrën. Në fillimet e veta dominonte trafikimi i personave nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore, më vonë filloi të konkurronte tranzitimi i femrave të trafikuara nga vendet e ish-lindjes dhe rajonit nëpërmjet Shqipërisë, ndërsa kohët e fundit vërehet trafikimi i brendshëm (brenda vendit apo brenda rajonit). Në fakt të tri format e trafikimit vazhdojnë, por dominancat ndryshojnë në vartësi të shumë faktorëve që i përmendem më lartë. Kjo tipologji shprehet qartë edhe në vlerësimet e raporteve periodike ndërkombëtare për trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri, të cilat ndryshojnë në vartësi të trendeve të formave të trafikimit. Kësisoj, nga viti 1992 e deri në vitin 2003, Shqipëria është konsideruar jo vetëm origjine e këtij trafiku, por edhe vend tranziti për femrat që vinin nga ish-vendet Lindjes Rusia, Moldavia, Rumania, Bullgaria etj. nëpërmjet rrjeteve të trafikanteve, me destinacion vendet e perëndimit. 60

61 Për arsye të trendit në rritje të disa llojeve të trafikimit, sipas UNODC 70, Shqipëria në vitin 2007 konsiderohej, në radhë të parë, vend tranziti ("shumë i lartë"), kryesisht për viktima të trafikuara nga Moldavia, Rumania dhe Ukraina për në Greqi, Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Së dyti, është vend origjine ("shumë i lartë"), vendet destination janë kryesisht Belgjika, Franca, Greqia, Italia, Holanda, Mbretëria e Bashkuar dhe, në një masë më të ulët, Gjermania. Së treti, Shqipëria është vend destination ("mesatar") për të trafikuarit nga Moldavia, Rumania dhe Ukraina. Analizat dhe vlerësimet e riskut tregojnë se trafikimi i personave nga një periudhë në tjetrën është bërë më agresiv, më i organizuar dhe i nëndheshëm, duke konkurruar me format e tjera të krimit të organizuar. Edhe sipas raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë të kësaj fushë konstatohet se trafikimi i qenieve njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual është bërë më i fshehtë dhe më i sofistikuar, por duket sikur po ulet. Duket sikur viktimat trajtohen më pak dhunshëm në aspektin fizik (dhe duket sikur marrin më shumë para), por ato janë objekt i më shumë presioni psikologjik (kërcënimeve për familjet e tyre në vendet nga vijnë). Vërehet trafikimi i fëmijëve (nën 18 vjeç) për të lypur ose për qëllime të tjera klandestine 71. Gjatë vitit 2009 e në vazhdim vërehet një tipologji tjetër ajo e trafikimit të brendshëm të personave sidomos fëmijëve për qëllime lypjeje dhe femrave për qëllime shfrytëzimi për prostitucion, trafikimi për punë të detyruar (dmth. trafikimi brenda vendit pa kaluar kufirin). Në vitin 2013, përsëri Shqipëria mbetet një vend origjine për trafikimin e qenieve njerëzore, duke përfshirë dhe lypjen e detyruar të fëmijëve. Trafikimi i brendshëm mbetet shqetësim dhe ka nevojë të rriten më tej hetimet proaktive në këtë drejtim 72. Të njëjtin profil tipologjik konfirmon edhe raporti DASH Shqipëria është një vend burimi dhe destinacioni për burra, gra, dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar. Femra dhe fëmijë shqiptarë i nënshtrohen në radhë të parë trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual brenda Shqipërisë dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar 73. Riciklimi/ritrafikimi i viktimave është një tipologji tjetër e trafikimit të personave e cila ka filluar të përhapet gjatë dhe pas vitit Karakteristikat e kësaj tipologjie janë se vajzat dhe gratë që riatdhesohen, me të mbërritur në Shqipëri, kërkojnë të rikthehen përsëri në vendet nga janë deportuar. Si rezultat, gratë dhe vajzat e përfshira në trafik mbeten për vite me radhë skllave e trafikantëve, të cilët i shesin dhe i blejnë si mall, i shfrytëzojnë dhe rishfrytëzojnë vazhdimisht në prostitucion, duke iu mohuar atyre të drejtën elementare njerëzore: të jetojnë të lira. Riciklimi i viktimave disa herë në trafik është shndërruar në një fenomen të rrezikshëm, që mban gjallë jo vetëm zhvillimin e trafiqeve ilegale, por që ka sjellë probleme të mprehta psiko-sociale për viktimat dhe komunitetin ku ato jetojnë. Sipas 70 Raport UNODC, Raport i përditësuar mbi situatën e trafikimit, CARPO, 2007, fq.8 72 Raport Progresi i KE-së, Raportin DASH për trafikimin e personave, Qershor

62 të dhënave të organizatave joqeveritare, nga 123 gra dhe vajza të trafikuara gjithsej gjatë vitit 2006, 45% e tyre kanë qënë të ricikluara në trafik me tepër se dy herë 74. Ka patur raste që në strehëza janë akomoduar vajza të cilat brenda muajit janë larguar nga vendi dhe deportuar nga Greqia mbi dy herë, e theksuar kjo sidomos tek vajzat, të cilat vijnë nga zonat e Gramshit, Beratit, Kuçovës, dhe fshatrat e Lushnjes 75. Në këtë tipologji, sekserët, trafikantët, dhe transportues të shumtë të viktimave, vënë në lëvizje rrjetet e trafikimit klandestin duke përdorur pikat kufitare tokësore. Shumë raste të ritrafikimit kanë ndodhur në momentin kur viktimat janë kthyer nga shtetet e huaja në aeroporte apo porte detare, madje të ndihmuar edhe nga zyrtarët (të korruptuar...) e zbatimit të ligjit. Një tipologji tjetër e mjaft e përhapur pas liberalizmit të vizave të Shqipërisë më BEnë është edhe trafikimi sezonal cikël të shkurtër shfrytëzimi seksual pa kaluar kohën e qëndrimit prej 90 ditësh ose me cikle të ndryshme kohore të shfrytëzimi seksual në vendet perëndimore, si dhe trafikimi night club ne vendet fqinje ballkanike (si Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi) me periudha të ndryshme kohore. Kohët e fundit është konstatuar tipologjia pedofilike e trafikimit dhe shfrytëzimit ditor të të miturve nga rrjetet e pedofile në vendet fqinje ( si rasti i Selanikut në Greqi, 2015), ku sipas medies çdo ditë atje trafikohen të mitur nga vende të rajonit, përfshi edhe Shqipërinë për qëllime pedofilie. 5. Dinamika e trafikimit të personave në Shqipëri gjatë periudhës Për lehësi studimore këtë periudhë e ndajmë në dy pjesë : nënperiudha e parë dhe ajo e dyta në vitet Dinamika e trafikimit të personave gjatë periudhës Lidhur me trafikimin e personave dhe veçanërisht të femrave për qëllime prostitucioni, në medien e shkruar dhe atë elektronike, në botimet e paraqitura nga studiues dhe organizma të ndryshme gjatë këtyre viteve janë paraqitur të dhëna të nxjerra nga testime apo studime të pjesshme të këtij fenomeni, duke dhënë shifra të pasakta dhe shpesh të ekzagjeruara dhe të nxitura nga interesa të ngushta. Kështu, ka patur deklarime se nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe janë trafikuar 250 mijë femra që shfrytëzohen për prostitucion, apo të dhëna të tilla si në Europë janë 30 mijë femra që shfrytëzohen për prostitucion etj. Prandaj, punimi im merr përsipër të japë të dhëna të përqasura, duke hulumtuar në çdo njësi administrative, duke studiuar tërësisht materialet që disponohen nga strukturat e Luftës Kundër Krimit të Organizuar, për autorët e këtyre veprave penale, çështjet penale të hetuara dhe të dhëna statistikore nga raporte e analiza që disponon policia shqiptare dhe ministria e Drejtësisë. Nga shqyrtimi i të dhënave zyrtare të kësaj periudhe rezulton që dinamika e trafikimit të personave nga Shqipëria drejt perëndimit karakterizohet nga dy zhvillime me kahje inverse. Duke filluar nga viti 1992, numri i femrave të trafikuara ka patur një trend në rritje spektakolare me 8.1 herë më shumë deri në fund të vitit 1997, ndërsa pas këtij 74 Raport i Qendres Vatra, Po aty 62

63 viti (1997) e deri në vitin 2002, vërehet një trend në rënie drastike me 22.4 herë (Graf. 1) 76. Graf. 1 Trafikimi i femrave për periudhën Sipas grafikut të mësipërm ngritja e kurbës së numrit të femrave të trafikuara nga Shqipëria për në vendet perëndimore ka filluar të rritet me shpejtësi pas vitit 1993 e deri në vitin 1995 me 2.1 herë brenda periudhës. Ky fenomen përpos arsyeve të tjera, ka ndodhur edhe për faktin se gjatë viteve , pothuajse mungonte legjislacioni për trafikimin e qenieve njerëzore dhe strukturat përkatëse të luftës kundër tyre. Megjithëse pas vitit 1995 hyn në fuqi Kodi i ri Penal, por që edhe ai nuk e specifikoi trafikun e qenieve njerëzore si figurë të veçantë të veprës penale. Sipas përllogaritjeve të përafërta, nga viti 1990 e deri në vitin 2005, janë larguar nga Shqipëria rreth 1 milion shqiptarë 77, nga të cilët rreth 300 mijë janë larguar në mënyrë të ligjshme me dokumentacion e viza të rregullta për motive të ndryshme, rreth 600 mijë të tjerë kanë siguruar dokumentacionin e nevojshëm në vendet e vendosura, dhe rreth 100 mijë të tjerë kanë emigruar në periudhën , që janë ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, por që qëndrojnë në ato vende pa dokumentacionin e nevojshëm. Megjithatë, duhet të sqarojmë se në fillimet e veta trafikimi i njerëzve nga Shqipëria për në vendet e tjera perëndimore ka qenë më tepër në formën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit të personave (qoftë të femrave apo të fëmijëve), sepse mungonin elementët e shfrytëzimit të njerëzve pas vendosjes në vendin e destinacionit. Kësisoj, deri në fund të vitit 1992 largimet masive nuk mund të cilësohen si trafik i qenieve njerëzore, por si eksod dhe kalim i paligjshëm të kufirit, ndërsa pas vitit 1992, largimet masive u ndërprenë me forcimin e organeve të zbatimit të ligjit, por edhe sepse pala pritëse përforcoi masat për pengimin e tyre dhe rikthimin në atdhe. Njerëzit në pamundësi për të shkuar në rrugë normale me vizë të rregullt, filluan tentativat për kalimin e kufirit në mënyrë të fshehtë jo vetëm nga toka, nga deti, por dhe nëpërmjet aeroportit. Pikërisht në momentin e shtrëngimit dhe pakësimit të shanseve për emigrim të rregullt fillon veprimtaria kriminale e trafikimit të femrave dhe fëmijëve, ku elementë me prirje kriminale e ata që nëpërmjet abuzimit të detyrës filluan të krijojnë linja trafikimi, duke siguruar përfitime të mëdha. 76 Arkivi i Sekretarisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Statsitikat për vitet Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, viti

64 Gjatë vitit , jo vetëm ky fenomen krijoi shtratin e tij, por sa vinte e shtohej nga një vit në tjetrin numri i femrave të trafikuara për qëllime shfrytëzimi seksual në vendet fqinje. Vetëm gjatë kësaj periudhe u trafikuan nga Shqipëria për në vendet perëndimore dhe kryesisht ato fqinje (Greqi dhe Itali) 1420 femra 78 (graf.2) Graf.2 Trafikimi i femrave, vitet Duke vështruar grafikun e mësipërm rezulton se veçanërisht pas vitit 1994, 1995, vërehet një trend rritjeje e ndjeshme e kurbës së trafikimit të personave, gjatë së cilëve janë trafikuar 66.2% e numrit të femrave për katër vitet e marra së bashku ( ). Edhe më shqetësuese dhe madje alarmante paraqiten të dhënat për vitet , gjatë të cilëve u shënua një rritje spektakolare e numrit të femrave të trafikuara për qëllime shfrytëzimi për prostitucion, saqë shumë analistë e studiues të ndryshëm kanë përdorur termin holokausti shqiptar, gjatë të cilit u trafikuan 1504 femra në merkaton e prostitucionit në vendet perëndimore. Situata kaotike e krijuar në vitin 1997, pas kolapsit financiar me rënien e skemave piramidale, hapjen e depove të armëve, kaosit dhe anarkisë që mbizotëroi për një periudhë kohe në Shqipëri, ndikoi që ky trafikim të shtrihej në shumë rrethe të vendit, por njëkohësisht krijoi edhe probleme të tjera si: konkurrencën e egër midis trafikantëve dhe eleminimin e grupeve rivale. Nga ana tjetër, armatosja e popullsisë nxiti anëtarët e familjeve të dëmtuara ose të kërcënuara nga trafiku të hakmerreshin dhe të mbronin vajzat nga rrezikimi i trafikut. Në këto kushte, rekrutimi i vajzave shqiptare bëhet gjithnjë më i vështirë dhe i rrezikshëm, për rrjedhojë vëmendja e trafikantëve u zhvendos për gjetjen e tregjeve të reja në trafikimin e femrave të huaja, kryesisht nga vendet e Lindjes, të cilat ishin më lehtë për t u trafikuar, duke shfrytëzuar dëshirën e tyre për të shkuar në perëndim. Grupet kriminale me fitimet që siguruan gjatë kësaj periudhe filluan të forconin bazën logjistike dhe financiare të tyre nëpërmjet blerjes së mjeteve lundruese të shpejtësisë së madhe të cilat arritën në disa qindra dhe shfrytëzonin kryesisht për këtë trafik në Gjirin e Vlorës, grykëderdhjen e Vjosës, grykëderdhjen e Shkumbinit, gjirin e Kavajës e Durrësit si dhe portin e Shëngjinit. Kryesisht ky trafikim realizohej me grumbullim e njerëzve në qendrat e nisjes,fillimisht me pagesë prej rreth 30 mijë 78 Sipas statistkave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vitet

65 lekësh dhe me pas gradualisht deri ne 120 mijë lekë për person. Kjo formë është përdorur edhe për trafikimin e shtetasve të huaj kryesisht kinezë, turq me kombësi kurdë, iranian etj 79. Theksohet se ky trafikim bëhej pa dokumente. Rastet e dhimbshme të mbytjeve të njerëzve nga ky trafikim vinin duke u rritur, deri në ngjarjen e mbytjes në kanalin e Otrantos të 84 personave në vitin Në kushtet e krijuara trafikantët filluan të shfrytëzojnë edhe kalimin nëpërmjet PKKK-ve duke i pajisur viktimat me dokumente falso, si pasaporta, leje kalimi, viza, leje qëndrimi të huaja etj. Në këto rrethana konstatohen raste të abuzimit në detyrë të punonjësve të ngarkuar me kontrollin e kalimit, të nxitur nga korrupsioni apo nga mënyrat e tjera të kompromentimit. Duke filluar nga viti 1994, filloi fenomeni i panjohur i rrëmbimit të femrave për qëllime prostitucioni jashtë vendit. Nga viti , në të gjithë vendin u evidentuan nga Policia e Shtetit 184 femra të rrëmbyera për qëllime shfrytëzimi për prostitucion 80. Në këtë periudhë disa zona të vendit ishin shndërruar në qendra biznesi të trafikantëve të femrave si; Berati, Fieri, Shijaku (Durrës), Laçi, Vlora, Shkodra e disa rrethe të tjera. Më vonë edhe disa qendra të vogla banimi bëhen problematike si Gramshi, Librazhdi, Patosi, Skrapari etj. Trafikimi i femrave për prostitucion sipas qarqeve për vitet ka qenë si në grafikun e mëposhtëm 81 (graf 3): Në Qarkun e Fierit numri i femrave të trafikuara për qëllime shfrytëzimi seksual përbënte 22.8% të viktimave në shkallë vendi, në qarku e Tiranës 21%, atë të Vlorës 13.8 % dhe Elbasanit 11.8% etj. Sipas një anketimi të bërë në vitin 2005, nga strukturat e antitrafikut në policitë vendore në çdo fshat dhe lagje të qyteteve në 12 qarqet e vendit, rezultoi se numri i 79 Raport i analizës vjetore të Policisë së Shtetit, viti Statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, vitet Shala, Xh Trafikimi i qënieve njerëzore në Qarkun e Fierit. Revista Kriminaliteti, Rendi dhe Policimi Nr.5/2002, f.46 65

66 femrave të trafikuara që ushtronin prostitucion në vende të ndryshme të Europës nga Shqipëria prej vitit 1992 deri 2002, ishte rreth 5162 femra 82 (Graf.4). Graf. 4 Trafikimi i femrave sipas shteteve, vitet Greqi Itali Gjermani Belgjike France Britani Sipas grafikut te mësipërm rezulton se, në Itali ndodhej numri më i madh i viktimave të trafikuara për qëllime shfrytëzimi për prostitucion 2197 femra, ndjekur nga Greqia me 1110 viktima, Britania 670, Belgjika 580 dhe rreth 400 femra të tjera ishin në Spanjë, Zvicër, Kosovë, Maqedoni e vende të tjera. Reagimi i shteteve të huaja rreth këtij fenomeni vazhdoi nëpërmjet masave për pengimin e trafikut, si dhe riatdhesimit të viktimave të trafikimit. Gjatë viteve , nga shtetet fqinje janë riatdhesuar rreth 1234 femra 83. Nga 738 femra të intervistuara 30% e tyre shpjegonin se ushtronin prostitucionin me dëshirën e tyre dhe e shinin si mënyrë jetese të vetme, 30% nuk treguan, rreth 40% shpjeguan se ishin trafikuar e shfrytëzuar për prostitucion, dhe rreth 50 % e atyre kanë denoncuar tutorët dhe kanë mbrojtur thëniet e tyre deri në prokurori dhe gjykatë 84. Gjithashtu, kishte dhe mjaft femra që shfrytëzuan mundësinë të largohen nga thonjtë e tutorëve, duke u vetëdorëzuar e denoncuar në organet policore të vendeve ku ndodheshin ose u kthyen në Shqipëri. Nga analizat e policisë për problemin e trafikimit të personave, është vlerësuar se gjatë viteve , puna e policisë për kapjen e trafikanteve dhe parandalimin e këtij fenomeni ka qënë thuajse modeste, madje duke mos ndjerë përgjegjësinë e duhur. Kriza e vitit 1997, pati ndikimin e vet, pasi institucioni i policisë u paralizua si rezultat i shkatërrimit të komisariateve të policisë dhe gjendjes kaotike të krijuar në vend. Deri në vitin 1999, në raportet periodike të institucioneve ndërkombëtare flitet për një fenomen tepër shqetësues në rritje në Shqipëri për trafikun e femrave për prostitucion, trafikun e fëmijëve për abuzim kriminal, kalimin klandestin të njerëzve nga Shqipëria 82 Studim për trafikimin e qënieve njerëzore. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, viti 2002, f Statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit,viti Studim për trafikimin e qënieve njerëzore, viti Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. 85 Analiza vjetore e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Viti

67 me drejtim vendet perëndimore. Nga ana tjetër, konstatohej se dhe lufta që bëhej për ndërprerjen e këtij fenomeni ishte shpesh spontane, nuk çohej deri në fund hetimi dhe ndjekja e autorëve, madje në shumë raste ankimimet degjeneronin në pushimin e çështjes penale 86. Policia nuk ishte e organizuar në struktura të tilla për t iu përgjigjur këtij fenomeni në rritje. Rastet e identifikuara për shfrytëzim për prostitucion apo rrëmbim personi nuk mund të klasifikoheshin si trafikim, sepse mungonte legjislacioni i nevojshëm. Shpesh konstatoheshin edhe raste të nënvleftësimit të denoncimeve për arsye të mentalitet apo paragjykimit se faji është i vet viktimave që futen në rrugën e prostitucionit. Këto paragjykime ishin shumë cinike dhe shkurajuese përballë një realiteti të dhimbshëm. Pas vitit 1999, si rezultat i rritjes së kapaciteteve operacionale dhe profesionale të strukturave ligjzbatuese, vërehet një rënie graduale e këtij fenomeni duke mbërritur në vitin 2002, kur numri i femrave të trafikuara nga Shqipëria u ul në 67 viktima (Graf.1). Vetëm në drejtim të Italisë, numri i femrave të trafikuara nga Shqipëria, në vitin 2001, u ul në 60%, krahasuar me vitin Në reduktimin e fenomenit të trafikimit ndikoi dhe miratimi i ligjit "Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor nën 20 NT", Shtator 2000, në zbatim të të cilit u sekuestruan të gjithë mjetet lundruese që përdoreshin për trafik të qenieve njerëzore. Pavarësisht nga trendi në rënie i numrit të personave të trafikuar në këto vite, ngjarjet dramatike të përsëritura në det me mbytjen e gomoneve me klandestinë, që tentonin të kalonin ujerat detare në drejtim të Italisë, denoncimet në rritje të largimit të vajzave të reja nga shtëpitë dhe mosgjetja e adresave të tyre, rastet e identifikimit të femrave të huaja në Shqipëri si; rumune, bullgare, moldave etj.. dëshmonin për dimensionet e nëndheshme dhe alarmante të fenomenit të trafikimit të personave. Në vitin 2001 u hodhën hapa të rëndësishme në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore me miratimin e ligjit Për disa shtesa e ndryshime në Kodin Penal të RSH, i cili shënon një kthesë të politikës penale kundër trafikimit të personave. Të gjitha veprat penale të trafikimit cilësohen si vepra të rënda dhe sanksionet e dënimit të tyre rriten me masa të rënda burgimi (nga 5 deri në 20 vjet burgim dhe për përsëritje deri në burgim të përjetshëm). Krijimi i një strukture të veçantë ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe trafiqeve të tjera të paligjshme me organizim qendror dhe vendor, përbënte një pikë kthese. Në muajt Shtator-Tetor 2001, u plotësuan zyrat rajonale antitrafik të policisë me personel dhe filloi puna për grumbullimin e informacionit për trafikim të paligjshëm, identifikimin e trafikantëve dhe dërgimin e materialeve në prokurori sipas dispozitave të reja të Kodit Penal. Hartimi i dokumentit të parë Strategjia Kombëtare e Luftës Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore për vitet dhe Plani Shtesë i Veprimit i miratuar në Tetor 2003, përbënte një hap të rëndësishëm në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. 86 Studim për trafikimin e qënieve njerëzore , viti Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. 67

68 Si rezultat i këtyre masave dhe bashkëpunimit me autoritetet policore italiane, gjatë viteve , janë kthyer nga trafikimi 662 mjete lundrimi me rreth persona të trafikuar e kontrabanduar në Itali. Nga Policia e Shtetit janë sekuestruar 112 mjete lundruese, si dhe janë shoqëruar në komisariatet e policisë rreth 6000 persona të cilët janë intervistuar 87. Siç rezulton nga të dhënat, pas vitit 2001 fenomeni i trafikimit filloi të goditej seriozisht nëpërmjet zbatimit me shpejtësi të reformës ligjore e strukturore dhe zbatimit të strategjisë kombëtare dhe planit të saj të veprimit. Të gjitha këto hapa që u morën ndikuan që, në Janar 2001, vendi ynë të hiqej nga harta e vendeve tranzite për qëllime trafikimi të personave. Pas këtij viti trafikantët filluan të adoptonin metoda dhe mënyra të tjera alternative dhe të sofistikuara për trafikimin e personave. Faktorët që nxitën sensibilizimin, ndërgjegjësimin, organizimin dhe luftën kundër trafikut të njerëzve, sidomos të trafikut të femrave për prostitucion dhe trafikut të fëmijëve për shfrytëzim e abuzim kriminal kanë qenë : Se pari : presioni ndërkombëtar ndaj Shqipërisë për përpjesëtimet e këtij fenomeni; Se dyti: presioni i prindërve e shtetasve të tjerë shqiptarë për të afërmit që largoheshin nga vendi dhe nuk u dihej fati i tyre; Se treti : Sensibilizimi i shtypit vendas dhe të huaj, krijimi dhe organizimi i OJF-ve dhe presoni i tyre ndaj politikës. Në veçanti nën presionin ndërkombëtar, raporti i Departamentit të Shtetit dhe ambasadës së saj në Shqipëri për të marrë masa konkrete në vlerësimin e fenomenit dhe parandalimin e goditjen e trafikimit të personave në Shqipëri. I njëjti presion dhe kërkesë për të marrë masa të karakterit qeveritar, u bë dhe nga vendet e KE-së, si dhe nëpërmjet Task-Forcës kundër trafikut të qenieve njerëzore të ngritur në funksion të Paktit të Stabilitetit të Europës Juglindore. Përballë këtij sensibilizimi, nëpërmjet masave të marra nga organet e zbatimit të ligjit gjatë vitit 2001, janë shpëtuar nga trafikimi 192 femra, nga të cilat 57 kanë qenë të huaja, ndërsa gjatë 7-mujorit 2002 janë shpëtuar nga trafikimi 183 femra, nga të cilat 10 të huaja. Po gjatë vitit 2001, si rezultat i denoncimit të menjëhershëm të prindërve janë shpëtuar nga trafikimi i femrave në 17 raste, ndërsa gjatë vitit 2002 janë shpëtuar nga trafikimi në 13 femra 88. Forcimi i masave nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera në luftën kundër trafikut të personave, vështirësoi punën e grupeve kriminale për trafikimin e femrave shqiptare dhe në këto kushte filloi shënjestrimi i femrave të huaja, nëpërmjet lidhjes me rrjetet kriminale në vendet e rajonit si; Rumani, Moldavi, Ukrainë, Serbi e Mal të Zi, si dhe duke vendosur kontakte me rrjete trafikantësh në Itali, Greqi, Angli, Belgjikë dhe Zvicër për shitblerjen e tyre. Roli i institucioneve ndërkombëtare që ushtronin veprimtarinë e tyre në Shqipëri dhe jashtë saj, si dhe organizatave jo fitimprurëse me objekt pune këtë fenomen ka qenë 87 Raport vjetor i Policisë së Shtetit për vitin Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.Viti

69 shumë i rëndësishëm në ndërgjegjësimin për kundërvënien ndaj këtij fenomeni, në menaxhimin e fenomenit si dhe situatave problematike. Në këtë kohë u zbatua qasja për marrjen nën mbrojtje të viktimave gjatë së cilës, Policia Shqiptare, ka bashkëpunuar ngushtë me organizatat joqeveritare si: IOM, ICMC, Vatra, Terre des homes, Save the Children, ISS, etj, të cilat i kanë akomoduar viktimat në ambientet e tyre, duke i trajtuar me strehim, trajtim mjekësor e psikologjik deri në ri-integrimin e tyre. Theksojmë së gjatë periudhës për të gjitha femrat e marra në mbrojtje nga Policia nuk ka ndodhur në asnjë rast që të jenë rrezikuar, por tentativa ka patur në qendrat e pritjes të IOM dhe ICMC, të cilat janë zgjidhur me shpejtë si nga Policia duke proceduar për ndjekje penale të autorëve të tyre. Me viktimat e trafikut të kthyera nga policitë e huaja ose të shpëtuara nga trafikimi në pikat e hyrjes në territorin shqiptar, nga strukturat policore antitrafik në qarqe, realizohet kontakti i parë me viktimat nëpërmjet intervistimeve, gjatë të cilave është mësuar për mënyrën e trafikimit të tyre, rrugët që kanë ndjekur, personat e implikuar në trafikimin e tyre, tutorët, vendet e qëndrimit dhe të shfrytëzimit të tyre, të ardhurat nga kjo veprimtari, përdorimi i tyre nga tutorët etj. Në këtë kuadër, krahas punës që u bë për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale të organizatorëve dhe tutorëve të shfrytëzimit të tyre, bë rikthimi i tyre në familje dhe në ato raste kur ishte e pamundur rikthimi në familje ose nuk kishin familje apo vendstrehim, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare si IOM, ICMC dhe OJQ që punonin për rehabilitimin e viktimave të trafikut, bëhej akomodimi i përkohshëm i tyre në këto qendra, duke siguruar dhe mbrojtjen e tyre. Mbajtja e tyre në këto qendra varionte nga një javë në disa javë derisa bëhej vlerësimi i dëshmisë së tyre në Gjykatë. Më pas bëheshin përpjekje për vendosjen e tyre pranë familjeve të tyre. Kësisoj, gjatë 7-mujorit 2002, OJQ-ja, Qëndra Vatra në Vlorë, ka trajtuar 166 femra shqiptare dhe të huaja, IOM ka trajtuar 39 femra shqiptare e të huaja, ICMC ka trajtuar 8 femra të huaja. Në disa raste në këto qendra janë trajtuar edhe gra me fëmijë të mitur 89. Janë marrë në mbrojtje nga policia edhe femra që kanë dëshmuar në policitë e huaja si rasti i referimit nga IOM të një dëshmitareje në Belgjikë E.C., e cila u mor në mbrojtje në Shqipëri nga Policia e Shtetit për 15 ditë etj. 5.2 Trendet e trafikimit të personave gjatë viteve Periudha e dytë e trafikimit të personave ( ) e marrë në studim, sipas të dhënave të regjistruara nga policia karakterizohet nga trendet gjithnjë e në rënie të këtij fenomeni. Kësisoj, në vitin 2013, numri i personave të trafikuar nga Shqipëria për në vendet tjera perëndimore dhe ato fqinje u ul në mënyrë drastike me 5.1 herë më pak, krahasuar me vitin Të njëjtin trend pati edhe numri i femrave të 89 Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Viti Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Viti

70 trafikuara në vitin 2013, kur u reduktua me 3.4 herë, krahasuar me vitin 2003 (Graf.5). Por, pavarësisht nga trendet në rënie të trafikimit të personave për gjithë periudhën dhjetë vjeçare, konstatohet se kurba e rënies së numrit të tij nuk ka qenë në mënyrë të shkallëzuar dhe simetrike, por ka patur oshilacione ngritjeje dhe uljeje, krahasuar me vitet paraardhëse sidomos gjatë tri vitet fundit ( ) (graf. 5). Graf.5 Dinamika e trafikimit te personave Trafikimi Personave 367 Trafikimi Femrave Rënia graduale e kurbës së trafikimit të personave gjatë viteve , krahasuar me vitet e periudhës së mëparshme shpjegohet me fillimin e zbatimit të dispozitave të reja ligjore që parashikonin sanksione të rënda, zbatimin e Strategjisë Kombëtare Antitrafik , dhe vënien në eficensë të strukturave antitrafik në 12 zyrat rajonale pranë Drejtorive të Policisë në qarqe, të cilat rritën identifikimin, hetimin dhe goditjen e elementëve trafikantë si dhe lidhjet e tyre. Me gjithë arritjet në këtë fushë, sipas të dhënave dhe studimeve të realizuara nga strukturat e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, si dhe OJQ-ve të angazhuara në luftën kundër trafikut të femrave, rezulton se vendi ynë deri në vitin 2003, ishte jo vetëm vend origjine i këtij trafiku, por edhe vend tranziti për femrat që vinin nga ishvendet e Lindjes si ruse, moldave, rumune, bullgarie etj., nëpërmjet rrjeteve të trafikantëve, me destinacion vendet e perëndimit. Për shkak të natyrës komplekse të kësaj dukurie, të fshehtësisë në kryerjen e saj, të mungesës së një informacioni të plotë, ishte i vështirë identifikimi i përmasave të vërteta të këtij trafiku dhe njohja e saktë e numrit të femrave apo fëmijëve të trafikuar për qëllime shfrytëzimi për prostitucion ose aktivitete të tjera kriminale. Pjesa delikate dhe më e dhimbshme e problemit të trafikimit të personave ishte edhe trafikimi i fëmijëve me qëllim abuzimi kriminal ose detyrimi për t i shfrytëzuar në veprimtari të paligjshme që nga lypësia, vjedhjet, krime të tjera e deri në shfrytëzimin për trafik organesh. Sipas Shërbimit Social Internacional (SSI), deri në vitin llogariteshin rreth 4000 fëmijë të pashoqëruar në emigracion, të cilët mund të ishin shënjestra të shfrytëzimit ekonomik dhe abuzimit seksual. 91 Raport mbi trafikimin e fëmijëve, Shërbimit Social Internacional (SSI) 70

71 Të ashtuquajturit "Protektorë" ishin të predispozuar për të siguruar përfitime të paligjshme dhe merrnin të gjitha masat për të bërë të pamundur daljen nga rrjeti i shfrytëzimit të prostitucionit i femrave, ashtu dhe fëmijëve, nga të cilët siguronin të ardhura të majme. Ashpërsia e veprimtarisë kriminale të tyre i kalonte caqet e një krimi të zakonshëm. Duke filluar nga viti 2005, organet shtetërore dhe ato ligjzbatuese duke vlerësuar problemin e luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore si prioritet kryesor kombëtar, forcuan politikat për parandalimin dhe ndërprerjen e këtij fenomeni, nëpërmjet hartimit të Strategjisë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore , me synimin që brenda periudhës 3 vjeçare të ardhshme, të realizonte ndërprerjen e këtij fenomeni, si dhe fillimin e ri-integrimit në shoqëri të të gjithë viktimave të tij dhe sidomos të femrave e fëmijëve. Synimet e kësaj strategjie ishin: Parandalimi (forcim i ligjit, edukimi e informimi, rritja e ndërgjegjësimit, trajnimi në nivel kombëtar e ndërkombëtar, kontrolli i kufirit, me fokus komunitetet vulnerabël etj). Mbrojtja dhe ri-integrimi i fëmijëve, viktima të trafikut (ku përfshihet kuadri ligjor, forcat policore, ndjekja penale e procedurat ligjore). Kthimi vullnetar i asistuar (bazohet në praktikat më të mira mbi identifikimin, mbrojtjen e kthimin në vendin e origjinës të fëmijës). Koordinimi i aktorëve (kombëtar e ndërkombëtar, qeveritar e joqeveritar, qendror e jo qendror). Ndërkohë marrëveshja e Bashkëpunimit për Krijimin e një Mekanizmi Kombëtar Referues për identifikimin dhe Asistencë të Përmirësuar për Viktimat e Trafikut të Qenieve Njerëzore, ishte e një rëndësie të madhe. Si rezultat i një politike agresive ndaj këtij fenomeni nëpërmjet aplikimit të dënimeve të rënda dhe konfiskimit të pasurive të autorëve të krimit, trafikimi i qenieve njerëzore filloi të ulej ndjeshëm në këto vite 92. Sipas Raportit të Vlerësimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore për vitet , trafikimi si i femrave dhe i fëmijëve ishte në ulje. Kështu, për vitin 2005 pati 30 femra viktima të trafikimit dhe 7 fëmijë; në vitin 2006 ishin 25 femra dhe 4 fëmijë viktima të trafikimit, dhe në vitin 2007 u ul numri në 12 femra dhe 3 fëmijë viktima të trafikimit 93. Shifrat e paraqitura më lartë paraqesin veprat penale të trafikimit të evidentuara nga viti 2005 deri në vitin 2008, pjesa më e madhe e të cilave janë raste të trafikimeve të kryera në vitet e mëparshme, por për arsye të ndryshme, denoncimi i tyre është bërë gjatë kësaj periudhe. Nga viktimat e trafikuara të kthyera nga vendet e huaja, 30 % e tyre pranonin se ishin përsëritëse në këtë veprimtari, 31 % u shprehën se do të vazhdonin përsëri këtë rrugë, 66 % qenë rikthyer pranë familjeve duke hequr dorë nga ky fenomen dhe 4 % nuk 92 Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz. Raporti i Vlerësimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore Për më shumë referoju adresës: RaportiVleresues. Strategjia Kombetare Antitrafikim pdf 93 Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz. Raporti i Vlerësimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

72 dhanë përgjigje, duke lënë të kuptohej se nuk mund të shkonin pranë familjeve, por se dëshironin të stabilizoheshin diku në vend në mënyra të ndryshme 94. Raportet ndërkombëtare të këtyre viteve vlerësonin se trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri ishte bërë më pak i dukshëm 95 (CARPO, 2006: 41). Ndërkohë edhe IOM raporton një gjë të ngjashme: trafikimi është rritur, por është bërë më pak i dukshëm, duke qenë se organizatat kriminale kanë ndryshuar metodat e tyre të veprimit. Në rastin e shfrytëzimit seksual, trafikimi ka lëvizur në apartamente private, duke përdorur më shumë internetin dhe komunikimet me telefon. Gjithashtu shfrytëzimi është bërë më i mprehtë nëpërmjet pagesave të vogla për viktimat, në mënyrë që ata të shmangin denoncimin, po kështu pjesëmarrja e trafikantëve dhe kujdestareve femra ka ndihmuar në bërjen e këtij krimi më pak të dukshëm (IOM, 2006). Pra, ishte më vështirë t i identifikoje viktimat e trafikimit, duke qenë se metodat e maskimit ishin të sofistikuara. Sipas vlerësimeve të institucioneve ndërkombëtare të kësaj kohe, Shqipëria nuk ishte më vend tranziti dhe as ndonjë vend i rëndësishëm destinacioni, por ishte vend origjine për gratë dhe vajzat e trafikuara përtej kufijve, por në rritje gjithashtu edhe brenda kufijve. Viktimat shqiptare trafikoheshin drejt Greqisë dhe Italisë dhe më pas drejt Anglisë, Francës, Belgjikës, Norvegjisë, Gjermanisë dhe Holandës 96. Gjykimi mbi situatën e trafikimit në Shqipëri në mungesë të një baze të dhënash zyrtare në këtë kohë bëhej kryesisht mbi bazën e numrit të viktimave të asistuara dhe atyre që bashkëpunuan me autoritetet e ligjit. Kësisoj të dhënat ishin jo vetëm të paplota, por madje edhe kontradiktore në krahasim me ato që jepnin organizatat joqeveritare. Kësisoj, në raportin e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz thuhet që për vitin 2007, Sektori Kundër Trafiqeve te Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka raportuar 20 viktima të trafikimit, prej të cilave 13 janë gra dhe 7 janë fëmijë, ndërsa Qendra Kombëtare e Pritjes për Viktimat e Trafikimit ka akomoduar në vitin 2007, 85 viktima trafikimi, 55 prej të cilave kanë qenë referuar gjatë atij viti, kurse 30 raste kanë qenë akomoduar aty qysh prej viteve të mëparshme. Ndërkohë, Qendra Psiko-sociale Vatra ka raportuar tek Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Antitrafikimin se në periudhën , ka akomoduar dhe asistuar 380 gra të trafikuara dhe 69 në rrezik trafikimi 97, ndërsa OJF Të ndryshëm &Të barabartë (2007), ka raportuar se ka asistuar për periudhën , 100 gra të trafikuara dhe 27 fëmijë të përfituesve të programit. Policia dhe qendrat ri-integruese dëshmonin për faktin që vajzat merreshin me forcë nga fshatrat dhe dërgoheshin në qytete të vogla apo të mëdha për të prostituuar në hotele apo shtëpi private. 94 Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Trafikimin në Njerëz. Raporti i Vlerësimit për Zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore Raporti CARPO, 2006: Departamenti Amerikan i Shtetit. Raporti për Trafikimin në Njerëz, Qershor Raport i Qendrës Vatra, 2007 Mbi asistimin dhe trajtimin e viktimave të trafikimit. 72

73 Vetëm gjatë vitit 2008, u unifikua numri i viktimave të trafikimit dhe viktimave të mundshme të trafikimit të raportuara nga institucionet shtetërore dhe ato jo shtetërore. U bë riprogramimi i bazës së të dhënave për viktimat e trafikimit, me një bazë më të plotë dhe të përditësuar të grumbullimit dhe analizimit të informacionit që prej identifikimit fillestar të një viktimë/viktimë të mundshme të trafikimit e deri në riintegrimin e plotë të saj. Në programin e ri të njohur si Sistemi i Informacionit për Viktimat e Trafikimit (SIVET), vazhdon hedhja e të dhënave nga përdoruesit nën kujdesin e Njësisë Antitrafik, e cila monitoron përdorimin e sistemit dhe përdor të dhënat e nxjerra prej tij. Një fenomen i ri në rritje, sipas disa raporteve e studimeve, ishte fenomeni i trafikimit të brendshëm (shfrytëzim i viktimave shqiptare në qytetet e mëdha të Shqipërisë pa kaluar kufirin shtetëror) dhe për ri-trafikimin (rirënie në rrugën e trafikimit nga ana e ish- viktimave). Ky trend konfirmohet nga TIP Report 98, sipas të cilit Shqipëria, gjatë vitit 2008 është konsideruar si vend origjine për burrat, gratë dhe fëmijët viktima të trafikimit me qëllim shfrytëzimi seksual e pune, e ndër to edhe lypjeje. Por fenomeni i trafikimit të burrave dhe për shfrytëzimin e punës apo shërbimeve të papaguara është pak i njohur në Shqipëri. Megjithatë gjatë viteve vërehet një reduktim i mëtejshëm i trafikimit të personave dhe sidomos të femrave për qëllime shfrytëzimi për prostitucion. Masat per reduktimin e fenomenit te trafikimit për këto vite lidhen me : Ngritjen e Njësisë Antitrafik; Krijimi i Komiteteve Rajonale Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore; Mekanizmi Kombëtar i Referimit për përmirësimin e identifikimit dhe asistencës ndaj viktimave të trafikimit ; Ngritja e Autoritetit Përgjegjës, (MB, MPÇSSHB-së dhe MPJ-së); Unifikimi i identifikimit të viktimave të trafikimit; Fushata sensibilizuese, linja telefonike falas. Njësia Antitrafik u krijua dhe funksionon pranë Ministrisë së Brendshme, dhe në ushtrimin e funksioneve të saj drejtohet nga Koordinatori Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore/Zëvendësministri i Brendshëm. Komitetet kanë për detyrë kryerjen e vlerësimeve periodike për situatën rajonale dhe nevojat specifike, evidentimin e përparësive për veprim në nivel rajonal; identifikimin e grupeve në rrezik dhe ngritjen e rrjeteve të mbrojtjes në nivel vendor. Marrëveshja është nënshkruar midis MB, MJ,MPCSSHB si dhe ofruesve të shërbimeve për viktimat e trafikimit. Ngritja e Autoritetit Përgjegjës, (MB, MPÇSSHB-së dhe MPJ-së) datë , përgjegjës për bashkërendimin, përpunimin dhe raportimin e veprimeve të nevojshme të të gjitha strukturave të përfshira në marrëveshjen e MKR-së, si dhe për monitorimin e zbatimit të saj. U vendos linja telefonike kombëtare falas për ndihmë ( ) që operohet nga Ministria e Brendshme që prej Nëntorit të vitit Ngritja e një Baze të Dhënash mbi viktimat e trafikimit, e cila është bërë plotësisht operative në vitin Baza e të dhënave monitorohet nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar dhe Autoriteti Përgjegjës. Në këtë database hidhen të dhëna për viktimat dhe viktimat e mundshme që prej identifikimit fillestar e deri në ri-integrimin e tyre. 98 Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore, viti

74 U miratua dhe zbatua Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm lidhur me procedurat qe kryhen me shtetasit shqiptare dhe te huaj ne pikat e kalimit kufitar, i cili ngarkon me detyra jo vetëm punonjësit e policisë kufitare por edhe ata antitrafik. Ky urdhër thekson nevojën e pranisë së një punonjëse femër gjatë intervistimit të viktimave apo viktimave te mundshme te trafikimit si dhe bashkëpunimin me ofruesit e shërbimeve për praninë e një punonjësi social gjate intervistimit. 5.3 Forcimi i luftës kundër trafikimit të personave në vitet Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Plotësimi i Pyetësorit të KE-së për Shqipërinë, zbatimi i detyrimeve të 5 Prioriteteve Kyçe për Shqipërinë, si dhe rekomandimet e Progres Raporteve , kanë qenë shtysa të fuqishme për ndryshimin e situatës kriminale të trafikimit të personave në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit. Forcimi i kapaciteteve institucionale, trajnuese, rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar, zbatimi i një qasjeje multidisplinore në parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave kanë dhënë impakt pozitiv në forcimin e masave në luftën kundër trafikimit të personave. Qeveria Shqiptare adoptoi një Strategji Kombëtare për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore gjatë viteve Aktivitetet e kësaj strategjie administroheshin nga Zyra e Koordinimit Kombëtar kundër Trafikimit, e cila është pjesë e Ministrisë së Brendshme. Strategjia kombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore përfshin mbrojtjen dhe mbështetjen, parandalimin, përndjekjen ligjore dhe koordinimin ndërmjet agjencive. Fillimi i vitit 2011 përkon edhe me periudhën kur u miratua Plani Kombëtar i Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave ( ), i cili i dha prioritet luftës kundër trafikimit të brendshëm për të gjitha llojet e shfrytëzimit, në veçanti shfrytëzimit të fëmijëve për lypje dhe punë të detyruar. Si rezultat i këtyre masave situata e trafikimit të personave gjatë viteve të fundit u reduktua ndjeshëm në vitin 2009 me 8 viktima të trafikimit, ndërsa në vitet 2010 deri në vitin 2013 vërejmë një trend në rritje të lehtë (Graf. 6). 8 Graf. 6 Numri i viktimave te trafikimit per vitet Pavarësisht nga rritja e lehtë që ka ndodhur gjatë tri viteve të fundit dhe nga luhatjet e vogla të koeficienteve të indikatorëve për disa vite, krahasuar me vitet , objektivi strategjik dhe politika në reduktimin e trafiqeve të paligjshme për periudhën 74

75 është arritur. Kësisoj, në vitin 2012 rezulton një rritje e identifikimit dhe hetimit të veprave penale në fushën e luftës kundër trafiqeve të paligjshme në masën 13,4%, krahasuar me vitin Është shënuar rritje në goditjen kundër grupeve të organizuara të trafiqeve të qenieve njerëzore nëpërmjet kryerjes së dhjetëra operacioneve policore. Ka patur një rritje të operacioneve ndërkombëtare në fushën e luftës kundër trafikimit të personave. Në sajë të koordinimit të mirë të strukturave përgjegjëse për parandalimin e goditjen e trafiqeve të paligjshme, nga viti 2009 e në vazhdim, nuk evidentohen raste në të cilat territori shqiptar të përdoret si vend tranziti për trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafiqet e tjera, referuar shkëmbimit të informacionit me strukturat homologe të vendeve fqinje. Kjo situatë pozitive ka ardhur si rezultat i investigimit të të dhënave dhe informacioneve në ketë drejtim si dhe bashkëpunimit më të mirë me strukturat e tjera të zbatimit te ligjit si SHISH, AIM, Forcat Detare dhe Ajrore në kontrollin e hapësirës detare dhe ajrore, me Prokurorinë, Doganat, shërbimet policore homologe të rajonit etj. U rritën kapacitetet e të gjithë aktorëve të përfshirë në luftën kundër trafikimit të personave. Duke filluar nga viti 2010 është punuar për rritjen e kapaciteteve të strukturave kundër trafiqeve të paligjshme në Policinë e Shtetit me 18 funksione të reja, kryesisht në drejtim të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke e rritur 20, 4% numrin e punonjësve të strukturave të policisë antitrafik. Në Institucionin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në vitin 2010, është ngritur një seksion i veçantë për hetimin e çështjeve lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore. Në vitin 2011 është dyfishuar numri i koordinatorëve pranë Njësisë Antitrafik në Ministrinë e Brendshme. Është përmirësuar koordinimi i punës midis strukturave të zbatimit të ligjit dhe agjencive të tjera partnere siç janë qendrat dhe OJF-të e përfshira në luftën kundër trafikimit të personave dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Moratoriumi i skafeve ishte një instrument i fuqishëm ligjor i cili plotësoi për një periudhe prej 5 vjetësh politikën represive ndaj migracionit të paligjshëm dhe arriti të neutralizojë në shifra O emigracionin e paligjshëm nëpërmjet detit drejt Italisë. Legjislacioni shqiptar në drejtim të luftës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme është përgjithësisht i përafruar me acquis communautaire. Gjatë vitit 2012, trafikimi i femrave është zhvilluar në formën e trafikimit të jashtëm, ku femrat nga rrethet si Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçe etj, janë trafikuar ose tentuar të trafikohen në Itali, Greqi, Kosovë e Mal te Zi. Gjithashtu, trafikimi është shfaqur dhe në formën e trafikimit të brendshëm me largimin e femrave të moshave të reja nga qytetet/fshatrat ku jetonin, zhvendosjen e tyre dhe shfrytëzimin për prostitucion në qytete të tjera, kryesisht në Tiranë. Gjatë viteve , ka pasur një rritje të numrit të rasteve të identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit edhe në Belgjikë, Zvicër, Gjermani dhe ndonjë rast sporadik në Britaninë e Madhe. Vajzat shqiptare shfrytëzohen për shërbime seksuale. Trend në rritje është edhe shfrytëzimi i shtetasve të huaj për punë 99. Gjatë 99 Didi, Artan, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Diskutim në Seminarin për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore të organizuar nga Prezenca e OSBE,

76 kësaj periudhe është edhe shfrytëzimi i shtetasve të huaj. Kësisoj, në vitin 2012, ka pasur një rast praktikimi të dy shtetasve të huaj meshkuj nga Filipinet, trafikuar në Kosovë dhe më pas në Shqipëri. Edhe gjatë vitit 2013 ka patur rast viktimë trafikimi, femër nga Filipinet e cila shfrytëzohej për punën Shqipëri. Nga Policia Kufitare dhe Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, gjate viteve 2012 dhe 2013 janë identifikuar 8 Viktima të Mundshme të Trafikimit në Njerëz. Të gjitha viktimat kanë qenë femra dhe kanë qenë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë dhe shfrytëzimi i tyre ka ndodhur jashtë territorit të Shqipërisë, kryesisht në vendet e BE dhe në Ballkan. Në përgjithësi këto shtetase kanë pranuar vet që të trajtohen si Viktima të Mundshme të Trafikimit. Ka patur dhe raste të identifikimit në territor, kryesisht shfrytëzim për prostitucion, lypje dhe pune të detyruar. Në territor janë identifikuar nga OJF, policia kundër trafiqeve dhe policia për mbrojtjen e të miturve. Nisur nga sa sipër, sipas vlerësimeve ndërkombëtare, Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine për viktimat e trafikimit me vende destinacioni në përgjithësi vendet e rajonit si Kosova, Greqia, dhe Italia, por edhe Belgjika, Holanda, Gjermania dhe Britania e Madhe. Në muajin Qershor 2012, u miratua Marrëveshja e Re e Bashkëpunimit për Funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Viktimat/Viktimat e Mundshme të Trafikimit të Personave, duke rritur numrin e aktorëve të përfshirë në marrëveshje dhe duke siguruar zbatimin e procedurave standarde të veprimit për identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit edhe nga organizata të shoqërisë civile, palë në MKR. Në sajë bashkëpunimit efektiv ndërmjet Njësisë Antitrafik, ISSH, MSH, QVT dhe MPCSSHB, u hartua dhe u miratua VKM nr. 395, datë Për Trajtimin e Viktimave të Trafikimit dhe Përfitimin e Shërbimeve Shëndetësore nga kjo Kategori, sipas të cilit viktimat e trafikimit në Shqipëri përfitojnë kujdes shëndetësor falas. Katër qendrat (përfshirë edhe QVT), vit pas viti kanë rritur cilësinë e shërbimeve të ofruara për viktimat e trafikimit. Në vitin 2011 u arrit të sigurohet financimi nga buxheti i shtetit i disa prej shpenzimeve të qendrave që japin shërbime për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit. Është zbatuar një plan operacional kundër lypjes dhe shfrytëzuesve të fëmijëve, i cili që prej muajit dhjetor 2009 ka reduktuar ndjeshëm rastet e shfrytëzimit të fëmijëve në rrugë. MB në bashkëpunim me MASH, MPÇSSH dhe disa OJF kanë zhvilluar një fushatë mbarëkombëtare kundër shfrytëzimit të fëmijëve për punë dhe lypje të detyruar me moton Fëmijëria nuk është shfrytëzim për punë. Gjatë dy viteve të fundit, MB, me iniciativën e NJAT, ka ndërmarrë një sërë masash për uljen e numrit të fëmijëve të paregjistruar në RKGJC. Gjithashtu, MB në bashkëpunim me MASH, në vitin 2011, kanë përfshirë në kurrikulën e arsimit bazë, tema për fenomenin e trafikimit të personave, përfshi edhe çështje të mbrojtjes së fëmijëve, të drejtat e fëmijëve, barazisë gjinore, dhunës në 76

77 familje dhe edukimit seksual, etj. MPJ ka udhëzuar në vazhdimësi ambasadat dhe konsullatat shqiptare për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe sigurimin e identifikimit dhe referimit në kohë të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Për këtë qëllim MB në bashkëpunim me MPJ dhe IOM kanë mundësuar përgatitjen e një manuali dhe kanë zhvilluar trajnime me zyrtarë të konsullatave dhe oficerë të kontaktit në vendet e rajonit dhe destinacionit. Në faqen zyrtare të internetit MPJ informon qytetarët shqiptarë jashtë vendit se si të veprojnë në rast se gjenden në një situatë trafikimi. MM bazuar në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe Strategjinë Ushtarake ka kontribuar në grumbullimin e informacionit lidhur me sigurinë e hapësirës detare dhe ajrore të RSH, si dhe mbështetjen e strukturave të MB në kontrollin dhe parandalimin e trafiqeve në hapësirën detare. Moratoriumi për bllokimin e plotë të lëvizjes së skafeve në det ka vazhduar, sikurse edhe ndjekjet penale dhe dënimet e trafikanteve. Bashkëpunimi i mirë me strukturat e Kufirit dhe Migracionin në PKK-të, si dhe me Drejtorinë e Përgjithshme e Drejtoritë Rajonale të Shfrytëzimit të Transportit Rrugor ka realizuar identifikimin e metodave të aplikuara nga shtetas te huaj për të trafikuar mjete motorike dhe armë në vendin tonë. Analizat tregojnë se në vitin 2012 ka një rritje të identifikimit dhe hetimit të veprave penale në fushën e luftës kundër trafiqeve të paligjshme në masën 13.4 %, krahasuar me vitin Përqindja e personave të trafikuar kundrejt numrit të përgjithshëm të trafiqeve është ulur nga 4 % më 2007, në 3.33 % më 2011 dhe rritur në 4.99 % në Graf.7 Goditjet e grupeve dhe autoreve per vitet Grupe kriminale Autore Arrestuar Është shënuar rritje në goditjen kundër grupeve të organizuara të trafiqeve të qenieve njerëzore si dhe e personave të arrestuar nëpërmjet kryerjes së 150 operacioneve policore për periudhën (Graf.7). 6. Trafikimi i fëmijëve Është një nga tiopologjitë më problematike dhe më mizore të trafikimit të personave, e cila godet qeniet më të pambrojtura dhe delikate të shoqërisë, fëmijët e moshës së 100 Raporti i analizës vjetore të Policisë së Shtetit, viti 2013, vebsite:@asp.gov.al 77

78 vogël, madje në shumë raste edhe foshnja. Fenomeni i trafikimit të fëmijëve pas vitit 1993, filloi të njihet si një problem serioz në Shqipëri. Gjithmonë e më shumë fëmijë janë trafikuar për qëllimin e shfrytëzimit seksual, trafikim organesh, për pedopornografi, lypje, punë skllavëruese etj. Gjatë periudhës nga Shqipëria mendohet se janë trafikuar rreth 4000 fëmijë të moshës deri 18 vjeç 101, kryesisht në vendet fqinje për t u shfrytëzuar si për abuzime seksuale, për lypje ashtu dhe për punë skllavëruese. Sipas të dhënave të dhënave të Policisë së Shtetit dhe të dhënave të Shërbimit Social Ndërkombëtar (ISS, 2001), deri në vitin 2001 ndodheshin jashtë shtetit të pashoqëruar 6075 fëmijë, nga të cilët: 3972 fëmije në Itali, 1730 fëmijë në Greqi, dhe 372 fëmijë në vende të tjera europine. Nga fëmijët që ndodheshin në Itali, rreth 20% e tyre ishin trafikuar dhe shfrytëzoheshin për lypje, fshirje xhamash makinash si dhe veprimtari të tjera të paligjshme si vjedhje, shpërndarje droge etj., dhe në Greqi rreth 40 % e tyre shfrytëzoheshin për aktivitetet e përmendura më sipër. Nga shuma e fëmijëve që ndodheshin të pashoqëruar jashtë vendit rreth 2831 prej tyre shfrytëzoheshin për veprimtari të paligjshme që përbënte burim fitimi për persona të tjerë si tutorë. Rreth 20 % e këtyre fëmijëve ishin vendosur në qendra pritjeje, edukimi dhe rehabilitimi, kryesisht në Itali dhe në Greqi. Duke filluar nga viti 1992 e deri në vitin 2001, Shërbimi Social Ndërkombëtar ka mundësuar rikthimin në Shqipëri pranë familjeve të tyre të rreth 560 fëmijëve, për të cilët kanë vazhduar programet e ri-integrimit për t u shkolluar ose përfituar profesione të ndryshme, me financim nga kjo organizatë. Gjithashtu programe për ri-integrimin e fëmijëve kanë zhvilluar Save the Children, Terre des hommes, si dhe në veçanti IOM për femrat e mitura të futura në veprimtari kriminale si viktima të shfrytëzimit seksual. Nga intervistat e bëra me fëmijët e kthyer në këtë periudhë rezulton se 95% e tyre ndodheshin atje me dijeni dhe dëshirë të prindërve, kështu që denoncimet në polici për ta ishin të pakta, duke veçuar denoncimet e femrave minorene të trafikuara për shfrytëzim prostitucioni. Janë konstatuar raste, kryesisht në familjet me origjinë rome që prindërit e tyre kundrejt shpërblimeve në lekë kanë dërguar fëmijët e tyre të mitur jashtë vendit, të cilët janë bërë pre e trafikantëve dhe e shfrytëzuesve të të miturve. Sipas raporteve ndërkombëtare, në vitin 2001, rreth 1000 fëmijë romë nga Shqipëria shfrytëzoheshin vetëm në Selanik, qyteti i dytë në Greqi. 102 Një studim i vitit 2002 kryer nga OJQ Shërbimi Social Ndërkombëtar raportonte se 1800 fëmijë shqiptare të pashoqëruar, shumë prej të cilëve ishin viktima të trafikimit, jetonin në Greqi. Dinamika e trafikimit të fëmijëve gjatë dekadës së fundit ka qenë si në graf Studim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për trafikimin e qënieve njerëzore, viti Publikuar në Raportin i Projektit CARPO mbi gjendjen e Krimit të Organizuar dhe Krimit Ekonomik në Europën Juglindore, Strasburg, gusht 2006, versioni shqip, fq 75). 103 Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,viti

79 Graf.8 Trafikimi i fëmijeve Kurba e trafikimit të fëmijëve me përjashtim të viteve 2002, 2003 dhe 2004 që ka qenë e rritur, pas vitit 2004 ajo ka shënuar rënie graduale, me përjashtim të vitit 2012 gjatë të cilit vërehet një ngjitje e lehtë e kurbës, ndërsa në vitin 2013 reduktohet në një rast 104. Megjithatë këto të dhëna nuk janë të plota pasi në shumicën e rasteve nuk raportohen sidomos viktimat që trafikohen nga vetë të afërmit e viktimave ose të tjerët që largohen në mënyrë klandestine nga persona të tretë. Sipas Terre des Hommes (TdH, 2006) dhe Arsis 337 fëmijë shqiptarë ishin identifikuar në Selanik dhe Athinë të Greqisë si viktima të trafikimit. Gjithsesi, numri i fëmijëve shqiptarë të trafikuar në Greqi shënoi rënie në vitin Po sipas TdH Terre des hommes, fëmijët, kryesisht nga bashkësitë rome dhe egjiptiane, u trafikuan nga prindërit e tyre pa përfshirjen e një pale të tretë më shumë për të lypur. Fëmijët e shënjestruar janë kryesisht fëmijët e përjashtuar, anëtarë të grupeve vulnerabël. Fëmijët shpesh vuajnë nga një përjashtim i dyfishtë sepse janë fëmijë dhe sepse janë të një grupi social specifik të përjashtuar - si grupet e minoriteteve etnike (Crawford, 2001: 534). Të shënjestruarit janë fëmijë nga familje të varfra, fëmijë dhe familje të paregjistruara, fëmijë, familjet e të cilëve banojnë në zona joformale, fëmijë që kanë humbur një ose të dy prindërit, fëmijë të braktisur dhe fëmijë me përfaqësues ligjorë shumë të vjetër (gjyshër që i rrisin fëmijët), fëmijë nga familje të divorcuara, fëmijë me aftësi të kufizuara, fëmijë nga familje me probleme droge, alkooli, fëmijë me një prind emigrant, fëmijë që nuk shkojnë në shkollë, dhe fëmijët e rrugës. Ndërkohë që pjesa më e madhe e kategorive të mësipërme janë vulnerabël ndaj trafikimit, fëmijët e rrugës bëjnë pjesë në të tre kategoritë: vulnerabël, me rrezikshmëri të lartë dhe të trafikuarit. Në fakt, janë identifikuar tre grupe fëmijësh rruge: fëmijë rruge me kohë të plotë të braktisur prej familjeve ose komuniteteve të tyre, fëmijë rruge me kohë të plotë të cilët kanë braktisur vetë, shpesh për shkak të abuzimit të ndonjë forme dhe fëmijë rruge me kohë të pjesshme, të cilët qëndrojnë në rrugë për të lypur ose për aktivitete të tjera, por që kthehen në familjet e tyre çdo ditë, (shumica e raportuar). Prostitutat 104 Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, viti Departamenti Amerikan i Shtetit. Raporti për Trafikimin në Njerëz, Qershor, 2007, 79

80 fëmijë shpesh futen në kategorinë e fëmijëve të braktisur (Crawford, 2001: 536-7). Trafikimi, gjithashtu, është edhe i gjinizuar, domethënë ka më shumë femra të trafikuara se sa meshkuj (IOM, 2003: 5). Kohët e fundit është shtuar numri i rasteve që flasin për trafikimi të të miturve të pashoqëruar. Sipas thënieve të fëmijëve, prindërit e tyre shpesh janë dakord që ata të emigrojnë, sepse në këtë mënyrë ata do të marrin para ose të mira materiale nga trafikantët apo kontrabandistët, të cilat i përdorin si burime jetese për të gjithë familjen. Fëmijët që mbërrijnë në vendin e destinacionit pretendojnë në shumë raste që gjendja e tyre atje është më e mirë se në vendin e tyre të origjinës, ku kanë qënë shfrytëzuar apo keqtrajtuar, dhe se ata nuk dëshirojnë të kthehen, pavarësisht nga ofertat që u bëhen. Ata shpresojnë që një ditë do të kthehen te komuniteti i tyre pasi të kenë bërë "emër". Një studim i kryer nga Agjencia Kombëtare e Krimit lidhur me trafikimin e fëmijëve në Britaninë e Madhe ka nxjerrë rezultate shokuese. Sipas këtij studimi, shumica e fëmijëve që shfrytëzohen seksualisht në Britaninë e Madhe janë me origjinë nga Shqipëria e Vietnami. Kështu, nga 140 fëmijë të trafikuar vitin e kaluar në këtë vend dhe të raportuar për abuzim seksual 88 ishin me origjinë nga Shqipëria dhe Vietnami dhe pjesa tjetër, rreth 56 fëmijë, kishin lindur në Britani Shkaqet e trafikimit të fëmijëve Sipas UNICEF-it (2006: 22) ekzistojnë shkaqe të drejtpërdrejta, themelore dhe strukturore ose rrënjësore pas trafikimit. Ato kanë qenë të lidhura ngushtë me varfërinë, papunësinë, pabarazinë, margjinalizimin, gjininë etj. (Raport mbi fushatën kundër lypjes: 6). Varfëria, nivelet e larta të papunësisë, kolapsi i sistemit shtetëror, niveli i ulët i mbrojtjes shoqërore, pabarazia në rritje e shpërndarjes së të ardhurave, prishja e rrjeteve shoqërore ekzistuese brenda familjes e komunitetit dhe hapja e kufijve (Save the Children, 2007: 4), si edhe diskriminimi racial kanë nxitur trafikimin e fëmijëve jashtë vendit. Nga ana tjetër, migrimi dhe lëvizja e brendshme kanë ndikuar në strukturën e komuniteteve shqiptare, që do të thotë se anëtarët e komunitetit nuk janë më fytyra dhe njerëz të njohur, të cilëve mund t u besosh dhe tek të cilët mund të mbështetesh. Lëvizja dhe migrimi i brendshëm i komuniteteve shqiptare në qytete, në veçanti në kryeqytet, ka ndihmuar në thyerjen e rrjeteve të sigurisë së komunitetit, nëse i shtojmë edhe braktisjen e sistemeve të mbrojtjes së regjimit të mëparshëm, vëmë re se ka pasur një rritje të vulnerabilitetit të komuniteteve të imigrantëve të brendshëm, në veçanti fëmijët e tyre. Migrimi i brendshëm shoqërohet nga fenomene të tjera, që shtojnë vulnerabilitetin e këtyre njerëzve, si: Mungesa e lejes së banimit/regjistrimit, mungesa, regjistrimit të të rriturve dhe fëmijëve të sapolindur, mungesa e shkollimit, mungesa e sigurimeve shoqërore. 106 Studim mbi trafikimin ndërkombëtar të fëmijve, viti Agjencia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe 80

81 Trafikimi i fëmijëve bëhet gjithashtu për t i përdorur ata për lypje, prostitucion, vjedhje dhe krime të tjera rrugë apo për qëllime më klandestine si adoptimi i parregullt apo shitja e organeve. Femrat trafikohen më shumë për seks komercial dhe meshkujt për punë, lypje apo krime të vogla. Ndër fëmijët më vulnerabël janë ballkano-egjiptianët dhe, në veçanti fëmijët romë, të cilët shënjestrohen për shfrytëzim seksual, lypje dhe adoptim. (CARPO, 2006: 41). Ky komunitet është shumë i margjinalizuar për shkak të diskriminimit dhe racizmit kundër tyre, mungesa e mundësive për të dalë nga varfëria, dhe mungesa e mbështetjes sociale që mund të ofrohet për të treguar se si këto faktorë ndikojnë në nivel familjeje (Save the Children, Albania, 2007: 13). Për më tepër, studimi i UNDP-së (2005) tregon se rreth 64% romë dhe 24% ballkano-egjiptianë të moshës 7 deri në 20 vjeç janë analfabetë (World Vision, 2007: 8). Gjithsesi, faktorët shtytës dhe tërheqës aplikohen për fëmijët mbi shtatë vjeç, të cilëve trafikantët mund t u afrohen dhe t i joshin, apo në rastin e të afërmeve të shfrytëzohen drejtpërsëdrejti. Ka plot raste fëmijësh 0-6 vjeç, të cilët shfrytëzohen nga prindërit, të afërmit dhe persona të tjerë, qoftë jashtë apo brenda vendit. Shumicën e kohës i shohim ata në rrugë, në dukje duke fjetur, por ka shumë të ngjarë të jenë të droguar, duke lypur dhe ndonjëherë dhe duke shitur sende në rrugë apo rreth restoranteve e kafeneve. Këta fëmijë janë shumë të vegjël për të kërkuar ndihmë dhe situata e tyre është më e vështirë, jo vetëm për shkak të moshës së tyre të re, por edhe për shkak të shkallës së lartë të vulnerabilitetit dhe mungesës së shpresës. Siç e përmendem më sipër, lypja është e përhershme ose sezonale. Ajo konsiderohet si një mjet mbijetese ekonomike për prindërit dhe fëmijët. Sidoqoftë, nëse heqim elementin e përfitimit nga ekuacioni, atëherë prindërit do të fillojnë të shqyrtojnë alternativa të tjera. Trajtimi i trafikimit të fëmijëve kërkon një nivel të lartë kompetencash specifike, pasi fëmijët janë jashtëzakonisht delikat. Sipas parimeve të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve, ata duhet të ndihmohen dhe duhet të përfitojnë një ndihmë të plotë shëndetësore, sociale dhe ligjore. Rastet e trafikimit duhet të trajtohen duke mënjanuar kriminalizimin e të miturve, duke mbajtur parasysh që edhe nëse ata fëmijë janë të përfshirë në krime të vogla, ata përsëri mbeten viktima të krimit dhe të individëve/organizatave që i shfrytëzojnë ata. Legjislacioni i shumë vendeve u ofron të gjithë fëmijëve, pavarësisht nga kombësia e tyre, mundësinë për të marrë statusin ligjor dhe një lejë qëndrimi. Bashkëngjitur me këto mundësi ekzistojnë dhe programe kujdesi të specializuara shoqërore për të miturit. Si shfrytëzuesit ashtu dhe fëmijët e njohin shumë mirë legjislacionin, kështu që fëmijët që përdoren për të kryer krime nuk quhen fajtorë për shkak të moshës së tyre të vogël. Po të kapen, identifikimi i tyre është i vështirë sepse fëmijët zakonisht nuk kanë dokumente identifikimi (ato mbahen nga rrjetet kriminale). Gjetja e identitetit të tyre është një procedurë komplekse për autoritetet e të dyja vendeve përkatëse që kërkon kohë dhe shpenzime. Shpesh ata vuajnë nga trauma dhe kanë mendime vetëvrasëse. Megjithatë, ata mohojnë identitetin e tyre dhe nuk bien dakord me riatdhesimin pasi mendojnë që 81

82 gjendja në shtëpi është akoma më e rëndë. Në rast se atyre do t'u duhet të largohen p.sh nga Franca, secili nga ata kanë gati një plan se ku do të emigrojë përsëri." Trafikimi i personave dhe krimi i organizuar Trafikimi i personave është një krim i organizuar shtrirë përtej kufijve kombëtarë dhe shtetërorë. Migrimi, krimi i organizuar, imigracioni i paligjshëm, duke përfshirë kontrabandimin dhe trafikimin e personave, janë një element i problemit të madh të krimit të organizuar dhe ekonomisë së paligjshme globale 108. Hulumtimet e fundit tregojnë se trafikimi është më pak i lidhur me format tjera të krimit të organizuar sesa që është menduar në fillim. Shumë trafikant kryejnë krime të ndryshme duke përfshirë edhe trafikimin e personave. Megjithatë, trafikimi i ndan rrugët dhe rrjetet me krimin e organizuar në disa nga mënyrat në vijim: - Trafikimi paralel, ku njerëzit trafikohen nëpër të njëjtat rrugë dhe rrjete sikurse edhe mallrat ilegale - Trafikimi i kombinuar, ku trafikimi i njerëzve ndodh në të njëjtën kohë-duke përdorur të njëjtat makina, p.sh: sikurse edhe kontrabanda tjetër - Trafikimi i zhvendosur, ku të njëjtat rrugë përdoren për të trafikuar grupe të ndryshme të mallrave në kohë te ndryshme; për shembull, grupet e krimit të organizuar mund të përdorin rrugët dhe rrjetet e njëjta për kontrabandën e armëve për të trafikuar njerëz në zona të konfliktit pasi të kenë mbaruar luftimet. - Trafikimi i kundërt, ku rrugë të njëjta përdoren për të trafikuar mallrat të ndryshme në drejtime të kundërta; njerëzit p.sh: mund të trafikohen në një drejtim përderisa droga shkon në drejtimin tjetër. - Tregtia e kombinuar e shumë mallrave të trafikuara, duke përfshirë njerëzit, drogën dhe armët. - Pikë takimi/lidhjeje tjetër mes tyre është fakti se trafikimi i personave ashtu si krimi i organizuar është shumëdimensional sepse: - Ai përfshin elementet e disa krimeve, si shitje, blerje, abuzimi dhe shfrytëzim seksual, rrëmbime, etj. - Skenat e krimit shtrihen nga zona Burimi nëpër zonën tranzit dhe të Destinacionit. - Ai përfshin abuzimet dhe abuzues të shumtë, të cilët janë në rrjet dhe të organizuar në grupe. - Kjo është një vepër që kryhet në vazhdimësi në formë zinxhiri, duke filluar me rekrutimin / transportimin, transferimin, mbajtjen dhe vazhdon deri sa Viktima të jetë shpëtuar. - Nga tregtimi i qenieve njerëzore, autorët e krimeve nxjerrin fitime në nivele të ndryshme të veprimtarisë së tyre. 107 Lenuta Angalita, Executive Director, Conexiuni Foundation, Romania 108 Raimo Väyrynen. Illegal Immigration, Human Trafficking, and Organized Crime.University of Helsinki, Finland and University of Notre Dame, Indiana, USA,

83 Edhe pse nga pikëpamja teorike pranohet se trafikimi mund të kryhet dhe nga një person, në fakt ai është një nga aktivitetet më tërheqëse të grupeve kriminale të organizuara. Krimi i organizuar që deri para viteve 90 operonte në një territor të kufizuar, ndërsa aktualisht po ndjek shembullin e bizneseve të ligjshme në drejtim të globalizimit të tij. Duke synuar kontrollin e tregjeve, sikurse bizneset e ligjshme, kërkon fitimet maksimale dhe përpiqet të dobësojë sistemet e kontrollit për të pakësuar rreziqet. Grupet kriminale që merren me trafikimin e qenieve njerëzore shfrytëzojnë mundësitë e tregut për shërbime seksuale dhe krahun e lirë të punës, gjë e cila në vendet e destinacionit dhe tranzitit rrit vulnerabilitetin e popullsisë emigruese dhe favorizon qëllimet e trafikantëve. E nisur fillimisht si një ndërmarrje me baza familjare, fisnore apo shoqërore, trafikimi i qenieve njerëzore ka marrë përmasat e një aktiviteti gjithnjë e më të organizuar dhe me përfshirje gjithnjë e më të madhe të individëve me kombësi të ndryshme. Kështu nga praktika hetimore ka rezultuar që grupet kriminale shqiptare kanë bashkëpunuar me grupet kriminale Italiane ku fillimisht trafikantët shqiptarë luanin rolin e furnizuesit të tregut të seksit në Itali me femra shqiptare, dhe ata italianë duke qenë se njihnin terrenin, organizonin shfrytëzimin. Por gjithnjë e më tepër grupet shqiptare synuan të jenë në krye të aktivitetit duke krijuar grupe të tyre dhe me drejtim po prej tyre duke marrë dhe kontrollin në këtë aktivitet. në këto situata ata vendosen bashkëpunim të jashtëm me grupet italiane për ndarje zonash apo duke rekrutuar italiane brenda grupit për shërbime të ndryshme. Karakteristika e grupeve kriminale shqiptare që merren me trafikimin e qenieve njerëzore, në dallim nga ato që merren me trafikun e lëndëve narkotike, është se nuk arrijnë të krijojnë organizata të mëdha, por mbeten në grupe relativisht të vogla të cilat më tepër paraqesin karakteristika të grupeve të strukturuara kriminale sesa të organizatave kriminale. Në to nuk vihet re ndonjë organizim formal apo hierarkik por më tepër një raport horizontal mes anëtarëve të grupit në raport me rolet dhe kontributin e secilit në aktivitet. në dallim nga grupet e tjera, grupet shqiptare dallohen për karakterin e fortë etnik të tyre. Personat me kombësi jo shqiptare sikurse u tha përfshihen vetëm për të kryer shërbime jo parësore. në këto grupe, edhe pse evidentohet roli i drejtuesit, raportet e tij me grupin nuk janë të natyrës komanduese por të natyrës koordinuese të aktivitetit dhe të mbajtjes së raporteve me grupet e tjera kriminale. Bërthama e grupit përbëhet nga persona që ose kanë lidhje familjare ose kanë lidhje të forta shoqërore ku secili prej tyre ofron në aktivitet viktimën apo viktimat e tij. Një pjesë prej tyre apo persona të tjerë organizojnë mbikëqyrjen e viktimave gjatë shfrytëzimit dhe mbledhin të ardhurat të cilat iu dorëzohen drejtuesit apo elementeve kryesore që bëjnë shpërndarjen. Drejtuesi i grupit aktivizohet në veprime konkrete në rastet e ndëshkimit të viktimave apo të përplasjeve me grupet rivale. Ai aktivizohet gjithashtu në raportet e bashkëpunimit me grupet e tjera kriminale për shërbime të veçanta në varësi të nevojës konkrete si dhe në interesimin për lirimin e anëtarëve të grupit të kapur nga policia. Kjo bëhet si nëpërmjet korruptimit të zyrtarëve ashtu dhe nëpërmjet gjetjes së avokatëve të zotë për të marrë në mbrojtje anëtarin e grupit. Këto grupe karakterizohen nga brutaliteti ekstrem si në raport me viktimat ashtu dhe me grupet rivale. 83

84 Në mjaft procese penale janë konstatuar veprime mjaft çnjerëzore të kryera nga trafikantë shqiptare ndaj viktimave si rrahje sistematike, përdhunime në grup, djegie me cigare, përdorim të ujit të nxehtë për të realizuar aborte të shtatëzanive të padëshiruara të femrave që shfrytëzonin, prerje me thikë, etj.,. Aktualisht vihet re se tendenca e grupeve kriminale është përfshirja njëkohësisht me trafikimin dhe në kontrabandimin e njerëzve nëpërmjet përfitimeve nga kalimi i paligjshëm i shtetasve të ndryshëm të shumë kufijve. Po ashtu konstatohet bashkëpunimi i grupeve shqiptare, kosovare, serbe, kroate, boshnjake, etj., për të kaluar klandestinë në Itali. Është e qartë se trafikimi si një aktivitet i krimit të organizuar është i lidhur dhe me një sërë aktivitetesh të tjera kriminale. Përveç se me dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm ai është i lidhur me aktivitetin e falsifikimit të dokumenteve, me trafikun e narkotikëve por ai stimulon dhe korrupsionin për shkak të sasive të mëdha të vlerave monetare të siguruara nga ky aktivitet. 8. Rreziqet strategjike të trafikimit të personave Në nivelin strategjik, sapo trafikimi njerëzor i organizuar është përforcuar brenda shtetit, do të kaloj në shtim të shpejtë dhe do të krijoj rreziqet vijuese strategjike për stabilitetin dhe të ardhmen e një shteti. a)destabilizimin e tregjeve ekzistuese të seksit dhe të punës Pasi viktimat e trafikuara janë larguar apo njoftuar me tregjet ilegale të seksit dhe të punës, kjo do ketë mundësi të shpie në luftëra terrenesh të dhunshme, pasi që trafikantët ballafaqohen me elementet kriminale lokale për kontrollimin e këtyre formave fitimprurëse të eksploatimit njerëzor. Kjo ndodh veçanërisht në rastet e trafikimit për përdorim seksual kur shuma ditore e parave të përfshira është shumë e lartë. b)rritja dhe zgjerimi i krimit të organizuar Krimi i trafikimit të organizuar nuk ndodh në izolimet e mbyllura hermetikisht. Sapo të krijohen, rrjetat e trafikimit, do të zgjerohen shpejt dhe reciprokisht do të zhvillojnë bashkime përfitimesh me organizata ekzistuese të krimit të organizuar,që operojnë në sferat tjera, si terrorizëm dhe trafikim të drogës dhe të armëve. c)destabilizimi ekonomik përmes shtimit të larjes së parave Përfitimi financiar i prostitucionit të organizuar, shpejt do të shpie në forma të sofistikuara të larjes së brendshme dhe jashtme të parave që mund të shkaktoj destabilizim ekonomik. d)destabilizimi demografik Trafikimi i qenieve njerëzore, në një shkallë domethënëse, mund të destabilizon popullatën në nivelin mikro dhe makro, qoftë në lidhje me numrin e viktimave që trafikohen jashtë nga një vend i nisjes, ose në lidhje me numrin e grupeve të veçanta etnike apo kombëtare që trafikohen në një zonë specifike ose treg, në një vend të destinacionit. 84

85 e)rritja e korruptimit të sektorit publik Krimi trafikimit dhe korrupsioni mund të jenë dizajnuar për njëri-tjetrin. Natyra shumështresore e krimit, krijon mundësi të shumta për korruptimin e zyrtarëve të degëve të ndryshme dhe furnizimi i përditshëm dhe me para të gatshme në dorë,siguron mjete të gërmoj përpjekjen e tërë të ruajtjes së rendit kundër trafikimit. Në të vërtetë kapaciteti i kancerit që është korrupsioni, krimi i trafikimit dhe marrëdhënies së tij me biznesin e korruptuar mund të thuhet se e kërcënojnë aftësinë e sistemit penal e gjyqësor dhe besimin e shoqërisë civile në të. f)destabilizimi i investimeve të brendshme ekonomike Ky kërcënim mund të ndodh si produkt grumbullues i njërit apo më shumë rreziqeve tjera strategjike. P.sh. kur prezenca e krimit të trafikimit të organizuar ka çuar deri tek larja endemike e parave, dhe korruptimi i sektorit publik tek niveli që gërmon besueshmërinë në strukturën themelore ekonomike, mund të ketë ndikim negativ në strategjitë e investimit të kompanive globale. 85

86 KREU III PROBLEMATIKA E PRAKTIKËS GJYQËSORE LIDHUR ME HETIMIN DHE GJYKIMIN E TRAFIKIMIT TË PERSONAVE 1. Vështrim mbi problematikat gjyqësore të hasura në gjykimin e krimit të trafikimit të personave në periudha të ndryshme kohore. Vepra penale e trafikimit të personave është relativisht e re në legjislacionin tonë dhe si e tillë jo vetëm ka patur një vakuum juridik për një periudhë relativisht të gjatë që nga koha që ky fenomen filloi të merrte përmasa të mëdha, por edhe ka patur vështirësi në parandalimin dhe luftën kundër këtij fenomeni. Gjatë viteve , në Shqipëri pothuajse mungonte legjislacioni për trafikimin e qenieve njerëzore. Në atë kohë, Kodi i Penal i vjetër parashikonte vetëm dy dispozita që mund të kishin lidhje tangenciale me krimet e përafërta të trafikimit të personave, përkatësisht neni 135 (ushtrimi i kurvërisë) dhe neni 136 (pornografia). Sikurse u theksua dhe më lart, pavarësisht se fenomeni i trafikimit filloi të bëhej prezent dhe shqetësues qysh në vitet , reagimi i shtetit në mënyrë të fokusuar fillon pas vitit 2001, me miratimin e ligjit nr.8733, Për disa shtesa dhe ndryshime në K.Penal të Republikës së Shqipërisë. Deri në atë kohë bëheshin përpjekje për të goditur këtë fenomen nëpërmjet dispozitave mbi prostitucionin dhe shfrytëzimin e tij. Ndryshimet ligjore u shoqëruan dhe me një sërë masash administrative e organizative të cilat rezultuan të suksesshme duke i dhënë një goditje të fortë fenomenit. Ndryshimet ligjore që ndodhën në vitin 1995, me hyrjen në në fuqi të Kodit të ri Penal, nuk dhanë ndonjë përqasje juridike në këtë fushë, pasi edhe ky kod nuk e specifikon trafikun e qenieve njerëzore si figurë të veçantë të veprës penale, por kishte dispozita të përafërta, siç ishte neni 114 i tij Favorizimi i prostitucionit; neni 115 Mbajtja e lokaleve për prostitucion. Edhe dy ndryshimet e mëvonshme që ndodhën në vitin 1996, përmbanin koncepte fragmentare mbi trafikimin, të cilat vështirësonin aplikimin e masave ndëshkimore ndaj autorëve të krimit të trafikimit të personave. Dispozitë tjetër e përafërt ishte neni 297 Kalimi i paligjshëm i kufirit dhe neni 298 Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, por që nuk krijonin përsëri bazueshmëri ligjore, pasi nuk kishin të bënin me elementët e trafikimit dhe shfrytëzimit të qenieve njerëzore. Edhe me ndryshimet që u bënë me ligjin 8175 të vitit 1996 në K.P, Neni 114 Shfrytëzimi i prostitucionit, Neni 114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese dhe 114/b Shfrytëzimi i prostitucionit nga organizata kriminale, që përcaktonin dënime të rënda, por pa parashikuar trafikimin e personave, gjë që përsëri e vështirësonte dënimin e trafikantëve. Po ashtu, Neni 115 ndryshohet Ndërmjetësimi, si dhe Neni 116 Mbajtja e lokaleve për prostitucion, por këto dy nene u shfuqizuan me ligjin nr dt pasi përmbanin vendime fikse 109. Në këto rrethana, veprimtaria e institucioneve të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit në luftë kundër trafikimit shpesh herë është vlerësuar si e pamjaftueshme, jo efektive dhe 109 Vendimi nr.14 dt i Gjykatës Kushtetuese. 86

87 pa ndikim në uljen e këtij kriminaliteti. Për një kohë të gjatë numri i personave të dënuar për trafikimin e njerëzve ka qenë relativisht i vogël 110. Pjesa më e madhe e grave dhe e vajzave të reja që trafikoheshin, transportoheshin në Itali e Greqi dhe më pak në vendet e tjera evropiane si: Belgjikë e Holandë. Femrat e huaja që kalonin tranzit vinin kryesisht nga Moldavia, Rumania dhe më pak nga Ukraina, Rusia e Bullgaria. Shtimi i trafikimit të personave dhe sidomos femrave e fëmijëve nga/nëpërmjet vendit tonë rriti shumë sensiblitetet e shoqërisë, politikës, OJF-ve, faktorit ndërkombëtar duke shigjetuar drejtësinë dhe organet e zbatimit të ligjit për mungesën e reagimit dhe eficensës së tyre kundër këtij fenomeni. Analizat evidentonin se mungesa e legjislacionit të përshtatshëm, natyra e vështirë e të kuptuarit të këtij krimi, nevoja e veçantë e trajnimit të strukturave të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë, vështirësitë në mbledhjen dhe administrimin e provave në një proces penal të tillë, vartësia mjaft e lartë e suksesit të një procedimi nga bashkëpunimi i viktimave të trafikut me drejtësinë (të cilat jo rrallë, për shkaqe të ndryshme, i kanë çuar drejt dështimit proceset), paragjykimet e strukturave shtetërore ndaj viktimave, ekzistenca e provave në vende të tjera, si dhe vështirësitë e njohura të bashkëpunimit ndërkombëtar etj., kanë qenë faktorët kryesorë në mungesën e efikasitetit të strukturave të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë në luftën kundër këtij fenomeni kaq të përhapur. Jo vetëm kaq, por vlen për tu theksuar në mënyrë të veçantë se edhe pas ndryshimeve të bëra në vitin 2001 e në vazhdim, nuk u pa e arsyeshme apo e udhës nga ana e ligjbërësit shqiptar për të bërë edhe disa ndryshime (ndërhyrje) të tjera në Kreun e II Vepra penale kundër personit, Seksioni VIII Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, ndryshime këto të sugjeruara ndër vite nga aktorët e sistemit gjyqësor 111, fusha akademike 112, jurisprudenca etj, me qëllim për të mos pasur probleme në praktikën gjyqësore në lidhje me kualifikimin ligjor të veprave penale, e sidomos midis Trafikimit të femrave për prostitucion nga njëra anë, dhe Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese nga ana tjetër. Vepra penale e parashikuar ne nenin 114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese 113 (me të gjitha ndryshimet e fundit të bëra deri ne vitin 2001) duke pasur 110 Prof. Dr. Kaçupi, S, Ligjëratë për trafikimin e qenieve njerëzore në kursin e trajnimit me punonjës të sistemit të Drejtësisë-Tiranë, në Shkollën e Magjistraturës së R.Sh., viti Koça, Arqilea. Kuadri ligjor mbi trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri dhe sfidat e hasura në praktikën gjyqësore. Shkolla e Magjistraturës. Ai (trafikimi) konkurron me vepra penale të mbajtjes së lokaleve për prostitucion, me falsifikimin, trafikimi përthith shfrytëzimin e prostitucionit. 112 Dr. Iva Zajmi. Vepra penale e trafikimit të personave sipas Kodit Penal Shqiptar. Aspekte të zbatimit të tij në praktikë. Kordinatore Kombëtare kundër trafikimit të personave. Ministria e Brendshme. Shpesh herë dispozitat e TiP konkurrohen nga vepra të tjera penale, sidomos neni 114/b ngatërrohet me nenin 114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese. Mendoj se neni 114/a duhet shfuqizuar pasi elementët e kësaj vepre penale parashikohen në nenin 114/b. Ky ndryshim mundëson një mbrojtje më të mirë të viktimave. 113 Neni 114/a "Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, Shfrytëzimi i prostitucionit i kryer: 1. me të mitur; 2. ndaj disa personave; 3. me persona me të cilët ekzistojnë lidhje të afërta gjinie, krushqie, kujdestarie ose duke përfituar nga raportet zyrtare; 4. me mashtrim, shtrëngim, dhunë ose duke përfituar nga paaftësia fizike ose mendore e personit; 5. ndaj një personi që shtyhet ose shtrëngohet për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; 6. Kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose nga persona të ngarkuar me funksione shtetërore dhe publike., dënohet nga 7 deri në 15 vjet burgim dhe me konfiskim të mjeteve dhe përfitimeve. 87

88 në përmbajtje të saj në mënyrë të dukshme pothuajse të gjithë elementët e figurës së veprës penale që i korrespondonin njëkohësisht edhe veprës penale të Trafikimit të femrave për prostitucion, sidomos në anën objektive të saj 114, bëri që për shumë vite me radhë të kishte debate të forta juridike midis tre shkallëve të gjyqësorit në lidhje me shumë ngjarje të ndryshme kriminale që ndodhën ndër vite e që cenonin moralin, nderin dhe dinjitetin e personit, se si duhej të kualifikoheshin ligjërisht, në bazë të dispozitës së parë apo të dytë, e për pasojë në një numër rastesh të konsiderueshme të favorizohej jo objektivisht e në mënyrë të ndjeshme pozita e të pandehurit, për arsye se: Së pari, themi se në shumë raste është bërë cilësim juridik jo në përputhje me ligjin material penal të veprimeve kriminale në kuadër të trafikimit të femrave për prostitucion apo shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, sepse duke hulumtuar në praktikën gjyqësore shqiptare kemi hasur raste që në bazë të rrethanave e fakteve të një ngjarjeje konkrete dhe provave të administruara e të shqyrtuara gjatë procesit të gjykimit në të tre shkallët e gjyqësorit, e sidomos në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, të kemi përfundimisht një kualifikim ligjor jo të saktë të ngjarjes objekt gjykimi sipas mendimit tonë. Gjithashtu në disa raste konstatojmë ngritjen e një akuze të saktë nga ana e organit të akuzës në raport me ngjarjen objekt gjykimi, por që procesi gjyqësor përfundon me një akuze tjetër jo në përputhje me ligjin penal material. Së dyti, duke u bazuar në studimin e rasteve të praktikës gjyqësore konstatojmë se në bazë të rrethanave e fakteve të një ngjarjeje konkrete dhe provave të administruara e të shqyrtuara gjatë procesit të gjykimit në të tre shkallët e gjyqësorit është favorizuar në mënyrë të padrejtë pozita e të pandehurit për shkak të një cilësimi juridik jo të saktë të veprës penale, e për pasoje dhënies së një mase dënimi shumë më të lehtë se sa ajo që duhej të jepej realisht në qoftë se do të ishte bërë kualifikimi ligjor në përputhje me ligin material penal. Jo vetëm kaq, por ne mendojmë se pozita e të pandehurit është favorizuar edhe për shkak të rrjedhës kronologjike të ndryshimeve jo të plota që kanë ndodhur në Kodin Penal Shqiptar. Sigurisht deri para vitit 2001, vit në të cilin parashikohet për herë të parë trafikimi si vepër penale, të gjitha ngjarjet kriminale edhe pse kishin në përmbajtje të tyre elemente të figurës së veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion nuk mund të kualifikoheshin si të tilla nga gjykata për mungesë të kuadrit ligjor dhe patjetër që kjo e fundit do t iu referohej dispozitave të ngjashme të Kodit Penal, si dhe do t u përshtatej ndryshimeve që ndodhen nga viti 1995 deri në vitin 2001 në këtë Kod. Së treti: sepse në shumë raste kur vepra penale ishte kryer me të njëjtin veprim dhe nga i njëjti person zbatohej në mënyrë fiktive instituti i konkurrimit të veprave penale midis trafikimit të femrave për prostitucion dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese Olsian Çela. Trafikimi i qëniëve njerëzore. Problemet e vërejtura në fazën e hetimit. Nevoja për ndryshime në kuadrin ligjor. Shkolla e Magjistratures. Tiranë Ende sot nuk është bërë e mundur të hiqet një vijë ndarëse e qartë mes këtyre dispozitave, pasi besojmë se për këdo specialist të fushës është e qartë se neni 114/b i përmban të gjithë elementët e anës objektive të nenit 114/a. Kjo sipas mendimit tonë ka krijuar konfuzion dhe ka çuar në interpretime të sforcuara nga prokuroritë dhe gjykatat 115 Vendimi nr. 51, datë , i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. 88

89 Në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal të sipërcituara dhe se si janë aplikuar ato rast pas rasti nga gjykatat, i jemi referuar praktikës gjyqësore nder vite. Studimin dhe evidentimin e problemeve të praktikave gjyqësore, në sinkron edhe me ecurinë e ndryshimeve të Kodit Penal do ta ndajmë në disa periudha kohore dhe konkretisht: 1.1 Problematika e analizës së veprave penale të trafikimit të njerëzve të ndodhura nga viti 1992 e në vazhdim Në këtë çështje kemi marrë në shqyrtim praktikën gjyqësore të disa gjykatave në shkallë vendi duke filluar nga viti 1998, që kanë pasur si objekt gjykimin e personave të akuzuar për vepra penale që lidhjet me trafikimin e personave. Nga shqyrtimi dhe analiza e këtyre rasteve në të tre shkallët e gjykimit konstatojmë se gjykata të ndryshme të vendit për raste analoge kanë vepruar dhe vendosur në mënyra të ndryshme. Studim Rasti 1: Gjykata e Rrethit Berat ka vendosur, deklarimin fajtor të të pandehurit A. L. për veprën penale të favorizimit të prostitucionit të parashikuar nga neni 114/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim 116. Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur, ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Kuçovë (Berat) dhe duke e gjykuar çështjen në fakt 117, duke e deklaruar fajtor të të pandehurit A. L. për veprën penale të favorizimit të prostitucionit të parashikuar nga neni 114/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim. Por, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë gjatë shqyrtimit të kësaj çështje ka vendosur se vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është i drejtë dhe i bazuar në ligj, për rrjedhojë ai duhet të lihet në fuqi, duke theksuar se është provuar gjatë gjykimit se i pandehuri A. L. ka kryer veprën penale të favorizimit të prostitucionit. Ai duke pasur më parë marrëdhënie me të dëmtuarën N. Gj, pasi ka biseduar më të kanë rënë në një mendim për të bashkëjetuar në Itali, janë larguar nga Kuçova më Pas 15 ditësh qëndrimi në një hotel në Itali, i pandehuri i ka kërkuar N. GJ -së që ajo të prostituonte, por ajo me gjithë presionet e bëra prej tij nuk ka pranuar të ushtrojë këtë veprimtari. E dëmtuara është rrahur në mënyrë c njerëzore nga i pandehuri, është shtruar në një spital në Itali, e pas kurimit me ndihmën e policisë Italiane është kthyer në vendin tonë ku është pritur nga punonjës të policisë Shqiptare, në të cilën ka bërë kallëzim. Policia Italiane e ka shoqëruar të dëmtuarën me dokumente të cilat vërtetojnë keqtrajtimin që i ka bërë asaj i pandehuri A. L. Gjykata me të drejtë ka arritur në përfundimin se i pandehuri A. ka kryer veprën penale të favorizimit të prostitucionit. Pretendimi i ngritur në rekurs se vepra është në fazën e tentativës Kjo për faktin se vepra e trafikimit të femrave për prostitucion e parashikuar nga neni 114/b/2 i Kodit Penal nuk konkuron me veprën e shfrytëzimit të femrave për prostitucion në rrethana rënduese kur kjo vepër kryhet me të njëjtin veprim kriminal dhe nga i njëjti person, pasi vepra penale e trafikimit të femrave si vepër më e rëndë e thith në këtë rast veprën penale të shfrytëzimit të femrave për prostitucion si vepër më e lehtë. 116 Vendimin nr. 57, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. 117 Vendimin nr. 26, datë , i Gjykatës së Apelit Vlorë 89

90 është i gabuar e në kundërshtim me kërkesat e nenit 114/1 të Kodit Penal i gjykuari A.L. ka konsumuar të plotë elementët e veprës penale të lartpërmendur. Ai ka kryer të gjitha veprimet që i përkasin anës ekzekutive të kësaj vepre. Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441 gërma a të K.Pr.Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 26 datë të Gjykatës së Apelit Vlorë 118. Në qoftë se gjatë kohës kur është kryer kjo vepër penale (përafërsisht kjo vepër është kryer në periudhën kohore ), vepra penale e trafikimit do të ishte parashikuar si e tillë nga legjislacioni material penal, atëherë mendojmë se rastit të mësipërm do t i ishte bërë kualifikimi ligjor: Trafikimi i femrave për ushtrim prostitucioni, sepse duke i përmbajtur analizës së elementëve të figurës së veprës penale konstatojmë se nga ana objektive ajo është realizuar me veprime aktive, duke përshkruar të gjitha fazatë e trafikimit si rekrutimi, transportimi dhe transferimi janë realizuar nëpërmjet mashtrimit dhe me pas për të arritur qëllimin kriminal të shfrytëzimit, është përdorur dhuna psikike, por sidomos ajo fizike. Studim Rasti 2: Gjykata e Rrethit Fier ka vendosur: Të vleftësojë si të ligjshëm arrestin në flagrancë ndaj shtetasit F. Ll Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin nr.249/6 të K.Pr.Penale ka vendosur: Vendimi nr.123, datë i Gjykatës së Rrethit Fier është i drejtë i bazuar në ligj e prova dhe si i tillë duhet të miratohet 120. Për aq sa është e mundur në këtë rast, domethënë nga pikëpamja e rrethanave dhe fakteve që servirin vendimet e sipërcituar, mendojmë se në qoftë se në kohën e kryerjes së veprës penale të sipërpërmendur, vepra penale e trafikimit do të ishte parashikuar si e tillë nga legjislacioni material penal, atëherë autori i saj vepre penale do të ishte akuzuar për Trafikim i femrave për prostitucion, por edhe në raport me masën e dënimit do të ishte dënuar me më shumë vite duke marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore që paraqet kjo vepër penale. Edhe në këtë rast duke u bazuar në analizën e elementëve të figurës së veprës penale konstatojmë se ajo nga ana objektive është realizuar me veprime aktive nga i gjykuari F.Ll. Fazat e trafikimit, si rekrutimi, transportimi dhe transferimi janë realizuar nëpërmjet rrëmbimit me forcë (sipas deklarimeve që kanë bërë të dëmtuarat, kundër dëshirës së tyre) dhe më pas do të shfrytëzoheshin për ushtrim prostitucioni në Shqipëri apo në vend tjetër, e për pasojë i gjykuari ka cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura për të mbrojtur lirinë e personit, paprekshmërinë e moralit, dinjitetit personal të femrës, si dhe të shëndetit e jetës së saj. 118 Vendimi nr. 309 me nr. 176 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 119 Vendimi nr. 123, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 120 Vendimi nr. 269 me nr. 87 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 90

91 Studim Rasti 3: Në vitin 1998 i gjykuari F.G, ka kryer veprime të kundërligjshme për të cilat është akuzuar se ka kryer veprën penale te shfrytëzimit të prostitucionit, në bashkëpunim, mbetur në tentative, parashikuar nga nenet 114/a në lidhje me nenet 25 e 22 të Kodit Penal. Gjykata e Rrethit gjyqësor Tiranë (Kolegji Penal Ushtarak) ka vendosur: Deklarimi fajtor i të pandehurit F.G, për krimin e shfrytëzimit të prostitucionit, në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe në bazë të nenit 114/a, pika 1, në lidhje, me nenet 25 e 22 të K.Penal 121. Ndërsa Gjykata Ushtarake e Apelit vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të mësipërm 122. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur: Vendimet nr. 209, datë , të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë (Kolegji Penal Ushtarak) dhe nr. 2, datë , të Gjykatës Ushtarake të Apelit, janë të drejta, të bazuara ne ligj e ne prova dhe prandaj, duhet të lihen në fuqi 123. Duke studiuar vendimet e mësipërme konstatojmë se krimi është kryer me veprime aktive. Faza e rekrutimi në këtë rast është arritur nëpërmjet mashtrimit pavarësisht se qëllimi kriminal i shfrytëzimit të të miturës nuk është realizuar. Faza e parë e veprës penale të trafikimit, rekrutimi, është arritur të kryhet nëpërmjet formës së mashtrimit, sepse të gjykuarit në ndërgjegjen e tyre kanë qenë të vetëdijshëm se po mashtronin një fëmijë me qëllim për ta transferuar në Greqi e për ta shfrytëzuar seksualisht. Gjithashtu duhet të theksojmë se nuk përjashtohet mundësia e shitjes së të miturës, në rast se nuk do të ishin zbuluar, kapur e arrestuar nga organet përkatëse, e për pasojë vepra penale ka mbetur në fazën e tentativës për shkaqe të pavarura nga vullneti kriminal i të gjykuarit. Në shumë raste trafikimi i fëmijëve është realizuar nëpërmjet formës së shitjes, e për pasojë janë cenuar marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar paprekshmërinë e moralit, dinjitetit, shëndetit dhe jetës së fëmijëve, sigurisht të mbrojtura nga legjislacioni penal. Në lidhje me rastin e parashikuar në këto vendime mund të themi se në qoftë se në kohën kur është kryer kjo veprimtari kriminale, vepra penale e trafikimit do të ishte parashikuar si e tillë nga ligji penal i asaj kohe, mendojmë se të gjykuarit do të akuzoheshin e dënoheshin për Trafikim i të miturve mbetur në tentativë, sepse në bazë të rrethanave dhe fakteve të cituara në vendimet e sipërcituara konstatojmë se të gjykuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rekrutuar të dëmtuarën e mitur (12 vjeçare), sigurisht nëpërmjet mashtrimit (ky konkluzion del nga interpretimi logjik i rrethanave dhe fakteve të ngjarjes së mësipërme) për ta transferuar në shtetin grek e më pas me qëllim për ta shfrytëzuar për ushtrim prostitucioni, por janë diktuar nga policia dhe më pas janë arrestuar. Deri në momentin e arrestimit të të gjykuarve ndaj të dëmtuarës nuk është ushtruar dhunë psikike apo fizike, por ajo që vlen për tu theksuar në këtë rast është fakti që rezulton nëpërmjet vendimeve të gjykatave, që nuk është konstatuar kundërshtimi i të miturës, por që në bazë të legjislacionit penal shqiptar dhe atij ndërkombëtar, rezulton se dhënia e pëlqimit nga një fëmijë i mitur në një veprimtari kriminale e sidomos në rastin e trafikimit të fëmijëve nuk përbën pengesë 121 Vendimin nr. 209 datë të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë (Kolegji Penal Ushtarak). 122 Vendimi nr. 2, datë , i Gjykatës Ushtarake të Apelit. 123 Vendimi nr. 461 me nr. 265 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegji Penal të Gjykatës së Lartë 91

92 ligjore për ushtrimin e ndjekjes penale, gjykimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtyre veprave penale 124. Studim Rasti 4: Rasti më tipik i vakuumit ligjor gjatë periudhës kohore të sipërcituar në lidhje me veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzore është vendimi nr. 202 me nr.44 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili vendosi Shfuqizimin e vendimit Nr.10, datë , të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë 125. Duke studiuar rastin konkret konstatojmë se lidhur me ngjarjen kriminale që ka ndodhur në periudhën kohore , jo vetëm përfaqësuesi i organit të akuzës ka gabuar në ngritjen e akuzës kundër të pandehurit, por edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me vendimin e saj ka gabuar duke vleftësuar të ligjshëm ndalimin e të pandehurit A. Ll). dhe caktimin e masës së sigurimit arrest në burg 126 për këtë të fundit, vetëm duke u bazuar në formulimin e akuzës së ngritur nga prokurori, e për pasojë vendimmarrja e kësaj gjykate vinte në kundërshtim me neni 29 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të miratuara në vitin 1998 dhe nenit 2 të Kodit Penal të miratuar në vitin 1995, ku parashikohet se: Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më parë nuk është e parashikuar shprehimisht në ligj si krim ose kundërvajtje penale. Në vijim vërejmë se nga viti 1992 e deri në vitin 1996, periudhë kohore në të cilën ka ndodhur trafikimi i kësaj femre për shfrytëzim prostitucioni, nuk ishte e parashikuar si vepër penale nga ligji penal i asaj kohe, e aq më pak që në vitin 2002 që është bërë kallëzimi, vepra penale e Ushtrimit të kurvërisë sipas ligjit të kohës kur është kryer vepra penale dhe për të cilën mund të akuzohej i pandehuri, ishte parashkruar. Pavarësisht sa më sipër, në qoftë se gjatë kohës që është kryer kjo vepër penale, trafikimi human do të ishte parashikuar si vepër penale, atëherë i gjykuari A.Ll, do të ishte deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Këtë mendim e mbështesim në analizën e elementëve të figurës së veprës penale, e sidomos në anën objektive të saj, ku konstatojmë se rekrutimi i të dëmtuarës është bërë nëpërmjet premtimit për martesë. Është realizuar transportimi i saj në qytetin e Durrësit, gjithmonë duke besuar e dëmtuara se do të martohej me të pandehurin. Fshehja nuk është e realizuar në formën e saj klasike (izolimi i të dëmtuarës nga ambienti i jashtëm apo moslejimi i komunikimit të saj me persona të afërm të familjes apo të tjerë) sepse e dëmtuara ka qenë përgjatë gjithë kohës e shoqëruar nga i pandehuri dhe për më tepër nën ndikimin psikologjik të martesës së saj me të pandehurin. Edhe Pritja e personit si pjesë e anës objektive është realizuar sepse 124 Ligji nr. 8920, datë Për Ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar dhe dy Protokollet shtesë të saj. I. Dispozita të përgjithshme, neni 3, Përkufizime: c) rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e një fëmije për qëllime shfrytëzimi, do të konsiderohet trafik personash edhe nëse në të nuk do të përfshihen mjetet e parashikuara në nënparagrafin (a) të këtij neni., (d) fëmijë nënkupton çdo person nën 18 vjeç. 125 Vendimi nr. 202 me nr.44 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 126 Vendimi nr.10, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. 92

93 shtetasi A nga rrethi i Fierit është ai që pret të dëmtuarën nga i pandehuri A.Ll me qëllim trafikimin e saj për shfrytëzim prostitucioni. Fazat e trafikimit, rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e të dëmtuarës së mitur, është realizuar në formën e shitjes të të dëmtuarës nga i pandehuri A.Ll dhe nëpërmjet formës së dhënies së pagesës nga bashkëpunëtori tjetër i paidentifikuar shtetasi A, për të marrë pëlqimin e të pandehurit që kontrollonte të dëmtuarën, si pasojë e këtyre veprimeve është cenuar liria, morali, dinjiteti personal dhe shëndeti i të dëmtuarës. Përfundimisht, lidhur me këtë rast është konstatojmë vakuumin ligjor, pra, mosparashikimi i trafikimit të femrave si krim, e për pasojë mospasjen e mundësisë ligjore për të ushtruar ndjekjen penale, gjykimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj vepre penale. Studim Rasti 5: Ashtu si në rastet e përmendura më sipër edhe në lidhje me ngjarjen kriminale objekt gjykimi të parashikuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit, A.P, për veprën penale të Shfrytëzimit për prostitucion në rrethana rënduese në bashkëpunim e në bazë të nenit 114/a, pika 1.4 e 25 të K.Penal, dënimin e tij me 8 vjet burgim 127. Në këtë rast konstatojmë se ndodhemi para vakuumit ligjor, sepse trafikimi i të dëmtuarës për shfrytëzim prostitucioni ka filluar në vitin 1999, vit në të cilin trafikimi i femrave për prostitucion nuk parashikohej si vepër penale. Pavarësisht se në rrethanat e ngjarjes nuk jepet viti se kur ka përfunduar kjo vepër penale (jepet vetëm kallëzimi i bërë nga e dëmtuara, më datë ), por edhe sikur kjo vepër penale të ketë vazhduar pas vitit 2001, përsëri nga ana e gjykatave do te zbatohej ligji penal i vitit 1999, i cili ishte dhe ligji penal favorizues për të gjykuarin. Megjithatë, në lidhje me këtë rast, mendojmë se jemi para kryerjes së veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, sepse i gjykuari A. P. për ta rekrutuar, transportuar dhe transferuar në Itali të dëmtuarën me qëllim shfrytëzimi për ushtrim prostitucioni, e ka mashtruar këtë të fundit duke i premtuar se do të martohej me të. Pas përpjekjes së parë dhe të dytë të dështuar për të ikur në Itali, në përpjekjen e tretë i gjykuari A.P. është ndihmuar nga i akuzuari tjetër Gj.Gj, ku përfundimisht e dëmtuara M.P. sëbashku me të gjykuarin A.P. kanë mbërritur në Itali. Në Itali i gjykuari A.P, duke ushtruar sistematikisht dhunë psikike dhe fizike ndaj të dëmtuarës M.P, e ka detyruar këtë të fundit të ushtroj prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj. Jo vetëm kaq por i gjykuari A.P. e ka mbajtur gjithmonë nën kontroll të vazhdueshëm të dëmtuarën në lidhje me çdo veprim apo lëvizje të saj. Pra, konstatojmë se i gjykuari A.P. ka konsumuar në mënyrë të plotë elementët e figurës së veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Në lidhje me këtë çështje, Gjykata e Apelit Shkodër ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, duke ndryshuar cilësimin juridik për të 127 Vendimi nr.114, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. 93

94 pandehurin A.P, nga shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese në bashkëpunim, në shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, të parashikuar nga neni 114/a pika 1 dhe 4 i Kodit Penal 128, duke hequr rrethanën cilësuese Bashkëpunim të parashikuar në dispozitën përkatëse, sepse nuk është provuar marrëveshja midis të gjykuarve për shfrytëzimin e të dëmtuarës për prostitucion nga njëra anë, por gjithashtu nuk është provuar se i pandehuri tjetër Gj.Gj, të ketë pasur dijeni se i gjykuari A.P, e kishte rekrutuar të dëmtuarën me qellim shfrytëzimin e saj në shtetin Italian nga ana tjetër. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër dhe dërgimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues, duke vlerësuar se gjykata e apelit ka gabuar në ndryshimin e cilësimit ligjor të veprës penale të kryer nga i gjykuari A. P., duke hequr bashkëpunimin si rrethanë e cilësuar 129. Sa më sipër konstatojmë se problemi juridik midis Gjykatës së Apelit Shkodër dhe Kolegjit Penal, qëndron lidhur me institutin bashkëpunimit si institut i së drejtës penale, për arsye se ky kolegj në lidhje me të qenurit apo jo bashkëpunëtor i gjykuari tjetër Gj.Gj, i kujton Gjykatës së Apelit, Vendimin Unifikues nr. 4, datë të Kolegjeve të Bashkuara te Gjykatës së Lartë 130, por në këtë rast mendojmë se kolegji penal nuk ka vepruar drejtë sepse ky vendim unifikues nuk mund të ketë fuqi prapavepruese per faktin se vendimi nr. 55 i gjykatës së apelit është marrë më datën Megjithatë, ajo që vlen për të theksuar, është fakti se po i njëjti kolegj në lidhje me situata të ngjashme të parashikuara në vendime të ndryshme, shprehet dhe gjykon ndryshe në lidhje me cilësinë e bashkëpunëtorit (si rrethanë rënduese apo cilësuese). Kur në disa ngjarje objekt gjykimi i tre shkallëve të gjyqësorit nuk provohet marrëveshja midis të akuzuarve (siç është rasti i mësipërm), kolegji penal gjykon dhe vendos se vepra penale është kryer në bashkëpunim, ndërsa në ngjarje të tjera kriminale ku provohet në mënyrë bindëse nga gjykata e shkallës së parë dhe apelit se vepra penale është kryer në bashkëpunim, ky kolegj penal gjykon dhe vendos se gjykatat më të ulëta kanë vepruar gabim, jo në përputhje me ligjin material penal dhe për këtë arsye vendimet e tyre duhen prishur 131, për pasojë në lidhje me të njëjtin 128 Vendimi nr.55, datë , i Gjykatës së Apelit Shkodër. 129 Vendimi nr.51 (Nr ) me nr i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal te Gjykatës së Lartë. 130 Vendimi Unifikues nr. 4, datë , i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Kur nga pikëpamja e anës objektive provohet se vepra penale është kryer nga dy ose më shumë persona, vepra do të konsiderohet e kryer në bashkëpunim. Kjo si për rastet kur nuk identifikohen bashkëpunëtorët, ashtu edhe për rastet kur bashkëpunëtori nuk ka përgjegjësi penale për shkak të paaftësisë apo moshës për përgjegjësi penale. Cilësitë e veçanta që shtojnë, pakësojnë apo përjashtojnë dënimin merren parasysh vetëm për bashkëpunëtorin tek i cili ato ekzistojnë Vendimi nr. 714 (Nr ) me nr i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal te Gjykatës së Lartë. «Në analizën tërësore të çështjes, Kolegji çmon se ky konkluzion nuk qëndron pasi për t a quajtur veprën të kryer në bashkëpunim është e domosdoshme që të individualizohen bashkëpunëtorët, marreveshja midis tyre e roli i seicilit në kryerjen e veprës gjë që nuk rezulton gjatë procedimit penal e 94

95 institut të së drejtës penale ka mbajtur qëndrime të ndryshme deri në daljen e vendimit unifikues të sipërcituar 132. Për t u përmendur vlen edhe fakti se në një numër të konsiderueshëm vendimesh të gjykatave të ndryshme të vendit në lidhje me ngjarjet kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, konstatojmë se këto vendime përmbajnë vetëm akuzën, dispozitivin e vendimit të gjykatës së shkallës së pare 133, apelit 134 dhe vetëm dispozitivin e vendimit të këtij kolegji në raport me lënien apo jo në fuqi të vendimeve të gjykatave më të ulëta, por pa parashtruar fare në lidhje me rrethanat dhe aktet e ngjarjes objekt gjykimi 135, gjë që e bënë të pamundur per të analizuar në lidhje me vendimmarrjen e tre shkallëve të gjyqësorit. Në përfundim të kësaj analize konkludojmë se, përveç problemeve të ndryshme juridiko-penale të dala gjatë shqyrtimit dhe gjykimit të këtij lloji krimi në lidhje me institute të ndryshme të së drejtës penale, të cilat kanë favorizuar apo rënduar pozitën e të pandehurit në mënyrë të padrejtë, problemi kryesor ka qenë mosparashikimi i trafikimit të qenieve njerëzore si vepër penale, pra mungesa e instrumentit ligjor për të parandaluar dhe luftuar rastet e trafikimit të qenieve njerëzore. 1.2 Analiza e veprave penale të trafikimit të personave para vitit 2001, në vazhdim edhe pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 8733, date Në pjesën e dytë, ashtu siç e kemi përmendur edhe më sipër, kemi studiuar dhe analizuar raste të veprave penale të trafikimit të personave, të cilat janë kryer para vitit 2001, vit në të cilin u parashikua për herë të parë trafikimi human si vepër penale, por që kishin vazhduar e përfunduar pas këtij momenti juridik. Në këtë pjesë, përveç konstatimit të problemeve juridike në lidhje me kualifikimet ligjore jo në përputhje me ligjin material penal të bëra nga gjykatat në shkallë vendi, do të analizojmë edhe problemet juridike që kanë lindur gjatë praktikës hetimore të organit të akuzës në lidhje me cilësime juridike jo në përputhje me ligjin material penal. arsyetimit të vendimeve të gjykatave e për këtë arsye në këtë pjesë vendimi i gjykatës duhet të ndryshohet.» 132 Vendimi nr. 403 (nr ) me nr i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Nga ana tjetër, kjo e fundit (Gjykata e Apelit për Krime të Rënda) ka konkluduar se vepra penale e trafikimit të femrave për prostitucion është kryer në bashkëpunim, ndërkohë që mbi po të njëjtat prova, nga gjykata e shkallës së parë është konkluduar se nuk është provuar bashkëpunimi. Gjithashtu duhet theksuar se edhe vetë arsyetimi i gjykatës së apelit në këtë pikë është kontradiktor, pasi nga njëra anë pranon personazhet... megjithëse akoma të paidentifikuar plotësisht, nga ana tjetër pranon veprën si të kryer në bashkëpunim. Vërtetë e dëmtuara në deklarimet e saj ka permendur disa emra personash për të cilët prokuroria ka veçuar proçedimin penal, por nuk dihet me saktësi pozita juridike e tyre nëse janë subjekte të veprës penale, ndërkohë që... rrethana e bashkëpunimit në kryerjen e një vepre penale... duhet t i nënshtrohet proçesit të të provuarit... (praktika gjyqësore e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, vendimin nr.734, datë ). Në të tilla rrethana për këtë pjesë të cilësimit juridik të veprës (mungesës së bashkëpunimit), vlerësojmë se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është më i argumentuar ligjërisht dhe i mbështetur në aktet e administruara në gjykim. 133 Vendimi nr. 64 date , i Gjykatës së Rrethit Elbasan. 134 Vendimi nr. 150 date 15,07,1999, i Gjykatës së Apelit Elbasan. 135 Vendimi nr. 411 me nr. 321 i regjistrit themeltar, date , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë 95

96 Gjithashtu, duhet të shtojmë por edhe për mos të rënë në përsëritje në vazhdim, pavarësisht se në disa raste të praktikës gjyqësore do të konstatojmë se Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të prish vendimet e gjykatave më të ulëta të gjyqësorit për arsye të shkeljeve të ligjit procedural penal, ne do t i studiojmë dhe analizojmë vetëm në raport me zbatimin e drejtë të ligjit material penal, pra në raport me akuzën e ngritur nga organi i akuzës dhe deklarimin fajtor në bazë të kualifikimit ligjor të bërë nga gjykatat. Studim Rasti 1: Prokuroria e ka akuzuar të pandehurin për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion, të parashikuar nga neni 114/b (i vitit 2001) të Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur caktimin e masës së sigurimit arrest në burg ndaj shtetasit «A.S» 136, ndërsa Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur miratimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier 137. Në rastin e parashikuar në vendimet e mësipërme, konstatojmë se pavarësisht se veprimi i kundërligjshëm i trafikimit të femrave nuk parashikohej si vepër penale në vitin 1995 (vit në të cilin ka filluar kjo veprimtari kriminale), por ky veprim i kundërligjshëm ka vazhduar deri në datën , datë në të cilën është bërë kallëzim nga e dëmtuara në organet përkatëse, e ndërkohë veprimtaria kriminale e trafikimit të femrave u parashikua për herë të parë si vepër penale me ligjin nr.8733, datë Edhe në këtë rast mund të kishim vakum ligjor në rast se kallëzimi nga ana e të dëmtuarës do të ishte bërë para datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, por pavarësisht këtij fakti, mendojmë se në ngritjen e akuzës ndaj të pandehurit është gabuar për arsye se është bërë cilësimi juridik i veprës penale jo në përputhje me ligjin penal material, e për pasojë ka pas sjell cenimin e parimit të mosrëndimit të pozitës së të pandehurit. Duke iu referuar rrethanave dhe fakteve të parashtruara në këtë vendim vërejmë se ka patur marrëveshje midis të pandehurit dhe të dëmtuarës dhe dëshirë (momenti volitiv) të plotë nga ana e kësaj të fundit për të ushtruar prostitucion në Itali. Në asnjë moment nuk konstatojmë që i pandehuri ta ketë mashtruar (premtim për martesë, për një jetë më të mirë apo çdo lloj premtimi tjetër) të dëmtuarën me qëllim shfrytëzimin e saj. Në këtë rast në raport me rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen apo pritjen e personit si faza të realizimit të anës objektive të veprës penale të trafikimit nuk konstatojmë asnjë nga format e realizimit të tyre, siç janë: kërcenimi, përdorimi i forcës, rrëmbimi, mashtrimi apo forma të tjera të shtrëngimit. Jo vetëm kaq, por dhe vetë e dëmtuara ka deklaruar se ka ushtruar prostitucionin me dëshirën e saj, pa u detyruar nga i pandehuri A. S. Një fakt të tillë e pranon në mënyrë të qartë edhe Kolegji Penal gjatë shqyrtimit dhe gjykimit të çështjes në lidhje me miratimin e masës së sigurimit të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier. 136 Vendimi nr.63, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 137 Vendimi nr. 234 me nr.54 i regjistërit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 96

97 Rrjedhimisht në lidhje me këtë rast konstatojmë se i pandehuri ka ndikuar me këshillat dhe sugjerimet e tij duke e shtyrë të dëmtuarën të ushtroj prostitucion, e për pasojë mendojmë se caktimi i masës së sigurimit arrest në burg ndaj të pandehurit A.S., duhej të vendosej duke u bazuar në nenin 114 Favorizim i prostitucionit dhe jo në bazë të nenit 114/b Trafikimi i femrave për prostitucion. Gjithsesi, mendimi im është se edhe sikur të ishim në kushtet e nenit 114/b të Kodit Penal të miratuar me ligjin nr. 8733, datë , por duke iu referuar nenit 3 Veprimi në kohë i ligjit penal të Kodit Penal, duhej të aplikohej ligji më i favorshëm për të pandehurin 138, sepse në këtë rast jemi para veprës penale vazhduese, e cila ka filluar 1995 dhe ka përfunduar në vitin Neni 114/b i kodit penal i miratuar me ligjin nr. 8733, datë në paragrafin e parë të tij parashikon sanksionin penal me masë dënimi shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet burgim, ndërsa neni 114 Favorizim prostitucioni i ligji nr. 7895, datë Kodi penal i Republikës së Shqipërisë, dispozitë penale e cila ishte në fuqi në fillim të kryerjes së kësaj vepre penale, parashikon sanksion penal, dënimin me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet, e për pasojë duke qenë se kjo e fundit është më favorizuese për të pandehurin, akuza ndaj tij duhej ngritur në bazë të kësaj dispozite. Studim Rasti 2: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Mirditë ka ngritur akuzën e Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana të cilësuara, parashikuar nga neni 114/a, pika 1 e 6 i Kodit Penal për katër të pandehurit, Z.L., L.K., E.Gj. dhe I.Gj, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë ka ndryshuar cilësimin juridik të veprave penale të kryera nga këta të pandehur duke vendosur të deklaroj fajtor për veprën penale Heqje e paligjshme e lirisë, të gjykuarit Z.L. dhe L.K. duke i dënuar me nga 2 vjet e 6 muaj burgim, ndërkohë të gjykuarit e tjerë E.Gj. dhe I.Gj., i ka deklaruar fajtor për veprën penale Moskallëzim i krimit duke i dënuar me nga 1 vit e 4 muaj burgim dhe 1 vit e 8 muaj burgim përkatësisht 139. Lidhur me rastin e mësipërm, Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit për të pandehurit E.Gj. dhe I. Gj. dhe ndryshimin e vendimit të mësipërm për të pandehurit Z. L. e L. K., duke i deklaruar fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese të mbetur në tentative dhe në bazë të neneve 114/a, pika 1 e 6 dhe 22 te K.Penal, i dënon me nga 10 vjet burgim 140. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të prish vendimin e gjykatës së apelit Tiranë për shkelje të ligjit procedural penal, dhe kthimin e çështjes për rigjykim po në atë gjykatë me tjetër trup gjykues Paragrafi i tretë, i nenit 3 Veprimi në kohë i ligjit penal të Kodit Penal: Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale. 139 Vendimi nr.5, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mirditë. 140 Vendimi nr.171, datë , i Gjykatës së Apelit Tiranë. 141 Vendimi nr.535 me nr.462 i regjistri themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 97

98 Vepra penale e parashikuar në vendimet e mësipërme ka filluar në vitin 2000, vit në të cilin vepra penale e trafikimit të fëmijëve nuk ishte e parashikuar si e tillë nga ligji penal i asaj kohe, por në bazë të rrethanave dhe fakteve të parashikuara në këto vendime konstatojmë se kjo veprimtari e kundërligjshme ka përfunduar pas hyrjes në fuqi të nenit 128/b Trafikimi i fëmijëve me ligjin nr. 8733, datë , ku trafikimi i të miturve u parashikua si vepër penale, rrjedhimisht jemi para rastit të veprës penale vazhduese. Duke përfituar nga fakti që e dëmtuara e mitur L. ishte nxënëse në vitin e parë gjimnaz, pra rreth vjeçe, udhëtonte çdo ditë për të shkuar në shkollë me fugonin e të gjykuarit Z. L. dhe në një farë mënyre ishte krijuar një raport besimi i të dëmtuarës ndaj këtij të gjykuari, por edhe për shkak të mentalitetit dhe traditës së disfavorshme ku ishte rritur e dëmtuara, që vajzat në këtë zonë martohen në moshë të vogël, i gjykuari e mashtron (përdorimi i gënjeshtrës për premtim martese nga i gjykuari ndaj të dëmtuarës dhe shpërdorimi i besimit që kishtë krijuar e dëmtuara ndaj të gjykuarit nga ky i fundit) të dëmtuarën e mitur duke i premtuar kësaj të fundit se do të martoheshin. Nga mënyra se si është zhvilluar ngjarja dhe në bazë të dëshmisë së dhënë nga e dëmtuara rezulton se i gjykuari Z. L. sipas një plani kriminal të mëparshëm në bashkëpunim me të gjykuarin tjetër L. K., të dëmtuarën ja ka shitur (shitja është formë tipike që përdoret në shumë raste për kryerjen e veprës penale të trafikimit të fëmijëve) të gjykuarit L. K. me qëllim shfrytëzimin e të miturës për ushtrim prostitucioni në Itali. I gjykuari Z. L. me dashje direkte, ka parashikuar dhe dëshiruar ardhjen e pasojave kriminale, të dëmshme ndaj të dëmtuarës së mitur. I vetëdijshëm në ndërgjegjen e tij i gjykuari Z. L. e ka realizuar fazën e rekrutimit nëpërmjet premtimit për martesë e më pas e ka shitur të miturën tek i gjykuari tjetër duke dëshiruar e ditur se e dëmtuara do të trafikohej (transferimi) në shtetin Italian me qëllim shfrytëzimin e saj seksual. E gjithë kjo veprimtari e kundraligjshme është realizuar në bashkëpunim midis të dy të gjykuarve. Gjithashtu duhet përmendur fakti se pavarësisht se e dëmtuara u transferua në Itali dhe Norvegji nga persona të tjerë, por ne mendojmë se i gjykuari Z. L. dhe L. K. kanë konsumuar në mënyrë të plotë veprën penale Trafikimi i fëmijëve. Përveç problemit kryesor, që në kohën e fillimit të kryerjes së kësaj vepre penale, trafikimi i fëmijëve nuk parashikohej si vepër penale (vakuumi ligjor), vepra penale konkrete është vazhduese. Në raport me këto dy fakte, ne mendojmë se të gjykuarit Z.L. dhe L.K., nuk janë akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale Trafikimi i fëmijëve për arsye se gjykatat duke u bazuar në nenin 3 Veprimi në kohë i ligjit penal të kodit penal, kanë aplikuar ligjin penal më të favorshëm duke mos e rënduar kështu pozitën e të pandehurit. Megjithatë, bazuar në analizën e mësipërme dhe në lidhje me ecurinë e hetimit, shqyrtimit dhe gjykimit të çështjes në raport me ligjin material penal, konstatojmë se cilësimi juridik i veprës penale i bërë nga organi i akuzës dhe deklarimi fajtor nga gjykata e apelit, i të gjykuarve Z.L e L.K për veprën penale Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 1 dhe 6 e kodit penal, nuk është objektiv për arsye se nga të dy këto organe, nuk është parashikuar rrethana cilësuese mashtrim, parashikuar në pikën 4 të këtij neni në lidhje me të 98

99 gjykuarin Z.L. Të tre shkallët e gjyqësorit kanë pranuar në vendimet e tyre se i gjykuari Z.L. ka mashtruar të dëmtuarën duke i premtuar martesë, ndërkohë e ka shitur me qëllim trafikimin e saj për shfrytëzim prostitucioni. Rrethana cilësuese e parashikuar në pikën 4 të nenit 114/a të kodit penal, duhej të parashikohej edhe për të gjykuarin tjetër L.K., sepse ky i gjykuar e ka shtrënguar të dëmtuarën dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, fakt i cili pranohet nga gjykatat në raport me rrethanat e çështjes të parashikuara në vendimet e tyre. Ndërsa lidhur me vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor Mirditë, mendojmë se është në kundërshtim të plotë më ligjin material penal. Të gjykuarit Z.L dhe L.K. kjo gjykatë i ka deklaruar fajtor për veprën penale Heqje e paligjshme e lirisë në bashkëpunim dhe në bazë të neneve 110/2 e 25 te K. Penal i dënon me nga 2 vjet e 6 muaj burgim, ndërkohë që Gjykata e Apelit i ka dënuar këta të gjykuar me nga 10 vjet burgim secilin. Vepra penale e heqjes së paligjshme të lirisë në këtë rast ka shërbyer si mjet për të realizuar veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, ku kjo e fundit është edhe vepra penale qëllim e të pandehurve të cituar më sipër. Jo vetëm kaq, por bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mirditë, konstatojmë se për shkak të kualifikimit ligjor të bërë jo në përputhje me ligjin material penal nga kjo gjykatë, pozita e të pandehurit është favorizuar në mënyrë të padrejtë. Në fund të shqyrtimit të këtij rasti, konstatojmë se për të njëjtën vepër penale, janë përdorur dy standarde, pra janë marrë marrë vendime të ndryshme nga gjykatat. Studim Rasti 3: I pandehuri A.Ç. është akuzuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a të kodit penal. Gjykata e shkallës së parë Elbasan ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit A. Ç. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese ndaj shtetases S. Sh., kryer në formën e shfrytëzimit të prostitucionit jashtë territorit të Shqipërisë, me mashtrim, me shtrëngim e dhunë, parashikuar nga neni 114/a, paragrafi 4 e 5, i kodit penal 142. Gjykata e Apelit Durrës, mbi apelin e të pandehurit, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Elbasan 143. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/a të K.Pr.Penale, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës 144. Duke studiuar rrethanat dhe faktet e provuara në ngjarjen objekt gjykimi, konstatojmë se i gjykuari ka kryer në mënyrë të plotë veprën penale Trafikimi i femrave për prostitucion, pavarësisht se për shkak të vakuumit ligjor në kohën kur ka filluar kjo veprimtari kriminale, trafikimi i femrave nuk parashikohej si vepër penale, për pasojë 142 Vendimi nr.101, datë , i Gjykatës së shkallës së parë Elbasan. 143 Vendimi nr.228, datë , i Gjykatës së Apelit Durrës. 144 Vendim nr.36 me nr.667/26 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës ëe Lartë. 99

100 i gjykuari nuk është dënuar për këtë vepër penale, por për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Vepra penale ka filluar në muajin Maj të vitit 2000, ku i gjykuari duke mashtruar (forma e mashtrimit) të dëmtuarën se do të martohej me të, e rekruton, transporton dhe e transferon në Itali, e më pas për të arritur qëllimin e tij kriminal ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj të dëmtuarës, duke e detyruar këtë të fundit të ushtroj prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj. Ajo çfarë është e rëndësishme në këtë rast, është fakti që kjo vepër penale ka filluar në vitin 2000 dhe ka përfunduar në vitin 2002, ndërkohë që me ligjin nr.8733, datë , u parashikua për herë të parë si vepër penale Trafikimi i femrave për prostitucion, pra ne këtë rast kemi të bëjmë me vepër penale vazhduese, por sigurisht nga ana e gjykatave është respektuar dhe zbatuar ligji që ka dispozitat më të favorshme, e për pasojë duke mos rënduar pozitën e të pandehurit. Themi që nuk është rënduar pozita e të pandehurit, sepse neni 114/b Trafikimi i femrave për prostitucion ishte në fuqi në kohën kur përfundoi kjo vepër penale dhe i gjykuari mund të akuzohej e gjykohej në bazë të paragrafit të dytë të këtij neni ku parashikonte elementët e dhunës, fakt i provuar edhe në rastin konkret, e që parashikonte gjithashtu masë dënimi me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet, nuk u dënuar në bazë të këtij neni, por u deklarua dhe u dënua si fajtor në bazë të nenit 114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, i cili ishte në fuqi në kohën kur filloi kjo vepër penale dhe parashikonte masë dënimi me burgim shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Ashtu siç e kemi përmendur dhe trajtuar edhe në rastet e mësipërme vakuumi ligjor ka përbërë një problem të madh për praktikën gjyqësore deri në vitin 2001, vit në të cilin u bënë ndryshime të rëndësishme në kodin penal. Studim Rasti 4: Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit D. D. për veprën penale shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 1, 4, 5 dhe 6 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 11 vjet burgim dhe deklarimin fajtor të të pandehurit L. D. për veprën penale shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a pika 1, 4, 5 dhe 6 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 vjet burgim 145. Me pas Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.310, datë të Gjykatës së shkallës së parë Durrës 146. Edhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë bazuar në nenin 441/a, ç të K.Pr.Penale ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.197, datë të Gjykatës së Apelit Durrës përsa i përket deklarimit fajtor, cilësimit ligjor të veprës e masës së dënimit për të gjykuarin D. D. Prishjen e vendimit të mësipërm për të gjykuarin L. D. e dërgimin e akteve për rishqyrtim Gjykatës së Apelit Durrës, me tjetër trup gjykues Vendimi nr.310, datë , i Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. 146 Vendimi nr.197, datë , i Gjykatës së Apelit Durrës. 147 Vendimi nr.293 me nr.1069/219 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 100

101 Ndërsa Pakica e këtij kolegji ka vendosur: Për arsyet që parashtruam më sipër ne gjyqtarët në pakicë ishim të mendimit se edhe për të pandehurin L. D., vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës duhej lënë në fuqi. Në lidhje me rastin e parashikuar në vendimet e sipërcituara, vepra penale ka filluar në vitin 1997, është ndërprerë përafërsisht në fund të vitit 1998 për shkaqe të pavarura nga vullneti kriminal i të gjykuarve dhe ka filluar për herë të dytë rreth vitit 2000, e ka përfunduar në muajin Prill të vitit Të gjykuarit D.D. dhe L.D. (vëllezër me njëri-tjetrin) në bashkëpunim me njëri-tjetrin, qoftë herën e parë por dhe herën e dytë, kanë rekrutuar, transportuar dhe transferuar të dëmtuarën në Itali nëpërmjet mashtrimit për premtim martese dhe më pas duke ushtruar dhunë psikike e sidomos dhunën fizike, e kanë detyruar të dëmtuarën A.D. të ushtroj prostitucion në Itali kundër dëshirës dhe vullnetit të saj. Në bazë të rrethanave dhe fakteve të rastit konkret, konstatojmë se janë konsumuar në mënyrë të plotë elementët e veprës penale Trafikimi i femrave për prostitucion parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i kodit penal 148, pavarësisht se të gjykuarit janë akuzuar, gjykuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese. Nenit 114/a Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese, mbi bazën e të cilit, të gjykuarit u deklaruan fajtor në kohën e kryerjes së kësaj vepre penale, i mungonin dy rrethana cilësuese shumë të rëndësishme në përmbajtjen e tij, si E kryer në bashkëpunim dhe Më shumë se një herë, rrethana cilësuese të cilat u shtuan në këtë nen, në të njëjtën kohë kur u parashikua për herë të parë trafikimi i femrave për prostitucion si vepër penale, me ligjin nr. 8733, datë Duke vazhduar logjikën e parashtrimit të mësipërm konstatojmë se gjykatat i kanw deklaruar fajtor të gjykuarit për veprën penale Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese në bashkëpunim, pavarësisht se kjo veprimtari kriminale e trafikimit për shfrytëzim prostitucioni ka vazhduar edhe mbasi është parashikuar si vepër penale trafikimi i femrave për prostitucion, por ndoshta këtë vendim, gjykatat e kanë marrë për të mos rënduar pozitën e të pandehurit duke zbatuar ligjin penal favorizues. Në bazë të rrethanave, fakteve dhe provave të administruara dhe të shqyrtuara në procesin gjyqësor, rezulton se kjo veprimtari kriminale e trafikimit të femrave për prostitucion është kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, por gjykatat vendosin që këtë vepër penale ta deklarojnë të kryer në bashkëpunim por jo të kryer më shumë se një herë, pra duke mos e përfshirë këtë të fundit në kualifikimin ligjor të veprës penale që ato bënë, ku ndërkohë në mënyrë të qartë dhe të provuar vërtetohet 148 Në nenin 30 të ligjit nr. 8733, datë , parashikohet se: Pas nenit 114/a shtohet neni 114/b Trafikimi i femrave për prostitucion me këtë përmbajtje: Trafikimi i femrave për prostitucion, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarës për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin e saj, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.. 101

102 se vepra penale është kryer më shumë se një herë në kuptim të rrethanës cilësuese, e për pasojë mendojmë se nuk është vepruar në përputhje me ligjin material penal. Në përfundim, nga studimi i këtij rasti vlen për t u theksuar fakti se gjatë shqyrtimit dhe gjykimit të kësaj çështje në gjykatën e rrethit dhe atë të apelit është provuar se, të dy të gjykuarit në bashkëpunim të plotë dhe të vazhdueshëm me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të sipërcituar dhe janë deklaruar fajtor nga të dyja gjykatat e ulëta. Keto vendime janë mbështetur edhe nga pakica e kolegjit penal, por shumica e këtij kolegji ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së apelit vetëm në lidhje me njërin prej të pandehurve, ndërsa për të gjykuarin tjetër L. D. ka vendosur prishjen e vendimit të mësipërm e dërgimin e akteve për rishqyrtim Gjykatës së Apelit Durrës, me tjetër trup gjykues. Studim Rasti 5: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka akuzuar të pandehurin Sh.K. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, parashikuar nga neni 114/a pika 4 te K.P. dhe të pandehurën tjetër F.M, për veprën penale të trafikimit të prostitucionit, parashikuar nga neni 114/b i K.P. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh. K., për veprën penale të shfrytëzimit të femrave për prostitucion dhe në bazë të nenit 114/a pika 4 te K.Penal, dënimin e tij me 9 vjet burg dhe deklarimin fajtor të të pandehurës F. M., për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion dhe në bazë të nenit 114/b të K.P., dënimin e saj me 7 vjet burg 149. Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.176, datë të Gjykatës së shkallës së parë Kurbin 150. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se të dy vendimet e gjykatave janë marrë në shkelje të kërkesave procedurale dhe si të tilla ato duhet të prishen. Po kështu, edhe vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë me të cilin është lënë në fuqi ky vendim i Gjykatës së Rrethit Kurbin, duhet të prishet pasi është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural penal. Gjykata e apelit, duke konstatuar pavlefshmërinë e vendimit të gjykatës së rrethit ka qenë e detyruar të prishi atë vendim dhe t ia kthente çështjen për rigjykim po asaj gjykate. 151 Edhe në raport me ngjarjen objekt gjykimi i vendimeve të gjykatave të sipërcituara, konstatojmë se përveç vakuumit ligjor në kohën e kryerjes së veprës penale, edhe cilësimi juridik i veprës penale i propozuar nga përfaqësuesi i organit të akuzës dhe kualifikimi ligjor i deklaruar nga gjykatat, është bërë jo në përputhje me ligjin material. 149 Vendimi nr.176, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. 150 Vendimi nr.303, datë , i Gjykatës së Apelit Tiranë. 151 Vendimi nr.312 me nr.1036/193 i Regjistrit Themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykates së Lartë. 102

103 Nga rrethanat e ngjarjes, faktet dhe provat e administruara dhe të shqyrtuara në seancat gjyqësore, rezulton se të gjykuarit në bashkëpunim (konstatohet se bashkëpunimi ka qenë pa ndërprerje deri në përfundim të veprës penale) me njëritjetrin, kanë rekrutuar, transportuar dhe transferuar në Itali të dëmtuarën e mitur A.M. duke e mashtruar me premtim martese dhe një jetë më të mirë në shtetin Italian, me qëllim shfrytëzimin e të miturës për të ushtruar prostitucion në këtë shtet. Këto faza të veprës penale të trafikimit të fëmijëve, në rastin konkret janë realizuar jo vetëm nëpërmjet formës së mashtrimit, por duke u përdorur nga të gjykuarit edhe format e tjera të kryerjes së kësaj vepre penale, si; dhuna psikike dhe dhuna fizike e vazhdueshme ndaj të dëmtuarës së mitur. Përveç kësaj, rekrutimi i të dëmtuarës së mitur në këtë rast është realizuar nëpërmjet formës së dhënies së pagesës nga i gjykuari Sh. K. tek e gjykuara F. M. (e ëma e të dëmtuarës), për të marrë pëlqimin e kësaj të fundit e cila ushtronte kontroll mbi të dëmtuarën (vajzën e saj). E dëmtuara e mitur A.M. është trafikuar për herë të parë në vitin 1997 dhe ka ushtruar prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj deri në fund të vitit Më pas është kapur nga policia italiane dhe është mbajtur afro një vit e gjysmë në kolegj. Mbas qëndrimit afro një vit e gjysmë në kolegj, e dëmtuara është gjetur nga i gjykuari Sh. K. dhe është detyruar forcërisht të prostituojë për herë të dytë. Në lidhje me këtë veprim të dhunshëm të të gjykuarit, e dëmtuara e ka denoncuar në policinë italiane dhe i gjykuari është dënuar me 6 muaj burg, ndërsa e dëmtuara e mitur është kthyer në Shqipëri. Pasi i gjykuari Sh. K. vuan dënimin në Itali dhe kthehet në Shqipëri, në bashkëpunim me të gjykuarën tjetër F. M ( e ëma e të dëmtuarës së mitur) e rekruton forcërisht të dëmtuarën dhe e trafikon për herë të tretë në shtetin italian duke e detyruar të ushtroj prostitucion. Bazuar sa më sipër jemi para rastit të kryerjes së veprës penale Trafikimi i fëmijëve në rrethana cilësuese Bashkëpunim dhe Më shumë se një herë. Ajo që të bën përshtypje në këtë rast, është fakti që, qoftë organi i akuzës, por edhe gjykatat i kanë akuzuar dhe deklaruar fajtor të gjykuarit për dy vepra penale të ndryshme, të gjykuarin Sh.K për: Shfrytëzimit të femrave për prostitucion në bazë të nenit 114/a pika 4 të K.P dhe, të gjykuarën F. M. për: Trafikimit të femrave për prostitucion në bazë të nenit 114/b të K.P, ku ndërkohë konstatohet se që në fillim të kryerjes së kësaj vepre penale e deri në përfundim të saj, të dy të gjykuarit në marrëveshje të plotë me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime të përbashkëta për realizimin e kësaj vepre penale, por edhe kur kanë qenë në distancë kanë patur komunikim telefonik të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për kryerjen e çdo veprimi kriminal ndaj të dëmtuarës së mitur. Lidhur me sa më sipër, mendoj se ka disa probleme juridike nga pikëpamja e ligjit material penal në raport me kualifikimin ligjor të veprave penale, të bëra nga gjykatat e ulëta në këtë rast, si vijon: - Gjykatat kanë bërë kualifikime ligjore të ndryshme në raport me të njëjtën vepër penale të kryer nga të gjykuarit, por ndërkohë provohet po nga këto gjykata se të dy të gjykuarit në marrëveshje të plotë me njëri-tjetrin kanë patur si qëllim kryerjen e të 103

104 njëjtës vepër penale, atë të trafikimit të të miturës jashtë shtetit dhe shfrytëzimin e saj për prostitucion; - Nga rrethanat e ngjarjes, mënyra e kryerjes së veprës penale, faktet dhe provat e administruara dhe shqyrtuara në seancë gjyqësore, rezulton se i gjykuari Sh.K, në krahasim me të gjykuarën F.M, ka kryer në mënyrë të qartë dhe të plotë veprën penale të trafikimit të fëmijëve, por ndërkohë kjo e fundit deklarohet fajtore për veprën penale të trafikimit të fëmijëve, ndërsa i gjykuari Sh.K, deklarohet fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese; - Pavarësisht se të dy të gjykuarit janë në kushte të barabarta në raport me neni 3 Veprimi në kohë i ligjit penal, paragrafi i tretë i kodit penal 152, por gjykatat aplikojnë dy standarde në raport me këtë nen, sepse nga njëra anë kanë favorizuar pozitën e të gjykuarit Sh.K, duke e dënuar në bazë të ligjit penal të kohës kur ka filluar vepra penale, i cili është dhe ligji më i favorshëm, por nga ana tjetër kanë rënduar pozitën e të gjykuarës F.M, duke e dënuar në bazë të ligjit penal të kohës kur ka përfunduar vepra penale, i cili parashikonte lloj dhe masë dënimi disa herë më të rëndë se ajo e parashikuar për të gjykuarin Sh.K. - Trafikimi i fëmijëve apo edhe i femrave për prostitucion, u parashikuan për herë të parë si vepër penale me ligjin nr. 8733, datë Qoftë në paragrafin e dytë të nenit 114/b Trafikimi i femrave për prostitucion, ashtu edhe në paragrafin e dytë të nenit 128/b Trafikimi i fëmijëve, parashikoheshin rrethanat cilësuese Bashkëpunim dhe Më shumë se një herë. Gjithashtu këto rrethana cilësuese u shtuan për herë të parë në nenin 114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, pika 6 e kodit penal, me ligjin e përmendur më sipër. Derisa nga rrethanat e ngjarjes vërtetohet dhe provohet se trafikimi i të dëmtuarës së mitur është kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, atëherë, përse gjykatat nuk i përfshin këto rrethana cilësuese në kualifikimin ligjor që bënë për veprën penale të kryer nga të gjykuarit. - Gjithashtu, konstatojmë se gjykatat në raport me cilësimin juridik të veprës penale të kryer nga të gjykuarit, kanë vepruar me dy standarde, duke favorizuar pozitën penale të njërit dhe duke rënduar pozitën penale të tjetrit, ndërsa në raport me rrethanat cilësuese të cituara më sipër, gjykatat kanë favorizuar pozitën e të dy të gjykuarve duke mos i përfshirë në kualifikimin ligjor të veprës penale, por në fund të fundit duke u bazuar në mënyrën se si kanë vepruar gjykatat në raport me shqyrtimin dhe gjykimin e çështjes, mendojmë se ky vendim është i padrejtë për arsye se këto rrethana cilësuese kanë qenë të pranishme që nga momenti i fillimit të kësaj vepre penale e deri në përfundim të saj. Në fund të studimit të këtij rasti konstatojmë se është kryer në mënyrë të qartë dhe të plotë vepra penale Trafikimit i fëmijëve, parashikuar nga neni 128/b, paragrafi i dytë i kodit penal 153, por duke qenë të detyruar të zbatojmë ligjin penal favorizues e 152 Neni 3, paragrafi i tretë i kodit penal: Kur ligji i kohës kur është kryer vepra penale dhe ligji i mëvonshëm janë të ndryshëm, zbatohet ai ligj dispozitat e të cilit janë më të favorshme për personin që ka kryer veprën penale. 153 Në nenin 35 të ligjit nr. 8733, datë , parashikohet se: Pas nenit 128 shtohet neni 128/b Trafikimi i femrave i fëmijëvë me këtë përmbajtje: Trafikimi i fëmijëve me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, 104

105 në mënyrë të barabartë, atëherë të gjykuarit, të dy sëbashku, duhej të ishin akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale, neni 114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, pika 1 e këtij neni me të mitur dhe pika 6, ndryshuar me ligjin nr. 8279, datë , ndërsa rrethanat cilësuese të bashkëpunimit dhe më shumë se një herë, nuk u parashikuan në nenin 114/a me ndryshimet që iu bënë me këtë ligj. Studim Rasti 6: Të pandehurit: E. B, G. T, janë akuzuar për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim, parashikuar nga neni 114/b/2 i K.Penal, ndërsa të pandehurit e tjerë: A. H, V. T, janë akuzuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, parashikuar nga neni 114 i K.Penal. Gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan ka vendosur: Të deklarojë fajtor të pandehurin A. H. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe në bazë të nenit 114/a, pikat 4 e 5 të K. Penal e dënon me 8 vjet burg, të pandehurin E. B. për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion e në bazë të nenit 114/b/2 të K.Penal e dënon me 16 vjet burg, të pandehurin G. T, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe në bazë të nenit 114/a, pikat 4 e 5 të K.Penal e dënon me 8 vjet burg, por gjithashtu të deklarojë të pafajshëm të pandehurin V. T. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, parashikuar nga neni 114 i K.Penal 154. Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.178, datë të Gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan 155. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 441/ ç të K.Pr.Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimeve për të gjykuarin A. H. Prishjen e vendimit nr.178. datë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe të vendimit nr.208, datë të Gjykatës së Apelit Durrës për të gjykuarin E. B., G. T. e V. T., pasi është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural penal 156. Duke u bazuar në ngjarjen objekt gjykimi i vendimeve të sipërcituara, konstatohet se të katër të gjykuarit kanë konsumuar veprën penale të trafikimit të femrave për prostitución, pavarësisht rolit dhe pjesëmarrjes që ka patur secili në këtë veprimtari kriminale. Ajo çfarë vlen për t u theksuar në këtë rast, në lidhje me organin e kauzës, është fakti që prokurori akuzon të gjykuarin A. H. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, parashikuar nga neni 114 i K.Penal, pavarësisht se ky i gjykuar ka kryer në mënyrë të qartë dhe të plotë veprën penale të trafikimit të femrave për ushtrim prostitucioni, ndërkohë të gjykuar të tjerë që kanë kryer veprime më të pakta në numër por dhe më pak të rrezikshme prokurori i akuzon për veprën penale shumë më të rëndë, trafikimi i femrave për prostitucion parashikuar nga neni 114/b/2 të K. Penal. dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm. 154 Vendimi nr.178, datë , i Gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan. 155 Vendimi nr.208, datë , i Gjykatës së Apelit Durrës. 156 Vendimi nr.777 me nr.1361/498 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 105

106 Të paktën dy prej të gjykuarve A. H. dhe E. B., kanë qenë në pozita të barabarta për nga roli, pjesëmarrja dhe mënyrës së kryerjes së veprës penale. Të njëjtën të dëmtuar, por në periudha kohore të ndryshme nga njëra-tjetra, të gjykuarit A. H dhe E. B, në bashkëpunim me të gjykuarit e tjerë, e kanë rekrutuar, transportuar dhe e kanë transferuar me skaf në Itali duke e mashtruar, kërcënuar, rrahur e goditur për të ushtruar prostitucion në këtë shtet kundër dëshirës dhe vullnetit të saj, e për pasojë i gjykuari A. H akuzohet për shfrytëzim prostitucioni parashikuar nga neni 114 i kodit penal por deklarohet fajtor për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese parashikuar nga neni 114/a, pika 4 dhe 5 i kodit penal, ndërkohe që i gjykuari tjetër E. B. akuzohet për trafikim të femrave për prostitucion parashikuar nga neni 114/b/2 dhe deklarohet fajtor po në bazë të këtij neni të kodit penal. Të gjitha këto veprime të kundërligjshme të kryera nga të gjykuarit e cituar më sipër në kuadër të veprës penale të Trafikimit të femrave për prostitución, janë kryer para se kjo vepër penale të parashikohej si e tillë në kodin penal. Duke mos dashur t i futemi më thellë analizës së rastit konkret, konstatojmë se jemi në të njëjtat kushte të analizës së rastit të mësipërm, për arsye se, edhe në këtë ngjarje objekt gjykimi i vendimeve të gjykatave të cituara më sipër, ligji penal më i favorshëm është zbatuar jo në mënyrë të barabartë në lidhje më të gjykuarit e kësaj çështje. Për disa të gjykuar është vendosur të aplikohet ligji penal më i favorshëm duke favorizuar kështu pozitën e tyre penale, ndërsa për të tjerët jo, duke rënduar në mënyrë të padrejtë pozitën e tyre penale, por sipas mendimit tonë të bazuar në analizën e rrethanave të ngjarjes konkrete, të gjykuarit duhej të ishin në pozita penale të barabarta. Studim Rasti 7: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka vendosur: Deklarimin fajtor të pandehurit G. L. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese në bashkëpunim të parashikuar nga neni 114/a, paragrafi i parë dhe 5 e 25 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 8 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit G. L për veprën penale të Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura të parashikuar nga neni 101/1 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 vjet burgim. Deklarimin fajtor të pandehurit L. L për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese në bashkëpunim të parashikuar nga neni 114/a, paragrafi i parë dhe 5 e 25 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 vjet burgim. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit L.L për veprën penale të Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura, të parashikuar nga neni 101/1 të K.Penal 157. Edhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.15, datë të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Kurbin Vendimi nr.15, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. 158 Vendimi nr.483, datë , i Gjykatës së Apelit Tiranë. 106

107 Nga hetimi gjyqësore ka rezultuar se gjykuari G. L. duke përfituar nga njohja që kishte me të dëmtuarën e mitur dhe për shkak të moshës së saj të mitur (nën 14 vjeç), e ka rekrutuar këtë të fundit duke e rrëmbyer dhe më pas ka transportuar nga Rrethi i Kurbinit për në Tiranë, ku e ka mbajtur të izoluar për rreth tre muaj. Konstatojmë se rekrutimi dhe transportimi i të dëmtuarës është realizuar nëpërmjet formës së rrëmbimit, pra është përdorur forcë fizike kundër dëshirës së të dëmtuarës. Faza e fshehjes është realizuar për rreth tre muaj ku e dëmtuara është mbajtur e izoluar dhe gjatë kësaj kohe i gjykuari G. L ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Më pas i gjykuari ka ndryshuar taktikë duke mashtruar të dëmtuarën se do të martohej me të, e kështu e ka çuar tek prindërit e tij, duke u bërë kështu i besueshëm tek e dëmtuara. E dëmtuara duke qenë nën kushtet e mashtrimit (premtim për martesë) është larguar me të gjykuarin G. L për në Itali, por kur ka mbërritur në këtë shtet është detyruar forcërisht nga ky i fundit për të ushtruar prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj. Rezulton se qëllimi final i të gjykuarit ka qenë trafikimi në Itali me qëllim shfrytëzimin e saj për ushtrim prostitucioni. Edhe në raport me të gjykuarin tjetër L. L. (i vëllai i të gjykuarit G. L) konstatojmë se ky i gjykuar ka përdorur vetëm formën e dhunës fizike për të rekrutuar, transportuar dhe transferuar të dëmtuarën e mitur në Itali, e më pas po me dhune e ka detyruar të ushtroj prostitucion. E sigurisht, nga rrethanat e mësipërme, dalim në konkluzionin se jemi haptazi para rastit të kryerjes së veprës penale të trafikimit të fëmijëve të parashikuar nga neni 128/b, paragrafi i dytë, i miratuar me ligjin nr. 8733, datë Megjithatë, mendoj se lidhur me këtë rast, gjykata kanë vepruar në përputhje me ligjin material penal duke aplikuar ligji penal më i favorshëm për të gjykuarin L. L., sepse veprën penale e ka filluar në muajin Mars të vitit 2000 dhe e ka përfunduar në vitin Ndërsa i gjykuari tjetër G. L., e ka filluar veprën penale në vitin 1998 dhe e ka përfunduar para vitit 2000, e për pasojë ka patur vakum ligjor për tu akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale të trafikimit të fëmijëve parashikuar nga neni 128/b, paragrafi i dytë, i miratuar me ligjin 8733, datë Pavarësisht vakuumit ligjor kur është kryer vepra penale apo pengesave të tjera nga pikëpamja e ligjit material e procedural penal, edhe në rastin e parashikuar në vendimet e cituara më poshtë, mendojmë se jemi para faktit të kryerjes së veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Studim Rasti 8: I gjykuari B.G. është akuzuar për kryerjen e veprës penale të Trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b i K.Penal. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur: Deklarimin fajtor të pandehurit B. G. për veprën penale atë të trafikimit të femrave për prostitucion dhe në bazë të nenit 114/b, paragrafi i dytë të K.Penal ta dënojë atë me 16 vjet burgim Vendimi nr.26, datë , i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. 107

108 Edhe Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.26, datë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë 160. Por pas kërkesës për rishikim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur: Pranimin e kërkesës për rishikim, prishjen e vendimit nr.24, datë të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues 161. Në rigjykim, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.53, datë , ka vendosur: Rrëzimin e kërkesës. Lënien në fuqi të vendimit nr.26, datë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë 162. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur te neneve 441/c e 442/a të K.Pr.Penale, vendosi: Prishjen e vendimit nr.53, datë , të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, pranimin e kërkesës për rishikim në këtë mënyrë: Prishjen e vendimit nr.24, datë , të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, prishjen e vendimit nr.26, datë , të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të të gjykuarit B.G, Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të gjykuarit B.G, nëse nuk mbahet për shkak tjetër ligjor 163. Duke marrë në analizë elementët e figurës së veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, konstatojmë se: I gjykuari B.G. ka rekrutuar, transportuar dhe transferuar të dëmtuarën A.P. në Itali duke përdorur formën e mashtrimit, nga njëra anë gënjeshtra, duke e gënjyer të dëmtuarën nëpërmjet martesës fiktive dhe premtimeve për një jetë më të mirë dukë emigruar në Itali dhe, nga ana tjetër shpërdorimi i besimit të të dëmtuarës. Dy-tre ditë, pasi kishin mbërritur në Itali, i gjykuari i ka kërkuar të dëmtuarës A. P, që të dilte në rrugë dhe të prostituonte duke zbuluar në këtë mënyrë edhe qëllimin e vërtetë të tij, i cili kishte të bënte me shfrytëzimin e saj si prostitutë me qëllimin e nxjerrjes së përfitimeve të kundërligjshme. Në fillim, e dëmtuara ka kundërshtuar, por duke u ndodhur përpara faktit se i gjykuari B.G ushtronte vazhdimisht dhunë fizike e psikike ndaj saj, por edhe nën presionin e kërcënimeve të vazhdueshme për jetën dhe shëndetin e familjarëve të saj në Shqipëri, është detyruar të dalë në rrugë e të prostituojë. Nën mbikëqyrjen dhe kontrollin sistematik nga ana e të gjykuarit ajo ka punuar si prostitutë në periudhën prill të vitit 1997 deri në maj të vitit 2002, kohë në të cilën është kthyer në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe e dëmtuara ka ardhur në Shqipëri tre herë ku është mbajtur nën mbikëqyrje nga i gjykuari. E dëmtuara A. P. pas kthimit të saj në Shqipëri në datë ka bërë kallëzim për shfrytëzimin që i gjykuari i ka bërë asaj gjatë kohës që ajo ka qëndruar në Itali. Pavarësisht analizës së mësipërme mendoj se në rastin konkret ndaj të gjykuarit nuk mund të ushtrohej ndjekja penale, të akuzohej, e aq më pak të gjykohej për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion, për arsye se: 160 Vendimi nr.24, datë , i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë. 161 Vendimi nr.940 (211), datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 162 Vendimi nr.53, datë , i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë. 163 Vendimi nr. 105 (nr ) me nr i Regjistrit themeltar, datë , i Kolegjt Penal të Gjykatës së Lartë 108

109 Së pari: Në bazë të nenit 2 të kodit penal Mosdënimi pa ligj, në paragrafin e parë parashikohet se: Askush nuk mund të dënohet penalisht për një vepër që më parë nuk është e parashikuar shprehimisht në ligj si krim ose kundërvajtje penale, i gjykuari nuk mund të akuzohej dhe të deklarohej fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion, sepse kjo vepër penale e kryer nga i akuzuari në vendimin e mësipërm ka filluar në muaji Prill të vitit 1997, vit në të cilin Trafikimi i femrave për prostitucion nuk ishte parashikuar si vepër penale, por u parashikua për herë të parë si vepër penale me datën , me ligjin nr Gjithashtu, edhe në bazë të nenit 3 të kodit penal Veprimi në kohë i ligjit penal, paragrafi i pare Askush nuk mund të dënohet për një vepër që, sipas ligjit të kohës kur është kryer, nuk përbënte vepër penale, i gjykuari nuk mund të akuzohej dhe të deklarohej fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion, sepse në bazë të ligjit të kohës kur është kryer kjo vepër penale, nuk parashikohej si e tillë. Së dyti: Pavarësisht se gjykata e shkallës së parë dhe e Apelit të krimeve të rënda, kanë bërë një cilësim juridik të saktë të rastit në fjalë nga pikëpamja e ligjit material penal, sepse në këtë rast ndodhemi plotësisht para konsumimit të veprës penale të Trafikimit të femrave për prostitucion, por nga ana tjetër është i drejtë vendimi i dhënë nga kolegji penal i gjykatës së lartë për pushimin e çështjes, bazuar në nenin 7 të K.Pr.P 164. Për të njëjtin fakt penal, i gjykuari është dënuar një herë nga gjykata e Romë 165, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në bashkëpunim në dëm të shtetases A. P duke e dënuar me 1 (një) vit burgim dhe 600 (gjashtëqind) euro gjobë. Vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Romë, ka marrë formë të prerë para se të ushtrohej ndjekja penale në Shqipëri, e për pasojë, nuk mund të ushtrohet ndjekje penale dhe të gjykohet dikush dy herë për të njëjtin fakt penal. Megjithatë, edhe në rast se i gjykuari nuk do të ishte gjykuar dhe dënuar nga një gjykatë e huaj, atëherë edhe nga gjykatat shqiptare nuk mund të akuzohej, të deklarohej fajtor dhe të dënohej përfundimisht për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion, sepse do të cenohej parimi i mosrendimit të pozitës së të pandehurit, por sigurisht që do të akuzohej për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. 1.3 Problematika të praktikës gjyqësore e trafikimit të njerëzve të kryera pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 8733, datë Përveç problemit të vakuumit ligjor, por dhe shumë problemeve që evidentuam gjatë studimit dhe analizës që i bëmë praktikës gjyqësore për periudhën e parë kohore të përmendur më lartë në lidhje me veprimtarinë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, shumë e rëndësishme për t u theksuar është edhe fakti i konstatimit të shumë probleme të praktikës gjyqësore të konstatuara gjate studimit tonë për periudhën e dytë kohore nga viti 2001 e deri më sot, nga ana tjetër. 164 Neni 7 i K.Pr.P. Ndalimi i gjykimit dy herë për të njëjtën vepër 1. Askush nuk mund të gjykohet rishtas për të njëjtën vepër penale, për të cilën është gjykuar me vendim të formë së prerë, me përjashtim të rasteve kur është vendosur rigjykimi i çështjes nga gjykata kompetente. 165 Në bazë të vendimit nr.2969/02, datë të Gjykatës së Apelit Romë-Itali 109

110 Me ligjin nr. 8733, datë Për disa shtesa dhe ndryshime në ligji nr. 7895, datë Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, u parashikua për herë të parë trafikimi i njerëzve si vepër penale në nenet 110/a, 114/b e 128/b, por pavarësisht këtij parashikimi penal, përmbajtja e këtyre dispozitave penale ishte shumë e ngurtë (blanket) dhe e paqartë në lidhje me konceptin Trafikimi i njerëzve, gjë që çoi organet gjyqësore në interpretime dhe cilësime ligjore të gabuara në lidhje me këtë vepër penale. Për ta konkretizuar këtë po i referohemi disa rasteve të hetimeve gjyqësore në gjykata të ndryshme të vendit Studim Rasti 1: I gjykuari A.F. është akuzuar për kryerjen e veprave penale të rrëmbimit të personit, marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, shfrytëzim dhe trafikim të femrës për prostitucion, parashikuar nga nenet 109, 102/1, 114/a/5 dhe 114/b/2 të K.Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.273, datë , ka vendosur : Deklarimin fajtor të të pandehurit A. F. për veprën penale të trafikimit të femrës për prostitucion dhe në bazë të nenit 114/b/1 të K.Penal të dënohet me 8 vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. F. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe në bazë të nenit 114/a pika 5 të K.Penal të dënohet me 8 vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. F. për veprën penale të rrëmbimit të personit dhe në bazë të nenit 109/1 të K.Penal të dënohet me 10 vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. F. për veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura dhe bazë të nenit 102/1 të K.Penal të dënohet me 4 vjet burg. Në bashkim të dënimeve, neni 55 i K.Penal, e dënon përfundimisht me 14 vjet burg. Vuajtja e dënimit i fillon nga dita e arrestimit, datë " 166. Gjykata e Apelit Durrës, mbi apelin e prokurorit dhe të të pandehurit, ka vendosur: "Ndryshimin e vendimit penal nr.273, datë të Gjykatës së shkallës së parë Durrës. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. F, për veprën penale të trafikimit të femrës për prostitucion e në bazë të nenit 114/b/1 të K.Penal e dënon me 8 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit A. F për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit e në bazë të nenit 114/a pika 5 të K.Penal e dënon me 7 vjet burgim. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të K.Penal, e dënon përfundimisht me 8 vjet burgim. Prishjen e vendimit nr.273, datë të Gjykatës së shkallës së parë Durrës dhe pushimin e çështjes ndaj të pandehurit A. F për veprat penale të rrëmbimit të personit, e parashikuar nga neni 109/1 i K.Penal dhe kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, parashikuar nga neni 102/1 i K.Penal, pasi nuk vërtetohet fajësia e të pandehurit" 167. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441/ç të K.Pr.Penale, vendosi: Prishjen e vendimit nr.298, datë të Gjykatës së Apelit Durrës e dërgimin e akteve për rishqyrtim po asaj gjykate me tjetër trup gjykues Vendimi nr.273, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. 167 Vendimi nr.298, datë , i Gjykatës së Apelit Durrës. 168 Vendimi nr.285 me nr.199 i regjistrit themeltar, datë i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 110

111 Duke u bazuar në rrethanat dhe mekanizmin e zhvillimit të kësaj ngjarje kriminale vëmë re se i gjykuari që në momentin e parë ku i ka kërkuar të dëmtuarës të pinin kafe në plazhin e qytetit të Durrësit e deri në mbërritjen e kësaj të fundit në Itali për të ushtruar prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj, i gjykuari përgjatë gjithë kësaj periudhe kohore ka ushtruar dhe përdorur dhunë psikike dhe fizike ndaj të dëmtuarës. I gjykuari që në momentin e rrëmbimit të të dëmtuarës, e ka pasur të qartë dhe të konsoliduar mendimin për arritjen e qëllimit të tij kriminal. I gjykuari A.F e ka rekrutuar të dëmtuarën F.B. nëpërmjet rrëmbimit forcërisht, e nën ushtrimin e kërcënimeve të vazhdueshme e ka transportuar në qytetin e Vlorës, e më pas në bashkëpunim me persona të tjerë e ka transferuar me mjetin skaf në Itali. Në kohën që ka mbërritur e dëmtuara në Itali ka shkuar dhe i gjykuari, i cili ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dëmtuarën, e më pas duke përdorur dhunën psikike dhe fizike ndaj të dëmtuarës e ka detyruar të dalë të ushtroj prostitucion në shtetin Italian. Fshehja si fazë e anës objektive është realizuar nga i gjykuari sepse ka qenë vet ky i fundit që ka kontrolluar çdo veprim dhe lëvizje të të dëmtuarës, si dhe e ka shoqëruar atë që nga momenti i rrëmbimit të saj e deri në çastin e dërgimit të të dëmtuarës për në Itali. Edhe faza e pritjes është konsumuar nga i gjykuari sepse ka qenë ai që ka pritur dhe strehuar të dëmtuarën në Itali. Në fund të kësaj analize të shkurtër, konstatojmë se i gjykuari A.F ka kryer në mënyrë të plotë veprën penale Trafikimi i femrave për prostitucion. Pavarësisht kësaj analize të bërë më lart, ne jemi të detyruar të themi se në lidhje me rastin konkret, në kohën kur është kryer kjo vepër penale, e për faktin që përmbajtja e nenit 114/b Trafikimi i femrave për prostitucion, si dhe neneve 110/a e 128/b, të miratuar me ligjin nr. 8733, datë , në lidhje me konceptin e trafikimit të qenieve njerëzore në tërësi, ishte e paqartë, e ngurtë dhe e pakuptueshme, solli për pasojë që për rastin në fjalë i gjykuari të deklarohej fajtor për kryerjen e disa veprave penale nga ana e gjykatave. Në vazhdim, mendojmë se në qoftë se përkufizimi dhe përmbajtja e nenit 114/b që ishte në fuqi në kohën e kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale, do të ishte bërë sipas përkufizimit dhe përmbajtjes që iu bë këtij neni me ligjin nr. 9188, datë , atëherë me siguri themi se i gjykuari do të ishte deklaruar fajtor vetëm për kryerjen e dy vepra penale, si: neni 114/b Trafikimi i femrave dhe neni 102/ Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, ku kjo e fundit qëndron krejtësisht e pavarur në raport me të parën. Në lidhje me deklarimin fajtor të të gjykuarit për veprën penale Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit mendojmë se kjo vepër penale në rastin konkret nuk qëndron si e tillë për arsye se ka shërbyer si vepër mjet dhe në funksion të kryerjes së veprës qëllim,që ishte trafikimi i të dëmtuarës për shfrytëzim prostitucioni. Nuk do të kemi konkurrim veprash penale kur realizimi i njërës prej veprave penale të kryera nga një apo shumë persona ka qenë domosdoshmëri për realizimin e veprës tjetër penale. Pra në rastin kur vepra penale që është kryer më parë, ka shërbyer si mjet për të realizuar veprën e mëpasshme që është dhe qëllimi final i autorit, nuk do të ketë 111

112 konkurrim veprash penale 169. Edhe në rastin konkret vepra penale rrëmbimi ose mbajtja peng e personit ka shërbyer si mjet për të realizuar veprën penale Trafikimi i femrave për prostitucion, pra elementët e veprës së parë kanë shërbyer dhe kanë qenë pjesë përbërëse për realizimin e veprës së dytë. Vepra penale marrëdhënie seksuale me dhunë, sigurisht që qëndron si e tillë më vete në rastin në fjalë, sepse është kryer në mënyrë të pavarur dhe nuk ka qenë domosdoshmëri kryerja e saj për tu kryer vepra penale e trafikimit të femrave për prostitucion. Lidhur me veprën penale, neni 114/b Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, pika 5 e këtij neni ndaj një personi që shtyhet ose shtrëngohet për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që parashikon masë dënimi me burgim shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet, për të cilën i gjykuari është deklaruar fajtor, ne mendojmë se një akuzë e tillë në rastin konkret nuk duhej të ngrihej fare, e aq më keq të deklarohej fajtor për kryerjen e kësaj vepre penale, për arsye se: Së pari: neni 6 (referencë) i kodit penal parashikon se ligji penal shqiptar vepron edhe për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptar në territorin e një shteti tjetër 170, pra që do të thotë se ligji penal shqiptar vepron jo vetëm për rastet e shfrytëzimit të femrave për prostitucion në rrethana rënduese jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por edhe për rastet e trafikimit të femrave jashtë vendit tonë me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, ashtu siç ka ndodhur edhe në rastin konkret. Së dyti: përderisa i gjykuari është deklaruar fajtor edhe për veprën penale Trafikim i femrave për prostitucion në bazë të nenit 114/b/1 nga gjykata e shkallës së parë dhe ajo e Apelit, ndërsa shumica e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe Pakica e këtij kolegji (në mendimin e saj) kanë vendosur që i gjykuari të deklarohet fajtor jo në bazë të 114/b/1, por në bazë të 114/b/2 (duke shtuar dozën e rrezikshmërisë së veprës penale dhe rrjedhimisht edhe të masës së dënimit) që parashikon dhe masë dënim me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet, gjithashtu duke qenë përpara të njëjtit objekt grupor dhe meqenëse vepra penale e trafikimit të femrave për prostitucion është vepër penale më e rëndë se shfrytëzimi i femrave për prostitucion në rrethana rënduese, atëherë mendojmë se e para përthith të dytën, e për pasojë i gjykuari duhej të deklarohej fajtor vetëm për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Së treti: edhe pse në rastin konkret, trafikimi i të dëmtuarës F.B. jashtë vendit tonë me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion ka filluar pasi u parashikua për herë të parë trafikimi i femrave për prostitucion si vepër penale, përsëri gjykatat e deklarojnë fajtor dhe e dënojnë të gjykuarin A.F. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese! 169 Prof.As.Dr. Ismet Elezi Komentari i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, fq GEER Tiranë Neni 6 i Kodit Penal Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin shqiptar që kryen krim në territorin e një shteti tjetër, kur krimi është njëkohësisht i dënueshëm dhe derisa nuk është dhënë për të një vendim përfundimtar nga një gjykatë e huaj. 112

113 Së katërti: jo vetëm në rastin konkret, por edhe në raste të tjera të praktikës gjyqësore deri në vitin 2013, ku me ligjin nr.144 të këtij viti, u shfuqizua neni 114/b Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, mendojmë se kjo dispozitë penale për rreth 12 vjet krijoi mbivendosje me veprën penale Trafikimi i femrave për prostitucion, sepse ashtu siç ka ndodhur edhe në rastin në fjalë, i njëjti i gjykuar, i cili ka kryer të njëjtat veprime kriminale për të njëjtin qëllim kriminal, është akuzuar, gjykuar dhe dënuar për dy vepra penale të ndryshme. Nga pikëpamja e së Drejtës Penale nuk mund të ndodh, që i njëjti subjekt i një vepre penale, i cili ka kryer një veprim të kundërligjshëm për një qëllim të vetëm kriminal, të deklarohet fajtor dhe të dënohet për dy vepra penale të ndryshme, ashtu siç ka ndodhur në rastin konkret. Së fundi: konstatojmë se jo vetëm në lidhje me këtë rast por edhe me raste të tjera, midis shkallëve të gjyqësorit, duke filluar nga gjykata e shkallës së parë, gjykata e apelit, kolegji penal i gjykatës së lartë dhe në disa raste në lidhje me mendimin e Pakicës së këtij kolegji, nuk ka një mendim dhe gjykim të konsoliduar të praktikës gjyqësore në lidhje me kualifikimin ligjor të veprës penale duke u bazuar mbi të njëjtin fakt penal. Ngjarja tjetër në vazhdim objekt gjykimi i vendimeve të përmendura si më poshtë, na konfirmon edhe një herë problemet që kanë dalë në pah në praktikën gjyqësore, jo vetëm për shkak të mungesës së kuadrit ligjor në shumë raste, por edhe për shkak të përmbajtjes së ngurtë, jo të plotë e të saktë dhe jo të kuptueshme nga gjykatat, e për pasojë të çoj këto të fundit në interpretime të gabuara dhe kualifikime ligjore jo në përputhje me ligjin penal material. Studim Rasti 2: I pandehuri F. K. është akuzuar për veprën penale të trafikimit të njerëzve të kryer në bashkëpunim me vëllanë e tij Sh. K. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane ka vendosur: Caktimin si masë sigurimi personal për të pandehurin F. K. atë të «arrestit ne burg», parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale 171. Gjykata e Apelit Tiranë, mbi apelin e të pandehurit ka vendosur: Miratimin e vendimit nr.848, date të Gjykatës së Rrethit Tiranë 172. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441/a të K.Pr.Penale, vendosi : Lënien në fuqi të vendimit nr.848 Akti, datë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr.139, datë të Gjykatës së Apelit Tiranë 173. Në lidhje me kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje objekt gjykimi, vëmë re se kishte instrument ligjor për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore si vepër penale, por një instrument ligjor i cunguar, i paqartë dhe jo i përshtatshëm për të arritur rezultate konkrete në luftën kundër trafikimit human. Problemet që kanë lindur në praktikën gjyqësore në lidhje me aplikimin e nenin 110/a të ligjit nr. 8733, datë , janë parashtruar në disa vendime të kolegjit penal të 171 Vendimi nr.848 Akti, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 172 Vendimin nr.139, datë , i Gjykatës së Apelit Tiranë. 173 Vendimit nr. 611 me nr.149 i regjistri themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 113

114 gjykatës së lartë 174. Edhe në këtë rast, në qoftë se përmbajtja e nenit 110/a të ligjit nr. 8733, datë , do të ishte formuluar sipas ndryshimeve që iu bënë këtij neni me ligjin nr. 9188, datë , atëherë autorët e kësaj vepre penale do të ishin akuzuar për shkelje të dispozitave të tjera të kodit penal, si : neni 143 «Mashtrim», neni 297 «Kalim i paligjshëm i kufirit» apo edhe në bazë të nenit 298 «Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit», paragrafi i dytë i këtij neni «kur ndihma jepet për qëllime fitimi» dhe jo për akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore. Në vazhdim të rastit të parashtruar në vendimet e sipërcituara, duke u bazuar në rrethanat dhe faktet që parashtron ky vendim, rezulton se midis të dëmtuarave dhe të pandehurve F.K. dhe Sh.K. ka patur një marrëveshje që këta të fundit të kryenin një shërbim, sigurisht të kundërligjshëm me të dëmtuarit kundrejt një shpërblimi të caktuar, por kurrsesi me qëllim shfrytëzimin e këtyre të fundit në kuptim të konceptit të trafikimit të qenieve njerëzore. Sigurisht që të dëmtuarit janë mashtruar nga të dëmtuarit, por janë mashtruar me të vetmin qëllim për t u marrë shumat e parave se gjoja do t i çonin në Amerikë, por jo për qëllim të shfrytëzimit të prostitucionit, forma të tjera të shfrytëzimit seksual, punë të detyruara, shërbime të tjera të detyruara, transplantim organesh, etj. Marrëdhënia e trafikimit të njerëzve nënkupton momentin e rekrutimit e në vazhdim fazat e tjera deri në mbërritjen në destinacion me qëllim shfrytëzimin e mëtejshëm sipas formave të përmendura më sipër. Në rastin konkret për të pandehurit marrëdhënia ka përfunduar realisht në momentin e marrjes së shumës së parave, ndërsa shoqërimi i të dëmtuarve deri në shtetin Bullgar kanë qenë për të stimuluar mashtrimin e tyre (përdorimi i gënjeshtrës se do t i çonin në Amerikë me qëllim për tu marrë paratë nga njëra anë, dhe shpërdorimi i besimit të të dëmtuarve nga të pandehurit nga ana tjetër), por që në këtë rast veprimi i mashtrimit trajtohet si vepër penale më vete në kuptim të nenit 143 «Mashtrimi» të kodit penal dhe jo në kuptim të nenit 110/a «Trafikimi i njerëzve» që ishte në fuqi në kohën e kryerjes së kësaj vepre penale. Sigurisht që jemi dakord me vendosjen e masës përkatëse të sigurimit personal, por jo me akuzën që është ngritur kundër të pandehurve. 174 Vendimi nr. 649 me nr. 401 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. «E pranuar si e vërtetuar ngjarja sipas arsyetimit te gjykatave, rezulton se gjykata e apelit ka cilësuar gabimisht veprën e te gjykuarit si trafikim te njerëzve, parashikuar nga neni 110/a i K.Penal. Ne kete nen si dispozitë e bardhë nuk jepet përcaktimi i nocionit trafik njerëzish, por në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër krimit te organizuar ndërkombëtar dhe protokollet shtese te saj, te ratifikuar nga vendi ynë, me trafik personash kuptohet nje veprimtari e gjere e kryer ne kushte dhe rrethana te caktuara te cilat parashikon hollësisht ne nenin 3 te Protokollit nr.1.veprimet e kryera nga ana e te gjykuarit qe konsistojnë ne marrjen dhe transportimin e shtetasve kurd, edhe duke qene ne dijeni te kalimit te paligjshëm te kufirit nga ana e tyre, nuk mund te cilësohen si trafikim njerëzish përderisa nuk janë vërtetuar rrethanat qe kërkohen për ekzistencën e veprës penale te trafikimit të njerëzve dhe qenies së të gjykuarit si bashkëpunëtor në kryerjen e saj.» 114

115 Studim Rasti 3: Të pandehurit A.M., E.V. dhe Z.L. janë akuzuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit, parashikuar nga neni 114/a-5 dhe 6 të K.Penal dhe i pandehuri Enver dhe për veprën penale të marrëdhënies seksuale me të rritura, parashikuar nga neni 102/1 i K.Penal. Gjykata e Rrethit gjyqësor Elbasan ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M., për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a-5, 6 të K.Penale dhe e dënon me 9 vjet burgim. Deklarimin fajtor të te pandehurit E. V., për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a-5, 6 të K.Penal dhe e dënon me 9 vjet burgim. Pushimin e gjykimit në bazë të nenit 284/1 të K.Pr.P.për veprën penale të marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritura, parashikuar nga neni 102/1 i K.Penal, pasi nuk ka ankim nga e dëmtuara. Deklarimin fajtor të së pandehurës Z. L., për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a-5,6 të K.Penal dhe dënimin e saj me 7 vjet burgim 175. Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur: Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së rrethit Elbasan. Deklarimin fajtor të te pandehurit A. M, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe në bazë të nenit 114 të K.Penal e dënon me 4 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit E. V, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe në bazë të nenit 114 të K.Penal e dënon me 4 vjet burgim. Deklarimin fajtor të së pandehurës Z. L, për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit dhe në bazë të nenit 114 të K.Penal e dënon me 3 vjet burgim 176. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë bazuar në nenin 441, pika c të Kodit të Procedurës Penale, vendosi : Prishjen e vendimit nr.126, datë të Gjykatës së Apelit Durrës dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues 177. Edhe në rastin e gjykuar në vendimet e sipërcituara, pavarësisht se për të njëjtat mangësira që kishte përmbajtja e nenit 114/b Trafikimi i femrave për prostitucion në kohën e kryerjes së kësaj vepre penale objekt gjykimi, të cilat i kemi përmendur më lartë, është ngritur akuza Shfrytëzim prostitucioni, e ndërsa gjatë gjykimit të pandehurit janë deklaruar fajtor për veprën penale Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese, por ne mendojmë se mbi bazën e rrethanave dhe fakteve që ka ndodhur kjo veprimtari kriminale, janë konsumuar plotësisht elementët e veprës penale Trafikimi i femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i kodit penal (i vitit 2001) 178. Të gjykuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rekrutuar të dëmtuarën duke përfituar nga gjendja e saj psikike (rrethanë, e cila e rëndon më shumë pozitën e të 175 Vendimi nr.27, date , i Gjykatës së Rrethit gjyqësor Elbasan. 176 Vendimi nr.126, dt , i Gjykatës së Apelit Durrës. 177 Vendimi nr. 53 me nr. 523/14 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë. 178 Neni 30 i ligjit nr.8733, datë «Për disa ndryshime në ligjin nr.7895, datë , Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. 115

116 gjykuarve), fakt i cili vërtetohet nga mjekët psikiatër të spitalit të Elbasanit, nga ekspertët psikiatër të thirrur kryesisht nga gjykata, si dhe nga deklarimet që kanë bërë të afërmit e të dëmtuarës. Për t u theksuar është fakti se pavarësisht gjendjes së saj psikike, e dëmtuara në momentin e parë që kontakton me policinë, sigurisht në gjendje të lirë në atë moment për shkak të prezencës së policisë, u deklaron këtyre të fundit se të pandehurit e kanë marrë forcërisht dhe donin ta çonin në Itali për të ushtruar prostitucion 179. Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë konsumuar të plotë fazën e rekrutimit, ndërsa faza e transportimit apo e transferimit të saj nga qyteti i Librazhdit e deri në qytetin e Vlorës është ndërprerë për shkaqe të pavarura nga vullneti i të pandehurve. Nga rrethanat dhe faktet e ngjarjes objekt gjykimi del qartë se njëri prej të pandehurve ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dëmtuarën gjatë transportimit të saj në qytetin e Vlorës. Jo vetëm kaq, por konstatojmë se e dëmtuara është shitur nga njëri prej të pandehurve që ushtronte kontroll mbi të, tek i pandehuri tjetër bashkëpunëtor në këtë veprimtari të trafikimit të qenieve njerëzore. Përveç kësaj konstatojmë edhe formën e dhënies së pagesës nga ana e të gjykuarit A. M. për të marrë të dëmtuarën tek i gjykuari tjetër E. V. ku ky i fundit kishte kontroll mbi të, me qëllim final trafikimin e saj në Itali e më pas shfrytëzimin e saj për ushtrim prostitucioni. Pavarësisht se ushtrimi i prostitucionit nuk është realizuar, në bazë të instrumenteve ligjor ndërkombëtar mbi trafikimin e qenieve njerëzore vepra quhet e kryer e plotë. Si përfundim, edhe për këtë rast themi se, pavarësisht mangësive dhe paqartësive që kishte neni 114/b i vitit 2001, gjykatat i kishin faktet dhe provat Kokëfortë për t i deklaruar fajtor dhe dënuar të gjykuarit për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion, por jo vetëm kaq, gjykatat kanë marrë vendime të ndryshme në lidhje me kualifikimin ligjor të veprës penale për të njëjtin fakt penal. Studim Rasti 4: I pandehuri S.H. është akuzuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 1, 4, 5 të K.Penal. Gjykata e shkallës së parë Fier ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit S. H. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, me të mitur me dhunë dhe ndaj një personi që shtyhet për të ushtruar prostitucion jashtë shtetit, parashikuar nga neni 114/a pikat 1, 4, 5 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim 180. Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.164, datë të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Fier, përsa i përket deklarimit fajtor të të pandehurit S. H. dhe cilësimit juridik të veprës penale, si dhe shpenzimet gjyqësore. Ndryshimin e vendimit të mësipërm në lidhje me masën e dënimit në këtë mënyrë: Në 180 Vendimi nr.164, datë , i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. 116

117 bazë të nenit 114/a, pikat 1, 4, 5 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit S. H. me 7 (shtatë) vjet burgim 181. Ndërsa Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë bazuar në kërkesat e nenit 441/a të K.Pr.Penale, vendosi: Se vendimi nr.386, datë i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të lihet në fuqi, mbasi është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit material e procedural penal 182. Në lidhje me rastin e shqyrtuar dhe gjykuar në vendimet e mësipërme, mendojmë se jemi para kryerjes së veprës penale të trafikimit të femrave mbetur në tentative. Vepra penale në këtë rast ka filluar në muajin Gusht të vitit 2001, ndërkohë trafikimi i njerëzve u parashikua për herë të parë si vepër penale në nenin 114/b me ligjin nr. 8733, datë I gjykuari S.H dhe e dëmtuara e mitur A.Xh ishin banor të të njëjtit fshat. I gjykuari në këtë rast e ka çuar të dëmtuarën në banesën e tij duke e mashtruar se do të martoheshin (premtim për martesë). Më pas rezulton se i gjykuari i ka propozuar të dëmtuarës që të shkonin në Itali që ajo të ushtronte prostitucion, por ka hasur në kundërshtimin e kësaj të fundit, e për pasojë i gjykuari ka ushtruar dhunë psikike dhe fizikë duke e rrahur e goditur të dëmtuarën me mjete rrethanore, e aq më keq duke i lënë shenja dhe dëmtime të ndryshme në trup. Ky fakt vërtetohet edhe në bazë të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr.06, datë , rezulton se tek e dëmtuara A. Xh. konstatohen kontuzion i kofshës së djathtë dhe një gjendje mbas një dërrmishje të parakrahut të djathtë dhe këto dëmtime mund të jenë shkaktuar rreth 15 ditë më parë. Duke u bazuar në interpretimin logjik të ngjarjes, konstatojmë se i gjykuari që në fillim të ngjarjes ka patur si qëllim kryesor të tij trafikimin e të dëmtuarës në Itali dhe më pas shfrytëzimin e saj për ushtrim prostitucioni, pavarësisht se që në fillim të kësaj veprimtarie kriminale, i gjykuari ka hasur në rezistencën e të dëmtuarës, e cila më pas është larguar fshehurazi. I gjykuari, duhej të ishte akuzuar dhe deklaruar fajtor në baze të nenit 114/b Trafikimi i femrave për prostitucion, paragrafi i dytë i kodit penal të vitit 2001, Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarës për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin e saj, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm. Megjithatë, ashtu siç e kemi përmendur dhe trajtuar edhe në studimin e rasteve të tjera, edhe në këtë rast, neni 114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, ka përbërë pengesë që i gjykuari S.H. të dënohej për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. 181 Vendimi nr.386, datë , i Gjykatës së Apelit Vlore. 182 Vendimi nr.847 me nr.798 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 117

118 Studim Rasti 5: Të gjithë të pandehurit në rastin konkret janë akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të fëmijëve", parashikuar nga neni 128/b/2 K.Penal. Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur: Të deklarojë fajtor të pandehurin E. B. 18 vjet, A. M. 17 vjet dhe F. M. 15 vjet për veprën penale të "Trafikimit të fëmijëve", parashikuar nga neni 128/b/2 i K.Penal (përpara se ky nen të ndryshohej me ligjin nr.9188, datë ) dhe në bazë të këtij neni ta dënojë atë me 18 vjet burgim. Të deklarojë fajtor të pandehurin E. A. 8 vjet, D. Zh. 8 vjet, M. Zh. 8 vjet dhe K. G. 7 vjet për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese", parashikuar nga neni 114/a, pika 1 dhe 5 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni ta dënojë atë me burgim 183. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.43, datë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.51, datë të Gjykatës së shkallës së parë Lushnje 184. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/"a", "b" të K.Pr.Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.43, datë të Gjykatës së Apelit Vlorë për të pandehurit E. A, M. Zh, D. Zh, K. G. Ndryshimin e vendimit të mësipërm për të pandehurit E. B., A. M., F. M. nga neni 128/b/2 në 114/a/1/5 të K.Penal duke dënuar të pandehurin E. B. me 10 (dhjetë) vjet burgim, të pandehurin A. M. me 9 (nëntë) vjet burgim, të pandehurin F. M. me 9 (nëntë) vjet burgim 185. Me ngjarjen objekt gjykimi të shqyrtuar dhe gjykuar nga gjykatat në shkallë vendi, të parashikuar në vendimet e sipërcituara, konstatojmë po të njëjtat probleme të praktikës gjyqësore që kemi hasur pak a shumë në vendimet e tjera të trajtuara më sipër. Duke iu referuar mekanizmit të ngjarjes, zinxhirit të veprimeve, pra Modus operandi të kësaj veprimtarie kriminale, mendojmë se jemi para kryerjes së veprës penale, neni 128/b Trafikimi i fëmijëve, paragrafi i dytë Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm. Ajo që bënë përshtypje të veçantë në këtë vendimmarrje të këtij kolegji, është fakti që vetë ky kolegj në këtë vendim pranon faktin se: Kjo pasi në rastin konkret kemi të bëjmë me një veprimtari kriminale të disa personave, në një moment të shkurtër kohor dhe me qëllim të vetëm dërgimin e të dëmtuarës V. jashtë shtetit për ta shfrytëzuar si prostitute dhe jo trafikimin të të miturve në kuptimin e nenit 128/b të K.Penal, që logjikisht do të thotë se të gjykuarit (të gjithë, pa përjashtim) kanë patur si qëllim të vetëm trafikimin dhe shfrytëzimin e të dëmtuarës jashtë shtetit për ushtrim prostitucioni, por sipas gjykimit të këtij kolegji, qëllimi i shfrytëzimit si prostitute, është vetëm qëllim i nenit 114/a Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese, 183 Vendimi nr.51, datë , i Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. 184 Vendimi nr.43, datë , i Gjykatës së Apelit Vlorë. 185 Vendimi nr.133 me nr.924/95 i regjistrit themeltar, datë dhe , i Kolegji Penal të Gjykatës së Lartë. 118

119 dhe jo i nenit 128/b Trafikimi i fëmijëve, pra trafikimi i fëmijëve mund të kryhet për çdo lloj qëllimi por jo për qëllim shfrytëzimi për ushtrim prostitucioni. Jo vetëm kaq, por ky kolegj i referohet në mënyrë të theksuar nenit 114/a Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese, pika 1 me të mitur, që do të thotë se të miturit mund të shfrytëzohen për ushtrim prostitucioni vetëm në kuptim të kësaj dispozite, por jo që fëmijët mund të trafikohen e më pas të shfrytëzohen për ushtrim prostitucioni. Aq më shumë (dhe aq më keq!!!) kur vetë ky kolegj pranon se e dëmtuara e mitur, është rekrutuar, transportuar e transferuar jashtë shtetit duke u mashtruar nga i gjykuari dhe më pas është detyruar të ushtroj prostitución në Itali derisa është kapur nga policía e këtij shteti dhe është kthyer në Shqipëri. Për herë të dytë, e dëmtuara e mitur është rekrutuar, transportuar brenda vendit, por nuk është transferuar dot në shtetin Italian, për shkaqe të pavarura nga vullneti kriminal i të gjykuarve. Përveç sa më sipër, ky kolegj nga njëra anë, pranon se të gjykuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë pazare shit-blerje midis tyre në lidhje me të dëmtuarën, e kane mbajtur përgjatë gjithë kohës në kontroll të vazhdueshëm, si dhe kryerjen e veprimeve të tjera me të vetmin qëllim final, ta trafikonin në Itali për ushtrim prostitucioni, por nga ana tjetër nuk pranon që të gjykuarit të akuzohen për veprën penale Trafikimi i fëmijëve, akuzë, e cila ishte ngritur nga prokurori dhe pranuar nga gjykatat më të ulëta vetëm për disa të gjykuar. Jo pa rëndësi, gjykata e shkallës së parë në vendimin e saj, e thekson se (përpara se ky nen të ndryshohej me ligjin nr.9188, datë ), që do të thotë se me ndryshimet që iu bënë nenit 128/b Trafikimi i të miturve, koncepti i trafikimit të fëmijëve në përmbajtje të kësaj dispozite ishte shumë i qartë. Gjithsesi, edhe pse në kohën e kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale të trafikimit të fëmijëve, ishte në fuqi neni 128/b i vitit 2001, në përmbajtjen e të cilit nuk mund të kuptohej qartë koncepti i trafikimit të fëmijëve, por për shkak të rrethanave të qarta të ngjarjes, fakteve dhe provave bindëse të administruara e të shqyrtuara në seanca gjyqësore, gjykata e shkallës së parë vendosi të paktën tre nga të gjykuarit, t i deklaronte fajtor për veprën penale Trafikimi i fëmijëve, lënë në fuqi nga gjykata e apelit. E kundërta ndodh me Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, edhe pse në raport me rrethanat, faktet dhe provat e kësaj ngjarje, i ka pranuar ashtu siç i kanë pranuar edhe dy gjykata më të ulëta, përsëri vendos që asnjëri prej të gjykuarve të mos deklarohet fajtor për veprën penale Trafikimi i fëmijëve. Sigurisht, ashtu siç e kemi përmendur edhe në raste të tjera, ky diversitet i thellë kualifikimesh ligjore që ka ndodhur në praktikën gjyqësore, midis prokurorit, gjykatës së shkallës së parë, asaj të Apelit dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në lidhje me veprime kriminale të trafikimit human që kanë ndodhur në një rast të caktuar, vjen jo vetëm si rezultat i mangësive juridiko-penale që kishin dispozitat penale përkatëse në kohën e kryerjes së këtyre veprimeve të kundërligjshme, por edhe për shkak të diferencës së madhe në raport me masën e dënimit që ishte midis nenit 114/a Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese me masë dënimi 7 deri në 15 vjet 119

120 burgim dhe nenit 114/b Trafikimi i femrave për prostitución me masë dënimi jo më pak se 15 vjet burgim. Në fund të studimit të këtij rasti, konstatojmë se ajo që vlen për t u theksuar në mënyrë të veçantë dhe që është shumë e rëndësishme, është fakti që ky vendim është marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë më datën , ndërkohë që ndryshimet që iu bënë jo vetëm nenit 128/ b Trafikimi i fëmijëve por edhe nenit 110/a Trafikimi i njerëzve dhe nenit 114/b Trafikimi i femrave për prostitución në përputhje të plotë me neni 3 të Protokollit II shtesë Mbi parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, në plotësim të konventës së kombeve të bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar të Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe dy protokolleve shtesë të saj, miratuar me ligjin nr. 8920, datë , ndryshime të cilat ishin në formën e komentarit, e bënë shumë të qartë dhe plotësisht të kuptueshëm konceptin e trafikimit të njerëzve, por fatkeqësisht edhe inkorporimi i këtij akti ndërkombëtar në legjislacioni e brendshëm nuk ndikoi dot ne vendimmarrjen e këtij kolegji. Studim Rasti 6: Të pandehurit: Th. Sh. e A. A. janë akuzuar për kryerjen e veprës penale të "të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe të falsifikimit të pasaportave", parashikuar nga nenet 114/a pikat 1,4,5,6 dhe 189/1 të K.Penal. Gjykata e Rrethit gjyqësor Fier ka vendosur: Të deklarojë fajtor të pandehurin Th. Sh. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe në bazë nenit 114/a pikat 1, 4, 5, 6 dhe 189/1 të K.Penal të dënohet me 12 vjet burgim. Të deklarohet fajtor i pandehuri A. A. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe në bazë të nenit 114/a pikat 1, 3, 5, 6 të K.Penal të dënohet me 12 vjet burgim, duke i filluar vuajtja e dënimit nga data Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.177, datë të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Fier 187. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon të drejtë dhe të bazuar në ligj vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë dhe gjen të pabazuara pretendimet e ngritura në rekurs nga dy të gjykuarit. Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në kërkesat e nenit 441/a të K.Pr.Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.99, datë të Gjykatës së Apelit Vlorë 188. Ngjarja objekt gjykimi ka filluar në datën , ndërkohë që vepra penale e trafikimit të fëmijëve ishte parashikuar si e tille me ligjin nr. 8733, datë Vendimi nr.177, datë , i Gjykatës së Rrethit gjyqësor Fier. 187 Vendimi nr.99, datë , i Gjykatës së Apelit Vlorë. 188 Vendimi nr.374 me nr.1145/290 i regjistrit themeltar, date , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 120

121 Të gjykuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rekrutuar, transportuar dhe transferuar jashtë shtetit të dëmtuarën e mitur me qëllim shfrytëzimin e saj për ushtrim prostitucioni. Këto faza të anës objektive, të gjykuarit i kanë realizuar duke e mashtruar të miturën se do të martohej me njërin prej të gjykuarve dhe më pas do të largoheshin jashtë shtetit për një jetë më të mirë. I gjykuari A. A. (i ati i të dëmtuarës) në bashkëpunim (marrëveshje të mëparshme) me të gjykuarin tjetër Th. Sh., i ka thënë të dëmtuarës së mitur (vajzës së vetë) se do ta fejonte me këtë të fundit. Pra, forma e parë është mashtrimi, ndërsa forma tjetër në vazhdim është dhënia e pagesës nga i gjykuari Th. Sh. tek i gjykuari A. A. (babai i të dëmtuarës së mitur) për të marrë pëlqimin e këtij të fundit i cili ushtronte kontroll mbi të dëmtuarën e mitur. I pandehuri Th. Sh. gjatë qëndrimit në Athinë i ka thënë të dëmtuarës se do të punonte si prostitutë në Francë, por e dëmtuara nuk ka pranuar, ndërkohë për këtë kundërshtim i pandehuri ka përdorur dhunë. Faza e fshehjes është realizuar e plotë dhe në formën e saj klasike, sepse i gjykuari Th. Sh. për asnjë moment nuk e ka lënë të dëmtuarën të komunikoj me asnjë person deri sa janë larguar për jashtë shtetit, edhe pse e dëmtuara ka insistuar vazhdimisht të njihet me të afërmit e të gjykuarit Th. Sh., duke menduar dhe besuar se ishte e fejuara e tij. Midis të gjykuarve ka patur marrëveshje të mëparshme dhe ka vazhduar përgjatë gjithë kohës së kryerjes së kësaj vepre penale. Ardhja e pasojave ndaj të dëmtuarës nga të gjykuarit janë parashikuar dhe dëshiruar. Në bazë të rrethanave të ngjarjes, fakteve dhe provave të administruara dhe shqyrtuara gjatë gjykimit të çështjes, është provuar dhe pranuar nga gjykatat se ndaj të dëmtuarës është përdorur dhune psikike dhe fizike për ta detyruar atë që të ushtroj prostitución kundër dëshirës dhe vullnetit të saj. Referuar analizës së mësipërme, të habit fakti që edhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në gjykimin e këtij rasti konstaton se e dëmtuara e mitur është mashtruar për tu rekrutuar, transportuar dhe transferuar jashtë shtetit dhe më pas është shtrënguar, kërcënuar e përdorur dhunë psikike dhe fizike ndaj saj për te ushtruar prostitución kundër dëshirës së saj, por megjithatë ky kolegj vendos përfundimisht që të gjykuarit të dënohen për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese!!! Duke u bazuar sa më sipër, konstatojmë se: Veprimi, Mjeti dhe Qëllimi, si elementë bazë të veprës penale të trafikimit të fëmijëve të parashikuar nga neni 128/b/, paragrafi i dytë, i kodit penal 189, janë konsumuar në mënyrë të plotë dhe shumë të qartë, por fatkeqësisht ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të tjera, të gjykuarit janë akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në 189 Neni 128/b Trafikimi i fëmijëve Trafikimi i fëmijëve me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm. 121

122 rrethana rënduese parashikuar nga neni 114/a, pika 1, 4,5, 6 të kodit penal, duke favorizuar kështu pozitën e të gjykuarve në mënyrë të padrejtë. Duket qartë se pozita e të gjykuarve është favorizuar në mënyrë të padrejtë, sepse neni 128/b parashikonte masë dënimi jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet burgim, ndërsa neni 114/a në raport me të gjitha rrethanat rënduese që ka në përmbajtje të tij, parashikon masë dënimi shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet burgim, pra kuptohet qartë diferenca midis dy dispozitave të mësipërme. Se fundi, në lidhje me këtë rast mendojmë se mos valle..!! të gjykuarit janë akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese për shkak të ndërhyrjeve të padrejta që ka përjetuar dhe përjeton sistemi gjyqësor shqiptar! Pavarësisht se në rastin e parashikuar në vendimet e mëposhtme është vendosur prishja e dy vendimeve të gjykatave më të ulëta në lidhje me këtë rast për shkelje procedurale, por e rëndësishme është se si është bërë cilësimi juridik i veprës penale nga organi i akuzës dhe kualifikimi ligjor i po kësaj vepre penale nga ana e gjykatave në lidhje me deklarimin fajtor të të gjykuarit. Studim Rasti 7: I pandehuri P.E. është akuzuar se ka kryer veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a/4/5 i K.P. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit P. E. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe në bazë të nenit 114/a/4/5 të K.P. e dënon me 10 vjet burgim 190. Gjykata e Apelit Durrës ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.30, datë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë 191. Ndërsa Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimet e të dyja gjykatave janë marrë në shkelje të dispozitave procedurale penale. Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ç të K.Pr.Penale, vendosi: Prishjen e vendimit nr.206, datë të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr.30, date të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë 192. Mendoj se jo vetëm kur vendimi të marrë formë të prerë dhe nëqoftëse i gjykuari deklarohet fajtor, duhet të deklarohet fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion, por edhe në fazën aktuale të gjykimit të rastit konkret, duhej ngritur akuza dhe duhej deklaruar fajtor për veprën e sipërcituar (aq më shumë që ngjarja ka filluar pasi trafikimi i femrave për prostitucion u parashikua si vepër penale) dhe jo për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. 190 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin nr.30, datë Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.206, datë Vendimi nr.440 me nr.1385/596 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 122

123 Këtë mendim e mbështesim duke marrë në analizë rrethanat e kryerjes së veprës penale, mënyrën e kryerjes së veprimeve dhe qëllimin që ka dashur të arrij i gjykuari në rastin konkret. I gjykuari për t u bërë i besuar tek e dëmtuara, ka lidhur një fejesë me të, por që në fund ka rezultuar fiktive sepse kjo fejesë është bërë për të mashtruar këtë të fundit me qëllim për ta shfrytëzuar për prostitucion në Itali. Me të mbërritur në Itali i gjykuari ka shfaqur mendimi dhe qëllimin e tij kriminal tek e dëmtuara, që kjo e fundit të ushtronte prostitucion në rrugët e Italisë, por duke hasur në kundërshtimin e saj i gjykuari ka ushtruar dhunë fizike dhe nën kërcënime të vazhdueshme e ka detyruar të ushtroj prostitucion. Sa më sipër rezulton se, rekrutimi, transportimi deri në Vlorë dhe më pas transferimi i të dëmtuarës në Itali, si elementë të anës objektive të veprës penale janë realizuar nga i gjykuari nëpërmjet formës së mashtrimit, në fillim me realizimin e fejesës midis tyre dhe më pas kërkesës nga i gjykuari për të shkuar në Itali për një jetë më të mirë dhe në fund fare qëllimi kriminal është arritur duke përdorur format e dhunës psikike dhe fizike, e për pasojë është cenuar morali, nderi dhe dinjiteti i të dëmtuarës në rastin konkret. Në fund të studimit të këtij rasti mund të themi se pavarësisht se në fund fare «mund» edhe të rezultojë që i gjykuari të deklarohet i pafajshëm nga njëra anë, por deri në këtë fazë që ndodhet procesi gjyqësor rezulton se organi i akuzës ka ngritur kundër të akuzuarit akuzën për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a/4/5 të Kodit Penal me masë dënimi 7 deri në 15 vjet burgim, e po me të njëjtën akuzë është deklaruar fajtor i gjykuari nga gjykata e shkallës së parë dhe e Apelit, kur ndërkohë deri në këtë fazë të gjykimit duket qartë se jemi në mënyrë të qartë dhe të plotë para rastit të kryerjes së veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i Kodit Penal të vitit 2001, i cili parashikon masë dënim jo më pak se 15 vjet burgim, e për pasojë të kemi favorizim të pozitës së të pandehurit në mënyrë të padrejtë nga ana tjetër 193. Studim Rasti 8: I pandehuri F.Z. është akuzuar për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion dhe të falsifikimit të pasaportës, parashikuar nga nenet 114/b dhe 189/1 i Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit F. Z., për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, të parashikuar nga neni 114/b/1 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 9 vjet burgim dhe 3 (tre) milion lekë gjobë. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. Z., për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të pasaportës, të parashikuar nga neni 189/1 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim. Në bashkim të dënimeve, në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal e dënon përfundimisht me 9 (nëntë) vjet burgim dhe 3 (tre) milion lekë gjobë. Në aplikim të nenit 406 të 193 Neni 114/b, paragrafi i dytë i Kodit Penal të vitit 2001 : 123

124 K.Pr.Penale e dënon përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim dhe 2 (dy) milion lekë gjobë 194. Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.87, datë , të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë 195. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimet e të dyja gjykatave lidhur me fajësinë e të gjykuarit dhe cilësimin ligjor të veprës janë marrë duke zbatuar drejt ligjin material e procedural penal, por prej tyre është gabuar në dispozitën materiale mbi të cilën janë mbështetur ne dënimin e të gjykuarit. Në pjesën arsyetuese të vendimeve, nga gjykata është pranuar se i gjykuari ka kryer veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion deri në muajin qershor të vitit Në këto rrethana, në kuptim të dispozitës së nenit 3/3 të K.Penal, për dënimin e tij duhet të aplikohej dispozita më favorizues për personin. Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/b te K.Pr.Penale, vendosi ndryshimin e vendimit nr.234 datë , të Gjykatës së Apelit Vlorë, përsa i përket cilësimit ligjor të veprës dhe dënimit të të gjykuarit F. Z. dhe në bazë të nenit 114/b-1 të K.Penal (ndryshuar me ligjin nr.8733, datë ). Në zbatim të kërkesave të nenit 406 të K.Pr.Penale, i gjykuari F. Z. dënohet përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim 196. Në lidhje me ngjarjen objekt gjykimi të shqyrtuar dhe të gjykuar në vendimet e sipërcituara të këtij rasti, nga gjykatat e ndryshme në shkallë vendi, konstatojmë se në bazë të rrethanave, fakteve dhe provave të administruara dhe të shqyrtuara gjatë gjykimit të çështjes në të tre shkallët e gjyqësorit është vendosur që i pandehur përfundimisht të deklarohet fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b i Kodit Penal. Edhe ne mendojmë se në lidhje me këtë rast është vepruar drejtë nga ana e gjykatave të vendit. Megjithatë, ajo që vlen për t u theksuar, është dallimi që konstatojmë midis rastit konkret dhe rasteve të trajtuara më lartë. Dallimi konsiston në faktin që, qoftë në rastin konkret, ashtu edhe në rastet e trajtuara më lartë, elementët kryesor të veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore, si: veprimi, mjeti dhe qëllimi janë të njëjtë, por gjykatat e ndryshme në shkallë vendi vendosin që të gjykuarin/gjykuarit në rastin konkret ta/i deklarojnë dhe dënojnë për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitución, ndërsa në rastet e trajtuara më sipër ta/i deklarojnë dhe dënojnë të gjykuarin/gjykuarit për veprat penale të shfrytëzimit të prostitucionit apo shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Rast tipik i favorizimit te pozitës së të pandehurit në mënyrë të padrejtë sipas mendimit tonë është ngjarja objekt shqyrtimi dhe gjykimi i vendime të gjykatave të parashikuara më poshtë. 194 Vendimi nr.87, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. 195 Vendimi nr.234, datë , i Gjykatës së Apelit Vlorë. 196 Vendimi nr.116 me nr.1409/444/65 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 124

125 Studim Rasti 9: Të pandehurit: G. H. dhe K. Xh. (D.) janë akuzuar për kryerjen e veprave penale të Trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i K.Penal. Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur: Deklarimin fajtor të pandehurit G. H. për veprën penale të Trafikimit të femrave për prostitucion kur ka sjellë pasojë vdekjen e të dëmtuarës S. K., parashikuar nga neni 114/b/4 të K.Penal (viti 2004) dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Deklarimin fajtor të pandehurit K. Xh. (D.) për penale të Trafikimit të femrave për prostitucion, kur ka sjellë pasojë vdekjen e të dëmtuarës S. K., parashikuar nga neni 114/b/4 të K.Penal (viti 2004) dhe dënimin e tij me 23 vjet burgim 197. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.57, datë të Gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë, për çështjen penale që u përket të pandehurve G. H. dhe K. Xh. (D.), të akuzuar për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i K.Penal (viti 2001), si më poshtë: Deklarimin fajtor të pandehurit G. H. për veprën penale të Trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i K.Penal (viti 2004) dhe dënimin e tij me 23 vjet burgim. Deklarimin fajtor të pandehurit K. Xh. (D.) për penale të Trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i K.Penal (viti 2004) dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim 198. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.56, date të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues 199. Gjatë rishqyrtimit të çështjes Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.57, datë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në këtë mënyrë: Deklarimin fajtor të pandehurit G. H. për veprën penale të Trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim, në dëm të të dëmtuarës S. K., parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 22 vjet burgim. Deklarimin fajtor të pandehurit K. Xh. (D.) për veprën penale të Trafikimit të femrave për prostitucion, në bashkëpunim dhe më shumë së një hërë në dëm të të dëmtuarave S. K., M. L., T. L., parashikuar nga neni 114/b, paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 20 vjet burgim. Prishjen e vendimit nr.57, datë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurve K. Xh., T. L. 197 Vendimi nr.57, datë , i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. 198 Vendimi nr.56, datë , i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë. 199 Vendimi nr.518 me nr.844/177 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë 125

126 dhe M. L. për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion në dëm të shtetasve U. (M.) R. dhe B. (L.) M., vepër e parashikuar nga neni 114/b, 2 të K.Penal, pasi nuk vërtetohet fajësia e tyre 200. Në përfundim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ të K.Pr.Penale, vendosi: Prishjen e vendimit nr.30, datë të Gjykatës e Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe vendimit nr.57, datë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Deklarimin fajtor të të gjykuarit K. Xh. (D.) për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese ndaj disa personave, duke i shtyrë për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të R.Shqipërisë dhe në bazë të nenit 114/a, pikat 2 dhe 5 të K.Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim. Pushimin e çështjes në ngarkim të të gjykuarit G. H., për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk duhet të vazhdonte. Urdhërohet lirimi i të gjykuarit G. H. nga dhomat e paraburgimit,nëse nuk mbahet për shkak tjetër 201. Nga studimi i këtij rasti, ne mendojmë se Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda duhej t i kishte deklaruar fajtor të gjykuarit për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion në bazë të nenit 114/b të Kodit Penal të vitit 2001 dhe jo duke u bazuar në ndryshimet që iu bënë këtij neni në vitin 2004, ndryshime të cilat po të aplikoheshin do të kishin fuqi prapavepruese në rastin konkret duke rrënduar pozitën e të gjykuarve në kundërshtim me nenin 3 të kodit penal. Ne mendojmë se vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në lidhje me të gjykuarin G.H. është i drejtë për arsye se gjykatat më të ulëta me vendimet e tyre kanë cenuar parimin e Gjësë së gjykuar. Përderisa i gjykuari G.H. është shpallur i pafajshëm për të njëjtin fakt penal nga një gjykatë e huaj, nuk mund të gjykohet për herë të dytë nga gjykatat shqiptare në lidhje me të njëjtin fakt. Ndërsa në lidhje me vendimmarrjen përfundimtare të këtij kolegji për të gjykuarin tjetër K.Xh., të cilin përfundimisht e ka deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, mendojmë se ky vendim është marrë jo në përputhje me ligjin material penal. Nga rrethanat e ngjarjes rezulton se i gjykuari K.Xh. që në fillim të kryerjes së kësaj vepre penale e deri në përfundim të saj ka bashkëpunuar ngushtësisht me të gjykuarin tjetër për të rekrutuar, transportuar dhe transferuar viktimën e trafikuar në shtetin Italian. Ka qenë i gjykuar K.Xh. që ka pritur dhe ka sistemuar të gjykuarin tjetër sëbashku me viktimën në shtetin Italian. Edhe pas largimit të të gjykuarit G.H. në Shqipëri, i gjykuari K.Xh. ka vazhduar të detyroj viktimën S.K. të ushtroj prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj duke përdorur dhunën psikike dhe fizike ndaj saj, 200 Vendimi nr.30, datë , i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë. 201 Vendimi nr.292 (Nr ) me nr i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 126

127 e për pasojë e dëmtuara S.K. të gjej vdekjen për shkak të këtyre veprimeve të dhunshme të ushtruara nga i gjykuari K.Xh. Për të gjykuarin K.Xh. Kolegji Penal në vendimin e tij parashikon se: nga veprimet e të gjykuarit del qartë se ai, në formën e mashtrimit apo edhe shtrëngimit, ka shtyrë për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në shtetin Italian, me shumë se një person., që do të thotë se është përdorur forma e mashtrimit, por më e rëndësishmja janë përdorur format e shtrëngimit, e për pasojë këto janë forma tipike të anës objektive të trafikimit të femrave për prostitucion. Mos vallë, ky kolegj në këtë rast ka vendosur të deklaroj fajtor të gjykuarin K.Xh. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, sepse në nenin114/b, paragrafi i dytë i kodit penal të vitit 2001, nuk parashikoheshin shprehimisht fjalët Mashtrim apo Shtrëngim! Paragrafi i dytë i nenit 114/b nga pikëpamja e anës objektive përmban fjalët: keqtrajtim, detyrimin me dhunë fizike ose dhunë psikike. Kështu këto fjalë para se të marrin kuptimin juridik kanë kuptimin e tyre gjuhësor të parashikuara në Fjalorin e Gjuhës Shqipe 202. Në faqen 1303 të këtij fjalori parashikohet kuptimi i fjalës Shtrëngim që do të thotë: Detyrimi që i bëhet dikujt për të vepruar ose për të bërë diçka kundër dëshirës së tij; në faqen 572 parashikohet kuptimi i fjalës Kërcënim : Fjalë a veprime për t i shtënë frikën dikujt, e keqe, rrezik që i kërcënohet dikujt; ne faqen 562 parashikohet kuptimi i fjalës Keqtrajtim : veprim sipas Keqtrajtoj, që do të thotë: Sillem keq me dikë, e mundoj shumë, e trajtoj keq; keqpërdoroj. Referuar sa me sipër vëmë re se qoftë në rastin e fjalës Shtrëngim, Kërcënim dhe Keqtrajtim, konstatojmë një elementë të përbashkët të tyre që është: një formë sjellje që vjen në kundërshtim me moralin, nderin dhe dinjitetin e personit, por mbi të gjitha është një formë sjellje e kundërligjshme. Në fund të studimit të këtij rasti sipas mendimit tonë mund të themi se ky kolegj e ka deklaruar dhe dënuar të gjykuarin për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, sepse: Së pari: duke mos krijuar lidhjen e duhur midis rrethanave të ngjarjes, mënyrës së kryerjes së veprës penale dhe qëllimit të autorit të veprës penale nga njëra anë, dhe interpretimit juridik të zgjeruar të paragrafit të dytë të nenit 114/b të kodit penal nga ana tjetër, është bërë cilësimi juridik i veprës penale jo në përputhje me ligin material penal. Së dyti: i gjykuari është dënuar përfundimisht për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, ndoshta për shkak të ndërhyrjeve të padrejta me qëllim për të favorizuar në mënyrë të padrejtë pozitën e të gjykuarit, ku përfundimisht nga 23 dhe 20 vjet burgim që e dënuan përkatësisht gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda dhe ajo e apelit të krimeve të rënda, ky kolegj e dënoi me 9 vjet burgim. 202 Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Fjalor i Shqipes së Sotme. Botimet TOENA. Tiranë

128 Studim Rasti 10: I pandehuri A.K është akuzuar për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/1, pika 1 e 5 dhe 22 i K.Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit A. K., për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të prostitucionit, në rrethana rënduese, e mbetur në tentativë dhe në bazë të nenit 114/a, pika 1, 5 dhe 22 të K.Penal, e dënon të pandehurin me 7 vjet burgim 203. Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur: Lënien në fuqi t vendimit nr.1355, datë të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë 204. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke gjetur të pabazuara në ligj pretendimet e ngritura në rekursin e të gjykuarit, çmon se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të lihet në fuqi, pasi është rrjedhojë e zbatimit drejt të ligjit. Për të marrë vendimin, gjykata e apelit ka përdorur vetëm prova të verifikuara në shqyrtimin gjyqësor dhe duke mos i dhënë vlerë të paracaktuar asnjë prove, ka bërë çmimin e tyre sipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi. Ndryshe nga sa ka pretenduar i gjykuari në rekurs, është provuar në gjykim se ai, me anë mashtrimi dhe me qëllim shfrytëzimi për prostitucion është lidhur me të dëmtuarën dhe së bashku me të kanë shkuar jashtë shtetit, në Greqi. Gjatë qëndrimit atje i gjykuari ka ushtruar presion mbi të dëmtuarën për ta shtyrë atë në ushtrim prostitucioni, por e dëmtuara nuk ka ushtruar prostitucion për shkak të refuzimit të saj dhe jo sepse i gjykuari ka hequr dore nga shtrëngimi, i cili ka vazhduar deri sa ai është larguar nga banesa. Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/a të K.Pr.Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.656, datë të Gjykatës së Apelit Tiranë 205. Ngjarja e trafikimit të të dëmtuarës objekt gjykimi i vendimeve gjyqësore të mësipërme ka filluar në vitin 2002 dhe ka përfunduar në muajin Janar të vitit 2004, muaj në të cilin e dëmtuara Z.H. ka bërë kallëzimin në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë kundër të gjykuarit A.K. Gjykatat e ndryshme të vendit në lidhje me këtë rast edhe pse konstatojnë dhe pranojnë që e dëmtuara e mitur është rekrutuar, transportuar dhe transferuar në shtetin Grek duke u mashtruar nga i gjykuari se do të martoheshin dhe të shkonin jashtë shtetit për një jetë me të mirë, edhe pse këto gjykata pranojnë se i gjykuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike me qëllim për të detyruar të dëmtuarën e mitur të ushtroj prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj, e për pasojë i gjykuari ka cenuar moralin, dinjitetin dhe shëndetin e të dëmtuarës së mitur, por përsëri gjykatat ka vendosur ta deklarojnë fajtor të gjykuarin për veprën penale të shfrytëzimit të 203 Vendimi nr.1355, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 204 Vendimi nr.656, datë , i Gjykatës së Apelit Tiranë. 205 Vendimi nr.78 me nr.1696/886 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 128

129 prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 1, 5 të kodit penal, e aq më shumë që vendimmarrje përfundimtare e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është finalizuar në vitin Paragrafi i dytë i nenit 128/b, i miratuar me ligjin nr. 8733, datë , parashikon format me të cilat mund të kryhen veprimet e trafikimit të fëmijëve nga pikëpamja e anës objektive si; keqtrajtimi, përdorimi i dhunës fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës për të kryer veprime të ndryshme, dhe që realisht këto forma të dhunës i konstatojmë të materializuara edhe në rastin konkret për të arritur qëllimin kriminal i gjykuari. Mos vallë, gjykatat e faktit e sidomos kolegji penal në këtë rast, të gjykuarin e kanë deklaruar fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, sepse në përmbajtjen e nenit 128/b të vitit 2001, nuk ishte e parashikuar shprehimisht fjala mashtrim, e cila përfaqëson një nga format e rekrutimit, transportimit dhe transferimit të viktimave të fenomenit të trafikimit, por që në përmbajtje të këtij neni parashikohen shprehimisht të gjitha format e tjera të dhunës për arritjen e qëllimit kriminal. E pashpjegueshme në këtë rast është dhe fakti se kolegji penal e deklaron fajtor të gjykuarin në bazë të nenit 114/a, pika 1 me të mitur dhe pika 5 ndaj një personi që shtyhet ose shtrëngohet për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ndërkohë nuk parashikon në deklarimin fajtor të të gjykuarit edhe pikën 4 të këtij neni me mashtrim, shtrëngim, dhunë ose duke përfituar nga paaftësia fizike ose mendore e personit, ku format e kësaj pike janë kryer në mënyrë të qartë dhe të plotë nga i gjykuari në ngjarjen kriminale objekt gjykimi. Për faktin se, nga njëra anë, rrethanat e ngjarjes, tërësia e veprimeve të kryera nga i gjykuari, qëllimi që ka dashur të arrij ky i fundit, tregojnë qartazi se në këtë rast është kryer vepra penale e trafikimit të fëmijëve, por nga ana tjetër duke qenë shumë i qartë koncepti i Trafikimit të njerëzve në vitet kur janë marrë këto vendime dhe respektivisht në raport me shkallët e gjyqësorit, viti 2006, 2007 dhe 2010, e aq më shumë që kemi të bëjmë me një të dëmtuar të mitur, atëherë mendojmë se gjykatat në rastin konkret (e sidomos Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë) duhej ta kishin deklaruar fajtor të gjykuarin për veprën penale të trafikimit të fëmijëve, parashikuar nga neni 128/b, paragrafi i dytë i Kodit Penal. I gjykuari në bazë të paragrafit të dytë të nenit 128/b, do të ishte dënuar jo më pak se 15 vjet burgim, ndërkohë u dënua më 7 vjet burgim, e për pasojë sipas mendimit tonë është favorizuar në mënyrë të padrejtë pozita e tij në raport me masën e dënimit penal. Studim Rasti 11: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e ka akuzuar të pandehurin L.A. për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b i Kodit Penal. 129

130 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit L. A. për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion dhe në bazë të nenit 114/b/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim 206. Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.48, datë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe pushimin e çështjes 207. Gjykata e Lartë ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.233, datë të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e akteve, për rishqyrtim në po atë gjykatë, me trup gjykues tjetër 208. Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.48, datë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier 209. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur: Pranimin e kërkesës së kërkuesit L. A. duke iu rivendosur në afat e drejta për të bërë rekurs, ndaj vendimit penal nr.15, datë të Gjykatës së Apelit Vlorë si të bazuar në prova e ligj 210. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se : Se nga shqyrtimi i akteve të procedimit penal në ngarkim të të gjykuarit L. A., ka rezultuar se procedimi penal në ngarkim të tij është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetases Sh. Xh., me banim në fshatin Lalar të Rrethit të Fierit, në të cilin parashtronte se i gjykuari L. A., nëpërmjet mashtrimit, ai kishte kryer veprime për ta trafikuar atë me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit në dëm të saj. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se; Me të drejtë gjykata e apelit ka arritur në përfundimin se i gjykuari është fajtor për veprën penale për të cilën është akuzuar. Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/a të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.15, datë të Gjykatës së Apelit Vlorë, përsa i përket cilësimit juridik të veprës dhe deklarimit fajtor të të gjykuarit L. A. Ndryshimin e këtij vendimi përsa i përket masës së dënimit, duke e dënuar të gjykuarin L. (Sh.) A. me kohën e vuajtur të dënimit. Urdhërohet lirimi i të gjykuarit nga vendi i vuajtjes së dënimit 211. Nga studimi dhe shqyrtimi i ngjarjes objekt gjykimi i vendimeve gjyqësore të sipërcituara, konstatojmë se i gjykuari ka kryer veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion, ka rekrutuar të dëmtuarën nëpërmjet mashtrimit se do të lidhte martesë me këtë të fundit, e ka transportuar (zhvendosur) të dëmtuarën nga një fshat i Fierit në një fshat tjetër dhe më pas e ka fshehur në një banesë të braktisur ku e ka mbajtur të mbyllur për tre net rresht, por e dëmtuara ka mundur të largohet nga kjo banesë e braktisur me ndihmën e kalimtarëve që kanë dëgjuar thirrjet e saj për 206 Vendimi nr.48, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 207 Vendimi nr.233, date , i Gjykatës së Apelit Vlorë. 208 Vendim nr.688 me nr.1420/552 i regjistri themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 209 Vendimi nr.15, date , i Gjykatës së Apelit Vlorë. 210 Vendimi nr.118, date , i Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Fier. 211 Vendimi nr.612, ( ) me nr i regjistrit themeltar, date , i Kolegjit Penal te Gjykates se Larte 130

131 ndihmë, pa u vënë re nga i gjykuari, i cili kishte si qëllim shfrytëzimin e saj për ushtrim prostitucioni jashtë shtetit. Pra, në këtë rast përveç mashtrimit janë përdorur edhe forma të tjera të shtrëngimit si : mos sigurimi për të dëmtuarën i kushteve minimale higjieno-sanitare dhe të fjetjes, etj. Ndërkohë faza e transferimit jashtë shtetit dhe qëllimi i të gjykuarit për të shfrytëzuar të dëmtuarën për ushtrim prostitucioni, nuk janë arritur për shkaqe të pavarura nga vullneti kriminal i të gjykuarit. Megjithatë, duke e krahasuar ngjarjen e shqyrtuar në rastin e mëparshëm (rastin e 10) me rastin konkret (rasti e 11), konstatojmë pikat e përbashkëta dhe dallimet midis tyre. E përbashkëta : Në të dy rastet, të gjykuarit nëpërmjet mashtrimit për martesës dhe për një jetë më të mirë, kanë rekrutuar të dëmtuarat me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion jashtë shtetit, por ky qëllim nuk është realizuar për shkaqe të pavarura nga vullneti i të gjykuarve. Si në rastin e mëparshëm (rastin e dhjetë), ashtu edhe në rastin konkret (rasti i njëmbëdhjetë), konstatojmë se vendimet e gjykatave të ndryshme të vendit e sidomos vendimet përfundimtare të kolegjit penal, janë marrë pasi u bënë ndryshimet ligjore në kodin penal në vitin 2004, ndryshime të cilat parashikuan dhe përcaktuan shumë qartë konceptin e trafikimit të femrave për prostitucion. Dallimi : Duke krahasuar këto dy raste me njëra-tjetrën, vëmë re se, pavarësisht se në rastin e parë (rasti i dhjetë) qëllimi final i të gjykuarit nuk është realizuar për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij, por i gjykuari i ka konsumuar në mënyrë të plotë dhe të qartë të gjithë elementët e anës objektive (veprime, mjete, etj.) të figurës së veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, e megjithatë deklarohet fajtor dhe dënohet për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana renduese. Ndërsa lidhur me rastin konkret (rasti i njëmbëdhjetë), i gjykuari nuk ka kryer as gjysmën e veprimeve apo fazave nëpër të cilat kalon ana objektive e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, ose e thënë ndryshe, në mënyrë shumë të cunguar duke e krahasuar me rastin e parë (rasti i dhjetë), por ai deklarohet fajtor dhe dënohet për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Madje në këtë rast, i gjykuari nuk ka mundur ta transferoj jashtë shtetit, por vetëm sa e ka zhvendosur nga njëri fshat në fshatin tjetër, të të njëjtit rreth. Megjithatë, vlen për t u theksuar fakti se këto dy vendime përfundimtare të kolegjit penal të gjykatës së lartë në lidhje me këto dy çështje janë marrë brenda gjashtë mujorit të parë të vitit Rast i veçantë (por jo vetëm!) i praktikës gjyqësore ku sipas mendimit tim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vendosi të ndryshojë cilësimin juridik të veprës penale jo në përputhje me ligjin material penal, është ngjarja e trafikimit të të dëmtuarës objekt gjykimi e parashikuar në vendimet gjyqësore të mëposhtme. 131

132 Studim Rasti 12: I pandehuri P. R. është akuzuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b, paragrafi dytë i K.Penal. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.23, datë , ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit P. R. për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion nëpërmjet keqtrajtimit dhe detyrimit me dhunë fizike të të dëmtuarës, parashikuar nga neni 114/b/2 i K.Penal, të miratuar me ligjin nr.8733, datë dhe dënimin e tij me 15 vjet burgim, dënim që fillon nga data , dita e ndalimit të të pandehurit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme 212. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.53, datë , ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.23, datë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë 213. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se : Gjatë kësaj periudhe të qëndrimit të tyre në shtetin italian, e dëmtuara A. është detyruar nga i pandehuri R. të ushtronte prostitucion. E dëmtuara, pas kundërshtimit të saj për të ushtruar prostitucion, është goditur duke u detyruar nga dhuna e përdorur prej të pandehurit P. R. të prostituojë rrugëve të Italisë. E dëmtuara, gjatë kohës që ushtronte prostitucion, është ndaluar disa herë nga Policia Italiane, ku identifikohej si Adelina. Kolegji Penal çmon se me veprimet e tij i gjykuari ka konsumuar plotësisht elementet e veprës penale që parashikon dispozita e nenit 114/a 5 i K.Penal, pra shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese, pasi është kryer ndaj një personi që është shtyrë dhe shtrënguar për të ushtruar prostitucion jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/b të K.Pr.Penale, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr.53, date të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe vendimit nr.23, datë të Gjykatës për Krimet e Rënda Tiranë. Deklarimin fajtor të të gjykuarit P. R. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese në dëm të shtetases A. Ç. dhe në bazë të nenit 114/a 5 të K.Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim. Lënien në fuqi të këtyre vendimeve për pjesët e tjera 214. Paraprakisht, duke studiuar rastin e parashikuar në këtë vendim të kolegjit penal dhe të gjykuar nga gjykata e shkallës së parë dhe e apelit për krimet e rënda, vërejmë se që në fillim të kësaj ngjarje kriminale i pandehuri ka mashtruar të dëmtuarën me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion, duke përfituar nga gjendja ekonomike dhe shpirtërore e kësaj të fundit ka bërë një fejesë fiktive me të, dhe i ka premtuar nënës së saj për krijimin e një familje të përbashkët me të dëmtuarën, por pa nënkuptuar për asnjë moment që kjo gjë do të realizohej jashtë Shqipërisë. Taktika kriminale që ndjek i pandehuri është se në mënyrë graduale shfaq mendimet dhe qëllimet e tij kriminale 212 Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.23, datë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr.53, datë Vendimi nr. 99 (Nr ) me nr i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 132

133 ndaj të dëmtuarës, por me shumë kujdes për të mos lënë asnjë fije dyshimi tek kjo e fundit se mund të trafikohej. Pasi kanë kaluar dy muaj kohë i propozon të dëmtuarës të shkojnë në Itali për një jetë me të mirë, gjë e cila nuk rezulton si e tillë në fund të hetimit dhe gjykimit të kësaj veprimtarie kriminale. Në vazhdim ndeshemi me mashtrimin e radhës nga ana e të pandehurit, i cili edhe nënës së të dëmtuarës nuk i tregon vendin e saktë të destinacionit që do të mbërrinte me të bijën. Duke u bazuar në rrethanat e ngjarjes, mënyrën e kryerjes së veprës penale, mjetet apo format që janë përdorur për të arritur qëllimin kriminal në rastin konkret, mendojmë se është kryer në mënyrë të plotë dhe shumë të qartë vepra penale e trafikimit të femrave për prostitucion, dhe konkretisht: Rekrutimi i të dëmtuarës A.Ç., në rastin konkret është realizuar jo nëpërmjet dhunës, por nëpërmjet mashtrimit (shpërdorimit të besimit dhe përdorimit të gënjeshtrës që janë dy format e realizimit të mashtrimit), ashtu siç parashikohet edhe në vendimin e cituar më sipër të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë në lidhje me gjykimin përfundimtar të kësaj çështje. Sigurisht që i pandehuri ka përfituar nga gjendja vulnerabël e të dëmtuarës, pra nga gjendja e saj e vështirë social-ekonomike duke i premtuar kësaj të fundit një jetë me të mirë jashtë shtetit. Në lidhje me Transportimin dhe Transferimin e të dëmtuarës konstatoj se janë realizuar në mënyrë të plotë nga ana e të pandehurit në rastin konkret duke e transportuar të dëmtuarën nga qyteti i Dibrës në qytetin e Vlorës dhe më pas transferimin e saj në shtetin Italian nëpërmjet gomoneve. Fshehja e personit. Në rastin konkret fshehja nuk është realizuar në formën e saj klasike duke e mbyllur të dëmtuarën për të mos komunikuar me persona të tjerë dhe me botën e jashtme, por që çdo veprim i saj që nga vendi i nisjes deri në vendin e destinacionit, edhe më tej, ka qenë i kontrolluar nga i gjykuari. Pritja e personit. Në këtë rast pritja e personit nuk është realizuar në kuptimin e pritjes së të dëmtuarës nga një person tjetër në cilësinë e bashkëpunëtorit, sepse i gjykuari të gjitha fazat e realizimit të kësaj vepre penale i ka realizuar i vetëm, rrjedhimisht jemi përpara realizimit të veprës penale të Trafikimit të femrave për prostitucion në mënyrë individuale. Duke u bazuar sa më sipër konstatojmë se qëllimi i të gjykuarit P. R. që nga momenti i njohjes (Muaji Tetor i vitit 2001) me të dëmtuarën e deri në momentin e kallëzimit (Muaji Nëntor i vitit 2004) nga ana e kësaj të fundit në organet përkatëse, ka qenë shfrytëzimi i të dëmtuarës nëpërmjet ushtrimit të prostitucionit të saj dhe përfitimit të të ardhurave nga ky i gjykuar, por këtë qëllimi kriminal ky i fundit e ka arritur nëpërmjet ushtrimit të dhunës psikike dhe fizike (goditje me karrige në kokë) në mënyrë të vazhdueshme ndaj të dëmtuarës për ta detyruar këtë të fundit të ushtroj prostitucion kundër vullnetit dhe dëshirës së saj. Duke u bazuar sa më sipër, mendoj se ky vendim i kolegjit penal është jo në përputhje me ligjin material penal për arsye se: 133

134 Së pari: Vallë! mosbërja e një analize të saktë juridike-penale nga ana e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të vendimeve të marra nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë në raport me rrethanat e faktet e ngjarjes dhe provave të administruara e të shqyrtuara gjatë procesit të gjykimit të çështjes në këto gjykata, çoi këtë Kolegj në konkluzionin se përfundimisht duhej bërë ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga Trafikim i femrave për prostitucion në Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese, duke favorizuar (lehtësuar) në mënyrë të konsiderueshme pozitën e të pandehurit! Së dyti: Ngjarja ka filluar në muajin Tetor të vitit 2001, dhe ka përfunduar në muajin Nëntor të vitit 2004, ndërkohë ndryshimet ligjore në kodin penal në lidhje me qartësimin e konceptit të trafikimit të femrave u bënë që në fillim të vitit 2004, ndryshime të cilat duhej të ndikonin pozitivisht në rastet kur gjykatat duhej të bënin cilësimin juridik të veprës penale midis neneve 114/a dhe 114/b të kodit penal. Këto ndryshime duheshin marrë parasysh sepse në rastin e veprës penale të Trafikim i femrave për prostitucion minimumi i masës së dënimit është 15 vjet, ndërsa në rastin e veprës penale të Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese është 7 vjet, pra diferenca është 7.5 vjet në favor të të pandehurit. Përfundimisht në lidhje me këtë rast, duke u bazuar në studimin dhe shqyrtimin e këtij rasti, mendoj se janë konsumuar në mënyre bindëse elementët e figurës së veprës penale të Trafikim i femrave për prostitucion, bindje kjo e provuar edhe në vendimet e gjykatave të faktit (Deklarimin fajtor të pandehurit P. R për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion nëpërmjet keqtrajtimit dhe detyrimit me dhunë fizike të të dëmtuarës të parashikuar nga neni 114/b paragrafi i dytë i Kodit Penal të miratuar me ligjin nr. 8733, datë dhe dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim, dënim që fillon nga data 25/05/2005 dita e ndalimit të të pandehurit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.), por nga ana Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është bërë ndryshimi i kualifikimit ligjor të veprës penale dhe përfundimisht ky i fundit ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit për veprën penale të Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese. Rrjedhimisht lind dyshimi logjik që: mos vallë për shkak të ndërhyrjeve korruptive në forma nga më të ndryshmet duke u bazuar në realitetin tonë, ndikuan ose e detyruan Kolegjin në fjalë që të dal në një vendim jo objektiv nga pikëpamja juridiko-penale, gjithmonë duke u bazuar në rrjedhën e ngjarjes së ndodhur, objekt gjykim. Studim Rasti 13. I pandehuri M.K. është akuzuar për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b/2 i Kodit Penal. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit M. K. për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave me anë të dhunës, të parashikuar nga neni 114/b/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim dhe 6 (gjashtë) milion lekë gjobë Vendimi nr.51, datë , i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. 134

135 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.51, datë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues 216. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda ka paraqitur rekurs Prokurori i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë. Gjykata e Lartë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.7, datë të Gjykatës së Apelit për Krime të Renda Tiranë 217. Në rigjykim: Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin nr.38, datë ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit M. K. për veprën penale të Trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b/1 i K.Penal (para ndryshimeve të bëra me ligjin nr.9188, datë ) dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim 218. Gjatë rigjykimit të çështjes, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.38, datë 04/07/2011 të Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë 219. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se: Në lidhje me rekursin dhe zgjidhjen e çështjes: Në kushtet kur Prokurori ka deklaruar heqjen dorë nga rekursi, pasi i gjykuari është duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm të dhënë në shtetin grek dhe rekursi i paraqitur nga Prokuroria në lidhje me kualifikimin dhe për rrjedhojë masën e dënimit nuk do të kishte ndikim në zgjidhjen e çështjes, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë është në pamundësi për shqyrtimin e kësaj çështje. Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 420/ç dhe 433/1, 442/a të K.P.Penale, vendosi: Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Lartë 220. Në ngjarjen objekt gjykimi të parashikuar në vendimet e cituara më sipër, gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda, gjykata e apelit të krimeve të rënda dhe kolegji penal i gjykatës së lartë kanë vendosur ta deklarojnë fajtor dhe ta dënojnë të gjykuarin për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Vepra penale në rastin konkret ka filluar pas vitit 2001, vit në të cilin u parashikua për herë të parë trafikimi i femrave për prostitucion si vepër penale dhe ka përfunduar në muajin Dhjetor të vitit 2004 kur është bërë kallëzimi nga e dëmtuara. I gjykuari duke e mashtruar të dëmtuarën, e ka rekrutuar, transportuar dhe transferuar jashtë shtetit me qëllim për ta shfrytëzuar për ushtrim prostitucioni. Pasi kanë mbërritur jashtë shtetit, i gjykuari ka përdorur pothuajse të gjitha format e dhunës psikike dhe sidomos asaj fizike për ta detyruar të dëmtuarën të ushtroj prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj. 216 Vendimi nr.7, datë , i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. 217 Vendimi nr.152 me nr.1146/382 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 218 Vendimi nr.38, datë , i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda. 219 Vendimi nr.66, datë , i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. 220 Vendimit nr. 2 (Nr ) me nr i regjistrit themeltar, datës , i Kolegjt Penal te Gjykatës së Lartë 135

136 Edhe në këtë rast e dëmtuara është larguar jashtë shtetit me dëshirën e saj sepse i gjykuari M.K. i ka premtuar se do të martoheshin dhe kur të mbërrinin në shtetin grek do të punonte si pastruese apo punë të tjera të kësaj natyre në Greqi, por që në fund të hetimit, shqyrtimit dhe gjykimit të kësaj çështjeje është provuar se e dëmtuara T.K. është detyruar forcërisht të ushtroj prostitucion. Përveç sa më sipër, problemi që hasim në këtë rast është kualifikimi i ndryshëm ligjor i veprës penale i bërë nga shkallët e gjyqësorit brenda paragrafëve të së njëjtës dispozitë penale, i cili do të ndikoj në raport me masën e dënimit me burgim ndaj të gjykuarit. Në gjykimin e çështjes për herë të parë Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka deklaruar fajtor të gjykuarin në bazë të nenit 114/b/2 (të vitit 2004) me 16 vjet burgim dhe 6 milion lekë gjobë, ndërsa në rigjykimin e çështjes me vendimin nr.38, datë ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit M. K për veprën penale të Trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b/1 i K.Penal (para ndryshimeve të bëra me ligjin nr.9188, datë ) dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda me vendimin nr. 66, datë Fakti që këto gjykata e kanë dënuar të gjykuarin M.K. në bazë të nenit 114/b/1 të kodit penal të vitit 2001, nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë shmangur jo në përputhje me ligjin material penal rrethanat cilësuese në të cilat është kryer kjo vepër penale të parashikuara qoftë në paragrafin e dytë të nenit 114/b të kodit penal të vitit , ashtu edhe në paragrafin e dytë të nenit 114/b të kodit penal të vitit , ndërkohë që ngjarja konkrete është kryer në këto rrethana cilësuese. Që këto veprime kriminale të trafikimit të femrave për prostitucion në rastin konkret janë kryer në rrethanat cilësuese të sipërcituara, provohet shumë qartë me vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda 223. Referuar sa më sipër, mendoj se nëqoftëse cilësimi apo kualifikimi juridik i veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion në rastin konkret do të ishte në bazë të nenit 114/b/2, të miratuar me ligjin nr. 8733, datë , atëherë do të ishte bërë kualifikimi ligjor më i mirë i mundshëm në raport me ligjin material penal. Këtë mendim e mbështesim në dy argumente: së pari; duke u bazuar në paragrafin e dytë të nenit 114/b të vitit 2001, nuk heqim nga cilësimi juridik i veprës penale rrethanat 221 Paragrafi i dytë i nenit 114/b të kodit penal të vitit 2001, parashikon se: Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarës për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin e saj, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm. 222 Paragrafi i dytë i nenit 114/b i kodit penal të vitit 2004, parashikon se: Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarës, për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në tetë milionë lekë. 223 Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr.51, datë

137 cilësuese në të cilat është kryer vepra penale, dhe së dyti; paragrafi i dytë i nenit 114/b të vitit 2001 si dhe paragrafi i dytë i nenit 114/b të vitit 2004, parashikojnë të njëjtën masë dënimi me jo më pak se 15 vjet burgim, por i pari është me favorizues se i dyti në raport me pozitën e të gjykuarit sepse parashikonte vetëm një dënim kryesor, ndërsa i dyti parashikonte njëkohësisht dy dënime kryesore, burgim dhe gjobë. Rrjedhimisht, nga pikëpamja e së drejtës penale, nuk mund të gjejë zbatim parimi i mosrendimit të pozitës së të pandehurit duke mos përfshirë në cilësimin juridik të veprës penale rrethanat cilësuese në të cilat është kryer vepra penale e trafikimit të femrave për prostitucion. Megjithatë, duke krahasuar rastin e 12 me rastin konkret (rasti 13), konstatojmë pikat e përbashkëta dhe dallimet midis tyre, të cilat janë: E përbashkëta: - Në të dyja këto raste të dëmtuarat janë larguar nga Shqipëria me dëshirën e tyre, por duke qenë nën kushtet e mashtrimit nga ana e të gjykuarve. - Të gjykuarit pasi i kanë mashtruar për martesë dhe për një jetë më të mirë jashtë shtetit, i kanë rekrutuar, transportuar dhe transferuar jashtë shtetit dhe më pas nën ushtrimin e dhunës psikike dhe fizike, i kanë detyruar të ushtrojnë prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të tyre. Dallimi: - Pavarësisht se në të dyja këto raste jemi në kushte të barabarta, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në lidhje me rastin e 12 vendos të ndryshoj cilësimin juridik të veprës penale Trafikimi i femrave për prostitucion që ishte bërë nga gjykatat më të ulëta, duke e cilësuar veprën penale si Shfrytëzim i prostitucionit në rrethana rënduese, sepse sipas këtij kolegji e dëmtuara ishte larguar me dëshirën e saj dhe dhuna fizike ndaj saj ishte ushtruar jashtë shtetit. Pavarësisht konstatimit në mënyrë të qartë dhe të plotë të kryerjes së veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, por sipas vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të parashikuar në rastin e 12 (dymbëdhjetë), në çdo rast të gjykuarit do të deklarohen dhe dënohen për veprën penale të trafikimit të qenieve njerëzorë vetëm nëse dhuna fizike ndaj të dëmtuarave ka filluar brenda vendit, ndërsa në qoftë se në çdo rast të dëmtuarat janë rekrutuar, transportuar dhe transferuar jashtë shtetit nëpërmjet mashtrimit por dhuna psikike e sidomos ajo fizike ndaj tyre është ushtruar jashtë vendit, atëherë autorët e kësaj veprimtarie kriminale do të akuzohen dhe dënohen vetëm për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Megjithatë, duke krahasuar ngjarjen objekt gjykimi të gjykatave të parashikuara në rastin e 12 me ngjarjen objekt gjykimi të vendimit nr. 404, viti 2010, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë 224, vëmë re se në të dy rastet, të dëmtuarat janë rekrutuar, transportuar dhe transferuar jashtë shtetit duke u mashtruar (në lidhje me të dyja 224 Vendimi 404 (nr ) me nr i regjistrit themeltar, në seancat gjyqësore të datave dhe , të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 137

138 rastet, brenda vendit nuk është ushtruar dhunë psikike apo fizike), por në rastin e parë (12) kur e dëmtuara mbërrin jashtë shtetit, goditet me sende të ndryshme dhe grushta për të ushtruar prostitucion, dhe Kolegji Penal vendos që autorët e kësaj vepre penale t i deklaroj fajtor për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, në kundërshtim me verdiktin e gjykatave më të ulëta, të cilat e deklaruan të gjykuarin fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Ndërsa në lidhje me rastin e parashikuar në vendimin nr.404, viti 2010, të kolegjit penal, provohet se jashtë shtetit ndaj të dëmtuarës nuk është përdorur dhunë fizike por pjesërisht presion psikologjik, dhe në këtë rast kolegji penal vendos ta deklaroj të gjykuarin fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Pra, konstatojmë se nuk ka një praktikë gjyqësore të konsoliduar, jo vetëm në lidhje me këto raste të trajtuara më sipër, por me një numër të konsiderueshëm rastesh të evidentuara gjatë hulumtimit dhe studimit të praktikës gjyqësore, për të cilat është e pamundur objektivisht të trajtohen të gjitha në këtë punim shkencor. Duke u bazuar sa më sipër, e theksoj se lidhur me shumë raste të praktikës gjyqësore, kur është vërtetuar e provuar se brenda vendit ndaj të dëmtuarës është përdorur vetëm mashtrim dhe jo dhunë, por jashtë shtetit është përdorur dhunë psikike e sidomos fizike, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka mbajtur qëndrime të ndryshme në lidhje me cilësimin juridik të veprës penale. Konkluzioni që del lidhur me rastet e veprave penale të trafikimit të qenieve njerëzore të ndodhura pas parashikimit si të tilla në kodin penal nëpërmjet ligjit nr. 8733, datë e deri në ndryshimet e tjera të bëra në këtë kod po për këto vepra penale me ligjin nr. 9188, datë , është se në shumicën e rasteve apo e thënë ndryshe, në 95% të këtyre rasteve, të gjykuarit janë deklaruar dhe dënuar për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rrënduese, pavarësisht se në të gjitha këto raste është kryer në mënyrë të qartë dhe të plotë vepra penale e trafikimit të femrave për prostitucion. 2. Problematika lidhur me trafikimin e brendshëm te fëmijëve/femrave në periudhës Bazuar në përmbajtjen e Protokollit të dytë shtesë të Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar të miratuar me ligjin nr. 8920, datë dhe në ligjin nr. 9188, datë , me të cilin u bënë ndryshimet ligjore të neneve 110/a, 114/b dhe 128/b të kodit penal në përputhje me këtë konventë, nuk parashikohej asnjë ndarje midis trafikimit te brendshëm apo transnacional. Jo vetëm kaq, por siç parashikohet edhe në relacionin shpjegues të Konventës së Këshillit të Evropës Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore nënshkruar nga Palët në Varshavë më dhe, e bërë të ekzekutueshme për Shqipërinë me ratifikimin e saj me ligjin Nr. 9642, datë , trafikimi i qenieve njerëzore nuk 225 Ligji nr. nr. 8920, datë Per Ratifikimin e Konventes se Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar dhe dy Protokollet shtesë të. 138

139 përmban domosdoshmërisht një element transnacional dhe mund të ekzistoj në nivel pastërtish nacional 226. Si në rastin kur autori i veprës penale ka trafikuar dhe shfrytëzuar të dëmtuarën për prostitución brenda vendit ashtu edhe në rastin kur e ka trafikuar dhe shfrytëzuar jashtë vendit, do të mbaj përgjegjësi penale për kryerjen e veprës penale të trafikimit të femrave ose me ndryshimet e fundit për trafikimin e të rriturve. Dispozitat shqiptare mund të aplikohen njësoj si për trafikimin transnacional dhe trafikimin e brendshëm. Në përmbajtje të Trafikimit të Personave nuk bëhet ndonjë dallim i tillë edhe pse në praktikë ka pasur vështirësi dhe rezistencë të kuptimit të Trafikimit të Brendshëm 227. Nga studimi i praktikës gjyqësore, nuk kemi konstatuar në asnjë rast që dikush të jetë akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave apo fëmijëve me qëllim shfrytëzimin e ushtrimit të prostitucionit brenda vendit (Trafikim i brendshëm), pavarësisht se rrethanat e ngjarjes, mekanizmi i zhvillimit të ngjarjes, mënyra e kryerjes së veprës penale, format e shtrëngimit dhe të dhunës që janë përdorur nga autori i veprës penale për të arritur qëllimin kriminal, tregojnë në mënyrë të qartë dhe të plotë se është kryer vepra penale e trafikimit të femrave apo fëmijëve për prostitución. Nga studimi i rasteve të parashtruara më poshtë mendojmë se jemi para rasteve të trafikimit të brendshëm të femrave për prostitución. Rasti studimor 1. I pandehuri O.T. është akuzuar për kryerjen e veprës penale Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese. Baza Ligjore: Neni 114/a i K.P. Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka vendosur:të deklarojë fajtor të pandehurin O. T. për kryerjen e veprës penale të Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, të parashikuar nga neni 114/a, pika 4 e K.Penal dhe në bazë të tij ta dënojë atë me 7 (shtatë) vjet burgim 228. Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.51, datë të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër 229. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se: Vendimi nr.448, datë i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në zbatim të gabuar të dispozitave procedurale penale e si i tillë ai duhet të prishet, duke u dërguar çështja për rigjykim. Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se i pandehuri O. T., përafërsisht në muajin gusht 2003, është njohur me të dëmtuarën V. M, të cilës i ka propozuar për martesë dhe pas disa takimesh me të ai është drejtuar në familjen e saj. Sipas të dëmtuarës, ajo ka kundërshtuar por është detyruar të ushtrojë prostitucion nga dhuna dhe 226 Relazione esplicativa della CONVENZIONE DEL CONSIGLIO D EUROPA SULLA LOTTA CONTRO LA TRATTA DI ES- SERIUMANI STCE n Lotta contro la tratta degli esseri umani, 16.V.2005, në adresën: Prof.Asocc. Dr. Iva Zajmi. A e kalon legjislacioni shqiptar per trafikimin e qenieve njerezore pragun e standarteve nderkombetare. Shkolla e Magjistratures. Tirane. 228 Vendimi nr.51, date , i Gjykatës së Shkalles se Pare Diber. 229 Vendimi nr.448, datë , i Gjykatës së Apelit Tiranë. 139

140 presionet e bëra nga i gjykuari O. në drejtim të familjes së saj dhe të vëllait që ndodhej në Itali. Ai nuk e ka lejuar që gjatë kësaj kohe ajo të komunikonte me familjen e saj. Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/ç të K.Pr.P., vendosi: Prishjen e vendimit nr.448, datë të Gjykatës së Apelit Tiranë për të pandehurin O. T. dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues. Lënien në fuqi të vendimit nr.448, datë të Gjykatës së Apelit Tiranë për të gjykuarin R. T 230. Lidhur me ngjarjen objekt gjykimi i vendimeve të sipërcituara, mendoj se jemi para rastit të kryerjes së veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, parashikuar nga neni 114/b, i miratuar me ligjin nr.8733, datë , të kryer brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Duke u bazuar në analizën e elementëve të figurës së veprës penale, vërehet se i gjykuari ka rekrutuar të dëmtuarën duke realizuar me të një fejesë fiktive dhe duke i premtuar se do të martoheshin, e më pas e ka transportuar dhe transferuar në qytetin e Tiranës. Kur kanë mbërritur në Tiranë, i gjykuari e ka sistemuar të dëmtuarën në një shtëpi të marrë me qera, e më pas duke ushtruar dhunë fizike e kërcënime të ndryshme kundër kësaj të fundit, e ka detyruar të ushtroj prostitucion në Tiranë kundër dëshirës dhe vullnetit të saj. I gjykuari për asnjë moment nuk e ka lënë të dëmtuarën të komunikoj me të afërmit e saj apo me njerëz të tjerë, pra kjo e fundit ka qenë gjithmonë nën kontrollin e të gjykuarit. Gjithashtu, nga rrethanat e ngjarjes, mënyra e kryerjes së veprime, rezulton se i gjykuari që në fillim të kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale ka patur si qëllim shfrytëzimin e të dëmtuarës për ushtrim prostitucioni brenda vendit. Referuar sa më sipër, konstatojmë se janë konsumuar në mënyrë të plotë katër elementët e veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Pavarësisht se kjo çështje gjyqësore është kthyer për rigjykim nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë për shkelje procedurale të konstatuara nga ky kolegj, e rëndësishme në lidhje me këtë punim është fakti se si është bërë cilësimi juridik nga organi i akuzës dhe kualifikimi ligjor nga shkallët e gjyqësorit në lidhje me rrethanat e ngjarjes, mënyra e kryerjes së veprës penale dhe qëllimi që ka dashur të arrij autori i veprës penale. Ashtu si në rastin e mësipërm edhe në këtë rast të parashikuar në ngjarjen objekt gjykimi të vendime të cituara më poshtë, mendojmë se jemi para faktit të trafikimit të femrave që kryhet brenda vendit. Ngjarja e trafikimit brenda vendit e të dëmtuarës ka ndodhur gjatë periudhës kohore Vendimi nr.216 me nr.1366/611/50 i regjistrit themeltar, datë , i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë 140

141 Studim Rasti 2. I pandehuri E. M. është akuzuar për kryerjen e veprës penale të Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, të parashikuar nga neni 114, pika1, germa a i Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit E. M. për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, të parashikuar nga neni 114, germa a, pika 1 e Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. Uljen e dënimit me një të tretën bazuar në nenin 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dhe përfundimisht dënimin e të pandehurit E. M. me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim, vuajtja e të cilit i fillon nga dita e ndalimit Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.7, datë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier që i përket të pandehurit E. M. zbatimin e nenit 59 të K.Penal për dënimin të katërt të çdo muaji, në orën Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se: Rrethanat në të cilat është filluar procedimi penal dhe të pranuara nga gjykatat janë: Nga e mbetur (të pa kryer) duke e pezulluar atë dhe vënë në provë për një periudhë prej 3 (tre) vjetësh. Urdhërohet i pandehuri E. M. të mbajë kontakte me shërbimin e provës çdo të hënë të parë, nga muaji Shtator 2007 deri në fillim të Janarit 2008 e dëmtuara R. K. ka qenë e punësuar në një rrobaqepësi të një shoqërie italiane, me vendndodhje pranë Degës së Doganës Fier. Në bisedë e sipër i pandehuri E. M. i është prezantuar të dëmtuarës duke i thënë se punonte inxhinier nafte në Marinëz (përgjegjës turni), se i pëlqente dhe se kishte dëshirë për të krijuar një lidhje serioze me të. Në ditët e fundit të muajit Janar 2008 i gjykuari ka shkuar tek banesa e të dëmtuarës dhe i ka thënë babait të saj se kishte marrë me qira një lokal në fshatin Kolonjë të Leshnjës, në të cilin R. do të punonte si kameriere. Javën e parë të punës gjithçka ka ecur normalisht, ndërsa më pas, i gjykuari i ka thënë të dëmtuarës se duhej të punonte si prostitutë me klientët që do të vinin në lokal, pasi nuk kishin lekë për të blerë drogë. Fillimisht e dëmtuara nuk ka pranuar, ndërsa më pas, si rezultat i presionit të bërë nga gjykuari, ajo ka pranuar të punojë edhe si prostitutë me klientët e siguruar prej tij, duke ushtruar këtë aktivitet për periudhën kohore nga fundi i muajit Janar deri në fund të muajit Shkurt Për sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi nr.119, datë , i Gjykatës së Apelit Vlorë është i mbështetur në ligj, si i tillë duhet të lihet në fuqi. Për këto arsye Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/a të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr.119, datë të Gjykatës së Apelit Vlorë Vendimi nr.7, datë , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 232 Vendimi nr.119, datë , i Gjykatës së Apelit Vlorë. 233 Vendimi nr. 304 (nr ) me nr i regjistrit themeltar datës Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. 141

142 Duke u bazuar në rrethanat e ngjarjes, mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe qëllimin që ka dashur të arrij i gjykuari, mendojmë se jemi para faktit të veprës penale të trafikimit të femrave të kryer brenda vendit. I gjykuari ka qenë i vendosur se qëllimin e tij kriminal për të shfrytëzuar të dëmtuarën për ushtrim prostitucioni, n.q.s nuk do ta arrinte nëpërmjet formës së mashtrimit, atëherë ai do të përdorte format e tjera të shtrëngimit apo të dhunës. Në lidhje me këtë qëllim kriminal, i gjykuari për t u bërë i besuar tek e dëmtuara e për ta rekrutuar atë, ka lidhur një fejesë fiktive me të. Më pas duke u bazuar në rrethanat në të cilat është kryer vepra penale dhe në zinxhirin e kryerjes së veprimeve nga i gjykuari, rezulton se ky i fundit pasi nuk ka bindur dot të dëmtuarën me anën e mashtrimeve për të ushtruar prostitucion, atëherë ka ushtruar presion ndaj të dëmtuarës për ta detyruar të ushtroj prostitucion kundër dëshirës dhe vullnetit të saj. Gjykatat e faktit dhe Kolegji Penal pranojnë se ndaj të dëmtuarës është ushtruar presion nga i gjykuari. Duke u bazuar në fjalorin e gjuhës shqipe, fjala presion do të thotë: Ndikim që ushtrohet me forcë mbi dikë, shtrëngim për ta detyruar të veprojë ashtu siç dëshiron një tjetër; forca që ushtrohet kundrejt diçkaje 234. Iu referuam fjalorit të gjuhës shqipe sepse gjykatat në gjykimin e tyre në lidhje me këtë rast bazohen vetëm tek fjala e parë me mashtrim e pikës 4 të nenit 114/a të Kodit penal, ndërkohë që anashkalojnë fjalën tjetër në vazhdim të kësaj pike shtrëngim, e cila është element (formë) i anës objektive të veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion, por edhe sinonim i fjalës presion, ku kjo e fundit është forma e përdorur nga i gjykuari për të detyruar të dëmtuarën të ushtroj prostitucion. Jo vetëm kaq, por i gjykuari ka pranuar fajësinë duke kërkuar gjykim të shkurtuar, pasi çështja mund të zgjidhej në gjëndjen që ishin aktet. Sa më sipër, konstatoj se e dëmtuara është rekrutuar duke u mashtruar, është transferuar në vendin e destinacionit (brenda vendit) dhe më pas është detyruar të ushtroj prostitucion për arsye se siç e përmendëm edhe më sipër i gjykuari ka ushtruar presion ndaj saj, e për pasojë i gjykuari duhej akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion. Instrumenti i parë ligjor me karakter ndërkombëtar që parashikon qartazi se vepra penale e trafikimit të qenieve njerëzore mund të mbetet edhe në fazën e tentativës, është Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar 234 Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Fjalor i Shqipes së Sotme, faqe Botimet TOENA. Tiranë

143 Ndërkombëtar dhe Dy Protokollet Shtesë të saj 235, dhe konkretisht në Protokollin e dytë shtesë të saj 236. Pavarësisht se studiues të ndryshëm në fushën e drejtësisë 237, juristë, prokuror 238, gjyqtar, etj, kanë patur mendime dhe qëndrime të ndryshme në lidhje me fazën e tentativës së veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzorë, por nga hulumtimi dhe studimi i praktikës gjyqësore konstatojmë se gjykatat e ndryshme në shkallë vendi, asnjëherë nuk e kanë përjashtuar mundësinë e të mbeturit në fazën e tentativës të veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore, por përkundrazi në shumë raste e kanë kualifikuar veprën penale si: trafikimi i femrave mbetur në tentativë. Rast tipik i kryerjes së veprës penale të trafikimit të femrave për prostitucion të mbetur në tentativë, është ngjarja objekt gjykimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë 239, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal arrest në burg sepse i gjykuari akuzohet për kryerjen e veprës penale të cituar më sipër. Pavarësisht se kjo masë sigurimi personal është ndryshuar nga Gjykata e Apelit Shkodër 240, por është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda Tiranë 241. Ngjarja ka ndodhur në vitin Në bazë të rrethanave të ngjarjes rezulton se të dëmtuarat R. S. dhe A. M. janë njohur me të gjykuarit në qytetin e Shkodrës. Të gjykuarit, të cilët jetonin për shumë vite në Holandë, i kanë shëtitur të dëmtuarat në këtë qytet, u kanë blerë veshje të ndryshme dhe kanë fjetur së bashku në hotel të ndarë në çifte. Përveç kësaj të gjykuarit janë munduar për një kohë shumë të shpejt t iu nxjerrin pasaporta biometrike të dëmtuarave me qëllim për t i marrë jashtë shtetit e më pas t i shfrytëzonin për prostitucion. Të gjykuarit pasi kanë nxjerrë pasaportat biometrike, nuk ua kanë dhënë të dëmtuarave, por i kanë mbajtur vetë. Thembra e Akilit për të gjykuarit ka qenë momenti kur u kanë kërkuar të dëmtuarave që të inskenonin grindje 235 Ligji nr. 8920, datë Për ratifikimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar dhe Dy Protokolleve Shtesë të saj. 236 Neni 5, pika 2, shkronja a) e Protokollit Mbi parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikut të personave, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, në plotësim të konventës së kombeve të bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar : Neni 5 Penalizimi 1. Shtetet Palë duhet të adaptojnë masa të tilla, që mund të jenë të nevojshme për të përcaktuar si vepra kriminale, në bazë të legjislacionit të brendshëm, veprimet e përcaktuara në nenin 3 të këtij Protokolli, nëse kryhen qëllimisht. 2. Shtetet Palë duhet të adaptojnë masa të tilla, që mund të jenë të nevojshme për të përcaktuar si vepra kriminale: (a) duke iu nënshtruar koncepteve bazë të sistemit të tij ligjor, tentativën për të kryer një vepër penale të parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni; (b) pjesëmarrjen si bashkëpunëtor në një vepër penale të parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni; dhe (c) organizimin ose drejtimin e personave të tjerë për të kryer një vepër penale të parashikuar nën paragrafin 1 të këtij neni. 237 Dr. Iva Zajmi. Vepra penale e trafikimit të personave sipas Kodit Penal Shqiptar. Aspekte të zbatimit të tij në praktikë. Kordinatore Kombëtare kundër trafikimit të personave. Ministria e Brendshme. Nuk parashikohet mbetja e e veprës në tentativë (Kjo do të thotë që edhe në rastin kur nuk ka ndodhur shfrytëzimi i viktimës, vepra penale quhet e konsumuar). 238 Arqilea Koça. Kuadri ligjor mbi trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri dhe sfidat e hasura në praktikën gjyqësore. Shkolla e Magjistraturës. Protokolli detyron palet të bëjnë të dënueshëm tenativën, bashkëpunimin apo organizimin e nxitjen e personave të tjerë për të kryer ndonjë nga veprimet që parashikon neni Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.87, datë Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.90, datë Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë me vendimin nr.38, datë

144 në familjet e tyre me qëllim për t u larguar jashtë shtetit, por ky ka qenë dhe momenti që të dëmtuarat kanë dyshuar se të gjykuarit nuk kanë patur qëllime serioze (martesë dhe një jetë më të mirë), ashtu siç u kishin premtuar, por trafikimin e tyre jashtë shtetit për ushtrim prostitucioni, e për pasojë, pasi janë kthyer në qytetin e tyre, kanë kallëzuar të gjykuarit në Drejtorinë e Policisë Lezhë. Të dëmtuarat, edhe pse ishin larguar nga qyteti i Shkodrës për në Lezhë, ku kishin qëndruar së bashku në hotel me të gjykuarit, këta të fundit i kanë kërcënuar të dëmtuarat nëpërmjet SMS-ve telefonike, që do të thotë se të gjykuarit kanë patur qëllim kriminal ndaj të dëmtuarave. Duke u bazuar në rrethanat e ngjarjes së mësipërme, mendojmë së në këtë rast vepra penale e trafikimit të femrave për prostitucion ka mbetur në fazën e tentativës sepse të gjykuarit kanë bërë përpjekjet e tyre të para për të rekrutuar, transportuar dhe transferuar të dëmtuarat jashtë shtetit me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, por që realisht nuk kanë mundur dot as t i rekrutojnë të dëmtuarat për shkaqe të pavarura nga vullneti i tyre. Si rrjedhojë, do të thotë se nuk kanë kryer as veprimin e parë nga pikëpamja e anës objektive, që është: rekrutimi. 144

145 K R E U IV MËNYRA E VEPRIMIT (MODUS OPERANDI) E TRAFIKANTËVE 1. Kuptimi mbi Modus Operandin e trafikantëve të personave Termi Modus Operandi është një shprehje latine, që do të thotë Mënyrë Operimi/Veprimi 242. Kjo shprehje përveç shumë rasteve të tjera, përdoret gjerësisht në kontekstin policor, kriminalistik dhe juridik për të përshkruar mënyrën e veprimit ose funksionimit të një grupi kriminal ose të një krimineli për kryerjen e një akti ose veprimi kriminal të dënueshëm nga legjislacioni i një vendi. Sinonimi i këtij termi është Mënyrë procedimi ose shënjimi ndaj viktimave ose viktimave të mundshme. Në kontekstin e trafikimit të personave Modus Operandi ka të bëjë me mënyrat, taktikat, strategjitë e shumëllojshme që përdorin elementët kriminelë ose grupet krimit të organizuar për rekrutimin, transportimin, transferimin dhe fshehjen/shfrytëzimin e personave në të gjitha format e trajtuara më lart në këtë punim shkencor. Nga studimi i formave dhe metodave të përdoruara në terrenin kombëtar, rajonal dhe global rezulton se Modus Operandi i grupeve shqiptare të trafikimit të personave, përveç se ka shumë elementë të përbashkët me mënyrat e veprimit të grupeve të vendeve të tjera, konstatohet se ka edhe dallime që kushtëzohen nga shumë faktorë, midis të cilëve mund të përmendim: faktorët historikë, mjedisorë, gjeografikë, ekonomikë, socialë, juridikë, kulturorë, familjarë etj. Përgjithësisht, Modus Operandi i trafikantëve të personave sipas studimeve të ndryshme është tepër fluid dhe karakterizohet nga ndryshimi i taktikave të veprimit bazuar mbi tregjet kriminale (kërkesë-ofertat), mundësitë, ndryshimet e shpeshta apo krizat qeveritare, vakuumet ligjore, pasiguritë, dobësitë e strukturave të zbatimit të ligjit dhe teknologjia e re. Trafikantët janë shumë kreativë në mënyrën e operimit dhe veprimit të tyre, ata gjithnjë janë në kërkim të mënyrave të reja dhe të sofistikuara të operimit për rekrutimin, transportimin dhe transferimin e viktimave apo për të siguruar hyrjen legale të tyre në një destinacion të caktuar, me qëllim që të ushtrojnë veprimtari të paligjshme pa patur asnjë pasojë juridike. Modus operandi i trafikantëve që shfrytëzon kanalet e trafikimit për në vendet perëndimore në shumë raste haset në forma të buta e të kamufluara, nëpërmjet rrugëve legale të aplikimit për viza për viktimat me motive për kurse dansi, konkurse bukurie, studime të larta etj. me qëllim për t i çuar atje në mënyrë të rregullt femrat e trafikuara dhe më pas shfrytëzimin e tyre për qëllime prostitucioni. Sipas të dhënave shumë femra janë rekrutuar dhe dërguar për trajnime dansi në Gjermani e Itali nëpërmjet një kontrate të rregullt të nënshkruar paraprakisht për këtë qëllim midis sipërmarrësve dhe viktimave, por që sa kanë mbërritur në destinacion ato kanë përfunduar në tregun e kriminalitetit si prostituta në rrugë. E njëjta gjë ka ndodhur në Britaninë e Madhe dhe vende të tjera të BE-së. Trafikantët e personave shpesh kanë shfrytëzuar vakuumet ose defektet ligjore në disa vende duke trafikuar nga ose nëpërmjet vendit tonë vajza të reja si pashoqëruara me 242 Enciklpedia Botërore,

146 destinacion drejt shteteve perëndimore me status si kërkuese të azilit, që janë vendosur në qendra të hapura në pritje të procedurave ligjore, por më pas ato janë zhdukur duke përfunduar tek tutorët ose blerësit e mishit të bardhë. Mënyra e operimit dhe funksionimit të grupeve të trafikimit të femrave është organizuar njëkohësisht përmes rrjeteve të mirë-organizuara dhe të mirëkoordinuara midis grupeve të vendeve të ndryshme me qëllim për të kaluar e transportuar viktimat nëpër vendet e transitit dhe deri në vendet e destinacionit. Rasti i Shqipërisë përbën një shembull ekzemplar të Modus operandit të trafikimit të personave. Shqipëria duke qenë në një tranzicion shumë të zgjatur për gati dy dekada e gjysmë, me probleme ekonomike, sociale, politike, vakuum ligjor, mungesën e sundimit të ligjit, drejtësi e korruptuar, institucione të dobëta, kufij porozë, pozicionin gjeografik për afërsinë me Perëndimin etj., ka favorizuar së tepërmi grupet kriminale të shfrytëzojnë këtë mjedis të përshtatshëm për kryerjen e aktivitetit të tyre kriminal. Modus operandi i grupeve të trafikimit të personave nga Shqipëria duket shumë inovativ, krahasuar me grupet kriminale të vendeve të tjera të rajonit. Fillimisht mënyra e veprimit të grupeve kriminale shqiptare ka qenë në forma të thjeshta e të buta si, nëpërmjet premtimeve të ndryshme, por më pas u kalua në forma më të ashpra si rrëmbime të shoqëruara me dhunë ekstreme (sidomos në vitet 1997,1998), vijoi me forma të alternuara si riciklimi i viktimave, dhe në ditët e sotme, me mënyra shumë më të sofistikuara, sidomos pas liberalizimit të vizave me BE/në. Modus operandi më i përhapur i trafikimit të njerëzor sot në Shqipëri është trafikimi i brendshëm i personave dhe trafikimi sezonal me cikël të shkurtër shfrytëzimi, nga 1 muaj deri në 90 ditë, në vendet e BE-së dhe ato fqinje, dhe përsëri pas 6 muajsh duke ndjekur të njëjtën skemë veprimi Komponentët gjeografikë, strukturorë dhe komercialë të modus operandit të trafikimit e shfrytëzimit të personave. Trafikimi i personave është përshkruar si një proces, në varësi të kompleksitetit të operacioneve taktike e strategjike, komponentëve gjeografikë, strukturorë dhe komercialë të trafikimit, që përfshijnë lojtarë të shumtë me aktivitet në një shkallë shumë të gjerë, që nuk njeh kufij shtetesh apo kontinentesh. Për të kuptuar më mirë komponentët e modus operandit të trafikantëve është me rëndësi të shpjegohet edhe kategorizimi i rajoneve dhe vendeve sipas mënyrës së operimit të grupeve trafikantëve. Nga studimi dhe vrojtimi i rasteve të trafikimit të personave në rajonin tonë për këto dy dekada e gjysmë rezulton se mënyra e operimit të grupeve të trafikimit të personave sipas shtrirjes hapësinore dhe mjedisit gjeografik ku veprojnë e shtrijnë aktivitetin e tyre kriminal, përfshin tri kategori kryesore mjedisi: vende të origjinës/nisjes, të transitit dhe vende të destinacionit. Këto kategori përbëjnë dhe akset kryesore nëpërmjet të cilave zhvillohet aktiviteti kriminal i trafikimit të personave në mjedisin e rajonit të Europës Juglindore. Është i njohur fakti se sipas klasifikimit të organizatave ndërkombëtare, Shqipëria për një kohë të gjatë ka qenë 243 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Raport i analizës së riskut, të DK&M, Janar

147 një aks i rëndësishëm si vend transiti dhe origjine e trafikimit të personave. Ndërsa sipas raportit më të fundit të DASH 244, Shqipëria është një vend burimi dhe destinacioni për burra, gra, dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar. Femra dhe fëmijë shqiptarë i nënshtrohen në radhë të parë trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual brenda Shqipërisë dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Grupe kriminale rekrutojnë me anë të mashtrimit femra me oferta për punësim si kameriere, banakiere, kërcimtare, apo këngëtare në vendet fqinje, specifikisht në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni dhe i nënshtrojnë ato ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual. Viktima nga Filipinet dhe Shqipëria iu nënshtruan punës së detyruar në Shqipëri. Ka një problem në rritje me fëmijët shqiptarë, shpesh të etnisë rome, që i nënshtrohen lypjes së detyruar dhe forma të tjera pune në Greqi, Kosovë dhe brenda Shqipërisë. Disa vajza shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual apo pune të detyruar pas martesave me ujdi. Në operacionet e trafikimit me shtrirje shumë të gjerë gjeografiko- hapësinore, është vënë re një reaksion zinxhir i trafikimit të personave që ka përfshirë si vendet e Europës Lindore dhe ato Juglindore apo Ballkanin, ashtu edhe vendin tonë, të konsideruara si akse aktive të origjinës/nisjes dhe tranzitimit të personave, dhe destinacionit për në vendet e Bashkimit Europian dhe më gjerë. Gjeografia e trafikimit të personave në rajonin e Europës Lindore paraqitet mjaft komplekse, duke përfshirë një numër të madh shtetesh të ish- vendeve të Lindjes. Në këtë rajon si vende origjine të trafikimit të personave ose vende që kanë prodhuar trafik njerëzor pas vitit njihen Rusia, Ukrahina, Moldavia, Rumania, Serbia, Bullgaria, Turqia dhe Shqipëria 245. Në këto vende grupet e trafikantëve rekrutonin e grumbullonin persona, me forma nga më të ndryshmet si mashtrime për martesë, punësim, shkollim etj., me dëshirë ose forcërisht dhe i dërgonin ato në tregjet e paligjshme të trafikimit njerëzor. Akset kryesore të modus operandit të trafikimit të personave të ushqyer e favorizuar nga zinxhiri i komponentëve gjeografikë dhe strukturorë realizojnë operacionin e trafikimit njerëzor, duke u mbështetur nga komponentët komercialë nëpërmjet marketingut dhe transaksioneve financiare sipas Gaf Raport i DASH,viti Studim mbi trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 147

148 Graf. 1 Akset e Modus Operandit të Trafikimit të personave Vendet Destinacionit Marketingu Transaksionet Shfrytëzimi K.Strukturorë 1 Komponentet Gjeografikë Vendet e origjinws dhe tranzitimit tw viktimave tw trafikimit Vendet Origjinës Rekrutimi Transportimi 3 2 Vendet Tranzitit Transportimi Transferimi Në komponentët gjeografikë dhe strukturorë, modus operandi shprehet në përshkimin e kalimin e hapësirave tokësore, detare dhe ajrore nëpërmjet linjave fluide të trafikimit sipas kategorive të vendeve si vijon: - Vend i nisjes- rekrutimi dhe transportimi - Vend i transitit- transportimi e transferimi - Vendi i destinacionit- mbajtja dhe shfrytëzimi Brenda këtyre tri kategorive gjeografike e hapësinore, spikatin karakteristikat komerciale të pandashme në këtë lloj krimi, të cilat nënkuptojnë se trafikantët janë të detyruar të përfshihen në një apo më shumë operacione në aktivitetet vijuese në ndonjërën apo në të tri fazat e paraqitura më lart, pavarësisht nga natyra e shfrytëzimit të planifikuar: - Reklamimi - si pjesë e procesit të rekrutimit dhe shfrytëzimit; - Marrja me qira e lokaleve - shtëpi të sigurta dhe/apo bordele; - Transportimi - dokumentet e identitetit dhe udhëtimit-procesi i transportimit; - Komunikimet- organizimi i rekrutimit dhe shfrytëzimit; - Transaksionet financiare- të aplikueshme në të gjitha fazat më lart. Të tri elementet kryesorë që përfshihen në këtë skemë të modus operandit të trafikimit të personave janë: a) Brenda vendeve të origjinës, mesa duket furnizimi i pafund me viktima mbetet në dispozicion për shfrytëzim. 148

149 b) Brenda vendeve të destinacionit, rritja e vazhdueshme e tregjeve të seksit, ruan, mesa duket, kërkesë të pafundme për shërbime të viktimave. c) Rrjetet e organizuara kriminale, kanë marrë kontrollin e kësaj situate ekonomike ofertë dhe kërkesë, për të trafikuar dhe shfrytëzuar viktimat me qëllim që të nxjerrin përfitime të pamasë për veten e tyre. Këto tri elemente të fundit janë shumë prezentë në rajonin e Evropës Juglindore 246. Megjithatë, krimi i trafikimit është fenomen i ndërlikuar brenda të cilit numri i faktorëve socio-ekonomikë bashkëveprojnë me njëri- tjetrin që të krijojnë parimet fondamentale të paraqitura me lart. Sipas klasifikimit të organizatave ndërkombëtare (IOM, 2005 etj.), si vende tranzitimi për trafikimin njerëzor në këtë rajon janë evidentuar Rumania, Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Greqia dhe Shqipëria. Sipas të dhënave zyrtare, pothuajse të gjitha vendet kufitare me Shqipërinë nëpërmjet territorit të tyre janë tranzituar viktimat e trafikimit për në Shqipëri dhe prej këtu janë dërguar drejt Italisë dhe Greqisë.Vende destinacioni të viktimave të trafikuara kanë qenë fillimisht Italia e Greqia dhe më pas Franca, Anglia, Belgjika, Holanda, Gjermania, Zvicra, Spanja e deri në SHBA. Si vende me role të dyfishta të trafikimit, pra dhe vend origjinë edhe vend tranzitimi, kanë qenë jo vetëm Shqipëria, por dhe Rumania, Bullgaria e Turqia (shif hartën 2). Harta 2.Vendet e origjinës, tranzitimit dhe destinacionit të viktimave Vendet e origjinws dhe tranzitimit tw viktimave tw trafikimit Siç shikohet nga harta, Shqipëria për një kohë relativisht të gjatë ka qenë përfshirë në një vend me rol aktiv të dyfishtë në trafikimin ndërkombëtar të personave për shkak dhe të pozicionit shumë të përshtatshëm gjeografik të saj. Në qendër të strategjisë dhe taktikave të tyre, grupet kriminale të trafikimit të personave ka qenë përpunimi dhe zbatimi i mënyrave të kombinuara të operimit dhe të ndryshueshme sipas stinëve të vitit, vendeve të kalimit të kufirit, mjeteve të përdorimit etj. Në stinën e verës e vjeshtës përparësi merrnin mënyra e operimit të 246 Doracak i IOM për trafikimin e qënieve njerëzore, viti 2007, fq14 149

150 trafikimit të personave nëpër rrugët e kaltra (detit) me gomone, anije, varkave të ndryshme. Në stinën e dimrit përdoreshin kryesisht pikat e kalimit kufitar tokësor, ajror, kufiri i gjelbër dhe tragetet më shumë në forma legale dhe më pak ilegale.trafikimi i personave kryesisht është realizuar nëpërmjet PKK-ve Rinas, Hani i Hotit, Morinës, Qafë Thanës, Kapshticës, Kakavijës dhe portit detar të Sarandës 247. Modus operandi i grupeve kriminale të trafikimit të personave për në vendet e Europës Perëndimore gjatë viteve fundit ( ) është orientuar nëpërmjet shfrytëzimit të akseve të përthyera 248, pra Shqipëria nuk ka qenë vend tranziti për në vendet e BE-së, por boshti është spostuar mbrapa me një kënd 180 gradë. Transportimi i viktimave ka ndjekur itinerarin nga Shqipëria për në Maqedoni, duke e përdorur këtë të fundit si vend tranziti dhe më pas në Greqi, ose/dhe drejtimin nga Shqipëria për në Greqi nëpërmjet kufirit të gjelbër. Greqia është përdorur në shumë raste si vend tranziti, pasi aty ka emigrantë shqiptarë të përfshirë në rrjetet e trafiqeve e qenieve njerëzore që merren me krijimin e lehtësirave të operacioneve për pajisjen me dokumente të falsifikuara të viktimave, përdorimin e linjave ajrore nga Greqia për në vendet destinacionit (Athinë, Milano e vendet e tjera të BE-së, shif hartën 3). Një mënyrë tjetër ka qënë trafikimi i viktimave nga Shqipëria për në Kosovë- Maqedoni nëpërmjet PKKK-ve me dokumente identifikimi të rregullta, ose nëpërmjet kufirit të gjelbër, dhe më pas kalimi me dokumente të falsifikuara për në vendet e tjera të BE-së. Rruget e kalimit Harta 3. Trajektorja e trafikimit drejt vendeve fqinje Trafikimi i brendshëm që kryhet brenda territorit të Shqipërisë, nga zonat rurale në ato urbane është mjaft i përhapur pasi është dhe me kosto shumë të ulët për arsye nuk bëhen pagesa për ndryshimin e dokumenteve të identitetit të viktimave, transporti kushton më lirë, qeratë e banesave janë shume të ulëta etj. Viktimat janë vajza të reja 247 Raport i analizës vjetore të Drejtorisë së Përgjthshme të Policisë,viti 2013.www@asp.gov.al 248 Po aty 150

151 shqiptare që rekrutohen nga zonat rurale por edhe ato urbane, kryesisht me probleme sociale dhe ekonomike. Format e rekrutimit janë ato të përdorura më parë si mashtrimi për martesë që përbën numrin më të madh rasteve, gjetja e një pune për të pasur mundësinë e një jete të pavarur, ekzistenca e një kontrate verbale për ndarjen e fitimeve etj. Vendet e shfrytëzimit janë lokalet, baret, motelet, hotelet (ku nuk regjistrohen apo përdorin emra të rreme). 3. Tipologjia e mënyrave të veprimit të trafikimit të femrave dhe raste studimore Përgjithësisht tipologjia e mënyrës së veprimit të grupeve kriminale për trafikimin e personave në aspektet kryesore të shfaqjes së saj ka pak a shumë karakteristika të përbashkëta me rajonet e tjera të prekura nga ky fenomen, ndërsa ndryshimet i gjejmë tek veçoritë specifike që kanë grupet e krimit të organizuar në vendin tonë, për arsye të kodit të heshtjes, metodave shumë brutale dhe lëvizshmërisë së madhe të tyre. Nga studimi i dhjetëra rasteve të ndodhura në këtë periudhë të gjatë kohore rezulton se modus operandi i grupeve dhe personave të përfshirë në trafikimin e viktimave të trafikimit ndjek një cikël veprimi klasik. Po ashtu, analizat tona tregojnë se profili grafik i trafikimit të femrave për qëllime të shfrytëzimit seksual paraqitet mjaft kompleks dhe me të gjithë elementët përbërës, i cili kalon nëpër një cikël rrethor/ mbyllur me katër faza kryesore, si dhe disa periudha të ndërmjetme mes tyre (graf 4). Graf.4 Cikli i trafikimit të femrave për qëllim të shfrytëzimit seksual Shfryrëzi mi Pavarësisht se në literaturën e përditshme përmenden tri faza klasike të trafikimit të femrave për qëllime të shfrytëzimit seksual si: rekrutimi, tranzitimi dhe shfrytëzimi, në fakt sipas përkufizimit juridik dhe Konventës së Palermos ekzistojnë edhe disa faza të të tjera si transferimi, fshehja/pritja dhe fill pas kësaj shfrytëzimi i viktimave. Por para shfrytëzimit të viktimave, në shumë raste mund të ndodhë edhe marketingu, pra shitja, rishitja ose blerja e mallit dhe shfrytëzimi i viktimës. 151

152 A. Faza e rekrutimit Faza e rekrutimit është ndër më kryesoret pasi ajo iu siguron lëndën e parë dhe burimet financiare gjithë kanaleve dhe rrjeteve të trafikimit e shfrytëzimit të viktimave dhe krimit të organizuar. Rekrutimi është një fazë shumë komplekse dhe delikate që kërkon nga rekrutuesit të kenë aftësi të tilla, sa fantazi, talent, magji, aktrim, guxim, po aq edhe të jenë mizor, dhunues ekstrem, terrorizues, torturues dhe të pamëshirshëm etj. Nëse ata gabojnë ose diktohen nga familjarët apo të afërmit e viktimave të tyre, atëherë do të bëhen vetë viktimë e vetëgjyqësisë siç ka ndodhur në disa raste. Rekrutimi është proces që nënkupton veprimtarinë e kamufluar ose të dhunshme të elementëve trafikantë (rekrutuesve) për studimin, shënjestrimin, gjetjen dhe rekrutimin e personave të përshtatshëm për trafikim dhe më pas dërgimin e tyre në destinacion për shfrytëzimin për qëllime prostitucioni ose formave të tjera të skllavërimit. Metodat e veprimit për rekrutimin e personave ndryshojnë mjaft nga njëra- tjetra dhe varen nga rrethanat, niveli i organizimit të trafikantëve, suportet që ata kanë, eksperienca e tyre, origjina dhe lloji i viktimave, njohja me viktimat, prejardhja e tyre, zona etj. Metodat e veprimit të përdorura variojnë që nga format e buta të rekrutimit dhe deri në ato të egra. Nga intervistimet që iu janë bërë viktimave të trafikimit nga organizatat joqeveritare rezulton se format kryesore të rekrutimit të tyre, kanë qenë më tepër: ato me dëshirë, me martesa dhe fejesa të rreme, premtime për punë, oferta studimi, nëpërmjet rrëmbimeve, por edhe me anë të shitjeve nga ana e familjeve të vetë viktimave 249 (tab.5) Tabela 5 Mënyrat e veprimit të rekrutimit të viktimave, v Vitet Dëshirë Fejesë /Martesë e rreme Premtim për punë /studime Shitur nga familja Rrëmbime Nga analiza e të dhënave të mësipërme rezulton se nga 1362 viktima të rekrutuara, në 51.2% të rasteve ka mbizotëruar mënyra e veprimit të rekrutimit me fejesa/ martesa 249 Studimi Evoluimi i trafikimit të qënieve njerëzore fq. 43. Qendra Vatra,

153 të rreme, në 32.5% me dëshirë, 14.6 % me premtime për punë të mirë e studime, 1.24 % janë shitur nga familjet e tyre dhe në 0.8 % të rasteve 250 është përdorur forma brutale e rrëmbimit të viktimave. Konkluzion tjetër që del nga interpretimi i të dhënave të mësipërme është se rekrutimet me dëshirë pas vitit 2002 kanë pësuar rënie deri sa në vitin 2009 u ulën 10 herë, krahasuar me vitin Ndërsa rekrutimet nëpërmjet mashtrimeve për fejesa e martesa të rreme patën një trend në rritje nga viti 2002 e deri në vitin Duhet theksuar se në këtë formë mashtrimi janë përfshirë edhe vajzat, kryesisht minorene, të cilat janë mashtruar nga të dashurit e tyre, për t u trafikuar më pas në Perëndim. Pas vitit 2002 rekrutimet me këtë mënyrë veprimi filluan të bien ndjeshëm për shkak të sensibilizimit të popullsisë dhe vetë ndërgjegjësimit të viktimave për shumë raste analoge të ndodhura në mjedisin e tyre. Përveç formave të mësipërme rekrutimi është realizuar në mënyra të ndryshme, nëpërmjet një rrjeti rekrutësh individë me precedentë kriminalë në vendet e huaja ose nga individë vendas por që nuk janë shumë të ekspozuar ndaj Policisë dhe Drejtësisë. Disa nga mënyrat më brutale të operimit për rekrutimin e viktimave janë paraqitur në graf.5, ku dominojnë forma e kërcënimit, forca ose dhuna, forma të ndryshme të shtrëngimit, rrëmbimi, mashtrimi, përfitimi nga gjendja social- ekonomike, gjendja psikike, joshja, dhënia e marrja e pagesave dhe përfitimeve etj (fig.5). Graf. 6 Modus operandi i rekrutimit të viktimave të trafikimit me forma të ndryshme. Studimi dhe analizimi i gjithë rasteve të regjistruara dhe viktimave të asistuara nga OJF-të dhe Policia, rezulton se viktimat mund të rekrutohen në çdo fazë të procesit të trafikimit, si në vendin e origjinës, të tranzitit ashtu dhe të destinacioinit. Përgjithësisht modus operandi i trafikantëve për rekrutimin e personave gjatë dy dekadave të fundit është shfaqur në dy forma të grupuara kryesore të shoqëruara me derivatet e tyre si vijon: 250 Po aty 153

154 1. Dhuna dhe frikësimi apo detyrimi me dhunë, nëpërmjet rrëmbimit dhe grabitjes, ose edhe nëpërmjet shitjes (në mënyrë të veçantë të fëmijëve); 2. Rekrutimi nëpërmjet mashtrimit me anë të premtimit për një punësim të ligjshëm jashtë shtetit ose nëpërmjet premtimeve gjysmë të vërteta, si psh. mundësia për të punuar në kushte të paligjshme, por jo në kushte të rënda shfrytëzuese apo skllavëruese. Analiza dhe detajimi i secilës mënyrë veprimi nxjerr në pah shumë elementë përbërës me ndikim të fortë në procesin e realizimit të zinxhirit të trafikimit të viktimave. 1. Dhuna dhe frikësimi Dhuna është një kategori e mënyrës së veprimit e njohur nga njerëzimi qysh nga fillimet e jetës. Është një fenomen që mund të gjendet në çdo kënd të mundshëm të jetës njerëzore. Dhuna është modus operandi i rëndësishëm krimit të trafikimit të qenieve njerëzore dhe është mjeti më i shpeshtë që përdoret gjatë duke shfrytëzuar trupin e dikujt dhe duke shkatërruar dinjitetin e saj. Dhuna është përdorimi i qëllimshëm i forcës fizike apo pushtetit, kërcënimit aktual kundër vetes, një personi tjetër, apo kundër një grupi a komuniteti, që çon ose ka një mundësi të çojë në plagosje, vdekje, dëmtim psikologjik, keqzhvillim, apo deprivim. Gjithashtu kjo është pjesë e pashmangshme e veprimeve kriminale. Trafikimi i qenieve njerëzore në çdo fazë të procesit të saj përmban kërcënim dhe dhunë. Dhuna dhe kërcënimi ka dominuar dhe vazhdon të përdoret si Modus operandi tipik i grupeve të krimit të organizuar shqiptar dhe atyre fqinje, por gjithnjë e më shumë në një mënyrë më të studiuar dhe të kujdesshme, pa u dekonspiruar. Frikësimi dhe dhuna kundër viktimave janë element i pandashëm i rrëmbimit, shantazhit, torturës dhe gjobëvënies dhe gjithë formave të tjera të ngjashme me to (shif rastin studimor 1). Fenomeni është përdorur për kontrollin e viktimave që nga rekrutimi i tyre, me anë të Rast Studimor 1 Historia e FB-së, nga qyteti D, fillon në vitin 2001,e cila pasi eshte mashtruar për një kafe nga një i njohuri i saj AF, dhe më pas e ka cuar pa dëshirën e saj në një hotel në Tiranë, ndërsa diten e nëserme, nën kercenime dhe dhunë te vazhdueshme, e ka marrë me forcë të dëmtuaren me vete duke e cuar në qytetin V., dhe më pas e ka izoluar në nje shtepi në periferi te qytetit ku kishte edhe disa femra te tjera, me qellim transportimi e trafikimi për në Itali. Pas dy javesh, kohe gjate së cilës e dëmtuara ka qendruar në këtë shtepi të izoluar është transferuar me skaf në Itali, ku eshte takuar me tutorin dhe ka qendruar në banësen e tij, duke u kercenuar e rrahur e keqtrajtuar për disa ditë më radhë. Tutori ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë dhe e ka detyruar FB që të prostituonte duke i marrë asaj të githa të ardhurat që fitonte gjatë shfrytëzimit. Ajo deklaroi se ushtroi prostitucionin të detyruar për 3 ditë e, ditën e tretë pasi siguroi lidhje telefonike me dajen e saj në atë shtet, ky i fundit e ka marrë me vete në Milano dhe u interesua për rikthimin e saj në Shqipëri.E dëmtuara bëri denoncimin e tutorit i cili u dënua nga drejtësia. Vendim nr.273, datë i Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Durrës. 154

155 transportimit dhe transferimit të tyre dhe veçanërisht gjatë shfrytëzimit të tyre. Viktimat e trafikimit përjetojnë forma të ndryshme të viktimizimit dhe atyre të ndërlidhura. Ata janë viktima të dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale; për rrëmbim dhe grabitje; dhe ata që janë mbajtur në izolim dhe nën kontroll në mënyra të ndryshme. Ata janë të detyruar gjithashtu të prostituojnë për të punuar si argëtuese, për të bërë punë shtëpie, si dhe të përdorin alkool dhe droga. Për më tepër, gratë janë shitur dhe rishitur shumë herë, dokumentet e tyre janë të tërhequr prej tyre, ato janë të mashtruar në lidhje me vlefshmërinë e dokumenteve të tyre, janë të detyruar të punojnë pa pagesë, dhe ato janë të poshtëruar në baza ditore. Kështu, ato janë mbajtur nën frikë të vazhdueshme dhe kërcënimeve, dhe kishte arsye të fortë për të besuar se ato që janë menduar për të mbrojtur ata nuk ishin të gatshëm për ta bërë këtë. Në të kundërtën, përvojat e tyre shpesh kanë treguar se ata janë lënë në mëshirë të abuzuesve të tyre dhe se duke i kërkuar ndihmë nga të jashtmit mund të kishte vënë në rrezik ato edhe anëtarët e familjes së tyre. Disa prej tyre janë arrestuar dhe me përvojë të viktimizimit të rëndë në lidhje me përpjekjet e dështuara për të kërkuar ndihmë. Studimi i mjaft rasteve të viktimave të trafikimit gjatë këtyre viteve ka nxjerrë në pah se rekrutimi nëpërmjet dhunës dhe frikësimit shoqërohet me një sërë formash inovative nga trafikantët si, nëpërmjet rrëmbimit me forcë të femrave, përdhunimit në mënyrë individuale ose në grup, manipulimit psikik, depresonalizimit, drogimit, torturimit fizik e psikik deri në pikën sa ato të thyhen e të pranojnë të ushtrojnë prostitucionin për llogari të tij ose të tutorit. Kjo formë mori përhapje të gjerë në kohën kur forca e shtetit ishte e dobët, mungonte legjislacioni penal, korrupsioni i lartë zyrtarëve të zbatimit të ligjit, anarkia dhe kriza institucionale 1997,1998. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit 251, dinamika e femrave të rekrutuara dhe rrëmbyera në shkallë vendi për vitet ka qenë si në grafikun Graf.7 Dinamika e femrave të rrëmbyera. Vitet Grafiku i mësipërm bazohet vetëm në të dhënat e denoncuara në Polici nga familjarët, ndërsa shumë raste të tjera nuk janë evidentuar e raportuar për arsye të presioneve dhe kërcënimeve për jetën e pjesëtarëve të familjes së viktimave ose të vet atyre. Sipas të dhënave të grafikut 7, gjatë kësaj periudhe 16- vjeçare, nëpërmjet modus operandit të përdorimit të dhunës dhe kërcënimit janë rekrutuar dhe trafikuar nga Shqipëria 196 viktima. Duhet thënë se në vitet nuk është shënuar asnjë rast 251 Sekretari/Arkivi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Të dhëna për vitet 1992/

156 rekrutimi me këtë mënyrë, ndërsa pas vitit 1994 vërehet një shtim me 32 raste në vitin 1995, duke mbërritur në 40 raste në vitin 1996 dhe 39 raste në vitin Të dhënat e vitit 1997 duhen marrë me rezervë pasi nuk kemi statistika të plota për shkak të shpërbërjes së komisariateve të policisë dhe frikës së familjarëve për të denoncuar. Sipas të dhënave nga viti 1997 deri në vitin 2000 mënyra kryesore e veprimit të trafikantëve për të rekrutuar viktimat ka qenë ajo e rrëmbimit me forcë. Kësisoj që numri i viktimave mund të ketë qenë më i madh se sa raportohet. Ndërsa pas vitit 2002 vërehet një rënie me 13 herë më pak, krahasuar me vitin Shumica e rasteve të rrëmbimit kanë ndodhur duke shfrytëzuar mirëbesimin ose njohjen rastësore ose të mëparshme të viktimave. Viktimat në momentin kur konstatonin dyshimet tyre ndaj personave garant, tentonin të shkëputeshin ose largoheshin nga ata, por ishte tepër vonë, pasi në këtë çast ato rrëmbeheshin forcërisht me makina të shpejta dhe targa false ose po targa, duke u strehuar në baza të sigurta dhe larg qendrës së banimit të viktimës. Madje në disa raste, pas hetimeve të bëra nga policía, ka rezultuar se disa trafikantë përdornin si baza strehimi për viktimat e rrëmbyera apartamente afër komisariateve të policisë për të larguar dyshimet si, psh në qytetin e Beratit dhe gjetkë. Sipas statistikave të policisë ka patur edhe rrëmbime direkte në rrugë ose afër shkollave 9 vjeçare dhe të mesme të femrave të pashoqëruara, duke i transportuar në qytetet bregdetare për t i nisur me skaf në Itali. Mbas vitit 2000 kjo mënyrë operimi filloi të dilte në plan të dytë, për arsye të rritjes së autoritetit të shtetit, bllokimit të kanalit ilegal të trafikimit nëpërmjet detit me anë të skafeve apo gomoneve, frikës ndaj lidhjeve familjare të viktimave, për shkak të riskut shumë të lartë që paraqet, veçanërisht pas ndryshimeve të bëra në legjislacion në lidhje me fenomenin. Nëse një trafikant i denoncuar për këtë vepër penale, ai do të dënohej me maksimumin e mundshëm të viteve të dhëna si dënim, nga 20 deri ne 25 vjet. Një dënim kaq i rëndë dhe i gjatë në vite sigurisht që i ka detyruar trafikantët të heqin dorë nga kjo lloj mënyrë veprimi për rekrutimin e viktimave. 2. Rekrutimi nëpërmjet skenarëve të mashtrimit Mënyra më e përhapur e veprimit për rekrutimin e viktimave të trafikimit sidomos dhjetëvjeçarin e fundit, ka qenë rekrutimi nëpërmjet mashtrimit. Metoda kryesore e mashtrimit është krijimi i skenarëve A dhe B për rekrutimin e viktimave. Përgjithësisht ndërtimi i skenarëve kryesorë dhe atyre rezervë përqendrohet në legjendimin e bisedave me viktimat e tyre të mundshme në forma shumë të rafinuara që në dukje të parë merren si shumë besueshme nga bashkëbisedueset. Mënyrat e legjendimit të bisedave janë të larmishme dhe përshtaten shumë me mjedisin ku jetojnë viktimat, kushtet e tyre sociale, ekonomike, psikologjinë, aspiratat dhe dëshirat e tyre për të ndryshuar jetën, hobet, nevojat për shkollim ose punësim etj. Përgjithësisht legjendimi i bisedave me viktimat në zonat rurale është i ndryshëm nga ai me viktimat në zonat qytetëse (shif rastin studimor 2). 156

157 Rast studimor 2 Historia e të dëmtuarave A.K dhe D.P, nga fshatrat e zonës D, fillon me njohjen dhe mashtrimin që u ka bërë atyre A.D.Viktimat duke qënë në gjëndje të vështirë ekonomike dhe të divorcuara me fëmijë që jetonin tek prindërit e tyre, janë mashtruar vec e vec në kohë të ndryshme në vitin 2000, nga i pandehuri A.D, duke iu premtuar atyre martesë dhe punësim jashtë shtetit në Itali. Pasi i ka rekrutuar ai i ka transportuar me gomone nga Vlora për në Itali në qytete të ndryshme. Atje u ka ndryshuar identitetet e tyre dhe më pas ka përdorur dhunën dhe frikësmin për shfrytëzimin si prostituta në rrugë. Megjithë tentativat që ka bërë AK për ikjen dhe rikthimin në Shqipëri e denoncimin e tutorit të saj AD, por pa sukses, pasi ky i fundit përsëri e ka mashtruar atë në prani të familjes së saj madje duke sajuar një martesë të rreme. Më pas e ka ritrafikuar në Itali dhe ka vazhduar shfrytëzimin e saj.policia italianë pas një operacioni ka bërë riatdhesimin e së dëmtuarës në Shqipëri dhe kjo e fundit ka denoncuar përësëri tutorin në polici. Pas denonicimit tutori u arrestua dhe dënua nga drejtësia shqiptare. Vendimi nr. 3, datë , i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Në rastin studimor të mësipërm, vërejmë që i pandehuri A.D ka kryer vepre penale duke përdorur një modus operandi shumë kompleks të përbërë nga 4 faza : - nëpërmjet rekrutimit me anë të mashtrimit për martesë, transportimit e transferimit jashtë shtetit dhe vendosjes në shtetin Italian të dy viktimave, si dhe transferimit të tyre në 4,5 qytete me identitete të rreme. Plus kësaj ai ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj dy të dëmtuarave dhe i ka mbajtur nën tutori, si dhe të ardhurat që të dëmtuarat siguronin nga puna si prostitutë i administronte vetëm ai. Në mjedisin rural femrat për shkak të traditave, fanatizmit, jetës së mbyllur, mungesës së perspektivës për të dalë nga gjendja e vështirë ekonomike ose për të ndërtuar një jetë më të mirë, ato aspirojnë më shumë dhe janë në kërkim të vazhdueshëm për të dalë nga kjo gjendje. Kësisoj, rekrutuesit duke shfrytëzuar këto rrethana, legjendën e tyre do ta përqendrojnë në këto pika të forta për ta ose të dobëta për viktimat. Fillimisht ata hiqen shumë seriozë nëpërmjet bisedave sa më të qarta dhe sa më bindëse për të mbushur mendjen e viktimave, duke i joshur me premtime që mund të realizohen, pa krijuar asnjë fije dyshimi tek to. Ata lënë një farë kohe për të reflektuar dhe më pas për të marrë premtimin pozitiv për ofertat e servirura që mund të jenë për fejesë, punësim etj. Përveç kontakteve direkte për rekrutim ata përdorin edhe masmedian dhe rrjetet sociale nëpërmjet njoftimeve në gazetë apo internet për punë, facebook për kujdestare fëmijësh, modele, parrukiere, kërcimtare, kameriere, studime jashtë shtetit etj. Në disa raste ato janë rekrutuar apo inkurajuar, nga miq apo të afërm të tyre, për të përfituar një mundësi punësimi në Perëndim. Ose më keq prindërit e tyre pranojnë ofertën e trafikantëve për dhënien e fëmijëve në kujdestari për t i punësuar në Perëndim dhe duke bërë marrëveshjen për dërgimin e shumave mujore, etj. a. Kryerja e një martese të rreme ose false dhe në rrugë ligjore me viktimën ka qenë një mënyrë shumë e përhapur sidomos në zonat rurale dhe qytetet periferike (tipik rasti 2). Pas martesës dhëndëri niset menjëherë me nusen për në Perëndim me justifikimin se i skadon afati i lejes së punës. Sa shkojnë atje dhe vendosen në një hotel të shtrenjtë, pasi disa ditësh dhëndëri ose tutori jep sos për mbarimin e parave dhe kështu duhet që nusja duhet të dalë në rrugë për të fituar para. Poqese ajo nuk 157

158 pranon përdoret në fillim bindja me vajza të tjera, dhe po nuk dha rezultat i merren dokumentet e identifikimit dhe fillojnë torturat çnjerëzore e barbare ndaj tyre. Nga të gjitha rastet e viktimave të ndihmuara nga IOM, 51.7% e tyre dëshmojnë se u është premtuar martesa dhe pastaj janë shitur e shfrytëzuar nga burrat e tyre, familjet apo shokët e këtyre burrave. Rreth 22.4% e viktimave u është premtuar punë, por më pas janë shfrytëzuar, ndërsa 11.2% janë marrë me forcë për t u shfrytëzuar 252. a) Krijimi i raporteve dashurore nëpërmjet facebookut, të njohurve, takimeve direkte ose joshjes me makina të bukura, duke u premtuar punësim në Perëndim dhe më pas fejesë e martesë. Dhe më tej i transportojnë me dokumente të falsifikuara jashtë vendit, duke i shndërruar në prostituta. b) Duke i mashtruar për studime jashtë shtetit dhe më pas i detyrojnë të prostituojnë me dhunë në rrugë. c) Premtimi për martesë me shtetas të huaj. Madje dhëndëri vjen në Shqipëri merr nusen dhe ikën jashtë ose e pret nusen në destinacionin ku do të shfrytëzohet viktima. d) Joshja nëpërmjet konkurseve të bukurisë, pasarelave të modës, baletit etj. Disa nga këto viktima vullnetare janë tërësisht të mashtruara sa i përket natyrës së vërtetë të trafikimit, duke besuar se do t iu ofrohet një punë normale në vendet e destinacionit. Të tjerat e dinë se do të punojnë në industrinë e seksit apo të punës, por janë të mashtruara sa u përket kushteve të punës dhe të jetës, rregullimit financiar dhe shkallës së lirisë personale. Nga intervistimi i zhvilluar me 738 femra të kthyera nga trafikimi në periudhën Qershor 2001 Qershor 2002, rreth 33% e tyre e dinin se çfarë do të bënin jashtë shtetit, ndërsa 67 % ishin nisur me mendimin se do të punësoheshin atje apo të mashtruara me martesa fiktive 253. Nga femrat e kthyera nga trafikimi rreth 30% e tyre kanë qenë përsëritëse në këtë veprimtari dhe shpreheshin se do të vazhdonin përsëri atë rrugë, 66 % ishin rikthyer pranë familjeve dhe hequr dorë nga ky fenomen, ndërsa për 4 % nuk ka patur përgjigje, duke lënë të kuptohet se nuk mund të shkonin pranë familjeve, por që do të stabilizoheshin në vend në mënyra të ndryshme 254. Format e përdorura nga trafikantët për t i detyruar femrat për trafikim e ushtruar prostitucionin gjatë kësaj periudhe kanë qenë 255 : - Mashtrimet për tu martuar dhe për të jetuar jashtë shtetit 30 %; - Mashtrimet për sigurim punë e kushte jetese jashtë shtetit 17 %; - Mashtrimet duke përdorur femra ndërmjetëse e me pagesë 3 %; - Rrëmbimet e përdhunimet si dhe kërcënimet për jetën e familjen e saj 7 %; - Blerjet nga pjesëtarë të familjeve të femrave 4 %; 252 Manual i Trafikimit të Qënieve Njerëzore, IOM, fq. 9, viti Studim mbi trafikimin e qënieve njerëzore në Shqipëri Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, fq Po aty, fq Po aty, fq

159 - Komprometimet me anën e dhuratave, parave e krijuar detyrime të tjera materiale 6%; - Shkuar me dëshirë për prostitucion 33 %. Shpesh pajtohen të paguajnë prapë një shumë të parave për shërbime plus si dokumentet e udhëtimit, harxhimet e udhëtimit dhe harxhimet e infrastrukturës së prostitucionit. Kjo krijon marrëveshje borxh-varësi të plotë, me të cilën viktima kurrë nuk mund të fitojë para të mjaftueshme për t ia larë trafikuesit borxhet e saj. Borxhi i fillimit ka mundësi të rritet për shkak të harxhimeve të fshehura të infrastrukturës, në vendin e destinacionit, si p.sh. reklamimi ose harxhimet e qiramarrjes së lokaleve, ekzistenca dhe përgjegjësia për të cilat mund t i mos jetë zbuluar viktimës në fazën e rekrutimit. Sipas raporteve të organizatave që merren me trajtimin dhe ri-integrimin e viktimave të trafikimit 256, vetëm për vitin 2006, mënyra kryesore e rekrutimit të viktimave, të identifikuara ka vazhduar të mbetet ajo me dëshirë dhe fejesat e rreme. Kësisoj nga 53 viktima të trajtuara në qendrën rehabilituese, kanë pohuar se janë rekrutuar me dëshirë për shkak të problemeve familjare dhe ekonomike, duke e parë këtë si mundësi për t i shpëtuar situatës ku ndodheshin. Gjithashtu trafikantët kanë vazhduar të përdornin fejesat dhe martesat e rreme, për viktimat që janë nga zona më pak të informuara në lidhje me fenomenin, ose ku familja vazhdon të mbështetet sipas funksionit të saj patriarkal. Në këtë target grup për vitin 2006, janë identifikuar 23 viktima të rekrutuara me fejesë të rreme dhe 13 nëpërmjet martesave të rreme. Mënyra të tjera të identifikuara gjatë këtij viti kanë qenë premtimet e ndryshme per t u punësuar jashtë vendit, pa e ditur punën e destinuar. Viktima të tilla janë identifikuar 11 në raste. Një viktimë e rikthyer ka pohuar se është rrëmbyer nga trafikantët, ndërsa një tjetër ka pohuar se është shitur nga familja e saj për shkak të kushteve të vështira ekonomike 257. Më shumë se gjysma e rasteve të analizuara në raportet e strehëzave theksojnë se vajzat e trafikuara ishin rekrutuar nga dikush që e njihnin (bashkëshorti, i fejuari, fqinj, familjarë, etj.) 258 Mënyra e operimit të trafikantëve nëpërmjet mashtrimit ka patur të njëjtin trend edhe në vitet e mëvonshme. Kësisoj, në vitin 2010, sipas raporteve po të njëjtave organizata rezulton se 52% e viktimave të trafikimit apo të mundshme për t u trafikuar janë rekrutuar nëpërmjet mashtrimit për fejesë apo martesë të rreme. 33% e viktimave janë rekrutuar nëpërmjet mashtrimit për punë dhe 15 % janë shitur nga familja e tyre 259. Pra, nëpërmjet këtyre të dhënave rezulton se në këtë vit është rishfaqur shitja e vajzave nga familjarët e tyre. Nga katër raste të paraqitura në këtë target grup, tri prej tyre vijnë nga familje rome, me probleme të skajshme sociale dhe ekonomike, pasojë e të cilave bëhet dhuna e vazhdueshme, kryesisht nga kryefamiljari ndaj gruas dhe fëmijëve. Në të gjitha rastet e sipërpërmendura janë prindërit, njerku ose një familjar 256 Raport i OJF Vatra për trafikimin njerëzor, viti , fq Po aty, fq Studim mbi riintegrimin social-ekonomik të viktimave të trafikimit në Shqipëri, qershor 2009, Organizata Të ndryshëm dhe Të barabartë, fq Analizë statistikore për rastet e viktimave të trafikimit / të mundshme për t u trafikuar të asistuara nga Vatra, viti 2010, fq.2 159

160 mbështetës që i kanë detyruar vajzat të sjellin të ardhura në familje përmes shfrytëzimit, fillimisht në lypje dhe më pas në trafikim për shfrytëzim seksual 260. Rekrutuesit janë zakonisht shumë të aftë për të fituar besimin e viktimave dhe për të bërë manipulimin e tyre. Shpesh, rekrutuesit janë persona të zgjedhur dhe që janë të aftë për të kryer këtë funksion për shkak talentit të tyre për të bërë viktima të mundshme. Për shembull, një raport i UNODC në , ka gjetur se edhe pse shumica e trafikantëve kanë qenë meshkuj, rekrutimin e viktimave të përfshira në mënyrë të konsiderueshme kanë qenë më shumë femra (veçanërisht kur viktima janë rekrutuar në mënyrë individuale dhe në një kohë). Besueshmëria e tyre dhe raportet që vendosin me viktimat besohet të rritet aty kur rekrutuesit ishin më të vjetër se viktimat. Raporte të tjera kanë gjetur se rekrutuesit kanë ardhur shpesh nga grupi të njëjtë etnik i viktimave të tyre, si faktor që lehtëson kapacitetin e tyre për të komunikuar me të dhe për të ndërtuar besimin e viktimës. Ndërsa një numër i grave dhe vajzave të trafikuara për shfrytëzim seksual janë të joshur nga reklama në gazeta, kurse në vendet ku media e shkruar rregullohet e monitorohet nga autoritet e ligjit, trafikantët përdorin më shumë kontakte të drejtpërdrejta me viktimat. B. Transportimi Transportimi është faza gjatë së cilës realizohen veprimet që kanë të bëjnë me marrjen dhe transportimin apo vendosjen nga vendbanimi i personave viktima të trafikut, përgatitjen e kushteve për realizimin e kalimit në vendin e destinacionit, si dhe mbajtjen nën kontroll dhe fshehjen e tyre në vende të sigurta. Operacioni për transportimin e viktimave të trafikimit është mjaft i komplikuar dhe delikat. Ai mund të përfshijë lëvizjen e një personi brenda vendit nga rekrutuesi, por gjithashtu ai mund të përfshijë transportimin e viktimave për të kaluar nga / ose në vende të tjera përtej kufijve të shtetit drejt destinacionit të dhënë. Gjatë fazës përgatitore për transportimin e viktimave kryhen një sërë operacionesh kriminale. Hapi i parë që ndiqet gjatë kësaj periudhe nga anëtarët e grupit kriminal është sigurimi i dokumentacionit të udhëtimit si pasaporta, viza, leje qëndrimi etj. Kur vizat e ligjshme nuk janë të mundshme të sigurohen, trafikantët do të përdorin dokumentet e udhëtimit dhe/ose të identitetit të falsifikuara, apo dokumente të vlefshme të cilat janë ndryshuar. Kur trafikimi është transnacional, kjo do të thotë se mund të implikohen autoritetet kufitare. Në të kundërt, kur viktima nuk ka dokumentacion ligjor, ajo do të transportohet në këmbë nëpërmjet kufijve të gjelbër duke anashkaluar pikat kufitare. Hapi i dytë është plani i operacionit të transportimit të viktimës duke zgjedhur mjetet e transportit dhe rrugët e sigurta. Përgjithësisht mënyra e përdorimit të mjeteve të transportit do të varet nga rruga e trafikimit ku do të realizohet ai. Transporti publik mund të jetë i preferueshëm për transportuesit për arsye anonimitetit që ai ofron dhe 260 Po aty and discussed in UNODC s Trafficking in Persons: Global Patterns Report (Case Study 11 at p.75), available at 160

161 mungesës së vëmendjes nga autoritetet e zbatimit të ligjit në krahasim me automjetet private. Ndërkohë, për viktimat e pabinduara ose ato që e kanë kuptuar qëllimin e lëvizjes apo transportimit jashtë vendit të banimit ose shtetit dhe refuzojnë, bëhet përgatitja për të ushtruar prostitucionin duke ushtruar ndaj tyre dhunë psikike e fizike, përdhunime në grup në motele ose banesa të posaçme etj. Ka pasur raportime të shumta për femra të mbajtura në izolim të plotë apo errësirë, të rrahura, të përdhunuara në grup, të djegura me cigare në trup, të droguara etj. në mënyrë që t i thyejnë ato dhe t i detyrojnë të punojnë pa dëshirën e tyre. Për këtë qëllim kërcënohen edhe familjet e tyre. Kjo etapë njihet dhe si koha e traumës fillestare, sepse kjo është zakonisht periudha në të cilën viktima kupton mashtrimin që i është bërë, që është në rrezik për jetën me shumë pak ose aspak kontroll dhe që shpesh përballet me mënyra transporti të rrezikshme, kalime kufiri me rrezikshmëri të lartë dhe me arrestime, kërcënime, frikësime dhe dhunë, përfshi këtu përdhunimin dhe forma të tjera të abuzimit seksual. Përgjithësisht në këto raste trafikantët përdorin mënyra operimi shumë të kamufluara si duke i transportuar viktimat larg vendit të tyre të origjinës (qoftë brendapërbrenda, qoftë përtej kufirit) me qëllim që t'i shmangen dyshimeve, t i largojnë nga komunitetet, familjet dhe miqtë e tyre, dhe t i izolojnë nga çdo kontakt pamor e fizik për t'i mbajtur nën kontroll të plotë. Kësisoj, transportimi i viktimave nga një zonë e thellë rurale nuk bëhet në qytetin që lidhet ky fshat, por drejt qendrës së një qyteti që është shumë larg qendrës së banimit të viktimës. Psh viktimat nga zona e Librazhdit dërgohen në Vlorë, ato të Malësisë së Shkodrës në Tiranë etj. Kjo bëhet më shumë edhe për t iu shmangur organeve të policisë, por edhe për të qenë sa më afër vendit të tranzitimit apo trafikimit jashtë shtetit. Transportimi brendapërbrenda bëhet me makina private me targa false, furgona, autobus ose hekurudhë. C.Transferimi/Tranzitimi Transferimi/tranzitimi është faza më kritike dhe delikate e mënyrës së veprimit të grupeve të krimit të organizuar, pasi kërkon një plan shumë të detajuar për realizmin e këtij operacioni sepse ka risk të lartë dështimi. Dështimi mund të sjellë pasoja qoftë për ekspozimin e tyre ndaj agjencive të zbatimit të ligjit që mund të pasojë me arrestimin e tyre, ose dhe për humbjet financiare që u shkaktohen gjatë fazave të mëparshme. Në pikëpamje juridike dhe hapësinore, transferimi i personit me qëllim trafikimi është një koncept i ngjashëm me transportimin, ku subjekti i veprës penale e transferon një person nga një vend në një tjetër, zakonisht jashtë shtetit me qëllim që ta trafikojë. Kjo nënkupton dhënien e kontrollit mbi një person, një personi tjetër, i cili e pranon viktimën e trafikimit. Pavarësisht se transferimi i personit me qëllim trafikimi, është një koncept i ngjashëm me transportimin e personit, kjo nuk do të thotë se këto dy koncepte janë identike. Përkundrazi këto koncepte kanë dallime ndërmjet tyre dhe si dallim të parë do të përmendja faktin se transportimi i personit përfshihet brenda konceptit të transferimit, domethënë, është i vërtetë pohimi sipas të cilit në çdo rast që kemi transferim të personit, detyrimisht kemi edhe transportimi të tij. Ndërsa pohimi i anasjelltë nuk është i vërtetë, sipas të cilit në çdo rast që kemi transportim të personit 161

162 kemi dhe transferimi të tij nga një vend në tjetrin. Kjo për faktin se transportimi mund të realizohet nga ana juridike edhe pa bërë transferimin e personit nga një vend në tjetrin, siç është rasti kur subjekti e transporton subjektin për disa kilometra, brenda të njëjtit qytet ose qark. Një dallim tjetër që mund të bëhet ndërmjet transferimit të personit dhe transportimit të personit, për qëllime trafikimi është fakti se tek transferimi subjekti i veprës penale kryen një veprimtari kriminale më të gjatë në kohë, deri sa të arrijë plotësisht transferimin e viktimës nga një qytet ose qark në një tjetër, ose nga një shtet në një tjetër, ndërsa tek transportimi i personit, për qëllime trafikimi, veprimtaria e subjektit të veprës penale është e shkurtër në kohë, ajo zgjata zakonisht disa orë dhe brenda kësaj periudhe subjekti konsiderohet se e ka kryer veprën penale të Trafikimit të personave në këtë formë. Janë këto arsyet që trafikantët përdorin mënyra operimi mjaft fleksibile nëpërmjet transfertave të viktimave, duke i çuar nga një bazë në tjetrën, ose nga një qytet në tjetrin apo dhe nga një shtet në tjetrin. Ndodh shpesh që gjatë tranzitimit, viktimat mund të shiten nga njëra dorë trafikantesh tek tjetra, dhe më pas dërgohen edhe me tej, pa patur një drejtim të paracaktuar. Gjatë udhëtimit, viktimat ose nuk janë të ndërgjegjshme për çfarë i pret në vendin e tyre të destinacionit, ose janë shfrytëzuar tashmë nga trafikantët dhe thjesht po zhvendosen në një vend tjetër. Është një nga sfidat e punonjësve të zbatimit të ligjit që të identifikojnë, qoftë edhe viktimat e mundshme, me qëllim parandalimin e një krimi që mund të ndodhë ose zbulimin e një krimi që po kryhet. Në vartësi të mënyrës së rekrutimit të viktimave adoptohen edhe mënyrat e transportimit të tyre. Përgjithësisht viktimat e rekrutuara me mashtrim dërgohen në rrugë legale me dokumente të rregullta, ndërsa ato të rekrutuara me dhunë kërcënim dhe rrëmbim transportohen në mënyrë ilegale me gomone ose në këmbë në kufirin e gjelbër, pa dokumente të rregullta. Sipas intervistimit të 18 viktimave të trafikimit nga Qendra Vatra 262 rezultoi se, asnjëra prej tyre nuk i kishte kaluar kufijtë në mënyrë të ligjshme, apo me dokumente dhe rrugëve legale. Rrugët kryesore të kalimit të kufirit kanë qenë kryesisht nga Vlora me gomone dhe skafe drejt Italisë. Ndërsa 7 viktima të tjera kanë pohuar se kanë kaluar në këmbë kufirin e gjelbër me Greqinë, nga Kakavija dhe Saranda, 4 prej tyre kanë qëndruar në Greqi, për një periudhë të gjatë kohe, ndërsa 2 prej tyre janë transportuar nëpërmjet linjave ajrore nga Greqia për në Itali dhe më pas në Gjermani. Njëra nga viktimat është transportuar nga Maqedonia drejt Greqisë dhe më pas transferuar në Paris. Metodat e transportimit dhe itinerari do të varen nga komponentët gjeografikë (terreni, rrugët, bimësia, klima etj.) dhe komponentët strukturorë të grupeve kriminale si dhe aksesit më të madh për kalimin me mjete në Pikat e Kalimit Kufitar ose në korridoret e lira detare. Në të shumtën e rasteve viktimat transportohen me avion, barkë, tren, gomone dhe përmes rrugës automobilistike apo thjeshtë në këmbë, me qëllim për të mbrritur në vendin e destinacionit pa patur asnjë dyshim. 262 Studimi Evoluimi i trafikimit te qenieve njerëzore, fq.50. Qendra Vatra,

163 Itinerari mund të përfshijë një vend transit apo mund të jetë direkt nga vendi i nisjes deri te ai i destinacionit. Kalimi i kufijve mund të bëhet në mënyrë të hapur apo të fshehtë, legalisht apo ilegalisht. Trafikuesit shpesh përdorin dokumente false për viktimat dhe i shoqërojnë ato në fazën transportuese që të garantojnë sigurinë e tyre dhe mbërritjen në destinacion. Nga vrojtimi i rrugëve të transportimit dhe tranzitimit të viktimave, rezulton se kane ekzistuar një numër i linjave kyçe brenda Rajonit të Europës juglindore dhe midis vendeve të tij si 263 : - Nga Ballkani Lindor e më tutje,në Shqipëri dhe pastaj përmes Sllovenisë dhe Hungarisë në Bashkimin Evropian. - Nga shtetet e Evropës Qendrore dhe përmes Kroacisë e Sllovenisë në Austri. - Nga Lindja e Mesme dhe e Largët dhe ish republikat Sovjetike nëpërmjet Ukrainës, në Republikat Çeke dhe Sllovake apo Hungari dhe pastaj në Unionin Evropian. - Përmes Shqipërisë në Greqi. - Nga Turqia, Bullgaria apo Rumania dhe pastaj në Shqipëri, më pas në Itali. Megjithatë, grupet kriminale përdorin strategji dhe taktika të ndryshme, ata nuk ndjekin kurrë të njëjtën rrugë ose linjë, përgjithësisht i ndryshojnë kurset e veprimit disa herë në javë ose muaj.si shembull mund të përmendim faktin se pas mbylljes së rrugës kryesore të fenomenit të trafikimit që funksionoi me Italinë nga viti 1997 deri në vitin 2004, e shndërroi Greqinë si vendin më të lakmuar nga trafikantët, të cilët jo vetëm e përdorin atë si vend destinacioni për të shfrytëzuar viktimat e tyre, por edhe si vend transiti e transferimi për t i kaluar ato në vende të tjera të Evropës. Vetëm për vitet janë shfrytëzuar në këtë shtet mbi 296 viktima të cilat janë asistuar dhe trajtuar në strehëzat e ngritura për këtë qëllim 264. Më pas kursi i veprimit ndryshoi përsëri duke u ç vendosur në hapësira të tjera gjeografike. D. Mbajtja/Fshehja dhe shfrytëzimi Pavarësisht nga sinonimet e përdorura të gjitha këto terma përbëjnë një anë të së njëjtës medalje (shfrytëzimit të viktimave). Pas një kalvari të gjatë udhëtimi me shumë rreziqe e peripeci viktimat e trafikuara mbërrijnë në destinacionin e parashikuar nga trafikantët ose në një vend të afërt me të, por të sigurt, të cilat mbahen të fshehura atje deri sa të fillojë shfrytëzimi i tyre. Kjo është faza e sigurimit të vendit të qëndrimit, apartamentit për mbajtjen e tyre dhe detyrimin për të filluar punë apo ushtruar prostitucion. Gjatë kësaj faze lind edhe konkurrenca dhe marketingu i mallit në tregun e prostitucionit. Viktimat shiten apo shkëmbehen mes trafikanteve apo grupeve kriminale të vendeve të ndryshme me qëllim që të sigurojnë ekzistencën e mallit të freskët në treg, të parandalojnë zbulimin, dhe të dezorientojnë viktimën, duke i hequr çdo mundësi për kontakte që mund ta ndihmojnë të largohet apo njoftojë të afërmit e saj ose policinë. 263 IOM.Manuali i trafikimit të qënieve njerëzore, viti 2007, fq Analiza e situatës aktuale e trafikimit njerëzor dhe dhunës në familje në Shqipëri, Raport Vjetor 2009,fq.4 163

164 Trafikantet në përgjithësi janë edhe tutorë direkt të femrave të trafikuara që i kanë rekrutuar, siguruar dhe paguar udhëtimin dhe qëndrimin në vendet e ushtrimit të prostitucionit. Kontrollojnë punën e tyre që nga gjetja e klientelës, mbrojtjen nga rivalet dhe administrimin e të ardhurave. Por ka dhe trafikantë të cilët e organizojnë punën duke i ndarë detyrat me ndihmës të tjerë si rekrutues e tutorë. Këta trafikantë e organizojnë punën pasi kanë qenë direkt tutorë dhe kanë siguruar të ardhura, rekrutojnë e trafikojnë femra të tjera për prostitucion. Këta elementë përgjithësisht vijnë nga radhët e personave me precedentë penalë ose lidhje të tyre. Format e shfrytëzimit që Protokolli i Palermos i lidh me trafikimin e personave përkufizohen në një sërë traktatesh ndërkombëtare. Shfrytëzimi i prostitucionit të të tjerëve i referohet rasteve kur një tutor apo shfrytëzues merr të gjithë ose një pjesë të fitimit që një klient i paguan një prostitute të detyruar për të kryer një marrëdhënie seksuale. Shfrytëzimi seksual i referohet si shfrytëzimit tregtar seksual (prostitucioni dhe prodhimi i pornografisë) ashtu dhe situatave te tjera, të cilat nuk identifikohen qartësisht në Protokoll. Skllavëria ose praktikat e ngjashme me skllavërinë dhe robëria ' u referohen situatave të ngjashme në të cilat njerëzit detyrohen të punojnë për të tjerët, pa qenë domosdoshmërish pronë e tyre. Heqja e organeve i referohet rasteve të transplantimit të organeve që përfshijnë donatore (apo të afërm te tyre të cilët marrin të holla në emër të tyre) të cilët paguhen në këmbim të dhurimit të një organi, si veshkë, apo lëngje trupore, një pacienti tjetër Format dhe metodat e kontrollit ndaj viktimave Shfrytëzuesit/tutorët e viktimave për të vendosur kontrollin e plotë ndaj viktimave përdorin një modus operandi shumë kompleks, që fillon nga përdorimi i kontrollit psikologjik dhe financiar e deri në mekanizmat e tjera të cilat mund të minimizojnë nevojën e përdorimit të dhunës fizike. Gjatë shfrytëzimit, viktimat e trafikimit vendosen nën kontroll dhe në varësi të plotë mbi trafikantët, duke i detyruar ato t'u binden atyre. Dëshmitë e viktimave të trafikuara kanë treguar se taktikat e kontrollit të përdorura nga trafikantët, punëdhënësit dhe protektorët e tyre janë të ngjashme me ato të torturuesve, të personave që ushtrojnë dhunë në familje ose që keqtrajtojnë fëmijë nëpërmjet formave të më mizore e çnjerëzore. Disa nga metodat klasike të operimit të trafikantëve për kontrollin e viktimave kanë qenë si vijon: - Shantazhi. Në qoftë se trafikimi është kryer në mënyrë të paligjshme në një vend tjetër, trafikantët shfrytëzojnë frikën e viktimave ndaj policisë dhe kërcënimin e tyre për t u deportuar. -Përdorimi i dhunës. Dhuna mund të jetë fizike me të gjitha format më çnjerëzore dhe psikologjike për të krijuar frikë e mbajtur të nënshtruar në viktimën në çdo kohë. -Përdorimi i kërcënimit e frikësimit. Viktimat kërcënohen se nëse do të telefonojnë njeri apo policinë, do të ndëshkojnë familjet e tyre duke vrarë babain, vëllain ose pjesëtarë të tjerë të afërm të saj. Dhe raste të tilla ka patur për viktimat e pabindura, 265 Asambleja Botërore e Shëndetësisë, në 1991 miratoi udhëzime të cilat ndalojnë trafikimin e qënieve njerezore per fitime tregtare. 164

165 me qëllim t i bërë shembull për të tjerat. Frika e hakmarrjes dhe e të qenit të zbuluar përballë ligjit, janë dy elemente kyç të skemës së kontrollit. Në këtë fazë, objektivi i trafikantëve -shfrytëzimi i viktimave për përfitime financiare -realizohet në mënyrë të plotë. - Terrorizimi i viktimave nëpërmjet futjes së frikës në mënyrë të vazhdueshme dhe të pamëshirshme.gënjeshtra dhe mashtrimi për të dëmtuar besimin që kanë te vetja dhe të kuptuarit e botës përreth. - Përdorimi i strategjive të paparashikueshme dhe të pakontrollueshme nga viktimat: për të destabilizuar dhe prishur aftësinë e tyre për të planifikuar ose parashikuar ngjarjet bazuar te konceptet e tyre të mëparshme për botën, duke i detyruar ata të heqin dorë nga strategjitë e mëparshme për jetën në shkëmbim të strategjive kundërpërgjigjëse dhe vetëmbrojtëse për të mbijetuar. - Pamundësia për të marrë vendime: për të krijuar një ndjenjë që mirëqenia ose edhe vetë mbijetesa e personit varet nga dëshira e trafikantit dhe është gjithnjë në dorë të tij, dhe, - Manipulimi emocional: për të ruajtur kontrollin mbi/dhe intimitetin me personin, duke i manipuluar ndjenjat, si dashuria dhe varësia (në rastin e atyre që kanë marrëdhënie partneriteti intim me shkelësin e ligjit). Ky manipulim shpesh përfshin edhe përpjekjet e trafikantëve për të theksuar në mënyrë të rreme disa anë pozitive të veprimtarisë së trafikimit, në një mënyrë që mund t i shkojë për shtat botëkuptimit të personit të trafikuar, si për shembull mënyra sipas të cilës udhëtimi ose puna do t iu japë atyre mundësinë të dërgojnë më shumë para në shtëpi te pjesëtarët e familjes që varen prej tyre, do t iu mundësojë përmbushjen e detyrimeve shoqërore ose fetare, do t i ndihmojë të plotësojnë ëndrrat dhe aspiratat e tyre vetjake për një jetë më të mirë. - Borxhi. Përdorimi i borxhit si mjet presioni e detyrimi për shfrytëzimin e viktimave deklarohet zakonisht një shifër e lartë duke arritur në mijëra euro që sipas tyre ka të bëjë me shpenzimet aktuale të bëra nga trafikantët. Praktikë kjo që i kërkon dikujt që të shlyejë me punën e tij/të saj një borxh kur vlera e punës që kryen e tejkalon shumë herë vlerën e borxhit. Trafikantët shpesh i shtojnë "pagesat" e tyre për shpenzimet e udhëtimit për të krijuar një borxh edhe më të madh se sa në realitet. Trafikantët mbajnë shpenzimet e ushqimit dhe akomodimit ndaj viktimave dhe u bëjnë atyre presion të vazhdueshëm për vështirësitë dhe pamundësitë e shlyerjes së tyre. - Izolimi. Dokumentet e udhëtimit u janë konfiskuar nga trafikantët kur viktimat janë marrë nga një tjetër vend duke ndryshuar identitetin e tyre, çka e bën të vështirë për ato që të kërkojnë ndihmë nga policia. Viktimat të mbahen në vende ku ato nuk mund të flasin në gjuhën e tyre amtare dhe mbahen larg nga të gjithë njerëzit me prejardhje të ngjashme. Ato shpesh janë penguar nga bërja e çdo lloj komunikimi, thirrje telefonike, e/mail apo dërgimin ose marrjen e çdo lloj dërgesë postare. Viktimat shpesh mbahen të mbyllura në dhomat e tmerrit që ato të mos identifikohen dhe largohen. - Konfiskimi i dokumentacionit dhe të hollave. Viktima nuk ka liri të lëvizjes pa dokumentacionin e duhur dhe pa para viktima është e bllokuar tërësisht. 165

166 Qëllimi i këtyre formave të kontrollit, dhunës, të detyrimit dhe të manipulimit psikologjik, është vënia e personit në varësi dhe robëri, duke i shkatërruar besimin që ka te vetja dhe te lidhjet me të tjerët. Të gjitha këto forma kontrolli dhe manipulimi realizohen në dy faza kryesore: Faza e parë, viktima vihet në kushte të skajshme mbijetese në të cilat detyrohet të përballet me 19 mundësi më shumë reale të vdekjes. Tutori i bën të ditur personit që ai/ajo nuk e ka më në dorë sigurinë e tij/saj, tani, atë e kontrollon vetëm ai. Faza e dytë, përfshin rraskapitjen fizike. Personat detyrohen të punojnë për orë të zgjatura, pa pushim, duke u çlodhur shumë pak, çka i bën shkelësit e ligjit të kenë një kontroll të konsiderueshëm mbi ta. Duke mos pasur kohë për të marrë veten, njerëzit rraskapiten, nuk mund të mendojnë për strategji vetëmbrojtjeje dhe fokusohen vetëm te përgjigjja e duhur ndaj komandave dhe kërcënimeve të perceptuara. Sipas vrojtimeve të agjencive të specializuara për trafikimin njerëzor rezulton se, shumica e viktimave të trafikuara që janë identifikuar brenda rajonit të EJL, përfshi edhe Shqipërinë, më pas janë diagnostifikuar se vuajnë nga një gjendje serioze mjekësore e njohur si Çrregullim i Stresit Pas Traumatik ÇSPT 266 apo e paraqitur zakonisht dhe thjesht si traumë. Kjo gjendje dëmton seriozisht, shpesh në mënyrë të pandryshueshme, shëndetin psikologjik dhe kualitetin e jetës së viktimave të saj. Personat e trafikuar jashtë vendeve të tyre kanë gjasa të përjetojnë të gjitha problemet që lidhen me të qenit imigrant ose refugjat. Këto mund të përfshijnë një ndjenjë izolimi, pengesat gjuhësore dhe kulturore, ankth për vendbanimin, qëndrimin dhe kthimin dhe një ndjenjë varësie dhe ndërvarjeje më të madhe se ç pritej nga ofruesi i shërbimit. Personat e trafikuar përballen dhe me strese të lidhura me mospranimin ose poshtërimin e mundshëm ose të vërtetë që lidhet me atë që iu ka ndodhur. Ndodh që personat e trafikuar të mos pranohen nga familja ose komuniteti, pasi kanë qenë të detyruar të punojnë si prostituta, se janë abuzuar seksualisht, nuk janë kthyer me të ardhurat që kanë premtuar ose nga që kanë borxhe pa paguar. Duhet nënvizuar se në realitet ndodh që fazat e sipërpërmendura të jenë shpesh pjesërisht të mbivendosura, ose të shkojnë paralel me njëra tjetrën. Rastet mund të kalojnë nëpër disa faza tranziti dhe destinacioni, pasi viktimat shpeshherë ritrafikohen. Në të kundërt, në disa raste të tjera, mund të mos ketë asnjë lloj faze apo vend tranziti. Etapa e destinacionit është etapa në të cilën viktima vihet në punë dhe bëhet objekt i një kombinimi të detyrimit, dhunës, shfrytëzimit, lidhjes me anën e borxheve dhe formave të tjera të abuzimit. Ndodh shumë rrallë që personat e trafikuar të kenë mundësi të kërkojnë ndihmë mjekësore ose tjetër lloj ndihme, para se të lirohen nga gjendja e të qenit të trafikuar. Disa dalin me infeksione, dëmtime dhe sëmundje të shumta, si dhe me komplikime që vijnë si rezultat i mungesës së kujdesit të duhur 266 IOM. Manual i trafikimit të qënieve njerëzore, viti 2007, fq

167 mjekësor. Ato nuk mund të ushtrojnë profesionin në këto kushte shëndetësore, por megjithatë ato detyrohen më dhunë për të dalë në rrugë. Rast studimor 3 Historia e së dëmtuarës AC, nga një fshat verior i vendit, fillon me mashtrimin që i është bërë nga një i pandehuri P.R, nga i njëjti rreth, nëpërmjet një martese të rreme dhe pas bashkëjetesës prej dy muajsh e ka joshur atë për të shkuar jashtë, por pa i treguar vendin, me qëllim për një jetë më të mirë atje. Pasi e ka trasportuar në një qytet bregdetar V, është transferuar me gomone për në Itali, ku atje është takuar më ndërmjetës/ pritës. Atje ajo ka ndryshuar disa vendbanime derisa u vendos në një banesë të sigurt. Të nësërmen i burri I ka thënë viktimës se ne kemi harxhuar shumë para për të ardhur këtu, dhe tani nuk kemi asnje mjet jetese. Ti duhet të dalësh të punosh në rrugë për të gjetur ndonjë klient si të tjerat që ne të jetojmë normalisht, por ajo ka rezistuar dhe në këtë moment i pandehuri ka përdorur dhunë fizke me objekte të forta duke i shkaktuar plagë, dersa e detyroi të prostituonte. Për të legalizuar qendrimin e saj atje ka bërë një martesë fiktive kundrejtë një pagese me një shtetas Italian (homoseksual) dhe më pas ka vazhduar shfrytëzimin e saj.gjatë gjithë kohës e mbante nën kontroll të rreptë dhe nuk e linte të komunikonte pa praninë e tij me asnjë njeri të afërt. Pas 3 vjetësh qendrimi e shfrytëzimi ndaj viktimës, i pandehuri është arrestuar për grabitje në Itali dhe viktima ka bërë denoncimin në polici. Gjykata e Shkalles së Parë për Krimë të Renda Tiranë, çështja penale nr. 86/30/10, 2008 Shëmbulli i mësipërm tregon qart modus operandin me tërë elementët e tij për rekrutimin nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe përdorimit të gënjeshtrës, kryerjes së transportimit nga qyteti D në V dhe më pas është transferuar në Itali me gomone, pritja është bërë nga një shtetas Italian, shfrytëzimi atje dhe metodat e kontrollit nda viktimës.ironia qëndron në faktin se i pandehuri u dënua nga drejtësia shqiptare për shfrytëzim prostitucioni dhe jo për trafikim për qëllime shfryëzimi prostitucioni, kur të gjithë elementët bazë të trafikimit ekzistonin qartësish!. Shfrytëzimi seksual do të varet nga kushtet lokale brenda industrisë vendore të seksit dhe nivelit mbikëqyrës policor. Ata do t i angazhojnë në sigurimin e shërbimeve të prostitucionit në rrugë, në zonat e dritave të kuqe, në shtëpi publike, në lap-klubet e vallëzimit ose erotike, kafe bujtina, agjencitë shoqëruese, sauna dhe sallone masazhi si dhe adresa private. Atje do të kërkohet që ato të punojnë orë të tëra dhe t iu sigurojnë klientëve çfarëdo shërbimi seksual që kërkojnë ata. Me qëllim që të sigurojnë pëlqimin e viktimave, mund të përdoren mekanizma të ndryshëm kontrollues nga trafikuesit. Midis tyre, më të zakonshmet janë 267 : - Abuzim i menjëhershëm fizik dhe seksual, - Marrja dhe mbajtja e dokumenteve të udhëtimit dhe identifikimit, - Mbyllja dhe mbikëqyrja konstante në shtëpitë publike dhe shtëpitë e sigurta pa mundësi të kontakteve normale sociale me të tjerët, - Ndërrimi konstant i vendqëndrime dhe i personelit, për të parandaluar viktimat të krijojnë ndonjë marrëdhënie me viktimat tjera apo të nxjerrin njohuri të detajizuara të operimit trafikues, - Frikësimi i tyre që të mos kërkojnë ndihmë nga policia, 267 IOM.Manuali i trafikimit të qënieve njerëzore, viti 2007, fq

168 - Përdorimi apo kërcënimi i dhunës fizike dhe seksuale ndaj tyre apo të dashurve të tyre në vendin prej nga vijnë. Format e tjera të shfrytëzimit janë më pak të dukshme dhe më pak të kuptueshme për shkak të mekanizimit të sofistikuar. Shfrytëzimi në punë ndjek shumë nga karakteristikat e shënuara më lart në mënyrë eksplicite marrjen e dokumenteve, kërcënimet për daljen në publik dhe kërcënimet të bëra kundër viktimave dhe/ose të dashurve të tyre. Në figurën 8 japim fazat sëbashku me zinxhirin e Modus Operandit të trafikimit të femrave, i cili përfshin gjithë ciklin dhe mënyrat e operimit për çdo fazë të trafikimit, duke filluar nga procesi i rekrutimit e deri në fazën e shfrytëzimit të viktimave. Graf. 8 Fazat dhe Modus operandi i trafikimit dhe shfrytëzimit të viktimave FAZA I REKRUTIMI Bindja e viktimës Rrëmbimi / Drogimi Kërcënimi Mashtrimi Premtimi sugjestionimi FAZA II TRANSPORTIMI Makinë Aeroplan Gomonë/Barkë Hekurudhë Anije Rrugë FAZA III TRANSFERIMI Makinë Në këmbë Avion furgon Tren FAZA IV MBRRITJA SHFRYTEZIMI Adresa private Rrugë Rajoni i dritës së kuqe Bordelet Klubet erotike dhe të vapvallëzimit Hotele, motele, Bare Agjencitë përcjellëse Saunat dhe salonët e masazhit etj. 168

169 Të gjitha hallkat e këtij zinxhiri janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën dhe në funksion të realizimit të qëllimit final të trafikimit për qëllime shfrytëzimi të gjithë formave e llojeve të përshkruara më sipër. 4.1 Sektorët dhe mjetet e shfrytëzimit të personave Trafikimi i personave ndodh në mënyra dhe forma të ndryshme siç përmendëm më lartë. Më të njohurat janë trafikimi për shfrytëzim të grave dhe fëmijëve në tregjet e seksit. Hetimet e kohëve të fundit rreth rasteve për punë të detyruar në Europë zbuluan që viktimat shfrytëzohen në një varg të gjerë sektorësh ekonomikë të ligjshëm apo të paligjshëm, përfshirë sektorë të tillë si: - Bujqësia, frutikultura dhe industria e përpunimit ushqimor; - Seksi komercial (sallone masazhi, bare, hotele, apartamente, shërbimet e shoqërimit, etj.); - Kontrata pastrimi; - Industri ndërtimi; - Shërbime shtëpiake; - Industria e lojërave (p.sh. panaire, festa); - Hotele; - Kujdesi për rezidencat e të pasurve; - Restorante, hotele dhe në biznesin e shpërndarjes së ushqimeve; - Dyqane të vogla pornografike. Hetimet dhe intervistat me viktimat tregojnë që bujqësia dhe ndërtimi janë sektorët me tërheqës për trafikim për punë të detyruar, pas sektorit të seksit komercial. Një studim i ILO (2006) mbi migrantet e kthyer në vendet e Europes Jug-Lindore gjeti që nga 300 viktima, 23 për qind ishin trafikuar për prostitucion, 21 për qind për ndërtim dhe 13 për qind për bujqësi. Gratë dhe fëmijët përbejnë 98% të personave që bien në kurthin e prostituimit të detyruar, i cili ka një profil shumë të qartë gjinor dhe moshor. Rritja e lartë e këtyre praktikave të shfrytëzimit në nivel botëror lidhet me evolucionin e tregut të seksit këto 15 vitet e fundit, kur tregjet e seksit janë zgjeruar dhe kanë përftuar forma të reja 268. Një rritje e shpejtë e këtij tregu është shënuar në vendet e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) dhe në Ballkan. Fillimisht i nisur nga individë dhe grupe të vogla, më vonë bizneset komerciale (të paligjshme) të seksit u monopolizuan shumë shpejt nga klanet e specializuara të krimit të organizuar. Por, modelet që përdoren në tregjet e seksit janë gjithmonë në ndryshim. Raportohet vazhdimisht që, për shkak të numrit në rritje të bastisjeve nëpër shtëpi publike, trafikimi po merr një tipar të nëndheshëm dhe viktimat vendosen nëpër apartamente private, nga ku mundësia e gjetjes së ndihmës është shumë e pakët. 269 Kjo është veçanërisht e vërtetë për viktimat e trafikimit në vendet ku prostitucioni është i ligjshëm. Atje, shtëpitë e paregjistruara publike që shfrytëzojnë shërbimet e grave, duhet të punonjnë në të zezë për të mënjanuar rrezikun e zbulimit. Sipas një raporti të UND (2006), bastisjet e bareve janë 268 Shih Monzini, Mbi rritijen e "tregut global të seksit, 2002, f , ku jepen shifra dhe shembuj për zona të ndryshme të botës 269 Special Raport1eur on Human Rights, 2005, 10M,

170 problematike dhe shpesh nuk sjellin rezultatin e pritshëm, pasi nuk identifikohen viktimat, për arsye të ndryshme, si psh., për shkak se vetë ato mohojnë se janë trafikuar. Meqenëse modelet e tregut janë duke u ndryshuar, punonjësit e policisë duhet të përvetësojnë dhe zbatojnë metoda të reja për identifikimin e viktimave dhe hetimin e krimit. Në bujqësi punëtorëve u kërkohet që të punojnë intensivisht, kur shpesh nevojitet një forcë punë sezonale. Në industritë e ndërtimit është mjaft e zakonshme që për shkak të rrugëve mjaft komplekse të kontraktimit dhe të nënkontraktimit të punëtoreve, këta punëtore mbeten të pambrojtur. Punëtoret afatshkurtër punësohen nga firma të vogla të cilat veprojnë si nënkontraktore të ndërmarrjeve të mesme/të mëdha dhe as nuk respektojnë kodin e punës dhe as kushtet e kontratave që ata firmosin kur rekrutojnë punëtore. Shpesh, atyre u bëhen zbritje të paligjshme nga rrogat që marrin. Në industrinë tekstile dhe të veshjes ndërmarrjet e vogla "etnike", që shpesh veprojnë në të zezë, nuk respektojnë rregullat kombëtare, madje megjithëse punëtoret paguhen shumë pak, ata nuk kanë të drejtë të largohen nga puna. Zakonisht ata nuk janë të angazhuar nëpër qarqe shoqërore dhe kanë një borxh për të paguar udhëtimin dhe marrëveshjet e punësimit. Një tjetër sektor me risk të lartë për punën e detyruar është puna nëpër familje. Shumë gra e shohin punën nëpër familje si të vetmen mundësi për të shkuar jashtë shtetit dhe të emigrojnë, dhe ato shpesh ikin nëpërmjet marrëveshjeve me agjenci rekrutimi të cilat u përgatisin kontratat. Sapo mbërrijnë në vendin e destinacionit, ato zbulojnë se nuk kanë të drejtë të ndryshojnë punëdhënësin, që ato marrin pagë shumë të ulët ose aspak, dhe se nuk përfitojnë sigurime shëndetësore, leje lindje apo pushime. Për shkak të natyrës të pambrojtur të punës së tyre dhe një marrëdhënieje shumë të afërt me punëdhënësit -të cilët shpesh jetojnë në të njëjtën shtëpi -ato vuajnë nga izolimi shoqëror. Kjo është veçanërisht e theksuar kur ato nuk flasin gjuhën e vendit. Duke u ndodhur në një pozicion jo të rregullt nga pikëpamja administrative, këto gra shpesh mashtrohen nga punëdhënësit e tyre, të cilët i mbajnë në kushte abuzive. Puna nëpër shtëpi është një sektor informal, i cili është vështirë të monitorohet dhe të kontrollohet. Inspektimet janë të rralla dhe në shumë vende ato nuk përfshihen në dispozitat e kodeve të punës. Në mënyrë të veçantë, puna e detyruar përcaktohet nga natyra e marrëdhënieve midis personit të përfshirë dhe punëdhënësit. Ajo nënkupton kufizime të lirisë së lëvizjes, marrjen e dokumenteve të identitetit, dhe kërcënimet, për shembull kërcënime për ushtrimin e dhunës apo kërcënime për denoncim pranë autoriteteve të imigrimit për migrantët e paligjshëm që ankohen për nivelin e jetesës dhe kushtet e punës. Një nga mjetet të përdorura me gjerësisht për kontrollin e viktimave është detyrimi me anë të borxhit. Përkufizimi ligjor i kësaj lloj praktike është si vijon: Statusi ose kushti që lind nga premtimi i një debitori për ofrimin e shërbimeve të tij personale, apo të atyre të një personi të cilin ai e mban nën kontroll si garanci kundrejt një borxhi, në rast se vlera e këtyre shërbimeve, e vlerësuar në mënyrë të arsyeshme, nuk përdoret për likuidimin e borxhit, ose në rast se kohëzgjatja dhe natyra e atyre shërbimeve nuk janë të kufizuara dhe të përcaktuara, respektivisht Konventa Plotësuese e OKB Mbi Zhdukjen e Skllaverise, te Tregtise se Sklleverve dhe te 170

171 Në praktikë, detyrimi me anë të borxhit lind kur një person shndërrohet në një garanci kundrejt një detyrimi apo huaje të vogël. Në rastet e trafikimit, viktimat mbahen nën detyrimin për të paguar borxhin duke i kërkuar ripagimin e kostove të ekzagjeruara që pretendohet se kanë lindur për transportimin e tyre në vendin e destinacionit. Dhe më tej, shtohen për t'u paguar norma të larta interesi për ushqimin, strehimin dhe veshjet. Ky është një nga mekanizmat parësor e abuzive të kontrollit të viktimave të tyre nga ana e trafikantëve. Viktimat e trafikuara, shpesh, nuk e kuptojnë se një skemë e tillë është abuzive dhe e paligjshme, pasi ata besojnë se janë pjesë e një transaksioni të lejuar nga palët, bazuar mbi çmime të drejta ose thuajse të drejta. Kontratat e detyrimit me anë të borxhit janë të paligjshme pasi marrja e një qenie njerëzore si garanci për një borxh është rezultat i një mashtrimi ndaj të drejtave të punëtorit. Kjo lidhet me veprën penale të përfitimeve apo shërbimeve financiare me anë të mashtrimit, gjë që është e paligjshme pothuajse në të gjitha vendet. Trafikimi i organeve jetike. Trafikimi për qëllimin e heqjes së organeve dhe trafikimit të tyre është një dukuri në rritje për shkak të mungesës globale, të organeve të transplantueshme. Trafikimi i organeve do të thotë kryesisht trafikimi i veshkave, meqenëse për heqjen e organeve të tjera, do të duhet që të vritet viktima. Megjithëse për këto raste mund të ndeshesh histori sensacionale në media, deri tani nuk ka prova për këtë formë ekstreme të shfrytëzimit. Megjithatë, regjistrohet një kategori e rëndësishme burrash dhe grash të mashtruar dhe të detyruar të shesin organet e tyre. Mbi shtrirjen e trafikimit të veshkave, si i tillë, nuk ka statistika të veçanta. Ekspertët deklarojnë që një minimum prej disa mijëra transplantesh të paligjshme kryhen në vit, të marra nga donatorë që nuk kanë lidhje me pacientët, por jo të gjithë ata janë persona të trafikuar. Shumica e tyre bien dakord të shesin një veshkë, transportohen në klinike, shpesh jashtë shtetit, dhe kthehen përsëri në vendin e tyre. Shpesh këto persona, kur pranojnë të shesin organet e tyre, nuk janë të ndërgjegjshëm për kushtet e vështira të një operacioni kirurgjikal, dhe nuk mendojnë që në të ardhmen do të përballen me kosto të konsiderueshme për kujdesin gjithmonë e më të madh mjekësor që do t'u duhet për veten. Pranimi nga ana e donatorëve merret zakonisht sipas disa lloj mashtrimesh, e po kështu edhe përsa i përket shumës së pagesës për veshkën që japin. Raportohet se në disa raste donatorët gënjehen keqas dhe nuk paguhen fare për atë që dhurojnë. Këto viktima shpesh përjashtohen nga paraqitja e një ankese kriminale, pasi ata, pa e kuptuar mirë, firmosin garanci fals sikur e kishin dhënë veshkën me dëshirën e tyre. Për të luftuar tregtinë në rritje të organeve, në vitin 2003, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë legjislative mbi parandalimin e trafikimit të organeve dhe të qelizave njerëzore, duke e konsideruar tregtinë me organet njerëzore të paligjshme në të gjithë Europën. Propozimi solli elementin e jashtë territorialitetit në mënyrë që personat që kërkojnë të blejnë organe nga shtetas të vendeve të treta -edhe jashtë BE -do të konsiderohen se kanë kryer një vepër penale sipas ligjit të BE. Institucioneve dhe Praktikave të Ngjashme me Skllavërinë (1956), neni 1 pragrafi a. 171

172 5. Mënyra veprimi të tjera të trafikimit e shfrytëzimit të personave a)riciklimi/ritrafikimi i viktimave të trafikimit. Dekadën e fundit në modus operandin e trafikimit të personave për qëllime të shfrytëzimit të viktimave vërejmë fenomenin e riciklimit ose ritrafikimit të viktimave të trafikimit. Në lidhje me këtë element, është e rëndësishme të theksohet fakti se, riciklimi i viktimave në trafik është i lidhur ngushte me riatdhesimin e tyre nga vendet e KE-se. Vajzat dhe gratë e riatdhesuara, me të mbërritur në Shqipëri, kërkojnë të rikthehen përsëri në vendet nga janë deportuar. Në kërkim të një trafikanti, protektor, sekseri etj, viktimat nuk bëjnë gjë tjetër, veçse, ndihmojnë trafikantët, për t i përfshirë ato, në rrjetet e tyre. Si pasojë e këtij fenomeni, gratë dhe vajzat e përfshira në trafik mbeten për vite me radhë skllave të trafikantëve, të cilët i shesin dhe i blejnë, i shfrytëzojnë dhe rishfrytëzojnë vazhdimisht ato, duke ua mohuar atyre të drejtën elementare njerëzore: të jetojnë të lira. Riciklimi i viktimave disa herë në trafik është shndërruar në një fenomen të rrezikshëm, që mban gjallë jo vetëm zhvillimin e trafiqeve ilegale, por që ka sjellë probleme të mprehta sociale për viktimat dhe komunitetin ku ato jetojnë. Sipas të dhënave nga 123 gra dhe vajza të trafikuara gjithsej gjatë vitit 2006, 45% e tyre kanë qënë të ricikluara në trafik më tepër se dy herë 271. Ajo që tërheq shqetësimin e shoqërisë në lidhje me këtë fenomen, është fakti se ka patur mjaft raste kur në strehëza janë akomoduar vajza e trafikuara, të cilat brenda muajit janë larguar nga vendi dhe deportuar nga Greqia mbi dy herë, e theksuar kjo sidomos tek viktimat, të cilat vijnë nga zonat e Gramshit, Beratit, Kuçovës, dhe fshatrat e Lushnjës. Ky fakt tregon se ka sekserë, trafikantë, dhe transportues të shumtë, të cilët vënë në lëvizje rrjetet e trafikimit klandestin duke përdorur pikat kufitare tokësore. Gjatë vitit 2006, nga 102 gra dhe vajza viktima të trafikut të akomoduar për herë të parë në qendër, u identifikuan 56 prej tyre, të cilat pohuan se janë ricikluar me tepër se dy herë në trafikim 272. Trafikantët në përgjithësi shfrytëzojnë problemet social-ekonomike të viktimave dhe familjeve të tyre. Ata e njohin mirë mentalitetin e komunitetit të këtyre zonave dhe paraqiten para viktimave si shpëtimtarë të situatës ku ato ndodhen. Në këtë mënyrë viktimat e pambështetura dhe të etiketuar si turpi i familjes dhe i shoqërisë, ritrafikohen brenda ose jashtë vendit, duke i shkëputur kontaktet me realitetin ku ato jetojnë. Është e rëndësishme të theksohet se goditja e këtij fenomeni realizohet vetëm atëherë, kur institucionet shtetërore dhe veçanërisht Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë harton politika sociale; për t i futur të gjitha gratë dhe vajzat që riatdhesohen në programe konkrete ri-integrimi. b)trafikimi i brendshëm Trafikimi i brendshëm është një trend i ditës i modus operandit të grupeve të trafikimit të personave. Trafikimi i brendshëm si fenomen që sipas raporteve të qendrave të trajtimit të viktimave ka filluar të evidentohet në vitin 2004, përbën një nga hallkat kryesore të trafikimit njerëzor, për faktin se ai funksionon njëlloj me të 271 Raport studimor i Qendrës Vatra, viti 2006, fq Po aty, fq.8 172

173 gjithë elementët kryesorë të tij (si rekrutuesit, transportuesit, strehuesit, zonat e burimit, mënyrat e rekrutimit, protektorët, klientët etj) me të vetmin ndryshim, që ky fenomen zhvillohet brenda vendit për aq kohë, sa trafikantët bëjnë të mundur kalimin e viktimës nga Shqipëria për në vendet e BE-së. Sipas OJF-ve që merren me trajtimin e viktimave të trafikimit, trafikimi i brendshëm në fillimet e veta identifikohej me prostitucionin ditor, dhe në disa raste Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit e konsideronin atë si prostitucion me dëshirë ose vullnetar 273. Organizatat Joqeveritare që prej vitit e në vazhdim kanë mbështetur në studimet e tyre, që duhet të pranojmë faktin se trafikimi i brendshëm është si fenomen i pa shkëputur nga trafikimi njerëzor, për faktin se në Shqipëri nuk ka dhe nuk mund të ketë trafikim me dëshirë i brendshëm apo i jashtëm qoftë ai, për sa kohë do të ketë një situatë të vështirë social-ekonomike si dhe disa faktorëve të tjerë si: - Meqënëse prostitucioni është i dënueshëm me ligj, e bën të vështirë ushtrimin e tij në mënyrë të hapur, si nga protektorët ashtu edhe nga viktimat, pasi ushtrimi i tij në çdo lloj mënyre do t i penalizonte të dy palët. - Ekzistenca e një mentaliteti patriarkal përjashtues, për të gjitha ato gra dhe vajza që e ushtrojnë atë, sidomos për gratë dhe vajzat shqiptare veçanërisht ato të zonave rurale e kanë të vështirë ta kryejnë atë në mënyrë vullnetare dhe fare hapur. Kjo do t i damkoste ato për gjithë jetën. - Varfëria dhe mungesa e të ardhurave për jetesë i detyron ato të shfrytëzohen në prostitucion dhe jo dëshira apo vullneti për të kryer seks, apo për ta pare atë si profesion të mundshëm. - Viktimat e rekrutuara qarkullojnë brenda vendit nga qytetet e vogla në ato të mëdhatë ku dhe shfrytëzohen, kështu që ato nuk mund ta kryejnë vetëm këtë pa një mbështetje dhe pa një bazë njohje. Fakti që gra dhe vajza të zonave veriore apo të zonave rurale, i gjen në këto qytete tregon që kjo nuk ka ndodhur rastësisht, por si rezultat i përfshirjes së tyre në një rrjet të mirëfilltë trafikimi. - Ndryshe nga viktimat e huaja si moldave, rumune, ruse etj, një pjesë e të cilave në të shumtën e rasteve e ushtrojnë me dëshirë prostitucionin, viktimat shqiptare kanë gjithmonë një tutor që mund të jetë burri ose i fejuari, i cili e ka futur atë në rrjetet e trafikimit dhe e shfrytëzon në mënyrat nga më të ndryshmet (te ne vazhdojnë të funksionojnë me sukses mënyrat e rekrutimit nëpërmjet fejesave apo martesave të rreme). - Tutorët shqiptarë njihen kudo në botë si kriminelë të rrezikshëm dhe shumë të dhunshëm, të cilët kurrë nuk do t i lejonin ato të ishin të lira apo të vepronin më vete. Ka pasur shumë raste ku viktimat shqiptare janë vrarë në mënyrë çnjerëzore, ashtu siç ka dhe shumë nga ato vajza që nuk u dihet fati se ku ndodhen. Janë me dhjetëra raste, që familjarë të ndryshëm kanë ardhur te ne për ndihmë në kërkim të vajzave të tyre, të cilat janë larguar prej vitesh nga shtëpia dhe nuk kanë mundur t i gjejnë dot Analiza e situatës aktuale e trafikimit njerëzor dhe dhunës në familje në Shqipëri.Raport Vjetor 2009 i Qendrës Vatra. 274 Studimi Qendrës Vatra mbi trafikimin, viti Analiza e situatës aktuale e trafikimit njerëzor dhe dhunës në familje ne Shqipëri. Raport Vjetor 2009 i Qendrës Vatra. 173

174 Sipas raporteve zyrtare të fundit zonat më problematike të trafikimit të femrave brenda territorit, janë kryesisht zonat urbane me dendësi të madhe popullsie. Gjithashtu, një fenomen tjetër është edhe trafikimi i femrave gjatë sezonit veror në zonat turistike si Durrës, Vlorë, Sarandë, Tiranë etj 276. Në qoftë se do t i referohemi dinamikës së femrave të trafikuara brenda vendit dhe të asistuara nga shoqatat joqeveritare për vitet , do të vërejmë një rritje të këtij fenomeni me përmasa shqetësuese nga viti në vit. Kësisoj, nëse në vitet raporti i trafikimit të vajzave jashtë kufijve të Shqipërisë me atë të shfrytëzimit brenda vendit, sipas rasteve të asistuara nga këto qendra rezulton se ka qenë 80% me 20%, në vitet ky raport ndryshoi në 50% me 50%, ndërsa në vitin 2010 ky raport ka qenë 30% me 70% % Graf.9 Trafikimi i brendshem ) 70% 60% 40% 20% 13,3% 23% 29% 24% 39% 0% Gjatë vitit 2006, 21 gra dhe vajza janë referuar nga Policia, të cilat janë kapur duke ushtruar prostitucion ditor në hotelet e rretheve Tiranë, Vlore, Fier, Gjirokastër, dhe Durrës. Nga këto 2 raste janë referuar nga Organizata dhe Institucionet vendore të rrethit të Vlorës 278. Megjithatë ky numër raportimi nga policia është shumë i vogël krahasuar me realitetin që ndodh. Gjatë intervistimit të gjitha vajzat që deportohen nga shtetet e KE-se, kanë treguar se në Shqipëri ato shfrytëzohen në prostitucion në qytetet e mëdha, apo edhe në ato qytete, të cilat ndodhen pranë kufirit tokësor me Greqinë, Maqedoninë, dhe Kosovën. Ajo qe pengon policinë të ndaloje këto vajza është se vete ato pohojnë qe shkojnë me dëshire të bëjnë prostitutën, e theksuar kjo te gratë me moshë mbi 20 vjeç; të cilat thonë se kanë të drejtë të jetojnë si të duan 279. Është pikërisht ky fakt që vështirëson goditjen e këtij fenomeni, kur dihet që sido që ta konsiderojnë ato ushtrimin e prostitucionit, gjithmonë e kanë një sekser, një protektor, një strehues, një transportues, etj, që të gjitha së bashku krijojnë një rrjet të mirëfilltë që shfrytëzojnë njerëzit nëpërmjet trafiqeve ilegale. 276 Intervistë e Zëvendësministres së Brendshme, Znj.Elona Gjebrea, Analizë statistikore për rastet e viktimave të trafikimit / të mundshme për t u trafikuar të asistuara nga Vatra, viti 2010, fq.2 1.Sipas Studimit Evoluimi i trafikimit te qenieve njerëzore, fq.50. Qendra Vatra, Studim Situata aktuale e trafikimit njerëzor. Qendra Vatra, Sipas Studimit Evoluimi i trafikimit te qenieve njerëzore, fq.51. Qendra Vatra,

175 Rast studimor 4 Historia e K.H nga një rreth i largët, fillon në një ditë pranvere të vitit 2008, kur ajo kishte shkuar në një dasmë afër fshatit të saj dhe atje njihet me djalin P, i cili punonte si kamerier në një hotel restorant në qytetin e E. Djali pasi i shpreh dashurinë dhe i premton asaj martesë, pas disa javësh i kërkon asaj të shkojnë së bashku dhe të jetojnë në qytetin ku ai punonte. K e mashtruar pranon të iki fshehurazi nga shtëpia pa i njoftuar prindërit e vet dhe së bashku me të dashurin vendosen në hotelin ku punonte ai. Pas dy ditësh i dashuri i saj e prezanton K-në me një djalë tjetër,i cili do ta ndihmonte atë për ta sistemuar në punë në një hotel tjetër ku ai ishte pronar. E detyruar edhe nga i dashuri P: pranon të punojë për këtë person. Këtu nis dhe kalvari i vuajtjeve të saja, sepse që nga dita që filloi punë ajo nuk e pa më djalin me të cilin u dashurua, por e detyruar dhe e keqtrajtuar nga tutori që e shfrytëzonte, kaloi nga një dorë në një tjetër duke u shitur në varësi të kërkesave që ofroheshin për të.dhjetëra viktima të tilla kanë rënë në rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit të brendshëm gjatë këtyre viteve sipas kësaj mënyre veprimi. Nga analiza që i është bërë këtij fenomeni rezulton se, viktimat e përfshira në trafikun e brendshëm ndahen në katër grupe 280 : - Gra dhe vajza të martuara, të divorcuara ose me shumë fëmijë dhe shumë të varfra, të cilat vijnë nga zonat rurale; - Vajza minorene të moshave vjeç; - Studente konviktore të ardhura nga rrethe të tjera ose nga zonat rurale; - Gra dhe vajza të trafikuara, të riatdhesuara nga shtetet e KE-së. Viktimat e kategorisë së parë: Këto janë gratë të cilat banojnë në fshatra afër qyteteve, të papuna, të varfra, pa asnjë lloj mbështetje, zbresin çdo ditë në qytet ku ushtrojnë prostitucion ditor, me një pagesë nga 500 deri në 1000 lekë për çdo klient. Ky lloj fenomeni zhvillohet nga orët e para të mëngjesit deri në mesditë, kohë kjo e nevojshme që gratë të mund të kthehen në shtëpi. Klientët dhe njerëzit e interesuar dinë tashmë se cilat janë pikat ku gjendet ky mall, cilat janë hotelet dhe motelet, sa është çmimi i paguar për këtë shërbim etj. Qytetet që kanë më të zhvilluar këtë fenomen janë: Tirana, Durrësi, Vlora etj. Në raportin e USAID të vitit 2008, konstatohet se rreth 27% e viktimave të trajtuara në katër strehëzat e koalicionit janë trafikuar brenda vendit. Ky fenomen vazhdon të zhvillohet në formën e shfrytëzimit të femrave në prostitucion ditor. Nga analiza e një pyetësori që qendra psiko-sociale Vatra (Tetor 2008) në qarkun e Vlorës, rezultoi se 87% e të rinjve pranojnë ekzistencën e fenomenit, 79% e tyre e pranojnë që vajza dhe gra shfrytëzohen në prostitucion në vend, 57% prej tyre njihnin raste konkrete, 50% dinë hotelet dhe motelet që shfrytëzohen për këtë punë, si dhe 33% mendojnë që për ushtrimin e prostitucionit përdoren edhe shtëpitë e marra me qera, nga grupe vajzash dhe grash, të ardhura nga zonat rurale ose qytete të tjera më të vogla. Gjithashtu, 69% e të intervistuara pranonin që grup mosha më e prekur është vjeç dhe vetëm 33 % kanë pranuar të përfshirë në prostitucion edhe grup moshën vjeç 281. Gjatë viteve , u akomoduan dhe u mbështeten me shërbime psiko-sociale 280 Qendra Vatra, raport studimor vjetor viti 2006,fq Studimi mbi riintegrimin social-ekonomik të viktimave të trafikimit në Shqipëri, qershor 2009, Organizata Të ndryshëm dhe Të barabartë, fq

176 nga strehëza 102 vajza dhe gra. Këto viktima janë kapur nga policia duke u shfrytëzuar seksualisht në hotelet e rretheve Tiranë, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Durrës 282. Kështu nga 2197 viktima të asistuara nga Qendra Vatra 283, asnjë prej tyre nuk ka pasur siguruar të ardhura personale nga puna e bërë, për të mos thënë që kanë qenë aq të varfra sa nuk kishin mundësinë për të blerë qoftë dhe një paketë cigare, e jo më të tjera gjëra të nevojshme për jetesë. Ndryshe ndodh me viktimat e huaja. Gjatë vitit 2009 nga kjo qendër trajtuar rreth 48 vajza nga Moldavia, Rumunia, Rusia, Bullgaria etj., ku 37 prej tyre me të ardhurat e fituara kishin blerë nga një shtëpi në vendet e origjinës 284. Kjo është arsyeja që trafikimi vullnetar nuk funksionon në Shqipëri. Trafikantët dhe tutorët shqiptarë kurrë nuk do të lejonin t i ndanin fitimet me viktimat e tyre, vetëm në ato raste kur vetë ata i lënë të lira, por kjo ndodh atëherë kur viktima është e sëmurë ose e madhe në moshë dhe ai nuk mund ta shfrytëzoje më. Në këto kushte kuptohet që askush nuk afrohet tek ato. Nga 25 vajzat dhe gratë e trafikuara të trajtuara në strehëz gjatë vitit 2009, 13 prej tyre janë trafikuar brenda vendit dhe 12 të tjera janë viktima të trafikimit të jashtëm të shfrytëzuara në shtetet Itali dhe Greqi. Këto të dhëna dhe informacionet e marra nga vajzat e akomoduara në strehëz 285, tregojnë se situata e trafikimit të brendshëm me atë të jashtëm është pothuaj e barabartë. Fenomeni i trafikimit të brendshëm, vazhdon të mbetet akoma i pa goditur me forcë nga institucionet sheqerore dhe konkretisht Policia. Në këto kushte ky fenomen i fshehur, vazhdon të zhvillohet në hije nga trafikantë dhe persona me precedentë penale, të cilët nëpërmjet shfrytëzimit të grave dhe vajzave në prostitucion ditor, nxjerrin të ardhura shume të larta. Vitet e fundit ka patur disa operacione sporadike në goditjen e këtij fenomeni. Mund të përmendet operacioni i Policisë së Durrësit në bashkëpunim me atë të Korçës në Nëntor 2013, u finalizua me arrestimin e tre personave, mes të cilëve dhe një shtetas bullgar, rezident në Shqipëri, si dhe dy shtetas shqiptarë 286. Trafikimi i brendshëm duket se është një trend i ditës i modus operandit të grupeve të trafikimit të personave dhe sidomos trafikimi i femrave gjatë sezonit veror në zonat turistike si Durrës, Vlorë, Sarandë, Tiranë etj. Një trend i ri shfrytëzimit të prostitucionit të brëndshëm gjatë vitit 2015 është shfrytëzimi i femrave me nivel të lartë intelektual ose VIP që punojnë me kontakt direkt ose indirekt me klientët e përzgjedhur në hotele dhe motele kundrejt pagesave ose dhuratave të shtrenjta si bizhu ose celularë. 282 Studimi Evoluimi i trafikimit te qenieve njerëzore, fq.50. Qendra Vatra, Raport i Qendrës Vatra, Po aty. 285 Studimi Evoluimi i trafikimit te qenieve njerëzore, fq.50. Qendra Vatra, Ky grup kriminal qe u godit rekrutonte përmes mashtrimit për fejesë-martesa vajza të reja vjeç nga zona të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht ato rurale, të cilat më pas i detyronte të ushtronin prostitucion në hotelet e Durrësit dhe qyteteve të tjera, dhe më pas I trafikonon në Itali për të ushtruar prostitucion. 176

177 6. Modelet komerciale të trafikimit të personave: Kërkesa dhe Oferta Schelling duke shtjelluar mënyrën se si janë të organizuara tregjet ilegale kriminale, e përkufizon krimin e organizuar në aspektin thjesht ekonomik, dhe beson se ka arsye të mira për ta bërë këtë: një analizë ekonomike, argumenton ai mund të ndihmojë në identifikimin stimujve dhe kufizimeve që zbatohen për krimin e organizuar, në vlerësimin e llojeve të ndryshme të kostove dhe humbjeve për shkak të krimit, në ligjet dhe programet për të minimizuar kostot...etj Shfrytëzimi i viktimave të trafikimit si një treg ekonomik është një vend (fizik apo virtual) që lidh blerësit ('' Kërkesa'') dhe shitësit (oferta'''') ose direkt ose nëpërmjet një ndërmjetësi. Një temë kryesore në literaturën e trafikimit njerëzor është roli i ndërmjetësve në punëdhënësit që lidhen (burimi i kërkesës për punë'''') 288. Ndryshe Becsi (1999), i cili ndan pjesëmarrësit në tregun e trafikimit njerëzor në kriminelë (trafikantët e personave), familjet e dëmtuara (popullata vulnerabël), bizneset e tyre. Ne shikojmë agjentët që kanë bërë zgjedhjet ekonomike në treg: (1) individët në nevojë, (2) trafikantët, (3) punëdhënësit, dhe (4) shfrytëzuesit e produkteve apo shërbimeve prodhuara. Tregu është një fushë monopolistike në të cilën janë pengesa pak a shumë për lojtarë të rinj. Edhe pse grupe të reja të krimit shumë lehtë mund të bëhen pjesë e tregut të trafikimit të qenieve, dimensioni i tij monopolistik duhet të shihet në gjerësinë e saj, ofertë të madhe të produkteve të ndryshme me diapazonin e gjerë, kështu që në fund disa grupe kanë kontroll mbi çmimin e produktet të cilat janë ofruar. 6.1 Modeli monopolistik i tregut të trafikimit të personave Konkurrenca i përshtatet më të mirë tregut për trafikimin e qenieve njerëzore për një numër arsyesh. Së pari, ka shumë shitës në treg. Nëse trafikimi i qenieve njerëzore bëhet nga grupet e krimit të organizuar apo nga rrjete të vogla, të sipërmarrësve të lirë, kështu që përfitimet në masë të madhe peshojnë më shumë se shpenzimet dhe tregu është i sigurt. Bales (2010) thotë,'' kriminelët janë krijues. Ata punojnë në një kontekst të konkurrencës intensive, ata duhet të jenë fleksibile, dhe ata duhet të përshtaten shpejt apo nganjëherë do të vdesin'' 289. Së dyti, shumë blerës kërkojnë viktimat e trafikut njerëzor për punësim duke përdorur një sërë mënyrash dhe arsyesh. Punësimi i individëve të trafikuar është i natyrës shfrytëzuese. Në shumë raste, individi i trafikuar nuk ka të drejtë për të vendosur nëse ka dëshirë për të punuar, sa orë në punë do të bëjë, ose çfarë lloj punë ka për të bërë. Së treti, tregu i trafikut njerëzor karakterizohet nga diferencimi i produktit. Bales thekson se'' atributet ndryshojnë sipas vendeve të punës apo të sektorëve ekonomikë në të cilat konsumatori me pakicë ka ndër mend të përdorë e personat e trafikuar. Atributet e ndryshme janë të nevojshme për prostitucion apo punë bujqësore ose shërbim në familje, edhe pse këto do të përputhen ose jo''. Sepse ka përdorur aq 287 Felia Allum. Jennifer Sands. Explaining organized crime in Europe: Are economists always right?.crime, Law & Social Change 41(2004): Elizabeth M. Wheaton. Edward J. Schauer. Thomas V.Galli. Economics of human trafficking. International Migration 48 (4) (2010): Ibid.p

178 shumë tentativa të ndryshme për individët e trafikuar, pra modeli ekonomik supozon se trafikanti dhe punëdhënësi ka negociuar mbi çmimin në mënyrë që trafikanti ka kontrollin e çmimit të shitjes 290. Kërkesa gjenerohet nga tre grupe të veçanta. Grupi i parë përbëhet nga konsumatorët ose klientët e personave të trafikuar, kjo i referohet kërkesës si primar. Grupi i dytë dhe i tretë janë punëdhënësit (pronarët, menaxherët e bordelove, dhomave të masazhit ose prodhuesit e filmave pornografikë, dhe palëve të treta, të përfshira në procesin e trafikimit (rekrutuesit, agjentët e udhëtimit, transportuesit) 291. Këto grupe gjenerojë një fitim të madh prej trafikimit të qenieve njerëzore dhe për të krijuar atë që është përmendur si rrjedhim i kërkesës. Trafikantët mund të kenë bërë një kërkesë të bazuar mbi furnizimin në dispozicion ose mund të rekrutojnë dhe personat për të përmbushur kërkesat e klientelës së tyre të trafikut 292. Kërkesa është shumë e ndikuar jo vetëm me koston, por edhe nga kontekstet sociale dhe kulturore, mendimet dhe praktikat brenda një vendi, dhe është më e përhapur në mesin e grupeve të caktuara profesionale. Ky trajtim tregon kontekstet e ndryshme që mbështesin kërkesën për shërbime seksuale, dhe në veçanti, kërkesa për viktimat e trafikuara për prostitucion dhe forma të tjera të shfrytëzimit seksual 293. I ngjashëm me bizneset e ligjshme, trafikimi i qenieve njerëzore del me fitim, dhe trafikantët janë ata që po ndjekin forcat në treg dhe përshtatur metodologjinë e tyre në zonën ku ato operojnë, dhe ku tregjet e punës së detyruar dhe të shfrytëzimit të ekzistojnë. Helley (2003) krahason organizatat të trafikimit të njerëzve duke përdorur ndërmarrjet kriminale dhe modelet e biznesit, nga të cilat çdo model pasqyron rajone gjeografike, forcat e tregut dhe ndikimet historike dhe kulturore në grup. Grupet ndryshojnë ndërmjet tyre me anë të njerëzve të cilat janë shfrytëzuar, arsyet për transportimin, përdorimin e forcës dhe dhunës, mosrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe investimet e ardhurave nga krimi 294. Përfitimi materiale që sigurojnë trafikantët është transferuar për tek familjet e tyre apo klane nëpërmjet transfertave bankare apo korrierëve. Me këto para ose aktivitetet e reja të paligjshme financohen ose përdoren për të investuar në biznese të ligjshme, pra pastrim parash. Viktimat përjetojnë dhunë të vazhdueshme fizike, psikologjike dhe seksuale dhe kërcënime të vazhdueshme për sigurinë e familjeve të tyre. 290 Kevin Bales. Understanding global slavery. (Berkeley and Los Angeles:University of California Press, 2005). p Alexis A. Aronowitz, " Understanding and Addressing the Demand Side of Trafficking: Social and Cultural Contexts "10th. Specialization Course in International Criminal Laë Human Trafficking for Commercial Sexual Exploitation, ISISC (2010): Ibid.p OSCE. Analyzing the business model of trafficking in human beings to better prevent the crime (Vienna: Ueberreuter, 2010). p Louise Shelley. Trafficking in women: The businwss approach. The Brown Journal of World Affairs 10 (1) (2003):

179 K R E U V PROFILI I PERSONAVE TË TRAFIKUAR, GRUPEVE TË TRAFIKIMIT DHE IDENTIFIKIMI I VIKTIMAVE 1. Koncepti mbi profilin e krimit të trafikimit të personave Profilizimi kriminal është një metodë e analizës e personave të targetuar të krimit të organizuar, të cilët sipas të dhënave të inteligjencës mund të jenë anëtarë të grupeve ose individë të përfshirë në veprimtari kriminale, si dhe viktimave të tyre. Profili i krimit është një element kyç i njohur si Analiza e hetimit kriminal ose Inteligjenca kriminale që bazohet në marrjen e informacionit dhe analizën e tij nga njësitë e inteligjencës kriminale. Profili autorëve të krimit dhe viktimave është një mjet i rëndësishëm hetimi i përdorur gjithnjë e në rritje nga agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë botën, përfshi edhe Shqipërinë për të ndihmuar në identifikimin, zbulimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe atij të dhunshëm. Policia e Shtetit ka një Drejtori të posaçme të Analizës së Informacionit Kriminal ose Inteligjencës Kriminale 295 si dhe strukturat e analizës së riskut, të cilat merren me studimin e profilit të krimeve të rënda, vlerësimin e kërcënimit të krimit të organizuar duke përfshirë dhe trafikimin e personave. Në kuadër të Modelit Kombëtar të Inteligjencës, çdo vit hartohen raportet analitike, Vlerësimi i Kërcënimit të Krimit të Organizuar, të cilat përfshijnë edhe Vlerësimin e Kërcënimit të Grupeve Kriminale, si dhe Vlerësimin Strategjik për Krimin e Organizuar dhe trafikimin e personave. Profilizimi i grupeve kriminale kryhet së bashku nga një perspektivë hetimi dhe sjellje kriminale, për të analizuar në mënyrë logjike dhe sistematike metodat, karakteristikat e grupeve kriminale dhe rekomandimet për vendim-marrjen strategjike lidhur me parashikimin e politikave dhe strategjive adekuate për parandalimin dhe goditjen e tyre. Profilet dhe vlerësimet që ofron një analist kriminal ndihmojnë Policinë e Shtetit dhe organet kufitare si pjesë e saj për të identifikuar dhe të ndërprerë trafikimin e personave (njëkohësisht dhe viktimat e tyre) në pikën e hyrjes ose në daljes së një vendi. Nga faza paraprake-përgatitjeve për transportim dhe transferimin e viktimave dhe nisjes së tyre deri në pikën kufitare të daljes apo në drejtime jashtë pikave të kalimit kufitar, kur një viktimë tranzitohet dhe trafikohet apo është larguar nga një situatën shfrytëzuese, ka shumë aktorë që vijnë në kontakt me të dy palët: trafikantëve dhe viktimave. Në mesin e këtyre personave janë grupe ose individë që kryejnë ose janë bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprave penale të trafikimit, si dhe ndërmjetësit në periferi të operacioneve të trafikimit, të cilët lehtësojnë kryerjen e operacioneve të trafikimit të viktimave jashtë vendit. Të gjithë këta aktorë paraqesin mundësi për të luftuar trafikimin, nëse studiohet profili i tyre kriminal dhe modus operandi që ata përdorin. Për të bërë profilizimin e autorëve target të krimit të trafikimit të personave, analistët e inteligjencës shtrojnë një sërë pyetjesh gjatë procesit të vlerësimit të portretit të 295 Shih Webiste: asp.@gov.al. Struktura organizative e Policisë së Shtetit, viti 2013, e përditësuar 179

180 tyre kriminal, shkallës së rrezikut që ata përfaqësojnë etj., duke shtruar e sqaruar pyetjet si më poshtë: Cilët janë grupet ose autorët e trafikimit të personave në territor ose në vend? Sa është madhësia e grupeve? Struktura dhe organizmi i tyre, shkalla e qëndrueshmërisë së tyre, përkatësia dhe çfarë përfaqësojnë ata. Backgroundi i tyre kriminal, mënyrat e veprimit, aktivitetet e tjera të jashtëligjshme, lidhjet me krimin transnacional ose rajonal, shkalla e rrezikshmërisë së tyre (Lartë, e Mesme, e Ulët). Së bashku me këto duhen sqaruar dhe pyetjet e mëposhtme: - Cili person ose grup kriminal vjen në kontakt me viktimat gjatë procesit të trafikimit? - Çfarë roli mund /ose luajnë aktorët e tillë në kryerjen e trafikimit apo krime të lidhura me trafikimin? - Çfarë roli mund/ose do të luajnë aktorët e tillë në parandalimin e trafikimit apo krimit të lidhur me trafikimin? - Cili nga këta aktorë duhet të ndiqet penalisht? - Çfarë mund të bëjë komuniteti/shërbimet antitrafik (organizatat ndërkombëtare, organizatat joqeveritare, ato të zbatimit të ligjit, ligjvënësit dhe qeveritë) për të reduktuar përfshirjen e këtyre aktorëve në trafikimin e personave dhe krimeve të lidhura me trafikimin? Të gjithë këta komponentë përbëjnë Matricën bazë nëpërmjet së cilës bëhet profili i inteligjencës kriminale të autorëve të përfshirë në grupe të madhësive të ndryshme, si dhe profili i viktimave të trafikimit dhe shfrytëzimit. Në analizën e profilit të autorëve dhe viktimave të trafikimit përveç përdorimit të metodave bashkëkohore të inteligjencës, thirren në ndihmë edhe disa disiplina të rëndësishme si kriminologjia, antropologjia, kriminalistika, sociologjia, psikologjia, psikiatria, statistika etj. Nëpërmjet disiplinave të mësipërme bëhet profili i tyre socio-demografik (të dhëna për moshën, gjininë, arsimin, statusin social, punësimin, origjinën, vendbanimin, përkatësinë etnike, ritet dhe traditat etj.) 2. Profili kriminologjik i autorëve të veprave të trafikimit të personave Për të patur sukses në parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave është shumë e rëndësishme bërja e analizës së profilit kriminal të anëtarëve dhe grupeve të trafikimit, sipas matricës përkatëse nga njësitë e inteligjencës kriminale. Por nuk duhet të nënvleftësojmë faktin se në përcaktimin e profilit të trafikantëve ndihmojnë edhe të dhënat që grumbullohen nga organizatat joqeveritare nëpërmjet intervistimit të viktimave që trajtohen në këto qendra. Sipas analizave tona, trafikantët i përkasin kontingjenteve kriminale që janë të prirur të organizojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm në fushën që ka më shumë gjasa të nxjerrin sa më shumë fitime për një kohë të shkurtër. Përgjithësisht trafikantët mund t'i përkasin botës së nëndheshme ose shoqërisë ligjshme. Nuk përjashtohet mundësia që në disa raste, ata mund të jenë pjesë e grupeve të organizuara kriminale, ose në veprimtaritë e përgjithshme ose në ato të profilizuara, si trafikimi i armëve, i drogave dhe/ose i qenieve njerëzore. Ndërsa në raste të tjera, ato mund të jenë grupe të vogla me struktura më të dobëta, përfshirë anëtarët e familjes së viktimës, ose edhe 180

181 "ndërmarrës privatë", burra edhe gra. Profili që duket shumë paradoksal në procesin e trafikimit të personave është fakti se disa viktima në një moment të caktuar bëhen edhe vetë lojtarë apo trafikantë, pasi nuk shikojnë mundësi të tjera në jetë. Pra në këtë rast kemi konvertimin e viktimave në trafikantë. Trafikimi i personave duke qenë një formë e krimit të organizuar, bazohet mbi mekanizma vertikalë dhe horizontalë të veprimtarive të integruara. Në fakt, trafikimi përbëhet nga një zinxhir veprash kriminale vertikale, individuale, të cilët janë në marrëdhënie të ngushtë me njeri-tjetrin. Këto krime janë, midis të tjerash, korrupsioni, pastrimi i parave, falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit, shkelja e ligjeve të imigrimit dhe të punës. Por njëkohësisht, ekzistojnë lidhje horizontale midis veprimtarive të ndryshme kriminale brenda të njëjtit rrjet të krimit të organizuar, të cilat e bëjnë të rëndësishëm shqyrtimin e një sjelljeje të veçantë të individëve brenda strukturës së organizatës kriminale dhe të ndikimit të saj mbi efiçensën e plotë të grupit kriminal. Në disa raste, krimi individual të duket i parëndësishëm, por i marrë si komponent për realizimin e një qëllimi specifik, mund të jetë thelbësor për suksesin e të gjithë grupit. Analiza e profilit të trafikimit nxjerr në pah edhe faktin e njohur që korrupsioni është shumë shpesh një mjet i rëndësishëm operacional i përdorur nga trafikantët: meqenëse është shumë e vështirë të fshihen njerëzit dhe gjithmonë nevojitet një bashkëjetesë me llojet e ndryshme të autoriteteve. Nga të dhënat e hetimit dhe proceseve gjyqësore të zhvilluara në vendin tonë rezulton se, janë gjetur prova mbi përfshirjen e nëpunësve dhe të policisë vendore të cilët mbyllin një sy mbi praninë e personave të trafikuar në vende publike, që informojnë organizatat mbi veprimet e policisë kundër trafikantëve, që lehtësojnë marrjen e pasaportave dhe të dokumenteve të udhëtimit për personat që do të trafikohen, që nuk i kontrollojnë ato në pikat e kalimit transit, ose që përdorin shërbimet e viktimave të trafikimit, veçanërisht të prostitutave në këmbim të "mbylljes së syve". Një karakteristikë tjetër e profilit të autorëve të veprave të trafikimit të personave është dhuna dhe egërsia e pashoqe e tyre. Ata mund të përdorin çdo mjet e formë për të terrorizuar viktimat që trafikojnë, mbajnë armë në dorë të drejtuar nga viktimat, hedhin në det fëmijë kur ndiqen nga policia etj. Fotoja e mëposhtme tregon fare qartë profilin e dhunshëm të një trafikanti shqiptar të personave që për të arritur qëllimin kriminal kërcënon me jetë nënën dhe fëmijën në bordin e një gomoneje në det të hapur. Foto: George Karachalis/Reuters 181

182 2.1 Karakteristikat e personave që identifikojnë qënien e tyre si autorë të veprave të trafikimit Megjithëse është shumë e vështirë të bëhet një listë shtjelluese e treguesve që mund të jenë të dobishëm për lehtësimin e identifikimit të profilit të një trafikanti. Kjo për faktin se elementët kriminelë që operojnë në këtë mjedisi shpesh përfshihen edhe forma të ndryshme kriminale kryesisht të krimit të organizuar, si trafikimi i drogave dhe i armëve e lëndëve plasëse, pastrimi i parave, falsifikimi i dokumenteve të identifikimit dhe udhëtimit, mbajtja e dy ose më shumë identiteteve false etj. Pavarësisht nga vështirësitë dhe kamuflimet që ata mund të bëjnë, nga studimi i modus operandit dhe sjelljes së tyre, rezulton se trafikantët kanë një "thembër të Akilit": produktet e tyre kriminale. Dihet se trafikimi gjeneron viktima, para dhe kapitale. Në rast se ne jemi në gjendje të lokalizojmë viktimat e trafikimit, ka shumë gjasa që ne do të ndodhemi "pranë" identifikimit të trafikantëve. Lokalizimi i trafikanteve bëhet i mundur dukë kërkuar njerëzit që janë të përfshirë në rekrutim, transportim, transferim, strehim, pritje dhe, së fundi, në shfrytëzim të personave për qëllime të ndryshme (një tutor nuk është përherë një trafikant). Ky hetim mund të bëhet në vendet e origjinës, të tranzitit apo të destinacionit. Megjithatë, në rastin e fundit, treguesit kriminalë të trafikimit mund të jenë më të dukshëm kur shfaqen edhe nga ana e krimineleve, të cilët prodhojnë më shume prova në vendin e destinacionit, se sa në vendet e origjinës dhe të tranzitit. Në vendet e destinacionit, njerëzit e përfshirë në procesin e trafikimit mund të identifikohen midis personelit që punon nëpër shtëpi publike, hotele, sauna, kantiere ndërtimi, ose midis të rriturve të cilët kontrollojnë të miturit që lypin nëpër rrugë. 2.2 Tiparet dhe sjelljet karakteristike të tyre Të dhënat e përftuara nga inteligjenca kriminale për profilin e personave të implikuar të trafikimin e personave, në pikëpamje të tipareve dhe sjelljeve karakteristike të tyre, kanë rezultuar individët me karakteristikat e mëposhtme: - Personat kontingjent të policisë që ekspozohen në vendkalimet kufitare duke pritur ose përcjellë njerëz të huaj dhe kryesisht të vendeve të aziatike ose Lindjes së Mesme, - Personat me precedentë në trafiqet e tjera të paligjshme që mund hyjnë me lehtësi në veprimtari trafikimi të personave, - Persona me dosje kriminale si, për kalim kontrabande të migrantëve, qenia si tutorë, falsifikues dokumentesh udhëtimi dhe posedues të armëve të zjarrit në mënyrë të paligjshme, - Persona me dosje kriminale të lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, që u janë gjetur në zotërim mandat-pagesat për transferim parash nëpërmjet agjencive western union apo bankave të nivelit të dytë. - Persona që reklamohen në shërbimet e shoqërimit, nëpër sauna apo shtëpi publike. - Personat e pa punë dhe me të ardhura të mëdha, por që shfaqen nëpër vetura luksoze, mbajnë gurë të çmuar, xhevahire, etj., dhe udhëtojnë shpesh jashtë shtetit. - Personat që gjatë kontrolleve të policisë në rrugë ose banesa u janë gjendur në zotërim të dokumenteve të një personi tjetër pa ndonjë arsye të besueshme. - Personat që kujdesen për shlyerje të pagesës së dhomave të hoteleve ose të qerave të apartamenteve ku është identifikuar një viktimë e mundshme. 182

183 - Personat që frekuentojnë shpesh tregjet e shitjes dhe blerjes së viktimave, të cilët i shoqërojnë viktimat e tyre gjatë ankandit të tyre. Në disa raste, trafikantët mund të jenë gra, që më parë kanë qenë viktima te trafikimit, të cilat mund të ofrojnë shërbime seksuale, së bashku me viktimat. Normalisht ato janë "kontrollueset" e veprimtarive shfrytëzuese të viktimës. Roli i këtyre "kontrolluesve" është të evitojnë mundësinë që viktima reale të largohet ose të kërkojë ndihmë. Në dallim me trafikantët, viktimat, normalisht, nuk kanë numrat e telefonit të viktimave të tjera që punojnë për të njëjtën organizatë, sidomos kur punojnë në zonat apo qytete të ndryshme Profilet socio-demografike të individëve të implikuar në trafik Nëse në çështjet e mësipërme trajtuam profilin kriminologjik të trafikuesve dhe tiparet e sjelljet e tyre karakteristike, në këtë pikë do të shtjellojmë profile socio-demografike dhe individuale të trafikantëve të qenieve njerëzore. Sipas të dhënave statistikore rezulton se përgjithësisht, trafikimi brenda vendit dhe rajonit mbetet nën kontrollin dhe kryhet nga trafikantët të gjinisë mashkullore, të moshës midis 20 dhe 50 vjeç 296. Më aktive në operacionet e trafikimit të personave paraqitet grup-mosha e meshkujve vjeç. Përsa i përket prejardhjes së tyre, mbi 85% e autorëve të veprave të trafikimit të personave e përbëjnë individët me banim në qytete të mëdha, ndërsa pjesa tjetër nga personat me banim në zonat rurale. Përsa i përket përkatësisë etnike, një numër jo shumë të konsiderueshëm e zënë edhe autorët nga komuniteti etno-kulturor rom. Megjithatë për këta të fundit nuk ka ndonjë statistikë zyrtare, pasi në to nuk përfshihet rubrika e përkatësisë etnike. Nuk duhet neglizhuar edhe fakti i pjesëmarrjes së femrave në këtë aktivitet kriminal. Prezenca e pjesëmarrjes së femrave konsiderohet e rëndësishme në këtë veprimtari, sidomos në fazën e rekrutimit dhe shfrytëzimit të viktimave si brenda dhe jashtë territorit të vendit. Po ashtu duhet të merret në konsideratë edhe përdorimi i shtuar i djelmoshave si operatorë të nivelit të ulët që kryejnë funksione si zbulues, si roje në lokalet e bordeleve apo si ndihmës të përgjithshëm. Trafikuesit meshkuj të shkallëve të larmishme të moshës brenda rrjetave të trafikimit veprojnë si rekrutues, transportues dhe menaxher të fazës së shfrytëzimit. Por nga ana tjetër, gjithnjë e më shumë femrat mund ta luajnë secilin nga këto role, sipas rastit dhe detyrave që u përcaktohen nga drejtuesit e grupeve kriminale. Megjithatë, zbatimi detyrues i fazës së shfrytëzimit dhe disiplinimit të viktimave është, gati ekskluzivisht, e kryer nga trafikuesit meshkuj. Në një optikë më të gjerë është interesante të vërehet numër i femrave të identifikuara dhe hetuara si trafikuese e shfrytëzuese të krimit të organizuar, në Evropën Juglindore, por që trafikuesit e nivelit të lartë, të identifikuar deri më tani, janë gati ekskluzivisht meshkuj. 296 Sipas statistikave të Policisë së Shtetit, për vitet

184 Edhe pse pak femra janë identifikuar në Evropën Juglindore si trafikuese të nivelit të lartë, trafikueset femra luajnë rol kyç në fazën e rekrutimit dhe procesit të trafikimit, posaçërisht pasi mënyra aktuale e veprimit hiqet nga rekrutimi me reklamë, dhe fokusohet më shumë në kontaktimin dhe rekrutimin përmes rrjetave të kontakteve personale dhe në menaxhimin e fazës shfrytëzuese seksuale, duke vepruar si menaxhere, recepsioniste apo pastrim parash. Ky trend është theksuar në hulumtimin e publikuar kohëve të fundit në gjithsej 826 intervista me viktima të trafikuara, të kryera në Evropën Juglindore në mes viteve 2001 dhe Nga këto, 338 viktima deklaruan se fillimisht ato janë kontaktuar dhe rekrutuar nga femrat, në kundërshtim me 361 viktimat e mbetura, të cilave fillimisht meshkujt iu kanë ofruar 297. Kjo shërben për të ilustruar faktin se derisa meshkujt tentojnë të dominojnë njësitë e larta të krimit të trafikimit në Evropën Juglindore, femrat luajnë një rol vendimtar dhe të njëjtë si operatorë të nivelit më të ulët. Profili socio-demografik i autorëve të trafikimit evidenton faktin se krimi i trafikimit të personave është kryer dhe po kryhet nga meshkuj dhe femra të moshave dhe sfondeve të ndryshme sociale, psikologjike, kulturore, që operojnë brenda niveleve të larmishme organizative dhe se është jashtëzakonisht vështirë, në mos e pa matur, të tentohet për të qenë tepër preciz në përpjekjen e krijimit të një profili të trafikuesit të qenieve njerëzore për arsye të fleksibilitetit dhe përfshirjes së autorëve në shumë aktivitete të tjera të krimit të organizuar, si dhe ndryshimit të mënyrave të operimit të tyre. 3. Profili organizativ i trafikimit Profili organizativ i trafikimit të personave është shumë karakteristik dhe mjaft atraktiv për individët që kanë një karrierë të pasur kriminale në fushën e krimit të organizuar. Studimi dhe përgjithësimi i shumë rasteve të trafikimit nxjerr në pah faktin se pasi autorët e trafikimit të personave ekzistojnë në nivele të ndryshme organizimi, nga individë ose grupe me shkallë të vogël të kontakteve të thjeshta kriminale, e deri te rrjetat e organizuara dhe shumë komplekse në shkallë kombëtare, rajonale, ndërkombëtare dhe transnacionale. Përgjithësisht trafikimi i qenieve njerëzore është kryesisht i kontrolluar dhe shfrytëzuar nga grupet e krimit të organizuar. Nëse trafikimi i qenieve njerëzore është një formë e aktivitetit kriminal fitimi i madh-rreziku i vogël, posaçërisht sa i përket trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual, është gjithnjë e më prezente se ata janë përfshirë dhe kontrolluar nga krimi i organizuar. Derisa përfitimi nga trafikimi i qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual, mund të barazohet me atë të trafikimit të narkotikëve, por që dënimet e dhëna për të nuk krahasohen mes tyre. Fajësimi për krimin e trafikimit të personave shpesh përfundon në dënime minimale të fajtorëve, për arsye të tërheqjes së denoncimit nga viktimat për shkak të presioneve dhe kërcënimeve të autorëve ose korrupsionit të zyrtarëve të drejtësisë. Kjo bën që ky aktivitet të jetë shumë tërheqës, madje mund të themi shërben si magnet për grupet e krimit të organizuar. 297 Manual i IOM për trafikin e qënieve njerëzore, fq.18, viti

185 Rrjetet trafikuese mund të përbëhen nga individët që mund të kenë mes tyre lidhje familjare, ortakërie, shoqërore, apo aktivitete të ndryshme kriminale. Ata kanë mundësi të futen e përhapen në grupe të përziera, ku autorët e krimit dhe viktimat janë të përgatitur nga një numër sfondesh të ndryshme socio-ekonomike ose familjare. Rrjetet kriminale nuk operojnë të izoluara nga njëri-tjetri. Ka lidhje të krijuara me format e tjera të krimit të organizuar si trafikimi i armëve, mjeteve motorike dhe narkotikëve si dhe format tjera të kriminalitetit. Lidhjet strukturale mund të jenë konstante apo mund të përbëhen nga bashkimi i lirë përmes së cilit përbërësit e ndryshëm bashkohen për të kryer krimin kur është reciprokisht e dobishme të behët ashtu. Format më tipike të organizimit të rrjeteve të trafikuesve mund t i kategorizojmë në tri kategori kryesore: 3.1 Rrjetat e thjeshta ose të nivelit të ulët Kjo kategori grupet kriminale të një rëndësie më të vogël. Studimet kanë treguar se fenomeni nuk është ekskluzivisht nën kontrollin e rrjetave të mëdha kriminale. Në përshtatje me mjedisin dhe përfitimet, grupet mund të jenë vërtetë të vogla ose të nivelit të ulët dhe të operojnë pa lidhje me njëri-tjetrin, kur është reciprokisht fitimprurëse të bëjnë ashtu. Këto grupe mund të specializohen në hallka të ndryshme të zinxhirit të trafikimit sikurse janë: ajo e rekrutimit, transportimit, transferimit dhe mbikëqyrjes së viktimave në rrugë ose në shtëpitë publike apo vendet e argëtimit, etj. Përgjithësisht, rrjetat e thjeshta të nivelit të ulët ekzistojnë në formën e grupeve të vogla apo individëve të rrjetave të kufizuara familjare, shoqërore, miqësore apo bashkëkombësve jashtë kufijve të vendit. Trafikohen numër i vogël viktimash derisa kërkesa rritet. Këto grupe operojnë nën një mandat, ose të dhënë nga grupet e nivelit të mesëm, ose në disa raste duke vepruar sipas urdhrave të marra nga trafikantë individual. Normalisht, ka një numër më të madh të grupeve kriminale të nivelit të ulet, janë më të shumtë në numër se sa ato të nivelit të mesëm apo të lartë, veçanërisht nga fakti se ato përbëjnë një komponent themelor të kriminalitetit të nivelit të ulët dhe jo shumë të aftë. Është demonstruar nga ana empirike që veprimtaritë e tyre kryesore lidhen me pritjen e personave të trafikuar, sigurimin e logjistikës gjatë kalimeve kufitare, sigurimin e bazës për nisjen dhe grumbullimin në pikat e mbërritjes, etj. Ata mund të përfshihen, gjithashtu, në veprimtari të tjera si shfrytëzimi i përkohshëm i personave të trafikuar, sidomos në vendet e transitit. Trafikuesit shpesh do të shfrytëzojnë kontaktet me familjen apo me anëtarë të komunitetit në vendlindje, për të rekrutuar femra për shfrytëzim në bordele apo rrethe të prostitucionit ose meshkuj të rinj dhe femra të reja për shfrytëzim të punës. Rrjeta të tilla shpesh shfrytëzohen në rajonet kufitare në mes vendit të nisjes dhe atij të destinacionit si dhe brenda komuniteteve etnike. Kjo është karakteristike për rrjetet e thjeshta të shkallës së ulët që ekzistojnë mes atyre shqiptare, kosovare, maqedonase dhe malazeze. 185

186 3.2 Rrjetet kriminale të nivelit të mesëm Rrjetet e kësaj kategorie përbëhen nga grupe që operojnë në zonat strategjike gjeografike, si zona të afërta me kufijtë e vendeve të origjinës, të transitit ose të destinacionit. Grupeve të nivelit të mesëm, zakonisht, u caktohen detyrat në etapat operative të udhëtimit, të porositura nga grupet e nivelit të lartë. Përgatitja e tyre dhe njohja e shkëlqyer që ata kanë mbi territorin e vendit, si dhe ekzistenca e rrjeteve të provuara kriminale, si psh, me aftësi për prodhimin e dokumenteve false apo për korruptimin e njerëzve të angazhuar në lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, i bën ata ndërmjetës shumë të mirë Rrjetet e grupeve kriminale të nivelit të lartë Në nivelin organizativ të krimit, trafikuesit operojnë si biznese të strukturuara, shumë shtrirëse dhe mund të kenë rekrutim, sigurim të dokumenteve transportim dhe funksione shfrytëzimi të ndara. Trafikuesit e organizuar kriminalë zakonisht janë profesionalist të paturpshëm, që rregullisht përdorin një radhë të mekanizmave shtrëngues kontrollues për të siguruar disiplinimin e viktimave. Viktimat që ata shkaktojnë, konsiderohen si mallra dhe artikuj për t u shitur e blerë, më tepër si në një tregti tradicionale me skllave. Përgjithësisht këto rrjete, kontrollojnë trafikimin e sofistikuar ndërkombëtar. Ata fiksojnë çmimet dhe financojnë koston e transferimeve, por nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në transportimin e personave të trafikuar ose në organizimin e kalimeve në kufi. Ata vendosin marrëdhëniet tregtare me grupet e tjera të nivelit të lartë (në të njëjtin vend ose në vende të tjera), dhe bashkëpunojnë në shkëmbimin e personave të trafikuar, të cilët shpesh shiten më shumë se njëherë. Këto grupe kontaktojnë grupet e nivelit të mesëm, si furnitorë shërbimesh te paligjshme, duke vendosur marrëdhëniet e tyre mbi disa kushte të sakta kontraktuale. Drejtuesit e grupeve të nivelit të lartë mund të jetojnë jashtë shtetit, dhe thuajse asnjëherë nuk bien në kontakt me viktimat e tyre dhe i ri-investojnë të ardhurat nga trafikimi i njerëzve në tregje të tjera të paligjshme, si trafikimi i drogave apo i armeve, apo në sektorë të ligjshëm si prona të patundshme, ose të tjera. Duke u nisur nga tipari apo ngjyrimi i tyre prej sipërmarrësi dhe zotërimi i shumave të mëdha, grupet e nivelit të lartë mund të ndërtojnë marrëdhënie me personalitete në qarqet politike, diplomatike, administrative dhe financiare, veçanërisht nëpërmjet përdorimit te korrupsionit, atje ku është e nevojshme 3.4 Rrjetet/grupet transnacionale të trafikimit Shpesh, grupet qe merren me veprimtari trafikimi ndërkombëtar u përkasin strukturave të krimit trans-nacional, dhe ata përfshihen, gjithashtu, në veprimtari të tjera të paligjshme. Sipas një analize të realizuar nga UNODC 298 për më shumë se 40 grupe të krimit të organizuar në 16 vende të zgjedhura në të gjithë botën, vihen në dukje disa tipare të krimit të organizuar transnacional, si më poshtë: - Më shumë se 80% e grupeve përdorin dhunë të tejskajshme. 298 Trafficking in Persons: Global Patterns UNODC, April

187 - Korrupsioni është një mjet i rëndësishëm i kriminalitetit të organizuar, ku 75% e këtyre grupeve përdorin korrupsionin si një pjesë të qenësishme të veprimtarive të tyre. - 75% e grupeve të organizuara kriminale penetrojnë në sferën ekonomike legjitime. Ka prova të grupeve që investojnë te ardhurat nga veprimtaritë jolegjitime (psh. trafikimi njerëzor) në biznese legjitime (si psh. duke investuar në shit-blerje të pronave të patundshme). - Në rastet më të shumta (70%), grupet i shpërndajnë veprimtaritë e tyre duke kapërcyer kufijtë e shumë shteteve. - Grupet kriminale të organizuara tentojnë të bashkëpunojnë me grupet e tjera kriminale (rreth 60%) me synimin për të shtrire tregun e tyre. - Gati 60% e grupeve të analizuara kanë ndikim politik në vendin e tyre kryesor të operimit. Kjo lidhet, më së shumti, me lidhjet e ngushta me korrupsionin dhe me aftësinë per të penetruar në ekonominë legjitime. Rrjetat e grupeve kriminale të nivelit transnacional rekrutojnë dhe transportojnë viktima nga një vend në tjetrin dhe i shesin ato në dyqanet e seksit dhe rrethet e prostitucionit të udhëhequra nga anëtarët e grupeve lokale të trafikimit. Dikush mund t i quaj këta grosistë apo distributorë që ua shesin shitësve me pakicë, të cilët menaxhojnë dhe kontrollojnë infrastrukturën lokale të prostitucionit. Viktimat mund të shiten disa herë në bordele dhe banda të ndryshme, në qytete dhe vende të ndryshme, ose mbeten brenda një rrethi dhe transferohen në tregje të reja të seksit. Edhe pse të tri nivelet e trafikimit ekzistojnë krahas njëri-tjetrit, trafikimi aktual brenda dhe nga Evropa Juglindore është në mënyrë primare i kryer nga rrjetat kriminale, shumë profesionale dhe të mirë organizuara, që shtrihen përgjatë vendeve të Evropës. Shpesh këto rrjeta drejtojnë rrethe të bordeleve dhe prostitucionit përmes agjencive në Evropën Perëndimore dhe mund të shfrytëzojnë vende tjera vetëm si pikë transiti për të marrë dokumente false ose si terren trajnues përpara lëvizjes në Perëndim, drejt tregjeve më përfituese të seksit në BE dhe në Amerikë. Është po ashtu me rëndësi të vërehet se rrjetat e organizuara kriminale nuk operojnë të izoluara nga njëra- tjetra. Ekzistojnë lidhje të krijuara me forma tjera të krimit të organizuar, si p.sh. rrjetat e narkotikëve dhe të kontrabandimit të njerëzve dhe të armëve, dhe se këto lidhje mund të jenë të strukturuara, konstante ose mund të përbëhen thjesht nga lidhjet e lira brenda të cilave grupe të ndryshme kriminale bashkohen për të kryer krim të organizuar kur është përfitim i dyanshëm për këtë. Trafikimi i personave mund të kryhet përmes kontakteve spontane informale të nivelit të ulët, me anë të rrjeteve shumë të organizuara ndërkombëtare. Grupe të vogla të individëve mund të përfshijnë rrjetet familjare ose mund jenë të lidhura me përkatësinë etnike të përbashkët, ndërsa rrjeti i madh kriminal mund të operojë në shkallë të gjerë në arenën ndërkombëtare dhe mbikëqyr gjithë operacionin nga rekrutimi e deri tek shfrytëzimi i viktimave. Grupe të ndryshme kriminale veprojnë në strukturat e ndryshme kriminale dhe kanë karakteristikat dhe profilin e tyre kriminal. Është vërtetuar se sa më shumë hierarkik të jetë grupi, aq më shumë ka të ngjarë që të përdorë dhunën si një element thelbësor 187

188 në ndërmarrjen aktiviteteve kriminale 299. Për më tepër, sa më e lartë të jetë kjo ngurtësi strukturore, aq me e lartë është prirja për korrupsion dhe aktivitete ndërkufitare. 4.Struktura e brendshme e grupeve të trafikimit të qenieve njerëzore Përsa i përket organizimit të brendshëm strukturor të grupeve të trafikimit të personave ekzistojnë modele klasike dhe të njohura për organizatat e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë. Përgjithësisht ndarja e funksioneve në rastin e trafikimit të qenieve njerëzore mund të jetë ose horizontale ose vertikale. Ndarja vertikale është rezultat i nevojës së mbrojtjes së aktiviteteve të tyre, sepse sa më shumë që numri i tyre të jetë më i madh, aq më e madhe është mundësia e dhënies së informacionit ndaj autoriteteve policore. Gjithashtu në këtë mënyrë organizimi burimet e përfitimit financiar janë të mbrojtura dhe kryesisht përdoren për kontrollin e anëtarëve të grupit që të mos infiltrojnë agjentët e shërbimeve sekrete në to. Ndarja horizontale e funksioneve të paraqitura në mënyrë skematike mund të shihet si një zinxhir në të cilin çdo anëtar ka detyrën e vet të veçantë në fazat e procesit kriminal. Ajo që i dallon strukturat e rrjeteve nga hierarkitë është kapaciteti i njësive të cilat janë në një nivel më të ulët për të bërë lidhjet me ato që janë në një nivel më të lartë, si dhe lidhjet me pjesët organizative në nivelin më të lartë. Për më tepër rrjetet e organizuara janë struktura që karakterizohen nga disiplina e fortë e brendshme nëpërmjet kontrollit të shumëfishtë. Së fundi, ndryshe nga një kulturë ku marrëdhëniet mes grupeve ose njësive janë të bazuara në rregullat strikte autoritare, rrjetet fluide të organizatave janë të drejtuara në marrëdhëniet direkte individuale 300. Në këtë mënyrë janë të hapur për marrjen e vendimeve me konsensus dhe të përshtatur në kushtet e tregut. Sipas studimit të UNODC me dyzet grupe të përzgjedhura të krimit të organizuar në gjashtëmbëdhjetë vende, përfshi dhe rajonin tonë, ka evidentuar pesë modele kryesore strukturore të grupeve të krimit të organizuar 301 : - Hierarki të ngurta të grupeve që kanë një bos të vetëm, dhe janë të organizuara në disa qeliza që raportojnë në një qendër, me sisteme të rrepta disiplinore të brendshme. - Kanë një linjë hierarkike komanduese, shpesh me strukturat rajonale me hierarkinë e tyre dhe një shkallë të autonomisë mbi funksionimin e tyre. - Hierarki të transferuar që ka një linjë hierarkike të komandës, shpesh me strukturat rajonale me hierarkinë e tyre dhe një shkallë autonomie mbi funksionimin e tyre. - Hierarki konglomerate, kanë organizatat e grupeve të krimit të organizuar me një trupë të vetme qeverisëse. - Grupet kryesore kriminale përbëhen nga individët kyç të strukturuar horizontalisht. 299 Results of a Pilot Study of Forty Selected Organized Crime Groups in Sixteen Countries, UNODC, September 2002, available at p Mette Eilstrup-Sangiovanni. Calvert Jonës. Assessing the dangers of Illicit Nëtëorks: Ëhy al-qaida may be less threatening than many think. International Security 33(2) (2008): Po aty, fq

189 - Rrjetet të krimit të organizuar janë të përcaktuara nga aktivitetet kryesore të individëve kyç të cilët shpesh zhvendosin aleancat dhe roli i të cilit përcaktohet nga aftësia dhe kapitali që ato mund të sjellin. Rezultatet e këtij sondazhi treguan një dallim të qartë të bazuar në strukturën e grupit dhe masën në të cilën grupi ishte i përfshirë në aktivitetet e trafikimit të qenieve njerëzore. Nga gjashtë grupe kriminale të angazhuara në aktivitetet kriminale, duke përfshirë trafikimin e personave, pesë janë klasifikuar me strukturuara hierarkike, që karakterizohen nga linjat e forta të kontrollit të brendshme dhe disiplinës. Nga këto, katër grupe kishin një strukturë dhe një lider të vetëm, identitet të fortë social apo etnik dhe dhuna ishte një mjet kryesor për kryerjen e aktiviteteve të saj 302. Përsa i përket dy grupeve të tjera, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte trafikimi i personave, të dy ishin klasifikuar si "grupet kryesore kriminale", që konsistonin në një numër të kufizuar i personave, duke formuar relativisht një grup të strukturuar të rrethuar nga një rrjet të zgjeruar të "bashkëpunëtorësh", me përmasat e grupit të vogël që ndihmojnë në mbajtjen disipline të brendshme. Grupe të tilla përcaktojnë aktivitetet e tyre në bazë të mundësive për fitim dhe rrallë kanë identitet një social ose etnik. Në të dy prej këtyre grupeve, secili anëtar i bandës u shfaq që të ketë pasur një rol të veçantë në procesin e trafikimit të personave (për shembull, rekrutimi, transporti, mbrojtje ose marketing) 303 Profilet e grupeve (Shif fig. 1,2) 304. Graf. 1 Profili i Grupit 1 të trafikimit të personave Në graf. 1, vërejmë grupet kriminale të mirëstrukturuara dhe hierarkike, që karakterizohen nga linjat e forta të kontrollit dhe disiplinës së brendshme të anëtarëve të saj. Lideri e kontrollon organizatën në linjë vertikale në tri nivele kryesore. Të tria 302 Trafficking in Persons: Global Patterns UNODC, April 2006, p Po aty. 304 Citim nga Stanojoska Angelina, MSc in Criminology and Criminalistics. Ristov Ivan, MA in Criminology. Trafficking in human beings and violence: balkan peninsula and the violent entrepreneur model. 189

190 nivelet përqendrohen në një dorë dhe në një pikë kyçe të komandës së liderit të organizatës. Graf. 2 Profili i grupit 2 të trafikimit të personave Siç shikohet në graf. 2, profili i grupeve të trafikimit është shumë i shpërndarë në disa nëngrupe që veprojnë në mjedisin tyre në formën e rrathëve koncentrike, por gjithnjë duke u ruajtur bërthama e tyre aktive në rekrutimin, transportimin dhe transferimin e viktimave nga një territor në tjetrin, duke ruajtur fshehtësinë e tyre. Këtu bëjnë pjesë dhe rrjetet fluide të trafikimit të cilat vendosin marrëdhënie dhe lidhje direket mes tyre. 5. Karakteristikat e grupeve kriminale të trafikimit të personave Duke analizuar tipologjinë dhe modus operandin e elementëve apo grupeve të trafikimit të personave të vendeve të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, Monzini 305 bën dallimin midis: grupe të vogla kriminale që janë me lidhje të afërta (tipi 1), në të cilin rekrutimi, transportimi dhe shfrytëzimi i viktimave kryhen nga të njëjtët individë, që normalisht janë miqtë, shokët, të afërmit apo të njohurit e viktimave. Grupet kriminale të madhësisë së mesme (tipi 2), të cilët funksionojnë si kanale të fuqishme të furnizimit të tregjeve të prostitucionit në vendet e huaja dhe për këtë arsye nxjerrin fitime të mëdha, si dhe grupe të sofistikuara të madhësisë mesme (një variant, organizimi i prostitucionit të lëvizshëm bazuar në transferimet ndërkombëtare të cilat për këtë arsye presupozojnë një shkallë të lartë të integrimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në trafik), dhe; 305 Citim nga Stanojoska Angelina, MSc in Criminology and Criminalistics. Trafficking in human beings and violence: Balkan peninsula and the violent entreprenëur model 190

191 Rrjetet kriminale transnacionale të grupeve trafikimit (tipi 3), në të cilin çdo sektor ka një detyrë të përcaktuar nga faza e rekrutimit, transportimit, transferimit e deri në fazën e shfrytëzimit 306. Sipas Mozinit, grupet e krimit të organizuar shqiptar janë organizata hibride, të cilat kryesisht janë të përfshirë në aktivitetet nga fusha e krimit të organizuar dhe deri në aktivitetet politike, sidomos në territorin e Kosovës. Këto grupe sipas studiuesve të huaj janë shembulli më i mirë i grupeve të krimit të organizuar në bazë të lidhjeve familjare. Këto lidhjet janë aq të forta, që çdo anëtar ka një detyrim për të respektuar rregullat dhe të mos respektojnë ligjet zyrtare. Struktura e familjes është karakterizuar nga një disiplinë të fortë e brendshme, e cila është arritur me një mjet të ndëshkimit për çdo devijim nga rregullat e brendshme, me qëllim që frika duhet të garantojë një besnikëri të pakushtëzuar ndaj klanit, me dispozitat e ligjeve zyrtare konsiderohet të jetë mesme, jo të rëndësishme dhe jodetyruese. Për shkak të faktit se klanet janë bazuar në lidhjet e gjakut, i cili është një faktor që e kufizon numrin e anëtarëve të klanit, lidhjet mes tyre janë shumë të forta, e cila e bën që depërtimi në ato pothuajse është e pamundur. Kur bëhet fjalë për trafikimin e qenieve njerëzore, sidomos trafikimin e grave për shfrytëzim seksual, është e rëndësishme të përmendet se ajo bëhet edhe më e rëndësishme në vitin 1999, kur shumë viktima gra ikën drejtë territorit të Shqipërisë, për shkak të konflikteve të luftës në Kosovë dhe Metohi. Mënyra e tyre më e njohur e rekrutimit është metoda mashtrimit, kur dikush nga organizata luan rolin e një njeriut që u ofron fejesë ose martesë viktimave, i cili pasi realizon qëllimin dhe e shet ose përdhunon në grup vajzën dhe pas kësaj ajo është e detyruar të japë shërbime seksuale 307. Kjo është një metodë e lirë e rekrutimit dhe më produktive, por edhe një metodë shoqërohet me metoda të ashpra të dhunës të përdorura për kontrollin e viktimave. Duke filluar nga viti 2000, disa nga vendet e Ballkanit janë bërë vendet e destinacionit të viktimave të trafikimit. 5.1 Rolet në kuadër të organizatave të trafikut Në organizatat më të mëdha të trafikimit shpesh ekziston një ndarje në nën-njësitë më të vogla të cilat mund të specializohen në një detyrë të veçantë në operacionin për (rekrutimin, duke siguruar strehim, prodhim dokumente të rreme, transportimin e viktimave në destinacione të ndryshme për shfrytëzimin e tyre etj.). Njësia e menaxhimit që drejton një strukturë vertikale mbikëqyr dhe kontrollon të gjitha nën- njësitë e tjera për aktivitetin e tyre 308. Detyrat që kryejnë grupet dhe 306 Johan Leman. Stef Janssens. The Albanian and post-soviet business of trafficking ëomen for prostitution. European Journal of Criminology 5 (2008): Johan Leman. Stef Janssens. Albanian Entrepreneurial Practices in Human Smuggling and Trafficking: On the Road to the United Kingdom via Brussels, International Migration 50(6) (2012): p

192 individët në këto organizata janë të ndryshme dhe varen shumë nga rolet që ato luajnë në gjithë procesin e trafikimit të personave. Këto role përfshijnë: - investitorët: ata që vënë përpara fonde për funksionimin dhe mbikëqyrjen e gjithë operacionit të trafikimit. Këta individë ka gjasa të jenë të njohur nga të punësuarit në operacionet e përditshme, pasi ato janë pjesëtarë të organizatës. Struktura piramidale është ajo që mbron anonimitetin e tyre, dhe ata mund të jenë të ndara nga organizata; - rekrutuesit: janë individët që kanë për detyrë të gjejnë mallin me të gjitha mënyrat dhe format e njohura. Ata rekrutojnë si femra ashtu dhe njerëz për t i trafikuar jashtë vendit. Rekrutuesit mund të jenë ose anëtarë të kulturës dhe komunitetit nga të cilët emigrantët janë rekrutuar ose nga zona dhe komunitete të tjera; - transportuesit: janë personat që merren me organizimin e transportimit, transferimit, pasaportat, mjetet e transportit, rrugët e lëvizjes etj. Ata janë njerëz të cilët duhet të jenë mjaft të gatshëm dhe të gjejnë skemën e sofistikuar të lëvizjes së viktimave nga vendet e tyre të origjinës në ato të destinacionit, qoftë nga toka, deti ose ajri; - zyrtarët e korruptuar publikë apo mbrojtës: ata janë personat që lehtësojnë procesin në të gjitha fazat e saj. Ata mund të ndihmojë në marrjen e dokumenteve të udhëtimit, ose të pranojnë ryshfete për të mundësuar emigrantët të hyjnë / dalin në mënyrë të paligjshme, ose për të mbuluar çdo hetim apo penguar çdo ndjekje penale; - informatorët: janë individët që kanë detyrë të mbledhin informacion mbi çështje të tilla si procedurat e mbikëqyrjes kufitare, emigracionit dhe transitit, sistemet e azilit, aktivitetet e policisë 309 ; - drejtues dhe anëtarët e ekuipazhit: janë përgjegjës për lëvizjen e personave të trafikuar nga një pikë tranziti të tjera apo duke ndihmuar ata për të hyrë në vendin e destinacionit; - punonjësit e zbatimit të ligjit: janë kryesisht përgjegjës për stafin e policimit dhe personave të trafikuar, si dhe për ruajtjen e rendit në p.k.k ose pikat e grumbullimit; - mbledhësit e borxhit: janë në vendin e destinacionit për të mbledhur taksat në vendet e shfrytëzimit; - pastruesit e parave: pastrojnë të ardhurat e krimit, duke maskuar origjinën e tyre përmes - një sërë transaksionesh ose investimeve të tyre në biznese të ligjshme; - mbështetësit e personelit dhe specialistëve: mund të përfshijnë njerëzit lokal në pikat e tranzitit të cilët mund të ofrojnë strehim dhe ndihma të tjera. Individët mund të marrin në një ose më shumë role brenda rrjetit. Rekrutuesit, për shembull, mund të punojnë edhe si transportuesit ose shfrytëzuesit. Rolet e tjera përcjellëse mund të përfshijë ekspertë kompjuterike që të aplikojnë për të punuar në qendrat e rekrutimit online (duke ofruar vende pune ose rekrutimin e përcjelljen apo kërkesa për nuse me ), pra ata punojnë për "të thyer në gratë" me qëllim për t i përgatitur që ato që të punojnë si prostituta p

193 - Trafikantët e vetmuar Ne disa raste, trafikimi nuk realizohet nga grupet kriminale, por nga individë "të lirë", që nuk kanë lidhje të forta me rrjetet e trafikimit. Ndeshen raste të miqve apo të anëtarëve të familjes që i marrin me vete njerëzit jashtë shtetit dhe ua shesin trafikantëve. Trafikimi që realizohet në këtë shkallë të individualizuar, është i vështirë për t'u identifikuar. Shembuj të shpeshtë për këtë janë shërbimet shtëpiake apo martesat e detyruara, por dhe rastet e punës së sforcuar (p.sh. brenda komuniteteve të mbyllura etnike) apo të prostituimit të detyruar. Kjo është shumë karakteristike për vendin tonë sidomos në zonat rurale. 6. Profili i personave/viktimave të trafikuara Studimi i profilit të viktimave të trafikimit është pjesë e rëndësishme e punimit tonë, i cili do të përcaktojë profilin socio-demografik (grupmoshat, nivelin arsimor), shpërndarjen gjeografike sipas vendbanimeve dhe elementë të tjera të domosdoshëm. Nga të dhënat zyrtare nuk kemi ndonjë një profil të saktë të viktimave të trafikimit dhe atyre të mundshme për periudhën Përpjekje serioze në këtë fushë ka patur nga organizatat joqeveritare (qendrat dhe strehezat), të cilat nëpërmjet intervistimeve direkte kanë siguruar dhe analizuar të dhënat për profilin e viktimave të trafikimit. Tipi i personave/viktimave që synohen/kërkohen nga trafikantet, varet konkretisht nga kërkesa në vendin e destinacionit, e cila nuk është fikse por është në një evoluim të vazhdueshëm. Kjo e bën të vështirë përcaktimin e profileve të viktimave. Ka kërkesë për punë të detyruar në bujqësi, në kantiere ndërtimi, në bizneset e ofertës/shpërndarjes së ushqimeve, nëpër familje, në industrinë e seksit, dhe, po ashtu, ka treg që trajton kërkesat për heqje organesh jetësore etj. 6.1 Grupmoshat e viktimave të trafikimit Grupet dhe individët e përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të personave përgjithësisht e ndërtojnë biznesin e tyre sipas ligjeve të kërkesë- ofertës së tregut. Për këtë qëllim ata shikojnë çmimet e bursës ditore ose mujore dhe vihen në kërkim të gjahut të tyre njerëzor. Përgjithësisht janë në kërkim dhe targetojnë viktimat e grupmoshave të reja sidomos femra dhe fëmijë. Gjatë gjithë periudhës në studim vërehet se viktimat e grupmoshës vjeç janë më të preferuara për trafikantët. Kjo prirje shpjegohet për preferencën e moshës së re në treg por jo vetëm, si dhe të faktit së kjo grupmoshë është më e lehtë të përpunohet e mashtrohet nga trafikantët. Të dhënat e pakta zyrtare tregojnë se profili i viktimave të trafikimit sipas përbërjes moshore për periudhën , ka qenë dominuese grupmosha vjeç që përbënte rreth 96 % e rasteve të trafikimit. Nga tërësia e numrit të viktimave 22 % e rasteve të viktimave të trafikimit e përbënin viktimat minorene 310. Edhe sipas sondazheve të organizatave joqeveritare rezulton se në vend të parë janë grupmoshat vjeç, ndjekur nga ato mbi 26 vjeç dhe në vendin e tretë grupmosha vjeç, të cilat kanë qenë target i trafikantëve për në tregun e seksit për periudhën 310 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Studimi mbi trafikimin e qënieve njerëzore për viet

194 (graf. 3) Graf. 3 Grupmoshat e viktimave të trafikimit, vitet vjec vjec mbi 26 vjec Ky konstatim konfirmohet edhe nga intervistimi i shumë viktimave të trafikuara nga disa organizatave të tjera joqeveritare, ku sipas tyre ka rezultuar se mosha e viktimave të preferuara nga trafikantët ka qenë ajo 15 deri në 35 vjeç. Grupmosha vjeç përbënte 41 % të numrit të viktimave të intervistuara, rreth 19% e tyre i përkisnin intervalit moshor vjeç, dhe po kaq i përkisnin intervalit moshor vjeç, asaj të grupmoshës vjeçare dhe mbi 35 vjeçare 312. Shqetësues sipas tyre të mbetej fakti që grupmoshat e reja përbënin një pjesë të mirë të VeT. Ky konstatim mbështetet si në moshën e tyre të vogël gjatë procesit të ri-integrimit, ashtu edhe në faktin që VeT e intervistuara kishin disa vite që asistoheshin në programe ri-integrimi, fakt ky nga i cili del konkluzioni se mosha e VeT në momentin e trafikimit ka qenë edhe më e re. E njëjta gjë vihet re në studime të shumta të hulumtuara përmes burimeve dytësore për qëllimin e këtij studimi. Përveç kësaj, në studimin e tyre, Ekonomi e të tjerë., gjetën se mosha mesatare e VeT të intervistuara (n=10), ishte 23 vjeç (2006: 46). Për më tepër, në një studim të CAAHT (2008), rezultoi se nga 114 VeT të asistuara nga 4 Strehëzat e Koalicionit,17 17% e tyre ishin nën 18 vjeç dhe pjesa më e madhe e tyre (68%), i përkiste moshës vjeç. Një gjetje e ngjashme rezultoi edhe nga të dhënat e strehëzave Vatra dhe Të Ndryshëm & të Barabartë. 18% e VeT (102) të përfshira në studim, ishin nën 18 vjeç (Vatra, 2006) dhe po në të njëjtën moshë rezulton rreth 20% e VeT në studimin e Të Ndryshëm & të Barabartë (2006) 313. Gjatë intervistave rezultoi se, shumica e femrave të akomoduara në strehëz, edhe pse i përkisnin moshës madhore në momentin e intervistimit e trajtimit, kanë pohuar së janë rekrutuar në trafikim në moshë minorene duke nisur nga mosha vjeç. 311 Studimi Evoluimi i trafikimit të qenieve njerëzore për vitet Qendra Vatra Vlorë, 312 Studim i Organizatës: Të Ndryshëm & Të Barabartë Mbi riintegrimin social-ekonomik të viktimave të trafikimit në Shqipëri. Qershor 2009, fq Organizatat: Jetë dhe Shpresë Gjirokastër, Qendra Psikosociale Vatra, Vlorë, Të Ndryshëm & të Barabartë, Tiranë dhe Tjetër Vizion, Elbasan, 2006.fq

195 Gjithashtu duhet theksuar se numri i lartë i vajzave minorene në vitet 2002 deri në 2005 tregon se fenomeni vazhdon të jetë i pranishëm. Pas vitit 2005 shohim se rekrutimi i vajzave minorene është më i vogël, por krahasuar me numrin e përgjithshëm të viktimave të trafikimit, ai është i konsiderueshëm dhe tregon së ky fenomen po vazhdon edhe pse me përmasa më të vogla. Gjatë periudhës Dhjetor 2001-Shtator 2003, IOM ka asistuar në ri-integrimin e 116 vajzave dhe grave të trafikuara. Nga intervistimi i tyre ka rezultuar se viktimat e grupmoshës 19-25vjeç përbënin 50% të viktimave, ato vjeç me 26,8% dhe grupmosha vjeç zinte 9.5 % të tyre Niveli arsimor i viktimave të trafikimit Nga studimi i rasteve të viktimave të trafikimit rezulton se pjesa më e madhe e vajzave dhe grave të përfshira në rrjetin e trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual kanë nivel të ulët arsimor. Përgjithësisht, ato ose e kanë ndërprerë vazhdimin e shkollës përpara së të trafikoheshin apo e kanë ndërprerë atë për shkak të përfshirjes në trafikim. Niveli i ulët arsimor është një nga faktorët kryesorë të përfshirjes së vajzave dhe grave në prostitucion. Nga analiza e përgjigjeve të pyetësorëve të zhvilluara me viktimat e trafikimit rezulton se 71% e tyre janë me arsim 8 vjeçar, 27 % me arsim të mesëm,1.2 % analfabetë, 0.8 % me shkollë të lartë. Shumica e të trafikuarave kanë qenë të papuna dhe përgjithësisht pa profesione, kësisoj rreth 77% e viktimave të intervistuara kanë qenë të papuna, ndërsa 20% në punë sezonale ose të përkohshme 315. Përqindja e lartë e numrit të femrave me arsim 8-vjeçar, shpjegohet me faktin se këto vajza në pamundësi të vazhdimit të shkollës së mesme për shkak të kushteve ekonomike, largësisë nga shkolla ose mungesës së shkollës së mesme afër qendrës së banimit si psh. në zonat rurale, janë më të prirura për t u bërë pjesë e fenomenit të trafikimit njerëzor. Për sa i përket grupit të vajzave, të cilat kanë kryer arsimin e mesëm, përfshirja në trafikim vjen si pasojë e mungesës së punës dhe premtimit nga ana e trafikantëve për një punë dhe për një jetë më të mire në qytet fillimisht ose jashtë shtetit. Megjithëse ka një rënie të këtyre grupeve, kjo nuk do të thotë së këto vajza dhe gra arsimohen më tepër. Rënia e numrit lidhet drejtpërdrejt me rënien e numrit të përgjithshëm të vajzave dhe grave të akomoduara në strehëz, domethënë edhe me rënien e fenomenit të trafikimit. Nga analiza e përgjigjeve të pyetësorëve të zhvilluar për qëllime studimore nga Qendra Vatra 316, vëmë re një numër të konsiderueshëm të vajzave me arsim 8-vjeçar, sidomos në vitet 2002 deri në vitin 2005, ndërsa më pas ka filluar rënia e numrit të tyre. Në vend të dytë janë viktimat me arsim të mesëm, të cilat në vitin 2004 kanë 314 Citim: Manual Trafikimi i qenieve njerezore dhe roli i shkolles ne parandalimin e tij per nxenesit e shkollave 8-vjeçare. Nga Instituti I Studimeve Pedagogjike, fq Citim i Studimit Mbi trafikimin e qënieve njerëzore për viet Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Viti Studimi Evoluimi i trafikimit të qenieve njerëzore për vitet Qendra Vatra Vlorë, 195

196 patur kuotat më të larta me 82 raste. Dhe më pas janë viktimat analfabete që në vitin 2004 kanë qenë 3.1 herë më shumë, krahasuar me vitin 2002 (shif graf.4). Përgjithësisht vajzat analfabete nuk e kanë frekuentuar asnjëherë shkollën dhe janë shumë herë më të prirura për t u përfshirë në trafikim. Theksojmë së më i përfshirë nga ky fenomen është komuniteti rom. E njëjta gjetje shihet edhe në Raportin Vjetor (2007) të organizatës Të Ndryshëm & të Barabartë, 63 % e VeT të asistuara gjatë këtij viti prej kësaj organizate kanë kryer arsimin tetëvjeçar. Ndërkohë sipas studimit të CAAHT, 51 % e të gjitha VeT (114), e kanë kryer arsimin e detyrueshëm, duke e lënë shkollën në moshën 14 vjeç. Sipas IOM, përsa i përket nivelit të tyre të arsimimit, nga të 116 vajzat dhe gratë e ndihmuara, shumica e tyre, 47.5%, kanë mbaruar shkollën 8-vjeçare, kurse 17.3% nuk kanë qenë asnjëherë në shkollë dhe vetëm 9.4% kanë mbaruar shkollën e mesme. 6.4% kanë mbaruar arsimin fillor dhe 6.1% atë të mesëm. 0.8% kanë lënë shkollën e lartë dhe 2.5 % janë në shkollë të mesme Shpërndarja gjeografike e viktimave të trafikimit Të dhënat e analizuara nga intervistimi i viktimave të trafikimit për këtë qëllim tregojnë se numri më i madh i vajzave dhe grave, vijnë nga zonat rurale (Graf.5) Studim i IOM, Tiranë, Tetor Studimi Evoluimi i trafikimit të qenieve njerëzore për vitet Qendra Vatra Vlorë, fq

197 Graf. 5 Viktimat sipas vendbanimit, vitet urbane rurale Përjashtim këtu bën viti 2002, i cili përmban numrin me të madh të vajzave dhe grave që vijnë nga zonat urbane. Mbas vitit 2003, zona rurale mbizotëron mbi zonën urbane. Por diferenca që vihet re midis këtyre zonave nuk është shumë e madhe. Nga analiza e të dhënave vihet re se pjesa më e madhe e vajzave dhe grave, viktima të trafikimit, të cilat janë banuese në qytet, kanë lindur në zona rurale. Në vija të përgjithshme, numri total i vajzave dhe grave, si për zonën urbane, por edhe për atë rurale është zvogëluar me kalimin e viteve. Arsyet e prejardhjes më të madhe të viktimave nga zonat rurale shpjegohet me situatën socio-ekonomike dhe vështirësitë e jetesës së këtyre zonave si dhe pamundësinë e daljes nga kjo situatë. Mbi 85% e viktimave të intervistuara nuk kanë qenë të punësuara me parë, ato nuk kanë një profesion dhe perspektivë për t u punësuar. Pothuajse gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në shtëpi dhe nuk kanë frekuentuar shkollat. Vetëm 12% e viktimave kanë pohuar se kanë punuar përpara se të trafikoheshin në punë të ndryshme si: rrobaqepësi etj. Duke pasur një migrim të brendshëm në shkallë të lartë, pjesa e mbetur që jeton në zona rurale ka jetesë më të vështirë dhe të izoluar. Gjithashtu mund të shpjegohet edhe fakti se me gjithë përpjekjet e faktorëve të ndryshëm për ndërgjegjësimin e popullsisë ndaj fenomenit të trafikimit, ndikimi i tij në zonat rurale qëndron ende i ulët. Edhe studimi i IOM konfirmon të njëjtat gjetje si ato të studimeve të qendrave ose strehëzave të tjera, ku vajzat dhe gratë e trafikuara dhe të asistuara prej kësaj organizate, kanë qenë nga qyteti (44%), dhe nga fshati (56 %) 319. Sipas rajoneve vendlindja e viktimave ka një shpërndarje gjeografike relativisht të gjerë. Kësisoj, 48% e viktimave vijnë nga zona Jugore (përfshi zonën jugperëndimore 319 Citim: Manual Trafikimi i qenieve njerezore dhe roli i shkollës në parandalimin e tij per nxenesit e shkollave 8-vjeçare. Nga Instituti I Studimeve Pedagogjike, fq.9 197

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës:

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master. Syllabusi i lëndës: Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina UNIVERSITAS STUDIORUM PRISHTINIENSIS Fakulteti Juridik Studime Master Syllabusi i lëndës: Trafikimi me njerëz Prishtinë, 2015/16 SHTOJCA 1: MODULET DHE LËNDËT

More information

DORACAK I OFRUESVE TË SHËRBIMEVE PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT

DORACAK I OFRUESVE TË SHËRBIMEVE PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë Prezenca në Shqipëri Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim DORACAK I OFRUESVE TË SHËRBIMEVE PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT Tiranë, qershor 2008

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS DOKTORANT BLEDAR ABDURRAHMANI UDHËHEQËS SHKENCOR PROF.DR.

More information

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk Saint George Orthodox Church September November, 2014 From the Pastor s Desk Dear Brothers and Sisters: You may have noticed that The Wonderworker did not appear in July as it usually has. It will now

More information

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM Dr. Juliana LATIFI* Abstrakt: Mbrojtja e të drejtave të individit, zhvillimi i një procesi gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm,

More information

Doktorante Lirime Çukaj KREU I

Doktorante Lirime Çukaj KREU I PËRMBAJTJA Hyrje KREU I SEKUESTRIMI DHE KONFIKSIMI SI MASA KUNDËR PASURISË. PARASHIKIMET LIGJORE NË LIDHJE ME MASAT KUNDËR PRODUKTEVE TË VEPRAVE PENALE NË KONVENTAT NDËRKOMBËTARE KAPITULLI I----------------------------------------------------------------------------

More information

Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar

Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar Udhëzues Rajonal Për Identifikimin e Personave të Trafikuar Manual për Europen Juglindore dhe Lindore ALBANIAN REHABILITATION CENTRE FOR TRAUMA AND TORTURE Autoret: Tatiana Fomina, Qendra Nderkombetare

More information

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni)

VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE. (Temë Disertacioni) Universiteti i Tiranës Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i tëdrejtës Penale VEPRAT PENALE NË FUSHËN E DOGANAVE (Temë Disertacioni) Udhëheqës: Prof. Dr.Vasilika HYSI Përgatiti: Dr. 1 ABSTRAKT Ky punim

More information

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Msc. Jonida Dalipaj 1 1 Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë, Bulevardi Gjergj Fishta Nr. 52 Tiranë, jdalipaj@umsh.edu.al

More information

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW This programe is funded by the European Union Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW This programe is funded by the European

More information

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë

Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë Ekstremizmi i dhunshëm sfida madhore e kohës sonë MANUAL PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE Ky manual u realizua në kuadër të projektit Shoqëria civile kundër ekstremizmit të dhunshëm, financuar nga Bashkimi

More information

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO

Children s Human Rights Centre of Albania CRCA. Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO DREJTËSIA PËR TË MITUR NË SHQIPËRI Children s Human Rights Centre of Albania CRCA Udhëhequr nga: Prof.As. Dr. Arta MANDRO Botimi i këtij studimi u mundësua nga UNICEF, me mbështetjen e Komisionit Europian

More information

TRAJTIM JURIDIKO-PENAL I TË DREJTAVE TË TË PANDEHURIT NË PROCESIN PENAL SHQIPTAR. VËSHTRIM KRAHASUES ME VENDET E TJERA

TRAJTIM JURIDIKO-PENAL I TË DREJTAVE TË TË PANDEHURIT NË PROCESIN PENAL SHQIPTAR. VËSHTRIM KRAHASUES ME VENDET E TJERA TRAJTIM JURIDIKO-PENAL I TË DREJTAVE TË TË PANDEHURIT NË PROCESIN PENAL SHQIPTAR. VËSHTRIM KRAHASUES ME VENDET E TJERA Elena Xhina Dorëzuar Universitetit Europian të Tiranës Shkollës Doktorale Në përmbushje

More information

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT TI Albania është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të organizatës Transparency International, e cila nëpërmjet Sekretariatit Ndërkombëtar

More information

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR

PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR PËRGJEGJËSIA LIGJORE E PUNËDHËNËSIT NË RASTET E AKSIDENTEVE NË PUNË DHE SËMUNDJEVE PROFESIONALE SIPAS DISPOZITAVE TË LEGJISLACIONIT SHQIPTAR Eneida SEMA, LL.M1* I. Hyrje Shqipëria është një vend demokratik

More information

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE

SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE SISTEMI I DREJTËSISË PËR TË MITUR NË SHQIPËRI KRAHASUAR ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE Femi SUFAJ* Abstrakt: Studimi analizon në mënyrë të përmbledhur evoluimin e sistemit të drejtësisë për të mitur në Shqipëri

More information

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri 1 KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Analizë

More information

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT EDUCATION DEPARTMENT / UNIVERSITY NEW YORK Misioni i Zyrës së Arsimit Dygjuhësh dhe Studimeve në Gjuhë të Huaja (Office of Bilingual Education and World Languages OBE-WL) pranë Departamentit të Arsimit

More information

Rekomandime për politikat dhe legjislacionin drejt zbatimit efektiv të parimit të mosdënimit të viktimave të trafikimit

Rekomandime për politikat dhe legjislacionin drejt zbatimit efektiv të parimit të mosdënimit të viktimave të trafikimit Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm dhe Koordinatorit për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore Rekomandime për politikat dhe legjislacionin drejt zbatimit efektiv të parimit të mosdënimit të viktimave

More information

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik Trajnimi për kualifikimin Auditor të Sektorit Publik do të mbulojë lëndët dhe temat e mëposhtme: Moduli 1: Raportimi Financiar I. Teoria e kontabilitetit II.

More information

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE

RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE RIDEFINIMI I ROLIT TË VIKTIMËS NË TË DREJTËN PENALE BASHKËKOHORE PËRMES REFORMAVE LIGJORE Besa ARIFI * Abstrakt: Qëllimi i këtij punimi është të analizojë zhvillimin e rolit të viktimës në të drejtën ndërkombëtare

More information

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PUBLIKE DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Udhëheqëse shkencore Prof.Dr. Aurela ANASTASI Kandidate Laureta MANO Tiranë,

More information

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk AutoCAD Civil 3D Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk IEE shpk eshte themeluar ne 2004 Zyra kryesore ne Prishtine, Rep. e Kosove Zyra perkrahese ne Tirane, Rep. e Shqipërisë

More information

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE

LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI... K.D.U. 343.352 Prof. dr. Vesel LATIFI LUFTIMI I KORRUPSIONIT DHE KONFISKIMI I DOBISË PASURORE TË FITUAR ME VEPËR PENALE Përmbledhje ( Kriza e besimit kriza e vlerave!)

More information

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI Falënderime Botimi Politikat e përfshirjes sociale për fëmijët dhe financimi i tyre në Shqipëri përbëhet nga tri pjesë, të

More information

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica Copyright i Hergis Jica 2018 1 Udhёheqёsi i Hergis Jica vёrteton se ky ёshtё njё version i miratuar i disertacionit tё mёposhtёm: NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET

More information

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS

E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS E DREJTA E FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA PËR ARSIM GJITHËPËRFSHIRËS Praktikat e suksesshme në rajonin e EQL/KSHP dhe rekomandimet për Qeverinë Shqiptare. Mars 2012 E drejta E fëmijëve me aftësi të kufizuara

More information

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist PhD C. Artur Beu University of Tirana, Albania Abstrakt Pas një periudhe të trazuar që mbulon më

More information

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shëmbuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë

More information

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen ABSTRAKT

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PENALE DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PENALE DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR KRIMET SEKSUALE Kandidati: Deniona KATRO Udhëheqës shkencor: Prof. Dr.

More information

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve World Vision Stephanie Delaney Konsulente Ndërkombëtare për Mbrojtjen, Pjesëmarrjen, të Drejtat dhe Mirëqenien

More information

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara E Ë Z I L E A V E AN M A R G O R P Ë T T I M I S Ë R VLE E R A T Ë B M O K E V A S E V A N DHE MA O S R E P E N I M I S Ë N U P PËR A R A U Z I F U K Ë T I S Ë ME AFT Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve

More information

Udhëzues i OSBE-së Policimi me Bazë Inteligjencën

Udhëzues i OSBE-së Policimi me Bazë Inteligjencën Seritë e Botimit të Departamentit të Kërcënimeve Ndërkombëtare/Sektori për Çështjet Strategjike Policore Vëllimi 13 Udhëzues i OSBE-së Policimi me Bazë Inteligjencën Vjenë, qershor 2017 OSBE 2017 Të gjitha

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS PENALE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR VEPRAT PENALE NË ADMINISTRATËN PUBLIKE, ASPEKTET DOKTRINALE DHE PRAKTIKE

More information

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT.

PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT. ESE TEMA : PARIMI I BARAZISE DHE MOSDISKRIMINIMIT. GARANCITE LIGJORE ( KUADRI LIGJOR NE SHQIPERI ) DHE INSTITUCIONET GARANTUESE PER MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI. PUNOI : XHON SKENDERI GRUPI 3 FAKULTETI I

More information

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit MINISTERS DEPUTIES DÉLÉGUÉS DES MINISTRES Recommendations Recommandations Rec(2000)20 06/10/2000 Recommendation of the Committee of Ministers to member states on the role of early psychosocial intervention

More information

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK Tiranë, tetor 2016 Hartuan raportin: Bojana Hajdini eksperte ligjore Ersida Sefa menaxhere programi, Fondacioni Shoqëria e

More information

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri PhD Enea Hoti MA Orsiola Kurti Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri: Gjendja aktuale dhe sfidat e ardhshme Hyrje Zonat rurale në Shqipëri vuajnë nga përdorimi jo efiçient i burimeve, nga performanca

More information

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR KOMISIONI PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR Krijuar nga Kryeministri Drejtuar nga Dr. Arjan Gjonça RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR Tiranë, Janar- Prill 2014

More information

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA KANDIDATI: Msc. Ina

More information

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane Tema për mbrojtjen e gradës shkencore DOKTOR Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues Punoi: Renis Zaganjori Udhëheqës

More information

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009] Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit [1 Tetor 2008 15 Shtator 2009] Tetor 2009 1 Grupi i ekspertëve që hartuan Raportin Gjergji Vurmo, Koordinator i Projektit

More information

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara Një mjet për promovimin e një dialogu për krijimin e një Konvente të re të Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e të

More information

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik

Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik Konventa e Këshillit të Evropës mbi falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme të cilat përbëjnë kërcënim për shëndetin publik Moskë, 28. X. 2011 Teksti është korrigjuar në përputhje me

More information

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë Zyra e Arsimit të Veçantë dhe e Shërbimeve të Ndërhyrjes së Hershme Shkurt 2003 Complaint Procedures for Special Education Albanian PROCEDURAT E ANKIMIT PËRMBAJTA

More information

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE

PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I SË DREJTËS CIVILE PARIMI I BARAZISË DHE MOSDISKRIMINIMIT NË TË DREJTËN PRIVATE NDËRKOMBËTARE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

More information

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile Acquis e Shoqërisë Civile Ballkanike Fuqizimi i Advokacisë dhe Potencialit Monitorues dhe Kapaciteteve të OSHC-ve Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile RAPORTI

More information

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT I. HYRJE NË SISTEMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DINJITETI NJERËZOR TË DREJTAT E NJERIUT ARSIMIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT SIGURIA NJERËZORE >> Kultura e të drejtave të njeriut nxjerr fuqinë e saj më të madhe

More information

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: VULA 2. Emri: Elsa 3. Kombesia: Shqipëtare 4. Data e lindjes Kosovare 5. Vendi i lindjes: 26.05.1991 6. Kontakti: Femër Email: Tel: vula.elsa@gmail.com /elsa.vula@uni-gjk.org

More information

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE.

KRIMI EKONOMIK DHE KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, LUFTA NDAJ TYRE. Role, Competences and Responsibilities of Public Institutions on Generating new Scope Towards European Integration Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në krijimin e hapësirave

More information

Përshkrimi i programit

Përshkrimi i programit Study program Fakulteti Cikli i studimeve E drejta penale Drejtësia Cikli i dytë (Pasdiplomike) SETK 120 Titulli Magjistër i shkencave juridike / Drejtimi: E drejta penale Numri në arkiv i akreditimit

More information

"Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore

Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore KONFERENCË KOMBËTARE "Roli aktiv i organizatave jofitimprurëse në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përmes instrumenteve kushtetuese e ligjore (Organizuar nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Nonda VARFI Kandidate: MA Adelina ALBRAHIMI

More information

PËRGJEGJËSIA CIVILE NGA SHKAKTIMI I DËMIT JO PASUROR

PËRGJEGJËSIA CIVILE NGA SHKAKTIMI I DËMIT JO PASUROR REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Drejtësisë PËRGJEGJËSIA CIVILE NGA SHKAKTIMI I DËMIT JO PASUROR Kandidat për gradën Shkencore Doktor i Shkencave Objektivi i kësaj përpjekje studimore

More information

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË DIZERTACION Në kërkim të gradës shkencore Doktor i

More information

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni )

KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE. (Versioni ) KOMENTE MBI PROJEKT-AMENDAMENTET E LIGJIT PER TREGTINE ELEKTRONIKE (Versioni 07.03.2016) Në vijim të komenteve që kemi paraqitur në muajin nëntor 2015 mbi një draft të mëhershëm të këtij projektligji,

More information

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE Sadik Zenku, MA C E N T R U M 6 UDC: 327.51.071.51(497.7:100-622 HATO + 4-622 EУ) KOHEZIONI SOCIAL DHE INTEGRIMI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE СОЦИЈАЛНА КОЕЗИЈА И ИНТЕГРАЦИЈАТА

More information

Raport - analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË SISTEMIN PENITENCIAR

Raport - analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË SISTEMIN PENITENCIAR Raport - analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË SISTEMIN PENITENCIAR 2013-2014 Korrik, 2015 77 Raport analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË

More information

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë 93 2012-2015 Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë 1 2012-2015 Botimi i këtij raporti u mundësua nga Save the Children 2 TIRANË,

More information

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s. Bordi Shkencor: Prof. Dr. Rexhep Meidani (kryetar) Dr. Pëllumb Qazimi (anëtar) Dr. Elona Dhembo (anëtar) MA Arjan Dyrmishi (anëtar) Redaktor përgjegjës: Dalina Jashari Ky numër reviste botohet me mbështetjen

More information

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë Disertacion për marrjen e gradës shkencore DOKTOR Kandidati:

More information

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë Rudina TOTO Eriselda ÇOBO 1. Përmbledhje Qëllimi i këtij artikulli është të analizojë situatën aktuale të zhvillimit të territorit, reflektuar në zgjdhjet

More information

NJË ANALIZË E POLITIKËS SHQIPTARE PËR INTEGRIM

NJË ANALIZË E POLITIKËS SHQIPTARE PËR INTEGRIM PROGRAMI I NDI PER MENAXHIMIN POLITIK sipër ecte i drobitur në bulevard nuk është në gjendje ti përgjigjet por qeveritarët ama PO. Për Europën, integrimi i Shqipërisë është një proces i vetëkuptueshëm,

More information

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCAT Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shembuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë

More information

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË

AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE NGA GRUPET NË NEVOJË miuro per Apollinem medicum et Sanitiam et Remediatiam et deo s universos et universas, scitores faciens, perficiam secundem possibilitatem et actionem et iudicium meu AKSESIMI I SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE

More information

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË 2015 Projekti financohet nga: Bashkimi Evropian 2 CPCD Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile Acquis

More information

RAPORT VLERËSIMI. Grupi i Ekspertëve: Av. Entila Zyba Dr. Blerta Çani Manjola Veizi Xheni UNWOMEN

RAPORT VLERËSIMI. Grupi i Ekspertëve: Av. Entila Zyba Dr. Blerta Çani Manjola Veizi Xheni UNWOMEN RAPORT VLERËSIMI DHUNA NDAJ GRAVE E VAJZAVE NGA KOMUNITETE TË PAFAVORIZUARA - NJË VËSHTRIM MBI FENOMENIN E DHUNËS NDAJ GRAVE E VAJZAVE NGA KOMUNITETET ROM, LGBT DHE ATYRE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË BASHKITË,

More information

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale 1 FATOS TARIFA 2 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale IMAGJINATA SOCIOLOGJIKE dhe bota jonë sociale 3 FATOS TARIFA 4 Imagjinata sociologjike dhe bota

More information

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore The Danish Neighbourhood Programme Udhëzues për monitorimin e të drejtave të njeriut në institucionet shëndetësore Tiranë, Mars 2015 The Danish Neighbourhood Programme Udhëzues për monitorimin e të drejtave

More information

MEDIA SHQIPTARE DHE STANDARDET EVROPIANE

MEDIA SHQIPTARE DHE STANDARDET EVROPIANE Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias MEDIA SHQIPTARE DHE STANDARDET EVROPIANE 81 MEDIA SHQIPTARE DHE STANDARDET EVROPIANE Raport i bazuar mbi Treguesit e Këshillit të Evropës mbi Median

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR Shërbimi civil si formë moderne e organizimit të administratës shtetërore, në aspektin

More information

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit Përmbajtja: 1. Hyrje në sistemet e informacionit 2. Strategjia e organizates dhe sistemet e informacionit 3. Etika e informacionit privatesia dhe siguria 4. Rrjetet, interneti dhe biznesi elektronik (e-business)

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË SHKOLLA DOKTORALE: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE TEMA: TERRORIZMI DHE REAGIMI SHTETEROR PAS LUFTES SE FTOHTE (Punim për

More information

Tel: Tel:

Tel: Tel: Mikroekonomia e Avancuar Politikat Publike dhe Niveli i Studimit MASTER Viti: I Semestri: I Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj selimajafrim@yahoo.com Tel: 049-165-282 Tel: Qëllimi i Përshkrimi i Mikroekonomia

More information

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR MINISTRIA E ARSIMIT E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR Për klasën e parë fillore Prishtinë, gusht 2003 1 Kryredaktor Isuf Zeneli Redaktorë: Xhavit Rexhaj Ramush Lekaj Ilaz Zogaj Arbër

More information

MANUAL PËR PUNONJËSIN E SHËRBIMIT TË PROVËS

MANUAL PËR PUNONJËSIN E SHËRBIMIT TË PROVËS MANUAL PËR PUNONJËSIN E SHËRBIMIT TË PROVËS 2009 PËRMBAJTJA 1 Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, 2009 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. AUTORËT: Kevin Haines Rasim Gjoka Migena Leskoviku Ioana van

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION TEMA: SHËRBIMI PSIKO-SOCIAL NË SHËRBIMET E SHËNDETIT RIPRODHUES NË SHQIPËRI Paraqitur në kërkim të gradës shkencore

More information

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S.

Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare. Jordan Jorgji. Universiteti Fan.S. Rëndësia e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare: realizmi neoklasik dhe politika e jashtme shqiptare Jordan Jorgji Universiteti Fan.S.Noli Lektor jordanjorgji@yahoo.com 1 Abstract The albanian research

More information

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri Analizë e rezultateve të PVNN-së 2000-2012 Qershor 2014 Njësia për Sektorin e Arsimit Rajoni i Europës dhe Azisë Qendrore Përmbajtja

More information

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje

E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje Qendra EDEN Udhëzues për strukturat e qeverisjes vendore E drejta e publikut për informacion mjedisor dhe pjesëmarrje në vendimmarrje Zbatimi i Konventës së Aarhusit në Shqipëri Tiranë 2006 përgatitur

More information

BARAZIA GJINORE në Shqipëri

BARAZIA GJINORE në Shqipëri BARAZIA GJINORE në Shqipëri Dhuna në familje Dhuna në familje është një problem i mbarë shoqërisë; Legjislacioni aktual e kërkon tashmë ngritjen e një sistemi të mekanizmi referimi; Asnjë institucion/individ

More information

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106

Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal. 1. Përmbledhje 106 Rajonalizimi i Shqipërisë në debat - fuqizimi i decentralizimit dhe evoluimi drejt zhvillimit rajonal Rudina Toto 1. Përmbledhje 106 Krijim i rajoneve më të mëdha se sa qarqet aktuale? Kjo është një pyetje

More information

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues

Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues Konventa kuadër per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe raporti shpjegues Framework Convention for the protection of national minorities and explanatory report Convention-cadre pour la protection des minorités

More information

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT:

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT: FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE (Master) TITULLI I PROGRAMIT: ADMINISTRATË PUBLIKE 146 CIKLI I DYTË DREJTIMI: ADMINISTRATË PUBLIKE

More information

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë 2006-2011 / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program STRATEGJIA KOMBËTARE E RINISË 2007-2013 Miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 782, datë 16

More information

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË. MINISTRIA E PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA STRATEGJIA KOMBËTARE PËR BARAZINË GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE 2007-2010 NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË. Në

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION ABORTI SELEKTIV GJINOR NË SHQIPËRI, NJË VËSHTRIM MBI SHKAQET DHE PASOJAT PSIKOLOGJIKE MSc. Dorina XHANI Paraqitur

More information

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE DISERTACION PËR MBROJTJE TË GRADËS SHKENCORE DOKTOR Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian Punoi: MA. Vasilika

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI RAPORT I VEÇANTE Për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri 1 PËRMBAJTJA Hyrja... fq. 3 1. Kuadri Ligjor...fq.4

More information

LIRIA E SHPREHJES DHE GJUHA E URREJTJES

LIRIA E SHPREHJES DHE GJUHA E URREJTJES LIRIA E SHPREHJES DHE GJUHA E URREJTJES Autorë: d-r Elena Mihajllova d-r Jasna Baçovska m-r Tome Shekerxhiev BOTIM: Polyesterday TIRAZHI: 100 kopje Shkup, 2013 CIP - Каталогизација во публикација Национална

More information

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ

HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ HISTORI TË PËRBASHKËTA PËR NJË EUROPË PA KUFIJ 33Ndikimi i Revolucionit Industrial 33Zhvillimi i Arsimit 33Të drejtat e njeriut siç pasqyrohen në historinë e artit 3 3 Europa dhe bota UDHËRRËFYES BOTIMI

More information

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI-PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS

More information

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike PA DËSHKUESHMËRIA në fushën e prokurimeve publike Analizë e disa prej shkaqeve që stimulojnë pandëshkueshmërinë në veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik Maj 2015 RESPUBLICA Ky publikim është përgatitur

More information

E DREJTA E PROCEDURËS PENALE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË PROCEDURËN PENALE TË KOSOVËS

E DREJTA E PROCEDURËS PENALE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË PROCEDURËN PENALE TË KOSOVËS Prof. dr. sc. Hajrija Sijerçiq Çoliq Mr. sc. Haris Haliloviq, asistent i lartë E DREJTA E PROCEDURËS PENALE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË PROCEDURËN PENALE TË KOSOVËS Titulli i origjinalit: KRIVIČNO PROCESNO

More information

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime Education Sector United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization Shqipëria Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime Prill 2017 Shqipëria Analizë e politikës arsimore Çështje

More information

KORRUPSIONI DHE ANTIKORRUPSIONI NË SISTEMIN E DREJTËSISË

KORRUPSIONI DHE ANTIKORRUPSIONI NË SISTEMIN E DREJTËSISË KORRUPSIONI DHE ANTIKORRUPSIONI NË SISTEMIN E DREJTËSISË Për autorin: Cristi Danilet është 34 vjeç dhe ka qene gjyqtar që prej 1998. Që nga viti 2003, ka qenë anëtar i një numri organizatash te ndryshme

More information

E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Studime Themelore. Islami, Dr. Besfort Rrecaj

E Drejta Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Studime Themelore. Islami, Dr. Besfort Rrecaj Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 3 + 2 Vlera në kredi ECTS: 6 Koha / lokacioni: Mësimëdhënësi i lëndës: Detajet

More information

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor

Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor Të Drejtat e Njeriut dhe Identiteti Gjinor Artikujt e posaçëm mbi çështje të veçanta porositen nga Komisioneri për të Drejtat e Njeriut me qëllim për të kontribuar në debatimin ose reflektimin e mëtejshëm

More information

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi?

NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi? NJËSIA 4: Konflikti Çka duhet bërë nëse nuk pajtohemi? Koncepti i paqes ka një dimension të rëndësishëm kulturor. Tradicionalisht, në kulturat e lashta të lindjes, paqja ka të bëjë më shumë me paqen e

More information