ISSN X. Viti i VII-të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 OPTIME. Tiranë 2016

Size: px
Start display at page:

Download "ISSN X. Viti i VII-të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 OPTIME. Tiranë 2016"

Transcription

1 ISSN X Viti i VII-të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 A OPTIME Tiranë 2016

2 KRYEREDAKTOR Prof.Dr. Anesti Kondili, Akademik Asoc. ZV.KRYEDAKTOR Prof.Asoc. Dr. Fatmir Tartale REDAKSIA Prof.Dr.Erleta Çelmeta (Mato) Dr. Erda Qorri Dr. Eglantina Dervishi Prof.Dr. Lida Miraj Prof Asoc.Dr. Remzi Sulo Prof Asoc.Dr. Aida Dama Antare Kordinatore Kordinatore Antare Antar Antare BORDI DREJTUES Prof.Dr.Vera Ostreni Prof.Dr.Pavli Kongo Prof.Dr.Hivzi Muharremi Prof.Asoc.Dr.Bedri Kola Prof.Asoc.Dr.Setki Mulla Prof.Dr.Gjovalin Shkurtaj Akademik Asoc. Prof.Dr.Hamit Boriçi Dr.Julian Çota Dr.Ismail Tafani Dr.Admir Jançe Dr.Elona Kongo Dr.Elisabeta Kafia Dr.Aurel Koroci Prof.Asoc.Dr.Argita Malltezi Prof.Livio Gallottini ( Romë) Prof.Giovani Gravina Manes ( l Aquila) Prof.Gilberto Sammartino ( Napoli) Prof.Asoc.Giorgio Croatto ( Padova) Prof.Maria Grazia Cifone ( L Aquila) Prof. Giuseppe Marzo ( L Aquila) Prof.Roberto Gatto ( L Aquila) Prof.Massimo Galli ( Romë) Prof.Asoc.Vincenzo Calderone ( Piza) Dr.Stefano Fogli ( Piza) Prof. Enrico Camillera ( Palermo) Prof. Aldo Schiavello ( Palermo) Prof. Dr. Alexander Bucur (Bukuresht) REDAKORE LETRARE Prof.Asoc.Dr. Anila Kananaj ARTI GRAFIK Ilirjan Mullaj ISSN: X 2016, Albanian University. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Botim i Institutit të Kërkimeve Shkencore dhe i Zhvillimit të Albanian University Adresa: Bulevardi Zogu I. tel kerkimi_shkencor@albanianuniversity.edu.al Shtëpia Botuese Albanian University Press. Adresa: Bulevardi Zogu i Pare, Tiranë, Albania Mobile: +355 (0) albaniauniversitypress@gmail.com,

3 PËRMBAJTJA FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE PROTEZIMI MBI IMPLANTE/ PREZANTIM RASTI KLINIK OVERDENTURE ON IMPLANTS/ CLINICAL CASE PRESENTATION Ilmi Kryeziu, Majlinda Kryeziu, Erda Qorri 7 KARAKTERIZIMI KIMIK ME GC/FID I VAJIT ESENCIAL PËR TIMUS VULGARIS. RAST STUDIMI: POPULLATA NGA VERIU I SHQIPËRISË CHEMICAL CHARACTERIZATION OF THYMUS VULGARIS ESSENTIAL OIL USING GC/FID TECHNIQUE. CASE STUDY: POPULATES FROM NORTH ALBANIA Aurel Nuro, Dorina Shëngjergji, Aida Dama, Aurora Napuce, Xhejni Borshi, Jonida Salihila 16 VAJI ESENCIAL I BIMËS AROMATIKE MJEKËSORE TË KARAFILIT (SYZYGIUM AROMATICUM) I PËRFITUAR ME METODA TË NDRYSHME ESSENTIAL OIL OF AROMATIC AND MEDICINAL PLANT OF CLOVE (SYZYGIUM AROMATICUM) OBTAINED WITH DIFFERENT METHODS Krenaida Taraj,Aida Dama, Adelaida Andoni 24 (R)-9-HSA PARAQET EFEKTE ANTIPROLIFERATIVE MË TË THEKSUARA KRAHASUAR ME (S)-9-HSA (R)-9-HSA HAS A MORE REMARKABLE ANTIPROLIFERATIVE EFFECT COMPARED TO (S)-9-HSA Johana Hysomema 32 PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË SHAFRANIT TË INDISË HEALTH BENEFITS OF TURMERIC Joana Hankollari 43 NJË VËSHTRIM I NIVELEVE TË PAH DHE BTEX NË MOSTRA UJI NË ZONAT E PATOSIT, BALLSHIT DHE KUÇOVËS A SURVEY OF PAH AND BTEX LEVELS IN DRINK WATER SAMPLES OF PATOS, BALLSH AND KUCOVA AREAS Valbona Hoxha, Aurel Nuro, Oljana Pine, Bledar Murtaj, Aida Dama 48 EFEKTET ANËSORE TË NJË GRUPI ANTIBIOTIKËSH TË PËRDORUR PËR TRAJTIMET PERIODONTALE SIDE EFFECTS OF A GROUP OF ANTIBIOTICS, THE MOST USED IN THE PERIODONTAL TREATMENT Saimir Heta, Ilma Robo 58 PËRCAKTIMI I DISA ANTIBIOTIKËVE NË MOSTRA UJI ME ANË TË HPLC/DAD DETERMINATION OF SOME ANTIBIOTICS IN WATER SAMPLES USING HPLC/DAD Aurel Nuro, Oljana Pine, Dorina Shëngjergji, Aida Dama, Aurora Napuce, Xhejni Borshi, Eriona Muharemi 65 EKSTRAKTET E BIMËS KUDZU (PUERARIA OFFICINALIS) DHE DERIVATI GJYSMË SINTETIK I SAJ CV 10216, SI TERAPIA MË E RE KLINIKE KONKURRUESE E DISULFIRAMIT NË PROCESIN E LËNIES DHE ABSTINENCËS NGA ALKOOLI EXTRACTS OF THE PLANT KUDZU (PUERARIA OFFICINALIS) AND HER SEMI-SYNTHETIC DERIVATIVE CVT 10216, AS THE NEW CLINICAL THERAPY COMPETITIVELY WITH DISULFIRAM, IN THE PROCESS OF WITHDRAWAL AND ABSTINENCE FROM ALCOHOL Patricia Daliu 76 PREEKLAMPSIA NGA FIZIOPATOLOGJIA TEK MJEKIMI PREECLAMPSIA FROM PATHOPHYSIOLOGY TO THE TREATMENT Enton Kaçulini, Alketa Koroshi, Alma Idrizi, Alma Shehu 82

4 ASPEKTE MYKOLOGJIKE-EPIDEMIOLOGJIKE TË KVV DHE FAKTORËT PREDISPOZUES MYCOLOGICAL-EPIDEMIOLOGICAL ASPECTS OF CVV AND THEIR RISK FACTORS Doriana Xhaxha, Elena Xhaxha 101 EFEKTET ANËSORE TË RIRREZATIMIT NË KONKOMITANCË ME KIMIOTERAPINË TEK PACIENTËT ME KANCER REKURENT TË KOKË-QAFËS SIDE EFFECTS OF REIRRADIATION WITH CONCURRENT CHEMOTHERAPY INRECURRENT HEAD AND NECK CANCER PATIENTS Elvisa Kozma, Agim Sallaku 108 FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE EKSPERTIMI SI PROVË DHE SIGURIMI I PROVËS NË PROCESIN CIVIL EXPERTISE AS EVIDENCE AND THE PROVISION OF PROOF IN CIVIL PROCESS Fatmir Tartale 117 VLERËSIMI NË ARSIM EDUCATION EVALUATION Bedri Kola 127 ROLI I PROFILAKSISË DHE PARANDALIMIT NË DEPISTIMIN E SJELLJES DEVIANTE TË ADOLESHENTËVE THE ROLE OF PROPHYLAXIS AND PREVENTION IN THE DETECTION OF DEVIANT BEHAVIOR OF ADOLESCENTS Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi 137 FAKTORËT E RISKUT PËR SJELLJET-VETËDËMTUESE NË ADOLESHENCË RISK FACTORS FOR ADOLESCENTS SELF-HARM Eglantina Dervishi1, Silva Ibrahimi, Inva Cela 145 STUDIM KRAHASUES MBI SHOQËRITË ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR NË RUMANI DHE SHQIPËRI COMPARATIVE STUDY ON LIMITED LIABILITY COMPANIES IN ROMANIA AND ALBANIA Eledio Lule 152 VLERËSIMI I MARRËDHËNIES SË PUNONJËSIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE ME HALLKAT E TJERA KRYESORE TË SISTEMIT TË REFERIMIT THE RELATIONSHIP S EVALUATION BETWEEN CHILD PROTECTION WORKERS IN COLLABORATION WITH OTHER KEYS OF REFERRAL SYSTEM. (LITERATURE REVIEW) Marinela (Zajmi) Çani (student doktorant) 162 FAKULTETI I SHKENCAVE TË ALPLIKUARA DHE EKONOMIKE GJENERIMI DHE ANALIZA E NJË SINJALI NË LABVIEW SIGNAL GENERATION AND ANALYSIS IN LABVIEW Genta Rexha, Irena Gjata 177 TIRANA, QYTETI I GJELBËR TIRANA THE GREEN CITY Anisa Abazaj, Eranda Shalsi, Renis Tërshana 188 UDHËZIME PËR AUTORËT 201

5 A SHKENCAT MJEKËSORE SEKSIONI 1

6 6 OPTIME

7 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 PROTEZIMI MBI IMPLANTE/ PREZANTIM RASTI KLINIK Ilmi Kryeziu*, Majlinda Kryeziu*, Erda Qorri** *Klinika Dentare VitaDent- Fushë Kosovë **Fakulteti i Shkencave Mjeksore Albanian University Adresë kontakti: erda79@yahoo.com Përmbledhje Në këtë punim, ku kemi përshkruar një rast klinik të mbiprotezimit mbi implante, kemi dashur të tregojmë një metodologji të re në protezimin e moshave geriartrike, e cila ka si avantazh jo vetëm anën estetike, por atë funksionale te këta pacientë. Falë atrofive të theksuara të kreshtave kockore, protezimi i tyre bëhet i vështirë. Mbiprotezimi mbi implante ndihmon stabilitetin e protezave dhe rrit efikasitetin e përtypjes. Fjalë çelës: implant, mbiprotezim, rezorbim, funksionalitet. Abstract OVERDENTURE ON IMPLANTS/ CLINICAL CASE PRESENTATION. In this clinical presentation we have describe how the overdenture on implants help the ancient patient with atrophic crests to have a good stability of the prosthesis increased efficiency of mastication. Key words: implant, overdenture, resorbable, functionality. Hyrje Mbiprotezimi i ankoruar në implante mund të përkufizohet si kompensim i gjendjeve edentuloze kur resorbimi kockor është i madh dhe retencioni i protezës së lëvizshme është i kompromentuar. Meqenëse me humbjen e dhëmbëve te pacientët në vazhdimësi humbet edhe ndjeshmëria proprioceptive, në mënyrë progresive humb kocka, të gjitha forcat okluzale mbarten nga dhëmbët e protezës e mbështetur në mukozën orale, dhe si pasojë e destabilitetit të protezës, humb edhe vetëbesimi i pacientit. Mbiprotezimi me implante ngadalëson procesin e resorbimit, pastaj e përmirëson formimin e kreshtës dhe rrit efikasitetin e përtypjes. 1 Mbiprotezimi është padyshim një nga alternativat më të mira në krahasim me një protezë të plotë të lëvizshme, e cila ka mjaftë mangësi. Mbiprotezimi është një nga masat terapeutike më praktike të përdorura në stomatologjinë preventive. 2-4 Një ndër deklaratat e arta të autorit Devan thotë se: Ruajtja e vazhdueshme e asaj që mbetet është më e rëndësishme se zëvendësimi i përpiktë i asaj që mungon. 5 Fakti se njeriu i humb të gjithë dhëmbët e tij, mund të jetë shumë shqetësues për të. Kjo ndikon në Revistë shkencore e Albanian University 7

8 SHKENCAT MJEKËSORE Protezimi mbi implante/ prezantim rasti klinik gjendjen e tij shpirtërore dhe e bën të ndihet indirekt si i varur nga të tjerët për shkak se e humb edhe ndjenjën taktile dhe proprioceptive. Prandaj mbiprotezimi mbi implante është si opsion i rehabilitimit protetik shumë i favorshëm dhe duhet të jepet si modalitet në praktikën tonë të përditshme dentare për shkak të avantazheve të tij të panumërta. Përkundër kostos së lartë të kirurgjisë dentare implantare, rezultati final dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës së pacientit është indikacion i mirëfilltë që i shtyn pacientët në një intervenim të tillë. Kjo procedurë kërkon parashikim klinik dhe procedurë mundësisht sa më të qëndrueshme. Pasi për osteointegrimin janë thelbësore stabiliteti primar dhe mikrolëvizjet minimale, shpesh ndiqet procedura me dy stade. 6,7 Klinicisti pret 3-6 muaj pas vendosjes së implantit para se të fillojë stadin e dytë kirurgjikal dhe ngarkimin e implantit me protezë të ankoruar në atashmente. Respektimi i protokolleve gjithmonë jep rezultate të qëndrueshme e afatgjata, edhe pse ekziston presioni që të shpejtohen procedurat kohore. 8 Qëllimi është që me rehabilitimin e funksioneve të humbura dhe rikthimin e estetikës, të shtohet vetëbesimi dhe të përmirësohet cilësia e jetës së pacientit. Metoda Fillimisht, gjatë trajtimit të këtij rasti klinik që po paraqesim, pas anamnezës dhe grumbullimit të të dhënave anagrafike, bëhet dhe vlerësimi radiografive si panoramex dhe 3D Digital X-Ray si një lloj guide implantare (Fig 1.0) dhe (Fig 1.1). Në bazë të planifikimit implantar me softuer të përshtatshëm, është përcaktuar guida për pacientin. Guida implantare përmban të gjitha informatat, si p.sh.: dimensionet e implantit, vendi se ku do të vendoset implanti, shkalla e vendosjes së implantit etj. Në rastin në fjalë, kemi vendosur dy implante Ø L10, duke respektuar protokollet kirurgjikale. (Fig 1.0) (Fig 1.1) 8 OPTIME

9 SHKENCAT MJEKËSORE Ilmi Kryeziu, Majlinda Kryeziu, Erda Qorri Pas anestezimit, është bërë hapja e lembos mukoperiostale përgjatë kreshtës në regjionin frontal të nofullës së poshtme (Fig 1.2). (Fig 1.2) Bëhet piketimi me frezë pilot, pastaj hapet kortikalja me frezë të kortikales, fillohet me frezë 2.0 dhe bëhet zgjerimi dhe thellësia që përkon me dimensionin e lartpërmendur, pas frezës 2.0 e përdorim frezën 2.8, 3.2 dhe në fund frezën 4.0. Realizojmë vendosjen e implantit 1 mm nën kockë (switch platform), (Fig 1.3). (Fig 1.3) Revistë shkencore e Albanian University 9

10 SHKENCAT MJEKËSORE Protezimi mbi implante/ prezantim rasti klinik Pasi kemi vendosur dy implante, bëhet suturimi i lembos, dhe implantet duhet të qëndrojnë në kocke tre muaj, e nevojshme për osteointegrimin (Fig 1.4). (Fig 1.4) Pas vendosjes së implanteve, bëhet grafia kontrollit (panoramex) (Fig 1.5). (Fig 1.5) Pas tre muajve kemi bërë ekspozimin e implanteve, kemi larguar vidat tap dhe kemi vendosur vidat shëruese (2.0 sepse aq ishte trashësia e spesorit të gingivës). Vidat shëruese qëndrojnë 28 ditë (Fig 2.0). 10 OPTIME

11 SHKENCAT MJEKËSORE Ilmi Kryeziu, Majlinda Kryeziu, Erda Qorri (Fig 2.0) Pas 28 ditësh mund të vërejmë kondicionimin e gingivës, e cila favorizon vazhdimin e etapave protetike (Fig 2.1). (Fig 2.1) Revistë shkencore e Albanian University 11

12 SHKENCAT MJEKËSORE Protezimi mbi implante/ prezantim rasti klinik Pas heqjes së vidave shëruese, vendosen ball atashment (Fig 2.2) dhe (Fig 2.3). (Fig 2.2) (Fig 2.3) Vendosja e kapakëve mbi ball atashment. Përgatitja e rezinës, e cila vendoset në protezën totale në vendet ku do të fiksohen kapakët e ball atashmeneve (Fig 2.4). (Fig 2.4) Ndërsa në protezë kemi vendosur kapakët e atashmenteve dhe i kemi fiksuar me rezinën e përgatitur (Fig 2.5). Proteza totale në këtë rast është punuar para vendosjes së implanteve. Në vijim janë përshkruar: Marrja e masës dhe realizimi protezës, e cila do të mbështetet në atashmentet e tipit topth (Ball). 12 OPTIME

13 SHKENCAT MJEKËSORE Ilmi Kryeziu, Majlinda Kryeziu, Erda Qorri (Fig 2.5) Dhe në fund është prezantuar dorëzimi i protezës mbi implante në nofullën e poshtme dhe në nofullën e sipërme proteza totale e lëvizshme (Fig 3.0). Pacienti këshillohet për mirëmbajtjen e higjienës orale dhe për mirëmbajtjen e punimit për t ia shtuar jetëgjatësinë. (Fig 3.0) Diskutim Në përditshmërinë tonë, trajtimi me implante është bërë domosdoshmëri, prandaj edhe mbiprotezimi i mbështetur në dhëmbë natyralë ka mbetur në hije, në raport me mundësitë dhe komercializimin konkurrues të implanteve. 9 Suksesi i mbiprotezimit varet nga zgjedhja e duhur e atashmenteve për raste individuale. Në përzgjedhjen e atashmenteve ndikojnë faktorë të ndryshëm, të cilët përfshijnë hapësirën bukolinguale dhe ndërnofullore, pastaj sasia e kockës mbështetëse e cila korrespondon me antagonistët dentar, përvojat klinike, preferencat personale, problemet e mirëmbajtjes, kostoja, dhe faktori më i rëndësishëm: motivimi i pacientit. Prandaj një përzgjedhje e kujdesshme dhe e planifikuar e atashmenteve është e rëndësishme. Për këtë arsye, zgjedhja e pacientit është kritike për suksesin e trajtimit. Revistë shkencore e Albanian University 13

14 SHKENCAT MJEKËSORE Protezimi mbi implante/ prezantim rasti klinik Autorët Crum dhe Rooney, në hulumtimin e tyre 5-vjeçar, nëpërmjet radiografisë cefalometrike kanë demonstruar grafikisht një humbje mesatare vertikale të kockës prej 0.6 mm në pjesën e përparme të mandibulës te pacientët me mbiprotezim, në krahasim me 5.2 mm humbje të kockës te pacientët me proteza të plota të lëvizshme. Autori Miller në studimin e tij arriti në përfundimin se resorbimi kockor alveolar varet nga tri variable, të cilat janë: 1. Struktura kockore; 2. Shëndeti i individit; 3. Sasisë së traumave të cilave i nënshtrohen kockat. Mbiprotezimi ndihmon në reduktimin e resorbimit të kockës përreth dhe zvogëlon presionin në kreshtën alveolare. 10 Në rastet e mbiprotezimit mirëmbahen edhe receptorët proprioceptivë 11 meqenëse kemi prezent senzitivitetin direkt, pastaj pengohet edhe reduktimi dimensional, si dhe në rastin e dhëmbëve të mbetur prezent, ata reagojnë edhe me sensibilitet taktil. 12 Është gjetur se mesatarisht sensitiviteti është 10 herë më i madh se te pacientët edentuloz. Rissin et al. ka bërë krahasimin e performancës mastikatore te pacientët me denticion natyral, me proteza të plota dhe me mbiprotezim. Ata gjetën se pacientët me mbiprotezim kishin një efikasitet të përtypjes tri herë më të lartë se pacientët me protezë të plotë. 13 Ngarkesat okluzale te pacientët bartës të mbiprotezave shpërndahen në mënyrë të njëtrajtshme në tegmentin e bazës së protezës. Mbiprotezimi me atashmen mund të riorientojë forcën okluzale nga abutmentet mbështetës të dobët në indin e butë, ose e kundërta, t i riorientojë forcat okluzale në drejtim të abutmentëve më të fortë, duke arritur kështu retencion plotësues. 14 Përfundimi Me dorëzimin e protezës së mbështetur në implante, pacienti shumë më shpejt adaptohet në punim dhe dukshëm, mundësitë janë më të mëdha që të ofrohet estetika e dëshiruar, si dhe funksioni efektiv klinik. Referencat 1. James H. Doundoulakis, Steven E. Eckcert, Clarence C. Lindquist, Marjorie K. Jeffcoat. The implant supporetd overdenture as an alternative to the complete mandibular denture, JADA, 2003, volume 134, pg Renner RP, Gomes BC, Shakun ML, Baer PN, Davis RK, Camp P. Four-year longitudinal study of the periodontal health status of overdenture patients. J Prosthet Dent 1984; 51: Brewer AA, Morrow RM. Overdentures Made Easy. 2 nd ed. St. Louis: The C. V. Mosby Co.; Patel PB. Narrow-diameter implants: a minimally invasive solultion for overdenture treatment. Dental Learning. 2012; 1(7): Dhir RC. Clinical assessment of overdenture therapy. J Indian Prosthodont Soc 2005; 5: Garg AK, Reiche OJ: Priniples for the placement of endosteal implants in the patients, Implant Soc 3(1): 6-8, Kalipidis CD, Setayesh RM: Hemorrhaging associated ëith endosseuous implants, J Am Dent Assoc 135 (2): ,2004. Review. 8. Jackson BJ: Occlusal principles and clinical applications for endosseous implants, Jurnal of Oral Implantology 29(5): OPTIME

15 SHKENCAT MJEKËSORE Ilmi Kryeziu, Majlinda Kryeziu, Erda Qorri 234, Williamson RT. Retentive bar overdenture fabrication with preformed castable components: A case report. Quintessence Int 1994; 25: Carl Misch. Dental Implant Prosthetics, 2 nd Edition, pg. 2014, Liedberg B, Stoltze K, Owall B The masticatory handicap of wearing removable dentures in elderly men. Gerodontology Mar; 22(1): Caetano CR, Mesquita MF, Consani RL, Correr-Sobrinho L, Dos Santos MB Overdenture retaining bar stress distribution: a finite-element analysis. Acta Odontol Scand May; 73(4): Rissin L, House JE, Manly RS, Kapur KK. Clinical comparison of masticatory performance and electromyographic activity of patients with complete dentures, overdentures, and natural teeth. J Prosthet Dent 1978; 39: Bambara GE. The attachment-retained overdenture. N Y State Dent J 2004; 70:30-3. Revistë shkencore e Albanian University 15

16 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 KARAKTERIZIMI KIMIK ME GC/FID I VAJIT ESENCIAL PËR TIMUS VULGARIS. RAST STUDIMI: POPULLATA NGA VERIU I SHQIPËRISË Aurel Nuro*, Dorina Shëngjergji**, Aida Dama**, Aurora Napuce**, Xhejni Borshi**, Jonida Salihila* *Departamenti i Kimisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës **Departamenti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian University Adresë kontakti: nuroaurel@yahoo.co.uk Përmbledhje Objektivat: Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike e vajit esencial të bimës së llojit Thymus Vulgaris nga Veriu i Shqipërisë. Thymus Vulgaris është një bimë e familjes Lamiaceae në formën e një shkurreje të bukur me degëzime të shumta, që përdoret shpesh për zbukurime, përveç përdorimeve të saj për qëllime mjekësore. Nuk është bimë e florës sonë spontane, por kultivohet dhe rritet thuajse në të gjithë Mesdheun, përfshirë dhe vendin tonë. Zonat ku kultivohet Thymus Vulgaris janë ato të Veriut të Shqipërisë dhe Shqipërisë së Mesme (1; 2; 3). Metoda: Bimët e Thymus Vulgaris nga Veriu i Shqipërisë janë marrë në Korrik Bimët e thara në ajër, janë prerë në pjesë të vogla (1-2 cm). Ato ishin subjekt i hidrodistilimit për 12 orë në aparatin Clevengar, të rekomanduar nga Farmakopeia Europiane, për të përftuar vajin esencial të Thymus Vulgaris. Përbërja kimike e vajit esencial u analizua duke përdorur teknikën GC/FID. Vajrat esencialë të secilës mostër Thymus Vulgaris u injektuan në apartatin Varian 450 GC. Kolona kapilare VF-1ms (30 m x 0.33 mm x 0.25 um) u përdor për ndarjen e komponentëve kimik të vajit esencial (4; 5). Konkluzionet: Cimeni, terpineni, timoli dhe karvakroli u identifikuan si komponimet kryesore për të gjitha mostrat e vajit esencial të mostarve të Thymus Vulgaris nga Veriu i Shqipërisë (6; 7: 8). Fjalë çelës: Thymus Vulgaris, vaj esencial, cimen, terpinen, timol, GC/FID. 16 OPTIME

17 SHKENCAT MJEKËSORE Aurel Nuro, Dorina Shëngjergji, Aida Dama, Aurora Napuce, Xhejni Borshi, Jonida Salihila CHEMICAL CHARACTERIZATION OF THYMUS VULGARIS ESSENTIAL OIL USING GC/FID TECHNIQUE. CASE STUDY: POPULATES FROM NORTH ALBANIA Abstract Objective: In this study was present data about chemical analysis of essential oil for Thymus Vulgaris plant populations from the North of Albania. Thymus Vulgaris is a plant of Lamiaceae family in the form of a beautiful shrub with numerous branches used often as decorative plant besides it uses for medical purposes. It is not plant of our spontaneous flora but cultivated and grown almost throughout the Mediterranean including our country. Thymus Vulgaris cultivated areas are the North of Albania and Middle Albania (1; 2; 3). Method: Thymus Vulgaris plants from Northern Albania were taken in July The air dried plant samples were cut in small pieces (1-2 cm) and after that were subjected to European Pharmacopoeia apparatus (Clevenger type) for 12 hours to obtain Thymus Vulgaris essential oil. The chemical composition of the essential oils was analyzed using GC/FID technique. The oil of each Thymus Vulgaris sample was injected in a Varian 450 GC. VF-1ms capillary column (30 m x 0.33 mm x 0.25 um) were used for separation of compounds (4, 5). Conclusion: Cimene, Terpinene, Thymol and Carvacrol were identified as main constituents and all analyzed essential oils of Thymus Vulgaris samples from North Albania (6; 7; 8). Key words: Thymus Vulgaris, Esencial oil, Cimene, Terpinene, Thymol, GC/FID. Hyrje Thymus vulgaris (trumza) është një specie e familjes Lamiaceae. Ajo është një shkurre e bukur me degëzime të shumta dhe përdoret shpesh si bimë zbukuruese e oborreve. Rritet të cm në lartësi dhe 40 cm në gjerësi. Ka kërcej të drejtë e të fortë. Gjethet e timusit janë në formë vezake me majë, në ngjyrë hiri të gjelbër. Ajo rritet në mënyrë natyrore në Evropën Jugore, në Mesdheun Perëndimor dhe në Italinë e Jugut. Ajo nuk është pjesë e florës sonë spontane. Nga viti 1973 ajo kultivohet kryesisht në veriun e vendit tonë për qëllime mjekësore. Bima e trumzës përdoret në mjekësinë popullore, si erëz në kulinari dhe në ushqimet e konservuara (si konservues natyror) (1; 2; 3). Për të nxjerrë esencën e Timus Vulgaris përdoret e gjithë bima kur është në lulëzim të plotë. Esenca e trumzës është me ngjyrë të verdhë deri në të kuqërremtë, me aromë të mprehtë dhe me shije shumë djegëse. Përbërësit kryesorë të Timus Vulgarisa janë gjetur të jenë: p-cimen, gama-terpinen, timol, karvakrol. Esenca e timusit ka veprim të fortë antiseptik dhe antibakterial. Ajo stimulon qarkullimin e gjakut, ndihmon në uljen e dhimbjeve reumatizmale dhe në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes nga sekrecionet. Këshillohet për plagët e vjetra, ulcerat, etj. Në shumë studime është parë që ka një veprim shumë të mirë antitumoral. Efektet mjekësorë të Thymus Vulgaris i dedikohen kryesisht veprimit të timolit dhe karvakrolit, komponimet kryesore që gjenden tek kjo bimë (2; 3; 4). Vajrat esencialë janë përzierje shumë komplekse komponimesh organike të klasave të ndryshme. Përbërësit e vajrave esencialë janë zakonisht komponime me pikë vlimi nga C dhe shumica e tyre janë shumë pak të tretshëm në ujë. Këto veti bëjnë që vajrat esencialë të përftohen nga bimët ku ndodhen, kryesisht nëpërmjet procesit të distilimit me avull uji. Sot përdoren edhe metoda Revistë shkencore e Albanian University 17

18 SHKENCAT MJEKËSORE Karakterizimi kimik me GC/FID i vajit esencial për timus vulgaris. rast studimi: popullata nga Veriu i Shqipërisë të tjera për nxjerrjen e vajrave esencialë, si presimi dhe metoda e nxjerrjes me gaze superfluidë (dioksid karboni të lëngët). Ekstraktimi me gaze superfluidë është një metodë e kushtueshme, por siguron cilësinë maksimale të vajit esencial, sepse ky proces zhvillohet në temperatura të ulëta. Ekstraktimi me superfluidë përdoret vetëm në rastin e esencave shumë të shtrenjta dhe që gjenden me sasi të vogël në bimët përkatëse. Distilimi me avull uji njihet si metoda më e përdorur për nxjerrjen e vajrave esencialë, por komponimet polare dhe relativisht hidrofile të esencave nuk përftohen plotësisht nga bima. Komponimet me natyrë kimike të paqëndrueshme si aldehidet, esteret, etj., mund të pësojnë modifikime nën veprimin e temperaturës, avullit të ujit dhe oksigjenit gjatë proçesit të distilimit. Përcaktimi i strukturës kimike dhe i sasive në përqindje të përbërësve të secilës esencë, realizohet me anën e analizave gazkromatografike dhe spektrometrisë të masës. Metodologjia Marrja e mostrave të Thymus Vulgaris nga Veriu i Shqipërisë Mostrat e Thymus Vulgaris janë marrë nga popullsia e Veriut të Shqipërisë. Bimët e Thymus Vulgaris u mblodhën në korrik, Stacionet e zgjedhura në këtë studim ishin: Kukës, Malësi e Madhe, Tropojë, Shkodër dhe Lezhë. Në secilin stacion janë zgjedhur pjesët ajrore të bimës së lulëzuar të Timus Vulgaris. Bimët e secilit stacion u thanë në hije që të mos humbnin karakteristikat morfologjike. Materiali bimor pas tharjes u copëtua në pjesë të vogla për analizën e mëtejshme. Mjete dhe reaktivë n-hekzani dhe tolueni të pastërtisë së lartë për përdorime gazkromatografike u siguruan nga Merck (Darmstadt, Germany). Përzierja e n-alkaneve nga n-oktani (C8) deri në eikosanet (C20) u përdor për llogaritjen e indekseve të Kovats (KI). Thata dhe materiale bimore terreni Thymus Vulgaris është marrë nga Instituti për Kërkime në Medicinale Bimore Dr. Josif Pancic (Beograd, Serbi). Izolimi i vajrave esencialë për Thymus Vulgaris Materiali bimor i Thymus Vulgaris (100 g bimë e Thymus Vulgaris) ishin subjekt i hidro-distilimit për 12 orë pa ndërprerje me aparaturën e llojit Klevenger (rekomanduar nga Pharmacophea Europea, 2014) për izolimin e vajit esencial. Vaji esencial u grumbullua në 2 ml Toluensi solvent ekstraktimi. Ekstraktit iu largua uji duke shtuar 1 gr sulfat natriumi anhidër. Ai u ruajt në viale të errët në +4 o C. Vaji esencial i Thymus Vulgaris u hollua (1/10) në toluen (v/v), që ishte dhe subjekt i analizës GC/FID (8; 9). Aparatura dhe analiza gaz kromatografike Analiza gaz kromatografike e vajit esencial të Thymus Vulgaris u realizua në aparatin Varian 450 GC, të pajisur me me injektor PTV dhe dedektor me jonizim në flakë (FID). Temperatura e injektorit dhe e dedektorit u vendos respektivisht në C dhe C. Vaji esencial i Thymus Vulgaris i holluar në toluen u injektua në mënyrë split (1:50). Azoti u përdorur si gaz mbartës (1 ml/min) dhe si make-up gas (25 ml/min). Hidrogjeni dhe ajri ishin gazet e flakës në detektor, respektivisht me 30 ml/min dhe 300 ml/min. Kolona kapilare VF-1ms (30 m x 0, 33 mmx 0,25 mu) u përdor për të izoluar komponimet e vajit esencial. Temperatura e furrës ishte programuar si vijon: nga 40 C (u mbajt për 2 minuta në 40 o C) në 150 C me 4 C/min, më tej në 280 C me 10 C/min, 18 OPTIME

19 SHKENCAT MJEKËSORE Aurel Nuro, Dorina Shëngjergji, Aida Dama, Aurora Napuce, Xhejni Borshi, Jonida Salihila në 280 C u mbajt për 2 minuta. Identifikimi i komponimeve është bazuar në krahasimin e kohëve të daljes (RT) me indekset e Kovats-it, të cilat së bashku me të dhënat e literaturës u përdorën për identifikimin e komponimeve kryesore. Të dhënat sasiore të komponimeve të analizuara janë dhënë në % kundrejt totalit të sipërfaqeve të pikëve (6; 7; 8). Kromatograma e vajit esencial të Thymus Vulgaris për mostrën Malësi e Madhe është paraqitur në Figurën ,000 μv 420, , , , , , , , , , , , , , , , ,000 80,000 60,000 40,000 20, , g-terpinene 10 Timol/carvacrol Timus klodi43.data 55 RT [min] Figura 2. Kromatogramë e marrë me GC/FID për vajin esencial të Thymus Vulgaris, Malësi e Madhe, korrik 2015 Rezultatet Vaji esencial i mostrave të Thymus Vulgaris nga Veriu i Shqipërisë janë analizuar duke përdorur teknikën me GC/FID. Mesataret e rezultateve për mostra nga të njëjtat zona, u prezantuan në këtë studim. Të dhënat paraqesin 27 komponimet kryesore që janë gjetur për të gjithë vajrat esencialë të Thymus Vulgaris të studiuar nga metoda kromatografike e përdorur. Të dhënat janë në përqindje kundrejt totalit të pikëve, përveç pikut të toluenit që u përdor si tretës. Piket me sipërfaqe më të ulët se 0,01% nuk ishin të pranishëm në këtë studim. Tabela 1 dhe Figura 3 tregojnë përqindjet e komponimeve të detektuara nga analiza e mostrave të vajrave esenciale të Thymus Vulgaris nga Shqipëria, për vitin Për të gjitha mostrat komponenti kryesor u pa të ishte Karvakroli me përqindje nga 18.6% (Malësi e Madhe) në 35.4% (Kukës). Timoli ishte komponimi i dytë nga 13.1% (Malësi e Madhe) në 25.2 (Kukës). Para-Cimeni, Terpineni, Miriceni, Borneoli dhe beta- Karafileni u gjetën për të gjitha mostrat në nivele nga 1-22%. Komponimet e tjera u gjetën të kenë mesatare më të ulët se 1%. Shpërndarja e komponentëve të analizuara për mostrat Thymus Vulgaris nga Veriu i Shqipërisë është paraqitur në Figurën 4. Kishte shpërndarje të njëjtë për të gjitha mostrat. Kjo për shkak të së njëjtës specie Thymus Vulgaris të analizuar nga e njëjta zonë e Shqipërisë. Revistë shkencore e Albanian University 19

20 SHKENCAT MJEKËSORE Karakterizimi kimik me GC/FID i vajit esencial për timus vulgaris. rast studimi: popullata nga Veriu i Shqipërisë Tabela 1. Përqindjet e komponimeve të dedektuar për vajin esencial të Thymus Vulgaris nga Veriu i Shqipërisë, korrik 2015 Komponimi/Stacioni Kukës Malësi e Madhe Tropojë Shkodër Lezhë α-thuyenne α-pinene camphene sabinene β-pinene myrcene α-felandrene α-terpinene ρ-cimene limonene γ-terpinene terpinolene linaloole borneol terpinene 4-ol α-terpineole acetate bornil methyl-timol methyl-eugenol geraniol camphre timol carvacrol acetate carvacril β-caryophylene a-humulen y-cadinene Diskutime Pozicioni gjeografik (veçanërisht lartësia), gjeologjia e tokave, periudha e marrjes së mostrave, cikli i bimëve, janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm për dallimet që gjenden midis mostrave të analizuara të Thymus Vulgaris. Profili i komponentëve të analizuara për mostrat Thymus Vulgaris nga Shqipëria e Veriut është paraqitur në Figurën 5. Profili i tyre ishte: Karvakrol>Timol>p- Cimen>gama-Terpinen>Borneol>beta-Karafilen>Miricen. Profili dhe nivelet e komponimeve për mostrat e Thymus Vulgaris nga zona Veriu i Shqipërisë ishin të njëjta me studime të tjera të raportuara nga zona Mesdheut dhe e Gadishullit Ballkanik (3; 4; 5; 6; 7). 20 OPTIME

21 SHKENCAT MJEKËSORE Aurel Nuro, Dorina Shëngjergji, Aida Dama, Aurora Napuce, Xhejni Borshi, Jonida Salihila Figura 3. Përqindjet e komponimeve për vajin esencial të Thymus Vulgaris Figura 4. Shpërndarja e komponimeve për vajin esencial të Thymus Vulgaris Revistë shkencore e Albanian University 21

22 SHKENCAT MJEKËSORE Karakterizimi kimik me GC/FID i vajit esencial për timus vulgaris. rast studimi: popullata nga Veriu i Shqipërisë Figura 5. Profili i komponimeve të dedektuar për vajin esencial të Thymus Vulgaris Konkluzione Përbërja kimike e vajit esencial të mostrave të Thymus Vulgaris nga Veriu i Shqipërisë janë analizuar duke përdorur teknikën me GC/FID. Të dhënat paraqesin 27 komponimet kryesore që janë gjetur për të gjithë vajra esencialë të Thymus Vulgaris të studiuar. Të dhënat janë në përqindje kundrejt totalit të pikëve përveç pikut të toluenit që u përdor si tretës. Pikët me sipërfaqe më të ulët se 0,01% nuk u interpretuan në këtë studim. Për të gjitha mostrat, komponenti kryesor u pa të ishte karvakroli me përqindje %. Timoli ishte komponimi i dytë, e më pas vijnë para-cimeni, terpineni, miriceni, borneoli dhe beta-karafileni në nivele nga 1-22%. Komponimet e tjera u gjetën të kenë mesatare më të ulët se 1%. Shpërndarja e komponentëve të analizuara për mostrat Thymus Vulgaris nga Veriu i Shqipërisë ishte e njëjtë për të gjitha mostrat. Kjo për shkak të së njëjtës specie Thymus Vulgaris të analizuar nga e njëjta zonë e Shqipërisë. Pozicioni gjeografik (veçanërisht lartësia), gjeologjia e tokave, periudha e marrjes së mostrave, cikli i bimëve, janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm për dallimet që gjenden midis mostrave të analizuara të Thymus Vulgaris. Profili i komponentëve të analizuara për mostrat Thymus Vulgaris nga Shqipëria Verilindore ishte: Karvakrol>Timol>p-Cimen>gama-Terpinen>Borneol>beta-Karafilen > Miricen. Profili dhe nivelet e komponimeve për mostrat e Thymus Vulgaris nga zona Veriu i Shqipërisë ishin të njëjta me studime të tjera të raportuara nga zona Mesdheut dhe e Gadishullit Ballkanik (3; 4; 5; 6; 7). 22 OPTIME

23 SHKENCAT MJEKËSORE Aurel Nuro, Dorina Shëngjergji, Aida Dama, Aurora Napuce, Xhejni Borshi, Jonida Salihila Referenca 1. Wolfgang Kathe, Susanne Honnef & Andreas Heym. Medicinal and Aromatic Plants in Albania, Bosnia-Herzegovina, Bulgaria, Croatia and Romania. A study of the collection of and trade in medicinal and aromatic plants (MAPs), relevant legislation and the potential of MAP use for financing nature conservation and protected areas WWF Deutschland/ TRAFFIC Europe- Germany David Burnie. Wild Flowers of the Mediterranean. (1995). ISBN Tutin T. Flora Europaea, Volume 2, (1968). ISBN XBozin B., Mimica-Dukic N., Simin N., Anac-kov G., Characterization of the volatile composition of essential oils of some Lamiaceae spices and the antimicrobial and antioxidant activities of the entire oils, J. Agric. Food Chem., 54, (2006) Adams R. P., Identification of essential oil components by gas chromatography/ mass spectroscopy, Allured Publishing Corporation, Carol Stream: Illinois, USA. (1995) 5. Daferera D. J., Ziogas B.N., Polissiou M.G., GC MS analysis of essential oils from some Greek aromatic plants and their fungitoxicity on Penicillium digitatum, Journal of Agricultural Food Chemistry, 48, (2000), David F., Scanlan F., Sandra P., Szelewski M., Analysis of essential oil compounds using retention time locked methods and retention time databases, Application, Agilent Technologies, EN. (2010). 7. Jerkovic I. and Mastelic J., Phytochemistry, 63, 109, (2003). 8. Konig W. A., Bulow N., Saritas Y., Identification of sesquiterpene hydrocarbons by gas phase analytical methods, FlavourFragr. J., 14, (1999), Revistë shkencore e Albanian University 23

24 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 VAJI ESENCIAL I BIMËS AROMATIKE MJEKËSORE TË KARAFILIT (SYZYGIUM AROMATICUM) I PËRFITUAR ME METODA TË NDRYSHME Krenaida Taraj *,Aida Dama *, Adelaida Andoni ** * Albanian University, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Departamenti i Farmacisë ** Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Departamenti i Kimisë Adresë kontakti: krenaida.taraj@fshn.edu.al Përmbledhje Bimët aromatike mjekësore janë pjesë e rëndësishme përbërëse e biodiversitetit të vendit tonë. Ato janë një pasuri e çmuar kombëtare, pjesë e studimeve tona shkencore dhe aplikative. Karafili (Syzygium aromaticum, sinonim Eugenia aromaticum or Eugenia caryophyllata) quhet një gonxhe e lules të tharë e një pemë të familjes Myrtaceae në Indonezi. Vaji esencial i bimës aromatike mjekësore të karafilit (Syzygium aromaticum) është eugenoli dhe zë rreth 80% të sasisë së përgjithshme të kësaj bime. Eugenoli është përbërësi përgjegjës për aromën karakteristike të karafilit dhe njihet për përdorimet e tij në fusha të ndryshme si farmaceutikë, kozmetik, mjekësi, industri ushqimore, etj. Ai ka veti antiseptike, anastezike dhe përdoret në aroma terapi, kurse në mjekësi në trajtimet emergjente të dhëmbëve, në trajtimin e të ftohtit të zakonshëm për përmirësimin e bronkeve etj. Eugenoli në përqendrime të mëdha (mbi 0.3 % v/v) konsiderohet si helmues për qelizat e trupit. Në këtë punim është studiuar ekstraktimi i karafilit të kultivuar me tretësin organik hekzan (me aparatin sokslet) duke e krahasuar me ekstraktimin me distilim me avuj uji (aparati klevenger). Rendimenti i ekstraktimit me hekzan është disa herë më i lartë se ai me distilim me avuj uji. Esencat e përfituara me të dyja metodat u identifikuan me anë të spektrofotometrisë UV-VIS. Ky është një studim fillestar, i cili i hap rrugën studimeve dhe kërkimeve të mëtejshme shkencore lidhur me efektet farmaceutike të kësaj bime. Fjalë çelës: karafi l (syzygium aromaticum), eugenol, ekstraktim me hekzan, distilim me avuj uji. 24 OPTIME

25 SHKENCAT MJEKËSORE Krenaida Taraj, Aida Dama, Adelaida Andoni ESSENTIAL OIL OF AROMATIC AND MEDICINAL PLANT OF CLOVE (SYZYGIUM AROMATICUM) OBTAINED WITH DIFFERENT METHODS Abstract Medical aromatic plants are an important part of our country s biodiversity. They are a precious national asset, part of our scientific and applied studies. Clove (Syzygiumaromaticum, synonymous Eugenia aromaticum or Eugenia caryophyllata) is called dried flower buds of a tree in the family Myrtaceae in Indonesia. Aromatic plant essential oil of medicinal clove is eugenol and occupies about 80 % of the total quantity of this plant. Eugenol is the compound responsible for the characteristic smell of clove and is known for its uses in various fields such as pharmaceutical, cosmetic, medicine, food industry, etc. It has antiseptic and anesthetic properties and it is used in aroma - therapy, but in medicine it is used in emergency dental treatments, in the treatment of common cold for improving bronchial etc. Eugenol in large concentrations (above 0.3 % v / v) is considered toxic to the body s cells. In this work is studied the extraction of cultivated clove with organic solvent hexane (soxhlet ) and it is compared to extraction of water vapor distillation ( klevenger ). Hexane extraction yield is several times higher than that of water vapor distillation. Essences obtained with both methods were identified by spectrophotometer UV - VIS. This is an initial study which open the way of further researches and studies related to pharmaceutical effects of this plant. Key words: clove (syzygium aromaticum), eugenol, extraction with hexane, distillation with vapor water. Hyrje Bimët aromatike mjekësore reflektojnë veçoritë karakteristike të zonës mesdhetare dhe janë të vlerësuara dhe të kërkuara në tregun evropian dhe botëror si bimë, por edhe si burim esencash me një përbërje të larmishme të substancave kimike [1]. Përpunimi industrial për përftim esencash shfrytëzon pjesët e ndryshme të bimëve aromatike, ku janë të vendosura organet esencëmbajtëse [2]. Një nga këto bimë aromatike është edhe karafili i kultivuar ose, siç quhet në latinisht, Syzygium aromaticum [3]. Përfaqësuesi i tij është eugenoli, një përbërës i madh i paqëndrueshëm i vajit esencial të karafilit, i përftuar nëpërmjet procesit të distilimit të Syzygium aromaticum. Kjo është një substancë shumë aktive e përfshirë si një përbërës funksional në produkte të shumta dhe ka gjetur aplikim në farmaceutikë, industrinë kozmetike dhe ushqimore; gjithashtu, edhe në fusha të tjera të ndryshme. Eugenoli është hulumtuar mirë dhe ka një gamë të gjerë aktivitetesh farmakologjike, ku përmendim vetitë e tij si: antimikrobial, antiinflamator, antioksidant, antifungal, analgjezik dhe aktivitet antikancerogjen. Qëllimi i këtij studimi është që të përmbledhë vetitë e tij farmakologjike, mjekësore, aplikimet e eugenolit në fusha të ndryshme, ektraktimin e eugenolit nëpërmjet metodave të ekstraktimit: ekstraktimi i vajit esencial të karafilit me hekzan (aparati Sokslet) dhe ekstraktimi i vajit esencial të karafilit me Revistë shkencore e Albanian University 25

26 SHKENCAT MJEKËSORE Vaji esencial i bimës aromatike mjekësore të karafilit (syzygium aromaticum) i përfituar me metoda të ndryshme distilim me avull uji (aparati Klevenger), si dhe të dhënat toksikologjike. Ekstraktimi i vajrave esenciale nga materialet bimorë është një proces, i cili ka tërhequr vëmendjen e njerëzimit që në kohët e lashta dhe vazhdon të jetë i tillë edhe në ditët tona. Vitet e fundit një numër studimesh janë botuar në lidhje me ekstraktimin e materialeve të ndryshme nga materialet bimore me metodat e distilimit të thjeshtë, me avuj uji, soxhlet apo metodave të tjera të ekstraktimit [4]. Njohuri të përgjithshme për karafilin Syzygium aromaticum Karafilat janë sythat e luleve aromatike të një pemë në familjen Myrtaceae, Syzygium aromaticum [5]. Ato rriten në ishujt Maluku në Indonezi dhe përdoren shpesh si erëza. Karafilat janë produkti kryesor tregtar në Indi, Madagaskar, Zanzibar, Pakistan etj. Pëlqen klimën e lagësht e të ngrohtë në lartësi të vogla, rreth m mbi nivelin e detit. Pema e karafilit është një pemë gjithmonë jeshile që rritet deri në 8-12 m gjatësi, me gjethe të gjera dhe lule ngjyrë gjaku të grupuara në tufa. Karafilat përdoren si qetësues për çlirimin e gazrave (karminative), për të rritur acidin klorhidrik në stomak dhe për të përmirësuar kontraktimin involuntar të muskujve të zorrëve (peristalsis). Karafilat gjithashtu mendohet se janë barna natyrale që ndihmojnë për eliminimin e krimbave nga zorrët. Vaji esencial përdoret në terapi aromatike ku nevojitet stimulimi dhe ngrohja sidomos për problemet digjestive [6]. Karakteristika të vajit esencial të karafilit Ekzistojnë tri lloje vaj karafili: Vaj i sythave, i cili rrjedh nga lule - syth të Syzygium aromaticum. Përbëhet nga 60-90% eugenol, acetate eugenol, caryophyllene dhe përbërës të tjerë në sasi të vogla. Vaji i gjetheve (fletëza) rrjedh nga gjethet e Syzygium aromaticum. Përbëhet nga 82-88% eugenol me pak ose aspak acetate eugenol dhe sasi të vogla përbërësish të tjerë. Vaji i kërcellit (bisht lule) rrjedh nga degëzat e Syzygium aromaticum. Përbëhet nga 90-95% eugenol dhe përbërës të tjerë në sasi të vogla [7]. Eugenoli (C 10 H 12 O 2 ) është lëng pa ngjyrë ose i verdhë i zbehtë, me një erë karakteristike dhe të këndshme si të luleve të karafilit dhe një shije pikante të athët. Eugenoli në përgjithësi është i tretshëm në tretës organik dhe është me masë i tretshëm në ujë [8]. Përbërësi eugenol është përgjegjës për pjesën më të madhe të aromave karakteristike të karafilit. Përdorimet dhe efektet pozitive të karafilit në shëndetin e njeriut Vaji i karafilit mund të përdoret për aknet, bursitet, djegiet dhe prerjet, duke e mbajtur mjaft të ulët rrezikun nga infeksionet dhe lehtëson dhimbjet. Ai ndihmon gjithashtu në dhimbjen e dhëmbit, plagët e gojës, reumatizëm dhe artrit. Ai është i dobishëm në sistemin digjestiv, është efektiv kundër vjelljeve, diarresë, spazmave, parazitëve, si dhe eliminon erën e keqe të gojës. Vaji i karafilit është i vlefshëm për lehtësimin e problemeve të frymëmarrjes si: bronkit, astma bronkiale dhe tuberkuloz. Tipari dezinfektues i tij përdoret në rastet e sëmundjeve infektive [9]. 26 OPTIME

27 SHKENCAT MJEKËSORE Krenaida Taraj, Aida Dama, Adelaida Andoni Materiale dhe metoda Bima e përdorur në këtë studim është karafili i kultivuar (Syzygium aromaticum). Karafili i përdorur për ekstraktimin me Klevenger dhe Sokslet, është marrë i bluar. Ngjyra e tij është kafe e errët. Sasia e bimës së karafilit të peshuar për ekstraktimin e vajit esencial të karafilit nëpërmjet aparatit Sokslet është 10 g, ndërsa për ekstraktimin e vajit esencial të karafilit nëpërmjet aparatit Klevenger është 15 g. Tretësi i cili është përdorur për ekstraktimin e vajit esencial të karafilit nëpërmjet aparatit Sokslet, është hekzani, i firmës Merk me pastërti 99.9 %. Ekstraktimi i vajit esencial të karafilit me hekzan (aparati Sokslet) Për ekstraktimin e vajit esencial të karafilit (eugenolit) nga bima e karafilit (Syzygium aromaticum) u përdor hekzani si tretës, ndërsa si metodë u përdor ekstraktimi me aparatin Sokslet. Sasia e bimës së karafilit të bluar të kultivuar (Syzygium aromaticum) e marrë për ekstraktim, është 10g në 300 ml hekzan. Ekstraktimi i vajit esencial të karafilit me distilim me avull uji me aparatin Klevenger Karafili i bluar i marrë për ekstraktim në ekstraktimin me Klevenger është rreth 15 g. Kjo sasi vendoset në një balon 500 ml në një sasi uji 300 ml. Brenda balonit vendoset dhe një përzierës magnetik, në mënyrë që të mos lejojë bimën të qëndrojë në fund të balonit. Teksa uji avullon, merr me vete vajin esencial, i cili më pas kondenson tek ftohësi dhe grumbullohet tek pritësi i ekstraktit. Distilimi me avull uji me aparatin Klevenger u zhvillua për 4 orë. Temperatura u mbajt gjatë gjithë ekstraktimit C. Rezultate dhe diskutime Në tabelën e mëposhtme jepen rezultatet e përfituara nga procesi i ekstraktimit me Sokslet: Nr i cikleve Koha (min) Sasia e ekstraktit (g) Rendimenti % Tabela 1: Rendimenti i llogaritur për 1, 3, 6, 9, 12 dhe 16 cikle ekstraktimi të karafi lit me aparatin Sokslet Me anë të të dhënave të pasqyruara në tabelë, ndërtojmë grafikun e varësisë së rendimentit % nga numri i cikleve. Revistë shkencore e Albanian University 27

28 SHKENCAT MJEKËSORE Vaji esencial i bimës aromatike mjekësore të karafilit (syzygium aromaticum) i përfituar me metoda të ndryshme 28 OPTIME

29 SHKENCAT MJEKËSORE Krenaida Taraj, Aida Dama, Adelaida Andoni Revistë shkencore e Albanian University 29

30 SHKENCAT MJEKËSORE Vaji esencial i bimës aromatike mjekësore të karafilit (syzygium aromaticum) i përfituar me metoda të ndryshme 30 OPTIME

31 SHKENCAT MJEKËSORE Krenaida Taraj, Aida Dama, Adelaida Andoni Konkluzione Ekstraktimi i parë me Sokslet u krye për një cikël (mbushje zbrazje) të barabartë me dy orë e 50 minuta ekstraktim, duke pasuar nga ekstraktimet e tjera me 3 cikle, 6 cikle, 9 cikle, 12 cikle dhe 16 cikle. Cikli i fundit i takon kohës maksimale të ekstraktimit prej 4 orësh, ku është arritur dhe vlera maksimale e rendimentit të vajit esencial të fituar. Ekstraktimi i parë me Klevenger u krye për 1 orë, duke pasuar nga ekstraktimet e tjera 2 orësh, 3 orësh dhe në fund ekstraktimi prej 4 orësh, që i takon dhe kohës maksimale të ekstraktimit, ku është arritur dhe vlera maksimale e rendimentit të vajit esencial të fituar. Rendimenti me metodën me Sokslet (5.88 %) rezultoi shumë më i lartë se ai me distilim me avull uji me aparatin Klevenger (1.13 %). Spektri i parë i absorbimit i takon ekstraktimit me Sokslet dhe aty tregohet absorbimi i eugenolit në gjatësitë e valëve 225 nm dhe 280 nm. Spektri i dytë i absorbimit i takon ekstraktimit me Klevenger, ku tregohet absorbimi i eugenolit në gjatësitë e valëve 210 nm, 226 nm dhe 280 nm. Pra, këto gjatësi valësh përputhen dhe me rezultate të tjera shkencore të treguara në literaturë. Referenca 1. Vaso, Organization of harvesting in Albania. In: Medicinal plant trade in Europe: Conservation and supply. In: Proceedings of the First International Symposium on the Conservation of Medicinal Plants in Trade in Europe, TRAFFIC Europe, Brussels, 1998, Schmiderer, P. Torres-Londoño and J. Novak, Biochem. Syst. Ecol., 2013, 51, U. Asllani, Esencat e bimëve aromatike e mjekësore të trevave shqiptare, Tiranë, U. Hyso, Ekstraktimi me metoda te ndryshme i Sherebelës, Lavandulës dhe Rozmarinës, Diplomë Msc. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Kimisë, Clove Clove Lee, K. G.; Shibamoto, T. Antioxidant property of aroma extract isolated from clove buds Syzygium aromaticum (L.) Merr. et Perry. Food Chem. 2001, 74, Eugenol Eugenol. 9. G. A. Ayoola 1*, F. M. Lawore1, T. Adelowotan 2, I. E. Aibinu 2, E. Adenipekun 2, H. A. B. Coker1and T. O. Odugbemi2: Chemical analysis and antimicrobial activity of the essential oil of Syzigium aromaticum (clove). 10. K. Pramod, Shahid H. Ansari, Javed Ali: Development and validitation of UV spectrophotometric method for the quantitaveestimation of eugenol ; Asian Journal Pharma. Press, 2013, Vol 3: Issue 2, pg Revistë shkencore e Albanian University 31

32 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 (R)-9-HSA PARAQET EFEKTE ANTIPROLIFERATIVE MË TË THEKSUARA KRAHASUAR ME (S)-9-HSA *Johana Hysomema *Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë, Albanian University, Shqipëri Adresë kontakti: johanahysomema@gmail.com Përmbledhje Acidi 9-hidroksistearik (9-HSA) është një produkt endogjen i procesit të peroksidimit të lipideve që paraqitet si një agjent bllokues i efektshëm i deacetilazës histonike 1 (HDAC1). 9-HSA ka efekte antiproliferative mbi linjën qelizore të adenocarcinomës së kolonit, HT29, në të cilën shkakton aktivizimin e pavarur nga p53 të gjenit p21 WAF 1 [1]. Bashkëveprimi mes 9-HSA dhe një modeli 3D të HDAC1 është analizuar nëpërmjet docking-ut molekular. Duket se domeni katalitik i HDAC1 bashkëvepron në mënyrë më të qëndrueshme me (R)- 9-HSA krahasuar me izomerin (S): në fakt, energjia e bashkëveprimit është kcal/mol dhe kcal/mol përkatësisht për izomerët (R) dhe (S), ndërsa energjia e lirë e përllogaritur rezulton kcal/mol për izomerin (R) dhe kcal/mol për (S)-9-HSA [2]. Në këtë studim, izomerët (R) dhe (S) të 9-HSA u izoluan dhe aktiviteti i tyre biologjik u testua në qelizat HT29. Pas 24 orë kultivimi, qelizat HT29 u trajtuan me 50M të (R) dhe (S)-9-HSA dhe më pas membranat e tyre qelizore u bënë të përshkueshme nëpërmjet një solucioni të përbërë nga RNase dhe propidium jodi (PI). Fluoreshenca e PI u analizua me citometrin Epics Elite (Coulter) dhe analiza e ciklit qelizor u krye me programin M Cycle (Verity) dhe MODFIT 5.0. Trajtimi me (S)-9-HSA shkaktoi një bllokim të ciklit qelizor në fazën G0/G1. Për të njëjtin përqendrim, (R)-9-HSA pati një efekt më të theksuar: u verifikua një rritje e ndjeshme e numrit të qelizave në fazën G0/G1. Për të studiuar efektin e (R) dhe (S)-9-HSA mbi aktivitetin e deacetilazave histonike (HDAC1, HDAC2 dhe HDAC3), enzimat u imunoprecipituan nga qelizat HT29 dhe aktiviteti i tyre katalitik u analizua duke përdorur si substrat histone [ 3 H]. Sasia e acetatit [ 3 H] të lëshuar pas aktivitetit të deacetilazave u shpreh si cpm/mg proteinë. Në prani të (R)-9-HSA u vëzhgua një rënie e theksuar e sasisë së acetatit [ 3 H], treguese e efektit më të fortë bllokues mbi aktivitetin e HDAC1, HDAC2 dhe HDAC3 krahasuar me izomerin S. Fjalë çelës: (R)- dhe (S)-9-HSA, HDAC1, cikël qelizor, aktivitet enzimatik në radioaktivitet. 32 OPTIME

33 SHKENCAT MJEKËSORE Johana Hysomema (R)-9-HSA HAS A MORE REMARKABLE ANTIPROLIFERATIVE EFFECT COMPARED TO (S)-9-HSA Abstract The endogenous lipoperoxidation product 9-hydroxystearic acid (9-HSA) is an inhibitor of HDAC1 and its administration to HT29, a colon adenocarcinoma cell line, induces a proliferative arrest mediated by a direct activation of the p21 WAF 1 gene, bypassing p53[1]. In a recent work the interaction of 9-HSA with the catalytic site of the 3D model of HDAC1 has been tested with a docking procedure. Noticeably, when interacting with the catalytic site, the (R)-9-enantiomer is more stable than the (S) one: in fact the energies of interaction are kcal/mol and kcal/mol for the (R) and (S) isomer, respectively, and the estimated free energies of binding are kcal/mol and kcal/mol for (R) and (S), respectively[2]. In this study (R) and (S)-9-HSA were isolated and their biological activity tested in HT29. After 24h of growth HT29 cells were treated with 50 M of (R) or (S)-9-HSA and then permeabilized by incubation with a solution of RNase and propidium iodide (PI). PI fluorescence was analyzed with a flow cytometer Epics Elite (Coulter), and cell cycle analyses were performed by M Cycle (Verity) and MODFIT 5.0 software. A concentration of 50 M (S)-9-HSA induced a growth arrest in G0/ G1. At the same concentration (R)-9-HSA showed a more remarkable antiproliferative effect, resulting in an increase of cells in G0/ G1. To asses the effects of (R) and (S)-9-HSA on histone deacetylase 1 (HDAC1), HDAC2 and HDAC3 activity, HDACs were immunoprecipitated from HT29 cells and their catalytic activity were assayed by using [ 3 H] histones as the substrate. The amount of [ 3 H] acetate released by deacetylase was expressed as cpm/mg protein. In presence of (R)-9-HSA a drastic reduction of percentage of [ 3 H] acetate released was observed, showing a stronger inhibitor effect on HDAC1, HDAC2 and HDAC3 activity than the S isomer. Key words: (R)- dhe (S)-9-HSA, HDAC1, cell cycle, catalytic activity. Hyrje Studime të ndryshme mbi peroksidimin e lipideve endogjene kanë treguar se produktet e këtyre proceseve luajnë një rol të rëndësishëm në shumëfishimin qelizor. Përqendrimi i produkteve të peroksidimit të lipideve ulet dukshëm në qelizat tumorale: me rritjen e shkallës së malinjitetit të tumorit, ulet përqendrimi i produkteve të peroksidimit lipidik. Acidi 9-hidroksistearik (9-HSA) është një nga produktet e peroksidimit lipidik, përqendrimi i të cilit ulet ndjeshëm në qelizat tumorale krahasuar me ato normale [3]. Analiza e efekteve biologjike të shkaktua nga trajtimi me 9-HSA i linjave të ndryshme tumorale, ka treguar se ky acid vepron mbi deacetilazat e histoneve (HDAC) [4]. Deacetilazat e histoneve (HDAC) eliminojnë grupet acetile nga lizinat e skajeve aminike të proteinave histonike duke kontrolluar shprehjen e gjeneve [5]që rregullojnë proceset e shumëfishit Revistë shkencore e Albanian University 33

34 SHKENCAT MJEKËSORE (R)-9-HSA paraqet efekte antiproliferative më të theksuara krahasuar me (S)-9-HSA dhe diferencimit qelizor, të alteruara në format e ndryshme tumorale [6] [7] [8]. HDAC-të e klasës I (HDAC1, HDAC2, HDAC3) lokalizohen në bërthamat e qelizave [9] [10] dhe rezultojnë të hiperaktivizuara në lloje të ndryshme tumoresh [11] [12] [13]. Bllokimi i aktivitetit të tyre është një nga fushat e veprimit të terapisë antitumorale. 9-HSA vepron si agjent bllokues i aktivitetit katalitik të HDAC1 dhe shkakton efekte citostatike dhe citotoksike në linja të ndryshme tumorale, por nuk ka efekt në qelizat normale (veçse në doza shumë të larta) [14]. Në linjën qelizore të adenocarcinomës së kolonit, HT29, acidi 9-hidroksistearik shkakton aktivizimin e pavarur nga p53, të gjenit p21 WAF 1 [1]. Si pasojë, cikli qelizor bllokohet në fazën G0/G1 dhe aktivizohet diferencimi i qelizave [1] [14]. Acidi 9-HSA paraqitet si një kandidat potencial për zhvillimin e një bari antitumoral të kategorisë së agjentëve bllokues të HDAC-ve, pasi karakterizohet nga një shkallë e lartë specificiteti, në përputhje me fokusin e protokolleve farmaceutike. Në këtë studim janë analizuar efektet që shkakton kiraliteti i 9-HSA në bashkëveprimin me HDACtë e klasës I, si dhe pasojat biologjike të këtij bashkëveprimi. Fokusi i parë i këtij studimi ka qenë përcaktimi i specificitetit të bashkëveprimit të 9-HSA dhe HDAC1. Në fakt, studimet e mëparshme të docking-ut molekular kanë treguar një bashkëveprim të fortë mes HDAC1-9-HSA, dhe në veçanti (R)-9-HSA krijon lidhje më të fortë krahasuar me izomerin (S): në fakt, energjia e bashkëveprimit është kcal/mol dhe kcal/mol përkatësisht për izomerët (R) dhe (S), ndërsa energjia e lirë e përllogaritur rezulton kcal/mol për izomerin (R) dhe kcal/mol për (S)-9-HSA [2]. Duke qenë se kiraliteti i molekulave luan një rol thelbësor në sistemet biologjike, izomerët e pastër (R)-9-HSA dhe (S)-9-HSA u sintetizuan in vitro dhe efektet e tyre biologjike u analizuan në linjën qelizore HT29. Për më tepër, efekti i të dy izomerëvë mbi aktivitetin e enzimave HDAC1, HDAC2 e HDAC3 të izoluara nga këto qeliza, u analizua edhe in vitro me qëllim konfirmimin e të dhënave eksperimentale të arritura me eksperimentet e docking-ut molekular dhe përcaktimin e specificitetit të 9-HSA për HDAC-të e klasës I. Materialet dhe Metodat Kulturat qelizore dhe trajtimi me 9-HSA Modeli eksperimental i përdorur në këtë studim është linja qelizore e adenocarcinomës së kolonit, HT29, në të cilën gjeni i p53 është i inaktivizuar si pasojë e një mutacioni. Qelizat janë kultivuar në medium 1640 (Euroclone) në të cilin janë shtuar 10% (v/v) serumi fetal bovin (FBS) dhe 2 mm L-glutaminë (Sigma). Ato janë vendosur në inkubator në 37 C me atmosferë 5% (v/v) CO 2 dhe janë tripsinizuar çdo tre-katër ditë. Gjatë tripsinizimit, qelizat janë larë paraprakisht me tamponin fosfat PBS që përmban 8 g/l NaCl (Sigma), 1.15 g/l Na 2 PO 4 (Sigma), 0.2 g/l KH 2 PO 4 (Sigma), 0.2 g/l KCl (Sigma), dhe janë trajtuar për 5 minuta në 37 C me 0.125% (w/v) tripsinë (Seromed) % (w/v) EDTA (Sigma). Pas shkëputjes nga piastra e kultivimit, aktiviteti i tripsinës është bllokuar me mediumin e kultivimit dhe qelizat e numëruara me Burker janë inokuluar në piastra të reja me një përqendrim 1x10 6 qeliza/cm 2. Acidi 9-hidroksistearik (9-HSA) me përqendrim 33.3 mm është tretur në etanol absolut dhe është mbajtur në +4 C. Pas 24 orë kultivimi, qelizat janë trajtuar duke tretur 9-HSA në mediumin e kultivimit në përqendrimet përkatëse. 34 OPTIME

35 SHKENCAT MJEKËSORE Johana Hysomema Sinteza e (R)-9-HSA dhe (S)-9-HSA Format e purifikuara të acidit (R)- dhe (S)-9-hidroksistearik janë sintetizuar në laboratorin e Dr. Carla Boga në Departamentin e Kimisë Organike A. Mangini të Universitetit të Bolonjës [15]. Testi i MTT Përcaktimi i dozës së (R)-9-HSA apo (S)-9-HSA që bllokon rritjen e 50% të qelizave (IC50) është bërë me metodën e MTT (3-[4,5-dimethylthiazol-2-yl]-2,5-diphenyltetrazolium) bromide. Në këtë metodë, shfrytëzohet aftësia e enzimës mitokondriale, suksinat dehidrogjenazë, për të reduktuar MTT në formazan, i cili ka ngjyrë të kuqe dhe është i patretshëm në ujë. Krijimi i precipitateve të formazanit është tregues i integritetit qelizor, pra formazani formohet vetëm nga qelizat e gjalla. Qelizat HT-29 janë inokuluar në piastra 6-multiwell dhe pas 24 orë kultivimi janë trajtuar për 24 orë me përqendrime rritëse 5 nm 300 μm të (R)-9-HSA apo (S)-9-HSA. 1 ml solucion MTT (0,2 g/l në PBS) është shtuar në çdo 6-multiwell pas eliminimit të mediumit të rritjes. Qelizat janë vendosur për 2 orë në inkubator dhe më pas MTT është zëvendësuar me 2 ml izopropanolol, në të cilin treten kristalet e formazanit[16]. Pas 20 min në temperaturë ambienti, tretësira është analizuar në 570 nm me spektrofotometrin UVIKON 930 (KONTRON). Vlera e IC50 është përllogaritur si funksion i densitetit optik në 570 nm kundrejt logaritmit të përqendrimeve të (R)-9-HSA apo (S)- 9-HSA duke përdorur software-in PRISM PROJECT 3. Analiza e ciklit qelizor 24 orë pas trajtimit me 50 μm (R)-9-HSA dhe (S)-9-HSA, qelizat HT-29 dhe qelizat e rritura në të njëjtat kushte, por të patrajtuara (kontroll) janë tripsinizuar, numëruar në Burker dhe janë centrifuguar për 10 min në 240 g. Ato janë larë dy herë me PBS dhe janë vendosur në solucionin citrat hipotonik/propidium joduri (PI): 0.1% (w/v) citrat trisodik (Sigma), 0.01% (v/v) Nonidet P40 (Sigma), 10 mg/ml ARN-azë (Sigma), 50 mg/ml PI (Sigma). Qelizat janë vendosur për 30 min në inkubator në 37 C, për të mundësuar degradimin e ARN-së qelizore nga nukleazat. PI është një sondë fluoreshente që futet mes bazave të ADN-së dhe pas eksitimit në 495 nm, lëshon fluoreshencë në 639 nm. Intensiteti i fluoreshencës së lëshuar është në përpjesëtim të drejtë me sasinë e ADN-së që gjendet në çdo qelizë. Qelizat janë analizuar me citometrin Epics Elite (Coulter). Përcaktimi i sasisë së qelizave të shpërndara në secilën fazë të ciklit qelizor është bërë me programet M Cycle (Verity) dhe MODFIT 5.0. Ekstraktimi i histoneve Pas tripsinizimit qelizat janë cetrifuguar për 10 minnë 240 g. Ato më pas janë larë me PBS të ftohtë dhe rreth 1.5 x 10 7 qeliza janë lizuar për 15 min në akull me 750 μl një tampon që përmban: tampon 10 mm NaH 2 PO 4 / Na 2 HPO 4 (Sigma) me ph 7.4, 10 mm NaCl (Sigma), 5 mm MgCl 2 (Sigma), 0.1% (v/v) Nonidet (Sigma), 0.5 mm vanadat natriumi (Sigma), 0.5 mm fenilmetil-sulfonil-fluorur (PMSF) (Sigma) dhe 10 μg/ml për secilin agjent bllokues të proteazave (aprotininë, leupeptinë, antipainë, pepstatinë) (Calbiochem). Lizati është trajtuar me 3% (w/v) paraformaldehid (Sigma) për të penguar shkatërrimin e membranave bërthamore ndërkohë që tretja e citoplazmave është kontrolluar në mikroskopin optik. Bërthamat e qelizave janë izoluar nëpërmjet centrifugimit për 5 min në 2000 g në temperaturë +4 C dhe janë larë dy herë në 10 mm PBS-butirat natriumi (Sigma). Për ekstraktimin e histoneve, bërthamat e qelizave janë trajtuar për një orë në +4 C me 0.2 ml Revistë shkencore e Albanian University 35

36 SHKENCAT MJEKËSORE (R)-9-HSA paraqet efekte antiproliferative më të theksuara krahasuar me (S)-9-HSA të 0.2 M H 2 SO 4 dhe më pas janë centrifugar për 5 min në g. Surnatanti është trazuar me aceton dhe është lënë në 20 C overnight për të mundësuar precipitimin e histoneve. Të nesërmen preparati është centifuguar për 5 min në g. Histonet e precipituara janë tharë me fluks azoti në një kapë kimike dhe janë tretur në 50 μl H 2 O. Dozimi i proteinave Dozimi i proteinave është bërë me metodën spektrofotometrike të Bradford. Përpara secilit dozim, spektrofotometri është taruar me përqendrime të njohura të albuminës së serumit bovin (BSA) (Sigma). Ngjyruesi i Bradford, Comassie Brilliant Blue G-250 (Bio-Rad), u është shtuar kampionëve (BSA apo lizate qelizore) dhe absorbanca në 595 nm është matur me spektrofotometrin Uvikon 930 (Kontron). Përqendrimet proteike të lizateve qelizore janë përftuar duke ekstrapoluar vlerat përkatëse nga grafiku i BSA. Testi i bllokimit të aktivitetit enzimatik të HDAC-ve Pas izolimit të bërthamave qelizore (përshkruar më sipër) të HT29, enzimat HDAC1, 2 dhe 3 janë izoluar nëpërmjet imunoprecipitimit. Bërthamat janë larë në PBS të ftohtë, janë tretur në tamponin HDA (20 mm TRIS (Sigma) me ph 8, 150 mm NaCl (Sigma), 10% (v/v) glicerol (Sigma), 0.1 mm PMSF (Sigma), 10 μg/ml të secilit nga agjentët bllokues të proteazave: aprotininë, leupeptinë, pepstatinë, antipainë (Calbiochem)) dhe janë vendosur për 3 min në sonikator me fuqi maksimale. Një sasi prej 500 μg proteinash bërthamore është trajtuar me tamponin HDA që përmbante 5 μg të antitrupit kundër HDAC1 (Upstate), HDAC2 (BioLegend) apo HDAC3 (BioLegend) dhe është lënë overnight në +4 C. Të nesërmen kompleset antitrup-hdac janë imunoprecipituar në rezinë Protein A Sepharose (GE Healthcare) dhe janë larë katër herë me tampon HDA. Antitrupat e përdorur për imunoprecipitim nuk alterojnë aktivitetin e enzimave. Si substrat për enzimat e precipituara më sipër, janë përdorur histonet (me 3 H) e ekstraktuara nga qelizat HT x 10 6 qeliza janë trajtuar për një orë në 37 C me 0.5 mcu/ml di acetat natriumi të triciuar. Janë izoluar bërthamat qelizore dhe prej tyre janë ekstraktuar histonet (si përshkruar më sipër). Sasia e histoneve të ekstraktuara është matur me metodën e Bradford (përshkruar më sipër) dhe radioaktiviteti i tyre është përcaktuar në βcounter. Enzimat e imunoprecipituara (HDAC1, 2 o 3) janë vendosur për 30 min në 4 C në tamponin HDA (50μL) në prani apo në mungesë të 5 μm të secilit prej agjentëve bllokues (R)-9-HSA apo (S)-9- HSA. Kësaj tretësire i janë shtuar më pas 6000 cpm histone të triciuara dhe reaksioni është lënë të zhvillohet në banjë termostatike (37 C) për 2 orë. Reaksioni është bllokuar me 50 μl tamponi të përbërë nga 1 M HCl dhe 0.16 M acid acetik. Më pas, për të ekstraktuar acetilet e triciuar, janë shtuar 400 μl etilacetati dhe pas përzierjes në vortex është marrë faza organike e tretësirës. Kjo fazë është tretur në 10 ml lëngu shintilimi dhe radioaktiviteti i saj është matur në βcounter. Numërimet për minutë (cpm) që janë përftuar në βcounter, janë normalizuarmë pas me sasinë e proteinave. Rezultatet Përcaktimi i dozave toksike të (R)-9-HSA dhe (S)-9-HSA në qelizat HT29 (R)-9-HSA dhe (S)-9-HSA të sintetizuara në laborator janë përdorur për të trajtuar qelizat HT29. Doza që shkakton vdekjen e 50% të qelizave (IC50) është përcaktuar me metodën e MTT. Pas OPTIME

37 SHKENCAT MJEKËSORE Johana Hysomema orë trajtimi me përqendrime rritëse të (R)-9-HSA apo (S)-9-HSA, vlerat e IC50 të përftuara janë 60.1 mm për izomerin (R)-9-HSA dhe 52.1 mm për izomerin (S)-9-HSA (Fig. 1). Abs 570 nm (S)-9HSA IC 50 = 52.1 M R 2 = 0,9717 (R)-9HSA IC 50 = 60.1 M R 2 = 0, log[m] Figura 1: Përcaktimi i vlerës së IC 50 nëqelizat HT29 e trajtuara me përqënrime rritëse të (R)-9- HSA dhe (S)-9-HSA, duke përdorur programin PRISM PROJECT 3. Efektet e (R)-9-HSA dhe (S)-9-HSA mbi ciklin qelizor të qelizave HT29 Paralelisht me përcaktimin e vlerave të IC50, janë vlerësuar edhe efektet që kanë të dy izomerët mbi ciklin qelizor të qelizave HT29. Cikli qelizor është analizuar pas 24 orësh trajtimi me përqendrimin 50 μm të (R)-9-HSA dhe (S)-9-HSA (Fig. 2). Dihet se në përqendrimin 100 μm 9-HSA (pra forma totale që përmban të dy izomerët) shkakton bllokim e ciklit qelizor në fazën G0/G1. Nga eksperimentet rezultoi gjithashtu se pas 24 orësh edhe (R)-9-HSA dhe (S)-9-HSA, në përqendrimin 50 μm, shkaktojnë grumbullimin e qelizave në fazën G0/G1 të ciklit qelizor. Në veçanti, bllokimi i ciklit qelizor në këtë fazë është më i theksuar për izomerin (R)-9-HSA. Vlen të theksohet se, pavarësisht vlerave pothuaj të njëjta të IC50, efektet mbi bllokimin e ciklit qelizor janë shumë të ndryshme. (R)-9-HSA shkakton grumbullimin e qelizave në fazën G0/G1 (69% vs 55% të qelizave kontroll) të ciklit qelizor dhe një ulje të theksuar të numrit të qelizave në fazat S dhe G2/M (përkatësisht 13% dhe 17% vs 23% dhe 21%të qelizave kontroll). Ndryshe ndodh me (S)-9-HSA që shkakton vetëm një ngadalësim të ciklit qelizor, në fazën G0/ G1 (62% vs 55% të qelizave kontroll), ndërkohë që në fazat S dhe G2/M qelizat e trajtuara janë përkatësisht 18% dhe 20% vs 23% dhe 21% të qelizave kontroll, pra qelizave u duhet më shumë kokë për të kaluar nga njëra fazë në fazën tjetër të ciklit. Këto eksperimente tregojnë se efektet e (R)-9-HSA dhe (S)-9-HSA mbi ciklin qelizor nuk varen nga doza (përqendrimi) e përdorur në trajtimin e qelizave. Revistë shkencore e Albanian University 37

38 SHKENCAT MJEKËSORE (R)-9-HSA paraqet efekte antiproliferative më të theksuara krahasuar me (S)-9-HSA 38 OPTIME

39 SHKENCAT MJEKËSORE Johana Hysomema HDAC1 HDAC2 HDAC3 Revistë shkencore e Albanian University 39

40 SHKENCAT MJEKËSORE (R)-9-HSA paraqet efekte antiproliferative më të theksuara krahasuar me (S)-9-HSA Vërehet se efekti i të dy izomerëve të 9-HSA është shumë i fortë në bllokimin e aktivitetit të HDAC1 dhe se (R)-9-HSA bllokon aktivitetin e të tria HDAC-ve të klasës I më shumëse (S)-9-HSA. Veprimi i (R)-9-HSA pothuaj e anulon plotësisht aktivitetin e HDAC1 dhe ul dukshëm atë të HDAC2 duke qenë se sitet katalitike të HDAC1 dhe HDAC2 janë të shumë të ngjashme dhe të konservuara gjatë procesit të evolucionit. Si (R)-9-HSA, ashtu edhe (S)-9-HSA bllokojnë vetëm pjesërisht aktivitetin e HDAC3. Vërtetohet kështu se kiraliteti i 9-HSA është përcaktues për aktivitetin e tij bllokues mbi enzimat e klasës I të HDAC-ve dhe për efektet biologjike të shkaktuara në vijim të bllokimit të këtij aktiviteti katalitik. Diskutim Acidi 9-hidroksistearik është një agjent bllokues i HDAC-ve që shkakton bllokim të ciklit qelizor në linjën qelizore të adenocarcinomës së kolonit, HT29 dhe diferencimin e qelizave drejt një fenotipi beninj. Cikli qelizor bllokohet në fazën G0/G1 nëpërmjet aktivizimit të gjenit p21 WAF1 në mënyrë të pavarur nga p53. Efekte biologjike të ngjashme janë raportuar në linja të ndryshme qelizore edhe për agjentë të tjerë bllokues të HDAC-ve, si MS-275 apo butirati të cilët shkaktojnë hiperacetilim të histoneve. Në këtë studim, është analizuar bashkëveprimi i 9-HSA me HDAC1, duke u ndalur në veçanti tek efektet e shkaktuara nga kiraliteti i molekulës. Një studim i mëparshëm me metodën e docking-ut molekular, kishte hedhur hipotezën se HDAC1 mund të kishte afinitet të ndryshëm për izomerët e 9-HSA. Për këtë qëllim, në bashkëpunim me Departamentin e Kimisë Organike A. Mangini të Universitetit të Bolonjës, u sintetizuan izomerët (R)-9-HSA dhe (S)-9-HSA dhe u analizua aktiviteti i tyre biologjik në qelizat HT29. (R)-9-HSA dhe (S)-9-HSA kanë IC50 shumë të ngjashme, por (R)-9-HSA bllokon dukshëm ciklin qelizor në fazën G0/G1, krahasuar me izomerin (S)-9-HSA. Në mbështetje të këtij rezultati, është edhe aftësia më e madhe e (R)-9-HSA për të bllokuar aktivitetin katalitik të të tria enzimave HDAC1, 2 dhe 3, krahasuar me izomerin (S)-9-HSA. Për më tepër (R)-9-HSA vepron në mënyrë specifike mbi HDAC1 duke anuluar pothuaj plotësisht aktivitetin e saj katalitik in vitro. (R)-9-HSA dhe (S)-9HSA bllokojnë ndjeshëm edhe aktivitetin e HDAC1 dhe HDAC2, por vetëm lehtësisht atë të HDAC3. Këto rezultate mund të shpjegohen nga ngjashmëria e madhe e sekuencave të HDAC1dhe HDAC2 të njeriut, të cilat janë 82%të njëjta [17][18]. Njëkohësisht, aminoacidet e domenit katalitik të këtyre dy enzimave janë plotësisht të njëjta. Ndryshe ndodh për HDAC3, e cila edhe pse ka ngjashmëri të domenit katalitik dhe të mekanizmit të veprimit, shfaq një shkallë më të ulët homologjie me sekuencat e dy enzimave të tjera. Pra, duket se afiniteti i di 9-HSA për domenin katalitik të HDAC-ve të klasës I dhe/ose fortësia e bashkëveprimit mes tyre, ndikohet nga aminoacidet që gjenden përreth domenit katalitik, por që nuk përfshihen direkt në reaksionet katalitike. Konkluzione 9-HSA vepron duke bllokuar aktivitetin katalitik të HDAC-ve të klasës I dhe në veçanti izomeri (R)-9-HSA ka efekt më të fortë antiproliferativ në qelizat HT29. (R)-9-HSA është njëkohësisht më i fuqishëm në bllokimin e aktivitetit katalitik të HDAC-vetë klasës I: HDAC1 > HDAC2 >> 40 OPTIME

41 SHKENCAT MJEKËSORE Johana Hysomema HDAC3. Pra rezulton se kiraliteti i 9-HSA është përcaktues për aktivitetin molekulës dhe për efektet biologjike të shkaktuara prej saj. Mekanizmat molekularë që preken nga veprimi i 9-HSA mbi HDAC-të e klasës I duhet të analizohen më tej për të përcaktuar me qartësi rrugët brendaqelizore që preken nga veprimi i kësaj molekule mbi HDAC-të. Gjithsesi, specificiteti i lartë i treguar nga (R)-9-HSA e bën atë një kandidat potencial për zhvillimin e një bari antitumoral të kategorisë së agjentëve bllokues të HDAC-ve. Referencat 1. N. Calonghi, C. Cappadone, E. Pagnotta, G. Farruggia, F. Buontempo, C. Boga, G. L. Brusa, M.A. Santucci, and L. Masotti, 9-Hydroxystearic acid upregulates p21(waf1) in HT29 cancer cells. Biochem Biophys Res Commun 314 (2004) N. Calonghi, C. Cappadone, E. Pagnotta, C. Boga, C. B ertucci, J. Fiori, G. Tasco, R. Casadio, and L. Masotti, Histone deacetylase 1: a target of 9-hydroxystearic acid in the inhibition of cell growth in human colon cancer. J Lipid Res 46 (2005) L. Masotti, E. Casali, N. Gesmundo, G. Sartor, T. Galeotti, S. Borrello, M. V. Piretti, and G. Pagliuca, Lipid peroxidation in cancer cells: chemical and physical studies. Ann N Y Acad Sci 551 (1988) 47-57; discussion N. Gesmundo, E. Casali, G. Farruggia, A. Spisni, and L. Masotti, In vitro effects of hydroxystearic acid on the proliferation of HT29 and I407 cells. Biochem Mol Biol Int 33 (1994) A. Mai, S. Massa, D. Rotili, I. Cerbara, S. Valente, R. Pezzi, S. Simeoni, and R. Ragno, Histone deacetylation in epigenetics: an attractive target for anticancer therapy. Med Res Rev 25 (2005) S. Jacobson, and L. Pillus, Modifying chromatin and concepts of cancer. Curr Opin Genet Dev 9 (1999) M. Esteller, and J.G. Herman, Cancer as an epigenetic disease: DNA methylation and chromatin alterations in human tumours. J Pathol 196 (2002) J. E. Bolden, M.J. Peart, and R.W. Johnstone, Anticancer activities of histone deacetylase inhibitors. Nat Rev Drug Discov 5 (2006) X. J. Yang, and E. Seto, The Rpd3/Hda1 family of lysine deacetylases: from bacteria and yeast to mice and men. Nat Rev Mol Cell Biol 9 (2008) A. J. de Ruijter, A. H. van Gennip, H. N. Caron, S. Kemp, and A. B. van Kuilenburg, Histone deacetylases (HDACs): characterization of the classical HDAC family. Biochem J 370 (2003) K. Halkidou, L. Gaughan, S. Cook, H. Y. Leung, D. E. Neal, and C. N. Robson, Upregulation and nuclear recruitment of HDAC1 in hormone refractory prostate cancer. Prostate 59 (2004) A. J. Wilson, D. S. Byun, N. Popova, L. B. Murray, K. L Italien, Y. Sowa, D. Arango, A. Velcich, L. H. Augenlicht, and J. M. Mariadason, Histone deacetylase 3 (HDAC3) and other class I HDACs regulate colon cell maturation and p21 expression and are deregulated in human colon cancer. J Biol Chem 281 (2006) B. H. Huang, M. Laban, C. H. Leung, L. Lee, C. K. Lee, M. Salto-Tellez, G. C. Raju, and S. C. Hooi, Inhibition of histone deacetylase 2 increases apoptosis and p21cip1/waf1 expression, independent of histone deacetylase 1. Cell Death Differ 12 (2005) E. Pagnotta, N. Calonghi, C. Boga, and L. Masotti, N-methylformamide and 9-hydroxystearic acid: two antiproliferative and differentiating agents with different modes of action in colon cancer cells. Anticancer Drugs 17 (2006) P. Caruana, Sintesi di acido 9-idrossistearico Revistë shkencore e Albanian University 41

42 SHKENCAT MJEKËSORE (R)-9-HSA paraqet efekte antiproliferative më të theksuara krahasuar me (S)-9-HSA e suoi derivati plurideuterati in forma racemica e, attingendo al pool chirale presente in natura, nelle due forme otticamente pure Tesi di Laurea in Chimica Industriale, Classe 21, Scienze e tecnologie chimiche Alma Mater Studiorum-Università di Bologna, A. A I. Mickuviene, V. Kirveliene, and B. Juodka, Experimental survey of non-clonogenic viability assays for adherent cells in vitro. Toxicol In Vitro 18 (2004) D. H. Kim, M. Kim, and H. J. Kwon, Histone deacetylase in carcinogenesis and its inhibitors as anti-cancer agents. J Biochem Mol Biol 36 (2003) C. M. Grozinger, and S. L. Schreiber, Deacetylase enzymes: biological functions and the use of small-molecule inhibitors. Chem Biol 9 (2002) OPTIME

43 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË SHAFRANIT TË INDISË *Joana Hankollari *Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian University, Tiranë Adresë kontakti: joanahankollari@gmail.com Përmbledhje Hyrje: Shafrani i Indisë është një erëz me origjinë indiane, e cila si përbërës aktiv përmban kurkuminën. Prej kohësh veçohet për efektet e saj pozitive në shëndetin e individëve që e përdorin rregullisht. Shumë studime botërore kanë patur në fokus këtë erëz, duke shpjeguar mekanizma të mundshëm me të cilat ajo vepron në disa patologji. Qëllimi: Ky studim synon të informojë për efektet pozitive të shafranit të Indisë, bazuar në të dhëna nga studime botërore. Metodologjia: Studimi është tërësisht i natyrës teorike. Bazohet në hulumtimin e literaturës botërore e studimeve klinike të kryera në lidhje me këtë përbërës natyral pa efekte anësore në doza jo toksike në trajtimin e disa patologjive. Rezultatet: Shafrani i Indisë është i njohur për vetitë e tij antiinflamatore duke frenuar ciklooksigjenazën 2, si agjent antiseptik natyral, si parandalues dhe ngadalësues i sëmundjeve kancerogjene në disa faza të evolucionit të tyre përfshirë dhe parandalimin e metastazave. Përdoret për trajtimin e depresionit, për parandalimin dhe ngadalësimin e avancimit të Alzheimer-it. Është një detoksifikues natyral, një antioksidues më i fuqishëm se vitamina E. Parandalon formimin e radikaleve të lira dhe neutralizon ato ekzistuese. Konkluzione: Shafrani i Indisë me përbërës aktiv kurkuminën, konsiderohet sipas FDA një përbërës natyral i sigurt. Sipas shumë studimeve, toksiciteti i tij mund të shfaqet vetëm në doza të larta mbi 8000 mg/ditë. Kujdes duhet të bëjnë femrat gravide, individët me kalkula biliare. Është një përbërës natyral i cili vlerësohet botërisht për vetitë antiinflamatore, antioksiduese, antikancerogene, antiseptike. Mund të përdoret si përbërës në ushqyerjen e përditshme. Fjalët çelës: shafrani i Indisë, kurkumina, antikancerogjen, antioksidues, antiinfl amator, antiseptik. Revistë shkencore e Albanian University 43

44 SHKENCAT MJEKËSORE Përfitimet shëndetësore të shafranit të indisë HEALTH BENEFITS OF TURMERIC Abstract Introduction: Turmeric is a spice of Indian origin, which as active ingredient contains curcumin. Curcumin is long known for its positive effects on the health of individuals who regularly use it. Many studies have been focused on this spice, explaining the possible mechanisms by which it acts in several pathologies. Purpose: This study aims to inform about the positive effects of Turmeric, based on data from global studies. Methodology: The study is entirely theoretical, based on research of world literature and clinical studies about this natural ingredient with no side effects in low doses in the treatment of certain pathologies. Results: Turmeric is known for its anti-inflammatory properties of inhibiting cyclooxygenase 2, as a natural antiseptic agent. It help in disease prevention and slowing down the cancer at different stages, including the prevention of metastases. Turmeric is used to treat depression, preventing and slowing the progression of Alzheimer s. It is a natural detoxifying substance, an antioxidant more potent than vitamin E. It prevents the formation of free radicals and neutralize existent free radicals. Conclusions: Turmeric is considered by FDA as a safe natural ingredients. According to many studies, its toxicity can appear only at high doses over 8000 mg / day. Caution should do gravid females, individuals with biliary calculi. It is a natural ingredient which is estimated globally for its anti-inflammatory, antioxidant, anticancer, antiseptic properties. It can be used as ingredient in everyday nutrition. Key words: Turmeric, curcumin, anticancer, antioxidant, anti-infl ammatory, antiseptic properties. Hyrje Shafrani i Indisë është një erëz që derivon nga rizomet e bimës Curcuma Longa, që bën pjesë në familjen e xhinxherit (Zingiberaceae). Si përbë rës aktiv kryesor përmban kurkuminën (rreth 77%), si dhe demetoksikurkuminën, bisdemetoksikurkuminën. Kurkumina metabolohet në hepar në kurkumin sulfat dhe në kurkuminën e glukuronuar, ose ndjek rrugën e reduktimit në dihidrokurkumin, tetrahidrokurkumin, hekzahidrokurkumin, oktahidrokurkumin. Biodisponibiliteti oral i kurkuminës është i ulët. Në doza më të ulëta se 3.6 g/ditë, kurkumina dhe metabolitët e saj nuk detektohen në plazmë. Por në këto doza mund të grumbullohet në indin e traktit gastrointestinal, fenomen ky i vënë re te pacientët me kancer kolorektal, të cilët janë trajtuar me 3.6 g/ditë shafran Indie shtatë ditë përpara ndërhyrjes kirurgjikale. Pasi ndërhyrja u krye, te pacientët u vu re prania e kurkuminës së grumbulluar në indin kolorektal normal dhe malinj. Pra në doza deri 3.6 g/ ditë shafrani i Indisë i jep efektet e tij vetëm në traktin gastrointestinal, për të përfituar efektet e tij shëndetësore dhe në organe të tjera duhen doza më të larta në rrugë orale, ose rrugë të tjera 44 OPTIME

45 SHKENCAT MJEKËSORE Joana Hankollari administrimi. Prej kohësh kurkumina veçohet për efektet e saj pozitive në shëndetin e individëve që e përdorin rregullisht. Shumë studime botërore kanë patur në fokus këtë erëz, duke shpjeguar mekanizma të mundshëm me të cilat ajo vepron në disa patologji. Aktivitetet biologjike kryesore të kurkuminës janë: aktiviteti antioksidant, antiinflamator, neuroprotektiv dhe antikancerogjen. Në sajë të këtyre aktiviteteve ka përdorim parandalues dhe trajtues të një sëre patologjish. Sipas FDA (Food and Drug Administration), shafrani i Indisë konsiderohet një përbërës natyral i sigurt gjatë përdorimit oral të tij deri në dozën 8 g/ditë. Toksiciteti i tij mund të shfaqet vetëm mbi këtë dozë. Kujdes duhet patur përdorimi i tij në rastet me obstruksion të kolecistës, shtatzëni, laktacion, diabet, refluks gastroezofageal, në gjendjet me ndjeshmëri hormonale, infertilitet, defiçencë të hekurit, apo kirurgji. Ndërvepron me medikamentet antiagregante dhe antikoagulantët, prandaj përdorimi njëkohësisht me to kundërindikohet. Metodologjia Ky studim synon të informojë për efektet pozitive të shafranit të Indisë, bazuar në të dhëna nga studime botërore. Studimi është tërësisht i natyrës teorike. Bazohet në hulumtimin e literaturës botërore e studimeve klinike të kryera në lidhje me këtë përbërës natyral në parandalimin dhe trajtimin e disa patologjive. Studimet përfshijnë të gjithë aktivitetin biologjik të kurkuminës, përfshirë atë antioksidant, antiinflamator, antikancerogjen dhe neuroprotektor, si dhe metabolizmin, biodisponibilitetin oral, akumulimin, efektet anësore në doza të larta, kundërindikacionet dhe ndërveprimet me medikamentet e tjera antiagregante dhe antikoagulante. Studimet dhe literaturën botërore së cilës i jam referuar për këtë punim, gjenden te referencat përkatëse. Rezultatet Studime të shumta në mbarë botën kanë pohuar aktivitetet biologjike të mëposhtme të shafranit të Indisë. Aktiviteti antioksidant, i dedikohet strukturës kimike të kurkuminës. Ajo frenon peroksidimin e lipideve dhe neutralizon radiakalet e lipideve. Ka veprim downregulator në inos të makrofagëve, duke reduktuar sasinë e ROS. Aktiviteti antiinflamator lidhet kryesisht me frenimin e aktivizimit të NF-ĸB, që është një faktor transkriptimi që rregullon shprehjen e gjeneve të përfshira në inflamacion, por dhe në mbijetesën qelizore, proliferimin qelizor. Pra frenimi i faktorit NFĸB shkakton downregulation të COX-2 dhe inos dhe ul prodhimin e markuesve inflamatorë. Kurkumina ul metabolizmin e acidit arakidonik, duke ulur aktivitetin e LOX, COX-2 dhe për rrjedhojë, sjell edhe ulje të nivelit të leukotrieneve, prostaglandinave, prostaciklinave dhe tromboksaneve. Aktiviteti antikancerogjen lidhet me supresionin e karcinogenesës si proces, duke ndikuar në faktorët e transkriptimit NF-ĸB dhe AP-1, por dhe në rregullimin e ciklit qelizor dhe induktimin e apoptozës. Frenon procesin e angiogenesës në tumore dhe metastazimin e tyre. Molekulat target të saj janë faktorë transkriptimi, proteinë kinaza, enzima etj. Studimet e këtyre efekteve janë kryer si in vitro, ashtu dhe in vivo. Sot në fushën e onkologjisë mund të konsiderohet si një terapi adjuvante. Aktiviteti antioksidant dhe antiinflamator e bën kurkiminën të konsiderohet dhe si një neuroprotektore e vërtetë. Në sajë të këtyre aktiviteteve biologjike, shafrani i Indisë rekomandohet të përdoret qoftë për parandalim, qoftë për trajtim të patologjive të mëposhtme. Revistë shkencore e Albanian University 45

46 SHKENCAT MJEKËSORE Përfitimet shëndetësore të shafranit të indisë Sëmundje onkologjike: o Kanceri kolorektal; o Kanceri pankreatik; o Kanceri i gjoksit; o Kanceri i qafës dhe i kokës; o Kanceri i prostatës; o Kanceri pulmonar; o Mieloma multiple. Sëmundje inflamatore: Sëmundja Crohn; Koliti ulçerativ; Sëmundja inflamatore e zorrës; Artriti reumatoid; Osteoartriti; Uveiti anterior kronik. Sëmundje neurodegjenerative: Sëmundja e Alzheimerit. Sëmundje kardiovaskulare: Sindroma koronare akute; Ateroskleroza. Sëmundje metabolike: Diabeti dhe komplikacionet e tij. Shembull studimi i aktivitetit antikancerogjen: karcinoma me qeliza skuamoze e kokës dhe e qafës përfshin malinjitetet orale, të laringut, faringut. Rreth 39 pacientë ndër të cilët 13 me karies dentar, 21 me karcinomën skuamoze të kokës e qafës dhe 5 vullnetarë të shëndetshëm përtypën dy tableta kurkumin për 5 min. Saliva e tyre u grumbullua një orë përpara përtypjes dhe një orë mbas saj. U vu re që në pacientët me karcinomë skuamoze pati ulje të aktivitetit të IKKβ kinazës. Përfundimi Shafrani i Indisë me përbërës aktiv kurkuminën, konsiderohet sipas FDA një përbërës natyral i sigurtë. Sipas shumë studimeve, toksiciteti i tij mund të shfaqet vetëm në doza të larta mbi 8000 mg/ditë. Kujdes duhet të bëjnë femrat gravide, individët me kalkula biliare. Është një përbërës natyral, që vlerësohet në mbarë botën në lidhje me vetitë e tij antiinflamatore, antioksiduese, antikancerogene, antiseptike. Mund të përdoret si përbërës në ushqyerjen e përditshme ose në formë tabletash me doza të mirë përcaktuara për parandalimin apo trajtimin e patologjive të ndryshme. 46 OPTIME

47 SHKENCAT MJEKËSORE Joana Hankollari Referenca 1. J. S. Jurenka. Anti-inflammatory Properties of Curcumin, a Major Constituent of Curcuma longa: A Review of Preclinical and Clinical Research. Alternative Medicine Review, 14 (2), A service of the U.S. National Institutes of Health, 126 studies about Curcumin. 3. J. Ravindran, S. Prasad, and B.B. Aggarwal. Curcumin and Cancer Cells: How Many Ways Can Curry Kill Tumor Cells Selectively? The AAPS Journal, 11 (3), Sharma RA, Pharmacodynamic and pharmacokinetic study of oral Curcuma extract in patients with colorectal cancer. Clin Cancer Res. (2001). 5. Cheng AL, Phase I clinical trial of curcumin, a chemopreventive agent, in patients with high-risk or pre-malignant lesions. Anticancer Res. (2001). 6. Skrzypczak-Jankun E, Structure of curcumin in complex with lipoxygenase and its significance in cancer. Int J Mol Med. (2003). 7. Zhou H, Beevers CS, Huang S The targets of curcumin. Curr Drug Targets. (2011). 8. Belcaro G, Efficacy and safety of Meriva, a curcumin-phosphatidylcholine complex, during extended administration in osteoarthritis patients. Altern Med Rev. (2010). 9. Agarwal KA, Efficacy of turmeric (curcumin) in pain and postoperative fatigue after laparoscopic cholecystectomy: a double-blind, randomized placebocontrolled study. Surg Endosc. (2011) an independent encyclopedia on supplementation and nutrition. Revistë shkencore e Albanian University 47

48 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 NJË VËSHTRIM I NIVELEVE TË PAH DHE BTEX NË MOSTRA UJI NË ZONAT E PATOSIT, BALLSHIT DHE KUÇOVËS Valbona Hoxha*, Aurel Nuro**, Oljana Pine**, Bledar Murtaj**, Aida Dama*** * Departamenti i Kimisë, Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, Universiteti Politeknik i Tiranës ** Departamenti i Kimisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës *** Departamenti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian University Adresë kontakti: bonahoxha@gmail.com Përmbledhje Objektivat: Ky studim prezanton të dhëna për përqendrimet e BTEX (benzen, toluen, etilbenzen dhe o-, m-, p-ksilen), n-alkanet dhe PAH (Hidrokarbonet aromatike) në mostra uji të pijshëm të marra në zonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës. Këto zona janë të njohura për prodhimin dhe industrinë e naftës në Shqipëri. Pesëmbëdhjetë mostra uji të pijshëm janë marrë në stacione të ndryshme të këtyre zonave në shkurt 2015 (1; 2; 3). Metodat: Për gjetjen e BTEX në mostrat e ujit është përdorur teknika (HS-SPME). Për izolimin e n alkaneve dhe PAH është përdorur ekstraktimi lëng lëng me diklormetan si solvent ekstraktimi. 1 litër mostër uji i pijshëm është marrë nga çdo stacion. Analiza e BTEX dhe PAH në mostrat e ujit u realizua me teknikën gazkromatografike, duke përdorur detektor me flakë të jonizuar (GC/FID). Injektimet për BTEX janë bërë në injektor PTV direkt, duke përdorur mënyrën Head-Space me fibër polidimetilsiloksan. 1 μl ekstrakt i diklormetantanit u injektua për analizën e n-alkaneve dhe PAH njëkohësisht. Kolona kapilare VF-1ms (30 m x 0.33 mm x 0.25 μm) u përdor për ndarjen e BTEX, n-alkaneve dhe PAH (4; 5). Konkluzione: Në mostrat e ujit në Patos, Ballsh dhe Kuçovë u gjetën përqendrime të larta për BTEX dhe për PAH volatile. Prania e ndotësve organike mund të jetë më së shumti prej transportit automobilistik dhe industrisë së naftës në afërsi të zonave të studiuara, nga rrymat e ujit dhe shkarkimi i mbeturinave industriale në këto zona. Të gjitha nivelet e përqendrimeve të gjetura janë më të ulëta sesa limiti i ndotësve organikë në ujin e pijshëm sipas normave shqiptare dhe normave të BE (6; 7). Fjalë çelës: BTEX, HS-SPME, PAH, n-alkane, LLE, GC/FID, mostra uji. 48 OPTIME

49 SHKENCAT MJEKËSORE Valbona Hoxha, Aurel Nuro, Oljana Pine, Bledar Murtaj, Aida Dama A SURVEY OF PAH AND BTEX LEVELS IN DRINK WATER SAMPLES OF PATOS, BALLSH AND KUCOVA AREAS Abstract Objective: This study presented data about concentrations of BTEX (benzene, toluene, ethylbenzene and o-, m-, p-xylenes) n-alkanes and PAH (poly aromatic hydrocarbons) in drinking water samples of Patos, Ballsh and Kucova areas. These areas are known for the production and industry of petroleum in Albania. Fifteenth drinking water samples were taken in different stations of these areas in February (1; 2; 3). Methods: Headspace solid phase micro extraction (HS-SPME) technique was used to trace BTEX in water samples. For isolation of n-alkanes and PAH liquid-liquid extraction assisted with Dichloromethane as extraction solvent were used. 1 L water samples were taken for each station. The analysis of BTEX and PAH in water samples was performed by gas chromatography technique using flame ionization detector (GC/FID). Injections of BTEX were done in injector PTV directly by using Head-Space mode of Polydimethyl Siloxane fiber. 1 μl extract in Dichloromethane (extracting solvent) were injected for n-alkane and PAH analyses. VF-1ms capillary column (30 m x 0.33 mm x 0.25 μm) was used for separation of BTEX, n-alkanes and PAH compounds (4; 5). Conclusion: The higher concentrations were found for BTEX and more volatile PAH compounds in water samples of Patos, Ballsh and Kucova areas. The presence of volatile organic pollutants could be mostly of petroleum industry automobilist transport near the lagoon, water currents and discharge of industrial wastes in these areas. All levels were lower than limit of chlorinated pollutants in drinking water according Albanian and EU norms (6; 7). Key words: BTEX, HS-SPME, PAH, n-alkanes, LLE, GC/FID, Water samples. Hyrje Patosi, Ballshi dhe Kuçova janë zona të banuar të rëndësishme në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë. Ajo është një nga zonat më të prekura nga industria e nxjerrjes dhe e përpunimit të naftës në vendin tonë. Patos-Marinza është zona kryesore e naftës në Shqipëri. Kjo fushë prej 44 mijë hektarë është burimi më i madh natyror i naftës në të gjithë Evropën, me një kapacitet prodhimi prej 7.7 milionë fuçi naftë në vit. Ultësira Perëndimore e Shqipërisë është rajoni i cili zë pjesën perëndimore të Shqipërisë përgjatë Detit Adriatik, nga Hanit të Hotit në veri e deri në Vlorë në jug me gjatësi 205 km dhe gjerësi km. Sipërfaqja e ultësirës së bashku me zonat kodrinore përbën 25% të territorit të Shqipërisë. Për shkak të depozimit të materialit të lumenjve në grykëderdhje të tyre, kufijtë e Ultësirës zgjerohen vazhdimisht në drejtim të detit. Llogaritet se gjatë 50 viteve të fundit Ultësira është rritur në drejtim të detit për 35 km 2. Kjo zonë ka klimë mesdhetare. Ultësira Perëndimore ka rezerva të mëdha ujore nga rrjedhat e poshtme të lumenjve (Drini, Matit, Erzenit, Ishmit, Shkumbinit, Semanit, Vjosës, Sushicës), uji i të cilëve shfrytëzohet për ujitje, për furnizimin e popullsisë me ujë të pijshëm dhe Revistë shkencore e Albanian University 49

50 SHKENCAT MJEKËSORE Një vështrim i niveleve të PAH dhe BTEX në mostra uji në zonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës për industritë. Pas vitit 1960 u bë tharja e tyre dhe u përfituan toka të reja. Nga tharja e kënetave të Hoxharës, Tërbufit, Durrësit, Kakariçit, Bregut të Matit e të Zadrimës u përfituan më se ha tokë, e cila përbën dhe fushat më të mëdha në vendit tonë. Këto zona toke të fituara janë përdorur për qëllime bujqësore, sidomos zona e Myzeqesë (e quajtur si hambari i Shqipërisë), e cila shtrihet në Jug të Ultësirës Perëndimore. Kjo zonë gjithashtu është e njohur edhe për industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, sidomos në shtrirjen e saj Patos-Marinzë. PAH dhe BTEX janë ndotës organikë, të cilët janë të përhapur në shumë ekosisteme në mbarë botën. Arsyet kryesore janë industritë e ndryshme, transporti urban, etj. PAH dhe BTEX janë ndotës organikë, të cilët janë të ndikuar mjaft nga industria e nxjerrjes dhe e përpunimit të naftës. Kjo zonë është mjaft e ndikuar nga kjo industri për shkak të mosmenaxhimeve, sidomos të mbetjeve të kësaj industrie, të cilat përgjithësisht shkarkohen pa trajtime paraprake. Karakteristikë e këtyre ndotësve është qëndrueshmëria dhe toksiciteti i tyre, prandaj është e rëndësishme vlerësimi i niveleve të tyre në ujin e pijshëm në zonën e Ultësirës Jugperëndimore, ku prania e tyre është e pritshme (3). Metodologjia Marrja e mostrave të ujit në zonë Mostrat e ujit të pijshëm janë marrë në 15 stacione të ndryshme në zonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës në muajin shkurt Mostrat e ujit janë marrë në enë tefloni në sasi 1 litër. Mostrat janë zgjedhur nga burimet e rrjetit dhe të puseve që banorët e këtyre zonave përdorin si ujë të pijshëm. Ato u zgjodhën të jenë sa më përfaqësuese. Mostrat e ujit u ruajtën dhe u transportuan në temperaturën +4 o C deri në analizën e mëtejshme të tyre. Figura 1. Stacionet e marrjes të mostrave të ujit nëzonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës Analiza GC/FID e PAH dhe alkaneve normale në mostra uji Për përcaktimin e PAH dhe alkaneve normale u morën 1 L mostër uji në një hinkë ndarëse, ku u shtuan 40 ml diklormetan si solvent ekstraktues pas ndarjes të fazës organike nga faza ujore, duke përdorur hinkën ndarëse. Diklormetanit iu shtuan 5 g sulfat natriumi anhidër për largimin e gjurmëve të ujit. Solventi u avullua duke përdorur Kuderna-Danish deri në 2 ml dhe u injektua në aparatin e gaz kromatografit Varian 450 të pajisur me dedektor FID. Ndarja e PAH u realizua 50 OPTIME

51 SHKENCAT MJEKËSORE Valbona Hoxha, Aurel Nuro, Oljana Pine, Bledar Murtaj, Aida Dama në kolonën VF-1ms me përmasa 30m x 0.33 mm x 0.25 um. Injektori PTV i aparatit u vendos në 280 C ndërsa detektori FID në 300 C. Furra e aparatit ishe fillimisht në 50 C për 2 minuta, me 5 C/min temperatura rritet në 250 C, ku lihet 5 min, dhe në fund me 10 C/min në 300 C, ku mbahet për 5 minuta. Analiza gazkromatografike e PAH u realizua duke përdorur përzierjen standarde EPA 525 (5; 6) dhe përzierjen e alkaneve normale të dhuruar nga IAEA/MEL, Monako. Analiza GC/FID e BTEX në ujin e pijshëm Për përcaktimin e BTEX u morën 5 ml mostër uji në një shishe SPME me vëllim 10 ml. Shishet janë të pajisura me tapë tefloni të përshtatshme për analizën e tyre me anë të teknikës Head-space (HS). Shiringa manuale e ekstraktimit në fazë të ngurtë (solid phase microexctraction ang - SPME) e pajisur me fibër 100 um PDMS (Polydimethyl siloxane - ang), e cila futet nëpërmjet tapës të teflonit në pjesën e sipërme të mostrës. Shishja vendoset në një Banjo Mari në temperaturë 50 o C për 90 minuta. Pas procesit të absorbimit, shiringa transferohet në aparatin e gazkromatografit Varian 450 të pajisur me detektor FID, ku realizohet injektimi direkt i tyre. Procesi i desorbimit u bë në 280 o C për 10 sekonda. Ndarja e BTEX u realizua në kolonën VF-1ms me përmasa 30m x 0.33 mm x 0.25 um. Detektori FID u vendos në 280 C. Furra e aparatit ishe fillimisht në 60 C për 2 minuta, me 5 C/min temperatura rritet në 150 C dhe në fund me 10 C/min në 250 C, ku mbahet për 2 minuta. Analiza gazkromatografike e BTEX u realizua duke përdorur përzierjen standarde të individëve të Benzen, Toluen, Etilbenzen dhe o-, p- dhe m-ksilene të tretur në metanol (5; 6; 7). Rezultatet Përcaktimi i BTEX, PAH dhe n-alkaneve në mostrat e ujit të pijshëm në zonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës, u realizua me anë të teknikës GC/FID. Kjo teknikë është e rekomanduar në literaturë sepse nivelet e detektimit arrijnë në nivelet ppm (mg/l), që e bëjnë të përshtatshme për analizën e këtyre ndotësve në mostrat e ujit të pijshëm. Në Figurën 2 jepet totali i PAH në mostrat e ujit të pijshëm në zonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës. Për të gjitha mostrat u detektua prania e PAH. Niveli më i lartë me PAH u detektua në mostrat Patos (1.76 mg/l) dhe Kuçovë (1.42 mg/l). Niveli më i ulët ishte për mostrën Ballsh (0.54 mg/l). Shpërndarja e PAH në mostrat e ujit në zonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës është dhënë në Figura 3. Vihet re një shpërndarje e njëjtë e këtyre ndotësve, për shkak të origjinës të njëjtë të këtyre ndotësve. Profili i individëve të PAH (Figura 4) në mostrat e ujit të pijshëm ishte: Acenaftaleni > Antraceni > Pireni > Fenantreni > Benzo (k) Fluorantreni. Në pjesën më të madhe të mostrave PAH e tjera thuajse nuk u detektuan. Në Figurën 5 jepet totali i alkaneve normale për mostrat e ujit në zonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës. Alkanet normale u detektuan në rreth 60% të mostrave të analizuara. Niveli më i lartë me alkaneve normale u detektua në mostrën Kuçovë me mg/l, kurse në pjesën më të madhe të mostrave të marra në Patos dhe Ballsh, nivelet ishin në kufirin e detektimit të aparatit. Në Figurën 6 jepet shpërndarja e alkaneve në mostrat e ujit të pijshëm. Vihet re se profili i tyre i gjetur për mostrat e ujit Kuçovë, është i ndryshëm nga ai që gjendet për mostrat e ujit në Patos dhe Ballsh. Profili i alkaneve normale në mostrat e ujit të pijshëm është dhënë në Figurën 7. Profili i tyre ishte: C 10>C 26>C 12>C 22 > C 16. Alkanet me më shumë se 28 atome karbon thuajse nuk u detektuan. Në Figurën 8 jepet totali i BTEX për mostrat e ujit në zonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës. BTEX u detektuan në rreth 75% të mostrave të analizuara. Niveli më i lartë me BTEX u detektua në mostrën Kuçovë me 1.55 mg/l. Shpërndarja e BTEX ishte e njëjtë për të gjitha mostrat e analizuara (Figura 9). Profili i BTEX në mostrat e ujit të pijshëm është dhënë në Figurën 10. Profili Revistë shkencore e Albanian University 51

52 SHKENCAT MJEKËSORE Një vështrim i niveleve të PAH dhe BTEX në mostra uji në zonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës 52 OPTIME

53 SHKENCAT MJEKËSORE Valbona Hoxha, Aurel Nuro, Oljana Pine, Bledar Murtaj, Aida Dama Revistë shkencore e Albanian University 53

54 SHKENCAT MJEKËSORE Një vështrim i niveleve të PAH dhe BTEX në mostra uji në zonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës 54 OPTIME

55 SHKENCAT MJEKËSORE Valbona Hoxha, Aurel Nuro, Oljana Pine, Bledar Murtaj, Aida Dama Revistë shkencore e Albanian University 55

56 SHKENCAT MJEKËSORE Një vështrim i niveleve të PAH dhe BTEX në mostra uji në zonat e Patosit, Ballshit dhe Kuçovës 56 OPTIME

57 SHKENCAT MJEKËSORE Valbona Hoxha, Aurel Nuro, Oljana Pine, Bledar Murtaj, Aida Dama më gjerë të jetë në monitorim të vazhdueshëm. Përveç kësaj, sugjerojmë të realizohen analiza dhe për ndotës organikë të tjerë, si: polifenole, pesticide, PCB, etj., sepse zona gjithashtu mund të jetë e ndotur dhe nga këta ndotës. Analiza e mostrave të ujit duhet të realizohet me teknika me ndjeshmëri më të lartë, si: GC/MS, LC/MS dhe GC/MS/MS. Referenca 1. Council Directive 98/83/EC (1998): On the quality of water intended for human consumption. Annex I. Official Journal of the European Union. 2. Ho-Sang Shin.(2012): Determination of MTBE, TBA and BTEX in Soil by Headspace Gas Chromatography-Mass Spectrometry.Bulletin of Korean Chemistry Society 33(5), Marku E., Nuro A., Myrtaj B. (2011): Polychlorinated biphenyls and organochlorine pesticide residues in drinking water of Tiranacity (Albania); Journal of Envriomental Protection and Ecology. Vol 12. No 1, Menendéz J C F, Sánchez L. F, Uría J E S, Martínez E F, Sanz-Medel A. (2000): Static headspace, solid-phase microextraction and headspace solid-phase microextraction for BTEX determination in aqueous samples by gas chromatography. Anal ChimActa; p. 415: Ogan K, Katz E, Slavin W. (1999): Determination of polycyclic aromatic hydrocarbons in aqueous samples by reversed-fase liquid chromatografy. Anal Chem 51: US Environmental Protection Agency (1995): Method 508.1, Rev 2.0. Methods for the determination of organic compounds in drinking water-supplement III (EPA/600/R ). US EPA, Washington, DC. 7. Wells DE., Hess P. (2000): Determination and evaluation of chlorinated biphenyls. In: Barceló E (2007) Sample handling and trace analysis of pollutants, techniques, applications and quality assurance. Elsevier, Amsterdam; Revistë shkencore e Albanian University 57

58 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 EFEKTET ANËSORE TË NJË GRUPI ANTIBIOTIKËSH TË PËRDORUR PËR TRAJTIMET PERIODONTALE Saimir Heta*, Ilma Robo** *QSUT, Kirurgjia Pediatrike, Kirurg Pediatër, Tiranë, Shqipëri ** Departamenti i Periodontologjisë, Albanian University, Tiranë, Shqipëri Adresë kontakti: ilmarobo@yahoo.com Përmbledhje Për trajtimin e sëmundjeve periodontale preferohen kombinime antibiotikësh me qëllimin e goditjes së florës bakteriale sipas karakteristikave të saj, aerobe anaerobe, gram negative dhe gram positive, ku antibiotikë të caktuar veprojnë mbi baktere të caktuara. Nga literatura janë mbledhur të dhënat mbi efektet anësore të disa antibiotikëve, mundësisht të shprehura në përqindje, më të cituarit në recetat peridontale. Këto të dhëna janë renditur sipas antibiotikut të përcaktuar. Në rastin e dhënies së një recete, e rrezikojmë pacientin për: 5% alergji, 3% nefrit, 2-2.5% probleme hematologjike, 5.5% probleme gastrointestinale, 2% shqetësime në sistemin nervor, 5.5% shenja alergjike në lëkurë, probleme me elektrolitet, shfaqet në përqindje të vogël. Ndërveprimi me medikamente të ndryshme është i pranishëm pothuajse në të gjitha rastet! Prekja e sistemeve në total është 4%: vlera maksimale shprehet në lëkurë, vlera minimale tek sistemi nervor. Alergjia e kryqëzuar në vlerën e lartë të saj, shprehte ngjashmërinë strukturale të antibiotikëve! Dhënia e një recete vë në balancë përqindjen e efekteve anësore, përqindjen e rezistencës bakteriale dhe përqindjen e suksesit të dozës së rekomanduar të antibiotikëve. Fjalë çelës: antibiotikë, efekte anësore, periodontologji. SIDE EFFECTS OF A GROUP OF ANTIBIOTICS, THE MOST USED IN THE PERIODONTAL TREATMENT Abstract For periodontal treatment we preferred antibiotic combinations, with the aim of hitting bacterial flora, according to its characteristics, aerobic anaerobic, gram-negative and grampositive, with certain antibiotics that act on certain bacteria. From literature are gathered 58 OPTIME

59 SHKENCAT MJEKËSORE Saimir Heta, Ilma Robo data on the side effects (preferably expressed in percent) of some antibiotics, the favorites in periodontal recipes. These data are sorted by determining antibiotic. In the case of providing periodontal prescription, patient is in risk for 5% allergy, 3% nephritis, hematological problems 2-2.5%, 5.5% gastrointestinal problems, 2% disturbance in the nervous system, 5.5% allergic signs on the skin, problems with electrolytes displayed in minor of percentage. Interaction with different medications is present in almost all cases! Touching the body systems is in total of 4%, the maximum value is expressed in the skin, the minimum value on the nervous system. Cross allergies is in high value, because of the expressed structural similarity of antibiotics! Giving a recipe, we ve balance the % of side effects, the percentage of bacterial resistance and the % of the success of the recommended dose of antibiotics. Key words: antibiotic, via side effects, periodontology. HYRJE Sëmundjet periodontale, si grup sëmundjesh që shkaktohen nga kombinim bakteresh dhe florë e ndryshueshme bakteriale orale, nevojitin trajtim jo vetëm dentar lokal, në njësitë dentare, por me raste të veçanta shoqëruar edhe me kombinim antibiotikësh oral, me veprim sistemik. Sipas patologjive orale, mund të jepet me recetë një antibiotik ose një kombinim antibiotikësh. I gjithë dallimi midis këtyre dy formave të recetave ekziston në dozimet e antibiotikëve. Nëse tek receta teke preferohet një dozë prej 500 mg, për recetat me dy antibiotikë, dozat zbresin në 250 mg, për secilin antibiotik në grupin e kombinuar të antibiotikëve. Preferohen kombinime antibiotikësh me qëllimin e goditjes së florës bakteriale sipas karakteristikave të saj, aerobe anaerobe, gram negative dhe gram positive, ku antibiotikë të caktuar veprojnë mbi baktere të caktuara. Çdonjëri prej antibiotikëve të përzgjedhur, është i efektshëm vetëm në rastin kur kyretazhi periodontal është i plotë, në të kundërt gradualisht mund të kalojmë në shfaqen e periodontit refraktar. Sipas një studimi mbi efektet e antibiotikëve të kombinuar, amoksicilinë dhe metronidazol, pas kyretazhit të plotë, aplikimi i antibiotikëve çon në rezultate klinike shumë më të mira krahasimisht me trajtimin periodontal, vetëm me kyretazh mekanik. Po sipas këtij studimi, ky kombinim i antibiotikëve lufton T. forsythia, në mënyrën e parandalimit të ri-kolonizimit, deri në 6 muaj pas trajtimit. Ky element mendohet se përcakton stabilitetin aftagjatë të pritshmërisë së trajtimit periodontal. (1) Kombinimi i mikrobiologjisë periodontale dhe terapisë me antibiotikë, kualifikohet si shtrirje normale e trajtimit periodontal, ndjekur nga diagnostikimi i duhur klinik. (2) MATERIALE DHE METODA Nga literatura janë mbledhur të dhëna mbi efektet anësore të disa antibiotikëve, mundësisht të shprehura në përqindje, më të cituarit në recetat peridontale. Këto të dhëna po i rendisim sipas antibiotikut. Amoksicilina shkakton në aplikim hipersensibilitet të realizuar me anë të reagimit të kryqëzuar dhe sensibilitetit kundrejt produkteve të degradimit me hidrolizë alkaline. Revistë shkencore e Albanian University 59

60 SHKENCAT MJEKËSORE Efektet anësore të një grupi antibiotikësh të përdorur për trajtimet periodontale Reaksioni alergjik që paraqesin penicilinat shkon në fashën 5-8%, shoku anafilaktik po kundrejt penicilinave shfaqet në intervalin 0.05%, pasi ndodh rrallë. (3) Nefritet, eozinofilia, anemia hemolitike janë të tjera efekte anësore që mund të shoqërohen edhe me lezione tipike orale. Nausetë, të vjellat, diarreja, problemet gastrointestinale paraqiten në rastet e aplikimit të dozave të mëdha orale. Kandidoza vaginale shkaktohet shpesh nga aplikimi i ampicilinës dhe i amoksicilinës. Cefalosporinat shfaqin hipersensibilitet që është në të njëjtin ritëm si tek penicilinat. Struktura kimike e cefalosporinave ndryshon disi nga penicilinat dhe pacientët alergjikë kundrejt penicilinave mund të mos shfaqin hipersensibilitet nga cefalosporinat. Reaksionet alergjike shkojnë në shifrat 5-10%. Injektimi intravenoz i cefalosporinave mund të shkaktojë tromboflebite, toksicitet renal, çrregullime hemorragjike, që janë të njëjtat probleme. Tetraciklina ka efektet anësore gastrointestinale, nausea, të vjella, diarre. Tetraciklinat modifikojnë florën normale intestinale, duke frenuar mikroorganizmat koliformë, dhe lejojnë mbiprodhimin e pseudomonasve, proteusve, klostridiumeve. Kandidoza vaginale shoqërohet me marrjen e tetraciklinave. (4) Tetraciklinat fiksohen në strukturën e dhëmbëve të sapoformuar, gjatë marrjes së medikamentit në periudha të caktuara të shtatzanisë, në moshën e krijimit të fetusit. Toksiciteti hepatik shfaqet në rastet kur pacientët kanë patur më parë insuficensë hepatike, ose kur tetraciklina jepet në rrugë intravenoze. Toksiciteti renal ndodh kur tetraciklina jepet bashkë me diuretikët, pasi kryejnë retensionin e produkteve të azotit. Toksiciteti indor lokal shfaqet me trombozat venoze. Sensibiliteti ndaj dritës është një tjetër efekt anësor. Nausetë, të vjellat, marrje mendsh shfaqen në përqindjet 35-70%. (4) Makrolidet kanë efekte gastrointestinale, si intoleranca gastrointestinale, që lidhet me stimulimin e motilitetit të zorrës. Mund të japin hepatit akut me temperaturë, ikter. Shumica e pacientëve mund të përmirësohen pas ndërprerjes së medikamentit, por mund të rishfaqen ankesat pas ri-administrimit të tij. Reaksionet alergjike përfshijnë temperaturën, eozinofilinë dhe rashin. Makrolidet mund të rrisin përqendrimet serike të shumë barnave, si: teofilina, antikoagulantëve oral, ciklosporinave dhe metilprednizolonit. Eritromicina rrit përqendrimet plazmatike të digoksinës orale, duke rritur biodisponibilitetin e saj. (4) Azitromicina dallon nga eritromicina dhe klaritormicina, për shkak të karakteristikave farmakokinetike. Një dozë azitromicine prej 500 mg siguron përqendrime plazmatike të ulëta prej 0.4 mcg/ml. Azitromicina depërton mirë në shumicën e indeve me përjashtim të lëngut cerebral, herë më të larta se përqendrimet plazmatike. Gjysmë jeta indore është 2-4 ditë dhe siguron gjysmë jetë eleminimi afërsisht 3 ditë. Këto veti lejojnë dhënien e azitromicinës një herë në ditë dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së terapisë. Ajo duhet të merret 1 ose 2 orë para ushqimit. Nuk bashkëvepron me barnat e tjera në dallim nga eritromicina dhe klaritromicina. (4) Metronidazoli është antiprotozoar me aktivitet të fuqishëm antibakterial kundër anaerobëve, klostridium. Doza orale 250 mg depërton në lëngun cerebrospinal. Metabolizohet në hepar. Vaginoza bakteriale trajtohet mirë me metronidazol. Nausea, diarreja, stomatiti, neutropenia janë efektet anësore më të shpeshta. Metronidalzoli i ofron periodontologut (terapeft-it) avantazhe në gravitetin e efikasitetit dhe relativisht të efekteve të vogla, të lehta, anësore. Është antibiotik ndaj të cilit anaerobët e dyshimtë janë akoma në krijim të rezistencës klinike. (2) 60 OPTIME

61 SHKENCAT MJEKËSORE Saimir Heta, Ilma Robo REZULTATE Për penicilën janë regjistruar këto të dhëna: - atoksike ; - alergji reaksion anafilaktik, IgE 10%, utikarie-rash 6-9% eozinofili 1-2%, reaksion i vonë IgG/IgM: 1-5%; - nefrit: temperaturë, eozinofili, hematuri: 1-2%; - reaksione hematologjike: anemia hemolitike, imunotrombocitopenia, leukopenia 1-5%; - sistemi nervor: veprimi epileptogen, encefalopatia; - sistemi gastrointestinal: diarre, kolit pseudomembranor, disbakterozë; - alergji e kryqëzuar 10%; - probleme në ekuilibrin e elektroliteve (Na, K). Antibiotikët me spektrum të gjerë kundërindikohen tek femrat epileptike, që përdorin kontraceptivë orale. (3) Për cefalosporinat janë regjistruar këto të dhëna: - Janë atoksike, efektet anësore shfaqen me shpeshtësinë 1-10%; - alergjia: urtikarie, shenjat morbiliforme, eozinofilia, 1-2%; - probleme gastrointestinale 4%; - reaksione hematologjike 2%; - intoleranca ndaj alkoolit; - pengon aftësinë fokusuese proteinike të bilirubinës - verdhëz; - nefrotoksicitet, nefrit alergjik intersticial i rikthyeshëm. Indikohet në rastet me: - infeksione të organeve gjenitale femërore; - meningit; - infeksione të rrugëve të urinimit; - infeksione të lëkurës; - profilaksi kirurgjikale. Ndërveprimet me medikamentet teofilinë, streptomicinë. Tetraciklina, nga të dhënat e literaturës, del se: - shkakton ngjyrime në dhëmbë, - shqetësime gastrointestinale, - alergji (rrallë!), - fotosensibilitet, - retension nitrogjeni, azotemi progressive. Ndërveprimet me medikamente: kumarinë. Eritromicina, për efektet anësore, paraqitet si më poshtë: - probleme gastrointestinale shfaqen në 3-4%; Revistë shkencore e Albanian University 61

62 SHKENCAT MJEKËSORE Efektet anësore të një grupi antibiotikësh të përdorur për trajtimet periodontale - efektet alergjike të lëkurës 1-2%; - problemet e sistemit nervor qendror 1-2%. Indikohet tek pacientët alergjikë ndaj penicilinës. Ndërveprim me medikamente të tjera: teofilina. Klindamicina ka si efekte anësore neutropeninë, diarrenë, nausea, enterokolit. Klindamicina shfaqet me këto të dhëna: - alergjia në lëkurë 10%, - shqetesimet gastrointestinale shfaqen në rreth 11% të rasteve. Indikohet në rastin e pacientëve alergjike ndaj penicilinës, mundësi sekondare pas eritromicinës! Indikohet për trajtimin e akneve, osteomielitit! Ndërveprimet me medikamente: teofilinë. Shkakton ototoksicitet të ndjeshëm. Duhet shmangur dhënia e njëkohshme e diuretikëve furosemid, ose e antibiotikëve të tjerë vankomicinë, pasi fuqizojnë nefrotoksicitetin. Dëmtimi auditiv, vertigo, ataksi dhe humbje ekuilibri, janë të tjera efekte anësore. Metronidazoli, shfaqet me këto efekte anësore si më poshtë: - ndikon tek sistemi gastrointestinal me pasoja nausea, të vjella, diarre; - tek sistemi nervor: neuropati periferike, encefalopati, halucinacione, etj.; - intolerancë ndaj alkoolit; - shoqërohet me shfaqjen e shijes jo të pëlqyeshme metalike në gojë, dhe me ngjyrim në kafe të urinës! Carbapenem-et shfaqet me efektet anësore si më poshtë: - shqetësimet gastrointestinale: nause të vjella 4%, diarre 3%, kolit pseudomembranoz 0,16%; - alergjia shfaqet në lëkurë, në masën 2,7%; - shqetësimet e sistemit nervor shfaqen në masën 3%; - problemet hematologjike paraqiten në masën 0.3%. Efektet anësore vlerësohen në momentin e analizimit të indikacioneve të terapisë me antibiotikë, indikacione me qëllimin e terapisë, ose të profilaksisë. Efektet anësore shkaktohen pasi antibiotikët janë materiale të huaja në organizëm, si të tilla kanë struktura kimike që mund të shkaktojnë efekt toksik. Mund të shkaktojnë alergji sipas linjës së IgE-ve. Si material i huaj në organizëm, shprehet edhe me efektin biologjik të tij, po në organizëm. DISKUTIME Për dhënien e antibiotikëve është e mira të mbështetemi në mikrobiologjinë diagnostike. Kjo do të thotë të gjendet sensitiviteti i baktereve kundrejt antibiotikëve të caktuar. Kështu jemi të bindur mbi efektin adekuat të antibiotikut. Pllaka bakteriale dhe biofilmi duhet të largohen mekanikisht përpara dhënies së antibiotikut. (5) Nëse antibiotikët nuk përzgjidhen siç duhet, përballesh me mikroorganizma oralë me mekanizma mbrojtës më të sofistikuar për mbijetesën e specieve, duke lejuar patogenicitet më të lartë, transferim të materialit gjenetik për rritje të virulencës dhe rezitencës ndaj antibiotikut tek mikroflora orale. (6) Në rastet e trajtimeve periodontale, ky lloj kontrolli është i vështirë, pasi edhe kushtet laboratorike për mbjelljen dhe mikrobiologjinë diagnostike të baktereve 62 OPTIME

63 SHKENCAT MJEKËSORE Saimir Heta, Ilma Robo të florës orale, është i mangët. Dhënia me recetë e antibiotikëve kryhet mbi bazën e të dhënave që merren nga ekzaminimi klinik periodontal i pacientit. Ekzaminimi klinik tregon për praninë e baktereve të caktuar, si për shembull, në ndryshimin e ngjyrës së pllakës bakteriale. Dihet që pllaka bakteriale ka ndryshime tipike të ngjyrës në varësi se cilët baktere ose komplekse bakteriale janë të përfshirë në strukturën e pllakës bakteriale. Ngjyra varion nga ngjyra e bardhë, e verdhë, jeshile, portokalli në vishnje, kafe. Kjo luhatje ngjyre shpreh praninë e bakterit specifik që i jep ngjyrën pllakës. Duke ditur karakteristikat e bakterit dhe kundrejt ndjeshmërisë kryejmë edhe kombinimin e antibiotikëve. Përpiqemi që antibiotikun me spektër të gjerë ta kombinojmë me antibiotik me spektër të ngushtë, e më tujte, edhe me elementin që të luftojmë si aerobët, edhe anaerobët. Gjithsesi, antibiotiku që merret në mënyrë orale, pas përthithjes jep reagimin e tij edhe sistemik në gjithë organet, se është rruga hematologjike që e çon atë lloj antibiotiku në gingivë dhe në organet e tjera. Është doza e antibiotikut që shpreh saktësisht përqendrimin e tij në zonën e gingivës, e periodontit. Krahas efektit pozitiv të antibiotikut në këtë zonë, mund të hasen edhe efektet anësore të shprehura në organe e në sisteme të tjera të organizmit. Në bazë të të dhënave të mësipërme, rreth efekteve anësore të antibiotikëve të aplikuar për sëmundjet periodontale, arrijmë në rezultatin se, në rastin e dhënies së një recete, e rrezikojmë pacientin për: - 5% alergji, - 3% nefrit, % probleme hematologjike, - 5.5% probleme gastrointestinale, - 2% shqetësime në sistemin nervor, - 5.5% shenja alergjike në lëkurë, - probleme me elektrolitet, shfaqet në përqindje të vogël. Më e shprehur është alergjia kundrejt medikamentëve, si komplikacioni kryesor dhe primar në vlerën 5% të rasteve. Sistemi hematologjik, gastrointestinal, sistemi nervor, sistemi kardiovaskular, organi veshkë, është lista e problematikave të përfshira tek efektet anësore. Ndërveprimi me medikamente të ndryshëm është i pranishëm pothuajse në të gjitha rastet! Prekja e sistemeve në total është 4%: vlera maksimale shprehet në lëkurë, vlera minimale tek sistemi nervor. Nefriti është efekt anësor që shfaqet si rezultat i reaksioneve alergjike në organe të tjera, me vlera të shtuara të komplekseve IgG-IgM (jo të IgE-së). Pjesa më e madhe e antibiotikëve shoqërohen me çrregullime në funksionin normal të trombociteve dhe të eritrociteve. Shqetësime në florën intestinale, të nevojshme për absorbimin e vitaminës K, mund të çojnë në probleme gjakrrjedhjeje. Në këtë logjikë, përqindja e shqetësimeve gastrointestinale (5.5%) ndikon në shfaqen e përqindjes në problemet hematologjike (2.5%). Ky ndikim është në përpjesëtim të drejtë! Marrja e antibiotikëve ndikon në efektet e medikamenteve të tjera që marrin pacientët, në kontekstin e luftës për proteinat lidhëse-transportuese. Theksojmë se shqetësimet në sistemin nervor, paraqiten në përqindje të ulët dhe vetëm në rastet e mbidozës së antibiotikut! Me ndërprerjen e antibiotikut, çdo gjë kthehet në normalitet. Revistë shkencore e Albanian University 63

64 SHKENCAT MJEKËSORE Efektet anësore të një grupi antibiotikësh të përdorur për trajtimet periodontale Efektet anësore janë të ndara sipas klasave dhe afërsisë së antibiotikëve me njëri-tjetrin, kjo lidhur me ngjashmërinë në strukturën kimike të tyre. KONKLUZIONE Ndër medikamentet, tetraciklina dhe metronidazoli ishin medikamentet e vetëm pa të dhëna të sakta në përqindje, rreth efekteve anësore! Alergjia e kryqëzuar në vlerën e lartë të saj, shprehte ngjashmërinë strukturale të antibiotikëve! Nuk u pasqyrua përqindja e rezistencës bakteriale ndaj klasave të antibiotikëve. Kjo për shkak se qëllimi i studimit ishte thjeshtë analiza e vlerave në përqindje vetëm e efekteve anësore, dhe jo e efekteve në shtamet bakteriale. Pra, dhënia e një recete, vë në balancë përqindjen e efekteve anësore, përqindjen e rezistencës bakteriale dhe përqindjen e suksesit të dozës së rekomanduar të antibiotikëve. Referenca 1. Yek E C, Cintan S, Topcuoglu N, Kulekci G, Issever H, Kantarci A; Efficacy of amoxicillin and metronidazole combination for the management of generalized aggressive periodontitis ; 2010 Jul; 81(7): doi: / jop Ghayoumi N; The use of metronidazole in the treatment of periodontal diseases ; J West Soc Periodontol Periodontal Abstr. 2001; 49(2): Steven l. Bricker, Robert P. Langlais, Craig S. Miller. Diagnoza orale ; Shtëpia Botuese UFO Press, Bertram Katzung; Farmakologjia Bazë dhe Klinike ; Shtëpia Botuese UFO Press, Carranzas, Takey, Newman, Periodontologjia Klinike, Shtëpia Botuese UFO Press, Anoop Kapoor, Ranjan Malhotra, Vishakha Grover, and Deepak Grover; Systemic antibiotic therapy in periodontics ; Dent Res J (Isfahan) Sep-Oct; 9(5): PMCID: PMC OPTIME

65 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 PËRCAKTIMI I DISA ANTIBIOTIKËVE NË MOSTRA UJI ME ANË TË HPLC/DAD Aurel Nuro*, Oljana Pine*, Dorina Shëngjergji**, Aida Dama**, Aurora Napuce**, Xhejni Borshi**, Eriona Muharemi* *Departamenti i Kimisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës **Departamenti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian University Adresë kontakti: nuroaurel@yahoo.co.uk Përmbledhje Objektivat: Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë një metodë analitike për përcaktimin e antibiotikëve në mostrat e ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës dhe të lumenjve të Lanës dhe Tiranës. Përcaktimi i antibiotikëve në mostrat e ujit është një analizë e rëndësishme për shkak të përdorimeve të shumta të antibiotikëve në trajtimet mjekësore. Prania e tyre në ujëra ka sjellë në përgjithësi uljen e forcës së tyre vepruese për shkak të emisioneve të vazhdueshme të njerëzve me sasi të vogla të antibiotikëve. Kjo sjell përshtatjen e mikrobeve ndaj tyre (1; 2; 3; 4; 5). Metoda: Përcaktimi i antibiotikëve në ujë është realizuar me anën e teknikës të HPLC/DAD e rekomanduar dhe nga literatura apo normat kombëtare dhe ndërkombëtare. Pasi është vendosur vlefshmëria e metodës analitike, janë marrë mostra të ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës, si dhe mostra nga lumi Lana dhe Lumi i Tiranës ku ka dhe derdhje të ujërave të zeza. Mostrat janë marrë në janar Izolimi i tyre është realizuar duke përdorur teknikën SPE. Përcaktimi cilësor dhe sasior është realizuar duke përdorur HPLC model Agilent 1260 e pajisur me pompë kuaternare dhe detektor DAD. Kolona Zorbax S8-C18 (15 m x 4 mm x 0.5 um) u përdor për ndarjen e tyre. Konkluzionet: Në mostrat e ujit të pijshëm thuajse nuk u detektua prania e antibiotikëve. Në ujërat e lumit Lana dhe të Lumit të Tiranës, nivelet më të larta u takojnë tetraciklinave cefaloksinave dhe amoksiciklinave, si pasojë e përdorimeve më të dendura të tyre në trajtimet e infeksioneve. Fjalë çelës: antibiotikë, HPLC/DAD, SPE, mostra uji. DETERMINATION OF SOME ANTIBIOTICS IN WATER SAMPLES USING HPLC/DAD Abstract Objective: The aim of this study is to present an appropriate analytical method for the determination of antibiotics in drinking of Tirana City and rivers of Lana and Tirana. Determination of antibiotics in water samples is an important analyzes due to the wide Revistë shkencore e Albanian University 65

66 SHKENCAT MJEKËSORE Përcaktimi i disa antibiotikëve në mostra uji me anë të HPLC/DAD uses of antibiotics in medical treatments. Their presence in waters in generally has reduced their operational strength due to continuous emissions of people with small amounts of antibiotics. This brings the adapting of microbes confront the antibiotics (1; 2; 3; 4). Method: Determination of antibiotics in water was performed using the technique of HPLC/ DAD recommended in literature and also in national and international norms. After the validations of the analytical method were taken real samples of drinking water in the city of Tirana as well as samples from the Lana River and Tirana River where have sewage spills. Samples were taken in January Their isolation is achieved by using the SPE. Qualitative and quantitative determination is performed using Agilent model 1260 HPLC equipped with quaternary pump and DAD detector. S8 Zorbax-C18 column (15 m x 4 mm x 0.5 um) was used for their separation. Conclusion: In drinking water samples weren t detected the presence of antibiotics. In the waters of the Lana River and Tirana River the higher levels were for tetracycline, cephalexin and amoxicillin due to their uses in the treatment of infections (4; 5; 6; 7; 8). Key words: antibiotics, HPLC/DAD, SPE, water samples. Hyrje Analizat e klasave të ndryshme të komponimeve në mostrat e ujit të pijshëm dhe sipërfaqësor janë mjaft të rëndësishme. Qëllimi i këtij studimi është të paraqesë një metodë analitike për përcaktimin e antibiotikëve në mostrat e ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës dhe në ujin e Lumit Lana dhe të Lumit të Tiranës. Uji është shumë i domosdoshëm për jetën. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se kudo në botë ndotja e ujërave sipërfaqësore, por edhe e ujit të pijshëm, mund të bëhet burim i shumë sëmundjeve. Rritja e rezistencës së një sërë bakteresh ndaj antibiotikëve i shtyu shkencëtarët e shumë vendeve të mendonin që ky fenomen ishte pasojë e pranisë së përhershme të antibiotikëve në ujë (1; 2). Mundësia e pranisë së lëndëve farmaceutike në ujin e pijshëm është provuar në vende të tilla si USA, Belgjikë, etj. Përcaktimi i antibiotikëve në mostrat e ujit është një analizë e rëndësishme për shkak të përdorimeve të shumta të antibiotikëve në trajtimet mjekësore. Prania e tyre në ujëra ka sjellë në përgjithësi uljen e forcës së tyre vepruese për shkak të emisioneve të vazhdueshme të njerëzve me sasi të vogla të antibiotikëve. Kjo sjell përshtatjen e mikrobeve ndaj tyre. Problemi i baktereve antibiotik-rezistente është i njohur në më shumë se 10 vjet. Bakteret e ekspozuara nga antibiotikët në llumra ose në ujë zotërojnë mundësinë e zhvillimit të rezistencës (2; 3; 4; 5). Spitalet dhe kujdesi shëndetësor në përgjithësi, janë një burim i vazhdueshëm i antibiotikëve, medikamenteve qetësuese, antipiretike, antiimflamatore, kimikateve kemio-terapeutike, etj. Medikamentet farmaceutike që u jepen njerëzve apo kafshëve shtëpiake, përfshirë antibiotikët, hormonet, qetësuesit e dhimbjeve të forta, etj., gjenden gjithashtu në ujin e rubinetit. Sasi të mëdha të ilaçeve që janë nxjerrë nga njerëzit apo kafshët, shpërndahen në mjedis nga shpëlarja e tualeteve dhe nga shpërndarja e plehrave organikë, si edhe nga derdhja e ujërave të zeza, llumit të ujërave të zeza, mbi e nën tokë. Hedhja e mbetjeve spitalore, shpesh e pakontrolluar, edhe në vende të tilla si: lumenj, përrenj apo dhe landfille, ndikon në praninë e medikamenteve të ndryshme në ujërat sipërfaqësorë apo nëntokësorë (1; 2; 4; 5; 8; 11). Ka metoda të ndryshme për përcaktimin e barnave në ujë, por nisur nga masa molekulare e tyre, mund të themi që antibiotikët kanë në shumicën e tyre peshë molekulare të madhe, gjë që i bën ata më të përshtatshëm për t u analizuar në kromatografi të lënget (HPLC) me detektorë UV/VIS, DAAD dhe MS. Kromatografia e lëngët lejon analizën e këtyre molekulave të mëdha me tretës 66 OPTIME

67 SHKENCAT MJEKËSORE Aurel Nuro, Oljana Pine, Dorina Shëngjergji, Aida Dama, Aurora Napuce, Xhejni Borshi, Eriona Muharemi të ndryshëm në temperaturën e mjedisit. Nivelet e detektimit të tyre me metoda ekstraktimi dhe përqendrimi të përshtatshme shkojnë në rendin ppm dhe deri ppb, që i bën të përshtatshme teknikat për të analizuar këta ndotës edhe në ujin e pijshëm (3; 4; 5; 9; 10). Metodika Reagentët Janë përdorur standarde të analitëve: penicilinë, amoksicilinë, cefaleksin, cefaklor, tetraciklinë, doksiklinë, ciprinol dhe eritromicinë. Metanoli dhe acidi acetik ishin të përshtatshëm për kromatografi (Sigma Aldrich). Uji i bidistiluar u përdor për përgatitjen e të gjithë tretësirave standarde të punës në laborator. Tretësirat standarde U morën në analizë 500 mg nga secili antibiotik (amoksicilinë, cefaleksin, cefaklor, tetraciklinë, doksiklinë, ciprinol dhe eritromicinë) u tretën në 500 ml metanol/ujë i bidistiluar (50:50 në vëllim). Kjo tretësirë stok (1000 ppm) u përdor për të përgatitur tretësirat e punës 500 ppm, 250 ppm, 100 ppm 50 ppm dhe 25 ppm. Këto tretësira u përdorën për të përgatitur kurbat e kalibrimit. Tretësira stok dhe tretësirat standarde u ruajtën në refrigerator në +4 o C. Analiza me HPLC/DAD e antibiotikëve Analiza e antibiotikëve në mostra uji u realizua me anë të aparatit HP 1260 Series Chromatograph (Agilent Technologies, USA) i pajisur me degazues, injektor manual Radehon me lup 20ul, pompë kuaternare, termostat për kolonën dhe me detektor me grup diodash (DAD). Ndarja e antibiotikëve u realizua në kolonën S8 Zorbax C18 (150 mm 4.6 mm x 0.5um). Fazat lëvizëse të përdorura për ndarjen dhe izolimin e antibiotikëve, ishte tretësira 1.5% e acidit acetik dhe metanoli. Për përcaktimin e penicilinës, raporti i CH 3 COOH 1.5% ndryshoi nga 30% në 90% kundrejt metanolit (v/v) për 15 minuta. Matjet u realizuan në gjatësinë e valës λ = 254 nm. Për përcaktimin e amoksiciklinës u zgjodh raporti i CH 3 COOH 1.5%, ndryshoi nga 30% në 90% kundrejt metanolit (v/v) për 15 minuta. Matjet u realizuan në gjatësinë e valës λ = 204 nm. Për përcaktimin e cefaloksinës raporti i CH 3 COOH 1.5% ndryshoi nga 30% në 90% kundrejt metanolit (v/v) për 15 minuta. Matjet u realizuan në gjatësinë e valës λ = 210 nm. Për përcaktimin e cefaklorit, raporti i CH 3 COOH 1.5% ndryshoi nga 30% në 90% kundrejt metanolit (v/v) për 15 minuta. Matjet u realizuan në gjatësinë e valës λ = 210 nm. Për përcaktimin e tetraciklinës, raporti i CH 3 COOH 1.5% ndryshoi nga 40% në 90% kundrejt metanolit (v/v) për 15 minuta. Matjet u realizuan në gjatësinë e valës λ = 351 nm. Për përcaktimin e doksicilinës, raporti i CH 3 COOH 1.5% ndryshoi nga 40% në 90% kundrejt metanolit (v/v) për 15 minuta. Matjet u realizuan në gjatësinë e valës λ = 280 nm. Për përcaktimin e ciprinolit, raporti i CH 3 COOH 1.5% ndryshoi nga 40% në 90% kundrejt metanolit (v/v) për 15 minuta. Matjet u realizuan në gjatësinë e valës λ = 254 nm. Për përcaktimin e eritromicinës, raporti i CH 3 COOH 1.5% ndryshoi nga 30% në 90% kundrejt metanolit (v/v) për 15 minuta. Matjet u realizuan në gjatësinë e valës λ = 204 nm (4;5;6;8;11;12). Validimi i metodës Validimi i metodës është bërë sipas Commission Decision 2002/657/EC për parametrat, si: lineariteti, specifiteti, precizioni, saktësia, limiti i dedektimit (LOD) dhe limiti i kuantifikimit (LOQ) (5;6;8;10). Këto parametra u caktuan për pesë përqendrime: 500 ppm, 250 ppm, 100 ppm Revistë shkencore e Albanian University 67

68 SHKENCAT MJEKËSORE Përcaktimi i disa antibiotikëve në mostra uji me anë të HPLC/DAD 68 OPTIME

69 SHKENCAT MJEKËSORE Aurel Nuro, Oljana Pine, Dorina Shëngjergji, Aida Dama, Aurora Napuce, Xhejni Borshi, Eriona Muharemi Analiza e mostrave të ujit të pijshëm dhe sipërfaqësor 1 litër ujë u mor nëpër mostra në secilin stacion. Ato u filtruan për të larguar grimcat e pezullisë dhe pas kësaj uji u ruajt në temperaturën +4 o C deri në analizën e tyre. Mostrat e ujit u vendosën në banjë me ultratinguj për 30 minuta për degazifikimin e tyre. Mostrave iu shtua 1.5% acid acetik (në vëllim). 100 ml nga uji i mostrave u kalua në një kolonë SPE me C18. Kolona u kondicionua me 10 ml metanol/ujë dhe u eluua me 10 ml metanol. U injektua 20 ul nga secila mostër e filtruar në temperaturën 40 o C. Çdo mostër u analizua tre herë. Rikuperimi i antibiotikëve për kolonën C18 ishte për penicilinën 76.8%, për amoksiciklinën 78.2%, për cefaleksinën 72.4%, për cefaklor 81.2%, për tetraciklinën 89.2%, për doksiciklinën 70.7%, për ciprinol 79.2%, për eritromicinën 79.2%. Për gjetjen e rikuperimit të mostrës, u përdor një përzierje e antibiotikëve me përqendrim 100 ppm (9; 10; 11; 12). Rezultatet Në Tabelën 1 jepen të dhënat e marra për antibiotikët në mostrat e ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës. Janë marrë në studim 9 stacione. Mostrat e ujit janë marrë nga uji i rrjetit në stacione sa më përfaqësuese të qytetit. Nga analiza e realizuar, antibiotikët nuk janë detektuar në asnjërën nga mostrat ose nivelet e tyre mund të jenë në nivele më të ulëta se kufiri i dedektimit të pajisjes. Në Tabelën 2 jepen të dhënat e marra për antibiotikët në mostrat e ujit të lumit Lana. Vihet re prania e antibiotikëve në këto mostra uji. Figura 2 jep totalin e antibiotikëve në mostrat e ujit të lumit Lana. Niveli më i lartë ishte për stacionin L5 (pranë Pallatit me shigjeta) me një total prej ppm. Niveli më i ulët ishte për mostrën L1 (Materniteti i ri). Shpërndarja e antibiotikëve në mostrat e ujit të lumit Lana jepet në Figura 3. Profili i antibiotikëve në mostrat e ujit të lumit Lana (Figura 4) ishte i ndërtuar nga tetraciklina > cefaloksina >cefaklor >amoksiciklina > eritromicina. Në Tabelën 3 janë dhënë vlerat mesatare për matjet e realizuara në Lumin e Tiranës. Figura 5 jep totalin e antibiotikëve në mostrat e ujit të Lumit të Tiranës. Niveli më i lartë ishte për stacionin T2 (pranë Aliasit) me një total prej ppm. Niveli më i ulët ishte për mostrën T5 (Rinas). Shpërndarja e Antibiotikëve në mostrat e ujit të Lumit të Tiranës jepet në Figura 6. Profili i antibiotikëve në mostrat e ujit të Lumit të Tiranës (Figura 7) ishte i ndërtuar nga tetraciklina > cefaloksina > amoksiciklina > eritromicinë. Antibiotiku/ stacioni Sauk Rruga e Elbasanit Ali Demi Kinostudio Stacioni Trenit Rruga e Kavajës Kombinat Laprakë Kamëz Penicilina (G) n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. Amoksicilina n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. Cefaleksinë n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. Cefaklor n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. TetraciklinaHCl n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. Doksicilina n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. Ciprinol n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. Eritromicinë n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. n.d. Revistë shkencore e Albanian University 69

70 SHKENCAT MJEKËSORE Përcaktimi i disa antibiotikëve në mostra uji me anë të HPLC/DAD 70 OPTIME

71 SHKENCAT MJEKËSORE Aurel Nuro, Oljana Pine, Dorina Shëngjergji, Aida Dama, Aurora Napuce, Xhejni Borshi, Eriona Muharemi Revistë shkencore e Albanian University 71

72 SHKENCAT MJEKËSORE Përcaktimi i disa antibiotikëve në mostra uji me anë të HPLC/DAD 72 OPTIME

73 SHKENCAT MJEKËSORE Aurel Nuro, Oljana Pine, Dorina Shëngjergji, Aida Dama, Aurora Napuce, Xhejni Borshi, Eriona Muharemi Revistë shkencore e Albanian University 73

74 SHKENCAT MJEKËSORE Përcaktimi i disa antibiotikëve në mostra uji me anë të HPLC/DAD secilit analit u përzgjodhën nga literatura bashkëkohore (3; 4; 5; 6; 7; 10; 13). Pas vendosjes së parametrave analitikë si në aparaturë, dhe në teknikën e trajtimit të mostrave të ujit, janë marrë në analizë mostra uji të pijshëm nga qyteti i Tiranës: mostra uji nga lumi Lana dhe mostra uji nga Lumi i Tiranës për ta bërë këtë teknikë sa më të aplikueshme. Nuk vihet re prania e antibiotikëve në mostrat e ujit të pijshëm. Vihet re prania e antibiotikëve në mostrat e ujit të lumit Lana dhe të Lumit Tirana. Nivelet më të larta u takojnë tetraciklinave cefaloksinave dhe amoksiciklinave, si pasojë e përdorimeve më të dendura të tyre në trajtimet e infeksioneve tek njerëzit dhe kafshët. Vihet re se stacionet më të ndotura u takojnë stacioneve ku dhe popullata është më e dendur që do të thotë se ka një ndikim të drejtpërdrejtë të saj në vlerat e gjetura. Nuk përjashtohet mundësia e vlerave pikësore të momentit të gjetura në stacionet e shqyrtuara apo vlerat të jenë të ndikuara nga burime pikësore. Konkluzione Qëllimi i këtij studimi është përcaktimi i parametrave të performancës të metodës së përcaktimit të disa antibiotikëve (penicilina, amoksicilina, cefaleksina, cefaklor, tetraciklinë, doksiklinë, ciprinol dhe eritromicinë) me teknikën e HPLC/DAD. Teknika është bashkëkohore dhe e rekomanduar nga standardet ndërkombëtare për analizën e antibiotikëve në mostrat e ujit të pijshëm dhe sipërfaqësor. Nga klasa e antibiotikëve janë përzgjedhur ata që kanë përdorim më të gjerë në shërbimet spitalore dhe farmaceutike sot në qytetin e Tiranës. Në ujin e pijshëm nuk u detektuan antibiotikë. Në ujërat e lumit Lana dhe të Lumit të Tiranës nivelet më të larta u takojnë tetraciklinave, cefaloksinave dhe amoksiciklinave, si pasojë e përdorimeve më të dendura të tyre në trajtimet e infeksioneve. Kjo analizë duhet të përfshihet në analizat e ujit të pijshëm dhe sipërfaqësor nga institucionet përgjegjëse, sepse vihet re prania e tyre. Gjithashtu, sugjerojmë që të punohet më tej për rritjen e performancës analitike duke u përdorur tretës të ndryshëm, teknika të ndryshme (injektime direkte) të trajtimit të mostrave, apo dhe detektorë me sensitivitet më të lartë dhe nivele detektimi më të ulëta si LC/MS/MS. Referencat 1. Birosova, L., Mackulak, T., Bodik, I., Ryba, J., Skubak, J. & Grabic, R. 2014: Pilot study of seasonal occurrence and distribution of antibiotics and drug resistant bacteria in wastewater treatment plants in Slovakia. Science of the Total Environment 490, Chambers, E., Wagrowski-Diehl, D. M., Lu, Z. & Mazzeo, J. R. 2007: Systematic and comprehensive strategy for reducing matrix effects in LC/MS/MS analyses. Journal of Chromatography B-Analytical Technologies in the Biomedical and Life Sciences 852 (1 2), Jia A., Xiao Y., Hu J., Asami M., Kunikane S.: Simultaneous determination of tetracyclines and their degradation products in environmental waters by liquid chromatography-electrospray tandem mass spectrometry. J Chromatogr A 2009, 1216, Babić S., Asperger D., Mutavdzić D., Horvat A.J.M., Kastelan Macan M.: Solid phase extraction and HPLC determination of 70 E. Patyra et al./bull Vet Inst Pulawy/58 (2014) veterinary pharmaceuticals in wastewater. Talanta 2006, 70, Hao, C., Zhao, X. & Yang, P. 2007: GC- MS and HPLC-MS analysis of bioactive pharmaceuticals and personal-care products in environmental matrices. TrAC trends in Analytical Chemistry 26 (6), Jain, S., Kumar, P., Vyas, R. K., Pandit, P. & 74 OPTIME

75 SHKENCAT MJEKËSORE Aurel Nuro, Oljana Pine, Dorina Shëngjergji, Aida Dama, Aurora Napuce, Xhejni Borshi, Eriona Muharemi Dalai, A. K. 2013: Occurrence and Removal of Antiviral Drugs in Environment: A Review. Water Air and Soil Pollution 224 (2), Karthikeyan, K. G. & Meyer, M. T. 2006: Occurrence of antibiotics in wastewater treatment facilities in Wisconsin, USA. Science of the Total Environment 361 (1 3), Rao, R. N., Venkateswarlu, N. & Narsimha, R. 2008: Determination of antibiotics in aquatic environment by solid-phase extraction followed by liquid chromatography-electrospray ionization mass spectrometry. Journal of chromatography a 1187 (1-2), Kümmerer, K. 2009: Antibiotics in the aquatic environment - A review - Part II. Chemosphere 75 (4), Samanidou, V. & Karageorgou, E. 2010: Drug Monitoring by HPLC: Recent Developments. New York, Nova Science. 11. Seifrtova, M., Novakova, L., Lino, C., Pena, A. & Solich, P. 2009: An overview of analytical methodologies for the determination of antibiotics in environmental waters. Analytica Chimica Acta 649 (2), Cinquina A. L., Longo F., Anastasi G., Giannetti L., CozzaniR.: Validation of a high-performance liquid chromatography method for the determinati on of oxytetracycline, tetracycline, chlorotetracycline and doxycycline in bovine milk and muscle. J Chromatogr A 2003, 987, Cooper A.D., Stubbings G.W.F., Hirsch R., Terens T.A., Haberer K., Mehlich A., Ballwanz F., Monser L., Darghouth F.: Rapid liquid chromatographic method for simultaneous determination of tetracyclines antibiotics an 6-Epi-doxycycline in pharmaceutical products using porous graphitic carbon column. J Pharm Biomed Anal 2000, 23, Revistë shkencore e Albanian University 75

76 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 EKSTRAKTET E BIMËS KUDZU (PUERARIA OFFICINALIS) DHE DERIVATI GJYSMË SINTETIK I SAJ CV 10216, SI TERAPIA MË E RE KLINIKE KONKURRUESE E DISULFIRAMIT NË PROCESIN E LËNIES DHE ABSTINENCËS NGA ALKOOLI Patricia Daliu Albanian University, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Departamenti i Farmacisë Adresë kontakti: patriciadaliu@live.com Përmbledhje Hyrje: Sot njihen më së miri dhe janë të dokumentuara dëmet që shoqërohen nga përdorimi kronik dhe abuziv me alkoolin, ku në plan të parë del dëmtimi i heparit si organi kryesor metabolues. Njëkohësisht, njihen dhe terapitë konvencionale si disulfiram, naltrekson dhe acamphosate, ku rezultatet klinike shkojnë paralelisht me efektet anësore. Metodologjia: Në këtë punim studiohet një bimë shumëvjeçare kineze e quajtur kudzu (Pueraria officinalis). Studimi në njerëz dha rezultate të suksesshme krahasuar me placebon në 80% të rasteve në më pak se 2 javë. Rezultatet: Me teknikën HPLC u identifikua se izoflavonet daidzen, puerarin dhe genistein ndërhynin në sistemin metabolues në mëlçi duke frenuar enzimën ALDH2 (aldehidde hidrogjenazë), përgjegjëse për kalimin e etanolit nga acetaldehid në acid acetik dhe eliminimin e tij. Rritja e acetaldehidit në gjak jep në hipotalamus dhe sistemin limbik ndjesinë e ngopjes, nauzës, uljen e dëshirës për të konsumuar alkool, simptoma të njëjta me disulfiramin. Studimet e fundit në kavie kanë zbuluar CVT 10216, konkurrentin më të ri të disulfiramit (Antabuse) me disa përparësi të paimagjinueshme klinike. Diskutimet: Targeti ishte bllokimi i ALDH2, përveç kësaj u identifikua me kristalografi dhe Rreze X se CVT zotëronte edhe efekt ansiolitik, ulte nivelin e dopaminën në sinaps, rezistencën e trurit në periudhën e abstinencës dhe shumë më pak efekte anësore të krahasueshme, përparësi kjo duke e ditur që alkooli dhe abstinenca shoqërohen me ankth. Mekanizmi i detyrohej bashkëveprimit me receptorët GABA-benzodiazepinik. Një preparat me origjine gjysmë natyrore që zotëron veprim dipsotropik dhe ansiolitik, vlen të përdoret. Fjalët kyçe: pueraria officinalis, ALDH2, alkooli, CVT 10216, dipsotropik. 76 OPTIME

77 SHKENCAT MJEKËSORE Patricia Daliu EXTRACTS OF THE PLANT KUDZU (PUERARIA OFFICINALIS) AND HER SEMI- SYNTHETIC DERIVATIVE CVT 10216, AS THE NEW CLINICAL THERAPY COMPETITIVELY WITH DISULFIRAM, IN THE PROCESS OF WITHDRAWAL AND ABSTINENCE FROM ALCOHOL Abstract Introduction: Today are well documented damages resulting from the chronic and abusive use of alcohol, where the liver is the most important tissue which break down the alcohol, we known conventional therapies such as Disulfiram, Naltrexone and Acamphosate where clinical outcomes are aligned with side effec ts. Metodology: In this paper, a perennial Chinese study called Kudzu (Pueraria officinalis), study in people given successful results compared to placebo in 80 % of cases in less than 2 weeks. Resultates: Based on HPLC discovering that daidzeine block the ALDH2,which break down the alcohol in liver, increase the level of Acetaldehid can give the hypothalamus and the limbic system, the feeling of satiety, nausea, reducing the desire to consume alcohol, the same symptoms with disulfiram. Last study in rate based on x-ray has been successfully developed CVT is a highly selective, reversible inhibitor of ALDH-2 that reduces excessive alcohol drinking. Discussion: There has been renewed interest in aldehyde dehydrogenase-2 (ALDH-2) as a target fortherapeutic agents in alcoholism, the present study asks whether CVT has anxiolytic properties because anxiety plays a role in alcoholism. Importantly, anxiogenic behavior induced by the benzodiazepine receptor inverse agonist, which may be dependent, in part on the involvement of the GABA benzodiazepine system, increase the level of dopamine, and the resistance of the brain during the abstinence. The study show promise that CVT might be better tolerated than Antabuse, with a very favorable profile, antidipsotropic and anxiogenic. Key words: Pueraria officinalis, ALDH2, alcohol, CVT 10216, dipsotropic. Hyrje Janë më së miri të dokumentuara efektet negative të përdorimit të alkoolit në organizëm. Krahas terapisë konvencionale klinike me disulfiram, naltrekson, baclofen, topiramate dhe acamphosate, ku efektet terapeutike shkojnë paralelisht me efektet anësore, sfida më e re e mjekësisë është gjetja e terapive të reja natyrale, efikase, me një incidencë më të vogël të toksiscitetit dhe efekteve anësore. Në këtë punim studiohet se si një bimë e shkurtër barishtore kineze e familjes Fabace, e quajtur Pueraria Ofi cinalise, është përdorur që prej 1000 vjetësh në mjekësinë tradicionale dhe ka rezultuar efektive në personat përdorues të rregullt të alkoolit. Revistë shkencore e Albanian University 77

78 SHKENCAT MJEKËSORE Ekstraktet e bimës kudzu (pueraria officinalis) dhe derivati gjysmë sintetik i saj cv 10216, si terapia më e re klinike konkurruese e disulfiramit në procesin e lënies dhe abstinencës nga alkooli Rrënja kudzu (Pueraria lobata, Radix puerariae) është provuar për të reduktuar alkoolin në njerëz dhe në kavie me anën e studimeve krahasuar me placebot dhe studimet kohort. Kjo i detyrohet përmbajtjes së lartë të izoflavoneve, si: puerarin, geniestine dhe daidzeinë. Daidzeina është principi aktiv kryesor që luan rol si substancë kundër alkoolizmit. Me teknikën HPLC u identifikua se izoflavonet daidzeni, puerarin dhe genisteinë ndërhynin në sistemin metabolues në mëlçi duke frenuar enzimën aldehyde dehydrogenase 2 (ALDH-2), e cila metabolizon alkoolin nga acetaldehid në acid acetik (2). Bllokimi i ALDH-2 sjell akumulimin e acetaldehidit në gjak, e cila manifestohet me efekte anësore, si; marrje fryme, nausea, apne e rëndë, skuqje në fytyrë, ndjesi ngopjeje në qendrën e sistemit limbik dhe në hipotalamus. Hulumtimet e studimeve të fundit në kavie provuan se derivati gjysmë sintetik, i cili bllokonte në mënyrë selektive ALDH-2 (CVT-10216), mund të reduktojë dëshirën e konsumit të alkoolit dhe më e rëndësishmja, të parandalojë rikthimin në atë ves (3), e shoqëruar me një rritje të acetaldehidit pak minuta pas marrjes së etanolit, (e ngjashme kjo me disulfiramin) dhe në një periudhë më të vonë e shoqëruar me rënie të nivelit të dopaminës në tru, gjë e cila sillte qetësim të subjekteve dhe kontroll më të mirë të abstinencës. E rëndësishme është që veprimi ansiogjenik induktohet nga receptorët benzodiazepinik, ku CVT vepron si agonist invers. Gjithashtu, CVT qetësonte ankthin në modelet e provuara në kavie përmes veprimit si agonist i receptorëve 5-HT2 serotoninergjik. Një inhibitor selektiv i enzimës hepatike ALDH-2 (aldehid dehidrogjenazë) i zotëron paralelisht të dyja efektet, ansiolitik dhe antidipsotrok, e kjo mund të varet nga përfshirja e sistemit GABAmimetik, njësoj si benzodiazepinat. Metodat dhe materialet Numri i përgjithshëm i subjekteve njerëz të përfshirë në studim ishte 29, grupmosha varionte nga 21 deri 33 vjeç. Subjektet kishin një konsum alkooli që varionte nga (7.8±0.63 pije/javë). Ata morën 250 mg isoflavones paralel me grupin që mori placebo. Qëllimi ishte të monitorohej ulja e dëshirës për të konsumuar alkool gjatë trajtimit e ekstraktet e rrënjës kudzu. Studimi në kavie u krye për të parë veprimin asiolitik të CVT gjatë periudhës së abstinencës krahasuar me disulfiram. Eksperimenti ishte kryer në minj me moshë 70 ditore, peshë 300 gr, në kushtet e një temperaturë konstante (20 C -22 C) me një lagështi 50%. 36 subjektet ishin ndarë në 4 grupe me nga 9 minj secili. Grupi 1: CMC (carbocimetil cellulose) 1 ml/kg peshë. Grupi 2: 3.75 mg/kg peshë. Grupi 3: 7.5 mg/kg peshë. Grupi 4: 15 mg/kg peshë. Dozat e CVT u shoqëruan edhe me dhënien e etanolit në periudha të ndryshme me ndërprerje. Përsëritja e dhënies së dozave shkonte paralelisht me ndryshime në nivelet e ankthit dhe sjelljes në tërësi. Rritja e dozës maksimale të CVT deri në 15 mg/kg peshë tregoi që normalizonte ndjeshëm ndërveprimet sociale, ankthin, rriste adaptimin e trurit, pa u vënë re ndryshime në aktivitetin lokomotor. 78 OPTIME

79 SHKENCAT MJEKËSORE Patricia Daliu Revistë shkencore e Albanian University 79

80 SHKENCAT MJEKËSORE Ekstraktet e bimës kudzu (pueraria officinalis) dhe derivati gjysmë sintetik i saj cv 10216, si terapia më e re klinike konkurruese e disulfiramit në procesin e lënies dhe abstinencës nga alkooli Diskutime Studimi në kavie sugjeron se: - CVT në mënyrë sinjifikative dhe dozë vartëse rriste ndërveprimin social pa ndikuar aspak në aktivitetin lokomotor. - Ndërveprimi social i matur 5 ditë pas dozës së fundit tregoi që CVT vepronte edhe si ansiolotik profilaktik, duke parandaluar ndryshimet biokimike në sistemin nervor (6). Ky rezultat sugjeron që në këtë mekanizëm është i përfshirë sistemi GABA-BZD-Receptor- Disulfiram, një inhibitor joselektiv i enzimës ALDH-1 dhe ALDH-2, vetëm redukton konsumimin e alkoolit por nuk zotëron veprim ansiolitik. - Fatmirësisht, CVT nuk është një substancë që paraqet dukurinë e apasionimit dhe të vartësisë njëlloj si BZD. - Studimi në njerëz tregoi se ndërkohë që në ekstraktet e rrënjës kudzu u pa se vepronte i njëjti mekanizëm me Disulfiramin (Antabuse), ku të dyja rrisnin në gjak përqendrimin e acetaldehidit, ekstraktet kudzu ishin shumë më miqësore me organizmin, krahasuar me disulfiramin, pas administrimit të të cilit, pacienti shfaqte shenja dhune, dobësi, të vjella. E rëndësishme është të theksohet që marrja e njëkohësishme e Antabuse me alkoolin rezulton fatale, vdekjeprurëse. - Subjektet që kishin administruar kudzu, konsumonin më pak dhe më ngadalë alkool për çdo javë që kalonte, me 34-37% në krahasim me placebon. - Asnjë prej subjekteve që kishin marrë ekstraktet kudzu, nuk manifestoi komplikime shëndetësore të natyrës psikosomatike. - Në analizat rutinë të subjekteve nuk u vu re asnjë efekt anësor në shenjat vitale, në formulën e gjakut, në funksionin hepatik dhe veshkor. Konkluzionet Profili farmakologjik, farmakokinetik, psikologjik dhe biokimik ishin të pranueshëm për ekstraktet e bimës Pueraria Officinalis. Studime të tjera (kohort, longitudinal), në numër më të mëdha subjektesh do të jenë të nevojshme për të përgjithësuar rezultatet. Referencat 1. Keung W-M, Vallee B L. Daidzin and daidzein suppress free-choice ethanol intake by Syrian golden hamsters. Proc Natl Acad Sci USA 1993a; 90: [PubMed: ]. selective inhibitor of human mitochondrial aldehyde dehydrogenase. Proc Nat Acad Sci USA 1993b; 90: [PubMed: ] 3. Arolfo M P, Overstreet D H, Yao L, Fan P, 80 OPTIME

81 SHKENCAT MJEKËSORE Patricia Daliu Lawrence A J, Tao G, et al. Suppression of heavy drinking and addictive drug-seeking by a novel ALDH-2 inhibitor. Alcohol Clin Exp Res [Electronic publication ahead of print, Aug 10, Overstreet, D H; Keung, W M; Tao, G.; Arolfo, M P; Yao, L; Zablocki, J, et al. Novel selective inhibitors of mitochondrial aldehyde dehydrogenase (ALDH2) reduce alcohol intake. Presented at the 30th annual meeting of the Research Society on Alcoholism; July 7 11; 2007; p. # Sinha R. How does stress increase risk of drug abuse and relapse? Psychopharmacology 2001; 158: [PubMed: ]. 6. Sinha R, Fox H C, Hong K A, Bergqist K, Bhagwagar Z, Siedlarz K M Enhanced negative emotion and alcohol craving, and altered physiological responses following stress and cue exposure in alcohol dependent individuals. Neuropsychopharmacology 2009; 34: [PubMed: ]. Revistë shkencore e Albanian University 81

82 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 PREEKLAMPSIA NGA FIZIOPATOLOGJIA TEK MJEKIMI Enton Kaçulini *, Alketa Koroshi**, Alma Idrizi**, Alma Shehu*** *Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Albanian University, Tiranë, Shqipëri **Shërbimi i Nefrologjisë, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tiranë, Shqipëri ***Përfaqësues Mjekësorë, Novartis Pharma, Tiranë, Shqipëri Adresë kontakti: enton_1@hotmail.com Përmbledhje Preeklampsia është një çrregullim multisistemik karakteristik për shtatzëninë humane dhe ndërlikimi glomerular më i shpeshtë në shtatzëni. Ajo haset në 2% deri 8% të shtatzënive dhe është një kontribuuese e rëndësishme e vdekshmërisë amtare në të gjithë botën. Edhe pse fiziopatologjia e preeklampsisë nuk njihet plotësisht, në të përfshihen mekanizma patogjenetikë të shumtë. Placenta luan një rol thelbësor në shfaqjen e këtij çrregullimi. Mekanizmat patogjenetikë të implikuar në preeklampsi, përfshijnë zhvillimin jonormal të placentës, stresin oksidativ dhe atë të rrjetit endoplazmatik, auto-antitrupat ndaj receptorit tip-1 të angiotenziongjenit, aktivizimin e trombinës dhe trombociteve, disfunksionin endotelial dhe prishjen e ekuilibrit ndërmjet faktorëve angiogjenik dhe antiangiogjenik, në dukje mekanizmi më i rëndësishëm. Njohja e mirë e kuadrit të plotë të preeklampsisë i zhvillon më tej njohuritë tona aktuale mbi patogjenezën e këtij çrregullimi dhe të çrregullimeve të tjera, si: kufizimi i rritjes intrauterine, vdekja fetale dhe disa tipe të lindjes së parakohshme. Në këtë mënyrë, diagnoza dhe nënklasifikimi i preeklampsisë bazuar në biomarkuesit e etiologjive specifike, janë të dobishme për të identifikuar pacientët e rrezikuar, monitoruar përparimin e sëmundjes dhe siguruar një ndërhyrje efikase. Në këtë rishikim autorët diskutojnë mekanizmat patogjenetikë të zbuluar deri tani, përfshirjen e veshkës gjatë këtij çrregullimi, si dhe terapitë e reja. Fjalë çelës: preeklamps, fi ziopatologji, shtatzëni. PREECLAMPSIA FROM PATHOPHYSIOLOGY TO THE TREATMENT Abstract Preeclampsia is a multisystem disorder unique to human pregnancy and is the most frequently encountered glomerular complication in pregnancy. It occurs in 2% to 8% of 82 OPTIME

83 SHKENCAT MJEKËSORE Enton Kaçulini, Alketa Koroshi, Alma Idrizi, Alma Shehu pregnancies and is a major contributor to maternal mortality worldwide. Although the pathophysiology of this syndrome is not fully understood, multiple pathogenetic mechanisms have been implicated in this disorder. The placenta has an essential role in the development of this disorder. Pathogenetic mechanisms implicated in preeclampsia include defective deep placentation, oxidative and endoplasmic reticulum stress, autoantibodies to type-1 angiotensin II receptor, platelet and thrombin activation, intravascular inflammation, endothelial dysfunction and the imbalance between angiogenic and antiangiogenic factors which seems to be one of the most important mechanisms. Further understanding of the full picture could advance our current knowledge of the pathogenesis of preeclampsia as well as other disorders, such as fetal growth restriction, still birth and some types of spontaneous preterm deliv ery. Thus, diagnosis and subclassification of preeclampsia based on biomarkers of specific etiologies might be useful for identifying patients at risk, moni toring disease progression and providing effective interventions. In this review the authors discuss the pathogenetic mechanisms discovered so far of preeclampsia, the kidney involvement during, and the new treatments of this disorder. Key words: preeclampsia, pathophysiology, pregnancies. Hyrje Preeklampsia është një sëmundje multisistemike e keqfunksionimit të endotelit vaskular, që haset kryesisht vetëm në shtatzëninë humane dhe karakterizohet nga ulja e filtracionit glomerular (GFR), proteinuria dhe hipertensioni pas javës së njëzetë të shtatzënisë. Ajo mund të përparojë më tej, duke përfshirë koagulopati, prekje të funksionit të mëlçisë (sindromi HELLP) si dhe të shkaktojë konvulsione (eklampsi). Preeklampsia është ndërlikimi glomerular më i shpeshtë i shtatzënisë. 1, 2 Epidemiologjia dhe faktorët e rrezikut Preeklampsia nuk ndjek një model te njohur racial dhe nuk është parë asnjë lidhje gjenotipfenotip tek kjo sëmundje. 3 Ajo haset në 2% deri në 8% të shtatzënive dhe është një kontribuuese e rëndësishme e vdekshmërisë amtare në të gjithë botën. Rreziku është më i lartë tek ata me një histori të mëparshme preeklampsie, me një shpeshtësi nga 15% deri në 65% në varësi të periudhës së shtatzënisë dhe shkallës së rëndesës së preeklampsisë. 4, 5 Preeklampsia është më e shpeshtë në shtatzënitë e para dhe haset më pak në shtatzënitë pasuese. Rreziku i preeklampsisë rikthehet në atë të shtatzënisë së parë tek gratë të cilat kanë një partner të ri në shtatzëninë pasuese, ndoshta si pasojë e kohës së pakët të ekspozimit ndaj antigenëve paternalë (spe rma), sesa si pasojë e ndryshimit të partnerit, gjë që sugjeron se ekspozimet e mëparshme ndaj antigenëve paternalë mund të kenë një rol mbrojtës. 6 Duhani e zvogëlon rrezikun për preeklampsi me një të tretën, por rrit rrezikun për lindje të parakohshme, kufizim të rritjes intrauterine (IUGR) dhe shkolitje të placentës. 7 Revistë shkencore e Albanian University 83

84 SHKENCAT MJEKËSORE Preeklampsia nga fiziopatologjia tek mjekimi Edhe pse pjesa më e madhe e rasteve me preeklampsi ndodhin në mungesë të një historie familjare, prania e preeklampsisë në të afërmit e shkallës së parë e rrit rrezikun e një preeklampsie të rëndë me dy deri katër herë, gjë që sugjeron edhe rolin e trashëgimisë tek kjo sëmundje. 8 Gratë me preeklampsi në një shtatzëni të mëparshme kanë një rrezik të lartë për preeklampsi në shtatzënitë pasuese. Trizomia 13 tek fetusi shoqërohet me një rrezik të lartë për preeklampsi tek nëna. Faktorë të tjerë përfshijnë shtatzënitë multiple, shtatzënitë molare, ekstremet e moshës së nënës dhe probleme shëndetësore si hipertensioni, diabeti, obesiteti, sëmundjet e veshkave dhe sindromi i antitrupave antifosfolipidë. 8 (Shih Tabelën 1.) 8 Tabela 1: Faktorët e rrezikut për zhvillimin e preeklampsisë Faktorët obstetrikalë amtarë Nulipariteti Shtatzëni me shumë fetuse Histori e mëparshme për preeklampsi Shtatzënia molare Trizomia 13 ose hydrops fetal Diabeti gestacional Faktorët obstetrikalë paternalë Babai i lindur nga një shtatzëni preeklamptike Patologjitë bashkekzistuese amtare Hipertensioni kronik Sëmundja kronike e veshkave Diabeti melitus pregestacional Obesiteti Antitrupat antifosfolipidë Lupusi eritematoz sistemik Faktorët gjenetikë amtarë Trombofilitë Preeklampsi në shtatzënitë e të afërmve të shkallës së parë Faktorë të tjerë amtarë Mosha mbi 40 vjeç Ekzistojnë gjithashtu edhe disa faktorë rreziku kontroversë, të cilët nuk janë konfirmuar në të gjitha studimet: shtatzënia tek adoleshentet, trombofilia e lindur apo e fituar, si dhe disa agjentë infektivë. 8 Patogjeneza Patogjeneza e preeklampsisë është komplekse. Me shumë gjasa, është placenta ajo që e shkakton preeklampsinë së bashku me organet e tjera amtare (p.sh., veshkën), duke e amplifikuar këtë çrregullim. Çdo teori e kënaqshme lidhur me etiologjinë dhe patogjenezën e preeklampsisë, duhet të marrë parasysh vëzhgimet se çrregullimet hipertensive të shtatzënisë kanë më shumë të ngjarë të zhvillohen tek gratë me karakteristikat e mëposhtme: 84 OPTIME

85 SHKENCAT MJEKËSORE Enton Kaçulini, Alketa Koroshi, Alma Idrizi, Alma Shehu Ekspozohen ndaj vileve korionike për herë të parë. Ekspozohen ndaj një sasie jashtëzakonisht të madhe vilesh korionike, si në shtatzënitë multiple apo molën hidatiforme. Kanë çrregullime pre-ekzistuese të aktivizimit të qelizave endoteliale apo inflamacion, si: në diabet, sëmundje renale apo kardiovaskulare. Kanë një predispozicion gjenetik për të zhvilluar hipertension gjatë shtatzënisë. 9 Pavarësisht etiologjisë, preeklampsia karakterizohet nga triada e mëposhtme fiziologjike: Ø Vazokonstriksioni; Ø Aktivizimi i trombociteve dhe koagulimi intravaskular (zakonisht lokal, por rrallë edhe i diseminuar); Ø Ulje e vëllimit plazmatik amtar. Kjo triadë çon në një përkeqësim të mëtejshëm të fluksit të gjakut drejt placentës, si dhe gjithashtu të veshkave, mëlçisë dhe trurit të nënës. Nuk dihet se pse këto organe preken më shpesh në preeklampsi ose pse shtretër të tjerë vaskularë (p.sh., aparati tretës) mbeten të paprekur edhe në raste të rënda. 6 Janë propozuar mekanizma të shumtë për shpjeguar shkaqet e preeklampsisë. Krijimi i cekët i placentës me rimodelim të pamjaftueshëm të arterieve spirale dhe përgjigjja jonormale ndaj stresit të tërthortë Fig 1: Në shtatzëni arteriet spirale rimodelohen nga qelizat e trofoblastit ekstraviloz dhe qeliza NK (Natural Killer). Paneli i majtë tregon endometrin tek një subjekt jo shtatzënë në fazën sekretore të ciklit menstrual, pak përpara menstruacioneve. Paneli i djathtë tregon endometrin në gjysmën e dytë të një shtatzënie normale kur arteriet spirale janë rimodeluar në një thellësi e cila penetron miometrin. Paneli i mesëm tregon situatën në preeklampsi, ku shtrirja dhe thellësia e rimodelimit Revistë shkencore e Albanian University 85

86 SHKENCAT MJEKËSORE Preeklampsia nga fiziopatologjia tek mjekimi është më pak sesa në shtatzëninë normale. Këto ndryshime vaskulare ndikohen nga qelizat e trofoblastit ekstraviloz (EVT) me ndihmën e qelizave NK të aktivizuara. Gjatë procesit, enët e zgjeruara vishen me qelizat trofoblaste endovaskulare (ENVT). Pas implantimit të blastocistit në endometër, trofoblastet vazhdojnë invadimin e endometrit uterin derisa arrijnë arteriet spirale dhe gjatë kësaj kohe diferencohen në një qelizë të ngjashme me atë endoteliale. Pastaj, trofoblasti fillon të rimodelojë arteriet spirale, duke e zëvendësuar muskulaturën e lëmuar dhe qelizat endoteliale. Rezultati është një rritje në diametrin e enëve, krijimi i një fluksi të lartë gjaku dhe i një zone me rezistencë të ulët, duke i transformuar arteriet e trasha muskulore në enë me kapacitet të lartë, të cilat lejojnë një fluks më të lartë gjaku drejt njësisë uteroplacentare, si dhe ulje të aftësisë së enëve për vazokonstriksion. 10, 11 Në shtatzëninë normale qelizat trofoblaste invadojnë jo vetëm deciduan, por gjithashtu një të tretën e trashësisë së miometrit. 12 Kjo i ka bërë disa kërkues të sugjerojnë se një trofoblast jonormal mund të rezultojë në krijimin e një placente të cekët dhe transformim të papërshtatshëm të arterieve spirale, duke çuar në preeklampsi. 13 Arteriolat e thella miometrale e ruajnë shtresën endoteliale dhe muskulaturën e tyre, dhe kanë një diametër të jashtëm mesatar që është vetëm sa gjysma e atij të enëve normale të placentës. 16 (Figura 1) Kërkuesit kanë gjetur se në preeklampsi citotrofoblasti invadues shpreh molekula adezioni dhe integrina të ndryshme, duke dështuar të përshtatë fenotipin e tij të adezionit nga një fenotip që është karakteristik për qelizat trofoblaste, në një fenotip që është karakteristik për qelizat endoteliale. 14 Për më tepër, këto arterie të patransformuara janë të prekshme ndaj aterozës, e karakterizuar nga prania e makrofagëve të ngarkuar me lipide brenda lumenit, infiltrat perivaskular me qeliza mononukleare dhe nekrozë fibrinoide. 15 Këto lezione aterotike ngjajnë me pllakat aterosklerotike dhe formohen si pasojë e disa mekanizmave fiziopatologjike që përfshijnë reaksionet imunologjike kundër indit fetal, 16, 17 stresin e tërthortë që shkaktohet si pasojë fluksit anormal të gjakut në arteriet spirale të pa transformuara, përgjigjen sistemike inflamatore, e cila përfshin deciduan uterine dhe prirjen gjenetike të nënës. 18 Rritja e fluksit të gjakut është thelbësore për zhvillimin e embrionit dhe mungesa e modifikimit të arterieve spirale është akuzuar se është përgjegjëse për ndërlikimet e shtatzënisë si preeklampsia dhe vonesa në rritje. Në preeklampsi, procesi i transformimit të arterieve të trasha në enë gjaku me kapacitet të lartë, të cilat lejojnë më shumë fluks gjaku drejt njësisë uteroplacentare, është i paplotë dhe si rrjedhim, arteriet spirale mbeten enë me rezistencë të lartë duke çuar në furnizim placentar të pamjaftueshëm me oksigjen, i cili shkakton ishemi dhe infarkte placentare, të cilat shpien në çlirimin e faktorëve që nxisin disfunksionin vaskular endotelial tek nëna. Kjo hipotezë mbështetet nga disa studime në të cilat injektimi i ekstrakteve placentare në kavie nxiti konvulsione me lezione hepatike dhe renale të ngjashme me ato të vëzhguara tek gratë e vdekura nga preeklampsia. Është e diskutueshme nëse mjafton vetëm ishemia placentare për të shkaktuar preeklampsinë, sepse gjithashtu edhe IUGR karakterizohet nga një dështim i transformimit të arterieve spirale dhe 10, 1, 19 pamjaftueshmëri placentare, por shpesh nuk shoqërohet me preeklampsi. Ndryshimet e hershme preeklamptike përfshijnë dëmtimin endotelial, grumbullimin e përbërësve plazmatikë në muret e enëve, proliferimin e qelizave miointimale dhe nekrozën mediale. Lipidet grumbullohen fillimisht në qelizat miointimale dhe pastaj në brendësi të makrofagëve. Këto ndryshime në qelizat e ngarkuara me makrofagë, (shih Figurën 2), u quajtën atherosis nga Hertig në OPTIME

87 SHKENCAT MJEKËSORE Enton Kaçulini, Alketa Koroshi, Alma Idrizi, Alma Shehu Fig 2: Diagramë skematike e endotelit me lumen të ngushtuar si pasojë e grumbullimit subendotelial të proteinave plazmatike dhe makrofagëve shkumorë. Kërkuesit raportuan se lezionet vaskulare, përfshirë ngushtimin e arteriolave spirale, aterozën dhe infarktet, ishin më të zakonshme në placentat e grave të diagnostikuara me preeklampsi përpara javës së Mendohet se krijimi defektiv i placentës ndikon më tej tek gruaja (shtatzënë), duke shkaktuar hipertension gestacional, sindromin e preeklampsisë, lindjen e parakohshme, një fetus me kufizim në rritje dhe/ose shkolitje të placentës. 20, 21 Për më tepër, është hipotetizuar se ateroza akute identifikon një grup të grave me rrezik të rritur në të ardhmen për aterosklerozë dhe sëmundje kardiovaskulare. 22 Përveç anomalive të trofoblastit, efekti i stresit të tërthortë mund të ndikojë në rimodelimin e arterieve spirale. Lumeni i arteries uterine rritet përpara krijimit përfundimtar të placentës. Fluksi i gjakut në arteriet uterine gjithashtu ndryshon gjatë javëve të para të shtatzënisë dhe pas konvertimit të arterieve spirale në dhoma me shpejtësi të ulët dhe fluks të lartë, rënia e rezistencës distalisht (arteriet spirale) e përshpejton fluksin në arteriet aferente (radiale dhe arkuate), duke rritur stresin e tërthortë në murin arterial. 23 Ky stres i tërthortë i induktuar nga fluksi është një modulator i tonit vaskular në arteriet e izoluara nga gratë me shtatzëni normale, i ndërmjetësuar nga prodhimi i oksidit nitrik (NO), 24 rezulton në një vazodilatacion i cili e ul akoma më tej rezistencën vaskulare uterine dhe normalizon stresin e tërthortë në murin arterial. 23 Në preeklampsi, çlirimi i NO-së të ndërmjetësuar nga stresi i tërthortë, është i përkeqësuar dhe si rrjedhojë, mund të kontribuojë në vazokonstruksion dhe rritje të rezistencës vaskulare. 25, 26 Dështimi i vazodilatacionit të ndërmjetësuar nga stresi i tërthortë në arteriet miometrale tek gratë shtatzëna me preeklampsi, mund të kontribuojë në përkeqësimin e fluksit uteroplacentar të gjakut në këtë sëmundje. Hipoksia dhe invazioni i trofoblastit: Roli i HIF-1α dhe TGF-ß3 në preeklampsi Në fazat e hershme të implantimit, thesi gestacional është në një ambient me tension të ulët oksigjeni, i cili favorizon proliferimin e trofoblastit. Trofoblasti e ankoron blastocistin në endometër dhe gjithashtu mbyll majat e arterieve spirale me decidua. 27 Në brendësi të sinciciotrofoblastit fillojnë të formohen lakuna, të cilat më vonë shkrihen me njëra tjetrën për të krijuar hapësirën Revistë shkencore e Albanian University 87

88 SHKENCAT MJEKËSORE Preeklampsia nga fiziopatologjia tek mjekimi interviloze. Fluksi fillestar i gjakut në këtë hapësirë rrit tensionin e oksigjenit, duke prodhuar stres oksidativ në trofoblaste, i cili promovon diferencimin e trofoblastit nga një fenotip proliferativ në një fenotip invaziv. Këto trofoblaste të diferencuara futen thellë në decidua, duke arritur miometrin sipërfaqësor dhe lehtësuar rimodelimin fiziologjik të arterieve spirale. Kjo do të thotë që faza fillestare e krijimit të placentës ndodh në kushte hipoksie relative. 28 Faktori i induktuar nga hipoksia-1 (HIF-1) është një rregullues kryesor i përgjigjes qelizore ndaj tensionit të ulët të oksigjenit dhe është thelbësor në ruajtjen e homeostazës së oksigjenit. Është një faktor transkriptimi heterodimerik me dy nën-njësi, α dhe ß. Ndërsa HIF-1ß është gjithnjë aktiv, HIF-1α është oksigjen-sensitiv dhe çaktivizohet e degradohet shpejt nga normoksia. 29 Në fazat e para të shtatzënisë, HIF-1α është i pranishëm në nivele të larta në mjedisin hipoksik të placentës, duke rënë rreth javës së nëntë të shtatzënisë, kur nivelet e oksigjenit placentar rriten, gjë që sugjeron një rol të rëndësishëm të HIF-1α në zhvillimin dhe funksionin placentar. 30 Mjedisi hipoksik dhe nivelet e larta të HIF-1α çojnë në rritjen e niveleve të TGF-ß3 dhe frenim të invadimit trofoblastik. Në zhvillimin normal placentar, rritja e niveleve të oksigjenit placentar në javët të shtatzënisë, e pakëson HIF-1α, duke restauruar aftësitë invazive të trofoblastit. Pamundësia për të pakësuar HIF-1α dhe persistenca e tij në nivele të rritura, promovon frenimin e diferencimit trofoblastik të eksplantit placentar dhe invazionit, anomali karakteristike të preeklampsisë. 31 HIF- 1α është provuar se indukton faktorin antiangiogjenik sflt-1 në eksplantet placentare. 32 Për më tepër, endoglina, proteina membranore që formon produktin e saj proteolitik seng (një formë e cunguar e receptorit TGF-ß), nxitet nga HIF-1α, 33 dhe kohët e fundit është vërtetuar se hipoksia mund të induktojë seng tek trofoblastet. 34 Fig 3: Roli dhe ndërveprimi i HIF-1α dhe faktorëve të tjerë në preeklampsi. Shigjetat e kuqe tregojnë ciklin e supozuar feedback-pozitiv të HIF-1α dhe hipoksisë placentare. 29 Përdorimi kohët e fundit i adenoviruseve, që shprehin në mënyrë të qëndrueshme HIF-1α aktiv dhe të stabilizuar, për të vlerësuar efektet e mbi-shprehjes së HIF-1α, në minjtë shtatzënë rezultoi në 88 OPTIME

89 SHKENCAT MJEKËSORE Enton Kaçulini, Alketa Koroshi, Alma Idrizi, Alma Shehu rritjen e sflt-1 (gjithashtu i njohur edhe si svegfr1, një splice-variant i cunguar i receptorit të VEGF-së: Flt1) dhe seng në qarkullimin e këtyre minjve. Çuditërisht, minjtë shtatzënë shfaqën manifestime të ngjashme preeklamptike, përfshirë hipertensionin, proteinurinë, endoteliozën glomerulare, IUGR, dhe një sindrom të ngjashëm me HELLP. 35 Mbishprehja e HIF-1α gjithashtu çon në hipertension, proteinuri dhe kufizim të rritjes fetale në minjtë shtatzënë me delecion të gjenit Comt, i cili kodon COMT (katekol O-metiltransferaza enzima që katabolizon estradiolin në 2-metoksiestradiol). Është për t u theksuar se deficiti i COMT në këtë model u shoqërua me rrije të HIF-1α placentar dhe administrimi tek minjtë i 36, 37 2-metoksiestradiolit rezultoi në pakësimin e HIF-1α dhe në zhdukje të sindromit preeklamptik. Është interesant fakti se i njëjti studim tregoi më vonë se trajtimi in vitro i trofoblasteve hipoksike me 2-metoksiestradiol, restauron aftësitë e tyre invazive dhe shoqërohet me frenim të nxitjes së TGF-ß3 të ndërmjetësuar nga HIF-1α, 38 në përputhje me gjetjet e mëparshme. 30, 31 Të marra së bashku, këto të dhëna sugjerojnë se 2-metoksiestradioli vepron fizologjikisht duke frenuar HIF-1α në placentat hipoksike, gjë që çon në diferencim dhe aftësi invaduese normale të trofoblasteve. Nga ana tjetër, pakësimi i niveleve të 2-metoksiestradiolit mund të çojë në rritje të HIF-1α, e cila nga ana e vet çon në rritje të TGF-ß3 dhe si pasojë, invazion të cekët trofoblastik, si dhe rritje të niveleve të faktorëve antiangiogjenikë (sflt1 dhe seng) dhe endotelin-1. Të gjitha këto rezultojnë në manifestimet e ndryshme klinike të këtij sindromi tek nëna. (Figura 3) Roli i sistemit reninë-angiotenzinë-aldosteron dhe autoantitrupat ndaj receptorit të angiotenzinës Për një kohë të gjatë, sistemi reninë-angiotenzinë-aldosteron (RAAS) është lidhur me patogjenezën e preeklampsisë. Shtatzënia normale karakterizohet nga ulja e përgjigjes ndaj angiotenzinë II. Nga ana tjetër, tek gratë shtatzëna me preeklampsi ka një rritje të ndjeshmërisë ndaj AT-II. 39 Prirja gjenetike, përgjigjja e dëmtuar imune dhe nxitësit ambientalë mbahen përgjegjës për uljen ose rritjen e ndjeshmërisë ndaj AT-II në shtatzënitë normale dhe preeklamptike. 40 Gjithashtu, aktiviteti i reninës plazmatike (PRA) në pacientët me preeklampsi është më i ulët krahasuar me gratë me shtatzëni normale. 41 Renina, një enzimë qendrore në konvertimin e pararendësve të angiotenziongjenit në angiotenzinë I, nxitet si përgjigje ndaj uljes së presionit të gjakut dhe perfuzionit të veshkave. PRA (aktiviteti i reninës plazmatike) e ulët është e lidhur me rritjen e vëllimit qarkullues, 42 dhe ka mundësi që kjo të jetë një përgjigje kompensatore ndaj hipertensionit në preeklampsi. Gjithashtu, dihet se pacientët me preeklampsi kanë në reagim vaskular të rritur ndaj AT-II. 43 Në vitin 1999 u identifikua një nëngrup i grave me preeklampsi, që kishin në qarkullim një antitrup autoimun agonist ndaj receptorit të angiotenzinës II tip I (AT 1 -AA), por jo i pranishëm në gratë e shëndetshme shtatzëna. Që nga ajo kohë, një numër në rritje studimesh sugjeron se AT 1 -AA është i përfshirë në patogjenezën e preeklampsisë. Stimulimi i receptorit AT 1 nga AT 1 -AA u pa se frenon aftësinë invazive e trofoblastit in vitro, 44 një karakteristikë e mirënjohur e preeklampsisë, si dhe aktivizon receptorin AT 1 në qelizat endoteliale, qelizat e muskujve të lëmuar të vaskulaturës dhe qelizat mezangiale. 45 Administrimi i këtyre autoantitrupave në minjtë shtatzënë çon në hipertension, proteinuri, endoteliozë kapilare glomerulare, rritje të prodhimit të sflt-1 dhe rritje të endoglinës së tretshme (duke çuar në një gjendje antiangiogjenike), anomali placentare dhe IUGR. 46 Për më tepër, ky autoantitrup nxit çlirimin e kalciumit në qelizat e muskujve të lëmuar të vaskulaturës, i cili mund të ndërmjetësojë alterimet vaskulare në preeklampsi. 47 Këto të dhëna sugjerojnë se efekti Revistë shkencore e Albanian University 89

90 SHKENCAT MJEKËSORE Preeklampsia nga fiziopatologjia tek mjekimi i AT 1 -AA ndërmjetësohet përmes receptorit AT Disa studime kanë treguar se autoantitrupat AT 1 janë të pranishëm në serumin e më shumë se 95% të grave me preeklampsi dhe se përqendrimi serik i këtyre autoantitrupave korrelon me shkallën e rëndesës së sëmundjes, duke e përforcuar më 49, 50 tej rolin e tyre në patogjenezën e preeklampsisë. Në prodhimin e anti-at 1 autoantitrupave në preeklampsi mendohet se është e përfshirë një nënpopullatë e qelizave B (CD19+/CD5+), meqë vendosja e këtyre qelizave në serumin e pacientëve me preeklampsi e rriti si pjesën e qelizave CD19/CD5, ashtu edhe aktivitetin e autoantitrupave anti-at 1. Gjithashtu, pjesa e qelizave B (CD19/CD5) ishte e rritur në gjakun e pacientëve me preeklampsi në raport me gratë me shtatzëni normale. Përkundrazi, administrimi i rituksimabit (një antitrup monoklonal i drejtuar kundër CD20, një molekulë kostimulatore tek qelizat B) tek minjtë me ulje të presionit të perfuzionit uterin, i reduktoi titrat e autoantitrupave anti-at 1, presionin e gjakut dhe nivelet e endotelinës-1, dhe gjithashtu, pakësoi numrin e qelizave B. Transferimi i limfociteve T CD4+ nga minjtë me ulje të presionit të perfuzionit uterin tek minjtë shtatzënë normal e rriti presionin arterial dhe aktivitetin e autoantitrupave anti-at Këto efekte u anuluan nga administrimi i losartanit (një ARB) ose nga përdorimi i rituksimabit. 52 Autoantitrupat anti-at 1 mund të rrisin stresin oksidativ përmes stimulimit të NADPH, një enzimë e rregulluar në mënyrë strikte në sintezën e specieve reaktive të oksigjenit (ROS), 53 dhe gjithashtu, të stimulojnë faktorin indor të çliruar nga monocitet dhe qelizat e muskujve të lëmuar të vaskulaturës, si dhe PAI-1 (plasminogen activator inhibitor-1) të çliruar nga qelizat mezangiale dhe trofoblaste. Të marra së bashku, këto veprime mund të rrisin prodhimin e trombinës, të përkeqësojnë fibrinolizën dhe si pasojë, të rrisin depozitimin e fibrinës. Një tjetër gjetje interesante është se reduktimi i presionit të perfuzionit uterin tek minjtë nxit prodhimin e autoantitrupave anti-at 1, sflt-1, TNF dhe endotelin-1, si dhe hipertension dhe proteinuri. Në mënyrë të ngjashme, administrimi i TNF, IL-6 ose IL-17 në minjtë shtatzënë rezulton në hipertension, stres oksidativ placentar dhe shtim të aktivitetit të receptorit AT 1, efekte të cilat mund të anulohen nga bllokada AT 1. 54, 55 Për më tepër, autoantitrupat anti-at 1 stimulojnë depozitimin e komplementit C3 në placentën dhe veshkën e minjve shtatzënë, ndërsa trajtimi me antagonistë të receptorit të fraksionit C3a të komplementit frenon rritjen e nxitur nga autoantitrupat të sflt-1, formimin e vogël të placentës dhe IUGR-në. 56 Këto gjetje sugjerojnë se autoantitrupat anti-at 1 ndërmjetësojnë hipertensionin gjatë shtatzënisë përmes aktivizimit të faktorit C3 të komplementit dhe prodhimit të faktorëve antiangiogjenikë. 56 Megjithatë, vlen të përmendet se endotelioza kapilare glomerulare, një karakteristikë e lezioneve renale të preeklampsisë, nuk është gjetur në modelet preeklamptike të minjve me ulje të presionit të perfuzionit uterin. 54 Deri tani, mekanizmi që çon në krijimin e AT 1 -AA në preeklampsi mbetet akoma i panjohur. Për më tepër, mbesin akoma të pazgjidhura disa probleme përpara se t i atribuohet një rol patogjenetik AT 1 -AA në preeklampsi. Së pari, fakti që incidenca e preeklampsisë është më e lartë në shtatzëninë e parë dhe nuk përkeqësohet në shtatzënitë e tjera, është në kundërshtim me një bazë autoimune të kësaj sëmundjeje. Së dyti, AT 1 -AA nuk është specifik për preeklampsinë apo shtatzëninë. Ai ndeshet gjithashtu në pacientët me flakje të graftit dhe hipertension të përshpejtuar. 57, 58 Për më tepër, nivelet e aldosteronit, i cili është distalisht në lidhje me angiotenzinën II, ndryshe nga sa mund të pritej, janë të ulura në preeklampsi OPTIME

91 SHKENCAT MJEKËSORE Enton Kaçulini, Alketa Koroshi, Alma Idrizi, Alma Shehu Disbalanca e faktorëve angiogjenikë në fiziopatologjinë e preeklampsisë Angiogjeneza, formimi i enëve të reja të gjakut nga ato pre-ekzistuese, është esenciale për një shtatzëni të suksesshme. 60 Angiogjeneza defektive në patogjenezën e preeklampsisë është e lidhur me një disbalancë ndërmjet faktorëve proangiogjenikë, si faktori i rritjes endoteliale vaskulare (VEGF), faktori i rritjes placentare (PLGF) dhe faktori i rritjes transformues-β (TGF-β), si dhe faktorëve antiangiogjenikë, si sflt-1 (soluble Fms-like tyrosine kinase-1) dhe seng (soluble endoglin). 6 Eksperimentet sugjerojnë se sflt-1 dhe seng neutralizojnë ligandët e tyre, duke vepruar si agjentë antiangiogjenikë si bevacizumab, një antitrup monoklonal që targeton faktorin e rritjes endoteliale vaskulare (VEGF) dhe ulin përqendrimet në qarkullim të VEGF, PLGF dhe TGF-β, gjë që e zhvendos ekuilibrin angiogjenik drejt antiangiogjenezës, duke çuar në dëmtim endotelial, 61, 62 si dhe hipertension e proteinuri, respektivisht në 67% dhe 63% të pacientëve. Fig 4: sflt-1 dhe seng shkaktojnë disfunksion endotelial duke antagonizuar sinjalet nga VEGF-ja dhe TGF-β1 9 Është raportuar se trajtimi me bevacizumab shkakton një sindrom fulminant të ngjashëm me preeklampsinë tek pacientët jo-shtatzënë, i cili karakterizohet nga hipertensioni, proteinuria, sindromë e ngjashme me HELLP, konvulsione dhe pamje karakteristike në imazherinë e trurit, gjë që tregon se frenimi i sinjalit të VEGF-së është i mjaftueshëm për të imituar preeklampsinë në këta pacientë. 63 Nivelet e matura të marn-së së svegfr-1 (soluble VEGF receptor-1, i njohur ndryshe edhe si sflt-1) ishin më të larta tek placentat e pacientëve me preeklampsi sesa tek gratë shtatzëna të shëndetshme. 65 Shumë nga manifestimet e preeklampsisë janë parë se induktohen nga frenimi jatrogjenik i VEGF-së tek njerëzit, duke mbështetur konceptin se sflt-1 ka rolin e vet në patogjenezën e preeklampsisë Serumet e grave me preeklampsi kanë treguar efekte antiangiogjenike në provat e formimit të tubit endotelial (të përdorura si test i angiogjenezës). Këto efekte mund të kundërshtohen nga shtimi i VEGF-së dhe PlGF-së. Në kafshët shtatzëna nivelet e larta të sflt-1 induktuan hipertension, proteinuri dhe endoteliozë kapilare glomerulare. 64 Revistë shkencore e Albanian University 91

92 SHKENCAT MJEKËSORE Preeklampsia nga fiziopatologjia tek mjekimi Faktorë të ndryshëm rreziku për preeklampsi shoqërohen me rritje të niveleve plazmatike të sflt- 1 (si histori preeklampsie, nuliparitet, shtatzënitë me shumë fetuse, diabet, hipertension kronik dhe hipertension gestacional) Te pacientët me preeklampsi, nivelet e sflt-1 në mostrat plazmatike nga venat uterine janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta sesa në mostrat nga vena antekubitale, por jo tek gratë shtatzëna normale. Përqendrimet plazmatike amtare të sflt-1 rriten përpara diagnozës klinike të preeklampsisë 65, dhe ulen në mënyrë të theksuar pas lindjes; 64 nivelet plazmatike amtare të sflt- 1 rriten në përpjesëtim të drejtë me gravitetin e sëmundjes, si dhe janë më të larta në fazat e hershme sesa të vonshme të preeklampsisë. 65, 75 Burimi kryesor i niveleve plazmatike të rritura të sflt-1 përbëhet nga disa izoforma të ndryshme. Disa nga këto izoforma janë mbizotëruese në placentën dhe serumin e grave me preeklampsi. 76 Reduktimi i fluksit të gjakut uteroplacentar, 77, 78 dëmtimi i pemës viloze, shkëputja e faktorëve antiangiogjenik nga sinciciotrofoblasti, 79 stresi oksidativ, 80 autoantitrupat anti-at 1, 48 citokinat proinflamatore, 46 trombina e shtuar 81 dhe hipoksia, 82 janë propozuar të gjitha si përgjegjëse për rritjen e peshës së krahut antiangiogjenik në preeklampsi. (Figura 4) Roli i svegfr-1 (sflt-1) në hipertension dhe proteinuri sflt-1, e cila është një formë e tretshme proteine receptor e faktorit të rritjes endoteliale vaskulare (VEGF), ushtron efekte antiangiogjenike duke u lidhur me/dhe frenuar aktivitetin biologjik të VEGF-së dhe PlGF-së qarkulluese. 83 VEGF-ja është e rëndësishme për ruajtjen e funksionit të qelizave endoteliale, veçanërisht tek endoteli i fenestruar, i cili gjendet në tru, mëlçi dhe glomerula. 84 Rritja e disponueshmërisë së sflt-1 në preeklampsi, gjithashtu mund të kundërshtojë efektet enëzgjeruese të oksidit nitrik, gjë që çon në hipertension. 85 Në të vërtetë, nivelet plazmatike të nitriteve dhe sflt-1 shkojnë në përpjesëtim të zhdrejtë në preeklampsi. 86 Efekti neto i rritjes së prodhimit të sflt-1 është rritja e tonusit vaskular amtar, i cili mban perfuzionin uterin. Për më tepër, sflt-1 mund të antagonizojë efektet e VEGF-së, dhe si pasojë, të rrisë ndjeshmërinë ndaj faktorëve proinflamatorë (si TNF) të qelizave endoteliale. Këto gjetje sugjerojnë mundësinë e efekteve sinergjike ndërmjet një faktori antiangiogjenik dhe një citokine proinflamatore. 87 Për më tepër, sflt-1 mund të induktojë proteinuri, duke bllokuar efektet e VEGF-së. Minjtë me delecion të Vegfa në podocite, zhvillojnë endoteliozë kapilare glomerulare: lezionet renale që vërehen në preeklampsi. 88 Në të kundërt, mbi-shprehja e VEGF-së te podocitet çon në sëmundje renale terminale, gjë që tregon se shprehja e përshtatshme e VEGF-së është thelbësore për të ruajtur një funksion glomerular. 88 Gjithashtu, gratë që zhvilluan preeklampsi në tremestrin e dytë (java e e shtatzënisë) dhe tek ato në kohën kur u diagnostikua preeklampsia, kishin një numër më të lartë podocitesh për miligram kreatininë në urinë. 89 Në një studim tjetër, numri i podociteve urinare për mililitër urinë korrelon me proteinën urinare totale, presionin sistolik dhe diastolik dhe ishte në përpjesëtim të zhdrejtë si me PlGF-në e lirë, ashtu edhe me raportin PlGF/sVEGFR-1 në kohën e diagnozës së preeklampsisë. 89, 90 Këto vëzhgime e përforcojnë faktin që disbalanca ndërmjet faktorëve antiangiogjenikë dhe angiogjenikë, si dhe dëmtimi i podociteve, kanë një rol në zhvillimin e tipareve klinike të preeklampsisë. Manifestimet renale të preeklampsisë Edema patologjike e qelizave endoteliale glomerulare në preeklampsi njihet me termin endotelioza glomerulare. Dëmtimi primar është specifik për qelizat endoteliale. Glomerulat janë të zmadhuara 92 OPTIME

93 SHKENCAT MJEKËSORE Enton Kaçulini, Alketa Koroshi, Alma Idrizi, Alma Shehu dhe të fryra, kryesisht si pasojë e hipertrofisë së qelizave endoteliale, e cila bllokon lumenet kapilare, duke dhënë një pamje të glomerulave pa gjak. 91 Në brendësi dhe poshtë qelizave endoteliale gjenden depozita fibrinogjeni dhe fibrine, dhe mikroskopia elektronike tregon vakuolizim dhe humbje të fenestrave endoteliale glomerulare. 92 Këmbëzat e podociteve janë të paprekura në fazat e hershme të sëmundjes, një gjetje që shihet jo rrallë në sëmundjet e tjera nefrotike. Gjithashtu, janë përshkruar ndryshime në arteriolën aferente, përfshirë atrofinë e makula densa dhe hiperplazinë e aparatit jukstaglomerular. 93 Edhe pse më parë konsiderohej patognomonike për preeklampsinë, studime të fundit kanë treguar se endotelioza e lehtë glomerulare ndodh gjithashtu edhe në shtatzëninë pa preeklampsi, veçanërisht në hipertensionin gestacional. Kjo sugjeron se disfunksioni endotelial i preeklampsisë mund të jetë në fakt një ekzagjerim i proceseve të pranishme në shtatzënitë normale. 94 Filtracioni glomerular (GFR) dhe fluksi renal i gjakut janë të ulur në preeklampsi krahasuar me shtatzëninë normale, i pari më shumë se i dyti, duke çuar në një reduktim me 25% të fraksionit të filtrimit. GFR ulet si pasojë e rënies së fluksit renal të gjakut dhe e uljes së koeficientit të ultrafiltrimit (Kf), që i atribuohet endoteliozës në kapilarin glomerular. Fluksi renal i gjakut ulet si rezultat i rezistencës së lartë vaskulare, kryesisht si pasojë e rezistencës arteriolare aferente. Edhe pse në shtatzëni mund të ndodhë insuficienca renale akute, zakonisht proteinuria (me sediment urinar normal) dhe retensioni sodik e hidrik janë të vetmet manifestime renale të sëmundjes. Meqenëse GFR rritet në shtatzëni, nivelet serike të kreatininës mund të duken akoma normale në preeklampsi. Proteinuria zakonisht është joselektive dhe mund të shfaqet në fazat e vonshme të shtatzënisë. Etiologjia e proteinurisë është e paqartë, sepse podocitet janë zakonisht intakte. Ka përkeqësim të ekskretimit të natriumit dhe acidit urik, ky i fundit më vonë krijon hiperuriceminë, një markues i rëndësishëm i preeklampsisë. Në dallim me shtatzëninë normale, preeklampsia shpesh shoqërohet me hipokalciuri. 6, 8 Trajtimi dhe terapitë e reja për preeklampsinë Trajtimi përfundimtar i preeklampsisë është lindja e fetusit bashkë me placentën. Vendimmarrja është e lehtë kur fetusi është i maturuar mjaftueshëm për të mbijetuar. Kur fetusi është imatur, janë të rëndësishme monitorimi i kujdesshëm i fetusit dhe i nënës, trajtimi i hipertensionit dhe parandalimi i konvulsioneve amtare me magnezium. Infuzioni i vazhdueshëm i magneziumit duhet të përdoret me kujdes tek të sëmurët me veshka, duke i monitoruar shpesh nivelet serike të magneziumit. Të dhënat për përdorimin me dozë të ulët të aspirinës janë kontradiktore, edhe pse një metaanializë e fundit sugjeron një ulje me 17% të rrezikut për preeklampsi gjatë trajtimit me agjentë antitrombocitarë, kryesisht të përbërë nga aspirina me dozë të ulët; reduktimi i rrezikut ishte më i dukshëm në grupin me rrezik të lartë. Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Ekselencës Klinike të Mbretërisë së Bashkuar, në linjat guidë të 2010, rekomandon përdorimin e 75 mg aspirinë në ditë për gratë me rrezik të moderuar në të lartë për preeklampsi nga java e 12 e shtatzënisë deri në lindje. Të dhënat mbi rolin e kalciumit në parandalimin e preeklampsisë nuk janë bindëse. 1 Heqja ekstrakorporale e sflt-1 (Soluble Fms-Like Tyrosine Kinase-1) Zhvillimet e fundit në sqarimin e fiziopatologjisë së preeklampsisë kanë zbuluar targete të reja potenciale. Interferimi me sflt1 apo efektet që nxit ky i fundit, mund të lehtësojnë disfunksionin endotelial të preeklampsisë, duke lejuar që lindja të shtyhet më vonë pa ndërlikime. Aktualisht po planifikohen studimet të fazës I, që përdorin VEGF-121 rekombinant në menaxhimin e Revistë shkencore e Albanian University 93

94 SHKENCAT MJEKËSORE Preeklampsia nga fiziopatologjia tek mjekimi preeklampsisë së rëndë. Statinat janë propozuar si agjentë terapeutikë potencialë për trajtimin e preeklampsisë përmes efekteve të tyre mbi aktivitetin e hem oksigjenazës-1 (HO1) dhe uljes së prodhimit të sflt1. Megjithatë, duhet të theksohet se këto sugjerime vinë nga studime tek kafshët dhe përdorimi i statinave në shtatzëninë normale aktualisht është i kundërindikuar, si pasojë e efekteve potenciale teratogjenike që mund të kenë. Gjithashtu, janë duke u bërë studime, të cilat janë në fazat e para, mbi përdorimin dhe sigurinë e relaksinës. 8 Nuk ekzistojnë terapi të targetuara, të cilat të stabilizojnë manifestimet klinike dhe të zgjasin shtatzëninë në preeklampsi. Zhvillime të reja sugjerojnë se nivelet e larta të sflt-1 mund të kontribuojnë në patogjenezën e preeklampsisë. Terapitë të cilat targetojnë sflt-1 qarkullues, mund t i lehtësojnë shenjat dhe simptomat e preeklampsisë dhe potencialisht të zgjasin shtatzëninë tek gratë që paraqiten me preeklampsi shumë të hershme (përpara javës së 32 të shtatzënisë). Sfida në shtatzëni është të administrohet një terapi efektive, e cila do të ishte e sigurtë si për nënën, ashtu edhe për bebin. Ndryshe nga administrimi i një agjenti tek nëna, heqja ekstrakorporale e sflt-1 duke përdorur kolonat adsorbuese selektive, do të krijonte një gradient përqendrimi dhe do të përforconte heqjen e tij nga qarkullimi amtar dhe kjo lloj forme afereze terapeutike do të ishte e sigurt. Kërkuesit kanë gjetur se ulja e nivelit të sflt1-1 qarkullues mund të zgjasë shtatzëninë tek gratë me forma shumë të hershme të preeklampsisë. Terapitë u toleruan mirë si nga nëna, ashtu edhe nga bebi. Megjithatë, kërkohen studime të tjera klinike për të përcaktuar nëse kjo lloj ndërhyrje mund të zgjasë në mënyrë të sigurt shtatzëninë tek gratë me preeklampsi në faza shumë të hershme. 95 Metformina si një parandalim dhe trajtim për preeklampsinë Disa kërkues kanë gjetur se një bar i lirë, tashmë i përdorur për trajtimin e diabetit, mund të bllokojë çlirimin e toksinave nga placenta kur është e pranishme preeklampsia. Ky bar, i quajtur metforminë, ka potencialin të parandalojë ose trajtojë preeklampsinë, si dhe është i sigurt në shtatzëni. Metformina, gjithashtu, është raportuar se frenon HIF-1α (faktori i induktuar nga hipoksia 1α) duke reduktuar aktivitetin e sistemit transportues të elektroneve në mitokondrie, i cili është i mbi-aktivizuar në placentat preeklamptike. Meqë mitokondritë duket se rregullojnë pozitivisht sekretimin e sflt-1 dhe seng, është hipotetizuar se placentat preeklamptike mund të kenë një aktivitet të rritur të sistemit të transportit të elektroneve. Metformina reduktoi sekretimin e sflt-1 dhe seng në indet humane, me shumë gjasa, duke frenuar sistemin e transportit të elektroneve në mitokondri. 96 Metformina redukton shprehjen e VCAM-1 në qelizat endoteliale. Disfunksioni endotelial shoqërohet me rritje të shprehjes së VCAM-1 në endotel. VCAM-1 është një molekulë adezioni e cila shprehet në sipërfaqen luminale të enëve të gjakut dhe luan një rol të rëndësishëm në rekrutimin e qelizave në qarkullim duke përforcuar inflamacionin. Preeklampsia gjithashtu shoqërohet me rritje të TNF-α qarkulluese, e cila është një citokinë proinflamatore që rrit shprehjen e VCAM Administrimi i metforminës e uli në mënyrë të konsiderueshme shprehjen e VCAM-1 të induktuar nga TNFα, gjë që sugjeron se ajo mund të pakësojë disfunksionin endotelial. 96 Në përfundim, metformina reduktoi disfunksionin endotelial, rriti vazodilatacionin në arteriet omentale, induktoi angiogjenezën dhe gjithashtu, duket se shëron enët e dëmtuara të gjakut. 96 Pra, metformina mund të jetë një parandalues i ri ose terapeutik për preeklampsinë dhe ka potencial të reduktojë sëmundjen që godet shumë gra shtatzëna çdo vit nëpër botë, duke sjellë lindjen e shumë bebeve premature. 94 OPTIME

95 SHKENCAT MJEKËSORE Enton Kaçulini, Alketa Koroshi, Alma Idrizi, Alma Shehu Referencat 1. National Kidney Foundation s primer on kidney diseases/[edited by] Scott J. Gilbert, Daniel E. Weiner; associate editors, Debbie S. Gipson, Mark A. Perazella, Marcello Tonelli. -- Sixth edition (2014); p: Thomas M. Coffman et al. Schrier s Diseases of the Kidney, 9 th ed. (2015), p: Jebbink J, Wolters A, Fernando F, et al. Molecular genetics of preeclampsia and HELLP syndrome: A review. Biochim Biophys Acta Available at: < dx.doi.org/ /j.bbadis >. 4. Pettit F, Brown MA. The management of preeclampsia: What we think we know. Eur J Obstet Gynecol Reprod Biol. 2012; 160: Bhattacharya S, Campbell DM, Smith NC. Preeclampsia in the second pregnancy: Does previous outcome matter? Eur J Obstet Gynecol Reprod Biol. 2009; 144: RJ. Johnson, J. Feehally, J. Floege. Comprehensive Clinical Nephrology 5 th ed. 2014; p: Conde-Agudelo A, Althabe F, Belizan JM, Kafury-Goeta AC. Cigarette smoking during pregnancy and risk of preeclampsia: A systemic review. Am J Obstet Gynecol. 1999; 181: Maarten W. Taal et al. Brenner and Rector s The Kidney, 9th Edition. p: F. Gary Cunningham, MD, Kenneth J. Leveno, MD, Steven L. Bloom, MD, Catherine Y. Spong, MD, Jodi S. Dashe, MD, Barbara L. Hoffman, MD, Brian M. Casey, MD, Jeanne S. Sheffield, MD. Williams Obstetrics 24/E 24th Edition. 2014; p. 731, trophoblasts 11. Pijnenborg R, Anthony J, Davey DA, et al. Placental bed spiral arteries in the hypertensive disorders of pregnancy. Br J Obstet Gynaecol. 1991; 98: Brosens, I., Robertson, W. B. & Dixon, H. G. The physiological response of the vessels of the placental bed to normal pregnancy. J. Pathol. Bacteriol. 93, (1967). 13. Zhou, Y., Damsky, C. H. & Fisher, S. J. Preeclampsia is associated with failure of human cytotrophoblasts to mimic a vascular adhesion phenotype. One cause of defective endovascular invasion in this syndrome? J. Clin. Invest. 99, (1997). 14. Zhou Y., Damsky C. H., Fisher S. J. (1997). Preeclampsia is associated with failure of human cytotrophoblasts to mimic vascular adhesion phenotype. One cause of defective endovascular invasion in this syndrome? J Clin Invest. 99: Hertig, A. T. Vascular pathology in hypertensive albuminuric toxemias of pregnancy. Clinics 4, (1945). 16. Robertson, W. B., Brosens, I. & Dixon, H. G. The pathological resonse of the vessels of the placental bed to hypertensive pregnancy. J. Pathol. Bacteriol. 93, (1967). 17. Labarrere, C. A. Acute atherosis. A histopathological hallmark of immune aggression? Placenta 9, (1988). 18. Staff, A. C., Dechend, R. & Redman, C. W. Review: Preeclampsia, acute atherosis of the spiral arteries and future cardiovascular disease: two new hypotheses. Placenta 34 (Suppl.), S73 S78 (2013). 19. Young, J. The aetiology of eclampsia and albuminuria and their relation to accidental haemorrhage: (an anatomical and experimental investigation.). Proc. R. Soc. Med. 7, (1914). 20. Nelson DB, Ziadie MS, McIntire DD, et al: Placental pathology suggesting that preeclampsia is more than one disease. Am J Obstet Gynecol 210:66.e1, Brosens I, Pijnenborg R, Vercruysse L, et al: The Great Obstetrical Syndromes are associated with disorders of deep Revistë shkencore e Albanian University 95

96 SHKENCAT MJEKËSORE Preeklampsia nga fiziopatologjia tek mjekimi placentation. Am J Obstet Gynecol 204(3):193, Staff AC, Sibai BM, Cunningham FG: Prevention of preeclampsia and eclampsia. In Taylor RN, Roberts JM, Cunningham FG (eds): Chesley s Hypertensive Disorders in Pregnancy. Amsterdam, Academic Press, Tinnakorn Chaiworapongsa, Piya Chaemsaithong, Lami Yeo & Roberto Romero. Preeclampsia part 1: current understanding of its Pathophysiology. Nature Reviews Nephrology. 2014; 10, Kublickiene K.R., Cockell A.P., Nisell H., Poston L. (1997) Role of nitric oxide in the regulation of vascular tone in pressurized and perfused resistance myometrial arteries from term pregnant women. Am J Obstet Gynecol 177: Cockell A.P., Poston L. (1997) Flowmediated vasodilatation is enhanced in normal pregnancy but reduced in preeclampsia. Hypertension 30: Kublickiene KR, Lindblom B, Kruger K, Nisell H. Preeclampsia: evidence for impaired shear stress-mediated NO release in uterine circulation. Am J Obstet Gynecol 2000; In press. 27. Burton, G. J., Hempstock, J. & Jauniaux, E. Nutrition of the human fetus during the first trimester a review. Placenta 22 (Suppl. A), S70 S77 (2001). 28. Genbacev, O., Joslin, R., Damsky, C. H., Polliotti, B. M. & Fisher, S. J. Hypoxia alters early gestation human cytotrophoblast differentiation/invasion in vitro and models the placental defects that occur in preeclampsia. J. Clin. Invest. 97, (1996). 29. Reshef Tal. The Role of Hypoxia and Hypoxia-Inducible Factor-1Alpha in Preeclampsia Pathogenesis. Biology of Reproduction, December 1, 2012 vol. 87 no Caniggia I, Mostachfi H, Winter J, Gassmann M, Lye SJ, Kuliszewski M, Post M. Hypoxia-inducible factor-1 mediates the biological effects of oxygen on human trophoblast differentiation through TGFbeta(3). J Clin Invest 2000; 105(5): Caniggia I, Grisaru-Gravnosky S, Kuliszewsky M, Post M, Lye SJ. Inhibition of TGF-beta 3 restores the invasive capability of extravillous trophoblasts in preeclamptic pregnancies. J Clin Invest 1999; 103(12): Nevo O, Soleymanlou N, Wu Y, Xu J, Kingdom J, Many A, Zamudio S, Caniggia I. Increased expression of sflt-1 in in vivo and in vitro models of human placental hypoxia is mediated by HIF-1. Am J Physiol Regul Integr Comp Physiol 2006; 291(4):R1085 R Sanchez-Elsner T, Botella LM, Velasco B, Langa C, Bernabeu C. Endoglin expression is regulated by transcriptional cooperation between the hypoxia and transforming growth factor-beta pathways. J Biol Chem 2002; 277(46): Yinon Y, Nevo O, Xu J, Many A, Rolfo A, Todros T, Post M, Caniggia I. Severe intrauterine growth restriction pregnancies have increased placental endoglin levels: hypoxic regulation via transforming growth factor-beta 3. Am J Pathol 2008; 172(1): Tal R, Shaish A, Barshack I, Polak- Charcon S, Afek A, Volkov A, Feldman B, Avivi C, Harats D. Effects of hypoxiainducible factor-1alpha overexpression in pregnant mice: possible implications for preeclampsia and intrauterine growth restriction. Am J Pathol 2010; 177(6): Kanasaki, K. et al. Deficiency in catechol-omethyltransferase and 2-methoxyoestradiol is associated with preeclampsia. Nature 453, (2008). 37. Kanasaki K, Palmsten K, Sugimoto H, Ahmad S, Hamano Y, Xie L, Parry S, Augustin HG, Gattone VH, Folkman 96 OPTIME

97 SHKENCAT MJEKËSORE Enton Kaçulini, Alketa Koroshi, Alma Idrizi, Alma Shehu J, Strauss JF, Kalluri R. Deficiency in catechol-o-methyltransferase and 2-methoxyestradiol is associated with preeclampsia. Nature 2008; 453(7198): Lee SB, Wong AP, Kanasaki K, Xu Y, Shenoy VK, McElrath TF, Whitesides GM, Kalluri R. Preeclampsia: 2-methoxyestradiol induces cytotrophoblast invasion and vascular development specifically under hypoxic conditions. Am J Pathol 2010; 176(2): Gant, N. F., Chand, S., Whalley, P. J. & MacDonald, P. C. The nature of pressor responsiveness to angiotensin II in human pregnancy. Obstet. Gynecol. 43, 854 (1974). 40. Dechend, R., Luft, F. C. & Lindheimer, M. in Chesley s Hypertensive Disorders in Pregnancy (eds Lindheimer, M. D., Roberts, J. M. & Cunningham, G. C.) (Elsevier, 2009). 41. Brown MA, Zammit VC, Mitar DA, Whitworth JA. Renin-aldosterone relationships in pregnancy-induced hypertension. Am J Hypertens 1992; 5(6 pt 1): Blumenfeld JD, Laragh JH. Management of hypertensive crises: the scientific basis for treatment decisions. Am J Hypertens 2001; 14(11 pt 1): Gant NF, Daley GL, Chand S, Whalley PJ, MacDonald PC. A study of angiotensin II pressor response throughout primigravid pregnancy. J Clin Invest 1973; 52(11): Xia Y, Wen H, Bobst S, Day MC, Kellems RE. Maternal autoantibodies from preeclamptic patients activate angiotensin receptors on human trophoblast cells. J Soc Gynecol Investig 2003; 10(2): Wallukat G, Homuth V, Fischer T, Lindschau C, Horstkamp B, Jupner A, Baur E, Nissen E, Vetter K, Neichel D, Dudanhausen JW, Haller H, et al. Patients with preeclampsia develop agonistic autoantibodies against the angiotensin AT1 receptor. J Clin Invest 1999; 103(7): Parrish, M. R. et al. The effect of immune factors, tumor necrosis factor-alpha, and agonistic autoantibodies to the angiotensin II type I receptor on soluble fms-like tyrosine-1 and soluble endoglin production in response to hypertension during pregnancy. Am. J. Hypertens. 23, (2010). 47. Thway TM, Shlykov SG, Day MC, Sanborn BM, Gilstrap LC III,., Xia Y, Kellems RE. Antibodies from preeclamptic patients stimulate increased intracellular Ca2+ mobilization through angiotensin receptor activation. Circulation 2004; 110(12): Zhou CC, Zhang Y, Irani RA, Zhang H, Mi T, Popek EJ, Hicks MJ, Ramin SM, Kellems RE, Xia Y. Angiotensin receptor agonistic autoantibodies induce preeclampsia in pregnant mice. Nat Med 2008; 14(8): Siddiqui AH, Irani RA, Blackwell SC, Ramin SM, Kellems RE, Xia Y. Angiotensin receptor agonistic autoantibody is highly prevalent in preeclampsia: correlation with disease severity. Hypertension 2010; 55(2): Zhou CC, Ahmad S, Mi T, Xia L, Abbasi S, Hewett PW, Sun C, Ahmed A, Kellems RE, Xia Y. Angiotensin II induces soluble fmslike tyrosine kinase-1 release via calcineurin signaling pathway in pregnancy. Circ Res 2007; 100(1): Herse, F. & LaMarca, B. Angiotensin II type 1 receptor autoantibody (AT1-AA)- mediated pregnancy hypertension. Am. J. Reprod. Immunol. 69, (2013). 52. Novotny, S. R. et al. Activating autoantibodies to the angiotensin II type I receptor play an important role in mediating hypertension in response to adoptive transfer of CD4+ T lymphocytes from placental ischemic rats. Am. J. Physiol. Regul. Integr Comp. Physiol. 302, R (2012). 53. Xia, Y. & Kellems, R. E. Angiotensin Revistë shkencore e Albanian University 97

98 SHKENCAT MJEKËSORE Preeklampsia nga fiziopatologjia tek mjekimi receptor agonistic autoantibodies and hypertension: preeclampsia and beyond. Circ. Res. 113, (2013). 54. Li, J., LaMarca, B. & Reckelhoff, J. F. A model of preeclampsia in rats: the reduced uterine perfusion pressure (RUPP) model. Am. J. Physiol. Heart Circ. Physiol. 303, H1 H8 (2012). 55. Dhillion, P. et al. IL-17-mediated oxidative stress is an important stimulator of AT1-AA and hypertension during pregnancy. Am. J. Physiol. Regul. Integr Comp. Physiol. 303, R353 R358 (2012). 56. Girardi, G., Yarilin, D., Thurman, J. M., Holers, V. M. & Salmon, J. E. Complement activation induces dysregulation of angiogenic factors and causes fetal rejection and growth restriction. J. Exp. Med. 203, (2006). 57. Fu ML, Herlitz H, Schulze W, Wallukat G, Micke P, Eftekhari P, Sjogren KG, Hjalmarson A, Muller-Esterl W, Hoebeke J. Autoantibodies against the angiotensin receptor (AT1) in patients with hypertension. J Hypertens 2000; 18(7): Dragun D, Muller DN, Brasen JH, Fritsche L, Nieminen-Kelha M, Dechend R, Kintscher U, Rudolph B, Hoebeke J, Eckert D, Mazak I, Plehm R, et al. Angiotensin II type 1-receptor activating antibodies in renal-allograft rejection. N Engl J Med 2005; 352(6): Langer B, Grima M, Coquard C, Bader AM, Schlaeder G, Imbs JL. Plasma active renin, angiotensin I, and angiotensin II during pregnancy and in preeclampsia. Obstet Gynecol 1998; 91(2): Ferrara, N. et al. Heterozygous embryonic lethality induced by targeted inactivation of the VEGF gene. Nature 380, (1996). 61. Yang, J. C. et al. A randomized trial of bevacizumab, an anti-vascular endothelial growth factor antibody, for metastatic renal cancer. N. Engl. J. Med. 349, (2003). 62. Gressett SM, Shah SR. Intricacies of bevacizumab-induced toxicities and their management. Ann Pharmacother 2009; 43(3): Cross SN, Ratner E, Rutherford TJ, Schwartz PE, Norwitz ER. Bevacizumabmediated interference with VEGF signaling is sufficient to induce a preeclampsia-like syndrome in nonpregnant women. Rev Obstet Gynecol 2012; 5(1): Maynard, S. E. et al. Excess placental soluble fms-like tyrosine kinase 1 (sflt1) may contribute to endothelial dysfunction, hypertension, and proteinuria in preeclampsia. J. Clin. Invest. 111, (2003). 65. Levine, R. J. et al. Circulating angiogenic factors and the risk of preeclampsia. N. Engl. J. Med. 350, (2004). 66. Chaiworapongsa, T. et al. Evidence supporting a role for blockade of the vascular endothelial growth factor system in the pathophysiology of preeclampsia. Young Investigator Award. Am. J. Obstet. Gynecol. 190, (2004). 67. Maynard, S. E. et al. Gestational angiogenic biomarker patterns in high risk preeclampsia groups. Am. J. Obstet. Gynecol. 53, e1 e9 (2013). 68. Wolf, M. et al. Circulating levels of the antiangiogenic marker sflt-1 are increased in first versus second pregnancies. Am. J. Obstet. Gynecol. 193, (2005). 69. Bdolah, Y. et al. Twin pregnancy and the risk of preeclampsia: bigger placenta or relative ischemia? Am. J. Obstet. Gynecol. 198, 428.e1 428.e6 (2008). 70. Cohen, A. et al. Circulating levels of the antiangiogenic marker soluble FMS-like tyrosine kinase 1 are elevated in women with pregestational diabetes and preeclampsia: angiogenic markers in preeclampsia and preexisting diabetes. Diabetes Care 30, (2007). 71. Levine, R. J. et al. Soluble endoglin and other circulating antiangiogenic factors in 98 OPTIME

99 SHKENCAT MJEKËSORE Enton Kaçulini, Alketa Koroshi, Alma Idrizi, Alma Shehu preeclampsia. N. Engl. J. Med. 355, (2006). 72. Chaiworapongsa, T. et al. Plasma soluble vascular endothelial growth factor receptor-1 concentration is elevated prior to the clinical diagnosis of preeclampsia. J. Matern. Fetal Neonatal Med. 17, 3 18 (2005). 73. Widmer, M. et al. Mapping the theories of preeclampsia and the role of angiogenic factors: a systematic review. Obstet. Gynecol. 109, (2007). 74. Romero, R. et al. A longitudinal study of angiogenic (placental growth factor) and anti-angiogenic (soluble endoglin and soluble vascular endothelial growth factor receptor-1) factors in normal pregnancy and patients destined to develop preeclampsia and deliver a small for gestational age neonate. J. Matern. Fetal Neonatal Med. 21, 9 23 (2008). 75. Chaiworapongsa, T. et al. Evidence supporting a role for blockade of the vascular endothelial growth factor system in the pathophysiology of preeclampsia. Young Investigator Award. Am. J. Obstet. Gynecol. 190, (2004). 76. Sela, S. et al. A novel human-specific soluble vascular endothelial growth factor receptor 1: cell-type-specific splicing and implications to vascular endothelial growth factor homeostasis and preeclampsia. Circ. Res. 102, (2008). 77. Gilbert, J. S., Babcock, S. A. & Granger, J. P. Hypertension produced by reduced uterine perfusion in pregnant rats is associated with increased soluble fms-like tyrosine kinase-1 expression. Hypertension 50, (2007). 78. Makris, A. et al. Uteroplacental ischemia results in proteinuric hypertension and elevated sflt-1. Kidney Int. 71, (2007). 79. Rajakumar, A. et al. Transcriptionally active syncytial aggregates in the maternal circulation may contribute to circulating soluble fms-like tyrosine kinase 1 in preeclampsia. Hypertension 59, (2012). 80. Zhao, H., Wong, R. J., Kalish, F. S., Nayak, N. R. & Stevenson, D. K. Effect of heme oxygenase-1 deficiency on placental development. Placenta 30, (2009). 81. Lockwood, C. J. et al. Thrombin regulates soluble fms-like tyrosine kinase-1 (sflt- 1) expression in first trimester decidua: implications for preeclampsia. Am. J. Pathol. 170, (2007). 82. Nagamatsu, T. et al. Cytotrophoblasts upregulate soluble fms-like tyrosine kinase-1 expression under reduced oxygen: an implication for the placental vascular development and the pathophysiology of preeclampsia. Endocrinology 145, (2004). 83. Kendall, R. L. & Thomas, K. A. Inhibition of vascular endothelial cell growth factor activity by an endogenously encoded soluble receptor. Proc. Natl Acad. Sci. USA 90, (1993). 84. Esser, S. et al. Vascular endothelial growth factor induces endothelial fenestrations in vitro. J. Cell Biol. 140, (1998). 85. Maynard, S. E. et al. Excess placental soluble fms-like tyrosine kinase 1 (sflt1) may contribute to endothelial dysfunction, hypertension, and proteinuria in preeclampsia. J. Clin. Invest. 111, (2003). 86. Sandrim, V. C. et al. Nitric oxide formation is inversely related to serum levels of antiangiogenic factors soluble fms-like tyrosine kinase-1 and soluble endogline in preeclampsia. Hypertension 52, (2008). 87. Cindrova-Davies, T., Sanders, D. A., Burton, G. J. & Charnock-Jones, D. S. Soluble FLT1 sensitizes endothelial cells to inflammatory cytokines by antagonizing VEGF receptor-mediated signalling. Cardiovasc. Res. 89, (2011). 88. Eremina, V. et al. Glomerular-specific Revistë shkencore e Albanian University 99

100 SHKENCAT MJEKËSORE Preeklampsia nga fiziopatologjia tek mjekimi alterations of VEGF-A expression lead to distinct congenital and acquired renal diseases. J. Clin. Invest. 111, (2003). 89. Craici, I. M. et al. Podocyturia predates proteinuria and clinical features of preeclampsia: longitudinal prospective study. Hypertension 61, (2013). 90. Chen, G. et al. Effects of angiogenic factors, antagonists, and podocyte injury on development of proteinuria in preeclampsia. Reprod. Sci. 20, (2013). 91. Spargo BH, McCartney C, Winemiller R. Glomerular capillary endotheliosis in toxemia of pregnancy. Arch Pathol. 1959; 13: Lafayette RA, Malik T, Druzin M, et al. The dynamics of glomerular filtration after caesarean section. J Am Soc Nephrol. 1999; 10: Govan AD. Renal changes in eclampsia. J Pathol Bacteriol. 1954;67: Thadhani R, Kisner T, Hagmann H, Bossung V, Noack S, Schaarschmidt W, Jank A, Kribs A, Cornely OA, Kreyssig C, et al Pilot study of extracorporeal removal of soluble fms-like tyrosine kinase 1 in preeclampsia. Circulation 124: Strevens H, et al. Glomerular endotheliosis in normal pregnancy and pre-eclampsia. BJOG. 2003;110: Brownfoot FC, Hastie R, Hannan NJ, et al. Metformin as a prevention and treatment for preeclampsia: effects on soluble fmslike tyrosine kinase 1 and soluble endoglin secretion and endothelial dysfunction. Am J Obstet Gynecol Austgulen, R., Lien, E., Vince, G., and Redman, C.W. Increased maternal plasma levels of soluble adhesion molecules (ICAM-1, VCAM-1, E-selectin) in preeclampsia. Eur J Obstet Gynecol Reprod Biol. 1997; 71: Chaiworapongsa, T., Romero, R., Yoshimatsu, J. et al. Soluble adhesion molecule profile in normal pregnancy and preeclampsia. J Matern Fetal Neonatal Med. 2002; 12: Borzychowski, A.M., Sargent, I. L., and Redman, C.W. Inflammation and preeclampsia. Semin Fetal Neonat Med. 2006; 11: OPTIME

101 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 ASPEKTE MYKOLOGJIKE-EPIDEMIOLOGJIKE TË KVV DHE FAKTORËT PREDISPOZUES Doriana Xhaxha*, Elena Xhaxha** * Departamenti i Infermierisë e Fizioterapisë, Albanian University, Tiranë ** Spitali Rajonal, Berat Adresë kontakti: dorixhaxha@hotmail.com Përmbledhje Kandidoza vulvovaginale (KVV) është një infeksion i shpeshtë gjinekologjik, i cili përbën një motiv të shpeshtë konsultimesh në praktikën mjekësore. Objektivi i këtij studimi është të përcaktojë aspektet epidemiologjike, klinike e mykologjike të KVV e mbi të gjitha të vlerësojë faktorët favorizues të tyre. Në këtë studim prospektiv, u ekzaminuan 514 tamponë vaginalë të grumbulluar për një periudhë njëvjeçare, që u kultivuan në SAB agar me kloramfenikol. Gratë e përfshira në studim plotësuan anketën. Speciet u identifikuan nëpërmjet testeve biokimike API 20E. Analiza statistikore u bë me testet ҟ-katror dhe student. C. albicans ishte specia që u gjet më shpesh (78.4%) dhe ( 21.6%) jo-c. albicans. C. glabrata (11.11%), C. tropicalis (5,2 %), C. krusei (2.2%) dhe C. parapsilosis e C. guilliermondii (2, 1.23%) secila. Pjesa më e madhe i përkisnin moshës vjeç. Kishte një diferencë të rëndësishme statistikore në incidencën për KVV mes grave shtatzëna nga jo shtatzëna (P < ), si dhe incidencë e lartë e KVV u gjet në paciente që përdornin kontraceptivë oralë. Mbipesha, mosha riprodhimit, diabeti i hershëm, higjiena e shpeshtë u gjetën të lidhur me KVV, ndërkohë që nuk u gjet një lidhje sinjifikative për faktorët e tjerë, siç janë: përdorimi i antibiotikëve, i veshjeve të ngushta etj. Në gjenezën e KVV përfshihen shumë faktorë risku, korrigjimi i të cilëve do të ishte i rëndësishëm për parandalimin e KVV, veçanërisht të formës rekurente të saj. Fjalë çelës: Candidoza vaginale, faktorë predispozues, prevalencë. MYCOLOGICAL-EPIDEMIOLOGICAL ASPECTS OF CVV AND THEIR RISK FACTORS Abstract Vulvovaginal candidiasis (VVC) is a comon cause of feminine genital tract infection encountered in medical practice. Not much information regarding its incidence and Revistë shkencore e Albanian University 101

102 SHKENCAT MJEKËSORE Aspekte mykologjike-epidemiologjike të KVV dhe faktorët predispozues epidemiology is available. In this prospective study, 514 vaginal swabs were collected over e period of 1 year. After recording their relevant personal and reproductive history, vaginal secretions were culture on Sabouraud dextrose agar (SDA) medium. Candida species were identified by a series of morphological and biochemical tests. Statistical analysis was done by using Chi-square test. Positive culture for Candida species was obtained in 120 (25.4%) women. Candida albicans was isolated most frequently (78.4%), and (21.6%) were non C. albicans. C. glabrata was the most common nonalbicans species (11,11%) followed by C. tropicalis (5,2%), C. krusei (2.2%) and C. parapsilosis and C. guilliermondii (2, 1.23%) each. We observed a consistent increase in the incidence of VVC from second to fourth decade of life followed by a decline. It was observed a statistically highly significant difference in incidence of VVC between pregnant and nonpregnant women ( P < ). VVC is commoner and more difficult to eradicate during pregnancy. It was found a high incidence of VVC observed in patients on oral contraceptives, reproductive age, frequent genital hygiene, but not a significant influence of use of antibiotics, diabetes, using of tight, nylon underclothing, in increasing the incidence of VVC. Our study showed that specific factors are involved in the genesis of VVC. Their correction would be necessary to prevent the occurrence of VV candidiasis, especially its recurrent form. Keywords: vulvovaginal candidiasis, risk factors, prevalence. Hyrje Candidoza Vulvo Vaginale (KVV) është një patologji infektive e vulvës dhe vaginës nga myket e gjinisë candida. Është një problem frekuent në gjinekologji. [2] [3] Është vlerësuar që 75% e femrave përballen me një episod të vaginitit nga candida gjatë jetës së tyre, që 40-50% prej tyre vuajnë nga më shumë se një episod e që 5-8% zhvillojnë candidozë vulvovaginale rekurente (KVVR) e karakterizuar nga 4 episode brenda 1 viti [9]. Gjatë dekadës së fundit ka një rritje të incidencës së KVV dhe një rritje të konsiderueshme të frekuencës së gjinisë candida joalbicans, përgjegjëse e KVVR. Këto KVVR përbëjnë vështirësi terapeutike që kërkojnë trajtim të faktorëve favorizues. [4], [10], [12], [15], [ [16 ] Roli i faktorëve predispozues në shfaqjen e KVV, si në formën episodike të saj, po aq sa dhe në atë [13], [14] rekurente është kundërshtuese nga literatura. Studimi ka për qëllim të përcaktojë prevalencën e KVV, të analizojë karakteristikat klinike e mykologjike të tyre e mbi të gjitha, të sqarojë rolin e disa faktorëve të riskut në zhvillimin e këtij infeksioni, sidomos të formës rekurente të tij. Pacientët Ky studim prospektiv njëvjeçar, shkurt janar 2016, u krye në 2 laboratorë mjekësorë mykologjik- parazitologjik në qytetin e Tiranës. U morën në studim 514 prelevime vaginale nga 485 femra që kishin shenja klinike të vulvovaginitit. Mosha mesatare vjeç (±9.91) me një ekstrem që shkonte nga 7 në 72 vjeç. Manifestimet klinike mbizotëroheshin nga leukorreja, e pranishme në 451 raste (87.7%), prurit 102 OPTIME

103 SHKENCAT MJEKËSORE Doriana Xhaxha, Elena Xhaxha vulvar në 359 raste (69.8%) dhe dispareunia në 206 raste (40.2%). Kohëzgjatja mesatare e simptomatologjisë ishte muaj. Për çdo paciente, është plotësuar anketa, ku përshkruhen mosha, faktorët favorizues, shenjat klinike, trajtime dhe recidivat. Metodat Prelevimet mykologjike u morën me tampona nga mukoza vaginale dhe nga regjioni vulvar tek vajzat. Për çdo prelevim u krye ekzaminimi direkt mikroskopik, pasi u shtuan disa pika sol. fiziologjik, si dhe kultivimi në terrenin Sabouraud me chloramfenikol. Inkubimi në temp. 27 C dhe leximi pas 48 orësh. Identifikimi i majave u bë me testet e fermentimit të karbohidrateve me ndihmën e API 20 E. Analiza statistikore e të dhënave - testin Khi² (χ²), testin e Fisherit dhe testin t e Studentit. Vlera p< 0.05 u konsiderua sinjifikative. Rezultatet o Rezultatet mykologjike Rezultatet nga ekzaminimi direkt Ekzaminimi direkt ishte negativ në 343 raste e pozitiv në 125 (26.7 %); me 71 (56.9%) raste me formën maja dhe pseudofilamentoze me 54 raste (43.1%). Rezultatet e kulturave Kulturat rezultuan pozitive në 124 raste (41.3%). Majatë e izoluara ishin C. albicans në 98 raste (78.4%), ndjekur nga C. glabrata me 14 raste (11.11%), C. tropicalis me 6 raste (5.2%), C. krusei me 3 raste (2.2%), C. parapsilosis me 2 raste (2.0%), C. guilliermondii me 1 rast (1.2%). o Rezultatet klinike Tek femrat që kishin kultura pozitive, manifestimet klinike dominoheshin nga leukorreja me 111 raste (89.7%), pruriti vulvar me 90 raste (72.2%), dhe dispareunia me 56 raste (45.2%). Tab 1. Shenja kryesore klinike sipas specieve të Candidas C. albicans (%) C. joalbicans (%) P Leukorreja o Rezultatet epidemiologjike Mosha mesatare ishte vjeç (±7.94) me kufijtë që shkojnë nga 11 në 72 vjeç. Grupmosha më e prekur ishte vjeç (Fig 1). Revistë shkencore e Albanian University 103

104 SHKENCAT MJEKËSORE Aspekte mykologjike-epidemiologjike të KVV dhe faktorët predispozues nen 20 vjec OPTIME

105 SHKENCAT MJEKËSORE Doriana Xhaxha, Elena Xhaxha Kandidoza vulvovaginale rekurente KVVR KVVR takohet ne 9 femra (1.8%) dhe C. glabrata ishte me e shpeshta 28.3%. Tab. 3 Krahasimi i myqeve kryesore shkaktare te KVV dhe KVVR KVV (%) KVVR (%) p C. albicans C. glabrata Diskutim Kandidozat vulvovaginale (KVV) përfaqësojnë një nga infeksionet më frekuente të traktit gjenital femëror që prek mijëra femra çdo vit [6]. Frekuenca e saj tek femrat simptomatike është shumë e lartë, që shkon nga % [17]. Frekuenca e kandidozës vulvovaginale rekurente (KVVR) shkon [9] [17] nga %. Pavarësisht pranisë së shenjave klinike, diagnoza e KVV duhet të konfirmohet me ekzaminimin mykologjik [4] ; ekzaminimi direkt dhe kultura, që sipas studimit tonë kanë një sensibilitet përkatësisht 26.7 e 41.3%. Kultura lejon korrigjimin e fals negativitetit të ekzaminimit direkt, si dhe identifikimin e specieve, që është e rëndësishme për të përshtatur trajtimin. Sipas studimit tonë, specia më frekuente që hasej, ishte C. albicans 78.4%. Predominimi i C. albicans shpjegohet me aftësinë përngjitëse mbi mukozën vaginale, për shkak të pranisë së receptorëve qelizorë vaginalë ose ligandave. Candida lejon shfaqjen e këtyre faktorëve të virulencës, germinimin e saj dhe transformimin e stadit saprofit në formë të blastosporeve, në stadin patogjen me formë filamentoze [18] [19]. C. albicans është specia përgjegjëse kryesore për zhvillimin e këtij infeksioni, por po vihet re një rritje e konsiderueshme e KVV nga speciet candida joalbicans. C. glabrata (11.11%), C. tropicalis (5,2 %), C. krusei (2.2%) dhe C. parapsilosis e C. guilliermondii (2, 1.23%) secila. Këto specie joalbicans, e sidomos C. glabrata, janë përgjegjëse në shfaqjen e CVVR e karakterizuar nga shfaqja e 4 episodeve e më shumë gjatë 1 viti që prek 1.65 të femrave. Frekuenca e C. glabrata është më e rëndësishme në rastet e KKVR (28.3%), sesa në rastet e KVV episodike (11.11%), që mund të shpjegohet me rezistencën e saj ndaj antimykotikëve. Transformimi i majave të gjinisë Candida nga stadi saprofit në patogjen për shkak të një sërë faktorësh favorizues, roli i të cilëve mbetet kundërshtues nga literatura. KVV është e lidhur me moshën dhe është më frekuente në periudhën e riprodhimit. Në fakt, incidenca e saj rritet në fund të 10-vjeçarit të dytë (që korrespondon me aktivitetin seksual) me një pikë persistente në dekadën e tretë, e mbi të gjitha, 40 vjeç. Pra, sipas studimit tonë, grupmosha më e prekur ishte vjeç. Kjo mund të shpjegohet me ndikimin e aktivitetit seksual që është më i madh në këtë moshë, si dhe për shkak të rritjes së aktivitetit hormonal, e sidomos atij estrogjenik. [11], [13] [15] Frekuenca e ulët e KVV në vjeç korrespondon me menopauzën. Nnë fakt, në këtë moshë ka një rritje të ph vaginal e një ulje të kapjes së glikogjenit në nivel të mukozës vaginale, që mund të shpjegojë uljen e incidencës së KVV tek gratë në menopauzë. Ato që marrin trajtim hormonal [7], [10] zëvendësues, janë të prirura të zhvillojnë KVV, disa nga pacientet tona e merrnin këtë trajtim. Revistë shkencore e Albanian University 105

106 SHKENCAT MJEKËSORE Aspekte mykologjike-epidemiologjike të KVV dhe faktorët predispozues Gjatë shtatzënisë, frekuenca e KVV rritet nga %. [11], [17] Lidhja mes shtatzënisë dhe KVV është gjetur, po ashtu e lartë edhe në pacientet tona. Kjo incidencë e rëndësishme e KVV në shtatzëni është për shkak të rritjes së hormoneve të riprodhimit, veçanërisht estrogjenëve, që përbëjnë burim të shkëlqyer karboni për rritjen e candidas. Trajtimi i KVV përbën problem tek femrat gravide, për shkak të efektit teratogjen të disa molekulave. Por trajtimi është i nevojshëm përpara riskut të candidozës neonatale, që duhet minimizuar. Ky risk rritet veçanërisht në rastet e [1] [17] imunosupresionit fetal. Sipas studimeve të ndryshme, raportohet që përdorimi i antibiotikëve favorizon KVV, në fakt medikamentet çrregullojnë florën vaginale normale me ulje të laktobacileve, që favorizon kolonizimin nga majatë e gjinisë candida. Ne nuk kemi gjetur lidhje sinjifikante mes marrjes së antibiotikëve e zhvillimit të KVV. Studime të tjera tregojnë që përdorimi i kontraceptivëve oralë estrogjenikë, rrit frekuencën e KVV. Kjo shpjegohet me rritjen e rritjes dhe adezionit të candidas në epitelin vaginal që provokohet nga estrogjeni. Për pilulat me dozë të lartë risku i KVV është shumë më i madh. [9] [11] Përdorimi i kontraceptivëve oralë tek femrat tona përbën faktor risku për zhvillimin e KVV. Ky rezultat përputhet dhe me të dhënat e tjerëve. [16] Sipas studimit tonë, higjiena e shpeshtë, diabeti, janë faktorët thelbësorë të lidhur me zhvillimin e KVV. Ne nuk kemi gjetur një lidhje sinjifikative për antibiotikoterapinë, diabetin, tipin e diabetit, veshjeve të ngushta, të kontracepsionit dhe shfaqjes së KVV. Rezultatet tona përputhen me të dhëna nga disa studime, por kundërshtohen nga të tjerë. Korrigjimi i faktorëve përgjegjës është i rëndësishëm për të prevenuar zhvillimin e KVV, sidomos të formës rekurente të saj. [1] Referenca 1. E. N. Ringdahl, Treatment of recurrent vulvovaginal candidiasis, Am. Fam. Physician (2000), p B. R. Rowe, M.N. Logan, I. Farrell and A.H. Barnett, Is candidiasis the true cause of vulvovaginal irritation in women with diabetes mellitus?, J. Clin. Pathol. (1990), pp E. Rylander, A.L. Berglund, C. Krassny and B. Petrini, Vulvovaginal candida in a young sexually active population: prevalence and association with oro-genital sex and frequent pain at intercourse, Sex. Transm. Inf. (2004), pp J. M. Senterre, M. Car pentier and J.M. Foidart, Prévalence des différentes espèces de Candida au niveau vaginal dans la région Liégeoise, Rev. Med. Liege (2005), pp A. Spinillo, E. Cappuzzo, S. Acciano, A. De Santolo and F. Zara, Effect of antibiotic use on the prevalence of symptomatic vulvovaginal candidiasis, Am. J. Obstet. Gynecol. (1999), pp T. G. M. Bauters, M.A. Dhont, M.I.L. Temmerman and H. J. Nelis, Prevale nce of vulvovaginal candidiasis and susceptibility to fluconazole in women, Am. J. Obstet. Gynecol. (2002), pp V. Bohannon, Treatment of vulvovaginal candidiasis in patien ts with diabetes, Diabetes Care (1998), pp R. Bouguerra, O. Essaïs, N. Sebaï, L. Ben Salem, H. Amari and M. R. Kammoun et al., Prévalence et aspects cliniques des mycoses superficielles, Med. Mal. Inf. (2004), pp F. Chassot, M.F.N. Negri, A. E. 106 OPTIME

107 SHKENCAT MJEKËSORE Doriana Xhaxha, Elena Xhaxha Svidzinski, L. Donatti, R. M. Peralta and T. I. E. Svidzinski et al., Can intrauterine contraceptive devices be a C andida albicans reservoir?, Contraception (2008), pp E. M. De leon, S.J. Jacober, J. D. Sobel and B. Foxm an, Prevalence and risk factors for vaginal Candida colonization in women with type 1 and type 2 diabetes, BMC Infect. Dis. (2002), pp S. Demirezen, O. O. Dirlik and M. S. B eksac, The association of Candida infection with intrauterine contraceptive device, Cent. Eur. J. Public Health (2005), pp H. Fox, Genital candidosis in general practice, J. R. Coll. Gen. Pract. (1984), pp B. Foxman, The epidemiology of vulvovaginal candidiasis: risk factors, Am. J. Public Health (1990), pp D. D. Glover and B. Larsen, Relationship of fungal vaginitis th erapy to prior antibiotic exposure, Infect. Dis. Obstet. Gynecol. (2003), pp O. Grigoriou, S. Baka, E. Makrakis, D. Hassiakos, G. Kapparos and E. Kouskoun i, Prevalence of clinical vaginal candidiasis in a university hospital and possible risk factors, Eur. J. Obstet. Gynecol. Reprod. Biol. (2006), pp N. N. S. Hodoglugil, D. Aslan and M. Bertan, Intrauterine d evice use and some issues related to sexually transmitted disease screening and occurrence, Contraception (2000), pp N. Jindal, P. Gill, A. Aggarwal. An epidemiological study of vulvovaginal candidiasis in women of childbearing age (2007) J. D. Sobel, Vulvovaginal candidosis, Lancet (2007), pp O. T. Malazy, M. Shariat, R. Heshmat, F. Majlesi, M. Alimohammadian and N. K. Tabari et al., Vulvovaginal candidiasis and its related factors in diabetic women, Taiwan J. Obstet. Gynecol. (2007), pp Revistë shkencore e Albanian University 107

108 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 EFEKTET ANËSORE TË RIRREZATIMIT NË KONKOMITANCË ME KIMIOTERAPINË TEK PACIENTËT ME KANCER REKURENT TË KOKË-QAFËS *Elvisa Kozma, *Agim Sallaku * Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, Shërbimi i Onkologjisë, Tiranë, Shqipëri Adresë kontakti: elvi.oncology@gmail.com Përmbledhje Qëllimi: Të vlerësojë efektet anësore të rirrezatimit në konkomitancë me kimioterapinë tek pacientët me kancer rekurent të kokë-qafës. Metodat dhe materialet: Nga viti janë ritrajtuar 20 pacientë me kancer rekurent të parezekueshëm të kokë-qafës pas një trajtimi të mëparshëm me kirurgji dhe/ ose radiokimioterapi. U ritrajtuan 16 meshkuj dhe 4 femra me moshë mesatare 58 vjeç (47-75vjeç). Pacientët u paraqitën me Karnofsky Performance State 60-80%. Ata u trajtuan me radioterapi tredimensionale të hiperfraksionuar në konkomitancë me Cisplatin javore 40mg/m². Intervali mesatar midis trajtimit të parë dhe të dytë radioterapeutik ishte 25 muaj (12-59muaj). Doza e radioterapisë së parë varionte midis 50-66Gy dhe e rirrezatimit midis 30-40Gy. Gjatë ritrajtimit dhe ndjekjes së pacientëve u vlerësuan të gjitha efektet anësore. Rezultatet: Të gjithë pacientët e përfunduan ritrajtimin në kohë. Ndjekja varioi midis 4-16 muaj. Efektet anësore akute konsistonin në mukozit oral G1, G2 dhe G3 në 30%,60% dhe 10% të pacientëve respektivisht, radiodermatit G1,G2 në 35% dhe 60% të pacientëve dhe ezofagit G1, G2 në 30% dhe 50% të pacientëve, respektivisht. Pas një ndjekje tremujore, të gjithë pacientët, përveç njërit, patën lehtësim të dhimbjes dhe përmirësim të të ushqyerit. Ata nuk patën nevojë të përdornin opioide të forta deri në progresin e sëmundjes. Toksiciteti kronik konsistoi në përkeqësim të kserostomise ekzistuese në 3 pacientë nga G2 në G3 dhe fibrozë kutane në 5 pacientë. Konkluzioni: Ritrajtimi i pacientëve me kancer rekurent të kokë-qafës nëpërmjet rirrezatimit në konkomitancë me kimioterapinë është një opsion i mundshëm trajtimi me efekte anësore të pranueshme. Qëllimi i tij ishte paliacioni i simptomave dhe përmirësimi i kualitetit të jetës. Fjalë çelës: efekte anësore, rirrezatim, kimioterapia, kancer i kokë-qafës. 108 OPTIME

109 SHKENCAT MJEKËSORE Elvisa Kozma, Agim Sallaku SIDE EFFECTS OF REIRRADIATION WITH CONCURRENT CHEMOTHERAPY INRECURRENT HEAD AND NECK CANCER PATIENTS Abstract Background: The aim of this study was to evaluate side effects of reirradiation with concurrent chemotherapy in recurrent head and neck cancer patients. Material and methods: From are retreated twenty head and neck cancer patients with unresectable recurrences after a first treatment with surgery and/or radiochemotherapy. There were 16 men and 4 women with a median age of 58 years (47-75years). Patients had a Karnofsky Performance State of 60-80%. All patients were treated with 3Dimensional hyperfractionated radiotherapy concurrent with weekly Cisplatin 40mg/m².Median interval between the first and second radiotherapy treatment was 25 months (12-59months). Radiotherapy dose of the first treatment ranged between 50-66Gy,and of reirradiation between Gy. During retreatment and follow up all side effects were evaluated. Results: All patients finished retreatment in time. Follow up ranged between 4-16 months. Acute toxicities consisted in oral mucositis G1,G2 and G3 in 30%, 60% and 10% of the patients respectively, radiodermatitis G1,G2 in 35% and 60% of patients and esophagitis G1, G2 in 30% and 50% of patients respectively. At 3 months follow up all patients except one had pain relief and improvement of eating. They had no need to use strong opioids until progression of disease. Chronic toxicities consisted in deterioration of existed xerostomia in 3 patients from G2 to G3 and skin fibrosis in 5 patients. Conclusions: Retreatment of recurrent head and neck cancer patients with reirradiation and concurrent chemotherapy is a possible treatment option with acceptable side effects. Its intention was palliation of symptoms and improvement of quality of life. Key words: side effects, reirradiation, chemotherapy, head and neck cancer. Hyrje Me gjithë përmirësimin e trajtimit me qëllim radikal të pacientëve me tumore të kokë-qafës, rreth 20-50% e tyre recidivojnë ose mund të shfaqin tumore primare të dyta (1). Mundësitë e trajtimit për tumoret rekurente ose primare të dyta mund të jenë të ndryshme. Trajtimi kryesor është heqja kirurgjikale e recidivës, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Vetëm 15-30% e këtyre pacientëve mund t i nënshtrohen kirurgjisë, pasuar apo jo nga rirrezatimi apo kimioterapia (2-4). Mundësia tjetër e ritrajtimit është rirrezatimi në konkomitancë apo jo me kimioterapinë. Por edhe kjo mundësi trajtimi ka kufizimet e veta në varësi të dozave limit të indeve normale përreth (5). Risku i komplikacioneve të hershme apo të vona si pasojë e ritrajtimit, është një problem serioz që duhet vlerësuar me kujdes. Përpara marrjes së vendimit për ritrajtim, duhet bërë një balancim sa më i saktë midis riskut dhe përfitimit. Të dhënat eksperimentale kanë treguar rikuperim të dëmtimeve të indeve të shëndosha me kalimin e kohës, rikuperim ky që varet nga mosha e pacientit, doza e dhënë, si dhe intervali kohor nga trajtimi i parë (6,7). Gjithashtu, studime të ndryshme janë përpjekur të vlerësojnë klinikisht shkallën e rikuperimit të indeve normale nga rrezatimi i parësi dhe dëmtimin Revistë shkencore e Albanian University 109

110 SHKENCAT MJEKËSORE Efektet anësore të rirrezatimit në konkomitancë me kimioterapinë tek pacientët me kancer rekurent të kokë-qafës nga rirrezatimi. Megjithëse ka një trend për komplikacione më të pakta, kur intervali kohor midis dy rrezatimeve është më i gjatë, kjo nuk ka arritur të ketë vlerë sinjifikative (8). Qëllimi i këtij studimi është të vlerësojë efektet anësore të rirrezatimit në konkomitancë me kimioterapinë tek pacientët me tumore rekurente ose primare të dyta të kokë-qafës. Metodat dhe materialet Nga viti janë ritrajtuar 20 pacientë me kancer rekurent ose tumor primar të ri të kokëqafës pas një trajtimi të mëparshëm me kirurgji dhe/ose radiokimioterapi. Nga konsulta kirurgjikale në Shërbimin e ORL, të gjithë pacientët ishin konsideruar inoperabël. U ritrajtuan 16 meshkuj dhe 4 femra me moshë mesatare 58 vjeç (47-75vjeç). Pacientët u paraqitën me Karnofsky Performance State 60-80%. Ata u ritrajtuan nëpërmjet një aparati Cobalti ose Akseleratori Linear me radioterapi konformale tredimensionale të hiperfraksionuar 2x1.25 Gy në ditë, me një distancë minimale prej 6 orësh midis dy fraksioneve të rirrezatimit në konkomitancë me Cisplatin javore 40mg/m². Zona e rirrezatimit përfshinte vetëm rekurencën lokale ose tumorin primar të dytë, plus një marzh prej 1 cm. Doza e radioterapisë së parë varionte midis 50-66Gy dhe e rirrezatimit midis Gy. Intervali mesatar midis trajtimit të parë dhe të dytë radioterapeutik ishte 25 muaj (12-59 muaj). Lokalizimi i masës tumorale në regjionin e kokë-qafës, siç mund të shihet edhe në tab. 1, nuk ishte i njëjtë për të gjithë pacientët. Ato u ndoqën çdo 2 muaj vitin e parë nëpërmjet vizitave klinike dhe analizave laboratorik, dhe më pas, në varësi të ecurisë së pacientit. CT-skaner apo MRI fillimisht u rekomandua pas një muaji nga ritrajtimi, dhe më pas, në varësi të ecurisë së pacientit. Periudha e ndjekjes varioi nga 4-38 muaj. Gjatë kësaj periudhe u vlerësuan të gjitha efektet anësore të ritrajtimit bazuar në shkallën e toxicitetit të RTOG. Tab. 1. Paraqitja e të dhënave demografike Karakteristikat e pacientëve Mosha Mesatare Rangu Gjinia Femër Mashkull Lokalizimi i tumorit Larings Nazofarings Buzë Baza e gjuhës Gjëndra parotis Distanca kohore midis dy rrezatimeve Intervali mesatar Rangu Doza RT E para E dyta 58 vj vj mj mj Gy Gy 110 OPTIME

111 SHKENCAT MJEKËSORE Elvisa Kozma, Agim Sallaku Rezultatet Ankesa kryesore e të gjithë pacientëve që ritrajtuam, ishte dhimbja. Ajo u përcaktua nëpërmjet vetëvlerësimit, duke përdorur një shkallë numerike nga 0 (mungesë dhimbje) deri në 10 (dhimbja më e keqe e imagjinueshme). Gjithashtu, çdo ndryshim në mjekimin e dhimbjes pas ritrajtimit u mbajt shënim. Qëllimi i trajtimit të pacientëve ishte paliativ, për të përmirësuar cilësinë e jetës. Të gjithë pacientët e toleruan trajtimin. Në 90% (18) të pacientëve u vu re lehtësim i dhimbjes, por që me kalimin e muajve, kjo përqindje u zvogëlua, siç mund të shihet edhe në tab. 2. Tab. 2. Lehtësimi i dhimbjes Muajt Përqindja e pacientëve 2 90% 6 75% 9 60% 12 25% 18 10% 24 5% Gjatë ritrajtimit dhe më pas nuk u vu re asnjë efekt anësor akut apo kronik G4 që të rrezikonte jetën e pacientëve. Ndër efektet anësore akute që u vunë re, ishin mukoziti oral G1, G2 dhe G3 në 30%,60% dhe 10% të pacientëve respektivisht, radiodermatiti G1, G2 në 35% dhe 60% të pacientëve, si dhe disfagia G1 dhe G2 në 30% dhe 50% të pacientëve. Ndër efektet anësore të vona, u vu re përkeqësim i kserostomisë në tre pacientë nga G2 në G3, si dhe shfaqja e fibrozës kutane në pesë pacientë. Me përjashtim të dy pacientëve, tek të cilët persistoi dhimbja, tek gjithë të tjerët u vu re përmirësim i kualitetit të jetës. Diskutim Një pjesë e pacientëve të trajtuar me tumore të kokë-qafës, zhvillojnë rekurenca lokale në fushën e mëparshme të rrezatimit ose tumore të dyta primare. Shumica e këtyre pacientëve ankojnë për dhimbje të vazhdueshme, vështirësi në gëlltitje dhe/ose në respiracion, duke iu prishur kështu kualiteti i jetës. Ritrajtimi i tyre mbetet akoma një sfidë për mjekun duke pasur parasysh që një pjesë e mirë e këtyre pacientëve nuk mund të rioperohen dhe janë trajtuar me doza të larta rrezatimi. Qëllimi i trajtimit të pacientëve në studimin tonë ishte paliativ, për përmirësimin e kualitetit të jetës. Dozat e rirrezatimit që ne përdorëm nuk ishin të larta, deri në 40 Gy dhe si rezultat, edhe efektet anësore që vumë re ishin të pranueshme. Të gjithë pacientët e ritrajtuar paraqitën mukozitis oral kryesisht G2 dhe në një përqindje të ulët G3, vetëm në10% të pacientëve. Gjithashtu, radiodermatiti dhe disfagia u vunë re në 95% dhe 80% të pacientëve respektivisht, por ishin vetëm të gradës së parë e të dytë. Njësoj si në studimin tonë, edhe në një analizë retrospektive të kryer nga Janssen et al., ku u morën në studim 75 pacientë të rirrezatuar për rekurencë tumorale në regjionin e kokë-qafës me një dozë mesatare 46Gy (20-75Gy), u vu re një përqindje e ulët e komplikacioneve nga ritrajtimi si pasojë e dozave jo të larta dhe distancës kohore jo të afërt midis dy rrezatimeve (9). Rezultatet e studimit tonë treguan që rirrezatimi në konkomitancë me kimioterapinë, mund të përmirësojë kualitetin e jetës së kësaj kategorie pacientësh me efekte Revistë shkencore e Albanian University 111

112 SHKENCAT MJEKËSORE Efektet anësore të rirrezatimit në konkomitancë me kimioterapinë tek pacientët me kancer rekurent të kokë-qafës anësore të pranueshme, megjithëse me kalimin e muajve përqindja e pacientëve të lirë nga dhimbja u përkeqësua me vetëm 25% dhe 5% të pacientëve, pas 12 dhe 24 muajve respektivisht. Efektet anësore të vona që u vunë re, ishin të pakta. Ato persistonin në përkeqësim të kserostomisë në 3 pacientë(15%) nga G2 në G3, si dhe shfaqjen e fibrozës kutane në 5 prej pacientëve të rirrezatuar. Në ndryshim nga studimi ynë, studimet prospektive RTOG 9610 dhe 9611 raportuan një shkallë më të lartë të efekteve anësore të vona. RTOG 9610 raportoi efekte anësore të vona G3 dhe G4 në 19.4% dhe 3% të pacientëve dhe 2 raste me hemorragji fatale ndërsa në studimin RTOG 9911 u vu re toksicitet i vonë G3në 17% të pacientëve dhe G4 po në 17% të pacientëve si dhe 3 raste me hemorragji fatale (10,11). Shkalla e ulët e toksicitetit të vonë në studimin tonë vjen si rezultat i dozave jo te larta të rirrezatimit si dhe përdorimit të skemës së hiperfraksionimit. Megjithatë duke pasur parasysh numrin jo të madh të pacientëve që iu nënshtruan rirrezatimit nuk mund të nxjerrim konkluzione të qarta. Zona e rirrezatimit përfshinte vetëm rekurrencën lokale ose tumorin primar të ri plus një marzh prej 1 cm, duke mos përfshirë zonën e limfonodujve në risk, bazuar kjo në eksperiencën e qendrave të tjera, të cilat kanë treguar që rishfaqja e sëmundjes është lokale në zonën e masës së rirrezatuar. Në studimin e Popovtzer et al., 71% e pacientëve pas rirrezatimit shfaqën recidivë lokale dhe vetëm 5% shfaqën recidivë në regjionin cervikal (12). Pacientët u ritrajtuan me radioterapi konformale tredimensionale nëpërmjet një aparati Cobaltiapo Akseleratori linear, e cila pati ndikimin e saj në kufizimin e dozës së dhënë. Përdorimi i teknikave dhe aparaturave më moderne të rrezatimit mund t i jepte pacientëve tanë mundësinë për një kontroll më të mirë lokal, si dhe një kualitet akoma më të mirë jete me toksicitet të pranueshëm. Megjithëse rezultatet e teknikave moderne të rrezatimit janë inkurajuese (13), do të jenë studimet prospektive ato që do të tregojnë përfundimisht dallimin e rezultateve të trajtimit midis këtyre teknikave dhe radioterapisë konformale tredimensionale. Studimi ynë është një evidencë më shumë që tregon se rirrezatimi në konkomitancë me kimioterapinë është një opsion trajtimi, edhe pse me qëllim paliativ për përmirësimin e kualitetit të jetës. Konkluzione Rirrezatimi në konkomitancë me kimioterapinë është një trajtim i sigurt që përmirëson kualitetin e jetës tek pacientët me tumore të parezekueshme të kokë-qafës.toksiciteti i hershëm apo i vonë ishkaktuar nga ky trajtim është i pranueshëm. Studimet prospektive janë ato që do të vendosin në të ardhmen skemën optimale të ritrajtimit me sa më pak efekte anësore. Referenca 1. Vermorker JB, Specenier P. Optimal treatment for recurre nt/ metastatic head and neck cancer. Ann Oncol 2010; 20: McDonald MW, Lawson J, Garg MK, Quon H, Ridge JA, Saba N, et al. ACR appropriateness criteria retreatment of recurrent head and neck cancer after prior definitive radiation expert panel on radiation oncology-head and neck cancer. Int J Radiat Oncol Biol Phys 2011; 80: Parsons JT, Mendenhall WM, Stringer SP, Cassisi NJ, Million RR. Salvage surgery following radiation failure in squamous cell carcinoma of the supraglottic larynx. Int J Radiat Oncol Biol Phys 1995; 32: Teman S, Pape E, Janot F, Wibault P, Julieron M, Lusinchi A, et al. Salvage surgery after failure of very accelerated radiotherapy in advanced head-and-neck 112 OPTIME

113 SHKENCAT MJEKËSORE Elvisa Kozma, Agim Sallaku squamous cell carcinoma. Int J Radiat Oncol Biol Phys 2005; 62: Hoebers F, Heemsbergen W, Moor S, Lopez M, Klop M, Tesselaar M, et al. Reirradiation for head-and-neck cancer: delicate balance between effectiveness and toxicity. Int J Radiat Oncol Biol Phys 2011; 81: Ang KK, Price RE, Stephens LC, et al. The tolerance of primate spinal cord to reirradiation. Int J Radiat Oncol BiolPhys 1993; 25: Hornsey S, Myers R, Warren P. Residual injury in the spinal cord after treatment with X-rays or neutrons. Br J Radiol 1982; 55: Lee AWM, Foo W, Law SCK, et al. Reirradiation for recurrent nasopharyngeal carcinoma: Factors affecting the therapeutic ratio and ways for improvement. Int J Radiat Oncol Biol Phys 1997; 38: Janssen S, Baumgartner M, Bremer M, Warszawski A, Stieve M, Eckarrdt A, et al. Re-irradiation of head and neck cancer impact of total dose on outcome. Anticancer Res 2010; 30: Spencer SA, Harris J, Wheeler RH, et al. Final report of RTOG 9610, a multiinstitutional trial of reirradiation and chemotherapy for unresectable recurrent squamous cell carcinoma of the head and neck. Head Neck. 2008; 20: Langer CJ, Harris J, Horwitz EM, et al. Phase II study of low-dose paclitaxel and cisplatin in combination with split-course concomitant twice-daily reirradiation in recurrent squamous cell carcinoma of the head and neck: results of radiation therapy oncology group protocol J Clin On col. 12. Popovtzer A, Gluck I, Chepeha DB, Teknos TN, Moyer JS, Prince ME, et al. The pattern of failure after reirradiation of recurrent squamous cell head and neck cancer: implications for defining the targets. Int J Radiat Oncol Biol Phys. 2009; 74: Vargo JA, Ferris RL, Ohr J, et al. A prospective phase 2 trial of reirradiation with stereotactic body radiation therapy plus cetuximab in patients with previously irradiated recurrent squamous cell carcinoma of the head and neck. Int J Radiat Oncol Biol Phys. 2015; 91: Revistë shkencore e Albanian University 113

114

115 A SHKENCAT SHOQËRORE SEKSIONI 2

116

117 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 EKSPERTIMI SI PROVË DHE SIGURIMI I PROVËS NË PROCESIN CIVIL Fatmir Tartale Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Albanian University Adresë kontakti: fatmirtartale@gmail. com Përmbledhje Gjatë shqyrtimit gjyqësor të konflikteve, lind nevoja për të caktuar ekspertë. Ekspertët janë persona që kanë aftësi për t u bërë organeve gjyqësore përshkrimin e saktë të një gjendjeje fakti me të gjitha hollësitë teknike të nevojshme, ose për t u njoftuar këtyre organeve gjykimin e artit, të teknikës ose të shkencës mbi pasojat që rrjedhin nga një gjendje e caktuar e gjërave. Veprimi i ekspertëve quhet ekspertim, kështu që ekspertimi është mënyra me të cilën gjykata vlerëson njohuritë e posaçme të shkencës, të teknikës dhe të artit, nën hetimin e rrethanave të një konflikti gjyqësor. Ekspertimet janë të shumëllojshme sa janë dhe degët e shkencës, artit dhe teknikes. Më shpesh nga të gjitha, në praktikën gjyqësore përdoren disa lloje ekspertimesh, si: ekspertim mjekësor, ekspertim psikiatrik, ekspertim kimik, ekspertim teknik, ekspertim dokumentesh, ekspertim financiar, ekspertim ekonomik etj. Veç këtyre ekspertimeve të cituara më sipër, kryhen edhe ekspertime letrare ose artistike kur gjykata shqyrton një padi që ka për objekt të drejtën e autorit në një prodhim letrar, artistik ose muzikor. Veç rëndësisë që ka caktimi i ekspertëve, për të kryer një ekspertim të caktuar, natyrisht që mendimi i shprehur prej tyre për zbulimin e evidentimin e një fakti që shërben për zgjidhjen e një çështjeje të caktuar në konflikt gjyqësor, për ta përdorur atë si provë në procesin civil, një vend jo pak të rëndësishëm zë edhe sigurimi i provës, i cili bëhet kur prova nuk mund të merret në shqyrtimin gjyqësor nga gjykata kur të fillojë shqyrtimi gjyqësor i konfliktit gjyqësor në shqyrtim, pasi është ngritur padia civile përpara gjykatës kompetente në lëndë civile. Sigurimi i provës bëhet në rastet kur prova mund të mos merret më pas, pasi ajo mund të humbasë ose të vështirësohet përdorimi me efektivitetin e duhur i saj në procesin civil. Fjalë çelës: ekspertizë, civile, gjykatë, gjyqësor, çështje, ekspert. Revistë shkencore e Albanian University 117

118 SHKENCAT SHOQËRORE Ekspertimi si provë dhe sigurimi i provës në procesin civil EXPERTISE AS EVIDENCE AND THE PROVISION OF PROOF IN CIVIL PROCESS Abstract Alongside the judicial review of conflict arises in determining the expert. Experts are people who have the skills to become judicial authorities for writing an exact fact situation with all the details necessary technical, or for these bodies were informed judgment of art, science or technique over the consequences that derive from a certain state of things. These experts are called expertise action. So expert is the way by which the court considers the special knowledge of science, technique and art, under investigation of the circumstances of a judicial conflict. The expertise are diverse as are branches of science, art and technique, often from all the case law are used several types of expertise such as expertise medical, expertise psychiatric expertise chemical, expertise technical expertise documents, expert analysis and financial expertise economic, etc. In addition to the above experiments are carried out literary or artistic expertise, the court considers a lawsuit to target for copyright in a literary production, artistic or musical. Apart from the importance that has the assignment of experts to carry out an expertise of the particular course that the opinion I expressed them, for the discovery of evidence of a fact that serves to solve a particular issue in a judicial conflict, to use it as evidence in civil proceedings, a place not less important, voice and security of the test, which is done when evidence cannot be obtained, at the trial court, when to start judicial review of conflict court examined after the lawsuit was filed civil, before the competent court in civil cases. Providing test, carried out in cases where evidence may not post deals with, as it can be difficult to lose or effectiveness proper use thereof, the civil process. Key words: expertise, civil court, judicial affairs, expert. Eksperti dhe ekspertimi në procesin civil Ekspertimi kryhet nga persona që kanë njohuri të posaçme dhe kanë aftësi për t i bërë gjykatës analizën e shqyrtimin e saktë të një gjendjeje fakti me të gjitha hollësitë teknike të nevojshme, ose për t i njoftuar gjykatës gjykimin e tyre, duke u mbështetur gjithnjë në shkencën, teknikën, artin e mbi pasojat që rrjedhin nga gjendja e caktuar që ekspertëve u është vënë përpara për të dhënë mendimin e tyre, nëpërmjet konkluzioneve që ai ka arritur. Thirrja e ekspertit dhe caktimi i tij është në diskrecionin e gjykatës, por atë mund ta kërkojnë dhe palët, neni 225 i Kodit të Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë (1). Caktimi dhe kryerja e ekspertimit është mënyra me të cilën gjykata vlerëson njohuritë e posaçme të ekspertit në hetimin e rrethanave të një fakti ose të fakteve që lidhen me mosmarrëveshjen në gjykim që shqyrton. Ekspertimet janë të shumëllojshme, por më shpesh në praktikën gjyqësore hasen këto ekspertime: Ekspertimi kontabël, ekonomik, teknik, i dokumenteve, mjekësor, psikiatrik, kimik ose letrar e artistik, kur gjykata shqyrton padi që ka për objekt të drejtën e autorit në një botim letrar, shkencor, muzikor, etj., sipas fushës që do të ketë lindur konflikti që shqyrtohet nga gjykata dhe që do të nevojitet mendimi i specializuar i ekspertëve të fushës. Në doktrinën procedurale ekzistojnë pikëpamje të ndryshme në lidhje me atë çka kuptohet me 118 OPTIME

119 SHKENCAT SHOQËRORE Fatmir Tartale ekspert dhe ekspertim në procesin civil, dhe veçanërisht këto tri pikëpamje: ekspertimi është vendim shkencor dhe eksperti gjyqtar shkencor; ekspertimi është një dëshmi shkencore dhe eksperti një dëshmitar shkencor; dhe pikëpamja se ekspertimi është një këqyrje shkencore ose këqyrja direkte. Pikëpamja e parë se ekspertimi është një vendim gjyqësor shkencor dhe eksperti një gjyqtar shkencor, është në kundërshtim të hapur me parimin themelor procedural të bindjes së lirë të brendshme të gjyqtarit, sepse po të jetë eksperti, qoftë edhe me një rast të veçuar, gjyqtar shkencor, atëherë gjyqtari e humbet pavarësinë e tij në vendimin që do të japë, mbasi në këtë rast vendimi i gjyqtarit nuk do të jetë vendimi i dhënë prej tij, sipas bindjes së krijuar nga shqyrtimi provave në seancë gjyqësore, por do të ishte një vendim formal. Pikëpamja e dytë që quan ekspertin si dëshmitar shkencor dhe ekspertimin si dëshmi shkencore është përsëri e diskutueshme sepse ka mendime që eksperti ngatërrohet me funksionin dhe natyrën e dëshmitarit dhe ekspertit, dhe nuk merr parasysh ndryshimet me rëndësi që ekzistojnë midis dëshmitarit dhe ekspertit, që janë, midis të tjerave, këto: dëshmitari i njofton gjykatës atë që ka parë dëgjuar etj., d. m. th. ai i njofton gjykatës fakte që kanë ngjarë dhe jo mendimet e veta mbi fakte; kurse eksperti, përkundrazi, nuk dëshmon mbi faktet, por ai i analizon faktet në prizmin e njohurive të posaçme duke shfaqur mendimet e tij mbi këto fakte. Por duke pasur në konsideratë doktrinën dhe praktikën ligjore në shume vende të botës, jam i mendimit se nuk mund të jetë kështu në çdo rast, pasi është e vërtetë që eksperti analizon ngjarje të kaluara, por kur eksperti kryen një ekspertim dhe konstaton se në një dokument të caktuar është ndërhyrë duke imituar shkrimin e një individi dhe nga analizat që bën, eksperti arrin në konstatimin e faktit se shkrimi nuk është i personit konkret, por është falsifikuar dhe pikërisht nga personi i paditur, atëherë ai konstaton një fakt dhe për këtë fakt është i vetmi dëshmitar që ka dijeni dhe ai, referuar dhe konceptit bashkëkohor të dëshmisë së ekspertit, do të dëshmojë si ekspert, por do të dëshmojë nën betim se thotë të vërtetën para gjykatës, për çka ai ka perceptuar drejtpërdrejt, të një fakti të caktuar, pra është dëshmitari i vetëm që provon ekzistencën e një fakti që ka lidhje me konfliktin në shqyrtim që ia kanë paraqitur gjykatës për ta shqyrtuar e vendosur. Pikëpamja e tretë që e quan ekspertimin si një këqyrje shkencore ose një këqyrje direkte, niset nga fakti së ekspertimi është vetëm një mjet në duart e gjyqtarit, që ngarkon ekspertët të kryejnë ekspertimin dhe gjatë kryerjes së tij ekspertit i duhet të kryejë dhe një lloj këqyrje direkte për të arritur në një konkluzion sa më të drejtë në zgjidhje dhe në përgjigje të pyetjeve të shtruara nga gjykata, në vendimin e caktimit të tij si ekspert, për të kryer ekspertimin konkret, në sajë të aftësisë së tij të veçantë në atë fushë të dijes, shkencës, teknikës apo artit. Por kjo nuk është e vërtetë, se ekspertimi kryhet dhe pa bërë këqyrjen në vend, kur eksperti jep mendim vetëm në bazë të marrjes në dijeni të rrethanave të një çështjeje, duke i njoftuar gjykatës elementet shkencore të nevojshme, për të siguruar rrethana të caktuara. Por, edhe kur ekspertimi bëhet me këqyrjen e një sendi, këqyrje e bën eksperti dhe jo gjykata, kur ajo ia ngarkon ekspertit ekspertimin dhe brenda detyrës së tij është dhe këqyrja e sendit objekt ekspertimi sipas vendimit të marrë nga gjykata gjatë gjykimit, kur e ka caktuar ekspertin me këtë detyrë, për të sqaruar pyetjet e vëna në vendimin e marrë për marrjen e kësaj prove, gjatë gjykimit në procesin civil. Nga ana tjetër, edhe këqyrja që bëhet me ekspertim, është gjithmonë një mënyrë këqyrjesh fenomenesh të caktuara, me qëllim që në dritën e fakteve të tjera dhe të shkencës, të nxirren konkluzione të caktuara, dhe kështu këqyrja është vetëm njëri prej momenteve në kryerjen e ekspertimit dhe jo ekspertim vetë. Ekspertimi, siç u tha më sipër, është një mënyrë me të cilën gjykata vë në përdorim njohuri të posaçme shkencore dhe të tjera, në hetimin e rrethanave të një çështjeje. Gjykata veç ekspertimeve që i dorëzohen nga palët, pa filluar shqyrtimi gjyqësor i provave, kryen Revistë shkencore e Albanian University 119

120 SHKENCAT SHOQËRORE Ekspertimi si provë dhe sigurimi i provës në procesin civil edhe vetë ekspertime me iniciativën e saj apo me kërkesë të palëve gjatë gjykimit. Gjykata këto ekspertime i bën për të plotësuar njohuritë e saj, kur për perceptimin ose vlerësimin e një prove që ka lidhje me mosmarrëveshjen objekt gjykimi, janë të domosdoshme njohuri të posaçme, të cilat nuk i ka gjykata. Me asnjërën nga këto pikëpamje nuk jam dakord, pasi nuk paraqesin atë çka është ekspertimi në të vërtetë në procesin civil, që është një nga provat që parashikohet nga Kreu XVI Provat, dhe në nenin 208 Ekspertet, është parashikuar si një prej provave nga ligjvënësi KPrC viti 1958 (2). Edhe në nenin 14 në kreun e III janë parashikuar Provat, e specifikisht në nenin 15 Burimet e provave në KPrC të vitit 1981 (3), ndër të tjera është parashikuar edhe mendimi i ekspertëve. Më së fundi, në Kreun e V të Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë Rregulla të Përgjithshme për provat, gjykata me vendim lejon palët të provojnë faktet, mbi të cilat i bazojnë kërkimet dhe pretendimet e tyre, duke paraqitur ato prova që janë të domosdoshme e që kanë lidhje me çështjen e gjykimit, neni 213 i KPr.C i RSH në fuqi (4). Veç sa më sipër, edhe në Kreun e VI të K. Pr.C në fuqi Eksperti dhe Ekspertimi (5) është përcaktuar si një nga provat e parashikuara në atë ligj. Nisur nga kjo dispozitë procedurale, palët para gjykatës bashkë me padinë, mund të paraqesin mes provave të tjera edhe ekspertime që ata i bëjnë e i mbledhin pa u paraqitur padia, me kërkesat e tyre në ekspertë të fushës. Veç këtyre ekspertimeve paragjyqësore, të aplikuara shpesh në praktikën gjyqësore, sidomos për ekspertimin e dokumenteve teknike apo grafike, në gjykimet e pavlefshmërive të akteve, të përpiluara me kërkesë të palëve të kryera nga laboratorët shtetërorë apo ekspertë privatë të licencuar. Ekspertimi është një provë ndër provat e tjera që merren në shqyrtim nga gjykata dhe nevoja e kryerjes së tij është lënë në çmuarjen e gjykatës duke i cituar.. Mendimi i ekspertit nuk është i detyrueshëm për gjykatën.... Kështu është trajtuar në legjislacionin procedural civil shqiptar në përcaktimet që ka bërë ligjvënësi në nenin 208 të Kodit të Procedurës Civile të vitit 1958 (6), edhe në nenin 39 Mendimi i ekspertit i Kodit të Procedurës Civile të vitit 1981 (7), si dhe në nenin 224/a 224/b të Kodit të Procedurës Civile të Vitit 1995 (8), i cili është në fuqi, në të cilët mendimet e ekspertit apo i ekspertëve përbëjnë vetëm një këshillë për gjykatën dhe prandaj kjo nuk është aspak e detyruar që të pranojë këto mendime përveç kur e bindin. Vetëm se në rast të kundërt, kur ajo nuk e pranon mendimin e tyre e ka vetë mendim ndryshe, duhet të arsyetojë mospranimin e mendimit të ekspertit me vendim të marrë gjatë gjykimit ose me vendimin përfundimtar. Kjo kompetencë e gjykatës është e parashikuar nga të tre Kodet e Procedurës Civile, si ai i vitit 1958 (neni 208) (9), ai i vitit 1981(neni 39) (10), dhe në Kodin e Procedurës Civile në fuqi(neni 224/b) (10). Emërimi i ekspertëve bëhet nga ana e gjykatës që shqyrton çështjen, pasi dëgjon edhe palët mbi personin e tyre. Ajo emëron një ose më shumë ekspertë. Duke urdhëruar kryerjen e ekspertimit, gjykata duhet të përcaktojë më qartë objektin e ekspertimit, d.m.th. të tregojë pikat ose rrethanat për të cilat ekspertët duhet të japin mendim. Për përcaktimin e pikave ose rrethanave për të cilat kërkohet ekspertimi, gjykata duhet të dëgjojë mendimin e palëve dhe të prokurorit, në rast se ky merr pjesë në çështje referuar legjislacionit procedural civil të vitit Kështu, në Kapitullin VI të KPrC të vitit 1958, që në Kreun e VI Pjesëmarrja e prokurorit në gjykim, në Nenin 68 të tij parashikohet pjesëmarrja e prokurorit në gjykimin civil, që nga ngritja e padisë dhe marrja pjesë e tij në çdo fazë të gjykimit në një padi që është ngritur nga të tjerët, kur çmon së një gjë e tillë e lyp mbrojtja e interesave shtetërore, shoqërore ose e shtetasve. Veç rastit fakultativ, parashikohej dhe pjesëmarrja e tij në mënyrë obligative në gjykimin civil: Prokurori detyrohet të marrë pjesë në gjykimin e një çështjeje, kur gjykata e çmon të nevojshme. Kjo pjesëmarrje e prokurorit me vullnetin e tij apo me detyrim, i jep të drejtën atij si palë në proces të bëjë kërkesa ose protestë për vendimin e gjykatës, kur ai nuk është dakord. Pra trajtimi si palë në proces, ka qenë parashikuar në legjislacionin e vjetër procedural civil të vitit 120 OPTIME

121 SHKENCAT SHOQËRORE Fatmir Tartale 1958, por edhe në Kreun e dytë të KPrC të vitit 1981, ku ishin parashikuar Gjykata, Prokuroria, Zyra e ndihmës juridike, Përmbaruesi dhe Pjesëmarrësit e procesit civil dhe në nenin 6 të tij ishte parashikuar njëri nga subjektet pjesëmarrës në procesin civil në gjykim; kjo pjesëmarrje ishte definuar si më poshtë: Prokuroria është organi që kontrollon zbatimin e përpiktë dhe të njëllojtë të ligjeve në procesin civil dhe ndërhyn që të mos veprohet në kundërshtim me ligjen.. (12). Sipas kësaj dispozite, prokurori, njëlloj si më parë, ngrinte padinë, kuadrin e kompetencave të mëdha nga ligjvënësi, ku dilte qartë se prokurori me fuqi të pakufizuara kontrollonte si në procedimin penal, edhe në procesin civil civile, për shkak të trajtimit të sistemit inkuizitor e regresiv si rrjedhojë e sistemit diktatorial, i veçantë në të gjithë botën, i cili kontrollonte nëpërmjet prokurorit procesin penal dhe atë civil. Referuar Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë në fuqi, ky subjekt, pra prokurori, nuk ka asnjë kompetencë në procesin civil në Shqipëri, pasi nuk merr pjesë në të, as me vullnetin e tij e as ngre dot padi në procesin civil, dhe as e ka në kompetencën e tij pjesëmarrjen në gjykim, referuar edhe legjislacioneve të vendeve evropiane, duke filluar nga Italia e me gjerë. Palët kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje me shkrim (neni 211 K. P. C i vitit 1958) (13). Edhe në nenin 227 të Kodit të Procedurës Civile në fuqi, është parashikuar e drejta e palëve për të kërkuar sqarimin e çështjeve të caktuara mbështetur në kërkimet e këtij neni që parashikon: Gjykata, pasi merr dhe mendimin e palëve, i cakton ekspertit çështjet për të cilat duhet të merret mendimi i tij (14). Kur nuk pranon ndonjë pikë të propozuar nga palët në lidhje me ekspertimin, gjykata duhet të arsyetojë këtë mospranim. Me lejen e kryetarit, eksperti mund të marrë dijeni për rrethanat e çështjes, sqarimi i të cilave i nevojitet për të dhënë mendim. Eksperti mund t u bëjë pyetje dëshmitarëve dhe të marrë pjesë në këqyrjen në vend dhe në shqyrtimin e provave sipas parashikimeve të nenit 211 K. P. C të vitit Edhe në nenin 227 të K. Pr. C në fuqi, është parashikuar e drejta e njohjes së materialeve të çështjes, marrja pjesë në seancë gjyqësore, të bëjë pyetje, etj. Po kështu, është parashikuar në këtë dispozitë edhe: Kur sipas vendimit të gjykatës për kryerjen e ekspertimit, është e nevojshme që eksperti të njihet me sende, evidenca, llogari e dokumente të tjera, palët mund të jenë të pranishme dhe mund t i paraqitin ekspertit me shkrim mendime, e vërejtje të specialisteve të tyre, të cilët mund të pyeten me cilësinë e dëshmitarit ose kërkesa që lidhen me plotësimin e detyrës, por gjithnjë brenda kompetencave të caktuara në vendimin e gjykatës. Pra referuar kësaj dispozite procedurale, shohim së ekspertit i janë dhënë një gamë e tërë kompetencash për të kryer ekspertimin, ndër të tjera edhe paraqitja e mendimit të specialisteve që i kanë dhënë mendim me shkrim apo verbal në cilësinë si specialist të një fushe të caktuar që ata i ka angazhuar mbrojtja apo paditësi për të dhënë mendim shkencor, teknik apo artistik për çështje që kanë të bëjnë me objektin e konfliktit gjyqësor në shqyrtim nga gjykata. Përfshirja e gjithë këtyre kompetencave tregon përmirësimin në vijim të legjislacionit procedural civil, për realizimin e një procesi të rregullt ligjor nga gjykata civile. Natyrisht, ekspertët mund të japin mendim në fushën e tyre, por jo mendim juridik. Marrja e provës me anë të ekspertëve, është parashikuar edhe në nenin 213 të KPrC të vitit 1958 (15) dhe bëhet zakonisht para gjykatës, por kur sendi që duhet të këqyret nga ekspertët, nuk mund të sillet para gjykatës, ose kur marrja e provës me ekspertë do të haste në pengesa e vështirësi të mëdha, atëherë kjo marrje e provës nga eksperti mund të bëhet në vendin ku ndodhet sendi, duke pasqyruar eksperti mendimin e tij me shkrim, ku duhet të paraqesë edhe vërejtjet apo kërkesat e palëve (neni 228 i KPrC në fuqi) (16). Eksperti që është i autorizuar për të ushtruar një profesion ose një mjeshtëri, dijenia e së cilës është kusht i domosdoshëm për një ekspertim, është i detyruar që të pranojë emërimin e tij, si ekspert. Në qoftë se një ekspert i emëruar, refuzon pa ndonjë shkak të arsyeshëm për të dhënë mendimin e tij, ose ndonëse është thirrur rregullisht nuk shfaqet në seancën e caktuar pa ndonjë arsye të arsyeshme, dënohet me gjobë deri në 500 lekë dhe me sjelljen e tij përdhunisht si edhe dëshmitarët Revistë shkencore e Albanian University 121

122 SHKENCAT SHOQËRORE Ekspertimi si provë dhe sigurimi i provës në procesin civil (neni 106 K. P. C i vitit 1958 ). Në nenin 224/c të KPrC në fuqi është parashikuar se Mosparaqitja e ekspertit në gjykatë, pa shkaqe të përligjura, shkakton sjelljen e tij me detyrim. Ndërsa në nenin 165 të KPrC në fuqi është parashikuar: Mosparaqitja në gjyq pa shkaqe të arsyeshme, për mosparaqitje të dëshmitarit dhe ekspertit pa shkaqe të arsyeshme, kur është thirrur nga gjykata, gjykata e dënon me gjobë deri në lekë dhe urdhëron sjelljen e tij me detyrim (18). Inkompetenca e ekspertit të caktuar, në asnjë prej këtyre tre Kodeve të Procedurës Civile, nuk është parashikuar, se cila do të jetë zgjidhja ligjore që do të aplikohet nga gjykata dhe hapat që do të ndërmarrë ajo para një pretendimi të tillë. Në caktimin e ekspertit, pasi i komunikohet vendimi i gjykatës, ai kur nuk është kompetent, për të kryer këtë ekspertim të caktuar me vendim gjyqësor, duhet t ia paraqesë gjykatës inkompetencën e tij për të kryer këtë ekspertim dhe ajo, nëse e gjen pretendimin e kërkesën e paraqitur prej tij të drejtë dhe bindet se kërkesa e ekspertit është e drejtë, e zëvendëson atë duke caktuar një ekspert tjetër kompetent, për të kryer ekspertimin e kërkuar prej saj. Pra neni 225 i Kodit të Procedurës Penale në fuqi duhet plotësuar në paragrafin e dytë të tij, duke paraqitur në të se: Eksperti që nuk pranon të kryejë këtë detyrë, me përjashtim të rasteve kur ekziston një nga shkaqet që e përjashtojnë atë nga qenia e tij ekspert ose kur pretendon se nuk është kompetent ose nuk ka mundësi të kryeje ekspertimin, duhet t i njoftojë gjykatës argumentet përkatëse, të paktën pesë ditë përpara seancës gjyqësore (19). Ky plotësim i dispozitës së sipërme, i jep zgjidhje ligjore mangësisë së konstatuar në dispozitat e parashikuara aktualisht, kur të kemi parasysh për parashikimin e ligjvënësit në nenin 225/2 Mënyrën e Caktimit të Ekspertit në Kodin e Procedurës Penale aktual. Ekspertët mund të përjashtohen po për ato arsye për të cilat mund të përjashtohet një gjyqtar (d.m.th. për lidhje gjinie me një nga ndërgjyqësit, për interes që mund të ketë në çështjen në grindje, etj.) (neni 55 e 49 dhe 52, K. P. C të vitit 1958) (20). Por ndërgjyqësi që kërkon përjashtim, duhet të tregojë edhe arsyet e tij. Mbi përjashtimin vendos gjykata që shikon çështjen (neni 55/ II K. P. C të vitit 1958). Edhe në nenin 224/c të KPrC në fuqi është parashikuar përjashtimi i ekspertit nga pjesëmarrja e tij në gjykim, që bëhet kur janë kushtet e përcaktuara në nenin 72 të KPrC, në të cilin janë parashikuar Rastet e përjashtimit të gjyqtarit (21). Veç kësaj dispozite, edhe në nenin 225/3 të K.Pr.C në fuqi, është parashikuar rasti i veçantë, siç është: për rrethana të dala rishtazi palët kërkojnë menjëherë përjashtimin e ekspertit, duke parashtruar argumentet përkatëse. Natyrisht, do të vendosë gjykata për përjashtimin e tij nga ekspertimi i caktuar më parë, që ka në shqyrtim konfliktin gjyqësor, po me vendim të sajin. Në qoftë së kërkimi i përjashtimit pranohet, emërohet menjëherë një ekspert tjetër, duke respektuar dispozitat për zgjedhjen dhe caktimin e ekspertit të ri, për të kryer ekspertimin, që ka vendosur më parë gjykata. Eksperti, përpara së të kryejë ekspertimin, duhet të bëjë betimin, si ajo që bëjnë dëshmitarët nëse u paralajmëruan për sanksionet penale në rast refuzimi të kryerjes së detyrës për të cilën janë thirrur, ose që nuk shfaqin mendimin e tyre në pajtim të plotë me rrethanat e çështjes dhe me njohuritë e posaçme për të cilat është thirrur, apo për mendim të rremë, neni 209 K. P. C i vitit Edhe po t i referohemi Kodeve të Procedurës Civile të mëpasme, atij të vitit 1981, është parashikuar në Kodin Penal si vepër penale e parashikuar nga neni 202 i Kodit Penal Dëshmia, ekspertimi dhe përkthimi i rreme (22), ndërsa në Kodin e Procedurës Civile në fuqi është parashikuar në nenin 224/c/1/2 të KPrC Përgjegjësia e ekspertit, dhe në nenin 309 të Kodit Penal Ekspertimi i rreme (24). Pra ligjvënësi shqiptar ka parashikuar përgjegjësinë penale dhe detyrimet civile, për detyrimin e ekspertit, për të shpërblyer dëmet që për faj të tij i janë shkaktuar palëve ose pjesëmarrësve të tjerë në procesin civil, për të cilat përgjigjet eksperti i caktuar nga gjykata me vendim gjyqësor për të bërë ekspertimin, që ka pranuar detyrën, dhe ka kryer ekspertimin, të cilin 122 OPTIME

123 SHKENCAT SHOQËRORE Fatmir Tartale e ka dorëzuar në gjykatë në përfundim të tij. Ne lidhje me mendimin e ekspertit, referuar nenit 214 të KPrC të vitit 1958, parashikohet që mendimi i ekspertit jepet me gojë ose me shkrim, duke e lënë në çmim të gjykatës formën e paraqitjes së mendimit të ekspertit, që në të dy mënyrat e dhëna mendimi paraqitet në procesverbal dhe nënshkruhet nga eksperti dhe duhet të jete i arsyetuar. Në nenin 39 të KPrC të vitit 1981, që parashikon Mendimin e ekspertit dhe në nenin 224/c të KPrC në fuqi, parashikohet forma e paraqitjes së mendimit të ekspertit vetëm me shkrim, por duke lënë hapësirën që dëgjohet me gojë në seancë gjyqësore. Në seancë gjyqësore gjykata e palët i drejtojnë pyetje ekspertit për mendimin me shkrim të depozituar në gjykatë. Parashikimet afërsisht të njëjta të të dy kodeve të procedurës civile, krijon mundësi për zhvillimin e një procesi të drejtë gjyqësor, sepse mendimi me shkrim i ekspertëve, kur përfundohet nga eksperti, referuar edhe praktikës ligjore shumëvjeçare të gjykatave, i jep mundësi gjykatës në radhë të parë, por edhe palëve e pjesëmarrësve në procesin civil, të vihen në dijeni për mendimet e hartuara e paraqitura nga eksperti dhe të konsultohen me specialist të tjerë të fushës për mënyrën dhe konkluzionet e arritura prej ekspertit referuar atij mendimi me shkrim dhe të ndërtojnë secili pyetjet që do t i drejtojnë ekspertit, për mendimet e paraqitura para gjykatës nga ai. Kështu kjo provë, si dhe provat e tjera të paraqitura në gjykatë, do t i nënshtrohet shqyrtimit të saj në seancë gjyqësore dhe eksperti është i detyruar t i përgjigjet pyetjeve të shtruara prej gjykatës, palëve e pjesëmarrësve në procesin civil, në lidhje me konkluzionet dhe mënyrën e arritjes së tyre. Mendimi i ekspertëve, siç cituam edhe më sipër, duhet të jetë gjithmonë i arsyetuar, domethënë se duhet të përmbajë jo vetëm konkluzionet, por edhe arsyetimin e këtyre konkluzioneve (neni 214 dhe i fundit i K. P. C i vitit 1958, neni 230/1 i KPrC në fuqi). Në qoftë se mendimi i dhënë nga ekspertët duket i metë ose i paqartë, ose ekspertët kanë dhënë mendime të ndryshme, gjykata kryesisht ose me kërkesë të palëve mund të kërkojë sqarime plotësuese ose të urdhërojë kryerjen e një ekspertimi të ri, duke thirrur ekspertë të tjerë (neni 210 K. P. C i vitit 1958 dhe neni 229 i KPr. C në fuqi) (25). Nga sa u përmend hollësisht, del së detyra e ekspertit është krejt personale dhe nuk mund t i ngarkohet prej tij një personi tjetër. Por kjo nuk do të thotë që eksperti duhet t i kryejë personalisht të gjitha veprimet e nevojshme për ekspertim, gjë që do të ishte e pamundur. Prandaj është e nevojshme të bëhet një dallim midis ekspertimit dhe veprimeve përgatitore për ekspertim. Ekspertimi përfshin gjykimin teknik të dhënë mbi fakte të caktuara, kurse veprimet përgatitore janë veprime të ndryshme që bëhen për qëllim që të arrihet një mendim mbi faktet e caktuara. Gjykimin teknik e jep eksperti, kurse veprimet përgatitore mund t i bëjnë edhe persona të tjerë ndihmës të ekspertit, por përgjegjësia për saktësinë e ekspertimit, sipas nenit 227 të KPrC në fuqi, i mbetet vetëm dhe vetëm ekspertit (26). Ekspertët kanë të drejtë të kërkojnë nga ai që ka kryer ekspertimin, pagimin e shpenzimeve që kanë bërë dhe shpërblimin për punën e kryer, duke e paraqitur përpara gjykatës që e ka ngarkuar për të bërë ekspertimin dhe përllogaritjen e materialeve të shpenzuara dhe të kohës, për kryerjen e ekspertimit të caktuar nga gjykata, për të vendosur ajo me vendimin e saj gjatë shqyrtimit gjyqësor apo në vendimin përfundimtar kur shprehet për themelin e çështjes në konflikt gjyqësor. SIGURIMI I PROVËS Në legjislacionet procedural civile të vitit, 1929, (neni 108), 1958 (Neni 220), të vitit 1981 (neni 20) dhe të vitit 1995 (292), sigurimi i provës, është parashikuar përafërsisht pothuajse në terma të përbashkëta. Duke iu referuar së fundi nenit 292 të Kodit të Procedurës Civile në fuqi, është parashikuar se Revistë shkencore e Albanian University 123

124 SHKENCAT SHOQËRORE Ekspertimi si provë dhe sigurimi i provës në procesin civil kur sigurohet prova dhe ç kuptojmë me sigurim prove: Kur një provë, nga e cila varet zgjidhja e mosmarrëveshjes ose që ndikon në sqarimin e saj, ka rrezik të zhduket ose të vështirësohet marrja e saj, me kërkesën e palës së interesuar, mund të urdhërohet marrja me përpara. Po kur dhe para kujt gjykate ngrihet e paraqitet kjo kërkesë para gjykatës sipas nenit 293 të K. Pr. Civile. Gjykata që shqyrton këtë kërkesë për sigurimin e provës, si kur është paraqitur padia, ashtu edhe kur nuk është ngritur ajo para gjykatës, është kompetente ajo gjykatë që investohet sipas kompetencës territoriale të përcaktuar në nenin 293 të KPrC në fuqi (27). Provat, si rregull, merren zakonisht gjatë gjykimit, duke iu referuar të gjithë legjislacioneve procedurale civilen ndër vite d.m.th. pasi është ngritur një padi civile, por duke iu referuar fillimisht nenit 108, të Shtojcës së dytë të Kodit të Procedurës Civile të 2 Mars 1929, që ligjvënësi ka parashikuar se: Ekzekutimi i një këqyrjeje ose dëgjimi i dëshmitarëve dhe i ekspertave me qëllim që të sigurohet provimi i një fakti, mund të kërkohet në çdo gjendje të gjyqit ose edhe para së të ngrehet padia, kur asht frikë se përndryshe mjeti provues ka me humbë ose ka m u vështirsue përdorimi me efekt i atij mjeti (28), ajo mund të kërkohet edhe para se të ngrihet padia. Pra, duke nisur nga kryerja e një këqyrje direkte të një sendi ose dëgjimi i dëshmitarëve dhe i ekspertëve, mund të kërkohet edhe përpara se të ngrihet padia ose edhe pasi të jetë ngritur kjo, por para kohës së caktuar për paraqitjen e provës, kur bëhet me qëllim që të sigurohet provimi i një fakti me dëshmitarë ose ekspertë dhe është frikë se njëri ose tjetri prej këtyre provave, më vonë, kur do të duhet të paraqitet kjo provë, mund të humbasë ose të vështirësohet përdorimi me efekt i saj, kur kjo mund të ndodhë për çdo lloj shkaku, sidomos për pyetjen e personave si dëshmitarë apo ekspertë, të cilët mund të largohen nga vendi, i rëndohet gjendja shëndetësore apo psikike për shkak sëmundjeje apo rëndimi të shëndetit, si dhe për këqyrjen e sendeve të caktuara, që gjendja e tyre ka rrezik të ndryshojë, për cilësinë për shkak të ndryshimit të kushteve të mbajtjes së sendit, e të pamundësisë së ruajtjes tij të pandryshuar, si në cilësi dhe në pamje, që ai në të ardhmen mund të pësojë ndryshime që cenojnë vërtetimin e një fakti të caktuar, që tashme është evident dhe i vlen palës që e kërkon këtë sigurim prove, sigurimi i provës duhet të bëhet domosdoshmërisht, që procesi civil të mbarëvejë sa më mirë. Kërkesa për provën paraqitet në gjykatën që shqyrton çështjen dhe në rast se padia nuk është ngritur, në gjykatën e vendit ku ka banimin personi që do të pyetet ose ku ndodhet sendi që duhet të këqyret. (Neni 293 i KPrC), po duke pasur në konsideratë atë çka parashikon neni 292 i KPrC, pra rrezikun e zhdukjes ose vështirësitë e marrjes së provës. Pala e interesuar, sipas kërkimeve të neni 294 të Kodit të Procedurës Civile (29), në kërkesën për kërkimin e sigurimit të provës, duhet të tregojë: a) provën që kërkon të merret me sigurim prove, duke treguar emrat e dëshmitarëve që do të pyeten dhe të ekspertëve që mund të propozojë, sendin që do të këqyret, b) rrethanat për vërtetimin e të cilës shërben ajo, dhe c) arsyet që justifikojnë marrjen e saj më përpara, mbi kërkesën e tij. Prapë gjithçka kërkon dispozita, duhet të jetë e lidhur ngushte duke parashtruar bindshëm domosdoshmërinë e arsyet që justifikojnë frikën se prova mund të zhduket ose të vështirësohet marrja e saj, e më së fundi d) të tregojë palën tjetër, të cilës duhet t i komunikohet kopja e kërkesës, përveç kur kjo nuk dihet ose kur marrja e provës nuk lejon shtyrje. Nga ky detyrim i komunikimit të kërkesës mund të shkarkohet vetëm kur nga rrethana që parashtron, rezulton se nuk është në gjendje të tregojë palën tjetër, sepse nuk e di se kush do të jetë ose kur marrja e provës nuk lejon shtytje. Fakti që ligjvënësi ka parashikuar njoftimin e palës tjetër kundërshtare në gjykim, tregon atë që kjo provë që kërkon të merret me sigurim prove edhe kur nuk është paraqitur kërkesë padia, do t i nënshtrohet një shqyrtimi si ai i zakonshmi, ku do të marrin pjesë palët, do të paraqesë secila prej tyre pretendimet e veta në lidhje me këtë provë që duhet të sigurohet sipas kërkuesit dhe pretendimet që ka pala kundërshtare për këtë kërkesë, si dhe shqyrtimi i kryqëzuar i saj nga palët në zbatim të parimit të kontradiktoritetit. 124 OPTIME

125 SHKENCAT SHOQËRORE Fatmir Tartale Mbi kërkesën e sigurimit të provës, të paraqitur nga pala e interesuar, vendos gjykata, duke marrë vendim për pranimin e kërkesës për sigurimin e provës, duke treguar në vendimin e saj provën që do të merret duke u shënuar dëshmitarët që do të pyeten dhe ekspertët apo sendin që do këqyret, etj., dhe mënyrën e marrjes së saj, neni 295 i KPrC. Marrja e kësaj prove nga gjykata nuk është detyrim për gjykatën kur gjykon themelin e padisë edhe në rastet kur ajo rrëzohet si kërkesë paraqitur gjykatës, referuar kërkesave të nenit 295 të KPrC, për të cilin në respektim të një procesi të rregullt ligjor, si ndaj çdo vendimi të marrë nga gjykata, lejohet të bëhet ankim i veçantë. Bashkohem me trajtimin që i bën doktrina, ku thuhet se: procedimi i sigurimit të provës, përfshin një farë gjykimi mbi rëndësinë dhe pranueshmërinë e saj... (Procedura Civile, Alban Brati, Tiranë, 2008, f ) (30). Pra gjykata që do të gjykojë themelin e padisë së paraqitur referuar kërkesave të nenit 296/2 I të K. Pr. C, e cila ka përcaktuar se: Për mënyrën e marrjes së provës dhe për fuqinë e saj provuese, zbatohen rregullat e përgjithshme (31) që i jep të drejtën gjykatës që këtë provë ta marrë edhe me sigurim prove, e administruar në procesverbalin e seancës gjyqësore për sigurimin e provës, ajo do ta shqyrtoje atë, kur të vendosë lejimin e shqyrtimit të kësaj prove, në tërësinë e provave që paraqiten nga palët në shqyrtimin e padisë. Procesverbali i seancës gjyqësore që ka shqyrtuar e marrë një provë mbi kërkesën e sigurimit të provës, administrohet nga gjykata që e ka shqyrtuar atë. Në rast se padia ngrihet në një gjykatë tjetër, ky fashikull gjyqësor i dërgohet gjykatës që do të gjykojë çështjen. Ky fashikull që është krijuar si rezultat i sigurimit të provës mbi kërkesën e njërës palë, mund të përdoret nga secila prej tyre në gjykim, dhe nëse do të lindë nevoja për sqarime apo saktësime të tjera në lidhje me këtë provë, gjykata mund të vendosë si dhe për çdo prove tjetër, ta përsërisë marrjen e saj, në seancë gjyqësore. Nisur nga shpenzimet e mundshme që bëhen në rastet e shqyrtimit të kërkesës për sigurimin e provës, ato parapaguhen nga kërkuesi dhe në përfundim të gjykimit të themelit të kërkesë padisë së shqyrtuar nga gjykata, këto shpenzime të parapaguara nga kërkuesi, i ngarkohen palës, sipas rregullave të përgjithshme (neni 296 i KPrC) (32). Referuar praktikës së organeve gjyqësore shqiptare, sigurimi i provës në procesin civil, pavarësisht edhe se ka një rëndësi të veçantë për gjykimin e padisë së paraqitur në gjykatë, nuk ka gjetur aplikim në procedimin civil, siç aplikohet në procedimin penal. Aplikimi i sigurimit të provës do të jepte një ndihmesë të rëndësishme, në raport edhe me provat e tjera që do të shqyrtojë gjykata, si të paraqitura nga kërkuesi, ashtu edhe ato të paraqitura nga pala kundërshtare në gjykim. Marrja e provës nëpërmjet kërkesës për sigurim prove, nuk është detyrues për gjykatën, pavarësisht se ky procedim për sigurimin e provës ka një pavarësi të përkohshme, nga gjykimi i zakonshëm i themelit të padisë së ngritur, për pranueshmërinë e provës, gjë e cila do të shqyrtohet kur gjykata të vendosë lejimin e marrjes së kësaj prove. Aplikimi i saj do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin e një procesi civil më se të drejtë ligjor, por që siç duket, mendoj së do t i mbetet të ardhmes, që palët, edhe nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë, ta përdorin me efektivitet Kreun XI Sigurimi i provës të Kodit të Procedurës Civile, në funksion të vërtetimit sa më të mirë të pretendimeve të tyre të paraqitura në procesin civil para gjykatës civile kompetente. Referenca 1. Kodi i Procedurës Civile, RSH, neni 225, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSH, neni 208, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSSH, neni 14, 15, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RSH, neni 213, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile i RSH, neni , Tiranë, Revistë shkencore e Albanian University 125

126 SHKENCAT SHOQËRORE Ekspertimi si provë dhe sigurimi i provës në procesin civil 6. Kodi i Procedurës Civile, i RPSH, neni 208, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, i RPSSH, neni 39, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile i R. SH, neni 224/a-224/b, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSH, neni 208, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSSH, neni 39, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSH, neni 68, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, i RPSSH, neni 6, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSH, neni 211, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSH, neni 227, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSH, neni 113, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, i RPSH, neni 228, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSH, neni 106, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSH, neni 165, 224, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSH, neni 225, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSH, neni 49, 52, 55, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, i RPSH, neni 72, Tiranë, Kodi Penal, RPSSH, neni 202, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RPSH, neni 224/ç/1/2, Tiranë, Kodi Penal, RSH, neni 309, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RSH, neni 229, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RSH, neni 227, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, RSH, neni 293, Tiranë, Fletore Zyrtare 2 mars 1929 Nr, 24-bis Shtojcë e dytë e K. Pr. Civile, f. 384, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, i RSH, neni 294, Tiranë, Brati, Alban, Procedura Civile, faqe , Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, i RSH, neni 296/2, Tiranë, Kodi i Procedurës Civile, i RSH, neni 296/3, Tiranë, OPTIME

127 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 VLERËSIMI NË ARSIM Bedri Kola Departamenti i Edukimit, Albanian University, Tiranë Adresë kontakti: bedrikola@yahoo.com Përmbledhje Vlerësimi ka shumë pamje e kuptime dhe njerëz të ndryshëm nënkuptojnë shpesh deri edhe gjëra të ndryshme kur përdorin fjalën vlerësim. Disa e perceptojnë atë si gjykim të cilësisë. Të tjerë e perceptojnë atë si një mënyrë sistematike të shikimit të çështjeve të rëndësishme. Disa të tjerë e perceptojnë atë si një veprimtari të përditshme që ne e kryejmë sa herë marrim vendime. Në arsim ai shpesh lidhet me testimin dhe ngushtohet duke u kufizuar në arritjet e nxënësit. Në qeveri ai mund të perceptohet si rivlerësim i politikave të rëndësishme ose i ecurive të veprimit. Ndonjëherë vlerësimi shikohet si mjet konstruktiv për përmirësim dhe risi. Tjetër herë ai shihet si një veprimtari shkatërruese, e cila kërcënon spontanitetin dhe paralizon krijimtarinë. Nuk përjashtohen edhe rastet kur ndeshesh me administratorë që e konceptojnë vlerësimin si një mënyrë për t i bërë gjërat të duken mirë e bukur edhe atëherë kur nuk janë ashtu. Edhe në literaturën teorike për vlerësimin ndeshen perceptime të shumta për të. Siç do ta shohim më pas në këtë studim, vlerësimi here shikohet si parametër i paracaktuar i arritjes së qëllimit, si vlerësim i meritave e herë si proces që siguron informacion për vendimmarrësit. Ndonjëherë ai përdoret si sinonim për matjen ose si një lloj kërkimi. Në disa raste, ky koncept është përdorur me kuptimin e përmirësimit disa herë për përgjegjësinë ose për ushtrimin e autoritetit Fjalë çelës: vlerësim, vlerësim studenti, plan mësuesi, përsëritje e shkollës. EDUCATION EVALUATION Abstract The evaluation has many meanings and views and different people view it often as something that expresses different things. Some perceive it as a quality of judgment. Others perceive Revistë shkencore e Albanian University 127

128 SHKENCAT SHOQËRORE Vlerësimi në arsim it as a systematic way of the visibility of important issues. Others perceive it as a daily activity that we perform whenever we make decisions. In education it is often associated with testing and limited to student achievement. In government it can be perceived as significant reassessment of policy or action of the developments. Sometimes evaluation is viewed as a constructive assessment for improvement and innovation. But there are times that it is seen as a destructive activity which threatens and paralyzes spontaneity and creativity. Excluding encounters with administrators who perceive assessment as a way to make things look pretty good even when they are not so. Even in the theoretical literature evaluation perceptions are numerous. As we will see later in this paper, viewed here as parameter estimation predetermined goal of achieving an assessment of the merits of time as a process that provides information to decision makers. Sometimes it is used as a synonym for measuring or navigating; In some cases, this concept is used in the sense of improvement. Key words: evaluation, student assessment, teacher appraisal, school review. Hyrje Gjatë viteve të fundit janë bërë shumë përpjekje për të shpjeguar kuptimin e vlerësimit dhe për të sqaruar dallimin midis vlerësimit dhe koncepteve të tjera të lidhura me të, si matja ose kërkimi. Në literaturë gjenden mjaft përqasje midis konceptualizimit të vlerësimit dhe përcaktimit të përmbajtjes së tij në arsim. Për të ndihmuar të gjithë ata që ngatërrohen ndërmjet modeleve, përqasjeve ose bindjeve të ndryshme për vlerësimin, janë bërë përpjekje të vazhdueshme për sistemimin e tyre në literaturën, që shtohet nëpërmjet klasifikimeve të përqasjeve të vlerësimit. Klasifikime të tilla (1, 2, 3) kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm nëpërmjet shqyrtimit kritik të literaturës për vlerësimin, duke nënvizuar ngjashmëritë dhe ndryshimet ndërmjet përqasjeve të ndryshme. Ne kemi sugjeruar që më parë (4) dhjetë aspekte që përfaqësojnë çështjet kryesore të shtruara nga të gjithë ata që janë përpjekur të konceptualizojnë kuptimin e vlerësimit në arsim. Këto dhjetë aspekte janë: (1) Përkufizimi i vlerësimit, (2) Objektet e vlerësimit, (3) Llojet e informacionit, (4) Kriteret e vlerësimit, (5) Funksionet e vlerësimit, (6) Klientët dhe audienca e vlerësimit, (7) Procesi i vlerësimit, (8) Metodat e kërkimit, (9) Tipat e vlerësuesve, (10) Standardet e vlerësimit. 128 OPTIME

129 SHKENCAT SHOQËRORE Bedri Kola Të gjitha këto aspekte i kemi përdorur si çështje që duhet të gjejnë trajtim në përpjekjet për të sqaruar kuptimin e vlerësimit ose mënyrën se si perceptohet ai në kontekste të caktuara. Ato janë përdorur si organizues për analizat e konceptit të vlerësimit, duke përfaqësuar të gjitha aspektet e tij kuptimore. Ndër vite ne e kemi ndryshuar mënyrën e trajtimit të këtyre çështjeve, po ashtu edhe përgjigjet që u kemi dhënë disave prej tyre, por megjithatë, ato na duket se janë përsëri të dobishme në diskutimin e kuptimit të vlerësimit, veçanërisht me mësuesit, me prindërit dhe me drejtuesit e shkollave. Në shumë raste ne kemi zbuluar se këto janë çështjet që ata ngrenë për vlerësimin. Tani do të diskutojmë të dhjetë aspektet duke përfunduar me një prezantim të perceptimit tonë të përgjithshëm të kuptimit të vlerësimit, ashtu siç do të përdoret në këtë studim. Përkufizimi i vlerësimit Vlerësimi në arsim ka fituar një numër kuptimesh, disa nga të cilat kanë qenë në përdorim për gati një gjysmë shekulli. Procesi i përcaktimit të shkallës së realizimit të objektivave mësimorë (5). Një tjetër përkufizim i vlerësimit i pranuar gjerësisht dhe i paraqitur nga të mirënjohurit e kësaj fushe (6), është se ai siguron informacion për vendimmarrjen. Në vitet e fundit është vërejtur një konsensus i gjerë ndërmjet studiuesve se vlerësimi nënkupton njohje dhe evidencim të meritave ose vlerave (7) ose një veprimtari që përfshin si përshkrimin, ashtu edhe gjykimin (8). Një Komitet i Përbashkët për Standardet e Vlerësimit, i përbërë nga 17 anëtarë që përfaqësonin 12 organizata të angazhuara në vlerësimin pedagogjik, publikuan përkufizimin e tyre të vlerësimit, duke e konceptuar atë si shqyrtim sistematik të vlerës ose të meritës së një objekti (9). Në konsensusin e përgjithshëm që e vendos gjykimin në qendër të përkufizimit të vlerësimit, bën përjashtim të ndjeshëm Konsorciumi i Stanfordit për Vlerësimin, i cili e përkufizoi vlerësimin si [a] shqyrtim sistematik të ngjarjeve që ndodhin gjatë dhe si rrjedhim i një programi bashkëkohor - shqyrtim që kryhet për të ndihmuar në përmirësimin e këtij programi dhe të programeve të tjera që kanë të njëjtin qëllim të përgjithshëm (7). Ata e kundërshtojnë qartazi natyrën gjykuese të vlerësimit dhe mbrojnë qëndrimin i cili e shikon vlerësuesin si edukator, suksesi i të cilit duhet gjykuar nga çka mësojnë të tjerët (7), dhe jo arbitër i një ndeshjeje basketbolli (7), i cili merret për të vendosur kush vepron saktë dhe kush vepron gabim. Përkufizimi që tipizon karakterin gjykues të vlerësimit mund të krijojë shqetësim ndërmjet të vlerësuarve të mundshëm dhe të rrisë rezistencën ndërmjet kundërshtarëve të vlerësimit. Me sa duket, një përkufizim që përjashton gjykimin nga vlerësimi, si për shembull sigurimi i informacionit për vendimmarrje, do të ishte më i pranueshëm për të gjithë të vlerësuarit dhe klientët. Sidoqoftë, nuk është realiste të imponosh qëndrime dhe opinione pozitive për vlerësimin duke injoruar një nga tiparet e tij kryesore. Një rrugë alternative për të përpunuar qëndrime pozitive ndaj vlerësimit, do të ishte demonstrimi i funksioneve të tij konstruktive brenda aspekteve të ndryshme të arsimit. Ne parapëlqejmë ta përkufizojmë vlerësimin pedagogjik si një akt i grumbullimit sistematik të informacionit lidhur me natyrën dhe cilësinë e objekteve pedagogjike. Ky përkufizim kombinon përshkrimin dhe gjykimin, por i dallon ata për arsye të natyrës së tyre të ndryshme. Përshkrimi mund të bazohet në grumbullimin sistematik të të dhënave dhe rezulton kështu në informacion tepër objektiv. Gjykimi bazohet në kritere të cilat në shumicën e rasteve përcaktohen nga vlerat, normat shoqërore dhe parapëlqimet vetjake të individëve që bëjnë vlerësimin. Kjo e bën gjykimin mjaft subjektiv në natyrën e tij. Përshkrimi dhe gjykimi, megjithëse janë që të dy të pranishëm në shumicën e vlerësimeve, përdoren në raporte të ndryshme për qëllime të ndryshme. Revistë shkencore e Albanian University 129

130 SHKENCAT SHOQËRORE Vlerësimi në arsim Objektet e vlerësimit Nxënësit dhe mësuesit gjithmonë kanë qenë objektet më popullore të vlerësimit në arsim. Pothuajse e gjithë literatura për matjen dhe vlerësimin në arsim deri në mesin e viteve gjashtëdhjetë merret me vlerësimin e të nxënit të nxënësve. Deri në këtë periudhë vështirë se mund të gjeje në literaturën pedagogjike materiale orientuese për vlerësimin e objekteve të tjera, si: të projekteve, të programeve, të kurrikulave ose të institucioneve arsimore. Zhvillimet e ndryshme që ndodhën në sistemin arsimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (10), çuan në zhvendosjen e ndjeshme të vëmendjes së vlerësimit nga nxënësit si objekt i vlerësimit te projektet, programet dhe materialet mësimore. Këto të fundit trajtohen rregullisht pothuajse në të gjithë literaturën kryesore për vlerësimin në arsim të shkruar që nga vitet 60 e këtej (10 ). Dy përfundime të rëndësishme mund të nxirren nga literatura bashkëkohore e vlerësimit për objektet e vlerësimit. Së pari, pothuajse gjithçka mund të jetë objekt i vlerësimit dhe ai nuk duhet kufizuar vetëm te vlerësimi i nxënësve apo i personelit të shkollës. Së dyti, identifikimi i qartë i objektit të vlerësimit është pjesë e rëndësishme e zhvillimit të çdo projekti vlerësimi (10). Siç do të shohim më poshtë, është mjaft e rëndësishme që vlerësimi në shkollë të mos kufizohet vetëm në vlerësimin e nxënësit. Objekte tipike që shkolla është e interesuar t i vlerësojë, janë edhe programet e shkencave, projektet e reja jashtëkurrikulare, biblioteka, një klasë e caktuar, fakulteti ose shkolla në tërësi. Gjatë viteve të fundit janë zhvilluar e përpunuar metoda dhe instrumente të veçanta për të vlerësuar objekte të tilla si: projektet, programet, materialet mësimore dhe personelin arsimor. Këto metoda do të trajtohen në vijim. Në planifikimin e vlerësimit është e rëndësishme të përcaktohet se cila është gjëja (ose evaluand, po të përdorim termin e Scriven) që duhet vlerësuar. Kjo ndihmon në përcaktimin e llojit të informacionit që duhet grumbulluar dhe të mënyrës se si duhet analizuar. Përcaktimi i qartë i objektit e mban në fokus vlerësimin. Ai gjithashtu ndihmon të sqarohen dhe të zgjidhen konfliktet e vlerave ose shqetësimet e mundshme që mund të lindin tek ata që preken nga vlerësimi (10). Kriteret e vlerësimit Në qoftë se e shikojmë vlerësimin si një veprimtari që kombinon elementet përshkruese dhe gjykuese, është e nevojshme të sqarohen që të dyja këto aspekte. Më lart trajtuam llojet e informacionit që duhet të grumbullohen lidhur me një objekt vlerësimi. Tani na duhet të vëzhgojmë alternativat për gjykimin e tij. Zgjedhja e kritereve bazë për të gjykuar vlerat ose meritat e një objekti vlerësimi ose të aspekteve të caktuara të tij, përbën një nga detyrat më të vështira dhe më kontradiktore në teorinë e vlerësimit arsimor. Ata që mendojnë se vlerësimi duhet të përcaktojë nëse janë arritur apo jo qëllimet e paracaktuara (5), e lehtësojnë disi këtë detyrë, duke injoruar disa nga çështjet e kritereve të vlerësimit. Në fakt ata s bëjnë gjë tjetër veçse përdorin nivelin e përmbushjes së qëllimeve si kriter vlerësimi, pa justifikuar nëse është apo jo i përshtatshëm. Disa qëllime mund të jenë të parëndësishme, sikurse edhe disa nga objektivat e deklaruara mund të mos jenë aq të rëndësishme për t u përmbushur. A mund të përdoren këto të fundit si kritere të vetme vlerësimi? Përqasja e tij po ashtu paraqet kufizime, pasi një kriter produkti (siç është arritja e qëllimit ) s është veçse një kriter i veçuar për të gjykuar vlerën e një objekti vlerësimi, duke injoruar aspektet e tjera të rëndësishme si procesin, strategjinë dhe cilësinë e synimeve. A mund ta gjykojmë, për shembull, një shkollë si të mirë vetëm se arrin qëllimet e saj të pjesshme arsimore, pavarësisht nga cilësia e procesit që ka çuar në arritjen e tyre (p.sh., shkalla e lartë e largimeve nga shkolla apo metodat detyruese të mësimdhënies)? Nga ana tjetër, a do të kishim të drejtë ta gjykonim një shkollë si të keqe nëse për një moment nuk i përmbush të 130 OPTIME

131 SHKENCAT SHOQËRORE Bedri Kola gjitha qëllimet, por që ka nisur të zbatojë me sukses strategji premtuese, të cilat mund të sjellin rezultate të larta në të ardhmen? Injorimi i elementit gjykues të vlerësimit është një tjetër mënyrë për të shmangur çështjen e kriterit në vlerësim. Të gjithë ata që e përkufizojnë vlerësimin si grumbullim informacioni për vendimmarrësit (8), nuk kanë të bëjnë me zgjedhjen e kritereve vlerësuese, pasi ata e kanë zhvendosur gjykimin jashtë kufijve të aktit të vlerësimit. Në këtë rast, vlerësuesit mbledhin informacion sa më të përshtatshëm dhe të besueshëm që të jetë e mundur, lidhur me objektin që do të vlerësohet, por ata nuk e gjykojnë cilësinë e tij. Vendimmarrësit që e përdorin këtë informacion, janë ata të cilët gjykojnë cilësinë e objektit të vlerësimit dhe marrin vendimet përkatëse. Në këtë mënyrë, detyra e vështirë e përzgjedhjes së kritereve dhe të gjykimit të cilësisë i mbetet vendimmarrësve dhe jo atyre që realizojnë procesin e vlerësimit. Aktualisht, këtu dalin dy çështje që duhen trajtuar. E para është: Me ç kritere duhen gjykuar aspektet e ndryshme të një objekti që vlerësohet? Dhe e dyta: si do ta gjykojmë cilësinë në tërësi të këtij objekti? Lidhur me çështjen e parë, do të sugjeronim disa ide bashkëkohore për zgjedhjen e kritereve për të gjykuar aspektet e ndryshme të objektit që vlerësohet. Lidhur me çështjen e dytë, ne e kundërshtojmë pikëpamjen se profesioni i vlerësimit nuk di si të gjykojë cilësinë e përgjithshme të një objekti vlerësimi ose nuk ekziston asnjë nevojë reale për ta bërë këtë. Vlerësuesit i duhet të bëjë mjaft deklarata gjykuese e vlerësuese të lidhura me natyrën e objektit, kontekstin e vlerësimit dhe vendimet që duhen marrë. Literatura mbi vlerësimin sugjeron mënyra të ndryshme për përpunimin e kritereve për aspekte të ndryshme të objektit që vlerësohet. Arritja e qëllimeve të rëndësishme është një nga bazat e mundshme për kriteret e vlerësimit. Shumica e ekspertëve të vlerësimit duket se janë të një mendimi se kriteret e përdorura në procesin e vlerësimit të një objekti të veçantë, duhet të përcaktohen brenda kontekstit të veçantë të objektit dhe të funksioneve të vlerësimit. Ndonëse në mjaft raste vlerësuesi nuk e ka autoritetin për të përzgjedhur mes kritereve të ndryshme alternative, është përgjegjësia e tij të përkujdeset që një përzgjedhje e tillë të bëhet dhe ai të jetë në gjendje të sigurojë argumente e justifikime të forta për zgjedhjen e bërë, pavarësisht se ajo është bërë nga vetë ai apo nga dikush tjetër. Supozimi se vlerësuesit mund të bëjnë disa gjykime të përgjithshme mbi objektin e vlerësuar, u jep atyre shpesh autoritetin që nuk e meritojnë. Sipas këtij supozimi, vlerësuesit dinë se ç është më e mira për ju, por në fakt kjo nuk është e mundur, pasi vetëm Zoti mund ta dijë këtë. A ka makinë të shkëlqyer? A ka shkollë të shkëlqyer? A ka mësues të shkëlqyer apo kurrikul të shkëlqyer për të mësuar matematikën në klasën e dhjetë? Natyrisht që ekzistojnë mënyra për të identifikuar makinën më të shpejtë, më të shtrenjtë, më të sigurt, më jetëgjatë apo më të fortë. Por se cila makinë është më e mira për dikë për ta blerë, kjo mund të përcaktohet vetëm nga vetë ai ose nga dikush tjetër që i di e i njeh nevojat, parapëlqimet ose detyrimet e tij ose që i është besuar ta kryejë këtë blerje në emër të tij. A mos vallë kjo nënkupton se vlerësuesit kanë për detyrë vetëm të sigurojnë fakte e të dhëna përshkruese dhe jo të bëjnë gjykime? Jo! Ata duhet të japin gjykime, por jo vlerësime të përgjithshme. Vlerësuesit duhet të përshkruajnë objektin që vlerësojmë dhe të gjykojnë mbi aspekte të ndryshme të tij, me qëllim që të ndihmojnë audiencën e tyre të kuptojë natyrën e objektit dhe cilësitë e tij, por duhet të jenë të përmbajtur në dhënien e vlerësimeve të tilla tërësore të cilësisë së tij. Kjo, pasi të bësh vlerësime të tilla tërësore, është në fakt njësoj sikur të marrësh vendimin që duhet të pasojë vlerësimin. Pastaj çdo të pritej nga vendimmarrësi nëse atij i është treguar apo thënë ç është më e mira të bëhet? Nëse ai do të zgjidhte diçka ndryshe nga ç i ofron vlerësuesi, atëherë kjo do të nënkuptonte ose se ai nuk merr vesh ose se nuk ka nevojë për vlerësimin e ofruar. Revistë shkencore e Albanian University 131

132 SHKENCAT SHOQËRORE Vlerësimi në arsim Funksionet e vlerësimit Ishte i pari (8) që nënvizoi dallimin midis vlerësimit formues dhe atij përmbledhës, duke iu referuar kështu dy roleve ose funksioneve kryesore të vlerësimit. Më pas, duke iu referuar të njëjtave funksioneve, sugjeroi dhe evidencoi dallimin midis vlerësimit proaktiv dhe atij retroaktiv, i pari i synuar për t i shërbyer procesit të vendimmarrjes dhe i dyti përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Kështu, në funksionin e tij formues, vlerësimi mund të përdoret për përmirësimin ose zhvillimin e mëtejshëm të një veprimtarie në proces (po ashtu të një programi, të një personi, të një produkti etj.). Në funksionin përmbledhës, vlerësimi mund të përdoret për njohje përgjegjësish, llogaridhënie, certifikim ose përzgjedhje. Ndër funksionet e vlerësimit duhet përmendur e konsideruar edhe një i tretë i njohur si funksioni psikologjik ose sociopolitik ( 7). Në mjaft raste duket qartë se vlerësimi nuk i shërben ndonjë qëllimi formues ose llogaridhënës përfundimtar. Në kësi rastesh ai duket se më tepër shërben për të bërë sa më të ditur e sa më të njohur veprimtari të veçanta, për të motivuar sjellje të dëshiruara prej të vlerësuarve ose për të zhvilluar marrëdhënie publike. Një tjetër funksion disi jo popullor i vlerësimit është dhe përdorimi i tij për ushtrim autoriteti (8). Në organizatat dhe institucionet zyrtare, është privilegj i titullarit që të vlerësojë vartësit e tij. Shpesh personi në pozitë drejtuese e kryen këtë për të demonstruar autoritetin e tij mbi të tjerët. Ky mund të quhet edhe si funksioni administrativ i vlerësimit. Në një studim mbi perceptimet e mësuesve për vlerësimin, kemi vërejtur se shumica e mësuesve e quajnë legjitime dhe të nevojshme përdorimin e provimeve dhe të notave për t u siguruar nëse nxënësit bëjnë atë çka duhet të bëjnë. Megjithëse disa studiues të vlerësimit (7) kanë shprehur parapëlqime të qarta për funksionin formues të vlerësimit, perceptimi i përgjithshëm duket se nuk bën dallime për role të drejta dhe role të gabuara të tij, të paktën për sa u përket atyre formuese dhe përmbledhëse. Një vlerësim i vetëm mund të përdoret për më tepër se një funksion, sikurse edhe funksione të ndryshme mund të shfrytëzohen e përdoren me më tepër se sa një mënyrë apo metodë vlerësimi. Prandaj është e rëndësishme që të realizohet ekzistenca e funksioneve të shumta të vlerësimit dhe të përcaktohen funksioni ose funksionet e veçanta të një vlerësimi të veçantë që në hapat e para të planifikimit të tij. Procesi i vlerësimit Procesi i kryerjes së një vlerësimi është funksion i perceptimit teorik që prin vlerësimin. Përqasja teorike që e shikon vlerësimin si një veprimtari që ka për qëllim të përcaktojë nëse janë arritur apo jo qëllimet e paracaktuara, mund të rezultojë në procesin e mëposhtëm të vlerësimit: së pari, përcaktohen qëllimet me terma të sjelljes. Më pas, përpunohen instrumentet e matjes dhe grumbullohen të dhënat. Kjo pasohet me interpretimin e të dhënave. Në fund bëhen rekomandimet. Sipas Modelit Mbështetës (9), procesi i vlerësimit duhet të përfshijë aktet e mëposhtme: përshkrimin e një programi, raportimin e përshkrimit audiencave përkatëse, thithjen dhe analizën e gjykimeve të tyre, raportimin e gjykimeve të analizuara përsëri në audiencë. Më pas, në Modelin e Vlerësimit Reagues, propozoi një dialog të vazhdueshëm midis vlerësuesit dhe të gjithë pjesëtarëve të tjerë që kanë të bëjnë me objektin që vlerësohet. Ai specifikoi 12 hapa ose faza në ndërveprimin dinamik midis vlerësuesit dhe audiencës së tij gjatë gjithë procesit të kryerjes së një vlerësimi. Provus (7) propozon një proces prej pesë hapash vlerësimi, i cili përfshin sqarimin e projektit të programit të hartuar, vlerësimin e zbatimit të programit, vlerësimin e rezultateve të përkohshme, vlerësimin e rezultateve përfundimtare dhe vlerësimin e shpenzimeve e përfitimeve. Komiteti i Studimeve për Vlerësimin me emrin Phi Delta Kappa (10) paraqet një proces trehapësh për 132 OPTIME

133 SHKENCAT SHOQËRORE Bedri Kola vlerësimin. Ai përfshin përvijimin e kërkesave informuese nëpërmjet bashkëveprimit me audiencat vendimmarrëse, sigurimin e informacionit të nevojshëm nëpërmjet grumbullimit zyrtar të të dhënave dhe të procedurave të analizave, dhënien e informacionit vendimmarrësve nëpërmjet një formati komunikues. Guba dhe Lincoln (8) sugjerojnë realizimin e vlerësimit nëpërmjet një procesi që përfshin katër fazat e mëposhtme: ndërmarrjen dhe organizimin e vlerësimit, përcaktimin e çështjeve dhe të shqetësimeve kryesore, grumbullimin e informacionit të nevojshëm, raportimin e rezultateve dhe dhënien e rekomandimeve. Standardet e vlerësimit Gjatë viteve të fundit janë bërë përpjekje të shumta për të përpunuar standardet e vlerësimit të programeve mësimore dhe sociale. Megjithëse disa studiues (8) e kanë kritikuar si të parakohshme idenë e përpjekjeve për një tërësi standardesh unike në gjendjen aktuale të artit të vlerësimit, duket se në përgjithësi ka një marrëveshje lidhur me sferën dhe përmbajtjen e standardeve të vlerësimit. Boruch dhe Cordray (7) kanë analizuar gjashtë grupe standardesh të tilla dhe kanë arritur në përfundimin se midis tyre ka mjaft ngjashmëri dhe përputhje të pjesshme. Grupi i standardeve më i përpunuar, më i gjithanshëm, dhe me konsensus më të gjerë është ai i përgatitur dhe i botuar nga Komiteti i Përbashkët për Standardet e Vlerësimit në Arsim (4). Këto standarde janë përpunuar nga një komitet prej 17 anëtarësh, i kryesuar nga Daniel Stufflebeam, i cili përfaqësonte 12 organizata profesioniste të vlerësimit në arsim. Ky komitet ka propozuar 30 standarde të ndara në katër grupe të mëdha: standardet e dobisë (për të siguruar se vlerësimi i shërben nevojave praktike për informacion), standardet e mundësisë (për të bërë të mundësuar që vlerësimi të jetë realist dhe i matur), standardet e korrektësisë (për të siguruar karakterin e ligjshëm dhe etik të vlerësimit), dhe standardet e saktësisë (për të siguruar që vlerësimi shfaq dhe pasqyron informacion teknikisht të mjaftueshëm). Megjithëse ende sot nuk është arritur një konsensus lidhur me rëndësinë relative të standardeve të ndryshme, pothuajse nga të gjithë autorët e studiuesit e shquar të fushës së vlerësimit veçohet e nënvizohet rëndësia e veçantë e dobisë në vlerësim. Një sintezë e kërkimeve empirike mbi dobinë e vlerësimit ka dalë në përfundimin se ekzistojnë marrëdhënie të rëndësishme midis dobisë së vlerësimit dhe plotësimit të nevojave të klientëve, duke u siguruar atyre informacionin e përshtatshëm e të nevojshëm për vendimmarrje. Komiteti i Përbashkët për Standardet e Vlerësimit në Arsim, i cili ka përpunuar standardet e sipërpërmendura, nuk përcaktoi asnjëherë radhën e tyre për nga rëndësia dhe as nuk e pranoi një rreshtim të tillë. Sidoqoftë, me publikimin e standardeve për vlerësimin e programeve më 1981 (Komiteti i Përbashkët), ato u paraqitën sipas renditjes së mëposhtme: dobia, mundësia, korrektësia dhe saktësia. Shtatë vjet më vonë, po i njëjti Komitet publikoi një tjetër grup standardesh të vlerësimit të quajtura Standarde të Vlerësimit të Personelit (Komiteti i Përbashkët, 1988). Këtë herë standardet u prezantuan me një tjetër renditje: korrektësia, dobia e përdorimit, mundësia, dhe saktësia. Ky rreshtim lë po të fundit saktësinë, por nxjerr në krye korrektësinë. Mendimi ynë është se standardet e vlerësimit të Komitetit të Përbashkët sigurojnë një kuadër të nevojshëm e të dobishëm për vlerësimin e vetë sistemeve të vlerësimit, megjithëse do të ishim të prirur të riemërtonin disa prej tyre dhe të prezantonin një tjetër renditje, gjithmonë për nga rëndësia. Kështu, sipas nesh, vlerësimi duhet të plotësojë standardet: (a) e përkatësisë, (b) të saktësisë, (c) të mundësisë, dhe (d) të korrektësisë. Përkatësia, më tepër se dobia, i referohet Revistë shkencore e Albanian University 133

134 SHKENCAT SHOQËRORE Vlerësimi në arsim dobisë së vlerësimit për të kuptuar natyrën e objektit të vlerësimit dhe të çmimit të cilësisë së tij, dhe përfaqëson raison d etre të vlerësimit. Gjithashtu, në kundërshtim me qëndrimin e dukshëm të Komitetit të Përbashkët, saktësia, do të ngrihet në vendin e dytë për nga rëndësia, pasi ajo përfaqëson dhe nënkupton karakterin sistematik të saj dhe kërkesën për t u përdorur, sa të jetë e mundur, të metodave shkencore të kërkimit. Mundësia dhe korrektësia kanë rëndësi të dorës së dytë, përderisa ato përfaqësojnë një parapëlqim për ndjekjen e procedurave dhe zgjedhjen e procesit të duhur përkundrejt përmbajtjes dhe cilësisë. Kështu, nëse ndonjëra prej tyre bëhet problem qendror i vlerësimit, si për shembull, në rastin e vlerësimit të personelit, kjo ndoshta reflekton patologji në sistemin e vlerësimit apo në kontekstin e tij social. Siç do ta shohim më poshtë, ekipi i vlerësimit të brendshëm/amator në vlerësimin në bazë shkolle konstatohet të jetë i lartë për standardet e përkatësisë dhe mundësisë, por i ulët në standardet e saktësisë. Kjo përcakton anët e forta dhe kufizimet të shoqëruara me vlerësimin shkollor që duhen mbajtur parasysh kur kryhet një vlerësim në bazë shkolle. Perceptimi ynë për vlerësimin Ne besojmë se të dhjetë aspektet e paraqitura në këtë kapitull janë tepër të rëndësishme për të kuptuar se ç është vlerësimi në arsim. Siç e pamë gjatë diskutimeve të shkurtra për secilin nga këto aspekte, vlerësimi mund të jetë shumëplanësh nga fakti se si përkufizohet, nga funksionet që kryen, nga objektet që vlerësohen, nga informacioni që përdoret për të vlerësuar, nga kriteret e vlerësimit të informacionit, nga klientët dhe audiencat e tij, nga metodat e kërkimit të të dhënave, nga fakti se kush vlerëson dhe ç standarde vlerësimi përdoren. Ne tani mund t i përmbledhim perceptimet tona për kuptimin e vlerësimit në arsim në dhjetë deklaratat që vijojnë dhe që lidhen me dhjetë aspektet e trajtuara gjatë këtij trajtimi: (1) Përkufizimi: Vlerësimi në arsim është akti i grumbullimit sistematik të informacionit lidhur me natyrën dhe cilësinë e objekteve arsimore. Ai rezulton me një përshkrim të gjithanshëm dhe me një tog deklarimesh vlerash për aspekte të ndryshme të cilësisë së tij. Kryerja dhe realizimi i vlerësimit profesional zakonisht bazohet në përdorimin e metodave kërkimore sasiore dhe cilësore nga shkencat mbi sjelljen njerëzore. (2) Objektet: Objekt i vlerësimit mund të jetë çdo qenie apo realitet i përcaktuar. Tradicionalisht, vlerësimi në arsim është përqendruar në vlerësimin e nxënësve. Vitet e fundit, sfera e vlerësimit është zgjeruar dhe në procesin e profesionalizimit janë përpunuar përqasje dhe metoda të qarta e të veçanta për: (a) vlerësimin e programeve (projekteve), (b) vlerësimin e kurrikulave dhe të materialeve të mësimdhënies, (c) vlerësimin e shkollës, (d) vlerësimin e personelit (duke përfshirë mësuesit, drejtuesit dhe personelin mbështetës në arsim, dhe (e) vlerësimin e nxënësit. (3) Llojet e informacionit: Në vlerësimin e një objekti arsimor nuk duhen parë vetëm rezultatet dhe ndikimet. Për të kuptuar sa më mirë një objekt arsimor që vlerësohet qoftë ky nxënës, mësues, projekt apo shkollë, duhet po ashtu të shqyrtojmë nevojat, qëllimet, strategjitë, proceset aktuale të zbatimit, si edhe mjedisin social-politik të këtij objekti. (4) Kriteret: Megjithëse vlerësimi merret me gjykimin e matjen e vlerave dhe të meritave, nuk është e mundur që ai të mund të përcaktojë cilësinë në tërësi të një objekti arsimor që vlerësohet, as në bazë absolute dhe as në bazë relative. Deklarimet për cilësinë lidhur me aspekte të ndryshme të objektit që vlerësohet ose me variablet e tij, mund dhe duhet të bëhen mbi bazën e njërit apo më shumë kritereve të poshtëshënuara: (a) qëndrueshmëria e 134 OPTIME

135 SHKENCAT SHOQËRORE Bedri Kola brendshme (qëllimet i përshtaten nevojave, zbatimi ndjek strategjinë etj.), (b) krahasimi me objektet alternative, (c) standardet e parapranuara, (d) normat dhe vlerat sociale të pranuara, dhe (e) gjykimet eksperte. (5) Funksionet: Funksioni bazë i vlerësimit është të ndihmojë për të kuptuar sa më mirë natyrën dhe cilësinë e objektit që vlerësohet. Një kuptim i tillë mund t i shërbejë funksioneve formuese, si: planifikimit, monitorimit, përmirësimit, dhe funksioneve përmbledhëse, si: seleksionimi, akreditimi, përgjegjësia. Në procesin e zbatimit vlerësimi mund të shërbejë edhe për rritjen e motivimit dhe të ushtrimit të autoritetit. (6) Audiencat: Për të rritur shkallën e përkatësisë, vlerësimi gjithmonë ka qenë mjaft i orientuar nga klienti, duke u përpjekur të identifikojë vendimmarrësit dhe t u shërbejë nevojave të tyre për informacion. Kjo përqasje është kritikuar për perceptimin e thjeshtëzuar të procesit të vendimmarrjes dhe për vlerësimet e saj potencialisht të njëanshme të realizuara nga vlerësues të brendshëm. Sot synohet që vlerësimet të jenë të përshtatshme, por edhe të ruhet objektiviteti duke u përpjekur t u shërbehet nevojave për informacion të të gjithë audiencave të mundshme që lidhen me objektin që vlerësohet dhe të gjithë atyre që kanë pjesë në rezultatet e vlerësimit. Ky kalim nga koncepti i ngushtë i klientëve në konceptin më të gjerë të stakeholders, kishte për qëllim të zgjeronte gamën e shërbimit dhe ta bënte vlerësimin më të përshtatshëm, në vend që ta kufizonte sferën e tij në detyrimin formal të vlerësuesve ndaj klientëve të tyre që edhe mund të kenë perceptime të ngushta mbi vlerësimin. (7) Procesi i vlerësimit: Përqasje të ndryshme duket se rekomandojnë procedura të ndryshme për të kryer studime vlerësimi. Nga kuptimi ynë konceptual dhe përvoja aktuale me studimet mbi vlerësimin, ne do të rekomandonim fazat e mëposhtme për të realizuar një studim sistematik vlerësimi: (a) kuptimi i problemit që do të vlerësohet, (b) planifikimi i vlerësimit, (c) grumbullimi i të dhënave, (d) analiza e të dhënave, (e) raportimi i rezultateve të vlerësimit, (f) dhënia e rekomandimeve. Vlerësimet e dobishme nuk janë aktivitete me një të shtënë, por përpjekje të vazhdueshme, ku fazat e mësipërme përsëriten në një proces ciklik. (8) Metodat e kërkimit: Në nivelin aktual të njohurive tona mbi përparësitë dhe kufizimet relative të metodave të ndryshme të kërkimit, na duket më me vend që të rekomandojmë dhe të mbrojmë një përqasje eklektike në marrjen e vendimeve metodologjike për studimet vlerësuese. Në mënyrë të veçantë, do të ishin të pajustifikueshme pëlqimet e paramenduara ose të qëllimshme për metodat cilësore ose sasiore. Në themel, vlerësimi në arsim pëlqen përdorimin e metodave kërkimore që përdoren në fushën e kërkimit arsimor dhe të shkencave të tjera mbi sjelljen njerëzore, duke përfshirë si metodat cilësore, ashtu dhe ato sasiore. Vlerësimi duhet të shfrytëzojë epërsitë e zhvillimeve aktuale për testimin, matjen, projektin e kërkimit, analizat statistikore dhe kërkimin cilësor. (9) Tipat e vlerësuesve: Vlerësuesit duhet të zgjerojnë njohuritë dhe aftësitë në aspekte të ndryshme të ekspertizës, midis të cilave rëndësi të veçantë marrin kuptimi i kontekstit social, organizativ e personal të vlerësimit, (b) kuptimi i karakteristikave të veçanta të objektit që vlerësohet, (c) aftësitë teknike për metodat e kërkimit dhe (d) aftësitë për marrëdhëniet njerëzore. Dallimet midis vlerësuesve të brendshëm e të jashtëm dhe midis vlerësuesve profesionistë e amatorë kanë të bëjnë me fushat e ekspertizës dhe japin epërsitë e kufizimet relative të tipave të ndryshëm të vlerësuesve. (10) Standardet e vlerësimit: Vlerësimi duhet të përmbushë standardet e përkatësisë, të saktësisë, të mundësisë dhe të korrektësisë. Përkatësia i referohet Revistë shkencore e Albanian University 135

136 SHKENCAT SHOQËRORE Vlerësimi në arsim dobisë dhe nevojës së vlerësimit për të kuptuar natyrën dhe cilësitë e objektit që vlerësohet, duke përfaqësuar raison d etre të vlerësimit. Saktësia përbën standardin e dytë për nga rëndësia, duke përfaqësuar natyrën e tij sistematike dhe orientimin për të përdorur metoda shkencore të kërkimit të informacionit. Mundësia dhe korrektësia janë po ashtu të rëndësishme, veçse vlerësuesit duhet t u rezistojnë presioneve për t i shndërruar ato në aspekte apo probleme mbizotëruese për vlerësimin. Konkluzione Megjithëse duket se nuk ka konsensus lidhur me procesin më të mirë që duhet ndjekur për të kryer një vlerësim, shumica e ekspertëve të kësaj fushe janë të një mendimi se të gjitha vlerësimet duhet patjetër të përfshijnë një vlerë të caktuar bashkëveprimi ndërmjet vlerësuesve dhe audiencave të tyre. Një bashkëveprim i tillë duhet të kryhet e të ndodhë si në fillim të vlerësimit me qëllim që të përcaktojë nevojat e tij, ashtu edhe në përfundim të procesit me qëllim që të komunikojë rezultatet e tij. Vlerësimi nuk duhet të kufizohet në veprimtaritë teknike të grumbullimit të të dhënave dhe të analizave të tyre. Kuptimi ynë konceptual dhe përvoja praktike në kryerjen e studimeve për vlerësimin na shtyn të sugjerojmë fazat e mëposhtme për procesin e kryerjes së një studimi sistematik vlerësimi: (a) kuptimi i qartë i problemit që do të vlerësohet, (b) planifikimi i vlerësimit, (c) grumbullimi i të dhënave, (d) analiza e të dhënave, (e) raportimi i rezultateve të vlerësimit, (f) dhënia e rekomandimeve. Vlerësimet e dobishme nuk janë veprimtari me një të shtënë. Ato nënkuptojnë përpjekje dhe sipërmarrje të vazhdueshme, ku fazat e mësipërme përsëriten në një proces ciklik. Referenca 1. Instituti I Studimeve Pedagogjike (ISP), Kurrikula, bazat,parimet dhe problemet. Tiranë 2003, f Oliva F. P., Developing the curriculum, Boston 1982, f IZHA, Standardet e përmbajtjes së kurrikulës së historisë, Tiranë 2013, f Jim Heckman and Paul LaFontaine, The American High School Graduation Rate: Trend and Levels, Review of Economics and Statistics, May Kola Bedri, Kurrikuli i arsimit 9 vjeçar, Shtëpia botuese Kristalina, 2006, f Kola Bedri, Shkenca e Tokës, IKS, Tiranë, 2010, Libër për mësuesit. 7. Jonah Rockoff, Field Experiments in Class Size from the Early Twentieth Century, Journal of Economic Perspectives, Fall Derek Neal and Diane Whitmore Schanzenbach, Left behind by Design: Proficiency Counts and Test Based Accountability, Review of Economics and Statistics, May Jas. H. Fuqua, Sr., Biennial Report of the Superintendent of Public Instruction of Kentucky, For the Two Years Beginning July 1, 1903, and Ending June 30, Sula Gerta, Të nxënët: nga teoria në praktikë,botimet Kumi,2012, f OPTIME

137 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 ROLI I PROFILAKSISË DHE PARANDALIMIT NË DEPISTIMIN E SJELLJES DEVIANTE TË ADOLESHENTËVE Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi Departamenti i Psikologjisë, Albanian University Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan Adresë kontakti: elisabetakafi a@yahoo.co.uk Përmbledhje Objektivi: Objektivi i kësaj trajtese është të shpjegojë, të eksplorojë dhe të argumentojë ndërlidhjen dhe rëndësinë e profilaksisë dhe parandalimit si instrumente të fuqishëm të depistimit të sjelljes deviante të të rinjve. Së pari, kjo trajtesë do të parashtrojë një panoramë mbi elementët dinamikë të sjelljes deviante dhe faktorët e rrezikut dhe mbrojtëse ndaj saj. Së dyti, do të fokusohemi në trajtimin e linjës eksplorative të stadeve dhe hapave të programit parandalues për manifestimet e sjelljes deviante te të rinjtë dhe krijimin e një panorame profilaksie. Metoda: Metoda e administruar në këtë trajtesë i përket metodologjisë cilësore e zhvilluar në linjën e shqyrtimit të të dhënave të literaturës dhe studimeve metanalitike mbi profilaksinë e sjelljes deviante të adoleshentëve në fushën e drejtësisë komunitare. Rezultatet: Kjo trajtesë e analizuar përmes të dhënave shpjegues dhe mikroanalitike na paraqet një pikëvështrim vizionar dhe bashkërendor mbi sistemin e ndërveprimit të drejtësisë komunitare dhe parandalimit të sjelljes deviante të adoleshentëve. Konkluzione: Në përfundim të kësaj trajtese, artikulohen një sërë gjetjesh të rëndësishme të lidhura jo me vetëm me rëndësinë e psikoedukimit të profilaksisë mbi sjelljen deviante, por edhe të hapave të parandalimit për rritjen e efektivitetit dhe cilësisë së depistimit mbi grup popullatën e adoleshentëve. Fjalë çelës: profi laksi, parandalim, trajtim psikoedukues, faktorë të sjelljes deviante, kompliancë, adoleshencë. Revistë shkencore e Albanian University 137

138 SHKENCAT SHOQËRORE Roli i profilaksisë dhe parandalimit në depistimin e sjelljes deviante të adoleshentëve THE ROLE OF PROPHYLAXIS AND PREVENTION IN THE DETECTION OF DEVIANT BEHAVIOR OF ADOLESCENTS ABSTRACT Objective: The object of the present study is to explain, explore and argue the interaction and significance of prophylaxis and prevention as two power tools of detection of the youth deviant behavior. First, this work will present an overview on the dynamic elements of the deviant behavior and the factors of risks and protection to it. Second, we will focus in the treatment of explorative evolution of stages and steps of the preventive program for the deviant behavior manifestations and the development of a prophilaxis picture. Method: The method administered in the present study relates to the qualitative methodology developed on a review of literature and metanalitic comprehension on the prophylaxis of adolescent deviant behavior in the field of community justice. Results: This paper elaborated through explorative and microanalytic data reveal a visionary and contemporary view on the system of interaction between community justice and prevention of adolescent deviant behavior. Conclusions: In the end of the present work there are articulated a series of important findings related not only to the significance of psychoeducation of prophylaxis on the deviant behavior but also to the steps of prevention for the increase of the effectiveness and quality of detection on the group population of adolescents. Key Words: prophylaxis, prevention, psychoeducative treatment, deviant behavior factors, adolescents. Hyrje Sjellja deviante mund të parashtrojë çdo sjellje jo kompliante me normat dhe rregullat e shoqërisë, kulturës, organizatës a ligjësive etnosociologjike. Origjina e dukurisë së deviancës lidhet me origjinën e vetë njeriut si etnitet. Edhe pse është në thelb një problematikë e pashmangshme e shoqërisë dhe e sfidave të globalizimit, kërkimet kanë treguar se densiteti dhe intensiteti i deviancës ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme dhe ka ndikuar fuqishëm në disbalancat e shoqërive transitore edhe të shoqërisë sonë. Adoleshentët janë natyrisht target grupi epiqendër i tranzicioneve të tyre të zhvillimit, që përfshijnë hapësirën nga puberteti në moshën e rritur të re. Faktorët mbrojtës të sjelljes deviante mund të përcaktohen në disa mënyra të ndryshme. Një nga argumentet e shumta lidhej me idenë se faktorët mbrojtës janë thjesht skaji i përkundërt i shkallës nga faktorët e rrezikut. Një studim i Qendrës së Shëndetit dhe Mirëqenies së Fëmijëve në Ontario tregoi se ekzistojnë tre faktorë mbrojtës madhorë për identifikimin e çrregullimeve të qëndrimit dhe sjelljes (1) si: 1. marrëdhënia e mirë me të tjerët, 2. performanca akademike, dhe 3. pjesëmarrja në veprimtari të organizuara. Një përcaktim tjetër (2) mbi faktorët mbrojtës të sjelljes deviante është pikëvështrimi i një variabli që ndërvepron me një faktor rreziku për të minimizuar efektet e mëvonshme. Teoria e problemit sjellor (3) përshkruan gjithashtu kovariancën ndërindividuale 138 OPTIME

139 SHKENCAT SHOQËRORE Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi ndërmjet sjelljes problemore të adoleshentëve, si ajo që ata shfaqin në klasë, dhe faktorët për të formuar një sindromë të sjelljes së rrezikut. Kovarianca dhe strukturat e këtyre sjelljeve reflektojnë një formë të të qenurit në botë për adoleshentin dhe tranzicionin e tij të brendshëm (4). Ekologjia sociale në të cilën adoleshentët jetojnë, siguron mundësi të strukturuara për të mësuar sjelljen e rrezikshme së bashku dhe pritshmëritë normative që këto sjellje janë të performuara bashkë. Resilienca është e bashkëshoqëruar me një sens shprese ose qëllimi që dyshimet negative mund të tejkalohen. Në një studim të të rinjve kanadezë (5) mbi thyerjet dhe kundërvajtjet serioze të ligjit, është treguar se variablet e riskut që reflektojnë marrëdhëniet e familjes dhe problemet prindërore, ishin të shoqëruara me nivele të larta të ri-shkeljeve dhe një përshtatshmëri të ulët të përgjithshme. Prania e faktorëve mbrojtës në lidhje me reagimet pozitive ndaj autonomisë dhe përdorimit efektiv të kohës së lirë, bashkëshoqërohej me një shumësi pozitive me aftësinë e kontrollit ndaj faktorëve të rrezikut. Faktorët mbrojtës mbi reziliencën e sjelljes deviante operojnë në nivele më të ulëta sesa faktorët e rrezikut. Studime të tjera (6) kanë treguar se fëmijët në Havai, që mund të kishin predispozita për më tepër sesa katër a më shumë faktorë të rrezikut për delinkuencën përpara moshës 2 vjeçare, nuk kishin të zhvilluar vështirësitë sjellore gjatë fëmijërisë ose adoleshencës. Faktorët më të mëdhenj mbrojtës në këtë studim përfshinin të qenurit i pari në lindje, të qenurit një fëmijë aktiv dhe i afeksionuar, madhësia e vogël e familjes dhe marrja e vëmendjes më të madhe nga kujdestarët. Studimet e fundit (7) përforcojnë nevojën për t u fokusuar në fushat e forta dhe jo thjesht në praninë e faktorëve të rrezikut. Një nga sfidat më të mëdha të mbetura për kërkuesit dhe specialistët është një i kuptim më i qartë i reziliencës, veçanërisht në lidhje me ata të rinj që kanë përvoja psikosociale me rrezikshmëri të lartë dhe problemeve antisociale. Studiuesit (8) kanë zhvilluar një listë me tetë mekanizma të mundshëm që përligjin studimet e mëtejshme: 1. ato që reduktojnë ndjeshmërinë ndaj rrezikut (siç është nga aftësitë e mëparshme të suksesshme të përballimit të sfidave); 2. reduktimi i impaktit të rrezikut (p.sh., nga mbikëqyrja prindërore ose monitorimi nga një grup pozitiv bashkëmoshatarësh, shmangie e tërheqjes së fëmijëve në konfliktin prindëror, dhe vetëdistancimin e fëmijës nga një prind deviant); 3. reduktimi i reagimeve zinxhir negative (p.sh., përballimi i suksesshëm i konflikteve të familjes, strategji të problem-zgjidhjes sociale efektive, shmangie e strategjive dëmtuese të coping, siç përdorimi i drogërave dhe/ose i alkoolit); 4. rritje e reagimeve zinxhir pozitive (p.sh., nxitje e reagimeve mbështetëse nga njerëz të tjerë); promocioni i vetë-vlerësimit dhe vetë-efikasitetit (p.sh., marrëdhënie të sigurta dhe mbështetëse personale, përgjegjësi dhe sukses në përmbushjen e detyrave dhe aftësi të suksesshme coping me menaxhim stresi); 5. neutralizimi ose përvoja pozitive kompensuese që direkt përballen me efektin e rrezikut; 6. hapja e mundësive pozitive (p.sh., mundësi edukative dhe të karrierës, zgjerimi i zgjedhjeve martesore, dhe ndryshimi i mjedisit të shtëpisë); 7. procesimi kognitiv i përvojave negative (pranimi më tepër sesa mohimi ose distorcioni, fokusimi në aspektet pozitive dhe trupëzimi në skema personale ). Parandalimi dhe ndërhyrja Ekzistojnë katër tipe të mëdha të parandalimit që lidhen me reduktimin e sjelljes deviante serioze dhe kundërvajtjen e të rinjve. Revistë shkencore e Albanian University 139

140 SHKENCAT SHOQËRORE Roli i profilaksisë dhe parandalimit në depistimin e sjelljes deviante të adoleshentëve 1. Parandalimi i drejtësisë kriminale mbajtje në paraburgim, paaftësimi dhe strategjitë e rehabilitimit të operuara nga forcimi i ligjit dhe agjencitë e drejtësisë kriminale. 2. Parandalimi situacional i krijuar për të reduktuar mundësitë e sjelljes deviante dhe të rrisin rrezikun dhe vështirësinë e kryerjes së veprimeve deviante. 3. Parandalimi komunitar ndërhyrjet e krijuara për të ndryshuar kushtet sociale dhe institucionet sociale që ndikojnë sjelljen antisociale në komunitete. 4. Parandalimi zhvillimor ndërhyrjet e krijuara për të penguar zhvillimin e sjelljes deviante te individët duke targetuar rrezikun dhe faktorët mbrojtës që ndikojnë zhvillimin njerëzor. Ndërhyrjet parandaluese të suksesshme të hershme për kundërvajtjen juvenile dhe sjelljen antisociale të lidhur me të varur në efikasitetin e trajnimit prindëror dhe programet parashkollore që i angazhojnë fëmijët e vegjël për të kuptuar më shpejt pasojat sjelljes së tyre për veten dhe bashkëmoshatarët, duke i ndihmuar ata në mënyrë kritike për të bërë zgjedhje të sigurta dhe arrijnë autonominë e sigurt në adoleshencë. Në një shqyrtim të rezultateve të studimeve të profilaksisë dhe ndërhyrjes në terapi, autorët (9) kanë sugjeruar rëndësinë e tre strategjive: ndërhyrjet parandaluese primare të bazuara në popullatë, ndërhyrjet sekondare të fokusuara në grupet me rrezik të lartë, programet e qendërsuara në trajtimin terciar. Parandalimi i hershëm (nga lindja në 4 vjeç) Problemet në shtatzëni dhe foshnjëri mund të lehtësohen nga programet me vizitë në shtëpi të krijuara për të ndihmuar nënat. Kjo, jo vetëm që është treguar se shpie që nënat adoleshente të kenë bebe më të lehta dhe më pak lindje preterm, por vizitat në shtëpi postnatale shkaktuan rënie në abuzimet fizike të regjistruara të fëmijës dhe neglizhim në 2 vitet e para të jetës. Rezultati i fundit është i rëndësishëm, pasi nga gjetjet del që të qenurit fizikisht i abuzuar ose neglizhuar si një fëmijë, parashikon sjellje antisociale të dhunshme të mëvonshme. Një nga programet e parandalimit ka qenë projekti parashkollor (10) për fëmijët e pafavorizuar afrikano-amerikanë. Fëmijët (në moshë 3-4 vjeç) ndoqën një program ditor të përshkruar, të mbështetur nga vizitat javore në shtëpi. Fitimet në përfitimet intelektuale ishin jetëshkurtra, por në vazhdimësi disa fëmijë, tani në njëzetat e vona të tyre, që kishin përjet uar programet, kanë pësuar rënie në dështimet në shkollë dhe rënie në sjelljen antisociale, si dhe ishin me më shumë gjasa që të punësoheshin. Cilido qoftë modeli i trajtimit në marrëdhënien terapeutike, ndërhyrjet e duhet të jenë të bazuara në vlerësimin që ka vendosur një panoramë të përgjithshme të adoleshentit ose të riut, duke përfshirë nevojat e shëndetit dhe faktorët e rrezikut. Këtu duhen përfshirë edhe situatat në të cilat ndodh sjellja, nxitjet specifike dhe sasitë e sjelljes. Vlerësimi kognitiv dhe emocional duhet të ekzaminojë perceptimet, mendimet dhe ndjesitë e lidhura me sjelljen. Ndërhyrjet duhet të aplikohen me monitorim të vazhdueshëm dhe vlerësim të rezultateve të trajtimit në të gjitha aspektet e jetës së të riut. Ndërhyrjet me bazë psikologjike Trajnimi i aftësive sociale nxit aftësitë në ndërveprimin social pozitiv. Instrumentet me bazë sjellore përfshijnë udhëzimet, modelimin, role-playing, trajnimin dhe feedback për fëmijët dhe të rinjtë që janë marrë më parë me problemeve të reja sociale përmes sjelljes antisociale. 140 OPTIME

141 SHKENCAT SHOQËRORE Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi Trajnimi vetë-instruktiv është krijuar për të modifikuar gjërat që fëmijët i thonë vetes dhe ngjarjeve autonomike kognitive që l uajnë një rol rregullues në sjelljen e përditshme. Ndërhyrjet që mbajnë elementë kognitivë kanë rezultate më të mira sesa ata që nuk i kanë. Në zgjidhjen e problemit social po bëhet një përpjekje për të forcuar aftësitë e zgjidhjes së problemeve ndërpersonale në mënyrë që të shkohet në shmangien e konfliktit, dhe kështu të reduktohet rreziku i sjelljes agresive antisociale. Trajnimi i kontrollit të inatit është një formë gjerësisht e përdorur e punës kognitive-behejviorale, e kombinimit të metodave vetë-instruktive me trajnimin relaksues në një model të injektimit të stresit. Rezultatet inkurajuese janë raportuar me të shtruarit adoleshentë agresivë me çrregullime të ashpra të sjelljes. Në mënyrë të përsëritur, programet e kombinuara të trajtimit multimodel janë vënë në funksionim. Metoda më komplekse ndaj reduktimit të sjelljes së dhunshme në njerëzit e rinj është zëvendësimi i trajnimit të agresionit, i formuluar për të plotësuar problemin në rritje të dhunës dhe banditizmit të të rinjve në Shtetet e Bashkuara dhe botë. Kjo metodë sjell bashkë trajnimin e aftësive sociale, trajnimin e vetë-udhëzuar, të kontrollit të inatit, nxitjen e arsyetimit moral, përmbushjen në mjediset komunitare dhe me bazë në institucione. Ndërhyrjet me bazë në familje Aftësia e prindërve të trajnuar në përmirësimin e aftësive të menaxhimit të fëmijës u shfaq në Punimi më i gjerë në këtë fushë është ndërmarrë në Oregon. Teoria e të mësuarit social që vinte në dukje trajnimin e prindërve, u konfirmua në praktikë nga studimet vëzhguese të kryera në Qendrën e të Mësuarit Social në Oregon. Ata theksuan tre mekanizma kyç përmes të cilëve prindërit mbanin sjelljen e padashirueshme në fëmijët e tyre. 1. Përforcimi pozitiv i sjelljes së padëshirueshme nga një reagim i vëmendjes së zemëruar ose të irrituar. Për një fëmijë përndryshe të uritur për kënaqësi të vëmendjes, rrjedhojat e papëlqyeshme mund të përforcohen. 2. Sjellja e dëshirueshme u shua nga një mangësi e vëmendjes dhe nuk mundi të angazhonte një fëmijë për të marrë atë që ai/ajo dëshironte. 3. Përforcimi negativ, sikundër zhvendosja e një stimuli të papëlqyer (referimi negativ ndaj mungesës të diçkaje që vepron si përforcues), ka shumë gjasa të vazhdojë sjelljen. Seancat kryhen në prani të fëmijës dhe teknikat janë të praktikuara në mënyrë të përsëritur, në mënyrë që prindi të përjetojë vërtetë përvoja që e vënë fëmijën në përballje të ndryshme. Autorët (11) zhvilluan një model të trajtimit në grup, duke ftuar prindërit e rreth tetë fëmijëve që të merrnin mbikëqyrje në teknikat e prindërimit në të njëjtën kohë me trajnimin. Trajnimi i prindërve ka më shumë gjasa të jetë i suksesshëm, aty ku mund të eksplorohet natyra thelbësore e lojës, prindërit dhe fëmijët lëvdohen. Mund të përdoret loja e roleve dhe eksplorohet vetë fëmijëria e prindit. Komponentët që mund të shtohen në terapinë e trajnimit të prindërve, përfshijnë vizitat në shtëpi, inkurajimin e thirrjeve në telefon, terapinë sistemike familjare (p.sh., trupëzimi i teorisë së atashimit në një model parësisht strukturor), terapi shtesë për prindërit dhe asistencë praktike (me lidhje me shërbimet sociale). Fëmijët mund të kenë nevojë për terapi psikodinamike individuale, veçanërisht ata që kanë përjetuar abuzim, terapi grupi për të inkurajuar fëmijën për të njohur ndjesitë dhe modifikimin e sjelljes specifike. Mbajtja e lidhjeve me shkollën është thelbësore, pasi mësuesit mund të të kthehen në një pjesë të rëndësishme të terapisë, duke trupëzuar komponentët e trajtimit Revistë shkencore e Albanian University 141

142 SHKENCAT SHOQËRORE Roli i profilaksisë dhe parandalimit në depistimin e sjelljes deviante të adoleshentëve të fëmijës në klasë. Trajnimi për mësuesit mund të jetë përfitim i mirë edhe për fëmijët e tjerë në klasë, dhe në disa raste ku ndryshimi mes prindit dhe fëmijës është provuar si jo i mundshëm, aty mund të jepen rekomandime për shkollimin brenda një mjedisi terapeutik të mundshëm në shkolla për fëmijët me shqetësime emocionale dhe sjellore. Çdo ndërhyrje duhet të jetë e paraprirë nga një vlerësim i përgjithshëm që detekton gjendjet komorbide. Klinika e shëndetit mendor të adoleshentëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar (12) është tashmë duke zhvilluar trajnimin e prindërve për menaxhimin e sjelljeve agresive të adoleshentëve. Parandalimi dhe profilaksia në shkollë dhe komunitet Programet e bashkëmoshatarëve Ndikimi i bashkëmoshatarëve dhe komuniteti bëhet në mënyrë të dukshme e rëndësishme për adoleshentët. Ndaj strategjitë e ndërhyrjes shkojnë kah rezistencës së ndikimit të bashkëmoshatarëve, menaxhimit të klasës, iniciativve antibullying në shkollë. Përdorimi i programeve me elemente të shumëfishta përreth shtëpisë dhe shkollës ka gjasa të ketë më shumë impakt. Programet më njohura kundër bullying (13) me qëllim rritjen e vetëdijes dhe njohjen e mësuesve, prindërve dhe fëmijët për bullying dhe të shpërndajë mitet ndaj tij, janë të implementuar (14) në Norvegji. Një program i ngjashëm u implementua në Mbretërinë e Bashkuar nga autorë të tjerë (15). Shkencëtarët (16) përpiluan programe të parandalimit me bazë në shkollë në Shtetet e Bashkuara (17) Siatëll që kanë kombinuar proceset e trajnimit të prindërve, të trajnimit të mësuesit dhe aftësitë trajnuese të të tjerëve. Vlerësimi pas 18 muajsh tregoi që djemtë që morën pjesë në programet trajnuese, tregoi se ata ishin në mënyrë të dukshme më pak agresive sesa kontrollet dhe se vajzat, edhe pse jo më pak agresive, ishin më pak të depresuara. Në moshën 10-vjeçare adoleshentët kishin më pak gjasa që të ishin pjesë e delinkuencës dhe e përdorimit të alkoolit. Komunitetet në të cilat kujdesi në mirëqenien shëndetësore është një program parandalues me fokus në nevojat e çdo komuniteti, targetojnë katër sjellje kryesore që janë duke dëmtuar jetët e adoleshentëve dhe komuniteteve ku ata jetojnë. Krimi i të rinjve, abuzimi me drogat, shtatzënia në moshën shkollore dhe sëmundjet seksualisht të transmetuara dhe dështimi në shkollë. Liderët e komuniteteve (18) bashkëveprojnë për të dakortësuar mbi qëllimet e programit për qytetetin, qytezën, lokalitetin ose ndërtesat e banimit publik. Zhvillimi i bordeve mbikëqyrëse vlerëson dhe krijon plane të parandalimit nga një tërësi e strategjive të asistencës, përfshirë ekipet e shëndetit mendor të fëmijës. Programet komunitare të mirëqenies shëndetësore tashmë janë vendosur në vendet e zhvilluara perëndimore në strategjitë makropolitike të shëndetit publik. Planet dhe programet e profilaksisë dhe të parandalimit me sjelljen deviante e adoleshentëve kanë reflektuar disa integrime strategjike: Parandalimet dhe programet e ndërhyrjes janë të ingranuara në variacionin e plotë të sjelljes antisociale më tepër sesa sjellja antisociale serioze. Programet janë ende të drejtuara më së shumti ndaj meshkujve. Programet përdorin teknika që janë parimisht me fokus në rrezik më tepër sesa marrja e një metode holistike, duke adresuar cilësinë e jetës, vlerësimin e nevojave të veçanta të shëndetit dhe plotësimin e nevojave të tashme. Të gjitha metodat detektojnë aspektet sociale dhe psikologjike të krimit, që nuk marrin gjithnjë parasysh zhvillimin individual dhe psikopatologjinë. Procesi i zhvillimit të personalitetit në adoleshencë mbetet pak i kuptuar. Mbetet ende nevoja për një trajtim specialist dhe kujdes për grupin që shfaq sjellje serioze antisociale. 142 OPTIME

143 SHKENCAT SHOQËRORE Elisabeta Kafia, Silva Ibrahimi Konkluzione Në përfundim të kësaj trajtese do të përmbledhim dy linja kryesore kryesore: Së pari, problematika deviante e adoleshentëve ka rrënjë në ndërlidhjet mjedisore e jetës së tyre të përditshme. Krijimi dhe implementimi i programeve me bazë psikosociale dhe edukuese nxit formësimin e shëndetshëm të sistemit të besimeve dhe vetëvlerësimeve të të riut. Vetë sistemi i besimit mbështetet dhe udhëhiqet nga tri tipe besimesh dhe strukturash konjitive (19): a) besime behaviorale, b) besimet normative, dhe c) besimet e kontrollit të sjelljes. Rritja e vetëdijes dhe kontrollit të pulsioneve të adoleshentëve formësohet nga individi, ushqehet nga familja dhe mirërritet në shoqëri. Së dyti, shtimi i mbështetjes sociale dhe empatia sociocentrike është një instrument padyshim i fuqishëm në trajtimin e sjelljes deviante, antisociale dhe kriminale (20). Referenca 1. Baird, C., Wagner, D., Healy, T. & Johnson, K. Reliability and validity of risk assessment in child protective services: A comparison of three systems. Madison, WI: Children s Research Center, Egeland, B., Yates, T., Appleyard, K. & Van Dulmen, M. The long-term consequences of maltreatment in the early years: A developmental pathway model to antisocial behavior. Children s Services: Social Policy, Research, and Practice, 5, , Garland, A. F., Landsverk, J. L., Hough, R. L. & Ellis-Macleod, E. Type of maltreatment as a predictor of mental health service use for children in foster care. Child Abuse and Neglect, 20, , Lutzker, J. R. & Rice, J. M. Using recidivism data to evaluate Project 12- Ways: An ecobehavioral approach to the treatment and prevention of child abuse and neglect. Journal of Family Violence, 2, , Baker, J. G., Rosenthal, S. L., Leonhardt, D., Kollar, L. M., Succop, P. A., Burklow, K. A. et al. Relationship between perceived parental monitoring and young adolescent girls sexual and substance use behaviors. Journal of Pediatric and Adolescent Gynecology, 12, 17 2, Walker, H. M., Kavanagh, K., Stiller, B., Golly, A., Severson, H. H. & Feil, E. G. First step to success: An early intervention approach for preventing school antisocial behavior. Journal of Emotional and Behavioral Disorders, 6, 66 80, Tolan, P. H., Guerra, N. G. & Kendall, P. A developmental-ecological perspective on antisocial behavior in children and adolescents. Journal of Consulting and Clinical Psychology, 63, , Greenberg, M. T., Domitrovich, C. E., Graczyk, P. A. & Zins, J. E. The study of implementation in school-based prevention research: Theory, research, and practice. Rockville, MD: Center for Mental Health Services, Substance Abuse and Mental Health Services Agency, Department of Health and Human Resources, Kaplan, S. J., Pelcovitz, D. & Labruna, V. Child and adolescent abuse and neglect research: A review of the past 10 years. Part I: Physical and emotional abuse and neglect. Journal of the American Academy of Child and Adolescent Psychiatry, 38, , Eyberg, S. M. A parent child interaction model for the treatment of psychological disorders in early childhood. Paper presented at the annual meeting of the Western Psychological Association, San Diego, CA, Webster-Stratton, C. & Reid, M. J. The incredible years parents, teachers, and children training series: A multifaceted treatment approach for young children Revistë shkencore e Albanian University 143

144 SHKENCAT SHOQËRORE Roli i profilaksisë dhe parandalimit në depistimin e sjelljes deviante të adoleshentëve with conduct problems. In A. E. Kazdin & J. R. Weisz (Eds.), Evidence-based psychotherapies for children and adolescents. (pp ). New York: Guilford, Adelman, H. S. & Taylor, L. (2003). Toward a comprehensive policy vision for mental health in schools. In M. D. Weist, S. W. Evans, and N. A. Lever (Eds.), Handbook of school mental health: Advancing practice and research (fq ). New York: Kluwer. 13. Elliott, D. S. & Tolan, P. H. Youth violence, prevention, intervention and social policy: An overview. In D. Flannery and R. Hoff (Eds.), Youth violence: A volume in the psychiatric clinics of North America (fq. 3 46). Washington, DC: American Psychiatric Association, Klein, J. D., dhe Wilson, K. M. Delivering quality care: Adolescents discussion of health risks with their providers. Journal of Adolescent Health, 30, , Baker, J. G., Succop, P. A., Boehner, C. W., Biro, F. M., Stanberry, L. R. & Rosenthal, S. L. Adolescent girl s coping with an STD: Not enough problem solving and too much self-blame. Journal of Pediatric and Adolescent Gynecology, 14, 85 88, August, G. J., Realmuto, G. M., Crosby, R. D. & MacDonald, A. W., III Community based multiple-gate screening of children at risk for conduct disorder. Journal of Abnormal Child Psychology, 23, , Burns, B. J. & Goldman, S. K. Systems of care: Promising practices in Children s Mental Health, 1998 Series, Volume IV: Promising practices in wraparound for children with serious emotional disturbance and their families. Washington, DC: Center for Effective Collaboration and Practice, American Institute for Research, Catalano, R. R. & Hawkins, J. D. The social development model: A theory of antisocial behavior. In J. D. Hawkins (Ed.), Delinquency and crime: Current theories. New York: Springer-Verlag Gordon, R. S. An operational classification of disease prevention. Public Health Reports, 98, , Henggeler, S. W., Schoenwald, S. K., Borduin, C. M., Rowland, M. D. & Cunningham, P. B. Multisystemic treatment of antisocial behavior in children and adolescents. New York: Guilford Press Sanders, M. R., Turner, K. M. T. & Markie-Dadds, C. The development and dissemination of the Triple P-Positive Parenting Program: A multilevel, evidencebased system of parenting and family support. Prevention Science, 3, , OPTIME

145 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 FAKTORËT E RISKUT PËR SJELLJET-VETËDËMTUESE NË ADOLESHENCË Eglantina Dervishi 1 ; Silva Ibrahimi 2 ; Inva Cela 3 1 Departamenti i Psikologji-Pedagogjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës 2 Departamenti i Psikologjisë Albanian University, Tiranë 3 Avokati i Popullit, Tiranë, Shqipëri Adresë kontakti: egladervishi@gmail.com Përmbledhje Qëllimi i këtij studimi është të paraqitet prevalenca e sjelljeve vetëdëmtuese tek adoleshentët që kanë probleme me sjelljen dhe janë referuar nga mësuesit në shërbimet psikologjike në shkollë. Synim tjetër është të eksplorohet lidhja midis faktorëve psiko-socialë të sjelljeve vetëdëmtuese rastësore dhe përsëritëse tek adoleshentët. Metoda: Analiza ndërseksionale, duke përdorur pyetësorët anonim vetëraportues në disa shkolla të Tiranës dhe të Elbasanit. Pjesëmarrës në studim ishin 73 nxënës të referuar tek shërbimi psikologjik në shkollë, të moshës vjeç. Rezultatet: Pjesëmarrësit (3.8%) raportuan një akt të qëllimshëm vetëdëmtimi në vitin e kaluar, duke përmbushur kështu kriteret e studimit. Vetëm 1.2% e episodeve kishte rezultuar në paraqitjen në spital. Aktet vetëdëmtuese ishin më të zakonshme te femrat sesa te meshkujt. Nga analiza përmes regresionit logjistik multivariat, tek femrat aktet vetëdëmtuese lidheshin me probleme me pjesëtarët e familjes, depresioni, ankthi, impulsiviteti dhe vetëvlerësimi i ulët. Ndërsa tek meshkujt faktorët lidheshin kryesisht me problemet me shokët, përdorimi i drogës, vetëvlerësimi i ulët. Konkluzione: Dëmtimi i qëllimshëm i vetes është i zakonshëm në adoleshencë, veçanërisht te femrat. Ndërhyrje mbi sensibilizimin e çështjeve të shëndetit mendor janë të nevojshme në shkolla. Këto mund të përfshijnë qasjet që kanë për qëllim edukimin e nxënësve të shkollave në lidhje me probleme të shëndetit mendor dhe evidentimin e rasteve që përbëjnë risk. Fjalë çelës: adoleshencë, vetëdëmtim, faktorë risku, shkollë. Revistë shkencore e Albanian University 145

146 SHKENCAT SHOQËRORE Faktorët e riskut për sjelljet-vetëdëmtuese në adoleshencë RISK FACTORS FOR ADOLESCENTS SELF-HARM Abstract Objective of this study is to present the prevalence of deliberate self-harm behavior in adolescent that have problems of conduct and are referred from teachers to the school psychological service. To explore the associated psychological and social factors of occasional and repetitive deliberate self-harming behavior in adolescents. Method. Cross sectional survey using anonymous self report questionnaire are used in setting schools of Elbasan and Tirana. Participants 73 pupils referred from teachers to the school psychological service, from age 15 and 17 years was part of this study. Results Participants (3.8%) reported an act of deliberate self harm in the previous year that met study criteria. Only 1.2% of episodes had resulted in presentation to hospital. Deliberate self harm was more common in females than it was in males. In females the factors included in a multivariate logistic regression for deliberate self harm were recent self harm by family members, depression, anxiety, impulsivity, and low self esteem. In males the factors were suicidal behavior in friends, drug use and low self esteem. Conclusions Deliberate self harm is common in adolescents, especially females. School based mental health initiatives are needed. These could include approaches aimed at educating school pupils about mental health problems and screening for those at risk. Key words: adolescents, self-harm, risk factor, school. Hyrje Problematikat e adoleshentëve janë të shumta dhe sigurisht dhe vëmendja e kërkuesve në këtë drejtim ka qenë e madhe. Në shoqërinë tonë përballemi vazhdimisht me sfida mbi mënyrën se si duhet të sillemi me adoleshentët, si t i ndihmojmë të ndërgjegjësohen në lidhje me një sërë sjelljesh riskuese, në mënyrë që të mos bien pre e tyre. Nëse i referohemi studimeve në vendin tonë, gjen pak informacion mbi aktet vetëdëmtuese tek adoleshentët apo mbi faktorët që çojnë në shfaqjen e këtyre të fundit. Në arenën ndërkombëtare sjelljet vetëdëmtuese tek adoleshentët kanë tërhequr vëmendjen e kërkuesve dhe janë shndërruar në një pikë referimi për politikat sociale dhe për praktikat profesionale. Në fushën e shëndetit mendor akti vetëdëmtues konsiderohet si një ndër pesë arsyet kryesore për një ndërhyrje të menjëhershme (1, 2, 3, 4). Sjelljet vetëdëmtuese janë të zakonshme në adoleshencë ( 2, 5, 6), jo vetëm tek adoleshentët me predispozitë për të vuajtur nga probleme të shëndetit mendor (3, 5, 7), por shpesh dhe për adoleshentët të cilët nuk prezantojnë probleme serioze (8). Një pjesë e rasteve që përshihen në sjellje vetëdëmtuese nuk paraqiten në spital (5, 6, 7, 8), edhe pse raportojnë episode të herëpashershme të sjelljes vetëdëmtuese. Këto raste të patrajtuara të sjelljeve vetëdëmtuese përbëjnë një risk, i cili mund t i paraprijë një tentative vetëvrasjeje (3, 5, 7, 8, 9) në të ardhmen. Nëse flasim për sjelljeve vetëdëmtuese, kemi një gamë të gjerë formash të akteve vetëdëmtuese ( 7, 9, 10) duke filluar nga mendime të rastësishme për vetëvrasje, deri tek ato më seriozet, si: planifikimi për të kryer një vetëvrasje dhe realizimi i këtij plani që përmbyllet me kryerjen vetëvrasjes (11). 146 OPTIME

147 SHKENCAT SHOQËRORE Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi, Inva Cela Rezulton se personat që kryejnë akte vetëdëmtuese, kanë një risk 10 herë më të lartë për të bërë përpjekje sërish në të ardhmen (1, 2, 4, 6, 8, 9) dhe për të kryer një vetëvrasje. Referuar studimeve mbi aktet vetëdëmtuese (3, 5, 7, 9, 10, 11), ka gjetje interesante për sa u përket fëmijëve dhe adoleshentëve, ku u referohemi ideve të vazhdueshme për të dëmtuar veten tek fëmijët (6%) dhe adoleshentët (21.7%) përgjatë jetës së tyre. Në raport me sjelljen vetëdëmtuese, përgjatë vitit të fundit fëmijët (8%) dhe adoleshentët (3.5%) raportojnë tentativa për vetëvrasje. Studime nga vende të ndryshme të botës që kanë vlerësuar faktorët e riskut për vetëvrasje (5,8), duket se më të zakonshme për adoleshentët lidhur me moshën e adoleshencës së vonë (7), gjininë femër (6), sigurimin vetë të të ardhurave për shkollim (2), gjithashtu probleme që lidhem me aspektin akademike dhe shkollorë (3), prezenca e patologjive familjare (9), ndëshkime aktuale apo që parashikohen (10), dështimet në dashuri (11), konflikte sociale (5), prezenca e një historie vetëvrasje të një shoku (8), prezenca e problemeve fizike (2), histori të problemeve psikiatrike tek prindërit në formën e alkoolizmit, ankthit apo depresionit (11). Gjithashtu, duket se është faktor domethënës për sjellje vetëdëmtuese edhe vdekja e njërit prej prindërve nga vetëvrasja (4, 9). Jo të gjithë adoleshentët që ndërmarrin akte vetëdëmtuese apo tentativa për vetëvrasje, kanë probabilitet për të pasur problematika psikiatrike (2,5,7,9,11) në të ardhmen, por megjithatë, një pjesë e tyre (1, 3) kanë gjasa të zhvillojnë problematika psikiatrike në të ardhmen (3, 8, 9). Megjithatë, kësaj analize të literaturës do t i ishte ndihmëse njohja me profilin klinik të fëmijëve dhe adoleshentëve që paraqesin sjellje vetëdëmtuese të qëllimshme, duke iu referuar një protokolli psikiatrik. Metodologjia Studimi përfshinte 8 shkolla 9-vjeçare në Tiranë dhe Elbasan. U zgjodhën ato për faktin se kishte akses për të realizuar studimin tonë, nisur nga mbikëqyrja që u bëhej këtyre shkollave nga grupi i studimit. Nga këto 6 shkolla në qytetin e Tiranës, ku dy i përkasin sistemit publik dhe 4 atij privat, ndërsa për qytetin e Elbasanit kemi dy shkolla të sistemit privat. Studimi u realizua në periudhën nëntor qershor Adoleshentët i përkisnin grupmoshës vjeç. Kriter specifik në përfshirjen në studim përbënte referimi tek psikologu nga ana e mësuesit në shumicën e rasteve, prindi, drejtuesi i shkollës apo ndonjë shok/shoqe. Procedurat Iu shpjeguan qëllimet e studimit tonë drejtorive të shkollave dhe psikologëve përmes një letre informuese. Prindërit u informuan për projektin përmes një letre dhe iu kërkua që të njoftonin nëse lejonin që fëmijët e tyre të merrnin pjesë në studim. Studimi ynë iu shpjegua nxënësve nga psikologu i shkollës dhe nga kërkuesit rreth 2 javë përpara, si dhe ditën që u plotësua pyetësori. Nxënësve iu dha mundësia që të zgjidhnin të merrni pjesë ose jo. Pyetësori në pjesën më të madhe të rasteve (6 shkolla) u administrua në zyrën e psikologut, ndërsa në dy shkolla në klasa, pasi nuk kishte mjedise fizike për shërbimet psikologjike edhe pse ishte pjesë e stafit dhe një psikolog. Regjistrat përmbanin të dhëna për dy vitet akademike , , mbi rastet që ishin referuar tek psikologu numri total ishte 213, nga këto një pjesë e adoleshentëve nuk plotësonin kriteret për sjellje të qëllimshme vetëdëmtuese (n=108), një pjesë refuzuan të merrnin pjesë (n=32). Nxënësit që pranuam të merrnin pjesë, plotësuan një pyetësor anonim në 30 min. Ata gjithashtu u siguruan në lidhje me konfidencialitetin dhe anonimatin. Revistë shkencore e Albanian University 147

148 SHKENCAT SHOQËRORE Faktorët e riskut për sjelljet-vetëdëmtuese në adoleshencë Tabela 1: Shpërndarja sipas gjinisë dhe moshës 15-vjeçarë 16-vjeçarë 17-vjeçarë Total M F M F M F 73 (100%) 32 M (43.8%) 13 ( 17,8% ) 27 (36,9 %) 12 (16,4 %) 18 (24.6%) 2 (2,7 %) 1 (1,3 %) 41 F (56.1%) Përcaktimi i sjelljeve vetëdëmtuese dhe klasifikimi i përgjigjeve Një pyetësor i hartuar nga Harton et al., 2000 (British Educational Research Association, 2000), u pilotua dhe pastaj u administrua në mënyrë anonime për adoleshentët që morën pjesë në studim. Pyetësori përfshinte pyetje mbi: sjelljen vetëdëmtuese, shëndetin dhe stilin e jetës, ngjarjet jetësore dhe problemet, karakteristikat personale dhe psikologjike (që përfshinte probleme personale që kërkonin ndihmë profesionale, ankth dhe depresion, vetëvlerësimin, impulsivitetin, strategjitë përballuese); qëndrimet rreth sjelljeve vetëdëmtuese tek adoleshentët. Fokusi është në identifikimin e sjelljeve të qëllimshme vetëdëmtuese referuar kohës kur ka ndodhur episodi i fundit ( në muajin e kaluar, vitin e kaluar, apo para një vitit). U caktuan kritere strikte për klasifikimin e sjelljeve të qëllimshme vetëdëmtuese. Në bazë të përgjigjeve mbi dy pohime. I pari ishte: A ke marrë ndonjëherë në mënyrë të qëllimshme mbidozë (p.sh., kokrra apo ilaçe të tjera) apo nëse ke tentuar të dëmtosh veten në disa mënyra të tjera (si prerje në trup). Pyetja tjetër që lidhet me herën e fundit që adoleshenti mori një mbidozë ilaçesh apo dëmtoi veten, ishte pyetje e hapur: Përshkruaj çfarë i bëre vetes në atë rast. Ju lutemi të na jepni sa më shumë detaje që të mundeni, p.sh., emrin e ilaçit që morët mbidozë. Kriteret për sjellje vetëdëmtuese ishin: Një akt me përfundim jo fatal në të cilin një person qëllimisht bën një apo më shumë nga sjelljet më poshtë: - Inicim të sjelljeve që kanë për qëllim të shkaktojnë vetëdëmtim (p.sh., prerje në trup, hedhja nga një lartësi). - Gëlltitje e një substance në mënyrë të tepruar nga përshkrimi në recetë apo nga dozimi terapeutik i rekomanduar. - Gëlltitje e një përzierje drogash apo të një droge ilegale që merret për të dëmtuar veten. - Gëlltitje e një substance apo objekti që nuk mund të merret nga goja. Pjesëmarrësit plotësonin kriteret e studimit nëse njëri nga veprimet e mësipërme ishte kryer prej tyre. Analiza e të dhënave Analiza e të dhënave u krye përmes programit statistikor SPSS-18. U përdor të Mann Whitney test për të hetuar lidhjen midis sjelljeve të qëllimshme vetëdëmtuese dhe faktorëve me ndikim potencial. Gjithashtu, përmes regresionit logjistik multivariat, u analizuar pohime specifike për të parë lidhjen midis sjelljeve të qëllimshme vetëdëmtuese dhe faktorëve të riskut. 148 OPTIME

149 SHKENCAT SHOQËRORE Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi, Inva Cela Rezultatet Nga 213 adoleshentë që përbënin kampionin tonë fillestar, vetëm 73 prej tyre plotësonin kriteret për të marrë pjesë në studim. Ndërsa pjesa tjetër (n=108) nuk plotësonin kriteret për sjellje vetëdëmtuese, ndër ta një pjesë refuzuan të merrnin pjesë në studim (n=32). Rreth 3.8% e pjesëmarrësve raportuan prezencën e një akti të qëllimshëm vetëdëmtues në vitin e kaluar. Vetëm 1,3 % e episodeve kishin kërkuar marrjen e ndihmës spitalore. Aktet vetëdëmtuese ishin më të zakonshme tek fermat (3.5%) sesa tek meshkujt (1.4%) e tyre. Mendimet për sjellje të qëllimshme vetëdëmtuese, edhe pse nuk e kishin ndërmarrë një akt të tillë, paraqiten 11.3 % për meshkujt dhe 27.8 % tek femrat, duke iu referuar kritereve për prezencën e mendimeve për të dëmtuar veten gjatë vitit të fundit. Për të hetuar mbi arsyet e mundshme të ndërmarrjes se akteve të qëllimshme vetëdëmtuese, u parashtruan disa opsione, të cilat synonin të qartësonin idetë mbi shtysat më tipike që i çonin adoleshentët drejt këtyre sjelljeve. Rezulton që për t u treguar të tjerëve se sa i dëshpëruar adoleshenti ndihet, kap pikët më të larta për të trembur dikë dhe për të dëmtuar veten. Nga rezultatet, duket se arsyet që më së shumti çojnë këta adoleshentë drejt aplikimit të sjelljeve të qëllimshme vetëdëmtuese, janë të lidhura me vëmendjen që kërkojnë përmes kësaj forme sjelljeje. Arsyet për sjellje të qëllimshme vetëdëmtuese Për të trembur dikë Doja t'u tregoja të tjerëve sa i/e dëshpëruar jam Doja të zbuloja nëse dikush më do vërtetë Për të ndërshkuar veten Doja të kisha vëmendje Grafiku 1. Arsyet për sjellje të qëllimshme vetëdëmtuese (N=73) Një në 8 femra dhe një në 12 meshkuj kanë pasur në mendje të lëndonin veten edhe pse nuk e kanë bërë këtë. Sjelljet e qëllimshme vetëdëmtuese jo domosdoshmërisht përkthehen në një vetëvrasje Revistë shkencore e Albanian University 149

150 SHKENCAT SHOQËRORE Faktorët e riskut për sjelljet-vetëdëmtuese në adoleshencë të paralajmëruar, por mbeten një sinjal i fortë për prezencën e një risku të përfshirjes së adoleshentit në një repertor sjelljesh të cilat mund të vënë në rrezik integritetin fizik ose psikologjik të tij. Për sa u përket mënyrave më tipike të sjelljeve të qëllimshme vetëdëmtuese, duket se pjesa dërrmuese e kampionit (53.6%) ishte përfshirë vetëm në sjellje të tilla vetëdëmtuese si prerje të pjesëve të trupit, dhe rreth 24.8% ishin marrë vetëm mbidozë ilaçesh, ndërsa rreth 9.8% kishin ndërthurur një mori mënyrash të sjelljeve të qëllimshme vetëdëmtuese. Nëpërmjet chi square u analizuan ndryshimet sipas gjinisë ( chi square = , df = 3, p <.001), ku femrat (51,8 %) ishin më të prirura të raportonin vetëm prerje në pjesë të trupit me mjete të ndryshme, në krahasim me meshkujt (34.5%) vetëm mbidozë ilaçesh. Ndërsa lidhur me tendencën për të pasur një repertor të pasur me përsëritje të sjelljeve të qëllimshme vetëdëmtuese, gjysma e adoleshentëve që plotësonin kriteret e studimit, raportuan se gjatë vitit të kaluar më shumë se një episod ku ata ishin përfshirë në sjellje të qëllimshme vetëdëmtuese. Mënyrat e sjelljeve të qëllimshme vetëdëmtuese Prerje e vetes Overdoze Metodë tjetër e vetme Metoda të shumëfishta Grafiku 2. Mënyrat e sjelljeve të qëllimshme vetëdëmtuese Lidhur me këtë tendencë, nuk rezultoi ndonjë diferencë midis meshkujve 23,4% dhe femrave 25.2%. Një fakt interesant lidhet me metodat e ndryshme të sjelljeve të qëllimshme vetëdëmtuese që adoleshentët kishin ndërmarrë gjatë episodit më të fundit të tyre (chi square = 29.61, df = 3, p <.001). Kjo tendencë ka gjasa të krijojë skema mendore, të cilat aktivizohen sa herë që adoleshenti përballet me vështirësi. Nëse situatat sociale e përballin adoleshentin me vështirësi dhe frustrime të shumta, mundet që skemat të aktivizohen lehtë dhe t i japin një zgjidhje të shpejtë situatës, e cila çon të ndërmarrjen e këtyre sjelljeve të qëllimshme vetëdëmtuese, të cilat tashmë kanë një repertor të gjerë metodash. 150 OPTIME

151 SHKENCAT SHOQËRORE Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi, Inva Cela Konkluzionet Nëse bazohemi tek praktikat profesionale në punën me klientët që kanë prezent mendime dhe kanë ndërmarrë akte të qëllimshme vetëdëmtuese, dimë që asnjë rast nuk i ngjan tjetrit për sa u përket dinamikave që çojnë në ndërmarrjen e aktit në vetvete. Por nëse u referohen faktorëve situacionalë dhe personalë, mund të shohim mundësinë që këto sjellje të mbahen nën kontroll, nëse evidentohen në kohë dhe të ndërhyhet menjëherë, pa u forcuar skema mendore dhe pa u shndërruar në opsion për adoleshentin. Mundet që vetëvrasjet të parandalohen nëse ndërmerren hapa të përshtatshme në identifikimin e personave që paraqesin risk potencial për vetëvrasje, dhe sjelljet e qëllimshme vetëdëmtuese, edhe pse nuk janë parakusht për vetëvrasje, mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë kushtet që ndezin dinamika të tilla, që mund të jenë riskuese për adoleshentin. Referencat 1. Centers for Disease Control and Prevention. Injury prevention and control: data and statistics (WISQARS). I disponueshëm në: injury/wisqars. Aksesuar në 23 Qeshor, American Psychiatric Association. Practice guideline for the assessment and treatmentof patients with suicidal behavior. Am J Psychiatry. 2003; 160 (suppl 11): Nock MK, Joiner TE Jr, Gordon KH, et al. Non-suicidal self-injury among adolescents:diagnostic correlates and relation to suicide attempts. Psychiatry Res. 2006;144(l): Krishnakumar P, Geeta M G, Riyaz A. Deliberate self harm in children. Indian Pediatric Journal, 2011; 48: Eagles JM, Carson DP, Begg A, Naji SA. Suicide prevention: study of patients views. BrJ Psychiatry 2003;182: Gureje O, Oladeji B, Hwang I, Chiu WT, Kessler RC, Sampson NA, et al. Parental psychopathology and the risk of suicidal behavior in their offspring: Results from the World Mental Health Surveys. Mol Psychiatry 2011;16: Goldston, D. B., Sergent Daniel, S., Reboussin, D. M., Reboussin, B. A., Frazier, P. H.Kelley, A. E. (1999). Suicide attempts among formerly hospitalized adolescents: Aprospective naturalistic study of risk during the first 5 years after discharge. Journal of the American Academy of Child & Adolescent Psychiatry, 38, Carlton, P. A., & Deane, F. P. (2000). Impact of attitudes and suicidal ideation on adolescnts intentions to seek professional psychological help. Journal of Adolescence, 2, Eagle, M. (2003). Clinical implications of attachment theory. Psychoanalytic Inquiry, 23, Dour H J, Cha CB, Nock M K: Evidence for an emotion cognition interaction in the 11. Statistical prediction of suicide attempts. Behav Res Ther 49: , Keilp J G, Gorlyn M, Russell M, Oquendo MA, Burke AK, HarkavyFriedman J, 13. Mann J J: Neuropsychological function and suicidal behavior: Attention control, memory and executivedysfunction in suicide attempt. J Psychol Med 43: , Kar N. Profile of risk factors associated with suicide attempts: A study from Orissa, 15. India. Indian J Psychiatry 2010; 52: Revistë shkencore e Albanian University 151

152 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 STUDIM KRAHASUES MBI SHOQËRITË ME PËRGJEGJËSI TË KUFIZUAR NË RUMANI DHE SHQIPËRI Eledio Lule *Departamenti i Shkencave Juridike, Universiteti i Craiovës, Rumani Adresë kontakti: elediol@yahoo.it Përmbledhje Nëpërmjet këtij artikulli synojmë të realizojmë një vështrim krahasues mbi shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, si përshkruhen ato në ligjet rumune dhe në ato shqiptare, duke vënë në dukje elementet e përbashkët të krijimit dhe të vazhdimësisë, por njëkohësisht duke theksuar dhe elementet e veçanta me natyrë juridike, sociale dhe ekonomike që ndryshojnë në të dy sistemet ligjore. Në legjislacionin shqiptar trajtohen kryesisht në nenet 233 te ligjit nr. 9901, datë për tregtarët dhe shoqëritë tregtare. Fjalë çelës: vështrim krahasues, sisteme, elementet e përbashkët, legjislacionin, shoqëritë tregtare. COMPARATIVE STUDY ON LIMITED LIABILITY COMPANIES IN ROMANIA AND ALBANIA Abstract Through this article we intend to realize a comparative view on companies with limited liability as described them in the right Romanian and Albanian, noting common elements of creation and continuity, but at the same time stressing and unique elements that differ in both systems of law and state legislature dealt mainly in Articles 233 of law No. 9901, dated for traders and commercial companies. Key words: comparative view, systems, common elements, legislature, commercial companies. 1. Rregullorja e shoqërive tregtare parashikuar nga Ligji nr. 31/1990 E drejta e përbashkëta në lëndën e shoqërive tregtare me personalitet juridik në Rumani është e përfaqësuar në Ligjin Nr. 31/1990 për shoqëritë tregtare, e cila rregullon me një karakter të 152 OPTIME

153 SHKENCAT SHOQËRORE Eledio Lule përgjithshëm themelimin, organizimin, funksionimin, modifikimin dhe prishjen e shoqërive tregtare. Përveç kësaj, ekzistojnë rregulla të veçanta për tipe të caktuara të shoqërive, si: ato në fushën e sigurimeve, në atë financiare, bankare apo në tregun e kapitalit. Dispozitat e Ligjit Nr. 31/1990, si dhe rregullat e veçanta, do të plotësohen sipas rastit, ndërsa në dispozitat e Kodit Civil, të gjitha këto prezantojnë të drejtën e përbashkët për lëndën e shoqërive tregtare me personalitet juridik. Bashkëpunimi i disa vendeve evropiane në Bashkimin Evropian përfaqësojnë bazat ligjore të cilat vendosin fillimin e procesit për harmonizimin e ligjeve kombëtare. Aktualisht, është pranuar përgjithësisht se janë bërë edhe përpjekje për integrimin e rregullave evropiane që kanë të bëjnë me shoqëritë tregtare, një integrim i filluar me miratimin e 13 direktivave të shoqërive tregtare, në përgjithësi. Këto norma të së drejtës evropiane kanë për qëllim të krijojnë një emërues të përbashkët për sistemet juridike të shteteve anëtare. Nga ana tjetër, duke u munduar të ruajnë specifikat kombëtare të çdo sistemi ligjor, është lejuar nga çdo shtet zhvendosja e direktivave përkatëse në ligjin kombëtar (1). Pas vitit 2000, institucionet e komuniteteve kanë miratuar një pozicion të ri për sa u përket rregullave të komuniteteve në të drejtën tregtare dhe kanë filluar një mbrojtje të re (2) që shfaqet në miratimin e këtyre rregullave në formën e një rregulloreje, akteve normative të aplikimeve direkte, rregullore të cilat bëhen pjesë e sistemit ligjor të shteteve anëtare që nga data e hyrjes në fuqi, pa qenë e nevojshme një zhvendosje e tyre në ligjin kombëtar (3). Përveç Ligjit nr. 31/1990 dhe direktivave në nivel evropian, ka ndryshime në legjislacionin aktual rumun dhe në përdorimin e tij. Me fjalën normë, në kuptimin e nenit 1 të Kodit Civil, do të kuptojmë zakonet (traditat) dhe përdorimet profesionale. Norma përfaqëson një praktikë të tejzgjatur, e cila ka një shkallë vjetërsie të përsëritshmërisë ose stabilitetit të aplikuar nga një numër i papërcaktuar tregtarësh. Ajo është përkufizuar si një rregull i sjelljes tregtare, lindur nga praktika, përsëritshmëria, e përdorur për një kohë të gjatë dhe që respektohet si një traditë ligjore e detyrueshme. Në sistemin ligjor rumun, deri në hyrjen në fuqi të Kodit Civil normat nuk ishin burimet formale të ligjit, nuk kishin një karakter normativ të rregullores (4). Situata ndryshoi kur neni 1 i Kodit Civil përmend qëllimisht norma nga burimet e së drejtës civile. Për më tepër, në marrëdhëniet e biznesit janë gjithnjë e më të pranishme normat tregtare, qoftë në formën e një kontrate ose të një termi të standardizuar të tipit kushtet e përgjithshme të biznesit, qoftë dhe në formën e disa rregullave të praktikës së mirë. Krijimi, modifikimi, organizimi, funksionimi dhe prishja e shoqërive tregtare që janë parashikuar kryesisht nga norma të domosdoshme, ndryshe nga përdorimet tregtare, kanë një ndryshim më të reduktuar në këto fusha. Ndryshimi i normave si burim ligjor është akoma i kufizuar. Aplikimeve të normave i janë bashkangjitur dhe disa kufizime. Kështu që, në çështjet e parashikuara me ligj, rregullorja zbatohet vetëm në masën që parashikohet nga ligji. Por, nëse ligji nuk e parashikon, do të zbatohen normat, por në mungesë të saj do të zbatohen dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me situata të ngjashme dhe kur nuk ekzistojnë dispozita të tilla, do të zbatohen parimet e përgjithshme të ligjit. Si të natyrshme, vetëm normat konform vendimeve publike dhe traditave të mira njihen si burime të ligjit. Barra e provës së ekzistencës dhe e përmbajtjes së rregullores vendoset nga palët e interesuara, të cilat thirren në bazë të rregullores. Për të lehtësuar barrën e provës, krijohet një hipotezë ligjore, duke iu referuar ekzistencës së traditës dhe që janë botuar në publikimet e përpiluara nga subjektet apo organet e autorizuara. Hipoteza është relative kur provohet e kundërta. Jurisprudenca mund të jetë një burim i ligjit në lidhje me marrëdhëniet juridike, për sa i përket statutit organik të shoqërive tregtare (5). Në disa kushte, vendimet e disa gjykatave në rrethana të caktuara mund të kenë vlerën e një burimi ligjor, por më shpesh kanë vlerën e një burimi interpretues Revistë shkencore e Albanian University 153

154 SHKENCAT SHOQËRORE Studim krahasues mbi shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar në Rumani dhe Shqipëri sesa normativ (6). Është rasti i vendimeve të prononcuara nga gjykatat evropiane në zgjidhjen e çështjeve parësore. Ne rastet kur aplikimet e parashikuara nga ligji evropian, duke përfshirë dhe ato nga lënda e shoqërive tregtare, gjykatat kombëtare kanë paqartësi në zbatueshmërinë ose kuptimin e disa dispozitave të akteve normative evropiane, gjykatësi kombëtar ka për detyrë të njoftojë gjykatën evropiane të interpretojë si çështje parësore normën evropiane në fjalë. Zgjidhja e dhënë nga gjykatësi evropian për zgjidhjen e çështjeve parësore, ka vlerë detyruese për gjykatat kombëtare të shtetit, për të cilat janë vënë në dijeni gjykata evropiane, si dhe për shtetet anëtare, qoftë dhe për situatën kur bie në kundërshtim me ligjin kombëtar. Të detyrueshme janë dhe vendimet e Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Për aq sa ka të bëjë me statusin e tregtarit dhe KEDNJ mund të japin vendime në këtë fushë, të cilat janë gjithashtu burime të ligjit. Ndër vendimet e prononcuara të gjykatave kombëtare, vlera e burimit ligjor i njihet vetëm vendimeve të Gjykatës së Lartë të Kasacionit në zgjidhjen e ankimimeve në interes të ligjit. Kur Gjykata Kushtetuese bën një përjashtim antikushtetues dhe shpall një vendim i cili ka efekte erga omnes, dispozita ligjore e deklaruar duke qenë antikushtetuese, nuk zbatohet në një poçes të tillë, gjithashtu dhe në situata të tjera identike apo të ngjashme. Kohët e fundit vihet re se Gjykata e Lartë ka dhënë efekte në teorinë e mëparshme të parimeve gjyqësore Î.C.C.J, duke hedhur poshtë ankesën për vetë faktin se në rastet identike apo të ngjashme gjykata është shprehur se nuk ekzistojnë motive serioze për t u kthyer mbi zgjidhjet e mëparshme (7). Kodi Civil përcakton një lloj rregulli për aplikimin e normave që përbëjnë burime të ligjit, rregull nga i cili nuk mund të shmangesh. Para zbatimit të ligjit në një kuptim më të gjerë, në brendësinë e kategorisë ligjore, në rast konflikti ndërmjet normave ligjore të brendshme dhe ligjeve të Bashkimit Evropian, këto të dytat do të zbatohen me përparësi, pavarësisht cilësisë ose statutit të palëve, direktivave nga lënda e shoqërive tregtare, direktivave në fushën e paaftësisë paguese, etj., Rregullorja e Këshillit Nr. 2157/2001 për sa i përket Statutit të Shoqërisë Europiane, një formë e shoqërisë komunitare dhe në formën e shoqërive anonime, e quajtur Societas Europaea. Gjithashtu, do të aplikohen me përparësi dhe do të zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, kjo më pak e hasur në lëndën e shoqërive tregtare. Kështu, art. 4. paragrafi 2 i Kodit Civil parashikon se aty ku ekziston mosakordimi ndërmjet pakteve dhe traktateve mbi të drejtat themelore të njeriut në të cilat Rumania është pjesë, do të kenë prioritet rregulloret ndërkombëtare, përveç rastit kur Kodi Civil përmban dispozita më të favorshme. Ligjet që vijnë si pasojë e një dispozitë të përgjithshme, të cilat kufizojnë ushtrimin e disa të drejtave civile ose kur parashikojnë dënime civile do të zbatohen vetëm në rastet e veçanta dhe të kufizuara, që janë të parashikuara nga ligji. Nëse ligji nuk e parashikon, atëherë do të aplikohen normat, por në mungesë të tyre, dispozitat ligjore për situata të ngjashme dhe, kur nuk ekzistojnë dispozita të ngjashme, do të zbatohen parimet e përgjithshme ligjore. 2. Përkufizimi dhe natyra juridike e shoqërive tregtare që parashikohen në Ligjin nr. 31/1990 Ligji nr. 31/1900 nuk përcakton një përkufizim të shoqërisë me personalitet juridik, por art i Kodit Civil parashikon që me kontratën e shoqërisë, dy ose më shumë persona janë të detyruar në mënyrë reciproke të bashkëpunojnë për të zhvilluar një aktivitet, si dhe të kontribuojnë te kjo 154 OPTIME

155 SHKENCAT SHOQËRORE Eledio Lule shoqëri në lek, në mall, në njohje të veçanta ose në paradhënie, me qëllimin e ndarjes së përfitimeve ose t i përdorin ato nga ekonomia që do të rezultojë. Në literaturën e specialitetit, shoqëria tregtare u përkufizua si grupim njerëzish të formuar mbi bazën e një kontrate shoqërore, duke përfituar nga personaliteti juridik, ku ortakët kuptohen midis tyre për të vënë bashkërisht pasuri të caktuara në realizimin e një aktiviteti tregtar, si dhe ndarjen e përfitimeve të arritura (8). Ekzistenca e këtyre parashikimeve në doktrinën ligjore, çoi në ngritjen e disa pyetjeve: Shoqëria me personalitet juridik është një kontratë apo institucion? Është një kontratë, apo një person juridik? Është një kontratë apo një akt unilateral? Për t iu përgjigjur këtyre pyetjeve, janë përshkruar tri teori, për sa i përket natyrës juridike të shoqërive tregtare (9). a. Teoria kontraktuale (10). Është ajo teori klasike, bazuar në dispozitat e nenit 1881 të Kodi Civil, i cili tregon veçanërisht se shoqëria është një kontratë. Në të vërtetë, shoqëria përbëhet në parim mbi bazën e një kontrate shoqërore. Ligji nr. 31/1990 përdor termat kontratë shoqërore, statut, por edhe akti konstitutiv. Ekzistojnë edhe situata kur shoqëria nuk ka në bazë një kontratë: është rasti i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar unipersonale, e cila është themeluar nga statuti dhe ka natyrën e një akti juridik të njëanshëm dhe jo të një kontrate. b. Teoria institucionale (11). Në këtë teori vullneti i palëve ka rol vetëm në formimin e shoqërisë, vetëm për të vendosur themelimin e saj, duke miratuar disa rregulla pa pasur mundësi për modifikimin e tyre. Shoqëria është konsideruar një institucion sepse krijohet një subjekt i ri juridik i të drejtës private me një strukturë të pavarur; ortakët dhe aksionarët nuk mund të veprojnë përveçse në kuadër të formave statutore. Kjo teori nuk mund të merret në konsideratë vetëm nga natyra juridike, sepse kjo do të thotë të injorosh vullnetin e palëve, pa të cilën nuk do të ekzistonte shoqëria tregtare. Megjithatë, manifestimi i vullnetit të ortakeve përbën elementin bazë të shoqërisë tregtare, aspekt i cili nuk duhet injoruar. c. Koncepti i përbashkët. Për sa i përket këtij koncepti, shoqëria juridike ka një natyrë të dyfishtë juridike: kontraktuale dhe institucionale, vullneti i ortakëve ka një rol të rëndësishëm në krijimin e shoqërisë. Më pas, me fitimin e personalitetit juridik, shoqëria shfaqet si një grup i organizuar njerëzish, duke vepruar si një subjekt i veçantë ligjor, por duke respektuar normat ligjore që kërkojnë një sjellje të caktuar. Duke pasur parasysh që baza e themelimit të shoqërisë është kontrata, mund të themi që shoqëria tregtare ka një natyrë kontraktuale, por me fitimin e personalitetit juridik, ajo merr dhe natyrë juridike institucionale. Kontrata e shoqërisë, duke u bashkuar me autorizimin ligjor, përbën një përmbajtje kolektive. Duke pasur parasysh ato që thamë më lart, veçanërisht mendimet e fundit, themi që shoqëria tregtare mund të përkufizohet si një akt juridik me natyrë kontraktuale në bazën e së cilës, pasi kalon në një procedurë ligjore të autorizuar, ajo përbën një subjekt të së drejtës, duke u dalluar nga ortakët për zhvillimin e biznesit nga pikëpamja e përfitimit (12). 3. Format e shoqërisë tregtare që rregullohen me Ligjin nr. 31/1990 Aktiviteti tregtar mund të realizohet, qoftë nga tregtari si personi fizik, qoftë nga bashkëpunimi i tyre në kuadrin e disa strukturave bashkëpunuese pa personalitet juridik të tipit bashkëpunim në pjesëmarrje, të shoqërive familjare, ose në formën e disa shoqërive që përfitojnë personalitet juridik, shoqëri të formuara sipas Ligjit nr. 31/1990. Nëpërmjet nenit 2 të Ligjit 31/1990, përcaktohen 5 forma organizimi për shoqëritë tregtare në Revistë shkencore e Albanian University 155

156 SHKENCAT SHOQËRORE Studim krahasues mbi shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar në Rumani dhe Shqipëri Rumani, përkatësisht: 1. Shoqëri kolektive; 2. Shoqëri komandite të thjeshta; 3. Shoqëri aksionare; 4. Shoqëri komandite aksionare; 5. Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Sipas rregullores së vjetër, Neni. 1 i këtij ligji tregon se për kryerjen e aktiviteteve fitimprurëse, personat fizikë dhe juridikë mund të marrin pjesë dhe mund të krijojnë shoqëri tregtare. E disponueshme tërësisht ndodhet dhe në lëndën e shoqërive tregtare dhe parimi kushtetues i lirisë së ortakërisë. Ndryshe nga rregullorja paraprake e 1 tetorit 2011, aktualisht kriteri kryesor për përcaktimin e tregtisë të një shoqërie, është forma e shoqërisë. Krahas formës së shoqërisë e cila krijon një hipotezë tregtare të shoqërisë respektive për përcaktimin tregtar me karakter fitimprurës, ekziston dhe prania e rrezikut për të fituar ose për të humbur në biznes vetëm nga ana e sipërmarrësit. Ligji kufizon format mbi të cilat mund të bashkëpunojnë personat fizikë ose juridikë, duke treguar kufizimet dhe domosdoshmërinë në nenin. Nr. 2 të Ligjit nr. 31/1990 dhe pesë format ligjore që mund të marrë një shoqëri tregtare: shoqëria kolektive, shoqëria komandite e thjeshta, shoqëria komandite aksionare, shoqëria aksionare dhe shoqëria me përgjegjësi të kufizuar.vetëm organizimi në një nga këto forma shoqëria tregtare mund të fitojë personalitet juridik, kështu që ajo mund të krijohet dhe të funksionojë (13). Krijimi i një formë të re të shoqërisë, një shoqëri hibride që vjen si rezultat i kombinimit të një prej këtyre pesë formave, është i ndaluar. Nga ana tjetër, duke qene të lirë në themelimin e saj, ortakët janë të lirë të zgjedhin dhe një prej pesë formave të shoqërive tregtare. Në mënyrë të ngjashme, gjatë funksionimit të shoqërisë tregtare, ortakët mund të zgjedhin ndryshimin e formës së zgjedhur më parë, përgjatë procedurës ligjore të stabilizuar për këtë qëllim. 3.1 Idetë e përgjithshme për SHPK-të në Rumani Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është një formë e ndërmjetme, e përzierë midis shoqërisë individuale dhe asaj të kapitaleve, duke marrë hua tipare nga të dyja. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar mund të themelohet dhe në formën e një shoqërie unipersonale me një ortak të vetëm. Kapitali i shoqërisë është minimalisht 200 lei (monedha Rumune) dhe është i ndarë në aksione me vlerë të barabartë, minimalisht 10 lei dhe të cilët nuk janë tituj të negociueshëm. Përgjegjësia e ortakëve është e kufizuar vetëm në kontributin e kapitalit të shoqërisë; pagesa e detyrimeve të shoqërisë është e garantuar vetëm me pasurinë e shoqërisë. Menaxhimi i shoqërive me përgjegjësi të kufizuar është i siguruar nga asambleja e përgjithshme e ortakëve, por vendimet e saj do të miratohen me shumicë të dyfishtë: shumicën absolute të ortakëve dhe aksioneve, përveç rastit kur ekziston një dispozitë e ndryshme në aktin themeltar. Administrimi i shoqërive realizohet përmes një ose më shumë administratorëve, por kontrolli sigurohet ose direkt nga ortakët që nuk kanë cilësinë e administratorit, ose nga censorët, kur numri i ortakëve është më i madh se 15. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar prishet qoftë nga shkaqe të përgjithshme, ashtu dhe nga shkaqe specifike. Me ndryshimin e ligjit të vitit 2008, është rregulluar dhe shoqëria tregtare evropiane, tekst që formohet nga përmbajtja e Titullit VII të Ligjit. 31/1990. Duke u udhëhequr nga një rregullore, Rregullorja nr. 2157/2001 për shoqëritë tregtare evropiane, duke u nisur nga data e pranimit të Rumanisë në BE, dispozitat e saj kanë qenë të zbatueshme dhe nuk ishte e nevojshme përfshirja e tyre në tekstin e Ligjit nr. 31/ Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar në legjislacionin rumun dhe atë shqiptar Formalitetet e themelimit 156 OPTIME

157 SHKENCAT SHOQËRORE Eledio Lule Faza e parë në ekzistencën e një shoqërie është vendimi i krijimit të saj nga ortakët themelues dhe në rastin kur vendimi është i përcaktuar, kjo procedurë vazhdon menjëherë me formalitetet e themelimit të shoqërisë. Etape de înregistrare Etapat e regjistrimit Instituții implicate Institucionet e përfshira România Rumania 1.Dovada verific ă rii denumirii societ ăț ii ș i rezervarea acesteia Dëshmi e verifikimeve për emrin e shoqërisë dhe rezervimin e saj (se elibereaz ă pe loc tax ă de 72 lei) (Lëshohet menjëherë - taksa është 72 lei (afërsisht 15 euro) 2. Depunerea capitalului social la o unitate bancar ă pentru a face dovada constituirii capitalului conform Actului constitutiv (pe loc, de regul ădepozitimi i kapitalit të shoqërisë në një degë banke për të bërë dëshminë e krijimit të kapitalit në bazë të Akteve të Themelimit (në vend normalisht pa shpenzime, në varësi të njësisë bankare) Înregistrarea societății la Oficiul Registrului Comerțului (3 zile lucrătoare, taxe în valoare de aproximativ 3. Regjistrimi i shoqërisë në Regjistrin e Tregtisë (3 ditë pune, taksa në vlerë rreth 350 lei) 350 lei (afërsisht 80 euro) Înregistrarea în scopuri de TVA, toate celelalte formalit ăț i de î nregistrare ș i luare î n eviden ț ele fiscale se transmit de ORC 4. Regjistrimi për qëllimin e TVSH-së, të gjitha formalitetet e tjera të regjistrimit, si dhe marrjen të dhënave tatimore transmetohen në Regjistrin Kombëtar të Tregtisë ș i se opereaz ă që operojnë në mënyre automatike nga regjistrimi i shoqërisë në Regjistrin e Tregtisë duke përfshirë caktimin e kodit tatimor (3 ditë, pa taksa) 5. Înregistrarea contractelor angajaților în REVISAL serviciu online al Inspec ț iei Muncii (pe loc, procedur ă online)regjistrimi i kontratave të punonjësve në regjistrin e përgjithshëm të informimit të punëtorëve - shërbimi internet Inspektoriati i Punës (në vend, procedura në internet) 6. Începând cu data de societățile române nu mai sunt obligate să aplice ș tampila pe documentele ce se depun la autorit ăț i sau care sunt î ncheiate î n rela ț ia dintre societ ăț i Që nga shoqëritë rumune nuk janë të detyruara të vënë vulën në dokumentet që paraqiten në autoritetet ose që kanë përfunduar lidhjen me shoqërinë. Oficiul Registrului Comerțului Zyra e Regjistrit Tregtar, Bankë, Agjencia Kombëtare e Administrimit Tatimor, Inspektoriati Territorial i Punës Bancă Albania Shqipëria 1. Verificarea unicității denumirii societății (mai puțin de o zi, procedură online, aprox. 0,7 Eur) 1. Kontrolloni i emrit të shoqërisë (më pak se një ditë, procedura në internet, përafërsisht. 0.7 Euro) 2. Cererea de înregistrare a Certificatului de înregistrare și a numărului unic de înregistrare la Centrul Național de Înregistrare (o zi, cost: 0,7 Eur) 2. Aplikimi për regjistrimin e Certifikatës së Regjistrimit dhe numrit të veçantë të regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (një ditë, kushton 0.7 Eur) 3. Înregistrarea angajaților în Registrul Regional al Angajatilor (o zi, fără taxe) 4. Regjistrimi i punonjësve në Regjistrin Rajonal të Punëtorëve (një ditë, pa pagesë) 5. Înregistrarea la Biroul Municipal de Venituri Interne (o zi, Eur) 4. Regjistrimi në Zyrën Rajonale të të Ardhurave të Brendshme (një ditë, Euro) 6. Achiziționarea de imprimate-tip pentru facturi de la autoritățile fiscale (o zi, 2,5 Euro) 5. Blerja e faturave të shtypura të nga organet tatimore (një ditë, 2.5 Euro) 7. Fabricarea ștampilei societății (o zi, 21,5 Euro) 6. Prodhimi i pullave të shoqërisë (një ditë, 21.5 Euro) Centrul Național de Înregistrare Qendra Kombëtare e Regjistrimit, Inspektoriati Shtetëror i Punës, Zyra Rajonale e të Ardhurave të Brendshme, Autoritetet tatimore, Shoqëritë private të autorizuara për nxjerrjen e vulës Autorități fiscale Revistë shkencore e Albanian University 157

158 SHKENCAT SHOQËRORE Studim krahasues mbi shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar në Rumani dhe Shqipëri Prandaj propozojmë në rreshtat e mëposhtëm të paraqitur disa informacione të përgjithshme në të dy sistemet e ligjit rumun dhe atij shqiptar, për sa i përket themelimit të një shoqërie. Për një ndjekje më të mirë krahasuese të formaliteteve për regjistrimin e një shoqërie tregtare me rastin e publikimit të një studimi tjetër (14) kam propozuar realizimin e një tabelë kr ahasuese të etapave, kostove dhe institucioneve të përfshira në krijimin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar që do e shikojmë si më poshtë: Duke analizuar këto të dhëna, duket se, edhe pse proced ura për regjistrimin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar në Shqipëri është më e shkurtër, ajo është kryesisht më e shtrenjtë sesa më të njëjtën procedurë në Rumani, dhe së dyti, përfshin më shumë institucione shtetërore në procedurën e pas-regjistrimit në regjistrin tregtar Ortakët dhe atributet e tyre Një dispozitë e veçantë e ligjeve rumune është neni. 6 i Ligjit 31/1990, ku parashikohet ndalimi i përvetësimit të cilësisë si ortak themelues në një shoqëri rumune, përkatësisht: Personat që, sipas ligjit, janë të pa aftë ose që kanë qenë të dënuar për vepra kundër pasurisë nëpërmjet mospërfi lljes së besimit,vepra për korrupsion, shpërdorim, falsifi kim të dokumenteve dhe evazionit fi skal, vepra të parashikuara sipas ligjit nr. 656/2002 për parandalimin dhe ndëshkimin e pastrimit të parave, si dhe vendosjen e masave për të parandaluar dhe luftuar fi nancimin e akteve të terrorizmit ose për veprat e parashikuara sipas këtij ligji. Një ndalim i ngjashëm nuk është në ligjin shqiptar, ndërsa gjendet për anëtarët e këshillit të administratës ose këshillit mbikëqyrës të një shoqërie, si dhe përfaqësuesve të ortakëve në asamblenë e përgjithshme. Të dyja legjislacionet përmbajnë dispozita të ngjashme në të drejtën e ortakëve për të marrë pjesë në fitimet dhe humbjet, kryesisht në mënyrë proporcionale me kuotën e pjesëmarrjes në kapitalin e shoqërisë, të dyja duke lejuar parashikimet e disa mënyrave të tjera për të ndarë përfitimet e shoqërisë nëpërmjet aktit themelues. Elementi specifik i legjislacionit shqiptar i kësaj kohe ndodh në rastin e krijimit të disa ndalimeve suplementare për të shpërndarë fitimet e ortakëve, duke e kushtëzuar këtë ndarje, përveç ekzistimit të një përfitimi të vërtetë konform ligjeve të përcaktuara sipas bilancit fiskal, për dy aspektet respektive: a) rezervat e shoqërisë të jenë në gjendje për të mbuluar plotësisht borxhet e veta; b) shoqëria duhet të ketë mjete të transferueshme në lek, mjaftueshëm për të paguar detyrimet e arritura në skadimin e 12 muajve të ardhshëm. Në këtë drejtim, drejtuesit mund të lëshojë një certifikatë të aftësisë paguese, e cila konfirmon shprehimisht se shpërndarja e propozuar për dividentët i përmbush këto kërkesa shtesë, në të kundërt i ndalon për të lëshuar një certifikatë të tillë dhe për më tepër, do të përgjigjet personalisht në shoqëri për vërtetësinë e kësaj certifikate të aftësisë paguese, duke përfshirë dhe rastet kur i lëshon nga neglizhenca pa përmbushur kushtet. Me fjalë të tjera, ata do të jenë përgjegjës për kthimin e dividentëve përballë shoqërisë, nëse i lëshojnë (nga neglizhenca apo të keq besimi) certifikatat e aftësisë paguese. Ligji rumun kufizon mundësinë për t u përgjigjur në shoqëri vetëm për ortakët (dhe jo për administratorët) të cilët kanë arkëtuar dividentët ose në rrethana ekzistuese duhet të ketë njohur ekzistencën e disa parregullsive vetëm në procedurën e përfitimit në bazë të ligjit ose atë të shpërndarjes efektive të dividentëve. Për sa i përket të drejtave të përgjithshme të ortakëve, ato janë të ngjashme në të dyja rregulloret. Kështu, ortaku si në një shoqëri shqiptare, dhe në një shoqëri rumune, përfitojnë të drejtat e 158 OPTIME

159 SHKENCAT SHOQËRORE Eledio Lule mëposhtme: (a) për të marrë pjesë në menaxhimin e shoqërisë në përputhje me ligjin dhe me aktin e themelimit; (b) për të votuar në asamblenë e përgjithshme të ortakëve; (c) të jenë të informuar për aktivitetet e shoqërisë; (ç) për të bërë verifikimet për sa i përket menaxhimit të aseteve për shoqërinë; (d) e drejta për divident; (e) e drejta për të kërkuar përjashtimin e një prej ortakëve të tjerëve nga shoqëria; (f) e drejta për t u tërhequr nga shoqëria; (g) për të marrë në rast të likuidimit të shoqërive vlerën e pjesëve të pronës së tij të mbetur mbas pagesës së kreditorëve dhe punonjësve në proporcion me pjesëmarrjen e saj në kapitalin e shoqërisë. Ndër dispozitat që shënojnë dallimet në të dy sistemet të ligjit, numërojmë disa dispozita, disa prej të cilave të miratuara nga ligjvënësi rumun menjëherë më hyrjen në fuqi të Kodit të ri Civil, vijojnë si më poshtë: Ortaku nuk mund t i bëjë konkurrencë shoqërisë për llogari të vet ose për llogari të një të personi të tretë dhe nuk mund të shpenzojë për llogarinë e vet apo për llogari të ndonjë tjetri, e cila do të ishte e dëmshme për shoqërinë. Ortaku nuk mund të marrë pjesë për llogari të vet ose në emër të një personi të tretë në një aktivitet që do t i hiqte të drejtën e mallrave shoqërisë, në paradhënien ose njohjeve specifike në të cilën ortaku është i detyruar. Përfitimet që rrjedhin nga çdo aktivitet i ndaluar sipas dispozitave të mësipërme i kalojnë shoqërisë. Ortaku i pakënaqur për vendimin e marrë nga shumica mund të ankimojë në gjykatë, brenda 15 ditëve nga data në të cilën është marrë vendimi, në qoftë se ishte i pranishëm, dhe nga momenti i komunikimit nëse mungonte. Nëse vendimi nuk i është komunikuar, periudha që merret parasysh është data që është vënë në dijeni, por jo më vonë se një vit nga data në të cilën është marrë vendimi. Afati 15-ditor parë më sipër është një afat i parashikuar. Dispozitat, për sa i përket përgjegjësisë së ortakëve jorealë, inekzistentë në rregulloren e mëparshme. Kështu, çdo person që pretendon që është ortak ose krijon të tretët duke i bërë në aparencë të besueshëm, përgjigjet tek të tretët me mirëbesim tamam si një ortak. Shoqëria nuk do të përgjigjet tek të tretët që e kanë mashtruar, vetëm nëse i ka dhënë motive të mjaftueshme për t u konsideruar më të drejtë ortak i ri, duke njohur manovrat e ortakut pretendent ajo nuk merr masat e arsyeshme për të ndaluar në çuarjen e të tretit në gabim. Dispozitat e reja janë vendosur në kodin e ri civil rumun dhe për sa u përket ortakëve okultë; kështu ortakët përgjigjen tek të tretët me mirëbesim njësoj si ortakët jorealë Struktura e kapitalit të shoqërisë Në Rumani, sipas nenit 11 të Ligjit nr. 31/1990 ndryshuar dhe ribotuar, kapitali i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar nuk mund të jetë më pak se 200 lei dhe ndahet në aksione të barabarta, të cilat nuk mund të jenë më pak se 10 lei, në Shqipëri shuma minimale e kapitalit të shoqërisë është afërsisht 100 lek. Më poshtë do të analizojmë dispozitat ligjore të zbatueshme për SHPK në Rumani, ku do të nxjerrim në pah dallimet nga sistemi shqiptar. Kontributi i ortakëve në kapitalin e shoqërisë mund të jetë në para ose në natyrë, kjo e fundit duke qenë opsionale. Dukë qenë se shumat e lekëve janë të domosdoshme për fillimin e aktiviteteve tregtare, kontributet monetare janë të detyrueshme në themelimin e shoqërive tregtare, pavarësisht nga forma e saj. Kontributi në natyrë mund të ketë si objekt prona të paluajtshme (ndërtesa, instalime etj.), prona të luajtshme personale (materiale, mallra, etj.) të drejta (ushtrimin e një aktiviteti specifik, fonde tregtare, etj.) Këto kontribute realizohen ndërmjet transferimit të të drejtave Revistë shkencore e Albanian University 159

160 SHKENCAT SHOQËRORE Studim krahasues mbi shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar në Rumani dhe Shqipëri përkatëse dhe paradhënieve efektive të mallrave drejt shoqërisë, nëse është fjala për mallra. Kontributi mund të konsistojë në kalimin e të drejtës së pronës, mallrave ose të drejtën e përdorimit për shoqërinë. Në mungesë të kushteve te përcaktuara, mallrat bëhen pronë e shoqërisë. Kuptohet që, nëse nuk bien dakord në kalimin e të drejtës së pronësisë, malli do të kalojë në pronësi të shoqërisë dhe ortaku nuk do të ketë asnjë të drejtë mbi të. Si pasojë, malli nuk mund të ndiqet nga ortakët kreditorë, por në prishjen e shoqërisë ortaku nuk mund të ketë të drejtën e kthimit të pronës, kjo duke qenë pjesë e shoqërisë. Nëse kontributi ka si objekt një mall të paluajtshëm ose një mall të luajtshëm, marrëdhënia ndërmjet ortakut dhe shoqërisë është një raport juridik i ngjashëm me atë ndërmjet shitësit dhe blerësit. Për transferimin e të drejtës së pasurisë, Ligji nr. 31/1190 i ndryshuar, parashikon se malli bëhet pronë e shoqërisë në momentin e regjistrimit të tij në regjistrin tregtar. Prandaj, në qoftë se malli humbet para regjistrimit të shoqërisë, rreziku merret përsipër nga ortaku. Ai do të jetë i detyruar për të sjellë në shoqëri një mall tjetër, ose një kontribut në të holla ekuivalent me mallin e humbur. Kontributi në natyrë mund të ketë si objekt të drejta të tilla si: ushtrimi i një aktiviteti specifik, patentat e shpikjeve, markat tregtare, know-how. Dëshmi për paradhënien e kontributeve në kapitalin e shoqërisë mund të bëhet, sipas rastit: për kontributin në të holla, pagesa e paradhënies, urdhërpagesa ose fatura e çekut; për kontributet në natyrë nënshkrimi i kapitalit të shoqërisë: titulli i pronësisë (faturat, titujt e pasurisë për pasuritë e paluajtshme, duke përfshirë dhe certifikatën e mallrave); nëse është rasti, dhe raportin e vlerësimit të mallrave bashkangjitur nga personi i autorizuar sipas ligjit. Raporti i vlerësimit është i detyrueshëm në rastin e SHPK me partner të vetëm. Dallimet në legjislacionin shqiptar për kontributet në kapitalin e shoqërisë: Në të drejtën rumune, vlerësimi i mallrave mund të bëhet me mirëkuptimin e palëve, por në atë shqiptar është e detyrueshme vlerësimi nga eksperti. Kujdesi i ligjvënësit shqiptar në rregullimin e detajuar për regjimin e kontributit në natyrë është më madh, për shembull, nuk lejon mallra të pakonsumueshme, nuk është e lejuar kompensimi i të drejtave ndërmjet ortakut dhe shoqërisë tregtare për sa i përket kontributit, dhe së fundmi, është e ndaluar ushtrimi i së drejtës së mbajtjes nga ortaku në raport me shoqërinë debitore kur bëhet fjalë për kontributin e një malli. Ka një ngjashmëri domethënëse për sa i përket supozimit që në mungesë të çdo specifikimi malli do të konsiderohet i kalueshëm me titullin e pronësisë Administrimi Lidhur me administrimin e shoqërisë, të dyja rregulloret janë të ngjashme, duke evidentuar dallimet e mëposhtme domethënëse: vetëm në ligjin rumun ekzistojnë detaje për sa i përket përgjegjësisë së administratorëve, në sensin e dërgimeve të modelit të kontratës së mandatit, por dhe detajet e rasteve të përgjegjësisë së ndashme/solidare, si dhe ndalimet e grumbullimeve me cilësinë e punonjësit me atë të përfaqësuesit; detyrimet jo-konkurruese, kujdesje, maturi, sinqeritet, konfidencialitet, pavarësi, janë detyrimet e detajuar të administratorëve të përcaktuara me një ligj të veçantë menjëherë me pranimin në BE; Duke marrë konceptin bussiness judgement rule në ligjin amerikan, sipas tij, një vendim biznesi miratohet në një situatë të supozuar duke qenë në interes të shoqërisë, e mbron administratorin edhe në qoftë se më vonë do të provohet që vendimi ishte i gabuar (në kuptimin për dëmtimin e shoqërisë tregtare). 160 OPTIME

161 SHKENCAT SHOQËRORE Eledio Lule 4. Përfundimet Shoqëria me personalitet juridik me natyrë kontraktuese, bazuar në një shoqëri të lirë të anëtarëve të saj, ka një histori mijëra vjeçare. Prandaj, mund të themi se shoqëria përfaqëson kategorinë më të rëndësishme të personave juridikë në ekonominë botërore. Zgjerimi dhe vitaliteti i tyre janë zhvilluar, sidomos pas shokut të parë të naftës (1973). Në kontekstin e legjislacionit tatimor të favorshëm, ritmi i rritjes së numrit të shoqërive ishte veçanërisht i rritur në vendet më të zhvilluara. Në Rumani, fillimi i procesit të privatizimit të ekonomisë në vitin 1990 risolli në diskutim shoqëritë e çdo regjimi juridik që u modernizuan dhe u plotësuan me ligjet përkatëse. Qëllimi i këtyre akteve të reja normative është për të adoptuar sistemin ekonomik kombëtar në mekanizmat e ekonomisë së tregut, si dhe për të siguruar funksionimin efektiv të saj përmes ristrukturimit të thellë të formave dhe funksionimeve të agjentëve ekonomikë: domethënë me transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri autonome dhe shoqëri tregtare, si dhe duke krijuar nga iniciativa të veçanta disa njësi fitimprurëse të tipit shoqëri tregtare. Siç mund të shihet nga sa më sipër, edhe pse ka disa dallime midis rregullave për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar në të dy legjislacionet, në atë rumune dhe në atë shqiptare, është e sigurt se të dyja kanë vuajtur për një kohë të gjatë nga modifikimet dhe përpjekjet për të rregulluar në mënyrë që të pozicionohet në limitet e një sistemi të balancuar mes burokracisë dhe lirisë kontratuale, duke ndërhyrë me rregulla të arsyeshme, çdo nevojë e rregullave ka pasur rezultat si nga diferencat ekonomike, sociale dhe kulturore, por edhe nga eksperienca e praktikes nëpërmjet së cilës çdo shtet ka kaluar në ekonominë e tregut. Referencat 1) Cristian Gheorghe, Drept comercial comunitar, Ed. C.H. Beck, Bucureşti, 2009, p ) Augustin Fuerea, Drept comunitar al afacerilor, Ed. Universul Juridic, Bucureşti, 2005, pp. 111, ) Maria Dumitru, Drept profesional. Teoria generală a contractului profesional., Ed. Institutului European, Iaşi, 2011, p ) Gheorghe Piperea, Drept comercial, vol. I, Ed. C.H. Beck, Bucureşti, 2008, p ) Gheorghe Piperea, Drept comercial, vol. I, Ed. C.H. Beck, Bucureşti, 2008, p ) Stanciu D. Cărpenaru, Sorin David, Catalin Predoiu, Gheorghe Piperea, Legea societăţilor comerciale. Comentariu pe articole., ed. a 4-a, Ed. C.H. Beck, Bucureşti, 2009, p. 6. 7) Stanciu D. Cărpenaru, Tratat de drept comercial român, Ed. C.H. Beck, Bucureşti, 2007, p. 156; Radu Motica, Lucian Bercea, Drept comercial român, Ed. Lumina Lex, Bucureşti, 2005, p ) Ioan. Bălan, Natura juridică a societăților comerciale, în Dreptul, nr. 11/200, p. 36, Marius Scheaua, Legea societăților comerciale, nr. 31/1990, comentată și adnotată, Ed. All Beck, București, 2000, pp 21 și urm. 9) Octavian Căpățână, Constituirea societăților comerciale cu personalitate juridică. Faza consensuală, în Dreptul, nr. 7-8/1991, p. 46; Deen Gibirila, Droit de societes, Ed. Elipses, Paris, 1997, p ) Yves Guyon, Traité de contrats. Les sociétés, ed. a3-a, L.G.J.D., Paris, 1997, nr ) Yves Guyon, Traité de contrats. Les sociétés, ed. a3-a, L.G.J.D., Paris, 1997., p ) Stanciu D. Cărpenaru, Sorin David, Gheorghe Piperea, Catalin Predoiu, op. cit., p. 59; Sache Neculăescu, Mihai Danil, Contractul de societate, în Dreptul, nr. 56/1994, p ) Eledio B. Lule, Starting a Business: Comparative Analysis Between the Republic of Albania and the Republic of Romania, vol. 2, SCfSD 16, Strugë, p Revistë shkencore e Albanian University 161

162 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 VLERËSIMI I MARRËDHËNIES SË PUNONJËSIT PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE ME HALLKAT E TJERA KRYESORE TË SISTEMIT TË REFERIMIT Marinela (Zajmi) Çani (student doktorant) Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, Universiteti i Tiranës Adresë kontakti: marinelacani@yahoo.com Përmbledhje Fëmija është ndër subjektet e së drejtës, të cilit shteti duhet t i garantojë mbrojtjen e posaçme për shkak të moshës së mitur dhe brishtësisë në realizimin e të drejtave të tij. Interesi më i lartë i fëmijës është mekanizmi bazë me të cilin shoqëria jonë bën të mundur balancimin e veprimtarisë vendimmarrëse, qoftë kjo shtetërore, publike apo private. Ky artikull pasqyron dhe analizon kontekstin ndërkombëtar dhe atë kombëtar të legjislacionit dhe instrumenteve që mbështesin mbrojtjen e fëmijëve, ngritjen e një sistemi funksional për arritjen e këtij qëllimi dhe ofrimin e shërbimeve të larmishme dhe cilësore, duke u udhëhequr nga interesi më i lartë i fëmijës. Rishikimi i detajuar i kuadrit ligjor ndërkombëtar dhe kombëtar, përfshirë konventa, ligje, vendime, udhëzime, ndihmoi në identifikimin e arritjeve dhe boshllëqeve të kuadrit ligjor vendas. Legjislacioni shqiptar, i cili ka në fokus mbrojtjen e fëmijëve, ka evoluar ndjeshëm duke krijuar një kuadër të plotë ligjor dhe institucional, i cili synon ngritjen, funksionimin dhe standardizimin e sistemit gjithëpërfshirës të mbrojtjes së fëmijëve dhe promovimin e të drejtat të tyre. Fjalë çelës: mbrojtje e fëmijëve, sistem i mbrojtjes së fëmijëve, ekip shumëdisiplinor, bashkëpunim. THE RELATIONSHIP S EVALUATIO N BETWEEN CHILD PROTECTION WORKERS IN COLLABORATION WITH OTHER KEYS OF REFERRAL SYSTEM. (LITERATURE REVIEW) ABSTRACT Child is one of the subjects of law, which the state must ensure special protection due to minors and vulnerability in the realization of his rights. The best interest of the child is the basic mechanism by which our society makes possible the balance of decision-making 162 OPTIME

163 SHKENCAT SHOQËRORE Marinela (Zajmi) Çani activity whether it is state, public or private. This article reflects and analyzes the international and national legislation context and instruments that support child protection, the establishment of a functional system for achieving this goal and providing diverse and quality services, being guided by the best interests of the child. Detailed literature review of international and national legal framework, including conventions, laws, decisions, instructions helped to identify achievements and gaps in the national legal framework. Albanian legislation which focuses on child protection has evolved considerably by creating a complete and institutional legal framework aimed at establishment, operation and standardization of a comprehensive child protection system and promotion of their rights. Key words: child protection, child protection system, multidisciplinary team, cooperation. HYRJE Historia ka lindur nevojën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, qoftë në nivel ndërkombëtar, dhe në atë të kombëtar, nga të gjitha shtetet. Çdo hap që ndërmerret për mbrojtjen e fëmijës, udhëhiqet nga interesi më i lartë i tij. Kuadri ligjor merr një rëndësi të veçantë kur bëhet fjalë për të. Ofrimi i shërbimeve të sigurta, të plota dhe cilësore në mbrojtje e fëmijëve duhet të jetë prioritet i çdo shoqërie që synon mirëqenien e fëmijëve. Qeveritë kanë përgjegjësi që të marrin të gjitha masat ekzistuese për të siguruar që të drejtat e fëmijëve të respektohen, mbrohen dhe përmbushen. Ato janë të detyruara të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që të përmbushen standardet minimale të përcaktuara nga Konventa dhe duhet të ndihmojnë familjet që të mbrojnë të drejtat e fëmijëve dhe të krijojnë një mjedis ku ata të rriten dhe të arrijnë potencialin e tyre (1). Fëmija është ndër subjektet e së drejtës, të cilit shteti duhet t i garantojë mbrojtjen e posaçme për shkak të moshës së mitur dhe brishtësisë në realizimin e të drejtave të tij. Interesi më i lartë i fëmijës është mekanizmi bazë me të cilin shoqëria jonë bën të mundur balancimin e veprimtarisë vendimmarrëse, qoftë kjo shtetërore, publike apo private. Sipas Carrie Auer, përfaqësuese e UNICEF-it në Shqipëri, mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve. Ndërsa kjo tradicionalisht është e lidhur me sistemin e mirëqenies sociale. Që një sistem mbrojtjeje të funksionojë, duhet që të gjithë sektorët që kanë lidhje me të, si: shëndetësia, arsimi, shërbimet sociale, policia dhe drejtësia, të luajnë rolin e tyre duke e koordinuar punën e tyre. Një bashkëpunim i tillë midis sektorëve nuk mund të bëhet në mënyrë rastësore, por duhet të institucionalizohet për të siguruar që asnjë fëmijë të mos mbetet jashtë. Ngandonjëherë përgjegjësia e të gjithëve do të thotë përgjegjësia e askujt. Për t iu kundërvënë kësaj tendence, del nevoja që urgjentisht, të përcaktohen personat përgjegjës në institucionet që merren me mbrojtjen e fëmijës dhe familjes, në secilin sektor, në nivelin lokal dhe qendror të qeverisjes. Gjithashtu, është e nevojshme që të përgatiten protokolle të qarta për përgjegjësitë dhe veprimet, me qëllim që njerëzit të jenë të qartë për detyrat e tyre dhe të dinë se ku duhen referuar rastet dhe me kë duhet ta koordinojnë punën (2). Revistë shkencore e Albanian University 163

164 SHKENCAT SHOQËRORE Vlerësimi i marrëdhënies së punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve me hallkat e tjera kryesore të sistemit të referimit INSTRUMENTET NDËRKOMBËTARE NË MBROJTJE TË FËMIJËVE Fillesat e para të sigurimit të mbrojtjes së fëmijëve i gjejmë në Deklaratën e Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut. Sipas kësaj deklarate, fëmijët, si kategori e veçantë, gëzojnë mbrojtje të veçantë. Duke u bazuar në statusin e ndjeshëm dhe jo shumë të fuqishëm që kanë fëmijët në shoqëri, Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut dhe Kombet e Bashkuara ritheksuan faktin se mosha e fëmijërisë ka të drejtë për një përkujdesje dhe përkrahje të veçantë të familjes, si njësi themelore e shoqërisë dhe mjedis natyror për rritjen dhe mirëqenien e të gjithë anëtarëve të saj, veçanërisht të fëmijëve. Ajo duhet të ketë mbrojtjen dhe ndihmën e nevojshme që të mund të marrë përsipër plotësisht rolin e saj në bashkësi, se fëmija, për zhvillimin e plotë dhe të harmonishëm të personalitetit të tij, duhet të rritet në një mjedis familjar, në një atmosferë lumturie, dashurie dhe mirëkuptimi. Kjo deklaratë ka si qëllim të sigurojë njohjen dhe zbatimin universal të të drejtave. Në nenin 25 të saj, ajo përcakton mbrojtjen e veçantë për fëmijët, barazinë dhe mosdiskriminimin e fëmijëve të lindur në martesë dhe jashtë martese, duke parashikuar se: Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur brenda ose jashtë martese, gëzojnë të njëjtat mbrojtje sociale (3). Ndërkohë, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut e Këshillit të Evropës parashikon gëzimin e barabartë nga të dy bashkëshortët për fëmijët, si gjatë martesës, dhe pas zgjidhjes së saj. Duke vënë në pah një aspekt shumë të rëndësishme për mbrojtjen e fëmijës, shtetet anëtare mund të ndërhyjnë në kufizimin e kësaj të drejte, pra të gëzimit të fëmijëve nga të dy bashkëshortët, në interesin më të lartë të fëmijëve (4). Hapi i parë specifik, në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në fushën ndërkombëtare, është Konventa për të Drejtat e Fëmijëve. Miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 44/25 të datës 20 nëntor 1989, ajo ka hyrë në fuqi më 2 shtator Kjo konventë është traktati i të drejtave të njeriut, më i ratifikuari në historinë e traktateve. Në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve citohet se fëmija, për shkak të papjekurisë së tij fi zike dhe intelektuale ka nevojë për një mbrojtje dhe kujdes të posaçëm, duke përfshirë mbrojtjen juridike të përshtatshme, si para ashtu dhe pas lindjes. Që në hyrje, Konventa për të drejtat e fëmijëve është angazhuar që t i sigurojë fëmijës mbrojtjen dhe kujdesin e nevojshëm për mirëqenien e tij. Në nenin 3 të saj thekson faktin se Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra qoftë nga institucione publike ose private të përkrahjes shoqërore, nga gjykatat, autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsiderata mbizotëruese. Konventa e përcakton një fëmijë si një person nën moshën 18 vjeçare. Ndërsa Komiteti i të Drejtave të Fëmijëve është organi i përcaktuar si organi monitorues i Konventës. Kjo Konventë thekson se shtetet palë marrin të gjitha masat e përshtatshme për të siguruar mbrojtjen e fëmijës nga të gjitha format e diskriminimit ose ndëshkimit, mbrojtjen dhe kujdesin për mirëqenien e tij, të drejtën për t u mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik, mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë tjetër e shfrytëzimit që dëmton mirëqenien e tij në çfarëdo aspekti, marrjen e të gjitha masave të përshtatshme legjislative, administrative, shoqërore dhe edukative për mbrojtjen e fëmijës nga çdo formë e dhunës, njohjen e të drejtës së çdo fëmije për një nivel jetese të mjaftueshëm për zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror. 164 OPTIME

165 SHKENCAT SHOQËRORE Marinela (Zajmi) Çani Fryma e përgjithshme e Konventës është favorizuese ndaj familjes, duke e konsideruar atë me rëndësi thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Gjithashtu, kjo konventë thekson faktin se për të garantuar dhe zhvilluar të drejtat e përmendura në të, shtetet palë u japin ndihmën e duhur prindërve dhe përfaqësuesve ligjorë të fëmijës, në ushtrimin e përgjegjësive të tyre për rritjen e fëmijës dhe sigurojnë ngritjen e institucioneve, qendrave ose shërbimeve të kujdesit për fëmijët. Këto masa mbrojtjeje përfshijnë, kur është e përshtatshme, procedura efektive për hartimin e programeve shoqërore për përkrahjen e nevojshme të fëmijës dhe atyre që përkujdesen për të, si dhe parashikon forma të tjera parandalimi, identifikimi, raportimi, referimi, hetimi, trajtimi dhe ndjekjeje të rasteve të keqtrajtimit të fëmijës, të përshkruara më sipër, duke përfshirë, nëse duhen procedurat e ndërhyrjes gjyqësore (1). Konventa Evropiane mbi marrëdhëniet me fëmijët, siguron mbrojtjen e fëmijëve në kuadër të marrëdhënieve në të cilat përfshihet ai. Kjo konventë ka si objekt të saj: a) përcaktimi i parimeve të përgjithshme për t u zbatuar në lidhje me vendimet mbi marrëdhëniet; b) rregullimi i garancive të përshtatshme për të siguruar ushtrimin e rregullt të marrëdhënieve dhe kthimin e menjëhershëm të fëmijëve në fund të afatit të marrëdhënies; c) vendosja e bashkëpunimit ndërmjet organeve qendrore, organeve gjyqësore dhe organeve të tjera për të nxitur dhe përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet fëmijëve, prindërve të tyre dhe personave të tjerë që kanë lidhje familjare me fëmijët. Çfarë nënkupton marrëdhënia sipas kësaj konvente: - qëndrimi i fëmijës për një periudhë të caktuar kohe me ose në takim me prindërit ose persona të tjerë të ndryshëm nga prindërit, me të cilin ai ose ajo nuk banon zakonisht; - çdo formë komunikimi ndërmjet fëmijës dhe një personi të tillë; - dhënia e informacionit një personi të tillë për fëmijën ose fëmijët mbi këtë person. Kjo konventë përcakton se në marrjen e vendimeve, parësore është mendimi i fëmijës dhe mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës (5). Konventa e Këshillit të Evropës Për statusin juridik të fëmijëve të lindur jashtë martesës përcakton: - Njohja e mëmësisë së çdo fëmije të lindur jashtë martese do të bazohet vetëm në faktin e lindjes së fëmijës. - Njohja e atësisë së çdo fëmije të lindur jashtë martese mund të provohet ose përcaktohet nga njohja vullnetare ose me vendim gjykate. - Njohja vullnetare e atësisë nuk mund të kundërshtohet ose të kontestohet për aq sa parashikon ligji i brendshëm për këto procedura, përveç kur personi që kërkon të njohë ose që ka njohur fëmijën nuk është babai biologjik. Gjithashtu, Konventa përcakton se babai dhe nëna e një fëmije të lindur jashtë martese kanë të njëjtin detyrim për t u kujdesur për fëmijën sikur të ishte lindur në martesë. Kur detyrimi ligjor për t u kujdesur për një fëmijë të lindur në martesë, bie mbi anëtarë të caktuar të familjes së babait ose nënës, ky detyrim zbatohet gjithashtu edhe në interes të fëmijës së lindur jashtë martese (6). Revistë shkencore e Albanian University 165

166 SHKENCAT SHOQËRORE Vlerësimi i marrëdhënies së punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve me hallkat e tjera kryesore të sistemit të referimit Konventa e Hagës Për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin për birësimet jashtë vendit synon marrjen e masave mbrojtëse për të siguruar që birësimet jashtë vendit, të bëhen në interesin më të lartë të fëmijës dhe duke respektuar të drejtat e tij themelore, të përcaktuara në të drejtën ndërkombëtare si dhe krijimin e një sistemi bashkëpunimi midis shteteve kontraktuese, për të siguruar që këto masa të respektohen dhe në këtë mënyrë të parandalohet rrëmbimi, shitja ose trafikimi i fëmijëve. Gjithashtu, ai synon të sigurohet njohja në shtetet kontraktuese e birësimeve të bëra në përputhje me këtë Konventë. Në nenin 7 theksohet se autoritetet qendrore bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe nxisin bashkëpunimin midis autoriteteve kompetente në shtetet e tyre, për të mbrojtur fëmijët dhe për të arritur objektivat e tjera të Konventë (7). Nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijëve, Konventa e Evropës Për Ushtrimin e të Drejtave të Fëmijëve, ka efekt të drejtpërdrejtë në aspektet e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave më të mira të fëmijëve nëpërmjet marrjes së masave konkrete në favor të tyre. Qëllimi i kësaj konvente është që të angazhojë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe shtetet e tjera nënshkruese që në favor të mbrojtjes së interesave më të mira të fëmijëve, të marrin masa për të promovuar të drejtat e tyre, t u japin atyre të drejta procedurale dhe të lehtësojnë ushtrimin e këtyre të drejtave, duke siguruar që fëmijët, vetë ose nëpërmjet personave ose organeve të tjera, të informohen dhe të lejohen për të marrë pjesë në procedime që ndikojnë tek ata para një autoriteti gjyqësor. Dispozitat e saj paraqesin masat procedurale për të promovuar ushtrimin e të drejtave të fëmijëve, si të drejtat procedurale të fëmijëve (8). Protokolli Opsional i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në lidhje me përfshirjen e fëmijëve në konflikte të armatosur ka efekt të drejtpërdrejtë në aspektet e mbrojtjes së fëmijëve nga rekrutimi nëpërmjet forcës ose detyrimit të tyre për t u përdorur në konflikte të armatosura, nëpërmjet detyrimit të shteteve palë të marrin masa për të siguruar që anëtarët e forcave të armatosura të kenë mbushur moshën 18 vjeç (9). Protokolli Opsional i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në lidhje me shitjen e fëmijëve, prostitucionin me fëmijë dhe pornografinë me fëmijë ka gjithashtu efekt të drejtpërdrejtë në aspektet e mbrojtjes së fëmijëve nga shitja, prostitucioni dhe pornografia me ta, duke detyruar shtetet palë të marrin masa konkrete për mbrojtjen e tyre. Për të arritur më tej qëllimet e Konventës së OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe zbatimin e dispozitave të saj, Protokolli shërben si një instrument për zgjerimin e mëtejshëm të masave që shtetet palë të Konventës duhet të ndërmarrin për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve (10). Konventa e Organizatës Ndërkombëtare të Punës mbi Moshën Minimale, thekson moshën minimale nën 18 vjeç për t u pranuar në çdo lloj punësimi, për vetë faktin se punësimi para kësaj moshe ka mundësi të rrezikojë shëndetin, sigurinë ose moralin e të rinjve. Kjo pikë vendos dhe një herë në dukje mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijës. Llojet e punësimit përcaktohen nga ligjet dhe rregullat e brendshme ose nga autoriteti kompetent, të cilët mund të autorizojnë punësimin ose pranimin në punë që në moshën 16 vjeç, me kusht mbrojtjen dhe kualifikimin e plotë të tij (11). Konventa e Këshillit të Evropës Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore siguron ofrimin e shërbimeve dhe asistencës së duhur për personat e identifikuar si të tillë. Parashikohen standarde garantuese në lidhje me identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijës së pashoqëruar, si: përfaqësimi i fëmijës së pashoqëruar nga një kujdestar ligjor, organizatë apo autoritet, i cili duhet të veprojë në interesin më të lartë të fëmijës (12). 166 OPTIME

167 SHKENCAT SHOQËRORE Marinela (Zajmi) Çani KUADRI LIGJOR SHQIPTAR, STRATEGJITË DHE MËNYRAT E NDËRHYRJES Qeveria shqiptare, duke u nisur dhe nga instrumentet ndërkombëtarë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, ka hartuar një kuadër ligjor dhe institucional në mbrojtje të interesit më të lartë të të miturit. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është ligji më i lartë dhe themelor i një vendi dhe instrumenti kryesor mbi të cilin realizohet qeverisja e vendit. Ajo ndër të tjera ka sanksionuar: Jeta e personit mbrohet me ligj. Kushtetuta e Shqipërisë e cilëson të miturin subjekt të një mbrojtjeje të veçantë. Duke u udhëhequr nga interesi më i lartë i të miturit, theksohet se çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë, e veçanërisht nën moshën minimale për punën e fëmijëve, që mund të dëmtojë shëndetin, moralin ose të rrezikojë jetën a zhvillimin e tij normal. Nga kjo dispozitë kushtetuese del qartë konsiderimi i fëmijës si subjekt i mbrojtjes së posaçme, në të cilën me një status të cilësuar, vjen mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, keqtrajtimi, kurse shfrytëzimi është lidhur kryesisht me qëllimin për punë. Mbrojtja e fëmijëve nga shfrytëzimi për punë parashikohet edhe në një tjetër dispozitë të përgjithshme të Kushtetutës, përkatësisht në nenin 26 të saj, e cila sanksionon të drejtën e individit për të mos kryer punë të detyruar (13). Miratimi i këtij ligji Nr , për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve shënon një arritje të rëndësishme në përcaktimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve përmes një kuadri të plotë ligjor dhe institucional në përputhje me Kushtetutën Shqiptare dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës. Ai vendosi themelin për ngritjen e mekanizmave të përshtatshëm institucionalë që do të garantojnë dhe sigurojnë respektimin e të drejtave të fëmijëve nga individët, familja dhe shteti, si dhe theksoi përkujdesjen e posaçme për fëmijën. Ligji siguron të gjitha masat e nevojshme për garantimin e jetës, mirërritjes dhe zhvillimit të fëmijës nëpërmjet një qasjeje të koordinuar ndërmjet aktorëve të ndryshëm që punojnë në fushën e të drejtave dhe të mbrojtjes së fëmijës. Ky ligj përmirëson ndjeshëm sistemin e mbrojtjes së fëmijës në Shqipëri, duke siguruar bashkëpunimin ndërmjet strukturave dhe autoriteteve qendrore e vendore, si dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijës. Gjithashtu, në këtë ligj parashikohet si detyrim ligjor bashkëpunimi dhe bashkërendimi i punës ndërmjet institucioneve përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor, duke e rregulluar këtë marrëdhënie nëpërmjet rregullave që do të përcaktojë Këshilli i Ministrave. Ky ligji përcakton dhe mekanizmat institucionalë që do të ngarkohen për realizimin e qëllimit të këtij ligjit, dhe pikërisht në nenin 32 të tij përcaktohet: Mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, të cilat në përputhje me fushën e ushtrimit të veprimtarisë së tyre, janë në nivel qendror dhe vendor. 1. Mekanizmat në nivel qendror janë: a) Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës. Ai koordinon dhe përcakton politikat që duhen ndjekur për fëmijët dhe monitoron zbatimin e strategjisë kombëtare për të drejtat e fëmijës. b) Ministri, që bashkërendon punën për çështjet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës. c) Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës. Agjencia është institucion ekzekutiv, në varësi të ministrit që bashkërendon punën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ai ndjek zbatimin e këtij plan veprimi nga institucionet përgjegjëse në nivel Revistë shkencore e Albanian University 167

168 SHKENCAT SHOQËRORE Vlerësimi i marrëdhënies së punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve me hallkat e tjera kryesore të sistemit të referimit qendror dhe vendor, harton raportet e progresit, orienton dhe mbështet donatorët vendas dhe ndërkombëtarë për zbatimin e objektivave të Planit të Veprimit për Fëmijë dhe organizon studime dhe analiza mbi gjendjen e fëmijëve në Shqipëri. 2. Mekanizmat në nivel vendor janë: a) Njësia për të drejtat e fëmijës në këshillin e qarkut; b) Njësia për mbrojtjen e fëmijës në bashki/komunë. Këta dy mekanizma plotësojnë kuadrin institucional që ligji synon të krijojë me qëllim zbatimin efektiv të tij. Ngritja dhe funksionimi i këtyre njësive do të bëjë të mundur zbatimin dhe monitorimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, duke filluar nga terreni, nga baza, e duke vazhduar vertikalisht drejt ekzekutivit. Mekanizmat në nivel qendror dhe vendor bashkëpunojnë ndërmjet tyre për zbatimin e legjislacionit dhe të politikave shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Ata bashkëpunojnë edhe me organizatat jofitimprurëse për realizimin e politikave vendore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Ky ligj përcakton detyrat e këtyre mekanizmave, si: bashkëpunimi me strukturat shtetërore përgjegjëse, mbështetje teknike e organizatave jofitimprurese që punojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës, koordinimin e funksionimit të grupit multidisplinor me qëllim identifikimin, analizën dhe referimin e rasteve. Në këtë ligj theksohet se në njësinë për mbrojtjen e fëmijës në bashki/komunë duhet të ketë të paktën një punonjës me formim në fushën e punës sociale. Duke u bazuar në detyrat e NJMF-ve, theksojmë se ato vlerësojnë dhe monitorojnë, identifikojnë dhe bashkërendojnë në mënyrë multidisiplinore mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve. Sensibilizojnë komunitetin, bashkëpunojnë me administratorët dhe me aktorët e tjerë, shërbejnë si qendër informacioni për komunitetin apo referojnë te shërbime të tjera mbështetëse, sipas nevojave të paraqitura, gjithashtu ato raportojnë periodikisht tek Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës. Pjesë e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve janë dhe organizatat jofitimprurëse, ku sipas legjislacionit në fuqi angazhohen të mbështesin: - njësitë për mbrojtjen e fëmijëve/njësitë për të drejtat e fëmijëve, duke ndarë me institucionet shtetërore në nivel vendor praktikat më të mira; - marrin pjesë aktivisht në diskutimet dhe konsultimet për standardet, politikat, legjislacionin dhe kontribuojnë në vlerësimet mbi nevojat sociale të komuniteteve; - ndihmojnë në ngritjen e shërbimeve komunitare alternative për grupet në nevojë dhe marrin pjesë aktivisht në grupet multidisiplinore; - ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve; - informojnë në mënyrë periodike Agjensinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve; hartojnë kode të sjelljes dhe rregullore mbi procedurat për mbrojtjen e fëmijëve (14). Kodi i familjes (2003), që në fillim të tij, thekson se prindërit, organet kompetente dhe gjykatat, në vendimet dhe veprimtaritë e tyre, duhet të kenë si konsideratë parësore interesin më të lartë të fëmijës. Prindërit kanë detyrë dhe të drejtë të kujdesen për mirërritjen, zhvillimin, mirëqenien, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të lindur nga brenda martese ose jashtë saj. Shteti dhe shoqëria duhet t u ofrojnë familjeve mbështetjen e nevojshme për të mbajtur në gjirin e tyre fëmijët, për të parandaluar keqtrajtimin dhe braktisjen e tyre, si dhe për të ruajtur qëndrueshmërinë 168 OPTIME

169 SHKENCAT SHOQËRORE Marinela (Zajmi) Çani e familjes. Kodi i familjes mbështet idenë se fëmija, për një zhvillim të plotë dhe harmonik të personalitetit, ka të drejtë të rritet në një mjedis familjar, në një atmosferë gëzimi, dashurie dhe mirëkuptimi. Fëmija ndodhet nën përgjegjësinë prindërore deri në arritjen e moshës madhore (15). Plani Veprimi për Fëmijët synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm qeveritarë, donatorëve, shoqërisë civile dhe komunitetit, për të marrë vendime të orientuara drejt respektimit të të drejtave të fëmijëve. Me qëllim arritjen e një mjedisi të sigurt për fëmijët, ai nënvizon në mënyrë sistematike domosdoshmërinë e koordinimit dhe harmonizimit të politikave ndërsektoriale, me qëllim rritjen e efektivitetit të tyre në funksion të një garantimi të plotë të të drejtave të fëmijëve. Ai tërheq vëmendjen në forcimin e strukturave institucionale dhe në nxitjen e hartimit të politikave gjithëpërfshirëse lidhur me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve. Plani i Veprimit për Fëmijë , nënvizon domosdoshmërinë e një vëmendjeje të veçantë mbi nevojat e fëmijëve në programin e ndihmës ekonomike, me qëllim që ky program të ndikojë në zbutjen e varfërisë dhe parandalimin e fenomeneve sociale negative që rrisin përjashtimin e fëmijëve të varfër. Në këtë plan janë parashikuar masa konkrete për programin e ndihmës ekonomike, duke patur për qëllim që të merren në konsideratë nevojat e fëmijëve dhe kushtëzimin me përmbushjen e këtyre nevojave nga familjet përfituese (16). VKM nr. 263 për Përcaktimin e rregullave të hollësishme për bashkëpunimin ndërmjet mekanizmave institucionalë dhe organizatave jofitimprurëse, për realizmin e politikave vendore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve parashikon se për realizimin e politikave vendore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mekanizmat në nivel qendror dhe vendor bashkëpunojnë ngushtësisht me organizatat jofitimprurëse të cilat kanë në objekt të veprimtarisë së tyre të drejtat e fëmijëve. Bashkëpunimi ka në themel parimet e përgjithshme të interesit më të lartë të fëmijës, barazisë dhe mosdiskriminimit për shkaqet që janë të përcaktuara në ligj dhe ai duhet të realizohet ndërmjet mekanizmave institucionalë, siç i përcaktuam, janë qendrorë, vendorë dhe organizatave jofitimprurëse. Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të pushtetit legjislativ në nivel qendror dhe në nivel vendor është faktor thelbësor në fuqizimin e institucioneve që monitorojmë dhe koordinojnë politikat publike të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve (17). VKM nr. 265 për Krijimin dhe funksionimin e mekanizmit të bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve shtetërore përgjegjëse për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, si dhe mënyrën e procedimit të tij bën të mundur përcaktimin e mekanizmit të bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, i cili përbëhet nga: a. Komiteti Drejtues, ku një ndër detyrat e tij është: Miratimi në parim i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore apo personave juridikë privatë për realizimin e detyrave në funksion të zbatimit të ligjit nr Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ; b. Grupi Teknik Multidisplinor, është një grup ad hoc i cili funksionon pranë bashkisë/ komunës; c. Njësia për të Drejtat e Fëmijës në nivel qarku; d. Njësia për Mbrojtjen e Fëmijës në nivel bashkie/komune. Duke iu referuar procedurës për ndërhyrje në ndihmë të fëmijëve në rrezik, vihet re se referimi Revistë shkencore e Albanian University 169

170 SHKENCAT SHOQËRORE Vlerësimi i marrëdhënies së punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve me hallkat e tjera kryesore të sistemit të referimit në Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijës për një vlerësim nëse fëmija është në rrezik, bëhet nga vetë fëmija, prindi ose kujdestari ligjor, apo nga çdo person që vihet në dijeni të shkeljes së të drejtës, nga çdo person tjetër që ka lidhje farefisnore me fëmijën, çdo person fizik që vihet në dijeni lidhur me shkeljen e një të drejte të fëmijës apo nga një subjekt anonim. Çdo fëmijë që gjendet në situatë emergjente merret në mbrojtje të menjëhershme nga strukturat e policisë në bashkëpunim me Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijës dhe Shërbimin Social Shtetëror, në çdo moment, qoftë brenda apo jashtë orarit zyrtar të punës. Fëmijës në situatë emergjente i ofrohet në mënyrë të menjëhershme strehim, ushqim, kujdes shëndetësor dhe mbështetje ligjore. Pas dhënies së ndihmës së menjëhershme, Njësia për Mbrojtjen e Fëmijës vendos mbledhjen e anëtarëve të Grupit Teknik Multidisiplinor, që janë më të nevojshëm për trajtimin e menjëhershëm të fëmijës, brenda 48 orëve nga konstatimi i faktit (18). VKM nr. 266 për Bashkërendimin e veprimtarisë së mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për çështjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijës përcakton bashkëpunimin midis strukturave të ASHMDF me NJDF në nivel qarku dhe NJMF në nivel bashkie/komune me qëllim garantimin e zbatimit të legjislacionit dhe politikave shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nëpërmjet monitorimit të zbatimit të detyrave të këtyre strukturave, rritjes së kapaciteteve të njësive dhe realizimin e ndërhyrjeve efektive në bashkëpunim me aktorët lokalë, rritjes së kapaciteteve të punonjësve, orientimit të OJF-ve për mbështetjen e këtyre njësive. Gjithashtu, në këtë vendim përcaktohet bashkëpunimi midis strukturave të ministrive përgjegjëse në nivel vendor me NJDF dhe NJMF në lidhje me identifikimin e problematikave lidhur me shërbimet sociale, shëndetësore, arsimore, juridike, marrjes pjesë në takimet e grupeve multidisiplinore, kryerjes së trajnimeve dhe programeve të përbashkëta për kualifikimin e personave përgjegjës, kryerjes së studimeve dhe projekteve të përbashkëta që synojnë evidentimin dhe/ose përmirësimin e gjendjes, shkëmbimit të informacionit, të dhënave statistikore (19). Ligji për nr Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit përcakton procedurat e birësimit, si dhe organizimin, funksionimin e detyrat e Komitetit Shqiptar të Birësimit. Ai ka për qëllim mbrojtjen e fëmijës nëpërmjet vendosjes së përhershme në një familje birësuese, marrjen e masave që birësimet, vendase dhe ndërvendase, të bëhen në interesin më të lartë të fëmijës, i cili është mbizotërues ndaj çdo interesi tjetër, krijimin e një sistemi bashkëpunimi, brenda dhe jashtë vendit, për marrjen dhe respektimin e masave mbrojtëse që parandalojnë dështimin e birësimit, rrëmbimin, shitjen ose trafikimin e fëmijëve, sigurimin e bashkëpunimit me autoritetet vendore, autoritetet qendrore të vendeve të tjera apo organizatave të miratuara prej tyre, për mbarëvajtjen e periudhës pasbirësuese (20). Në Ligjin nr Masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare (i ndryshuar) theksohet garantimi i mbrojtjes me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Gjithashtu, përcaktohet se në rastet e rrezikut të mësipërm, gjykata vendos në lidhje me kërkesën për mbrojtje të menjëhershme të një të mituri, brenda 24 orëve pas parashtrimit të kërkesës (21). Udhëzim nr. 10 Mënyrat, format e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik për institucionet dhe strukturat kryesore përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijës ka si qëllim përcaktimin e detyrave, përgjegjësive dhe procedurave standarde për 170 OPTIME

171 SHKENCAT SHOQËRORE Marinela (Zajmi) Çani institucionet dhe strukturat kryesore përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve lidhur me mbrojtjen e të drejtave të fëmijës. Udhëzimi përmban procedura që duhet të ndiqen për të ndihmuar fëmijët të cilët kanë nevojë për t u mbrojtur dhe është në përputhje me parimin e interesit më të lartë të fëmijës. Ai thekson faktin që familja është mjedisi më i mirë ku duhet të rriten fëmijët dhe se ajo ka përgjegjësinë për t i rritur dhe mbrojtur ata. Në këtë udhëzim prindërit dhe fëmija vlerësohen si aktorët dhe partnerët më të rëndësishëm për të përmirësuar situatën. Megjithatë, në rastet kur vërtetohet se familja nuk e mbron fëmijën, apo në rastin më të keq, është abuzuesi i fëmijës, strukturat shtetërore do të kenë përgjegjësinë për të ndërhyrë edhe në familje (22). VKM nr. 573 për Miratimi i standardeve të shërbimeve të njësive të mbrojtjes së fëmijëve shënon një hap të rëndësishëm në garantimin dhe zhvillimin e standardeve për shërbimet e njësive të mbrojtjes së fëmijëve duke garantuar cilësinë e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve në respektim të të drejtave të tyre. Zbatimi i standardeve ndikon në rritjen e kapitalit social, i cili në këndvështrimin praktik ka të bëjë me zhvillimin e rrjeteve të bashkëpunimit dhe të burimeve shoqërore, që përfshijnë institucionet, marrëdhëniet dhe normat që formojnë sasinë dhe cilësinë e ndërveprimeve shoqërore në një shoqëri. Gjithashtu, ato do të shërbejnë si dokument bazë për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për të vlerësuar kapacitetet e autoriteteve vendore për funksionimin e NJMF; për strukturat e Inspektoratit të Punës dhe të Shërbimit Social, të cilat do të kontrollojnë cilësinë e shërbimeve; për autoritetet vendore për të vlerësuar shërbimin e NJMF, për organizatat që kanë në fokus mbrojnë e fëmijëve, për autoritetet në nivel qendror, për institucionet akademike dhe organizatat e përfshira në veprimtari arsimore e trajnuese apo studiuesit e fushës, për vetëvlerësimin e punës nga NJMF-të, si dhe për raportimin tek Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Krahas kësaj, standardet mund të përdoren për të krijuar njësi matëse për praktikën dhe për të identifikuar fushat ku ka nevojë për përmirësim, si për advokacinë, ashtu edhe për nxitjen e përmirësimit të shërbimeve. Kjo bën që standardet të jenë të dobishme për të zhvilluar edhe më tej praktikën (23). KONKLUZIONE Legjislacioni shqiptar ka evoluar ndjeshëm, duke krijuar një kuadër të plotë ligjor dhe institucional i cili synon ngritjen, funksionimin dhe standardizimin e sistemit gjithëpërfshirës të mbrojtjes së fëmijëve dhe promovimin e të drejtat të tyre. Duke u udhëhequr nga interesi më i lartë i fëmijëve, përpjekjet e shtetit shqiptar për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional mbeten të vazhdueshme. Aktualisht, është arritur ngritja e mekanizmave të përshtatshëm institucionalë që garantojnë dhe sigurojnë respektimin e të drejtave dhe të mbrojtjes së fëmijës. Gjithashtu, është mirëpërcaktuar rëndësia dhe detyrimi ligjor i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës së institucioneve përgjegjëse në nivel qendror, vendor dhe organizatave jofitimprurëse që mbrojnë të drejtat e fëmijëve, marrëdhënie kjo e rregulluar nëpërmjet vendimeve të Këshillit të Ministrave. Marrëdhënia mes aktorëve është një element kyç, sepse vetëm duke ndarë, bashkëpunuar, koordinuar dhe harmonizuar përpjekjet e tyre, ato mund të arrijnë të plotësojnë përpjekjet e njëri-tjetrit. Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve është faktor thelbësor në fuqizimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve. Legjislacioni shqiptar ka nxjerrë udhëzime ku përcaktohen detyrat, përgjegjësitë dhe procedurat standarde për institucionet dhe strukturat kryesore përgjegjëse, të cilat ofrojnë shërbimet lidhur me mbrojtjen e fëmijëve. Miratimi i ligjit nr , datë , Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe një sërë Revistë shkencore e Albanian University 171

172 SHKENCAT SHOQËRORE Vlerësimi i marrëdhënies së punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve me hallkat e tjera kryesore të sistemit të referimit aktesh të tjera në zbatim të tij, Protokollit të Punës për Mbrojtjen e Fëmijëve, Udhëzim nr. 10, datë Për mënyrat, format e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik për institucionet dhe strukturat kryesore përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijës, Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 573 datë Miratimi i standardeve të shërbimeve të njësive të mbrojtjes së fëmijëve garantojnë dhe zhvillojnë më tej të drejtat e fëmijëve dhe përmirësojnë dukshme legjislacionin për mbrojtjen e fëmijëve. Hartimi dhe implementimi i paketës së standardeve të shërbimeve të njësive të mbrojtjes së fëmijëve shënoi një hap të rëndësishëm dhe vendimtar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të unifikuara ndërmjet NJMF. Megjithatë, mbetet për t u theksuar se përcaktimi në legjislacion i vendosjes së një punonjësi social për njësi në strukturën e njësive bashkiake, tregon se ekzistojnë kufizime në burime njerëzore për sa i përket mbrojtjes së fëmijëve. Gjithashtu, njësi bashkiake të ndryshme kanë kapacitete (në numër fëmijësh) dhe larmi problematikash të ndryshme, kështu që vlen të gjykohet dhe përcaktohet jo vetëm zona e mbulimit të një punonjësi social, por edhe kapacitetet në punën e tij. Nga ana tjetër, duke parë së në çdo burim legjislacioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve theksohej mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës, atëherë kërkohet një mirëfunksionim më i drejtë i të gjitha hallkave institucionale, si ato menaxheriale, buxhetore, burime njerëzore, qofshin këto publike dhe private, duke implementuar të gjithë strukturën nga ana praktike, për t u njohur më mirë me problematikat, dhe jo vetëm. Me gjithë rëndësinë, përmirësimin dhe plotësimin e legjislacionit që ka arritur sot shteti dhe shoqëria shqiptare ndaj mbrojtjes së fëmijëve, mbetet për t u theksuar se ai duhet të jetë një proces në vazhdim dhe thellim, duke i prekur, trajtuar dhe vënë në zbatim më konkretisht politikat që ndërmerren për ta. Kjo realizohet vetëm nëpërmjet frymës së bashkëpunimit, implementimit, dhe tolerancës së të gjitha hallkave institucionale. Referencat 1- Konventa për të Drejtat e Fëmijëve, miratuar nga OKB, më 20 nëntor Fq CRC_albanian_language_version(3).pdf 2- Lita. Z. Forcimi i Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve, të Rinjve dhe Familjes në Shqipëri. UNICEF, Fq Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut, dekreti nr. 1573, datë Fq Documents/UDHR_Translations/aln.pdf 4- Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ratifikuar me ligjin nr. 8137, datë FZ , fq web/ligji_ratifikues_i_kednj_790.pdf 5- Konventa Europiane mbi marrëdhëniet me fëmijët, ratifikuar më ligjin nr.9359, datë Fq al/wp-content/uploads/2015/02/konventa- Europiane-per-marredheniet-me-femijet1.pdf 6- Konventa e Këshillit të Europës Për statusin juridik të fëmijëve të lindur jashtë martesës ratifikuar më Fq Ratifikimin%20i%20Konventes%20 se%20femijeve%20lindur%20jashte%20 martese%20(2011).pdf 7- Konventa e Hagës Për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin për birësimet jashtë vendit ratifikuar me ligjin nr. 8624, datë Fq crca.al/sites/default/files/publications/ Konventa%20mbi%20biresimet%20 ndershteterore.pdf 172 OPTIME

173 SHKENCAT SHOQËRORE Marinela (Zajmi) Çani 8- Konventa Europiane Mbi ushtrimin e të drejtave të fëmijëve. Datë Protokoll opsional i konventës për të drejtat e fëmijëve në lidhje me përfshirjen e fëmijëve në konflikte të armatosura, ratifikuar me ligjin nr. 9833, datë Fq al/files/userfiles/legjislacioni/protokolliopsional-i-konventes-per-te-drejtat-efemijeve-ne-lidhje-me perperfshirjen_e_ femijeve_ne_konflikte_te_armatosura.pdf 10- Protokoll opsional i konventës për të drejtat e fëmijëve në lidhje me shitjen e fëmijëve, prostitucionin me fëmijë dhe pornografinë me fëmijë, ratifikuar me ligjin nr.9834, datë FZ , fq zyrtare/2010/pdf-2010/ pdf 11- Konventa e Organizatës Ndërkombëtare të Punës mbi Moshën Minimale, 1973, ratifikuar me ligjin 8086, datë FZ , fq gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/pdf- 2015/ pdf 12- Konventa e Këshillit të Evropës për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Fq CoERMPublicCommonSearchServices/Di splaydctmcontent?documentid= d3f2f 13- Ligji nr Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (i ndryshuar), datë Fq Ligjet/KUSHTETUTA%20E%20RSH.pdf 14- Ligjin Nr për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, datë Fq date per-mbrojtjen-ete-drejtave-te-femijes/ 15- Ligji nr 9062, Kodi i Familjes, datë Fq web/kodi_i_familjes_22.pdf 16- VKM nr. 182 për Miratimin e planit të veprimit për fëmijë, , datë Fq dyn/natlex/docs/electronic/94335/ /F /ALB pdf 17- VKM nr. 263 për Përcaktimin e rregullave të hollësishme për bashkëpunimin ndërmjet mekanizmave institucionale dhe organizatave jofitimprurëse, për realizmin e politikave vendore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, datë FZ , fq gov.al/botime/fletore_zyrtare/2012/pdf- 2012/ pdf 18- VKM nr. 265 Krijimin dhe funksionimin e mekanizmit të bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve shtetërore përgjegjëse për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, si dhe mënyrën e procedimit të tij, datë FZ , fq zyrtare/2012/pdf-2012/ pdf 19- VKM nr. 266 Bashkërendimin e veprimtarisë së mekanizmave në nivel qendror dhe vendor për çështjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, datë FZ , fq zyrtare/2012/pdf-2012/ pdf 20- Ligji nr Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit, datë Fq.1. gov.al/ligje.pdf/biresimi/ligji%20per%20 biresimin.pdf 21- Ligji nr për Masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare (i ndryshuar), datë Fq albania/30437?download=true 22- Udhëzim nr. 10 Për mënyrat, format e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve ne rrezik për institucionet dhe strukturat kryesore përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijës, datë FZ , fq zyrtare/2015/pdf-2015/ pdf 23- VKM nr. 573 Miratimi i standardeve të shërbimeve të NJMF, datë FZ , fq qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2015/ PDF-2015/ pdf Revistë shkencore e Albanian University 173

174 174 OPTIME

175 A SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE SEKSIONI 3

176 176 OPTIME

177 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 GJENERIMI DHE ANALIZA E NJË SINJALI NË LABVIEW Genta Rexha*, Irena Gjata* * Departamenti i Inxhinierive, Albanian University Adresë kontakti: genta.rexha@gmail.com Përmbledhje Bazuar në karakteristikat dhe llojet e ndryshme të sinjaleve, është ndërtuar një program në LabView për gjenerimin dhe analizën e disa sinjaleve. Sinjali sinusoidal, trekëndor, drejtkëndor për frekuenca të ndryshme, amplituda të ndryshme dhe cikle pune të ndryshme (sinjali drejtkëndor) janë gjeneruar dhe analizuar. Vëmendje i është kushtuar analizës së këtyre sinjaleve në kushtet e prezencës së zhurmës së bardhë uniforme, e cila për amplituda të krahasueshme me atë të sinjalit, e dëmton atë, duke humbur informacionin mbi format e ndryshme të valëve. Fjalë kyçe: gjenerim sinjali, analizë sinjali, LabView. SIGNAL GENERATION AND ANALYSIS IN LABVIEW Abstract According to the properties and different types of signals, a program in LabView is written to generate and analyze different signals. Sinusoidal, triangular and rectangular signal for different frequencies, amplitudes and duty cycles (rectangular signal) are generated and analyzed. Attention is paid to the analyze in the presence of white uniform noise, which, for amplitudes comparable to that of the signal, damage it, loosing information about the form of the wave. Key words: signal generation, signal analysis, LabView. 1. Hyrje në LabView LabVIEW (Laboratori Virtual Instrument Engineering Workbench) është një ambient zhvillimi i bazuar në gjuhën e programimit grafik G [1]. LabVIEW krijon në formën e gjuhës me blloqe, ndryshe nga sisteme të tjerë, të cilët përdorin Revistë shkencore e Albanian University 177

178 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Gjenerimi dhe analiza e një sinjali në LabView gjuhë të bazuara në tekst për të krijuar linja kodi. Një prej motiveve për të përdorur LabVIEW, është kur dëshirohet të matet një madhësi fizike duke përdorur një kompjuter. Duke qenë se kompjuteri duhet të punojë si një instrument, duam që t i ngjajë një instrumenti. Programet e realizuara me LabVIEW quhen instrumentë virtualë (VI - virtual instruments ) dhe përbëhen nga tre pjesë kryesore: paneli frontal, diagrama me blloqe dhe ikona e lidhësve. Paneli frontal, ndërfaqja grafike e përdoruesit, që përmban çelësa, pulsante, grafikë, kontrollorë dhe tregues të tjerë. Për analogji me panelin frontal të një instrumenti të vërtetë, hyrjet quhen kontrolle dhe daljet tregues. Diagrama me blloqe, kodi i ekzekutueshëm, që mund të përfshijë funksione dhe struktura që gjenden në libraritë e LabVIEW, si dhe terminale që lidhen me kontrollet dhe treguesit e krijuar në panelin frontal. Ikonat/lidhësit, që shërbejnë për të paraqitur një VI si një subvi në diagramën me blloqe të një VI tjetër. Fuqia e LabVIEW është në natyrën hirarkike të instrumentit virtual. Pasi krijohet një instrument virtual, ai mund të përdoret si një nënprogram në diagramën me blloqe të një instrumenti tjetër virtual të një niveli superior. fig. 1 Diagrami me blloqe dhe paneli frontal 178 OPTIME

179 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Genta Rexha, Irena Gjata 2. Sinjale dhe informacione [2] Një madhësi fizike çfarëdo, e ndryshueshme në kohë, që në natyrën e saj ose për marrëveshje, është mbartëse informacioni, quhet sinjal. Sinjali mund të jetë i natyrave të ndryshme, për shembull: akustik, kimik, termik, optik, elektrik etj., duke përfshirë kështu në përpunimin e sinjalit të gjeneruar prej tij, sektorë të panumërt të teknologjive moderne. Do të konsiderohen sinjale të natyrës elektrike, ato informacione (ose mesazhe) të çfarëdo natyre (akustike, vizive etj.), që përmes pajisjeve të përshtatshme, të quajtur shndërrues, konvertohen në një madhësi elektrike: tension, rrymë, intensiteti i fushës elektrike, intensiteti i fushës magnetike. Sinjale tipike janë: sinjali telegrafik, që kodifikon simbolet e alfabetit me një seri impulsesh tensioni; sinjali telefonik, që konsiston në një kombinim kompleks valësh sinusoidale në frekuencë audio; sinjali radio, i cili është i përbërë nga valë elektromagnetike; sinjali televiziv, në formë shumë më komplekse dhe konsiston në intervale kohe, gjatë të cilave transmetohen detajet e një imazhi; sinjali radar, i përbërë nga një sekuencë periodike impulsesh; sinjale digjitale binare, të përdorura nga qarqe elektronike të kompjuterit dhe nga sisteme transmetimit të informacionit të koduar në bit. Kufizimi është i justifikuar, duke qenë se sinjalet elektrike, ose më saktë elektromagnetike, mund të rigjenerohen lehtësisht dhe të amplifikohen përmes pajisjeve elektronike dhe përdoren për komunikimin në distancë të madhe; duke udhëtuar me shpejtësi të afërt me atë të dritës, reduktojnë vonesat e përhapjes në një kohë pak a shumë të papërfillshme. Sinjalet e dritës që përhapen me fibra optike, përdoren edhe në transmetime në distancë të madhe dhe me shpejtësi të madhe, pa interferenca dhe me konfidencialitet maksimal. Një sinjal, edhe pse ekziston vetëm në hapësirën kohë, mund të studiohet edhe në hapësirën e frekuencave përmes një prezantimi që merr emrin spektër dhe evidenton të gjithë komponentët e tij harmonikë në frekuenca të ndryshme. Analiza e tij bëhet me analizatorin e spektrit dhe matematikisht llogaritet me të transformuarën e Fourier-it, sipas të cilit çfarëdo formë vale e sinjalit mund të rindërtohet si shumë e komponentëve elementarë në frekuenca të ndryshme. Paraqitja e sinjaleve në hapësirën e frekuencave jep mundësinë e klasifikimit në bazë të zonës së spektrit, dhe më tepër sinjalet mund të ndahen në dy kategori: në bandë bazë dhe në bandë të spostuar, pra të spostuar në frekuencë të lartë. Sinjalet në bandën bazë, që mund të kenë një komponent të vazhduar, hasin vështirësi në transmetim, për shkak të dobësimit për efekt Joule dhe rrallë përdoren në telekomunikacion. Sinjalet në bandë të spostuar rrjedhin nga trajtime të bëra në sinjalet në bandën bazë (modulim) me qëllim marrjen e një spektri të përqendruar në vlera më të larta të frekuencave, duke optimizuar kështu mjetin transmetues. 2.2 Lloje sinjalesh Sinjalet elektrike janë zakonisht ndryshore të kohës dhe mund të jenë periodikë nëse përsëriten në mënyrë identike pas intervalesh të barabarta të quajtur periodë ; numri i cikleve që përsëriten në njësinë e kohës quhet frekuencë dhe matet në Hertz (Hz). Një sinjal periodik quhet edhe deterministik, pasi njihet sjellja për të gjithë kohëzgjatjen dhe përshkruhet me një funksion matematik. Në fig. 2a jepet një sinjal periodik deterministik me formë vale sinusoidale, të cilin e ndeshim në rrjetin e shpërndarjes elektrike, në mbartësit radio me modulim amplitude, frekuence dhe faze. Një sinjal quhet i rastësishëm, kur sjellja e tij në kohë është pjesërisht ose totalisht i panjohur; nuk është i mundur prezantimi përmes funksioneve matematike në kohë, por duhet të përdoren përshkrime të tipit probabilistik me metoda statistike. Revistë shkencore e Albanian University 179

180 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Gjenerimi dhe analiza e një sinjali në LabView Sinjali në fig. 2b është i rastësishëm. Një shembull mund të jetë zhurma termike. a. Sinjal periodik deterministik b. Sinjal i rastësishëm fig. 2 Lloje sinjalesh [3] Në bazë të domethënies që i jepet formave të valëve, sinjalet mund të ndahen në analogë dhe diskretë (ose digjitalë). Sinjali analog, ku vlera istantane mund të marrë një nga vlerat e pafundme midis vlerës maksimale dhe minimale. Sinjali është diskret, kur mund të marrë vetëm disa vlera, të quajtura nivele, të përfshirë në një fushë të përcaktuar ndryshimi. Kur nivelet janë dy, sinjali digjital quhet binar ose numerik dhe secilit prej dy niveleve mund t i bashkëngjitet një shifër binare, i quajtur bit, shkurtim i fjalëve binary digit. Janë të tipit binar: regjistrimi i CD (Compact Disc Disk kompakt), i DVD (Digital Video Disc Disk Videosh Dixhital), fluksi i informacioneve në kompjuter, dhe transmetimet telefonike PCM (Pulse Code Modulation Modulim me Kod Impulsesh). Sinjali digjital mund të memorizohet dhe përpunohet lehtë në llogaritësit elektronikë modernë; gjithashtu, në transmetim është i pandjeshëm ndaj shqetësimeve derisa deformimi nuk kalon limitin e përcaktuar. 2.3 Disa sinjale në kohë Një sinjal në kohë përshkruhet nga një funksion. Në vazhdim do të prezantohen disa familje funksionesh që përshkruajnë lloje të rëndësishme sinjalesh Sinjali sinusoidal [4] Nga pikëpamja matematikore, një sinusoidë e zakonshme s(t) mund të paraqitet përmes shprehjes së mëposhtme: s (t) = A sin (ωt) ku sin është shkurtimi i përdorur zakonisht për të treguar funksionin sinusoidal, A është amplituda e sinjalit, ω pulsimi i sinusoidës, i matur në rad/s. Radianti (rad) është njësia matëse e këndeve në plan në Sistemin Ndërkombëtar (SI). 1 radiant 180 OPTIME

181 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Genta Rexha, Irena Gjata përcaktohet si këndi në qendër të një rrethi që përfshin një hark rrethi me gjatësi të barabartë me rrezen. Në praktikë, për të marrë vlerën në radiant të një këndi, mjafton të pjesëtohet harku që mbulon ky kënd, me rrezen e vetë rrethit: duke qenë se kemi të bëjmë me raportin midis dy gjatësive, radianti nuk ka dimensione fizike. Sinjali sinusoidal (fig. 3) është një funksion periodik, pra i tillë që vlerat përsëriten në mënyrë identike në intervale në kohë ta barabarta me periodën T. Midis periodës T (të matur në sekonda), pulsimit ω (të matur në radiant për sekondë) dhe frekuencës f (të matur në Hertz), ekzistojnë lidhjet e mëposhtme: Në praktikë, pulsimi dhe frekuenca masin të njëjtën madhësi fizike, por me njësi matëse të ndryshme (rad/s për pulsimin dhe Hertz për frekuencën). Në vazhdim, dy termat, pulsim dhe frekuencë, do të përdoren në mënyrë gati të njëjtë, për të treguar shpejtësinë me të cilën sinjali sinusoidal oshilon në kohë. fig. 3 Sinjal sinusoidal Sinjali drejtkëndor [5] Ky lloj sinjali ka një rëndësi të veçantë në elektronikën digjitale dhe në transmetimin e të dhënave. Në fig. 4a jepet një sinjal katror tipik. Një parametër i rëndësishëm për këto sinjale është duty cycle (cikli i punës - δ), që jep raportin në përqindje midis kohës gjatë së cilës sinjali qëndron në vlerën e tij të lartë dhe periodës totale: Sinjali i treguar në fig. 4a, ka një duty cycle prej 50%. Kur duty cycle ka vlera të ndryshme nga 50%, flitet për sinjal drejtkëndor (fig. 4b) dhe në rastin kur vlera është shumë më e ndryshme se 50%, flitet për sinjal impulsiv (fig. 4c). Revistë shkencore e Albanian University 181

182 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Gjenerimi dhe analiza e një sinjali në LabView fig. 4 Sinjale drejtkëndore për duty cycle të ndryshëm Sinjali trekëndor Sinjalet trekëndore karakterizohen nga një pjesë lineare me pjerrësi pozitive, e ndjekur nga një pjesë lineare me pjerrësi negative. Në fig. 5a sinjali është trekëndor simetrik, pasi pjesa me pjerrësi pozitive dhe ajo me pjerrësi negative kanë të njëjtën kohëzgjatje. Në sinjalin në fig. 5b, pjesa me pjerrësi negative ka kohëzgjatje të papërfillshme në krahasim me pjesën me pjerrësi pozitive: ky sinjal quhet sinjal i dhëmbëzuar. a. Sinjal trekëndor b. Sinjal i dhëmbëzuar fig. 5 S injale trekëndore 182 OPTIME

183 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Genta Rexha, Irena Gjata 2.4 Zhurma dhe burimet e saj [6] Gabime krijohen shpesh në sistemet e matjes, kur sinjale elektrike nga sensorë të matjes dhe transduktorë shqetësohen nga zhurma e induktuar. Kjo zhurmë e induktuar lind si brenda vetë qarkut të matjes, gjithashtu, edhe gjatë transmetimit të sinjaleve të matjes në pikat e largëta. Qëllimi, kur projektohen sisteme të matjes, është gjithmonë ulja sa më shumë të jetë e mundur e niveleve të tilla të tensionit zhurmë e induktuar. Megjithatë, zakonisht nuk është e mundur eliminimi i të gjitha zhurmave të tilla dhe përpunimi i sinjalit duhet të aplikohen për të eliminuar ndonjë zhurmë që mbetet. Tensionet e zhurmës mund të ekzistojnë si në mënyrë seriale, edhe në forma të mënyrës së përbashkët (common mode). Tensionet e zhurmës së mënyrës seriale veprojnë në seri me tensionin e daljes nga sensori i matjes ose transduktori, i cili mund të shkaktojë gabime të rëndësishme në sinjalin e matjes në dalje. Shkalla në të cilën zhurma e mënyrës seriale ndikon mbi sinjalin e matjes, matet nga një madhësi e quajtur signal-to-noise ratio (raporti sinjal zhurmë), e përcaktuar si më poshtë: raporti sinjal zhurme = 20 log 10 Ku V s është niveli mesatar i sinjalit të tensionit dhe V n është niveli mesatar i sinjalit të zhurmës. Në raste të tensioneve të zhurmës a.c., vlera mesatare kuadratike është përdorur si mesatare. Tensionet e mënyrave të përbashkëta janë më pak problematike, pasi ato shkaktojnë rritje të njëtrajtshme të potencialit në të dy anët e qarkut të sinjalit, dhe si rezultat, sinjali i matjes në dalje mbetet i pandryshuar. Gjithsesi, tensionet e mënyrave të përbashkëta duhet të konsiderohen me kujdes, duke qenë se mund të konvertohen në tensione seriale në disa rrethana të caktuara. Zhurma mund të shkaktohet si nga burime të jashtme, edhe nga burime të brendshme të sistemit të matjes. Zhurma e induktuar nga burime të jashtme lind për arsye të ndryshme që përfshijnë afërsinë me pajisje të ushqyera me fuqi dhe kabllime (duke shkaktuar zhurmë në frekuencën e rrjetit), afërsia me qarqe ndriçimesh fluoreshente (duke shkaktuar zhurmë me dyfishin e frekuencës së rrjetit), afërsinë me pajisje që funksionojnë në frekuenca audio dhe radio (duke shkaktuar zhurmë në frekuencat korresponduese), kyçja e qarqeve DC dhe AC në afërsi, dhe efekti kurorë (të dy duke shkaktuar pika maksimale ose tranzitore të induktuara). Zhurma e brendshme përfshin potenciale termoelektrike, zhurma goditëse dhe potenciale të shkaktuara nga veprimi elektrokimik. 3. Gjenerimi i sinjalit Për të g jeneruar sinjalin e ndryshueshëm në kohë, kemi përdorur ciklin While (Functions/Execution Control/While Loop). Cikli While përsërit diagramin e përfshirë në të, derisa terminali i kushtit merr një vlerë Boolean-e të caktuar të dhënë. Vlera Boolean-e varet në sjelljen e vazhdueshme të ciklit While. Klikohet me tastin e djathtë në terminalin e kushtit dhe selektohet Stop if True ose Continue if True nga menuja. Automatikisht një buton Stop shfaqet në diagramin me blloqe dhe është i lidhur me terminalin kusht. Cikli While ekzekutohet të paktën një herë. Terminali i iterimit (i) jep numërimin aktual të iterimit të ciklit, i cili është zero në iterimin e parë. Për të përzgjedhur midis disa sinjaleve, përdorim Strukturën Case (Functions/Execution Control/ Case Structure). Kjo strukturë ka një ose më shumë diagrame ose raste (case), që ekzekutohen kur struktura ekzekutohet. Vlera e lidhur në terminalin e zgjedhjes përcakton cili rast do të ekzekutohet dhe mund të jetë Boolean, string, i plotë, lloj i enumeruar ose cluster gabimi. Duke klikuar në të djathtë në bordin e strukturës, mund të shtohen ose të hiqen raste. Përmes pajisjes së emërtimit mund të vendosen vlera në emërtuesin e çdo rasti dhe të konfigurohen vlerat e përdorura nga çdo rast. Revistë shkencore e Albanian University 183

184 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Gjenerimi dhe analiza e një sinjali në LabView Për të p ërzgjedhur rastin e dëshiruar, kemi përdorur konstanten enum (Functions/Mathematics/ Numeric/Enum). Kjo konstante bën të mundur krijimin e një liste emërtimesh në formë stringe, të cilat mund të përzgjidhen në diagramin me blloqe. Për gjenerimin e funksioneve kemi përdorur funksionet e gjenerimit të sinjaleve Sine Wave VI, Square Wave VI, Triangle Wave VI (Functions/Signal Processing/Signal Generation). Në fig. 6 dhe fig. 7 janë dhënë diagrame me blloqe dhe paneli frontal i VI të realizuar për gjenerimin e sinjaleve. fig. 6 Di agrami me blloqe fig. 7 Pan eli frontal Për të mundësuar dhënien e drejtpërdrejtë në hyrje të frekuencës në Hz, kemi konsideruar edhe një ndryshore tjetër sampling rate (ndryshimi i kampionimit). Frekuenca f në Hz, duke u pjesëtuar me këtë vlerë, do të japë në hyrje vlerën e kërkuar nga funksioni i gjenerimit të valëve. Sinjali do të grafikohet përmes një Waveform Graph (Controls/Graph Indicators/Waveform Graphs). Ky kontroll mund të shfaqë një ose më grafikë matjesh të marra. 184 OPTIME

185 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Genta Rexha, Irena Gjata Për të parë ndikimin e zhurmës në sinjal, kemi përdorur gjeneratorin e zhurmës uniforme Functions/ Signal Processing/Signal Generation/Uniform White Noise). Ky funksion gjeneron një zhurmë të shpërndarë në mënyrë uniforme, në një strukturë pseudo të rastësishme në zonën [-a, a], ku a është vlera absolute e amplitudës. 4. Rezultate Në vazhdim do të jepen grafikët për valën drejtkëndore, për frekuenca të ndryshme, në mungesë dhe në prezencë të zhurmës (me karakteristika të dhëna në Tabelën 2). Në Tabelën 1, janë dhënë të dhënat e përbashkëta të sinjaleve të gjeneruara. Tabela 1. Të dhënat e përbashkëta të sinjaleve të gjeneruara Numri i kampioneve 200 Amplituda e sinjalit 10 Ndryshimi i kampionimit (sampling rate) 1000 Faza 0 Numri i kampioneve të zhurmës 128 Tabela 2. Karakteristikat e sinjaleve të paraqitura në figurat në vazhdim Sinjali drejtkëndor Figura Frekuenca (Hz) Amplituda e zhurmës DC (%) 8a b c d a b c a b c a. b. Revistë shkencore e Albanian University 185

186 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Gjenerimi dhe analiza e një sinjali në LabView c. d. fig. 8 Sinjale drejtkëndore për frekuenca të ndryshme fig. 9 Sinjale drejtkëndore për amplituda zhurme të ndryshme 186 OPTIME

187 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Genta Rexha, Irena Gjata fig. 10 Si njale drejtkëndore për cikle pune të ndryshme Nga figurat e mësipërme vihet re që numri i kampioneve të grafikuara është 128, në përputhje me numrin e kampioneve të gjenerimit të zhurmës, duke qenë kjo vlera më e vogël e numrit të kampioneve midis vlerave të marra për kampionimin e sinjalit dhe të zhurmës. Kjo vlerë mund të përcaktohet si vlerë tjetër nga përdoruesi, mund të jetë e njëjtë me atë të numrit të kampioneve të sinjalit, duke u lidhur drejtpërdrejtë në kontrollin përkatës, ose të ketë vlerë tjetër në përputhje me rezolucionin e kërkuar. Në sinjalet e gjeneruara me mbivendosje zhurme të bardhë uniforme, vihet re që me rritjen e amplitudës së zhurmës, sinjali humbet formën e tij, duke mos dalluar dot midis formave të ndryshme të valëve për amplitudë të barabartë me 10, të njëjtë me atë të sinjalit (fig. 9c). Në fig. 10 janë dhënë valë drejtkëndore për cikle pune të ndryshme, më në veçanti në fig. 10a është dhënë rasti i një sinjali impulsiv (DC = 2%), në fig. 10b dhe c, rasti i një sinjali drejtkëndor (DC = 20% dhe DC = 80%) dhe në fig. 8 dhe fig. 9 janë dhënë sinjale katrore (DC = 50%). Referenca [1] LabVIEW: Guida all uso di LabView, National Instruments, [2] elettronica/segnali.html [3] [4] sin/sin1.html [5] guide/principi_teoremi/segnali.php [6] Measurement, Instrumentation and Sensors Handbook, 2nd edition, CRC group, Revistë shkencore e Albanian University 187

188 A Viti i VII -të i Botimit, Nr.2, Dhjetor 2016 TIRANA, QYTETI I GJELBËR Anisa Abazaj*, Eranda Shalsi**, Renis Tërshana*** * Departamenti i Arkitekturës, Albanian University ** ARKI Atelier në Adriapol Institute *** EDS Foundation Adresë kontakti: anisa.abazaj@gmail.com Përmbledhje Qyteti i Tiranës ka pësuar transformime dërrmuese në dy dekadat e fundit, me pasoja në jetën dhe organizimin e qytetit, veçanërisht në strukturën urbane të tij. Gjatë kësaj periudhe Tirana është përballuar me një rritje të lartë dhe të menjëhershme të popullsisë, rritje të qarkullimit të automjeteve dhe degradim të përgjithshëm të cilësisë së jetesës. Me keqardhje mund të pranohet se Tirana sot është kthyer në një xhungël urbane. Në të vërtetë, sipas njërit nga shumë përkufizimet që i janë bërë, xhungla përfaqëson një hapësirë pak të civilizuar ose të padisiplinuar jashtë kontrollit të qytetërimit. Qëllimi kryesor i këtij projekti është ta transformojmë qytetin tonë të Tiranës nga një xhungël kaotike të betonuar dhe të ndotur në kuptimin origjinal të kësaj fjale, në një hapësirë të mbuluar nga vegjetimi i dendur, të dominuar nga pemët. Duke zhvilluar një projekt të tillë si Tirana Jungle City, mund t i vijmë në ndihmë qytetit të Tiranës që të bëhet i qëndrueshëm dhe të reduktojë gjurmët e karbonit. Në këtë kuadër, parashikohet se nëpërmjet elementit të gjelbërimit, të përdorur në të gjitha format e tij, nga një shkallë e gjerë urbane deri në elemente që i përkasin interierit, ky projekt do të ndihmojë Tiranën në përshpejtimin e kalimit nga tranzicioni, drejt një qyteti të pastër, të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe atraktiv. Fjalë çelës: xhungël urbane, degradim i cilësisë së jetesës, qytet i qëndrueshëm, qytet i gjelbër, tarracë e gjelbër, mur i gjelbër, kultivim në qytet. Abstract TIRANA THE GREEN CITY City of Tirana has undergone through significant changes in the past two decades with consequences in life and organization of the city, especially in the urban structure, with a high population growth, increased vehicle traffic and general degradation of life quality. 188 OPTIME

189 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Anisa Abazaj, Eranda Shalsi, Renis Tërshana Tirana today, is an urban jungle. In fact in one of its many definitions Jungle, represents a less civilized space unruly or out of control of civilization. Our goal is to turn Tirana from a chaotic of cemented and polluted jungle - to a city covered with dense vegetation dominated by trees. The project Tirana Jungle City through the Green element - used in all its forms - aims to reduce its carbon footprint and accelerate the process of transformation to a clean, healthy, sustainable and attractive city. Choosing a natural element as the protagonist of the change is particularly interesting because it doesn t require great courage, much time and investment, but brings significant changes to the transformation of the city. Without necessarily expecting from government and politics, do major architectural gestures we can make this change ourselves. Let s turn GREEN into an important part of the structure of our city. This green super-structure, as morphological and intellectual, will be able to create a unified layer not only of the landscape of the capital, but to the overall mentality with a reinterpretation of the existing network of full and empty urban spaces. Key words: urban jungle, degradation of life quality, sustainable city, green city, green roof, green wall, cultivation in the city. Hyrje Në 25 vitet e fundit qyteti i Tiranës ka pësuar transformime dërrmuese me pasoja në jetën dhe organizimin e qytetit, veçanërisht në strukturën urbane, me një rritje të lartë të popullsisë, rritje të qarkullimit të automjeteve dhe si rezultat, ndotje të lartë të ajrit. Ndotja e ajrit është një nga problemet më të mëdha sot në Tiranë. Sipas raportit të vitit 2016 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Ndotja e Ajrit dhe Ambientit: Një vlerësim global dhe pesha e sëmundjeve, 92% e popullsisë së botës jetojnë në zona ku niveli vjetor i ndotjes është më i lartë se normat e përcaktuara nga OBSH. Për sa i përket Shqipërisë, duke iu përmbajtur statistikave të raportit të OBSH-së, Shqipëria është një ndër 15 vendet e para nga vendet e anketuara, me numrin më të lartë të vdekjeve si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit të ambientit [1]. Ataku i zemrës për shkak të ndotjes së ajrit ka shkaktuar edhe vdekjet më të mëdha në Shqipëri. Për këtë statistikë renditemi në vendin e 3-të ndër vendet e anketuara të Ballkanit Perëndimor. Njëkohësisht, edhe faqja e sondazheve të perceptimit, Numbeo, e rendit Shqipërinë si një ndër vendet me ajrin më të ndotur në rajon [2]. Gjithashtu, vendi ynë perceptohet edhe si vendi me ndotjen më të madhe të ujit të pijshëm, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, dhe i dyti në Ballkanin Perëndimor për papastërti. Është një fakt i konfirmuar zyrtarisht se niveli i ndotjes në Tiranë kapërcen normat e Bashkimit Europian me mbi 20 për qind. Ndërkaq, sipas Numbeo -s, për Tiranën të anketuarit kanë shprehur nivelin më të lartë të pakënaqësisë për sa i përket gjelbërimit dhe parqeve në këtë qytet. Në vitet e fundit Bashkimi Evropian ka rritur fokusin e tij në çështjet urbane, si një përgjigje ndaj faktit se deri në vitin 2020 parashikohet që pothuajse 80% e qytetarëve të BE-së do të jetojnë në qytete. Rëndësia politike e kësaj çështje është demonstruar me përfshirjen e saj në Programin e Shtatë të Veprimit në Mjedis (7EAP), të Komisionit Evropian, nën Objektivin 8, Qytetet e qëndrueshme: Duke Revistë shkencore e Albanian University 189

190 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Tirana, qyteti i gjelbër punuar së bashku për zgjidhje të përbashkëta (Figura 1), ku objektivi kryesor i këtyre politikave është pikërisht për të rritur qëndrueshmërinë e qyteteve të BE-së për të arritur objektivat e vëna për 2050 [3]. Në mënyrë të veçantë, Programi i Veprimit parashikon se deri në vitin 2020 shumica e qyteteve të Bashkimit Evropian do të zbatojnë politika për planifikimin urban dhe projektimin e qëndrueshëm dhe Komisioni Europian duhet të zhvillojë një sërë kriteresh për të vlerësuar performancën mjedisore të qyteteve. Në këtë kuadër, edhe Shqipëria si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të fillojë marrjen e masave, me qëllim përmbushjen e objektivave të mësipërme, të cilat jo vetëm përmirësojnë cilësinë e qyteteve, por njëkohësisht janë një standard që duhet përmbushur në kuadër të anëtarësimit në BE. Figura1: Objektivat me prioritet në Programin e Shtatë të Veprimit në Mjedis (7EAP) [3] METODA Tirana aktualisht ofron shumë pak për qytetarët e saj dhe vizitorët. Ndërsa resurset e sipërfaqes së tokës, nga dita në ditë zëvendësohen me sipërfaqe të ndërtuara për shkak të rritjes së popullsisë dhe urbanizimit. Nevoja për të rimarrë mbrapsht hapësirën e gjelbër që ka humbur, po bëhet gjithnjë e më kritike, me qëllim që të ruhet cilësia e mjedisit. Synimi kryesor i këtij projekti është që ta kthejmë qytetin e Tiranës nga një qytet kaotik të betonuar dhe të ndotur, në një qytet të gjelbër dhe të qëndrueshëm. Kjo mund të arrihet duke lejuar natyrën të mbizotërojë mbi betonin, rregullin të mbizotërojë mbi kaosin, pastërtinë e ajrit mbi ndotjen urbane. Le ta kthejmë Tiranën në një qytet të gjelbër, plot jetë dhe të ardhme për fëmijët tanë. Një qytet që mbase një ditë do të konsiderohet tërheqës për vizitorët e shumtë që mund të vijnë nga mbarë bota. Duke sensibilizuar, promovuar dhe zgjeruar iniciativa që mbështesin eficiencën energjetike, si dhe përmirësimin e mjedisit urban, Tirana mund të kthehet në një qytetet të qëndrueshëm. Zhvillimi i Tiranës, nëpërmjet gjelbërimit si një formë e re e identitetit të saj, do të mundësonte njëkohësisht përmirësimin e performancës mjedisore. Ky identitet i ri i Tiranës do të ishte prova 190 OPTIME

191 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Anisa Abazaj, Eranda Shalsi, Renis Tërshana më e fortë për të demonstruar që tashmë qyteti e ka kaluar periudhën transitore dhe është orientuar drejt shembullit të një qyteti të qëndrueshëm, plotësisht i krahasueshëm me qytete të tjera të rajonit. Figura 2: Si mund të shndërrohen hapësirat publike në Tiranë [4] Revistë shkencore e Albanian University 191

192 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Tirana, qyteti i gjelbër Figura 3: Si mund të shndërrohen rrugët dhe pallatet në Tiranë 192 OPTIME

193 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Anisa Abazaj, Eranda Shalsi, Renis Tërshana Figura 4: Si mund të shndërrohen rrugët dhe pallatet në Tiranë Revistë shkencore e Albanian University 193

194 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Tirana, qyteti i gjelbër Figura 5: Si mund të shndërrohen rrugët dhe pallatet në Tiranë 194 OPTIME

195 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Anisa Abazaj, Eranda Shalsi, Renis Tërshana Figura 6: Si mund të shndërrohen tarracat e pallateve në Tiranë Revistë shkencore e Albanian University 195

196 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Tirana, qyteti i gjelbër Metoda Përdorimi i gjelbërimit është një opsion që mund të zvogëlojë ndikimin negativ të zhvillimit urban, duke siguruar përfitime të shumta mjedisore, ekonomike, dhe sociale në qytet [5]. Elementi i gjelbërimit dhe mbulimi i ndërtesave është një prej strategjive që aplikohet nga bioarkitektura për të kufizuar impaktin ambiental të ndërtimit dhe të ndotjes së ajrit në përgjithësi në zonat urbane. Gjelbërimi në të gjithë format e tij (gjelbërim urban, tarracë e gjelbër, mur i gjelbër, kultivim, etj.) mundëson reduktimin e nevojës për energji të ndërtesës dhe njëkohësisht të emetimit të CO2, por, gjithashtu, ka përparësi të tjera ekonomike, ekologjike dhe sociale në qytet, si: Përthith përkohësisht shirat dhe i lëshon gradualisht, duke evituar mbushjen e tepër të tubave, të sistemit të kullimit dhe redukton përmbytjet që konsiderohen dhe një nga problemet e shekullit të 21. Kursim të energjisë Në vitet e fundit, i është kushtuar më shumë vëmendje izolimit të ndërtesave, si rezultat i rritjes së vazhdueshme të shpenzimeve për energjinë. Njëkohësisht, me rritjet e çmimeve të energjisë, janë përmirësuar dhe teknologjitë izoluese. Sot, shumica e materialeve të izolimit në treg janë sintetike. Megjithatë, ekziston dhe një teknikë natyrore izolimi që është e qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin [6]. Ky sistem është quajtur tarracë e gjelbër dhe konsiston në mbulimin e mbështjellës së ndërtesës me bimë. Përdorimi i tarracës së gjelbër ndikon në reduktimin e përcjellshmërisë termike, duke reduktuar kështu vartësinë nga energjitë ndotëse dhe si rrjedhojë, reduktim të drejtpërdrejtë të faturave të energjisë elektrike [7]. Sjell ndryshime të temperaturës. Gjatë verës, temperaturat e qytetit janë afërsisht 5-7 C më të larta se në zona rurale. Kjo është për shkak se ndërtesat dhe rrugët në zonat urbane kanë veti të absorbojnë dhe më pas të lëshojnë nxehtësi. Ky fenomen quhet efekti Urban Heat Island. Nëpërmjet vesës së përditshme dhe ciklit të avullimit, bimët në sipërfaqet vertikale apo horizontale janë në gjendje të freskojnë qytetin gjatë muajve të nxehtë të verës dhe të zbusin këtë efekt. Drita absorbohet nga bimët, e cila përndryshe do të konvertohej në nxehtësi [8]. Figura 7: Shembull i një tarrace të gjelbër në qytetin e Tiranës (para dhe pas) Hapësirat e gjelbra gjithashtu ndihmojnë përmirësimin e cilësisë së ajrit, në reduktimin e shpërndarjes së pluhurit dhe grimcave nëpër qytet, si dhe në reduktimin e smogut. Përdorimi 196 OPTIME

197 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Anisa Abazaj, Eranda Shalsi, Renis Tërshana i bimësisë redukton CO2 në atmosferë dhe gjeneron oksigjen. Kjo mund të luajë një rol të rëndësishëm në reduktimin e emisioneve të gazit serrë dhe në përshtatjen e zonave urbane për një të ardhme me vera të nxehta. Mjafton 1 m² hapësirë e gjelbër në vit për të eliminuar gazin karbonik dhe squfurin që lëshon një makinë në km. Figura 8: Kuriozitet mbi efektin purifikues të gjelbërimit në qytet Zbut zhurmat. Shqipëria vijon të ketë një nivel të lartë të ndotjes akustike. Listën e kryeson Tirana, ku nga 55 decibel që është vlera e lejuar gjatë ditës, ajo kap vlerën e 67dB. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit [9], në muajin tetor është kryer një monitorim në 31 pika, në 5 qytete të ndryshme, ku Tirana dhe Vlora rezultojnë me nivelin më të lartë të zhurmave. Shkaktari kryesor i nivelit të lartë të zhurmave i atribuohet trafikut të rënduar, por nuk merret në konsideratë edhe impakti që kanë ndërtimet të cilat kanë tendencë të amplifikojnë zhurmën e trafikut. Pikërisht me qëllim amortizimin e këtyre zhurmave mjaft të dëmshme për njeriun, një ndër zgjidhjet më origjinale dhe të shëndetshme me impakt mjedisor pozitiv, është shtimi i gjelbërimit në qytet. Është provuar që sipërfaqet e gjelbëruara kanë veti shumë të mira në zbutjen e zhurmave, sidomos për tingujt me frekuencë të ulët. Një tarracë ose mur i gjelbër mund të reduktojë tingujt nga jashtë deri në -40 decibel, ndërsa një tarracë me gjelbërim të dendur mund të reduktojë prej decibel [10]. Rrit jetëgjatësinë e mbulesës së godinave (tarracave). Ndihmon në zgjidhjen e ekosistemit të kafshëve në mjediset urbane dhe rikrijon habitate/ ekosisteme të humbura gjatë ndërtimit dhe asfaltimit të tepërt. Krijon hapësira rekreative për qytetarët e çdo moshe. Zbut vizualisht ambientin e ndërtuar dhe përmirëson gjendjen psikologjike. Është treguar që hapësira e gjelbër ka impakt pozitiv te njerëzit që punojnë dhe jetojnë në qytet [11] (Green Revistë shkencore e Albanian University 197

198 SHKENCAT E APLIKUARA DHE EKONOMIKE Tirana, qyteti i gjelbër Spaces, Better Places, 2002). Filtron ujin e papastër të shiut, etj. Figura 9: Shembull i një muri të gjelbër në qytetin e Tiranës (para dhe pas) Figura 10: Shembull - Godina e Piramidës e mbuluar me gjelbërim (para dhe pas) Figura 11: Shembull - Tarraca e godinës së zyrave të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë e mbuluar me gjelbërim (para dhe pas) 198 OPTIME

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk Saint George Orthodox Church September November, 2014 From the Pastor s Desk Dear Brothers and Sisters: You may have noticed that The Wonderworker did not appear in July as it usually has. It will now

More information

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk AutoCAD Civil 3D Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk IEE shpk eshte themeluar ne 2004 Zyra kryesore ne Prishtine, Rep. e Kosove Zyra perkrahese ne Tirane, Rep. e Shqipërisë

More information

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: VULA 2. Emri: Elsa 3. Kombesia: Shqipëtare 4. Data e lindjes Kosovare 5. Vendi i lindjes: 26.05.1991 6. Kontakti: Femër Email: Tel: vula.elsa@gmail.com /elsa.vula@uni-gjk.org

More information

Subordinate causal clauses in Albanian language

Subordinate causal clauses in Albanian language Subordinate causal clauses in Albanian language FABIANA VELENCIA Abstract fvelencia@yahoo.com Causative connectors viewed in different aspects and analyzed in different subordinate causal clauses. The

More information

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shëmbuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë

More information

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit Përmbajtja: 1. Hyrje në sistemet e informacionit 2. Strategjia e organizates dhe sistemet e informacionit 3. Etika e informacionit privatesia dhe siguria 4. Rrjetet, interneti dhe biznesi elektronik (e-business)

More information

Prof. Dr. Alban Ibraliu UDHËZUES PËR KULTIVIMIN E ORIGANUM VULGARE

Prof. Dr. Alban Ibraliu UDHËZUES PËR KULTIVIMIN E ORIGANUM VULGARE KULTIVIMI I RIGONIT Prof. Dr. Alban Ibraliu UDHËZUES PËR KULTIVIMIN E Rigonit ORIGANUM VULGARE Tiranë, 2017 1 Përgatiti materialin: Prof. Dr. Alban Ibraliu Departamenti i Shkencave dhe Teknologjive Bimore

More information

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË

NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT NDIKIMI I PASURISË JOMATERIALE NË ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM. RASTI I SHQIPËRISË DIZERTACION Në kërkim të gradës shkencore Doktor i

More information

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCAT Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shembuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë

More information

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore REPARIS A REGIONAL PROGRAM Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar 7 Publikimet

More information

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri Analizë e rezultateve të PVNN-së 2000-2012 Qershor 2014 Njësia për Sektorin e Arsimit Rajoni i Europës dhe Azisë Qendrore Përmbajtja

More information

AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012 AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Reviste Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca PHYSIC-CHIMICAL INDICATORS EVALUATION OF SOME RURAL

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURЁS DISERTACION ABORTI SELEKTIV GJINOR NË SHQIPËRI, NJË VËSHTRIM MBI SHKAQET DHE PASOJAT PSIKOLOGJIKE MSc. Dorina XHANI Paraqitur

More information

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik Trajnimi për kualifikimin Auditor të Sektorit Publik do të mbulojë lëndët dhe temat e mëposhtme: Moduli 1: Raportimi Financiar I. Teoria e kontabilitetit II.

More information

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat Nëntor 2004 Përmbajtja Parathënie Akronimet. Kapitulli 1. Hyrje 1.1. Vështrim i përgjithshëm mbi

More information

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ

EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS SË HUAJ UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI-PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS EFEKTET E MËNYRAVE TË NDRYSHME TË VLERËSIMIT NË MOTIVIMIN E NXËNËSVE GJATË PËRVETËSIMIT TË GJUHËS

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS Marrëdhëniet midis konsumimit karakteristikave të personalitetit dhe teknikave të përballimit

More information

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri

KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI. Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Analizë e shkaqeve dhe faktorëve të kriminalitetit tek të miturit në Shqipëri 1 KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI KRIMINALITETI I TË MITURVE NË SHQIPËRI Analizë

More information

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA

Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA KANDIDATI: Msc. Ina

More information

DOBITË NGA AKTIVITETI I RREGULLT FIZIK

DOBITË NGA AKTIVITETI I RREGULLT FIZIK AKTIVITETI FIZIK AKTIVITETI FIZIK AKTIVITETI FIZIK DOBITË NGA AKTIVITETI I RREGULLT FIZIK AKTIVITETI FIZIK IPSH INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË Drejtori: Ass. d-r Shaban Memeti

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS

UNIVERSITETI I TIRANËS UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PEDAGOGJI-PSIKOLOGJI PROGRAMI I DOKTORATURËS MOTIVIMI DHE SJELLJET E NXËNËSVE NDAJ MËSIMIT TË GJUHËS ANGLEZE NË SISTEMIN SHKOLLOR PARAUNIVERSITAR,

More information

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR KOMISIONI PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR Krijuar nga Kryeministri Drejtuar nga Dr. Arjan Gjonça RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR Tiranë, Janar- Prill 2014

More information

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists

e gjelbër Si të bëhemi një shkollë Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is implemented by The Albanian Society of Biologists Si të bëhemi një shkollë e gjelbër Trajnim për mësuesit. Korçë, 9-11 Maj 2014 This project is co-funded by the European Union This project is implemented by The Albanian Society of Biologists Z/Znj Si

More information

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE KUJDES! Lënda: MOS Gjuhë Angleze DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE I MATURËS SHTETËRORE 2009 LËNDA:

More information

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I SHOQËRIVE TË FURNIZIMIT ME UJË. VENDOSJA E TARIFAVE NJË VENDIM I RËNDËSISHËM PËR SUKSESIN

More information

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve Grupi i punës së INTOSAI-t mbi vlerën dhe dobitë e SAI-ve **Miratuar në Kongresin e XXII-të të INTOSAI-t** Seria: botime KLSH-07/2017/74 Tiranë 2017 REPUBLIKA

More information

DIMENSIONET E INOVACIONIT PRAKTIKAT ORGANIZATIVE NË SHQIPËRI

DIMENSIONET E INOVACIONIT PRAKTIKAT ORGANIZATIVE NË SHQIPËRI UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI EKONOMISË DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT Dizertacioni me temë: DIMENSIONET E INOVACIONIT PRAKTIKAT ORGANIZATIVE NË SHQIPËRI Në kërkim të grades shkencore: DOKTOR Dizertanti:

More information

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE KUJDES! Lënda: MOS Gjuhë Angleze DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE I MATURËS SHTETËRORE 2009 LËNDA:

More information

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR)

PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR) UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI INFERMIERI PUNIM DIPLOME (NIVELI BACHELOR) TEMA: PËRDORIMI I MEDIAVE NË PROMOVIMIN SHËNDETËSOR Mentori: Prof. Ass. Dr. Naim Jerliu Kandidati:

More information

Komuna sipas masës së fëmijës

Komuna sipas masës së fëmijës Komuna sipas masës së fëmijës DORACAK PËR PËRGATITJEN E PLANIT LOKAL AKSIONAL PËR FËMIJËT 1 2 CIP Katalogizacija vo publikacija Nacionalna i univerzitetska biblioteka Sv. Kliment Ohridski Skopje 342.7.053.2:352.077.6(497.7)(035)

More information

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica

NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET E SIGURISË K OMBËTARE. Copyright. Hergis Jica Copyright i Hergis Jica 2018 1 Udhёheqёsi i Hergis Jica vёrteton se ky ёshtё njё version i miratuar i disertacionit tё mёposhtёm: NËN PARADIGMËN E EVOLUIMIT TË RREZIKUT KIBERNETIK DHE REFLEKSIONE NË ÇËSHTJET

More information

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY

Udhëzime për shkolla W RLD. Udhëzime për. #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër. CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY Udhëzime për #fëmijëtimarrinshkollatpërsipër Udhëzime për shkolla W RLD CHILDREN'S 20 Nëntor 2017 DAY #Fëmijët i marrin shkollat përsipër Është ditë zbavitëse që përçon porosi serioze, ku përveç njoftimit

More information

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian

Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE DISERTACION PËR MBROJTJE TË GRADËS SHKENCORE DOKTOR Britania e Madhe dhe Proçesi i Integrimit Evropian Punoi: MA. Vasilika

More information

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime Education Sector United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization Shqipëria Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime Prill 2017 Shqipëria Analizë e politikës arsimore Çështje

More information

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë

Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT Liberalizimi tregtar, impakti në rritjen ekonomike. Rasti i Shqipërisë Disertacion për marrjen e gradës shkencore DOKTOR Kandidati:

More information

AKTET ISSN SHPRESA CASLLI a *, ELFRIDA SHEHU b, DERVISH ELEZI a. AKTET V, 2: , 2012

AKTET ISSN SHPRESA CASLLI a *, ELFRIDA SHEHU b, DERVISH ELEZI a. AKTET V, 2: , 2012 AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca THE INTEGRATION OF MATERIALS SELECTION AND LIFE CYCLE

More information

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve.

Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve. UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT Ndikimi i motivimit dhe i kënaqësisë në angazhimin e punonjësve. Paraqitur në kërkim të gradës shkencore Doktor Doktorant Doc. Marinela

More information

DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit

DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët e programeve master në Fakultetin e Edukimit Prishtinë, 2016 Universiteti i Prishtinës HASAN PRISHTINA Fakulteti i Edukimit DORACAK PËR TEZËN E MASTERIT Për studentët

More information

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA

BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA BUXHETI I BAZUAR NA PERFORMANCA Instrumenti evropian për demokraci dhe të drejtat e njeriut (EIDHR) European Instrument for Democracy and Human Rights (EIDHR) European Instrument for Democracy and Human Rights (EIDHR) BUXHETI I BAZUAR

More information

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR MINISTRIA E ARSIMIT E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR Për klasën e parë fillore Prishtinë, gusht 2003 1 Kryredaktor Isuf Zeneli Redaktorë: Xhavit Rexhaj Ramush Lekaj Ilaz Zogaj Arbër

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAM I DOKTORATËS TITULLI I PUNIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAM I DOKTORATËS TITULLI I PUNIMIT REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAM I DOKTORATËS TITULLI I PUNIMIT PRANIA E QËNDRIMEVE POZITIVE NDAJ NXËNËSVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA, FAKTOR I RËNDËSISHËM

More information

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve World Vision Stephanie Delaney Konsulente Ndërkombëtare për Mbrojtjen, Pjesëmarrjen, të Drejtat dhe Mirëqenien

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION TEMA: SHËRBIMI PSIKO-SOCIAL NË SHËRBIMET E SHËNDETIT RIPRODHUES NË SHQIPËRI Paraqitur në kërkim të gradës shkencore

More information

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës Korniza Evropiane e Kualifikimeve Europe Direct është një shërbim, që u ndihmon të gjeni përgjigjet në pyetjet tuaja rreth Bashkimit

More information

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues

Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane. Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues Universiteti i Tiranës Instituti i Studimeve Europiane Tema për mbrojtjen e gradës shkencore DOKTOR Format Standarde të Kontratave dhe Beteja e Formave : Një vështrim krahasues Punoi: Renis Zaganjori Udhëheqës

More information

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë

Fakulteti i Edukimit (Programi: Master i mësimdhënies në matematikë Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: Vlera në kredi ECTS: Koha / lokacioni: Mësimëdhënësi i lëndës: Detajet kontaktuese:

More information

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA Tashmë jemi te ndërgjegjshëm që në Shqipëri jetojmë në një krizë të vazhdueshme të energjisë elektrike e cila është shtrirë vitet

More information

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit

Rekomandimi Rec(2000)20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi rolin e ndërhyrjes së hershme psikosociale në parandalimin e kriminalitetit MINISTERS DEPUTIES DÉLÉGUÉS DES MINISTRES Recommendations Recommandations Rec(2000)20 06/10/2000 Recommendation of the Committee of Ministers to member states on the role of early psychosocial intervention

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË. Ministria e Arsimit dhe Shkencës REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Arsimit dhe Shkencës STRATEGJIA KOMBËTARE E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR 2009-2013 Tiranë, Korrrik 2009 P Ë R M B A J T J A 1. Kapitulli I: SITUATA AKTUALE PËR ZHVILLIMIN

More information

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

MIKROTEZE MASTERI. kopje TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE Republika e Shqipërisë, Universiteti Aleksandër Moisiu, Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike Administrim Financiar MIKROTEZE MASTERI TEMA: MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS

More information

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS PUBLIKE DOKTORATURË E DREJTA PËR KUJDES SHËNDETËSOR DHE SIGURIM SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Udhëheqëse shkencore Prof.Dr. Aurela ANASTASI Kandidate Laureta MANO Tiranë,

More information

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM/ KANCELARIJA GENERALNOG REVIZORA/ MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

More information

Implementimi i strategjisë

Implementimi i strategjisë Pjesa e Parë BAZAT E MENAXHMENTIT Qasjet lidhur me menaxhmentin Evolucioni i teorisë së menaxhmnetit Rrethina dhe kultura menaxheriale shoqërore PLANIFIKIMI DHE STRATEGJIA Planifikimi Vendimmarrja Implementimi

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR Vlerësimi dhe implementimi i e-qeverisjes

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË GJUHËN SHQIPE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE PROCESI I PËRKTHIMIT TË ACQUIS COMMUNAUTAIRE NË Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Nonda VARFI Kandidate: MA Adelina ALBRAHIMI

More information

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK Fakulteti Lënda/ët për të cilat është shpallur konkursi Kandidatët e paraqitur: Fakulteti i Inxhinierisë

More information

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET

PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË STUDIMET UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PSIKOLOGJI-PEDAGOGJISË PROGRAMI I DOKTORATËS PROBLEME TË PËRSHTATJES AKADEMIKE DHE SOCIALE TË NXËNËSVE TË ARSIMIT TË DETYRUAR QË TRANSFEROJNË

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS

UNIVERSITETI I TIRANËS UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE TESTI STANAG 6001 DHE ANGLISHTJA PËR QËLLIME SPECIFIKE NË KONTEKSTIN USHTARAK Punim për gradën shkencore Doktor në Gjuhësi

More information

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës?

Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës? Pse të zgjedhim Perëndinë e Biblës? Njerëzve iu pëlqen të kenë lirinë të zgjedhin "Perëndinë" e tyre. Pse të zgjedhësh Perëndinë që zbulohet në Bibël? nga EveryStudent.com Shumë prej nesh kanë në mendje

More information

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Bazat e statistikës 2016/2017

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Bazat e statistikës 2016/2017 Formular për SYLLABUS të Lëndës: Bazat e statistikës 2016/2017 Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Titulli i lëndës: Niveli: Statusi lëndës: Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: Vlera në kredi

More information

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale

Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale 1 FATOS TARIFA 2 Imagjinata sociologjike dhe bota jonë sociale IMAGJINATA SOCIOLOGJIKE dhe bota jonë sociale 3 FATOS TARIFA 4 Imagjinata sociologjike dhe bota

More information

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore The Danish Neighbourhood Programme Udhëzues për monitorimin e të drejtave të njeriut në institucionet shëndetësore Tiranë, Mars 2015 The Danish Neighbourhood Programme Udhëzues për monitorimin e të drejtave

More information

ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA

ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA DIALOG ERNEST GELLNER FEJA DHE PROFANIA 6 dialog 6 Feja dhe Profania Ernest Gellner Ky botim u mundësua në kuadrin e Programit të Përbashkët Kultura dhe Trashëgimia për Zhvillim Social dhe Ekonomik, i

More information

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen

Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen Analizë e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri Progresi në të ardhmen ABSTRAKT

More information

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE

THE ORTHODOX POST. President s Message INSIDE THIS ISSUE THE ORTHODOX POST April 2010 Volume VI, Issue 4 St. Nicholas Albanian Orthodox Church, 181-14 Midland Parkway, Jamaica Estates, New York, NY 11432 Web site: www.stnicholasalbanian.org E-mail: snickny@aol.com

More information

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë

Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë Roli i mësimdhënësit në ligjërimin e letërsisë Mustafa Erdem Abstrakt Ky punim parashikon përmbledhje të ideve dhe kërkimeve mbi rolin e mësuesit në mësimdhënien e letërsisë. Letërsia dhe gjuha janë të

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT TREGTIA E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK NË NDIKIMIN E PROÇESEVE LIBERALIZUESE: RASTI I SHQIPËRISË PUNOI Soana JAUPLLARI (TEKA) UDHËHEQËS

More information

Formular për SYLLABUS të Lëndës GJEOTRASHEGIMIA

Formular për SYLLABUS të Lëndës GJEOTRASHEGIMIA Formular për SYLLABUS të Lëndës GJEOTRASHEGIMIA Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: FSHMN Departamenti i Gjeografisë Titulli i lëndës: Gjeotrashëgimia Niveli: Bachelor Statusi lëndës: Obligative

More information

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT Koncesionet si një mënyrë menaxhimi dhe financimi i shërbimeve publike

PARTNERITETI PUBLIK PRIVAT Koncesionet si një mënyrë menaxhimi dhe financimi i shërbimeve publike ABSTRAKT Dekadat e fundit të zhvillimit të ekonomive të tregut kanë njohur një burim të ri financimi dhe efiçent për projektet publike dhe ato me rëndësi strategjike. Ky burim i ri është gjetur tek partneriteti

More information

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE

STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË SHKOLLËN FILLORE PROJEKTI I SHKOLLËS FILLORE NËNPROJEKTI: PËRPARIMI I VLERËSIMIT TË NXËNËSVE Nënprojekti realizohet në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Arsimin Qytetar (MCGO) STANDARDET E VLERËSIMIT TË NXËNËSVE NË

More information

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

European Network. Edukimi seksual. Në Evropë dhe Azinë Qendrore. Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë European Network QENDRA SHQIPTARE PER POPULLSINE DHE ZHVILLIMIN ALBANIAN CENTER FOR POPULATION AND DEVELOPMENT Edukimi seksual Në Evropë dhe Azinë Qendrore Përparimet dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë

More information

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE 6 M 1-2015 6M 1-2016 Revista Ekonomike Nëse përdorni të dhëna të këtij publikimi, jeni të lutur të citoni burimin. Botuar nga: Banka e Shqipërisë, Sheshi Skënderbej,

More information

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK Fakulteti Lënda/ët për të cilat është shpallur konkursi Kandidatët e paraqitur: FAKULTETI I INXHINIERISE

More information

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk Saint George Orthodox Church Fourth Quarter, 2011 From the Pastor s Desk Dear Brothers and Sisters: We present to you the fourth quarterly edition of The Wonderworker. In this issue, we are continuing

More information

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara E Ë Z I L E A V E AN M A R G O R P Ë T T I M I S Ë R VLE E R A T Ë B M O K E V A S E V A N DHE MA O S R E P E N I M I S Ë N U P PËR A R A U Z I F U K Ë T I S Ë ME AFT Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve

More information

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post

THE ORTHODOX POST ST. NICHOLAS 75TH ANNIVERSARY Archbishop Nikon Visit, Saturday, May 19, at 11am. The Orthodox Post Page 1 THE ORTHODOX POST May 20 18 Volume XIV, Issue 5 St. Nicholas Albanian Orthodox Church, 181-14 Midland Parkway, Jamaica Estates, New York, NY 11432 Web site: www.stnicholasalbanian.org E-mail: fr.nathan@stnicholasalbanian.org

More information

Copyright i Dorjana Nano 2014

Copyright i Dorjana Nano 2014 Copyright i Dorjana Nano 2014 Udhëheqësi i Dorjana NANO vërteton se ky është version i miratuar i dizertacionit të mëposhtëm: AFTËSIA FINANCIARE E STUDENTËVE NË SHQIPËRI Prof. Dr. Shkëlqim Cani ii AFTËSIA

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT PROGRAMET E KURRIKULËS PËR GJIMNAZIN ME KOHË TË SHKURTUAR FUSHA: TEKNOLOGJI LËNDA: TEKNOLOGJI E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT PROGRAMI I LËNDËS

More information

Raport - analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË SISTEMIN PENITENCIAR

Raport - analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË SISTEMIN PENITENCIAR Raport - analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË SISTEMIN PENITENCIAR 2013-2014 Korrik, 2015 77 Raport analizë NIVELI I RECIDIVIZMIT TË TË MITURVE NË KONFLIKT ME LIGJIN NË

More information

Punim për gradën shkencore Doktor

Punim për gradën shkencore Doktor UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PEDAGOGJISË DHE I PSIKOLOGJISË PREVALENCA E OBEZITETIT TEK FËMIJËT (SHKOLLARË)10-15 VJEÇ Punim për gradën shkencore Doktor Doktorant

More information

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit

Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit Bëhu burrë! Bashkohu edhe ti për të ndalur dhunën ndaj grave! Burrat dhe çështje bashkëkohore të mashkulloritetit Tiranë, dhjetor 2012 Kjo broshurë është përgatitur në kuadër të projektit: Nxitja e ideve

More information

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR

RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR RAPORT FORMIMI FILLESTAR I MËSUESVE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË SHQIPTAR Tetor 2016 Instituti i Zhvillimit të Arsimit, Tetor 2016 1 Përmbajtja Hyrje... 5 1. Përmbledhje ekzekutive... 6 2. Gjetjet

More information

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS Ergys

More information

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Msc. Jonida Dalipaj 1 1 Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë, Bulevardi Gjergj Fishta Nr. 52 Tiranë, jdalipaj@umsh.edu.al

More information

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur,

EDITORIAL. 2 for you. Përshëndetje lexues të dashur, EDITORIAL Përshëndetje lexues të dashur, Si zakonisht, ja ku po takohemi edhe njëherë përmes numrit më të ri të revistës For You e cila sivjet filloi vitin e 11-të të ekzistimit të saj. Më duhet të them

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS

UNIVERSITETI I TIRANËS UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PSIKOLOGJI-PEDAGOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS NIVELI I VARËSISË NGA INTERNETI ROLI I KARAKTERISTIKAVE TË PËRDORUESVE NË SHPJEGIMIN E VARËSISË

More information

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist

Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist Politika të Sigurisë dhe Specifikat e Policimit në Komunitet në Shqipëri pas Rënies së Regjimit Enverist PhD C. Artur Beu University of Tirana, Albania Abstrakt Pas një periudhe të trazuar që mbulon më

More information

Mbrojtja e pyjeve dhe hapësirave tjera të hapura nga zjarret

Mbrojtja e pyjeve dhe hapësirave tjera të hapura nga zjarret Lidhja zjarrfikëse e Maqedonisë D-r Nikola Nikolov Mbrojtja e pyjeve dhe hapësirave tjera të hapura nga zjarret Skopje,2012 LIDHJA ZJARRFIKËSE E MAQEDONISË MBROJTJA E PYJEVE DHE HAPËSIRAVE TJERA TË HAPURA

More information

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT EDUCATION DEPARTMENT / UNIVERSITY NEW YORK Misioni i Zyrës së Arsimit Dygjuhësh dhe Studimeve në Gjuhë të Huaja (Office of Bilingual Education and World Languages OBE-WL) pranë Departamentit të Arsimit

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION VLERA E SHTUAR E AUDITIMIT TË BRENDSHËM RASTI I SISTEMIT BANKAR NË SHQIPËRI Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencave

More information

qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwerty uiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasd fghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzx

qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwerty uiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasd fghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzx qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwerty uiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasd fghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzx Citimi i Referencave & cvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq Shmangëja nga Plagjiatura wertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui

More information

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja

Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja Udhëzues për zhvilluesit e standardeve të profesionit (SP) Përmbajtja Hyrje... 3 Pjesa 1 Të mësojmë për profesionin që na intereson... 3 Çfarë janë sektorët e shkathtësive dhe si i përdorim ato për zhvillimin

More information

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E KURRIKULËS REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË MINISTARSTVO ZA OBRAZOVANJE, NAUKU I TEHNOLOGIJU

More information

Tel: Tel:

Tel: Tel: Mikroekonomia e Avancuar Politikat Publike dhe Niveli i Studimit MASTER Viti: I Semestri: I Prof.Asoc.Dr. Afrim Selimaj selimajafrim@yahoo.com Tel: 049-165-282 Tel: Qëllimi i Përshkrimi i Mikroekonomia

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS

UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE KOMPENSIMI I PRONËS NË SHQIPËRI, SFIDË PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE SHTETIN E SË DREJTËS DOKTORANT BLEDAR ABDURRAHMANI UDHËHEQËS SHKENCOR PROF.DR.

More information

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm

DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm DOKUMENT AKTUAL Roli i punës së të rinjve në parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm Hyrje Të rinjtë janë një fokus i rëndësishëm në parandalimin e radikalizimit sepse mund të jenë një

More information

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë Zyra e Arsimit të Veçantë dhe e Shërbimeve të Ndërhyrjes së Hershme Shkurt 2003 Complaint Procedures for Special Education Albanian PROCEDURAT E ANKIMIT PËRMBAJTA

More information

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I MJEKËSISË DREJTIMI-INFERMIERI PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I MJEKËSISË DREJTIMI-INFERMIERI PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS EHI AGANI AKULTETI I JEKËSISË DREJTII-INERIERI PUNI DIPLOE TEA:QËNDRII ETIK INERIEROR NDAJ PACIENTËVE NË PSIKIATRI entori: Prof.Ass. Naim Jerliu Kandidati: Afërdita Smajli Gjakovë-2016

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE Roli i psikologut në parandalimin dhe trajtimin e problemeve të shëndetit mendor në sistemin e burgjeve gjatë dekadës së fundit. Paraqitur në kërkim

More information

Reforma e MFK në Shqipëri

Reforma e MFK në Shqipëri A joint initiative of the OECD and the European Union, principally financed by the EU Reforma e MFK në Shqipëri Anila Çili, Drejtore e NjQH/MFK Ministria e Financave EUROPEAN COMMISSION Ankara, 04 06 qershor

More information