Auditim performance: CENSUS 2011 K O N K L U D O I:

Size: px
Start display at page:

Download "Auditim performance: CENSUS 2011 K O N K L U D O I:"

Transcription

1 KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS Adresa: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, nr. 3, Tiranë; Tel-Fax: rmuca@klsh.org.al; Web-site: Auditim performance: CENSUS 2011 Përmbledhje Ekzekutive Në zbatim të planit vjetor 2013, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, zbatimit të Udhëzimeve dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (INTOSAI, EUROSAI, etj.), sipas shkresës nr njoftim për fillim auditimi, ndërmori auditimin me temë CENSUS-i Ky auditim u programua për t u ushtruar në Institutin e Statistikave (INSTAT), pasi ky është institucioni që ka përgjegjësi direkte në ofrimin e këtij shërbimi. Pas përfundimit të punës paraprake audituese u përgatit programi auditues. Në përfundim të punës audituese në terren, iu dërgua projekt-raporti i auditimit subjekteve dhe palëve të interesit. Raporti përfundimtar është hartuar pasi janë shqyrtuar observacionet dhe shpjegimet e dërguara nga INSTAT, si edhe pas konsultimeve me palët e interesit. Në përfundim, pasi Kryetari u njoh me Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Projekt- Vendimin e paraqitur nga Grupi i Auditimit të Departamenti i Auditimit të Performancës, shpjegimet e dhëna nga subjektet e audituara, mendimin për cilësinë e auditimit nga Drejtori i Drejtorisë Juridike dhe e Sigurimit të Cilësisë, vlerësimin mbi objektivitetin dhe cilësinë e auditimit nga Drejtori i Departamentit të Auditimit të mësipërm, në mbështetje të nenit 9 dhe 16 të Ligjit nr. 8270, datë , Për Kontrollin e Lartë të Shtetit me ndryshimet e bëra me Ligjin nr. 8599, datë , K O N K L U D O I: Censusi i Popullsisë dhe i Banesave është procesi i numërimit të plotë të të gjithë individëve, njësive ekonomike familjare dhe banesave. Ai ka një rëndësi të veçantë sociale dhe ekonomike. Censusi bën një fotografi të momentit mbi gjendjen sociale dhe nivelin e jetesës së popullsisë në një çast të përzgjedhur. Vetëm Censusi mund të gjenerojë të dhëna kaq të plota dhe të detajuara. Rezultatet e tij janë vitale për vendim marrjen politike, ekonomike e sociale. Objektivi kryesor i Censusit është të japë një kuadër të përditësuar të realitetit shoqëror dhe demografik të vendit, sa më afër standarteve raportuese europiane. T i ofrojë qeverisë të dhëna statistikore të përshtatshme për qeverisjen kombëtare dhe monitorimin e reformave. Rezultatet e Censusit shërbejnë si guidë orientuese në planet strategjike të zhvillimit dhe ofrojnë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend, të cilat janë jetësore për politikën dhe marrjen e masave efektive. Rezultatet statistikore të Censusit janë një pasuri e përbashkët e të gjithë shoqërisë shqiptare. Informacioni që merret nga statistikat e Censusit nuk mundësohet nga asnjë burim tjetër. Një nga qëllimet e Censusit është edhe bërja e prognozave të sakta për popullsinë sipas grup-moshave me synim zhvillimin e ardhshëm të shoqërisë. Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011 është Censusi i 11-të i kryer në historinë e Shqipërisë. Censusi i Popullsisë dhe Banesave është kryer për herë të parë në Shqipëri në vitin Ky proces kryhet një herë në 10 vjet për të matur statistikisht realitetin demografik, ekonomik dhe

2 social në vend. Regjistrimi i fundit i Përgjithshëm i Popullsisë dhe Banesave është kryer në vitin Frekuenca e regjistrimit të popullsisë një herë në 10 vjet është një standart europian për të lejuar krahasueshmërinë e të dhënave të të gjitha shteteve europiane dhe Censusi kryhet pothuajse në një njëjtën periudhë për të gjitha vendet e Europës. Censusi mbulon të gjitha zonat urbane dhe rurale të territorit të RSH. Ai përfshin popullsinë banuese, si dhe të gjitha objektet brenda territorit të Republikës, që përdoren për banim, pavarësisht nëse ato janë pronë e luajtshme ose e paluajtshme. INSTAT ka kryer Censusin e fundit të Popullsisë dhe Banesave në 1 Tetor 2011, ku janë regjistruar: Njësitë ekonomike familjare; Individët; Bashkëjetesat kolektive; Banesat rezidenciale (të banuara ose jo) dhe tipe të tjera banesash; Të huajt (prezentë në momentin e Censusit). Ky auditim shërben për të informuar palët e interesuara mbi zhvillimin e këtij procesi, përgatitja dhe kryerja e të cilit kërkoi angazhimin e një vëllimi të madh burimesh financiare, njerëzore dhe materiale i realizuar me fonde të Qeverisë Shqiptare, Komisionit Europian të donatorëve si Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjensia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA) dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara (UNDP). Me këtë auditim të performancës jemi përpjekur të vlerësojmë nëse janë arritur objektivat e Census 2011 për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave, shkallën në të cilën janë përmbushur objektivat e programit dhe nëse kjo është arritur optimalisht, me synim identifikimin e problemeve dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e zhvillimit të proceseve të ardhshme. Për sa më lart, Kryetari V E N D O S I: I. Të miratojë Raportin Përfundimtar të Auditimit CENSUS 2001 të ushtruar në Institutin e Statistikave. II. Të miratojë rekomandimet e përcaktuara dhe të sugjerojë marrjen e masave për sa vijon: Pavarësisht punës së mirë në realizimin e objektivave kryesore dhe vështirësive të hasura nisur nga kompleksiteti i procesit të Census 2011, regjistrimi i popullsisë dhe i banesave nuk ka mbuluar të gjithë zonën e regjistrimit të RSH, si dhe nuk ka qenë i orientuar në përqasjen kosto-efektivitet. Masa Organizative 1. Konkluzion & Rekomandim Ndryshimet e shpeshta në strukturën e Census dhe mungesa e një rregulloreje me detyra të mirë-përcaktuara, kanë sjellë ulje të shkallës së përgjegjshmërisë në kryerjen e detyrave të personave pjesëmarrës në Census. Komunikimi verbal ndërmjet njësive të angazhuara në Census ka sjellë mos-dokumentimin e problematikave të shfaqura gjatë procesit, me qëllim përmirësimin e tyre në të ardhmen. INSTAT, në kuadër të zhvillimeve të sistemeve të informacionit nga Ministritë e Linjës, apo institucione të ndryshme, duhet të fillojë të krijojë një regjistër popullsie të përditësuar me të dhënat administrative dhe nga anketat. Ky regjistër do të mundësonte realizimin e Censusit 2

3 të popullsisë dhe banesave në vitin 2021 bazuar kryesisht në regjistra, duke shmangur mënyrën tradicionale. Menjëherë 2. Konkluzion & Rekomandim Ndryshimi i vazhdueshëm i strukturës së Census, ka sjellë moskryerjen në kohë të detyrave për Njësitë e Censusit, që kanë sjellë ndryshime në përcaktimin e numrit të zonave të Census dhe si rrjedhojë edhe të numrit të stafit të jashtëm të rekrutuar të Census. Përdorimi i dy standarteve në lidhjen e kontratave për anketuesit, kontrata këto me kushte të ndryshme, megjithëse pozicioni i punës ka qenë i njëjtë, ka çuar në diferencim të këtij personeli. Mungesa e evidencave të sakta nga Njësia e Burimeve Njerëzore të Census në lidhje me numrin e stafit të kontraktuar dhe mosprotokollimi i kontratave të lidhura, si edhe bashkëpunimi jo në nivelet e kërkuara me Sektorin e Financës, ka sjellë mospërputhje të numrit të stafit të rekrutuar nga ai i paguar. Mosplanifikimi i saktë i buxhetit dhe mungesa e koordinimit të njësive mes tyre kanë sjellë vonesa në pagesën e një pjese të anketuesve. Në të ardhmen të merret në konsideratë që të ngrihen struktura mbështetese për organizimin e punës për realizimin e projekteve të planifikuara në programe, që të minimizohen lëvizjet e punonjësve pjesë përbërëse e këtyre strukturave. Në formulimin e kontratave me punonjësit e rekrutuar, të specifikohen qartë të drejtat dhe detyrimet e palëve, aplikimi i masave shtrënguese disiplinore dhe administrative, duke i përdorur si një instrument ndërgjegjësues për integritetin dhe profesionalizmin e punonjësve të përfshirë në Census. Në vijimësi 3. Gjetje & Konkluzion Procesi i trajnimit të stafit të jashtëm të rekrutuar në Census është realizuar në një kohë shumë të shkurtër. Testimi për njohuritë e përfituara nuk ka qenë në nivelin e duhur, pasi ishte me pyetje shumë të thjeshta dhe nuk përcaktonin nëse anketuesit ishin familjarizuar me të gjitha pyetjet e pyetësorit. Procesi i trajnimit të stafit të jashtëm të rekrutuar në Census, i cili konsiderohet i realizuar me sukses duke patur parasysh madhësinë e këtij procesi, është realizuar në një kohë shumë të shkurtër e të pamjaftueshme për përvetësimin e të gjitha pyetjeve të pyetësorit nga stafi i jashtëm i rekrutuar për Census. Të mbahet në konsideratë 4. Konkluzion & Rekomandim Raportimi në hierarki anketues-kontrollor-mbikëqyrës-stafi i INSTAT, si edhe raportimi i njësive të Censusit tek Menaxheri i Census dhe Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, si dhe problematika e shfaqur gjatë procesit nuk është e dokumentuar, e cila do të ndihmonte në përmirësimin situatës gjatë procesit, si dhe në nxjerrjen e detyrave për procese të tjera regjistrimi. Të përcaktohen dhe implementohen procedura të qarta dokumentuese të problematikave të ndeshura, për të adresuar siç duhet zgjidhjet e tyre në të ardhmen. Ky dokumentim do t i shërbejë edhe uniformizimit të praktikave të ndërmarra për të korrigjuar parregullsitë e konstatuara. Në vijimësi 3

4 5. Konkluzion & Rekomandim Mungesa e një analize paraprake të detajuar për të gjitha aktivitetet e procesit të Census, që në fazën e planifikimit për përcaktimin e kostos dhe burimet e financimit, ka çuar në rritjen e kostos totale të këtij procesi. Për realizimin e procesit nuk është mbajtur parasysh marrëdhënia kosto-përfitim, për të maksimizuar përdorimin e burimeve në dispozicion. Mosrakordimi mes Njësisë së Burimeve Njerëzore të Census dhe Sektorit të Financave ka sjellë pagesa të stafit të rekrutuar të Census mbi periudhën e përcaktuar në kontratë, si dhe pagesa të stafit mbi numrin e përcaktuar dhe të miratuar në Strukturën e Census. Nga INSTAT, që në fazën e planifikimit, të bëhet një përllogaritje e saktë e proceseve të punës për përcaktimin e kostos së projektit dhe burimin e financimit. Në vijimësi 6. Rekomandim Nga INSTAT, me përfundimin e procesit të CENSUS-it, të bëhet llogaritja e plotë e vlerës totale të realizimit të projektit dhe të auditohet nga Auditi i Brendshem i INSTAT në lidhje me mirë-administrimin e fondeve buxhetore. Menjëherë 7. Konkluzion & Rekomandim Censusi nuk e ka përmbushur misionin e tij për pasqyrimin e nivelit të punësimit në vend, duke e bërë jo efektiv modulin përkatës të përfshirë në pyetësor. Përfshirja e pyetjes mbi arsimimin në sektorin publik apo atë privat, duke e ndërlidhur me pyetjet mbi punësimin dhe elementë të tij, do të jepte një pasqyrim real të përqindjes respektive të punësuarve të arsimuar në sektorin publik dhe në atë privat. Bashkëpunimi me palët e interesit do të sillte një programim më të mirë të punës në terren, duke u bazuar në të dhënat e tyre statistikore mbi shpërndarjen, vendbanimet e shtetasve të huaj në vend, kombësisë së tyre dhe pakicave kombëtare. Mungesa e anketuesve të çertifikuar për njohuritë e tyre në gjuhën angleze cënon vërtetësinë dhe besueshmërinë e të dhënave të pasqyruara prej tyre. Në rastet e kontaktit me shtetas të huaj, kërkesa për asistim nga një tjetër anketues duke kontaktuar kontrollorin ka qenë demotivuese, duke patur në disfavor faktorin kohë. Plotësimi i pyetësorëve të Census të mundësohet edhe në faqet online të INSTAT (shqip dhe anglisht); kjo për të patur një mbulim sa më të madh të popullsisë, si dhe për t i ardhur më pranë asaj kategorie që për shkaqe të ndryshme nuk mund të jetë prezent në banesë gjatë orarit zyrtar, (kur edhe bëhet numërimi). 8. Rekomandim Për çështje me ndjeshmëri publike, sikurse është feja, regjistrimi i informacionit të bëhet rigorozisht. Kjo duke marrë shkas edhe nga pakënaqësitë apo kontestimet që mund të bëjnë me të drejtë komunitetet fetare. Në vijimësi 9. Konkluzion & Rekomandim Për një numërim sa më gjithëpërfshirës të popullsisë dhe banesave, një spot televiziv apo informacion i shkurtër grafik, i transmetuar në javën e parafundit të Censusit, do të 4

5 ndihmonte në njoftimin e publikut në lidhje me ekzistencën e numrit jeshil pa pagesë për të reklamuar mos numërimin e tyre dhe reduktimin e numrit të personave të panumëruar. Meqënëse fushata publicitare nëpërmjet radios kishte për qëllim informimin e çdo shqiptari apo të huaji rezident në Shqipëri, radiot e përzgjedhura duhet të kishin mbulim territorial me sinjal në të gjithë Shqipërinë dhe të liçensuara si të tilla nga entet kompetente të liçensimit. Gjatë kohës së zhvillimit të Censusit, në Shqipëri kanë qenë tre radio kombëtare të liçensuara: Radio Tirana, Top Albania Radio dhe Radio +2. Nëse numri i radiove do të reduktohej në 3 të tilla atëherë do të kishim afërsisht një përgjysmim të kostos referuar asaj reale. Targetimi i të rinjve mund të kryhej edhe nëpërmjet përdorimit të rrjeteve sociale, të cilat kanë një kosto ndjeshëm më të ulët krahasuar me radiot. Për mbajtjen e kostove të ulëta, pa cënuar efektivitetin e këtij publiciteti, mund të përzgjidheshin vetëm 3 gazetat me tirazhin më të madh, si edhe faqet e tyre informuese online, të cilat vitet e fundit vizitohen gjithmonë e më shpesh nga një pjesë e mirë e popullsisë. Nëse në anketën para-census do të përfshihej edhe një pyetje se cila është media më e ndjekur, TV, radio apo gazetë, atëherë do të kishim një përdorim më efiçient dhe efektiv të burimeve të kësaj fushate publicitare, dhe në të njëjtën kohë mbajtjen e kostove të ulëta. Nga INSTAT në të ardhmen, për një fushatë publicitare sa më efiçiente dhe ekonomike, të përdoren edhe rrjetet sociale të cilat janë me një kosto më të ulët. INSTAT të përdorë si kanal komunikimi telefoninë celulare, duke dërguar mesazhe sensibilizuese për të arritur audiencën maksimale. INSTAT-i të shfrytëzojë zonat e nxehta të informacionit, sikurse janë shkollat, universitetet, etj., për të sensibilizuar fëmijët e studentët. Në këtë mënyrë, sensibilizimi i shërben edhe krijimit të një tradite apo kulture regjistrimi tek brezi i ri. Në vijimësi 10. Konkluzion & Rekomandim Bashkëpunimi mes organeve të ngarkuara për të bërë Censusin ka qenë në nivele të mira, megjithëse ky bashkëpunim nuk është i dokumentuar. Mos dokumentimi i bashkëpunimit dhe raportimit për ecurinë e procesit ndërmjet organeve të ngarkuara me ligj për të bërë Census: INSTAT, Komisioni Qendror i Censusit, Zyrat e Censusit në bashki e komuna, Komisionet e Censusit në qarqe, ka sjellë mos evidentimin e probleme të hasura gjatë zbatimit të procesit, me qëllim përmirësimin e tyre në proceset e ardhshme. Të përcaktohen dhe implementohen procedura të qarta dokumentuese të problematikave të ndeshura, për të adresuar siç duhet zgjidhjet e tyre në të ardhmen. Ky dokumentim do t i shërbejë edhe uniformizimit të praktikave të ndërmarra për të korrigjuar parregullsitë e konstatuara. Në vijimësi 11. Konkluzion & Rekomandim Mos dokumentimi i monitorimit të progresit të aktiviteteve mbi bazën e planeve të hartuara për të gjithë komponentët e këtij procesi për respektimin e afatit dhe cilësisë që kërkohej, ka sjellë mos evidentimin e problemeve, korrigjimin e tyre në kohë dhe për nxjerrjen e detyrave për proceset e ardhshme. Mos raportimi në Komisionin Qendror të Census i rasteve të refuzimeve për t u regjistruar, mos trajtimi nga INSTAT në asnjë rast si kundërvajtje administrative dhe mos aplikimi i gjobave të parashikuara në ligjin për Censusin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe të Banesave Sociale, kanë sjellë të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit. 5

6 Të përcaktohen dhe implementohen procedura të qarta dokumentuese të problematikave të ndeshura, për të adresuar siç duhet zgjidhjet e tyre në të ardhmen. Ky dokumentim do t i shërbejë edhe uniformizimit të praktikave të ndërmarra për të korrigjuar parregullsitë e konstatuara. Të nxirren përgjegjësitë për masat e munguara administrative dhe të trajtohen ato konform ligjeve në fuqi. Menjëherë 12. Gjetje & Konkluzion KQR nuk është mbledhur sipas rregullores së miratuar (të paktën një herë në muaj). Mungojnë njoftimet e bëra nga Sekretariati për anëtarët e KQR, i cili duhet të përmbajë kohën, vendin e mbledhjes, rendin e ditës, si dhe materialet që do të shqyrtohen. Mungon gjithashtu protokolli i mbledhjeve dhe korrespondencat e mbajtura nga sekretariati i KQR. Një regjistër popullsie i përditësuar me të dhënat administrative dhe nga anketat e mëparshme, do të mundësonte realizimin e Censusit të popullsisë dhe banesave bazuar kryesisht në databazë, duke ulur koston dhe rritur cilësinë dhe saktësinë e të dhënave. Në këtë mënyrë mund të bëhej dhe kryqëzimi i të dhënave. Të mbahet në konsideratë 13. Gjetje & Konkluzion Pyetësori për këtë anketë është hartuar nga INSTAT në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë, por nuk është i dokumentuar miratimi i tij. Anketuesit ishin planifikuar të përzgjidheshin të ndryshëm nga ata të Censusit (në respekt të parimit të pavarësisë statistikore të dy proceseve), por një numër mjaft i vogël anketuesish pjesëmarrës në Census janë angazhuar edhe në këtë anketë duke u caktuar në zona të ndryshme nga ato të Censusit. Anketa pas Census ka pasur një përgatitje të mirë dhe përgjithësisht është realizuar në mënyrë efektive dhe efikase. Anketa është menaxhuar mirë në terren me vëmendje të veçantë kushtuar detajeve të operacionit nga personeli i INSTAT dhe mbikëqyrësit. Kjo anketë u krye duke zbatuar standardet ndërkombëtare dhe masa e mosnumërimit të popullsisë është e pranueshme dhe përqindja e mosmbulimit është brenda kufijve të arritura dhe nga vende të zhvilluara. Të mbahet në konsideratë Grupi i auditimit Rinald Muça Albana Agolli Dorino Meçe Alkida Llakaj Drejtori Rinald Muça Tiranë, Dhjetor

7 Pasqyra e Lëndës PROGRAMI KOMBËTAR I STATISTIKAVE ZYRTARE për periudhën Lista e Akronimeve...5 HYRJE...7 I. ECURIA E PROGRAMIT TË STATISTIKAVE ZYRTARE Statistikat Demografike dhe Sociale Statistikat e popullsisë Statistikat e Arsimit Statistikat e Nivelit të Jetesës dhe Buxhetit të Familjes Statistikat e Punësimit 1.2 Statistikat makroekonomike Statistikat e ndërmarrjeve Statistikat e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit Statistikat multi domain (mjedisit, shkencës dhe teknologjisë, informacionit) Mbështetja për prodhimin statistikor (Regjistrat statistikorë dhe Klasifikimet) Regjistrat statistikorë Klasifikimet II. KUADRI LIGJOR I AKTIVITETEVE STATISTIKORE QË DO TË KRYHEN PËR PERIUDHËN III. OBJEKTIVAT KRYESORË TË PROGRAMIT DHE RISITË...14 IV. PËRMBAJTJA E PROGRAMIT Procedura e ndjekur për hartimin e Programit Analiza SWOT (Fuqitë, Dobësitë, Mundësitë dhe Kërcënimet) Sistemi i Integruar i Teknologjisë së Informacionit...24 V. AGJENCITË STATISTIKORE...26 VI. PLANIFIKIMI I KOSTOS SË NEVOJSHME PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE STATISTIKORE VII. MONITORIMI I ECURISË SË PROGRAMIT...28 FUSHA 1 STATISTIKAT DEMOGRAFIKE DHE SOCIALE...29 Tema 1.01 Popullsia...29 Moduli Demografia, censuset dhe projeksionet Demografia Censuset Projeksionet Migracioni dhe Azilkërkuesit...36 Tema 1.02 Tregu i Punës...38 Moduli Punësimi dhe papunësia Pagat dhe kostot e punës Përdorimi i kohës dhe balanca e punës me jetën familjare

8 Tema 1.03 Arsimi dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës...46 Moduli Statistikat e arsimit Statistikat e trajnimit profesional...48 Tema 1.04 Kultura...49 Moduli Statistikat e kulturës...49 Tema 1.05 Shëndeti dhe Siguria...50 Moduli Statistikat e Shëndetit Publik...51 Tema 1.06 Shpërndarja e të ardhurave dhe niveli i jetesës Anketa e Buxhetit të Familjes Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës...56 Tema 1.07 Mbrojtja sociale...58 Moduli Mbrojtja sociale...58 Tema 1.10 Statistikat juridike...60 Moduli Të dhënat administrative mbi krimet dhe zbulimi i tyre...61 Tema 1.12 Statistika të tjera në fushën demografike dhe sociale...62 Moduli Statistikat gjinore...62 FUSHA 2 STATISTIKAT MAKROEKONOMIKE...65 Tema 2.01 Llogaritë Ekonomike Vjetore...65 Moduli Sistemi Evropian i Llogarive Llogaritë kombëtare (treguesit) A. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) me metodën e Prodhimi...66 B. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) me metodën e Shpenzimeve Llogaritë Vjetore të Sektorëve Institucionalë Administrata Publike Tabelat burime përdorime dhe tabelat input output Llogaritë rajonale...77 Tema 2.02 Llogaritë Kombëtare tremujore...79 Moduli Llogaritë kombëtare tremujore...80 Tema 2.03 Statistikat monetare dhe financiare...82 Moduli Llogaritë financiare Metodologjia Llogaritë financiare Prodhimi i të dhënave Treguesit monetarë dhe financiarë...84 Tema 2.04 Statistikat financiare të qeverisë...87 Moduli Statistikat financiare të qeverisë Metodologjia Statistikat financiare të Qeverisë Përgatitja e të dhënave Statistikat mbi deficitin dhe borxhin publik...89 Tema 2.06 Statistikat e Çmimeve të Konsumit dhe Matja e fuqisë Blerëse...91 Moduli Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (HIÇP) Matja e Fuqisë Blerëse (PPP) Shitjet e ndërmarrjeve që paguajnë Taksën e Vlerës së Shtuar (TVSH)...97 Tema 2.07 Tregtia e mallrave...98 Moduli Tregtia e mallrave Prodhimi i të dhënave Indekset e Vlerës Njësi

9 Tema 2.08 Statistikat e bilancit të pagesave dhe tregtia ndërkombëtare e shërbimeve Moduli Bilanci i pagesave Investimet e huaja direkte (fluks dhe stok) Tregtia ndërkombëtare e shërbimeve Statistika të FATS FUSHA 3 STATISTIKAT E NDËRMARRJEVE Tema 3.01 Statistikat Vjetore të e Ndërmarrjeve Moduli Statistikat Strukturore të Ndërmarrjeve Lista e Produkteve dhe shërbimeve (PRODCOM) Tema 3.02 Statistikat afatshkurtra Moduli Statistikat afatshkurtra tremujore Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇI) Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, Gjithsej Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, Ndërtesat Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, Punimet inxhinierike Lejet e ndërtimit të miratuara Tema 3.03 Energjia Moduli Statistikat strukturore të energjisë elektrike Statistikat strukturore të energjisë Statistikat afatshkurtra të energjisë Tema 3.04 Transporti Moduli Sistemi i informacionit mbi statistikat e transportit Aksidentet Statistika mbi transportin rrugor të pasagjerëve Statistikat e transportit rrugor të mallrave Statistikat e transportit hekurudhor Statistikat e transportit detar Statistikat e transportit ajror Tema 3.05 Turizmi Moduli Turizëm Tema 3.06 Regjistrat e Ndërmarrjeve Moduli Regjistrat e Ndërmarrjeve FUSHA 4 STATISTIKAT E BUJQËSISË, PYJEVE DHE PESHKIMIT Tema 4.01 Statistikat bujqësore Moduli Statistikat e produkteve bimore Statistika të blegtorisë, mishit dhe vezëve Statistikat e qumështit dhe të produkteve të qumështit Tema 4.02 Strukturat bujqësore Moduli Vrojtimet mbi strukturën e fermës Tema 4.03 Përdorimi dhe mbulimi i tokës

10 Moduli Statistikat e përdorimit dhe mbulimit të tokës Tema 4.04 Llogaritë e bujqësisë dhe çmimet Moduli Llogaritë ekonomike bujqësore dhe çmimet Tema 4.05 Statistikat e Pylltarisë Moduli Statistikat te pylltarisë, gjuetisë dhe produkteve nga pyjet Tema 4.06 Statistikat e peshkimit Moduli Peshkimi Tema 4.07 Statistikat agromjedisore Moduli Statistikat agromjedisore FUSHA 5 STATISTIKAT MULTI DOMAIN Tema 5.03 Statistikat te Mjedisit Moduli Statistika mbi mbetjet dhe substancat e rrezikshme Statistikat mbi ujin Tema 5.06 Shkenca, teknologjia dhe inovacioni Moduli Statistikat mbi shkencën dhe teknikën Inovacioni Tema 5.07 Shoqëria e informacionit..157 Moduli Statistikat e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) Statistikat e Komunikacionit Statistikat e shërbimit postar Tema 5.09 Llogaritë ekonomike në mjedis dhe ndryshimi i klimës Moduli Llogaritë monetare në mjedis Llogaritë fizike dhe hibride për mjedisin FUSHA 6 MBËSHTETJA E PRODHIMIT STATISTIKOR Tema 6.01 Cilësia, vlerësimi, koordinimi statistikor dhe klasifikimet Moduli Klasifikimi aktiviteteve Klasifikimi produkteve Klasifikimet për tregtinë e mallrave (Dogana) Tema 6.11 Siguria e të dhënave dhe konfidencialiteti Moduli Siguria dhe mbrojtja e të dhënave Koordinimi për konfidencialitetin statistikor FUSHA 8 POLITIKA STRATEGJIKE DHE KOORDINIMI Tema 8.04 Menaxhimi i bazës ligjore Moduli Aspektet ligjore të konfidencialitetit ANEKSI I ANEKSI II

11 Lista e Akronimeve ABF Anketa e Buxhetit të Familjes Studimi Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri (angl. Albanian SDShSh (angl. ADHS) Demographic and Health Survey) AFP Anketa e Forcës së Punës AMF Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare AMNJ Anketa e Matjes së Nivelit të jetesës ANR Anketa e Ndërmarrjeve të Reja APK Anketa e Përdorimit të Kohës ASN Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve ATN Anketa Tremujore e Ndërmarrjeve BQE Banka Qendrore Evropiane BSH Banka e Shqipërisë Census Al 2011 Censusi i Popullsisë e Banesave 2011 Klasifikimi i Konsumit Individual sipas Qëllimit (angl. Classification of COICOP Individual Consumption According to Purpose) Klasifikimi Statistikor i Produkteve (angl. Statistical Classification of CPA Products) DAP Departamenti i Administrates Publike DPD Drejtoria e Përgjithshme e Doganave DPT Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ESA'95 Sistemi Evropian i Llogarive Statistikat e Tregtisë së Filialeve të Huaja (angl. Foreign Affiliates Trade FATS Statistics) FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (angl. General Data GDDS Dissemination System) Manuali i Statistikave Financiare të Qeverisë (angl. Government Finance GFSM2001 Statistics Manual 2001) GIS Sistemi i Informacionit Gjeografik (angl. Geographic Information System) Klasifikimi i Funksioneve Qeveritare (angl. Classification of the Functions of COFOG Government) GPS Sistemi Global i Pozicionimit (angl. Global Positioning System) HIÇP Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit IÇP Indeksi i Çmimeve të Prodhimit IJFPSF Konsumi Final i Institucioneve Jo Fitimprurëse që i shërbejnë Familjeve IKN Indeksi i Kushtimit në Ndërtim INSTAT Instituti i Statistikave IOT Tabela input output IPA Instrumenti për Ndihmën e Para Aderimit ISCED Klasifikimi Ndërkombëtar Standard i Arsimit ISKSh Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ISSH Instituti i Sigurimeve Shoqërore 5

12 KESH KKRT MASH MB MBUMK MD METE MF MICS MMPAU MPÇSShB MPPT MSA MSH MTKRS NVE (angl. NACE) NJEB NVE rev.2 OECD IHD (angl. OFATS) PDA PKZMSA PPP PSZ SDDS SILC SITC SNA 1993 SUT UNESCO Korporata Energjetike Shqiptare Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ministria e Brendshme Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Ministria e Drejtësisë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Ministria e Financës Anketa për Indikatorë të Shumëfishtë Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujërave Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Ministria e Punëve Publike dhe Transportit Marrëveshja e Stabilizim Asociimit Ministria e Shëndetësisë Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Nomenklatura e Aktiviteteve Ekonomike Njësia Ekonomike Bujqësore Nomenklatura e Aktiviteteve Ekonomike Organizata për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik (angl. Organization of Economic and Coorporation Development) Investimet e Huaja Direkte Asistenti Personal Dixhital (angl. Personal Digital Assistant) Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Barazia e Fuqisë Blerëse (angl. Purchasing Power Parity Statistics) Programi i Statistikave Zyrtare Standardet Speciale të Shpërndarjes së të Dhënave (angl. Special Data Dissemination Standard) Statistikat e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (angl. Statistics on Income and Living Conditions) Klasifikimit Ndërkombëtar Standard i Tregtisë (angl. Standard International Trade Classification) Sistemit të Llogarive Kombëtare në Nivel Botëror (angl. the System of National Account) Tabela e burim përdorimeve (angl. Supply and Use Tables) Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (angl. United Nation Educational, Scientific and Cultural Organization) 6

13 Hyrje Programi Pesëvjeçar i Statistikave Zyrtare është dokumenti bazë që parashikon prodhimin nga Sistemi Kombëtar Statistikor e të dhënave statistikore të nevojshme për vëzhgimin e gjendjes ekonomike, shoqërore dhe mjedisore në Republikën e Shqipërisë, duke respektuar garancinë e zbatimit të parimeve statistikore të parashikuara në ligj si dhe në Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice). Programi i Statistikave Zyrtare për periudhën është dokumenti i dytë i këtij lloji pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 9180, datë Për Statistikat Zyrtare. Duke patur parasysh që ishte dokument i cili hartohej për herë të parë në Shqipëri pas krijimit të Institutit të Statistikave si një institucion i pavarur profesionalisht, Programi i mëparshëm i Statistikave Zyrtare ( ) ka shërbyer jo vetëm si dokument planifikimi për statistikat zyrtare që do prodhoheshin gjatë kësaj periudhe, por edhe si dokument bazë për orientimin e INSTAT it dhe agjencive të tjera statistikore drejt cilësisë së prodhimit statistikor sipas standardeve të parashikuara nga Acquis Communautaire. Përmbushja e aktiviteteve statistikore dhe, veçanërisht, regjistrimeve të përgjithshme (Regjistrimi i Njësive Ekonomike Jobujqësore dhe Census Al 2011) sipas afateve të parashikuara në Programin paraardhës, u mundësua nëpërmjet angazhimit të veçantë të të gjithë aktorëve të përfshirë në Sistemin Kombëtar Statistikor me mbështetjen e qeverisë shqiptare, partnerëve ndërkombëtarë dhe donatorëve, të cilët kanë garantuar jo vetëm burimet e mjaftueshme njerëzore dhe financiare, por edhe sigurimin e hapësirave dhe kushteve të nevojshme të punës për stafin e përfshirë. INSTAT dhe agjencitë statistikore kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në proceset e hartimit të programeve kombëtare për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe në plotësimin e Pyetësorit për anëtarësim në BE, duke i siguruar të gjithë përdoruesve publikë të përfshirë informacionin e nevojshëm për vlerësimin e gjendjes dhe hartimin e politikave integruese. Nga ana tjetër, këto procese kanë ndihmuar stafin e angazhuar në prodhimin e statistikave zyrtare për tu familjarizuar më tej me dokumentet evropiane që rregullojnë metodologjinë e kryerjes së proceseve prodhuese të statistikave, me parimet e përgjithshme statistikore të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke qenë të ndërgjegjshëm për sfidat e ardhshme integruese të sistemit statistikor. Në këtë kontekst, hartimi i këtij Programi konsiderohet si një dokument shumë i rëndësishëm për planifikimin e aktiviteteve statistikore prioritare, të cilat do t i shërbejnë jo vetëm funksionimit të një sistemi statistikor të avancuar, por edhe konsolidimit të instrumenteve për realizimin e tyre. 7

14 I. ECURIA E PROGRAMIT TË STATISTIKAVE ZYRTARE Statistikat Demografike dhe Sociale: Statistikat e popullsisë Në lidhje me statistikat zyrtare mbi popullsinë, objektivat kryesorë të Programit Statistikor ishin: Përmirësimi i mbledhjes së informacionit demografik dhe sigurimi i informacionit mbi emigracionin. Periudha tranzitore e Zyrave të Gjendjes Civile, të cilat janë baza kryesore e informacionit demografik, nuk i ndihmoi sa duhet statistikat e demografisë, në mënyrë që ajo të llogariste një popullsi të saktë. Kryerja e Censusit të Popullsisë e Banesave. Censusi i krye në tetor të vitit 2011, pas një procesi përgatitor prej 2 vjetësh dhe kontributit të qeverisë, donatorëve dhe gjithë aktorëve të tjerë të interesuar. Ky projekt, si dhe kalimi nga mbledhja e informacionit të statistikave vitale me skeda (format letër), në mënyrë elektronike, do të bëjnë të mundur që në Programin e ri Statistikor, statistikat e popullsisë të jenë sa më afër realitetit, duke pasur parasysh që ato janë shumë të rëndësishme si për politikë bërësit ashtu edhe për përdoruesit e ndryshëm Statistikat e Arsimit Sa i takon statistikave të arsimit, të cilat bazoheshin kryesisht në të dhënat administrative që sigurohen nga MASh, objektivi kryesor i Programit të mëparshëm Statistikor ka qenë zgjerimi i gamës së treguesve edhe me sektorin privat si dhe prodhimi i këtyre statistikave sipas standardeve dhe kërkesave metodologjike të Eurostat it. Mund të themi që këto objektiva janë kryer pothuajse plotësisht. Statistikat e Shëndetësisë janë të shumëllojshme dhe sigurohen nga MSh nëpërmjet burimeve të ndryshme të informacionit. Objekti kryesor i programit statistikor ka qenë konsolidimi i treguesve të shëndetësisë dhe plotshmëria e informacionit statistikor, objektiv ky që është realizuar pjesërisht duke pasur parasysh vështirësitë dhe vonesat në mbledhjen e tij. Program i ri Statistikor përkon me strukturimin e sistemit statistikor të shëndetësisë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë gjë që do të përmirësojë ndjeshëm statistikat në këtë fushë. Gjithashtu, parashikohet kalimi nga Klasifikimi i sëmundshmërisë dhe Vdekshmërisë ICD9 në ICD 10. INSTAT ka parashikuar në programin e ri një sërë masash për implementimin e tij duke përmbushur kështu një nga kërkesat e Eurostat it Statistikat e Nivelit të Jetesës dhe Buxhetit të Familjes Programi Statistikor parashikonte kryerjen e Anketës së Buxhetit të Familjes , në mënyrë që t i shërbente sa më mirë llogaritjes së konsumit 8

15 dhe të ardhurave të familjes, si tregues të matjes së nivelit të jetesës, dhe përditësimit të shportës së konsumit dhe konsumin final të familjeve, si pjesë e PBBsë. Kryerja e anketës në terren tregoi se nxjerrja e rezultateve kërkonte kohë dhe treguesit humbnin aktualitetin e tyre. Për këtë arsye Program i ri Statistikor parashikon kryerjen e kësaj ankete me bazë 3 mujore. Përsa i përket Anketës së Matjes së Nivelit të Jetesës, ajo është një anketë që kryhet çdo 3 vjet. Në programin Statistikor ishte parashikuar kryerja e saj në vitin Projekti u realizua në kohë dhe me sukses. Në Programin e ri statistikor është parashikuar kryerja e anketës në vitin Kjo anketë do të mundësojë ruajtjen e vazhdimësisë së të gjithë indikatorëve socialë dhe do të sigurojë monitorimin e nivelit të jetesës dhe të varfërisë në vend, si rezultat i aplikimit të politikave për këtë qëllim. E reja e kësaj ankete është se ajo jo vetëm do të ruajë vazhdimësinë e treguesve në nivel rajonal, por edhe do të mundësojë tregues në nivel prefekture Statistikat e Punësimit Në programin e mëparshëm të statistikave zyrtare ( ), objektivat kryesorë për t u arritur lidhur me statistikat e tregut të punës ishin: Përmirësimi i treguesve nga rekordi administrativ; Ndërtimi i grupit të treguesve statistikorë të punës, të harmonizuar me kërkesat e standardet ndërkombëtare të Eurostat it; Vlerësimin sasior dhe dinamik të zhvillimeve të tregut të punës mbështetur në të dhënat e integruara nga burimet administrative dhe statistikore. Këto objektiva u realizuan plotësisht duke sjellë një përmirësim të cilësisë së treguesve statistikorë si dhe llogaritjen e një sërë treguesish të rinj për tregun e punës. Megjithatë, mungesa e të dhënave me bazë tremujore mbi dinamikën e zhvillimeve të tregut të punës, dhe kërkesat gjithnjë e në rritje të përdoruesve institucionalë dhe privatë si dhe të institucioneve ndërkombëtare për të dhëna të harmonizuara me përkufizimet dhe metodologjinë e Eurostat it dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës, bënë të nevojshëm kalimin nga anketë vjetore për forcat e punës në anketë të vazhdueshme. Anketa e vazhdueshme ka filluar të kryhet që në tremujorin e dytë të vitit Statistikat makroekonomike Gjatë periudhës së programit të mëparshëm statistikor , u arrit të vlerësoheshin një sërë treguesish të rinj si dhe të përmirësoheshin metodat dhe burimet e të dhënave të treguesve ekzistues. Ndër treguesit e rinj të cilët ishin parashikuar edhe në programin e mëparshëm ishte vlerësimi i PBB së tremujore me metodën e prodhimit për sektorët kryesor të ekonomisë. Ky tregues u arrit të 9

16 vlerësohej me çmime korente dhe konstante dhe rezultatet e këtij të fundit, të publikoheshin me çmime konstante në dy trajta, (i) me çmimet e një viti më parë (ii) me çmime konstante me një vit bazë (2005=100). Këto seri në të njëjtën kohë u publikuan edhe me efekte sezonale duke i ofruar përdoruesve një informacion sa më të plotë e bashkëkohor. Arritja e këtyre vlerësimeve kërkoi edhe një sërë përmirësimesh në treguesit e mëparshëm, si vlerësimi i PBB së vjetore me çmime bazë apo mbledhja e indikatorëve të tjerë informacioni. Me publikimin e këtyre statistikave të llogarive makroekonomike afatshkurtra, Shqipëria përmbushi dhe një nga kërkesat kryesore për plotësimin e Standardeve Speciale të Shpërndarjes të të Dhënave (SDDS). Gjithashtu, po gjatë periudhës u arritën të vlerësoheshin dhe të publikoheshin edhe disa tregues të rinj makroekonomikë, si: PBB Rajonale sipas nivelit NUTS II. Ky vlerësim u arrit që të publikohej në vitin 2011 duke mundësuar një informacion më të plotë për shpërndarjen ekonomike të rajoneve të Shqipërisë; Vlerësimi i të Ardhurave Kombëtare Bruto (angl. GNI), për të cilin u arrit vlerësimi i tij në seri kohore që nga viti 1996, duke mundësuar një tregues tjetër të rëndësishëm makroekonomik; Përveç treguesve të rinj që u prodhuan gjatë periudhës kohore të programit të mëparshëm statistikor, u bënë përmirësime edhe në vlerësimin e disa treguesve ekzistues si: Vlerësimi i PBB së vjetore paraprake mbështetur mbi informacionet tremujore, duke mundësuar rezultate më të shpejta në kohë; Përmirësime metodike të disa prej komponentëve të vlerësimit të PBB së sipas metodës së shpenzimeve; Fillimi i prodhimit të tabelave burim përdorim me çmime konstante e korente; Përmirësim i vlerësimit të PBB së me çmime konstante duke u mbështetur mbi disa indekse të reja çmimesh për tu përafruar më shumë me lëvizjet reale të sektorëve. 1.3 Statistikat e ndërmarrjeve Gjatë periudhës së zbatimit të PSZ , përmirësimet në statistikat e ndërmarrjeve u përqendruan në dy drejtime: 1. Në statistikat afatshkurtra u arrit të përmirësohej metodologjia e vrojtimit në drejtim të numrit të ndërmarrjeve, aktivitetit ekonomik dhe metodës së vlerësimit. U rrit numri i ndërmarrjeve duke përfshirë në vrojtim me zgjedhje 10

17 edhe ndërmarrjet e vogla, jo vetëm ndërmarrjet me 10+ të punësuar, si dhe duke shtuar aktivitete të reja ekonomike. U rrit fusha e mbulimit duke shtuar edhe dy aktivitete të reja domethënëse për zhvillimin ekonomik të vendit, shërbimet informatike dhe punimet inxhinierike. U përmirësua metoda e vlerësimit, duke zëvendësuar metodën e vlerësimit mbajtja e ndërmarrjeve identike e cila nuk pasqyronte ndryshimet reale në prodhimin e këtyre statistikave. 2. Në statistikat strukturore të ndërmarrjeve përmirësimet u arritën në drejtim të: riorganizimit të pyetësorit sipas planit kontabël të miratuar për format e ndryshme të raportimeve financiare të ndërmarrjeve, rritjes së numrit të ndërmarrjeve të vrojtuara; fushave të aktivitetit (duke përfshirë aktivitete si arsim dhe shëndetësi); numrit të variablave të kërkuar; metodave të vlerësimit; numrit të indikatorëve të prodhuar; cilësisë së publikimit. Informacioni i marrë nga vrojtimet afatshkurtra dhe strukturore ka shërbyer edhe për përmirësimin e cilësisë së variablave në regjistrin e ndërmarrjeve. Janë shfrytëzuar më mirë burimet administrative për prodhimin e indikatorëve të cilët sigurohen vetëm nga këto burime. Në fushën e statistikave monetare, u arritën realizimet e detyrave si në statistikat mbi çmimet edhe në statistikat e tregtisë së mallrave. Në statistikat e çmimeve të konsumit u përditësuan peshat e produkteve dhe shporta e produkteve të konsumit të popullatës bazuar në anketën e buxhetit të familjes 2007, sipas programit; u përfundua rishikimi i indeksit të kushtimit në ndërtim për banesat si nga ana metodologjike, (llogaritja e tij me peshat e reja) edhe mënyra e llogaritjes (nga formati Excel në aplikimin SQL); u arrit në kohë realizimi i prodhimit të indeksit të çmimeve të prodhimit për mallrat e eksportit; Në statistikat e tregtisë së jashtme u përmirësua cilësia e këtyre statistikave, afati i publikimit dhe u arrit marrja e këtij informacioni nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në nivelin më të detajuar, si rezultat i zbatimit me korrektësi të marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet dy institucioneve. 1.4 Statistikat e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit Gjatë periudhës , përgjegjëse për statistikat e bujqësisë ka qenë MBUMK dhe MMPAU të përcaktuara në këtë program si Agjenci Statistikore. Statistikat e siguruara nga këto agjenci nuk kanë patur ndryshime të mëdha gjatë periudhës në fjalë. Në lidhje me statistikat e bujqësisë, Regjistrimi i njësive ekonomike bujqësore i parashikuar të realizohej në vitin 2010, duke bërë të mundur dhe 11

18 krijimin e Regjistrit Statistikor të Fermave, si burimi kryesor për përmirësimin e statistikave të bujqësisë, nuk u realizua. Si pasojë e shtyrjes së regjistrimit pas Censusit të Popullsisë dhe Banesave, Regjistri i Fermave Bujqësore i cili do të shërbente si bazë për vrojtimet statistikore në këtë fushë, nuk mundi të krijohej e për pasojë nuk ka pasur përmirësime në të dhënat statistikore mbi bujqësinë. 1.5 Statistikat multi domain (mjedisit, shkencës dhe teknologjisë, informacionit) Prodhimi i statistikave të mjedisit ka vazhduar sipas programit statistikor. Burimi kryesor i mbledhjes së tyre është administrativ. Në lidhje me statistikat e teknologjisë së informacionit e komunikimit (TIK), INSTAT gjatë periudhës ka arritur të sigurojë informacion statistikor mbi këta tregues duke përfshirë në Anketën Strukturore Vjetore, një rubrikë mbi këta tregues. 1.6 Mbështetja për prodhimin statistikor (Regjistrat statistikorë dhe Klasifikimet) Regjistrat statistikorë INSTAT, sipas rekomandimeve të BE së, ka ndërtuar, mirëmban dhe është përgjegjës për Regjistrin statistikor të Ndërmarrjeve dhe Regjistrin Statistikor të Njësive lokale. Regjistri i ndërmarrjeve përdoret si bazë për të realizuar vrojtimet me zgjedhje pranë tyre, kurse Regjistri i Njësive Lokale përdoret kryesisht për prodhimin e statistikave rajonale. Gjatë periudhës u realizuan objektivat kryesore si: U realizua me sukses Regjistrimi i Përgjithshëm i Njësive Ekonomike Jobujqësore duke plotësuar pritshmërinë e këtij aktiviteti; Përgatitja e regjistrit statistikor të ndërmarrjeve të përditësuar e cilësor në përputhje me kërkesat e BE së, i cili ishte një nga rezultatet e regjistrimit, si dhe të aktiviteteve të tjera statistikorë kryera për këtë qëllim (ANR), rishikimi i të gjithë treguesve të regjistrit dhe klasifikimet e tyre, shtimi i treguesve të rinj madhësia sipas xhiros apo klasifikimi sipas njësive institucionale etj; Përgatitja e regjistrit statistikor të njësive lokale në përputhje me kërkesat e BE së ishte produkti më i rëndësishëm i Regjistrimit të Përgjithshëm të Ndërmarrjeve Ekonomike Jobujqësore; 12

19 U realizua implementimi në regjistrat e njësive ekonomike i nomenklaturës së re ekonomike NACE Rev.2 si bazë për të gjitha aktivitet statistikore brenda INSTAT por edhe në Institucionet e tjera në shkallë vendi. Një aplikim informatikë është duke u përgatitur, për përditësimin dhe menaxhimin e regjistrave të njësive ekonomike si dhe prodhimin e treguesve statistikore prej tyre Klasifikimet Klasifikimet kanë shërbyer si një nga instrumentat kryesorë për krahasime të të dhënave statistikore jo vetëm me agjencitë statistikore dhe institucionet publike brenda vendit, por edhe me institucionet evropiane dhe ndërkombëtare. INSTAT ka zbatuar klasifikimet ekonomike të njehsuara me klasifikimet evropiane, duke ndjekur të gjitha rishikimet e bëra mbi këto klasifikime. II. KUADRI LIGJOR I AKTIVITETEVE STATISTIKORE QË DO TË KRYHEN PËR PERIUDHËN Korniza ligjore mbi të cilën mbështetet veprimtaria e institucioneve që mbulojnë prodhimin e statistikave zyrtare, është e përbërë nga dy kategori: akte normative kombëtare dhe akte normative ndërkombëtare. Në kategorinë e parë përfshihen: Ligji nr. 9180, datë Për statistikat zyrtare i cili përcakton qartë, në nenin 6 të tij, aspektet që duhet të mbulojë një Program shumëvjeçar për statistikat zyrtare si dhe procesin e miratimit të tij. Programi i Statistikave Zyrtare për periudhën , i cili, sipas nenit 6 të ligjit të mësipërm, mbulon të dhënat statistikore të nevojshme për vëzhgimin e gjendjes ekonomike, shoqërore dhe mjedisore në Republikën e Shqipërisë, duke u përqendruar në fenomene thelbësore për vendimmarrësit, si dhe duke respektuar të drejtën e qytetarëve për të dhëna zyrtare. Për realizimin e programit mbahet parasysh parimi i kosto efektivitetit. Vendimet e Këshillit të Statistikave. Duke qenë se, sipas ligjit të statistikave zyrtare, roli i këtij organi është të mbikëqyrë, mbështesë dhe të marrë vendime në ndihmë të INSTAT it dhe agjencive të tjera statistikore për të siguruar hartimin dhe zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare, aktet e miratuara nga ky 13

20 organ janë të rëndësishme për ecurinë e zbatimit të aktiviteteve statistikore si dhe monitorimin e performancës së institucioneve përbërëse të sistemit kombëtar statistikor. Marrëveshjet e Mirëkuptimit. Janë akte të nënshkruara mes dy ose më shumë palëve institucionale të cilat marrin përsipër përmbushjen e detyrimeve të ndërsjella për shkëmbimin e informacioneve statistikore, format dhe afatet e shkëmbimit të tyre, në mënyrë që të garantohet përmbushja e aktiviteteve statistikore të parashikuara në Program. Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA së). INSTAT, së bashku me agjencitë statistikore, ka për detyrë të prodhojë statistika transparente, të paanshme dhe në kohë, duke ndihmuar përdoruesit të gjykojnë mbi ecurinë e proceseve transformuese drejt integrimit në BE. Ky mision ushtrohet në përputhje me mandatin publik dhe institucional që ka INSTAT, duke synuar ngritjen e një sistemi funksional statistikor i cili të shfrytëzojë maksimalisht burimet e informacionit. Gjithashtu, në kategorinë e akteve kombëtare futen edhe aktet ligjore e nënligjore që rregullojnë funksionimin dhe përcaktojnë detyrat që duhet të mbulojnë agjencitë statistikore, pjesë përbërëse të sistemit statistikor shqiptar. Një listë e plotë e akteve ligjore dhe nënligjore është pasqyruar në Aneksin 1 të këtij Programi. Në kategorinë e dytë përfshihen konventat e ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe aktet komunitare të BE së, të cilat shteti shqiptar i ka marrë përsipër t i përafrojë në zbatim të nenit 70 të MSA së. Përafrimi i legjislacionit vendas në fushën e statistikave me acquis communautaire mbetet një ndër objektivat prioritare, në mënyrë që të garantohet zbatimi i parimeve të statistikave zyrtare si dhe cilësia e prodhimit statistikor. III. OBJEKTIVAT KRYESORË TË PROGRAMIT DHE RISITË Duke qenë se sfida kryesore për Shqipërinë është rruga drejt BE së, Sistemi Kombëtar Statistikor do të luajë një rol të rëndësishëm për të furnizuar institucionet publike dhe me gjerë me statistika zyrtare. Ndryshimet e shpejta reformuese të agjencive qeveritare do të ndikojnë në mënyrë të tërthortë edhe tek institucionet e 14

21 këtij sistemi, jo vetëm për shkak të kërkesave të reja për statistika, por edhe për shkak të mundësive të reja për burime të dhënash statistikore. Kjo do të kërkojë mobilizimin e burimeve, rritjen dhe përmirësimin e kontakteve ndërinstitucionale dhe kapacitete profesionale për të përballuar dhe drejtuar këtë sfidë, në mënyrë që të kemi një zhvillim hap pas hapi, të njëjtë në të gjitha aspektet. Në këtë këndvështrim, objektivat kryesorë të këtij programi do të jenë: Objektiva Strategjikë: Përafrimi i standardeve të statistikave zyrtare me ato të BE së, duke zbatuar metodologjinë e prodhimit e publikimit, duke përdorur instrumentet monitoruese si dhe duke zbatuar parimet e statistikave zyrtare sipas Kodit të Praktikës Statistikore; Edukimi dhe përhapja e kulturës statistikore dhe stimulimi i kërkesës për informacion statistikor; Sigurimi i bashkëpunimit statistikor ndërmjet agjencive statistikore, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për rritjen e performancës statistikore. Objektivat e prodhimit dhe shpërndarjes: Rritja e burimeve të të dhënave statistikore primare; Ndërtimi i një sistemi të integruar informacioni, i cili do të ndihmojë agjencitë statistikore në përpunimin më të shpejtë të informacionit, përdorimin e më shumë burimesh statistikore, natyrisht, duke respektuar me rigorozitet parimet e konfidencialitetit statistikor; Hartimi i një politike të shpërndarjes së të dhënave duke përmirësuar kalendarin e publikimeve, duke përdorur kalendarin për të monitoruar zbatimin e afateve të publikimit, duke qartësuar rolin faqes elektronike website në marrëdhënie me median tjetër, si dhe duke bërë të disponueshme sa më shumë të dhëna të publikuara në format elektronik; Rritja e kapacitetit profesional të media s për interpretimin e duhur të statistikave të prodhuara, duke njohur burimet dhe mekanizmat e ndjekura për kryerjen e procesit prodhues. Objektivat e infrastrukturës statistikore: Rritja e kapacitetit profesional të INSTAT it dhe agjencive të tjera statistikore, duke i familjarizuar më tej me metodat e reja të prodhimit statistikor, klasifikimet standarde, etj.; Rritja e Cilësisë së Menaxhimit të Sistemit Kombëtar Statistikor; 15

22 Riorganizimi i strukturës organizative të INSTAT it dhe zyrat rajonale statistikore me qëllim koordinimin e shkëmbimit dhe kryerjes së aktiviteteve statistikore në mënyrë më eficiente; Përdorimi i teknologjive të reja për përmirësimin e shkëmbimit të informacionit dhe rritjen e shpejtësisë së prodhimit statistikor, duke monitoruar ruajtjen e marrëdhënies kosto efektivitet, si dhe duke përforcuar garancinë për mbrojtjen e konfidencialitetit statistikor. Risitë që sjell Programi i Statistikave Zyrtare do të jenë kryesisht sipas fushave: Për statistikat demografike: Marrja e informacionit të statistikave vitale (lindje, vdekje, martesa) nga formularë shkresorë, në elektronikë; Përdorimi i klasifikimit të ri ICD10 mbi sëmundshmërinë dhe shkaqet e vdekjeve; Duke filluar nga viti 2013, Anketa e Buxhetit të Familjes do të realizohet nga një anketë me bazë 1 vjeçare në anketë me bazë 3 mujore; Përllogaritja e linjës së varfërisë në Shqipëri jo vetëm në nivelin NUTS 1, por edhe në nivelin NUTS 3. Kryerja e anketës për kostot e punës në vitin 2013 Për statistikat makroekonomike: Paraqitja e të dhënave vjetore të llogarive kombëtare sipas sektorëve institucionalë. Formati cilësor i mësipërm i të dhënave kryesore të ekonomisë do të japë një pamje mjaft sintetike të veprimtarisë të të gjithë aktorëve ekonomikë të ekonomisë shqiptare, duke ndihmuar në këtë mënyrë përdoruesit me më shumë informacion për analizat makroekonomike të vendit. Vlerësime të pavarura vjetore të komponentëve përbërës të PBB me anë të metodës së shpenzimeve, duke u përqendruar sidomos në treguesin e konsumit individual të popullatës (me çmime korrente e konstante); Vlerësime të ecurisë tremujore të komponentëve përbërës të PBB me anë të metodës së shpenzimeve; Zhvillimi i sistemit të integruar statistikor për hartimin e tabelave Burime Përdorime dhe Input Output; Për statistikat e biznesit: 16

23 Grumbullimi i informacionit të statistikave ekonomike nga ndërmarrjet duke përdorur teknika moderne si webform, postë do të rrisë shkallën e përgjigjes nga ana e ndërmarrjeve, besueshmërinë dhe shifra sa më afër realitetit Përdorimi i sistemit të ri të aplikimit nga formati Excel në aplikimin SQL për çmimet e konsumit do të rrisë cilësinë e analizës së çmimeve të konsumit në seri kohore; Rinovimi i peshave të produkteve dhe shportës së produkteve të konsumit bazuar në rezultatet e anketës më të fundit të buxhetit të familjes; Përdorimi i klasifikimeve të reja NACE Rev.2 dhe CPA 2008 mbi aktivitetet ekonomike dhe produktet do të rrisë shkallën e krahasueshmërisë së statistikave shqiptare me statistikat evropiane, në drejtim të përdorimit të klasifikimeve të rishikuara nga Eurostat si dhe do të rrisë nivelin e përafrimit me rregulloret e BE; Organizimi i anketës mbi produktet dhe shërbimet shqiptare me periodicitet tremujor, (i parashikuar në planin e kaluar si vrojtim i veçantë, por i realizuar si pjesë e vrojtimit strukturor të ndërmarrjeve), do të shërbejë jo vetëm për prodhimin e statistikave mbi sasinë dhe vlerën e produkteve dhe shërbimeve shqiptare, por do të përdoret edhe për hartimin e tabelës së Burime Përdorime; Riorganizimi i vrojtimit strukturor pranë ndërmarrjeve sipas aktiviteteve do të rrisë nivelin e përfaqësimit për çdo aktivitet në drejtim të numrit të variablave dhe indikatorëve të prodhuar; Matja e tendencës së çmimeve të importit do të pasqyrojë jo vetëm tendencën e çmimeve të produkteve të importuara, por do të shërbejë edhe si deflator për statistikat e ndërmarrjeve dhe statistikat makroekonomike Matja e kostos së punimeve civile inxhinierike do të paraqesë tendencën e kostos së punimeve inxhinierike të kryera sipas elementëve përbërës Përdorimi i programit Eurotrace në statistikat e tregtisë së jashtme do të rrisë nivelin e cilësisë së këtyre të dhënave, shkallën e korrektimit dhe konvertimin e të dhënave të import eksportit në disa klasifikime statistikore të domosdoshme për statistikat makroekonomike; Për statistikat e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit: Ngritja e strukturës së statistikave të bujqësisë pranë INSTAT, duke e bërë këtë institucionin e vetëm përgjegjës për prodhimin e statistikave bujqësore; Krijimi i regjistrit të fermave bujqësore nga Regjistrimi i Përgjithshëm Bujqësisë, i planifikuar të kryhet në vitin 2012; Kryerja e vrojtimit te strukturës se fermës si dhe llogaritë ekonomike në bujqësi; 17

24 Llogaritja e indeksit të çmimeve të produkteve bujqësore nëpërmjet vrojtimeve; Kryerja e vrojtimeve mbi blegtorinë, qumështin dhe produktet e tij me metodologji bashkëkohore. Për statistikat multi domain (mjedisit, shkencës dhe teknologjisë, informacionit): Kryerja e vrojtimin në nivel rrethi për mbetjet urbane; Kryerja e vrojtimit mbi teknologjinë e informimit të komunikimit pranë ndërmarrjeve; Kryerja e vrojtimit mbi shkencën dhe teknikën, inovacionin dhe teknologjinë. Për mbështetjen për prodhimin statistikor (Regjistrat statistikorë dhe Klasifikimet): Regjistra statistikorë të njësive ekonomike, Ndërmarrjeve e Njësive Lokale, të përditësuar e cilësorë, sipas rekomandimeve të BE së dhe kërkesave të brendshme; adresa të kodifikuara sipas koordinatave gjeografike për qytete e mëdha, sipas sistemit GIS nga përdorimit i GPS në çdo aktivitet statistikor; Kryerja e anketave specifike për përditësimin e regjistrave statistikorë të njësive ekonomike, përsëritja e asaj ekzistuese me afate periodike tremujor Anketa e Ndërmarrjeve të Reja si dhe futja në program e anketës së re vjetore Anketa e Njësive Lokale ; Implementimi i klasifikimit të rishikuar të aktiviteteve NACE Rev.2 në të gjitha aktivitetet statistikore brenda INSTAT si dhe ne shkallë vendi; Implementimi i klasifikimit të produkteve sipas CPA 2008 në të gjitha aktivitetet statistikore; Për Teknologjinë e Informacionit Përdorimi i teknologjive të reja për kapjen dhe përpunimin e të dhënave; Shkëmbimi i informacionit online dhe nëpërmjet një protokolli të përcaktuar me agjencitë statistikore; Krijimi i magazinës së të dhënave (data warehouse) për integrimin e bazave të të dhënave të INSTAT it, përfshi edhe metadata n; Publikimi i një website dinamik të ri për përdoruesit për marrjen e të dhënave në kohë dhe sipas formateve të ndryshme; Ndërtimi i rrjetit të brendshëm komunikimi (intranet) për shkëmbimin në kohë të informacionit ndërmjet punonjësve. Për bazën ligjore 18

25 Rishikimi i ligjit ekzistues të statistikave zyrtare në mënyrë që të përmbushen rekomandimet e BE së dhe Eurostat it, me synimin e përafrimit të bazës ligjore mbi të cilën mbështetet veprimtaria e Sistemit Kombëtar Statistikor me atë të acquis communautaire si dhe të sigurohet pavarësia profesionale e institucioneve që merren me prodhimin e statistikave zyrtare. IV. PËRMBAJTJA E PROGRAMIT Nenet 6 dhe 7 të ligjit nr.9180, datë Për statistikat zyrtare janë baza ligjore e INSTAT it për kryerjen e aktiviteteve statistikore, si dhe për monitorimin e atyre të kryera nga agjencitë statistikore. Gjithashtu, ligji i jep të drejtë INSTAT it të koordinojë grumbullimin e informacionit administrativ dhe të kontrollojë cilësinë e regjistrave të të dhënave administrative. Në këtë këndvështrim INSTAT duhet të ngrejë sisteme eficiente për menaxhimin cilësor të Sistemit Kombëtar Statistikor. Instrumenti më i rëndësishëm për monitorimin e veprimtarisë së sistemit statistikor është Programi Pesëvjeçar i Statistikave Zyrtare. 4.1 Procedura e ndjekur për hartimin e Programit Për ndërtimin e Programit të ri të Statistikave Zyrtare, INSTAT është bazuar në strukturën e Compendium Duke zbërthyer të gjitha nivelet e Compendiumit të Eurostat it ka qenë më e lehtë të vlerësohen kushtet në të cilat operon sistemi ynë statistikor, të konstatohet gjendja aktuale e statistikave, të evidentohen anët e forta dhe të dobëta krahasuar me standardet që kërkojmë të arrijmë. Veç kësaj, një arsye tjetër për përdorimin e kësaj strukture ka qenë edhe fakti se ky Program është parë e arsyeshme të jetë në të njëjtën linjë me atë kombëtar për zbatimin e MSA së. Struktura e përgjigjeve për progresin në Kapitullin 18 Statistikat të Acquis Communautaire, ku INSTAT është institucioni përgjegjës koordinues, është e ndërtuar në të njëjtën formë me këtë Program (në nivel Fushe). Fillimisht, si institucioni përgjegjës me ligj për draftimin e Programit, INSTAT i i ka kërkuar të gjitha institucioneve publike të plotësojnë një matricë informative, e cila përmbante të gjitha aktivitetet statistikore që mbulonte institucioni përkatës, metodikën e kryerjes së tyre, periodicitetin, institucionet përgjegjëse për sigurimin e të dhënave si dhe bazën ligjore ku mbështetej zbatimi i këtyre aktiviteteve. Gjithashtu, matrica jepte informacion edhe për aktivitetet e reja që kishin parashikuar të kryenin institucionet në vitet e ardhshme, si dhe një listë të 19

26 statistikave zyrtare që këto institucione kërkonin t i prodhonte sistemi ynë statistikor. I gjithë ky informacion i marrë nga matricat, është hedhur në një database të veçantë, i cili ndihmon për hartimin e tabelave të ndryshme informative për të vlerësuar se çfarë prodhon sistemi statistikor në Shqipëri, kur dhe si i prodhon, cilat janë agjencitë përgjegjëse për t i prodhuar dhe institucionet përgjegjëse për sigurimin e informacionit, cila do të jetë forma dhe afati i publikimit të statistikave të prodhuara, etj. Nëpërmjet kësaj baze të krijuar të dhënash, është bërë e mundur të hartohen edhe tabelat e Aneksit II të këtij Programi, ku çdo i interesuar mund të orientohet për të marrë informacionin e lartpërmendur. Gjithashtu, tabelat ndihmojnë veçanërisht për të përcaktuar burimin e të dhënave, administrative ose jo, duke pasqyruar konkretisht institucionet e ngarkuara për sigurimin e informacionit. Baza e të dhënave do të jetë e aksesueshme në faqen elektronike të INSTAT it, dhe çdo i interesuar do të njihet më hollësisht me informacionin që ajo mban. Ashtu si dhe Compendium 2011, ky Program në përbërje të tij përfshin të gjitha fushat e statistikave, të ndara në nënkapitujt: I. Statistikat Demografike dhe Sociale; II. Statistikat makroekonomike; III. Statistikat e biznesit; IV. Statistikat e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit; V. Statistikat multi domain (mjedisit, shkencës dhe teknologjisë, informacionit); VI. Mbështetja për prodhimin statistikor (Regjistrat statistikorë dhe Klasifikimet); VIII. Politika strategjike dhe Koordinimi. Secili nënkapitull është ndarë në nivel Teme, e cila nëndahet në Module. Duke qenë se sistemi ynë statistikor nuk është në gjendje t i përshtatet plotësisht parashikimeve të Compendium 2011, d.m.th. jo të gjitha aktivitetet statistikore që zhvillohen në Republikën e Shqipërisë mund të grupohen dhe plotësojnë të gjithë Compendium in, ky Program nuk përfshin të gjitha modulet e parashikuara në dokumentin e Eurostat it. Sidoqoftë, fakti që struktura kryesore (në nivel Fushe) përmban informacion, si dhe pjesa më e madhe e temave dhe moduleve është plotësuar, tregon se sistemi ynë statistikor prodhon statistika në pjesën më të madhe të fushave socio ekonomike e më gjerë. Në brendësi të secilit modul, duke patur parasysh edhe formën e lartpërmendur të raportimit për ecurinë e PKZMSA së për Kapitullin 18, ndodhen disa nëndarje për të pasqyruar: një përshkrim të shkurtër të situatës aktuale të statistikave të kategorisë përkatëse, objektivat strategjikë dhe aktivitetet që do të 20

27 zbatohen për arritjen e tyre, si dhe rezultatet e pritshme që do të tregojnë, në fund të fundit, edhe shkallën e përputhshmërisë së standardit me atë të Compendium it. 4.2 Analiza SWOT (Fuqitë, Dobësitë, Mundësitë dhe Kërcënimet) Ashtu si në Programin Statistikor , analiza SWOT përfshin klimën në të cilën funksionon Sistemi Kombëtar Statistikor, duke vënë në qendër INSTATin, si institucioni përgjegjës për monitorimin e ecurisë dhe performancës së këtij sistemi. Tashmë INSTAT ka krijuar një eksperiencë pothuaj 20 vjeçare dhe është në gjendje të vlerësojë kapacitetin, mekanizmat dhe burimet me të cilat operon. Gjithashtu, një ndihmë të madhe japin edhe raportet e vlerësimit të hartuara nga ekspertët e huaj në vite, veçanërisht Raporti Global i Vlerësimit të Sistemit Kombëtar Statistikor i hartuar nga ekspertët e Eurosta it për Shqipërinë në Tetor Ky dokument, i hartuar me kërkesën e Eurosta it për vlerësimin e sistemit statistikor në kuadër të procesit të vlerësimit të përgjigjeve të Pyetësorit për anëtarësim në BE, ka vënë në dukje jo vetëm problematikat e sistemit, por edhe ka dhënë rekomandimet e mundshme për zgjidhjen e tyre. Në këtë këndvështrim, analiza SWOT hartohet si vijon: FUQITË Bazë e konsoliduar ligjore. Duke marrë parasysh eksperiencën e deritanishme të funksionimit të Sistemit Kombëtar Statistikor, si dhe raportet e vlerësimit të ekspertëve të Eurostat it, konstatohet se ligji aktual për statistikat zyrtare është një bazë e fortë ligjore për prodhimin e statistikave zyrtare. Kjo kornizë mundëson zbatimin e parimeve themelore të statistikave zyrtare, duke garantuar pavarësinë profesionale dhe konfidencialitetin statistikor. Mbështetje e politikës mbi të dhënat statistikore, gjë që ka mundësuar konsolidimin e treguesve statistikorë si dhe kryerjen e aktiviteteve të reja statistikore. Reputacion pozitiv. Duke u mbështetur në pavarësinë dhe aftësitë profesionale të stafit, INSTAT gëzon respektin e përdoruesve gjë që ka sjellë jo vetëm rritjen e numrit të tyre, por edhe rritjen e kërkesave për statistika. Tashmë ky institucion njihet jo vetëm si prodhuesi kryesor i statistikave zyrtare, por edhe si institucioni përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve zyrtare statistikore në vend. Në këtë aspekt, INSTAT gëzon reputacion të mirë edhe tek donatorët, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh për përmbushjen e aktiviteteve statistikore madhore, duke gjetur përballë një institucion korrekt, të qëndrueshëm dhe të aftë profesionalisht. 21

28 Ndërlidhje e fortë mes pjesës më të madhe të sektorëve statistikorë. Shkëmbimi i informacionit statistikor në kohë dhe sipas formës së kërkuar i mundëson sektorëve prodhimin e statistikave sipas metodologjisë dhe kalendarit të parashikuar. Nëpërmjet disa sektorëve statistikorë pranë ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera publike, INSTAT ka arritur të krijojë kontaktet e duhura për të krijuar një rrjet të konsoliduar shkëmbimi statistikor. Staf profesional dhe i motivuar. Personeli i sistemit statistikor, veçanërisht i INSTAT it, gëzon kapacitetet profesionale jo vetëm në fushat statistikore, por edhe në ato mbështetëse, si teknologji informacioni dhe administrative. Gjithashtu, pothuajse i gjithë stafi zotëron shumë mirë gjuhën angleze. Aftësi trajnuese për personelin, statisticienët e rinj dhe përdoruesit. Eksperienca e fituar gjatë ushtrimit të profesionit në institucion, si dhe njohuritë e marra gjatë misioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, kanë bërë që një pjesë e madhe e stafit të zotërojë njohuri të mjaftueshme për të gjitha proceset, metodologjitë dhe format e tjera që duhen ndjekur për prodhimin e statistikave zyrtare. Përputhje dhe zbatim i klasifikimeve statistikore ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e klasifikimeve kombëtare statistikore i është përshtatur standardeve ndërkombëtare. Marrëdhënie të mira ndërkombëtare. Në kuadër të proceseve për zbatimin e MSA së, si dhe duke përfituar nga eksperiencat e ofruara nga Eurostat i dhe ekspertët e tjerë të huaj, INSTAT dhe agjencitë statistikore kanë arritur të forcojnë marrëdhëniet ndërinstitucionale, si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare. Vetëdije për standardet e cilësisë së statistikave zyrtare. Me drejtimin e duhur menaxherial, si dhe duke përfituar nga proceset monitoruese të Eurostat it, Instituti i Statistikave dhe agjencitë e tjera statistikore janë të ndërgjegjshëm për ngritjen e sistemeve monitoruese dhe përdorimin e instrumenteve të duhura me qëllim rritjen e cilësisë së prodhimit të statistikave zyrtare. DOBËSITË Forma të pamjaftueshme komunikimi me aktorët. Format e komunikimit me aktorët kryesorë duhet të zhvillohen më tej. Duhet punuar veçanërisht për një komunikim më të mirë me institucionet që sigurojnë të dhënat administrative. 22

29 Shpërndarja e informacionit statistikor. Disponimi i një kalendari publikimi nuk është i mjaftueshëm për të patur një politikë të qartë shpërndarjeje të statistikave zyrtare. Prandaj, duhen ndërmarrë veprime të tjera zhvilluese për të përcaktuar mënyrat më të mira të publikimit dhe transmetimit prodhimit statistikor, për të vendosur në format PDF të gjitha të dhënat e prodhuara, etj. Përdorimi jokorrekt dhe moskuptimi i të dhënave statistikore të publikuara. Për këtë, trajnimi i përdoruesve për fusha të ndryshme të statistikës do të ndikonte në rritjen e shkallës së interpretimit dhe analizave të informacionit statistikor. Mungesa e integrimit të sistemit të metadata ve në web ndikon që përdorues të ndryshëm të mos kuptojnë si duhet metodologjinë e ndjekur për prodhimin e të dhënave statistikore. Informacioni jo i plotë nga njësitë statistikore ekonomike (jobujqësore). Pavarësisht përcaktimit të metodave të përdorura për mbledhjen e të dhënave, me deklarim të lirë ballë për ballë apo me postë, njësitë statistikore ekonomike jobujqësore e japin informacionin e kërkuar jo të plotë, me gabime. Gjithashtu, shpesh nuk respektohet afati kohor për dërgimin e të dhënave administrative. Infrastruktura jo e plotë statistikore në institucionet e administratës publike. Në ministritë e linjës apo institucionet e tjera publike mungesa e zyrës së statistikës dhe stafit përkatës sjell mangësi në cilësinë e informacionit statistikor si dhe në sigurimin e këtij informacioni brenda afatit. Mungesa e strukturës akademike në profil statistike për përgatitjen specialistëve të rinj. Kjo sjell vështirësi në gjetjen dhe rekrutimin e kandidatëve të përshtatshëm që angazhohen në fushën e statistikave. MUNDËSITË Programi i ri statistikor do të : Mbështesë politikbërësit për hartimin e politikave makroekonomike dhe sociale si në nivel kombëtar ashtu edhe rajonal. Forcojë lidhjet me institucionet e tjera, agjenci statistikor ose jo. Konsolidojë Sistemin Statistikor Kombëtar duke e harmonizuar atë me standardet e BE së. Rrisë aftësitë profesionale të stafit. KËRCËNIMET 23

30 Kërcënimi kryesor që INSTAT mund të dështojë në përmbushjen e kërkesave sfiduese gjatë këtyre pesë vjetëve është për disa arsye: Moszbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga ky Program nga të gjithë aktorët, si: mosrespektimi i afateve kohore për dërgimin e të dhënave dhe informacioni jo i plotë nga njësitë statistikore dhe siguruesit e të dhënave administrative, do të sillte vonesë në zbatimin e aktiviteteve statistikore sipas afateve të parashikuara dhe mangësi në sasinë dhe cilësinë e treguesve. Mungesa e zyrës së statistikës si dhe lëvizja e herëpashershme e strukturës organizative në ministritë e linjës dhe institucionet e tjera që sigurojnë të dhënat administrative, nuk do të garantonte realizimin e këtij Programi. Mungesa e burimeve të mjaftueshme financiare mund të rrezikojë moskryerjen e vrojtimeve të parashikuara në këtë Program. Mospërdorimi i klasifikimeve të njëjta në të gjitha institucionet. Nëse nuk do të arrihet përdorimi i klasifikimeve të parashikuara të implementohen gjatë zbatimit të këtij programi, atëherë kjo do të sillte mospërputhshmërinë e të dhënave për të njëjtët tregues. 4.3 Sistemi i Integruar i Teknologjisë së Informacionit Nga këndvështrimi i teknologjisë së informacionit, sistemet statistikore të informacionit gjithmonë kanë përbërë një seri sfidash, kërkimesh e përparime teknologjike në shumë fusha të ndryshme, duke filluar nga teknikat e avancuara të grumbullimit të të dhënave, validimit dhe vizualizimit të të dhënave, nga metadata repositories dhe data warehouse shumëfishe tek data mining etj. Statistika është një profesion i lidhur me informacionin, prandaj dhe suksesi i statistikave varet nga mënyra që ne jemi në gjendje të mbledhim, përpunojmë, ruajmë dhe të shpërndajmë këtë informacion. Duke hyrë në shekullin e 21 të, menaxhimi i informacionit statistikor është i paimagjinueshëm pa një mbështetje të mjeteve përshtatshme të teknologjisë moderne të informacionit. Integrimi i sistemeve të informacionit statistikor kërkon marrjen në konsideratë të nevojave të ndryshme specifike të fazave individuale të përpunimit të të dhënave dhe në kontekste të ndryshme. Prandaj, krijuesit e sistemeve te integruara të informacionit statistikor duhet, si hap të parë, të krijojnë një model që të përshkruajë funksionet e zyrave statistikore. INSTAT i merr një sasi të madhe të të dhënave administrative nga institucionet e tjera. Këto të dhëna janë mbledhur në mënyra të ndryshme dhe në formate të ndryshme. Këto të dhëna janë përdorur për të prodhuar statistika sociale dhe statistika ekonomike. Mungesa e sistemit elektronik të shkëmbimit të të 24

31 dhënave administrative ndikon në procesin e prodhimit të statistikave zyrtare, bazuar në Programin shumëvjeçar të statistikave zyrtare. Implementimi i një sistemi për automatizimin e mbledhjes së të dhënave dhe përpunimi nga burime administrative do të rrisë cilësinë statistikore dhe do të zvogëloje kohën e përpunimit e të shpërndarjes. Brenda kontekstit të një zyrë statistikore, në përgjithësi, një magazinë e të dhënave statistikore mund të përkufizohet si një magazinë e vetme, e plotë dhe pjesë e metadata s të cilat janë fituar nga burime të ndryshme, të mbledhura e kombinuara për të formuar një strukturë; të dokumentuara në një format standard dhe të ruajtura në një strukturë që lejon përdoruesit të shohin, të ekzekutojnë query, të kombinojnë e shkarkojnë të dhënat për analiza në nivele të ndryshme. Për të arritur qëllimet e përmendura më lart, magazina e të dhënave si vend i magazinimit duhet të themelohet, por edhe të dokumentojë procesin e përgjithshëm të magazinimit të të dhënave, në të cilin instituti mbledh, transformon dhe ngarkon të dhënat në sisteme fizike të ndryshme, të optimizuara për marrjen e vendimeve. Zgjidhja duhet të jetë e orientuar nga metadata. Projektimi, zhvillimi dhe zbatimi i magazinës së të dhënave (Data Warehouse DW) të INSTAT it konsiston në: Përcaktimin e kërkesave DW; Identifikimin e software më të përshtatshëm për menaxhimin e DW; Zhvillimi i sistemit DW; Plotësimi i DW me informacionin statistikor dhe përcaktimi i procedurave standarde për të mirëmbajtur DW; Marrja e të dhënave. Standardizimi i transferimit të të dhënave nga organizatat qeveritare ofruesit e të dhënave administrative për zyrën statistikore, do të ketë një ndikim pozitiv në sistemin e përgjithshëm statistikor. Automatizimi i mbledhjes së të dhënave dhe përpunimi nga burimet administrative konsiston në: Identifikimin e të gjithë burimeve të të dhënave të kërkuara nga INSTAT i, në bazë të Programit; Përcaktimin e protokollit të këmbimit të të dhënave; Zbatimi i sistemit për këmbimin e të dhënave. V. AGJENCITË STATISTIKORE 25

32 Ligji nr. 9180, datë Për statistikat zyrtare, i ndryshuar, parashikon qartësisht përkufizimin e agjencive statistikore si autoritetin përgjegjës, përveç Institutit të Statistikave, të autorizuar sipas Programit të Statistikave Zyrtare për të ndërmarrë veprimtari për prodhimin e statistikave zyrtare. Duke u bazuar në informacionin e mbledhur përmes matricave, si dhe përpunimit të të dhënave që përmban database i këtij Programi, është arritur të vendosen prioritetet për prodhimin e statistikave gjatë periudhës pesëvjeçare , si dhe të përcaktohen institucionet përgjegjëse që do të luajnë rolin e agjencisë statistikore gjatë kësaj periudhe. Pasqyra e mëposhtme liston këto agjenci si dhe numrin e aktiviteteve statistikore zyrtare pjesë e Programit. Agjencitë statistikore dhe numri i aktiviteteve statistikore Agjencia Statistikore Numri i aktiviteteve statistikore Instituti i Statistikave 115 Banka e Shqipërisë 65 Ministria e Financave 9 VI. PLANIFIKIMI I KOSTOS SË NEVOJSHME PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE STATISTIKORE Për planifikimin e kostove të mbulimit të aktiviteteve statistikore që do të kryhen gjatë periudhës , janë marrë parasysh dokumentet e planifikimit buxhetor, të hartuar në përputhje me Ligjin nr. 9936, datë Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, si dhe aktet nënligjore dhe Udhëzimet e Ministrisë së Financave në zbatim të tij. Që nga viti 2010, pranë INSTAT funksionojnë Grupi për Strategjinë, Buxhetin dhe Integrimin (GSIB) dhe Ekipi për Menaxhimin e Programit (EMP). Këto struktura operojnë jo vetëm për orientimin e strategjive sektoriale, por edhe për planifikimin dhe monitorimin e ekzekutimit të fondeve buxhetore afatmesme për institucionin. Gjithashtu, dokumente të rëndësishme planifikimi financiar janë edhe projekt fishat e plotësuara nga INSTAT për fondet IPA kombëtare dhe me shumë përfitues, marrëveshjet e nënshkruara mes Qeverisë Shqiptare dhe atyre Zvicerane e Suedeze, të cilat do të mbulojnë një pjesë të madhe të zërave për aktivitetet madhore statistikore gjatë periudhës pesëvjeçare, si dhe asistencën teknike 26

33 përkatëse, shumë të nevojshme për garantimin e ecurisë së proceseve në përputhje me standardet e duhura. Ndërkohë, brenda buxhetit vjetor janë përfshirë edhe zërat e aktiviteteve që janë në proces implementimi, të cilat përfshijnë periudha të Programit paraardhës dhe gjejnë vazhdimësinë në këtë Program. Ndër veprimet operacionale të projekteve kryesore në zbatim e sipër veçohen ato në kuadër të Census Al 2011, Regjistrimit të Përgjithshëm të Bujqësisë, etj. Një element që ndikon në buxhetin e INSTAT it është mënyra e mbledhjes së të dhënave. Duke qenë se pjesa më madhe e tyre kryhet duke përdorur intervistues, atëherë një pjesë e konsiderueshme e buxhetit shërben për mbulimin e shpenzimeve për pagat, dietat dhe të tjera operative. Tabela 5.1 paraqet strukturën e kostos së aktiviteteve statistikore të realizuara me fondet e alokuar nga buxheti i shtetit, për vitet 2010 dhe 2011 nga INSTAT. Tabela 5.1 Struktura e kostos Në mijë Lekë Shpenzime Vrojtime në ndërmarrje 29,661 31,320 Vrojtime në familje 25,612 26,125 Regjistrime (ndërm.+pop.) 113, ,542 Shpenzime institucionale 195, ,360 Shuma 365, ,347 Tabela 5.2 paraqet parashikimin e buxhetit të INSTAT it për periudhën , i cili është në përputhje me Programin Buxhetor Afatmesëm. Sa i takon fondeve nga donatorët e huaj, për vitet e ardhshme INSTAT ka aplikuar të përfitojë nga fondet dhe grantet e BE së (IPA Kombëtare dhe me shumë përfitues), Kombeve të Bashkuara (UNFPA, UNICEF, UNDP) si dhe qeverisë së Zvicrës dhe Suedisë. Duke qenë se ndodhemi akoma në fazë studimi dhe aplikimi, nuk mund të jepet një vlerë e saktë për vitet e ardhshme. Tabela 5.2 Parashikimi i buxhetit Në milion Lekë Të mbuluara nga buxheti Të mbuluara nga asistenca e huaj

34 VII. MONITORIMI I ECURISË SË PROGRAMIT Monitorimi i ecurisë së programit është element shumë i rëndësishëm për garantimin e plotësimit të aktiviteteve statistikore të parashikuara në të. Ligji nr.9180, datë Për statistikat zyrtare i parashikon instrumentet monitorues. Sipas neneve 8 dhe 11 të tij, autoritetet prodhuese të statistikave zyrtare i paraqesin për miratim Këshillit të Statistikave një Raport Vjetor mbi ecurinë e Programit dhe punën e kryer. Bazuar në këtë dokument, Këshilli i Statistikave mund të propozojë ndryshimet e mundshme në Program, për të garantuar shmangien e problemeve në vitet pasardhëse, si dhe për t iu përshtatur ndryshimeve të kushteve ekonomike, sociale dhe mjedisore në vend. Sipas ligjit të lartpërmendur, Këshilli i Statistikave shqyrton edhe raportet katërmujore të paraqitura nga INSTAT i për ecurinë e zbatimit të Programit. Në këtë mënyrë, Këshilli i Statistikave vlerëson eficiencën e zbatimit dhe përputhshmërinë e produkteve me kërkesat ndërkombëtare. Instrumente të tjera monitoruese janë edhe ekzekutuesit e autorizuar të cilët, brenda tremujorit të parë, përgatisin raporte vjetore për ecurinë e zbatimit të aktiviteteve sektoriale gjatë vitit paraardhës. Raportet shqyrtohen nga Këshilli i Statistikave, i cili jep edhe rekomandimet e veçanta për tu patur parasysh gjatë viteve në vazhdim. Marrëveshjet e ndryshme të mirëkuptimit, nënshkruar mes INSTAT dhe agjencive statistikore ose me institucionet e tjera publike/jopublike, parashikojnë ngritjen e grupeve të përbashkëta për të diskutuar mbi zbatimin e aktiviteteve statistikore, programet për të ardhmen, etj. Këto struktura ndikojnë në ndërgjegjësimin e agjencive përkatëse për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ky Program, si në aspektin prodhues të statistikave, ashtu dhe në atë të dhënies së informacionit. Së bashku me prodhuesit e statistikave zyrtare, ata sigurojnë harmonizimin maksimal të prioriteteve të dhëna në programin trevjeçar me ato të programeve vjetore gjatë gjithë kohës që është në fuqi ky Program. Ndërkohë, rolin monitorues të veprimtarisë statistikore të të gjithë sistemit në vend, e ka Instituti i Statistikave. Në kuadër të përmbushjes së detyrimeve të MSA së, si dhe zbatimit të rekomandimeve të BE së për Shqipërinë për përafrimin me Acquis Communautaire sipas Kapitulli 18 Statistikat, INSTAT përpiqet të krijojë një kulturë në rritje statistikore midis agjencive të tjera, duke ndjekur shkallën e përpjekjeve për të realizuar detyrimet e MSA së nga këto agjenci. 28

35 FUSHA 1 STATISTIKAT DEMOGRAFIKE DHE SOCIALE Tema 1.01 Popullsia Përshkrimi Statistikat e Popullsisë studiojnë popullsinë sipas dimensioneve hapësinore të shpërndarjes dhe strukturës së saj, duke iu referuar karakteristikave demografike, sociale dhe ekonomike. Në mënyrë që të nxirren ligjshmëritë që kanë prodhuar këto fenomene demografike merret parasysh evolucioni i këtyre ndryshimeve. Gjithashtu, njohuritë mbi fenomenet demografike vihen në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Statistikat e popullsisë apo statistikat demografike të Shqipërisë janë bazuar në të dhënat e Regjistrimeve të Popullsisë dhe të dhënat e lëvizjeve natyrore dhe të brendshme të popullsisë, të monitoruara nga skedat e statistikave vitale. Prioritetet Nga viti 1950 deri në 1990, popullsia e Shqipërisë ka përjetuar dekada të rritjes së shpejtë të popullsisë, edhe pse ritmi i kësaj lëvizje ra në mënyre progresive. Lindshmëria ishte shumë më e lartë se kudo tjetër në Evropë, ndërkohë që vdekshmëria ishte relativisht e lartë, gjë që ndjek modelin e vendeve Mesdhetare. Shkëmbimet me vendet e huaja përmes migrimit ishin pothuajse inekzistente dhe lëvizjet në vend, nga rajoni në rajon, ishin shumë të kufizuara. Vitet 90 të e ndryshuan në mënyrë të konsiderueshme këtë pamje. Rënia e lindshmërisë shkoi drejt niveleve që janë më afër vendeve evropiane, emigracioni ishte në shkallë të gjerë, duke lënë gjurmë të forta në piramidën e moshës. Gjithashtu migracioni i brendshëm e ndryshoi shumë ekuilibrin midis rajoneve të vendit. Vitet që pasuan pas regjistrimit të popullsisë 2001, theksuan rënien e lindshmërisë në nivele akoma më të ulëta dhe një vdekshmëri pothuaj stacionare. Të dhënat për vitin 2001 janë marrë nga rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave që u krye në prill të vitit Të dhënat e popullsisë u bazuan në projeksionet e popullsisë duke marrë si bazë rezultatet e regjistrimit të popullsisë të vitit Hipoteza e emigracionit sipas projeksioneve pas vitit 1995 nuk u vërtetua, sepse kjo dukuri mori përmasa më të mëdha në vitet në vazhdim. Kjo ka sjellë që në Shqipëri ritmi i rritjes së popullsisë të jetë akoma pozitiv, por riprodhimi i saj të jetë i pamundur. Studimet demografike të thelluara do të mund të sjellin në vëmendje të politikbërësve masat që duhen marrë në të ardhmen, nëse këta tregues do të vazhdojnë të ulen, pra nëse popullsia do të fillojë të plaket. 29

36 Moduli Demografia, censuset dhe projeksionet Demografia Përshkrimi i situatës aktuale Një burim kryesor për furnizimin me të dhëna në sektorin e demografisë është Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e cila siguron të dhënat lidhur me statistikat vitale: lindjet, vdekjet, vdekjet nën një vjeç dhe martesat. Sistemi i regjistrimit të gjendjes civile aktualisht është në proces modernizimi. Disa nga kufizimet e vëzhguara në sistemin aktual do të mënjanohen në të ardhmen. Sidoqoftë, identifikimi i kufizimeve është i nevojshëm, pasi kjo lejon kuptimin e vështirësive që do të hasen në implementimin e sistemit të ri. Ministria e Brendshme ka përgjegjësinë e prodhimit të akteve civile dhe mbledhjen e statistikave vitale. Në total, në Republikën e Shqipërisë, gjenden 408 Zyra të Gjendjes Civile të cilat mbledhin të dhëna për lindjet, martesat, vdekjet foshnjore dhe vdekjet e tjera në nivel lokal. Ministria ka përgjegjësinë gjithashtu për krijimin dhe administrimin e Regjistrit Themeltar Elektronik të Popullsisë. Të dhënat mbi lindjet, vdekjet dhe martesat tashmë do të merren online nga regjistrat e Gjendjes Civile. Kjo praktikë e re e mbledhjes së të dhënave do të sigurojë një cilësi, shpejtësi dhe disponibilitet më të lartë të të dhënave. A. Lindjet dhe vdekjet Lindjet dhe vdekjet janë dy ndër tre komponentët kryesorë që ndikojnë në ndryshimin e popullsisë së një vendi dhe, si rrjedhojë, ata janë tepër të rëndësishëm për llogaritjen e numrit të popullsisë. Të dhënat mbi lindjet dhe vdekjet merren nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Regjistrimi i lindjeve dhe vdekjeve bëhet fillimisht në bashkinë ku ndodhet banesa ligjore (vendi ku personi është regjistruar në Regjistrin Themeltar), pastaj në regjistrin specifik dhe më pas në një formular i cili është ndërtuar posaçërisht nga INSTAT i. Ky formular jep informacion shtesë për qëllime statistikore. Formularët mblidhen në çdo zyrë kryesore të gjendjes civile në nivel rrethi dhe i dërgohen INSTAT it, për përpunimin e të dhënave që ata përmbajnë. B. Martesat Të dhënat mbi martesat merren nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Regjistrimi i martesave bëhet fillimisht në bashkinë ku ndodhet banesa ligjore (vendi ku personi është regjistruar në Regjistrin Themelor), pastaj në regjistrin specifik dhe më pas në një formular i cili është ndërtuar posaçërisht nga INSTAT i. Ky formular jep informacion shtesë për qëllime statistikore. Formularët 30

37 mblidhen në çdo zyrë kryesore të gjendjes civile në nivel rrethi dhe i dërgohen INSTAT it, për përpunimin e të dhënave që ato përmbajnë. C. Zgjidhjet e martesave Të dhënat statistikore mbi zgjidhjet e martesave merren nga Zyra e Statistikës pranë Ministrisë së Drejtësisë. INSTAT publikon vetëm zgjidhjet e martesave sipas vendimeve gjyqësore të formës së prerë, sepse ato përfaqësojnë realisht divorcet e ndodhura në një vit të dhënë. Të dhënat demografike, sidomos ato të migracionit, merren gjithashtu nga Censuset e popullsisë. Projeksionet e popullsisë si dhe statistika mbi migracionin në vitet në vazhdim do të bazohen në Census Al Objektivat strategjikë Përmirësimi dhe plotshmëria e mbledhjes së informacionit nga skedat demografike, probleme të cilat më parë kanë ndikuar negativisht në llogaritjet e ngjarjeve demografike siç janë: lindjet, vdekjet, lëvizjet e brendshme të popullsisë. Skedat mundësojnë llogaritjen e popullsisë që nga 1 Janari i çdo viti; Llogaritja e treguesve të qëndrueshëm në lidhje me lindjet dhe vdekjet; Llogaritja e treguesve të qëndrueshëm në lidhje me martesat dhe divorcet; Përgatitja e publikimi i rezultateve kryesore të Census Al 2011 dhe përllogaritja e treguesve kryesorë demografikë sipas këtij censusi; Kryerja e punës përgatitore për analizat tematike, bazuar në rezultatet e Census Al 2011; Sigurimi i një bashkëpunimi më të ngushtë me institucionet përkatëse, për mbledhjen e informacionit në mënyrë periodike dhe të vazhdueshme; Aktivitete zbatuese Në kuadër të projektit për informatizimin e zyrave të gjendjes civile në Republikën e Shqipërisë, do të bëhet i mundur transferimi i të dhënave mbi statistikat vitale online, ku të gjitha zyrat do të integrohen në një rrjet të kompjuterizuar. Qëllimi është gjetja e një formati që i përshtatet të gjithë institucioneve të cilët interesohen potencialisht për të dhënat që ai përmban. Kjo praktikë e mbledhjes së të dhënave do të sigurojë një cilësi, shpejtësi dhe disponibilitet më të lartë të të dhënave. Gjithashtu do të bëjë të mundur shmangien e disa problemeve lidhur me cilësinë e të dhënave të lindjeve dhe vdekjeve jo vetëm me mos raportimin e disa rretheve, por gjithashtu edhe me plotshmërinë e informacionit për këto evente. 31

38 Po kështu, kjo praktikë e mbledhjes së të dhënave do të bëjë të mundur llogaritjen e statistikave vitale dhe të popullsisë në kohë reale dhe me një cilësi të lartë. Zhvillimi i takimeve të herëpashershme me Ministrinë e Drejtësisë për një bashkëpunim më të ngushtë në mënyrë që të arrihet mbledhja e të dhënave në mënyrë periodike, të vazhdueshme dhe sipas formatit të përshtatshëm. Shfrytëzimi i të gjithë burimeve të mundshëm, për të siguruar prodhimin e treguesve sipas definicioneve dhe kërkesave të Eurostat it. janë: Rezultatet e pritshme Një përmbledhje e kategorisë së treguesve demografikë që prodhohen çdo vit Llogaritja e popullsisë më 1 Janar dhe mesatare vjetore sipas grupmoshës, gjinisë dhe qarqeve; Statistika të plota mbi eventet demografike: lindje, vdekje; Statistika të plota mbi martesat dhe divorcet; Sigurim informacioni mbi lëvizjet e brendshme të popullsisë; Burimi i informacionit Burimi i informacionit sigurohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe nga MD. Megjithatë vlen të përmendet se është INSTAT ai që bën përpunimin e mëtejshëm të të dhënave si dhe përllogaritjen e treguesve kryesorë. Një burim i rëndësishëm informacioni për llogaritjen e treguesve kryesorë demografikë, arsimor, ekonomik dhe shëndetësor është Census Al Aktivitetet statistikore Tregues të Popullsisë Tregues të Lindshmërisë Tregues të vdekshmmërisë Tregues të Martesave Censuset Përshkrimi i situatës aktuale Censusi i Popullsisë dhe Banesave është numërimi i plotë i të gjithë individëve, njësive ekonomike familjare dhe banesave, destinacioni i të cilave është 32

39 banimi. Ky është një vrojtim tejet kompleks, i cili siguron një informacion të rëndësishëm jo vetëm për politikbërësit, por edhe për komunitetin e gjerë të përdoruesve dhe të biznesit. Qëllimi kryesor i Censusit të Popullsisë dhe Banesave është të japë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. Censusi jep një fotografim të momentit mbi gjendjen sociale dhe nivelin e jetesës së popullsisë në një moment të dhënë (Momenti kritik i Censusit). Në nivel kombëtar, popullsia është e rëndësishme për planifikimin dhe shpërndarjen e institucioneve të kujdesit shëndetësor, arsimit, punësimit, etj. Rezultatet në bazë rajonesh janë të domosdoshme për përcaktimin e politikave rajonale, por më e rëndësishmja është shpërndarja e popullsisë dhe njohja e karakteristikave të saj në nivel lokal. Kjo shpërndarje ndihmon në njohjen më të mirë të nevojave për shkolla, spitale, zonat ku papunësia mund të jetë më e madhe, përcaktimin e vendeve për qëllime biznesi, etj. Censusi është gjithashtu një mënyrë mjaft e mirë për të njohur dhe matur lëvizjet e brendshme të popullsisë (migracionin e brendshëm). Krahasimi i rezultateve të dy regjistrimeve të fundit, duke pasur parasysh edhe shtesën natyrore të popullsisë për këto dhjetë vjet, na ndihmon dhe na jep mundësi për të përllogaritur numrin e personave që kanë lëvizur jashtë Shqipërisë (migracionin neto). Censusi i fundit i Popullsisë dhe Banesave u krye më 1 Tetor 2011 (Census Al 2011), dhjetë vjet pas regjistrimit të vitit 2001, bazuar në ligjin nr.8669, datë Për Censusin e Popullsisë dhe Banesave, i ndryshuar. Census Al 2011 u bazua tërësisht në rekomandimet e Eurostat dhe UN 1, si rrjedhim, rezultatet e tij do të jenë plotësisht të krahasueshme me ato të vendeve të tjera. Për implementimin e tij u përdor metoda tradicionale e mbledhjes së informacionit derë më derë me anketues. Ai u bazua plotësisht në deklarimin e lirë të individëve dhe përfshiu 100% të çështjeve core topics të rekomanduara nga Eurostat dhe UN, si dhe rreth 65% të atyre noncore topics. Gjatë procesit u përdor koncepti i popullsisë së hapur dhe Popullsi me vendbanim të zakonshëm si dhe koncepti njësi ekonomike familjare, i cili ishte i ndryshëm nga ai i familjes. Census Al 2011 do të jetë pikënisja për ndërtimin e një regjistri statistikor të popullsisë dhe do të krijojë mundësinë që censusi i ardhshëm të bazohet në përdorimin e regjistrit të popullsisë. Kjo do të krijojë mundësinë për të pasur gjithmonë një popullsi të përditësuar jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivele më të vogla administrative (komuna, bashki). Për herë të parë censusi u bazua 1 pdf 33

40 tërësisht në harta dixhitale (GIS), si dhe hedhja e të dhënave u krye me anë të skanerave optikë. Objektivat strategjikë Të ndihmojë Qeverinë për planifikimin dhe alokimin e burimeve si dhe të drejtojë politikat sipas shpërndarjes dhe përbërjes së popullsisë; Sigurimi i numrit të popullsisë rezidente sipas karakteristikave bazë demografike, ekonomike dhe sociale në nivel kombëtar dhe sipas ndarjeve më të ulta administrative; Sigurimi i statistikave sipas rekomandimeve të UN dhe Eurostat it, të cilat do të jenë të krahasueshme me vendet e tjera Evropiane; Ofrimi i informacionit i cili do të shërbejë gjithashtu si një strukturë bazë informacioni mbi të cilin do të ngrihet struktura e një kampioni; Ndërtimi i një baze të dhënash egzostive e cila do të shërbejë gjithashtu për të dhënë përgjigje më të mirë kundrejt nevojave të përdoruesve; Ofrimi i informacionit bazë institucioneve të tjera qendrore në mënyrë që të asistohen në përcaktimin e strategjive të tyre. Aktivitete zbatuese Në kuadër të Census Al 2011 po ndërmerren aktivitetet: Përgatitja e rezultateve finale të census; Përgatitjet për analizat tematike. Rezultate të pritshme Matja e popullsisë banuese në vend, sipas karakteristikave të tyre demografike, sociale dhe ekonomike; Matja e numrit të Njësive Ekonomike Familjare; Përllogaritja e treguesve demografikë, arsimorë, shëndetësorë dhe ekonomikë; Bazë e krijuar për ndërtimin e projeksioneve të popullsisë. Burimi i informacionit Rezultatet përfundimtare të Census AL Projeksionet Përshkrimi i situatës aktuale 34

41 Projeksionet e popullsisë janë llogaritje që tregojnë zhvillimin e ardhshëm të një popullsie duke marrë për bazë disa hipoteza të bëra për prirjet e ardhme të lindshmërisë, vdekshmërisë dhe migracionit. Projeksionet janë llogaritje që shoqërohen me pasiguri, prandaj, për të evidentuar këtë, ato shoqërohen me disa hipoteza për normat demografike të lindshmërisë, vdekshmërisë si dhe migracionit. Zakonisht projeksionet shoqërohen me hipotezën e ulët, të mesme si dhe të lartë për këto norma. Për të arritur në këto hipoteza kërkohet një studim i thellë i trendeve të shkuara të vendit për këta komponentë, por dhe një studim i thelluar i vendeve që i ngjasojnë më shumë vendit tonë në këto tregues demografikë. INSTAT do të përdorë Census Al 2011 si popullsi bazë për të llogaritur projeksionet e popullsisë për 20 vitet e ardhshme. Projeksionet do të llogariten për grupmosha njishe, femra dhe meshkuj. Do të shihet mundësia e llogaritjes së tyre në nivel prefekture. Kjo do të varet edhe nga cilësia e të dhënave historike për lindjet, vdekjet dhe migracionit në këtë nivel. Objektivat strategjikë Projeksionet e popullsisë do të parashikojnë ndryshimet e popullsisë duke marrë si pikënisje numrin e popullsisë nga Census Al 2011 dhe duke u bazuar në disa hipoteza bazë (duke patur parasysh lindjet, vdekjet dhe migrimin). Objektivat strategjikë në lidhje me këtë modul janë: Llogaritja e projeksioneve për 20 vitet e ardhshme ; Llogaritja e projeksioneve të popullsisë në nivel vendi, meshkuj dhe femra në grupmosha njishe. Kjo do të bëhet në tre variante. Në variantin më të mirë të mundshëm si dhe do të shoqërohet me variantin i ulët dhe i lartë për të shoqëruar pasiguritë më të cilat lidhen këto llogaritje. Do të shihet mundësia e llogaritjes së projeksioneve në Nivel NUTS 2. Kjo do të varet dhe nga cilësia e të statistikave vitale në këtë nivel si dhe mundësia e llogaritjes së migracionit të brendshëm dhe të jashtëm. Do të shihet mundësia e llogaritjes së projeksioneve në Nivel NUTS 3 (Nivel Qarku). Kjo do të varet dhe nga cilësia e të statistikave vitale në këtë nivel si dhe mundësia e llogaritjes së migracionit të brendshëm dhe të jashtëm. Aktivitete zbatuese Aktivitetet për arritjen e objektivave strategjikë do të jenë si më poshtë: Studimi i trendeve të kaluara mbi fenomenet demografike që janë lindjet, vdekjet, migracioni i brendshëm si dhe migracioni i jashtëm; 35

42 Kryerja e një analize të thellë e këtyre trendeve jo vetëm brenda vendit, por kjo analizë duhet të shoqërohet me studimin e këtyre fenomeneve demografikë për vendet në rajon. Në këtë mënyrë do të mundësohet gjetja e një modeli që i përshtatet sjelljes që do të ketë popullsia e vendit tonë; Analiza e migracionit si një nga elementët më të vështirë në llogaritjen e projeksioneve të popullsisë. Do të kërkohen të dhënat për emigracionin dhe në vendet fqinjë ose vendet kryesore destinacion të emigrantëve shqiptare, për të patur një ide më të qartë të shkallës së emigracionit në Shqipëri. Kjo mundëson llogaritjen sa më të saktë të projeksioneve të Shqipërisë. Rezultate të pritshme Ndërtimi i hipotezave për lindshmërinë, vdekshmërinë dhe migracionin Burimet e informacionit Për llogaritjen në mënyrë sa më të saktë të Projeksioneve të popullsisë kërkohen disa burime të dhënash. Më të rëndësishmet janë burimet nga Census Al 2011 si dhe statistikat vitale në vite për lindjet, vdekjet si dhe për migracionin e brendshëm e të jashtëm. Migracioni, si një nga komponentët e projeksioneve, i bën ato shumë të ndjeshme nga nivelet e supozuara të ardhme të tij. Për statistikat e emigracionit kërkohet një hulumtim i këtyre vlerave sidomos për vendet kryesore destinacion për emigrantët shqiptarë. Të dhënat e migracionit mbeten problematike dhe kjo mund të ndikojë dhe në cilësinë e projeksioneve. Gjithashtu, llogaritja e projeksioneve në nivel NUTS 2 dhe prefekture kërkon të dhëna të plota dhe të sakta për të gjithë komponentët demografikë (lindjet, vdekjet, migracioni i brendshëm dhe migracioni i jashtëm). Aktivitetet statistikore Projeksionet e Popullsisë x x Analiza e Migracionit x x Analiza e lindshmërisë dhe vdekshmmërisë x x Moduli Migracioni dhe Azilkërkuesit Përshkrimi i situatës aktuale Objektivi i këtij moduli ka të bëjë me zhvillimin dhe prodhimin e statistikave cilësore në lidhje me migracionin. 36

43 Duhet thënë se statistikat lidhur me migracionin vazhdojnë të mbeten problem, ato nuk janë të plota dhe të zhvilluara mirë, nëse i referohemi standardeve ndërkombëtare. Burimet kryesore të të dhënave për të analizuar vlerësimin e migracionit kanë qenë informacioni i mbledhur gjatë Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave 2001 si dhe të dhënat e Anketës së Matjes së Nivelit të Jetesës 2002, 2005, Për më tej, një burim informacioni për këtë çështje do të jenë të dhënat e mbledhura nga Census Al 2011, meqenëse pyetësori në përmbajtje të tij kishte një modul të veçantë për migracionin, i hartuar duke u bazuar në rekomandimet e UN dhe Eurostat. Referuar migracionit të brendshëm, të dhënat do të merren online nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar nga INSTAT i me këtë institucion. Në këtë mënyrë do të mund të sigurojmë dhëna më cilësore dhe të plota mbi statistikat e popullsisë dhe lëvizjet e brendshme të popullsisë. Sa i përket migracionit të jashtëm, si burim informacioni do të jetë informacioni i mbledhur nga vendet destinacion për emigrantët shqiptarë, sipas një marrëveshjeje bashkëpunimi të ndërsjellë. Po ashtu, për këtë çështje është menduar dhe po vazhdojnë diskutimet për përfshirjen e një moduli të veçantë për migracionin në anketën e forcës së punës (LFS 3 mujore). Ndërkohë që për azil kërkuesit dhe për të huajt që marrin leje qëndrimi, të dhënat i siguron MB. Objektivat strategjikë Objektivi kryesor strategjik është krijimi i bazës së të dhënave për migracionin. Për të mundësuar ngritjen e kësaj baze është shumë e rëndësishme së pari të mundësohet një bashkëpunim i ngushtë dhe i ndërsjellë jo vetëm me institucionet vendase, por edhe me institucionet statistikore ndërkombëtare. Gjithashtu, duhet të shfrytëzohen të gjitha burimet aktuale për llogaritjen e indikatorëve në këtë fushë, si dhe duhet të shqyrtohet mundësia e pasurimit me indikatorë të rinj në përputhje me definicionet ndërkombëtare. Census Al 2011 do të përbëjë bazën e këtyre statistikave dhe kjo referuar kryesisht lëvizjeve të brendshme të popullsisë dhe migrantëve të kthyer, ndërkohë që duke përdorur metoda indirekte do të mundësohet një vlerësim i numrit të emigrantëve. Aktivitetet zbatuese Ngritja e një baze statistikat migracioni bazuar në të dhënat e mbledhura nga Census Al 2011; Harmonizimi i definicioneve statistikore me ato të Eurostat; Përllogaritja në mënyrë indirekte e numrit të emigrantëve; 37

44 Rritja e bashkëpunimit me institucionet përkatëse për mundësimin e të dhënave mbi azil kërkuesit dhe të huajt që banojnë në Shqipëri; Rritja e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, për shkëmbim informacioni statistikor në lidhje me shqiptarët që jetojnë në këto vende, duke iu siguruar edhe atyre informacion për shtetasit e huaj që banojnë në Shqipëri. Rezultatet e pritshme Koeficientët që do të përllogariten në kuadër të këtij moduli janë: Popullsia rezidente Numri i të huajve që banojnë në Shqipëri Koeficienti neto i migracionit Azilkërkuesit sipas vendeve të origjinës Azilkërkuesit sipas arsyes Të huajt që punojnë në Shqipëri sipas degëve të ekonomisë dhe profesionit Burimi i informacionit Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të dhënat mbi lëvizjet e brendshme të popullsisë; Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, të dhëna mbi azil kërkuesit dhe personat e huaj që jetojnë në Shqipëri; Statistikat e emigracionit të vendeve kryesore destinacion për shqiptarët; Census Al 2011 si dhe anketat e ndërmarra pranë INSTAT. Aktivitetet statistikore Të dhëna mbi të huajt që banojnë në Shqipëri Të dhëna mbi azilkërkuesit Të dhëna mbi emigracionin Tema 1.02 Tregu i Punës Përshkrimi Statistikat e Tregut të Punës sigurojnë përshkrime strukturore të tregut të punës bazuar në informacionin administrativ tremujor dhe vlerësimet vjetore nga Anketa për Forcën e Punës. Fokusi është kryesisht në anën e ofertës së tregut të punës (pjesëmarrjen në dimensione të ndryshme të tregut të punës, forcën e punës dhe personat joaktivë). Aktualisht statistikat e tregut të punës mbulojnë territorin 38

45 shqiptar dhe ofrojnë një mjet të rëndësishëm për vendimmarrësit për të hartuar dhe monitoruar politikat ekonomike dhe të punësimit. Rezultatet e marra nga të dhënat e Anketave të Forcës së Punës për vitet janë publikuar, ndërkohë që për vitin 2010 dhe 2011 rezultatet mbi situatën e tregut të punës do të publikohen në vitin 2012, pasi të merren rezultatet përfundimtare të Census Al Ndërsa janë publikuar rregullisht në faqen e web it të INSTAT ( treguesit kryesorë të tregut të punës të cilat janë llogaritur bazuar në të dhënat administrative. Prioritetet Në periudhën afatmesme, fokusi është në përmirësimin e statistikave të punës në drejtim të mbulimit dhe cilësisë nëpërmjet: (i) përshtatjes dhe përforcimit të Anketës Tremujore të Forcave së Punës, në mënyrë që të mund të plotësohen më mirë kërkesat e përdoruesve për të dhëna të duhura dhe në kohë, (ii) përmirësimit të koherencës dhe integrimit të statistikave të punësimit; (iii) zhvillimit të mëtejshëm të treguesve strukturorë dhe treguesve bazë ekonomikë për tregun e punës; (iv) kryerjen e anketës për matjen e kostos së punës. Do të përpilohet një plan veprimi i detajuar për përmirësimin e cilësisë së të dhënave të mbledhura nëpërmjet anketës, si dhe do të plotësohen raportet e cilësisë së të dhënave të anketës sipas modelit të rekomanduar nga Eurostat i. Një studim i avancuar do të kryhet për të analizuar të gjitha burimet e mundshme që përdoren aktualisht për tregun e punës. Zbatimi i NACE Rev.2 për Vrojtimin e Forcave të Punës do të bëhet në vitin Një përpjekje e veçantë do të bëhet për hartimin e treguesve të rinj dhe të rëndësishëm në mënyrë që të sigurohet një matje më e mirë e performancës së tregut të punës. Një bazë të dhënash e dokumentuar e Anketës për Përdorimin e Kohës në një format të kuptueshëm dhe të aksesueshëm për qëllim analizash nga përdoruesit akademikë dhe qeveria do të ngrihet në Moduli Punësimi dhe papunësia Përshkrimi i situatës aktuale Për prodhimin e statistikave të tregut të punës në Shqipëri, INSTAT i përdor dy burime informacioni: Burimet administrative dhe Anketën e Forcave të Punës që kryhet nga INSTAT i që nga viti Burimet administrative Të dhënat e mbledhura nga burimet administrative publikohen në INSTAT me periodicitet tremujor. Këto të dhëna mbulojnë punësimin në sektorin shtetëror, 39

46 punësimin në sektorin privat jo bujqësor dhe papunësinë e regjistruar. Të dhënat mbi punësimin në sektorin shtetëror mblidhen mbi bazën e programit statistikor kombëtar nga Instituti i Statistikës. Të dhënat administrative mbi punësimin në sektorin privat jo bujqësor dhe të papunët e regjistruar mblidhen nga MPÇSShB. Për punësimin në sektorin privat bujqësor janë përdorur estimimet e marra nëpërmjet anketave pranë familjeve (deri në vitin 2007 është përdorur vlerësimi i marrë nga AMNJ Anketa e Forcës së Punës (AFP) Është burimi i dytë i informacionit që përdor INSTAT për punësimin në Shqipëri. Kjo Anketë ka si bazë familjen dhe të dhënat mblidhen nëpërmjet intervistimit të drejtpërdrejtë të të gjithë individëve 15 vjeç e lart në familjet të cilave u ka rënë shorti për t u intervistuar. Anketa për forcën e punës është një anketë që kryhet në nivel kombëtar, dhe mbulon gjithë territorin e Shqipërisë. Anketa është kryer në katër vitet e kaluara, respektivisht në 2007, 2008, 2009 dhe 2010 me periodicitet vjetor. Nevojat në rritje për tregues më të përditësuar për tregun e punës, dhe informacion sa më real mbi shkallën e kërkimit aktiv të punës, mënyrat e kërkimit dhe shkallën e inaktivitetit në tregun e punës (të cilat kushtëzojnë direkt hartimin e politikave të duhura mbi punësimin dhe trajnimin e të papunëve apo riintegrimin në tregun e punës të personave ekonomikisht jo aktivë), bëri që INSTAT në vitin 2011 të fillojë anketën e vazhdueshme të forcave të punës, rezultatet e së cilës do të publikohen me periodicitet tremujor. Anketa e vazhdueshme e forcave të punës është anketë panel ku një familje intervistohet në pesë tremujorë të njëpasnjëshëm. Anketimi kryhet me intervistë të drejtpërdrejtë dhe në vend të pyetësorëve letër që u përdorën në 4 anketat e para vjetore, po përdoren Asistenti Personal Dixhital (PDA). Hedhja e të dhënave bëhet direkt në PDA gjatë intervistimit, ndërsa përpunimi i të dhënave bëhet në SPSS. Nëpërmjet kryerjes në vijimësi të AFP synohet ngritja e një sistemi statistikor të qëndrueshëm të statistikave të tregut të punës sipas standardeve të Eurostat it. Anketa mbledh të dhëna bazë mbi karakteristikat demografike të anëtarëve të familjeve dhe të dhëna të detajuara mbi të punësuarit dhe të papunët. Mbi bazën e të dhënave të mbledhura arrihet të bëhet një vlerësim sasior dhe dinamik i zhvillimeve të tregut të punës, përcaktohet pjesëmarrja në tregun e punës e personave në moshë 15 vjeç e lart, niveli i punësimit, punësimi sipas aktiviteteve ekonomike, punësimi sipas gjinisë dhe grupmoshave, shkalla e papunësisë, pjesëmarrja e grave në tregun e punës etj. AFP kryhet në përputhje me rekomandimet metodologjike të Zyrës Ndërkombëtare të Punës (ILO), të adoptuara në Konferencën e 13 të Ndërkombëtare të Statisticienëve të Punës dhe me rekomandimet e EUROSTAT it. 40

47 AFP kryhet mbi një kampion prej 5040 familjesh gjithsej. Eshtë një kampion dy hapësh, me stratifikim. Stratifikimi bazohet në dy grupe studimi kryesore: qytet/fshat dhe 12 prefektura me një total prej 24 stratash. Në hapin e parë zgjidhen PSU të me metodën PPS sistematike, ku si madhësi matjeje përdoret numri total i familjeve. Në hapin e dytë, një numër i njëjtë familjesh zgjidhet brenda çdo PSU je. Gjatë përpunimit të të dhënave, aplikohen klasifikimet ndërkombëtare ISCO 88 deri në vitin 2009, NACE Rev.1 deri në vitin Në vitin 2012 do të përdoren për profesionet nomenklatura ISCO 08 dhe për aktivitetet ekonomike NACE Rev2. Objektivat strategjikë Objektivi kryesor i statistikave të tregut të punës është sigurimi i përshkrimeve të sakta mbi madhësinë, strukturën dhe karakteristikat e pjesëmarrësve të ndryshëm në tregun e punës. Statistikat e tregut të punës mbulojnë aspekte afatshkurtra dhe strukturore të tregut të punës, si për anën e ofertës ashtu dhe për anën e kërkesës së tregut të punës, në terma monetarë dhe jomonetarë. Këto aspekte përfshijnë: Punësimin dhe papunësinë AFP në dhe burimet administrative. Objektivi strategjik do të sigurohet nëpërmjet harmonizimit të metodologjisë të anketës së vazhdueshme të forcave të punës me rekomandimet dhe rregulloret e Eurostat it lidhur me saktësinë e të dhënave të mbledhura dhe me përpunimin në kohë reale të tyre, si dhe lidhur me madhësinë e zgjedhjes dhe llogaritjen e treguesve të cilësisë së anketës. Aktivitetet zbatuese Në kuadër të hartimit të projekt programit pesëvjeçar të statistikave zyrtare, në mënyrë që sistemi statistikor të prodhojë një gamë sa më të gjerë treguesish për të kënaqur interesat e sa më shumë përdoruesve, do të zhvillohen takime me grupet e interesit, do të merren opinione si dhe do të hartohen parashikimet buxhetore përkatëse për kryerjen e aktiviteteve; Hartimi i memorandumeve të bashkëpunimit mes institucioneve të përfshira në programin pesëvjeçar të statistikave zyrtare për format dhe afatet e shkëmbimit të të dhënave statistikore; Zhvillimi i trajnimeve të personelit të INSTAT it si dhe agjencive të tjera statistikore; Përmirësimi i përllogaritjes së treguesve të tregut të punës që masin punësimin informal dhe punësimin në sektorët informalë të ekonomisë; Kryerja e një studimi të plotë për dinamikën e zhvillimeve të tregut të punës në Shqipëri bazuar në rezultatet e Anketave (vjetore) të Forcave të Punës dhe në të dhënat e Census Al 2011; 41

48 Analiza e të gjitha burimeve të të dhënave statistikore për punësimin dhe hartimi i pasqyrave statistikore të detajuara në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet publike dhe private që mbledhin të dhëna për punësimin. Periodiciteti i aktiviteteve statistikore: Aktiviteti statistikor Anketa tremujore e forcave të punës x x x x x Rezultatet e pritshme Konsolidimi i anketës tremujore të forcave të punës lidhur me cilësinë e të dhënave të mbledhura; Zhvillimi i analizave longitudinale dhe cross section i të dhënave të anketës së forcave të punës; Përditësimi i sample it të anketës tremujore të forcave të punës me bazën e re të të dhënave nga Census Al 2011 dhe rritja e sample it për të marrë statistika për tregun e punës sa më të besueshme dhe sa më përfaqësuese në nivel NUT 2 dhe 3. Përshtatja me qëllimin e statistikave të tregut të punës, që ndryshe do të thotë një cilësi e lartë statistikore e të dhënave (aksesin dhe afatet kohore të shpërndarjes së të dhënave, saktësinë, koherencën, krahasueshmërinë dhe përkatësinë). Burimi i informacionit Burimet kryesore të informacionit për punësimin dhe për papunësinë janë: burimet administrative dhe anketat pranë familjeve. 1. Burimet administrative: a) Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta b) Shërbimi Kombëtar i Punësimit c) Drejtoria e Përgjithshme e Tatim taksave 2. Anketat pranë Familjeve: a) Anketa Tremujore e Forcave të Punës Burimet njerëzore Me burimet njerëzore që ka aktualisht sektori i statistikave të tregut të punës mund të mbulohen të gjitha aktivitetet që lidhen me zbatimin e anketës së forcave të punës dhe me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave administrative për punësimin dhe papunësinë. 42

49 Anketa Tremujore e Forcave të Punës Personel Frekuenca Periudha Anketues Tremujore Janar Dhjetor Burimet financiare Këto aktivitete statistikore janë të mbuluara nga buxheti i shtetit. Për anketën e forcave të punës janë të punësuar 45 anketues në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Moduli Pagat dhe kostot e punës Përshkrimi i situatës aktuale Të dhënat për pagat i referohen pagës minimale zyrtare, pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë. Të dhënat mbi pagat në sektorin shtetëror mblidhen nga INSTAT nëpërmjet burimeve administrative me periodicitet tremujor. Këto të dhëna japin informacion të hollësishëm për çdo grup profesionesh sipas Nomenklaturës Ndërkombëtare të Profesioneve (ISCO 08). Çdo fund viti, të dhënat për pagën mesatare për një të punësuar në sektorin shtetëror, jepen të detajuara edhe për çdo aktivitet ekonomik duke u bazuar në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike (NACE). Për pagat në sektorin privat është përdorur informacioni i marrë nga Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve. Kjo anketë kryhet çdo vit dhe mbulon aktivitetet e Industrisë, Transportit e Telekomunikacionit, Tregtisë dhe disa sektorë të Shërbimeve. Përdorimi i këtyre burimeve është bërë pasi aktualisht në Shqipëri akoma nuk ka një vrojtim që i dedikohet tërësisht pagave dhe fitimeve. Anketa mbi Kostot e Punës mbledh nje informacion të detajuar mbi komponentët e ndryshëm të kostos së punës. Përveç komponentëve të pagave (p.sh. shpërblimet, bonuset, pagesat për ditët që nuk ka punuar, si dhe pagat dhe rrogat në natyrë), përfshihen dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara nga punëdhënësi. Gjithashtu jepet informacion dhe për shpenzimet e trajnimit profesional dhe taksat dhe subvencionet në lidhje me punësimin e personelit. Në të njëjtën kohë, anketa merr informacion mbi numrin e punësuarve me kohë të plotë dhe numrin e orëve të punës të paguara. Aktualisht në Shqipëri anketa mbi kostot e punës nuk është kryer ndonjëherë. 43

50 Objektivat strategjikë Qëllimi kryesor i mbledhjes së informacionit mbi pagat është vrojtimi i nivelit, shpërndarjes dhe ndryshimit të pagave përgjatë një viti. Këto statistika ofrojnë një mundësi për të krahasuar pagat në industri të ndryshme dhe për grupprofesione të ndryshme. Rritja reale e pagave dhe hendeku gjinor i pagave janë gjithashtu të një rëndësie të veçantë për monitorimin e treguesve ekonomikë dhe që përdoren nga politikë bërësit, punëdhënësit dhe sindikatat për të vlerësuar kushtet e kërkesës dhe të ofertës për punë. Anketa e kostove të punës ka si objektiv kryesor ë sigurojë informacion mbi koston mesatare mujore të punës për punonjës, të paguara nga punëdhënësi dhe për një orë efektive të punuar, dhe për kohën që nuk ka punuar. Aktivitetet zbatuese Rishikimi i metodologjisë së përdorur për llogaritjen e pagës mesatare mujore në sektorin privat dhe shtetëror dhe koordinimi mes burimeve që mbledhin informacion për pagat; Përgatitja e metodologjisë dhe e pyetësorëve për kryerjen e anketës pilot për kostot e punës gjatë vitit 2012; Përgatitja e raportit vlerësues për anketën pilot të kostove të punës; Kryerja e anketës së plotë në vitin 2013 ku viti referues do të jetë viti 2012 siç rekomandohet nga Eurostat i. Periodiciteti i aktiviteteve statistikore: Aktiviteti statistikor Anketa pilot e kostove të punës x Anketa e kostove të punës x Tregues administrativë mbi pagat në sektorin shtetëror x x x x x Rezultatet e pritshme Kostot mesatare mujore të punës; Kostot mesatare të punës për një orë pune; Struktura e kostove të punës (paga, rroga, kosto të tjera të punës). Burimi i informacionit Burimet kryesore të informacionit për pagat dhe kostot e punës janë: burimet administrative dhe anketat pranë ndërmarrjeve. 1. Burimet administrative: 44

51 a) Drejtoria e Përgjithshme e Tatim taksave 2. Anketat pranë Ndërmarrjeve: a) Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve Ekonomike b) Anketa e Kostove të Punës Burimet njerëzore Me burimet njerëzore që ka aktualisht sektori i statistikave të tregut të punës nuk mund të mbulohen të gjitha aktivitetet që lidhen me prodhimin e statistikave të për kostot e punës. Anketa Pilot / Anketa e Kostove të Punës Personel Frekuenca Periudha Një herë në Mars Anketues vjet Qershor Një herë në Mars Operatorë vjet Qershor Moduli Përdorimi i kohës dhe balanca e punës me jetën familjare Përshkrimi i situatës aktuale Qëllimi i anketës për përdorimin e kohës (APK) është të sigurojë informacion të detajuar se si individët shpenzojnë kohën e tyre. Ai mundëson dhënien e informacionit mbi punën e papaguar, aktivitetet jashtë vendit të punës dhe çështjet që lidhen me përshtatjen e punës dhe jetës familjare. INSTAT i e kreu për herë të parë anketën për përdorimin e kohës në nivel kombëtar në vitin Qëllimi kryesor i AKP së është të japë vlerësime në nivel kombëtar se si njerëzit shpenzojnë kohën e tyre; të krijojë dhe vendosë një traditë të re në kryerjen e vrojtimeve për përdorimin e kohës në nivel kombëtar në një perspektivë afatgjatë; të ndërtojë një grup treguesish standard në mënyrë që të vlerësojë se si shqiptarët shpenzojnë kohën e tyre. Objektivi strategjik Objektivi kryesor i anketës së përdorimit të kohës është të sigurojë statistika mbi mënyrën se njerëzit e shpërndajnë kohën në aktivitete të ndryshme. Aktivitetet zbatuese 45

52 Meqë anketat për përdorimin e kohës kryhen me një periodicitet 10 vjeçar, INSTAT gjatë tre viteve të ardhshme nuk do të kryejë një anketë të re. Aktivitetet që do të kryhen lidhur me anketën e përdorimit të kohës janë: Krijimi i metadata ve për anketën e përdorimit të kohës; Krijimi i një bazë të dhënash të dokumentuar në një format të aksesueshëm për gjenerimin e tabelave me rezultate të anketës sipas nevojave të përdoruesve. Rezultatet e pritshme Përmirësimi i cilësisë së statistikave sociale lidhur me barazinë gjinore. Burimet njerëzore Me burimet njerëzore që ka aktualisht sektori i statistikave të tregut të punës mund të mbulohen të gjitha aktivitetet që lidhen me prodhimin e statistikave të përdorimit të kohës. Tema 1.03 Arsimi dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës Përshkrimi Kjo temë ka të bëjë me prodhimin e informacionit statistikor për arsimin. Burimi i informacionit janë të dhënat e marra nga MASh sipas Programit të Statistikave Zyrtare. Indikatorët prodhohen për të gjithë nivelet e arsimit, për arsimin publik dhe atë privat. Në llogaritje përfshihen fëmijë, nxënës dhe studentë të regjistruar dhe të diplomuar. Indikatorët llogariten gjithashtu për institucionet arsimore dhe stafin mësimdhënës. Prioritetet Prioriteti kryesor është përmirësimi i vazhdueshëm i procesit të prodhimit të statistikave dhe sigurimi i cilësisë së tyre duke siguruar përshtatshmërinë, krahasueshmërinë, koherencën dhe ndjekjen e afateve për botimin e statistikave të arsimit. Objektiv për tu përmbushur mbetet përmirësimi i të dhënave dhe prodhimi i treguesve për arsimin privat, sikurse dhe atë publik. Rëndësi do t i kushtohet në mënyrë të veçantë marrjes së të dhënave për arsimin e lartë sipas procesit të Bolonjës. 46

53 Moduli Statistikat e arsimit Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT i prodhon statistikat e arsimit bazuar në Programin e Statistikave Zyrtare. Në këtë Program përcaktohet mënyra e përftimit të të dhënave për arsimin në vend sipas viteve shkollore, me burim të dhënat e marra nga MASh. Të dhënat mblidhen nga institucionet arsimore të të gjitha niveleve dhe formës së pronësisë publike dhe jo publike, që nga kopshtet deri te universitetet. Llogaritja e treguesve statistikorë bëhet për të gjithë nivelet e arsimit për fëmijë, nxënës e studentë, si edhe për stafin mësimdhënës. Treguesit llogariten për të regjistruarit me të gjitha karakteristikat që i shoqërojnë, si: gjinia, mosha, vendbanimi, në sistemin me kohë të plotë ose jo të plotë, etj., për nxënës dhe studentë të diplomuar, sipas gjinisë, shkollave dhe universiteteve (publike ose private), sipas fakulteteve, degëve dhe fushave të studimit etj.; për stafin mësimdhënës në institucionet arsimore të të gjitha niveleve, për gjininë, nivelin arsimor të tyre, sipas ndarjeve qytet e fshat, në sistemin me kohë të plotë ose të pjesshëm, stafin efektiv dhe jo efektiv në universitete, për tituj dhe grada shkencore të marra prej tyre, etj.; për të gjitha institucionet arsimore që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në të gjithë vendin sipas shkollave dhe universiteteve (publike ose private), sipas fakulteteve, degëve të studimit etj. Procesi i mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave statistikore të arsimit kryhet sipas klasifikimit ndërkombëtar standard të arsimit ISCED 97. Universitetet shqiptare kanë aplikuar pothuajse plotësisht programin e studimeve sipas procesit të Bolonjës, gjë që është duke u reflektuar në vazhdim edhe në statistikat e tyre. Vrojtimet që kryhen nga INSTAT mbi matjen e nivelit të jetesës dhe mbi forcat e punës përmbajnë edhe pyetje rreth fushës së arsimit. Këto vrojtime bazohen mbi të dhënat nga deklaratat e individit dhe familjes. Objektivat strategjikë Paraqitja sa më reale e realitetit arsimor nëpërmjet statistikave të fushës; Sigurimi i statistikave të krahasueshme në nivel ndërkombëtar; Përpunimi i të dhënave dhe llogaritja e indikatorëve sipas afateve të përcaktuara; Implementimi i klasifikimit të ri ISCED 2011 sipas rekomandimeve të Eurostat it dhe përshtatja e tij për llogaritjen e treguesve; Përmirësimi i vazhdueshëm i informacionit në cilësi dhe në afate; Përmirësimi i vazhdueshëm i formave të raportimit, duke iu përshtatur ndryshimeve të sistemit arsimor; 47

54 Bashkëpunimi me sektorët e tjerë, kryesisht me ato që kanë për burim anketat sociale për marrjen e informacionit alternativ ose shtesë dhe llogaritjen e treguesve të rinj; Shpërndarja e statistikave arsimore sipas afateve; Shtimi i indikatorëve të rinj për nivele të caktuara të arsimit. Aktivitetet zbatuese Informacioni që përftojmë bazohet në të dhënat administrative të marra nga regjistrat e institucioneve arsimore në vend. INSTAT it i ofrohet ky informacion nga MASh në formën e tabelave për çdo nivel arsimi, për sektorin publik dhe privat, për të regjistruar, të diplomuar, staf mësimdhënës dhe institucione. Përpjekje të përbashkëta dhe të vazhdueshme do të bëhen nga të dy institucionet tona, për përmirësime të cilësisë së informacionit të mbledhur. Rezultate të pritshme Plotësimi i nevojave për statistika arsimore të sakta, koherente dhe të krahasueshme; Pasqyrimi i situatës arsimore në vend nëpërmjet treguesve statistikorë siç janë parashikuar në Programin Statistikor Zyrtar Burimi i Informacionit MASh, sektori i statistikës, është burimi i informacionit për të dhëna arsimore administrative. Nga INSTAT hartohen format e raportimit, si pjesë integrale e Programit Statistikor Zyrtar, të cilat kanë gjejnë miratimin e sektorit të statistikave në Ministri. Aktivitetet statistikore Tregues të arsimit parashkollor Tregues të arsimit 9 vjeçar Tregues të arsimit të mesëm Tregues të arsimit të lartë Moduli Statistikat e trajnimit profesional Përshkrimi i situatës aktuale Statistikat e arsimit nuk i mbulojnë trajnimet e mëtejshme të kryera në qendra publike ose private, qendra kulturore ose institucione dhe qendra biznesi që 48

55 ofrojnë kurse ose trajnime me qëllim aftësimin e mëtejshëm dhe të cilët nuk janë pjesë përbërëse e sistemit arsimor. Tema 1.04 Kultura Përshkrimi Kjo temë përfshin të gjitha statistikat lidhur me kulturën. Statistikat në fushën e kulturës bazohen në të dhënat administrative nga Ministria përkatëse dhe operatorët e tjerë të tillë si Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve, etj. Prioritetet Përmirësimi i vazhdueshëm i statistikave dhe indikatorëve të kulturës; Një bashkëpunim më i mirë me burimet përkatëse të informacioneve, në mënyrë që të sigurohet cilësi më e mirë në mbledhjen e të dhënave; Plotësimi i Programit Statistikor për Kulturën me statistika për aktivitete të pa raportuara më parë; Prodhimin e statistikave të krahasueshme me vendet e tjera evropiane. Moduli Statistikat e kulturës Përshkrimi i situatës aktuale Të dhënat për kulturën mblidhen nga burime administrative. Burimi kryesor është MTKRS. Burime të tjera janë KKRTSh, etj. Të dhënat e grumbulluara nga INSTAT janë mbështetur në Programin e Statistikave Zyrtare, për treguesit kulturorë dhe operatorët radio televizivë. Të dhënat mblidhen për: institucione që japin shfaqje, teatro, kinema; tregues të aktivitetit të Muzeve dhe Monumenteve, Parku i Butrintit, biblioteka, ekspozita, pikturë, skulpturë, fotografi artistike; struktura e sporteve, ekipe etj. Këtu përfshihen tregues si: shpërndarja e teatrove, filma të prodhuar brenda vendit, filma të shfaqur të huaj dhe të vendit; shpërndarja e muzeumeve, monumenteve të kulturës; numri i bibliotekave, libra të tërhequr, ekspozita për librin; stacione kombëtare e jo kombëtare; ekspozita të çelura; ekipe sportive, ndeshje të zhvilluara etj. Informacionit statistikor mbi kulturën në Shqipëri funksionon në bazë të ligjit "Për Statistikat Zyrtare", Nr 9180, të miratuar më nga Parlamenti. Objektivat strategjikë Zhvillimi i marrëdhënieve me ndonjë burim tjetër informacioni për aktivitetet kulturore artistike dhe sportive të rretheve; 49

56 Përmirësimi i marrjes së informacionit në afat nga burimet e disponueshme administrative; Përpunimi i të dhënave dhe llogaritja e indikatorëve të fushës; Përmirësimi i vazhdueshëm i formave të raportimit duke iu përshtatur ndryshimeve të varësisë së institucioneve të artit kulturës dhe sporteve; Bashkëpunimi me sektorët e tjerë kryesisht për të përdorur si burim vrojtimet sociale për marrjen e informacionit Aktivitetet zbatuese Përftimi i informacionit duke u bazuar në të dhënat administrative të disa institucioneve. INSTAT it i ofrohet ky informacion në formën e tabelave, nga MTKRS, KKRT, Radio Tirana, Televizioni Publik Shqiptar, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, etj. Informacioni përmban të dhëna për aktivitetet e kryera nga institucionet kulturore të artit dhe trashëgimisë si edhe të sportit. Rezultate të pritshme Plotësimi i nevojave për statistika të kulturës, artit, trashëgimisë e sportit në vend; Burimi i Informacionit Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve, Radio Tirana, Televizioni Publik Shqiptar, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, etj., janë burimi administrativ nga i cili sigurohen të dhënat. INSTAT harton format e raportimit, si pjesë integrale e Programit Statistikor Zyrtar. Tema 1.05 Shëndeti dhe Siguria Përshkrimi Statistikat në lidhje me shëndetin publik përfshijnë të dhëna mbi statistikat e sëmundshmërisë, vdekshmërisë, aktivitete të institucioneve shëndetësore (spitalore dhe shërbimit parësor). Ato analizojnë dhe shpërndajnë një grup të qëndrueshëm të statistikave mbi shëndetin publik, si element statistikor i informacionit shëndetësor, të kërkuar për mbështetjen e Strategjisë Shëndetësore të mëtejshme, e mbështetur kjo në programin statistikor kombëtar. Prioritetet Përmirësimi i cilësisë së informacionit; 50

57 Përmirësimi në monitorimin e harmonizuar të statistikave publike në nivel rutinë; Përmirësimi i mëtejshëm i cilësisë së të dhënave dhe metadata ve të përdorura për treguesit e shëndetit; Përmirësimi i analizës dhe shpërndarjes së statistikave të kujdesit shëndetësor. Moduli Statistikat e Shëndetit Publik Përshkrimi i situatës aktuale Statistikat për të dhënat shëndetësore mblidhen nga disa burime, siç janë burimet administrative, të cilat mbledhin informacionin nga regjistrat bazë të institucioneve shëndetësore. Informacioni i evidentuar në kartelat dhe regjistrat e spitaleve, klinikat dhe institucione të tjera mjekësore me e pa shtretër, përbën dokumentacionin klinik dhe administrativ. Por për ta mbledhur këtë informacion janë përcaktuar formularë sipas rregullave të informacionit statistikor. Statistikat e shëndetësisë të prodhuara nga INSTAT plotësohen dhe nga anketat e ndryshme të tilla si: AMNJ, MIKS, SDShSh (ADHS), etj. INSTAT është përgjegjës për përpunimin dhe shpërndarjen e statistikave të ndryshme lidhur me shërbimet shëndetësore dhe shkaqet e vdekjes në Shqipëri. Të dhënat statistikore tregojnë shpërndarjen aktuale sipas rajoneve të shkaqeve të vdekjes, grup moshave, gjinisë, vendbanimit (urban rural), diagnozave kryesore, numrin i personelit mjekësor për popullatë, numrin e institucioneve me dhe pa shtretër për popullatë, numrin e njerëzve të hospitalizuar dhe shkaqet e shtrimin në spital; numri mesatar i vizitave për popullatë për fëmijët, gratë shtatzëna dhe të rriturit, incidencën e sëmundjeve kryesore infektive dhe mbulesën vaksinale. Afatet përfundimtare për paraqitjen e të dhënave janë përcaktuar për secilin format të raportimit. INSTAT ka miratuar Klasifikimin Ndërkombëtar të Sëmundjeve, Versioni i 9 (ICD 9), e cila siguron një kornizë të integruar dhe të qëndrueshëm për mbledhjen dhe raportimin e të dhënave statistikore mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, të krahasueshme në nivel ndërkombëtar. ICD 9 siguron një metodologji për kategorizimin e të dhënave mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë. Objektivat Strategjikë Përmirësimi i cilësisë së informacionit. Përmirësimi në monitorimin e harmonizuar të statistikave publike në nivel rutinë; 51

58 Përmirësimi i mëtejshëm i cilësisë së të dhënave dhe metadata ve të përdorura për treguesit e shëndetit; Përmirësimi i analizës dhe shpërndarjes së statistikave të kujdesit shëndetësor; Futja në përdorim i Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve ICD 10; Përmirësimi i formave dhe raportimit nga institucionet shëndetësore, raportimit te tyre ne forme elektronike; Nevoja për të shtuar informacionin shtesë që duhet për të prodhuar dhe për të dhënë informacione të ndara sipas gjinisë dhe rajonit, kryesisht kjo për sa i përket burimeve njerëzore, si në sektorin publik, ashtu dhe atë privat. Përmirësimi i burimeve dhe kapaciteteve njerëzore që mund të përmbushin plotësisht kërkesat e një sistemi statistikor shëndetësor modern, për të evituar vonesat dha pasaktësinë në analizën e tij. Mundësia e futjes së pyetësorëve standard të rekomanduar nga Eurostat i, (EIHS) Anketa Evropiane e Shëndetit, ku merret informacion mbi gjendjen e shëndetit dhe përcaktuesve bazë të tij. Aktivitetet zbatuese Statistikat për të dhënat shëndetësore mblidhen nga burimet administrative, të cilat e mbledhin informacionin nga regjistrat bazë të institucioneve shëndetësore. Përsa i përket shkaqeve të vdekjeve, si burim informacioni është skeda e vdekjeve që merret nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik dhe institucione të tjera është bërë përpjekje vazhdimisht për të siguruar të dhëna të krahasueshme me vendet e rajonit. Është vendosur të përdoret një listë treguesish për shëndetin publik, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Një bashkëpunim i ngushtë i institucioneve, që mbledhin informacion shëndetësor, ka bërë të mundur hartimin e një plani pune në Sistemet e Informacionit Shëndetësor për periudhën , për ngritjen dhe përmirësimin e standardeve për një sistem të integruar të të dhënave si në burime njerëzore, strukturës së IT në sistemin shëndetësor, buxhetet, hartimin e protokolleve, kualitetit dhe nxitjes për përmirësimin e sistemeve të informacionit, në bazë të standardeve të EU së. Rezultatet e pritshme Mbledhja e të dhënave statistikore të shëndetësisë na mundëson përllogaritjen e një sërë treguesish shëndetësor të cilët do të shërbejnë për monitorim, vlerësim të situatës shëndetësore aktuale dhe marrjen e masave për përmirësimin e mëtejshëm. 52

59 Treguesit që do të përllogariten janë: Treguesit e Aktivitetit Shëndetësor në Institucione të shërbimit Parësor; Treguesit e Aktivitetit Shëndetësor në Institucione të kujdesit Spitalor; Tregues të Shëndetit Publik si vaksinimet, sëmundjet kronike, mënyra e të ushqyerit etj; Shkaqet e vdekjeve sipas skedës për vdekjet mbi një vjeç; Shkaqet e vdekjeve për vdekjet e fëmijëve nën një vjeç; Statistika financiare te Shëndetësisë Publike. Burimi i informacionit Burim i te dhënave statistikore shëndetësore janë: Ministria e Shëndetësisë Instituti i Shëndetit Publik Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Ministria e Financave Drejtoria e Llogarive Kombëtare, Instituti i Statistikave. Burimet njerëzore dhe financiare Në rast të zbatimit të (EIHS) Anketa Evropiane e Shëndetit, e cila do të siguronte informacion mbi gjendjen e shëndetit dhe përcaktuesve bazë të tij, është e nevojshme të shoqërohet me shtim stafi dhe buxheti. Aktivitetet statistikore Treguesit e Aktivitetit Shëndetësor në Institucione të shërbimit Parësor Treguesit e Aktivitetit Shëndetësor në Institucione të kujdesit Spitalor Tregues të shkaqeve të vdekjeve Tema 1.06 Shpërndarja e të ardhurave dhe niveli i jetesës Përshkrimi Statistikat e shpërndarjes së të ardhurave dhe të nivelit të jetesës bazohen në dy burime kryesore: Anketa e Buxhetit të Familjes (ABF) dhe Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës (AMNJ). 53

60 Anketa e Buxhetit të Familjes (ABF) është një vrojtim statistikor i cili siguron të dhëna mbi shpenzimet dhe të ardhurat e familjeve, shpenzimet për vetë konsum, si dhe AMNJ është një anketë shumëqëllimëshe, e cila kryhet në familje dhe është një nga burimet kryesore të informacionit për të matur kushtet e jetesës, gjendjen e varfërisë si dhe për të siguruar një instrument të nevojshëm për të ndihmuar hartuesit e politikave në monitorimin dhe zhvillimin e programeve sociale. Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës, për t'u përafruar më shumë me Anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (SILC) sipas kompendiumit të Eurostat it dhe krijimin e një ankete të vazhdueshme për matjen e nivelit dhe kushteve të jetesës, riskut për të qënë i varfër, përjashtimin shoqëror ose material dhe mirëqënien ka të përfshirë për herë të parë disa pyetjeve dhe module në brendësinë e saj. Prioritetet Prioritet kryesore janë: Kryerja e Anketës së Matjes së Nivelit të Jetesës 2012 edhe në nivel Prefekture. Është planifikuar që ABF të kryhet me baza tre mujore duke filluar nga viti Moduli: Anketa e Buxhetit të Familjes Përshkrimi i situatës aktuale Anketa e Buxhetit të Familjes (ABF) është një vrojtim statistikor i cili siguron të dhëna mbi shpenzimet dhe të ardhurat e familjeve, shpenzimet për vetë konsum, si dhe të dhëna për situatën socio demografike në të cilën jetojnë familjet. Kjo anketë është plotësisht e harmonizuar me studimet ABF në vendet e tjera Evropiane. Për të përcaktuar strukturën e konsumit është përdorur klasifikimi COICOP/ABF i rekomanduar nga Eurostat për vendet Evropiane; "Anketa e Buxhetit të Familjes në BE, Metodologji dhe Rekomandime për harmonizim, 2003". Ky vrojtim dhe të dhënat e mbledhura japin gjithashtu informacion mbi përbërjen e shpenzimeve të konsumit total të familjeve. Anketa e Buxhetit të Familjes ka një shtrirje 1 vjeçare në terren. ABF është kryer për herë të parë në , përfaqësuese vetëm për zonën urbane të Shqipërisë, në krahasim me përfshirjen totale të territorit të vendit në dhe një përfaqësim në nivel prefekture dhe ndarje urbane rurale. Objektivi strategjik Objektivi kryesor i këtij vrojtimi është përcaktimi i strukturës së Buxhetit të Familjeve, si dhe përdorimi i strukturës së shpenzimeve në përditësimin e shportës 54

61 dhe peshave të Indeksit të Çmimeve të Konsumit si dhe në përllogaritjen e konsumit final të familjeve të përdorura nga Llogaritë Kombëtare. Aktivitetet zbatuese Në kuadër të hartimit të projekt programit të statistikave zyrtare duke filluar nga viti 2013, INSTAT ka parashikuar kryerjen e Anketës së Buxhetit të Familjes me baza tre mujore. ABF do të vazhdojë të përmirësohet sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve të EUROSTAT it. Përmirësim i vazhdueshëm i metodologjisë së llogaritjeve dhe publikimi i të dhënave. Periodiciteti i aktiviteteve statistikore: Aktiviteti statistikor Anketa Tremujore e Buxhetit të Familjes x x x x Rezultatet e pritshme Do bëhet e mundur harmonizimi për t i shërbyer më mirë Drejtorisë së Llogarive Kombëtare si dhe përditësimit të Shportës dhe Peshave të Indeksit të Çmimeve të Konsumit; Llogaritja e Buxhetit të Familjeve sipas prefekturave; Struktura e shpenzimeve familjare për 12 grupet kryesore; Struktura e shpenzimeve familjare sipas tipologjisë së familjeve; Shpenzimet për produkte të vetëkonsumuara; Shpërndarja e të ardhurave; Paraqitja e një panorame të kushteve të banimit; Ofrimi i shërbimeve bazë dhe zotërimi i pajisjeve afatgjata; Burimi i informacionit Anketa e Buxhetit të Familjes Burime njerëzore Anketa Tremujore e Buxhetit të Familjes Burime njerëzore Frekuenca (herë) Periudha e fillimit Anketues herë / vit Janar

62 Moduli: Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës Përshkrimi i situatës aktuale Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës është një anketë shumëqëllimëshe, e cila kryhet në familje dhe është një nga burimet kryesore të informacionit për të matur kushtet e jetesës, gjendjen e varfërisë si dhe për të siguruar një instrument të nevojshëm për të ndihmuar hartuesit e politikave në monitorimin dhe zhvillimin e programeve sociale. Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës është kryer në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të varfërisë dhe krijimin e një sistemi të vlerësimit të politikave të parashikuar nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Statistikat mbi të ardhurat, përfshirjen sociale dhe kushtet e jetesës janë bazuar në Anketën e Matjes së Nivelit të Jetesës. Mirëqenia e individëve të një vendi matet zakonisht nga konsumatorët, duke siguruar informacion për nivelin dhe shpërndarjen e varfërisë në vend. Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës është gjithashtu një mjet i fuqishëm për vlerësimin dhe përcaktimin e kostove sociale. Ky vrojtim ofron të dhëna në nivel kombëtar, në nivel rajoni dhe zonës urbane/rurale. Rajonet në këtë rast janë krijuar për qëllime statistikore dhe e ndajnë Shqipërinë në 4 zona të mëdha sipas një kriteri agrogjeografik dhe si rrjedhim edhe një supozimi mbi homogjenitetin ekonomik: Rajoni Bregdetar, Qendror, Malor dhe Tirana urbane. Objektivi strategjik Objektivi kryesor i këtij vrojtimi është të mbledhë informacion për ndërtimin dhe matjen e mirëqenies dhe identifikimin e faktorëve që e përcaktojnë atë. Aktivitetet zbatuese Në mënyrë që sistemi statistikor të prodhojë një gamë sa më të gjerë treguesish socialë për të kënaqur interesat e sa më shumë përdoruesve, në kuadër të hartimit të projekt programit të statistikave zyrtare, në Qershor të vitit 2012 do të realizohet Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës, e cila do të furnizojë me të dhëna jo vetëm në nivel 4 Rajonesh (të përmendura më lart) por edhe në nivel qarku. Modifikimi dhe përshtatja e pyetësorit duke ruajtur krahasueshmërinë ndër vite dhe duke mundësuar dhënien e një panorame të plotë të karakteristikave të ndryshme socio ekonomike të familjeve shqiptare; Përmirësimi i nivelit të dizagregimit të treguesve mbi të ardhurat, konsumin, kushtet e banimit, shëndetësisë, arsimit etj.; 56

63 Përgatitja e një publikimi të veçantë, i cili do të përmbajë rezultatet, metodologjinë dhe disa analiza referuar anketave në vite të Matjes së Nivelit të Jetesës, bazuar në rezultatet e arritura nga ndërtimi i një baze të plotë të dhënash; Rritja e bashkëpunimit me agjencitë e tjera statistikore në mënyrë që gjithmonë e më shumë treguesit që prodhohen nga kjo anketë të plotësojnë kërkesat e përdoruesve të statistikave brenda dhe jashtë vendit, privatë dhe publikë. Periodiciteti i aktiviteteve statistikore: Aktiviteti statistikor Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës x Anketa e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës x Rezultate të pritshme Indikatorë të disagreguar në nivel Prefekture; Llogaritja dhe paraqitja e treguesve kryesorë të varfërisë absolute dhe relative, monetare dhe jo monetare; Llogaritja dhe paraqitja e treguesve kryesorë të pabarazisë ; Statistika mbi kushtet e banimit; Statistika mbi zotërimin e pajisjeve afatgjata dhe aksesin në shërbimet bazë; Asistenca sociale; Shpërndarja e të ardhurave; Kapitali social dhe përfshirja sociale; Statistika mbi tregues të ndryshëm të Edukimit; Statistika mbi tregues të ndryshëm të Shëndetit; Të dhëna mbi migrimin e brendshëm dhe të jashtëm; Llogaritja dhe paraqitja e treguesve kryesorë të pabarazisë gjinore; Të dhëna të ndryshme për grupe të caktuara të popullsisë; Burimi i informacionit Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës Burime njerëzore Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës 57

64 Burime njerëzore 2012 Frekuenca (herë) Periudha fillimit Anketues 175 Çdo 3 vjet Qershor 2012 Supervizorë 29 Çdo 3 vjet Qershor 2012 Kontrollorë 8 Çdo 3 vjet Qershor 2012 e *Anketa e Matjes së Nivelit të Jetesës planifikohet që, duke kaluar edhe nëpërmjet një periudhe tranzicioni për të ruajtur krahasueshmërinë e të dhënave, të kalojë në Anketën e Matjes së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës në përputhje me compendiumin statistikor të EUROSTAT it. Tema 1.07 Mbrojtja sociale Përshkrimi Puna në lidhje me Statistikat e Mbrojtjes Sociale konsiston në mbledhjen e të dhënave administrative në lidhje me numrin e kontribuuesve sipas sektorëve, masën e kontributit, pensionet sipas kategorive dhe gjinisë, masën e pensionit, etj. Grumbullohen të dhëna dhe për numrin e familjeve që marrin ndihmë ekonomike, për fondin e ndihmës detajuar sipas strukturës së familjeve, tipit të ndihmës dhe ndarjes administrative, të dhëna rreth pagesës për personat me aftësi të kufizuar si edhe të dhëna rreth pagesës së papunësisë. Prioritetet Fokusi do të jetë mbledhjen e të dhënave vjetore për mbrojtjen sociale duke zbatuar ESSPROS (Sistemi Evropian i Statistikave të integruara për mbrojtjen sociale) dhe në zhvillimin e metodologjisë së statistikave të mbrojtjes sociale. Moduli Mbrojtja sociale Përshkrimi i situatës aktuale Fushat e aktiviteteve që mbulohen nga kjo temë janë: të dhëna mbi shpenzimet për mbrojtjen sociale dhe numrin e përfituesve sipas skemave të mbrojtjes sociale dhe të dhënat për pensionet. Instituti i Statistikës së Shqipërisë mbledh të dhëna për mbrojtjen sociale nga burimet administrative. Të dhënat për shpenzimet për mbrojtjen sociale dhe numrin e përfituesve merren nga MPÇSShB. Këto të dhëna sigurojnë informacion për numrin e personave në pagesë papunësie dhe nivelin bazë të pagesës së 58

65 papunësisë (i cili përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave), numrin e familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike si dhe fondin e ndihmës ekonomike. INSTAT i publikon këto të dhëna me çdo tre muaj në faqen zyrtare të web it Të dhënat administrative mbi pensionet mblidhen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Instituti i Statistikës së Shqipërisë i publikon të dhënat për pensionet me periodicitet vjetor. Objektivi strategjik Qëllimi kryesor i statistikave të mbrojtjes sociale është sigurimi i përshkrimeve të hollësishme dhe koherente për mbrojtjen sociale(për përfituesit e mbrojtjes sociale disagreguar sipas llojit të përfitimit dhe origjinës, shpenzimeve për mbrojtjen sociale, etj). Aktivitetet zbatuese Zgjerimi i gamës së statistikave sociale me treguesit e mbrojtjes sociale për fëmijët. Krijimi i metadata ve për skemat e mbrojtjes sociale sipas udhëzimeve të Eurostat it. Periodiciteti i aktiviteteve statistikore: Aktiviteti statistikor Tregues të pensioneve x x x x x Tregues të ndihmës ekonomike x x x x x Rezultatet e pritshme Përmirësimi i sistemit të statistikave për mbrojtjen sociale do t i shërbejë realizimit të strategjive kombëtare për mbrojtjen sociale dhe për mbrojtjen e fëmijëve. Të dhënat për mbrojtjen sociale do të jenë të harmonizuara në nivel kombëtar me statistikat të tjera sociale. Burimet Me burimet njerëzore që ka aktualisht sektori i statistikave të tregut të punës mund të mbulohen të gjitha aktivitetet që lidhen me prodhimin e statistikave të mbrojtjes sociale. Aktiviteti statistikor Anketa pilot e kostove të punës x x x x x 59

66 Anketa e kostove të punës Tema 1.10 Statistikat juridike Përshkrimi Për hartimin e statistikave të kriminalitetit dhe të drejtësisë zbatohet një metodologji adekuate e cila i referohet funksionimit të skemës së sistemit të informacionit që aplikojnë strukturat e policisë, MB, gjykatat dhe MD sipas hierarkisë strukturore nga niveli vendor në atë qendror, e deri në finalizimin e botimit të tyre. Hartimi i statistikave të kriminalitetit kalon nëpër disa stade. Struktura e policisë vendore, duke filluar që nga postat, rajonet e komisariatet e policisë në rrethe administrojnë ngjarjet, krimet e shkeljet e ndryshme të ligjit në regjistrat e ngjarjeve sipas llojit të tyre. Si burime fillestare të statistikave shërbejnë faktet e provat që grumbullohen nga denoncimet e personave, kallëzimet e ndryshme, konstatimet dhe këqyrjet e ngjarjeve kriminale, zbulimet e bëra nga vetë policia etj. Pas regjistrimit të ngjarjeve kriminale kalohet në fazën e përpunimit të tyre sipas formularëve tip që kanë shërbimet e policisë dhe, veçanërisht, policia kriminale. Pas përpunimit në nivel komisariati, ato kalojnë në nivelin rajonal ose drejtoritë e policisë së qarqeve dhe, më pas, dërgohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Ministrinë e Brendshme. Hartimi i statistikave të drejtësisë realizohet nga disa burime kryesore që sigurojnë informacionin statistikor, siç janë: gjykatat e shkallës së parë, gjykatat e apeleve dhe gjykata e lartë. Me anë të akteve nënligjore materiali statistikor dërgohet në Ministrinë e Drejtësisë nga institucionet e tjera, nëpërmjet formularëve të plotësuar me të dhënat sipas udhëzimeve përkatëse të Ministrit të Drejtësisë. Burim tjetër i rëndësishëm statistikor që merr MD, i cili shërben për pasqyrimin e të dhënave lidhur me hetimet paraprake, dinamikën e tyre dhe dërgimin e çështjeve për gjykim, është edhe evidenca statistikore që Prokurori i Përgjithshëm dërgon periodikisht. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit mbyll ciklin e grumbullimit të të dhënave për ekzekutimin e vendimeve penale dhe civile, duke plotësuar në tërësi të gjithë lëndën e parë, me të cilën Zyra e statistikës pranë Ministrisë së Drejtësisë harton informacionin përfundimtar, model i cili i shërben INSTAT it për paraqitjen e statistikave të drejtësisë. Prioritetet Statistikat e krimeve shërbejnë për të njohur situatën e krimeve në Shqipëri dhe për të përmirësuar punën në luftimin e tyre. Klasifikimi i krimeve dhe kundërvajtjeve penale sipas natyrës së tyre, bëhen gjithnjë duke iu referuar Kodit Penal. Në këtë rast bëhet fjalë për ngjarje të konstatuara ose të ndodhura dhe jo për 60

67 gjykime të cilat janë në kompetencën e organeve të drejtësisë për të dhënë verdiktin. Puna paraprake e bërë për njohjen e situatës kriminale në vend ka dhënë mundësinë që vendi ynë të hyje në një fazë të re të luftës ndaj krimit të organizuar që është edhe angazhimi i shtetit shqiptar për integrimin në Evropë. Moduli Të dhënat administrative mbi krimet dhe zbulimi i tyre Përshkrimi i situatës aktuale Statistikat e kriminalitetit që mbledh dhe publikon INSTAT merren nga MB (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë), ndërsa statistikat e drejtësisë merren nga MD. Për publikimin e tyre përdoret një metodologji e caktuar e cila implikon disa institucione, të cilat bashkërendojnë punën e tyre. Në përgatitjen e Vjetarit Statistikor , INSTAT ka publikuar të dhëna në lidhje me statistikat e kriminalitetit dhe drejtësisë. Më vonë, INSTAT nuk ka botuar të dhëna mbi kriminalitetin. Statistikat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kanë qenë të vështira për tu transformuar sipas kërkesave të Eurostat it. INSTAT është duke realizuar takime me këto institucione për të vendosur një standard të ri të mbledhjes së këtyre statistikave, në interes të të gjithë përdoruesve. Objektivat strategjikë Objektivi kryesor strategjik është krijimi i bazës së të dhënave për statistikat juridike sipas kërkesave të Eurostat. Për këtë qëllim, është shumë e rëndësishme së pari të mundësohet një bashkëpunim i ngushtë dhe i ndërsjellë me ministritë e linjës dhe institucionet e varësisë. Duhen planifikuar takime të vazhdueshme me këto institucione për dërgimin e të dhënave në mënyrë të vazhdueshme dhe periodike, në mënyrë që të mundësohet ndërtimi i indikatorëve të qëndrueshëm në këtë fushë. Nga ana tjetër, në mënyrë që indikatorët e prodhuar të plotësojnë kërkesat e Eurostat it, është i nevojshëm edhe harmonizimi i definicioneve statistikore me ato të Eurostat it,. Aktivitetet zbatuese Ngritja e bazës së të dhënave juridike sipas rekomandimeve dhe kërkesave të Eurostat it; Harmonizimi i definicioneve sipas atyre të Eurostat it; Ndërtimi i indikatorëve të qëndrueshëm; 61

68 Nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me institucionet përkatëse për dërgimin periodik, të vazhdueshëm dhe sipas formës së përshtatshme, të të dhënave; Rezultatet e pritshme Koeficientët që do të përllogariten në kuadër të këtij moduli për çdo vit janë: Çështjet penale dhe civile, gjykata e shkallës së parë; Çështjet penale dhe civile, gjykata e apelit; Çështjet penale dhe civile, Gjykata e Lartë; Krimet dhe zbulimi i tyre; Të dënuarit. Burimi i informacionit Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, siguron të dhënat mbi veprat penale sipas klasifikimit të krimeve Ministria e Drejtësisë, siguron të dhëna mbi numrin e të dënuarve si dhe çështjet e shqyrtuar nga gjykatat e niveleve të ndryshme; Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cila siguron të dhëna në lidhje me të dënuarit sipas disa karakteristikave individuale (mosha, gjinia, arsimimi, etj.). Aktivitetet statistikore Treguesit mbi çështjet penale dhe civile sipas shkallës së gjykatave (e Parë, Apelit, e Lartë) Treguesit mbi krimet dhe zbulimi i tyre Tregues mbi personat e dënuar Tema 1.12 Statistika të tjera në fushën demografike dhe sociale Moduli Statistikat gjinore Përshkrimi i situatës aktuale Aspekti gjinor është një dimension çelës për të gjithë fushat e statistikave në nivel individual. Ky modul përfshin punën që do të bëhet në këtë aspekt si dhe në promovimin e perspektivës gjinore në statistikë. Kjo përfshin të gjithë hapat duke filluar nga prodhimi i të dhënave, analiza e tyre e deri ne publikimin final në ëeb ose 62

69 përmes publikimeve në hard copy. Për të monitoruar aspektin gjinor në disa fusha sociale do të prodhohen në mënyrë të rregullt një sërë indikatorësh gjinorë. Funksioni i indikatorëve gjinorë në fushën e arsimit është që të tregojnë ndryshimet e ndodhura me kohën në këtë fushë të jetës sociale duke e parë në aspektin gjinor. Me anë të këtyre indikatorëve mund të tregojmë statusin dhe rolin e femrave dhe meshkujve ne fushën e arsimit. Rrjedhimisht ne mund të tregojmë gjendjen e barazisë gjinore në këtë fushë. Prodhimi në mënyrë të saktë dhe të plotë I këtyre indikatorëve do ti bëjë të mundur politikbërësve marrjen e vendimeve të duhura për arritjen e objektivave në këtë drejtim. Indikatorët gjinorë në fushën e punësimit tregojnë ndryshimet e ndodhura me kohën në këtë fushë të para në aspektin gjinor. Këta indikatorë tregojnë diskriminimin ndaj grave, nëse ka, në aspektin e përfshirjes në forcën e punës. Gjithashtu ata tregojnë gjendjen e barazisë gjinore në këtë fushë. Prodhimi në mënyrë të saktë i këtyre indikatorëve do të ndihmojë politikbërësit në marrjen e masave të duhura për reduktimin e diskriminimit ndaj gruas në forcën e punës. Një rëndësi të veçantë kanë indikatorët gjinorë në fushën e shëndetësisë. Vitet e fundit është rritur interesi për të analizuar mënyrën se si gjinia dhe aspekte të tjera të saj mund të ndikojnë shëndetin. Një rëndësi të veçantë kanë treguesit gjinorë në fushën e varfërisë. Gjithashtu pjesëmarrja në vendimmarrje dhe fuqizimi i femrave është një fenomen i ri për të cilin nevojitet të llogariten tregues të rinj dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare. Objektivat strategjikë Analiza dhe prodhimi i indikatorëve të disagreguar femra dhe meshkuj; Ndërtimi i treguesve të qëndrueshëm; Harmonizimi me definicionet ndërkombëtare; Shfrytëzimi i të gjitha burimeve aktuale për prodhimin e këtyre indikatorëve, por njëkohësisht mundësia e pasurimit të tyre me tregues të përditësuar me definicionet ndërkombëtare. Aktivitete zbatuese Aktivitetet që do të ndërmerren për arritjen e objektivave janë: Përdorimi efektiv i burimeve administrative aktuale. Kjo do të arrihet nëpërmjet mbledhjeve dhe takimeve me ministritë e linjës për të zgjeruar fushën e veprimit për statistikat gjinore; Shfrytëzimi i Anketave sociale pranë familjeve që INSTAT kryen, duke mundësuar llogaritjen e treguesve të cilët nuk mund të llogariten nga burime administrative; 63

70 Në të ardhmen do të shihet mundësia e shfrytëzimit të të dhënave nga anketat ekonomike. Rezultate të pritshme Treguesit gjinorë që do të prodhohen në fushën e statistikave gjinore do të jenë: Indikatorët gjinorë në fushën e arsimit Indikatorët gjinorë në fushën e punësimit Indikatorët gjinorë në fushën e varfërisë Indikatorët gjinorë në fushën e shëndetësisë Indikatorët gjinorë në fushën e fuqizimit në vendimmarrje Këta tregues do të shërbejnë në paraqitjen sa më të plotë të situatës gjinore në fusha të ndryshme. Burimet e informacionit Census Al 2011 i cili do të jetë baza për llogaritjen e Projeksioneve; Anketa e Forcave të Punës për llogaritjen e treguesve gjinorë në fushën e punësimit; Ministria e Arsimit dhe Shkencës, burim administrativ për llogaritjen e treguesve gjinorë në arsim; Ministria e Shëndetësisë për llogaritjen e disa treguesve gjinorë në shëndetësi; Statistikat vitale që do të shërbejnë në llogaritjen e treguesve të ndryshëm në fushën e shëndetësisë, lindshmërisë si dhe shfrytëzimi i tyre në përditësimin periodik të popullsisë; AMNJ për llogaritjen e treguesve gjinorë në fushën e varfërisë; Kuvendi i Shqipërisë, Universitetet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të cilat do të jenë institucione që do të ndihmojnë me furnizimin me të dhëna për llogaritjen e treguesve në pjesëmarrje në vendimmarrje; Shfrytëzimi i mundshëm i të dhënave për numrin e femrave drejtuese në biznes që mund të përftohen nga anketa ekonomike. Aktivitetet statistikore Treguesit gjinorë në fushën e arsimit Treguesit gjinorë në fushën e punësimit Treguesit gjinorë në fushën e përfshirjes sociale Tregues gjinorë mbi pjesëmarrjen në

71 vendimmarrje FUSHA 2 STATISTIKAT MAKROEKONOMIKE Tema 2.01 Llogaritë Ekonomike Vjetore Përshkrimi Llogaritë Kombëtare Vjetore luajnë një rol të rëndësishëm në hartimin e politikave ekonomike dhe janë baza e informacionit për të treguar zhvillimin dhe ndryshimet strukturore të ekonomisë së vendit. Ato i ofrojnë përdoruesve tregues kryesorë dhe informacion bazë për zhvillimin ekonomik të vendit. Të dhënat e kësaj kategorie përdoren nga Qeveria, Ministria e Financave, ministritë e tjera të linjës dhe institucionet qendrore, institucione kërkimore, organizatat ndërkombëtare, partnerët socialë, tregjet financiare, median, analistët ekonomikë dhe përdoruesit e tjerë publikë dhe privatë. Nëpërmjet treguesve të shumtë sigurohet një kuadër i fortë dhe pikë referimi për vlerësimet tre mujore (shih Tema 2.02) dhe për llogaritjen e treguesve të tjerë të rëndësishëm, si të ardhurat kombëtare bruto, për përcaktimin e burimeve të veta. Baza metodike e të dhënave të harmonizuara është në përputhje me Sistemin Evropian të Llogarive të vendeve të BE së (ESA95), i cili është version i Sistemit të Llogarive Kombëtare në nivel botëror (SNA 1993). Prioritetet Në vitet e fundit është bërë një punë intensive në fushën e statistikave të llogarive kombëtare për përmirësimin dhe shtimin e treguesve makroekonomikë, në përputhje me kërkesat dhe standardet evropiane. Që prej Marsit 2010, Llogaritë Kombëtare Shqiptare asistohen nga projekti IPA 2007 Kombëtar. Objektivat e përgjithshme të projektit synojnë zhvillimin e sistemit shqiptar të llogarive kombëtare me qëllim përafrimin sa më të plotë me parimet e aplikuara në Sistemin Evropian të Llogarive (ESA 95) dhe SNA Kështu, në këtë kuadër, janë parashikuar: A. Zhvillimi i disa elementëve të rinj kryesore: Fazat e para për llogaritë kombëtare sipas sektorëve institucionalë; Vlera e Shtuar bruto sipas rajoneve statistikore NUTS 2 dhe NUTS 3; Vlerësime të pavarura për komponentët e metodës së shpenzimeve të PBB; Zhvillime në sistemin e Tabelave Burime Përdorime e Input output (Termi 65

72 Angl. SUT & I/OT) B. Përmirësime metodike e të konsistencës të llogaritjeve të PBB: Përmirësime metodike të vlerësimeve vjetore, vlerësimeve të ekonomisë së pavrojtuar, për vlerësimet tremujore, etj; Përmirësime metodike të vlerësimeve. C. Implementimi i klasifikimeve të reja Implementimi NACE Rev. 2 Implementimi CPA 2008 Moduli Sistemi Evropian i Llogarive dhe Moduli Llogaritë kombëtare (treguesit) A. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) me metodën e Prodhimit Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT publikon vlerësimet e PBB sipas metodës së prodhimit, me çmime korrente dhe konstante. Kjo realizohet në mënyrë të pavarur dhe është konsideruar si metoda më e mirë për vlerësimin e PBB së, pasi bazohet në një numër të madh burimesh informacioni, gjë që lejon aplikimin e metodave direkte të llogaritjes së treguesve. Objektivi Strategjik Objektivi kryesor i statistikave të Llogarive Kombëtare Vjetore është vlerësimi në nivel kombëtar i treguesve të Llogarive Kombëtare, sipas metodës së Prodhimit, me çmime korrente e konstante si dhe përmirësimi i burimeve të të dhënave dhe metodologjisë për konsolidimin e mëtejshëm të këtyre llogarive me synim përafrimin gjithnjë e më tepër të tyre me standardet e BE së (SNA 1993/ESA 1995). Në këtë kontekst, rëndësi merr sigurimi i prodhimit cilësor të tyre e, sidomos, të dy nga karakteristikat kryesore të cilësisë siç janë, saktësia dhe koha sa më e shkurtër e vlerësimit të tyre. Ky objektiv do të sigurohet nëpërmjet: Implementimit të vazhdueshëm të metodologjive të rishikuara të llogaritjes së agregatëve të Llogarive Kombëtare, mbështetur në manualet dhe rregulloret e vazhdueshme që miraton Eurostat në këtë fushë statistikore; Llogaritjes së treguesve të rinj, si Inputet e punës dhe Produktiviteti, tregues të cilët janë të lidhur ngushtë me vlerësimin e Llogarive Kombëtare Vjetore; 66

73 Implementimit të klasifikimit NACE Rev.2 në Llogaritë Kombëtare Vjetore. Programi i ri statistikor duhet të ketë parasysh implementimin e klasifikimit të ri të aktiviteteve ekonomike NACE Rev.2, i cili do të çojë në revizionimin e të gjithë burimeve të informacionit; Forcimit të kapaciteteve në INSTAT për prodhimin dhe përmirësimin e statistikave ekzistuese të Llogarive Kombëtare. Aktivitetet zbatuese Përmirësimi i metodologjisë duke u mbështetur në konceptet dhe SNA 1993/ESA 1995, për të pasur statistika të dobishme dhe të krahasueshme me vendet evropiane; Rritja e bashkëpunimit me institucione të tjera, për shfrytëzim sa më të mirë të burimeve administrative; Përmirësim i vazhdueshëm i burimeve të informacionit dhe metodologjisë së llogaritjeve të ekonomisë së pavrojtuar; Vazhdimi i vlerësimeve të komponentëve të PBB së me metodën e Prodhimit, duke shfrytëzuar të gjitha burimet e mundshme të informacionit, përfshirë këtu edhe të dhënat nga Regjistrimi i Përgjithshëm i Njësive Ekonomike Jobujqësore 2010, Census Al 2011 dhe Regjistrimi i Njësive Ekonomike Bujqësore 2012; Kryerja e studime të vazhdueshme mbi praktikat e ndjekura nga vendet e tjera; Ngritja e një Grupi Pune për të studiuar mundësinë e ndërtimit të një baze të dhënash unike, me përmbajtjen e treguesve të pasqyrave financiare të subjekteve që veprojnë në vendin tonë; Implementimi i nomenklaturës së aktiviteteve NACE Rev.2 në Llogaritë Kombëtare Vjetore dhe hartimi i treguesve të rinj, si të input it të punës sipas aktivitetit ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal sipas tipit të punësimit, ashtu dhe matjes së produktivitetit, në përputhje me metodologjinë dhe legjislacionin e BE së. Rezultatet e pritshme Cilësi e përmirësuar e llogaritjes së treguesve të Llogarive Kombëtare; Vlerësimi i treguesve të ekonomisë së pa vrojtuar me metodën e prodhimit, me çmime korente dhe konstante; Publikimi në nivel më të detajuar në vitet në vazhdim duke kaluar nga klasifikimi aktual me A7 degë në klasifikimin A25 degë të ekonomisë; Vlerësimi i treguesve të PBB së me metodën e prodhimit në nivel A60 me çmime korente dhe konstante; 67

74 Afrimi në kohë i prodhimit dhe publikimi i të dhënave të Llogarive Kombëtare; Vlerësimi i PBB së me çmime konstante me anë të procesit të deflatimit të dyfishtë duke përmirësuar matjet në volum dhe në çmim të llogarive kombëtare. Moduli Llogaritë Kombëtare Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) me metodën e Prodhimit Viti Treguesit 2012* Prodhimi Konsumi Ndërmjetës Vlera e Shtuar Pesha specifike e degëve Rritja reale vjetore Deflatorët Kontributi * Në vitin 2012 treguesit publikohen në nivel 7 degësh, në vitet në vazhdim në 25 degë Burimet e informacionit Treguesit e Llogarive Kombëtare Vjetore bazohen kryesisht në shfrytëzimin e të dhënave të prodhuara nga vrojtimet statistikore dhe burimet administrative. INSTAT, Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare janë furnizuesit kryesorë të informacionit për përpilimin e llogarive vjetore. Burimet kryesore të marrjes së informacionit nga INSTAT u referohen regjistrimeve të përgjithshme dhe vrojtimeve statistikore mbi ndërmarrjet e njësitë ekonomike familjare, ndërmjet të cilave mund të përmendim: Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve (ASN), Anketa e Forcave të Punës (AFP), Anketa e Matjes së Standarteve të Jetesës (AMSJ), Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF), Regjistrimi i Përgjithshëm i Njësive Ekonomike Jo Bujqësore 2010, Census Al 2011, etj. Burimet administrative sigurojnë informacion në lidhje me pasqyrat financiare vjetore, pagesat e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe Tatimit mbi Fitimin, pagesat e kontributeve shoqërore që deklarojnë subjektet ekonomikë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare sigurojnë të dhëna mbi subjektet që kryejnë aktivitete financiare, si dhe për llogaritjen e Shërbimit të Ndërmjetësuesve Financiarë të Matura Indirekt (FISIM angl). Ndërsa të dhënat mbi të ardhurat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit merren nga Ministria e Financave. 68

75 Përdorimi i një game të gjerë informacioni ka për qëllim gjithëpërfshirjen dhe integrimin e të gjitha burimeve ekzistuese në funksion të llogaritjes e PBB së dhe treguesve të tjerë ekonomikë. Ndërkohë, për fusha të pambuluara me informacion, është e nevojshme të aplikohen metoda indirekte vlerësimi, duke u mbështetur në rekomandimet dhe rregulloret e Eurostat it. B. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) me metodën e Shpenzimeve Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT, publikon vlerësimet e PBB së sipas metodës së shpenzimeve, me çmime korrente dhe me çmimet e vitit të mëparshëm. Këto vlerësime nuk realizohen në mënyrë të pavarur për të gjithë komponentët përbërës. Disa prej komponentëve vlerësohen në mënyrë direkte, si Eksportet Neto, Konsumi Final i Administratës Publike dhe Konsumi Final i Institucioneve Jo Fitimprurëse që i shërbejnë Familjeve (shkurt IJFP SF ). Konsumi Final i Popullatës vlerësohet duke përdorur një sërë treguesish të integruar që rezultojnë nga metoda e prodhimit. Vlerësimi i PBB së sipas metodës së shpenzimeve në mënyrë të pavarur është gjithashtu një nga objektivat kryesore të projektit IPA 2007 Kombëtar (Komponenti Llogaritë Vjetore) për të cilën janë kryer një seri punimesh të cilat do të finalizohen me përfundimin e projektit. Objektivi Strategjik Objektivi kryesor është vlerësimi në nivel kombëtar i treguesve të statistikave të Llogarive Kombëtare sipas metodës së shpenzimeve, me çmime korrente e konstante, duke synuar koherencën me konceptet e SNA 93 (ESA 95) si dhe zbatimin e rekomandimeve të dhëna për zhvillime të mëtejshme të Llogarive Kombëtare. Nëpërmjet integrimit të informacionit statistikor ekzistues mbi sistemin ekonomik e social të vendit, aplikimit të kombinuar me metodat bilancuese, realizohen vlerësime mbi komponentë të veçantë të përdorimeve finale të PBB së, konkretisht: formimin bruto të kapitalit, konsumin final (të popullatës, administratës publike e IJFP SF ) si dhe shkëmbimet neto të produkteve e shërbimeve me botën e jashtme. Me anë të këtyre vlerësimeve, synohet llogaritja e pavarur, me rrugë statistikore, e PBB së me metodën e shpenzimeve. Aktivitetet zbatuese Në kuadër të përmirësimit të metodologjisë së Llogarive Kombëtare Vjetore, me metodën e shpenzimeve, do të zhvillohen këto aktivitete kryesore: 69

76 Analiza e komponentëve kryesorë të llogaritjes së PBB së me metodën e shpenzimeve: analiza e rezultateve ekonomike të Rregjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Jo bujqësore, të cilat do të lejojnë realizimin e aktiviteteve të mëposhtme: Vlerësimi i Investimeve dhe Ndryshimeve në Inventar bazuar në të dhëna komplete dhe direkte nga njësitë ekonomike; Vlerësimi i konsumit final të Institucioneve Jo Fitimprurëse në shërbim të familjeve (IJFP SF ). Përmirësim i vazhdueshëm i burimeve të informacionit, kryesisht i vrojtimeve statistikore që realizohen në INSTAT. Propozime për burime të reja informacioni apo për kryerjen e vrojtimeve të reja. Përmirësimi metodologjik i vlerësimeve aktuale. Aktiviteti do të fokusohet kryesisht në përmirësimet metodologjike të gjithë komponentëve të Produktit të Brendshëm Bruto me metodën e Shpenzimeve, konkretisht: Vlerësimi i Formimit Bruto të Kapitalit Fiks, me çmime korrente dhe konstante ; Ballafaqimi i burimeve ekzistuese për llogaritjen e Konsumit të Familjeve; Vlerësimi i Konsumit të Administratës Publike me çmimet e vitit bazë dhe me çmimet e vitit paraardhës; Vlerësimi i Ndryshimeve në Inventar. Plotësimi i informacionit të nevojshëm për llogaritjen e komponentit të Eksporteve Neto. Rezultatet e pritshme Vlerësimi me rrugë të pavarur i PBB së me metodën e shpenzimeve, sipas komponentëve përbërës të përdorimeve finale; Vlerësimi i Konsumit final të popullatës, Konsumit final të administratës publike (individual kolektiv), Konsumi final i IJFP SF, Formimi bruto i kapitalit si dhe shkëmbimet neto të produkteve e shërbimeve me botën e jashtme; Publikimi i të gjithë komponentëve përbërës të PBB së me metodën e shpenzimeve, me çmime korrente dhe me çmimet e vitit paraardhës. Moduli Llogaritë kombëtare Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) me metodën e Shpenzimeve Treguesit Viti Shpenzimet për Konsum Final të Familjeve Shpenzimet për Konsum Final të Institucioneve Jo fitimprurëse Shpenzimet për Konsum Final të Administratës Publike Formimi Bruto i Kapitalit Fiks

77 Eksporti i Mallrave dhe Shërbimeve Impori i Mallrave dhe Shërbimeve Struktura e PBB me metodën e Shpenzimeve Rritja reale vjetore e komponentëve të Shpenzimeve Deflatorët Kontributi Burimet e informacionit Si burime kryesore të marrjes së informacionit për llogaritjen e PBB së me metodën e shpenzimeve konsiderohen përgjithësisht burimet statistikore dhe administrative. Burimet statistikore kanë të bëjnë me regjistrimet e përgjithshme, vrojtimet statistikore mbi ndërmarrjet, familjet etj. Ndërsa burimet administrative i referohen të gjithë arkivave administrative, me qëllim të gjithëpërfshirjes dhe integrimit të të gjitha burimeve ekzistuese në dispozicion. INSTAT, Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë janë kryesisht furnizuesit kryesorë të informacionit për vlerësimin e PBB së sipas metodës së shpenzimeve. Për fusha të pambuluara me informacion, është e nevojshme mbështetja në vlerësime të ndryshme me origjinë nga burimet administrative, vrojtimet statistikore, studime, etj. Moduli Llogaritë Vjetore të Sektorëve Institucionalë Përshkrimi i situatës aktuale Një prej objektivave të projektit IPA 2007 Kombëtar, konsiston në zhvillimin për herë të parë të Llogarive Vjetore sipas sektorëve institucionalë, duke zhvilluar një sistem të thjeshtuar, i cili do të realizojë kalimin e treguesve ekonomikë ekzistues nga burime të ndryshme, në koncepte të Llogarive Kombëtare për sektorët institucionalë. Synohet të arrihet ndërtimi i dy prej llogarive kryesore, llogaria e Prodhimit dhe llogaria e të Ardhurave, në përputhje me parimet e balancimit të aplikuara në Sistemin evropian të Llogarive (ESA 95) dhe SNA 93. Objektivi Strategjik Objektivi kryesor i llogarive vjetore sipas sektorëve institucionalë është vlerësimi dhe analiza në nivel kombëtar i llogarive vjetore, duke dhënë një paraqitje të plotë të transaksioneve jofinanciare për çdo sektor institucional të ekonomisë, siç janë: Ndërmarrjet jofinanciare, Institucionet financiare, Administrata Publike, Familjet, realizuar kjo nëpërmjet integrimit të informacionit statistikor ekzistues mbi sistemin ekonomik e social të vendit dhe aplikimit të kombinuar të metodave balancuese, duke synuar koherencën e plotë me konceptet e SNA 93 (ESA 95). 71

78 Ky objektiv do të sigurohet nëpërmjet: Pasqyrimit të drejtë dhe të saktë në programin e ri statistikor të treguesve të prodhuar. Forcimit të kapaciteteve në INSTAT për prodhimin dhe përmirësimin e statistikave ekzistuese të Llogarive Kombëtare; Implementimit të vazhdueshëm të metodologjive të rishikuara të llogaritjes së agregatëve të Llogarive Kombëtare, mbështetur ne manualet dhe rregulloret e vazhdueshme që miraton Eurostat i në këtë fushë statistikore. Aktivitetet zbatuese Në kuadër të vlerësimit të llogarive vjetore sipas sektorëve institucionalë, do të zhvillohen aktivitetet kryesore të mëposhtme: Propozime për përmirësimin e burimeve statistikore apo administrative të informacionit si bazë e nevojshme për analizën e sektorëve institucionalë; Rritja e bashkëpunimit me institucionet e ndryshme për shfrytëzim sa më të mirë të burimeve administrative; Rishikimi i përmbajtjes aktuale të Memorandumeve të Bashkëpunimit me Ministrinë e Financave dhe institucioneve të saj vartëse (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, etj); propozime për një Memorandum Bashkëpunimi me Autoritetin e Mbikëqyrjes financiare; Studime të vazhdueshme mbi praktikat e ndjekura nga vendet e tjera. Rezultatet e pritshme Klasifikimi i njësive institucionale në sektorë institucionalë. Të gjitha njësitë ekonomike që operojnë në aktivitetin ekonomik do të analizohen dhe klasifikohen në sektorë institucional, duke u grupuar në: Njësitë Jofinanciare Njësitë Financiare Qeveria Familjet Institucionet Jofitimprurëse në shërbim të familjeve; Vlerësimi i treguesve përkatës të Llogarisë së Prodhimit sipas sektorëve Institucionalë: Prodhimi (tregtar, për përdorim vetjak, prodhim jotregtar), Konsumi Ndërmjetës, Taksat mbi produktet, Subvencionet mbi produktet dhe Vlera e Shtuar. Vlerësimet do të bëhen me çmime korrente; Vlerësimi i treguesve përkatës të Llogarisë së të ardhurave sipas sektorëve Institucionalë: Kompensimi i punonjësve, taksat mbi prodhimin dhe importet, subvencionet dhe teprica bruto operative me çmime korrente; 72

79 Përgatitja e një publikimi ku do të përmbahen rezultatet, metodologjia dhe disa analiza për sektorët institucionalë. Moduli LLOGARITË KOMBËTARE Llogaritë Vjetore të Sektorëve Institucionalë Treguesit Viti LLOGARIA E PRODHIMIT sipas sektorëve institucional LLOGARIA E TË ARDHURAVE sipas sektorëve institucional Burimet e informacionit Llogaritë e sektorëve Institucionalë bazohen kryesisht në Llogaritë vjetore të njësive institucionale ekonomike (Jofinanciare, Financiare, Qeveria, Familjet, institucionet jofitimprurëse në shërbim të familjeve, Familjet), statistikat e pagave, statistikat e Bilancit të Pagesave, etj. INSTAT, Ministria e Financave, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë janë kryesisht furnizuesit kryesorë të informacionit për përpilimin e llogarive sektoriale. Për fusha të pambuluara me informacion, është e nevojshme të mbështetemi në vlerësime të ndryshme me origjinë burime administrative, vrojtime statistikore, studime, etj. Burimi kryesor i marrjes së informacionit i referohet regjistrimeve të përgjithshme, vrojtimeve statistikore mbi familjet, ndërmarrjet, arkivave statistikore e administrative, me qëllim të përfshirjes dhe integrimit të të gjitha burimeve ekzistuese në dispozicion Administrata Publike Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT i përpunon të dhëna të cilat mblidhen në rrugë administrative nga Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), mbi informacionet kryesore të strukturës së shpenzimeve dhe të ardhurave të sektorit të administratës publike. Këto të dhëna përdoren për vlerësimin e PBB së sipas metodave të prodhimit e shpenzimeve, nëpërmjet vlerësimit të treguesve të mëposhtëm: Prodhimi, Konsumi Ndërmjetës dhe Vlera e shtuar e administratës publike, aktivitetit të arsimit, shëndetësisë (pjesa buxhetore) me çmime korrente e konstante; Konsumi final i administratës publike, me çmime korrente e konstante, i ndarë në konsum individual dhe kolektiv; Llogaritja e taksave mbi produktet, me çmime korrente dhe konstante; 73

80 Llogaritja e subvencioneve mbi produktet me çmime korrente dhe konstante. Objektivat Strategjikë Objektivi kryesor i statistikave të Administratës Publike është të ndërtojë statistika krahasuese, të besueshme dhe të përshtatshme duke prodhuar informacione mbi treguesit ekonomikë të sektorit të Administratës Publike në periudha vjetore si dhe periudha tremujore. Ato japin një panoramë të plotë të treguesve makroekonomikë të sektorit të administratës publike. Gjithashtu, pjesë e përmirësimeve të sektorit të administratës publike, në kuadrin e projektit IPA 2007 Kombëtar, është ndërtimi i të gjitha llogarive të Administratës Publike. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një strukture më të plotë të informacionit makroekonomik të Administratës Publike. Puna për grumbullimin, miratimin dhe diseminimin e të dhënave mbi administratën publike si dhe përcaktimi dhe zhvillimi i indikatorëve, do të organizohen sipas Programit të Ri të Statistikave Zyrtare Ky objektiv do të sigurohet nëpërmjet: Forcimit të marrëdhënieve institucionale me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera prodhuese të burimeve administrative (Ministria e Financave, ISSH, ISKSH, etj.); Forcimit të kapaciteteve në INSTAT për prodhimin dhe përmirësimin e statistikave ekzistuese; Ndërtimit të një grupi pune INSTAT=Ministria e Financave për përcaktimin e sektorëve dhe nënsektorëve të Administratës Publike, listën nominative të institucioneve përbërëse përkatëse në administratën publike qendrore dhe lokale, kodifikimin e klasifikimit ekonomik kontabël drejt kodifikimeve bazuar në kërkesat e Sistemit Evropian të Llogarive (ESA). Aktivitetet zbatuese Klasifikimi i sektorëve dhe nënsektorëve të Administratës Publike sipas standardeve të ESA 95; Implementimi dhe përmirësimi i nomenklaturave të nevojshme midis INSTAT dhe Ministrisë së Financave; Informacione të detajuara për strukturën e Klasifikimit Ekonomik Kontabël të përdorur nga Ministria e Financave; Ristrukturimi i artikujve të Klasifikimit Ekonomik Kontabël sipas Sektorëve Institucionalë me të cilat janë krijuar këto transaksione; Ndërtimi i një kalendari për transmetimin e të dhënave nga Ministria e Financave drejt INSTAT it; Ndërtimi i një strukture eksperimentale vjetore të serisë së plotë të llogarive jo financiare të qeverisë; 74

81 Përmirësimi i të dhënave aktuale për vlerësimin e treguesve ekonomikë të ISSH dhe ISKSH, si dhe detajimin e transfertave të kryera ndaj popullatës, me burime shtesë administrative; Përmirësimi i metodave të vlerësimit të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks për sektorin e Administratës Publike; Përmirësim sasior dhe cilësor i treguesve statistikorë të Administratës Publike Rezultatet e pritshme Ndërtimi i serisë së plotë të llogarive të sektorit institucional të Administratës Publike; Ndërtimi i treguesve të Llogarive Kombëtare vjetore e tremujore të Administratës Publikë; Vlerësimi i Taksave dhe Subvencioneve mbi produktet në nivel vjetor dhe tremujor; Integrimi i treguesve të sektorit të Administratës Publike me sektorët e tjerë Institucionalë; Burimet e informacionit Institucionet e përfshira në sigurimin e informacionit statistikor për hartimin e statistikave të treguesve të Llogarive Kombëtare të Administratës Publike (Qeverisë qëndrore dhe lokale) janë Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Burimet kryesore të informacionit janë të ardhurat si dhe shpenzimet e subjekteve të Administratës Publike, e strukturuar sipas standardeve kontabël të qeverisë. Burime të tjera informacioni janë të përbëra nga të dhënat administrative të numrit të punonjësve në administratën publike si dhe të dhënat për transfertat ndaj popullatës që kryhen nga institucionet e ISSH dhe ISKSH. Moduli Tabelat burime përdorime dhe tabelat input output Përshkrimi i situatës aktuale Aktualisht INSTAT po punon për vlerësimin dhe ndërtimin e tabelave sintezë të ekonomisë, siç janë tabela e burim përdorimeve (SUT) dhe tabela input output (IOT). Theksojmë se këto vlerësime janë vetëm në hapat e para të tyre në trajtë eksperimentale për vitet 2008 dhe Objektivi është që, në kuadër të projektit Kombëtar IPA 2007, të arrihet një vlerësim i mirë për vitin 2009, i cili është konsideruar dhe si një vit që do të sigurojë një informacion më të plotë me të dhëna 75

82 ekonomike. Deri tani janë përpiluar dhe ndërtuar SUT me çmime korrente në nivel detajimi 25 degë x 25 degë për vitet 2008 dhe 2009, të pabalancuara, mbështetur mbi informacionin ekzistues. Janë ndërtuar SUT me çmime konstante në nivel 25 degë x 25 degë të pabalancuara për vitin Për këto vlerësime, objektivi kryesor ishte gjetja dhe mbledhja e indekseve përkatëse për secilin agregat të SUT si dhe analiza për të vlerësuar mundësinë e përdorimit të tyre. Objektivat Strategjikë Objektivi parësor është që të mblidhet, verifikohet dhe analizohet një grup i madh treguesish ekonomik, me qëllim ndërtimin e tabelave burime përdorime (shkurt SUT Termi Angl.) dhe input output (shkurt IOT Termi Angl.), për të bërë të mundur sintezën e plotë të sistemit të llogarive kombëtare. Këto tabela japin portretin më të detajuar të ekonomisë, pasi paraqesin hap pas hapi një analizë të detajuar të procesit të prodhimit dhe përdorimit të mallrave dhe shërbimeve dhe të ardhurave të krijuara. Aktivitetet zbatuese Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit mbi marrjen e të dhënave në nivel të detajuar lidhur me librat e shitjeve dhe të blerjeve ndërmjet INSTATit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve; Propozime për ndryshimin e strukturës së mbledhjes së informacionit për përbërjen e kostos nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve (ASN). Është e nevojshme që informacioni të merret në nivel nomenklature CPA 2008; Përpunimi i të dhënave mbi importet dhe eksportet e mallrave në nivel nomenklature (Combined Nomenclature CN) dhe kalimi i tyre në nivel nomenklature CPA 2002, 6, 4 dhe 2 shifror si dhe në nivel alfabetik 2 shifror; Mbledhje më të detajuar të të dhënave mbi importet dhe eksportet e shërbimeve të vlerësuara nga Banka e Shqipërisë dhe grupimi i tyre sipas klasifikimeve ekonomike; Grupimi i të dhënave të dala nga vrojtimi statistikor mbi buxhetin e familjeve (Termi Angl. HBS) nga niveli i detajuar i nomenklaturës COICOP në klasifikimin CPA 2002; Kalimi i vlerësimeve nga versionet e vjetra të nomenklaturave në versionet e reja si: NVE rev1.1 në NVE rev.2; CPA 2002 në CPA 2008, etj. Mbledhje e informacionit me anë të anketave ekzistuese pran ndërmarrjeve ose nëpërmjet anketave të reja për shpërndarjen e marzhit të tregtisë me pakicë dhe shumicë si dhe të marzhit të transportit; Përdorim i informacionit të marrë nga anekset e pasqyrave financiare për ndërmarrjet që operojnë në sektorë që nuk janë të mbuluar nga anketa strukturore pranë ndërmarrjeve. 76

83 Rezultatet e pritshme Vlerësime në nivele 13 degë x 13 degë të tabelave burim përdorim me çmime korrente; Vlerësime në nivele 13 degë x 13 degë të tabelave burim përdorim me çmime konstante; Vlerësime në nivele 25 degë x 25 degë të tabelave burim përdorim me çmime korrente; Vlerësime në nivele 25 degë x 25 degë të tabelave burim përdorim me çmime konstante; Vlerësime në nivele 60 degë x 60 degë të tabelave të burime përdorime me çmime korrente; Vlerësime në nivele 60 degë x 60 degë të tabelave të burime përdorime me çmime konstante; Vlerësim të tabelave input output në nivele 25 degë x 25 degë. Treguesit Tabela e burimeve dhe e përdorimeve me çmime korrente (13x13) Tabela e burimeve dhe e përdorimeve me çmime korrente (25x25) Tabela e burimeve dhe e përdorimeve me çmime konstante (13x13) Tabela e burimeve dhe e përdorimeve me çmime konstante (25x25) VITI dhe Tabela input output (25x25) Burimet e informacionit Duke qenë se ndërtimi i tabelave burim përdorim dhe input output kërkon një informacion mjaft të gjerë dhe të hollësishëm, është shumë e nevojshme që edhe institucionet e tjera prodhuese të të dhënave, apo sektorët e INSTAT dhe të drejtorisë së Llogarive Kombëtare, të përfshihen në kuadër të këtyre kërkesave. Ndër institucionet më kryesore të cilët konsiderohen si burime informacioni, përmendim Ministrinë e Financave, Bankën e Shqipërisë, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. 77

84 Moduli Llogaritë rajonale Përshkrimi i situatës aktuale Aktualisht INSTAT vlerëson dhe publikon PBB në 2, me metodën e prodhimit, sipas Nomenklaturës së Njësive Territoriale për Statistikat (NUTS II ). Të dhënat e PBB së janë të grupuara sipas degëve kryesore të ekonomisë, të shprehura edhe në termat e Paritetit të Fuqisë Blerëse (PPS) i cili merr në konsideratë diferencat e çmimeve në Bashkimin Evropian. Sigurimi i vlerësimit të këtij treguesi erdhi si përmbushje e detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe në përputhje me detyrimet e sanksionuara në nenin 37 të Marrëveshjes së Përkohshme (Neni 71 i MSA) 3. Statistikat Rajonale sigurojnë informacion statistikor në nivel rajonal, në periudhë vjetore. Në 28 Prill 2011 EUROSTAT konfirmoi propozimin e Institutit të Statistikave, të aprovuar me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave 4, për përcaktimin e 3 rajoneve statistikore (niveli 2) dhe 12 rajone statistikore (niveli 3). Përcaktimi i rajoneve statistikore për Shqipërinë është në përputhje me rregulloren e Komisionit Evropian nr 1059/2003 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Evropës më datë 26 maj 2003 mbi vendosjen e klasifikimit të përbashkët të njësive territoriale për statistikat (NUTS). Prodhimi i statistikave rajonale ekonomike ka rëndësi të madhe në marrjen e vendimeve të rëndësishme në nivel kombëtar por edhe në politikën rajonale të BE së për shpërndarjen e fondeve strukturore për zhvillim. Objektivi Strategjik Objektivi kryesor i statistikave rajonale është vlerësimi në përputhje me metodologjinë e ESA95, të treguesit të PBB për frymë sipas Nomenklaturës të Njësive Territoriale për Statistikat (NUTS II) të Bashkimit Evropian. Në planin strategjik, synohet zgjerimi i mëtejshëm i treguesve të Llogarive Rajonale, kryesisht në vlerësimin e treguesve rajonalë dhe të treguesve të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks, të Vlerës së Shtuar Bruto, duke përdorur metodën e të ardhurave sipas rajoneve, si dhe ndërtimit të Llogarive të sektorit institucional të popullsisë (familjeve) sipas rajoneve statistikore. Aktivitetet zbatuese Realizimi i objektivave të mësipërme do të arrihet duke: 2 Publikimi i parë i PBB rajonale u realizua nga INSTAT në muajin Shtator Shqipëria duhet t i paraqesë Komisionit Europian shifrat e PBB-së së saj për frymë të harmonizuar në nivelin NUTS II. 4 Vendimi i KM nr.1037 date , Mbi Implementimin e Nomenklaturës Shqipëria në 3 (tri) rajone NUTS II sipas nomenklaturës mbi Njësitë Territoriale për Statistikat (NUTS) të Bashkimit Europian 78

85 Përmirësuar burimet e të dhënave. Vëmendje do ti kushtohet përgatitjes për rishikimin e serive kohore me të dhëna të dala nga Regjistrimi i Përgjithshëm i Njësive Ekonomike Jobujqësore; Propozuar zgjerimin e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për informacione të detajuara për njësitë lokale, pagat, punësimin, aktivitetin ndërtimor, etj; Bashkëpunuar me agjencitë statistikore që lidhen me institucionet financiare, si Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për marrjen e të dhënave më të detajuara rajonale për vlerësimin e sektorit financiar, alokimin e treguesit të Shërbimeve të Ndërmjetësimit Financiar matur Indirekt (shkurt FISIM Termi Angl.) sipas rajoneve statistikore; Konsoliduar dhe detajuar të dhënat rajonale të marra nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave mbi detajimin e të dhënave sipas prefekturave; Bashkëpunuar me zyrat rajonale statistikore mbi përpunimin e informacionit statistikor. Rezultatet e pritshme Vlerësim i treguesve rajonalë duke përdorur të dhënat e Census Al 2011, nga i cili do të sigurohen të dhëna të punësimit sipas sektorëve si dhe do të shërbejë si një bazë krahasuese me të dhënat aktuale; Shpërndarje e treguesit të Vlerës së Shtuar Bruto sipas rajoneve statistikore për sektorin e Bujqësisë dhe Peshkimit me të dhënat e marra nga Censusi i Bujqësisë 2012; Vlerësim i PBB së sipas rajoneve statistikore, niveli 2 dhe 3, dhe degëve kryesore të ekonomisë në seri kohore: Vlerësim i PBB së për frymë sipas rajoneve statistikore, niveli 2 dhe 3, si dhe të shprehura në termat e Paritetit të Fuqisë Blerëse (PPS). Burimet e informacionit Vlerësimi i Llogarive Rajonale bazohet në burimet e disponueshme të të dhënave pranë INSTAT it, ku përfshihen: burime statistikore dhe burime administrative. Llogaritë Rajonale në Republikën e Shqipërisë bazohen në të njëjtat koncepte të ESA 95 si dhe me klasifikimet e NVE Rev 1.1 respektivisht. Institucionet e tjera të përfshira në sigurimin e informacionit statistikor janë: Ministria e Financës, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, etj. të përfshira në mbledhjen e të dhënave administrative dhe statistikore për treguesit rajonalë. 79

86 Tema Llogaritë Kombëtare tremujore Përshkrimi Llogaritë Kombëtare tremujore luajnë një rol të rëndësishëm për analizën ekonomike të vendit dhe ndikojnë në veçanti për përcaktimin e politikave ekonomike, monetare, etj. Të dhënat e llogarive kombëtare tremujore janë gjithashtu të rëndësishme për përdoruesit e tjerë të rëndësishëm publikë, privatë, studiues të ndryshëm, etj. Për të plotësuar nevojat e përdoruesve, rëndësi e madhe i kushtohet cilësisë dhe afateve kohore. Llogaritë Kombëtare Tremujore përfshijnë treguesit kryesorë, të vlerësuar mbi bazën e Rregullores së Këshillit (BE) Nr. 2223/96 (Council Regulation (EC) No 2223/96) amenduar së fundi nga Rregullorja (BE) Nr. 400/2009 (Regulation (EC) No 400/2009). Përdoruesit kryesorë janë Qeveria, Ministria e Financave, Ministritë teknike, Banka e Shqipërisë, Eurostat, tregjet financiare, analistët, media dhe publiku i gjerë. Moduli Llogaritë kombëtare tremujore Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT aktualisht kryen vlerësimin sipas metodës indirekte dhe publikimin periodik në nivel kombëtar të PBB së me çmime bazë (nuk përfshihen taksat dhe subvencionet), sipas metodës të prodhimit, me çmime konstante, viti bazë 2005=100, dhe me çmimet e vitit të mëparshëm, duke përdorur metodën Chain link (Annual overlap technique). PBB tremujor publikohet në seri kohore sipas 7 degëve kryesore të ekonomisë të përshtatura dhe jo sezonalisht. Një sërë studimesh dhe punimesh eksperimentale janë kryer për vlerësimin dhe përcaktimin e burimeve të të dhënave si dhe aplikimin e metodikave të rekomanduara për vlerësimin e PBB së edhe me metodën e shpenzimeve. Objektivi Strategjik Llogaritë Kombëtare Tremujore kanë si objektiv kryesor vlerësimin dhe publikimin e PBB së tremujore me mënyrën e shpenzimeve sipas komponentëve përkatës si dhe vazhdimin e publikimit të treguesve ekzistues, duke përmirësuar cilësinë e llogaritjes së tyre si dhe shtimin e disa treguesve të tjerë, në përputhje të plotë me konceptet e ESA95 dhe SNA93 si dhe legjislacionin e BE së. Vlerësimet e këtyre treguesve do të bëhen duke synuar përmirësimin e metodave ekzistuese dhe potenciale për vlerësimin sa më të mirë në përputhje me kërkesat e manualëve të 80

87 ndryshëm ku bazohen këto vlerësime, si: (i) Eurostat, ESA 1995; (ii) FMN, SNA 1993; (iii) Eurostat, Handbook on Quarterly National Accounts, 1999; (iv) FMN, Quarterly National Accounts Manual. Aktivitetet zbatuese Objektivat e mësipërme do të sigurohen nëpërmjet: Forcimit të marrëdhënieve institucionale me Ministrinë e Financave (përfshirë institucionet vartëse), Bankën e Shqipërisë, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, ministritë e tjera linjës si dhe me institucione e kompani të tjera të rëndësishme (ISKSH, KESH, etj), për sigurimin në kohë dhe me cilësi të informacionit; Implementimit të vazhdueshëm të metodologjive të rishikuara të llogaritjes së PBB së tremujore, mbështetur në manualet dhe rregulloret e vazhdueshme që miraton Eurostat i si dhe sipas rekomandimeve të ekspertëve që asistojnë në kuadër të misioneve të projektit IPA 2007 dhe FMN; Implementimit të mënyrave më të avancuara të grumbullimit dhe kontrollit të informacionit për të qenë koherent dhe të saktë në llogaritjen e treguesve, duke bërë të mundur të qenit sa më afër plotësimit të kërkesave të përdoruesve të ndryshëm; Përmirësimit të vazhdueshëm të ecurisë së punës në drejtimin e mbledhjes dhe kontrollit të të dhënave, vlerësimit dhe publikimit të serisë kohore të PBB së vlerësuar me mënyrën e prodhimit, me çmime konstante vit bazë 2005 (2005=100) dhe të vitit të mëparshëm, duke përdorur metodat statistikore mbështetur në metodologjinë përkatëse; Analizës së deflatorëve të përdorur për llogaritjen e PBB së tremujore me çmime konstante me metodën e prodhimit; Analizës, vlerësimit dhe përzgjedhjes së burimeve të të dhënave që do përdoren për llogaritjen e PBB së tremujore me metodën e shpenzimeve si dhe përcaktimit të metodologjisë bazuar në këto të dhëna. Rezultatet e pritshme Vlerësimi dhe publikimi i komponentëve të PBB së me metodën e shpenzimeve, si: Konsumi individual i popullsisë, Konsumi i Administratës Publike i ndarë në konsum individual dhe kolektiv, Konsumi i Institucioneve Jofitimprurëse, Formimi Bruto i Kapitalit Fiks, Eksportet neto, Ndryshimi i gjendjeve me çmime korrente dhe konstante; Përmirësimi i vlerësimit të PBB së me metodën e prodhimit me çmime korente; 81

88 Vlerësim eksperimental në nivel më të detajuar të PBB së në vitet në vazhdim, nga niveli aktual i llogaritjeve me 25 degë në 60 degë me çmime korente dhe konstante; Përmirësimi i procesit të përshtatjeve sezonale të serive kohore; Vlerësimi i taksave dhe subvencioneve mbi produktet Treguesit Vlerësimi i PBB së me metodën e prodhimit me çmime korente të pa zhveshura nga efektet sezonale në 7 degë Vlerësimi i PBB së me metodën e prodhimit me çmime korente të pa zhveshura nga efektet sezonale në 25 degë Përfshirja e taksave dhe subvencioneve në vlerësimin e PBB së me metodën e prodhimit. Vlerësimi i PBB së me metodën e prodhimit me çmime korente me efektet sezonale në 7 degë Vlerësimi i PBB së me metodën e prodhimit me çmime konstante të pa zhveshura nga efektet sezonale në 25 degë Vlerësime te PBB metoda shpenzimeve me çmime korrente Vlerësime te PBB metoda shpenzimeve me çmime konstante VITI dhe dhe dhe dhe dhe dhe dhe dhe dhe dhe dhe dhe dhe dhe dhe dhe 2016 Burimet e informacionit Institucionet kryesore të përfshira në sigurimin e informacionit statistikor për vlerësimin e këtyre treguesve janë: Ministria e Financave (të dhëna mbi buxhetin e shtetit); Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), (të dhënat që deklarojnë subjektet ne formularin e pagesës së TVSH, etj); Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (të dhëna për sektorin Bujqësor); Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (të dhëna për aktivitetin financiar dhe për vlerësimin e Shërbimit të Ndërmjetësuesve Financiar të Matura Indirekt (FISIM); 82

89 Enti Rregullator i Energjetikes dhe KESH (të dhëna për sektorin energjitik); Sektorë të ndryshëm në INSTAT. Tema 2.03 Statistikat monetare dhe financiare Objektivat dhe produktet e Bankës së Shqipërisë si agjenci statistikore parashikohen në planet vjetore të punës, në strategjitë afatmesme (3 vjeçare) të Bankës së Shqipërisë dhe në Programin Afatmesëm të Statistikave Zyrtare. Marrëdhëniet midis Bankës së Shqipërisë dhe agjencive të tjera statistikore për dhënien dhe marrjen e të dhënave të përpunuara, parashikohen në Programin Afatmesëm të Statistikave Zyrtare. Banka e Shqipërisë është përgjegjëse për mbledhjen, përpunimin, hartimin dhe shpërndarjen e statistikave monetare. Ajo është agjencia e vetme në Shqipëri që prodhon dhe shpërndan statistika monetare dhe financiare. Korniza metodologjike për hartimin e statistikave monetare është në përputhje të plotë me rekomandimet e Manualit të Statistikave Monetare dhe Financiare (MFSM) të FMN, Konceptet, përkufizimet, sektorizimi dhe klasifikimi i instrumenteve financiarë është në përputhje të plotë me Manualin dhe Sistemin e Llogarive Kombëtare (SNA,1993). Në përgatitjen e statistikave monetare, Banka e Shqipërisë punon në vazhdimësi në dy drejtime themelore: (a) përmirësimin dhe përafrimin e metodologjive përkatëse me normat dhe standardet ndërkombëtare dhe (b) zgjerimin dhe përmirësimin e bazës së informacionit statistikor në drejtim të shtimit te numrit të treguesve, nivelit të disagregimit, kohëvonesës së publikimit dhe periodicitetit. Deri në fund të vitit 2011 Banka e Shqipërisë ka plotësuar të gjitha kërkesat e SDDS it për statistikat e sektorit monetar në drejtim të mbulimit, periodicitetit dhe kohëvonesës. Statistikat monetare prodhohen në frekuencë mujore, me një kohëvonesë mujore dhe mbulojnë korporatat depozituese. Statistikat monetare publikohen në faqen e Bankës së Shqipërisë sipas kalendarit paraprak të publikimeve, në Raportin Statistikor Mujor (në CD) si edhe në shtojcat e statistikore të përfshira në publikime periodike të Bankës së Shqipërisë si Raporti Tremujor i Politikës Monetare, Deklaratat Gjashtëmujore dhe Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë e realizon prodhimin statistikor nëpërmjet Departamentit të Statistikave, i cili ka një personel prej 26 personash dhe është i ndarë në Sektorin e Statistikave Monetare dhe Financiare dhe Sektorin e Bilancit të Pagesave. Drejtori i Departamentit të Statistikave të Bankës së Shqipërisë është njëkohësisht anëtar i Këshillit të Statistikave. Departamenti i Statistikave të Bankës 83

90 së Shqipërisë është përgjegjës për mbledhjen e informacionit nga subjektet raportuese, hartimin dhe miratimin e metodologjisë përkatëse, hartimin dhe vënien në përdorim të formave të raportimit, përpunimin e informacionit dhe shpërndarjen e statistikave monetare dhe statistikave të sektorit të jashtëm. Departamenti i Statistikave gjithashtu prodhon statistika të detajuara të mbikëqyrjes bankare në shërbim të funksionit të Bankës së Shqipërisë për mbikëqyrjen e sistemit bankar dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Moduli Llogaritë financiare Metodologjia Përshkrimi i situatës aktuale Aktualisht, në kushtet e mungesës së Sistemit të Llogarive nuk hartohen Llogaritë Financiare (Shih Llogaritë Kombëtare INSTAT). Objektivat strategjikë Sfida afatgjatë në drejtim të prodhimit të statistikave monetare dhe financiare është ngritja e strukturës, hartimi i metodologjisë, identifikimi i burimeve, dhe prodhimi i statistikave të Llogarive Financiare, të cilat aktualisht nuk mbulohen nga asnjë agjenci statistikore në vend. Aktivitetet zbatuese Hartimi i akteve nënligjore në drejtim të mbështetjes së objektivit strategjik. Përmirësimi i kapaciteteve njerëzore nëpërmjet pjesëmarrjes në seminare, kurse trajnimi të ofruara nga institucione kombëtare e ndërkombëtare dhe vizita pune në institucione homologe. Forcimi i bashkëpunimit me agjencitë e tjera statistikore, përdoruesit dhe subjektet raportuese nëpërmjet aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta. Rezultatet e pritshme Ngritja e modelit pilot dhe dokumenteve metodologjike për ndërtimin e llogarisë financiare të institucioneve monetare financiare dhe institucioneve të tjera financiare. Moduli Llogaritë financiare Prodhimi i të dhënave Shih Moduli Llogaritë financiare Metodologjia Moduli Treguesit monetarë dhe financiarë 84

91 Përshkrimi i situatës aktuale Banka e Shqipërisë prodhon dhe publikon treguesit monetarë me frekuencë mujore dhe tremujore, që lidhen me agregatët monetarë, depozitat, kreditë, normat e interesit, kursin e këmbimit si dhe bilancet sektorialë dhe paraqitjet monetare, duke ndjekur rigorozisht kalendarin e statistikave të paraqitur në faqen zyrtare të BSH. Për përgatitjen e statistikave monetare e financiare si burim informacioni shërbejnë pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë, sistemi raportues i unifikuar për bankat para depozituese dhe sistemi raportues për shoqëritë e kursim kreditit dhe unionet e tyre. Për hartimin e të dhënave të Bankës Qendrore, shërben Bilanci Kontabël i Bankës së Shqipërisë, i cili përgatitet çdo muaj nga Departamenti i Kontabilitetit dhe Financës, jo më vonë se 10 ditë pas periudhës reference. Për hartimin e statistikave monetare shërbejnë pasqyrat e sistemit raportuese që bankat para depozituese raportojnë periodikisht çdo muaj, 10 ditë pas periudhës reference, pranë BSH. Gjithashtu, shoqëritë e kursim kreditit raportojnë pranë Bankës së Shqipërisë çdo tremujor, 50 ditë pas periudhës reference. Për statistikat monetare, parimet e vlerësimit të instrumenteve financiarë ndjekin rekomandimet e Manualit të Statistikave Monetare e Financiare, FMN Regjistrimet kontabël të Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare bëhen në bazë të kontabilitetit rrjedhës (accrual basis). Interesi i arkëtueshëm dhe i pagueshëm i instrumenteve financiarë, klasifikohet sipas sektorit dhe kategorisë së instrumentit. Edhe shoqëritë e kursim kreditit i realizojnë regjistrimet kontabël sipas kontabilitetit rrjedhës, më përjashtim të huave, të cilat raportohen mbi baza cash i (cash basis). Të dhënat e bankës qendrore publikohen çdo muaj, në ditën e15 të pas muajit reference. Ndërsa, të dhënat e bankave para depozituese publikohen çdo muaj, në ditën e 30 të të muajit, pas periudhës reference. Të dhënat e shoqërive të kursim kreditit publikohen çdo tremujor, dy muaj pas periudhës reference. Objektivat strategjikë Zgjerimi i mbulimit të agjencive të tjera raportuese, duke përfshirë në prodhimin e rregullt statistikor institucionet financiare jo banka. Shtimi i numrit të treguesve të rinj statistikorë, në përputhje me kërkesat dhe standardet e raportimit të Institucioneve përkatëse Evropiane (ECB, EUROSTAT, etj.). Aktivitetet zbatuese 85

92 Hartimi i akteve nënligjore në drejtim të mbështetjes së objektivave strategjikë e për të lehtësuar procesin e përmirësimit të prodhimit statistikor si në drejtim të rritjes së mbulimit të agjencive të tjera raportuese, ashtu dhe në drejtim të shtimit të numrit treguesve të tjerë statistikorë. Përmirësimi i kapaciteteve teknologjike nëpërmjet automatizimit të infrastrukturës së mbledhjes, kontrollit, validimit e kompilimit të statistikave monetare e financiare. Përmirësimi i kapaciteteve njerëzore nëpërmjet pjesëmarrjes në seminare, kurse trajnimi të ofruara nga institucione kombëtare e ndërkombëtare dhe vizita pune në institucione homologe. Forcimi i bashkëpunimit me agjencitë e tjera statistikore, përdoruesit dhe subjektet raportuese nëpërmjet aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta. Rezultatet e pritshme Përgatitja dhe shpërndarja e tabelave statistikore për institucionet financiare jo banka, duke plotësuar spektrin e nën sektorëve të sektorit të korporatave financiare. Përgatitja dhe shpërndarja e treguesve të rinj monetarë e financiarë, mbështetur në metodologjitë dhe standardet ndërkombëtare. Akte nënligjore në mbështetje të zgjerimit të mbulimit statistikor dhe rritjes së numrit të treguesve monetarë e financiarë. Tema 2.04 Statistikat financiare të qeverisë Ministria e Financave në Republikën e Shqipërisë është përgjegjëse për përgatitjen e raporteve të të ardhurave dhe shpenzimeve për administratën e qeverisjes së përgjithshme në Republikën e Shqipërisë. Raportet e të ardhurave dhe shpenzimeve prodhohen për konsolidimin e buxhetit të qeverisjes në nivel lokal dhe qendror. Tabelat fiskale aktualisht ndjek pjesërisht GFSM2001 llogaritë përpilohen mbi një bazë të modifikuar accrual (të detyrimeve dhe te drejtave te konstatuara) dhe gjerësisht ndjekin klasifikimin ekonomik GFSM2001. Tabelat e shpenzimeve përpilohen mbi bazën e GOFOG. Asetet fikse vlerësohen nga kosto historike dhe huatë e obligacionet regjistrohen me vlerën korrente. Tabelat fiskale përpilohen çdo muaj. Tashmë një sistem raportimi financiar po zbatohet në të gjitha degët e Thesarit. Sistemi i ri është operacional që nga muaji Shtator

93 Sistemi i ri përfshin llogaritë me bazë accrual dhe cash (te likuiditetit) dhe transaksionet në planin kontabël (chart of accounts) të llogarive janë sipas klasifikimit ekonomik të GFS2001. Në sistem është aplikuar dhe një klasifikim i përmbledhur i funksioneve (10 funksioneve) të qeverisjes (COFOG). Statistikat financiare të qeverisë mbulojnë të dhënat financiare dhe jofinanciare lidhur me shpenzimet, të ardhurat dhe financimet qeveritare. Këto të dhëna raportohen mbi një frekuencë mujore, tremujore dhe vjetore, publikohen të detajuara çdo muaj për përdorues të ndryshëm dhe aprovohen nga Parlamenti çdo vit. Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë kanë rolin kryesor në vlerësimin e defiçitit të përgjithshëm qeveritar dhe në vlerësimin e borxhi qendror të qeverisë. Moduli Statistikat financiare të qeverisë Metodologjia Përshkrimi i situatës aktuale Ministria e Financave e Shqipërisë përgatit pasqyrat financiare të Qeverisë mbi një bazë accrual të modifikuar, e cila përputhet pjesërisht me GFSM2001. Statistikat përfshijnë konsolidimin e detajuar të qeverisjes së përgjithshme për: (i) njësitë e qeverisjes qendrore (njësitë publike te ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit te krijuara me ligj, përfshirë edhe njësitë shpenzuese të krijuar prej tyre). (ii) njësitë e qeverisjes vendore (13 rajone, 36 rrethe, 64 bashki dhe 318 komuna, duke përfshirë edhe njësitë shpenzuese të krijuar prej tyre). (iii) fondet speciale (Institutin e Sigurimeve Shëndetësore, Institutin e Kujdesit Shëndetësor dhe fondin e kompensimit te pronareve). Objektivat strategjikë Gjenerimi i të dhënave statistikore sipas Manualit të vitit 2001 për statistikat financiare të qeverisë (GFS) të FMN së; Hartimi i Bilancit Patrimonial të Shtetit në përputhje me standardet ndërkombëtare, të cilat do të implementohen gradualisht në vite. Aktivitetet zbatuese Përmirësimin e akteve nënligjore mbi përpunimin e të dhënave financiare dhe raportimin statistikor; 87

94 Përmirësimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknologjike nëpërmjet investimit në trajnime mbi menaxhimin e të dhënave statistikore (sipas aplikimit në projektet e IPA 2013); Forcimi i bashkëpunimit midis agjencive statistikore dhe përdoruesve të statistikave zyrtare nëpërmjet aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta. Rezultatet e pritshme Akte nënligjorë të përmirësuara në fushën e kontabilitetit; Hartimi i pasqyrave financiare të konsoliduar të qeverisjes së përgjithshme sipas standardit IPSAS 1,2 dhe 24 (duke zbatuar kontabilizimin mbi bazën accrual të modifikuar); Tabelat sipas GFSM2001 mbi bazën accrual të modifikuar. Moduli Statistikat financiare të Qeverisë Përgatitja e të dhënave Përshkrimi i situatës aktuale Njësitë e qeverisjes qendrore dhe vendore janë përgjegjëse me ligj për menaxhimin e fondeve publike dhe paraqesin fizikisht çdo ditë në Thesar dokumentacionin justifikues pas marrjes përsipër të angazhimit financiar dhe përpara pagesës së shpenzimeve. Thesari kryen kontrollet e nevojshme nëpërmjet regjistrimit në sistemin informatik financiar të qeverisë të të gjitha transaksioneve të ekzekutimit të buxhetit të qeverisjes së përgjithshme. Këto të dhëna janë të përpunueshme dhe të raportueshme në çdo kohë. Çdo muaj përgatitet baza e të dhënave të qeverisjes së përgjithshme, duke përfshirë të dhënat sipas paragrafit të mësipërm dhe të dhënat e përftuara nga importimi i raportimeve mujore të gjeneruar nga sistemi i tatimeve, doganave, sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si të projekteve të financimeve të huaja në sistemin informatik financiar të qeverisë. Të dhënat rakordohen me sistemet manuale për një periudhë kohore prej ditësh pas përfundimit të muajit raportues. Raportimet statistikore raportohen në: (i) faqen zyrtare të Ministrisë së Financave ( (ii) Departamentin Evropian të FMN së; (iii) në Bordin e Buletinit të Standardeve të Shpërndarjes (DSBB) të FMN sipas GDDS dhe (iv) Departamentin e Statistikave të FMN së në formatin e Manualit GFSM86/2001 për tu publikuar në librin vjetor të statistikave financiare të qeverive të vendeve të ndryshme. Objektivat strategjikë Integrimi i sistemeve të informacionit të qeverisjes së përgjithshme; 88

95 Raportimi komprehensiv të pozicionit financiar të Qeverisë nëpërmjet aksesimit direkt (online) të të gjitha njësive të qeverisjes përgjithshme në sistemin informatik financiar të qeverisë (i cili sot aksesohet vetëm nga Thesari); Rritja e nivelit të sigurisë së arsyeshme që ofron sistemi informatik financiar i qeverisë për prodhimin e të dhënave të krahasueshme, të besueshme, transparente dhe objektive për mirëqeverisjen qendrore dhe lokale; Përmirësimi i niveleve të regjistrimit për të pasqyruar të gjitha fazat e mbledhjes së të ardhurave të qeverisjes së përgjithshme. Aktivitetet zbatuese Zgjerimi i sistemit informatik të qeverisë për regjistrimin e transaksioneve të ekzekutimit të buxhetit për të bërë të mundur aksesimin direkt të të gjitha njësive të qeverisjes së përgjithshme (nëpërmjet implementimit të projektit SETS të Agjencisë Austriake të Zhvillimit; Centralizimi i arkëtimit të të ardhurave të qeverisjes së përgjithshme direkt në llogarinë e unifikuar të Thesarit në Bankën e Shqipërisë; Përmirësimi i procedurave të kontrollit ex ante/ex post (parandaluese dhe zbuluese) nëpërmjet implementimit të kërkesave të standardeve ndërkombëtare për kontrollin e brendshëm; Trajnim teknik të përdoruesve të sistemit financiar informatik të qeverisë. Rezultatet e pritshme Baza e përmirësuar dhe e kompletuar e të dhënave fiskale e detajuar sipas klasifikimit ekonomik, funksional dhe institucional për ofrimin e raporteve sipas standardeve të përcaktuara në modulin Moduli Statistikat mbi deficitin dhe borxhin publik a) Statistikat mbi Deficitin Publik Ministria e Financave përgatit pasqyrën e përgjithshme të deficitit qeveritar. Pasqyrat përfshijnë konsolidimin e përgjithshëm qeveritar. Metodologjia e përdorur është e njëjtë me metodologjinë referuar në modulin e mësipërm. Të dhënat e defiçitit raportohen dhe publikohen siç përshkruhen më modulet e mësipërm. b) Statistikat e Borxhit Lidhur me statistikat e borxhit publik të Republikës së Shqipërisë, dy janë institucionet përgjegjëse: Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave. 89

96 Përshkrimi i situatës aktuale Banka e Shqipërisë është përgjegjëse për përpilimin e statistikave të borxhit të jashtëm të vendit. Të dhënat për përpilimin e borxhit të jashtëm përpunohen në përputhje me standardet ndërkombëtare, të përshkruara në Manuali i statistikave të bilancit të pagesave, edicioni i pestë (FMN, 1993) dhe në Statistikat e borxhit të jashtëm: Udhëzues për Përpiluesit e Përdoruesit (FMN, 2003), duke siguruar pajtueshmëri dhe konsistencë midis statistikave të borxhit të jashtëm dhe atyre të bilancit të pagesave dhe pozicionit ndërkombëtar të investimeve. Stoku i detyrimeve regjistrohet në vlerë nominale dhe jo në vlerë tregu dhe borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë raportohet në lekë. Për stokun e detyrimeve në monedha të tjera, konvertimi në lekë bëhet me kursin zyrtar të këmbimit të datës së fundit të periudhës së raportimit. Efekti i ndryshimit të kurseve të këmbimit përfshihet në vlerësimin e stokut të detyrimeve. Klasifikimi kryesor i të dhënave të borxhit të jashtëm bruto bëhet sipas sektorëve institucionalë. Përbërësit e kësaj strukture janë Qeveria e Përgjithshme, Autoriteti Monetar, Bankat dhe Sektorë të tjerë. Qeveria e Përgjithshme përfshin qeverinë e përgjithshme qendrore dhe atë lokale. Burim i të dhënave për huatë e këtij sektori është Drejtoria e Përgjithshme e Borxhit në Ministrinë e Financave. Publikimi i borxhit të jashtëm bruto të Shqipërisë bëhet rregullisht mbi baza tremujore në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, sipas Modulit të SDDS. Shqipëria është anëtare e Projektit të GDDS së që prej vitit Metadatat (të dhënat e detajuara) e statistikave të prodhuara në Shqipëri janë botuar ne Bordin e Buletinit të Standardeve të Shpërndarjes të FMN së (DSBB). Që prej vitit 2006 Banka e Shqipërisë po koordinon punën midis të njëjtëve institucione për anëtarësimin në SDDS. Të dhënat e borxhit të jashtëm dërgohen rregullisht në frekuencë tremujore në bazën e të dhënave të Bankës Botërore Statistika Tremujore të Borxhit të Jashtëm (Quarterly External Debt Statistics database QEDS). Ministria e Financave është përgjegjëse për regjistrimin dhe raportimin e të dhënave për borxhin e brendshëm dhe borxhin e jashtëm të Qeverisë së përgjithshme. Të dhënat e borxhit regjistrohen mbi baza ditore dhe publikohen rregullisht në baza tremujore në faqen e internetit të Ministrisë së Financave ( Stoku i borxhit të brendshëm regjistrohet në vlerë nominale. Stoku i borxhit të brendshëm të emetuar në një monedhë të ndryshme nga monedha kombëtare, konvertohet në lekë me kursin e këmbimit të datës së fundit të periudhës së raportimit. Krahas borxhit të brendshëm, Ministria e Financave regjistron dhe publikon edhe borxhin e jashtëm të Qeverisë Qendrore (ku përfshihet edhe borxhi i garantuar), si edhe borxhin e pushtetit lokal. 90

97 Regjistrimi i borxhit të jashtëm (të hyrat e borxhit dhe pagesat e tij) të Qeverisë Qendrore bëhet mbi baza ditore, ndërsa publikimi i tij në faqen e internetit të Ministrisë së Financave bëhet rregullisht mbi baza tremujore. Regjistrimi i borxhit të jashtëm bëhet në monedhën origjinale. Raportimi i stokut të borxhit të jashtëm në një moment të dhënë, bëhet në EUR dhe në lekë duke përdorur me kursin zyrtar të këmbimit të datës së fundit të periudhës së raportimit. Borxhi i brendshëm dhe i jashtëm klasifikohet sipas maturimit, sipas rezidencës së kreditorëve dhe monedhës. Huamarrja e qeverisë lokale ka filluar në vitin Ky borxh është pjesë e raportimit të borxhit publik dhe raportohet çdo tre muaj. Të dhënat e borxhit të jashtëm raportohen rregullisht nga Ministria e Financave në Bankën Botërore. Që në Tetor 2010 Ministria e Financave është pjesë e iniciativës së Bankës Botërore / FMN për Raportimin e Borxhit të Sektorit Publik. Objektivat strategjikë Banka e Shqipërisë: Për të ardhmen mbetet prioritare zgjerimi i informacionit mbi huamarrjen private afatgjatë dhe marrëdhënieve të borxhit mes kompanive në një lidhje investimi të huaj direkt, si dhe përmirësimi i infrastrukturës në mbledhjen dhe përpunimin e borxhit të jashtëm bruto. Ministria e Financave: Në drejtim të përmirësimit të punës në të ardhmen, synon përdorimin e një programi të unifikuar të të dhënave të borxhit (bazë të dhënash), që të përfshijë borxhin e jashtëm dhe borxhin e brendshëm, pasi aktualisht të dhënat mbahen në dy programe të ndryshme. Aktivitetet zbatuese Marrja e asistencës teknike dhe organizimi i trajnimeve për të kaluar në raportimin e të dhënave të borxhit sipas standardeve të BE së. Rezultatet e pritshme Raportimi i të dhënave të borxhit sipas standardeve të BE së. Tema 2.06 Statistikat e Çmimeve të Konsumit dhe Matja e fuqisë Blerëse Përshkrimi Fushat e aktiviteteve të mbuluara në këtë temë janë: 91

98 Prodhimi dhe zhvillimi i Indeksit të Çmimeve të Konsumit (dhe HICP) Prodhimi dhe zhvillimi i Matjes së Fuqisë Blerëse INSTAT i nuk llogarit Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit dhe mat ndryshimin e kostos së jetesës nëpërmjet Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK). IÇK mat ndryshimin e çmimeve të konsumit të një shporte fikse mallrash e shërbimesh në periudhën korente, krahasuar me një periudhe tjetër e konsideruar si periudha bazë. Periudha bazë e indeksit është muaji Dhjetor Indeksi i Çmimeve të Konsumit përdoret si: Matës zyrtar i inflacionit në Shqipëri; Deflator vlerash për sektorin e Llogarive Kombëtare; Deflator për llogaritjen e indekseve të volumit; Variabël për analizat makro ekonomike; Deflator për indeksimin e pagave, pensioneve dhe të ardhurave kur është e nevojshme; Për hartimin e politikave monetare për Bankën e Shqipërisë. Barazia e Fuqisë Blerëse (PPP) është një projekt i organizuar dhe financuar nga Eurostat i në kuadrin e Programit Evropian të Krahasimit. Projekti i PPP së bazohet në Rregulloren 1445/2007 të Parlamentit Evropian dhe ligjit të muajit Dhjetor 2007 (Rregullorja e PPP së). Zyrat Kombëtare të Statistikave të vendeve pjesëmarrëse në Projekt janë përgjegjëse për kryerjen e vrojtimeve statistikore të çdo cikli tre vjeçar të projektit, si dhe për sigurimin e të dhënave shtesë sipas afateve të përcaktuara nga Eurostat i. Treguesit specifikë, si koefiçienti i korrektimit dhe përqindja e kontributeve për pensione për stafin e BE së, nuk janë të detyrueshëm të prodhohen nga vendi ynë, sa kohë nuk është anëtar i BE së. Prioritetet Ndër prioritetet kryesore që do merren parasysh për zhvillimin e statistikave të kësaj kategorie, veçohen: Implementimi i programit të ri informatik për llogaritjen e IÇK së duke përdorur aplikimin SQL; Rinovimi i shportës së mallrave dhe peshave të tyre si dhe rinovimi i njësive tregtare mbi baza vjetore; 92

99 Kryerja në kohë dhe me cilësi i të gjitha fazave të punës të vrojtimeve të çmimeve të konsumit të planifikuara nga Eurostat i, bazuar në Rregulloren e PPP së; Plotësimi në kohë i të gjithë të dhënave shtesë të kërkuara për llogaritjet e treguesve të PPP së. Moduli Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT aktualisht llogarit IÇK në, që është një nga treguesit më të rëndësishëm me të cilin matet tendenca e çmimeve të konsumit në tregun vendas. Indeksi mujor i çmimeve të konsumit ka filluar të llogaritet që në vitin Burimi kryesor për llogaritjen e peshave të IÇK së janë shpenzimet e familjeve shqiptare të përftuara nga Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF) të kryer nga INSTAT. IÇK llogaritet me formulën e Laspeyr it duke përdorur mesataren gjeometrike për llogaritjen e çmimit relativ për çdo produkt. Shporta e produkteve të zgjedhura për llogaritjen e indeksit përmban rreth 272 produkte dhe shërbime. Produktet dhe shërbimet e zgjedhura për llogaritjen e indeksit përbëhen nga produktet dhe shërbimet të cilat zënë pjesën më të madhe të konsumit personal të familjeve. Çmimet mblidhen vetëm në 11 qytete nga Zyrat rajonale të statistikave që janë përgjegjëse për mbledhjen e çmimeve. Çmimet mblidhen nga data e çdo muaji, në 6 8 ose 10 dyqane për çdo produkt. Çdo muaj, afërsisht, mblidhen rreth 18,000 çmime individuale, në rreth 500 dyqane të zgjedhura për këtë qëllim. Çmimet e mbledhura hidhen në një format Excel nga personi përgjegjës i zyrës rajonale të statistikës në rreth, të cilët llogarisin edhe çmimin relativ për çdo produkt (mesatarja gjeometrike) dhe dërgojnë informacionin në INSTAT brenda datës 30 të çdo muaji. Shporta e mallrave dhe ponderacionet janë azhornuar sa herë INSTAT ka realizuar Anketën e Buxhetit të Familjeve. Për herë të fundit rinovimi i shportës u krye në vitin 2008 dhe, nga muaji Janar 2008, indeksi llogaritet duke konsideruar muajin Dhjetor 2007 si periudhë bazë. Objektivat Strategjikë Prodhimi në kohë e me cilësi i treguesve ekzistues të çmimeve të konsumit në përputhje të plotë me metodologjinë e Eurostat it. 93

100 Përmirësimi i vazhdueshëm metodologjik, mbështetur në manualet dhe rregulloret që Eurostat përditëson për këtë fushë statistikore. Përdorimi i teknikave të avancuara të grumbullimit dhe editimit të të dhënave të cilat çojnë në rritjen e cilësisë së informacionit. Aktivitetet zbatuese Prodhimi mujor i indeksit bazuar në klasifikimin e shpenzimeve COICOP sipas nivelit të detajimit që përdor Eurostat i; Implementimi i një programi të ri për llogaritjen e indeksit, duke përdorur aplikimin SQL. Implementimi i këtij programi do të shoqërohet edhe me përmirësime metodologjike të llogaritjes. Rinovimi i shportës së produkteve, peshave të tyre si dhe rinovimi i njësive tregtare në bazë vjetore. Rezultatet e pritshme Llogaritja e Indeksit mujor të Çmimeve të Konsumit të përputhshëm me kërkesat e EU së sipas hierarkisë së mëposhtme: o Indeksi Total; o Indeksi sipas grupeve kryesore; o Indeksi sipas grup mallrave; o Indeksi në nivel të detajuar sipas artikujve. Burimi i Informacionit Burimi i të dhënave statistikore për përllogaritjen e ICK së janë njësitë e tregtimit me pakicë të artikujve të konsumit. Aktivitetet statistikore Llogaritja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit nga vrojtimi statistikor Moduli Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (HIÇP) Përshkrimi i situatës aktuale HIÇP është treguesi bazë për matjen e inflacionit në vendet e Eurozonës. Aktualisht, Instituti i Statistikave të Shqipërisë nuk llogarit Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, por mat ndryshimin e kostos së jetesës nëpërmjet llogaritjes së Indeksit të Çmimeve të Konsumit. 94

101 Objektivi Strategjik Llogaritja e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit deri në fund të vitit Aktivitetet zbatuese Përcaktimi i shportës së mallrave që do të përdoret për llogaritjen e HIÇP së; Llogaritja e peshave të produkteve të shportës sipas konceptit të HIÇP së; Ndërtimi i programit informatik për llogaritjen e indeksit nëpërmjet ndërtimit të një moduli të veçantë në programin e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Rezultatet e pritshme HIÇP i llogaritur në përputhje të plotë me kërkesat e EU sipas hierarkisë së mëposhtme: o Indeksi Total; o Indeksi sipas grupeve kryesore; o Indeksi sipas grup mallrave; o Indeksi në nivel të detajuar sipas artikujve. Burimi i Informacionit Si burim të dhënash statistikore do të shërbejnë çmimet e konsumit që përdoren për llogaritjen e Indeksit të Çmimeve të Konsumit si dhe disa të dhëna shtesë nëse është e nevojshme. Aktivitetet statistikore Llogaritja e IHÇK nga vrojtimi statistikor Moduli Matja e Fuqisë Blerëse (PPP) Përshkrimi i situatës aktuale Republika e Shqipërisë është përfshirë në Projektin Pilot të Programit Evropian të Krahasimit për PPP në që në vitin 2003, nën drejtimin e Statistikës së Sllovenisë. INSTAT i është përgjegjës për kryerjen e gjashtë vrojtimeve të çmimeve të konsumit dhe dy vrojtimeve të tjera të makinerive e pajisjeve dhe çmimeve të ndërtimit, brenda një cikli tre vjeçar. INSTAT i, gjithashtu, është përgjegjës për të siguruar një herë në vit për Eurostat in disa të dhëna të tjera shtesë për nevojat e projektit (Pariteti i Fuqisë Blerëse) që përdoren për krahasimin e volumit të PBB së ndërmjet vendeve. 95

102 INSTAT i përgatit dhe dërgon në Eurostat një raport pune për çdo vrojtim çmimesh si dhe një raport të përgjithshëm pas përfundimit të një kontrate një vjeçare. Të gjitha të dhënat e vrojtimit, raportet e punës si dhe informacionet e tjera shtesë dërgohen në Eurostat duke përdorur E Damis. Hapat e punës dhe afatet respektive janë përcaktuar nga Eurostat. Aktualisht, INSTAT i, bazuar në Contract. ref. at. ICON INSTITUTE Public Sector PPP SerCon Albania i, është duke realizuar aktivitetet e vrojtimit të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të ciklit të Programit Evropian të Krahasimit për vitin Çmimet e produkteve dhe shërbimeve po mblidhen vazhdimisht në harmonizim të plotë me listën e produkteve dhe specifikimeve të caktuara nga programi. Gjithashtu, është duke përgatitur PPP Inventory (kapitullin 1 dhe 2.1). Inventory është një raport ku përshkruhet në mënyrë të detajuar shpjegimi, burimet dhe metodat e përdorura në realizimin e projektit të PPP së. Ky raport duhet të dorëzohet në Eurostat në fund të muajit Janar të çdo viti. Objektivat Strategjikë Për matjen e PPP së, INSTAT i do të vazhdojë realizimin e aktiviteteve të vrojtimit të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të ciklit të Programit Evropian të Krahasimit për vitin Çmimet e produkteve dhe shërbimeve do të mblidhen vazhdimisht në harmonizim të plotë me listën e produkteve dhe specifikimeve të përcaktuara në Program. Gjithashtu, INSTAT do të ndjekë të gjitha hapat e punës dhe afatet respektive të përcaktuara nga Eurostat për dërgimin e të dhënave sipas afateve të paracaktuara. Kryerja në kohë e me cilësi e të gjitha vrojtimeve të çmimeve dhe mbledhja e dërgimi i të dhënave shtesë sipas afateve të paracaktuara nga Eurostat, është objektivi kryesor që INSTAT duhet të përmbushë gjatë zbatimit të këtij Programi. Aktivitetet zbatuese Vazhdimi i punës në përputhje me metodologjinë e Eurostat it, 2012; Mbledhja e çmimeve të konsumit, çmimeve të preventivave të ndërtimit dhe çmimeve për makineri e pajisje, sipas programit të miratuar nga Eurostat i; Plotësimi i gjithë të dhënave shtesë për llogari të matjes së fuqisë blerëse, të kërkuar nga Eurostat i. Rezultatet e pritshme Eurostat i llogarit barazinë e fuqisë blerëse të parasë dhe treguesin e PBB së për frymë të popullsisë në PPP, bazuar në të dhënat e vrojtimeve të çmimeve te konsumit, materialeve të ndërtimit dhe çmimeve për makineri e pajisje si dhe në të dhëna shtesë të dërguara nga Institutet e Statistikave pjesëmarrëse në projekt. 96

103 Burimi i informacionit Si burim të dhënash statistikore do të shërbejnë njësitë e tregtimit me pakicë të artikujve të ndryshëm të konsumit, ndërmarrjet e ndërtimit dhe distributorët e ndryshëm të makinerive dhe pajisjeve. Aktivitetet statistikore Matja e Fuqisë Blerëse nga vrojtimi statistikor Moduli Shitjet e ndërmarrjeve që paguajnë Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH) Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT grumbullon çdo muaj në mënyrë elektronike të dhënat mbi shitjet që realizojnë subjektet që i nënshtrohen regjimit të taksave mbi vlerën e shtuar (subjektet që realizojnë gjatë vitit një shifër afarizmi mbi 5 milionë lek). Grumbullimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave ka filluar që nga viti 2001 e në vazhdim. Shitjet mbahen me kodin e aktivitetit në nivel 4 shifror dhe mbi këtë bazë bëhet përllogaritja e shitjeve në nivel dege. Kodi i aktivitetit që merret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përditësohet me kodin e aktivitetit të Regjistrit Statistikor të rezultuar nga viti i mëparshëm. Shitjet përllogariten dhe në nivel rrethi. Objektivat Strategjikë Prioritet në statistikat e shitjeve në periudhën do të vazhdojë të jetë grumbullimi dhe përpunimi në kohë dhe me cilësi i të dhënave dhe shpërndarja e tyre në kohë tek përdoruesit, në mënyrë që të prodhohen statistika të rregullta mujore, tremujore dhe vjetore dhe indekset e vlerës. Një tjetër prioritet kryesor mbetet forcimi i bashkëpunimit të INSTAT it me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në mënyrë që të sigurohet prodhimi i statistikave koherente dhe cilësore. Aktivitetet zbatuese Marrja e skedarit të TVSH së nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoritë e Tatimeve në rrethe; Përpunimi i të dhënave të skedarit sipas aktiviteteve ekonomike; 97

104 Përdorimi i këtyre të dhënave në varësi të kërkesave të sektorëve të tjerë të INSTAT it (si sektori i Llogarive Kombëtare, sektori i Statistikave afatshkurtra, Sektori i regjistrave etj) për periudhën në vazhdim. Rezultatet e pritshme Prodhimi i treguesit të shitjeve në vlerë absolute sipas aktivitetit ekonomik dhe në nivel rrethi e prefekture. Burimi i Informacionit Burimi i informacionit do të jetë të dhënat administrative të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Aktivitetet statistikore Skedari i Taksës së Vlerës së Shtuar (TVSH) nga burimi administrativ Tema 2.07 Tregtia e mallrave Përshkrimi Statistikat e tregtisë se jashtme të mallrave përfshijnë të dhëna mbi tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës. Informacioni statistikor është i një rëndësie thelbësore për ekonominë shqiptare dhe politikat ekonomike, si dhe për analizën e zhvillimeve të tregut të mallrave individuale. Statistikat përmbajnë të dhëna të cilat ndahen sipas vendeve partnere, grupvendeve, kapitujve dhe seksioneve të Nomenklaturës së Kombinuar dhe seksioneve të Klasifikimit Ndërkombëtar Standard i Tregtisë (SITC). Zhvillimi i punës përqendrohet në vënien në dispozicion të përdoruesve të statistikave të harmonizuara të cilat plotësojnë kërkesat në aspektin e cilësisë, afateve kohore dhe që janë të rëndësishme për t iu përshtatur nevojave te përdoruesve. Konceptet dhe metodat janë përshtatur për të integruar statistikat e tregtisë së jashtme të mallrave në nivel ndërkombëtar. Të dhënat janë mbledhur, përpunuar dhe shpërndahen në bazë të Ligjit Doganor dhe Ligjit Statistikor të Shqipërisë, si dhe bazuar në metodologjitë e ditëve te sotme. Prioritetet Prioritetet në statistikat e tregtisë se mallrave janë mbledhja e rregullt dhe cilësore dhe shpërndarja e të dhënave te tregtisë së mallrave, në mënyrë që të 98

105 prodhojnë statistika të rregullta mujore, tremujore dhe vjetore, si dhe Indekset e Vlerës Njësi për baza tremujore për eksport importet. Përpjekjet do të vazhdojnë për të siguruar që afatet e transmetimit të të dhënave mujore, të grupuara dhe të detajuara nga Shqipëria në Eurostat, të jenë përmbushur plotësisht. Një tjetër prioritet kryesor mbetet forcimi i bashkëpunimit të INSTAT it me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në mënyrë që të sigurojë prodhimin e statistikave koherente dhe cilësore. Aktivitetet e bashkëpunimit (shkëmbimit të përvojave nëpërmjet takimeve, seminareve etj) me vendet e tjera do të vazhdojë në kuadër të programeve të bashkëpunimit statistikor. Prioritet tjetër është dhe transferimi nga SITC, Rev.3, në SITC, Rev.4 dhe përpilimin e statistikave të tregtisë së jashtme me këtë klasifikim, të detajuara dhe të agreguara mujore të eksportit e importit në Eurostat. Prioritetet janë llogaritja e saktë dhe në mënyrë të vazhdueshme e Indekseve të Vlerë Njësi sipas 21 seksioneve të Sistemit të Harmonizuar të mallrave dhe kodeve (HS). Një tjetër prioritet kryesor është llogaritja e Indekseve të Vlerë Njësi sipas nomenklaturave të tjera të përdorura nga Drejtoria e Llogarive kombëtare, si p.sh. CPA, NACE, etj. Një tjetër prioritet kryesor mbetet forcimi i bashkëpunimit me Drejtorinë e Llogarive kombëtare si një nga sektorët kryesorë që përdorin këto indekse. Moduli Tregtia e mallrave Prodhimi i të dhënave Përshkrimi i situatës aktuale Statistikat e tregtisë së mallrave kanë qëllim të japin të dhëna mbi tregtinë e mallrave, eksport importin e mallrave në Shqipëri. Për këtë qëllim statistikat e tregtisë së mallrave llogarisin treguesit e eksportit (FOB) dhe importit (CIF) në total si dhe disa tregues të tjerë më të detajuar, si p.sh. eksport importi sipas vendeve, grupvendeve, grupmallrave, etj. INSTAT i përpilon statistikat e tregtisë së jashtme sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara të përshkruara në Manualin Konceptet dhe Definicionet e Statistikave të Tregtisë së Jashtme, publikuar në vitin 1998, në te cilin mbështetet edhe metodologjia e Eurostat it. Burimi i sigurimit të të dhënave statistikore të tregtisë së jashtme të mallrave është Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (burim administrativ). Të dhënat grumbullohen nëpërmjet dokumentit administrativ të vetëm (deklarata doganore), i cili është sipas standardeve të BE së. 99

106 Të dhënat e tregtisë se jashtme të mallrave përpunohen duke u mbështetur në principet e sistemit të tregtisë speciale. Nomenklaturat e përdorura për llogaritjen e statistikave të tregtisë së mallrave janë: Sistemi i Harmonizuar i mallrave dhe kodeve (HS) Nomenklatura e Kombinuar e Mallrave (CN), Klasifikimi Standard i Tregtisë Ndërkombëtare SITC, rev.3, Klasifikimi i vendeve dhe territoreve ISO 3166 alpha 2code Nomenklatura të tjera që përdoren për nevoja te brendshme të INSTAT it, si p.sh. Klasifikimi i Produkteve (CPA) dhe i Aktiviteteve (NACE) për nevojat e drejtorisë së llogarive kombëtare dhe statistikave të biznesit. Të dhënat përpunohen në bazë mujore duke u mbështetur në kontrollet që aplikohen ne DPD, e cila përdor sistemin Asycuda World, që lejon një sërë kontrollesh cilësore për të dhënat, si edhe disa kontrolle vizuale nga ana e INSTATit. Statistikat e përftuara publikohen në bazë mujore, tremujore dhe vjetore (publikime të veçanta dhe specifike për tregtinë e jashtme të mallrave dhe publikime të tjera të INSTAT it) si edhe në faqen elektronike Të dhënat mujore të detajuara të eksport importit dërgohen në Eurostat në bazë të formatit të përcaktuar në dokumentin Doc. Coop 400 Rev 1.2 që nga viti Këto të dhëna tani dërgohen nëpërmjet aplikacionit E Damis. Objektivi strategjik Në periudhën , objektivat strategjikë për këtë fushë do të jenë: Publikimi nga INSTAT i statistikave të tregtisë së mallrave të cilat kanë për qëllim të japin informacion të përgjithshëm dhe të detajuar mbi tregtinë e mallrave, eksport importin e mallrave me vendet e tjera të botës; Përmirësimi i mënyrës së marrjes së informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në periudha mujore. Aktivitetet zbatuese Treguesit ekzistues do të vazhdojnë të publikohen në vazhdimësi gjatë periudhës Gjithashtu, do të vazhdojë forcimi i marrëdhënieve me institucionet e tjera për përmirësimin e vazhdueshëm të statistikave të tregtisë së mallrave. Aktivitete të tjera janë: 100

107 Instalimi i sistemit Eurotrace, gjatë 2012; Testim i programit, ; Përdorimi i programit Eurotrace për përpunimin e të dhënave të importeksportit, Rezultatet e pritshme Prodhimi i statistikave të tregtisë së jashtme në periudha mujore, tremujore, vjetore; Publikimi në kohë dhe me cilësi sipas kalendarit të publikimeve; Burimi i Informacionit Burimi statistikor për prodhimin e treguesve të kësaj fushe do të jetë ai i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Aktivitetet statistikore Prodhimi të dhënave të tregtisë së mallrave nga burimi administrativ Moduli Indekset e Vlerës Njësi Përshkrimi i situatës aktuale Indekset e Vlerës Njësi tregojnë ndryshimet në çmimet mesatare të importeve dhe eksporteve të agreguara duke supozuar që sasitë e importuara ose të eksportuara mbeten të pa ndryshuara. Pra, këto indekse masin çmimet mesatare të importit dhe eksportit pa marrë parasysh ndryshimet në sasitë e mallrave të tregtuara edhe pse shpesh quhen si indekse çmimesh, në fakt janë indekse të çmimeve mesatare ndërmjet disa mallrave. Burimi i të dhënave statistikore për llogaritjen e Indekseve të Vlerë/Njësi është skedari i të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (burim administrativ). Të dhënat grumbullohen nëpërmjet Dokumentit Administrativ të Vetëm (deklarata doganore), i cili është sipas standardeve të BE së. Nomenklaturat e përdorura për llogaritjen e Indekseve të Vlerë Njësi janë: 21 seksionet e Sistemit të Harmonizuar të mallrave dhe kodeve (HS); Nomenklatura të tjera që përdoren për nevoja te brendshme të INSTAT it, si p.sh. Klasifikimi i Produkteve (CPA)dhe i Aktiviteteve (NACE) për nevojat e llogarive kombëtare dhe statistikave të biznesit. Indekset e Vlerës Njësi llogariten dhe publikohen në baza tremujore dhe vjetore. 101

108 Objektivi strategjik Në periudhën , objektiv strategjik për këtë fushë do të jetë publikimi nga INSTAT i Indekseve të Vlerë Njësi tremujore dhe vjetore sipas 21 seksioneve të Sistemit të Harmonizuar të mallrave dhe kodeve (HS). Aktivitetet zbatuese Treguesit ekzistues do të vazhdojnë të publikohen në vazhdimësi gjatë periudhës Gjithashtu, do të vazhdojë forcimi i marrëdhënieve me sektorin e llogarive kombëtare për përmirësimin dhe llogaritjen e këtyre indekseve sipas kërkesave të këtij sektori. Rezultatet e pritshme Llogaritja e Indekseve të Vlerës Njësi në periudha tremujore, vjetore; Publikimi në kohë dhe me cilësi sipas kalendarit të publikimeve; Burimi i Informacionit Burimi statistikor për prodhimin e treguesve të kësaj fushe do të jetë informacioni i marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Aktivitetet statistikore Llogaritja e Indekseve të Vlerës Njësi nga burimi administrativ Tema 2.08 Statistikat e bilancit të pagesave dhe tregtia ndërkombëtare e shërbimeve Objektivat dhe produktet e Bankës së Shqipërisë si agjenci statistikore parashikohen në planet vjetore të punës, në strategjitë afatmesme (3 vjeçare) të Bankës së Shqipërisë dhe në Programin Afatmesëm të Statistikave Zyrtare. Marrëdhëniet midis Bankës së Shqipërisë dhe agjencive të tjera statistikore për dhënien dhe marrjen e të dhënave të përpunuara, parashikohen në Programin Afatmesëm të Statistikave Zyrtare. Në temën 2.08, sipas përshkrimit në Statistical Compendium 2010 janë të përfshira këto blloqe statistikore: 1. Tregtia ndërkombëtare e shërbimeve; 2. Investimet direkte të huaja (fluks dhe stok); 102

109 3. Statistikat e FATS (Foreign Affiliates Trade Statistics); 4. Bilanci i pagesave (për BE, për vendet kandidate); 5. Bilanci i pagesave për institucionet Evropiane; Banka e Shqipërisë është insitucioni përgjegjës që prodhon dhe publikon statistikat e sektorit të jashtëm, ku përfshihen: (a) statistikat e bilancit të pagesave, (b) statistikat e tregtisë ndërkombëtare të shërbimeve, (c) statistikat e investimeve të huaja (fluks dhe stok), dhe d) statistikat e borxhit të jashtëm. Statistikat e sektorit të jashtëm prodhohen në bazë të manualeve metodologjikë të FMN së ( BPM dhe EDS 2003) dhe OECD (BD3). Në përgatitjen e statistikave të sektorit të jashtëm, Banka e Shqipërisë punon në vazhdimësi në dy drejtime themelore: (a) përmirësimin dhe përafrimin e metodologjive përkatëse me normat dhe standardet ndërkombëtare dhe (b) zgjerimin dhe përmirësimin e bazës së informacionit statistikor në drejtim të shtimit te numrit të treguesve, nivelit të disagregimit, kohëvonesës së publikimit dhe periodicitetit. Statistikat e sektorit të jashtëm publikohen me frekuencë tremujore në respekt të afateve kohore të kalendarit zyrtar të statistikave të Bankës së Shqipërisë. Formatet e publikimit të tyre janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe statistikat janë të disponueshme për përdoruesit, në faqen e web it të Bankës së Shqipërisë si dhe publikime në letër apo CD. Rritja e transparencës në komunikimin dhe shpërndarjen e të dhënave në drejtim të detajimit të treguesve ekzistues, shtimit të treguesve të rinj dhe përmirësimit të afateve të publikimit është një objektiv i vazhdueshëm i Bankës së Shqipërisë. Deri në fund të vitit 2011 Banka e Shqipërisë ka plotësuar të gjitha kërkesat e SDDS it për statistikat e sektorit të jashtëm, në drejtim të mbulimit, periodicitetit dhe kohëvonesës me përjashtim të kohëvonesës së statistikave të pozicionit të investimeve ndërkombëtare. Asistenca teknike e përfituar deri në fund të vitit 2011 është ofruar kryesisht nga FMN, ndërsa trainimi i burimeve njerëzore është realizuar nëpërmjet pjesëmarrjes në aktivitete trainuese nga FMN, BQE, Eurostat dhe banka të tjera qendrore. Moduli Bilanci i pagesave Përshkrimi i situatës aktuale Statistikat e bilancit të pagesave prodhohen në bazë të manualeve metodologjikë të FMN së (BPM5 1993) dhe OECD ( BD3 ). Në përgatitjen e këtyre statistikave, Banka e Shqipërisë mbledh informacion nëpërmjet raportimit direkt 103

110 nga institucionet financiare; raportimit direkt nga burime administrative si: METE, MF, DPD, AMF, MB, QKR, si edhe vrojtimeve të realizuara me kompani private dhe individë. Për vrojtimet statistikore, çdo vit Banka e Shqipërisë nënshkruan një kontratë me INSTAT in, i cili realizon kundrejt pagesës intervistimin në terren të ndërmarrjeve dhe individëve ose familjeve. Të dhënat e grumbulluara nga burimet e mësipërme raportohen pjesërisht me frekuencë mujore dhe në pjesën më të madhe me frekuence tremujore duke mundësuar përgatitjen dhe publikimin e statistikave të bilancit të pagesave me frekuencë tremujore, me një kohëvonesë prej 70 ditësh. Sfida afatshkurtër në drejtim të statistikave të bilancit të pagesave lidhet me përmirësimin cilësor të statistikave të investimeve të huaja direkte, investimeve të portofolit dhe shërbimeve të udhëtimit. Në horizontin afatmesëm sfida për statistikat e bilancit të pagesave dhe shërbimeve ndërkombëtare është plotësimi i kërkesave të Manualit të Bilancit të Pagesave dhe Pozicionit të Investimeve Ndërkombëtare, Edicioni i gjashtë, FMN 2010 (BPM6), OECD BD4 ( manuali për investimet e huaja edicioni 4) si edhe plotësimi i kërkesave të Eurostat dhe BQE së mbi detajimin e statistikave të bilancit të pagesave sipas shteteve dhe sektorëve ekonomikë. Objektivi strategjik Prodhimi i statistikave të bilancit të pagesave, të krahasueshme, të besueshme, objektive dhe të sakta, që nevojiten për të mbështetur analizat dhe vendimmarrjen në Bankën e Shqipërisë, në raport me objektivat strategjikë të vendit në fushën e ekonomisë dhe financave. Aktivitete zbatuese Përgatitja e Programit Afatmesëm të Statistikave Zyrtare, për prodhimin e statistikave të sektorit të jashtëm, (statistikat e bilancit të pagesave, të pozicionit të investimeve ndërkombëtare dhe të borxhit të jashtëm) Përmirësimi i legjislacionit mbi raportimin për nevoja statistikore, përfshirë këtu përshtatjen e manualeve metodologjike ndërkombëtare si dhe format e raportimit të të dhënave për nevoja statistikore. Shtim (rritje) të numrit të vrojtime statistikore tremujore dhe vjetore. Përforcimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknologjike nëpërmjet investimit në trajnime dhe në programe bashkëkohore për menaxhimin e të dhënave statistikore. Forcimi i bashkëpunimit midis agjencive statistikore dhe përdoruesve të statistikave zyrtare nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale të bashkëpunimit, aktiviteteve dhe projekteve të fokusuara në sektorë të veçantë të statistikave. 104

111 Rezultate të pritshme Program kombëtar statistikor për statistikat zyrtare, pjesë e të cilit do të jenë statistikat e bilancit të pagesave, të pozicionit të investimeve ndërkombëtare dhe të borxhit të jashtëm. Manuale metodike ndërkombëtare të përshtatura në shqip. Tregues statistikorë të bilancit të pagesave të shtuar në numër dhe të detajuar, sipas standardeve ndërkombëtare (BPM6 dhe Vademecum 2011). Moduli Investimet e huaja direkte (fluks dhe stok) Përshkrimi i situatës aktuale Statistikat e investimeve të huaja janë pjesë integrale e statistikave të bilancit të pagesave. Ato përfshijnë vlera të realizuara nga transaksionet e krijimit, mbajtjes, zgjerimit ose reduktimit të kapitalit të të gjithë operatorëve ekonomike në ekonominë e vendit, kur përqindja e pronësisë të kapitalit të huaj është 10 përqind ose më shumë. Në përgatitjen e statistikave të investimeve të huaja, Banka e Shqipërisë zbaton kërkesat dhe standardet e manualeve metodologjikë të FMN së (BPM5 1993) dhe OECD (BD3). Detajimi dhe klasifikimi i statistikave për investimet e huaja, është konform formës standarde të bilancit të pagesave, paraqitur në manualin e BPM5 të FMN dhe përfshin detajimin e tyre në: (a) investime kapitale (b) investime të fitimit të riinvestuar dhe (c) investime të tjera. Të dhënat elementare për kompilimin e statistikave të investimeve të huaja, sigurohen nga raportimet mujore të sistemit bankar, nga bilancet mujore dhe tremujore të institucioneve financiare (banka dhe jobanka), nga raportimet direkte të disa prej kompanive me kapital të huaj,nga institucione të tjera administrative, si METE dhe MF si dhe nga vrojtimi vjetor statistikor për investimet e huaja. Statistikat e investimeve të huaja (flukset) përgatiten dhe publikohen me frekuencë tremujore, njëkohësisht me statistikat e bilancit të pagesave, me një kohëvonesë prej 70 ditësh. Sfida afatshkurtër për statistikat e investimeve të huaja, është zgjerimi i fushës së mbulimit të sektorit privat dhe përfshirjen e tij në raportimet direkte të transaksioneve tremujore. Sfida afatmesme është, plotësimi i kërkesave të BPM6, Eurostat (Vademecum) dhe BQE për statistika të investimeve të huaja të detajuara sipas shteteve dhe aktivitetit ekonomik. Statistikat e stokut të investimeve të huaja janë pjesë e statistikave të pozicionit të investimeve ndërkombëtare (PIN). Në përgatitjen e statistikave te pozicionit te investimeve ndërkombëtare përdoren të gjitha të dhënat nga burimet 105

112 e përshkruara për statistikat e fluksit të investimeve të huaja, por rëndësi prioritare kanë të dhënat e siguruara nga anketa statistikore e kompanive me kapital të huaj. Sfida afatshkurtër për statistikat e pozicionit të investimeve ndërkombëtare, është përshpejtimi i afatit të përgatitjes dhe publikimit të tyre, nga 15 mujor në një afat 12 mujor. Sfida afatmesme për këto statistika është plotësimi i kërkesave të BPM6, Eurostat (Vademecum) dhe BQE për statistika të pozicionit të investimeve të huaja me frekuencë tremujore. Objektivi strategjik Prodhimi i statistikave të investimeve të huaja dhe të pozicionit të investimeve ndërkombëtare, të krahasueshme, të besueshme, objektive dhe të sakta, konform standardeve ndërkombëtare. Aktivitete zbatuese Përmirësimi i legjislacionit për të forcuar dhe zgjeruar numrin e subjekteve raportuese për të dhëna statistikore, Përshtatja e manualeve metodologjike ndërkombëtare si dhe format e raportimit të të dhënave për nevoja statistikore. Forcimi i bashkëpunimit midis agjencive statistikore dhe përdoruesve të statistikave zyrtare nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale të bashkëpunimit, aktiviteteve dhe projekteve të fokusuara në fushën e statistikave për investimet e huaja. Vrojtim tremujor për stokun dhe fluksin hyrës të investimeve të huaja si dhe vrojtim vjetor për fluksin dalës të investimeve të kompanive rezidente. Përforcimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknologjike nëpërmjet investimit në trajnime dhe në programe bashkëkohore për menaxhimin e të dhënave statistikore. Rezultate të pritshme Manuale metodike ndërkombëtare të përshtatura në shqip. Tregues statistikorë të investimeve të huaja dhe të pozicionit të investimeve ndërkombëtare në numër dhe të detajuar, sipas standardeve ndërkombëtare, (BPM6 dhe Vademecum 2011) Moduli: Tregtia ndërkombëtare e shërbimeve Përshkrimi i situatës aktuale 106

113 Statistikat e shërbimeve janë pjesë integrale e statistikave të bilancit të pagesave. Llogaria shërbime mbulon të gjitha shërbimet që rezidentët e një ekonomie u kryejnë për jorezidentëve (kredi) si dhe shërbimet të kryera nga jo rezidentët, për llogari të rezidentëve (debi). Në përgatitjen e statistikave të shërbimeve aplikohen rekomandimet e manualit për bilancin e pagesave ( BPM5 FMN) si dhe rekomandimet e përshkruara në manualin e tregtisë ndërkombëtare të shërbimeve. Aktualisht burimi kryesor i të dhënave për kompilimin e statistikave të shërbimeve janë raportimet mujore të bankave tregtare. Krahas tyre, Banka e Shqipërisë grumbullon të dhëna edhe nga shumë institucione të tjera dhe konkretisht për shërbimet e sigurimit nga AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare), për shërbimet qeveritare nga MF, për shërbimet e udhëtimit nga vrojtimi tremujor i turizmit dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, për shërbimet e transportit, nga vrojtimi i tregtisë së jashtme,etj. Statistikat e shërbimeve përgatiten dhe publikohen me frekuencë tremujore, si pjesë përbërëse e statistikave të bilancit të pagesave. Sfida afatshkurtër për statistikat e shërbimeve është përmirësimi cilësor dhe zgjerimi fushës së mbulimit i të dhënave për shërbimet e udhëtimit. Ndërsa sfida afatmesme për këto statistika është implementimi i rekomandimeve të manualit të BPM6. Objektivi strategjik Prodhimi i statistikave të shërbimeve, të krahasueshme, të besueshme, objektive dhe të sakta, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Aktivitetet zbatuese Përshtatja e manualeve metodologjike ndërkombëtare si dhe format e raportimit të të dhënave për nevoja statistikore. Forcimi i bashkëpunimit midis agjencive statistikore për projekte të fokusuara në fushën e statistikave të shërbimeve të udhëtimit (turizmit). Përforcimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknologjike nëpërmjet investimit në trajnime dhe në programe bashkëkohore për menaxhimin e të dhënave statistikore. Rezultatet e pritshme Manuale metodike ndërkombëtare të përshtatura në shqip. Përmirësime cilësore të treguesve statistikorë të shërbimeve dhe detajim i tyre sipas standardeve ndërkombëtare, ( BPM6 dhe Vademecum 2011). 107

114 Moduli: Statistika të FATS Përshkrimi i situatës aktuale Përgatitja e statistikave ekonomike për kompanitë rezidente me pjesëmarrje të kapitalit të huaj aktualisht përgatiten nga Instituti i Statistikave në kuadër të anketës vjetore strukturore të ndërmarrjeve ekonomike. Në statistikat ekonomike përfshihen, tregues të shitjeve, prodhimit, vlerës së shtuar, punësimit etj. Është e rëndësishme të shënohet se statistikat ekonomike për ndërmarrjet me kapital të huaj nuk publikohen në mënyrë të veçantë por janë të përfshira në vlerat e treguesve ekonomike që publikon INSTAT në publikimin e tij vjetor Rezultate të anketës strukturore të ndërmarrjeve ekonomike. Duke filluar nga viti 2010, në kuadër të përgatitjes së publikimit të raportit vjetor për Investimet e huaja në Shqipëri, Instituti i Statistikave ka përgatitur posaçërisht për këtë projekt edhe statistikat ekonomike për kompanitë me kapital të huaj. Ngritja e sistemit për statistikat ekonomike (IHD) të kompanive shqiptare që kanë investime direkte jashtë vendit është i lidhur ngushtësisht me aktivitetin e përgatitjes së statistikave të investimeve direkte për të njëjtat kompani. Aktualisht Banka e Shqipërisë ka identifikuar si ndërmarrje të tilla (me asete jashtë vendit) institucionet financiare, të cilat raportojnë periodikisht të dhëna në lidhje me investimet e tyre jashtë vendit. Gjithashtu janë identifikuar edhe kompanitë e sigurimit që kanë asete jashtë vendit dhe po punohet për të siguruar informacion periodik prej tyre. Sfida afatshkurtër për statistikat e investimeve të huaja në formën e fluksit/stokut dalës është, identifikimi i kompanive private që operojnë në sektorët e tjerë të ekonomisë. Ndërsa sfida afatmesme është realizimi i një vrojtimi vjetor pranë kompanive shqiptare me asete jashtë vendit për të grumbulluar të dhëna për investimet e kryera prej tyre. Objektivi strategjik Prodhimi i statistikave IHD, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Aktivitetet zbatuese Përmirësimi i legjislacionit, (akte normative memorandume të bashkëpunimit), për të përcaktuar qartë përgjegjësitë në përgatitjen e statistikave IHD, ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Institutit të Statistikave. Përshtatja e manualeve metodologjike ndërkombëtare si dhe format e raportimit të të dhënave për nevoja statistikore. 108

115 Përforcimi i kapaciteteve njerëzore dhe teknologjike nëpërmjet investimit në trajnime dhe në programe bashkëkohore për menaxhimin e të dhënave statistikore. Rezultatet e pritshme Legjislacion i përmirësuar. Manuale metodike ndërkombëtare të përshtatura në shqip. Përmirësime cilësore të treguesve statistikorë të shërbimeve dhe detajim i tyre sipas standardeve ndërkombëtare (BPM6 dhe Vademecum 2011). FUSHA 3 STATISTIKAT E NDËRMARRJEVE Tema 3.01 Statistikat Vjetore të e Ndërmarrjeve Përshkrimi Statistikat Strukturore vjetore të Ndërmarrjeve përmbajnë të dhëna të detajuara për aktivitetet ekonomike (jobujqësore), sipas degëve të ekonomisë dhe sipas madhësisë së ndërmarrjeve në nivel vendi. Një numër i madh variablash sigurohen nëpërmjet kryerjes së vrojtimit vjetor strukturor pranë ndërmarrjeve (ASN). Statistikat strukturore të ndërmarrjeve japin një përshkrim të ekonomisë nëpërmjet vrojtimit të aktiviteteve të njësive të angazhuara në një aktivitet ekonomik. Strategjia afatmesme e këtij aktiviteti statistikor mbetet përmirësimi i cilësisë së të dhënave, përmirësimi i metodave teknike dhe burimeve për grumbullimin e të dhënave. Për zgjedhjen e këtyre ndërmarrjeve bazohemi në Regjistrin e Ndërmarrjeve, i cili përditësohet në vazhdimësi me të dhënat identifikuese të demografisë së ndërmarrjeve, që është pjesë përbërëse e këtij vrojtimi. Klasifikimi i ndërmarrjeve është bërë sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev.1.1. Prioritetet Përcaktimi i prioriteteve bëhet në përputhje me Rregulloren e Këshillit (KE, Euratom) No.58/97, 20 dhjetor 1996, e ndryshuar me Rregulloren e Këshillit Evropian, Nr 295/2008 lidhur me Statistikat Strukturore të Ndërmarrjeve. Për Statistikat Strukturore të Ndërmarrjeve, prioritete kryesore janë përafrimi me Rregulloren e Eurostat it për Statistikat Strukturore të Ndërmarrjeve, 109

116 riorganizimi i Anketës Strukturore në nivel aktiviteti dhe implementimi i Nomenklaturës së rishikuar të aktiviteteve, NVE Rev.2. Programi i zhvillimit për këtë aktivitet statistikor do të fokusohet në zbatimin e një programi për riorganizimin e këtyre statistikave që do t ju përgjigjet më mirë kërkesave të reja të përdoruesve. Pjesë e këtij programi do të jetë përmirësimi dhe koordinimi në vazhdimësi i mënyrave më efikase për grumbullimin e të dhënave si dhe përmirësimi i metodologjisë. Moduli Statistikat Strukturore të Ndërmarrjeve Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT mbledh, përpunon dhe publikon statistikat vjetore strukturore të ndërmarrjeve ekonomike jo bujqësore me vrojtim vjetor me intervistë të drejtpërdrejtë me anketues. Popullsia bazohet në ndërmarrjet të cilat janë aktive sipas regjistrit statistikor. Klasifikimi i ndërmarrjeve është bërë sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev.1.1. Fusha e mbulimit e këtij vrojtimi janë aktivitetet që u përkasin seksioneve nga B Peshkimi deri P Shërbime shtëpiake pranë familjeve dhe mjediseve të përbashkëta. Nuk përshihen në vrojtim aktivitetet e seksioneve J Ndërmjetësim Financiar, L Administrim Publik, dhe Q Organizma Ndërkombëtare. Seksionet M Arsimi dhe N Shëndetësi u përfshinë në vrojtimin ASN 2010, viti i referencës. Vrojtimi përmban të dhëna mbi aktivitetet ekonomike, punësimin, të ardhurat e shpenzimet, investimet, dhe të dhëna specifike për ndërtimin, transportin rrugor, tregtinë, hotelet dhe bar kafetë e restorantet. Të dhënat i përkasin periudhës vjetore kalendarike. Viti fiskal korrespondon me vitin kalendarik. Treguesit paraqiten për aktivitetet ekonomike gjithsej, sipas degëve dhe sipas madhësisë së ndërmarrjeve. Objektivat strategjikë Qëllimi kryesor i statistikave strukturore të ndërmarrjeve është të tregojë strukturën e aktiviteteve ekonomike nëpërmjet të dhënave ekonomike. Objektivi strategjik i ASN është përmirësimi i cilësisë së të dhënave, nëpërmjet: Riorganizimi i pyetësorit me standardet evropiane; Përdorimi i metodave të kombinuara të grumbullimit të informacionit statistikor; Përputhshmëria me standardet evropiane në drejtim të përdorimit të klasifikimeve të reja të rishikuara. Implementimi i NACE Rev

117 Organizimi i ASN së në nivel rajonal bazuar në Regjistrin e Njësive Lokale. Kjo do të mundësojë publikimin e treguesve ekonomike në nivel rajonal, në Rritja e bashkëpunimit me institucionet e tjera për përmirësimin e metodave të transmetimit të të dhënave ekonomike nga institucionet e tjera në INSTAT dhe shfrytëzimin me efikasite të të dhënave administrative. Aktivitetet zbatuese Kryerja e vrojtimit statistikor vjetor pranë ndërmarrjeve ekonomike, me intervistim të drejtpërdrejtë. Aktivitetet ekonomike përfshijnë të gjitha ndërmarrjet aktive që prodhojnë të mira e shërbime për treg. Klasifikimi i ndërmarrjeve bëhet sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev 1.1. Rezultatet e pritshme Të dhëna bazë, (të ardhurat dhe shpenzimet, investimet) sipas aktivitetit ekonomik, madhësisë së ndërmarrjeve dhe pronësisë së ndërmarrjeve, për Prodhuesit e të mirave (Industri, Ndërtim) dhe për Prodhuesit e Shërbimeve (Transport & Komunikacion, Tregti dhe Shërbime të tjera); Treguesit kryesor makro ekonomik (të llogaritur), sipas aktivitetit ekonomik, madhësisë së ndërmarrjeve dhe llojit të pronësisë së ndërmarrjeve për Prodhuesit e të mirave (Industri, Ndërtim) dhe për Prodhuesit e Shërbimeve (Transport & Komunikacion, Tregti dhe Shërbime të tjera); Të dhëna specifike për aktivitetet kryesore: Ndërtim, Transport, Tregti, Hotele dhe restorante; Të dhënat publikohen në botimin e veçantë Rezultate të Përgjithshme të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, në Vjetarin Statistikor dhe faqen Web të INSTAT. Burimi i Informacionit Burim i të dhënave statistikore janë të gjitha ndërmarrjet aktive në Shqipëri për të gjitha format legale. Aktivitetet statistikore Anketë Vjetore pranë Ndërmarrjeve Moduli Lista e Produkteve dhe shërbimeve (PRODCOM) Përshkrimi i situatës aktuale 111

118 Në lidhje me zbatimin e Prodcom në vendin tonë, INSTAT në pyetësorin e hartuar mbi Anketën Strukturore Vjetore, ka përfshirë në një rubrikë të veçantë Lista e produkteve industriale. Produktet janë të klasifikuara sipas Nomenklaturës së Produkteve, e njehsuar me Klasifikimin evropian të Produkteve, CPA. Treguesit e kërkuar dhe grumbulluar në këtë rubrikë, janë Sasia e prodhuar dhe e shitur e produkteve dhe Vlera e produkteve (pa TVSH). Aktualisht rezultatet e prodhuara nga anketa vjetore strukturore nuk plotësojnë kërkesat e përdoruesve për këtë lloj informacioni. Objektivat strategjikë Objektivat strategjikë janë: Grumbullimi, përpunimi dhe publikimi i të dhënave mbi produktet dhe shërbimet e kryera në të gjitha aktivitetet ekonomike; Plotësimi i nevojave të përdoruesve të brendshëm të INSTAT it për këtë informacion dhe përdoruesve të jashtëm. Aktivitetet zbatuese Organizimi i një vrojtim test në tremujorin e katër Organizimi i një vrojtimi test mbi produktet dhe shërbimet e kryera në të gjitha aktivitetet ekonomike, 2013; Grumbullimi dhe përpunimi të dhënave mbi produktet dhe shërbimet e kryera në Industri ; Publikimi i rezultateve statistikore vjetore me baza tremujore duke filluar nga viti Në vitin 2013 do të vazhdojë kryerja e vrojtimit statistikor me periodicitet tremujor mbi ndërmarrjet ekonomike për produktet industriale dhe shërbimet. Periudhë bazë viti Intervista do të kryhet e kombinuar, ballë për ballë me pyetësor në letër dhe me postë. Rezultatet e pritshme Prodhimi i treguesve mbi produktet dhe shërbimet shqiptare në sasi dhe volum, për periudha tremujore. Burim informacioni Si burim të dhënash statistikore do të shërbejë vrojtimi statistikor tremujor pranë ndërmarrjeve ekonomike aktive. Aktivitetet statistikore Anketa Tremujore pranë Ndërmarrjeve

119 Tema 3.02 Statistikat afatshkurtra Përshkrimi Fushat e aktiviteteve të mbuluara nga kjo temë janë: Prodhimi i statistikave afatshkurtër për aktivitetet Industri, Ndërtim, Tregti, Shërbime të tjera, përfshirë çmimet e prodhimit dhe importit në industri, kosto në ndërtim, lejet e ndërtimit. INSTAT mbledh, përpunon dhe publikon të dhëna statistikore afatshkurtra në përputhje me rregulloren Evropiane të Statistikave Afatshkurtra, Nr1165/98 datë , ndryshuar me Rregulloren Nr. 1503/2006. Statistikat Afatshkurtra paraqesin ecurinë e ekonomisë së një vendi në periudha tremujore. Nëpërmjet tyre kuptohet zhvillimi i ciklit të ekonomisë si dhe mund të bëhen parashikime për të ardhmen e afërt. Prioritetet Për Statistikat Afatshkurtra të Ndërmarrjeve, prioritete konsiderohen: Furnizimi me indikatorë të besueshme si dhe përmirësimi dhe konsolidimi i cilësisë së të dhënave; Implementimi i NACE Rev.2 dhe rishikimi i serisë kohore të indekseve bazuar në klasifikimin e ri; Përfshirja e aktiviteteve ekonomike të papërfshira në fushën e mbulimit, përmirësimi i sasisë dhe cilësisë së treguesve, përmirësimi i metodologjisë së përcaktimit të kampionit në mbështetje të plotësimit të kërkesave të përdoruesve të brendshëm dhe të jashtëm; Përdorimi i metodave të kombinuara të grumbullimit të informacionit statistikor. Moduli Statistikat afatshkurtra tremujore Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT kryen vrojtim tremujor pranë ndërmarrjeve ekonomike aktive. Popullata referuese është përcaktuar nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve, për të gjitha format legale, ndërsa aktivitetet janë klasifikuar sipas Nomenklaturës së Aktiviteteve Ekonomike (NVE Rev.1.1) e njehsuar me Klasifikimin evropian NACE, Rev.1.1. Aktivitetet e përfshira në vrojtimin tremujor janë: Industri, Ndërtim, 113

120 Transport & Komunikacion, Tregti, Hotele, Shërbime arkitekturale dhe inxhinierike dhe Shërbime informatike. Informacioni grumbullohet nëpërmjet anketuesve të cilët plotësojnë anketën bazuar në deklarimet individuale të ndërmarrjeve. Variablat statistikorë të ciët shërbejnë për llogaritjen e këtyre treguesve janë përcaktuar në përputhje me Rregulloren Evropiane: Variabla dhe definicione Nr. 588/2001. Statistikat afatshkurtra të ndërmarrjeve prodhojnë indikatorë si indekset e prodhimit industrial, indekset e të ardhurave nga shitja (shifra e afarizmit), indekset e punësimit, indekset e pagave, lejet e ndërtimit, etj në nivel vendi. Për treguesit statistikorë të prodhuar, të dhënat janë të disponueshme në formë indeksi dhe ndryshim përqindje. Seria kohore e të dhënave tremujore fillon prej vitit INSTAT grumbullon lejet e ndërtimit nëpërmjet Drejtorive të Statistikave në rrethe, në numër, sipërfaqe dhe vlerë; sipas llojit dhe sipas tipit të klientit, në nivel rajoni dhe vendi. Objektivat strategjikë Objektiv i këtij moduli është prodhimi i treguesve me cilësi të lartë dhe në kohë, duke reduktuar raportimet problematike të ndërmarrjeve. Përmirësimi i metodave të grumbullimit të të dhënave; shfrytëzimit me efikasitet të burimeve administrative; përmirësimi i metodave të llogaritjes së deflatorëve; trajtimi në mënyrë të veçantë i ndërmarrjeve të mëdha. Gjithashtu, implementimi i klasifikimit të rishikuar evropian NACE Rev.2 në statistikat afatshkurtër, përmirësimi i publikimit sipas standarteve europiane dhe transmetimi i treguesve afatshkurtër në Eurostat, janë objektiva të këtij moduli. Aktivitetet zbatuese Organizimi i vrojtimi tremujor mbi ndërmarrjet që kryejnë aktivitet ekonomik klasifikuar sipas NVE Rev1.1 në aktivitetet Industri, Ndërtim, Tregti, Shërbime (Hotele, Transport, Komunikacion, Shërbime arkitekturale, Shërbime Informatike) për grumbullimin e informacionit nga ndërmarrjet ekonomike. Procesi i grumbullimit kryhet me anketues, me intervistë të drejtpërdrejtë me pyetësor në format letër. Rezultatet e pritshme Rezultatet e pritshme nga zbatimi i aktiviteteve të parashikuara janë prodhimi i treguesve të mëposhtëm: 114

121 Indeksi i të ardhurave nga shitjet (Shifra e Afarizmit në vlerë/volum (i deflatuar) për aktivitetet e mbuluara në ATN; Indeksi i prodhimit në vlerë/volum (i deflatuar) në Industri dhe Ndërtim; Indeksi i punësimit, për aktivitetet e mbuluara në ATN; Indeksi i pagave për aktivitetet e mbuluara në ATN; Ndryshimet tremujore dhe vjetore në përqindje për të gjitha aktivitetet e përfshira në fushën e mbulimit të ATN së; Lejet e ndërtimit në numër, sipërfaqe, vlerë sipas llojeve të ndërtimit, në nivel rajonal dhe vendi; Lejet e ndërtimit sipas llojit dhe klientit; Lejet e ndërtimit në numër dhe sipërfaqe në nivel rajonal; Të dhënat bëhen të disponueshme 70 ditë pas mbylljes së tremujorit në publikimin Buletini Statistikor tremujor, Shqipëria në Shifra, Vjetari statistikor, web: dhe publikimin specifik Statistikat afatshkurtra. Burimi i informacionit Burim statistikor do të jetë vrojtimi tremujor pranë të gjitha ndërmarrjeve aktive në Shqipëri për të gjitha format legale të përcaktuara në fushën e mbulimit të ATN, klasifikuar sipas Klasifikimit të Aktiviteteve Ekonomike, NVE Rev.1.1; Burimet administrative nga zyrat urbanistike të bashkive dhe komunave në të gjithë territorin e vendit, me anë të Drejtorive të Statistikave në rrethe. Aktivitetet statistikore Anketë tremujore pranë Ndërmarrjeve: Industri, Ndërtim, Tregti, Transport, Komunikacion, Hotele, Shërbime Moduli Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT aktualisht realizon vrojtim tremujor pranë ndërmarrjeve ekonomike prodhuese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në degën e industrisë. Qëllimi i këtij vrojtimi është mbledhja e informacionit mbi ecurinë e çmimeve të prodhimit të produkteve industriale të prodhuara nga ndërmarrjet prodhuese dhe të tregtuara prej tyre në tregun vendas dhe jo vendas. Të dhënat grumbullohen për ndërmarrjet me aktivitet prodhues në Industri nxjerrëse, Industri përpunuese, Energji elektrike, avull, ujë dhe gaz. Periodiciteti është tre mujor. Viti bazë

122 Objektivat strategjikë Objektivi kryesor i INSTAT it për prodhimin e treguesit IÇP është llogaritja e saktë dhe në përputhje të plotë me metodologjinë e Eurostat it të indekseve të çmimeve të prodhimit, mbështetur në rregulloren e Eurostat it Nr / 98 mbi Statistikat Afatshkurtra, si dhe përmirësimin e vazhdueshëm të metodologjisë ekzistuese duke iu referuar përdorimit të metodave dhe analizave statistikore më të avancuara që përdoren në llogaritjen dhe publikimin e statistikave evropiane. Aktivitetet zbatuese Kryerja e vrojtimit tremujor pranë ndërmarrjeve industriale duke zbatuar kontrolle të vazhdueshme të punës në terren, kontrollin e cilësisë së informacionit të mbledhur, editimit të të dhënave, etj; Përmirësim i cilësisë së llogaritjes së indikatoreve duke përdorur metodat statistikore mbështetur në metodologjitë përkatëse të secilit tregues. Rezultatet e pritshme Llogaritja e IÇP sipas aktiviteteve ekonomike; Llogaritja e deflatoreve për llogaritjen e treguesve të tjerë statistikorë në INSTAT; Të dhënat janë të disponueshme 50 ditë pas mbylljes së tremujorit në publikimin specifik Indeksi i Çmimeve të Prodhimit, Shqipëria në Shifra, Vjetari statistikor, web: Burimi informacionit Burim informacioni janë: Ndërmarrjet ekonomike jobujqësore që ushtrojnë aktivitetin e tyre në prodhim dhe eksport; Të dhënat statistikore të Tregtisë së Jashtme të cilat përdoren për përditësimin e bazës së zgjedhjes së ndërmarrjeve dhe produkteve. Aktivitetet statistikore Anketë tremujore pranë Ndërmarrjeve Industri dhe Eksportuese Malli Moduli Indeksi i Çmimeve të Importit (IÇI) Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT aktualisht nuk e llogarit Indeksin e Çmimeve të Importit dhe ky do te jetë një indikator i ri i cili do të jetë pjesë e këtij Programi. Llogaritja dhe publikimi i 116

123 këtij treguesi do të realizohet me asistencën e Sida s (Agjencia Suedeze Ndërkombëtare për Zhvillim). Aktualisht ka filluar puna për ndërtimin e bazës së zgjedhjes së ndërmarrjeve dhe produkteve mbështetur në të dhënat statistikore të tregtisë së jashtme. Objektivi strategjik Objektivat kryesorë të INSTAT it për këtë fushë janë kryesisht: Prodhimi i indeksit të çmimeve të importit sipas metodologjisë së Eurostatit. Sigurimi i një informacioni më të mirë dhe koherent për plotësimin në kohë të kërkesave të përdoruesve të ndryshëm; Aktivitetet zbatuese Mbledhja e informacionit në terren me pyetësor me letër me anketues dhe metoda të tjera të kombinuara, si postë dhe webformë. Paralelisht llogariten peshat sipas grupeve dhe llogaritja e indeksit; Publikimi i Indekseve tremujore të tremujorit të parë në 2013 duke patur si vit bazë (2012 = 100); Mënyra e llogaritjes dhe e publikimit do të jetë e njëjtë si e Indeksit të Çmimeve të Prodhimit. Rezultatet e pritshme Llogaritja dhe publikimi i Indeksit të Çmimeve të Importit sipas aktiviteteve ekonomike; Llogaritja e deflatoreve të çmimeve të prodhimit me qëllim llogaritjen e PBBsë tremujore dhe vjetore me metodën e prodhimit. Të dhënat do të jenë të disponueshme 50 ditë pas mbylljes së tremujorit në publikim specifik Indeksi i Çmimeve të Importit, web: Burimi informacionit Vrojtimi mbi çmimet e importit do të realizohet pranë ndërmarrjeve që kanë aktivitet të kryesor importin e mallrave në Shqipëri, të klasifikuara sipas Nomenklaturës së Aktiviteteve Ekonomike NVE Rev 1.1. Gjithashtu, një burim i rëndësishëm do të jetë edhe skedari i të dhënave të tregtisë së jashtme mbi importeksportet. Aktivitetet statistikore Anketë pranë ndërmarrjeve Industri dhe Importuese malli

124 Moduli Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, Gjithsej Përshkrimi i situatës aktuale Indeksi i kushtimit në ndërtim gjithsej përfshin koston në ndërtim për ndërtesat dhe punimet inxhinierike. INSTAT aktualisht llogarit koston në ndërtim për ndërtesat. Llogaritja në vitin 2012 e indeksit të kostos për punimet inxhinierike do të mundësojë dhe llogaritjen e Indeksit të Kostos në Ndërtim Gjithsej. Objektivi Strategjik Objektivi kryesor i INSTAT it është llogaritja e IKN së gjithsej për koston e ndërtimit të ndërtesave për qëllime banimi dhe kostos për punimet inxhinierike, në përputhje të plotë me rregulloren dhe metodologjinë e Eurostat it. Aktivitetet zbatuese Kryerja e vrojtimit tremujor mbi ndërmarrjet e ndërtimit që kryejnë punime inxhinierike në rrugë; Mbledhja e informacionit nga ndërmarrjet e ndërtimit që kanë për aktivitet kryesore ndërtimin e rrugëve, duke mbledhur projekt preventivat nga ndërmarrjet e ndërtimit të rrugëve dhe duke marrë manualin e analizës teknike për punimet e ndërtimit të rrugëve; Kryerja e vrojtimit pilot nga INSTAT i pranë një numri të kufizuar të ndërmarrjeve të ndërtimit të rrugëve për përcaktimin e shportës së materialeve dhe zërave të punimeve dhe llogaritjen e peshave të zërave; Llogaritja në periudha tremujore të indeksit, duke përdorur aplikacionin SQL. Rezultatet e pritshme Publikimi i indeksit tremujor i IKN së gjithsej. Llogaritja e deflatoreve për llogaritjen e treguesve të tjerë statistikorë në INSTAT; Burimi i Informacionit Informacioni mblidhet pranë ndërmarrjeve tregtare që kanë aktivitetin kryesor tregtinë e materialeve të ndërtimit, pranë ndërmarrjeve të ndërtimit që për aktivitet kryesor kanë ndërtimin e ndërtesave për banim dhe pranë ndërmarrjeve që kanë aktivitet kryesor ndërtimin e rrugëve. Aktivitetet statistikore

125 Anketë pranë Ndërmarrjeve Tregtare Material Ndërtimi Moduli Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, Ndërtesat Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT aktualisht llogarit IKN për ndërtesat, i cili mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, fuqisë punëtore dhe shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 10 kate). Periodiciteti i këtij treguesi është tremujor. Revizionimi i fundit i IKN së është bërë në tremujorin e parë Duke filluar nga tremujori i parë i vitit 2011, IKN është llogaritur me shportën e re të materialeve dhe shpenzimeve. Peshat e këtyre materialeve janë llogaritur duke u bazuar në preventivat e shpenzimeve për ndërtimin e një banese shumëkatëshe, marrë nga firmat e ndërtimit. Tremujori i parë i vitit 2011 shërben si periudhë bazë për llogaritjen e indeksit (tremujori i parë 2011=100). Shporta e re përbëhet nga 73 zëra nga të cilat 68 janë materiale ndërtimi. Çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 96 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit. Ndërsa të dhënat për shpenzimet për pagat, makineritë dhe transportin merren nga 50 ndërmarrje të mëdha ndërtimi të përqendruara kryesisht në rrethin e Tiranës. Zgjedhja e ndërmarrjeve është bërë në bazë të volumit të ndërtimit që realizojnë ndërmarrjet gjatë një periudhe një vjeçare. Shpenzimet janë klasifikuar në përputhje me klasifikimin që përdor Eurostat i për IKN n, në gjashtë grupe kryesore si më poshtë: Materiale ndërtimi; Shpenzime për paga; Shpenzime për makineri; Shpenzime transporti; Shpenzime për energji. Objektivat Strategjikë Objektivi kryesor i INSTAT it për këtë fushë është prodhimi dhe publikimi i saktë dhe në kohë i IKN së në përputhje të plotë me metodologjinë e Eurostat it. Gjithashtu, implementimi i mënyrave më të avancuara të grumbullimit dhe kontrollit të informacionit për plotësimin e kërkesave të përdoruesve të ndryshëm. 119

126 Aktivitetet zbatuese Kryerja e vrojtimit tremujor mbi ndërmarrjet tregtare të materialeve të ndërtimit dhe ndërmarrjeve të ndërtimit që kanë aktivitet kryesor ndërtimin e banesave tip; Vazhdimi i prodhimit të IKN së bazuar në klasifikimin e shpenzimeve që përdor Eurostat i; Llogaritja e indeksit me aplikacionin SQL, duke zëvendësuar llogaritjen në Excel që përdoret aktualisht. Rezultatet e pritshme Publikimi i indeksit tremujor të Indeksit të Kushtimit në Ndërtim për ndërtesat në nivel vendi; Llogaritja e deflatoreve për llogaritjen e treguesve të tjerë statistikorë në INSTAT; Të dhënat janë të disponueshme 50 ditë pas mbylljes së tremujorit në publikimin specifik Indeksi i Kostos në Ndërtim, Shqipëria në Shifra, Vjetari statistikor, web: Burimi i Informacionit Informacioni mblidhet pranë ndërmarrjeve tregtare që kanë aktivitet kryesor tregtinë e materialeve të ndërtimit si dhe ndërmarrjet e ndërtimit që për aktivitet kryesor kanë ndërtimin e ndërtesave për banim. Aktivitetet statistikore Anketë pranë Ndërmarrjeve Tregtare Material Ndërtimi Moduli Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, Punimet Inxhinierike Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT aktualisht nuk llogarit IKN për punimet inxhinierike. Parashikohet që, në vitin 2012, të fillojë puna për grumbullimin e informacionit në mënyrë që të procedohet me përllogaritjen e këtij treguesi. Objektivat Strategjikë 120

127 Objektivi kryesore i INSTAT it është llogaritja e IKN për punimet inxhinierike, në përputhje të plotë me rregulloren dhe metodologjinë e Eurostat it. Të dhënat do të publikohen në nivel vendi. Aktivitetet zbatuese Kryerja e vrojtimit tremujor mbi ndërmarrjet e ndërtimit që kryejnë punime inxhinierike; Mbledhja e informacionit nga ndërmarrjet e ndërtimit që kanë për aktivitet kryesor ndërtimin e rrugëve. Informacioni përfshin kryesisht mbledhjen e projekt preventivave nga ndërmarrjet e ndërtimit të rrugëve dhe marrjen e manualit të analizës teknike për punimet e ndërtimit të rrugëve; Kryerja e një vrojtimi pilot nga INSTAT pranë një numri të kufizuar të ndërmarrjeve të ndërtimit të rrugëve; Përcaktimi i shportës së materialeve dhe zërave të punimeve dhe llogaritja e peshave të zërave; Llogaritja në periudha tremujore të indeksit, duke përdorur aplikacionin SQL. Rezultatet e pritshme Llogaritja e Indeksit tremujor të kostos në ndërtim për punimet inxhinierik; Publikimi tremujor i indeksit të kostos në ndërtim për punimet inxhinierike; Të dhënat janë të disponueshme 50 ditë pas mbylljes së tremujorit në publikimin specifik Indeksi i Kushtimit në Punimet Inxhinierike, në 2013; web: Burimi i Informacionit Informacioni do të mblidhet pranë ndërmarrjeve që kanë aktivitet kryesor ndërtimin e rrugëve. Aktivitetet statistikore Anketë pranë Ndërmarrjeve të Ndërtimit Punime Inxhinierike (Rrugë) Moduli Lejet e ndërtimit të miratuara Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT grumbullon lejet e ndërtimit nëpërmjet Drejtorive të Statistikave në rrethe, në numër, sipërfaqe dhe vlerë; sipas llojit dhe sipas tipit të klientit, në nivel qarku dhe vendi. 121

128 Seria kohore e të dhënave tremujore fillon prej vitit Objektivat strategjikë Objektiv i këtij moduli në periudhën është prodhimi i treguesve me cilësi të lartë dhe në kohë, duke respektuar Rregulloren e Eurostat it mbi Statistikat Aftashkurtra. Përmirësimi i metodave të grumbullimit të të dhënave; shfrytëzimit me efikasitet të burimeve administrative; përmirësimi i treguesve. Gjithashtu, zbatimi i klasifikimit evropian të ndërtimit me rigorozitet, rritja e bashkëpunimit me furnizuesit e të dhënave statistikore, janë objektiva të këtij moduli. Aktivitetet zbatuese Grumbullimi në vazhdimësi i informacionit mbi lejet e ndërtimit nga zyrat e urbanistikës pranë komunave dhe bashkive. Rezultatet e pritshme Rezultatet e pritshme nga zbatimi i aktiviteteve të parashikuara janë prodhimi i treguesve të mëposhtëm: Lejet e ndërtimit në numër, sipërfaqe, vlerë sipas llojeve të ndërtimit, në nivel rajonal dhe vendi; Lejet e ndërtimit sipas llojit dhe klientit; Lejet e ndërtimit në numër dhe sipërfaqe në nivel rajonal; Të dhënat do të bëhen të disponueshme 60 ditë pas mbylljes së tremujorit në publikimin Buletini Statistikor tremujor, Shqipëria në Shifra, Vjetari statistikor, web: Burimi i informacionit Burimet administrative nga zyrat urbanistike të bashkive dhe komunave në të gjithë territorin e vendit, me anë të Drejtorive të Statistikave në rrethe. Aktivitetet statistikore Të dhëna administrative pranë Komunave/ Bashkive (zyrat e urbanistikës) Tema 3.03 Energjia 122

129 Përshkrimi INSTAT i grumbullon të dhëna mujore dhe vjetore mbi sasinë e energjisë elektrike, gazit dhe naftës. Gjithashtu, INSTAT i prodhon Bilancin e Përgjithshëm të Energjisë dhe Bilancin e Energjisë Elektrike, bazuar në burimet administrative. Prioritetet Prioritet kryesor i INSTAT it për përmbushjen e kësaj teme është përmirësimi i cilësisë dhe konsolidimit të të dhënave të energjisë. Moduli Statistikat strukturore të energjisë elektrike Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT grumbullon dhe publikon të dhëna mbi energjinë elektrike nga burime administrative dy herë në vit. Të dhënat i referohen prodhimit, shkëmbimit, konsumit të energjisë elektrike. Bilanci i Energjisë Elektrike është rezultati kryesor i këtyre të dhënave. Objektiv strategjik Në periudhën objektiv strategjik është rritja e koordinimit me furnizuesit e të dhënave për përmirësimin e mëtejshëm cilësor dhe sasior të të dhënave të grumbulluara si dhe harmonizimi i variablave dhe definicioneve të të gjithë aktiviteteve të përfshirë në vrojtim me klasifikimet dhe definicionet e Eurostat it. Aktivitetet zbatuese Marrja dhe përpunimi i informacionit nga burimet administrative dhe publikimi i bilancit të energjisë elektrike në vazhdimësi. Rezultatet e pritshme Prodhimi i Bilancit të energjisë elektrike në publikimin specifik me periodicitet dy herë në vit Bilanci i energjisë elektrike, Vjetari statistikor, web: Burimi informacionit Burimi i informacionit janë Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës dhe Enti Rregullator i Energjisë. 123

130 Aktivitetet statistikore Treguesit mbi Energjinë nga burime administrative Moduli Statistikat strukturore të energjisë Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT grumbullon të dhëna mbi prodhimin e naftës dhe gazit natyror nga burime administrative çdo vit. Bilanci i Përgjithshëm i Energjisë (përfshi edhe këtu energjinë elektrike) është rezultati kryesor i këtyre të dhënave. Objektiv strategjik Në periudhën objektiv strategjik është: Përmirësim i koordinimit me furnizuesit e të dhënave për përmirësimin e mëtejshëm cilësor dhe sasior të të dhënave të grumbulluara si dhe harmonizimi i variablave dhe definicioneve të të gjithë aktiviteteve të përfshirë në vrojtim me klasifikimet dhe definicionet e EUROSTAT it. Aktivitetet zbatuese Përpunimi i informacionit të marrë nga burimet administrative dhe publikimi i bilancit energjetik në vazhdimësi. Rezultatet e pritshme Prodhimi i Bilancit të përgjithshëm energjetik, në Vjetari statistikor, web: Burimi informacionit Burimi i informacionit janë Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Aktivitetet statistikore Treguesit mbi Energjinë nga burime administrative Moduli Statistikat afatshkurtra të energjisë Përshkrimi i situatës aktuale 124

131 INSTAT grumbullon dhe publikon të dhëna mbi energjinë elektrike nga burime administrative në periudha mujore/tremujore. Të dhënat i referohen statistikave në volum mbi energjinë elektrike. Gjithashtu INSTAT grumbullon të dhëna mbi prodhimin e naftës dhe gazit natyror në periudha tremujore. Statistikat në volum për produktet kryesore janë rezultati kryesor i këtyre të dhënave. Objektiv strategjik Në periudhën objektiv strategjik është: Përmirësim i koordinimit me furnizuesit e të dhënave për përmirësimin e mëtejshëm cilësor dhe sasior të të dhënave të grumbulluara si dhe harmonizimi i variablave dhe definicioneve të të gjithë aktiviteteve të përfshirë në vrojtim me klasifikimet dhe definicionet e Eurostat it. Aktivitetet zbatuese Përpunimi i informacionit të marrë nga burimet administrative dhe vrojtimet statistikore për produktet energjetike. Rezultatet e pritshme Prodhimi në vazhdimësi i statistikave mbi produktet energjetike në publikimin Shqipëria në shifra, Vjetari statistikor, web: Burimi informacionit Burimi i informacionit janë Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Aktivitetet statistikore Treguesit mbi produktet energjitike nga burime administrative Tema 3.04 Transporti Përshkrimi Kjo temë përfshin aktivitetet që kryhen në: Transportin rrugor Transportin hekurudhor Transportin detar Transportin ajror 125

132 Matjen e trafikut rrugor dhe hekurudhor Infrastrukturën dhe mjetet për çdo lloj transporti. Statistikat e Transportit përfshijnë një sistem të gjerë informacioni mbi transportin e pasagjerëve dhe të mallrave. Infrastrukturën e linjave rrugore, hekurudhore etj si dhe mjetet për çdo lloj transporti në nivel kombëtar dhe rajonal. Gjithashtu, statistikat e transportit mbulojnë dhe matjen e trafikut rrugor dhe hekurudhor. Prioritetet Prodhimi i statistikave të konsoliduara dhe harmonizuara me kërkesat evropiane. Përmirësimi cilësor i statistikave të transportit për të gjitha llojet përfshirëse. Përfshirja e variablave të rinj dhe prodhimi i treguesve cilësorë, në përputhje me standardet evropiane.. Moduli Sistemi i informacionit mbi statistikat e transportit Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT grumbullon dhe përpunon të dhënat administrative që merr nga MPPT dhe MB (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë) në periudha tremujore dhe vjetore. Treguesit vjetorë janë numri i mjeteve të transportit të mallrave dhe numri i mjeteve të transportit të pasagjerëve rrugorë, inventari i mjeteve hekurudhore dhe detare, gjatësia e rrjetit rrugor dhe hekurudhor. Ndërsa, në periudha tremujore merren të dhëna për transportin e pasagjerëve dhe mallrave në njësi fizike dhe për ton/km, volumet e ngarkim shkarkimit, numrin e aksidenteve dhe personave të aksidentuar në transportin rrugor. Objektivi strategjik Përmirësimi i cilësisë së prodhimit të treguesve afatshkurtër, me anë të kontrollit cilësor të të dhënave dhe shfrytëzimit me efikasitet të burimeve administrative. Aktivitetet zbatuese Grumbullimi i të dhënave nga burime administrative sipas formularëve të përcaktuar në Programin e Statistikave Zyrtare, dhe metadata t e aktivitetit. Rezultatet e pritshme Treguesit në volum mbi infrastrukturën e rrjetit rrugor dhe hekurudhor; 126

133 Numri i aksidenteve dhe numri i personave të aksidentuar; Inventari i mjeteve rrugore, për mallra dhe pasagjerë. Të dhënat janë të disponueshme për periudha tremujore në Buletinin Statistikor, dhe vjetore në Vjetarin Statistikor, Shqipëria në Shifra dhe në faqen elektronike Burimi i informacionit Burim Administrativ o Ministria e Punëve Publike dhe Transportit o Ministria e Brendshme (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit) Aktivitetet statistikore Treguesit mbi Transportin nga burime administrative Moduli Aksidentet Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT grumbullon dhe përpunon të dhënat administrative që merr nga MB (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë) në periudha tremujore dhe vjetore mbi numrin e aksidenteve dhe personave të aksidentuar në transportin rrugor. Objektivi strategjik Në periudhën , objektiv strategjik i INSTAT është: Përmirësimi i cilësisë së prodhimit të treguesve afatshkurtër, me anë të kontrollit cilësor të të dhënave dhe shfrytëzimit me efikasitet të burimeve administrative. Aktivitetet zbatuese Grumbullimi i të dhënave nga burime administrative sipas formularëve të përcaktuar në Programin e Statistikave Zyrtare, dhe metadata t e aktivitetit. Rezultatet e pritshme Numri i aksidenteve dhe numri i personave të aksidentuar; Të dhënat janë të disponueshme për periudha tremujore në Buletinin Statistikor, dhe vjetore në Vjetarin Statistikor, Shqipëria në Shifra dhe në faqen elektronike 127

134 Burimi i informacionit Burim Administrativ o Ministria e Brendshme (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit) Aktivitetet statistikore Treguesit mbi Transportin nga burime administrative Moduli Statistika mbi transportin rrugor të pasagjerëve Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT aktualisht nuk kryen vrojtim kombëtar mbi lëvizjen e pasagjerëve dhe trafikun rrugor. Si rrjedhojë nuk prodhon aktualisht të dhëna mbi këta tregues. Objektivi strategjik Objektiv strategjik është organizimi në 2014 i një vrojtimi kombëtar mbi lëvizjen e pasagjerëve dhe trafikun rrugor në bashkëpunim me ministritë e linjës. Aktivitetet statistikore Treguesit mbi Transportin nga vrojtim Moduli Statistikat e transportit rrugor të mallrave Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT aktualisht nuk kryen vrojtim kombëtar mbi transportin rrugor të mallrave. Si rrjedhojë nuk prodhon aktualisht të dhëna mbi këta tregues. Objektivi strategjik Objektiv strategjik është organizimi në 2014 i një vrojtimi kombëtar mbi transportin rrugor të mallrave në bashkëpunim me ministritë e linjës. Aktivitetet statistikore Treguesit mbi Transportin nga vrojtim Moduli Statistikat e transportit hekurudhor 128

135 Përshkrimi i situatës aktuale Statistikat e transportit hekurudhor sigurojnë të dhëna mbi volumin e mallrave të transportuara, numrin e pasagjerëve, aksidentet e ndodhura në rrjetin hekurudhor. INSTAT grumbullon dhe përpunon të dhënat administrative që merr nga Ministria Punëve Publike dhe Transportit. Objektivi strategjik Prodhimi i statistikave me cilësi dhe në kohë mbi transportin hekurudhor në mënyrë që të plotësojë rregullisht kërkesat e përdoruesve dhe të harmonizuara me rregulloren evropiane mbi transportin hekurudhor. Aktivitetet zbatuese Grumbullim, kontroll dhe publikim i të dhënave administrative në periudha mujore dhe tremujore. Rezultatet e pritshme Treguesit statistikor mbi transportin hekurudhor në njësi fizike dhe për ton/km. Të dhënat publikohen tremujore në Buletinin Statistikor dhe vjetore në Shqipëria në Shifra dhe faqen elektronike Burimi i Informacionit Burim administrativ Ministria Punëve Publike dhe Transportit (Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave) Aktivitetet statistikore Treguesit mbi Transportin nga burime administrative Moduli Statistikat e transportit detar Përshkrimi i situatës aktuale Statistikat e transportit detar sigurojnë të dhëna mbi volumin e ngarkimshkarkimit të mallrave dhe pasagjerëve sipas porteve, hyrjet dhe daljet e anijeve me mallra të klasifikuara sipas Nomenklaturës Ndërkombëtare të Transportit të Mallrave (NSTR). INSTAT grumbullon dhe përpunon të dhënat administrative që merr nga Ministria Punëve Publike dhe Transportit. Treguesit kryesorë të grumbulluar janë për portet vendase. 129

136 Objektivi strategjik Prodhimi i statistikave me cilësi dhe në kohë mbi transportin detar në mënyrë që të plotësojë rregullisht kërkesat e përdoruesve duke marrë parasysh dhe përditësimet e bazës ligjore, implementimi në nivel kombëtar i përmirësimeve të koncepteve metodologjike të harmonizuara me rregulloren evropiane mbi transportin detar. Aktivitetet zbatuese Grumbullim, kontroll dhe publikim i të dhënave administrative në periudha mujore dhe tremujore; Rezultatet e pritshme Treguesit statistikor mbi transportin detar në njësi fizike dhe për ton/km. Të dhënat publikohen për periudha tremujore në Buletinin Statistikor, vjetore në Vjetarin Statistikor, Shqipëria në Shifra dhe në faqen elektronike Burimi i Informacionit Ministria Punëve Publike dhe Transportit (Drejtoria e Përgjithshme e Porteve). Aktivitetet statistikore Treguesit mbi Transportin nga burime administrative Moduli Statistikat e transportit ajror Përshkrimi i situatës aktuale Statistikat e transportit ajror sigurojnë të dhëna mbi vëllimin e transportit të mallrave dhe numrin e pasagjerëve të këtij lloj transporti në seri kohore. INSTAT grumbullon dhe përpunon të dhënat administrative që merr nga MPPT për këtë fushë. Objektivi strategjik Prodhimi i statistikave me cilësi dhe në kohë mbi transportin ajror në mënyrë që të plotësojë rregullisht kërkesat e përdoruesve dhe të harmonizuara me rregulloren evropiane mbi transportin ajror. Aktivitetet zbatuese 130

137 Grumbullim, kontroll dhe publikimi i të dhënave administrative në periudha mujore dhe tremujore. Rezultatet e pritshme Treguesit statistikor mbi transportin ajror në njësi fizike, numri i kompanive të fluturimit dhe pronësia. Të dhënat publikohen për periudha tremujore në Buletinin Statistikor, vjetore në Vjetarin Statistikor, Shqipëria në Shifra dhe në faqen elektronike Burimi i informacionit Ministria Punëve Publike dhe Transportit. Aktivitetet statistikore Treguesit mbi Transportin nga burime administrative Tema 3.05 Turizmi Përshkrimi INSTAT aktualisht trajton statistikat e turizmit në dy drejtime. Një drejtim është kapaciteti dhe frekuentimi i njësive akomoduese dhe ana tjetër janë hyrjetdaljet e shtetasve, të huaj apo shqiptare sipas pikave kufitare dhe sipas mjetit të udhëtimit; Hyrjet e shtetasve të huaj sipas qëllimit dhe shtetit. Të dhëna mbi kapacitetin dhe frekuentimin e njësive akomoduese (si numri i dhomave, shtretërve, klientëve, netë qëndrimi, punësimi, pagat etj, të dhëna të cilat merren nga vrojtimi ATN dhe vjetor ASN, përkatësisht në rubrikat specifike: Tregues specifike mbi hotelet janë përshkruar në Modulin (Statistikat afatshkurtra të Ndërmarrjeve). Objektivi i statistikave të turizmit është të publikojë informacion statistikor me cilësi mbi turizmin dhe te harmonizuar me standardet evropiane sipas direktivës se Këshillit Nr. 95/57/EC mbi mbledhjen e informacionit statistikor në fushën e turizmit. Prioritetet Zhvillimi i statistikave të turizmit në përputhje me standardet evropiane dhe kërkesat e përdoruesve si në numër të treguesve, ashtu edhe në cilësi, bazuar 131

138 në potencialin dhe rëndësinë e sektorit të turizmit për zhvillimin ekonomik të vendit; Sigurimi i informacionit mbi hyrje daljet e shtetasve sipas rezidencës. Moduli Turizëm Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT mbledh përpunon dhe publikon informacion mbi statistikat e turizmit. Burimi i këtyre të dhënave është administrativ dhe vijnë nga MB Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Treguesit janë: Hyrje daljet në kufi të shtetasve të huaj dhe shqiptarë sipas pikave kufitare Hyrje daljet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë sipas qëllimit të udhëtimit Hyrje daljet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë sipas qëllimit të udhëtimit; Përpunimi dhe publikimi i të dhënave specifike mbi hotelet dhe njësitë e tjera të akomodimit, bazuar në rezultatet nga vrojtimet statistikore. Objektivi strategjik Hartimi dhe publikimi i harmonizuar dhe me cilësi të lartë i statistikave të turizmit. Aktivitetet zbatuese Grumbullim, kontroll dhe publikimi i të dhënave administrative në periudha mujore dhe tremujore. Përpunimi i të dhënave të grumbulluara nga vrojtimet statistikore tremujore dhe vjetore pranë ndërmarrjeve të klasifikuara nën aktivitetin Hotele. Rezultatet e pritshme Hyrje daljet në kufi të shtetasve të huaj dhe shqiptarë sipas pikave kufitare; Hyrje daljet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë sipas qëllimit të udhëtimit dhe shtetit; Kapaciteti dhe frekuentimi i hoteleve sipas klientëve. Të dhënat publikohen për periudha tremujore në Buletinin Statistikor, vjetore në Vjetarin Statistikor, Shqipëria në Shifra dhe në faqen elektronike Burim informacioni Burim Administrativ Ministria e Brendshme (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit). Burim statistikor 132

139 Vrojtimi tremujor dhe vjetor pranë ndërmarrjeve të klasifikuara në Regjistrin e Ndërmarrjeve sipas klasifikimit ekonomik të aktiviteteve: Hotele ose Njësi të tjera akomodimi. Aktivitetet statistikore Treguesit mbi Turizmin nga burime administrative Anketa Vjetore pranë Ndërmarrjeve Anketa Tremujore pranë ndërmarrjeve Tema 3.06 Regjistrat e Ndërmarrjeve Përshkrimi Objektivi i këtij moduli është të harmonizojë dhe të monitorojë cilësinë e regjistrave të ndërmarrjeve e njësive lokale, në përputhje me Rregulloren e EU mbi Regjistrat e Ndërmarrjeve (177/2008). Regjistrat e njësive ekonomike, ndërmarrjeve dhe njësive lokale të tyre, kanë rëndësi si mjet për hartimin e statistikave të nevojshme për dhënien e indikatorëve afatshkurtër dhe të zhvillimeve strukturore ekonomike, për vrojtimet statistikore si dhe analiza demografike të popullsisë së ndërmarrjeve. Prioritetet Përgatitja e regjistrave statistikorë të njësive ekonomike të përditësuar e cilësorë, sipas rekomandimeve të BE së dhe kërkesave të brendshme. Përmirësimi i cilësisë së vendndodhjes gjeografike nëpërmjet sistemit GIS nga përdorimi i GPS në çdo aktivitet statistikor. Klasifikimi i aktivitetit ekonomik të ndërmarrjeve dhe njësive lokale me kodifikim të dyfishtë NACE Rev 1.1 dhe NACE Rev.2, sipas kërkesave të BE së. Moduli Regjistrat e Ndërmarrjeve Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT, sipas rekomandimeve të BE së, ka ndërtuar, mirëmban dhe është përgjegjës për tre regjistra statistikorë: Regjistri i Njësive Ligjore, Regjistri i Ndërmarrjeve dhe Regjistri i Njësive lokale. Regjistri i ndërmarrjeve përdoret si bazë për të realizuar vrojtimet me zgjedhje pranë tyre, kurse Regjistri i Njësive Lokale përdoret kryesisht për prodhimin e statistikave rajonale. 133

140 Një aplikim informatik është duke u përgatitur për përditësimin dhe menaxhimin e regjistrave të njësive ekonomike si dhe prodhimin e treguesve statistikorë prej tyre. Ky aplikim i shërben edhe sektorëve të tjerë brenda INSTAT it për të konsultuar e përgatitur statistika që rrjedhin nga Regjistrat e Njësive Ekonomike. Treguesit që prodhohen nga Regjistrat e Njësive Ekonomike, Ndërmarrjet e Njësitë lokale i përgjigjen kërkesave të BE së si dhe kërkesave të brendshme. Regjistri i Ndërmarrjeve përmban këta tregues: Tregues identifikues, Forma ligjore, Pronësia, Emri, Adresa, Komunikimi (Tel, Faks etj.). Tregues shtresorë, aktiviteti ekonomik kryesor, madhësia sipas të punësuarve, madhësia sipas xhiros, vendndodhja gjeografike. Ndryshimet demografike, data e krijimit, data e mbarimit. Regjistri i Njësive Lokale përmban këta tregues: Tregues identifikues, emri, adresa, komunikimi (Tel, Faks etj.); Tregues shtresorë, aktiviteti ekonomik kryesor, madhësia sipas të punësuarve, vendndodhja gjeografike; Ndryshimet demografike, data e krijimit, data e mbarimit. Objektivi Strategjik Përgatitja e regjistrave statistikorë të njësive ekonomike të përditësuar e cilësorë, si dhe prodhimi në kohë e me cilësi i treguesve në përputhje me rekomandimet e BE së si dhe kërkesave të brendshme. Aktivitetet zbatuese Përdorimi me prioritet i të dhënave administrative si dhe nga anketat e INSTAT it për përditësimin e regjistrave statistikorë të njësive ekonomike; Përdorimi i aparateve GPS në çdo aktivitet statistikor me qëllim përditësimin dhe përmirësimin e cilësisë së vendndodhjes gjeografike nëpërmjet sistemit GIS; Aplikimi i nomenklaturës së re ekonomike NACE Rev 2 në regjistrat e njësive ekonomike sipas kërkesave të BE së; Kryerja e anketave specifike për përditësimin e regjistrave statistikorë të njësive ekonomike, ajo ekzistuese me periodicitet tremujor Anketa e Ndërmarrjeve të Reja si dhe futja në program e anketës së re vjetore Anketa e Njësive Lokale ; Standardizimi i rubrikës për treguesit si pjesë e anketave të ndryshme dhe që shërben për përditësimin e regjistrave statistikor të njësive ekonomike. 134

141 Përfundimi dhe vënia në përdorim i aplikimit informatik për përditësimin dhe menaxhimin e regjistrave të njësive ekonomike si dhe prodhimin e treguesve statistikore prej tyre. Periodiciteti i aktiviteteve statistikore: Aktivitetet statistikore Regjistri statistikor i ndërmarrjeve x x x x ekonomike jo bujqësore, përditësimi x Regjistri statistikor i njësive lokale, x x x x x përditësimi Anketa pranë ndërmarrjeve të reja, 3 x x x x x mujore Anketa e Njësive Lokale, vjetore x x x x x Rezultatet e pritshme Regjistra statistikorë të njësive ekonomike, të përditësuar e cilësorë, sipas rekomandimeve të BE së dhe kërkesave të brendshme; Regjistra statistikorë të njësive ekonomike, me kodifikim të dyfishtë të aktivitetit ekonomik, NACE Rev 1.1 dhe NACE Rev.2; Adresa të kodifikuara sipas koordinatave gjeografike për qytete e mëdha sipas sistemit GIS nga përdorimit i GPS në çdo aktivitet statistikor; Prodhimi dhe botimi në afat e cilësi të treguesve nga regjistrat e ndërmarrjeve sipas kërkesave të BE së dhe ato të brendshme. Treguesit statistikorë që prodhohen janë grupimet e ndërmarrjeve sipas formës ligjore, pronësisë, aktivitetit ekonomik, madhësisë sipas të punësuarve, madhësisë sipas të xhiros, vendndodhjes gjeografike. Burimi i Informacionit Burime Administrative Qendra Kombëtare e Regjistrimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Llogaritë vjetore të ndërmarrjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Burime Statistikore Anketa e Ndërmarrjeve të Reja, Anketa e Njësive Lokale, Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve, Anketa Tremujore pranë Ndërmarrjeve, Anketa e Çmimeve të Prodhimit e të tjera. Burime Njerëzore, Kosto 135

142 Personel Frekuenca Periudha Specialistë vjetore Janar Dhjetor Janar, Maj, Anketues herë / vit Shtator, Nëntor Kontrollor vjetore Janar Dhjetor FUSHA 4 STATISTIKAT E BUJQËSISË, PYJEVE DHE PESHKIMIT Tema: 4.01 Statistikat bujqësore Përshkrimi Statistikat e prodhimit bujqësor përfshijnë të dhënat e prodhimit bimor dhe blegtoral. Statistikat e prodhimit bimor mbulojnë drithërat, bimët industriale, të tjera bimë të arave, perimet, frutat, agrumet, ullirin dhe vreshtat. Të dhënat për kulturat kryesore dhe sekondare janë mbledhur, përpunuar dhe vlerësuar si në fushë të hapur, ashtu edhe në sera. Burime të dhënash për prodhimin bimor janë: vrojtimi vjetor bujqësor, vrojtimi gjashtëmujor si dhe vrojtimet e serave dhe të fermave të mëdha. Statistikat e prodhimit bimor janë sipërfaqja, rendimenti dhe prodhimi. Statistikat e prodhimit blegtoral mbulojnë statistikat e blegtorisë si dhe mishit, qumështit dhe produkteve të shpendëve. Të dhënat janë grumbulluar për numrin e krerëve, produktivitetin blegtoral dhe prodhimin blegtoral në nivel prefekture. Pyetësori i vrojtimit vjetor është përmirësuar dhe sigurohen të dhëna për përdorimin e produkteve bujqësore, çmimet për këto produkte dhe shpenzimet në bujqësi. Vlerësimi i numrit të krerëve është bazuar në lëvizjen e blegtorisë për secilën kategori të gjedhëve, të leshtave dhe të dhirtave, derrit, njëthundrakëve dhe shpendëve. Numri i krerëve i referohet gjendjes në fund të vitit. Statistikat e qumështit përfshijnë prodhimin e qumështit në fermë nga lopët, delet dhe dhitë. Të dhënat e qumështit merren sipas destinacionit të përdorimit. Këto të dhëna përdoren nga institucionet kombëtare, institucionet vendimmarrëse, shkencore dhe publiku i gjerë për bërjen e politikave, menaxhimin e risqeve, analizat e tregut dhe parashikimet e prodhimit. 136

143 Përpjekje të konsiderueshme janë bërë për të siguruar të dhëna cilësore dhe sasiore për statistikat e prodhimit bujqësor. Fushat e aktiviteteve të mbuluara në këtë temë janë: Statistikat e prodhimeve nga bimët Blegtoria, mishi dhe vezët Statistika të qumështit dhe përpunimi i tij Bilanci prodhim përdorim i produkteve bujqësore Statistika të vreshtarisë Statistikat e frutikulturës, agrume, ullinj etj Prioritetet Regjistrimi i përgjithshëm i bujqësisë, i cili do të japë mundësinë e krijimit të regjistrave të veçantë për gjedhët, të leshtat dhe të dhirtat, derra, shpendët njëthundrakë. Kjo do të krijojë mundësinë e përmirësimit të treguesve statistikorë për blegtorinë; Implementimi i metodologjive të harmonizuara me rekomandimet e BE së në mbledhjen me anë të vrojtimeve statistikore, përpunimin, dhe publikimin e statistikave të bujqësisë, blegtorisë, pyjeve dhe peshkimit në Shqipëri; Kryerja në kohë dhe me cilësi i të gjitha fazave të punës të vrojtimeve. Kjo do të krijojë mundësinë për grumbullimin e të dhënave për prodhimin e mishit, tregtimin e kafshëve të gjalla, parashikimet e prodhimit, furnizimit me bilancet të aktivitetit të blegtorisë si dhe struktura e shpendëve dhe prodhimin e vezëve; Publikimi i të dhënave vjetore në nivel rajonal dhe kombëtar. Moduli: Statistikat e produkteve bimore Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT i grumbullon nga MBUMK, të dhënat mbi sipërfaqen (numrin e rrënjëve), rendimentin, prodhimin për fermat private, fermat e mëdha dhe serat. Statistikat e produkteve bimore nënkuptojnë grumbullimin, përpunimin dhe llogaritjen e indikatorëve: sipërfaqe e mbjellë, rendimenti dhe prodhimi i korrur. Këto statistika përfshijnë: Bimët e arave: drithërat (grurë, misër, elb, thekër, tërshërë), perimet, pataten, fasulen, bimët industriale (luledielli, sojë dhe duhan) si dhe bimët foragjere (misër foragjer, jonxhë dhe të tjera foragjere njëvjeçare). 137

144 Kulturat drufrutore: në këtë grup përfshihen pemët frutore, agrumet, ullinjtë dhe rrushi. Të dhënat janë vjetore, sipas vitit kalendarik. Sipërfaqja është shprehur në ha, rendimenti në kv/ha dhe prodhimi në ton. Përjashtim bëjnë pemët frutore. Për pemëtoret në blloqe, të dhënat që disponohen janë në ha dhe në numër rrënjësh, ndërsa për pemët e shpërndara e dhëna është vetëm në numër rrënjësh. Pra, për statistikat e pemëve frutore përdorim numër rrënjësh në total, rendiment për numër rrënjësh dhe prodhimin në ton. Objektivat Strategjikë Statistikat e prodhimit bimor do të vendosen mbi një bazë të re pas Regjistrimit të Përgjithshëm të Bujqësisë, i cili do të implementohet në Tetor të Me realizimin e këtij regjistrimi do të krijohet mundësia e krijimit të regjistrave të veçantë për bimët e arave, pemët frutore, vreshtat dhe ullirin, që do të jenë bazë për vrojtimet me zgjedhje, të veçanta sipas grup kulturave; Harmonizimi i instrumenteve metodologjikë me standardet e BE së; Grumbullimi dhe shfrytëzimi i të gjitha burimeve të të dhënave, si statistikorë ashtu dhe administrativë. Grumbullimi i të dhënave për rrushin sipas përdorimit; për tavolinë dhe prodhim verë do të jetë një ndër prioritetet tona në të ardhmen; Përdorimi i klasifikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për verën dhe prodhimin e rrushit; Harmonizimi i metodologjisë me standardet evropiane. Aktivitetet zbatuese INSTAT mbledh, përpunon dhe publikon statistikat vjetore mbi prodhimin e produkteve bujqësore. Popullata bazohet në njësitë ekonomike bujqësore (NJEB) me aktivitet bujqësor që prodhojnë produkte bimore. Klasifikimi i NJEB është bërë sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, NVE. Të dhënat grumbullohen me: vrojtim vjetor mbi sipërfaqen e korrur, prodhimin; vrojtimi e sipërfaqes së mbjellë; vrojtim vjetor në fermat e mëdha dhe ndërmarrjet bujqësore; vrojtim vjetor në serrat; vrojtim shumëvjeçar në pemët frutore; Grumbullimi i informacionit do të bëhet nëpërmjet intervistës së drejtpërdrejtë me anketues. Treguesit paraqiten sipas kulturave gjithsej, sipas tipologjisë së NJEB. Si bazë e zgjedhje shërben regjistri i statistikor i fermës. 138

145 Të dhënat publikohen në botimin e veçantë Vjetari Statistikor i Bujqësisë, në Vjetarin Statistikor dhe faqen web të INSTAT : Ndër të tjera, aktivitetet zbatuese do të jenë edhe: Kryerja e vrojtimeve të specializuara në vitin 2013 sipas grup kulturave: pemë frutore; ulli, vreshta, agrume, bimë të arave; Kryerja e vrojtimeve të veçanta në vitin 2013 për rrushin dhe verërat; Grumbullimi i të dhënave për kopshtet (kitchen garden). Rezultatet e pritshme Tregues statistikorë si sipërfaqe, prodhim dhe rendiment për drithërat. Rezultate Paraprake dhe Finale. Periodicitet vjetor; Tregues statistikorë si sipërfaqe, prodhim dhe rendiment për bimët e tjera të mbjella në fushë. Rezultate Paraprake dhe Finale. Periodicitet vjetor; Tregues statistikorë si sipërfaqe, prodhim dhe rendiment për frutat, vreshtat, agrumet dhe ulliri. Rezultate Paraprake dhe Finale. Periodicitet vjetor. Burimi Informacionit Njësitë ekonomike me aktivitet bujqësor, të të gjitha formave ligjore. Moduli Statistika të blegtorisë, mishit dhe vezëve Përshkrimi i situatës aktuale Të dhënat mbi blegtorinë grumbullohen nga vrojtimi vjetor i Ministrisë së Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Klasifikimi i aktiviteteve kombëtare për blegtorinë është bazuar tek NVE Rev.l.1 Qëllimi i këtij moduli është që të sigurojë të dhëna të harmonizuara rajonale, kombëtare në lidhje me numrin e krerëve të blegtorisë sipas llojeve: gjedhë, të imta, derra, shpendë. Prodhimi i mishit, tregtimi i kafshëve të gjalla, parashikimet e prodhimit, ndërtimi i bilanceve për numrin e krerëve dhe prodhimin e mishit si dhe struktura e shpendëve për vezë. Grumbullimi i të dhënave kryhet nëpërmjet vrojtimeve me zgjedhje duke përdorur Sipërfaqen Kampion të Kufizuar (ASF). Kampioni i vrojtimit është i ndërtuar në atë mënyrë që të jetë përfaqësuese për të gjithë vendin. Ai prezanton të gjitha variablat. Vlerësimi i numrit të krerëve është bazuar në lëvizjen e blegtorisë për secilën kategori të gjedhëve, të leshtave dhe të të dhirtave. Vlerësimi për prodhimin e mishit për secilën kategori është bazuar në përllogaritjet e bëra për lëvizjen e blegtorisë, pra në numrin e krerëve të skartuar dhe në peshën mesatare për krerët e therur. Të dhënat për therjet janë vjetore. 139

146 Të dhënat për numrin e pulave dhe prodhimin e vezëve janë vjetore. Bilancet e mishit dhe të vezëve nuk botohen. Parashikimi për numrin e krerëve dhe prodhimet blegtorale bazohet në bilancin e numrit të krerëve të vrojtimit vjetor, si dhe vlerësimin e ekspertëve të MBUMK. Objektivat Strategjikë Prodhimi në kohë e me cilësi i treguesve ekzistues të numrit të krerëve të blegtorisë, prodhimin e mishit dhe struktura e shpendëve në përputhje të plotë me metodologjinë e Eurostat it. Zbatimi i treguesve të tjerë sipas kërkesave të BE së. Aktivitetet zbatuese Zbatimi i një programi të ri për vrojtimet në blegtori do të shoqërohet me përmirësimin e metodologjisë së vrojtimit. Përmirësimi i vazhdueshëm metodologjik, do të kryhet duke u mbështetur në manualet dhe rregulloret që Eurostat përditëson për këtë fushë statistikore; Zbatimi i Rregullores së BE së nr 1165/2008 mbi vrojtimin e strukturës së blegtorisë Rezultatet e pritshme Struktura e numrit të krerëve në gjedhë; Struktura e numrit të krerëve në të imta ( të leshta dhe të dhirta); Struktura e numrit të krerëve në derra; Struktura e numrit të krerëve të shpendëve dhe numri i pulave për klloçitje (për prodhim për vezë); Prodhimi i mishit sipas llojeve të blegtorisë; Prodhimi i vezëve për konsum dhe për klloçitje; Burimi i Informacionit Vrojtim dy herë në vit për numrin e krerëve të blegtorisë sipas llojeve. Moduli Statistikat e qumështit dhe të produkteve të qumështit Përshkrimi i situatës aktuale Të dhënat mbi statistikat e prodhimit të qumështit dhe të produkteve të tij grumbullohen nga vrojtimi vjetor i MBUMK. Vlerësimi i prodhimit të qumështit nga lopët është bërë duke u bazuar në numrin mesatar vjetor të tyre, që rezulton nga lëvizja e blegtorisë, dhe në rendimentin mesatar të qumështit për lopë të llogaritur 140

147 nga MBUMK. I njëjti arsyetim është ndjekur edhe për prodhimin e qumështit nga delet dhe dhitë, por me ndryshim se sipas metodologjisë, numri i krerëve i referohet gjendjes në fillim të vitit. Objektivi Strategjik Prodhimi në kohë e me cilësi i treguesve ekzistues të sasisë së prodhimit të qumështit sipas përmbajtjes së yndyrës dhe proteinave. Informacioni do të mblidhet për prodhimin sipas llojeve: qumësht nga lopët, delet dhe dhitë. Informacioni do të mblidhet dhe për konsumin, import eksportet si dhe për produktet nga qumështi. Aktivitetet zbatuese Zbatimi i një programi të ri për vrojtimet statistikore për qumështin dhe produktet nga qumështi. Kjo do të shoqërohet me përmirësimin e metodologjisë së vrojtimit statistikor. Përmirësimi i vazhdueshëm metodologjik, i cili do të kryhet duke u mbështetur në manualet dhe rregulloret që Eurostat përditëson për këtë fushë statistikore, si zbatimi i Direktivës 96/16/EC në vrojtimet statistikore për qumështin dhe produktet e tij. Rezultatet e pritshme Mbledhja e të dhënave për prodhimin e qumështit sipas yndyrës dhe përmbajtjes së proteinave. Të dhënat do të mblidhen për shitjet direkte, konsumin vetiak nga fermerët si dhe për produktet e qumështit: djathë, gjalpë, kos, gjizë. Burimi i Informacionit Burimi statistikor: Vrojtim dy herë në vit për prodhimin e qumështit sipas llojeve të blegtorisë; Burim administrativ: Të dhëna shtesë nga burime administrative (nga MBUMK). Tema 4.02 Strukturat bujqësore Përshkrimi 141

148 Bazuar në të dhënat e mbledhura nëpërmjet vrojtimeve periodike dhe Censusit të Bujqësisë sintetizohen tregues me anën e të cilëve njihet struktura bujqësore në të gjitha degët e saj. Strukturat bujqësore përfshijnë të gjitha llojet e organizimit të fermave bujqësore, blegtorale, mikse apo çdo lloj tjetër organizimi që përmbush në princip definicionin për të qenë njësi ekonomike bujqësore. Fushat e aktiviteteve të mbuluara në këtë temë janë: Regjistrimi i Përgjithshëm i Bujqësisë, vrojtimet periodike dhe të veçanta si dhe të dhënat administrative mbi njësitë ekonomike bujqësore të cilat përbëjnë aktivitetet bazë nëpërmjet të cilave do sigurohet materiali fillestar për të ndërtuar panoramën e strukturës së bujqësisë. Objekt vrojtimi për strukturën e bujqësisë do jenë pa përjashtim të gjitha njësitë ekonomike bujqësore që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Prioritetet Përditësimi i gjendjes pas çdo vrojtimi dhe përgjithësimi i rezultateve të arritura bazuar në kriteret metodike të rekomanduar nga Eurostat i përbën prioritet ndër aktivitetet për strukturën e fermës në Shqipëri. Moduli Vrojtimet mbi strukturën e fermës Përshkrimi i situatës aktuale Vrojtime të posaçme mbi strukturën e fermës nuk janë realizuar që nga viti 1998, kohë në të cilën është bërë regjistrimi i fundit i përgjithshëm në bujqësi. Të dhëna te pjesshme mbi strukturën e fermës janë mbledhur çdo vit nga MBUMK nëpërmjet vrojtimit vjetor të bujqësisë. Objektivi Strategjik Pas Regjistrimit të Përgjithshëm të Bujqësisë, nga i cili do përfitohet Regjistri i Fermave Bujqësore, synohet të organizohen vrojtime të posaçme për strukturën e fermës një herë në 3 vjet, duke filluar në vitin e tretë pas regjistrimit. Të dhëna të limituara për strukturën e fermës do mblidhen e publikohen çdo vit duke i mbledhur nëpërmjet vrojtimeve vjetore e gjysmë vjetore të bujqësisë. Aktivitetet zbatuese Ndërtimi dhe përditësimi i regjistrit të përgjithshëm të fermave me aktivitet bujqësorë në Shqipëri; Organizim i sistemit te vrojtimeve në bujqësi bazuar në këtë regjistër; 142

149 Përpunimi i të dhënave dhe publikimi i rezultateve të përgjithësuara në botime dhe media, në shërbim të përdoruesve të statistikave bujqësore. Rezultatet e pritshme Panorama reale e strukturës së bujqësisë në Shqipëri është një ndër kriteret kryesore logjike për të orientuar vendimmarrjen në këtë fushë si nga nivelet e politikbërësve dhe nga ato ekzekutive, ashtu dhe nga institucionet ndërkombëtare me të cilët bashkëpunojmë si dhe bizneset e lidhura më bujqësinë. Burimi i Informacionit Vrojtimet statistikore periodike dhe të veçanta realizuar nga INSTAT. Tema 4.03 Përdorimi dhe mbulimi i tokës Përshkrimi Statistikat e mbulimit dhe përdorimit të tokës janë të rëndësishme në implementimin dhe vlerësimin e politikave të përbashkëta bujqësore dhe mjedisore. Statistikat e përdorimit të tokës llogariten mbi bazën e kulturave kryesore në tokë të punueshme, livadhet dhe kullota si dhe sipërfaqen me pemëtari dhe kopshte. Prioritetet Të sigurohen të dhëna që mundësojnë analizat e ndërveprimeve midis bujqësisë, mjedisit dhe peizazhit. Përdorimi i këtyre të dhënave është i nevojshëm për prodhimin e disa indikatorëve agro mjedisorë si erozioni i tokës, cilësia e tokës dhe diversiteti. Moduli Statistikat e përdorimit dhe mbulimit të tokës Përshkrimi i situatës aktuale Statistikat e mbulimit dhe përdorimit të tokës janë të rëndësishme në implementimin dhe vlerësimin e politikave të përbashkëta bujqësore dhe mjedisore. INSTAT i përpunon dhe prodhon statistika për përdorimin e tokës mbi bazën e të dhënave të statistikore dhe administrative të grumbulluara nga MBUMK, MMPAU dhe MB. Objektivi strategjik 143

150 Të sigurojë informacion të saktë: mbi madhësinë dhe përbërjen e sipërfaqes bujqësore të përdorur sipas kategorive të përdorimit të tokës (qark, rajon dhe total vendi), tipit të zotërimit dhe sipas njësive gjeografike; mbi madhësinë dhe përbërjen e prodhimit të serave dhe përdorimin e sipërfaqes së tokës së punueshme sipas strukturës së sipërfaqes së mbjellë; Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional me MBUMK, MMPAU, MB. Aktivitete zbatuese Vrojtime statistikore për: o Sipërfaqen e mbjellë; o Vrojtimet e serave. Përdorimi i burimeve administrative mbi bazën e formateve të nevojshme të përgatitura nga INSTAT i; Përdorimi i klasifikimeve: o Nomenklatura e Aktiviteteve Ekonomike NVE Rev.2; o Klasifikimi i ndarjes territoriale NUTS 2 dhe NUTS 3; o Klasifikimi statistikor i kategorive të përdorimit të tokës. Publikimi i të dhënave në botime të veçanta për treguesit bujqësorë, si: Shqipëria në Shifra, Vjetari Statistikor, faqe elektronike zyrtare. Rezultatet e pritshme Publikimi i rezultateve për tokën bujqësore të përdorur, tokën e punueshme sipas kategorive, livadhet dhe kullotat si dhe tokën e zënë me pemëtore (pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta) Burimi i informacionit Njësitë ekonomike bujqësore (ferma dhe ndërmarrje bujqësore); Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Ministria e Brendshme. Tema 4.04 Llogaritë e bujqësisë dhe çmimet Përshkrimi Llogaritë ekonomike të bujqësisë dhe statistikat e çmimeve bujqësore luajnë një rol kyç në projektimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave të përbashkëta bujqësore si dhe në vlerësimin e ndikimit të PBB së, mbi gjendjen ekonomike të 144

151 bujqësisë në vend. Çmimet e prodhimeve bujqësore mblidhen rregullisht çdo muaj. Indeksi i çmimeve bujqësore tregon ecurinë e çmimeve sipas muajve dhe sezonit. INSTAT i nuk llogarit indeksin e çmimeve bujqësore. Prioritetet Regjistrimi i Përgjithshëm i Bujqësisë do t i mundësojë INSTAT it krijimin e një baze të regjistrit të fermave bujqësore në përputhje me aktet ligjore të BE së në lidhje me strukturën e fermës. Gjithashtu, ky regjistrim do të përmirësojë bazën për vrojtimet statistikore në bujqësi si dhe llogaritë ekonomike në bujqësi. Grumbullimi i çmimeve nëpërmjet vrojtimeve mujore do krijojë mundësinë e llogaritjes së indeksit të çmimeve bujqësore. Moduli Llogaritë ekonomike bujqësore dhe çmimet Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT i mbledh, përpunon dhe publikon statistikat e llogarive ekonomike të bujqësisë bazuar në informacionin statistikor të marrë nga MBUMK. Kjo ministri ka qenë burimi kryesor, deri në vitin 2011, për mbledhjen e informacionit statistikor në bujqësi. Si bazë ligjore për vrojtimet në fermat bujqësore është përdorur ligji i statistikave zyrtare. Pyetësori i vrojtimit vjetor është përmirësuar dhe jep të dhëna për përdorimin e të gjitha produkteve bujqësore, çmimet për këto produkte dhe shpenzimet në bujqësi. Një vlerësimin për numrin e krerëve për çdo kategori të kafshëve është zhvilluar në fund të vitit Statistikat e qumështit përfshijnë prodhimin e qumështit të lopëve, deleve dhe dhive. Të dhënat për qumështin merren sipas destinacionit të përdorimit. Të dhëna grumbullohen dhe për nënproduktet nga qumështi dhe përpunimi i produkteve të tjera bujqësore. Vlerësimet për mbjelljet e reja në pemëtari për llogaritjen Formimit të Kapitalit Fix Bruto bëhen nga të dhënat statistikore dhe administrative të MBUMK së. Të dhënat statistikore kanë shërbyer si një burim kryesor për llogaritjen tremujore dhe vjetore të llogarive ekonomike në bujqësi. Llogaritjet ekonomike të bujqësisë janë mundësuar në sajë të zbatimit të koncepteve, parimeve dhe rregullave bazë për përpilimin e llogarive të përcaktuara në Manualin mbi Llogaritë Ekonomike të Bujqësisë EAA 1997, (Rev. 1.1). Klasifikimi i aktivitetit bujqësor është bërë në përputhje me Klasifikimin Evropian NACE Rev1.1, Seksioni A Bujqësia, gjuetia dhe pyjet. Objektivi Strategjik 145

152 Përmirësimi i metodologjisë së vrojtimit vjetor duke kaluar nga vrojtimi me segmente i kryer deri tani nga MBUMK, në vrojtimin me listë i cili do të kryhet nga INSTAT i mbas Regjistrimit të Përgjithshëm të Bujqësisë. Kjo do të krijojë mundësinë e rritjes së mostrës së vrojtimit dhe përmirësimin e statistikave të bujqësisë në sasi dhe cilësi; Llogaritja e indekseve mujore, tremujore dhe vjetore të output it dhe input it do të rrisë cilësinë e treguesve të llogarive vjetore, tremujore dhe rajonale. Aktivitetet zbatuese Vrojtimi gjashtëmujor i serave, fermave të mëdha dhe vrojtimi vjetor në fermat bujqësore për prodhimet, shpenzimet, çmimet, numrin e krerëve, bazuar në rekomandime dhe manuale të BE së; Përdorimi i të gjitha burimeve administrative të MBUMK së dhe agjencive të tjera statistikore; Grumbullimi mujor i çmimeve bujqësore si dhe llogaritja e indeksit te çmimeve output it dhe input it duke zbatuar një program të ri për grumbullimin e të dhënave. Rezultatet e pritshme Llogaritë ekonomike bujqësore me periodicitet tremujor; Llogaritë ekonomike bujqësore me periodicitet vjetor; Llogaritë ekonomike bujqësore në nivel rajonal; Indeksi i çmimeve të produkteve bujqësore; Indeksi i input eve bujqësore; Çmime absolute të llogaritura. Burimi i Informacionit Njësitë ekonomike bujqësore dhe blegtorale; ndërmarrjet bujqësore dhe blegtorale. Tema 4.05 Statistikat e Pylltarisë Përshkrimi Statistikat e pyjeve sigurojnë të dhëna të përgjithshme dhe specifike mbi pyjet, kullotat, livadhet, florën dhe faunën, speciet e mbrojtura dhe sipërfaqet e mbrojtura. Këto të dhëna janë vjetore në nivel kombëtar. Institucioni përgjegjës për të grumbulluar këto të dhëna është MMPAU. Të dhënat mbi statistikat e pyjeve janë të dhënat administrative kadastrale të fondit pyjor dhe kullotat në Shqipëri. Ato i 146

153 referohen si fondit pyjor shtetëror, ashtu dhe atyre komunale e private, strukturës së këtij fondi, formave të mbarështimit, investimet e realizuara në pyje, kundërvajtjet në pyje dhe kullota, rrjeti i zonave të mbrojtura, shfrytëzimi i pyjeve dhe produkteve kryesore të pyllit, të ardhurat nga aktivitetet kryesore e sekondare të pyjeve dhe kullotave, speciet e kërcënuara (flora dhe fauna), speciet e mbrojtura (flora dhe fauna) dhe të dhëna për zonat e mbrojtura sipas kategorive. Fusha e mbulimit nga statistikat e Pylltarisë: Të gjitha aktivitetet dhe të dhëna të tjera lidhur me pyjet dhe kullotat në fondin pyjor si dhe produktet nga pyjet, pavarësisht nga pronësia apo mënyra e menaxhimit të tyre; Të dhënat vjetore të mbledhura për prodhimin dhe shitjen e lëndës drusore dhe asortimenteve lëndë e parë prej druri; Mbledhje të dhënash ekonomike për pylltarinë dhe shfrytëzimin e produkteve nga pyjet duke përdorur Llogaritë ekonomike të integruara në pyje dhe mjedis. Bilanci tregtar si dhe ai prodhim përdorim i lëndës drusore rezultuar nga shfrytëzimi i pyjeve. Prioritetet Prioritet kyç për statistikat e pyjeve do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i të dhënave të harmonizuara me kërkesat dhe standardet e BE së. Ndër sipërmarrjet më të rëndësishme është hartimi për herë të parë në Shqipëri i Pyetësorit të përgjithshëm për pylltarinë. Gjithashtu, prioritet për pylltarinë është prodhimi i saktë i të dhënave kyç, siç janë: të dhënat kadastrale të fondit balancues për pyjet dhe kullotat, investimet dhe kundërvajtjet në pyje, të ardhurat nga aktivitetet sekondare në pyje dhe kullota, të dhëna mbi speciet e rrezikuara dhe ato të të mbrojtura (flora dhe fauna) dhe të dhëna më të plota për zonat e mbrojtura. Struktura dhe bilancet në pyje e kullota si dhe bilanci burim përdorim i produkteve pyjore përbëjnë prioritet nder termat e tjerë të kësaj fushe. Moduli Statistikat te pylltarisë, gjuetisë dhe produkteve nga pyjet Përshkrimi i situatës aktuale Pyjet dhe kullotat përbëjnë gjysmën e fondit të tokës në Republikën e Shqipërisë. Instituti i Statistikave realizon statistikat e pylltarisë bazuar në të dhëna 147

154 administrative të grumbulluara nga MMPAU dhe të dhëna të tjera mbledhur nëpërmjet pyetësorit të strukturës së bujqësisë etj. Të dhënat për fondin e tokës pyjore janë të karakterit kadastral dhe i referohen bilancit të përdorimit të tokës në fondin pyjor, bilancit të pronësisë mbi pyjet dhe kullotat si dhe sipërfaqeve me statusin e zonave të mbrojtura. Të dhënat për strukturën e pyjeve u referohen llojeve drusore, klasave të moshës dhe mënyrës së menaxhimit të grumbujve pyjor. Statistikat e pylltarisë mbulojnë tërësisht aktivitetet në këtë fushë, pavarësisht vendndodhjes, strukturës apo statusit të pronësisë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Të dhënat për kullotat ofrojnë informacion përveç madhësisë, edhe vendndodhjen dhe kohën e shfrytëzimit të tyre sipas stinëve. Të dhënat për gjuetinë ofrojnë informacion mbi faunën në Shqipëri, intensitetin e shfrytëzimit të saj si dhe nivelin e kundërvajtjeve në këtë fushë. Të dhënat për pyjet e kullotat komunale e private do të mblidhen edhe nëpërmjet kadastrave të komunave e bashkive, në kushtet e privatizimit të një pjese të pyjeve dhe kullotave në Shqipëri. Deri më tani nuk prodhohen statistika përsa i përket bilancit të furnizimit me lëndë druri nga burimet vendase dhe importi, si dhe sa i takon strukturës së përdorimit të lëndës drusore në shkallë vendi. Objektivi Strategjik T u ofrohet përdoruesve informacion i saktë dhe koherent mbi pyjet dhe kullotat për t i ndihmuar në vendimmarrje dhe menaxhim Aktivitetet zbatuese Grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave mbi pyjet dhe kullotat lidhur me: o Strukturën e fondit pyjor sipas pronësisë; o Strukturën e pyjeve sipas llojeve përbërës; o Fondin e kullotave në territorin pyjor, ndarë sipas pronësisë dhe sezonit të shfrytëzimit; o Strukturën e fondit të kullotave sipas kapaciteteve si tregues i cilësisë së tyre; o Shfrytëzimin e lëndës drusore në pyje, strukturuar sipas asortimenteve fillestare; o Të ardhurat e realizuara nga pyjet dhe kullotat në territorin pyjor; o Të ardhurat e realizuara nga gjuetia; o Të ardhurat e realizuara nga prodhimet e dyta në territorin pyjor; o Strukturat e investimeve në pyje dhe kullota sipas zërave në vlerë; o Të dhënat për Florën dhe Faunën në pyjet e Shqipërisë; o Kundërvajtjet në pyje dhe gjueti strukturuar sipas llojeve në vlerë; 148

155 o Llogaritë ekonomike të pylltarisë dhe gjuetisë; o Importin dhe eksportin e lëndës drusore dhe prodhimeve të dyta nga pyjet; o Bilancin e lëndës drusore në nivel vendi, sipas pyetësorit të përgjithshëm. Periodiciteti dhe frekuenca e publikimit të statistikave të pylltarisë janë vjetore. Publikimi i statistikave të pyjeve në faqen elektronike të INSTAT it, në Vjetari Statistikor dhe pjesërisht në botimin Shqipëria në shifra. Rezultatet e pritshme Informacion i detajuar mbi pyjet, kullotat, gjuetinë dhe ekosistemet në nivel rajonal dhe kombëtar. Burimi i Informacionit Burim administrativ: Të dhënat administrative të marra nga MMPAU, MBUMK, MBR dhe organet lokale të qeverisjes përbëjnë burimin kryesor informativ për statistikat e kësaj fushe. Burim statistikor: Vrojtime mbi strukturën e bujqësisë për tregues specifikë mbi përdorimin e pyjeve dhe kullotave ; Tema 4.06 Statistikat e peshkimit Përshkrimi Qëllimi i kësaj teme është që të sigurojë të dhëna të harmonizuara rajonale, kombëtare në lidhje me aktivitetin e peshkimit, si: Statistikat e zënies së peshkut; Statistika për portet; Statistikat e akuakulturës. Prioritetet Grumbullimi i të dhënave për peshkimin detar do të merret nga libri i anijeve të peshkimit (Logbook), sipas Rregullores nr. 6, datë Për përcaktimin e mënyrës së regjistrimit të informacioneve të nevojshme në lidhje me zëniet e peshkut si përafrim i plotë i Rregullores së Komisionit (EEC) nr. 2807/83 (Commission Regulation (EEC) No 2807/83 of 22 September 1983 laying down 149

156 detailed rules for recording information on Member States catches of fish (OJ L 276, , p. 1). Moduli Peshkimi Përshkrimi i situatës aktuale Procesi i mbledhjes së të dhënave statistikore për peshkimin kryhet nga inspektorët e peshkimit në rrethe dhe grumbullohen në Drejtorinë e Politikave të Peshkimit. Inspektorët e Peshkimit në rrethe mbledhin të dhënat mbi zbarkimin e peshkut në porte, sasinë e peshkut të zënë për të gjitha kategoritë e peshkimit, si: në laguna, liqene, lumenj, si dhe prodhimin e qendrave të akuakulturës. Përveç këtyre të dhënave, inspektorët mbledhin dhe të dhënat në lidhje me kapacitetin aktiv të flotës së peshkimit, informimin mbi aktivitetin e çdo anijeje. Evidenca e prodhimit është e ndërtuar në bazë të kategorive ujore të secilit qark. Kjo evidencë plotësohet një herë në muaj në bazë të informacioneve të mbledhura nga subjektet e liçensuara të peshkimit. Objektivi Strategjik Objektivi kryesor është grumbullimi i të dhënave për peshkun sipas kategorive ujore. Të dhënat do të grumbullohen çdo tremujor. Aktivitetet zbatuese Grumbullimi dhe përpunimi në Drejtorinë e Politikave të Peshkimit me programin Word Excel, dhe më pas nxjerrja e tabelave përfundimtare sipas specifikave si dhe grafikët përkatës; Mbledhja një herë në muaj e evidencave mbi çmimin mesatar të shitjes me shumicë për secilin lloj peshku. Rezultatet e pritshme Të dhëna teknike dhe social ekonomike të mbledhura për përmirësimin e statistikave të peshkimit. Burimi i Informacionit MMPAU (Drejtoria e Politikave të Peshkimit). Tema 4.07 Statistikat agromjedisore 150

157 Përshkrimi Treguesit statistikorë në këtë fushë synojnë ti japin publikut informacion koherent mbi ndërveprimin midis aktiviteteve ekonomike të njeriut dhe mjedisit jetësor ku zhvillohen këto aktivitete. Me treguesit agromjedisorë synohet të matet relativisht stresi që shkaktohet nga aktivitetet bujqësore e blegtorale në mjedisin ku ato zhvillohen. Fushat e aktiviteteve të mbuluara në këtë temë janë: Treguesit e agromjedisit, të cilët mbulojnë informacionin e kërkuar për korrelacionin ndërmjet bujqësisë dhe mjedisit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë; Mbledhja, përpunimi dhe publikimi i statistikave të rezultuara nga indikatorët e cituar për agromjedisin; Koordinim i punës me agjencitë statistikore dhe të gjithë subjektet e tjera mbajtëse të të dhënave të vlefshme për agromjedisin; Prioritetet Implementimi Rregullores CE 1185/2009 e Parlamentit Evropjan dhe vendimit të Këshillit të Evropës të datës 25 Nëntor 2009 lidhur me statistikat për Pesticidet. Moduli Statistikat agromjedisore Përshkrimi i situatës aktuale Mbledhja e të dhënave, përpunimi i të cilave lejon prodhimin e indikatorëve të që ofrojnë mundësinë të gjykohet presioni i disa aktiviteteve bujqësore e blegtorale në mjedis, përbën aktivitetin bazë në këtë modul. Aktualisht, INSTAT i nuk i prodhon këto statistika pasi nuk kanë qenë pjesë e Planit të Statistikave Zyrtare. Në kuadër të aktiviteteve përafruese me standardet e BE së, statistikat në agromjedis janë indikator i rëndësishëm në nivel kombëtar dhe global. Objektivi Strategjik Të ngrihet sistemi i gjurmimit dhe regjistrimit të të dhënave të vlefshme për statistikat agromjedisore; Të institucionalizojmë veprimet mes aktorëve të përfshirë duke i koordinuar ata në sistem. Aktivitetet zbatuese 151

158 Mbledhja e të dhënave të duhura për agromjedisin, duke filluar kështu prodhimin e tregueseve sintetikë në shkallë eksperimentale gjatë dy viteve të para. Rezultatet e pritshme Statistika të përftuara mbi agromjedisin konform standardeve të BE së, duke qenë pjesë integrale e statistikave në nivel kombëtar e global. Burimi i Informacionit Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Brendshme dhe Njësitë e qeverisjes vendore. FUSHA 5 STATISTIKAT MULTI DOMAIN Tema 5.03 Statistikat te Mjedisit Përshkrimi Fushat e aktiviteteve të mbuluara në këtë temë janë: Statistika mbi Mbetjet dhe Substancat e Rrezikshme; Statistikat mbi ujin sipas kërkesave të pyetësorit të OECD/Eurostat; Statistikat mbi mbetjet, substancat e rrezikshme, ujin dhe biodiversitetin. Objektivi kryesor i kësaj teme është të krijohen statistika të kuptueshme dhe të përshtatshme. Statistikat e Mjedisit ofrojnë informacion të përgjithshëm dhe specifik mbi mjedisin, këto të dhëna prodhohen në frekuencë vjetore në nivel kombëtar. Të dhënat që mblidhen janë: të dhëna mbi ujërat e lumenjve, të dhëna për ujërat e liqeneve, të dhëna mbi ndotjen bakteriologjike të ujërave të deteve në plazhet e Shqipërisë, të dhëna mbi cilësinë e ajrit (SO2, NO2, O3, LGS, PM10, CO, Pb) në atmosferë, të dhëna mbi menaxhimin e tokës të zonave të kontaminuara (hotspots), të dhëna mbi mbetjet e ngurta urbane dhe inerte, pesticidet e importuara. Prioritetet Përmirësimi rrënjësor i informacionit mjedisor nëpërmjet ngritjes dhe reformimit të sistemit të statistikave mjedisore, në harmoni me nevojat dhe 152

159 sistemin e organizimit të shtetit dhe ekonomisë shqiptare, përbën prioritetin kryesor në stadin aktual. Gjithashtu, prioritetet për statistikat e mjedisit do të jetë zhvillimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i të dhënave, për t i përafruar me standardet dhe kërkesat e BE së. Përveç të dhënave të kërkuara, do të vazhdojnë përpjekjet për të ofruar të dhëna kryesore statistikore dhe mbledhje të të dhënave mbi ndotjen e ajrit, si: emetimet e gazrave nga GHG (Gazrat nga Efekti Serrë) të shprehur në 000/ton CO2, të dhëna mbi cilësinë e ajrit (SO2, NO2, O3, LGS, PM10, CO, Pb në ajër), të dhëna mbi cilësinë dhe ndotjen e ujërave të lumenjve, liqeneve dhe detit në plazhet e Shqipërisë). Moduli Statistika mbi mbetjet dhe substancat e rrezikshme Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT i publikon të dhëna të cilat mblidhen nga MPPT mbi mbetjet dhe substancat e rrezikshme. Për mbetjet e ngurta urbane dhe inerte, të dhënat që grumbullohen janë për: Mbetjet Urbane (në 000 ton/vit); Mbetjet Urbane për banor (në ton/vit) dhe Mbetjet Inerte (në 000 ton/vit). Objektivi Strategjik Prodhimi në kohë e me cilësi i treguesve të të dhënave mbi mbetjet, mbi menaxhimin e mbetjeve dhe riciklimin, në përputhje të plotë me metodologjinë e Eurostat it; Implementimi i treguesve të tjerë sipas kërkesave të BE së. Aktivitetet zbatuese Prodhimi vjetor i statistikave mbi mbetjet, bazuar në të dhënat administrative të mbledhura; Implementimi i një programi të ri për mbledhjen e të dhënave mbi mbetjet, landfill et si dhe sasitë e mbetjeve të ricikluara. Implementimi i këtij programi do të shoqërohet edhe me përmirësime metodologjike të mbledhjes së të dhënave dhe do të kalojë nga të dhëna administrative në të dhëna me anketë; Përmirësimi i vazhdueshëm metodologjik, mbështetur në manualet dhe rregulloret që Eurostat përditëson për këtë fushë statistikore; 153

160 Përdorimin e teknikave të avancuara të grumbullimit dhe editimit të të dhënave të cilat çojnë në rritjen e cilësisë së informacionit; Rezultatet e pritshme Prodhimi i statistikave vjetore mbi mbetjet; Statistika mbi landfill et dhe zonat me rrezikshmëri të lartë (numri i tyre në nivel bashkie); Riciklimi i mbetjeve dhe pikat e riciklimit; Erozioni; Të dhëna mbi biodiversitetin; Burimi i Informacionit Burim administrativ: Të dhëna administrative nga agjencitë statistikore dhe institucionet e tjera publike. Burim statistikor: Vrojtime statistikore. Moduli Statistikat mbi ujin Përshkrimi i situatës aktuale Përsa i përket të dhënave të mbi ujërat e brendshme (tabelat 1 deri në 7 të pyetësorit të përbashkët OECD/Eurostat mbi gjendjen e mjedisit) dhe të dhënat mbi ujërat (tabelat 8 dhe 9 të pyetësorit të përbashkët OECD/Eurostat mbi gjendjen e mjedisit, INSTAT i nuk disponon informacion. Objektivi Strategjik Përmirësimi i statistikave aktuale si dhe koordinimi i mbledhjes së të dhënave administrative mbi cilësinë e ujërave etj. Prodhimi i treguesve të rinj për këtë fushë, sipas standardeve të Eurostat it. Aktivitetet zbatuese Prodhimi vjetor i statistikave mbi cilësinë e ujërave, bazuar në të dhënat administrative të mbledhura; Implementimi i një programi për koordinimin e mbledhjes së të dhënave administrative mbi cilësinë e ujërave. Implementimi i këtij programi do të shoqërohet edhe me përmirësime metodologjike të mbledhjes së të dhënave, duke krijuar një bashkëpunim më të mirë si dhe ngritur një sistem për mbledhjen e këtyre të dhënave; 154

161 Përmirësimi i vazhdueshëm metodologjik mbështetur në manualet dhe rregulloret që Eurostat përditëson për këtë fushë statistikore; Prodhimi i statistikave të reja sipas kërkesave dhe rregullores së Eurostat it. Rezultatet e pritshme Statistika mbi cilësinë e ujërave detarë; Statistika të reja mbi ujërat (përpunimi i ujërave të ndotur, etj) Burimi i Informacionit Të dhëna administrative nga MMPAU, MB, dhe MBUMK. Tema 5.06 Shkenca, teknologjia dhe inovacioni Përshkrimi INSTAT aktualisht nuk prodhon statistika mbi shkencën, teknikën dhe inovacionin. Organizimi i vrojtimit statistikor do të kryhet në vitin 2012 në bashkëpunim me UNESCO dhe AKTI. Publikimi i këtyre të rezultateve do të mundësohet në Statistikat mbi shkencën, teknologjinë dhe inovacionin janë vitale në drejtim të matjes dhe kuptimit të zhvillimit bazuar në njohuritë, si dhe monitorimi i progresit dhe arritjet në këtë fushë në nivel kombëtar. Kjo temë mbulon: Prodhimin e statistikave mbi inovacionin; Prodhimin e statistikave mbi shkencën dhe teknikën Prioritetet Prioritet në këtë fushë janë vlerësimi dhe njohja e situatës mbi zhvillimin e shkencës dhe teknikës, numrin e personave të angazhuar në këto fusha sipas aktiviteteve ekonomike në nivel vendi. Moduli Statistikat mbi shkencën dhe teknikën Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT nuk ka prodhuar deri tani statistika mbi shkencën dhe teknologjinë. 155

162 Objektivi strategjik Grumbullimi, përpunimi dhe prodhimi i statistikave mbi shkencën dhe teknologjinë nëpërmjet vrojtimeve statistikore. Aktivitetet zbatuese Organizimi i vrojtimeve vjetore mbi ndërmarrjet të konsideruara të mëdha, për të marrë informacion mbi numrin e të punësuarve të angazhuar në këtë fushë, nivelin arsimor, niveli i graduimit, shpenzimet e kryera nga ndërmarrja për zhvillimin e shkencës dhe teknikës. Ndërmarrjet do të selektohen nga Regjistri i Ndërmarrjeve aktive të rezultuara nga Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve Ekonomike. Viti referues do të jetë viti kalendarik. Rezultatet e pritshme Tregues statistikorë mbi nivelin e shkencës dhe teknikës, për aktivitetet ekonomike përfshirëse. Burimi i informacionit Vrojtim statistikor vjetor pranë ndërmarrjeve ekonomike. Aktivitetet statistikore Vrojtim mbi treguesit e shkencës dhe teknikën Moduli Inovacioni Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT nuk ka prodhuar deri tani statistika mbi inovacionin në teknologji. Objektivi strategjik Në periudhën , objektiv strategjik do të jetë: Grumbullimi, përpunimi dhe prodhimi i statistikave mbi inovacionin në teknologji nëpërmjet vrojtimeve statistikore. Aktivitetet zbatuese Organizimi i vrojtimeve vjetore mbi ndërmarrjet të konsideruara të mëdha, për të marrë informacion mbi numrin e të punësuarve të angazhuar në këtë fushë, nivelin arsimor, niveli i graduimit, shpenzimet e kryera nga ndërmarrja për zhvillimin e shkencës dhe teknikës. Ndërmarrjet do të 156

163 selektohen nga Regjistri i Ndërmarrjeve aktive të rezultuara nga ASN. Viti referues do të jetë viti kalendarik. Rezulatet e pritshme Tregues statistikorë mbi inovacionin në teknologji, për aktivitetet ekonomike përfshirëse. Burimi i informacionit Vrojtim statistikor vjetor pranë ndërmarrjeve ekonomike. Aktivitetet statistikore Vrojtim mbi treguesit e inovacionit x x x Tema 5.07 Shoqëria e informacionit Përshkrimi Teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK) është përcaktuar si tërësia e mjeteve elektronike për të mbledhur, për të ruajtur, për të përpunuar dhe për të paraqitur informacionin për përdoruesit në mbështetje të aktiviteteve të tyre. Statistikat e Teknologjisë së informacionit dhe komunikimit janë shumë të rëndësishme për të matur dhe për të kuptuar ndikimet socio ekonomike që sjell kjo teknologji. Ato informojnë politikbërësit dhe qytetarët për mënyrën se si individët dhe ndërmarrjet kanë përdorur TIK un. TIK u mbulon një gamë të gjerë të subjekteve (përdorimi të internetit, tregtia elektronike, siguria, besimi, lidhjet wireless, etj). Statistikat e TIK udhëhiqen nga Rregullorja e Parlamentit Evropian 808/2004 (EC). Prioritetet Për Statistikat e TIK prioritet është sigurimi i statistikave të plota në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nga ndërmarrjet. Moduli Statistikat e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) Përshkrimi i situatës aktuale Që prej vitit 2010, INSTAT mbledh, përpunon dhe bën të disponueshme për AKSHI n statistikat vjetore të TIK për ndërmarrjet ekonomike jobujqësore. Të dhënat grumbullohen nëpërmjet vrojtimit vjetor të Statistikave Strukturore të Ndërmarrjeve. Fusha e mbulimit e këtij vrojtimi janë aktivitetet që u përkasin 157

164 seksioneve nga B Peshkimi deri P Shërbime shtëpiake pranë familjeve dhe mjediseve të përbashkëta. Nuk përshihen në vrojtim aktivitetet e seksioneve J Ndërmjetësim Financiar, L Administrim Publik, dhe Q Organizma Ndërkombëtare. Seksionet M Arsimi dhe N Shëndetësi u përfshinë në vrojtimin ASN 2010, viti i referencës. Objektivat strategjikë Për Statistikat e TIK, objektivat strategjikë janë: Përmirësimi në cilësi, sasi dhe burime informacioni i statistikave mbi komunikacionin; Sigurimi i statistikave të plota në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nga ndërmarrjet; Ndërtimi, zhvillimi dhe përmirësimi i sasisë dhe cilësisë së treguesve të Statistikave e Teknologjisë së Informacionit dhe komunikimit pranë ndërmarrjeve; Përmirësimi i metodologjisë në mbështetje të plotësimit të kërkesave të përdoruesve të brendshëm dhe të jashtëm. Aktivitetet zbatuese Shfrytëzimi i të gjitha burimeve administrative për përmirësimin sasior dhe cilësor të treguesve statistikorë mbi komunikacionin. Pyetësori i hartuar për treguesit statistikor TIK pranë ndërmarrjeve do të jetë në formën e një moduli të veçantë që do ti bashkëngjitet Anketës Strukturore Vjetore pranë ndërmarrjeve, viti referues Treguesit paraqiten për aktivitetet ekonomike gjithsej, sipas degëve dhe sipas madhësisë së ndërmarrjeve. Për përcaktimin e fushave të mbulimit do të përdoret Nomenklatura e Aktiviteteve Ekonomike, NVE Rev.1.1. Të dhënat i përkasin periudhës vjetore kalendarike. Pyetjet dhe treguesit e prodhuar do të jenë në përputhje me kërkesat dhe standardet evropiane për këtë fushë. Rezultatet e pritshme Statistika cilësore mbi komunikacionin; Statistika të plota dhe të përmirësuara në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nga ndërmarrjet. Burimi i informacionit Të dhënat mblidhen direkt nga ndërmarrjet nëpërmjet një moduli të veçantë në pyetësorin për Anketën Strukturore pranë Ndërmarrjeve. 158

165 Aktivitetet statistikore Anketa Vjetore pranë Ndërmarrjeve TIK Moduli Statistikat e Komunikacionit Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT prej 1993 grumbullon nëpërmjet burimeve administrative informacion mbi komunikacionin dhe numrin e pajtimtarëve të telefonisë fikse. Me zhvillimin e telefonisë celulare, INSTAT grumbullon informacion edhe mbi numrin e pajtimtarëve pranë këtyre kompanive. Objektivat strategjikë Për statistikat e komunikacionit, objektivat strategjikë në periudhën do të jenë: Përmirësimi në cilësi, sasi dhe burime informacioni i statistikave mbi komunikacionin; Përmirësimi i metodologjisë në mbështetje të plotësimit të kërkesave të përdoruesve të brendshëm dhe të jashtëm. Aktivitetet zbatuese Shfrytëzimi i të gjitha burimeve administrative për përmirësimin sasior dhe cilësor të treguesve statistikorë mbi komunikacionin. Rezultatet e pritshme Statistika cilësore dhe sasiore mbi komunikacionin; Aktivitetet statistikore Prodhimi i treguesve të Komunikacionit nga burime administrative Moduli Statistikat e shërbimit postar Përshkrimi i situatës aktuale Statistikat në shërbimin postar sigurojnë të dhëna mbi sasinë e letrave dhe pakove të thjeshta dhe të porositura dhe kolipostën. INSTAT grumbullon dhe përpunon të dhënat administrative që merr nga Posta Shqiptare SH.A. Të dhënat 159

166 publikohen për periudha tremujore në Buletinin Statistikor dhe vjetore në Vjetarin Statistikor, Shqipëria në Shifra dhe në faqen elektronike Objektivi strategjik Objektivi i këtij moduli është të sigurojë statistika të harmonizuara mbi shërbimet postare. Prodhimi i statistikave me cilësi dhe në kohë mbi shërbimin postar në mënyrë që të plotësojë rregullisht kërkesat e përdoruesve duke marrë parasysh dhe përditësimet e bazës ligjore si dhe implementimi në nivel kombëtar i përmirësimeve të koncepteve metodologjike të harmonizuara me rregulloren evropiane mbi shërbimet postare. Aktivitetet zbatuese Grumbullimi, kontrolli dhe publikimi i të dhënave administrative në periudha tremujore. Grumbullimi i informacionit në njësi fizike edhe nga operatorët e tjerë që veprojnë në fushën e shërbimit postar. Rezultatet e pritshme Treguesit statistikor mbi shërbimin postar në njësi fizike. Të dhënat publikohen për periudha tremujore në Buletinin Statistikor, vjetore në Vjetarin Statistikor, Shqipëria në Shifra dhe në faqen elektronike Burimi i informacionit Burimi Administrativ Posta Shqiptare (Drejtoria e Marketing Programim, Statistikë Kosto) Aktivitetet statistikore Prodhimi i treguesve të Postës nga burime administrative Tema 5.09 Llogaritë ekonomike në mjedis dhe ndryshimi i klimës Përshkrimi Llogaritë Ekonomike në Mjedis shërbejnë për mbledhjen e të dhënave mbi: Llogaritë Ekonomike në Mjedis; Llogaritë Fizike dhe Hibride për Mjedisin; 160

167 Krijimin e database it me të dhënat mbi mjedisin për burimet natyrore dhe produktet; Ndryshimin e klimës dhe aktivitete të tjera. Prioritetet Mbledhja, përpunimi dhe prodhimi i statistikave të Llogarive Ekonomike në Mjedis; Disponimi i statistikave koherente, në përputhje me rekomandimet e BE së. Moduli Llogaritë monetare në mjedis Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT i nuk prodhon statistika për Llogaritë Ekonomike në Mjedis. Objektivi Strategjik Mbledhja, përpunimi dhe prodhimi i statistikave të llogarive ekonomike në mjedis, duke filluar nga viti Aktivitetet zbatuese Përpunimi i të dhënave administrative për prodhimin e statistikave të reja në fushën e llogarive ekonomike mjedisore.. Rezultatet e pritshme Statistika koherente, në përputhje me rekomandimet e BE së. Burimi i Informacionit Të dhëna administrative. Moduli Llogaritë fizike dhe hibride për mjedisin Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT nuk prodhon statistika për Llogaritë Fizike dhe Hibride për Mjedisin. Objektivi Strategjik Mbledhja, përpunimi dhe prodhimi i statistikave të llogarive Fizike dhe Hibride në mjedis duke filluar nga viti Aktivitetet zbatuese 161

168 Përpunimi dhe publikimi i të dhënave statistikore për të dy modulet duke krijuar kështu statistika të reja në përputhje me rekomandimet e Eurostat it. Rezultatet e pritshme Statistika korente, në përputhje me rekomandimet e BE së. Burimi i Informacionit Të dhëna administrative. FUSHA 6 MBËSHTETJA E PRODHIMIT STATISTIKOR Tema 6.01 Cilësia, vlerësimi, koordinimi statistikor dhe klasifikimet Përshkrimi Për koordinimin e statistikave në një gjuhë të përbashkët, për të lehtësuar prodhimin e tyre dhe bërjen e tyre sa më efiçente, INSTAT i zbaton klasifikimet evropiane dhe ndërkombëtare për kodifikimin e aktiviteteve ekonomike, produkteve dhe shërbimeve që derivojnë nga këto aktivitete, profesioneve dhe mallrave. Të gjitha vrojtimet që janë të përshkruara në termat e statistikave ekonomike kërkojnë klasifikim sistematik. Në vite këto klasifikime janë rishikuar për disa arsye, si: Zhvillimet ekonomike botërore; Nevoja për krahasueshmëri më të mirë me klasifikimet kombëtare e ndërkombëtare. Të gjitha rishikimet dhe ndryshimet e ndodhura në sistemin e klasifikimeve evropiane apo ndërkombëtare transferohen edhe në Shqipëri. Për koordinimin e të gjitha klasifikimeve të përdorura në sektorë të ndryshëm, INSTAT i ka ndërtuar një sistem të integruar të klasifikimeve sipas nivelit të përputhshmërisë me klasifikimet Evropiane dhe ndërkombëtare. Prioritetet 162

169 Implementimi i klasifikimeve të rishikuara të aktiviteteve dhe produkteve duke ndjekur rregullat dhe standardet e Eurostat it; Ndjekja e rregullave për implementimin e këtyre klasifikimeve në vrojtimet ekonomike strukturore dhe afatshkurtra; Rishikimi i serive të të dhënave pas përdorimit të klasifikimit të rishikuar të aktiviteteve. Moduli Klasifikimi aktiviteteve Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT i aktualisht zbaton Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev.1.1, për kodifikimin e aktiviteteve, e njehsuar me versionin evropian NACE Rev.1.1 dhe Nomenklaturën e Produkteve 2002 për kodifikimin e produkteve, e njehsuar me versionin CPA Në vitin 2010 implementohet në Regjistrin Statistikor të Ndërmarrjeve Klasifikimi i Aktiviteteve i rishikuar NACE Rev.2. Në vitin 2013 është planifikuar implementimi i këtij klasifikimi në vrojtimet ekonomike afatshkurtra dhe strukturore. jenë: Objektivat Strategjikë Në periudhën , objektiva strategjik të INSTAT për këtë fushë do të Zhvillimi, përditësimi dhe implementimi i një seti të harmonizuar të klasifikimeve statistikore qendrore në sistemin statistikor shqiptar, si Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike (NVE), Nomenklatura e Produkteve (NP), Nomenklatura e Profesioneve (ISCO 88), Nomenklatura e Mallrave (NM); Forcimi i marrëdhënieve ndërinstitucionale për përdorimin në mënyrë të unifikuar të këtyre klasifikimeve nga i gjithë sistemi statistikor; Implementimi i klasifikimeve të rishikuara nga të gjithë sektorët përfshirës dhe në të gjitha vrojtimet statistikore në përputhje me standardet evropiane; Zbatimi i klasifikimeve të rishikuara nga administrata publike dhe subjektet fizikë dhe juridikë. Aktivitetet zbatuese Publikimi i Nomenklaturës së Aktiviteteve në shqip i NVE Rev.2; Zbatimi i klasifikimit NVE Rev.2 në vrojtimet ekonomike apo sociale që INSTAT i do të ndërmarrë në vazhdimësi. 163

170 Zbatimi i Nomenklaturës së Aktiviteteve Ekonomike të Rishikuar, NVE Rev 2 nga të gjitha burimet e tjera administrative, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT), Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR), ministritë dhe institucionet etj. Rezultatet e pritshme Statistika ekonomike apo sociale me klasifikimin e rishikuar NVE rev.2; Ndërmarrjet dhe subjektet fizikë apo juridikë të klasifikuar me klasifikimin e ri në regjistrat administrativë; Klasifikim i zbatuar nga agjencitë statistikore dhe administrata publike. Moduli Klasifikimi produkteve Përshkrimi i situatës aktuale INSTAT i aktualisht zbaton Nomenklaturën e dhe Nomenklaturën e Produkteve 1996 për kodifikimin e produkteve, e njehsuar me versionin CPA Në vitin 2013/2014 është planifikuar implementimi i këtij klasifikimi në vrojtimet ekonomike afatshkurtra dhe strukturore. jenë: Objektivat Strategjikë Në periudhën , objektiva strategjik të INSTAT për këtë fushë do të Zhvillimi, përditësimi i klasifikimeve statistikore të produkteve të revizionuara në sistemin statistikor shqiptar, si Nomenklatura e Produkteve (NP) 2002 apo 2008; Implementimi i klasifikimeve të rishikuara nga të gjithë sektorët përfshirës dhe në të gjitha vrojtimet statistikore në përputhje me standardet evropiane; Zbatimi i klasifikimeve të rishikuara nga administrata publike dhe subjektet fizikë dhe juridikë. Aktivitetet zbatuese Zbatimi i klasifikimit NP 2002 dhe /ose 2008 në vrojtimet ekonomike apo sociale që INSTAT i do të ndërmarrë në vazhdimësi. Rezultatet e pritshme Statistika ekonomike apo sociale me klasifikimin e rishikuar NP 2002 dhe / ose 2008; 164

171 Moduli Klasifikimet për tregtinë e mallrave (Dogana) Përshkrimi i situatës aktuale Për të pasur një instrument të vetëm, që do të mundësonte administrimin në të njëjtën kohë të tarifës doganore, të statistikave të tregtisë së jashtme dhe të politikave të tjera, që lidhen me mallrat dhe lëvizjen e tyre, Këshilli i Ministrave ka miratuar Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave, në zbatim të ligjit Nr. 9461, datë Për Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave dhe Tarifën e Integruar Doganore. Nomenklatura e Kombinuar e Mallrave bazohet plotësisht në Nomenklaturën e Kombinuar të Bashkimit Evropian (CN). Përditësimet e kësaj nomenklature bëhen zakonisht çdo vit sipas përditësimeve të Nomenklaturës së Kombinuar të BE së dhe duke u mbështetur në vendimin e Këshillit të Ministrave. Nomenklatura e shteteve bazohet në Rekomandimin nr.3 të UNECE dhe në kodin e vendeve, të paraqitur në elementet e Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) alfa 2code, dhe të përditësuara çdo vit në bazë të rejat nga ISO (dogana). Objektivat Strategjikë Në periudhën , objektiv do të jetë: Përditësimi i vazhdueshëm i Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave. Aktivitetet zbatuese Zbatimi në vazhdimësi i Nomenklaturës së Mallrave, sipas viteve. Rezultatet e pritshme Statistika të tregtisë së jashtme sipas klasifikimit të përditësuar të mallrave. Aktivitetet statistikore Zbatimi i NVE Rev.2 x x x x Zbatimi i NP 2008 x x x x Zbatimi i NM x x x x x Tema 6.11 Siguria e të dhënave dhe konfidencialiteti 165

172 Përshkrimi Të dhënat në nivel individual si për bizneset, ashtu edhe të dhënat personale konsiderohen si rreptësisht konfidenciale dhe përdoren vetëm për qëllime statistikore e kërkime shkencore në përputhje me Ligjin Nr. 9180, datë Për Statistikat, i ndryshuar, si dhe Ligjin Nr. 9887, datë Mbrojtja e të Dhënave Personale. Neni15 i ligjit për statistikat zyrtare përcakton qartë që i gjithë informacioni statistikor i mbledhur nga INSTAT i është i natyrës konfidenciale dhe mund të përdoret ose botohet vetëm në tabela përmbledhëse të tilla që nuk identifikojnë njësinë burim të informacionit. Në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e të dhënave nga aksesi i paautorizuar si dhe nga prishja fizike, të dhënat statistikore ruhen në database t e serverëve të dedikuar. Aksesi në të këto database sigurohet përmes autentikimit dhe autorizimit në nivel sistemi operativ dhe roleve e përdoruesve në nivel database. Prioritetet Korniza aktuale ligjore garanton mbrojtjen e konfidencialitetit të të dhënave. Me qëllim integrimin e të dhënave administrative dhe të dhënave të anketave, është planifikuar ndërtimi i një magazine të dhënash e integruar me metadata n e tyre. Për përmirësimin e cilësisë së aksesit të të dhënave, INSTAT i ka ndërtuar një Web dinamik. Lidhur me sigurinë, do të duhet të bëhen përpjekje maksimale për mbrojtjen nga sulmet e mundshme të hackers ave dhe viruseve. Moduli Siguria dhe mbrojtja e të dhënave Përshkrimi i situatës aktuale Të dhënat në nivel individual si për bizneset ashtu edhe të dhënat personale konsiderohen si rreptësisht konfidenciale që përdoren vetëm për qëllime statistikore dhe kërkime shkencore në përputhje me Ligjin Nr. 9180, datë Për Statistikat, si dhe Ligjin Nr. 9887, datë Mbrojtja e të Dhënave Personale. Në bashkëpunim me Komisionerin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, INSTAT i ka nënshkruar Rregulloren etike për përpunimin e të dhënave personale nga punonjësit Në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e të dhënave nga aksesi i paautorizuar si dhe nga prishja fizike janë marrë masat e mëposhtme: Të dhënat statistikore ruhen në database t e serverave të dedikuar. Këta servera kanë sistem operativ Ëindoës Server 2008 dhe database engine Microsoft Sql Server Të dhënat bëhën anonime nëpërmjet përdorimit të algoritmeve të enkriptimit; 166

173 Aksesi në database sigurohet përmes autentikimit dhe autorizimit në nivel sistemi operativ dhe roleve e përdoruesve në nivel database. Me qëllim që të dhënat të mbrohen nga dëmtimet fizike që mund të vijnë si rrjedhojë e mosfunksionimit të hardware, INSTAT ka përpunuar procedurat adeguate për kryerjen e backup it të vazhdueshëm. Ky backup bëhet si në nivel serveri, ashtu edhe në nivel database, sistemit e mail apo file që ruhen në server. Në nivel LAN, përdoruesit aksesojnë burimet e sistemit (si file, printer etj) nëpërmjet autentikimit username + password që ofron Windows domain. Mbrojtja nga viruset kryhet nëpërmjet sistemit antivirus të instaluar në server. Ky sistem përditëson në mënyrë të përhershme të gjithë kompjuterët klientë të përdoruesve. Aksesi në internet është rregulluar përmes implementimit të firewall në nivel hardware dhe kjo siguron që asnjë nga përdoruesit të mos ketë akses direkt në Internet. Objektivi Strategjik Objektivi strategjik i INSTAT it dhe agjencive të tjera statistikore është garantimi i konfidencialitetit të të dhënave që sigurohen nga individët dhe njësitë e tjera statistikore. Standardi i konfidencialitetit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në besueshmërinë e siguruesit të informacionit. Gjithashtu, ky standard përmbush një nga detyrimet e parashikuara në respekt të zbatimit të parimeve themelore të statistikave zyrtare. Aktivitetet zbatuese Përmirësimi dhe përditësimi i vazhdueshëm i teknologjisë në nivel hardware dhe software si në mbledhjen e të dhënave, ashtu edhe në dhënien e aksesit remote për kërkuesit e të dhënave statistikore, duke ruajtur ndërkohë konfidencialitetin dhe privatësinë. Përmirësim i rregullave të mbrojtjes së të dhënave dhe dokumentimi i plotë i procedurave. Moduli Koordinimi për konfidencialitetin statistikor Përshkrimi i situatës aktuale Instituti i Statistikave garanton konfidencialitetin e të dhënave në përputhje me Ligjin nr.9180, datë Për Statistikat Zyrtare, neni 15. Ky nen përcakton qartë që i gjithë informacioni statistikor i mbledhur nga INSTAT i është i natyrës konfidenciale dhe mund të përdoret ose botohet vetëm në tabela përmbledhëse të tilla që nuk identifikojnë njësinë burim të tij. 167

174 Të gjithë punonjësit e sistemit statistikor janë të detyruar me ligj të mbrojnë sekretin e të dhënave individuale. Shkelja e parimit të konfidencialitetit përbën kundravajtje dhe dënohet me masë administrative dhe/ose gjobë. Të drejtën për hyrje dhe përdorim të të dhënave konfidenciale i kanë personat, të cilët, gjatë kryerjes së detyrave, kontribuojnë në nxjerrjen e statistikave zyrtare. E drejta e hyrjes shtrihet në masën e cila të jetë e mjaftueshme për nxjerrjen e produktit statistikor të kërkuar. Objektivi Strategjik Përafrimi i kuadrit ligjor për përcaktimin e kufinjve për mbrojtjen e të dhënave konfidenciale sipas standardeve të kërkuara evropiane. 168

175 FUSHA 8 POLITIKA STRATEGJIKE DHE KOORDINIMI Tema 8.04 Menaxhimi i bazës ligjore Përshkrimi Sistemi Kombëtar Statistikor e ushtron aktivitetin në përputhje me ligjin nr. 9180, datë Për statistikat zyrtare dhe aktet e tjera ligjore e nënligjore të cilët rregullojnë funksionimin e INSTAT it dhe agjencive të tjera statistikore. Sipas Raporteve Analitike të BE së për Shqipërinë (2010, 2011) në kuadrin e përafrimit me Acquis Communautaire, si dhe Raportit Global të Vlerësimit të Sistemit Statistikor në Shqipëri (2010) hartuar nga ekspertët e Eurostat it, Ligji Për statistikat zyrtare është një bazë e sigurt ligjore për prodhimin e statistikave zyrtare në një vend i cili ndodhet drejt një shoqërie moderne demokratike informative dhe ekonomisë së tregut. Ai është përgjithësisht në përputhje me parimet themelore për statistika zyrtare të Kombeve të Bashkuara, si dhe pjesërisht në përputhje me parimet e parashikuara në Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane. Sidoqoftë, në mënyrë që të garantohet pavarësia e plotë profesionale e INSTAT it, si dhe për të përcaktuar më qartë pozicionin e tij si institucioni kryesor në vend prodhues i statistikave zyrtare dhe përgjegjës për monitorimin e funksionimit të Sistemit Kombëtar Statistikor, është rekomanduar rishikimi i këtij ligji kryesish në: Përcaktimin e mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm; Rikompozimin e Këshillit të Statistikave; Përcaktimin me ligj të përkufizimit të Sistemit Kombëtar Statistikor ; Përcaktimin me ligj të INSTAT it si institucionin përgjegjës për koordinimin e Sistemit Kombëtar Statistikor; Ngarkimin e agjencive statistikore të njoftojnë INSTAT in për ngritjen e çdo baze të re me të dhëna administrative si dhe për ndryshimet e mundshme në ato ekzistuese; Miratimin e një dispozite ku të parashikohet zbatimi i principeve të parashikuara në Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane, miratuar nga Komisioni i Sistemit Statistikor Evropian me datë 28 Shtator 2011; Përshtatjen e parimit të konfidencialitetit statistikor me atë të mbrojtjes së të dhënave sipas ligjit Për mbrojtjen e të dhënave personale. 169

176 Pas miratimit të mendimeve në ligj nga Kuvendi i Shqipërisë, INSTAT do të punojë për përgatitjen e akteve nënligjore në zbatim të tij. Prioritetet Në kuadrin e sfidave për përmbushjen e rekomandimeve të BE së me synimin përafrimin e akteve ligjore me ato komunitare, INSTAT, në pozicionin e institucionit përgjegjës për monitorimin e veprimtarisë prodhuese të statistikave evropiane, do të fokusohet në përforcimin e bazës ligjore që rregullon funksionimin e Sistemit Kombëtar Statistikor në këto fusha: Miratimin e shtesave dhe ndryshimeve në Ligjin nr. 9180, datë Për statistikat zyrtare ; Miratimin e VKM për rregullimin e funksionimit të Këshillit të Statistikave dhe Bordit Këshillimor Statistikor; Miratimin e VKM për kriteret e përzgjedhjes dhe vlerësimit të kandidatëve për Titullarin e INSTAT it; Miratimin e Memorandumeve të Mirëkuptimit me agjencitë e reja statistikore të dala sipas këtij Programi, si dhe marrëveshjet e bashkëpunimit me institucione të tjera në interes të përmirësimit të burimeve statistikore; Nxjerrjen e rregulloreve përkatëse, të miratuara nga Këshilli i Statistikave, për tu zbatuar nga agjencitë statistikore sa i takon monitorimit të veprimtarisë së tyre, raportimeve periodike për ecurinë e Programit dhe problematikave të tjera që kanë lidhje me zbatimin e këtij dokumenti. Moduli Aspektet ligjore të konfidencialitetit Përshkrimi i situatës aktuale Ligji Nr.9180, datë Për statistikat zyrtare ka për objekt rregullimin e mënyrës së marrjes, organizimit, nxjerrjes dhe shpërndarjes së statistikave zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Neni 15 i këtij ligji përcakton qartë që i gjithë informacioni statistikor i mbledhur nga INSTAT i konsiderohet i natyrës konfidenciale. INSTAT i dhe agjencitë statistikore marrin të gjitha masat e duhura teknike, organizative dhe të sigurimit për mbrojtjen nga çdo hyrje, zbulim ose përdorim i paligjshëm i të dhënave konfidenciale. Objektivi Strategjik Ruajtja e standardeve të konfidencialitetit dhe mbrojtjes së të dhënave personale përmes përditësimit të vazhdueshëm të kornizës ligjore, në përputhje me aktet kombëtare dhe acquis communautaire. 170

177 Aktivitetet zbatuese Rishikimi i nenit 15 të Ligjit nr. 9180, datë Për statistikat zyrtare me qëllim përshtatjen e parimit të mbrojtjes së konfidencialitetit statistikor me atë të mbrojtjes së të dhënave personale, sipas ligjit Për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe dërgimi i propozimit në Kuvendin e Shqipërisë. 171

178 ANEKSI I Ligji nr. 9180, date Për Statistikat Zyrtare, i ndryshuar; Ligji nr. 8669, datë Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe të banesave, ndryshuar me Ligjin nr , datë Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 8669, datë Për Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe Banesave dhe Aktin Normativ nr. 6, datë Për një ndryshim në Ligjin nr. 8669, datë Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë e banesave, të ndryshuar ; Ligji nr , datë Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore, përafruar pjesërisht me Rregulloren (KE) nr. 223/2009 E Parlamentit Evropian dhe Këshillit e datës 11 mars 2009, Për statistikat Evropiane dhe që shfuqizon Rregulloren (KE, Euratom) nr. 1101/2008 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit për transmetimin e të dhënave që përbëjnë objekt të sekretit statistikor Zyrës Statistikore të Komuniteteve Evropiane, Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 322/97 Për Statistikat e Komunitetit, si edhe Vendimin e Këshillit 89/382/KEE, Euratom Për krijimin e Komitetit për Programet Statistikore të Komuniteteve Evropiane 5 dhe Rregulloren (KE) Nr. 1893/2006 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e datës 20 dhjetor 2006, Për krijimin e klasifikimit statistikor të veprimtarive ekonomike NACE Revision 2 (që ndryshon Rregulloren e Këshillit (KEE) nr. 3037/90 si edhe disa Rregullore KE për fusha të caktuara statistikore. 6 ; Ligji nr , datë Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore, përafruar pjesërisht me Rregulloren (KE) nr. 223/2009 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit e datës 11 mars 2009, Për Statistikat e Komunitetit dhe që shfuqizon Rregulloren (KE, Euratom) nr. 1101/2008 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit për transmetimin e të dhënave që përbëjnë objekt të sekretit statistikor Zyrës Statistikore të Komuniteteve Evropiane, Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 322/97 për Statistikat e Komunitetit, si edhe Vendimin e Këshillit 89/382/KEE, Euratom për krijimin e Komitetit për Programet Statistikore të Komuniteteve Evropiane 7 ;. Ligji nr 8957 datë Për Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme, SME, ndryshuar me Ligjin nr datë ; 5 FZ L 87, , fq FZ L393, , fq.1 7 FZ L 87, , fq

179 Ligjin nr. 8269, dt Për Bankën e Shqipërisë 8, i ndryshuar. Ligji përafron pjesërisht Statutin e Sistemit Evropian te Bankave Qëndore dhe Bankës Qendrore Evropiane 9. Ligji Nr. 9936, datë 26 Qershor 2008 Mbi menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë, i cili rregullon sistemin buxhetor në Republikën e Shqipërisë, strukturën, parimet dhe bazat e procesit buxhetor, marrëdhëniet financiare ndërqeveritare dhe përgjegjësitë për zbatimin e legjislacionit buxhetor në tërësi; Ligji nr. 9918, datë Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë ; Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 248, datë 10 Prill 1998, ndryshuar me dekret të Këshillit të Ministrave nr. 25, datë 10 Janar 2001, Sistemi i klasifikimit ekonomik Për aprovimin e planit kontabël të llogarive për qeverisjen lokale e qendrore dhe institucionet lokale shtetërore dhe njësive vartëse, Udhëzimet e Zbatimit të Buxhetit Vjetor dhe udhëzimi i përhershëm nr.2, datë , Për procedurat standarte te zbatimit te buxhetit, Udhëzimi nr.26, datë , Për disa shtesa e ndryshime në udhëzimin e Ministrit të Financave nr.14, datë , Për përgatitjen dhe raportimin e pasqyrave financiare vjetore të vitit 2006 për institucionet qëndrore, organet e pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre si dhe të njësive të menaxhimit /zbatimit të projekteve e marrëveshjeve me donatorët e huaj. VKM nr.640, datë , Per miratimin e letërpolitikave të qeverisë për kontrollin e brendshëm financiar publik. Ne anex in 4 te këtij vendimi jepet periudha e tranzicionit ne standardet ndërkombëtare IPSAS, zbatimi i te cilës është i lidhur ngushte me nevojën e asistencës teknike për zbatimin e tij; VKM nr. 704, datë Për miratimin e kritereve të përfaqësimit, të përzgjedhjes, emërimit e shkarkimit të anëtarëve dhe rregullat e funksionimit të këshillit të statistikave, ndryshuar me VKM nr. 314, datë ; VKM nr. 399, datë Për organizimin, funksionimin dhe përbërjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit, të ndryshuar; VKM nr. 1013, datë Për mënyrën e organizimit e të funksionimit dhe për përbërjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Përgjithshëm të Njësive Ekonomike Bujqësore ; 8 Fletore Zyrtare nr. 20, datë , faqe OJC no.115, date , page

180 VKM nr. 327 datë Mbi Nomenklaturën e Aktiviteteve. Memorandume Mirëkuptimi ndërmjet INSTAT dhe Institucioneve të tjera: Memorandumi i Bashkëpunimit nr.342 prot., datë mes INSTAT dhe Ministrisë së Financave (Drejtoria e Përgjithshme e Doganave); Memorandumi i Bashkëpunimit nr.343 prot., datë mes INSTAT dhe Ministrisë së Financave (Drejtoria e Përgjithshme e Taksave); Memorandumi i Bashkëpunimit nr. 418 prot datë mes INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë Memorandumi i Bashkëpunimit nr.141 prot datë mes INSTAT dhe Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; Memorandumi i Bashkëpunimit nr. 604 prot datë mes INSTAT dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Memorandumi i Bashkëpunimit nr.246 prot datë mes INSTAT dhe Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive 174

181 Raporti vjetor 2015 Raporti vjetor i Institutit të Statistikave INSTAT - Instituti i Statistikave Tel+(355) / +(355) Fax+(355) Bul."Zhan D'Ark", Nr.3 Tiranë, Shqipëri info@instat.gov.al

182 Fq. 02 Përmbajtja Përmbajtja Përmbajtja 2 Lista e shkurtimeve 3 HYRJE 4 Funksionimi i INSTAT 5 Objektivat strategjike të PSZ Aktivitete kryesore për vitin Përmbushja e detyrimeve të PSZ Cilësia e të dhënave 13 Ngarkesa e të Intervistuarve 16 Analiza SWOT 21 Aksione të reja statistikore gjatë vitit Burimet njerëzore dhe financiare 26 Integrimi Evropian dhe Koordinimi i Projekteve 34 Atlasi Statistikor WEBGIS 42 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve 44 Publikimet - Të dhënat e faqes 56 Kontaktet e institucionit 60

183 Fq. 03 Lista e shkurtimeve Lista e shkurtimeve AFP AKP ANR ANJL APC ASN ATN BE CAPI CATI CFCU DAP EDP ESA FMN GIS IÇK IÇP INSTAT IPA ISCO NVE NJEF PBB PSZ SCB SIDA Anketa e forcave të punës Anketa e kostos së punës Anketa e ndërmarrjeve të reja Anketa e njësive lokale Anketa post-census Anketa strukturore e ndërmarrjeve Anketa tremujore e ndëmarjreve Bashkimi Evropian Intervista me kompjuter Intervista me telefon Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve Departamenti i Administratës Publike Procedura e Deficit të Tejkaluar Sistemi Evropian i Llogarive Fondi Monetar Ndërkombëtar Informacioni Gjeo-hapsinor Indeksi i çmimeve të konsumit Indeksi i çmimeve të prodhimit Instituti i Statistikave Instrumenti Mbështetës para Pranimit në BE Klasifikimi i Profesioneve Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike Njësi ekonomike familjare Prodhimi i Brendshëm Bruto Programi i Statistikave Zyrtare Zyra e statistikave të Suedisë Agjencia Suedeve për Zhvillim

184 Fq. 04 HYRJE HYRJE Të dashur lexues, Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) është institucioni që disponon burimin më të madh të informacionit statistikor zyrtar në Shqipëri. Funksioni kryesor i tij është të japë informacion mbi situatën ekonomike, demografike, sociale dhe mjedisore përdoruesve kryesor të cilët përfshijnë: institucionet publike, rrethet e kërkuesve dhe akademikëve, organizatat ndërkombëtare dhe lokale si dhe individë të interesuar për qëllimet e tyre. Një angazhim maksimal i institucionit ka qenë në drejtim të harmonizimit të statistikave me klasifikimet dhe metodologjinë ndërkombëtare në përputhje me parimet e paanshmërisë, besueshmërisë, përkatësisë, përfitueshmërisë, konfidencialitetit si dhe transparencës së statistikave. Në prodhimin e statistikave INSTAT udhëhiqet nga Programi Statistikor Zyrtar (PSZ). Ky dokument është dokumenti bazë në të cilën përcaktohen dhe parashikon statistikat e nevojshme që duhet të prodhojë i gjithë sistemi statistikor për monitorimin e gjendjes ekonomike, shoqërore dhe mjedisore në Republikën e Shqipërisë. Një vlerë të shtuar të punës së tij, INSTAT konsideron bashkëpunimin ndërinstitucional brenda dhe jashtë vendit si një mjet mjaft i rëndësishëm për garantimin e mirëfunksionimit të Sistemit Kombëtar Statistikor dhe arritjen e objektivave të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare. Ky raport është një raport gjithpërfshirës dhe i integruar i cili përfshin të gjithë aktivitetet kryesore të INSTAT gjatë vitit të kaluar. Qëllimi i tij është t u japë palëve të interesurara një pamje të të gjithë aktiviteteve statistikore dhe performancës së institucionit.

185 Fq. 05 Funksionimi i INSTAT Funksionimi i INSTAT Misioni i INSTAT Misioni i INSTAT-it është të prodhojë statistika asnjëanëse, transparente dhe të përditësuara, të cilat ndihmojnë në gjykimin e përdoruesve mbi proceset e zhvillimit e transformimit në fushat ekonomiko-sociale brenda vendit. Vizioni i INSTAT Si institucioni që disponon burimin më të madh të informacionit statistikor në Shqipëri, INSTAT përpiqet t'u përgjigjet kërkesave gjithnjë e në rritje të përdoruesve për vendimmarrje, kërkime dhe arsimim në Shqipëri. Gjithashtu, INSTAT ndihmon komunitetin e interesuar ndërkombëtar nëpërmjet sigurimit të informacionit statistikor relativ, të sigurt dhe të krahasueshëm. Me dëshirën për të mësuar dhe me forca të shumta për të identifikuar nevojat e klientëve, INSTAT ngre një rrjet sistematik për marketingun dhe shpërndarjen e informacionit statistikor, duke përdorur struktura të një rrjeti modern dhe teknologji të informacionit. Legjislacioni Veprimtaria e INSTAT regullohet me Ligjin Nr.9180, datë PËR STATISTIKAT ZYRTARE, ndryshuar me: Ligjin nr. 21/2012 "Për një ndryshim në Ligjin nr. 9180, datë "Për statistikat zyrtare"; dhe me Ligjin nr. 7/2013 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9180, datë "Për statistikat zyrtare", i ndryshuar" Programi Pesëvjeçar i Statistikave Zyrtare Programi Pesëvjeçar i Statistikave Zyrtare (PSZ) është dokumenti bazë që parashikon prodhimin nga Sistemi Kombëtar Statistikor të të dhënave statistikore të nevojshme për vëzhgimin e gjendjes ekonomike, shoqërore dhe mjedisore në Republikën e Shqipërisë, duke respektuar garancinë e

186 Fq. 06 Funksionimi i INSTAT zbatimit të parimeve statistikore të parashikuara në ligj si dhe në Kodin e Praktikës së Statistikave Evropiane (European Statistics Code of Practice) 1. Parimet e statistikave zyrtare Për të siguruar besueshmërinë e publikut në statistikat zyrtare, INSTAT-i dhe agjencitë statistikore duhet të udhëhiqen nga parimet e Kodit të Praktikës së Statistikave Europiane. Kodi i Praktikës i Statistikave Evropiane përcakton standarde për zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave evropiane. Ai është ndërtuar mbi një përkufizim të përbashkët të Sistemit të Statistikave Evropiane (SSE) të cilësisë në statistika dhe synon të gjitha fushat e rëndësishme të mjedisit institucional, proceset e prodhimit të statistikave deri në publikimin e statistikave zyrtare evropiane. Organizimi dhe zbatimi i programit statistikor kombëtar udhëhiqet nga parimet e mëposhtme: a) "paanshmëria", që nënkupton mënyrën objektive dhe të pavarur të prodhimit të statistikave, të lira nga çdo presion politik ose i grupeve të tjera të interesuara, veçanërisht lidhur me përzgjedhjen e teknikave, përkufizimeve dhe metodologjisë më të mirë të përshtatshme për të arritur objektivat e vendosur. Ajo nënkupton disponueshmërinë e statistikave me një vonesë sa më të vogël për të gjithë përdoruesit; b) "besueshmëria", që është karakteristikë e statistikave për të reflektuar sa më të besueshëm që të jetë e mundur realitetin, të cilin ato janë parashikuar të përfaqësojnë. Ajo nënkupton përdorimin e kritereve shkencore për zgjedhjen e burimeve, metodave dhe procedurave; c) "pavarësia profesionale", që personelit të INSTAT-it ose të agjencive statistikore, gjatë zbatimit të programit, nuk i lejohet të kërkojë ose të marrë udhëzime nga Qeveria, autoritetet e tjera shtetërore, partitë politike ose çfarëdo lloj grupi tjetër i interesuar, veçanërisht në përzgjedhjen e burimeve të të dhënave, metodave dhe procedurave statistikore, në përmbajtjen, formën dhe kohën e shpërndarjes, si dhe në zbatimin e konfidencialitetit statistikor; 1

187 Fq. 07 Funksionimi i INSTAT ç) "përkatësia", që është mbledhja e të dhënave që kufizohet në atë çfarë është e nevojshme për arritjen e rezultatit të kërkuar; d) "kosto-efektiviteti", që është përdorimi më i mirë i mundshëm i të gjitha burimeve të disponueshme dhe kufizimi i barrës së atyre që përgjigjen. Puna dhe kostoja që kërkon prodhimi i statistikave duhet të jenë në përpjesëtim me rëndësinë e rezultatit të kërkuar; dh) "konfidencialiteti statistikor", që është mbrojtja e të dhënave që lidhen me njësi statistikore të veçanta, të cilat janë marrë direkt për qëllime statistikore ose indirekt nga burime administrative ose të tjera kundër çdo shkeljeje të së drejtës së konfidencialitetit. Ajo nënkupton parandalimin e përdorimit jostatistikor të të dhënave t marra dhe zbulimin e paligjshëm; e) "transparenca", që është e drejta e atyre që përgjigjen të kenë informacion mbi bazën ligjore, qëllimin për të cilin janë kërkuar të dhënat dhe masat mbrojtëse të marra. Organigrama e INSTAT

188 Fq. 08 Objektivat strategjike të PSZ Objektivat strategjike të PSZ INSTAT mbështetur në objektivat e PSZ , gjatë vitit 2015 ka punuar për të realizuar: 1. Prodhimin e statistikave sa më cilësore, të kuptueshme dhe të besueshme për përdoruesit, duke e shoqëruar çdo statistikë me prodhimin e treguesve të cilësisë dhe hartimin e raportit të cilësisë. Ndërtimi i metadatave për çdo aktivitet statistikor në formë standarde dhe publikimi i tyre në faqen e web të INSTAT. 2. Ofrimin tek përdoruesit të treguesve të rinj dhe produkteve të reja statistikore, përmirësimi i treguesve ekzistues dhe respektimi i afateve kohore, do të jenë disa prej orientimeve kryesore për vitin në vazhdim. 3. Përmirësimin e teknikave të grumbullimit të informacionit statistikor duke përdorur metoda moderne si CAPI apo CATI të cilat shkurtojnë kohën e kapjes dhe përpunimit të të dhënave, si dhe do të përmirësojnë afatet e publikimit të tyre. 4. Respektimin e afateve te përcaktuara në kalendarin e botimeve të publikuar në faqen e INSTAT:

189 Fq. 09 Aktivitete kryesore për vitin 2015 Aktivitete kryesore për vitin 2015 Gjatë vitit 2015 INSTAT është angazhuar për të realizuar të gjitha detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i Porgramit Kombëtar Statistikor Ndër aktivitetet kryesore të tij kanë qenë: Produktet mujore : 1. Indeksi i Çmimeve të Konsumit (Dhjetor 2014 Nëntor 2015) 2. Tregtia e Jashtme (Dhjetor 2014 Nëntor 2015) Produktet tremujore: 1. Buletini Statistikor 2. Tregtia me Pakicë 3. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit 4. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (Për Banesa) 5. Statistikat Afatshkurtra 6. Anketa tremujore e forcave të punës 7. Vlera e Shtuar Bruto Produkte gjashtëmujore: 1- Bilanci i Energjisë Elektrike Gjashtëmujori I Produkte Vjetore të INSTAT: 1. Bilanci i Energjisë Elektrike Femra dhe Meshkuj Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve Tregu i Punës Popullsia e Shqipërisë 1 Janar Prodhimi i Brendshëm Bruto, Paraprak Regjistri i Ndërmarrjeve 2014

190 Fq. 10 Aktivitete kryesore për vitin Prodhimi i Brendshëm Bruto Rajonal Shqipëria në Shifra Ecuria e Tregtisë së Jashtme Vjetari Statistikor Tregtia e Jashtme e mallrave sipas karakteristikave të ndërmarrjeve, Anketa e Kostove të Punës Vjetari Statistikor Rajonal, 2015 Konferenca të ndryshme ku janë prezantuar publikime të veçanta si: 1. Prezantimi i rezultateve të Tabelave të Burim Përdorimeve, 06 Shkurt Prezantimi i gjetjeve të Anketës të Kostos të Punës dhe Tregut të Punës 2014, në Panairin e Punës, 01 Maj "Census 2011: Profili i Personave me Aftësi të Kufizuara dhe i Popullsisë Rome dhe Egjiptiane, 13 Maj Publikimi "Femra dhe Meshkuj në Shqipëri, 2015", 20 Maj "Konferenca mbi Statistikat Rajonale dhe Buxhetin e Familjes Shtator Të rinjtë në Shqipëri: Sfidat në kohët që ndryshojnë, 25 Nëntor Mplakja e Popullsisë: Situata e të moshuarve në Shqipëri, 25 Nëntor 2015 Aktivitete 1. "INSTAT kontribuon në politikat statistikore ndërkombëtare përmes anëtarësisë në Bordin e PARIS21, 28 Prill Binjakëzimi i INSTAT me Zyrën Qendrore të Statistikave të Irlandës, (CSO) 3. Dita Botërore e Statistikave, 20 Tetor Përgatitja e aplikacionit për Emrat, bazuar në rezultatet e Censusit 5. Drejtoria e Statistikave Ekonomike ju nënshtrua procesit të vlerësimit të statistikave ekonomike mbi nivelin e përputhshmërisë së statistikave të prodhuara sipas parimeve të Kodit të Praktikave Evropiane, në kuadrin e projektit të ndërmarrë nga

191 Fq. 11 Aktivitete kryesore për vitin 2015 Eurostat mbi Vlerësimi i sistemeve statistikore dhe fushave statistikore të zgjedhura në vendet në zhvillim. 6. U llogarit për herë të parë për nevoja të brendshme Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit. 7. U krye aktiviteti statistikor ad-hoc: Mbikëqyrja dhe zgjerimi i tregut për fondin e pensioneve profesionale private pranë ndërmarrjeve me pronësi private, në bashkëpunim me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe Bankën Botërore. 8. U krye në terren për herë të parë anketa mbi Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit pranë ndërmarrjeve si vrojtim më vete. Dizenjimi i pyetsorit, përzgjedhja e kampionit dhe përpunimi i të dhënave u mbështetën në Standartet Europiane për implementimin e këtij aktiviteti statistikor. Për grumbullimin e të dhënave u përdor për herë të parë teknika CAPI (me tablet). 9. U paraqitën për herë të parë të dhënat e PBB-së për vitet sipas Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike, NVE Rev Është publikuar për herë të parë komponentet e taksave dhe subvencioneve mbi produktet duke kaluar nga Vlera e shtuar Bruto në PBB tremujor. Gjithashtu u publikuan për herë të parë komponentët kryesot të PBB me metoden e shpenzimeve 11. Hartimi dhe raportimi i të dhënave të EDP për Shqipërinë. Një grup pune ndërinstitucional është formuar më përfaqësues nga INSTAT, Ministria e financave, Banka e Shqipërise, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Instituti i Kujdesit dhe Sigurimeve Shëndetësore, me qëllim shkëmbimin e të dhënave dhe ndarjen e dijeve të nevojshme në këtë fushë. Për të hartuar tabelat e EDP është i rëndësishëm përpilimi i sekuencës së plotë të llogarive të sektorit dhe nënsektorëve të qeverisë. Treguesit e të dhënave të EDP për vitet u dërguan në Eurostat në muajt Prill dhe Tetor 2015 sipas programit të transmetimit të kërkuar nga EUROSTAT.

192 Fq. 12 Përmbushja e detyrimeve të PSZ Përmbushja e detyrimeve të PSZ INSTAT ka bërë përpjekje që të kryejë të gjitha detyrimet e tij që rrjedhin nga PSZ aktuale Nga 120 aktivitete statistikore të parashikuara në PSZ për vitin 2015 janë realizuar plotësisht 119 aktivitete. Tabela 1 Lista e aktiviteteve të parealizuara apo jo të përputhura plotësisht me standartet e Eurostatit, për vitin 2015 Nr 1 2 Aktivitete Shkaqet e vdekjeve sipas skedës për vdekjet mbi dhe nën një vjeç Lista e produkteve (Lista e produkteve të Komunitetit PRODCOM) Kodi i Modulit Situata Pa realizuar Vrojtimi vjetor në Bujqësi 4.01 Disponohet në nivelin 6 shifror dhe jo 8 shifror sipas kërkesave të Eurostatit Treguesit janë përllogaritur bazuar në të dhënat administrative Shkaqet e mosrealizimit Shkaqet në mosrealizimin e aktiviteteve janë të lidhura edhe me institucione të tjera apo në situatën konkrete të mosplotësimit të kushteve, në nivel vendi. 1. Me gjithë përpjekjet e INSTAT për të realizuar aktivitetin mbi shkaqet e vdekjeve, deri tani ka qenë i pamundur sigurimi i informacionit të plotë mbi këto shkaqe nga Drejtoria e Përgjithshmë e Gjendjes Civile. 2. Përsa i përket Listës PRODCOM, Shqipëria akoma nuk i plotëson tërësisht kriteret e hartimit të kësaj liste deri në 8 shifrore konform standarteve evropiane. Kjo liste disponohet në nivel 6 shifror. 3. Mungesa e regjistrit të fermave apo regjistrave të tjerë administrativë (përfshirë Censusin e Bujqësisë), nuk ka mundësuar zbatimin e metodologjive ndërkombëtare për realizimin e vrojtimeve statistikore për sektorin bujqësor. Megjithatë disa nga treguesit janë përllogaritur bazuar në të dhënat administrative.

193 Fq. 13 Cilësia e të dhënave Cilësia e të dhënave Sigurimi i cilësisë është i rëndësishëm për çdo aktivitet dhe për çdo fazë operacionale të proceseve statistikore. Duke u bazuar në Kodin e Praktikës ai duhet të kuptohet si një koncept shumëdimensional, që përfshin dimensionet e mëposhtme: rëndësinë, plotshmërinë, saktësinë, krahasueshmërinë, lidhjen logjike, përpikmërinë në kohë dhe aksesueshmërinë. INSTAT gjatë punës së tij është udhëhequr nga këto parime. Shihet si një mundësi dhe si sfidë e së ardhmes përpilimi i një dokumenti standart dhe të vetëm që të shërbejë si udhërëfues për analizën e cilësisë së të dhënave statistikore, qofshin këto të dhëna administrative apo nga anketa të ndryshme. Cilësia e të dhënave administrative 1. Në kuadër të statistikave vitale është vënë re një plotshmëri në informacionin e marrë dhe kjo është bërë e dukshme në plotësimin e informacionit për disa tregues të rëndësishëm demografikë. Megjithatë akoma ka vend për përmirësim sepse ka tregues ku plotshmëria e tyre lë për të dëshiruar, sidomos në lidhje me shkaqet e vdekjeve, të cilat mungojnë që prej vitit Gjithashtu për të gjitha të dhënat administrative, ekspertet e fushave kontrollojnë plotshmërinë, besueshmërinë dhe cilësinë e tyre. 2. Për vlerësimet e llogarive kombëtare përdoret një gamë e gjerë informacioni i siguruar nga burime të ndryshme statistikore dhe administrative. Të dhënat e përdorura mund të jenë prodhim statistikor i vetë INSTAT ose i institucioneve të ndryshme kombëtare si Ministritë, Drejtoritë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Doganave, Qendra Kombëtare e Regjistrimit, Banka e Shqipërisë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe të tjera. 3. Gjatë vitit 2015 vëmendja u fokusua kryesisht në informacionin e marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT). Në mars 2015 u nënshkrua një marrëveshje e re, e rinovuar, në formën e një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet Institutit të Statistikave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. DPT do të furnizojë INSTAT me të dhëna identifikuese dhe ekonomike në nivel ndërmarrje, duke bërë të mundur përmirësimin e cilësisë së statistikave zyrtare dhe prodhimin e indikatorëve të rinj.

194 Fq. 14 Cilësia e të dhënave 4. Të dhënat administrative që përdor DAPF përsa i përket treguesve të mbrojtjes sociale, ata kanë një cilësi të kënaqshme por nuk janë të harmonizuar me sistemin e statistikave të mbrojtjes sociale që kërkohet nga Eurostat (ESPROS). Shqipëria, ashtu si dhe vendet e tjera të rajonit ka vënë në plan implementimin e këtij sistemi që për vetë natyrën e tij kërkon përpjekje dhe bashkërendime intra dhe ndër-institucionale. Cilësia e regjistrave Burimi kryesor për mirëmbajtjen e regjistrit statistikor të ndërmarrjeve është regjistri i bizneseve. Në bashkëpunim me ekspertë të huaj dhe me sektorin e metodologjisë u përgatit një draft - Raport mbi Cilësinë e Regjistrit të Ndërmarrjeve, Raporti u rishikua edhe nga bordi i Drejtorëve në INSTAT e më pas mori formën përfundimtare. Përgatitja e raportit të cilësisë së RSN do të jetë aktivitet vjetor. Cilësia e të dhënave të anketave Të gjitha anketat pranë familjeve të realizuara nga INSTAT përgjatë vitit 2015, kanë si bazë zgjedhje rezultatet e Censusit të Popullsisë dhe Banesave të vitit Të gjitha anketat pranë ndërmarrjeve të realizuara nga INSTAT përgjatë vitit 2015, kanë si bazë zgjedhje Regjistrin Statistikor të ndërmarrjeve, Pavarësisht faktit se nuk ka një formë standarte të matjes së nivelit të cilësisë së të dhënave nga vrojtimet, sipas standarteve evropiane, INSTAT në faqjen e internetit përfshin informacione konceptuale dhe metodologjike për çdo temë statistikore, duke ndihmuar përdoruesin për të kuptuar dhe vlerësuar cilësinë e statistikave nga vrojtimet. Treguesit më kryesorë të cilësisë që llogariten jane: koeficienti i variacionit, gabimi standard, intervali i besimit për nivelin e besueshmërisë 95 %.

195 Fq. 15 Cilësia e të dhënave Në tabelën 2 jepen devijimet standarde dhe koeficientet e variacionit të shpenzimeve mesatare mujore për konsum sipas qarqeve për Anketën e Buxhetit të Familjes Tabela 2 Treguesit e saktësisë së vlerësimeve për shpenzimet për konsum sipas qarqeve Vlerësimi i shpenzimeve për konsum Devijimi standard Intervali i besimit 95% Koeficienti i Variacionit I poshtëm I sipërm Shpenzimet mesatare ,1 gjithsej Berat ,2 Dibër ,0 Durrës ,2 Elbasan ,1 Fier ,7 Gjirokastër ,0 Korçë ,9 Kukës ,8 Lezhë ,7 Shkodër ,2 Tiranë ,8 Vlorë ,2 2

196 Fq. 16 Ngarkesa e të Intervistuarve Ngarkesa e të Intervistuarve Statistikat ekonomike përdorin vetëm një indikator për të vlerësuar numrin e pyetësorëve që ndërmarrjet sipas madhësisë, duhet të përgjigjen (Response burden). Për të arritur një shpërndarje të barabartë të response burden për kryerjen e vrojtimeve merret në studim një kampion i zgjedhur nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve. Kampionet e vrojtimeve të kryera nuk janë të koordinuara me njëra tjetrën, por lista e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar vrojtohet rregullisht në çdo anketë sipas aktiviteteve që mbulon anketa. Shpërndarja e numrit të pyetësorëve sipas madhësisë së ndërmarrjes për vitin 2015, duke marrë në konsideratë gjithë vrojtimet pranë ndërmarrjeve ekonomike që INSTAT realizon, jepet në tabelën e mëposhtme: Tabela 3 Shpërndarja e numrit të pyetësorëve sipas madhësisë së ndërmarrjes Nr Madhësia e ndërmarrjes 0 pyetësorë 1_5 pyetësorë 6_10 pyetësorë 11+ pyetësorë 1 1_9 pun _19 pun _49 pun pun Figura 1 Përqindja e shpërndarjes së pyetësorëve sipas madhësisë së ndërmarrjes 50+ pun. 0,1 4,4 11,4 29,7 20_49 pun. 0,2 18,9 24,3 22,1 0 pyetësorë 1_5 pyetësorë 10_19 pun. 13,4 58,4 34,2 15,4 6_10 pyetësorë 11+ pyetësorë 1_9 pun. 86,4 18,2 30,0 32,8

197 Fq. 17 Ngarkesa e të Intervistuarve Në grupin e ndërmarrjeve të vogla (1-9 të punësuar) ku është i përqendruar numri më i madh i ndërmarrjeve të vendit, pjesa më e madhe e tyre rreth 86,4 %, nuk kanë për të plotësuar asnjë pyetësor, 13,4 % kanë për të plotësuar 1 deri në 5 pyetësorë dhe vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre (më pak se 1%) ngarkohen me mbi 5 pyetësorë. Siç shikohet nga grafiku, në grupin e ndërmarrjeve me 20 deri 49 të punësuar, 64,2 % e tyre ngarkohen deri në maksimumi 5 pyetësorë për t u përgjigjur dhe vetëm 35,8 % e tyre ngarkohen me mbi 5 pyetësorë. Ngarkesa e përgjigjes është relativisht e lartë në grupin e ndërmarrjeve me 50 të punësuar e lart ku rreth 67,2 % e tyre duhet t u përgjigjen të paktën 1 pyetësori. II. Statistikat pranë familjeve përdorin dy tregues për të vlerësuar Ngarkesën e të intervistuarve : Numrin e pyetësorëve që INSTAT i dërgon familjeve për t u përgjigjur dhe kohëzgjatjen e intervistës. Gjatë vitit 2015 INSTAT ka realizuar anketat e mëposhtme pranë familjeve : Anketën e Forcave të Punës Anketën e Buxhetit të Familjes Anketën Besimi i Konsumatorit (për Bankën e Shqipërisë) Anketën Borxhi i Familjeve (për Bankën e Shqipërisë) Anketa e Instrumentave të Pagesës së Individëve (për Bankën e Shqipërisë) Anketa e Instrumentave të Kulturës Financiare (për Bankën e Shqipërisë) Anketat e kryera pranë familjeve në Shqipëri kanë si karakteristikë faktin që mbledhin informacion mbi karakteristika të familjeve dhe individëve që nuk gjenden në regjistra apo rekorde administrativë. Si rrjedhim, përpjekjet për të ulur shkallën e rëndesës janë fokusuar në lehtësirat që mund t i krijohen familjeve përsa i përket kuptueshmërisë dhe rëndësisë së infomacionit, aplikimit të formave elektronike që shkurtojnë kohën dhe automatizojnë administrimin e intervistimit si dhe përpjekjeve për të regjistruar dhe para-printuar atë pjesë të informacionit që mund të jetë i disponueshëm. Të gjitha anketat pranë familjeve të realizuar nga INSTAT përgjatë vitit 2015 kanë si bazën e tyre të zgjedhjes rezultatet e Censusit të Popullsisë dhe Banesave të vitit Në vitin 2015, janë anketuar rreth 2,8 % Njësi Ekonomike Familjare (NjEF) nga të regjistruara në Census. Janë intervistuar gjithsej NJEF nga të cilat 98,8 % e tyre kanë marrë pjesë vetëm në një vrojtim ndërsa 1,2 % e tyre kanë marrë pjesë në 2 vrojtime të realizuar nga

198 Fq. 18 Ngarkesa e të Intervistuarve INSTAT pranë familjeve gjatë vitit Shpërndarja e numrit të vrojtimeve sipas qarqeve për vitin 2015, duke marrë në konsideratë të gjitha vrojtimet pranë familjeve që realizon INSTAT, jepet në tabelën e mëposhtme: Tabela 4 Shpërndarja e numrit të vrojtimeve sipas qarqeve Qarku Asnjë vrojtim Një vrojtim Dy vrojtime Numri i NjEF për Qark Berat Dibër Durrës Elbasan Fier Gjirokastër Korçë Kukës Lezhë Shkodër Tiranë Vlorë GJITHSEJ Figura 2 Ngarkesa e përgjigjes për NjEF-ve VLORË TIRANË SHKODËR LEZHË KUKËS KORÇË GJIROKASTËR FIER ELBASAN DURRËS DIBËR BERAT Një vrojtim Dy vrojtime 95,00 96,00 97,00 98,00 99,00 100,00

199 Fq. 19 Ngarkesa e të Intervistuarve Anketat e kryera pranë familjeve në Shqipëri kanë si karakteristikë faktin që mbledhin informacion mbi karakteristika të familjeve dhe individëve që nuk gjenden në regjistra apo rekorde administrativë. Si rrjedhim, përpjekjet për të ulur shkallën e rëndesës janë fokusuar në lehtësirat që mund t i krijohen familjeve përsa i përket kuptueshmërisë dhe rëndësisë së infomacionit, aplikimit të formave elektronike që shkurtojnë kohën dhe automatizojnë administrimin e intervistimit si dhe përpjekjeve për të regjistruar dhe para-printuar atë pjesë të informacionit që mund të jetë i disponueshëm. Dy anketat e kryera pranë familjeve në vitin 2015 ishin: 1) Anketa e Buxhetit të Familjes me një kampion prej familjesh dhe një shkallë mospërgjigjeje prej 18,2 % për vitin 2015 e cila konsiston në dy mënyra intervistimi: vetë-plotësimi për 14 ditë i fletores së shpenzimeve të përditshme të konsumit nga NjEF dhe intervistë direkte nëpërmjet anketuesit me pyetësorin e Intervistës Finale ku merren shpenzimet më të mëdha dhe më pak frekuente. Figura 3 Përqindja e familjeve sipas kohëzgjatjes së intervistës finale, ABF ,5 10,3 Më pak se 30 minuta minuta minuta 35,8 41,4 60 minuta e më shumë

200 Fq. 20 Ngarkesa e të Intervistuarve 2) Anketa e Forcave të Punës mbështetet në modelin e zgjedhjes të panelit të alternuar, përmes së cilës një familje e zgjedhur për t u intervistuar njëherë, mbahet në anketë për pesë tremujorë të njëpasnjëshëm. Kjo lloj strukture paneli mbart riskun e rritjes së barrës së familjes dhe individëve që janë pjesë e anketës. Në tre tremujorët e parë të vitit 2015 kanë qënë përzgjedhur familje me një tregues mospërgjigjeje 12,6 %. Për të ulur barrën e familjeve dhe individëve të AFP, për familjet e intervistuara në valën e parë në aplikacionin e hedhjes së të dhënave në laptop ruhet i para-plotësuar informacioni demografik dhe në valët pasardhëse anketuesi verifikon vetëm nëse ka ndryshime në numrin e anëtarëve të familjes dhe nëse ka ndryshime në statusin martesor, etj. Një mënyrë që mund të gjejë aplikim në të ardhmen, lidhur me uljen e ngarkesës së familjeve për këtë anketë është Metoda e ndërthurur ku vala e parë mund të kryhet me intervistë direkte (CAPI) dhe valët nga 2 në 5 mund të kryhen me intervistë telefonike (CATI).

201 Fq. 21 Analiza SWOT Analiza SWOT Me anë të analizës SWOT synohet të paraqiten pikat e forta dhe të dobëta të cilat kanë përmirësuar apo penguar punën e stafit dhe arritjen e objektivave të INSTAT. Në të njëjtën kohë prezantohen edhe oportunitetet dhe kërcënimet që vijnë nga mjedisi jashtë Institucionit. 1. Fuqitë: Legjislacion i veçantë Indentit tashmë i krijuar Lidhje të forta ndërsektoriale brenda dhe jashtë INSTAT Staf të motivuar, profesional dhe me njohuri në statistikë dhe në gjuhë të huaja Përdorim të klasifikimeve ndërkombëtare Standarde metodologjike në përputhje me rekomandimet e Eurostatit-it Bashkëpunimi me ekspertë të huaj ka rritur profesonalizmin e stafit si dhe ka zhvilluar mënyrën e të punuarit dhe gjykuarit 2. Dobësitë Legjislacioni duhet forcuar në disa fusha, si ajo e varësisë së INSTAT Nivel jo i njejtë pagash për stafin në krahasim me institucionet e tjera Mungesa e personave të referencës në institucionet që janë burim i të dhënave administrative Mungesa e analizave dhe interpretimeve më të thelluara të treguesve Mungesa e strategjisë së shpërnarjes së të dhënave Mungesa e një sektori të veçantë për studimin e cilësisë së treguesve statistikorë Informatizimi i metejshem i procesit të shkembimit të informationit ndërmjet institucioneve 3. Oportunitete Rritja e gamës së indikatorëve të prodhuar nëpërmjet përdorimit maksimal të informacionit administrativ ekzistues, duke rritur dhe përforcuar bashkëpunimin me institucionet e jashme Projekte të tilla si SIDA apo IPA do t i mundësojnë INSTAT një zhvillim të statitikave në fusha të ndryshme. Forcimi akoma më shumë i identitetit të INSTAT

202 Fq. 22 Analiza SWOT 4. Kërcënimet Mungesa e burimeve financiare për realizimin e PSZ Mungesa e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të ndryshme do të sillte vonesa në realizimin e PSZ Mos plotëshmëria e disa variablave në të dhënat e eventeve demografike, transmetuar nga DPGJC sidomos ajo e shkaqeve të vdekjeve. Mosunifikimi i suportit të të dhënave administrative të njësive statistikore (ndërmarrje, institucione, etj.), ndikon në ngarkesën e specialistëve të Llogarive Kombëtare dhe të IT.

203 Fq. 23 Aksione të reja statistikore gjatë vitit 2016 Aksione të reja statistikore gjatë vitit 2016 INSTAT në programin e tij statistikor vjetor parashikon kryerjen e aktiviteteve te reja në vazhdimësi, si më poshtë: I. Prodhimi i statistikave të reja 1. Të rritim shkallën e përdorimit të të dhënave administrative, kryesisht në fushën e migracionit (Imigrantët, azilantët) si dhe të aborteve duke marrë në konsideratë informacionin e mbledhur nga skeda e abortit 2. Shtimi i tabelave të reja në publikimin e rradhës Femra dhe Meshkuj me të dhëna për kreditë dhe patentat e marra sipas gjinisë. 3. Kryerja e analziave të thelluara me tematikë të cilat do të përcaktohen nga sektori dhe drejtoria si dhe drejtori të tjera të përfshira në furnizimin me të dhëna por dhe të interesuara për tema të veçanta. 4. Ndërtimi i një sistemi statistikor për statistikat e kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. 5. Rritja e shkallës së përdorimit të të dhënave administrative, kryesisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit. 6. Implementimin e klasifikimit të veprimtarive ekonomike NVE Rev2 dhe metodologjisë ESA 2010 në serinë e të dhënave të PBB-së për vitet Implementimin e klasifikimeve të veprimtarive ekonomike NVE Rev2 dhe produkteve NP 2008 në Tabelat e Burime-Përdorimeve Prodhimin e statistikave të llogarive kombëtare sipas sektorëve institucionale. 9. Unifikimi i klasifikimeve të shëndetësisë dhe arsimit. (ICD-10 dhe ISCED-2011) nga ministritë e linjës. 10. Në bashkëpunim me ekspert suedez nga statistikat e Suedisë (SCB) po punohet për të krijuar një aplikacion/ndërfaqe e cila do të integrohet me bazën e të dhënave (data model) të regjistrit të ndërmarrjeve dhe regjistrit të njësive lokale. Ky aplikacion do të shërbejë për mirëmbajtjen e regjistrave të njësive ekonomike dhe përditësimin automatik të tyre si dhe do të thjeshtësojë e optimizojë punën lidhur me kërkesat e sektorëve të tjerë. Të dhënat për 2013 janë ngarkuar në sistem dhe do testohet përditësimi automatik për RSN Llogaritja e çmimeve të imputeve bujqësore. 12. Numri i kafshëve që theren në thertore dhe pesha e therur.

204 Fq. 24 Aksione të reja statistikore gjatë vitit Sasia e qumështit që fermerët shesin direkt në industri dhe prodhimi i nënprodukteve të qumështit sipas nomeklaturës së produkteve PRODCOM dhe përmbajtjes së % së yndyrës dhe proteinave. II. Kryerja e vrojtimeve të reja mbi: 1. Treguesit e shoqërisë së informacionit 2. Treguesit e Inovacionit 3. Vrojtimi pilot mbi Të mësuarit gjatë gjithë jetës 4. Numrin e kafshëve që theren në thertore dhe pesha e therur 5. Sasinë e qumështit që fermerët shesin direkt në industri dhe prodhimi i nënprodukteve të qumështit sipas nomeklaturës së produkteve PRODCOM dhe përmbajtjes së % së yndyrës dhe proteinave 6. Prodhimin i vezëve në agroindustri dhe fermat me pulari për konsum të popullatës; 7. Vrojtimi statistikor për matjen e Cilësisë së Regjistrit Statistikor të Ndërmarrjeve i cili do të zëvendësojë ANR 8. Përdorimi i lëndës drusore për energji III. Aktivitete mbështetëse 1. Rishikimi i planifikimit të buxhetit ; 2. Miratimi i projekt-strukturës organizative të INSTAT-it dhe ndjekja e procedurave për plotësimin e saj me burimet njerëzore të nevojshme; Gjithashtu INSTAT ka parashikuar edhe vendosjen në faqen web të një aplikacioni i cili do të lehtësojë punën për llogaritjen e ndryshimit të çmimeve të konsumit nga përdoruesit. Mjete dhe produkte të reja për përdoruesit Aplikacioni mobile Publikime INSTAT mundëson përdoruesit të njoftohen në kohë reale mbi publikimet e Institutit të Statistikave (INSTAT) dhe ti shkarkojnë ato në pajisjet e tyre mobile. Gjithashtu, përdoruesit mund të regjistrohen në fushat statistikore që ju interesojnë për të marrë në kohë reale publikimet që lidhen me to. Aplikacioni mobile përmban listën e publikimeve, listën e publikimeve sipas temave, listën e librave të publikuar, mundësinë e kërkimit të publikimeve, mundësinë e regjistrimit për të marrë në kohë reale njoftime mbi publikimet e reja si edhe mundësinë e kontaktimit me INSTAT.

205 Fq. 25 Aksione të reja statistikore gjatë vitit 2016 Duke ndjekur shembullin e instituteve të tjera statistikore, INSTAT vendosi të ndërmarrë nismën e krijimit të një aplikacioni mbi statistikat e emrave. Aplikacioni (i cili është ndërtuar me gjuhën e programimit R), shfrytëzon dy burime kryesore të dhënash: baza e të dhënave të Census-it të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2011 dhe baza e të dhënave të Gjendjes Civile me të dhënat administrative të lindjeve nga viti 2011 deri në Organizimi i punës dhe implementimi i një procesi të ri prodhimi Gjatë viti 2015, janë përdorur për herë të parë tabletët, për procesin e mbledhjes së të dhënave në terren, për anketën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Përdorimi i tabletave eliminon procesin e hedhjes së të dhënave nga pyetësorët letër në sistem, gjithashtu mundëson ekzekutimin e një bashkësie kontrollesh, rregullash logjike gjatë intervistës, gjë që lehtëson shumë procesin e mëpasshëm të pastrimit të të dhënave. Mbledhja online e të dhënave të anketave, si një mënyrë me kosto më të ulët të mbledhjes së të dhënave, duke shmangur përdorimin e anketuesve, si edhe duke i krijuar lehtësinë njësisë së anketuar për t u përgjigjur me privatësi dhe në kohën më të përshtatshme për të, është akoma në fazë pilot. Janë mbledhur online të dhënat për ndërmarrjet më të mëdha, pjesë e kampionit të anketës Tremujore pranë Ndërmarrjeve.

206 Fq. 26 Burimet njerëzore dhe financiare Burimet njerëzore dhe financiare Burimet njerëzore Viti 2015 e gjeti Institutin e Statistikave me një kuadër ligjor të kompletuar përsa i përket menaxhimit të nëpunësve civilë të institucionit (Ligji nr. 152/2013 Për nëpunësin civil, i ndryshuar dhe një sërë aktesh nënligjore në zbatim të tij). Ana menaxheriale e burimeve njerëzore për vitin 2015, është fokusuar në disa drejtime kryesore si më poshtë: Procesi i hartimit të përshkrimeve të punës konform strukturës së re bazuar në Urdhrin e Kryeministrit Nr. 126, datë Për miratimin e Strukturës dhe të Organikës së Institutit të Statistikave. Për rregullim e këtij detyrimi ligjor është punuar me kujdes nën udhëzimin e vazhdueshëm të DAP-it për të gjitha pozicionet e strukturës dhe plotësimin e tyre. Procesi i menaxhimit te vlerësimit 6-mujor dhe vjetor për punonjësit në periudhë prove dhe me status. Ky proces përfshiu disa faza: menaxhim të procesit të vlerësimit të punonjësve të INSTAT në periudhë prove, konform Ligjit Nr. 152/2013 Për Nëpunësin Civil i ndryshuar, VKM Nr. 109, datë , Për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë, si për stafin e INSTAT Qendër ashtu dhe për Zyrat rajonale dhe menaxhimin e procesit të trajnimit në ASPA për punonjësit në periudhë prove konform VKM Nr. 143, datë , Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese. Procesi i perfaqësimit të institucionit në çështjet administrative dhe civile gjyqësore të ngritura. Procesi i menaxhimit të procedurave të prokurimit në përputhje me regjistrin e parashikimeve hartuar në funksion të nevojave të aktiviteteve të çdo sektori. Kontraktimi i punonjësve me kohë të pjesshme, që zhvillohen periodikisht ose jo nga INSTAT. Puna konsiston në përgatitjen e kontratave të punës dhe kontratave të shërbimit, në respekt të Udhezimit të përbashkët me Ministrine e Financave për punonjësit me kontratë. Tabela në vijim paraqet një informacion të përgjithshëm mbi

207 Fq. 27 Burimet njerëzore dhe financiare llojin e vrojtimit statistikor, periodicitetin e zbatimit të tij dhe numrin e stafit mbështetës të angazhuar: Tabela 5 Punonjësit e angazhuar me kohë të pjesshme Nr. Lloji vrojtimit Periodiciteti/për vitin 2015 Stafi mbështetës për anketë (+/-5%) 1 Indeksi Çmimeve të Importit (IÇI) dhe Kushtimi në Ndërtim (IÇK), (IÇP) tremujor 44 2 Anketa pranë Ndërmarrjeve të Reja (ANR) katërmujor 35 3 Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve (ASN) vjetor Anketa Tremujore e Ndërmarrjeve (ATN) tremujor 44 5 Besimi i Biznesit tremujor 34 6 Borxhi i Ndërmarrjeve, Besimi Biznesit, Turizmi gjashtëmujor 78 7 Anketa e Forcave të Punës vjetor 56 8 Investimet e Huaja Direkte (FDI) Matja e kostos së Instrumenteve për Bizneset tremujor 38 9 Anketa Fondi i pensionit Profesional një herë në vit Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF) vjetor Anketa e Njësive Lokale (ANJL) katërmujor Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Punimet Inxhinierike një herë në vit 6 13 Vrojtimi i çmimeve të produkteve bujqësore, vrojtimi i aktiviteteve të thertoreve, vrojtimi i vezëve në pulari, raporti mujor i qumështit të vjetor 14 grumbulluar dhe produkteve të prodhuara 14 Anketa Turizmit tremujor Anketa pasuritë e paluajteshme gjashtëmujor Anketa e Kostos të Instrumentave të Pagesave për Individët gjashtëmujor Anketa Besimi i Konsumatorit tremujor Mbetjet Urbane dhe Industriale vjetor Anketa e Matjes së Kulturës Financiare të Popullatës vjetor Anketa TIK vjetor Anketa e Borxhit të Familjeve gjashtemujor Anketa Matja e Kostos së Instrumentave për Bizneset gjashetemujor Anketa e grumbuillimit të qumështit një herë në vit 35 Në fund të vitit 2015, INSTAT kishte 191 punonjës ndaj 235 pozicioneve të strukturës. Kjo ka ardhur kryesisht si pasojë e pamundësisë së rekrutimit të personelit nga INSTAT si dhe për arsye të miratimit të strukturës së re organizative të institucionit, në muajin Shator Sipas ligjit të

208 Fq. 28 Burimet njerëzore dhe financiare ri për nëpunësin civil, procedurat e rekrutimit dhe emërimit të nëpunësve civilë për INSTAT kryhen nga Departamenti i Administratës Publike. Tabela 6-Numri i punonjësve të INSTAT, sipas gjinisë Vitet Gjithsej Meshkuj Femra Figura 4 Përqindja e punonjësve të INSTAT sipas gjinisë 29,3 Meshkuj Femra 70,7 Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, stafi i INSTAT-it përbëhet kryesisht nga gjinia femërore. Megjithatë, pas plotësimit të strukturës organizative të vitit 2013, kjo dominancë ka ardhur duke u reduktuar. Përqindja e vendit që zenë femrat është 70,7 % kundrej meshkujve me 29,3 %. Tabela 7-Punonjësit e INSTAT sipas grupmoshës për vitin 2015 Grupmosha Numri i Punonjësve Deri 25 vjeç vjeç vjeç vjeç vjeç 35 Gjithsej 191

209 Fq. 29 Burimet njerëzore dhe financiare Figura 5 Përqindja e punonjësve të INSTAT sipas grupmoshës 3,1 18,3 20,4 39,8 Deri 25 vjeç vjeç vjeç vjeç vjeç 18,3 Në INSTAT janë të punësuar rreth 39.8% nëpunës të rinj të cilët zënë pjesën më të madhe të stafit nga mosha vjec. Tabela 8 Punonjësit sipas viteve të punës në INSTAT për vitin 2015 Vitet e punës në INSTAT Numri i Punonjësve 0 deri në 1 vit 7 1 deri në 2 vjet 12 3 deri në 4 vjet 38 5 deri në 9 vjet 58 Mbi 10 vjet 76 Gjithsej ,3 % e stafit ka 3-9 vjet që punon në institucion gjë që garanton qëndrueshmërinë e zbatimit të aktiviteteve sipas standardeve të kërkuara statistikore.

210 Fq. 30 Burimet njerëzore dhe financiare Figura 6 Përqindja e të punësuarve në INSTAT sipas viteve të punës 3,7 6,3 39,8 19,9 0 deri në 1 vit 1 deri në 2 vjet 3 deri në 4 vjet 5 deri në 9 vjet Mbi 10 vjet 30,4 Burimet Financiare INSTAT është institucionin publik qendror, në varësi të Kryeministrit. Burimet e financimit për kryerjen e aktivitete statistikore dhe atyre mbështetëse sigurohen kryesisht nga buxheti i shtetit. Ndikim domethënës kanë edhe financimet e huaja nëpërmjet donatorëve apo granteve të alokuara, si dhe të ardhurat dytësore apo fondet jashtë limitit, të cilat sigurohen nga veprimtaritë dytësore që kryen INSTAT. Në periudhën Janar-Shkurt 2015 është punuar për mbylljen e vitit ushtrimor 2014 dhe përgatitjen e Bilancit të vitit 2014 për Aparatin Qendror INSTAT. Kjo detyrë u realizua brenda afateve të përcaktuara në udhëzimin e Ministrisë së Financave, duke depozituar një kopje në Degën e Thesarit. Në periudhën Prill 2015 është punuar për përgatitjen e Bilancit përmbledhës të vitit 2014 për Aparatin Qendror INSTAT dhe Zyrat Rajonale në Rrethe duke depozituar një kopje në Ministrinë e Financave. Në bashkëpunim me drejtoritë dhe sektorët e tjerë të institucionit, u përgatit projekt-buxheti afatmesëm , sipas fazave të parashikuara nga aktet nënligjore duke i dorëzuar brenda afateve të kërkuara. Detajimi i buxhetit të vitit 2015, është propozuar nga INSTAT dhe miratuar nga Ministria e Financave, për Aparatin Qendror dhe Zyrat Rajonale të Statistikave. Në muajin Dhjetor 2015

211 Fq. 31 Burimet njerëzore dhe financiare është hartuar detajimi i buxhetit të vitit 2016 për Aparatin Qendror dhe Zyrat Rajonale të Statistikave. Është bërë përditësimi çdo muaj me librin e pagave për punonjësit në strukturë dhe punonjësit me kontratë pune me kohë të pjesshme mbi 6 muaj. Tabela 8 Detajimi i buxhetit të INSTAT, FAKT Art SHPENZIMET Paga + kontribut 187, , , , , Mallra dhe shërbime të tjera 166, , , , , Totali operative 354, , , , , Investime 333, , , , , TOTALI BUXHETI 687, , , , , Paga + kontribut 13, , , , , Mallra dhe shërbime të tjera , Totali operative 13, , , , , Investime TOTALI nga të ardhurat 13, , , , , Paga + kontribut , Mallra dhe shërbime të tjera 1, , , , Totali operative 1, , , , , Investime Te ardhura jashtë limiti 1, , , , , Paga + kontribut 25, , , , Mallra dhe shërbime të tjera 681, , , , , Totali operative 706, , , , , Investime , , Te ardhura nga donatorë 707, , , , , Paga + kontribut 226, , , , , Mallra dhe sherbime te tjer 849, , , , , shërbime të tjera Totali operative 1,076, , , , , Investime 333, , , , , TOTALI 1,410, , , , ,694.80

212 Fq. 32 Burimet njerëzore dhe financiare Janë përpiluar në periudha të ndryshme listëpagesat e pagave, listëpagesat e sigurimit shoqëror për punonjës me kontratë për anketat e Bankës së Shqipërisë, të buxhetit të shtetit dhe nga donatorë të huaj si dhe janë hedhur në sistem online. Për vitin 2015 janë shpenzuar rreth 384 milion lekë. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm, volumin kryesor të shpenzimeve në vite e zë pjesa e pagave të stafit të INSTAT-it dhe ajo e personave të kontraktuar me kohë të pjesshme. Për shkak të natyrës së punës që ka institucioni, pjesën kryesore të shpenzimeve e zënë pagat e personelit me kohë të plotë dhe të pjesshme, si dhe kontributet e sigurimeve shoqërore të tyre. Figura 7 Shpërndarja e shpenzimeve për vitin ,0 18,4 Paga + kontribute Mallra dhe shërbime të tjera Investime 75,6 Institutit të Statistikave për vitin ushtrimor 2015 i janë akorduar nga buxheti i shtetit mijë lekë. Këto fonde INSTAT i administron në një program Veprimtaria Statistikore. Realizimi i shpenzimeve sipas zërave për vitin 2015, krahasuar me planin vjetor paraqitet në pasqyrat e mëposhtme:

213 Fq. 33 Burimet njerëzore dhe financiare Tabela 9 Realizimi i shpenzimeve JANAR DHJETOR 2015 Mijë/lekë 2015 % Art SHPENZIMET PL Vjetor Fakt REALIZIMI 600 Shpenzime personeli 290, , , Shpenzime të tjera korrente 70, , ,58 Totali shpenzimeve korente 361, , , Shpenzime kapitale të brendshme 23, , ,60 TOTALI 384, , ,23 Siç shihet nga të dhënat e tabelës, plani i shpenzimeve të buxhetit në artikullin 600 Shpenzime personeli, i cili zë rreth 75 % të tij, është realizuar në masën 98,6 %. Në artikullin 602 Shpenzime të tjera korrente është realizuar në masën 92,6 %. Në artikullin 231 Shpenzime për investime është realizuar 27,6 %. Realizimi i ulët është shkaktuar si rrjedhojë e mospërdorimit të fondeve TVSH të cilat ishin të destinuara si pjesë e kontributit të shtetit shqiptar në kuadër të projektit grant nga qeveria suedeze Zhvillimi i infrastrukturës IT dhe ngritja e qendrës së trajnimit për INSTAT. Duke qenë se marrëveshja për projektin është nënshkruar në muajin Dhjetor 2015, për rrjedhojë fondet për TVSH nuk janë përdorur. Shpenzimet gjithsej janë realizuar në masën 93.2% në krahasim me planin vjetor. Tabela 10 Shpenzimet në Veprimtarinë statistikore SHPENZIMET në Mijë/lekë Plani Fakti % Realizimit Veprimtaria Statistikore 384, , ,23 Të ardhura jasht limitit 5,489.6 TOTALI 384, ,303,9 94,65 Shpenzimet e realizuara nga të ardhurat jashtë limitit janë 5,490 mijë lekë.

214 Fq. 34 Integrimi Evropian dhe Koordinimi i Projekteve Integrimi Evropian dhe Koordinimi i Projekteve Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar statistikor gjatë 2015 është komunikuar me zyrën e statistikave evropiane Eurostat, veçanërisht me Njësinë A3 për Bashkëpunimin Statistikor, për çështje të bashkëpunimit statistikor dh në kuadër të raportimit për progresin e sistemit statistikor kombëtar dhe pajtueshmërinë me standardet e Kodit të Praktikës të Statistikave Evropiane në prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave zyrtare, etj. Gjithashtu, janë mbajtur kontakte me Divizionin e OKB-së për Statistikat, Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, FMN, ILO, BB, UNECE, OECD, SESRIC, dhe gjithë agjencitë e OKBsë në Shqipëri në kuadër të dhënies së kontributit dhe raportimit/monitorimit të treguesve të zhvillimit rajonal dhe global. Në kuadër të procesit të integrimit evropian, INSTAT ka kryer një sërë aktivitetesh që lidhen me organizimin dhe funskionimin e punës së Grupit Ndërinstitucional të Punës për Kapitullin 18. Statistikat. Gjatë vitit 2015 është përgatitur përditësimi për çdo 4 mujor i materialit të kapitullit 18, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze. INSTAT ka përgatitur kalendarin e legjislacionit të BE-se që duhet të përkthehen nga gjuha angleze në gjuhën shqipe për vitin 2015, përditësimin e raportimit të zbatimit të rekomandimeve të nënkomitetin Ecofin 2014, përditësimin e Grupeve Ndërinsitucionale të Punës për kapitullin 18, ku INSTAT është edhe koordinator por edhe për kapitujt e tjerë ku INSTAT kontribuon sipas fushës së kompetencës. Në përputhje me Udhëzuesin për Hartimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, INSTAT ka dhënë inputet e veta për përditësimin e PKIE në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze duke koordinuar punën me strukturat teknike të INSTAT si dhe me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave për mbledhjen dhe përgatitjen e informacionit. Zyra statistikore e Bashkimit Evropian (Eurostat), ndjek progresin e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale në lidhje me pajtueshmërinë e sistemeve kombëtare statistikore me acquis në fushën e statistikave si dhe grumbullon të dhëna nga këto vende. Një nga instrumentat e Eurostat për monitorimin e progresit të sistemit kombëtar statistikor të vendeve të zgjerimit është edhe kryerja e misioneve të vlerësimit të tilla si Adapted Global Assesment (AGA) dhe Light Peer Reviews (LPR) si edhe Vlerësime Sektoriale të fushave statistikore specifike.

215 Fq. 35 Integrimi Evropian dhe Koordinimi i Projekteve Në kuadër të këtyre monitorimeve, në datat Korrik 2015, në INSTAT u zhvillua misioni i vlerësimit të zbatimit dhe pajtueshmërisë së punës së autoriteteve të sistemit statitistikor në Shqipëri me standardet e parimeve të Kodit të Praktikës së statistikave evropiane. Objektivi i këtij misioni vlerësimi të kryer, është të kontribuojë në forcimin e integritetit, pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve statistikore, pjesë e Sistemit Kombëtar të Statistikave në Shqipëri, vlerësimi i efektivitetit të bashkëpunimit ndërinstitucional, zbatimi në praktikë i rolit të INSTAT si koordinator i sistemit kombëtar statistikor, mjedisi institucional, disponibiliteti, aksesi dhe përdorimi i burimeve dhe regjistrave administrative, kuadri i cilësisë së të dhënave statistikore, etj. Në rolin e Koordinatorit të Sistemit Kombëtar Statistikor, INSTAT ka realizuar komunikimin zyrtar midis Eurostat, Këshillit të Statistikave dhe Agjensive Kombëtare Statistikore si Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë për kryerjen me sukses të misionit. Raporti përfundimtar i këtij misioni është bërë publik për të gjithë të interesuarit3. INSTAT së bashku me Agjensitë Statistikore Zyrtare do të ndjekin zbatimin e rekomandimeve të këtij misioni dhe përmbushjen e tyre. Si pjesë e Vlerësimeve Sektoriale nga Eurostat, gjatë periudhës 8-11 qershor 2015, në INSTAT u zhvillua misioni i vlerësimit për rishikimin e statistikave të biznesit në Shqipëri, pajtueshmërinë e prodhimit dhe shpërndarjes së këtyre statistikave me parimet e Kodit të Praktikës dhe standardeve evropiane. Në përfundim të misionit ekipi i ekspertëve ka paraqitur raportin e misionit me rekomandimet përkatëse të cilat do të ndiqen për zbatim nga INSTAT dhe institucione të tjera shqiptare me qëllim përmbushjen e tyre. Eurostat dhe EFTA në bashkëpunim me INSTAT në kuadër të aktiviteteve për rritjen e njohurive dhe kapaciteteve të institucioneve statistikore të vendeve të zgjerimit dhe jo vetëm, për zbatimin e Kodit të Praktikës së Statistikave Evropiane, në 2-3 Korrik 2015, me pjesëmarrje nga vendet e rajonit por edhe shtete të tjera, organizuan në Durrës Workshopin me tematikë 3

216 Fq. 36 Integrimi Evropian dhe Koordinimi i Projekteve Kodi i Praktikës të Statistikave Evropiane. Qëllimi i aktivitetit ishte shqyrtimi në mënyrë të detajuar i parimeve të këtij kodi dhe treguesve përkatës për të matur zbatimin e tyre nga zyrat e statistikave kombëtare dhe sistemet e tyre të statistikave. Në vijim të punës së nisur nga INSTAT në bashkëpunim me Eurostat, Delegacionin Evropian në Tiranë për institucionalizimin e një binjakëzimi të INSTAT me një institut të një vendi evropian, më datë 17 Qershor 2015, në Gjenevë, gjatë zhvillimit të Konferencës së Statisticienëve Evropianë (CES) me prezencën edhe të Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Eurostat Znj. Mariana Kotzeva, INSTAT dhe Zyra qendrore e Statistikave të Irlandës (CSO) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Ky bashkëpunim do të shërbejë si një orientim strategjik për INSTAT drejt përmbushjes së standardeve statistikore evropiane duke konsoliduar me tej bashkëpunimin në forma të tjera të ndihmës dhe shkëmbimit të eksperiencave dhe dijeve. Në kuadër të bashkëpunimit statistikor për përfaqësimin e INSTAT në forumet ndërkombëtare statistikore gjatë vitit 2015, Shqipëria është bërë pjesë e Iniciativës PARIS21 (Partneriteti në Statistika për Zhvillimin në shekullin e 21-të), një platformë ndërkombëtare e bashkëpunimit statistikor nëpërmjet anëtarësisë së Drejtorit të Përgjithshëm të INSTAT në Bordin e kësaj iniciative, duke kontribuar në politikat më elitare në fushën e statistikave në nivel ndërkombëtar. Në vijim të këtij bashkëpunimi, me financim të PARIS21, në datat Nëntor, organizua në Tiranë workshopi mbi Shpërndarjen e rezultateve të të dhënave statistikore. Me pjesëmarrje nga ekspertë të EUROSTAT, OECD-së, ekspertë të Paris 21, të Kompanisë prestigjoze Positium me qendër në Estoni dhe përfaqësues të zyrave statistikore nga vendet në zgjerim si dhe nga vendet e Europës Juglindore. Përfaqësues të INSTAT morën pjesë dhe kontribuan me prezantime në takimin e përvitshëm të strukturave të menaxhimit të bashkëpunimit statistikor të BE-së dhe të vendeve të zgjerimit respektivisht të Grupit të Menaxhimit për Bashkëpunimin Statistikor (MGSC). Në datat Qershor në Gjenevë, Zvicër u zhvillua Sesioni plenar i 63-të i Konferencës së Statisticienëve Evropian (CES) të Komisionit Ekonomik të OKB për Evropën (UNECE) ku INSTAT u përfaqësua nga niveli i lartë i menaxhimit. INSTAT jep kontributin e Shqipërisë në zhvillimin e statistikave të paaftësisë nëpërmjet Anëtarësisë në Grupin e Washingtonit për Statistikat e Paaftësisë. Në muajin Gusht 2015 INSTAT konfirmoi edhe njëhërë përfaqësuesin e institucionit në këtë organizim.

217 Fq. 37 Integrimi Evropian dhe Koordinimi i Projekteve Kështu gjatë vitit 2015, INSTAT ka patur në zbatim disa projekte kryesisht me financim të Bashkimit Evropian nga IPA kombëtarë dhe nga IPA me shumë vende përfituese (IPAMB), Qeveria Suedeze dhe Qeveria Zviceriane. Në zbatim të kuadrit ligjor për menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, (VKM nr. 707, datë dhe VKM nr. 541 datë ), INSTAT ka krijuar strukturën e Zyrtarit të Lartë të Programit (Senior Programme Officer), për menaxhimin e fondeve të BE-së (IPA I, komponenti i I-rë ( ) dhe IPA II ( ). Drejtoria e Integrimit Evropian, koordinimit të projekteve dhe publikimeve në INSTAT, ka ndjekur punën në lidhje me funksionimin me efiçencë të strukturës së Zyrtarit të Lartë të Programit (SPO) për IPA I dhe II duke komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me Drejtorinë e Kontraktimeve dhe Financimeve të Huaja (CFCU) në Ministrinë e Financave për mirëmbajtjen e dosjes së SPO-së, përgatitjen e dokumentacionit dhe shkresave, përditësimin e dokumentacionit të domosdoshëm për funksionimin e strukturës së SPO-së për INSTAT, analizën e ngarkesës së punës, menaxhimin e riskut, përditësimin e regjistrit të riskut, raportimin mbi parregullsitë, etj. INSTAT është përfitues i fondeve të Bashkimit Evropian me financim të IPA 2013 me projektin me titull Mbështetje për Përmirësimin e Sistemit të Informacionit Statistikor (Support the Improvement of Statistical Information System), projekt i cili është duke u menaxhuar në mënyrë të decentralizuar nga strukturat shtetërore shqiptare të ngritura për menaxhimin e fondeve të asistencës së BE-së. INSTAT në bashkëpunim me Drejtorinë e Kontraktimeve dhe Financimeve të Huaja në Ministrinë e Financave ka kryer gjatë vitit 2015 të gjithë etapat e procesit të prokurimit të konsulencës së nevojshme përfshirë këtu përgatitjen e dokumentit të ToRs si dhe procesin e vlerësimit deri në përzgjedhjen e kompanisë fituese që do të zbatojë projektin. Gjatë vitit 2015, INSTAT ka përgatitur për Ministrinë e Integrimit raportet tre mujore periodike për ecurinë e punës në lidhje me zbatimin e projektit IPA 2013, aktivitetet, kontributin e buxhetit të shtetit, nivelin e disbursimeve si dhe problematika të zbatimit të projektit. Në kuadër të financimit direkt për INSTAT të Sida (Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar) me titull Financim direkt për një pjesë të shpenzimeve për Censusin e njësive

218 Fq. 38 Integrimi Evropian dhe Koordinimi i Projekteve ekonomike jo- bujqësore dhe Censusin e njësive ekonomike bujqësore, gjatë vitit 2015 u kryen disa misione eskpertize teknike për metodologjinë, përpunimin dhe analizën e të dhënave të Censusit të Njësive Bujqësore. Projekti u mbyll në muajin Maj 2015 me përgatitjen e raportit përfundimar narrativ dhe financiar. Në fillim të muajit dhjetor, INSTAT ka nënshkruar një marrëveshje financimi me Ambasadën Suedeze për realizimin e një projekti për përmirësimin e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit të INSTAT. Marrëveshja e financimit midis INSTAT dhe Ambasadës Suedeze në Tiranë, u bë e mundur nga bashkëpunimi dhe kontributi i institucioneve shqiptare si Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Financave, Departamentit të Programimit të Financimeve të Huaja në Kryeministri, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes për programimin e kostove të projektit, kontributin e palës shqiptare si dhe firmosjen e marrëveshjes. Në vijim të firmosjes së marrëveshjës nga palët në fillim të dhjetorit INSTAT në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze dhe përfaqësuesin e Statistikave të Suedisë në INSTAT, ka filluar punën për zbatimin e projektit. Projekti do të bëjë të mundur blerjen e pajisjeve të TIK për përmirësimin e infrastrukurës teknologjike dhe të komunikimit si dhe për pajisjen e Qendrës së Trajnimit që do të ngrihet në mjediset e INSTAT për kualifikimin, trajnimin e punonjësve të INSTAT dhe agjencive statistikore, por njëkohësisht do të ofrojë mundësi për kualifikimin në fushën e statistikave të studentëve, stafit akademik, studiuesve apo të individëve të tjerë të interesuar, si dhe do të shërbejë si mjedis për organizimin e seminareve teknike midis aktorëve të ndryshëm. Me mbështetje financiare dhe asistencë teknike të ofruar nga Qeveria Zviceriane nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës në Tiranë (Zyrës së Bashkëpunimit Zvicerian për Shqipërinë), gjatë vitit 2015 u realizua projekti me titull Data Elaboration in Statistics dhe përfshinte periudhën maj-tetor Ky financim mbështeti INSTAT në kryerjen e disa aktiviteteve për përmirësimin e aftësive në shpërndarjen e informacionit statistikor dhe rritjen e aksesit të përdoruesve nëpërmjet aplikimit të teknologjive të reja. Disa prej aktiviteteve ishin krijimi i një aplikacioni për aksesimin e publikimeve të INSTAT nga përdoruesit nëpërmjet telefonave celularë,

219 Fq. 39 Integrimi Evropian dhe Koordinimi i Projekteve programin për statitistikat e emrave në Shqipëri, publikimin e botimit të Vjetarit të Statistikave Rajonale si dhe për organizimin me sukses të konferencës që u zhvillua në datën 17 shtator për publikimin e Vjetarit të Statistikave Rajonale dhe Rezultateve të Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare Qeveria Suedeze nëpërmjet Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) me ekspertizën teknike të Statistikave të Suedisë (SCB), është një prej kontribuesve më afatgjatë për INSTAT dhe sistemin kombëtar statistikor që prej fillim viteve Ky bashkëpunim është realizuar në disa faza. Aktualisht është në zbatim faza e 4-rt e këtij bashkëpunimi statistikor ndërmjet INSTAT dhe Statistikave të Suedisë (SCB) dhe mbulon periudhën Tetor 2014 Dhjetor Gjatë vitit 2015 janë realizuar aktivitete që përfshijnë rreth 18 misione afatshkurtra dhe dy vizita studimore për komponentin e menaxhimit, përmirësimin e statistikave të bujqësisë dhe mjedisit, statistikat ekonomike dhe të biznesit, statistikat sociale, përmirësimin e metodologjisë statistikore dhe TIK. Gjatë vitit u kryen sipas programit dy mbledhjet e Komitetit Drejtues të këtij projekti më datë 27 maj 2015 dhe 13 Nëntor 2015 në INSTAT me prezencën e përfaqësuesve të ambasadës suedeze, Delegacionit Evropian në Tiranë, përfaqësues të SCB, të projektit dhe të punonjësve të INSTAT. Projekti ka ecur me ritme normale sipas kalendarit të parashikuar por gjithësesi duhet të punohet më shumë në gjetjen e ekspertizës së nevojshme në kohën e duhur nga ana e SCB për një pjesë të aktiviteteve të parashikuara. Qeveria Suedeze kontribuon në zhvillimin e statistikave në rajonin e Ballkanit nëpërmjet programit të bashkëpunimt rajonal ( ) me ekspertizë të Statistikave Suedeze dhe zyrës së projektit të SCB në Beograd. Qëllimi kryesor i programit rajonal të statistikave të Suedisë është të ndihmojë në zhvillimin e sistemit statistikor në rajon duke u mbështetur në metoda dhe praktika të shëndosha statistikore në përputhje me standartet BE. Kryesisht programi përqëndrohet në komponentet që përfshijnë ngritje të kapaciteteve dhe asistencë teknike për përmirësimin në Statistikat Mjedisore, Metodologjia e Anketave, Statistikat Gjinore dhe organizimi i Shkollës Verore për Statistikat. Me financim të këtij programi në datat 7 11 Shtator 2015 u organizua në Shkup shkolla e verës për statitistikat për 2015 me tematikë 4

220 Fq. 40 Integrimi Evropian dhe Koordinimi i Projekteve Përdorimi i informacionit Ndihmës në Prodhimin Statistikor Use of Auxiliary Information in Statistical Production. Në këtë event u festua edhe 10-vjetori i shkollës së verës të organizuar nga ky projekt. Përfaqësues nga INSTAT është pjesë e Komitetit Drejtues Rajonal (RSC) dhe merr pjesë në takimet e komitetit drejtues rajonal të projektit (RSC) duke kontribuar në emër të INSTAT për aktivitetet e mëtejshme në kuadër rajonal. Asistencë teknike është ofruar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për zhvillimin e Llogarive Kombëtare dhe statistikat e qeverisë si dhe nga Banka Botërore në fushën e monitorimit të varfërisë dhe publikimin e hartave të varfërisë. Me asistencë teknike të ekspertëve të financuar Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), INSTAT ka bërë të mundur përgatitjen dhe publikimin e dy studimeve përkatësisht Të Rinjtë në Shqipëri: Sfidat në kohët që ndryshojnë dhe Mplakja e Popullsisë: Situata e të moshuarve në Shqipëri të cilat u publikuan në një Konferencë të organizuar më datë 25 Nëntor Në lidhje me programin e bashkëpunimit rajonal statistikor të BE-së nga IPA me shumë vende përfituese gjatë vitit 2015 janë realizuar një sërë aktivitetesh për të gjithë sistemin statistikor nga IPAMB 2012 dhe IPAMB 2014, program i cili mbulon periudhën duke filluar nga 1 nëntor 2015 dhe do të zgjasë për 23 muaj. Aktivitetet e financuara nga ky program statistikor kanë të bëjnë kryesisht me përmirësimin dhe harmonizimin e metodologjisë statistikore për mbledhjen/shpërndarjen e informacionit statistikor nga zbatimi i projekteve pilot, ngritje të kapaciteteve dhe zhvillimit të aftësive të punonjësve të agjencive statistikore nëpërmjet pjesëmarrjes në grupe pune, seminare/konferenca/trajnime, vizita studimore, stazhe afatgjata në Eurostat dhe institucione statistikore të vendeve të BE-së si dhe asistencë teknike/ekspertizë e ofruar për fusha të ndryshme. IPA 2014 me shumë vende përfituese, ka filluar zbatimin në 1 Nëntor 2015 dhe do të përfundojë 30 Shtator Ky program zbatohet nga kompania e konsulencës GOPA Consultants. Qëllimi i këtij programi është që të përgatisë autoritetet statistikore në vendet përfituese për anëtarësim në BE duke përafruar metodologjinë dhe praktikat e tyre me kërkesat statistikore dhe integrimin e tyre në Sistemin Evropian të Statistikave. Aktivitetet që do te zbatohen mes të tjerash përfshijnë projekte pilote në Statistikat makroekonomike (Llogaritë kombëtare, transmetimi i ESA 2010, PPP dhe HICP), Statistikat e Financave Qeveritare, Transporti dhe statistikat e Bujqësisë (prodhimi i bimëve dhe kafshëve), statistikat Sociale (EU-SILC, AES, LFS, dhe statistikat e krimit dhe drejtësisë) Statistikate Biznesit (statistikat

221 Fq. 41 Integrimi Evropian dhe Koordinimi i Projekteve e Tregtisë së Jashtme, Regjistrat e Biznesit, biznesi afatshkurtër, turizmi dhe informacionin shoqëror dhe në fushat statistikore me natyrë horizontale (menaxhimi cilësor, sistemi i metadatës), etj. Programi IPA MB 2014 ofron ndihmë për ndërtimin e kapaciteteve. Asistencë teknike do te jepet duke mbuluar shpenzimet për pjesëmarrjen në workshopet e projekteve pilote, mbledhjet e grupeve të punës në Eurostat, vizita studimore, kurse trajnimi dhe trajnime afatgjata. Në kuadër të IPA 2012 dhe IPA 2014 janë zhvilluar 86 aktivitete të organizuara nga Eurostat vetëm ose së bashku me organizatat ndërkombëtare si UNECE, OECD. Tabela 11 Aktivitetet në kuadër të projekteve IPA 2012 dhe 2014 Takime Workshope Trajnime Vizitë Studimore Konferenca IPA IPA Totali Nga programi IPA 2012 janë kryer 5 trajnime afatgjata respektivisht për ekipin e parë për periudhën Janar Qershor 2015 dhe 5 trajnime për ekipin i dytë për periudhën Shtator - Dhjetor Në kuadër të projektit SIDA janë zhvilluar 15 misione teknike afatshkurtra në INSTAT. Janë zhvilluar 3 takime jashtë vendit, 7 seminare dhe 4 vizita studimore për fusha të ndryshme statistikore. Gjatë vitit 2015 aktivitetet e financuara nga fondet e INSTAT janë: 4 financime të plota dhe një financim i pjesshëm dhe 16 financime nga organizata të huaja, ku kanë përfituar 32 punonjës. Në kuadër të bashkëpunimit statistikor është koordinuar puna për përgatitjen dhe dërgimin e materialeve/informacioneve që kërkohen për sistemin statistikor kombëtar, INSTAT në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Bankën e Shqipërisë ka përditësuar informacionin e Anketës së Koordinimit të Donatorëve (Donor Coordination Survey 1 janar mars 2016), që kryhet nga Eurostat për të parë aktivitetin e donatorëve në fushën e statistikave për rajonin e Ballkanit dhe Turqinë dhë të ndihmojë në planifikim më të mirë të asistencës në fushën e statistikave si dhe prioritizimin e asistencave në të ardhmen.

222 Fq. 42 Atlasi Statistikor WEBGIS Atlasi Statistikor WEBGIS Aplikacioni Atlasi Statistikor i Shqipërisë bazuar në WEB është vënë në dispozicion të çdo përdoruesi në vitin Ai paraqet informacionin statistikor të gjeoreferencuar, burimi i të cilit është Censusi i Popullsisë dhe Banesave, Ky aplikacion mundëson vizualizimin e të dhënave statistikore duke përzgjedhur nivelin e detajimit (Qark, Njësi vendore sipas ndarjes administrativo-territoriale të vjetër dhe asaj të re dhe në nivel gride për shpërndarjen e popullsisë.) Gjatë vitit 2015, në bazë të ligjit nr. 115/2014 Për ndarjen Administrativo Territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqiperisë u bë llogaritja e variablave statistikorë të 3 grupeve të mëdha: (Popullsia, Arsimi dhe Punësimi dhe Niveli i Jetesës dhe Kushtet e Banimit) bazuar në këtë ndarje të re. Atlasi Statistikor WEBIS Atlasi Statistikor (WEBGIS është lançuar tashmë në websitine INSTAT-it nga maji i vitit 2014.

223 Fq. 43 Atlasi Statistikor WEBGIS WEB-ATLASI është një risi në kuadër të rritjes së rolit të gjeo-statistikave duke krijuar mundësine e paraqitjes së informacionit statistikor sipas shpërndarjes gjeografike. Struktura e këtij aplikacioni është shumë e thjeshtë për t u kuptuar dhe për t u përdorur, e vlefshme për përdoruesit në 2 gjuhë: shqip dhe anglisht. Përdoruesve ju janë vënë në dispozicion këta tregues bazuar në të dy nivelet e ndarjes administrative-territoriale (e vjetër dhe e re) dhe gjithashtu po punohet të popullohet ky aplikacion edhe me të dhëna të tjera demografike në nivel gride sipas rekomandimeve të projektit GEOSTAT (EUROSTAT).

224 Fq. 44 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve Database i përdoruesve u krijua për herë të parë në vitin Mbi bazën e këtij database INSTAT përcakton dhe njihet më mirë me kërkesat dhe nevojat që kanë përdoruesit për statistika. Nëse i referohemi historikut të këtij database, mund të themi që kërkesat e përdoruesve kanë pësuar një rritje të ndjeshme në vitin 2014 dhe vazhdon të ketë rritje jo aq të theksuar edhe në vitin Figura 8 Kërkesat e përdoruesve, Duke e thelluar analizën e statistikave të plotësimit të kërkesave të përdoruesve vërehet që numri i kërkesave të përdoruesve në vitin 2015 është rritur duke arritur shifrën 729 kërkesa nga 627 kërkesa në vitin Pra në ndryshim nga viti 2014 ku rritja e kërkesave ndaj 2013 ishte me 83 % në vitin 2015 kjo rritje nuk është aq e ndjeshme prej afro 16 %. Nëse do të bënim specifikimin e mëtejshëm të këtyre kërkesave mund të themi që numrin më të madh të tyre e zënë kërkesat e statistikave ekonomike me 23,72 % duke u pasuar nga kërkesat e statistikave sociale 11 %, statistikat mbi tregun e punës dhe ato të llogarive kombëtare me 7,5% etj.

225 Fq. 45 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve Figura 9 Klasifikimi i numrit të kërkesave të përdoruesve sipas fushave specifike statistikore Stat. të Bujqësisë Stat. Llogaritë Kombëtare Stat. të Teknologjisë së Informacionit Stat. Anketa pranë familjeve Stat. Sociale Stat. Ekonomike Numrin më të madh të kërkesave të plotësuara në vitin 2015 e zënë statistikat ekonomike me 351 kërkesa, ku kryesojnë statistikat e Çmimeve me 173 kërkesa të plotësuara, pasuar nga statistikat e tregtisë së jashtme me 71 kerkesa si dhe statistikat ekonomike pranë ndërmarrjeve me 55 kërkesa, etj. Një pasqyrë më të hollësishme mund ta konsultoni në tabelën e mëposhtme: Tabela 12 Numri i kërkesave të përdoruesve sipas fushave specifike statistikore Kërkesat e përdoruesve për Statistika të: Numër Përqindje Numër Përqindje Çmimeve , ,7 Tregtisë së Jashtme 58 9,3 71 9,7 ASN e prodhimit 70 11,2 55 7,5 Turizmit e Transportit 23 3,7 52 7,1 Popullsisë 77 12, Arsimit 14 2,2 21 2,9 Shëndetit 8 1,3 26 3,6 Të ardhurat e Konsumi në familje 40 6,4 39 5,3 Tregu i Punës 43 6,9 55 7,5 Hartografisë 8 1,3 15 2,1 Regjistrit të Ndërmarrjeve 34 5, Llogarive Kombëtare gjithsej 34 5,4 55 7,5 Bujqësisë gjithsej 23 3,7 43 5,9 Gjithsej

226 Fq. 46 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve Marketimi i produktit Statistikor Marketimi i produktit Statistikor dhe Përditësimin në vazhdimësi i Custom Database për të përmirësuar informacionin për marketimin e produktit statistikor dhe për rritjen e nivelit të shërbimit ndaj përdoruesit. Marketingu dhe shpërndarjen e botimeve të INSTAT ndaj klientëve, bazuar në Strategjinë e Marketingut miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm si dhe kryerja e marketingut të informacionit statistikor të publikuar, nëpërmjet kanaleve të ndryshme të marketingut. Të dhënat e faqes statistikat e webit Gjate vitit 2015 në webin e INSTAT ka patur 210,437 sesione5 nga që ishin në vitin Sesionet gjatë vitit 2015, janë rritur me 8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Totali i përdoruesve6 gjatë vitit 2015 ishte nga që ishte në vitin 2014, duke përsuar një rritje prej 13,12%. Për vitin 2015 faqja web e INSTAT është shikuar nga në vitin 2014 me një rritje prej 1,25 %. Në ankesin nr. 1 në fund të materialit mund të shikohet më qartë se ku kanë aksesuar përdoruesit më shumë në faqen e INSTAT si dhe për orientimin e politikave në të ardhmen. Një risi tjetër e cila shërben për të shpërndarë produktin statistikor është dhe numri i përdoruesve të telefonave mobile si dhe tablet në faqen e INSTAT. Siç shihet nga grafiku numri i përdoruesve mobile dhe tablet ka përsuar një rritje të madhe çka duhet të synojë që produktet e reja të instat duhet të fokusohen në versione telefonike si dhe objektiv i këtij viti është ndërtimi i versionit mobile të faqes së INSTAT. Grafiku më poshtë e ilustron. 5 Total number of Sessions within the date range. A session is the period time a user is actively engaged with your website, app, etc. All usage data (Screen Views, Events, Ecommerce, etc.) is associated with a session. 6 Users that have had at least one session within the selected date range. Includes both new and returning users. 7 Pageviews is the total number of pages viewed. Repeated views of a single page are counted.

227 Fq. 47 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve Figura 10 Numri i përdoruesve sipas llojit të pajisjes tablet mobile desktop 10,8% 1,6% 87,6% 16,4% 1,8% 81,8% 0% 20% 40% 60% 80% 100% Gjatë vitit 2015, 10 vendet kryesore që kanë vizituar faqen zyrtare të INSTAT janë Shqipëria, SHBA, Kosovë, Itali, Gjermani, Kinë, Angli, Greqi, Maqedoni dhe Polonia. Shqipëria kryeson renditjen me sesione nga sesione që kanë rezultuar në vitin 2014, duke pësuar një rritje prej 3,20 %. Tabela 13 Vendet që kanë vizituar më shumë faqen e INSTAT ( Shqipëri SHBA Kosovë Itali Gjermani Kinë Angli Greqi Maqedoni Poloni

228 Fq. 48 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve Figura 11 Vendet që kanë vizituar më shumë faqen e INSTAT në % për dy vitet e fundit Poloni Maqedoni Greqi Angli Kinë Gjermani Itali Kosovë SHBA 0,0 5,0 10,0 15,0 20,0 25,0 Në aplikacionin INSTATGIS.GOV.AL gjatë vitit 2015 janë realizuar sesione nga që ishin në vitin 2014, me një rritje prej 116%. Në vitin 2015 janë përdorues që kanë hyrë në këtë ndërfaqe të INSTAT duke shënuar një rritje prej 174% krahasuar me vitin Qëndrimi mesatar për çdo sesion është 3.04 minuta. Këto sesione janë realizuar nga (91,65 %) në versionet desktop, mobile (7,21 %) dhe tablete (1,14 %). Të dhënat mikro Zhvillimi i ri për të siguruar vlera të shtuara të të dhënave sugjeronte futjen e bazave të të dhënave statistikore (mikrodatave) kjo i lejon përdoruesit të krijojnë dhe të analizojnë statistikat e tyre, në një masë të gjërë. Në janar të vitit 2014, INSTAT ka bërë publike të dhëna mikro për të gjithë përdoruesit për temat: Tregu i Punës Anketa e Forcave të Punës Anketa e Përdorimit të Kohës Anketat e Matjes së Nivelit të Jetesës: 2002, 2005, 2008, 2012 CENSUS: 3 % e të dhënave të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011

229 Fq. 49 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve Anketa e Migracioni të kthimit dhe ri-integrimit 2013 Bazuar në të dhënat e ofruara nga Google Analytics për faqen e internetit të INSTAT-it është llogaritur numri i shkarkimeve të mikrodatave për vitin 2015, gjatë kitij viti numri i shkarkimeve të mikrodatave ishte 8.262, një vit më parë (viti 2014) numri i shkarkimeve të mikrodatave ishte 5.949, kemi një rritje të shkarkimeve me 39 % për vitin Figura 12 Shkarkimi i të dhënave mikro viti 2015 viti viti 2015 viti 2014 Rrjeti social facebook Instituti i Statistikave Instituti i Statistikave lançoi për herë të parë faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, më 20 Maj Numri i personave që kanë vizituar faqen, e kanë parë atë, apo një nga postimet e faqes gjatë periudhës Janar Dhjetor 2015 është persona.

230 Fq. 50 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve Ndjekës të faqes FB Në vitin 2015 kemi gjithsej ndjekës të faqes së FB. Në dt. 1 Janar 2015 faqja ka pasur pëlqime. Nga kjo datë deri në 31 Dhjetor 2015 kemi një rritje me ndjekes. Nga këto 61 % janë femra dhe 39 % janë meshkuj. Vlerësimi i faqes nga personat që kanë hyrë ne FB është një mesatare 4,7 nga 22 persona. Personat me vleresim maksimal 5 Yje janë 20, 2 janë me 4 yje dhe 1 është me vlerësim minimal 1. Postimet Numri total i postimeve nga data 1 Janar Dhjetor 2015 eshte 368, postime të cilat kanë arritur një shikueshmëri prej personash me një mesatare për çdo postim. Postimet në faqe janë të bazuara në kalendarin e eventeve të facebook (duke respektuar kalendarin e publikimeve të INSTAT), i cili përmban datat e daljes së publikimeve dhe eventeve të tjera të rëndësishme. Statuset të cilat kanë pasur shikueshmërinë më të lartë janë:

231 Fq. 51 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve A jeni kureshtarë të dini sa persona kanë të njëjtin emër me ju në Shqipëri? Kërko emrin... me shikueshmëri persona dhe 47 pëlqime, dhe 24 share Konferenca mbi Statistikat Rajonale dhe Buxhetin e Njësive Ekonomike Familjare 2014, me një shikueshmëri prej personash dhe 64 pëlqime, 5 komente dhe 3 share Binjakëzimi i INSTAT me Zyrën Qendrore të Statistikave të Irlandës, (CSO) me shikueshmëri personash dhe 87 pëlqime dhe 1 koment Portali online Instatgis me shikueshmëri personash dhe 30 pëlqime dhe 21 share Statusi INSTAT ju uron Gëzuar Festat! me shikueshmëri personash dhe 62 pëlqime, 3 komente dhe 3 share PSE PO PLAKET SHQIPËRIA? me shikueshmëri personash dhe 45 pëlqime dhe 13 share Eventet e postuara në faqen e Facebook Mplakja e Popullsisë dhe Të Rinjtë në Shqipëri Event i organizuar në Hotel Tirana Interrnational nga INSTAT Konferenca Rajonale mbi Statistikat Gjinore në Shqipëri Event i organizuar në Tirana International Hotel nga INSTAT Dita e Hapur për Statistikat Event i organizuar në Fakultetin Ekonomik nga INSTAT Migracioni i kthimit dhe ri-integrimi në Shqipëri, 2013 Event i organizuar në Tirana International Hotel nga INSTAT.

232 Fq. 52 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve Analiza e të dhënave të Census Event i organizuar në Tirana International Hotel nga INSTAT Publikimi: Femra dhe Meshkuj Trajnim për tabelat e Burim Përdorimeve Event i organizuar në Tirana International Hotel nga INSTAT. Të gjithë aktivitetet e INSTAT janë bërë publike për ndjekësit e faqes 2-3 ditë përpara aktivitetit nëpërmjet opsionit të krijimit të një eventi në facebook. Çdo aktivitet është përcjellë edhe me foto. Mbulimi i INSTAT nga media Gjatë periudhës Janar Dhjetor 2015, përmendja dhe citimi për INSTAT është vërejtur gjithsej herë në përmbajtjen e artikujve të botuar në shtypin shqiptar dhe kosovar (Tab. 3, 4, 5, 6). Në faqet e para të gazetave të përditshme sasia e përmendjeve është 188. Frekuenca më e lartë e përmendjeve është regjistruar në 29 Gusht dhe 10 Tetor, ndërsa për sa u përket gazetave, sasia më e lartë e përmendjeve vërehet në gazetat Rilindja Demokratike, Standart dhe revista Monitor.

233 Fq. 53 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve Tabela 14 Frekuenca e përmendjes së INSTAT në gazetat e monitoruara gjatë periudhës Janar Dhjetor 2015 Tema Pano KLSH KLD INSTAT QSUT Grand Total Albanian Daily News Dita G MAPO Gazeta 55 Gazeta Shqiptare Integrimi Koha Jonë Panorama Revista Java Revista Monitor Shekulli Rilindja Demokratike Shqip Shqiptarja Sot Standard Telegraf Tirana Observer KS Bota Sot KS Epoka e Re KS Koha Ditore KS Zeri KS Kosova Sot Sporti Ekspres GazetaDita Revista Psikologji Grand Total Tabela 15 Frekuenca e përmendjes së INSTAT në faqet e para të gazetave të monitoruara gjatë periudhës Janar Dhjetor 2015 Albanian Daily News Dita G MAPO Gazeta 55 Gazeta Shqiptare Integrimi Koha Jonë Panorama Shekulli Rilindja Demokratike KLSH KLD QSUT INSTAT Grand Total Shqip Shqiptarja Sot Standard Telegraf Tema Tirana Observer GazetaDita Grand Total

234 Fq. 54 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve Tabela 16 Shpërndarja sipas rubrikave të përmendjes dhe citimeve të INSTAT sipas gazetave të monitoruara gjatë periudhës Janar Dhjetor 2015 Rubrikat Aktualitet - Current Ekonomi - Economy Kronikë - Chronicle Kulturë - Culture Miscellaneous Ndërkombëtare Politikë - Politics Shendeti - Health Sociale - Social Sport 1 1 Albanian Daily News Dita G MAPO Gazeta 55 Gazeta Shqiptare Integrimi Koha Jonë Panorama Rilindja Demokratike Shekulli Shqip Grand Total Revista Java Sot Shqiptarja Standard Tema Telegraf Tirana Observer Revista Monitor KS Bota Sot KS Epoka e Re KS Koha Ditore KS Zeri KS Kosova Sot Grand Total Tabela 17 Shpërndarja sipas rubrikave e numrit të artikujve në të cilët është përmendur INSTAT sipas gazetave të monitoruara gjatë periudhës Janar Dhjetor 2015 Rubrikat Aktualitet - Current Ekonomi - Economy Kronikë - Chronicle Kulturë - Culture Miscellaneous Ndërkombëtare Politikë - Politics Shendeti - Health Sociale - Social Sport 1 1 Grand Total Albanian Daily News Dita G MAPO Gazeta 55 Gazeta Shqiptare Integrimi Koha Jonë Panorama Rilindja Demokratike Shekulli Shqip Revista Java Sot Shqiptarja Standard Tema Telegraf Tirana Observer Revista Monitor KS Bota Sot KS Epoka e Re KS Koha Ditore KS Zeri KS Kosova Sot Grand Total

235 Fq. 55 Publikimet - Databaza e kërkesave të përdoruesve Tabela 18 Parametra të artikujve ku përmendet INSTAT sipas gazetave të monitoruara gjatë periudhës Janar Dhjetor 2015 Gazetat Përmendje Artikuj Sipërfaqe Publikimi Albanian Daily News Dita G MAPO Gazeta Gazeta Shqiptare Integrimi Koha Jonë KS Bota Sot KS Epoka e Re KS Koha Ditore KS Kosova Sot KS Zeri Panorama Revista Java Revista Monitor Rilindja Demokratike Shekulli Shqip Shqiptarja Sot Standard Telegraf Tema Tirana Observer Grand Total Legjenda e parametrave Permendje Numri i përmendjeve per cdo gazetë te cilët plotësojnë kriteret e përzgjedhjes; Artikuj - Numri i artikujve të publikuar për cdo gazete të cilët plotësojnë kriteret e përzgjedhjes; Siperfaqe publikimi - Sipërfaqja e përgjithshme e publikimit e matur me sasinë e faqeve të plota të gazetave;

236 Fq. 56 Publikimet - Të dhënat e faqes Publikimet - Të dhënat e faqes INSTAT publikon botime me periodicitet mujor, tremujor, gjashtëmujor, vjetor dhe botime special. Të gjitha publikimet përditësohen në website duke ndjekur kalendarin e publikimeve. 71 është numri i botimeve të publikuara në website të INSTAT gjatë vitit 2015, nga këto, 15 publikime janë vjetore dhe speciale të cilat edhe janë printuar në formë libri. Buletini Statistikor Tremujor Buletini Statistikor tremujor sjell informacion për indikator social dhe ekonomik. Në këtë publikim janë përfshirë të dhëna për demografinë, arsimin, shëndetësinë, tregun e punës, prodhimin, tregtinë e jashtme, transportin, ndërtimin, turizmin, regjistrin e ndërmarrjeve etj. Ky publikim është i disponueshëm në shqip dhe anglisht. Femra dhe Meshkuj në Shqipëri, 2015 Qëllimi i këtij publikimi është të përfshijë një gamë akoma më të gjerë treguesish duke përfshirë të dhëna nga burime të ndryshme nga anketa dhe burime administrative. Për momentin të dhënat nga anketat mbulojnë vetëm sferën sociale. Shumë shpejt publikimi, i cili do të përditësohet çdo vit, do të tentojë të përfshijë të dhëna nga anketa ekonomike dhe bujqësore. Kjo do të bëhet në funksion të analizës së këtij dimensioni në sa më shumë fusha për të siguruar njohuri sa më të plota të situatës së femrave dhe meshkujve në Shqipëri. Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve Ekonomike, 2013 Anketa strukturore pranë ndërmarrjeve ka për qëllim të ofrojë informacion mbi strukturën ekonomike, financiare dhe karakteristikat kryesore të ndërmarrjeve të regjistruara në regjistrin statistikor të ndërmarrjeve sipas aktivitetit ekonomik dhe që janë aktive në periudhën referuese Janar Dhjetor Në këtë botim, statistikat janë paraqitur sipas aktivitetit ekonomik dhe madhësisë së ndërmarrjeve.

237 Fq. 57 Publikimet - Të dhënat e faqes Tregu i Punës, 2014 Statistikat e tregut të punës mund të përdoren për një numër analizash të ndryshme, si ato makro-ekonomike apo punësimi i parë si një burim i të ardhurave familjare. Punësimi pasqyron strukturën e tregjeve të punës apo sistemeve ekonomike si dhe ndjek ciklin e biznesit. Shkalla e papunësisë, nga ana tjetër, është një tregues i rëndësishëm si në aspektin social ashtu dhe në atë ekonomik. Ky tregues nuk tregon vetëm përqindjen e forcës punëtore që nuk punon, por edhe kapacitetin e papërdorur të punës së një vendi. Regjistri i Ndërmarrjve Ekonomike, 2014 Regjistri i Ndërmarrjeve është bazë për hartimin e statistikave të nevojshme për dhënien e treguesve afatshkurtër dhe të zhvillimeve strukturore ekonomike. Ky regjistër bazohet në informacionin e marrë nga burimet administrative si: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve(DPT), Qendra Kombëtare e Regjistrimit(QKR) si dhe nga vrojtimet statistikore që organizon INSTAT apo agjencitë statistikore. Ecuria e Tregtisë së Jashtme, Statistikat e tregtisë së jashtme të mallrave përfshijnë të dhëna mbi tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës. Informacioni statistikor është i një rëndësie thelbësore për ekonominë shqiptare dhe politikat ekonomike, si dhe për analizën e zhvillimeve të tregut të mallrave individuale. Statistikat përmbajnë të dhëna të cilat ndahen sipas vendeve partnere, grupvendeve, kapitujve dhe seksioneve të Nomenklaturës së Kombinuar dhe seksioneve të Klasifikimit Ndërkombëtar Standart i Tregtisë (SITC). Tregtia e Jashtme e mallrave sipas karakteristikave të ndërmarrjeve, Statistikat e tregtisë së jashtme të mallrave përfshijnë të dhëna mbi tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës. Statistikat përmbajnë të dhëna të cilat ndahen sipas vendeve partnere, grupvendeve, kapitujve dhe seksioneve të Nomenklaturës së Kombinuar dhe seksioneve të Klasifikimit Ndërkombëtar Standart i Tregtisë (SITC).

238 Fq. 58 Publikimet - Të dhënat e faqes Tabelat e Burim - Përdorimeve dhe Input - Output Tabelat e burimeve dhe përdorimeve ofrojnë portretin më të detajuar të një ekonomie. Ato ofrojnë një analizë të detajuar të procesit të prodhimit dhe përdorimit të mallrave dhe shërbimeve dhe të gjenerimit të të ardhurave të krijuara. TBP-të ofrojnë një kuadër të qëndrueshëm për balancimin e llogarive kombëtare. Këto tabela janë mjaft komplekse dhe hartimi i tyre është një sfidë e madhe për çdo vend. Vjetari Statistikor Vjetari Statistikor, është një botim prej 206 faqesh, i ndarë në 14 kapituj të cilët përveç pjesës shkrimore dhe metodologjike, përmbajnë 165 tabela dhe 105 grafikë, të cilët kanë objektiv të sigurojnë të dhëna dhe një përshkrim më të plotë të strukturave sociale dhe ekonomike. Objektivi i këtij Vjetari ka qenë të mbledhë, sistemojë e koordinojë në mënyrë të qëndrueshme përbërësit më thelbësorë të informacionit statistikor, informacion i cili do të shërbejë për të treguar një pamje të gjerë të proceseve shoqërore dhe ekonomike të vendit. Botimi është i disponueshëm edhe në formatin elektronik duke lehtësuar kështu përdorimin e të dhënave. Anketa e Kostove të Punës, 2013 Anketa e Kostove të Punës kryhet pranë ndërmarrjeve dhe përbën një nga burimet kryesore për të matur nivelet dhe përbërjen e kostove të punës, Kostot e punës përbëjnë komponentin më të rëndësishëm të kostos së prodhimit të të mirave dhe shërbimeve dhe i korrespondojnë kostove të një punëdhënësi për punësimin e stafit punonjës. Objektivi kryesor i Anketës së Kostove të Punës është mbledhja e informacionit mbi strukturën e kostove të ndërmarrjeve për faktorin e prodhimit punë. Të Rinjtë në Shqipëri: Sfidat në kohët që ndryshojnë Të Rinjtë në Shqipëri: Sfidat në kohët që ndryshojnë, do të shërbejë më së miri për të pasur një vlerësim më të qartë të jetesës së të rinjve shqiptarë, përfshirë popullsinë e grupmoshës 15 deri në 29 vjeç. Kjo fazë e jetës shënon një periudhë me përvoja dhe ngjarje të rëndësishme, duke pëfshirë përfundimin e shkollimit, tranzicionin nga shkolla në tregun e punës, martesën dhe krijimin e familjes, seksualitetin, etj. Sjellja dhe vendimet e përfshira në këto përvoja dhe ngjarje shpesh paraqesin sfida për të rinjtë, në aspektin social, ekonomik dhe emocional. Njëkohësisht, këto zgjedhje në jetë i vendosin të rinjtë në pozicionin e agjentit kryesor të ndryshimit social.

239 Fq. 59 Mplakja e Popullsisë:Situata e të moshuarve në Shqipëri Mplakja e Popullsisë: Situata e të moshuarve në Shqipëri, do të shërbejë më së miri për të pasur një vlerësim më të qartë të jetesës së të moshuarve të grupmoshës mbi 65 vjeç. Shqipëria po fillon të përjetojë efektet e mplakjes së popullsisë. Gjatë dy dekadave të fundit vendi ka patur një transformin të thellë demografik të shoqëruar me një rritje të numrit të përsonave mbi 65 vjeç dhe rënie të numrit të fëmijëve dhe të të rinjve. Politikë-bërësit duhet të jenë të përgatitur për këtë proces, i cili do të ketë ndikimin e tij në dekadat që vijnë në të gjitha aspektet e jetës: ekonomike, sociale dhe politike. Shqipëria në Shifra 2014 Shqipëria në Shifra paraqet në mënyre sintetike të dhëna statistikore për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë. Botimi përmban 16 kapituj: Demografia, Statistika Juridike, Parlamenti, Arsimimi dhe Njohuritë, Shëndetësia, Kultura, Papunësia, Punësimi, Çmimet dhe Konsumi, Tregtia me Pakicë, Tregtia e Jashtme, Transporti, Turizmi, Llogaritë Kombëtare, Banka, Regjistri i Ndërmarrjeve. Botimi është në shqip.

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik

Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik Plan-Programi për Auditor të Sektorit Publik Trajnimi për kualifikimin Auditor të Sektorit Publik do të mbulojë lëndët dhe temat e mëposhtme: Moduli 1: Raportimi Financiar I. Teoria e kontabilitetit II.

More information

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit

Përmbajtja: Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit Përmbajtja: 1. Hyrje në sistemet e informacionit 2. Strategjia e organizates dhe sistemet e informacionit 3. Etika e informacionit privatesia dhe siguria 4. Rrjetet, interneti dhe biznesi elektronik (e-business)

More information

Reforma e MFK në Shqipëri

Reforma e MFK në Shqipëri A joint initiative of the OECD and the European Union, principally financed by the EU Reforma e MFK në Shqipëri Anila Çili, Drejtore e NjQH/MFK Ministria e Financave EUROPEAN COMMISSION Ankara, 04 06 qershor

More information

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk

AutoCAD Civil 3D. Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk Autodesk AutoCAD Civil 3D Xhavit Ratkoceri IEE Prishtine, Rep. e Kosoves Perfaqesues i Autodesk IEE shpk eshte themeluar ne 2004 Zyra kryesore ne Prishtine, Rep. e Kosove Zyra perkrahese ne Tirane, Rep. e Shqipërisë

More information

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen

Shqipëria. Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional. Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen Shqipëria Një rishikim i shpenzimeve publike dhe i kuadrit institucional Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike për të mbështetur rritjen Forcimi i Menaxhimit Financiar Publik Tiranë- 15 Mars 2007 Mesazhet

More information

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore

Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore REPARIS A REGIONAL PROGRAM Seminar i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për Rregullatorët Çështjet e Kontabilitetit dhe Rregullatore Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar 7 Publikimet

More information

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve

KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve KORNIZA E MATJES SË PERFORMANCËS SË SAI-ve Grupi i punës së INTOSAI-t mbi vlerën dhe dobitë e SAI-ve **Miratuar në Kongresin e XXII-të të INTOSAI-t** Seria: botime KLSH-07/2017/74 Tiranë 2017 REPUBLIKA

More information

Scanned by CamScanner

Scanned by CamScanner Scanned by CamScanner R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë This Project is funded by the European Union MINISTRIA E FINANCAVE Agentur für europäische Integration und ëirtschaftliche Entëicklung MANUAL

More information

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Komuna e KLLOKOTIT LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS Schweizerische Eidgenossenschaft Confédération suisse Confederazione Svizzera Confederaziun svizra Swiss Agency for Development and Cooperation SDC implemented by: Natural Resource Management Rural Economy

More information

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit

rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit rregullore e Procedurave të Auditimit në Kontrollin e lartë të Shtetit REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RREGULLORE E PROCEDURAVE TË AUDITIMIT NË KONTROLLIN E LARTË TË SHTETIT (Pjesë

More information

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile RAPORTI PËR SHQIPËRINË 2015 Projekti financohet nga: Bashkimi Evropian 2 CPCD Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile Acquis

More information

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7

TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7 TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E SHKURTESAVE DHE AKRONIMEVE... 6 HYRJE... 7 KORNIZA STRATEGJIKE E REFORMËS SË ADMINISTRATËS PUBLIKE... 10 Kushti kryesor: Është krijuar udhëheqja e reformës së administratës

More information

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK

SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK SFIDAT E ZBATIMIT NË PRAKTIKË TË LIGJIT PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK Tiranë, tetor 2016 Hartuan raportin: Bojana Hajdini eksperte ligjore Ersida Sefa menaxhere programi, Fondacioni Shoqëria e

More information

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT

BLUEPRINT FOR ENGLISH LANGUAGE LEARNERS (ELLS) SUCCESS PROJEKTI PËR SUKSESIN E NXËNËSVE QË MËSOJNË ANGLISHT EDUCATION DEPARTMENT / UNIVERSITY NEW YORK Misioni i Zyrës së Arsimit Dygjuhësh dhe Studimeve në Gjuhë të Huaja (Office of Bilingual Education and World Languages OBE-WL) pranë Departamentit të Arsimit

More information

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE Draft-STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE 2015 2020 Përmbajtja: I. KUSHTET AKTUALE... 4 1.1 VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM... 4 1.2 SITUATA EKZISTUESE SIPAS FUSHAVE DHE SFIDAT... 6 A.

More information

Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt

Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI Rregullore e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr.53 Dt. 16.04.2012 Në mbështetje

More information

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë

Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë Planifikimi i territorit - Nga ligji në reformë Rudina TOTO Eriselda ÇOBO 1. Përmbledhje Qëllimi i këtij artikulli është të analizojë situatën aktuale të zhvillimit të territorit, reflektuar në zgjdhjet

More information

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET)

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET) STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM (STANDARDET) Hyrje në Standarde Auditimi i brendshëm kryhet në mjedise të ndryshme ligjore dhe kulturore; brenda organizatave

More information

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat

Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat Udhëzues për dizajnimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillimin e Statistikës (SNZhS) PARIS21 Secretariat Nëntor 2004 Përmbajtja Parathënie Akronimet. Kapitulli 1. Hyrje 1.1. Vështrim i përgjithshëm mbi

More information

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL

MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL MANUAL MATJA E PERFORMANCËS, IMPAKTIT DHE KËNAQSHMËRISË NË NIVEL LOKAL Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim

More information

RAPORTI VJETOR KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

RAPORTI VJETOR KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE RAPORTI VJETOR KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE PËRMBAJTJA FJALA HYRËSE E KOMISIONERIT. I. MISIONI I KOMISIONERIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PËR VITIN. II. NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM PËR

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I MINISTRAVE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I MINISTRAVE REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I MINISTRAVE KALENDARI I SISTEMIT TË PLANIFIKIMIT TË INTEGRUAR PËR VITIN 00 Përgatitur nga: Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj,

More information

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT. Ministria e Drejtësisë-lloji i auditimit AuditimFinanciar

RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT. Ministria e Drejtësisë-lloji i auditimit AuditimFinanciar RAPORT PËRFUNDIMTAR I AUDITIMIT Ministria e Drejtësisë-lloji i auditimit AuditimFinanciar Tiranë, Dhjetor 2017 1 Nr. Përmbajtja Faqe I. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE II. HYRJA (Të dhëna mbi Projektin e Auditimit)

More information

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor

VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor VNMS Shqipëri SEKSIONI 3 Kuadri Ligjor : Faqe 2 nga 31 PËRMBAJTJA 3.1 Hyrja 3 3.2 Kërkesat ndërkombëtare 3 3.2.1 Shqyrtimi i politikës mjedisore dhe sociale të BERZH 4 3.3 Legjislacioni i Bashkimit Evropian

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT AUDITIMI FINANCIAR MANUALI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT AUDITIMI FINANCIAR MANUALI REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT AUDITIMI FINANCIAR MANUALI DHJETOR 2015 1 HYRJE Realizimi i auditimeve financiare është një nga objektivat themelore strategjike të KLSH-së, objektiv

More information

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile Acquis e Shoqërisë Civile Ballkanike Fuqizimi i Advokacisë dhe Potencialit Monitorues dhe Kapaciteteve të OSHC-ve Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërinë Civile RAPORTI

More information

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve

Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve Korniza evropiane e kualifikimeve (KEK) për mësimin gjatë gjithë jetës Korniza Evropiane e Kualifikimeve Europe Direct është një shërbim, që u ndihmon të gjeni përgjigjet në pyetjet tuaja rreth Bashkimit

More information

Tema: Menaxhimi financiar dhe kontrolli në sektorin publik. Rasti i Shqipërisë

Tema: Menaxhimi financiar dhe kontrolli në sektorin publik. Rasti i Shqipërisë UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENI I KONTABILITETIT Disertacion Tema: Menaxhimi financiar dhe kontrolli në sektorin publik. Rasti i Shqipërisë Në kërkim të gradës Doktor i shkencave

More information

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime

Education Sector. United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Shqipëria. Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime Education Sector United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization Shqipëria Analizë e Politikës Arsimore Çështje dhe Rekomandime Prill 2017 Shqipëria Analizë e politikës arsimore Çështje

More information

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË

PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR RININË Miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 383,datë 6 maj 2015 Mirënjohje e veçantë shkon dhe për 12 000 të rinjtë, anëtarë

More information

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *)

STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *) STANDARDET NDËRKOMBËTARE PËR PRAKTIKAT PROFESIONALE TË AUDITIMIT TË BRENDSHËM *) Hyrje në Standardet ndërkombëtare Auditimi i brendshëm kryhet në mjedise të ndryshme ligjore dhe kulturore; brenda organizatave

More information

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM

INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM INSTITUTI I AVOKATIT- ROLI I TIJ PËR NJË PROCES GJYQËSOR TË DREJTË DHE TË PAANSHËM Dr. Juliana LATIFI* Abstrakt: Mbrojtja e të drejtave të individit, zhvillimi i një procesi gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm,

More information

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri

Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri PhD Enea Hoti MA Orsiola Kurti Zhvillimi rural me pjesëmarrje në Shqipëri: Gjendja aktuale dhe sfidat e ardhshme Hyrje Zonat rurale në Shqipëri vuajnë nga përdorimi jo efiçient i burimeve, nga performanca

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË STRATEGJIA KOMBËTARE E MBROJTJES SOCIALE 2015-2020 Faqe HYRJE 3 I. KUSHTET AKTUALE 5 1. Varfëria dhe skema e Ndihmës Ekonomike 5 2. Aftësia

More information

Raport i Vlerësimit të Performancës Shqipëria. Raport Nr AL

Raport i Vlerësimit të Performancës Shqipëria. Raport Nr AL Raport i Vlerësimit të Performancës Shqipëria Raport Nr. 123426 AL 2018 Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim / Banka Botërore 1818 H Street NW Washington DC 20433 Telefon: 202-473-1000 Internet:

More information

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE

MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE FRAME: AFTËSI PËR TË ARDHMEN MBËSHTETJE PËR VIZIONIN STATEGJIK TË ZHVILLIMIT TË BURIMEVE NJËRËZORE MJETI MONITORUES NJË SËRË UDHËZIMESH PËR TË VLERËSUAR PROGRESIN DREJT VIZIONIT TË AFTËSIVE 2020 Përmbajtja

More information

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016

Deloitte Audit shpk. Raporti i transparencës. Audit. Prill 2016 Deloitte Audit shpk Raporti i transparencës Prill 2016 Audit RAPORTI I TRANSPARENCËS SË DELOITTE AUDIT ALBANIA sh.p.k. Hyrje Si një firmë auditimi që kryen auditimin ligjor të llogarive vjetore të entiteteve

More information

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG-2016-003) Projekti i USAID-it Drejtësi për të gjithë në Shqipëri shpall Thirrjen për

More information

RAPORTI VJETROR I PERFORMANCËS KLSH 2015

RAPORTI VJETROR I PERFORMANCËS KLSH 2015 KLSH RAPORTI VJETROR I PERFORMANCËS KLSH 2015 ALSAI EUROSAI INTOSAI Seria: botime KLSH 14/2016/65 ISBN: 978-9928-159-52-6 Tiranë, 2016 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORTI VJETOR

More information

RAPORT MBI VEZHGIMIN E STANDARDEVE DHE KODEVE (ROSC) Shqipëri

RAPORT MBI VEZHGIMIN E STANDARDEVE DHE KODEVE (ROSC) Shqipëri Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized Public Disclosure Authorized RAPORT MBI VEZHGIMIN E STANDARDEVE DHE KODEVE (ROSC) Shqipëri KONTABILITET DHE AUDITIM

More information

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor.

Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA Në fund të programit gjenden Shtojcat, në të cilat pasqyrohen shembuj praktikë(jo të detyruar), të zbatimit të programit mësimor. SHTOJCA 1 Shëmbuj për përdorimin praktik të programit për aftësitë

More information

Ver.1.2 Rishikuar Mars 2017

Ver.1.2 Rishikuar Mars 2017 EITI Shqipëri Plani i Punes -2019 Ver.1.2 Rishikuar Mars 2017 Shënim Ky dokument paraqet Planin e Punës të EITI-it Shqiptar për vitet - 2019. Në këtë dokument EITI Shqipëri dhe kanë përcaktuar objektivat

More information

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor

Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri. Raport Vjetor Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri Raport Vjetor Përmbajtja Akronime... 3 Fakte mbi Pjesëmarrjen Politike të të Rinjve... 4 Fakte mbi Pjesëmarrjen Sociale të të Rinjve...

More information

Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për

Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues 2017-2021 Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues 2017-2021 Shtypi: Shtypshkronja Pegi

More information

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT:

FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE. (Master) TITULLI I PROGRAMIT: FAKULTETI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE SHKENCAVE POLITIKE PROGRAMI STUDIMOR PËR STUDIME PASUNIVERSITARE (Master) TITULLI I PROGRAMIT: ADMINISTRATË PUBLIKE 146 CIKLI I DYTË DREJTIMI: ADMINISTRATË PUBLIKE

More information

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE 2015 2020 Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2015 2020 STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MBROJTJEN SOCIALE 2015 2020 Miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave

More information

Ndihma e huaj në Shqipëri

Ndihma e huaj në Shqipëri REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I MINISTRAVE Ndihma e huaj në Shqipëri Raporti i Progresit 2008 Departamenti i Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj Tetor 2009 Përmbajtja HYRJE

More information

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS

BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS Seventh International Conference Konferenca e shtatë Ndërkombëtare BANKAT NE SHQIPËRI MODELET ORGANIZATIVE NË PROÇESIN KREDITUES COMMERCIAL BANKS IN ALBANIA - ORGANIZATION MODELS IN LEDING PROCESS Ergys

More information

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG )

Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG ) Projekti i USAID-it për Përmirësimin e Veprimtarisë të Gjykatave Drejtësi për të gjithë THIRRJE PËR APLIKIME (RFA-JAG-2016-002) Projekti i USAID-it në Shqipëri Drejtësi për të gjithë fton Organizatat e

More information

STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM

STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM REPUBLIKA E SHQIPȄRISȄ KȄSHILLI I MINISTRAVE STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM 2015 2020 INTEGRIMI EVROPIAN QEVERISJA E MIRȄ, DEMOKRACIA DHE SHTETI I SȄ DREJTȄS STABILITETI MAKROEKONOMIK DHE

More information

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009]

Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit. [1 Tetor Shtator 2009] Raport Vjetor i Monitorimit të Shqipërisë në Proçesin e Stabilizim - Asociimit [1 Tetor 2008 15 Shtator 2009] Tetor 2009 1 Grupi i ekspertëve që hartuan Raportin Gjergji Vurmo, Koordinator i Projektit

More information

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR

RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR KOMISIONI PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR Krijuar nga Kryeministri Drejtuar nga Dr. Arjan Gjonça RAPORTI I PARË PËR REFORMIMIN E ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR Tiranë, Janar- Prill 2014

More information

PUSHTETI VENDOR NËN LENTEN E TË DREJTËS PËR INFORMIM

PUSHTETI VENDOR NËN LENTEN E TË DREJTËS PËR INFORMIM RAPORT KOMBËTAR MONITORIMI PUSHTETI VENDOR NËN LENTEN E TË DREJTËS PËR INFORMIM Një vlerësim krahasues i treguesve të transparencës në terren dhe online - Tiranë, LEVIZ Albania Local Democracy in Action

More information

PREZANTIM PER VENDIN E REFERUAR

PREZANTIM PER VENDIN E REFERUAR Zhvillimi i Instrumenteve të Monitorimit për Institucionet e Gjyqësorit dhe të Zbatimit të Ligjit në Ballkanin Perëndimor 2009-2011 Faza e Tretë Trajnimi Trajnim për Statistikat e Migracionit Sesioni 1

More information

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve

Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve Vlerësimi i Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve World Vision Stephanie Delaney Konsulente Ndërkombëtare për Mbrojtjen, Pjesëmarrjen, të Drejtat dhe Mirëqenien

More information

Copyright EDA BEZHANI

Copyright EDA BEZHANI Copyright EDA BEZHANI 2013 I Udhëheqësi i Eda BEZHANI vërteton se ky është version i miratuar i disertacionit të mëposhtëm: IMPAKTI I IMPLEMENTIMIT TE POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT RURAL NË ZHVILLIMIN E ZONAVE

More information

Raport i Transparencës 2017

Raport i Transparencës 2017 Raport i Transparencës 2017 Informacion per vitin fiskal të mbyllur 31 dhjetor 2017 Grant Thornton Albania Prill 2018 1 Përmbajtja Fokusi në cilësi 3 Struktura ligjore 4 Grant Thornton në Shqipëri, Kosovë

More information

Projekti i Programit Buxhetor Afatmesëm

Projekti i Programit Buxhetor Afatmesëm REPUBLIK E SHQIPËRISË Ministria e Financave Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit i Programit Buxhetor fatmesëm 25-27 www.financa.gov.al TBEL E PËRMBJTJES HYRJE 2. ROLI I PROGRMIT BUXHETOR FTMESËM 2.2 PROGRMI

More information

Dokument i Bankës Botërore BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM DHE KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE

Dokument i Bankës Botërore BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM DHE KORPORATA NDËRKOMBËTARE FINANCIARE Strategjia e Asistencës për Shqipërinë 1 Dokument i Bankës Botërore VETËM PËR PËRDORIM ZYRTAR Raporti Nr. 34329- AL BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, SHOQATA NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM DHE

More information

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë

Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë 93 2012-2015 Raporti i Implementimit të Planit të Veprimit për Fëmijë 1 2012-2015 Botimi i këtij raporti u mundësua nga Save the Children 2 TIRANË,

More information

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA

Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA Referim KRIZA ENERGJITIKE DHE LIGJI PËR RUAJTJEN E NXEHTËSISË NË BANESA Tashmë jemi te ndërgjegjshëm që në Shqipëri jetojmë në një krizë të vazhdueshme të energjisë elektrike e cila është shtrirë vitet

More information

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature

CURRICULUM VITAE. Remarks: 8. Publikimet shkencore: Tema Revista shkencore Impact factor/issn The Tragic Living of Woman in Modern Albanian Literature CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: VULA 2. Emri: Elsa 3. Kombesia: Shqipëtare 4. Data e lindjes Kosovare 5. Vendi i lindjes: 26.05.1991 6. Kontakti: Femër Email: Tel: vula.elsa@gmail.com /elsa.vula@uni-gjk.org

More information

Principet e partneritetit në BE

Principet e partneritetit në BE For more information Contact Ermelinda Mahmutaj EDEN - CENTRE ermelinda.mahmutaj@edenal.org Ana Colovic Eko-svest anac@bankwatch.org Principet e partneritetit në BE Parimi i partneritetit në Politikën

More information

SHTOJCA 1: MATRICA E REZULTATEVE PËR STRATEGJINË E PARTNERITETIT ME VENDIN

SHTOJCA 1: MATRICA E REZULTATEVE PËR STRATEGJINË E PARTNERITETIT ME VENDIN OBJEKTIVAT E VENDIT PËR ZHV. (nga SKZHI) SHTOJCA 1: MATRICA E REZULTATEVE PËR STRATEGJINË E PARTNERITETIT ME VENDIN ÇËSHTJE DHE PENGESA REZULTATE QË PROGRAMI I WBG PRET TË NDIKOJË PIKETA (**për Filtrin

More information

4. Korniza punuese për praktika profesionale - Standardet dhe kodi etikës.. 11

4. Korniza punuese për praktika profesionale - Standardet dhe kodi etikës.. 11 Shënim: Materiali për Modulin e 1-rë Bazat e Auditimit të Brendshëm të Programit Kombëtar për Trajnim për auditorët e brendshëm në sektorin publik në Kosovë është përgatitur duke përdor pjesët e materialit

More information

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË E DREJTA E AUTORIT DHE DISA PROBLEME TË SAJ NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Msc. Jonida Dalipaj 1 1 Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë, Bulevardi Gjergj Fishta Nr. 52 Tiranë, jdalipaj@umsh.edu.al

More information

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR

PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR MINISTRIA E ARSIMIT E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË PLANI DHE PROGRAMI MËSIMOR Për klasën e parë fillore Prishtinë, gusht 2003 1 Kryredaktor Isuf Zeneli Redaktorë: Xhavit Rexhaj Ramush Lekaj Ilaz Zogaj Arbër

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR Vlerësimi dhe implementimi i e-qeverisjes

More information

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE

MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE Etika Paanësi EtikaDetyrë MBËSHTETJESAI-vePËR PËRMIRËSIMINEINFRASTUKTURËSETIKE PjesaI Njëvështrim i përgjithshëm i strategjivedhe prak kave tësai-eve ISBN: Seria:bo meklsh2/14/23 EUROSAI Korik13 KONTROLLI

More information

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË.

NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË. MINISTRIA E PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA STRATEGJIA KOMBËTARE PËR BARAZINË GJINORE DHE DHUNËN NË FAMILJE 2007-2010 NJË STRATEGJI PËR NJË SHOQËRI ME BARAZI GJINORE DHE PA DHUNË. Në

More information

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë

Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë Procedurat e Ankimit për Arsimin e Veçantë Zyra e Arsimit të Veçantë dhe e Shërbimeve të Ndërhyrjes së Hershme Shkurt 2003 Complaint Procedures for Special Education Albanian PROCEDURAT E ANKIMIT PËRMBAJTA

More information

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT REPUBLIKA E KOSOVËS/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF KOSOVO ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM/ KANCELARIJA GENERALNOG REVIZORA/ MANUAL THEMELOR PËR AUDITIMIN E PERFORMANCËS MANUALI I AUDITIMIT TË PROKURIMIT

More information

SHQIPËRIA DHE ZONAT E MBROJTURA DETARE

SHQIPËRIA DHE ZONAT E MBROJTURA DETARE SHQIPËRIA DHE ZONAT E MBROJTURA DETARE VLERËSIMI I KUADRIT LIGJOR DHE INSTITUCIONAL PËR RUAJTJEN E BIODIVERSITETIT BREGDETAR DHE DETAR DHE KRIJIMIN E ZMD-VE Shqipëria dhe zonat e mbrojtura detare Vlerësimi

More information

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s. Bordi Shkencor: Prof. Dr. Rexhep Meidani (kryetar) Dr. Pëllumb Qazimi (anëtar) Dr. Elona Dhembo (anëtar) MA Arjan Dyrmishi (anëtar) Redaktor përgjegjës: Dalina Jashari Ky numër reviste botohet me mbështetjen

More information

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND

VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND VLERËSIM I BARAZISË GJINORE NË VEND COUNTRY GENDER ASSESSMENT SERIES VLERËSIMI I BARAZISË GJINORE NE VEND NATIONAL GENDER PROFILE BARAZIA GJINORE, AND BUJQËSIA DHE OF AGRICULTURAL ZHVILLIMI RURAL NË SHQIPËRI

More information

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri

Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri Cilësia e Arsimit dhe Mundësitë për Zhvillimin e Aftësive në Shqipëri Analizë e rezultateve të PVNN-së 2000-2012 Qershor 2014 Njësia për Sektorin e Arsimit Rajoni i Europës dhe Azisë Qendrore Përmbajtja

More information

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS

MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE REFORMS 35-027.12 C E N T R U M 4 Atifete Thaqi 1 Shpresa Feraj 2 MENAXHIMI I RI PUBLIK DHE REFORMAT ADMINISTRATIVE НОВОТО ЈАВНО МЕНАЏИРАЊЕ И АДМИНИСТРАТИВНИТЕ РЕФОРМИ NEW PUBLIC MANAGEMENT AND ADMINISTRATIVE

More information

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW

Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW This programe is funded by the European Union Pjesëmarrja e Institucionit të AP në Procesin e Monitorimit të Konventës CEDAW dhe Raportimit përpara Komitetit CEDAW This programe is funded by the European

More information

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program

Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë 2006-2011 / Matrica e veprimtarive dhe output -ve për program STRATEGJIA KOMBËTARE E RINISË 2007-2013 Miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 782, datë 16

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË PROGRAMI I REFORMAVE EKONOMIKE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË PROGRAMI I REFORMAVE EKONOMIKE REPUBLIKA E SHQIPËRISË PROGRAMI I REFORMAVE EKONOMIKE 2017-2019 Janar 2017 Tabela e përmbajtjes 1. KUADRI I PËRGJITHSHËM I POLITIKAVE DHE OBJEKTIVAT... 3 2. KUADRI MAKROEKONOMIK... 5 2.1. Zhvillimet e

More information

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara

Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara Sanksionimi i të drejtave të të moshuarve Drejt një Konvente të Kombeve të Bashkuara Një mjet për promovimin e një dialogu për krijimin e një Konvente të re të Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e të

More information

Versioni i ndryshuar dhe plotësuar Sistemi për menaxhimin e performancës së komunave

Versioni i ndryshuar dhe plotësuar Sistemi për menaxhimin e performancës së komunave Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Ministarstvo Administracije Lokalne Samouprave Ministry of Local Government Administration Versioni i ndryshuar dhe plotësuar 2017 Sistemi për menaxhimin e

More information

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike

PA DËSHKUESHMËRIA. në fushën e prokurimeve publike PA DËSHKUESHMËRIA në fushën e prokurimeve publike Analizë e disa prej shkaqeve që stimulojnë pandëshkueshmërinë në veprimtarinë e Komisionit të Prokurimit Publik Maj 2015 RESPUBLICA Ky publikim është përgatitur

More information

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION ORGANIZIMI DHE DREJTIMI I SHOQËRIVE TË FURNIZIMIT ME UJË. VENDOSJA E TARIFAVE NJË VENDIM I RËNDËSISHËM PËR SUKSESIN

More information

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI

POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI POLITIKAT E PËRFSHIRJES SOCIALE PËR FËMIJËT DHE FINANCIMI I TYRE NË SHQIPËRI Falënderime Botimi Politikat e përfshirjes sociale për fëmijët dhe financimi i tyre në Shqipëri përbëhet nga tri pjesë, të

More information

MINISTËR SHTETI PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE AXHENDA DIXHITALE E SHQIPËRISË

MINISTËR SHTETI PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE AXHENDA DIXHITALE E SHQIPËRISË MINISTËR SHTETI PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE AXHENDA DIXHITALE E SHQIPËRISË 2014-2020 1 PËRMBAJTJA 1 SITUATA AKTUALE NË SHQIPËRI... 11 1.1 VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM...

More information

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT MANUAL PËR AUDITIMIN FINANCIAR

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT MANUAL PËR AUDITIMIN FINANCIAR KLSH 1925 KONTROLLI I LARTË I SHTETIT MANUAL PËR AUDITIMIN FINANCIAR Tiranë, 2009 P Ë R M B A J T J A HYRJE PJESA E PARË - PLANIFIKIMI I AUDITIMIT Kapitulli i I-rë - Objektivat e planifikimit të auditimit

More information

Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë. Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri

Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë. Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri Digjitalizimi i ekonomisë dhe ndikimi i tij në tregun e punës. Sfidat për Shqipërinë Autor: Dr. Prof. Asoc. Adriatik Kotorri DIGJITALIZIMI I EKONOMISË DHE NDIKIMI I TIJ NË TREGUN E PUNËS. SFIDAT PËR SHQIPËRINË

More information

From the Pastor s Desk

From the Pastor s Desk Saint George Orthodox Church September November, 2014 From the Pastor s Desk Dear Brothers and Sisters: You may have noticed that The Wonderworker did not appear in July as it usually has. It will now

More information

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT

MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT KLSH MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT MANUAL I AUDITIMIT TË IT PËR INSTITUCIONET SUPREME TË AUDITIMIT 08 2015 43 Tiranë, 2015 MANUAL I AUDITIMIT TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

More information

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Seria: botime KLSH-07/2013/17 KONTROLLI I LARTË I SHTETIT GJON NDREJA RAPORTIMI I AUDITIMIT Guidë Tiranë, 2013 Gjon Ndreja Titulli i librit: Raportimi i Auditimit Autori: Gjon

More information

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore

The Danish Neighbourhood Programme. Udhëzues. e të drejtave. shëndetësore The Danish Neighbourhood Programme Udhëzues për monitorimin e të drejtave të njeriut në institucionet shëndetësore Tiranë, Mars 2015 The Danish Neighbourhood Programme Udhëzues për monitorimin e të drejtave

More information

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS)

Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS) Udhëzues për qasjen, që shtrihet në tërë sistemin, për implementimin e Strategjive Nacionale për Zhvillimin e Statistikave (SNZhS) PARIS21 Secretariat 31 Tetor 2007 Përmbajtja: PARATHENIE TERMINOLOGJIA

More information

Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri

Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri Vlerësimi Institucional i Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri Raporti i Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi Maj 2017 Grupi i Vlerësimit të Jashtëm: 1 Znj. Beatrice Ollerenshaw Kryetare

More information

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT

MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT MEKANIZMAT PER PERFSHIRJEN E PUBLIKUT NE LUFTEN KUNDER KORRUPSIONIT TI Albania është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të organizatës Transparency International, e cila nëpërmjet Sekretariatit Ndërkombëtar

More information

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE

NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE NOTË TEKNIKE MBI FUNKSIONIMIN E PLATFORMËS E-LEJE DHE IMPAKTIN E SAJ NË PËRMIRËSIMIN E KLIMËS SË INVESTIMEVE Tiranë Janar 2018 1 PËRMBAJTJA I. HYRJE... 4 II. KONTEKSTI... 6 2.1 Metodologjia... 9 2.2 Kuadri

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË TEMË PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR Shërbimi civil si formë moderne e organizimit të administratës shtetërore, në aspektin

More information

PLANI I INTEGRITETIT

PLANI I INTEGRITETIT Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government Ministria e Punëve të Brendshme / MinistarstvoUnutraśnjihPoslova / Ministry of Internal Affairs Departamenti për Riintegrimin

More information

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU

2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU 2 Forumi Shqiptar Social Ekonomik ASET MA UAL PËR MARRËDHË IET E JËSISË VE DORE ME PUBLIKU Tiranë, Shtator 2009 Manual: Marrdhëniet e Bashkisë me Publikun 3 Copyright 2009 nga ASET - Forumi Shqiptar Social

More information

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara

Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve kombëtare dhe masave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara E Ë Z I L E A V E AN M A R G O R P Ë T T I M I S Ë R VLE E R A T Ë B M O K E V A S E V A N DHE MA O S R E P E N I M I S Ë N U P PËR A R A U Z I F U K Ë T I S Ë ME AFT Botimi: Analiza për vlerësimin e programeve

More information